Artikuj të shfaqur nga tag'et: ACQUIS E BE SË E CERTIIKUAR
RREGULLORJA E KËSHILLIT (KE) NR. 58/2003, DATË 19 DHJETOR 2002, "PËR PËRCAKTIMIN E STATUSIT TË AGJENCIVE EKZEKUTIVE TË CILAVE DO T'U BESOHEN DISA DETYRA PËR ADMINISTRIMIN E PROGRAMEVE TË KOMUNITETIT"
-
Lexo Dokumentin
RREGULLORJA E KËSHILLIT (KE) NR. 58/2003, DATË 19 DHJETOR 2002, "PËR PËRCAKTIMIN E STATUSIT TË AGJENCIVE EKZEKUTIVE TË CILAVE DO T'U BESOHEN DISA DETYRA PËR ADMINISTRIMIN E PROGRAMEVE TË KOMUNITETIT"
Gazeta zyrtare L 011, 16/01/2003 F. 0001 - 0008
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 308 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian2,
Duke pasur parasysh mendimin e Gjykatës së Audituesve3,
Meqë:
1. Një numër i madh programesh po krijohen në një gamë të gjerë fushash që synojnë një sërë kategorish përfituesish, si pjesë e veprimtarive të parashikuara në nenin 3 të traktatit. Si rregull, Komisioni është përgjegjës për miratimin e masave për zbatimin e këtyre programeve (programet e Komunitetit).
2. Zbatimi i këtyre programeve të Komunitetit financohet, të paktën pjesërisht, nga shuma e depozituar në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
3. Sipas nenit 274 të Traktatit, Komisioni është përgjegjës për zbatimin e këtij buxheti.
4. Nëse Komisioni duhet t’i japë llogari siç duhet qytetarëve, ai duhet të përqendrohet kryesisht në detyrat e tij institucionale. Për rrjedhojë, ai duhet t'i delegojë palëve të treta disa nga detyrat e tij në lidhje me administrimin e programeve të Komunitetit. Megjithatë, nënkontraktimi i disa detyrave të caktuara të administrimit mund të jetë një mënyrë e përmbushjes së objektivave të këtyre programeve të Komunitetit në mënyrë më efektive.
5. Gjithsesi, nënkontraktimi i detyrave të administrimit duhet të kryhet brenda kufijve të përcaktuar nga sistemi institucional i përcaktuar në traktat. Kjo do të thotë se mund të mos nënkontraktohen detyrat që i janë caktuar institucionit nga traktati, të cilat kërkojnë kompetenca diskrecionale për përkthimin e zgjidhjeve politike në masa konkrete.
6. Gjithashtu, nënkontraktimi duhet të kryhet sipas analizës kosto-fitim, duke marrë në konsideratë numrin e faktorëve, si për shembull identifikimi i detyrave që justifikon nënkontraktimin, analiza e kosto-fitimit që përfshin kostot e koordinimit dhe kontrollet, ndikimi në burimet njerëzore, efiçenca dhe fleksibiliteti në zbatimin e detyrave të nënkontraktuara, thjeshtimi i procedurave të përdorura, afërsia e veprimtarive të nënkontraktimit me përfituesit fundorë, vizibiliteti i Komunitetit si promotor i programit të Komunitetit në fjalë dhe nevoja për të ruajtur një nivel të përshtatshëm të ekspertizës brenda Komisionit.
7. Një formë e nënkontraktimit ka të bëjë me përdorimin e organeve të Komunitetit, të cilat kanë personalitet juridik (agjencitë ekzekutive).
8. Për të garantuar uniformitetin e agjencive ekzekutive në terma institucionale, duhet të përcaktohet statusi i tyre, veçanërisht në lidhje me disa aspekte thelbësore të caktuara të strukturës, detyrave, punës, sistemit buxhetor, stafit, mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë së tyre.
9. Si institucion përgjegjës për zbatimin e programeve të ndryshme të Komunitetit, Komisioni është i kualifikuar për të vlerësuar nëse dhe deri në çfarë mase duhet t’i besojë detyrat e administrimit që lidhen me një ose më shumë programe specifike të Komunitetit një agjencie ekzekutive. Megjithatë, mbështetja te një agjenci ekzekutive nuk e çliron Komisionin nga përgjegjësitë e tij në zbatim të këtij Traktati, dhe në veçanti nenit 274 të tij. Për rrjedhojë, ai duhet të jetë në gjendje të kufizojë nga afër veprimet e çdo agjencie ekzekutive dhe të ruajë kontroll real mbi operacionet e saj, veçanërisht të organeve qeverisëse të saj.
10. Kjo do të thotë se Komisioni duhet të ketë kompetenca të vendosë dhe të krijojë dhe, sipas rastit, të likuidojë një agjenci ekzekutive në përputhje me këtë rregullore. Meqë vendimi për ngritjen e një agjencie ekzekutive është një masë me objekt të përgjithshëm sipas kuptimit të nenit 2 të Vendimit të Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i delegohen Komisionit"4, këto vendime duhet të miratohen në përputhje me Vendimin 1999/468/KE.
11. Gjithashtu, Komisioni duhet të caktojë anëtarët dhe Komitetit Drejtues të çdo agjencie ekzekutive dhe drejtorin e saj, për të garantuar që në delegimin e detyrave, të cilat janë e drejta e vet, tek një agjenci ekzekutive, për rrjedhojë Komisioni nuk heq dorë nga kontrolli i tij.
12. Veprimtaritë e ndërmarra nga një agjenci ekzekutive duhet të jenë plotësisht në përputhje me programimin që Komisioni përcakton për programet e Komunitetit në administrimin e të cilëve përfshihen agjencitë. Rrjedhimisht, programi vjetor i punës së agjencisë duhet të jetë objekt i miratimit nga Komisioni dhe të përmbushë vendimet buxhetore.
13. Për të garantuar që nënkontraktimi të jetë efektiv dhe që të përfitohen përfitimet e plota nga ekspertiza e një agjencie ekzekutive, Komisioni duhet të lejohet të delegojë të gjitha ose një pjesë të detyrave zbatuese për një ose më shumë programe të Komunitetit, përveç atyre që kërkojnë kompetenca diskrecionale për përkthimin e zgjidhjeve politike në veprime konkrete. Detyrat që mund të delegohen përfshijnë administrimin e të gjitha ose disa fazave gjatë kohëzgjatjes së një projekti të caktuar, zbatimin e buxhetit, mbledhjen dhe përpunimin e informacionit që duhet t’i përcillet Komisionit dhe përgatitjen e rekomandimeve për Komisionin.
14. Meqë buxheti i një agjencie ekzekutive synon të financojë vetëm kostot e drejtimit, të ardhurat duhet të përbëhen kryesisht nga një subvencion i regjistruar në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian, i cili duhet të përcaktohet nga autoriteti buxhetor, dhe të tërhiqet nga alokimi financiar i programit të Komunitetit në administrimin e të cilit përfshihet agjencia.
15. Me qëllim zbatimin e nenit 274 të traktatit, shumat operacionale të përcaktuara të programeve të Komunitetit në administrimin e të cilit është përfshirë një agjenci duhet të vazhdojnë të regjistrohen në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohen duke u faturuar drejtpërdrejt në atë buxhet. Për rrjedhojë, operacionet financiare që lidhen me këto shuma duhet të kryhen në përputhje me Rregulloren e Këshillit (KE, Euratom) nr. 1605/2002, datë 25 qershor 2002, "Për rregulloren financiare që zbatohet për buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane"5.
16. Agjencisë ekzekutive mund t'i besohen detyrat zbatuese në lidhje me administrimin e programeve të financuara nga burime të tjera përveç buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian. Megjithatë, kjo nuk duhet të çojë as në mënyrë të tërthortë në kosto të tjera administrative, të cilat duhet të mbulohen nga shuma të tjera të regjistruara në buxhetin e përgjithshëm në fjalë. Në këto raste, kjo rregullore duhet të zbatohet, duke iu nënshtruar dispozitave specifike, në aktet bazë që lidhen me programet përkatëse të Komunitetit.
17. Objektivi i transparencës dhe besimi në administrimin e agjencive ekzekutive kërkon që të kryhen kontrolle të brendshme dhe të jashtme për këto operacione. Për këtë qëllim, agjencitë ekzekutive duhet të jenë përgjegjëse për veprimet e tyre dhe Komisioni duhet të ushtrojë mbikëqyrjen administrative për këto agjenci ekzekutive, pa përjashtuar mundësinë e një auditimi nga Gjykata e Drejtësisë.
18. Publiku duhet të ketë qasje në dokumentet e mbajtura nga agjencitë ekzekutive, sipas kushteve dhe brenda kufijve të ngjashme me ato të nenit 255 të traktatit.
19. Çdo agjenci ekzekutive duhet të bashkëpunojë në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme me departamentet e Komisionit përgjegjëse për programet e Komunitetit, ku është përfshirë në administrim. Për ta bërë sa më të lehtë këtë bashkëpunim, çdo agjenci ekzekutive duhet të vendoset në vendin ku ndodhet Komisioni dhe departamentet e tij, në përputhje me Protokollin për vendndodhjen e selive të institucioneve dhe të disa organeve të departamenteve të Komuniteteve Evropiane dhe të Europol-it, bashkëlidhur si shtojcë Traktatit për Bashkimin Evropian dhe traktateve që themelojnë Komunitetin Evropian, Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe të Çelikut dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Bërthamore.
20. Për miratimin e kësaj rregulloreje, traktati nuk parashikon kompetenca të tjera përveç atyre të deleguara përmes nenit 308,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Qëllimi
Kjo rregullore përcakton statusin e agjencive ekzekutive të cilave Komisioni, sipas kontrollit dhe përgjegjësive të veta, mund t'i besojë disa detyra të caktuara që lidhen me administrimin e programeve të Komunitetit.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimin e kësaj rregulloreje:
a) "agjenci ekzekutive" është një subjekt ligjor i themeluar në përputhje me këtë rregullore;
b) "program i Komunitetit" janë veprimtari, grupe veprimtarish ose nisma që duhet të ndërmarrë Komisioni, në bazë të instrumentit përkatës bazë ose autorizimit buxhetor, në dobi të një apo më shumë kategorive përfituesish specifikë, duke kryer shpenzime.
Neni 3
Krijimi dhe likuidimi i agjencive ekzekutive
1. Komisioni mund të vendosë, pas një analize paraprake të kosto-përfitimit, të krijojë një agjenci ekzekutive me qëllim që t'i besojë asaj disa detyra të caktuara që lidhen me administrimin e një ose disa programeve të Komunitetit. Ai duhet të përcaktojë jetëgjatësinë e agjencisë ekzekutive.
Kjo analizë e kosto-fitimit merr në konsideratë numrin e faktorëve, si për shembull identifikimin e detyrave që justifikon nënkontraktimin, analizën e kosto-fitimit që përfshin kostot e koordinimit dhe kontrolleve, ndikimin në burime njerëzore, kursimet e mundshme brenda kuadrit të përgjithshëm buxhetor të Bashkimit Evropian, efiçencën dhe fleksibilitetin në zbatimin e detyrave të nënkontraktuara, thjeshtimin e procedurave të përdorura, afërsinë e veprimtarive të nënkontraktimit me përfituesit fundor, vizibilitetin e Komunitetit si promotor të programit të Komunitetit në fjalë dhe nevojën për të ruajtur një nivel të përshtatshëm të ekspertizës brenda Komisionit.
2. Në datën e përcaktuar për krijimin e agjencisë ekzekutive, Komisioni mund të zgjasë jetëgjatësinë e saj për një periudhë që nuk e tejkalon periudhën e parashikuar fillimisht. Zgjatja e kësaj periudhe mund të rinovohet. Kur Komisioni gjykon se nuk ka më nevojë për shërbimet e një agjencie ekzekutive që ka krijuar, ose që ekzistenca e saj nuk përputhet më me parimet e administrimit të mirë financiar, ai vendosë ta likuidojë agjencinë. Në këtë rast, ai cakton dy likuides. Komisioni përcakton kushtet për likuidimin e kësaj agjencie ekzekutive. Rezultati neto pas likuidimit i shtohet buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian. Vendimi për zgjatjen e kësaj periudhe, rinovimin e kësaj zgjatjeje ose likuidimin e agjencisë merret në bazë të analizës së kosto-përfitimit të përmendur në paragrafin 1.
3. Komisioni miraton vendimet e përmendura në paragrafët 1 dhe 2, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 24, paragrafi 2. Këto vendime mund të ndryshohet në përputhje me po të njëjtën procedurë. Komisioni i përcjell Komitetit të përmendur në nenin 24, paragrafi 1, të gjithë informacionin e nevojshëm në këtë kontekst, veçanërisht analizën e kosto-përfitimit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni dhe raportet e vlerësimit të përmendura në nenin 25.
4. Kur miraton një program të Komunitetit, Komisioni informon autoritetin buxhetor për faktin nëse synon të krijojë një agjenci ekzekutive për zbatimin e programit.
5. Të gjitha agjencitë ekzekutive të krijuara sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet të jenë në pajtim me këtë rregullore.
Neni 4
Forma ligjore
1. Një agjenci ekzekutive është organ i Komunitetit që ka një rol në shërbimet publike.
2. Agjencia ekzekutive ka personalitet juridik. Në secilin nga shtetet anëtare, ajo gëzon zotësinë më të gjerë juridike që u jepet personave juridikë sipas legjislacionit të brendshëm. Në veçanti mund të përfitojë ose të shesë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme dhe mund të jetë palë në procese gjyqësore. Për këtë qëllim, ajo duhet të përfaqësohet nga drejtori i saj.
Neni 5
Vendndodhja
1. Agjencia ekzekutive duhet të vendoset në të njëjtin vend ku ndodhet edhe Komisioni dhe departamentet e tij, në përputhje me Protokollin për vendndodhjen e selive të institucioneve dhe të disa organeve dhe departamenteve të caktuara të Komuniteteve Evropiane dhe të Europol-it.
2. Ajo i organizon departamentet e saj sipas nevojave të administrimit të programeve të Komunitetit për të cilat është përgjegjëse dhe sipas kritereve të administrimit të mirë financiar.
Neni 6
Detyrat
1. Për të përmbushur objektivat e përcaktuara në nenin 3, paragrafi 1, Komisioni mund t'ia besojë çdo detyrë të nevojshme për zbatimin e një programi të Komunitetit një agjencie ekzekutive, me përjashtim të detyrave që kërkojnë kompetenca diskrecionale për përkthimin e zgjedhjeve politike në veprime.
2. Në veçanti, agjencive ekzekutive mund t'u besohen detyrat e mëposhtme:
a) administrimi i disa ose të gjitha fazave gjatë kohëzgjatjes së projektit, në lidhje me projektet individuale specifike, në kontekstin e zbatimit të një programi të Komunitetit dhe kryerjen e kontrolleve të nevojshme për këtë qëllim, duke miratuar vendimet përkatëse sipas kompetencave që i janë deleguar nga Komisioni;
b) miratimi i instrumenteve të zbatimit të buxhetit për të ardhurat dhe shpenzimet dhe kryerja e të gjitha veprimtarive të nevojshme për zbatimin e një programi të Komunitetit në bazë të kompetencave të deleguara nga Komisioni, dhe në veçanti veprimtaritë që lidhen me prokurimin e kontratave dhe dhënien e granteve;
c) grumbulli, analiza dhe përcjellja te Komisioni e të gjitha informacioneve të nevojshme për të drejtuar zbatimin e një programi të Komunitetit.
3. Kushtet, kriteret, parametrat dhe procedurat që duhet të përmbushë një agjenci ekzekutive gjatë kryerjes së detyrave të përmendura në paragrafin 2 dhe detajet e kontrolleve që duhet të kryhen nga departamentet e Komisionit përgjegjëse për programet e Komunitetit në administrimin e të cilëve është përfshirë një agjenci, përcaktohen nga Komisioni në instrumentin e delegimit.
Neni 7
Struktura
1. Një agjenci ekzekutive administrohet nga Komiteti Drejtues dhe një drejtor.
2. Drejtori i agjencisë ekzekutive ka autoritet mbi stafin e vet.
Neni 8
Komiteti drejtues
1. Komiteti drejtues përbëhet nga pesë anëtarë të emëruar nga Komisioni.
2. Mandati i anëtarëve të Komitetit Drejtues është dy vjet në parim dhe merr në konsideratë periudhën kohore të përcaktuar për zbatimin e programit të Komunitetit, administrimi i të cilit i është besuar agjencisë ekzekutive. Ky emërim mund të rinovohet. Menjëherë pas përfundimit të afatit, ose në rast se japin dorëheqjen, anëtarët qëndrojnë në detyrë deri në momentin që rinovohet emërimi i tyre ose deri kur të zëvendësohen.
3. Komiteti drejtues zgjedh një kryetar dhe zëvendës kryetar nga anëtarët e tij.
4. Komiteti drejtues mblidhet kur thirret nga kryetari, të paktën katër herë në vit. Komiteti mund të mblidhet edhe me kërkesë të anëtarëve, të paktën me shumicë të thjeshtë, ose me kërkesë të drejtorit.
5. Çdo anëtar i Komitetit Drejtues që nuk mund të jetë i pranishëm në takim mund të përfaqësohet nga një tjetër anëtar me kompetenca të veçanta për mbledhjen në fjalë. Çdo anëtar mund të përfaqësojë vetëm një anëtar tjetër. Nëse kryetari e ka të pamundur të jetë i pranishëm, Komiteti drejtohet nga zëvendës kryetari.
6. Vendimet e Komitetit Drejtues miratohen me votat e shumicës së thjeshtë. Në rast barazimi, kryetari gëzon të drejtën e votës vendimtare.
Neni 9
Detyrat e Komitetit Drejtues
1. Komiteti Drejtues miraton vetë rregulloren e tij të brendshme.
2. Në bazë të draftit të dërguar nga drejtori dhe pas miratimit nga Komisioni, Komiteti Drejtues, jo më vonë se fillimi i çdo viti, miraton programin vjetor të punës së agjencisë ekzekutive, i cili përmban objektiva të hollësishme dhe treguesit e performancës. Programi i punës duhet të jetë në pajtim me programimin e përcaktuar nga Komisioni në përputhje me instrumentet për hartimin e programeve të Komunitetit në administrimin e të cilëve është përfshirë agjencia. Programi vjetor i punës mund të ndryshohet gjatë vitit duke ndjekur të njëjtën procedurë, veçanërisht për të marrë në konsideratë vendimet e Komisionit në lidhje me programet përkatëse të Komunitetit. Projektet e përfshira në këtë program vjetor pune shoqërohen me një preventiv të shpenzimeve të nevojshme.
3. Komiteti Drejtues miraton buxhetin administrativ të agjencisë ekzekutive përmes procedurës së përcaktuar në nenin 13.
4. Komiteti Drejtues merr pëlqimin e Komisionit përpara se të vendosë të pranojë çdo dhuratë, trashëgimi apo grante nga burime të ndryshme nga Komuniteti.
5. Komiteti Drejtues vendos për organizimin e departamenteve të agjencisë ekzekutive.
6. Komiteti Drejtues miraton çdo rregull të nevojshëm për zbatimin e të drejtës së qasjes në dokumentet e agjencisë ekzekutive, në përputhje me nenin 23, paragrafi 1.
7. Jo më vonë se data 31 mars e çdo viti, Komiteti Drejtues miraton dhe i dorëzon Komisionit raportin vjetor të veprimtarisë, së bashku me informacionet financiare dhe administruese. Ky raport hartohet në përputhje me nenin 60, paragrafi 7 të rregullores (KE, Euroatom) nr. 1605/2002. Ky raport mbulon zbatimin e shumave operacionale që përkojnë me programin e Komunitetit të administruar nga agjencia ekzekutive dhe zbatimin e buxhetit të vet administrativ.
Komisioni, jo më vonë se data 15 qershor e çdo viti, i dërgon autoritetit buxhetor një përmbledhje të raporteve vjetore të agjencive ekzekutive për vitin paraardhës, i cili i bashkëlidhet raportit të përmendur në nenin 60, paragrafi 7 të Rregullores (KE, Euroatom) nr. 1605/2002.
8. Komiteti Drejtues miraton dhe zbaton masa për të luftuar mashtrimet dhe parregullsitë.
9. Komiteti Drejtues kryen edhe detyrat e tjera që i janë besuar përmes kësaj rregulloreje.
Neni 10
Drejtori
1. Drejtori i agjencisë ekzekutive emërohet nga Komisionit, i cili për këtë qëllim emëron një zyrtar sipas kuptimit të rregulloreve të personelit për nëpunësit dhe kushteve të punësimit të nëpunësve të tjerë të Komuniteteve Evropiane të përcaktuara me Rregulloren e Këshillit (KEE, Euratom, KEQÇ) nr. 259/686, në vijim referuar si "Rregulloret e stafit".
2. Drejtori emërohet për një mandat katër vjeçar në parim dhe merr në konsideratë periudhën kohore të përcaktuar për zbatimin e programit të Komunitetit, administrimi i të cilit i është besuar agjencisë ekzekutive. Ky emërim mund të rinovohet. Pas marrjes së opinionit të Komitetit Drejtues, Komisioni mund të shkarkojë nga detyra drejtorin përpara përfundimit të mandatit.
Neni 11
Detyrat e Drejtorit
1. Drejtori përfaqëson agjencinë ekzekutive dhe është përgjegjës për administrimin e saj.
2. Drejtori përgatit punën e Komitetit Drejtues, veçanërisht draft programin vjetor të punës së agjencisë ekzekutive. Drejtori merr pjesë, pa të drejtë vote, në veprimtaritë e Komitetit Drejtues.
3. Drejtori garanton që të zbatohet programi vjetor i punës së agjencisë ekzekutive. Në veçanti, drejtori është përgjegjës për performancën e detyrave të përmendura në nenin 6 dhe merr vendimet përkatëse për këtë qëllim. Drejtori vepron si nëpunës i autorizuar i agjencisë ekzekutive me delegim, në lidhje me zbatimin e shumave operacionale që lidhen me programet e komunitetit në administrimin e të cilëve janë përfshirë agjencitë ekzekutive, kur Komisioni i ka deleguar agjencisë kompetenca për të kryer detyra për zbatimin e buxhetit.
4. Drejtori harton pasqyrën e përkohshme të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe, si nëpunës i autorizuar, vendos në zbatim buxhetin administrativ të agjencisë ekzekutive në përputhje me Rregulloren Financiare të përmendur në nenin 15.
5. Drejtori është përgjegjës për përgatitjen dhe publikimin e raporteve që agjencia ekzekutive duhet t'i prezantojë Komisionit. Këto janë raportet vjetore për veprimtaritë e agjencisë ekzekutive të përmendura në nenin 9, paragrafi 7 dhe të gjitha raportet e tjera, me natyrë të përgjithshme ose specifike, që Komisioni i kërkon agjencisë ekzekutive të përgatisë.
6. Drejtori gëzon kompetenca sipas marrëveshjeve që zbatohen për nëpunësit e tjerë të Komuniteteve Evropiane për të nënshkruar kontrata punësimi në lidhje me stafin e agjencisë ekzekutive. Drejtori është përgjegjës për të gjitha çështjet që lidhen me administrimin e personelit brenda agjencisë ekzekutive.
7. Në përputhje me rregulloren financiare të zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane, drejtori ngre sisteme administrimi dhe të kontrollit të brendshëm sipas detyrave që i janë besuar agjencisë ekzekutive për të garantuar që operacionet që ajo kryen të jenë të ligjshme, efektive dhe në përputhje me rregullat.
Neni 12
Buxheti operacional
1. Parashikimet e të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të agjencive ekzekutive përgatiten për çdo vit financiar, i cili është i njëjtë me vitin kalendarik, dhe ato paraqiten në buxhetin operacional. Këto parashikime, të cilat përfshijnë edhe planin e themelimit të agjencisë ekzekutive, i dërgohen autoritetit buxhetor së bashku me dokumentet që lidhen me draft buxhetin e përgjithshëm paraprak të Bashkimit Evropian. Plani i themelimit, i cili përbëhet vetëm nga pozicione të përkohshme dhe që specifikon numrin, gradën dhe kategorinë e stafit të punësuar nga agjencia ekzekutive gjatë vitit financiar në fjalë, miratohet nga autoriteti buxhetor dhe publikohet si shtojcë në Seksionin III - Komisioni - të buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
2. Të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit operacional të agjencisë ekzekutive duhet të jenë të rakorduara.
3. Të ardhurat e agjencisë ekzekutive përfshijnë një subvencion të regjistruar në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian, pa cenuar të ardhurat e tjera që duhet të përcaktohen nga autoriteti buxhetor, të marra nga alokimi financiar për programet e Komunitetit që agjencia administron.
Neni 13
Përgatitja e buxhetit operacional
1. Çdo vit, drejtori harton një draft buxhet operacional që agjencia ekzekutive të mbulojë kostot e drejtimit të agjencisë për vitin financiar vijues dhe ia dërgon atë Komitetit Drejtues.
2. Jo më vonë se data 1 mars e çdo viti, Komiteti Drejtues miraton draft buxhetin operacional, duke përfshirë edhe planin e themelimit, për vitin financiar vijues dhe ia dërgon atë Komisionit.
3. Në bazë të këtij draft buxheti dhe nisur nga programimi i Komisionit për programet e Komunitetit në administrimin e të cilëve është përfshirë agjencia ekzekutive, Komisioni propozon, si pjesë e procedurës vjetore të buxhetit, subvencionin vjetor për buxhetin operacional të agjencisë ekzekutive.
4. Në fillim të çdo viti financiar, Komiteti Drejtues miraton buxhetin operacional të agjencisë ekzekutive, në bazë të subvencionit vjetor të përcaktuar nga autoriteti buxhetor, në të njëjtën kohë kur ai miraton programet vjetore të punës, duke rregulluar buxhetin në përputhje me kontributet e ndryshme që i janë dhënë agjencisë ekzekutive dhe çdo fond tjetër nga burime të tjera.
5. Buxheti operacional i agjencisë mund të mos miratohet përfundimisht deri në momentin kur të miratohet buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian.
6. Kur Komisioni parashikon krijimin e agjencisë ekzekutive, ai informon autoritetin buxhetor në përputhje me procedurat buxhetore dhe duke respektuar parimet e transparencës për:
a) burimet në lidhje me shumat dhe postet e punës që nevojiten për drejtimin e agjencisë ekzekutive;
b) mbështetjen e planifikuar të zyrtarëve nga Komisioni tek agjencia ekzekutive;
c) burimet administrative të çliruara përmes transferimit të detyrave nga departamentet e Komisionit tek agjencia ekzekutive, dhe rishpërndarjen e këtyre burimeve të çliruara administrative.
7. Në përputhje me Rregulloren Financiare të përmendur në nenin 15, të gjitha ndryshimet e buxhetit operacional, duke përfshirë edhe planet e themelimit, dërgohen në një buxhet rregullues të miratuar në përputhje me procedurën e parashikuar në këtë nen.
Neni 14
Zbatimi i buxhetit operacional dhe lëvrimi
1. Drejtori zbaton buxhetin operacional të agjencisë ekzekutive.
2. Llogaritë e agjencisë ekzekutive konsolidohen me ato të Komisionit në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenet 127 dhe 128 të Rregullores (KE, Euroatom) nr. 1605/2002 dhe në përputhje me sa vijon:
a) çdo vit, drejtori i dorëzon Komitetit Drejtues llogaritë e detajuara të përkohshme të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin financiar paraardhës, i cili ia përcjell ato, jo më vonë se 1 marsi, specialistit kontabël pranë Komisionit dhe Gjykatës së Audituesve;
b) llogaritë finale i dërgohen specialistit kontabël të Komisionit dhe Gjykatës së Auditorëve, jo më vonë se 1 korriku i vitit pasardhës.
3. Parlamenti Evropian, duke vepruar sipas rekomandimit të Këshillit, i bën një lëvrim agjencisë ekzekutive për zbatimin e buxhetit të tij, jo më vonë se data 29 prill e vitit n+2 pas shqyrtimit të raportit nga Gjykata e Auditorëve.
Ky lëvrim jepet së bashku me atë që lidhet me zbatimin e buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
Neni 15
Rregullorja financiare e zbatueshme për buxhetin operacional
Komisioni miraton Rregulloren standarde financiare të zbatueshme për buxhetin operacional të një agjencie ekzekutive. Kjo rregullore standarde mund të devijojë nga rregullorja financiare në fuqi për buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane, vetëm nëse kërkohet nga kërkesat specifike operacionale të agjencive ekzekutive.
Neni 16
Rregullorja financiare e zbatueshme për shumat operacionale
1. Kur Komisioni i delegon agjencisë ekzekutive detyra në lidhje me zbatimin buxhetor të shumave operacionale për programet e Komunitetit, në përputhje me nenin 6, paragrafi 2, germa "b", këto shuma regjistrohen në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian dhe zbatohen duke u faturuar drejtpërdrejtë në atë buxhet nën përgjegjësinë e Komisionit.
2. Drejtori vepron si nëpunës i autorizuar i agjencisë ekzekutive përmes delegimit në lidhje me zbatimin e këtyre shumave operacionale dhe për këtë qëllim përmbush detyrimet e përcaktuara në rregulloren financiare të zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane.
3. Lëvrimi në lidhje me zbatimin e shumave operacionale jepet brenda kuadrit të lëvrimit të kryer në lidhje me buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian, në përputhje me nenin 276, ku është pjesë përbërëse.
Neni 17
Programet e financuara nga burime të tjera përveç buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian
Nenet 13 dhe 16 zbatohen pa cenuar dispozitat specifike të përcaktuara në instrumentet bazë të programeve të financuara nga burime të tjera, përveç buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
Neni 18
Stafi
1. Stafi i agjencisë ekzekutive përbëhet nga nëpunës të Komunitetit të mbështetur si anëtarë të stafit të përkohshëm nga institucionet në poste me përgjegjësi në agjencinë ekzekutive, dhe anëtarë të tjerë të stafit të përkohshëm të rekrutuar drejtpërdrejtë nga agjencia ekzekutive, si dhe nëpunës të tjerë të rekrutuar nga agjencia ekzekutive me kontrata të rinovueshme. Natyra e kontratave, e rregulluar përmes së drejtës private dhe publike, kohëzgjatja dhe shtrirja e detyrimeve të nëpunësve kundrejt agjencisë, si dhe kriteret e kualifikimit përcaktohen në bazë të natyrës specifike të detyrave që duhet të kryhen, dhe janë në përputhje me rregulloret e stafit si dhe me legjislacionin e brendshëm në fuqi.
2. Në sajë të veprimtarive të përhershme dhe pavarësisht llojit të mbështetjes së nëpunësve, institucioni i origjinës:
a) për kohëzgjatjen e mbështetjes, nuk i plotëson pozicionet e lëna vakante nga kjo mbështetje;
b) merr në konsideratë në uljen standarde të tatimit shpenzimet e nëpunësve të transferuar në agjencitë ekzekutive.
Megjithatë, numri total i pozicioneve të përmendura në paragrafin 1 dhe në nënparagrafin e parë të paragrafit 2, nuk tejkalon numrin e pozicioneve të nevojshme për kryerjen e detyrave që Komisioni i ka deleguar agjencisë ekzekutive.
3. Komiteti Drejtues, në marrëveshje me Komisionin, miraton rregullat e nevojshme zbatuese për administrimin e personelit brenda agjencisë ekzekutive, nëse është e nevojshme.
Neni 19
Privilegjet dhe imunitetet
Protokolli i datës 8 prill 1965 për privilegjet dhe imunitetet e Komuniteteve Evropiane zbatohet si për agjencinë ekzekutive ashtu edhe për stafin e saj, për sa kohë që është objekt i Rregulloreve të Stafit.
Neni 20
Mbikëqyrja
1. Zbatimi i programeve të Komunitetit që i janë besuar agjencive ekzekutive mbikëqyret nga Komisioni. Kjo mbikëqyrje bëhet sipas procedurave që Komisioni miraton në përputhje me nenin 6, paragrafi 3.
2. Funksioni i auditit të brendshëm në agjencitë ekzekutive kryhet nga auditimi i brendshëm i Komisionit.
3. Komisioni dhe agjencia ekzekutive zbatojnë rekomandimet e auditëve të brendshëm, secili sipas kompetencave të tyre përkatëse.
4. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e themeluar me Vendimin e Komisionit 1999/352/KE, KEQÇ, Euroatom, datë 28 prill 1999,7 gëzon të njëjtat kompetenca në lidhje me agjencitë ekzekutive dhe stafin e tyre, njëlloj siç gëzon në lidhje me departamentet e Komisionit. Sapo agjencia ekzekutive të jetë themeluar, ajo nënshkruan Marrëveshjen Ndërinstitucionale, datë 25 maj 1999, mes Parlamentit Evropian, Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane në lidhje me investigimet evropiane nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)8. Komiteti Drejtues zyrtarizon këtë pranim dhe miraton dispozitat e nevojshme për të lehtësuar kërkesat e brendshme të paraqitura nga OLAF.
5. Gjykata e Audituesve analizon llogaritë e agjencisë ekzekutive në përputhje me nenin 248 të traktatit.
6. Të gjitha aktet e agjencisë ekzekutive, dhe në veçanti të gjitha vendimet e miratuara dhe kontratat e nënshkruara nga ajo, parashikojnë shprehimisht se audituesi i brendshëm i Komisionit, OLAF dhe Gjykata e Audituesve mund të kryejnë inspektime të befta të dokumenteve të së gjithë kontraktorëve dhe nënkontraktorëve që kanë marrë fonde të Komunitetit, duke përfshirë edhe ambientet e përfituesit fundor.
Neni 21
Përgjegjësia
1. Detyrimi kontraktor i agjencisë ekzekutive rregullohet nga ligji që zbatohet për kontratën në fjalë.
2. Në rastin e detyrimit jashtëkontraktor, agjencia ekzekutive, në përputhje me parimet e përgjithshme të përbashkëta me legjislacionet e shteteve anëtare, dëmshpërblen çdo dëm të shkaktuar nga ajo ose nga punonjësit e saj gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Gjykata e Drejtësisë ka juridiksion për mosmarrëveshjet në lidhje me kompensimin e këtyre dëmeve.
3. Përgjegjësia personale e stafit kundrejt agjencisë ekzekutive rregullohet me rregullat e zbatueshme për to.
Neni 22
Ligjshmëria e akteve
1. Çdo akt i agjencisë ekzekutive që dëmton një palë të tretë mund të paraqitet përpara Komisionit për të rishikuar ligjshmërinë e saj, nga çdo person i prekur direkt ose individualisht ose nga një shtet anëtar.
Procedurat administrative paraqiten përpara Komisionit brenda një muaji nga dita kur pala e interesuar ose shteti anëtar në fjalë ka marrë dijeni për aktet e kundërshtuara.
Pasi të ketë dëgjuar argumentet e paraqitura nga pala e interesuar ose nga shteti anëtar në fjalë dhe ato të agjencisë ekzekutive, Komisioni merr një vendim për procedurat administrative brenda dy muajve nga data kur nisin këto procedura. Pa cenuar detyrimin e Komisionit për të dhënë përgjigje me shkrim duke dhënë arsyet për vendimin e tij, nëse Komisioni nuk kthen përgjigje brenda këtij afati, kjo do të nënkuptohet si refuzim i heshtur i procedurave.
2. Me iniciativën e vet, Komisioni mund të rishikojë çdo akt të agjencisë ekzekutive. Ai vendos brenda dy muajve nga data e këtij rishikimi, pasi të ketë dëgjuar argumentet e paraqitura nga agjencia.
3. Kur një akt paraqitet përpara Komisionit në përputhje me paragrafët 1 ose 2, Komisioni mund të pezullojë zbatimin e këtij akti që në momentin e nxjerrjes së tij ose të parashikojë masa të përkohshme. Në vendimin e tij përfundimtar, Komisioni mund të mbështesë aktin e agjencisë ekzekutive ose të vendosë që agjencia duhet ta modifikojë atë plotësisht ose pjesërisht.
4. Agjencitë ekzekutive duhet të marrin masat e nevojshme brenda një periudhe të arsyeshme për të qenë në përputhje me vendimin e Komisionit.
5. Procedimi për anulimin e vendimit të shprehur ose të nënkuptuar të Komisionit që refuzon ankimimin administrativ, mund të paraqitet përpara Gjykatës së Drejtësisë, në përputhje me nenin 230 të Traktatit.
Neni 23
Qasja në dokumente dhe konfidencialiteti
1. Kur ato marrin një kërkesë për qasje në dokumentet që kanë në zotërim, agjencitë ekzekutive i nënshtrohen Rregullores (KE) nr. 1049/2001 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 30 maj 2001 "Për qasjen publike në dokumentet e Parlamentit Evropian"9.
Komiteti Drejtues miraton rregullat e veçanta që nevojiten për të zbatuar këto dispozita jo më vonë se gjashtë muaj pas themelimit të agjencisë ekzekutive.
2. Anëtarët e Komitetit Drejtues, drejtori dhe anëtarët e stafit, dhe të gjithë personat e përfshirë në këto veprimtari të agjencisë ekzekutive duhet, edhe pasi të kenë lënë detyrat e tyre, të mos japin informacione të llojit që mbulohet nga detyrimi i ruajtjes së sekretit profesional.
Neni 24
Komiteti
1. Komisioni mbështetet nga një komitet, në vijim referuar si "Komiteti për Agjencitë Ekzekutive".
2. Kur bëhen referenca për këtë paragraf, zbatohen nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
3. Komiteti miraton vetë rregulloren e tij të brendshme.
Neni 25
Vlerësimi
1. Komisioni harton një raport vlerësimi të jashtëm për tre vitet e para të funksionimit të çdo agjencie ekzekutive dhe ia dorëzon atë komitetit drejtues të agjencisë ekzekutive, Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Gjykatës së Audituesve. Ai përfshin një analizë të kosto-përfitimit të përmendur në nenin 3, paragrafi 1.
2. Ky vlerësim përsëritet çdo tre vjet në vijim me të njëjtat kushte.
3. Përveç raporteve të vlerësimit, agjencia ekzekutive dhe Komisioni marrin të gjitha masat e duhura për zgjidhjen e problemeve të identifikuara.
4. Nëse, pas një vlerësimi, Komisioni zbulon se ekzistenca e një agjencie ekzekutive nuk justifikohet më për qëllimin e administrimit të mirë financiar, Komisioni vendos ta likuidojë këtë agjenci.
Neni 26
Masat e përkohshme
Sapo agjencitë ekzekutive të jenë krijuar:
a) raporti i veprimtarisë vjetore i përmendur në nenin 9, paragrafi 7 hartohet për herë të parë për vitin financiar 2003;
b) afati i përmendur në nenin 14, paragrafi 2, germa "b" për përcjelljen e llogarive përfundimtare zbatohet për herë të parë për vitin financiar 2005;
c) për vitet financiare përpara vitit 2005, afati për përcjelljen e llogarive përfundimtare është data 15 shtator.
Neni 27
Hyrja në fuqi
Kjo Rregullore hyn në fuqi 10 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 19 dhjetor 2002.
Për Këshillin
Presidenti
L. Espersen
1. Gazeta Zyrtare C 120 E, 24.4.2001, f. 89 dhe Gazeta Zyrtare C 103 E, 30.4.2002, f. 253.
2. Opinioni i dërguar më 5 korrik 2001 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare).
3. Gazeta Zyrtare C 345, 6.12.2001, f. 1.
4. Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
5. Gazeta Zyrtare L 248, 16.9.2002, f. 1.
6. Gazeta Zyrtare L 56, 4.3.1968, f. 1. Rregullore e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE, KEQÇ, Euratom) nr. 490/2002 (Gazeta Zyrtare L 77, 20.3.2002, f. 1).
7. Gazeta Zyrtare L 136, 31.5.1999, f. 20.
8. Gazeta Zyrtare L 136, 31.5.1999, f. 15.
9. Gazeta Zyrtare L 145, 31.5.2001, f. 43.
RREGULLORJA (KE) NR. 2195/2002 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 5 NËNTOR 2002, "PËR FJALORIN E PËRBASHKËT TË PROKURIMIT (FPP) " (TEKST KUPTIMI I TË CILIT LIDHET ME ZEE-NË)
-
Lexo Dokumentin
32002R2195
RREGULLORJA (KE) NR. 2195/2002 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 5 NËNTOR 2002, "PËR FJALORIN E PËRBASHKËT TË PROKURIMIT (FPP) " (TEKST KUPTIMI I TË CILIT LIDHET ME ZEE-NË)
Gazeta Zyrtare L 340, 16/12/2002 F. 0001 - 0562
Rregullorja (KE) nr. 2195/2002 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit,
datë 5 nëntor 2002,
"Për fjalorin e përbashkët të prokurimit (FPP)"
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin Themelues të Komunitetit Evropian dhe, në veçanti nenin 47, paragrafi 2 dhe nenet 55 dhe 95 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social2,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit të Rajoneve3,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 251 të Traktatit4,
Meqë:
1. Përdorimi i nomenklaturave të ndryshme cenon paanshmërinë dhe transparencën e prokurimit publik në Evropë. Ndikimi që kjo gjë ka në cilësinë dhe kohën e nevojshme për publikimin e njoftimeve është një kufizim de fakto në aksesin e operatorëve ekonomikë në kontratat publike.
2. Në rekomandimin e tij 96/527/KE5, Komisioni ftoi entet dhe autoritetet kontraktore që, në përshkrimin e objektit të kontratave të tyre, të përdorin Fjalorin e Përbashkët të Prokurimit (FPP), të zhvilluar në bazë të disa nomenklaturave ekzistuese, me synimin për t’i përshtatur ato më mirë me nevojat specifike të sektorit të prokurimit publik.
3. Nevojitet standardizimi i referencave të përdorura nga autoritetet dhe entet kontraktore për përshkrimin e objektit të kontratave me anë të një sistemi të vetëm klasifikimi për prokurimin publik.
4. Shtetet anëtare duhet të kenë një sistem të vetëm referencë që përdor të njëjtin përshkrim mallrash në gjuhët zyrtare të Komunitetit dhe të njëjtin kod alfanumerik korrespondues, duke bërë kështu të mundur tejkalimin e barrierave gjuhësore në nivel BE-je.
5. Për rrjedhojë, sipas kësaj rregulloje duhet të miratohet një version i përditësuar i FPP-së, si një sistem i vetëm klasifikimi për prokurimin publik, zbatimi i së cilit mbulohet nga direktivat për koordinimin e procedurave për përzgjedhjen e fituesve të kontratave publike.
6. Po kështu, duhet të hartohen tabelat ilustruese që paraqesin përputhshmërinë midis FPP-së dhe klasifikimit statistikor të produkteve sipas veprimtarisë ekonomike në KEE (CPA), klasifikimit të përkohshëm qendror të produkteve (CPC Prov.) të Kombeve të Bashkuara, klasifikimit të përgjithshëm industrial të veprimtarive ekonomike brenda Komuniteteve Evropiane (NACE Rev. 1) dhe nomenklaturës së kombinuar (CN).
7. Struktura dhe kodet e FPP-së mund të kenë nevojë të përshtaten ose të ndryshohen, nisur nga zhvillimet e tregjeve dhe nevojat e përdoruesve. Prandaj duhet të krijohet një procedurë e përshtatshme rishikimi.
8. Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj rregulloreje duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i delegohen Komisionit"6.
9. Meqenëse objektivi i masave të propozuara, konkretisht krijimi i një sistemi klasifikimi për kontratat publike, nuk mund të arrihet mjaftueshëm nga shtetet anëtare kur veprojnë të vetme, dhe si rrjedhojë, për arsye të shkallës dhe të ndikimeve të masave, mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
10. Është menduar të jetë në formë rregulloreje, e jo direktive, pasi nuk është e nevojshme që shtetet anëtare të nxjerrin akte zbatuese për krijimin e sistemit të klasifikimit për kontratat publike.
11. Me qëllim që përdoruesit të njihen me sistemin e unifikuar të klasifikimit që do të jetë i detyrueshëm, zbatimi i kësaj rregulloreje për FPP-në duhet të paraprihet nga një periudhë përshtatjeje,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
Neni 1
1. Kjo rregullore krijon sistemin e vetëm të klasifikimit të zbatueshëm për prokurimin publik, të njohur si "Fjalori i Përbashkët i Prokurimit" ose "FPP".
2. Teksti i FPP-së përcaktohet në shtojcën I.
3. Tabelat ilustruese që paraqesin përputhshmërinë midis FPP-së dhe klasifikimit statistikor të produkteve sipas veprimtarisë ekonomike në KEE (CPA), klasifikimit të përkohshëm qendror të produkteve (CPC Prov.) të Kombeve të Bashkuara, klasifikimit të përgjithshëm industrial të veprimtarive ekonomike brenda Komuniteteve Evropiane (NACE Rev. 1) dhe nomenklaturës së kombinuar (CN) jepen përkatësisht në shtojcat II, III, IV dhe V.
Neni 2
Masat e nevojshme për rishikimin e FPP-së miratohen nga Komisioni në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 3, paragrafi 2.
Neni 3
1. Komisioni do të mbështetet nga Komiteti Këshillimor për Kontratat Publike i ngritur sipas nenit 1 të Vendimit të Këshillit 71/306/KEE7 (në vijim referuar si "Komiteti").
2. Aty ku përmendet ky paragraf gjejnë zbatim nenet 3 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
3. Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
Neni 4
Kjo rregullore hyn në fuqi më 16 dhjetor 2003.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 5 nëntor 2002.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
P. Cox
Për Këshillin
Presidenti
T. Pedersen
SHTOJCA I
FJALORI I PËRBASHKËT I PROKURIMIT (FPP)
Struktura e sistemit të klasifikimit
1. FPP përfshin një fjalor kryesor dhe një fjalor shtesë.
2. Fjalori kryesor bazohet në një strukturë të degëzuar që përmban kodet deri në nëntë shifra bashkë me një formulim që përshkruan mallrat, punët ose shërbimet që përbëjnë objektin e kontratës.
Kodi numerik përbëhet nga 8 shifra, i ndarë si më poshtë:
- dy shifrat e para identifikojnë ndarjet;
- tre shifrat e para identifikojnë grupet;
- katër shifrat e para identifikojnë klasat;
- pesë shifrat e para identifikojnë kategoritë.
Secila prej tre shifrave të fundit jep një shkallë më të lartë saktësie brenda çdo kategorie.
Shifra e nëntë shërben për verifikimin e shifrave përpara.
3. Fjalori shtesë mund të përdoret për të zgjeruar përshkrimin e objektit të kontratës. Zërat përbëhen nga një kod alfanumerik me një formulim korrespondues që mundëson shtimin e detajeve të mëtejshme në lidhje me natyrën ose destinacionin specifik të mallrave që do të blihen.
Kodi alfanumerik përbëhet nga:
- një nivel i parë, i përbërë nga një shkronjë që i korrespondon një seksioni;
- një nivel i dytë, i përbërë nga katër shifra, tre të parat e të cilave tregojnë një nënndarje dhe e fundit që është për qëllime verifikimi.
"TABELA"
FJALORI SHTESË
"TABELA"
SHTOJCA II
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË MIDIS FPP-së DHE CPA 96
"TABELA"
SHTOJCA III
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË MIDIS FPP-së DHE CPC prov.
"TABELA"
SHTOJCA IV
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË MIDIS FPP-SË DHE NACE REV. 1
"TABELA"
SHTOJCA V
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË MIDIS FPP-së DHE CN
"TABELA"
1. Gazeta Zyrtare 25 E, 29.1.2002, f. 1.
2. Gazeta Zyrtare C 48, 21.2.2002, f. 9.
3. Gazeta Zyrtare C 192, 12.8.2002, f. 50.
4. Opinioni i Parlamentit Evropian, datë 13 mars 2002 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare), Qëndrimi i Përbashkët i Këshillit, datë 7 qershor 2002 (Gazeta Zyrtare C 281 E, 19.11.2002, fq. 1) dhe Vendimi i Parlamentit Evropian, datë 25 shtator 2002, (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare).
5. Gazeta Zyrtare L 222, 3.9.1996, f. 10.
6. Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
7. Gazeta Zyrtare L 185, 16.8.1971, f. 15. Vendimi i ndryshuar me vendimin 77/63/KE (Gazeta Zyrtare L 13, 15.1.1977, f. 15).
DIREKTIVA E KËSHILLIT 92/13/KEE, DATA 25 SHKURT 1992, "PËR KOORDINIMIN E LIGJEVE, RREGULLOREVE DHE DISPOZITAVE ADMINISTRATIVE NË LIDHJE ME ZBATIMIN E RREGULLAVE KOMUNITARE PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT TË ENTEVE QË OPEROJNË NË SEKTORËT E SHË
-
Lexo Dokumentin
31992L0013
DIREKTIVA E KËSHILLIT 92/13/KEE, DATA 25 SHKURT 1992, "PËR KOORDINIMIN E LIGJEVE, RREGULLOREVE DHE DISPOZITAVE ADMINISTRATIVE NË LIDHJE ME ZBATIMIN E RREGULLAVE KOMUNITARE PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT TË ENTEVE QË OPEROJNË NË SEKTORËT E SHËRBIMIT TË UJIT, ENERGJISË, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT"
Gazeta Zyrtare L 076, 23/03/1992 P. 0014 – 0020
Botimi i veçantë në gjuhën finlandeze: Kapitulli 6, Vëllimi 3, F. 0127
Botim i veçantë suedez: Kreu 6, vëllimi 3, f. 0127
Direktiva e Këshillit 92/13/KEE, datë 25 shkurt 1992, "Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me zbatimin e rregullave komunitare për procedurat e prokurimit të enteve që operojnë në sektorët e shërbimit të ujit, energjisë, transportit dhe telekomunikacionit"
KËSHILLI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe në veçanti nenin 100a të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Në bashkëpunim me Parlamentin Evropian2,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social3,
Meqë, Direktiva e Këshillit 90/531/KEE, datë 17 shtator 1990, "Për procedurat e prokurimit të enteve që operojnë në sektorët e shërbimit të ujit, energjisë, transportit dhe telekomunikacionit"4 përcakton rregullat për procedurat e prokurimit për të garantuar që furnizuesit dhe kontraktorët e mundshëm të kenë mundësi të barabarta për t'u shpallur fitues të kontratave, por nuk përmban ndonjë dispozitë specifike që garanton zbatimin efektiv të saj;
Meqë, masat ekzistuese në nivel kombëtar dhe në nivel BE-je për granatimin e zbatimit të saj nuk janë gjithmonë të përshtatshme;
Meqë, mungesa e zgjidhjeve ligjore efektive ose pamjaftueshmëria e zgjidhjeve ligjore ekzistuese mund të pengojë operatorët e Komunitetit të paraqesin oferta; meqë, për rrjedhojë, shtetet anëtare duhet ta zgjidhin këtë situatë;
Meqë, Direktiva e Këshillit 89/665/KEE, datë 21 dhjetor 1989, "Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative që lidhen me zbatimin e procedurave të shqyrtimit për shpalljen fituese të kontratave publike të furnizimit dhe të kontratave për punë publike5 kufizohet në ato procedura prokurimi që janë brenda fushës së zbatimit të Direktivës së Këshillit 71/305/KEE, datë 26 korrik 1971, "Për koordinimin e procedurave të shpalljes së fituesit të kontratave për punë publike"6, e ndryshuar së fundmi me Direktivën 90/531/KEE dhe Direktivën e Këshillit 77/62/KEE, datë 21 dhjetor 1976, "Për koordinimin e procedurave për shpalljen e fituesit të kontratave publike të furnizimit"7, e ndryshuar së fundmi nga Direktiva 90/531/KEE;
Meqë, hapja e prokurimit publik ndaj konkurrencës së Komunitetit, nënkupton miratimin e dispozitave për të bërë të mundur që furnizuesve ose kontraktorëve t'u vihen në dispozicion procedura efikase shqyrtimi në rast shkeljeje të legjislacionit ose të rregullave kombëtare në zbatim të tij;
Meqë, nevojitet të parashikohet rritje e konsiderueshme e garancive për transparencë dhe mosdiskriminim dhe meqë, për të pasur efekte të prekshme, duhet të vihen në dispozicion zgjidhje ligjore efikase dhe të shpejta;
Meqë, duhet të merret parasysh natyra specifike e disa urdhrave ligjore, duke autorizuar shtetet anëtare të kenë mundësi zgjedhjeje mes kompetencave të ndryshme, me efekt të barasvlershëm, për t'ua caktuar organeve të shqyrtimit;
Meqë, në këto mundësi përfshihet kompetenca për të ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procedurat e prokurimit të enteve kontraktore, për shembull, duke i pezulluar ato ose duke rishikuar vendimet ose klauzolat diskriminuese në dokumente apo publikime;
Meqë, opsioni tjetër parashikon kompetencën për të ushtruar presion të tërthortë efikas tek entet kontraktore në mënyrë që ata të korrigjojnë çdo shkelje ose të parandalojnë kryerjen e shkeljeve dhe dëmtimeve;
Meqë, duhet të jepet gjithmonë mundësia për të kërkuar zhdëmtim;
Meqë, kur bëhet një kërkesë për zhdëmtim, që përfaqëson kostot e përgatitjes së ofertës ose të pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit, personi që bën kërkesën për rimbursimin e kostove të tij nuk është e nevojshme të provojë se, nëse nuk do të ishte kryer shkelja, ai do të ishte shpallur fitues i kontratës;
Meqë, entet kontraktore që janë në respektim të rregullave të prokurimit mund të bëjnë të njohur këtë fakt nëpërmjet mënyrave të përshtatshme; meqë, për këtë nevojitet një shqyrtim, nga persona të pavarur, i procedurave dhe praktikave të zbatuara nga këto ente;
Meqë, për këtë qëllim, është me vend që në njoftimet e botuara në Gazetën Zyrtare të Komunitetit Evropian të vendoset një sistem vërtetimi, që mundëson nxjerrjen e vërtetimeve për zbatimin e saktë të rregullave të prokurimit;
Meqë, entet kontraktore duhet të kenë mundësinë e rekursit në sistemin e vërtetimit, nëse ato dëshirojnë; meqë, shtetet anëtare duhet t’ua japin atyre këtë mundësi; meqë, ato mund të veprojnë në këtë mënyrë qoftë duke e krijuar vetë sistemin ose duke i lejuar entet kontraktore të bëjnë rekurs në sistemin e vërtetimit të krijuar nga një shtet tjetër anëtar; meqë, ato mund t’ja caktojnë detyrën e kryerjes së shqyrtimit, sipas sistemit të vërtetimit, personave, profesionistëve ose personelit të institucioneve;
Meqë, fleksibiliteti i nevojshëm për futjen në përdorim të këtij sistemi garantohet duke përcaktuar në këtë direktivë kërkesat thelbësore që kanë lidhje me të; meqë, detajet funksionale duhet të jepen në standardet evropiane të cilave u referohet kjo direktivë;
Meqë, shtetet anëtare mund të kenë nevojë të përcaktojnë detajet funksionale përpara ose në shtesë të rregullave të përcaktuara në standardet evropiane;
Meqë, në ato raste kur operatorët nuk kërkojnë shqyrtim, disa shkelje mund edhe të mos korrigjohen në rast se nuk ekziston një mekanizëm specifik;
Meqë, për sa më sipër, kur Komisioni gjykon se është kryer një shkelje e qartë dhe e dukshme gjatë procedurës së prokurimit, ai duhet t’ua përcjellë atë autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhe entit kontraktor përkatës, në mënyrë që të merren masat e duhura për korrigjimin e shpejtë të asaj shkeljeje;
Meqë, është e nevojshme të parashikohet mundësia e procedurave të pajtimit në nivel BE-je, për të mundësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim;
Meqë, zbatimi në praktikë i kësaj direktive duhet të shqyrtohet në të njëjtën kohë me Direktivën 90/531/KEE, në bazë të informacionit që do të jepet nga shtetet anëtare për funksionimin e procedurave kombëtare të shqyrtimit,
Meqë, kjo direktivë duhet të hyjë në fuqi njëkohësisht me Direktivën 90/531/KEE;
Meqë, është e përshtatshme që Mbretërisë së Spanjës, Republikës Helene dhe Republikës së Portugalisë t’u jepen periudha shtesë të përshtatshme për të transpozuar këtë direktivë, duke marrë parasysh datat e zbatimit të Direktivës 90/531/KEE në këto vende,
MIRATON KËTË DIREKTIVË:
KREU I
ZGJIDHJET LIGJORE NË NIVEL KOMBËTAR
Neni 1
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që vendimet e marra nga entet kontraktore të rishikohen me efikasitet, dhe në veçanti, sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me kushtet e paraqitura në nenet e mëposhtme dhe, në veçanti në nenin 2, paragrafi 8, në rastet kur këto vendime janë në shkelje të legjislacionit të BE-së në fushën e prokurimit ose të rregullave kombëtare në zbatim të tij, për sa i përket:
a) procedurave të prokurimit brenda fushës së zbatimit të Direktivës së Këshillit 90/531/KEE; dhe
b) përputhshmërisë me nenin 3, paragrafi 2, germa "a" të kësaj direktive, në rastin e enteve kontraktore për të cilat zbatohet kjo dispozitë.
2. Shtetet anëtare sigurohen që të mos ketë diskriminim ndër ata operatorë që ka gjasa të bëjnë kërkesë për zhdëmtim në kontekstin e një procedure prokurimi, si rezultat i dallimit të bërë në këtë direktivë ndërmjet rregullave kombëtare në zbatim të ligjit komunitar dhe rregullave kombëtare të tjera.
3. Shtetet anëtare sigurohen që procedurat e shqyrtimit të jenë të disponueshme sipas rregullave të detajuara që shtetet anëtare mund të përcaktojnë, të paktën për çdo person që ka ose ka pasur interes për t'u shpallur fitues i një kontratë të caktuar, i cili është dëmtuar ose rrezikon të dëmtohet nga një shkelje e pretenduar. Shtetet anëtare mund të kërkojnë konkretisht që personi i cili kërkon shqyrtimin të ketë njoftuar më parë entin kontraktor për shkeljen e pretenduar dhe për qëllimin e tij për të kërkuar shqyrtim.
Neni 2
1. Shtetet anëtare bëjnë të mundur që masat e marra në lidhje me procedurat e shqyrtimit të specifikuara në nenin 1, të përmbajnë parashikimin për kompetencat:
për secilin nga rastet e mëposhtme
a) për të marrë masa të përkohshme, në rastin më të parë dhe nëpërmjet procedurës interlokutore, për të korrigjuar shkeljen e pretenduar ose për të parandaluar cenimin e mëtejshëm të interesave, duke përfshirë masat për të pezulluar ose për të bërë të mundur pezullimin e procedurave të prokurimit ose zbatimin e ndonjë vendimi të marrë nga enti kontraktor; dhe
b) për të rishikuar ose për të bërë të mundur rishikimin e vendimeve të marra në kundërshtim me ligjin, duke përfshirë heqjen e specifikave teknike, ekonomike ose financiare diskriminuese në njoftimin e kontratës, në njoftimin tregues periodik, në njoftimin për ekzistencën e sistemit të kualifikimit, në ftesën për ofertë, në dokumentet e kontratës ose në çdo dokument tjetër që ka lidhje me procedurën e prokurimit në fjalë; ose
ose
c) për të marrë, në rastin më të parë, nëse është e mundur nëpërmjet procedurave interlokutore dhe nëse është e nevojshme përmes një vendimi përfundimtar mbi themelin e çështjes, masa të ndryshme nga ato që parashikohen në germat "a" dhe "b", me qëllim për të korrigjuar çdo shkelje të identifikuar dhe për të parandaluar dëmtimin e interesave; në veçanti, bërja e një urdhri për të paguar një shumë të caktuar për rastet kur shkelja nuk është korrigjuar ose parandaluar.
Shtetet anëtare mund ta ushtrojnë këtë opsion për të gjitha entet kontraktore ose për kategori entesh të përcaktuara në bazë të kritereve objektive, në çdo rast duke ruajtur efikasitetin e masave të përcaktuara për parandalimin e dëmtimit të interesave;
d) dhe, në të dyja rastet e sipërpërmendura, për kompensimin e dëmeve për çdo person të dëmtuar nga një shkelje.
Kur zhdëmtimi kërkohet me arsyen se është marrë një vendim në kundërshtim me ligjin, shtetet anëtare, kur ua kërkon sistemi ligjor i brendshëm dhe kur kanë organe me kompetencat e nevojshme për këtë qëllim, parashikojnë që vendimi i kontestuar së pari të rishikohet ose të deklarohet si në kundërshtim me ligjin.
2. Kompetencat e përmendura në paragrafin 1 mund të ndahen në organe të veçanta, që janë përgjegjëse për aspekte të ndryshme të procedurës së shqyrtimit.
3. Nuk është nevoja që procedurat e shqyrtimit të kenë një efekt automatik pezullimi për procedurat e prokurimit me të cilat ato lidhen.
4. Kur gjykojnë mbi marrjen ose jo të masave të përkohshme, shtetet anëtare mund të parashikojnë që organi përgjegjës të marrë parasysh pasojat e mundshme të masave në të gjithë interesat që mund të dëmtohen, si edhe interesin publik, dhe mund të vendosin të mos i zbatojë këto masa kur pasojat e tyre negative mund t’i tejkalojnë përfitimet prej tyre. Vendimi për të mos zbatuar masat e përkohshme nuk cenon asnjë pretendim tjetër të personit që i kërkon këto masa.
5. Shuma që paguhet si dëmshpërblim, në përputhje me paragrafin 1, germa "c", duhet të vendoset në një nivel mjaft të lartë për të penguar entin kontraktor nga kryerja ose vazhdimi i një shkeljeje. Pagesa e kësaj shume mund të bëhet në varësi të një vendimi të formës së prerë që konstaton se është kryer realisht një shkelje.
6. Efektet e ushtrimit të kompetencave të përmendura në paragrafin 1 për një kontratë të nënshkruar pas shpalljes së fituesit të saj, do të përcaktohen nga ligji i brendshëm. Përveç kësaj, me përjashtim të rasteve kur një vendim duhet të rishikohet përpara kompensimit të dëmeve, shteti anëtar mund të parashikojë që, pas nënshkrimit të një kontrate, kompetencat e organit përgjegjës për procedurat e shqyrtimit të kufizohen në kompensimin e dëmeve ndaj çdo personi të dëmtuar nga një shkelje.
7. Kur bëhet një kërkesë për zhdëmtim, për dëme që përfaqësojnë kostot e përgatitjes së ofertës ose të pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit, personi që bën kërkesën duhet vetëm të provojë se është kryer një shkelje e legjislacionit të BE-së në fushën e prokurimit ose e rregullave kombëtare në zbatim të tij, dhe se ai do të kishte pasur një mundësi reale për t'u shpallur fitues i kontratës, por si rrjedhojë e kësaj shkeljeje kjo mundësi është djegur.
8. Shtetet anëtare bëjnë të mundur zbatimin efikas të vendimeve të marra nga organet përgjegjëse për procedurat e shqyrtimit.
9. Meqë, organet përgjegjëse për procedurat e shqyrtimit nuk kanë karakter gjyqësor, jepen gjithmonë arsye me shkrim për vendimet e tyre. Gjithashtu, në një rast të tillë, duhet të bëhen parashikime për të garantuar procedura nëpërmjet të cilave çdo masë e marrë nga organi i rishikimit, e pretenduar si e paligjshme, ose çdo mangësi e pretenduar në ushtrimin e kompetencave që i janë akorduar këtij të fundit, të mund të bëhet objekt shqyrtimi gjyqësor ose objekt shqyrtimi nga ndonjë organ tjetër, që mund të jetë gjykatë ose trup gjykues brenda kuptimit të nenit 177 të traktatit, dhe i pavarur nga enti kontraktor dhe nga organi i shqyrtimit.
Anëtarët e organit të pavarur, të përmendur në paragrafin më sipër, emërohen dhe shkarkohen mandatin sipas po të njëjtave kushte me anëtarët e sistemit gjyqësor, për sa i përket autoritetit përgjegjës për emërimin e tyre, mandatit dhe shkarkimit të tyre. Presidenti i këtij organi të pavarur do të ketë të paktën të njëjtin formim ligjor dhe profesional si anëtarët e sistemit gjyqësor. Organi i pavarur i merr vendimet sipas një procedure në të cilën dëgjohen të dyja palët dhe këto vendime kanë fuqi ligjore, nëpërmjet mjeteve të përcaktuara nga secili shtet anëtar.
KREU 2
VËRTETIMI
Neni 3
Shtetet anëtare u japin enteve kontraktore mundësinë për të bërë rekurs në një sistemi vërtetimi, në përputhje me nenet 4 deri në 7.
Neni 4
Entet kontraktore mund të shqyrtojnë në mënyrë periodike procedurat dhe praktikat e tyre të prokurimit, që përfshihen në objektin e Direktivës 90/531/KEE, me qëllim marrjen e një vërtetimi se, deri në atë datë, këto procedura dhe praktika janë në përputhje me legjislacionin e BE-së për shpalljen fituese të kontratave dhe me rregullat kombëtare në zbatim të tij.
Neni 5
1. Lëshuesit e vërtetimeve i raportojnë me shkrim entit kontraktor rezultatet e shqyrtimit të tyre. Para se t’ia dorëzojnë entit kontraktor vërtetimin e përmendur në nenin 4, ata sigurohen që çdo parregullsi e identifikuar në procedurat dhe praktikat e prokurimit të entit kontraktor të jenë korrigjuar si dhe të jenë marrë masa për të garantuar që këto parregullsi të mos përsëriten.
2. Entet kontraktore që marrin këtë vërtetim mund të përfshijnë deklaratën e mëposhtme në njoftimet e tyre të botuara në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane, në zbatim të neneve 16 deri në 18 të Direktivës 90/531/KEE:
"Enti kontraktor ka marrë një vërtetim në përputhje me Direktivën e Këshillit 92/13/KEE që, më ................., procedurat dhe praktikat e tij të prokurimit janë në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe me rregullat kombëtare në zbatim të tij".
Neni 6
1. Lëshuesit e vërtetimeve janë të pavarur nga entet kontraktore dhe duhet të jenë plotësisht objektivë në kryerjen e detyrave të tyre. Ata duhet të japin dëshmi të mjaftueshme që vërtetojnë kualifikimet dhe përvojën e tyre profesionale.
2. Për kryerjen e këtij funksioni shtetet anëtare mund të caktojnë çdo person, me çfarëdolloj profesioni, ose institucione që konsiderohet se përmbush kërkesat e paragrafit 1. Për këto qëllime, shtetet anëtare mund të kërkojnë kualifikime profesionale, të paktën diplomën universitare, brenda kuptimit të Direktivës 89/48/KEE8, të cilat i konsiderojnë të përshtatshme, ose mund të parashikojnë që testime të caktuara të kompetencave profesionale, të organizuara dhe të njohura nga shteti, i ofrojnë këto garanci.
Neni 7
Dispozitat e neneve 4, 5 dhe 6 konsiderohen si kërkesa thelbësore për zhvillimin e standardeve evropiane për vërtetimin.
KREU 3
MEKANIZMI KORRIGJUES
Neni 8
1. Komisioni mund të përdorë procedurat e parashikuara në këtë nen, kur përpara lidhjes së një kontrate, ai gjykon se është kryer një shkelje e qartë dhe e dukshme e dispozitave komunitare në fushën e prokurimit publik, gjatë procedurës së prokurimit, e cila përfshihet në objektin e Direktivës 90/531/KEE ose në lidhje me nenin 3, paragrafi 2, germa "a" të kësaj direktive në rastin e enteve kontraktore për të cilat ajo dispozitë gjen zbatim.
2. Komisioni njofton shtetet anëtare dhe entin kontraktor përkatës për arsyet që e kanë bërë të dalë në përfundimin se është kryer një shkelje e qartë dhe e dukshme, dhe kërkon korrigjimin e saj nëpërmjet mjeteve të përshtatshme.
3. Brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit të përmendur në paragrafin 2, shtetet anëtare përkatëse i komunikojnë Komisionit:
a) konfirmimin e tij se shkelja është korrigjuar; ose
b) një raport me arsyet përse nuk është bërë asnjë korrigjim; ose
c) një njoftim ku sqarohet se procedura e prokurimit është pezulluar ose nga enti kontraktor me iniciativën e tij, ose mbi bazën e kompetencave të specifikuara në nenin 2, paragrafi 1, germa "a".
4. Raporti i arsyetuar i komunikuar sipas paragrafit 3, germa "b" mund të mbështetet, ndër të tjera, mbi faktin se shkelja e pretenduar tashmë u nënshtrohet procedurave të shqyrtimit gjyqësor ose të një shqyrtimi siç përmendet në nenin 2, paragrafi 9. Në këtë rast, shteti anëtar i njofton Komisionit rezultatin e këtyre procedurave ligjore sapo ky rezultat të bëhet i ditur.
5. Kur jepet njoftimi se procedura e prokurimit është pezulluar në përputhje me paragrafin 3, germa "c", shteti anëtar në fjalë njofton Komisionin se kur hiqet ky pezullim ose kur fillohet procedura për një kontratë tjetër, e cila lidhet plotësisht ose pjesërisht me çështjen në fjalë. Ky njoftim i ri duhet të konfirmojë se shkelja e pretenduar është korrigjuar ose duhet të përfshijë një raport të arsyetuar se përse nuk është bërë asnjë korrigjim.
KREU 4
PAJTIMI
Neni 9
1. Çdo person që ka ose ka pasur interes për t'u shpallur fitues i një kontrate të caktuar brenda fushës së zbatimit të Direktivës 90/531/KEE dhe që, në lidhje me procedurën e shpalljes fituese të kontratës, mendon se është dëmtuar ose rrezikon të dëmtohet nga një shkelje e pretenduar e legjislacionit të BE-së në fushën e prokurimit ose e rregullave kombëtare në zbatim të tij, mund të kërkojë zbatimin e procedurës së pajtimit të parashikuar në nenet 10 dhe 11.
2. Kërkesa e përmendur në paragrafin 1 do t’i përcillet me shkrim Komisionit ose autoriteteve kombëtare të renditura në shtojcë. Këto autoritete ia përcjellin kërkesat Komisionit sa më shpejt të jetë e mundur.
Neni 10
1. Në bazë të kërkesës të përmendur në nenin 9, kur Komisioni gjykon se mosmarrëveshja lidhet me zbatimin e saktë të legjislacionit të BE-së, ai duhet t’i kërkojë entit kontraktor të shprehet nëse është i gatshëm për të marrë pjesë në procedurën e pajtimit. Nëse enti kontraktor refuzon të marrë pjesë, Komisioni informon personin që ka bërë kërkesën se procedua nuk mund të fillohet. Nëse enti kontraktor bie dakord, zbatohen paragrafët 2 deri në 7.
2. Komisioni, sa më shpejt të jetë e mundur, propozon një ndërmjetës të marrë nga lista e personave të pavarur të akredituar për këtë qëllim. Kjo listë hartohet nga Komisioni, pas konsultimit me Komitetin Këshillimor për Kontratat Publike ose në rastin e enteve kontraktore veprimtaritë e të cilave janë përcaktuar në nenin 2, paragrafi 2, germa "d" të Direktivës 90/531/KEE, pas konsultimit me Komitetin Këshillimor për prokurimin në sektorin e telekomunikacioneve.
Çdo palë e thirrur në procedurën e pajtimit deklaron nëse e pranon ndërmjetësin dhe cakton një ndërmjetës shtesë. Ndërmjetësit mund të ftojnë më shumë se dy persona të tjerë si ekspertë për t’i këshilluar ata në punën e tyre. Palët e procedurës së pajtimit dhe Komisioni mund të refuzojnë çdo ekspert të ftuar nga ndërmjetësit.
3. Ndërmjetësit i japin personit që ka kërkuar hapjen e procedurave të pajtimit, entit kontraktor dhe çdo kandidati apo ofertuesi tjetër pjesëmarrës në procedurën përkatëse të prokurimit, mundësinë për të shprehur, qoftë me shkrim apo gojarisht, pikëpamjet e tyre për çështjen.
4. Ndërmjetësit përpiqen sa më shpejtë të arrijnë në një marrëveshje mes palëve, që është në përputhje me legjislacionin e BE-së.
5. Ndërmjetësit i raportojnë Komisionit gjetjet dhe çdo rezultat të arritur.
6. Personi që ka kërkuar hapjen e procedurës së pajtimit dhe enti kontraktor, kanë të drejtë ta ndërpresin procedurën në çdo kohë.
7. Nëse nuk vendoset ndryshe nga palët, personi që ka kërkuar hapjen e procedurës së pajtimit dhe enti kontraktor mbulojnë shpenzimet e tyre përkatëse. Përveç kësaj, secili prej tyre do të paguajë gjysmën e shpenzimeve të procedurës, duke përjashtuar shpenzimet e palëve ndërhyrëse.
Neni 11
1. Kur për një procedurë specifike prokurimi, një person i interesuar, brenda kuptimit të nenit 9, i ndryshëm nga personi që ka kërkuar hapjen e procedurës së pajtimit, ndjek procedurat e rishikimit gjyqësor ose procedura të tjera shqyrtimi, brenda kuptimit të kësaj direktive, enti kontraktor informon ndërmjetësit. Këta të fundit e informojnë personin në fjalë se është paraqitur një kërkesë për hapjen e procedurës së pajtimit dhe e ftojnë atë person të deklarojë, brenda një afati kohor të caktuar, nëse pranon apo jo të marrë pjesë në procedurën në fjalë. Nëse ky person refuzon të marrë pjesë, ndërmjetësit mund të vendosin, me shumicë votash nëse është e nevojshme, ta ndërpresin procedurën e pajtimit nëse ata konsiderojnë se pjesëmarrja e këtij personi është e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ata ia njoftojnë vendimin Komitetit dhe i japin atij arsyet për marrjen e vendimit.
2. Masat e marra në përputhje me këtë krye nuk duhet të cenojnë:
a) çdo masë që Komisioni ose çdo shtet anëtar mund të marrë në përputhje me nenin 169 ose 170 të Traktatit ose në përputhje me kreun 3 të kësaj direktive;
b) të drejtat e personave që kërkojnë hapjen e procedurës së pajtimit, të drejtat e entit kontraktor ose të çdo personi tjetër.
KREU 5
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 12
1. Jo më vonë se katër vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj direktive, Komisioni në konsultim me Komitetin Këshillimor për Kontratat Publike, shqyrton sesi janë zbatuar dispozitat e kësaj direktive dhe sidomos a janë përdorur standardet evropiane, dhe nëse e sheh të nevojshme bën propozime për ndryshime.
2. Përpara datës 1 mars të çdo viti, shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit informacion për kryerjen e procedurave kombëtare të shqyrtimit gjatë vitit kalendarik të mëparshëm. Lloji i informacionit përcaktohet nga Komisioni në konsultim me Komitetin Këshillimor për Kontratat Publike.
3. Në rastin e çështjeve që lidhen me entet kontraktore, aktivitetet e të cilave përcaktohen në nenin 2, paragrafi 2, germa "d" të Direktivës 90/531/KEE, Komisioni konsultohet gjithashtu me Komitetin Këshillimor për prokurimin në sektorin e telekomunikacioneve.
Neni 13
1. Shtetet anëtare, para datës 1 janar 1993, do të marrin masat e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë. Mbretëria e Spanjës do të marrë të gjitha masat e nevojshme jo më vonë se 30 qershori 1995. Republika Helene dhe Republika e Portugalisë do t’i marrin këto masa jo më vonë se 30 qershori 1997. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë shtetet anëtare.
2. Shtetet anëtare do të miratojnë masat e përmendura në paragrafin 1 në po të njëjtat data (të përcaktuara në Direktivën 90/531/KEE).
3. Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstet e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që rregullohet nga kjo direktivë.
Neni 14
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 25 shkurt 1992.
Për Këshillin
Presidenti
Vitor MARTINS
SHTOJCA
AUTORITETET KOMBËTARE TË CILAVE MUND T’U DREJTOHEN KËRKESAT PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË PAJTIMIT TË PËRMENDUR NË NENIN 9, SHËRBIMET E BELGJIKËS DU PREMIER MINISTRE
Diensten Van de Eerste Minister
Ministère des Affaires économiques
Ministerie van Economische Zaken
Në Danimarkë Industri- og Handelsstyrelsen (kontrata furnizimi)
Boligsministeriet (kontrata për punë publike)
Në Gjermani Bundesministerium fuer Wirtschaft
Në Greqi Ypoyrgeio Viomichanias, Energeias kai Technologias
Ypoyrgeio Emporioy Ypoyrgeio Perivallontos, Chorotaxias kai Dimosion Ergon
Në Spanjë Ministerio de Economía y Hacienda
Në Francë Commission centrale des marchés
Në Irlandë Department of Finance
Në Itali Presidenza del Consiglio dei Ministri Politiche Comunitarie
Në Luksemburg Ministère des travaux publics
Në Holandë Ministerie van Economische Zaken
Në Portugali Conselho de mercados de obras publicas e particulares
Në Mbretërinë e Bashkuar HM Treasury
1. Gazeta Zyrtare nr. C 216, 31. 8. 1990, f. 8 dhe Gazeta Zyrtare nr. C 179, 10. 7. 1991, f. 18.
2. Gazeta Zyrtare nr. C 106, 22. 4. 1991, f. 82 dhe Gazeta Zyrtare nr. C 39, 17. 2. 1992.
3. Gazeta Zyrtare nr. C 60, 8. 3. 1991, f. 16.
4. Gazeta Zyrtare nr. L 297, 29. 10. 1990, f. 1.
5. Gazeta Zyrtare nr. L 395, 30. 12. 1989, f. 33.
6. Gazeta Zyrtare nr. L 185, 16. 8. 1971, f. 5.
7. Gazeta Zyrtare nr. L 13, 15. 1. 1977, f. 1.
8. Gazeta Zyrtare nr. L 19, 24. 1. 1989, f. 16.
DIREKTIVA E KËSHILLIT 89/665/KEE, DATA 21 DHJETOR 1989, "PËR KOORDINIMIN E LIGJEVE, RREGULLOREVE DHE DISPOZITAVE ADMINISTRATIVE QË LIDHEN ME ZBATIMIN E PROCEDURAVE TË SHQYRTIMIT PËR SHPALLJEN E FITUESVE TË KONTRATAVE PUBLIKE TË FURNIZIMIT DHE TË KONT
-
Lexo Dokumentin
31989L0665
DIREKTIVA E KËSHILLIT 89/665/KEE, DATA 21 DHJETOR 1989, "PËR KOORDINIMIN E LIGJEVE, RREGULLOREVE DHE DISPOZITAVE ADMINISTRATIVE QË LIDHEN ME ZBATIMIN E PROCEDURAVE TË SHQYRTIMIT PËR SHPALLJEN E FITUESVE TË KONTRATAVE PUBLIKE TË FURNIZIMIT DHE TË KONTRATAVE PËR PUNË PUBLIKE"
Gazeta Zyrtare L 395, 30.12.1989 f. 0033 – 0035
Botim i veçantë në gjuhën finlandeze: Kreu 6, vëllimi 3, f. 0048
Botim i veçantë në gjuhën suedeze: Kreu 6, vëllimi 3, f. 0048
Direktiva e Këshillit, datë 21 dhjetor 1989, "Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me zbatimin e procedurave të shqyrtimit për shpalljen e fituesve të kontratave publike të furnizimit dhe të kontratave për punë publike" (89/665/KEE)
KËSHILLI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe në veçanti nenin 100a të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Në bashkëpunim me Parlamentin Evropian2,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social3,
Meqë, direktivat e Bashkimit Evropian për prokurimin publik, në veçanti Direktiva e Këshillit 71/305/KEE, datë 26 korrik 1971, "Për koordinimin e procedurave për shpalljen e fituesve të kontratave për punë publike4, e ndryshuar së fundmi me Direktivën 89/440/KEE5, dhe Direktivën e Këshillit 77/62/KEE, datë 21 dhjetor 1976, "Për koordinimin e procedurave për shpalljen e fituesve të kontratave publike të furnizimit6, e ndryshuar së fundmi me Direktivën 88/295/KEE7, nuk përmbajnë ndonjë dispozitë të posaçme që garanton zbatimin efikas të tyre;
Meqë, mekanizmat ekzistues në nivel kombëtar dhe në nivelin e BE-së për garantimin e zbatimit të tyre, nuk janë gjithmonë të përshtatshëm për të garantuar përputhshmërinë me dispozitat përkatëse komunitare, veçanërisht në fazën ku shkeljet mund të korrigjohen;
Meqë, me hapjen e procesit të prokurimit publik ndaj konkurrencës në BE, lind nevoja për rritje të konsiderueshme të garancive për transparencë dhe mosdiskriminim; meqë, për të pasur efekte të prekshme, duhet të disponohen zgjidhje ligjore të përshtatshme dhe efikase në rast shkeljeje të ligjit të BE-së në fushën e prokurimit publik ose të rregullave kombëtare në zbatimin të atij ligji;
Meqë, në disa shtete anëtare mungesa e zgjidhjeve ligjore efikase ose pamjaftueshmëria e mjeteve ligjore ekzistuese i pengon
sipërmarrjet e BE-së të paraqesin oferta në shtetin anëtar në të cilin është themeluar autoriteti kontraktor; meqë, për rrjedhojë, shtetet anëtare përkatëse duhet të zgjidhin këtë situatë;
Meqë, procedurat për përzgjedhjen e fituesve të kontratave publike kanë kohëzgjatje të shkurtër, organet kompetente të shqyrtimit, ndër të tjera, duhet të autorizohen që të marrin masa të përkohshme me qëllim pezullimin e këtyre procedurave ose zbatimin e çdo vendimi që mund të merret nga autoriteti kontraktor; meqë, kohëzgjatja e shkurtër e procedurave nënkupton se shkeljet e lartpërmendura duhet të trajtohen urgjentisht;
Meqë, është e nevojshme të vihen në dispozicion procedura të përshtatshme në të gjitha shtetet anëtare që mundësojnë rishikimin e vendimeve të marra në kundërshtim me ligjin dhe dëmshpërblimin e personave të dëmtuar nga një shkelje;
Meqë, në ato raste kur operatorët nuk kërkojnë shqyrtim, disa shkelje mund edhe të mos korrigjohen në rast se nuk ekziston një mekanizëm specifik;
Meqë, për sa më sipër, kur Komisioni gjykon se është kryer një shkelje e qartë dhe e dukshme gjatë procedurës së prokurimit, ai duhet t’ua përcjellë atë autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhe autoritetit kontraktues përkatës, në mënyrë që të merren masat e duhura për korrigjimin e shpejtë të çdo shkeljeje të pretenduar;
Meqë, zbatimi në praktikë i dispozitave të kësaj direktive duhet të shqyrtohet brenda një periudhe prej katër vjetësh nga vënia e saj në zbatim, në bazë të informacionit që do të jepet nga shtetet anëtare për funksionimin e procedurave kombëtare të shqyrtimit,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
Neni 1
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që vendimet e marra nga autoritetet kontraktore në lidhje me procedurat e shpalljes së fituesve të kontratave që janë brenda fushës së zbatimit të Direktivës 71/305/KEE dhe Direktivës 77/62/KEE, të mund të shqyrtohen me efikasitet dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenet e mëposhtme, e sidomos në nenin 2, paragrafi 7, kur ka baza se vendimet kanë shkelur ligjin komunitar në fushën e prokurimit ose rregullat kombëtare në zbatimit të atij ligji.
2. Shtetet anëtare sigurohen që të mos ketë diskriminim ndër ata operatorë që bëjnë kërkesë për zhdëmtim në kontekstin e procedurave të prokurimit, si rezultat i dallimit të bërë në këtë direktivë ndërmjet rregullave kombëtare në zbatim të ligjit komunitar dhe rregullave kombëtare të tjera.
3. Shtetet anëtare garantojnë që procedurat e shqyrtimit t'i vihen në dispozicion, sipas rregullave të detajuara që mund të përcaktohen nga shtetet anëtare, të paktën çdo personi që ka ose ka pasur interes për t'u shpallur fitues i një kontrate publike furnizimi ose i një kontrate për punë publike, i cili është dëmtuar ose rrezikon të dëmtohet nga një shkelje e pretenduar. Shtetet anëtare mund të kërkojnë konkretisht që personi i cili kërkon shqyrtimin të ketë njoftuar më parë autoritetin kontraktor për shkeljen e pretenduar dhe për qëllimin e tij për të kërkuar shqyrtim.
Neni 2
1. Shtetet anëtare bëjnë të mundur që masat e marra në lidhje me procedurat e shqyrtimit të specifikuara në nenin 1, të përmbajnë parashikimin për kompetencat:
a) për të marrë masa të përkohshme, në rastin më të parë dhe nëpërmjet procedurës interlokutore, për të korrigjuar shkeljen e pretenduar ose për të parandaluar cenimin e mëtejshëm të interesave, duke përfshirë masat për të pezulluar ose për të bërë të mundur pezullimin e procedurave të prokurimit ose zbatimin e ndonjë vendimi të marrë nga autoriteti kontraktor;
b) për të anuluar ose për të garantuar anulimin e vendimeve të marra në kundërshtim me ligjin, duke përfshirë heqjen e specifikimeve teknike, ekonomike ose financiare diskriminuese në ftesën për ofertë, në dokumentet e kontratës ose në çdo dokument tjetër që lidhet me procedurën e shpalljes së kontratës fituese;
c) për të kompensuar dëmet për çdo person të dëmtuar nga një shkelje.
2. Kompetencat e përmendura në paragrafin 1 mund të ndahen në organe të veçanta, që janë përgjegjëse për aspekte të ndryshme të procedurës së shqyrtimit.
3. Nuk është nevoja që procedurat e shqyrtimit të kenë një efekt automatik pezullimi për procedurat e prokurimit me të cilat ato lidhen.
4. Shtetet anëtare mund të parashikojnë që organi përgjegjës, gjatë marrjes në konsideratë të miratimit të masave të përkohshme, të marrë parasysh pasojat e mundshme të masave në të gjitha interesat që mund të dëmtohen, si edhe interesin publik, dhe mund të vendosë të mos
i zbatojë këto masa kur pasojat e tyre negative mund t’i tejkalojnë përfitimet prej tyre. Vendimi për të mos zbatuar masat e përkohshme nuk cenon asnjë pretendim tjetër të personit që i kërkon këto masa.
5. Shtetet anëtare mund të parashikojnë që në rastet kur dëmet pretendohen me arsyen se është marrë një vendim në kundërshtim me ligjin, vendimi i kundërshtuar në fillim duhet të anulohet nga një organ që ka kompetencat e nevojshme.
6. Efektet e ushtrimit të kompetencave të përmendura në paragrafin 1 për një kontratë të nënshkruar pas shpalljes së fituesit të saj, do të përcaktohen nga ligji i brendshëm.
Përveç kësaj, me përjashtim të rasteve kur një vendim duhet të rishikohet përpara kompensimit të dëmeve, shteti anëtar mund të parashikojë që, pas nënshkrimit të një kontrate, kompetencat e organit përgjegjës për procedurat e shqyrtimit të kufizohen në kompensimin e dëmeve ndaj çdo personi të dëmtuar nga një shkelje.
7. Shtetet anëtare bëjnë të mundur zbatimin efikas të vendimeve të marra nga organet përgjegjëse për procedurat e shqyrtimit.
8. Kur organet përgjegjëse për procedurat e shqyrtimit nuk kanë karakter gjyqësor, do të jepen gjithmonë arsye me shkrim për vendimet e tyre. Gjithashtu, në një rast të tillë, duhet të bëhen parashikime për të garantuar procedura nëpërmjet të cilave çdo masë e marrë nga organi i rishikimit, e pretenduar si e paligjshme, ose çdo mangësi e pretenduar në ushtrimin e kompetencave që i janë akorduar këtij të fundit, të mund të bëhet objekt shqyrtimi gjyqësor ose objekt shqyrtimi nga ndonjë organ tjetër, që mund të jetë gjykatë ose trup gjykues brenda kuptimit të nenit 177 të Traktatit të KEE-së, dhe i pavarur nga autoriteti kontraktor dhe nga organi i shqyrtimit.
Anëtarët e këtij organi të pavarur emërohen dhe lënë mandatin sipas të njëjtave kushte me anëtarët e sistemit gjyqësor për sa i përket autoritetit përgjegjës për emërimin e tyre, mandatin dhe heqjen e tyre. Presidenti i këtij organi të pavarur do të ketë të paktën të njëjtin formim ligjor dhe profesional si anëtarët e sistemit gjyqësor. Organi i pavarur i merr vendimet sipas një procedure në të cilën dëgjohen të dyja palët dhe këto vendime kanë fuqi ligjore, nëpërmjet mjeteve të përcaktuara nga secili shtet anëtar.
Neni 3
1. Komisioni mund të përdorë procedurën e parashikuar në këtë nen në rastet kur, përpara lidhjes së një kontrate, ai gjykon se është kryer një shkelje e qartë dhe e dukshme e së drejtës së BE-së në fushën e prokurimit publik gjatë procedurës së shpalljes së kontratës fituese, brenda fushës së zbatimit të direktivave 71/305/KEE dhe 77/62/KEE.
2. Komisioni njofton shtetet anëtare dhe autoritetin kontraktor përkatës për arsyet që e kanë bërë të dalë në përfundimin se është kryer një shkelje e qartë dhe e dukshme, dhe kërkon korrigjimin e saj.
3. Brenda 21 ditëve nga marrja e njoftimit të përmendur në paragrafin 2, shteti anëtar përkatës i komunikon Komisionit:
a) konfirmimin e tij se shkelja është korrigjuar; ose
b) një raport me arsyet përse nuk është bërë asnjë korrigjim; ose
c) një njoftim ku sqarohet se procedura e shpalljes së kontratës fituese është pezulluar ose nga autoriteti kontraktor me iniciativën e tij, ose mbi bazën e kompetencave të specifikuara në nenin 2, paragrafi 1, germa "a".
4. Raporti i arsyetuar sipas paragrafit 3, germa "b" mund të mbështetet, ndër të tjera, në faktin se shkelja e pretenduar u nënshtrohet tashmë procedurave të shqyrtimit gjyqësor ose të shqyrtimeve të tjera, ose një shqyrtimi siç përmendet në nenin 2, paragrafi 8. Në këtë rast, shteti anëtar i njofton Komisionit rezultatin e këtyre procedurave ligjore sapo ky rezultat të bëhet i ditur.
5. Kur jepet njoftimi se procedura e shpalljes së kontratës fituese është pezulluar në përputhje me paragrafin 3, germa "c", shteti anëtar në fjalë njofton Komisionin kur hiqet ky pezullim ose kur fillohet procedura për një kontratë tjetër, e cila lidhet plotësisht ose pjesërisht me objektin në fjalë. Ky njoftim duhet të konfirmojë se shkelja e pretenduar është korrigjuar ose duhet të përfshijë një raport të arsyetuar se përse nuk është bërë asnjë korrigjim.
Neni 4
1. Jo më vonë se katër vjet nga futja në zbatim e kësaj direktive, Komisioni, në konsultim me
Komitetin Këshillimor për Kontratat Publike, shqyrton mënyrën në të cilën janë zbatuar dispozitat e kësaj direktive dhe, nëse është e nevojshme, bën propozime për ndryshime.
2. Brenda datës 1 mars të çdo viti, shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit informacion për zbatimin e procedurave kombëtare të shqyrtimit gjatë vitit kalendarik pararendës. Lloji i informacionit përcaktohet nga Komisioni në konsultim me Komitetin Këshillimor për Kontratat Publike.
Neni 5
Shtetet anëtare miratojnë, deri më 1 dhjetor 1991, masat e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë. Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit kombëtar, të rregulloreve dhe të dispozitave administrative që ato miratojnë në fushën që rregullohet nga kjo direktivë.
Neni 6
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 21 dhjetor 1989.
Për Këshillin
Presidenti
É. CRESSON
1. Gazeta Zyrtare nr. C 230, 28. 8. 1987, f. 6 dhe Gazeta Zyrtare nr. C 15, 19. 1. 1989, f. 8.
2. Gazeta Zyrtare nr. C 167, 27. 6. 1988, f. 77 dhe Gazeta Zyrtare nr. C 323,
27. 12. 1989.
3. Gazeta Zyrtare nr. C 347, 22. 12. 1987, f. 23.
4. Gazeta Zyrtare nr. L 185, 16. 8. 1971, f. 5.
5. Gazeta Zyrtare nr. L 210, 21. 7. 1989, f. 1.
6. Gazeta Zyrtare nr. L 13, 15. 1. 1977, f. 1.
7. Gazeta Zyrtare nr. L 127, 20. 5. 1988, f. 1.
?_DIREKTIVA (BE) 2016/97 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 20 JANAR 2016, "PËR SHPËRNDARJEN E SIGURIMEVE" (RIFORMULIM)
-
Lexo Dokumentin
2.2.2016
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 26/19
32016L0097
DIREKTIVA (BE) 2016/97 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 20 JANAR 2016, "PËR SHPËRNDARJEN E SIGURIMEVE" (RIFORMULIM)
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 53, paragrafi 1 dhe nenin 62 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projektaktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social<href="#ntr1-L_2016026EN.01001901-E0001">1,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative<href="#ntr2-L_2016026EN.01001901-E0002">2,
Meqë:
1. Direktivës 2002/92/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit duhet t’i bëhen një sërë ndryshimesh3. Për hir të qartësisë, direktiva duhet të riformulohet.
2. Qëllimi kryesor dhe objekti i këtij riformulimi është harmonizimi i dispozitave kombëtare në lidhje me shpërndarjen e sigurimeve dhe risigurimeve dhe duke qenë se këto veprimtari kryhen në të gjithë BE-në, kjo direktivë e re duhet të bazohet në nenin 53, paragrafi 1 dhe në nenin 62 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE). Për të lejuar dispozitat e zbatueshme për zonat e mbuluara nga kjo direktivë, aty ku shihet e nevojshme, është me vend rregullimi i formës së direktivës ndaj çdo specifike ekzistuese në tregun dhe në sistemin ligjor përkatës të çdo shteti anëtar. Objektivi i kësaj direktive duhet të jetë dhe bashkërendimi i rregullave të brendshme në lidhje me aksesin në veprimtaritë e sigurimit dhe risigurimit.
3. Megjithatë, kjo direktivë synon harmonizimin minimal dhe si rrjedhojë nuk duhet të pengojë shtetet anëtare në mbajtjen ose futjen e dispozitave më të rrepta për të mbrojtur konsumatorët, me kusht që këto dispozita të jenë në përputhje me legjislacionin e BE-së, duke përfshirë edhe këtë direktivë.
4. Ndërmjetësit e sigurimit dhe risigurimit luajnë një rol qendror në shpërndarjen e produkteve të sigurimit dhe risigurimit në BE.
5. Produktet e sigurimit mund të shpërndahen nga persona dhe institucione të llojeve të ndryshme, si agjentët, brokerat dhe operatorët e "sigurimeve ndërmjet bankave", shoqëritë e sigurimit, agjentët e udhëtimit dhe kompanitë e dhënies së makinave me qira. Trajtimi i barabartë mes operatorëve dhe mbrojtja e konsumatorëve kërkon që të gjithë këta persona apo institucione të mbulohen nga kjo direktivë.
6. Konsumatorët duhet të përfitojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje, pavarësisht ndryshimeve në kanalet e shpërndarjes. Për të garantuar zbatimin e të njëjtit nivel mbrojtës dhe që konsumatori të mund të përfitojë nga standardet e krahasueshme, në veçanti në fushën e dhënies së informacionit është e rëndësishme që të ketë mundësi të barabarta mes shpërndarësve.
7. Zbatimi i Direktivës 2002/92/KE ka treguar se një sërë dispozitash kërkojnë saktësim të mëtejshëm me qëllim lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë së shpërndarjes së sigurimit, dhe se mbrojtja e konsumatorëve kërkon një zgjerim të fushës së zbatimit të kësaj direktive për të gjitha shitjet e produkteve të sigurimit. Shoqëritë e sigurimeve, të cilat shesin drejtpërdrejtë produkte sigurimesh duhet të përfshihen brenda fushës së zbatimit të kësaj direktive në mënyrë të ngjashme me agjentët dhe brokerat e sigurimeve.
8. Për të garantuar zbatimin e nivelit të njëjtë mbrojtjes, pavarësisht kanalit përmes së cilit konsumatorët blejnë një produkt sigurimi, drejtpërdrejtë një shoqërie sigurimi ose në mënyrë të tërthortë nga një ndërmjetës, fusha e zbatimit të kësaj direktive duhet të mbulojë jo vetëm shoqëritë e sigurimit ose ndërmjetësit, por edhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut që shesin produktet e sigurimit në bazë ndihmëse, siç janë agjentët e udhëtimit dhe kompanitë e dhënies me qira të makinave, përveç nëse plotësojnë kushtet për përjashtim.
9. Ende ekzistojnë ndryshime të konsiderueshme midis dispozitave kombëtare, të cilat krijojnë pengesa për fillimin dhe ushtrimin e veprimtarive të shpërndarjes së sigurimit dhe risigurimit në tregun e brendshëm. Nevojitet forcimi i mëtejshëm i tregut të brendshëm dhe promovimi i një tregu të brendshëm të mirëfilltë për produktet dhe shërbimet e sigurimit jetë dhe jojetë.
10. Turbulenca financiare e fundit dhe aktuale ka theksuar rëndësinë e garantimit të mbrojtjes efikase të konsumatorit. Kështu, është e përshtatshme të fuqizohet besimi i konsumatorëve dhe të kryhet trajtimi rregullator për shpërndarjen sa më të njëtrajtshme të produkteve të sigurimit me qëllim garantimin e nivelit të përshtatshëm të mbrojtjes së konsumatorëve në të gjithë Bashkimin Evropian. Niveli i mbrojtjes së konsumatorit duhet të rritet në raport me Direktivën 2002/92/KE me qëllim reduktimin e nevojës për masa kombëtare të ndryshme. Është e rëndësishme të merret parasysh natyra specifike e kontratave të sigurimit në krahasim me produktet e investimit të rregulluara sipas Direktivës 2014/65/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit4. Si rrjedhojë, shpërndarja e kontratave të sigurimit, duke përfshirë produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimit duhet të rregullohen sipas kësaj direktive dhe të harmonizohen me Direktivën 2014/65/BE. Standardet minimale duhet të vendosen në lidhje me rregullat e shpërndarjes dhe duhet të krijohen kushte të barabarta për të gjitha produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimit.
11. Kjo direktivë duhet të zbatohet për personat veprimtaria e të cilëve konsiston në ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes së sigurimit dhe risigurimit për palë të treta.
12. Kjo direktivë duhet të zbatohet për personat veprimtaria e të cilëve konsiston në ofrimin e informacionit në lidhje me një ose më shumë kontrata sigurimi në varësi të kritereve të përzgjedhura nga konsumatori, qoftë nëpërmjet faqes së internetit qoftë nëpërmjet mënyrave të tjera, ose ofrimin e renditjes së produkteve të sigurimit ose zbritjet në çmimin e një kontrate sigurimi kur konsumatori është në gjendje të lidhë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë një kontratë sigurimi në fund të procesit. Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet për faqet e interneti të menaxhuara nga autoritetet publike ose shoqatat e konsumatorëve, të cilët nuk kanë si qëllim të lidhin ndonjë kontratë, por thjesht krahasojnë produktet e sigurimit të disponueshme në treg.
13. Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet për veprimtari që janë thjeshtë prezantuese dhe që konsistojnë në të dhënat dhe informacionin e ofruar për ndërmjetësit në sigurime dhe shoqëritë e sigurimit ose risigurimit në lidhje me policëmbajtësin ose informacionin e ofruar për policëmbajtësit e mundshëm në lidhje me produktet e sigurimit ose risigurimit ose ndërmjetësin në sigurime ose shoqërinë e sigurimit ose risigurimit.
14. Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet për personat me një veprimtari tjetër profesionale, të tillë si ekspertët tatimorë, kontabilistët ose avokatët, të cilët ofrojnë këshillim për mbulimin me sigurime në mënyrë rastësore gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie tjetër profesionale dhe nuk duhet të zbatohet as për ofrimin e thjeshtë të informacionit të përgjithshëm për produktet e sigurimit, me kusht që qëllimi i kësaj veprimtarie të mos jetë përkrahja e konsumatorit për të lidhur ose përmbushur një kontratë sigurimi ose risigurimi. Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet as për menaxhimin profesional të pretendimeve në emër të një shoqërie sigurimi ose risigurimi dhe as për llogaritjen e humbjes ose vlerësimin e ekspertit për pretendimet.
15. Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet për personat që praktikojnë shpërndarjen e sigurimeve si një veprimtari ndihmëse ku primi nuk tejkalon një shumë të caktuar dhe rreziqet e mbuluara janë të kufizuara. Këto sigurime mund të jenë plotësuese të një malli ose shërbimi, duke përfshirë për sa i përket rrezikut të mospërdorimit të shërbimit të synuar për t’u përdorur deri në një kohë të caktuar, p.sh. në një udhëtim me tren, abonim palestre ose biletë sezonale teatri dhe rreziqe të lidhura me udhëtimin siç është anulimi i udhëtimit ose humbja e bagazheve. Megjithatë, për të garantuar që niveli i duhur i mbrojtjes së konsumatorit të shoqërojë gjithmonë veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve, një shoqëri sigurimi ose ndërmjetës sigurimi që kryen veprimtarinë e shpërndarjes nëpërmjet një ndërmjetësi sigurimi ndihmës të përjashtuar nga kërkesat e përcaktuara në këtë direktivë, duhet të sigurojë përmbushjen e kërkesave të caktuara themelore, të tilla si komunikimi i identitetit të tij dhe mënyra në të cilën mund të paraqitet ankesa, si dhe marrjen në konsideratë të kërkesave dhe nevojave të konsumatorit.
16. Kjo direktivë duhet të garantojë të njëjtin nivel mbrojtjeje të konsumatorit dhe që të gjithë konsumatorët të mund të përfitojnë nga standardet e krahasueshme. Kjo direktivë duhet të promovojë kushte të barabarta dhe konkurrencë të barabartë mes ndërmjetësve, pavarësisht nëse ata janë palë të lidhura me një shoqëri sigurimi ose jo. Konsumatorët kanë përfitime nëse produktet e sigurimit shpërndahen përmes kanaleve të ndryshme dhe përmes ndërmjetësve me forma të ndryshme të bashkëpunimit me shoqëritë e sigurimeve, me kusht që të kërkohet të zbatojnë rregulla të ngjashme për mbrojtjen e konsumatorit. Këto çështje duhet të merren parasysh nga shtetet anëtare në zbatimin e kësaj direktive.
17. Kjo direktivë duhet të marrë në konsideratë ndryshimet në llojet e kanalit të shpërndarjes. Për shembull, duhet të marrë në konsideratë karakteristikat e ndërmjetësve në sigurime, të cilët gjenden para detyrimit kontraktual të kryerjes së veprimtarisë së shpërndarjes së sigurimeve ekskluzivisht me një ose më shumë shoqëri sigurimi (palët e lidhura me shoqëritë e sigurimeve), të cilat ekzistojnë në disa tregje të shteteve anëtare dhe duhet të vendosin kushte të përshtatshme dhe proporcionale të zbatueshme për lloje të ndryshme shpërndarjeje. Në veçanti, shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të parashikojnë që shpërndarësi i sigurimeve ose risigurimeve, i cili është përgjegjës për veprimtarinë e ndërmjetësit të sigurimeve, risigurimeve ose të sigurimeve ndihmëse, të sigurojë që ky ndërmjetës të plotësojë kushtet për regjistrim dhe ta regjistrojë atë.
18. Ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse, të cilët janë persona fizikë duhet të regjistrohen në autoritetin kompetent të shtetit anëtar ku kanë vendbanimin. Për sa i përket atyre personave që udhëtojnë çdo ditë nga shteti anëtar i vendbanimit të tyre përkatëse për në shtetin anëtar ku kryejnë veprimtarinë e tyre të shpërndarjes, pra vendbanimi i tyre profesional, shteti anëtar i regjistrimit duhet të jetë ai i vendbanimit profesional. Ata ndërmjetës në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse që janë persona juridikë duhet të regjistrohen tek autoriteti kompetent i shtetit anëtar ku ata kanë adresën e regjistruar ose selinë, nëse sipas legjislacionit të tyre të brendshëm nuk kanë adresë të regjistruar. Shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të lejojnë organet e tjera të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente në regjistrimin dhe sistemimin e ndërmjetësve në sigurime. Ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse duhet të regjistrohen vetëm nëse përmbushin kushtet profesionale strikte për sa i përket aftësisë së tyre, reputacionit të mirë, mbulimit të përgjegjësisë profesionale dhe kapacitetit financiar. Ndërmjetësve tashmë të regjistruar në shtetet anëtare nuk duhet t’u kërkohet të regjistrohen përsëri sipas kësaj direktive.
19. Pamundësia e ndërmjetësve në sigurime për të operuar lirisht në gjithë BE-në pengon funksionimin e duhur të tregut të brendshëm në sigurime. Kjo direktivë është një hap i rëndësishëm drejt një niveli të shtuar të mbrojtjes së konsumatorëve dhe integrimit të tregut.
20. Ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse duhet të jenë në gjendje të gëzojnë të drejtën e lirisë së themelimit dhe lirisë për të ofruar shërbime të parashikuara në TFBE. Për rrjedhojë, regjistrimi në shtetin e tyre anëtar të origjinës duhet të bëjë të mundur që ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse të operojnë në shtete të tjera anëtare në përputhje me parimet e lirisë së themelimit dhe lirisë për të ofruar shërbime, me kusht që të ndiqen procedurat e duhura të njoftimit ndërmjet autoriteteve kompetente.
21. Për të garantuar një nivel të lartë shërbimi dhe mbrojtje efikase të konsumatorit, shtetet anëtare të origjinës dhe pritëse duhet të bashkëpunojnë ngushtë në zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë direktivë. Nëse ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse ushtrojnë veprimtarinë në shtete anëtare të ndryshme sipas lirisë për të ofruar shërbime, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës duhet të jetë përgjegjës për të garantuar pajtueshmërinë me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë për të gjithë veprimtarinë brenda tregut të brendshëm. Nëse autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës konstaton ndonjë shkelje të detyrimeve brenda territorit të tij, ai duhet të informojë autoritetin kompetent të shtetit anëtar të origjinës, i cili më pas është i detyruar të marrë masat e duhura. Në raste të tilla, veçanërisht për sa i përket shkeljeve të rregullave për reputacionin e mirë, njohuritë profesionale dhe kërkesat e kompetencës ose rregullave për ushtrimin e veprimtarisë. Gjithashtu, autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës duhet të ketë të drejtë të ndërhyjë në rast kur shteti anëtar i origjinës nuk arrin të marrë masa të përshtatshme ose nëse masat e marra janë të pamjaftueshme.
22. Në rastin e krijimit të një dege ose pranie të përhershme në shtet anëtar tjetër, është e përshtatshme që përgjegjësia për zbatim të shpërndahet mes shteteve anëtare të origjinës dhe atyre pritëse. Ndërkohë që përgjegjësia për përmbushjen e detyrimeve që prekin veprimtarinë në tërësi, siç janë rregullat për kërkesat profesionale, duhet t’i mbetet autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës sipas të njëjtit regjim si në rastin e ofrimit të shërbimeve. Autoriteti kompetent i shteti anëtar pritës duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për zbatimin e rregullave për kërkesat e informacionit dhe ushtrimin e veprimtarisë në lidhje me shërbimet e ofruara brenda territorit të tij. Megjithatë, nëse autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës konstaton ndonjë shkelje të detyrimeve brenda territorit të tij, për të cilat kjo direktivë nuk ia kalon përgjegjësinë shtetit anëtar pritës, ai duhet të informojë autoritetin kompetent të shtetit anëtar të origjinës, i cili më pas është i detyruar të marrë masat e duhura. Në raste të tilla, veçanërisht për sa i përket shkeljeve të rregullave për reputacionin e mirë, njohuritë profesionale dhe kërkesat e kompetencës. Gjithashtu, autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës duhet të ketë të drejtë të ndërhyjë në rast kur shteti anëtar i origjinës nuk arrin të marrë masa të përshtatshme ose nëse masat e marra janë të pamjaftueshme.
23. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare duhet të kenë në dispozicionin e tyre të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar ushtrimin e rregullt të veprimtarisë nga ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse në gjithë BE-në, qoftë nëse ushtrohet sipas të drejtës së themelimit ose lirisë për të ofruar shërbime. Për garantimin e efikasitetit të mbikëqyrjes, të gjitha masat e marra nga autoritetet mbikëqyrëse duhet të jenë në përpjesëtim me natyrën, shkallën dhe kompleksitetin e rreziqeve të qenësishme të një shpërndarësi përkatës, pavarësisht rëndësisë së shpërndarësit përkatës për gjithë stabilitetin e përgjithshëm financiar të tregut.
24. Shtetet anëtare duhet të vendosin një pikë të vetme informacioni që jep akses në regjistrat e tyre për ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse. Kjo pikë e vetme informacioni duhet të sigurojë gjithashtu një hyperlink-u për çdo autoritet kompetent përkatës në çdo shtet anëtar. Për të rritur transparencën dhe për të lehtësuar tregtinë ndërkufitare, Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale (EIOPA) i themeluar me Rregulloren (BE) nr. 1094/2010 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit5 duhet të vendosë, publikojë dhe të mbajë të përditësuar një bazë të dhënash elektronike të vetme që përmban një regjistër për çdo ndërmjetës sigurimi, risigurimi dhe sigurimi ndihmës që ka dhënë njoftim për qëllim ushtrimi të lirisë së themelimit ose të ofrimit të shërbimeve. Për të arritur diçka të tillë, shtetet anëtare duhet t’i ofrojnë menjëherë informacione relevante EIOPA-s. Baza e të dhënave duhet të japë një hyperlink për çdo autoritet kompetent në çdo shtet anëtar. Çdo autoritet kompetent i çdo shteti anëtar duhet të sigurojë në faqen e tij të internetit një hyperlink në bazën e të dhënave.
25. Çdo prani e përhershme e një ndërmjetësi në territorin e një shteti tjetër anëtar që është e barasvlershme me një degë duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si një degë, përveç nëse ndërmjetësi ligjërisht vendos praninë në një formë tjetër ligjore. Nëse ndodh kështu, në varësi të rrethanave të mëtejshme, edhe atëherë kur kjo prani zyrtarisht nuk merr formën e një dege, por përbëhet thjeshtë nga një zyrë e menaxhuar nga vetë stafi i ndërmjetësit ose nga një person i pavarur, por që ka autoritet të përhershëm për të vepruar për ndërmjetësin në të njëjtën mënyrë si një agjenci.
26. Duhet të përcaktohen qartë të drejtat dhe përgjegjësitë përkatëse të shteteve anëtare të origjinës dhe atyre pritëse në lidhje me mbikëqyrjen e ndërmjetësve në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse të regjistruar prej tyre ose që kryejnë veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve ose risigurimeve në territorin e tyre në ushtrim të të drejtave të lirisë së themelimit ose lirisë për të ofruar shërbime.
27. Për të trajtuar situatat në të cilat ndërmjetësi në sigurime ose sigurime ndihmëse regjistrohet në një shtet anëtar me të vetmin qëllim të shmangies së respektimit të rregullave të një shteti tjetër anëtar, i cili është vendi ku ai kryen tërësisht ose kryesisht veprimtarinë e tij, mundësia që shteti anëtar pritës të marrë masa parandaluese mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme kur veprimtaria e tij rrezikon seriozisht funksionimin e duhur të tregut të sigurimeve dhe risigurimeve të shtetit anëtar pritës dhe diçka e tillë nuk duhet të parandalohet nga kjo direktivë. Megjithatë, këto masa nuk duhet të jenë një pengesë për lirinë e ofrimit të shërbimeve dhe lirinë e themelimit dhe as barrierë aksesi në veprimtarinë ndërkufitare.
28. Është e rëndësishme të garantohet një nivel i lartë profesionalizmi dhe aftësie e ndërmjetësve në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse si dhe e punonjësve të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, të cilët janë të angazhuar në veprimtaritë përgatitore për, gjatë dhe pas shitjeve të policave të sigurimit dhe risigurimit. Prandaj, njohuritë profesionale të ndërmjetësve, ndërmjetësve në sigurime ndihmëse dhe të punonjësve të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit duhet t’i përshtaten nivelit të kompleksitetit të këtyre veprimtarive. Ndërmjetësit në sigurimet ndihmëse duhet të njohin kushtet e përgjithshme të policave që ata shpërndajnë dhe, sipas rastit, rregullat për trajtimin e pretendimeve dhe ankesave.
29. Duhet të garantohet trajnim dhe zhvillim i vazhdueshëm. Një trajnim dhe zhvillim i tillë mund të përfshijë lloje të ndryshme të mundësive të lehtësuara të të nxënit duke përfshirë kurset, mësimin nëpërmjet mjeteve elektronike dhe këshillimin. Çështjet për llojin, përmbajtjen dhe certifikatat që kërkohen ose prova të tjera të përshtatshme, si një e dhënë në një regjistër ose përfundimi me sukses i një provimi, duhet të rregullohen nga shtetet anëtare.
30. Kërkesat që lidhen me integritetin kontribuojnë në një sektor sigurimi të qëndrueshëm dhe të besueshëm dhe në objektivin e mbrojtjes të përshtatshme të policëmbajtësve. Këto kërkesa përfshijnë një dosje penale të pastër, ose ndonjë ekuivalent tjetër kombëtar në lidhje me vepra të caktuara siç janë veprat penale sipas legjislacionit për shërbimet financiare, kundërvajtjet, mashtrimet ose krimet financiare dhe shkeljet e tjera sipas ligjit për shoqëritë tregtare, ligjit për falimentimin ose ligjit për paaftësinë paguese.
31. Po aq e rëndësishme është që dhe personat përkatës brenda strukturës drejtuese të ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse, të cilët janë të përfshirë në shpërndarjen e produkteve të sigurimit dhe risigurimit, si dhe punonjësit përkatës të një shpërndarësi të sigurimeve dhe risigurimeve të angazhuar drejtpërdrejtë në shpërndarjen e sigurimeve ose risigurimeve, të zotërojnë një nivel të përshtatshëm njohurish dhe kompetencash në lidhje me veprimtarinë e shpërndarjes. Përshtatshmëria e nivelit të njohurive dhe kompetencës duhet të sigurohet nga zbatimi i kërkesave specifike profesionale dhe të njohurive për këta persona.
32. Shtetet anëtare nuk duhet të konsiderojnë si persona relevantë ata menaxherë apo punonjës që nuk janë drejtpërdrejtë të përfshirë në shpërndarjen e produkteve të sigurimit ose të risigurimit. Për sa i përket ndërmjetësve dhe shoqërive të sigurimeve dhe risigurimeve, të gjithë punonjësit e përfshirë drejtpërsëdrejti në veprimtarinë e shpërndarjes duhet të kenë një nivel të përshtatshëm njohurish dhe kompetencash, me përjashtime të caktuara, si për ata që i përkushtohen vetëm detyrave administrative. Për sa i përket ndërmjetësve në sigurime ndihmëse, të paktën personat përgjegjës për shpërndarjen e sigurimeve ndihmëse duhet të konsiderohen në mesin e punonjësve relevantë, të cilët duhet të zotërojnë një nivel të përshtatshëm njohurish dhe kompetencash. Kur shpërndarësi i sigurimeve dhe risigurimeve është një person juridik, personat brenda strukturës drejtuese të ngarkuar për zbatimin e politikave dhe procedurave që lidhen me veprimtarinë e shpërndarjes së produkteve të sigurimeve ose risigurimeve duhet të respektojnë kërkesat e duhura të njohurive dhe kompetencave. Për këtë qëllim, personi përgjegjës për veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve brenda strukturës së ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse duhet të respektojë gjithmonë kërkesat e njohurive dhe kompetencave.
33. Për ndërmjetësit dhe shoqëritë e sigurimit që japin këshilla, ose shesin produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimit për konsumatorët me pakicë, shtetet anëtare duhet të sigurohen që ata të zotërojnë një nivel të përshtatshëm njohurish dhe kompetencash në lidhje me produktet e ofruara. Këto njohuri dhe kompetenca janë veçanërisht të rëndësishme duke pasur parasysh kompleksitetin e shtuar dhe inovacionin e vazhdueshëm në projektimin e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimit. Blerja e një produkti investimi të lidhur me skemat e sigurimit nënkupton një rrezik dhe investitorët duhet të jenë në gjendje të mbështeten në informacionin dhe cilësinë e vlerësimeve të ofruara. Për më tepër, punonjësve duhet t’u jepet kohë dhe burime të mjaftueshme për të qenë në gjendje t’u ofrojnë konsumatorëve të gjithë informacionin përkatës rreth produkteve që ata ofrojnë.
34. Koordinimi i dispozitave kombëtare për kërkesat profesionale dhe regjistrimin e personave që fillojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve ose risigurimeve mund të kontribuojë si në plotësimin e tregut të brendshëm të shërbimeve financiare, ashtu edhe në rritjen e mbrojtjes së konsumatorit në këtë fushë.
35. Për të rritur tregtinë ndërkufitare, duhet të futen parime që rregullojnë njohjen e ndërsjellë të njohurive dhe aftësive të ndërmjetësve.
36. Pavarësisht sistemeve ekzistuese të pasaportave unike për siguruesit dhe ndërmjetësit, tregu i sigurimeve në Bashkimin Evropian mbetet shumë fragmentuar. Për të lehtësuar biznesin ndërkufitar dhe për të rritur transparencën ndaj konsumatorëve, shtetet anëtare duhet të garantojnë publikimin e rregullave të së "mirës së përgjithshme" të zbatueshme në territoret e tyre. Gjithashtu duhet të bëhet publik një regjistër elektronik i vetëm dhe informacioni rreth rregullave të së "mirës së përgjithshme" të shteteve anëtare të zbatueshme për shpërndarjen e sigurimeve dhe risigurimeve.
37. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis autoriteteve kompetente janë të domosdoshme për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për garantimin e qëndrueshmërisë së veprimtarisë së sigurimeve dhe risigurimeve në tregun e brendshëm. Në veçanti duhet të nxitet shkëmbimi i informacionit, si në procesin e regjistrimit ashtu edhe në vijimësi, duke iu referuar informacionit në lidhje me reputacionin e mirë dhe kompetencat profesionale dhe të njohurive të personave përgjegjës për kryerjen e veprimtarisë së një shpërndarësi sigurimesh ose risigurimesh.
38. Ekziston nevoja për procedura të përshtatshme dhe efikase të ankesave jashtë gjykatës dhe të dëmshpërblimeve në shtetet anëtare për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis shpërndarësve të sigurimeve dhe konsumatorëve duke shfrytëzuar, sipas rastit, procedurat ekzistuese. Këto procedura duhet të ekzistojnë për të trajtuar mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat dhe detyrimet sipas kësaj direktive. Këto procedura jashtë gjykate dhe të dëmshpërblimeve duhet të kërkojnë arritjen e një zgjidhje më të shpejtë dhe me më pak diskutime ndërmjet shpërndarësve të sigurimeve dhe konsumatorëve.
39. Gama e zgjeruar e veprimtarive të ndërmarra nga shumë ndërmjetës dhe shoqëri sigurimi ka rritur njëkohësisht probabilitet më të madh për konflikt interesi ndërmjet këtyre veprimtarive të ndryshme dhe interesave të konsumatorëve të tyre. Ndaj, është e nevojshme të parashikohen rregulla për garantimin e mosndikimit negativ të konflikteve të tilla në interesin e konsumatorëve të tyre.
40. Konsumatorëve duhet t’u jepet paraprakisht informacion i qartë rreth statusit të personave që shesin produkte sigurime si dhe rreth llojit të pagesës që ata pranojnë. Ky informacion duhet t’i jepet konsumatorit në fazën parakontraktuale. Roli i tij është të paraqesë marrëdhënien ndërmjet shoqërisë së sigurimeve dhe ndërmjetësit, sipas rastit, edhe llojin e shpërblimit të ndërmjetësit.
41. Për t’i ofruar konsumatorit informacion për shërbimet e ofruara të shpërndarjes së sigurimeve, pavarësisht nëse konsumatori blen nëpërmjet një ndërmjetësi ose drejtpërdrejt një shoqërie sigurimi dhe për të shmangur shtrembërimin e konkurrencës duke nxitur shoqëritë e sigurimit t’u shesin në mënyrë të drejtpërdrejtë konsumatorëve dhe jo nëpërmjet ndërmjetësve me qëllim shmangien e kërkesave të informacionit, shoqërive të sigurimit duhet t’u kërkohet gjithashtu t’u japin informacion konsumatorëve për natyrën e shpërblimit që marrin punonjësit e tyre për shitjen e produkteve të sigurimit.
42. Ndërmjetësit dhe shoqëritë e sigurimit i nënshtrohen kërkesave uniforme kur shpërndajnë produkte të investimit të lidhura me skemat e sigurimit, siç përcaktohet në Rregulloren (BE) nr. 1286/2014 të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit6. Përveç informacionit që kërkohet të jepet në formën e dokumentit kryesor të informacionit, shpërndarësit e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimit duhet të ofrojnë informacione shtesë që detajojnë çdo kosto të shpërndarjes që nuk është përfshirë në kostot e specifikuara në dokumentin kryesor të informacionit në mënyrë që konsumatori të mund të kuptojë efektin grumbullues që kanë këto kosto agregate në kthimin e investimit. Si rrjedhojë, kjo direktivë përcakton rregullat për ofrimin e informacionit rreth shpenzimeve të shërbimit të shpërndarjes për sa i përket produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimit në fjalë.
43. Duke qenë se kjo direktivë synon të rrisë mbrojtjen e konsumatorit, disa nga dispozitat e saj janë të zbatueshme vetëm në marrëdhëniet "biznes - konsumator", veçanërisht ato që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë të ndërmjetësve në sigurime ose të shitësve të tjerë të produkteve të sigurimit.
44. Për të shmangur rastet e keqshitjes, shitja e produkteve të sigurimit duhet të shoqërohet nga një analizë e kërkesave dhe nevojave në bazë të informacionit që vjen nga konsumatori. Çdo produkt sigurimi që i propozohet konsumatorit duhet të jetë gjithmonë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tij dhe duhet të t’i parashtrohet atij në një formë të kuptueshme për të bërë të mundur që ai të marrë një vendim të informuar.
45. Kur këshillat jepen para shitjes së produktit të sigurimit, përveç detyrës për të specifikuar kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve, konsumatorit duhet t’i jepet edhe një rekomandim i personalizuar duke i shpjeguar se pse një produkt specifik përmbush kërkesat dhe nevojat e tij të sigurimit.
46. Shtetet anëtare duhet të kërkojnë që politikat e shpërblimit të shpërndarësve të sigurimeve në lidhje me punonjësit ose përfaqësuesit e tyre të mos dëmtojnë aftësinë e tyre për të vepruar në përputhje me interesat më të mira të konsumatorëve dhe të mos i parandalojnë ata që të bëjnë një rekomandim të përshtatshëm ose të paraqesin informacion në një formë që është e drejtë, e qartë dhe jo mashtruese. Shpërblimi në bazë të objektivave të shitjes nuk duhet të jetë stimul për t’i rekomanduar një produkt të caktuar konsumatorit.
47. Është e rëndësishme që konsumatorët të dinë nëse kanë të bëjnë me një ndërmjetës që ofron këshilla mbi bazën e një analize të drejtë dhe personale. Për të vlerësuar nëse numri i kontratave dhe ofruesve që merren në konsideratë nga ndërmjetësi është mjaft i madh për mbulimin e një analize të drejtë dhe personale, duhet të merren në konsideratë, ndër të tjera, nevojat e konsumatorit, numri i ofruesve në treg, pjesa e tregut të këtyre ofruesve, numri i produkteve të sigurimit përkatës i disponueshëm nga secili ofrues dhe tiparet e këtyre produkteve. Kjo direktivë nuk duhet të pengojë shtetet anëtare të vendosin kërkesën që një ndërmjetës i sigurimeve, i cili dëshiron të japë këshilla në bazë të një analize të drejtë dhe personale mbi një kontratë sigurimi, të japë këshilla të tilla për të gjitha kontratat e sigurimit që një ndërmjetës i tillë i sigurimeve shpërndan.
48. Përpara nënshkrimit të kontratës, duke përfshirë rastin e shitjeve pa këshilla, konsumatorit duhet t’i jepet informacion relevant rreth produktit të sigurimit për të bërë të mundur që ai të marrë një vendim të informuar. Dokumenti i informacionit rreth produktit të sigurimit duhet të japë informacion të standardizuar rreth produkteve të sigurimit jojetë. Ai duhet të hartohet nga shoqëria përkatëse e sigurimit ose, në shtetin anëtar përkatës, nga një ndërmjetës në sigurime që lëshon produktin e sigurimit. Ndërmjetësi në sigurime duhet t’i shpjegojë konsumatorit tiparet kryesore të produkteve të sigurimit që shet, dhe për këtë arsye stafit të tij duhet t’i jepen burime dhe kohë e përshtatshme për të realizuar diçka të tillë.
49. Në rastin e një sigurimi kolektiv, "konsumatori" është përfaqësuesi i një grupi anëtarësh që nënshkruan një kontratë sigurimi në emër të grupit të anëtarëve ku ky anëtar përkatës nuk mund të marrë një vendim individual për t’u futur, p.sh. në skemën e pensioneve profesionale të detyrueshme. Përfaqësuesi i grupit, menjëherë pas regjistrimit të anëtarit në sigurimin kolektiv, sipas rastit, duhet të ofrojë dokumentin e informacionit rreth produktit të sigurimit dhe informacion rreth ushtrimit të veprimtarisë së shpërndarësit.
50. Duhet të përcaktohen rregulla uniforme për t’i dhënë konsumatorit mundësinë e zgjedhjes së mënyrës në të cilën do t’i ofrohet informacioni, duke lejuar përdorimin e komunikimeve elektronike aty ku është e përshtatshme dhe duke pasur parasysh rrethanat e transaksionit. Megjithatë, konsumatorit duhet t’i jepet mundësia për ta marrë informacionin në format fizik. Me qëllim që konsumatori të ketë akses në informacion, të gjitha informacionet parakontraktuale duhet të jenë të aksesueshme dhe pa pagesë.
51. Është më pak e nevojshme që ky informacion të jepet kur konsumatori kërkon mbulim risigurimi ose sigurimi për rreziqet tregtare dhe industriale, ose vetëm për qëllime të shpërndarjes së produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve, në rastin kur konsumatori është një klient profesionist siç përcaktohet në Direktivën 2014/65/BE.
52. Kjo direktivë duhet të specifikojë detyrimet minimale të shpërndarësve të sigurimeve në ofrimin e informacionit për konsumatorët. Shteti anëtar duhet të jetë në gjendje të mbajë dhe të miratojë dispozita më të rrepta në fushën e ofrimit informacionit të cilat mund të vendosen nga shpërndarësit e sigurimeve pavarësisht dispozitave të shtetit të tyre anëtar të origjinës ku këta shpërndarës ushtrojnë veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve në atë territor të shtetit anëtar, me kusht që këto dispozita më të rrepta të jenë në përputhje me legjislacionin e BE-së, duke përfshirë Direktivën 2000/31/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit7. Përveç dispozitave të përcaktuara në këtë direktivë, shteti anëtar që propozon zbatimin dhe zbaton dispozitat që rregullojnë shpërndarësit e sigurimeve dhe shitjen e produkteve të sigurimit duhet të garantojë që barra administrative që rrjedh nga këto dispozita të jetë në proporcion me mbrojtjen e konsumatorit dhe që ajo të mbetet e kufizuar.
53. Praktikat e shitjeve të ndërthurura janë strategji të zakonshme të përdorura nga shpërndarësit e sigurimeve në të gjithë Bashkimin Evropian. Ato sigurojnë përfitime për konsumatorët, por gjithashtu mund të përfaqësojnë praktika, ku interesat e konsumatorëve nuk merren parasysh siç duhet. Kjo direktivë nuk duhet të parandalojë shpërndarjen e policave të sigurimit që mbulojnë disa rreziqe.
54. Dispozitat e kësaj direktive për sa i përket shitjeve të ndërthurura nuk duhet të cenojnë zbatimin e akteve legjislative të BE-së ku parashikohen rregulla të zbatueshme për praktikat e shitjeve të ndërthurura për disa kategori mallrash ose shërbimesh.
55. Për të garantuar përmbushjen e nevojave të tregut të synuar me produktet e sigurimit, shoqëritë e sigurimit dhe, në shtetet anëtare ku ndërmjetësit në sigurime prodhojnë produktet për shitje tek konsumatorët, ndërmjetësit në sigurime duhet të mbajnë, operojnë dhe shqyrtojnë procesin për miratimin e secilit produkt sigurimi. Kur shpërndarësi i sigurimeve këshillon ose propozon produkte sigurimi të cilat nuk i prodhon, ai në çdo rast duhet të jetë në gjendje të kuptojë karakteristikat dhe tregun objektiv të identifikuar të këtyre produkteve. Kjo direktivë nuk duhet të kufizojë varietetin dhe fleksibilitetin e qasjeve që shoqëritë përdorin për të zhvilluar produktet e reja.
56. Produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimit zakonisht u vihen në dispozicion konsumatorëve si alternativa të mundshme ose zëvendësuese të produkteve të investimit sipas Direktivës 2014/65/BE. Për të ofruar mbrojtje të qëndrueshme të investitorit dhe për të shmangur rrezikun e shitjes së njëkohshme në disa tregje është e rëndësishme që produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimeve, përveç standardeve mbi ushtrimin e veprimtarisë të përcaktuara për të gjitha produkteve e sigurimeve, t’u nënshtrohen edhe standardeve specifike që synojnë trajtimin e elementit të investimit të përfshirë në këto produkte. Standarde të tilla specifike duhet të përfshijnë sigurimin e informacionit të duhur, kërkesat për këshilla të përshtatshme dhe kufizimet në shpërblim.
57. Për të garantuar që asnjë tarifë ose komision apo përfitim jomonetar në lidhje me shpërndarjen e një produkti investimi të lidhur me skemat e sigurimeve, i paguar për ose i paguar nga cilado palë, përveç konsumatorit ose një personi në emër të tij, të mos ketë ndikim negativ në cilësinë e shërbimit përkatës ndaj konsumatorit, shpërndarësi i sigurimeve duhet të marrë masa të përshtatshme dhe proporcionale në mënyrë që të shmanget një ndikim i tillë negativ. Për këtë qëllim, shpërndarësi i sigurimeve duhet të përgatisë, miratojë dhe rishikojë rregullisht politikat dhe procedurat për konfliktet e interesit me qëllim shmangien e çdo ndikimi negativ në cilësinë e shërbimit përkatës për konsumatorin dhe garantimin se konsumatori është informuar siç duhet për tarifat, komisionet ose përftimet.
58. Për garantimin e pajtueshmërisë së shoqërive të sigurimeve dhe personave që ushtrojnë veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve me dispozitat e kësaj direktive, si dhe për garantimin e nënshtrimit të tyre ndaj trajtimit të ngjashëm në të gjithë Bashkimin Evropian, shteteve anëtare u kërkohet sigurimi i sanksioneve administrative dhe masave të tjera efikase, proporcionale dhe parandaluese. Në komunikimin e Komisionit, datë 8 dhjetor 2010, "Për përforcimin e regjimeve të sanksioneve në sektorin e shërbimeve financiare" është kryer një shqyrtim i kompetencave ekzistuese dhe i zbatimit të tyre në praktikë me qëllim nxitjen e konvergjencës së sanksioneve dhe masave të tjera. Si rrjedhojë, sanksionet administrative dhe masat e tjera të përcaktuara nga shtetet anëtare duhet të përmbushin disa kërkesa thelbësore në lidhje me të adresuarit, kriteret e marra në konsideratë gjatë zbatimit të sanksionit ose masës dhe botimin.
59. Edhe pse asgjë nuk ndalon shtetet anëtare të përcaktojnë rregullat e sanksioneve administrative dhe penale për të njëjtat shkelje, shteteve anëtare nuk u kërkohet përcaktimi i rregullave të sanksioneve administrative, të cilat i nënshtrohen të drejtës kombëtare penale që lidhen me shkeljet e kësaj direktive Në përputhje me të drejtën e brendshme, shtetet anëtare nuk detyrohen të vendosin njëkohësisht sanksione administrative dhe penale për të njëjtën shkelje, por kjo bëhet e mundur në rastin kur e drejta e brendshme e lejon këtë veprim. Megjithatë, mbajtja e sanksioneve penale në vend të sanksioneve administrative, në lidhje me shkeljet e kësaj direktive nuk duhet të ulë ose ndryshe të ndikojë në aftësinë e autoriteteve kompetente për të bashkëpunuar, për të pasur akses dhe për të shkëmbyer informacion në kohën e përshtatshme me autoritetet kompetente të shteteve të tjera anëtare, sipas qëllimit të kësaj direktive, duke përfshirë çdo referim të shkeljeve përkatëse pranë autoriteteve kompetente juridike për ndjekje penale.
60. Në veçanti, autoriteteve kompetente duhet t’u jepet kompetenca e caktimit të gjobave mjaftueshmërisht të larta për reduktimin e përfitimeve të pritshme dhe për parandalimin, duke përfshirë rastet e institucioneve të mëdha dhe të menaxherëve të tyre.
61. Për ofrimin e mbrojtjes së qëndrueshme të investitorit dhe për shmangien e rrezikut të shitjes së njëkohshme në disa tregje, në rastin e shkeljeve në lidhje me shpërndarjen e produktit të investimit të lidhur me skemat e sigurimeve, është e rëndësishme që sanksionet administrative dhe masat e tjera të përcaktuara nga shtetet anëtare të bashkërendohen me ato të përcaktuara në Rregulloren (BE) nr. 1286/2014.
62. Për garantimin e zbatimit konsistent të sanksioneve në të gjithë Bashkimin Evropian, shteteve anëtare duhet të sigurohen që autoritetet kompetente të marrin në konsideratë të gjitha rrethanat përkatëse gjatë përcaktimit të llojit të sanksioneve administrative ose të masave dhe të nivelit të gjobave administrative.
63. Për të siguruar që vendimet për shkeljet nga autoritetet kompetente të kenë një efekt parandalues ndaj publikut në përgjithësi dhe për të informuar pjesëmarrësit e tregut për sjelljen, e cila konsiderohet e dëmshme për konsumatorët, këto vendime duhet të publikohen, me kusht që afati kohor për depozitimin e ankimimit të ketë kaluar dhe ankimimi të mos jetë depozituar, përveç nëse ky zbulim rrezikon stabilitetin e tregjeve financiare ose një hetim në vazhdim. Kur legjislacioni i brendshëm parashikon publikimin e sanksioneve dhe masave të tjera objekti i një ankimimi, ky informacion si dhe rezultati i ankimimit duhet gjithashtu të publikohet pa vonesa të panevojshme. Në çdo rast, nëse publikimi i sanksioneve ose masave të tjera do të shkaktonte dëme joproporcionale te palët e përfshira, autoriteti kompetent duhet të jetë në gjendje të vendosë mospublikimin e sanksioneve ose masave të tjera dhe publikimin e tyre në mënyrë anonime.
64. Për të zbuluar shkeljet e mundshme, autoritetet kompetente duhet të kenë kompetencat e nevojshme hetuese dhe duhet të ngrenë mekanizma efektivë për të mundësuar raportimin e shkeljeve të mundshme ose reale.
65. Kjo direktivë duhet t’i referohet si sanksioneve administrative ashtu edhe masave të tjera, pavarësisht cilësimit të tyre si sanksion ose masë sipas legjislacionit të brendshëm.
66. Kjo direktivë nuk duhet të cenojë asnjë dispozitë në legjislacionin e shteteve anëtare që lidhet me veprat penale.
67. Për të arritur objektivat e përcaktuara në këtë direktivë, kompetencat për të miratuar aktet në përputhje me nenin 290 të TFBE-së duhet t’i delegohen Komisionit, në lidhje me kontrollin e produkteve dhe kërkesat rregullatore për të gjitha produktet dhe në lidhje me shpërndarjen e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve, menaxhimin e konflikteve të interesit, kushtet sipas të cilave stimujt mund të paguhen ose të merren dhe vlerësimin e përshtatshmërisë. Është shumë e rëndësishme që gjatë punës së tij përgatitore Komisioni të kryejë konsultimet e duhura, duke përfshirë atë në nivel ekspertësh. Komisioni, gjatë përgatitjes dhe hartimit të akteve të deleguara, duhet të sigurojë një transmetim të njëkohshëm, në kohën dhe mënyrën e duhur, të dokumenteve përkatëse pranë Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
68. Standardet teknike në shërbimet financiare duhet të garantojnë harmonizimin konsistent dhe mbrojtjen e duhur të konsumatorëve në të gjithë Bashkimin Evropian. Si organ tepër i specializuar i ekspertizës, vetëm EIOPA-s duhet t’i besohet shtjellimi i draftit të standardeve teknike rregullatore dhe zbatuese të cilat nuk kërkojnë zgjedhje të politikave, për t’ia dorëzuar Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit.
69. Në përputhje me kuptimin e përgjithshëm për aktet e deleguara midis Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit, pa cenuar rishikimin e tij të mëtejshëm, Komisioni duhet të marrë parasysh periudhën e kundërshtimit si dhe procedurat e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit lidhur me datën e përcjelljes së aktit të deleguar. Për më tepër, në përputhje me kuptimin e përgjithshëm për aktet e deleguara, pa cenuar rishikimin e tij të mëtejshëm dhe, sipas rastit, në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1094/2010, transparenca e duhur dhe kontaktet e përshtatshme me Parlamentin Evropian dhe me Këshillin duhet të garantohen para miratimit të aktit të deleguar.
70. Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit8 dhe Rregullorja (KE) nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit9 duhet të rregullojë përpunimin e të dhënave personale të kryer nga EIOPA brenda kuadrit të kësaj direktive, nën mbikëqyrjen e Mbikëqyrësit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave.
71. Kjo direktivë respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, siç sanksionohen në Traktate.
72. Kjo direktivë nuk duhet të shkaktojë shumë vështirësi për shpërndarësit e vegjël dhe të mesëm të sigurimeve dhe risigurimeve. Një nga mjetet, përmes të cilave arrihet ky objektiv është zbatimi i duhur i parimit të proporcionalitetit. Ky parim duhet të zbatohet, si për kërkesat e vendosura nga shpërndarësit e sigurimeve dhe të risigurimeve, si dhe për ushtrimin e kompetencave mbikëqyrëse.
73. Duhet të kryhet një rishikim i kësaj direktive pesë vjet pas datë së hyrjes së saj në fuqi për të marrë në konsideratë zhvillimet e tregut si dhe zhvillimet në fusha të tjera të legjislacionit të BE-së ose përvojat e shteteve anëtare në zbatimin e legjislacionit të BE-së, veçanërisht për sa i përket produkteve që mbulohen nga Direktiva 2003/41/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit10.
74. Direktiva 2002/92/KE duhet të shfuqizohet 24 muaj pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj direktive. Megjithatë, kreu IIIA i Direktivës 2002/92/KE duhet të fshihet me efekt që nga data e hyrjes në fuqi të kësaj direktive.
75. Detyrimi për transpozimin e kësaj direktive në legjislacionin e brendshëm duhet të kufizohet në ato dispozita që paraqesin ndryshime thelbësore me Direktivën 2002/92/KE. Detyrimi për transpozimin e dispozitave të pandryshuara lind nga ajo direktivë.
76. Kjo direktivë nuk duhet të cenojë detyrimet e shteteve anëtare për afatin kohor për transpozim në legjislacionin e brendshëm dhe zbatimin e Direktivës 2002/92/KE.
77. Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u këshillua në përputhje me nenin 28, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 45/2001, dhe shprehu mendimin e tij më 23 nëntor 201211.
78. Meqenëse objektivat e kësaj direktive nuk mund të arrihen plotësisht kur shtetet anëtare veprojnë në mënyrë të njëanshme dhe ku, për shkak të shkallës dhe efekteve të saj, mund të arrihen më mirë në nivelin e Bashkimit Evropian, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit për Bashkimin Evropian. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo direktivë nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave.
79. Në përputhje me Deklaratën Politike të Përbashkët të Shteteve Anëtare dhe të Komisionit, datë 28 shtator 2011, për dokumentet shpjeguese, shtetet anëtare angazhohen të shoqërojnë, në raste të argumentuara, njoftimin për masat e tyre transpozuese me një ose më shumë dokumente që shpjegojnë marrëdhënien mes pjesëve të një direktive dhe pjesëve përkatëse të instrumenteve kombëtare të transpozimit. Në lidhje me këtë direktivë, ligjvënësi e konsideron transmetimin e këtyre dokumenteve si të justifikuar,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
KREU I
FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Objekti
1. Kjo direktivë përcakton rregullat për fillimin dhe ushtrimin e veprimtarive të shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve në BE.
2. Kjo direktivë zbatohet për çdo person fizik dhe juridik që është i themeluar në një shtet anëtar ose dëshiron të themelohet aty për të filluar dhe ushtruar veprimtarinë e shpërndarjes së produkteve të sigurimit dhe risigurimit.
3. Kjo direktivë nuk zbatohet për ndërmjetësit në sigurime ndihmëse që kryejnë veprimtari të shpërndarjes së sigurimeve vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme:
a) sigurimi është plotësues i mallit ose shërbimit të ofruar nga ofruesi, kur ky sigurim mbulon:
I. rrezikun për avari, humbje ose dëmtim të mallit ose mospërdorim të shërbimit të ofruar nga ofruesi i shërbimit; ose
II. dëmtimin ose humbjen e bagazheve dhe rreziqet e tjera që lidhen me udhëtimin e rezervuar tek ofruesi;
b) shuma e primit të paguar për produktin e sigurimit nuk është mbi 600 euro, e llogaritur në bazë pro ratavjetore;
c) duke deroguar nga germa "b", kur sigurimi është plotësues për shërbimin e përmendur në germën "a" dhe kohëzgjatja e këtij shërbimi është tre muaj ose më pak, shuma e primit të paguar për person nuk është mbi 200 euro.
4. Kur kryejnë një veprimtari shpërndarjeje përmes një ndërmjetësi në sigurime ndihmëse, i cili është i përjashtuar nga zbatimi i kësaj direktive sipas paragrafit 3, shtetet anëtare sigurohen që shoqëria e sigurimit ose ndërmjetësi në sigurime të garantojë se:
a) para nënshkrimit të kontratës, konsumatorit i është vënë në dispozicion informacioni rreth identitetit dhe adresës së tij dhe rreth procedurave të përmendura në nenin 14, duke u mundësuar konsumatorëve dhe palëve të tjera të interesuara paraqitjen e ankesave;
b) para propozimit për kontratën janë vendosur masa të përshtatshme dhe proporcionale për të qenë në përputhje me nenet 17 dhe 24 dhe për të marrë në konsideratë kërkesat dhe nevojat e konsumatorit;
c) para nënshkrimit të kontratës konsumatorit i është dhënë dokumenti i informacionit për produktin e sigurimit i përmendur në nenin 20, paragrafi 5.
5. Shtetet anëtare sigurohen që autoritetet kompetente të monitorojnë tregun, duke përfshirë tregun për produktet e sigurimeve ndihmëse të cilat tregtohen, shpërndahen ose shiten në dhe nga shteti i tyre anëtar. EIOPA mund të lehtësojë dhe koordinojë këtë monitorim.
6. Kjo direktivë nuk zbatohet për veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve për rreziqet dhe angazhimet jashtë BE-së.
Kjo direktivë nuk cenon legjislacionin e shtetit anëtar në lidhje me veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve të ushtruara nga shoqëritë ose ndërmjetësit në sigurime dhe risigurime të regjistruar në një vend të tretë dhe që operojnë në territorin e tij sipas parimit të lirisë për të ofruar shërbime, me kusht që të garantohet trajtimi i barabartë i të gjithë personave që kryejnë ose janë të autorizuar për të kryer veprimtari të shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve në atë treg.
Kjo direktivë nuk rregullon veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve të kryera në vendet e treta.
Shtetet anëtare informojnë Komisionin për çdo vështirësi të përgjithshme që mund të hasin shpërndarësit e tyre të sigurimeve dhe risigurimeve gjatë themelimit ose kryerjes së veprimtarive të sigurimeve dhe risigurimeve në çdo vend të tretë.
Neni 2
Përkufizime
1. Për qëllimet e kësaj direktive:
1. "shpërndarje sigurimesh" janë veprimtaritë e këshillimit, propozimit ose realizimit të punës paraprake për nënshkrimin e kontratave të sigurimit, nënshkrimi i këtyre kontratave, ose asistimi në administrimin dhe realizimin e tyre, veçanërisht në rastin e një ankese, duke përfshirë ofrimin e informacionit lidhur me një ose më shumë kontrata sigurimi në përputhje me kriteret e përzgjedhura nga konsumatorët përmes një faqe interneti ose mënyrave të tjera dhe hartimi i një liste klasifikimi të produkteve të sigurimeve, ku përfshihet krahasimi i çmimit dhe produktit ose uljet e çmimit të kontratës së sigurimit, kur konsumatori është në gjendje të lidhë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kontratën e sigurimit nëpërmjet një faqe interneti ose mënyrave të tjera;
2. "shpërndarje risigurimesh" janë veprimtaritë e këshillimit, propozimit ose realizimit të punës paraprake për nënshkrimin e kontratave të risigurimeve, nënshkrimi i këtyre kontratave ose asistimi në administrimin dhe realizmin e tyre, veçanërisht në rastin e një ankese, duke përfshirë kur ato kryhen nga një shoqëri risigurimi pa ndërhyrjen e ndërmjetësit në risigurime;
3. "ndërmjetës në sigurime" është çdo person fizik ose juridik, i ndryshëm nga sipërmarrja e sigurimeve ose risigurimeve ose punonjësit e saj, dhe i ndryshëm nga ndërmjetësi në sigurime ndihmëse, që për përftime fillojnë dhe ushtrojnë një veprimtari të shpërndarjes së sigurive;
4. "ndërmjetës në sigurime ndihmëse" është çdo person fizik dhe juridik, përveç institucioneve të kreditit dhe firmave të investimit siç përcaktohet në pikat 1 dhe 2 të nenit 4, paragrafi 1 i Rregullores (BE) nr. 575/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit12, që për përfitime fillojnë dhe ushtrojnë një veprimtari për shpërndarjen e sigurimeve në bazë ndihmëse, me kusht që të përmbushin të gjitha kushtet e mëposhtme:
a) veprimtaria kryesore profesionale e këtij personi fizik ose juridik të jetë e ndryshme nga ajo e shpërndarjes së sigurimeve;
b) personi fizik ose juridik të shpërndajë vetëm disa produkte sigurimi që janë plotësuese të një malli ose shërbimi;
c) produktet e sigurimit në fjalë të mos mbulojnë sigurimin e jetës ose rreziqet e detyrimeve, përveç nëse mbulojnë plotësues të mallit ose shërbimit që ndërmjetësi ofron si pjesë e veprimtarisë së tij kryesore profesionale;
5. "ndërmjetës në risigurime" është çdo person fizik ose juridik, i ndryshëm nga sipërmarrja e risigurimeve ose punonjësit e saj, që për përftime fillojnë dhe ushtrojnë një veprimtari të shpërndarjes së risigurimeve;
6. "sipërmarrje sigurimesh" është një sipërmarrje siç përcaktohet në nenin 13 pika 1 e Direktivës 2009/138/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit13;
7. "sipërmarrje risigurimi" është një sipërmarrje risigurimi siç përcaktohet në pikën 13 të nenit 4 të Direktivës 2009/138/KE;
8. "shpërndarës sigurimesh" është çdo ndërmjetës në sigurime, ndërmjetës në sigurime ndihmëse ose sipërmarrje sigurimesh;
9. "shpërblim" është çdo komision, shumë, tarifë ose pagesë tjetër, duke përfshirë përfitimet ekonomike të çdo lloji ose çdo avantazh tjetër financiar ose jofinanciar ose stimul i ofruar ose i dhënë në lidhje me veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve;
10. "shtet anëtar i origjinës" është:
a) nëse ndërmjetësi është person fizik, shteti anëtar në të cilin ndodhet zyra e tij qendrore;
b) nëse ndërmjetësi është person juridik, shteti anëtar në të cilin ndodhet zyra e tij e regjistruar ose nëse sipas legjislacionit të tij kombëtar nuk ka zyrë të regjistruar, shteti anëtar në të cilin ndodhet selia e tij;
11. "shtet anëtar pritës" është shteti anëtar në të cilin një ndërmjetës në sigurime ose risigurime ka praninë e përhershme ose vendndodhjen ose ofron shërbime dhe që nuk është shteti anëtar i tij i origjinës;
12. "degë" është një agjenci ose një degë e një ndërmjetësi që ndodhet në territorin e shtetit anëtar të ndryshëm nga ai i shteti anëtar të origjinës;
13. "lidhje të ngushta" janë lidhjet e ngushta siç përcaktohet në nenin 13, pika 17 e Direktivës 2009/138/EC;
14. "vendndodhje kryesore e ushtrimit të veprimtarisë’" është vendndodhja nga ku menaxhohet veprimtaria kryesore;
15. "këshillë" është dhënia e rekomandimeve personale për një konsumator, qoftë me kërkesë, apo me iniciativën e shpërndarësit të sigurimeve, në lidhje me një ose më shumë kontrata sigurimesh;
16. "rrezik i madh" është rreziku i madh siç përcaktohet në pikën 13 të nenit 27 të Direktivës 2009/138/KE;
17. "produkti i lidhur me skemën e investimeve" është produkti i skemës së sigurimeve, i cili ofron maturimin ose vlerën e dorëzimit, dhe në të cilin, maturimi ose vlera e dorëzimit ekspozohet plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ndaj luhatjeve të tregut, pa përfshirë:
a) produktet e sigurimit jojetë, siç renditen në shtojcën I të Direktivës 2009/138/KE (klasat e sigurimit jojetë);
b) kontratat e sigurimit të jetës, për të cilat përfitimet sipas kontratës paguhen vetëm në rast vdekjeje ose në lidhje me paaftësinë për shkak të dëmtimeve, sëmundjeve ose paaftësive fizike apo mendore;
c) produktet e pensionit, të cilat njihen sipas të drejtës së brendshme se kanë qëllim parësor sigurimin e të ardhurave për investitorin e dalë në pension, dhe të cilat i japin investitorit të drejta mbi përfitime të caktuara;
d) skemat e pensioneve profesionale, të njohura zyrtarisht, që përfshihen në qëllimin e Direktivës 2003/41/KE ose Direktivën 2009/138/KE;
e) produktet e pensioneve individuale, të cilat sipas të drejtës së brendshme, i kërkojnë punëdhënësit kontributin financiar, dhe për të cilat punëdhënësi ose punëmarrësi nuk kanë të drejtë zgjedhjeje në lidhje me produktin e pensionit ose ofruesin;
18. "mjete rezistente" është çdo instrument, i cili:
a) lejon konsumatorin të ruajë informacionin që i drejtohet personalisht atij, në mënyrë të aksesueshme për t’iu referuar në të ardhmen dhe për një periudhë të përshtatshme kohore, për qëllime informimi; dhe
b) lejon riprodhimin e pandryshuar të informacionit të ruajtur.
2. Për qëllime të pikave 1 dhe 2 të paragrafit 1, sa më poshtë konsiderohet se përbën shpërndarjen e sigurimeve ose të risigurimeve:
a) ofrimi i informacionit në bazë rastësore në kuadër të një veprimtarie tjetër profesionale kur:
I. ofruesi nuk ndërmerr hapa shtesë për të ndihmuar në nënshkrimin ose realizimin e kontratës së sigurimit;
II. objekti i kësaj veprimtarie nuk është asistimi i konsumatorit në nënshkrimin ose realizimin e kontratës së sigurimit;
b) menaxhimi i pretendimeve nga një shoqëri sigurimi ose risigurimi në mënyrë profesionale, rregullimi i humbjeve dhe vlerësimi i ekspertit për pretendimet;
c) ofrimi i thjeshtë i të dhënave dhe informacionit rreth policëmbajtësve të mundshëm për ndërmjetësit në sigurime, risigurime, shoqëritë e sigurimit ose risigurimit kur ofruesi nuk merr hapa të mëtejshme për të ndihmuar në lidhjen e një kontrate sigurimi ose risigurimi;
d) ofrimi i thjeshtë i informacionit rreth produkteve të sigurimit dhe risigurimit, për ndërmjetësit në sigurime dhe risigurime, shoqëritë e sigurimit ose risigurimit për policëmbajtësit e mundshëm ndërkohë që ofruesi nuk merr hapa të mëtejshëm për të ndihmuar në lidhjen e një kontrate sigurimi ose risigurimi.
KREU II
KËRKESAT PËR REGJISTRIMIN
Neni 3
Regjistrimi
1. Ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse regjistrohen pranë autoritetit kompetent në shtetin anëtar të tyre të origjinës.
Sipas kësaj direktive nuk kërkohet regjistrimi i shoqërive të sigurimit dhe risigurimit si dhe i punonjësve të tyre.
Pa cenuar nënparagrafin e parë dhe në zbatim të kërkesave të përcaktuara në nenin 10, shtetet anëtare mund të parashikojnë që shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit, ndërmjetësit dhe organet e tjera të mund të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente për regjistrimin e ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse.
Në veçanti, ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse mund të regjistrohen nga një shoqëri sigurimi ose risigurimi, ndërmjetës në sigurime ose risigurime ose nga një shoqatë e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit ose ndërmjetës në sigurime ose risigurime nën mbikëqyrjen e autoritetit kompetent.
Një ndërmjetës në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse mund të veprojë nën përgjegjësinë e një shoqërie sigurimi ose risigurimi ose të një ndërmjetësi tjetër. Në këtë rast, shtetet anëtare mund të parashikojnë që shoqëria e sigurimit dhe risigurimit ose ndërmjetësit e tjerë të jenë përgjegjës për të garantuar përmbushjen e kushteve për regjistrim nga ndërmjetësi në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse, duke përfshirë kushtet e përcaktuara në pikën "c" të nënparagrafit të parë të paragrafit 6.
Shtetet anëtare mund të parashikojnë që shoqëritë e sigurimit ose risigurimit ose ndërmjetësit e tjerë që mbajnë përgjegjësi për ndërmjetësin në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse të regjistrojnë këtë ndërmjetës në sigurime ose sigurime ndihmëse.
Shtetet anëtare nuk kanë pse zbatojnë kërkesën e përmendur në nënparagrafin e parë për të gjithë personat fizikë që punojnë për ndërmjetësin në sigurime ose risigurime ose sigurime ndihmëse dhe që ushtrojnë veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve.
Shtetet anëtare sigurohen që në regjistra të specifikohen emrat e personave fizikë brenda strukturës drejtuese të shpërndarësit të sigurimeve dhe risigurimeve, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e sigurimeve dhe risigurimeve.
Më tej, regjistrat tregojnë shtetet anëtare në të cilat ndërmjetësi kryen veprimtarinë sipas rregullave për lirinë e themelimit ose lirinë për të ofruar shërbime.
2. Shtetet anëtare mund të kenë më shumë se një regjistër për ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse me kusht që ata të përcaktojnë kriteret sipas të cilave do të regjistrohen ndërmjetësit.
Shtetet anëtare krijojnë një sistem regjistrimi në internet. Ky sistem është i aksesueshëm lehtësisht dhe mundëson plotësimin e formularit të regjistrimit direkt në internet.
3. Në rast se ka më shumë se një regjistër në një shtet anëtar, ky i fundit krijon një pikë të vetme informacioni që mundëson akses të shpejtë dhe të lehtë në informacionin e këtyre regjistrave, i cili hartohet në mënyrë elektronike dhe mbahet i përditësuar. Pika e informacionit i jep autoriteteve kompetente të shtetit të saj anëtar të origjinës detajet identifikuese.
4. EIOPA krijon, publikon në faqen e internetit dhe mban të përditësuar një regjistër elektronik të vetëm që përmban të dhëna për ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse të cilët kanë shprehur synimin e tyre për të ushtruar veprimtari ndërkufitare në përputhje me kreun III. Për të arritur diçka të tillë, shtetet anëtare i ofrojnë menjëherë informacione relevante EIOPA-s. Regjistri përmban lidhjet që të çojnë te faqet e internetit të autoriteteve kompetente të secilit shtet anëtar dhe të cilat mund të aksesohen nga vetë ato.
EIOPA ka të drejtën e aksesit në të dhënat e ruajtura në regjistrin e përmendur në nënparagrafin e parë. EIOPA dhe autoritetet kompetente kanë të drejtën e modifikimit të këtyre të dhënave. Subjektet e të dhënave, të dhënat personale të të cilave janë ruajtur në regjistër dhe janë shkëmbyer, kanë të drejtë hyrjeje në këto të dhëna të ruajtura si dhe të drejtën për t’u informuar siç duhet.
EIOPA krijon një faqe interneti me hyperlink-ë për në çdo pikë të vetme informacioni ose regjistër, sipas rastit, të krijuar nga shtetet anëtare në përputhje me paragrafin 3.
Shtetet anëtare të origjinës garantojnë që regjistrimi i ndërmjetësve në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse të jetë subjekt i përmbushjes së kërkesave përkatëse të përcaktuara në nenin 10.
Vlefshmëria e regjistrimit i nënshtrohet rishikimeve të rregullta nga autoriteti kompetent.
Shtetet anëtare të origjinës sigurohen që ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse të cilët nuk përmbushin më kërkesat e përcaktuara në nenin 10 të fshihen nga regjistri. Sipas rastit, shteti anëtar i origjinës informon shtetin anëtar pritës për këtë fshirje.
5. Shtetet anëtare sigurohen që aplikimet nga ndërmjetësit për t’u përfshirë në regjistër të trajtohen brenda tre muajve nga paraqitja e aplikimit të plotë dhe që aplikuesi të njoftohet menjëherë për vendimin.
6. Shtetet anëtare sigurohen që i gjithë informacioni i mëposhtëm të kërkohet si kusht për regjistrimin e ndërmjetësve në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse:
a) identitetet e aksionarëve ose anëtarëve, qoftë persona fizikë ose juridikë që zotërojnë mbi 10% të aksioneve si ndërmjetës dhe shumat e këtyre aksioneve;
b) identitetet e personave që kanë lidhje të ngushta me ndërmjetësin;
c) informacionin që këto aksione ose lidhje të ngushta nuk pengojnë ushtrimin efikas të funksioneve mbikëqyrëse të autoritetit kompetent.
Shtetet anëtare sigurohen që ndërmjetësit të informojnë menjëherë autoritetet kompetente për çdo ndryshim në informacionin e ofruar në përputhje me këtë paragraf.
7. Shtetet anëtare sigurohen që autoritetet kompetente të refuzojnë regjistrimin nëse ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative të një vendi të tretë që rregullojnë një ose më shumë persona fizikë ose juridikë me të cilët ndërmjetësi ka lidhje të ngushta, ose vështirësitë që hasen në zbatimin e këtyre ligjeve, rregulloreve apo dispozitave administrative, pengojnë ushtrimin efektiv të funksioneve të tyre mbikëqyrëse.
KREU III
LIRIA PËR TË OFRUAR SHËRBIME DHE LIRIA E THEMELIMIT
Neni 4
Ushtrimi i lirisë për të ofruar shërbime
1. Çdo ndërmjetës në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse që synon të ushtrojë veprimtarinë brenda territorit të një shteti tjetër anëtar, në kuadrin e lirisë për të ofruar shërbime, i komunikon autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës të tij informacionet e mëposhtme:
a) emrin, adresën dhe, sipas rastit, numrin e regjistrimit të ndërmjetësit;
b) shtetin anëtar ose shtetet anëtare ku ndërmjetësi synon të operojë;
c) kategorinë e ndërmjetësit dhe, sipas rastit, emrin e çdo shoqërie sigurimi ose risigurimi të përfaqësuar;
d) klasat përkatëse të sigurimeve, nëse ka.
2. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës, brenda një muaji pas marrjes së informacionit të parashikuar në paragrafin 1, ia përcjell këtë informacion autoritetit kompetent të shtetit anëtar pritës, i cili konfirmon menjëherë marrjen e tij. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës informon me shkrim ndërmjetësin në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse se autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës ka marrë informacionin dhe se ndërmjetësi mund të fillojë veprimtarinë e tij në shtetin anëtar pritës. Njëkohësisht, kur është e zbatueshme, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës i komunikon ndërmjetësit faktin se informacioni lidhur me dispozitat ligjore të përmendura në nenin 11, paragrafi 1, të zbatueshme në shtetin anëtar pritës disponohet përmes mjeteve të përmendura në nenin 11, paragrafi 3 dhe 4 dhe, gjithashtu se ndërmjetësi duhet të zbatojë këto dispozita në mënyrë që të fillojë veprimtarinë e tij në shtetin anëtar pritës.
3. Në rastin e ndryshimit të ndonjë detaji të komunikuar në përputhje me paragrafin 1, ndërmjetësi në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse ia njofton me shkrim këtë ndryshim autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës, të paktën një muaj përpara zbatimit të ndryshimit. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës informohet gjithashtu për këtë ndryshim nga autoriteti i shtetit anëtar të origjinës sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se një muaj nga data e marrjes së informacionit nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës.
Neni 5
Shkelja e detyrimeve gjatë ushtrimit të lirisë për të ofruar shërbime
1. Kur autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës ka arsye për të besuar se një ndërmjetës në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse që vepron brenda territorit të tij në kuadër të lirisë për të ofruar shërbime është në shkelje të ndonjë detyrimi të përcaktuar në këtë direktivë, ai ja komunikon këto arsye autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës.
Pas vlerësimit të informacionit të marrë sipas nënparagrafit të parë, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës, sipas rastit, dhe nëse është rasti, merr sa më shpejt që të jetë e mundur masat e përshtatshme për të zgjidhur situatën. Ai informon autoritetin kompetent të shtetit anëtar pritës për çdo masë të marrë.
Nëse pavarësisht masave të marra nga shteti anëtar i origjinës ose për shkak se këto masa të marra rezultojnë të pamjaftueshme ose nuk ekzistojnë, ndërmjetësi në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse vazhdon të veprojë në një mënyrë që cenon në masë të gjerë interesat e konsumatorëve të shtetit anëtar pritës ose funksionimin e rregullt të tregjeve të sigurimit dhe risigurimit, pasi të ketë informuar autoritetin kompetent të shtetit anëtar të origjinës, autoriteti kompetent i shtetit pritës merr masat e duhura për të parandaluar parregullsitë e mëtejshme, duke përfshirë, për sa kohë që është shumë e nevojshme, parandalimin e kryerjes së veprimtarive të reja në territorin e tij nga ndërmjetësi.
Përveç kësaj, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës ose shteti anëtar pritës mund t’ia drejtojnë këtë çështje EIOPA-s dhe të kërkojnë ndihmën e saj në përputhje me nenin 19 të Rregullores (BE) nr. 1094/2010. Në këtë rast, EIOPA mund të veprojë në përputhje me kompetencat që i janë dhënë nga ky nen.
2. Paragrafi 1 nuk ndikon në kompetencat e shtetit anëtar pritës për të marrë masa të përshtatshme për parandalimin dhe penalizimin e parregullsive të kryera brenda territorit të tij, në rastin kur nevojiten masa të menjëhershme për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve. Kjo kompetencë përfshin mundësinë e parandalimit të kryerjes së veprimtarive të reja në territorin e tij nga ndërmjetësi në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse.
3. Çdo masë e miratuar nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës sipas këtij neni i komunikohet ndërmjetësit përkatës në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse nëpërmjet një dokumenti të arsyetuar mirë dhe i cili i përcillet menjëherë autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës, EIOPA-s dhe Komisionit.
Neni 6
Ushtrimi i lirisë së themelimit
1. Shtetet anëtare garantojnë që çdo ndërmjetës në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse që ka si qëllim të ushtrojë lirinë e tij të themelimit duke krijuar një degë ose prani të përhershme brenda territorit të një shtetit tjetër anëtar t’ia komunikojë këtë qëllim autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës dhe t’i ofrojë atij informacionet e mëposhtme:
a) emrin, adresën dhe, sipas rastit, numrin e regjistrimit të ndërmjetësit;
b) shtetin anëtar brenda territorit të të cilit ndërmjetësi planifikon të themelojë degën ose praninë e përhershme;
c) Kategorinë e ndërmjetësit dhe, sipas rastit, emrin e çdo shoqërie sigurimi ose risigurimi të përfaqësuar;
d) klasat përkatëse të sigurimeve, nëse ka;
e) adresën në shtetin anëtar pritës nga ku mund të merren dokumentet;
f) emrat e personave përgjegjës për administrimin e degës ose të pranisë së përhershme.
Çdo prani e përhershme e një ndërmjetësi në territorin e një shteti tjetër anëtar që është e barasvlershme me një degë duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si një degë, përveç nëse ndërmjetësi ligjërisht vendos këtë prani në një formë tjetër ligjore.
2. Me përjashtim të rasteve kur autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës ka arsye të vejë në dyshim përshtatshmërinë e strukturës organizative ose situatën financiare të ndërmjetësit në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse, duke marrë parasysh veprimtaritë e parashikuara të shpërndarjes, brenda një muaji nga marrja e informacionit të përmendur në paragrafin 1, ai i komunikon këtë informacion autoritetit kompetent të shtetit anëtar pritës, i cili konfirmon menjëherë marrjen e tij. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës informon me shkrim ndërmjetësin në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse se autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës ka marrë informacionin.
Brenda një muaji nga marrja e informacionit të përmendur në nënparagrafin e parë, autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës i komunikon autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës dispozitat ligjore të përmendura në nenin 11, paragrafi 1, përmes mjeteve të përmendura në nenin 11, paragrafi 3 dhe 4 të zbatueshme në territorin e tij. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës i komunikon këtë informacion ndërmjetësit dhe e informon atë se mund të fillojë veprimtarinë e tij në shtetin anëtar pritës me kusht që të përmbushë këto dispozita ligjore.
Kur nuk bëhet asnjë komunikim brenda periudhës së parashikuar në nënparagrafin e parë, ndërmjetësi në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse mund të themelojë degën dhe të fillojë veprimtarinë e tij.
3. Nëse autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës refuzon t’i komunikojë informacionin e përmendur në paragrafin 1 autoritetit kompetent të shtetit anëtar pritës, ai, brenda një muaji nga marrja e të gjithë informacionit të përmendur në paragrafin 1, i paraqet ndërmjetësit në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse arsyet e refuzimit.
Refuzimi i përmendur në nënparagrafin dhe moskomunikimi i informacionit të përmendur në paragrafin 1 nga ana e autoritetit kompetent do të jetë objekt ankimi në gjykatat e shtetit anëtar të origjinës.
4. Në rastin e ndryshimit të ndonjë detaji të komunikuar në përputhje me paragrafin 1, ndërmjetësi në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse ia njofton me shkrim këtë ndryshim autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës, të paktën një muaj përpara zbatimit të ndryshimit. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës informohet gjithashtu për këtë ndryshim nga autoriteti i shtetit anëtar të origjinës sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se një muaj nga data e marrjes së informacionit nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës.
Neni 7
Ndarja e kompetencave mes shteteve anëtare të origjinës dhe atyre pritëse
1. Nëse vendndodhja kryesore e ndërmjetësit në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse gjendet në një shtet anëtar të ndryshëm nga shteti anëtar i origjinës, autoriteti kompetent i atij shteti tjetër anëtar mund të pajtohet me autoritetin kompetent të shtetit anëtar të origjinës për të vepruar sikur të ishte autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës në lidhje me dispozitat e krerëve IV, V, VI dhe VII. Në rast të një pajtimi të tillë, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës njofton pa vonesë ndërmjetësin në sigurime, risigurime ose ndërmjetësin në sigurime ndihmëse dhe EIOPA-n.
2. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës ka përgjegjësinë për të siguruar që shërbimet e ofruara nga institucioni brenda territorit të tij të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në krerët V dhe VI dhe me masat e miratuara në përputhje me to.
Autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës ka të drejtën e shqyrtimit të marrëveshjeve të degës dhe të kërkojë këto ndryshime, të nevojshme për t’i lejuar autoritetit kompetent zbatimin e detyrimeve sipas kreut V dhe VI, si dhe masat e miratuara në përputhje me to, në lidhje me shërbimet ose aktivitetet e ofruara nga dega, brenda territorit të tij.
Neni 8
Shkelja e detyrimeve gjatë ushtrimit të lirisë së themelimit
1. Kur autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës konstaton se ndërmjetësi në sigurime, risigurime ose ndërmjetësi në sigurime ndihmëse është në shkelje të dispozitave ligjore ose rregullatore të miratuara në atë shtet anëtar në përputhje me dispozitat e krerëve V dhe VI, ky autoritet mund të marrë masa të përshtatshme.
2. Nëse autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës ka arsye për të besuar se një ndërmjetës në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse që vepron brenda territorit të tij nëpërmjet një dege është në shkelje të ndonjë detyrimi të parashikuar në këtë direktivë dhe kur ky autoritet kompetent nuk ka përgjegjësi në pajtim me nenin 7, paragrafi 2, i komunikon këto arsye autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës. Pas vlerësimit të informacionit të marrë, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës, sipas rastit, dhe nëse është rasti, merr sa më shpejt që të jetë e mundur masat e përshtatshme për të zgjidhur situatën. Ai informon autoritetin kompetent të shtetit anëtar pritës për çdo masë të marrë.
3. Nëse pavarësisht masave të marra nga shteti anëtar i origjinës ose për shkak se këto masa të marra rezultojnë të pamjaftueshme ose nuk ekzistojnë, ndërmjetësi në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse vazhdon të veprojë në një mënyrë që cenon në masë të gjerë interesat e konsumatorëve të shtetit anëtar pritës ose funksionimin e rregullt të tregjeve të sigurimit dhe risigurimit, pasi të ketë informuar autoritetin kompetent të shtetit anëtar të origjinës, autoriteti kompetent i shtetit pritës merr masat e duhura për të parandaluar parregullsitë e mëtejshme, duke përfshirë, për sa kohë që është shumë e nevojshme, parandalimin e kryerjes së veprimtarive të reja në territorin e tij nga ndërmjetësi.
Përveç kësaj, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës ose shteti anëtar pritës mund t’ia drejtojnë këtë çështje EIOPA-s dhe të kërkojnë ndihmën e saj në përputhje me nenin 19 të Rregullores (BE) nr. 1094/2010. Në këtë rast, EIOPA mund të veprojë në përputhje me kompetencat që i janë dhënë nga ky nen.
4. Paragrafët 2 dhe 3 nuk ndikojnë në kompetencat e shtetit anëtar pritës për të marrë masa të përshtatshme dhe jodiskriminuese për parandalimin dhe penalizimin e parregullsive të kryera brenda territorit të tij, në situata ku nevojiten patjetër masa të menjëhershme për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve të shtetit anëtar pritës dhe kur masat ekuivalente të shtetit anëtar të origjinës janë të pamjaftueshme ose nuk ekzistojnë. Në situata të tilla, shteti anëtar pritës ka mundësinë të ndalojë kryerjen e veprimtarive të tjera nga ndërmjetësit në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse në territorin e tij.
5. Çdo masë e miratuar nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës sipas këtij neni i komunikohet ndërmjetësit përkatës në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse nëpërmjet një dokumenti të arsyetuar mirë dhe i cili i përcillet menjëherë autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës, EIOPA-s dhe Komisionit.
Neni 9
Kompetencat në lidhje me dispozitat kombëtare të miratuara në interes të së mirës së përgjithshme
1. Kjo direktivë nuk ndikon në kompetencat e shteteve anëtare pritëse për të marrë masa të përshtatshme dhe jodiskriminuese për penalizimin e parregullsive të kryera brenda territoreve të tyre, të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e tyre ligjore të përmendura në nenin 11, paragrafi 1, për arsye të nevojës ekstreme. Në situata të tilla, shtetet anëtare pritëse kanë mundësinë të ndalojnë kryerjen e veprimtarive të tjera nga ndërmjetësit në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse në territorin e tyre.
2. Për më tepër, kjo direktivë nuk ndikon në kompetencat e autoritetit kompetent të shtetit anëtar pritës për të marrë masa të duhura në mënyrë që të parandalojë kryerjen e veprimtarisë brenda territorit të tij nga shpërndarësit e sigurimeve të regjistruar në një shtet anëtar tjetër, në përputhje me lirinë për të ofruar shërbime dhe, sipas rastit, lirinë e themelimit, nëse veprimtaria përkatëse i drejtohet tërësisht ose kryesisht territorit të shtetit anëtar pritës me qëllimin e vetëm për të shmangur dispozitat ligjore që do të zbatoheshin nëse shpërndarësi i sigurimeve në fjalë do të kishte vendqëndrimin e tij apo selinë e regjistruar në këtë shtet anëtar pritës dhe përveç kësaj, nëse veprimtaria e tij rrezikon seriozisht funksionimin e duhur të tregjeve të sigurimeve dhe risigurimeve në shtetin anëtar pritës në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve. Në këtë rast, autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës, pasi të ketë informuar autoritetin kompetent të shtetit anëtar të origjinës mund të marrë të gjitha masat e duhura të nevojshme në lidhje me shpërndarësin e sigurimeve për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve në shtetin anëtar pritës. Autoritetet kompetente të përfshira mund t’ia drejtojnë këtë çështje EIOPA-s dhe të kërkojnë ndihmën e saj në përputhje me nenin 19 të Rregullores (BE) nr. 1094/2010, dhe në këtë rast EIOPA mund të veprojë në përputhje me kompetencat që i janë dhënë nga ky nen në rast mosmarrëveshje midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare pritëse dhe të origjinës.
KREU IV
KËRKESAT ORGANIZATIVE
Neni 10
Kërkesat profesionale dhe organizative
1. Shtetet anëtare të origjinës sigurohen që shpërndarësit e sigurimeve dhe risigurimeve si dhe shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit që ushtrojnë veprimtaritë e sigurimeve dhe risigurimeve të zotërojnë njohuri dhe aftësi të duhura për të kryer detyrat e tyre dhe për të përmbushur detyrimet siç duhet.
2. Shtetet anëtare të origjinës sigurohen që ndërmjetësit në sigurime dhe risigurime dhe punonjësit e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, si dhe punonjësit e ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime të përmbushin kërkesat për trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional për të mbajtur një nivel të duhur performance që përkon me rolin që ata kanë dhe me tregun përkatës.
Për këtë qëllim, shtetet anëtare të origjinës vendosin dhe publikojnë mekanizma për të kontrolluar në mënyrë efikase dhe për të vlerësuar njohuritë dhe kompetencën e ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime, të punonjësve të shoqërive dhe ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime, minimalisht në bazë 15 orëve trajnim dhe zhvillim profesional në vit, duke marrë parasysh natyrën e produkteve të shitura, llojin e shpërndarësit, rolin që ata kryejnë, dhe veprimtarinë e kryer brenda shpërndarësit të sigurimeve dhe risigurimeve.
Shtetet anëtare të origjinës mund të kërkojnë që përfundimi me sukses i kërkesave të trajnimit dhe zhvillimit të provohet me marrjen e një certifikate.
Shtetet anëtare përshtatin kushtet e kërkuara në lidhje me njohuritë dhe aftësitë në përputhje me veprimtarinë përkatëse të shpërndarësve të sigurimeve ose risigurimeve dhe produkteve të shpërndara, veçanërisht në rastin e ndërmjetësve të sigurimeve ndihmëse. Shtetet anëtare mund të parashikojnë që për rastet e përmendura në nënparagrafin e tretë të nenit 3, paragrafi 1, në lidhje me punonjësit e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit të përfshirë në shpërndarjen e sigurimeve dhe risigurimeve, shoqëria ose ndërmjetësi i sigurimeve ose risigurimeve të verifikojë që njohuritë dhe aftësitë e ndërmjetësve të jenë në përputhje me detyrimet e parashikuara në paragrafin 1 dhe, nëse është nevoja, t’u japë këtyre ndërmjetësve mënyra trajnimi ose zhvillimi profesional që përkojnë me kërkesat që kanë të bëjnë me produktet që ata shesin.
Nuk është e nevojshme që shtetet anëtare të zbatojnë kërkesat e përmendura në paragrafin 1 dhe në nënparagrafin e parë të këtij paragrafi për të gjithë personat fizikë që punojnë në një shoqëri ose ndërmjetës në sigurime dhe risigurime që ndjekin veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve. Mirëpo, shtetet anëtare sigurohen që personat përkatës brenda strukturës drejtuese të këtyre shoqërive që janë përgjegjës për shpërndarjen në lidhje me produktet e sigurimeve dhe risigurimeve dhe të gjithë personat e tjerë që janë të angazhuar drejtpërdrejt në shpërndarjen e sigurimeve ose risigurimeve të dëshmojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për realizimin e detyrave të tyre.
Ndërmjetësit në sigurime dhe risigurime vërtetojnë përputhshmërinë me kërkesat profesionale përkatëse për njohuritë dhe aftësitë të parashikuara në shtojcën I.
3. Personat fizikë që punojnë në një shoqëri sigurimi ose risigurimi ose për ndërmjetës në sigurime ose risigurime që ushtrojnë veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve duhet të kenë reputacion të mirë. Ata duhet të kenë minimalisht një dosje penale të pastër ose ndonjë ekuivalent tjetër kombëtar në lidhje me veprat e rënda penale të lidhura me krimet kundër pronës ose me krimet e lidhura me veprimtaritë financiare dhe nuk duhet të jenë shpallur në procedurë falimentimi në të shkuarën, përveç nëse janë trajtuar në përputhje me legjislacionin e brendshëm.
Shtetet anëtare, në përputhje me nënparagrafin e tretë, neni 3, paragrafi 1, mund të lejojnë shpërndarësin e sigurimeve ose risigurimeve të verifikojë reputacionin e mirë të punonjësve të tij dhe, sipas rastit, të ndërmjetësve të tij në sigurime ose risigurime.
Nuk është e nevojshme që shtetet anëtare të zbatojnë kërkesën e përmendur në nënparagrafin e parë të këtij paragrafi për të gjithë personat fizikë që punojnë në një shoqëri ose ndërmjetës sigurimesh ose risigurimesh, me kusht që këta persona fizikë të jenë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shpërndarjen e sigurimeve dhe risigurimeve. Shtetet anëtare sigurohen që këtë kërkesë ta përmbushë struktura drejtuese e këtyre shoqërive dhe personeli i angazhuar drejtpërdrejtë në shpërndarjen e sigurimeve dhe risigurimeve.
Për sa u përket ndërmjetësve në sigurime ndihmëse, shtetet anëtare garantojnë që personat përgjegjës për shpërndarjen e sigurimeve ndihmëse të përmbushin kushtin e përmendur në nënparagrafin e parë.
4. Ndërmjetësit në sigurime dhe risigurime duhet të kenë sigurim të përgjegjësisë profesionale për të gjithë territorin e BE-së ose një formë të ngjashme garancie kundrejt përgjegjësive që lindin nga pakujdesia profesionale, për të paktën 1 250 000 euro për çdo kërkesë për dëmshpërblim dhe për 1 850 000 euro gjithsej në vit për të gjitha kërkesat për dëmshpërblim, nëse një sigurim apo garanci të tillë nuk e ka vendosur në dispozicion më parë shoqëria e sigurimit, risigurimit ose ndonjë shoqëri tjetër për llogari të së cilës vepron ndërmjetësi në sigurime ose risigurime apo për të cilën i është dhënë kompetencë për të vepruar ndërmjetësit në sigurime ose risigurime ose nëse shoqëria në fjalë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për veprimet e ndërmjetësit.
5. Shtetet anëtare u kërkojnë ndërmjetësve në sigurimeve ndihmëse që të zotërojnë sigurim të përgjegjësisë profesionale ose garanci të krahasueshme në një nivel të përcaktuar nga shtetet anëtare duke marrë parasysh natyrën e produkteve të shitura dhe veprimtarinë e kryer.
6. Shtetet anëtare marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur konsumatorët nga pamundësia e ndërmjetësit në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse për t’ia kaluar primin shoqërisë së sigurimit ose për t’ia kaluar shumën e dëmshpërblimit ose primin e kthyer personit të siguruar.
Këto masa marrin njërën ose disa prej këtyre formave:
a) dispozita të parashikuara me ligj ose kontratë në zbatim të të cilave fondet që klienti ia paguan ndërmjetësit trajtohen sikur t’i jenë paguar shoqërisë, ndërsa fondet që shoqëria ia paguan ndërmjetësit nuk trajtohen sikur t’i jenë paguar klientit deri në momentin kur klienti i merr faktikisht ato;
b) kërkesa që ndërmjetësit në sigurime të kenë zotësi financiare që arrin në çdo moment nivelin prej 4% të shumës së primeve vjetore të arkëtuara, por asnjëherë më pak se 18 750 euro;
c) kërkesa që fondet e klientëve të transferohen nëpërmjet llogarive rreptësisht të veçuara të klientëve dhe që këto llogari të mos përdoren për të rimbursuar kreditorët e tjerë në rast falimentimi;
d) kërkesa për krijimin e një fondi garancie.
7. Shumat e përmendura në paragrafin 4 dhe 6 shqyrtohen rregullisht nga EIOPA për të marrë në konsideratë ndryshimet e Indeksit Evropian të Çmimit të Konsumatorit të publikuar nga Eurostati. Shqyrtimi i parë do të bëhet jo më vonë se 31 dhjetori 2017 dhe shqyrtimet e mëpasshme çdo pesë vjet pas datës së shqyrtimit të mëparshëm.
EIOPA harton projekt-standardet teknike rregulluese që përshtatin shumën bazë në euro të përmendur në paragrafët 4 dhe 6 me ndryshimin në përqindje të Indeksit të përmendur në nënparagrafin e parë të këtij paragrafi gjatë periudhës midis 1 janarit 2013 dhe 31 dhjetorit 2017 ose nga data e shqyrtimit të fundit deri në datën e shqyrtimit të ri, duke e rrumbullakosur në euron më të afërt prej 10.
EIOPA ia paraqet Komisionit këto projekt-standarde teknike rregulluese jo më vonë se 30 qershori 2018 dhe projekt-standardet teknike rregulluese vijuese çdo pesë vjet pas kësaj date.
Komisionit i delegohen kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore të përmendura në nënparagrafin e dytë dhe të tretë të këtij paragrafi, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1094/2010.
8. Për të garantuar përputhshmërinë me kërkesat në paragrafët 1, 2, dhe 3 shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit miratojnë, zbatojnë dhe rishikojnë rregullisht politikat dhe procedurat e duhura të brendshme.
Shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit identifikojnë një funksion për të garantuar zbatimin e duhur të politikave dhe procedurave të miratuara.
Shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit vendosin, mbajnë dhe përditësojnë të gjitha të dhënat e nevojshme të dokumentacionit përkatës në lidhje me zbatimin e paragrafëve 1, 2 dhe 3. Shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit, sipas kërkesës, i vënë në dispozicion emrin e personit përgjegjës për këtë funksion autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës.
Neni 11
Publikimi i rregullave të së "mirës së përgjithshme"
1. Shtetet anëtare garantojnë që autoritetet e tyre kompetente të bëjnë publikimin e duhur të dispozitave përkatëse ligjore të brendshme që janë në mbrojtje të së mirës së përgjithshme, duke përfshirë dhe informacionin nëse dhe si shteti anëtar ka zgjedhur të zbatojë dispozitat më të rrepta të parashikuara në nenin 29, paragrafi 3, të cilat zbatohen për kryerjen e veprimtarisë së shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve në territoret e tyre.
2. Përveç dispozitave të përcaktuara në këtë direktivë, shteti anëtar që propozon zbatimin dhe zbaton dispozitat që rregullojnë veprimtarinë e shpërndarjes së sigurimeve duhet të garantojë që barra administrative që rrjedh nga këto dispozita të jetë në proporcion me mbrojtjen e konsumatorit. Shteti anëtar vijon me monitorimin e këtyre dispozitave për të garantuar përputhshmërinë e tyre me këtë paragraf.
3. EIOPA përfshin në faqen e saj të internetit hyperlink-ët që të çojnë te faqet e internetit të autoriteteve kompetente ku është publikuar informacioni për rregullat e së mirës së përgjithshme. Ky informacion përditësohet rregullisht nga autoritet kompetente kombëtare dhe EIOPA e bën të disponueshëm informacionin në faqen e saj të internetit me të gjitha rregullat kombëtare të së mirës së përgjithshme të kategorizuara në fusha të ndryshme përkatëse të së drejtës.
4. Shtetet anëtare caktojnë një pikë të vetme kontakti që është përgjegjëse për ofrimin e informacionit mbi rregullat e së mirës së përgjithshme në shtetin anëtar përkatës. Kjo pikë kontakti duhet të jetë një autoritet i duhur kompetent.
5. Në kuadër të funksionimit të duhur të kësaj direktive dhe të tregut të brendshëm para datës 23 shkurt 2019, EIOPA në një raport shqyrton dhe informon Komisionin për rregullat e së mirës së përgjithshme të publikuara nga shtetet anëtare të përmendura në këtë nen.
Neni 12
Autoritetet kompetente
1. Shtetet Anëtare caktojnë autoritetet kompetente të cilave u jepet kompetenca për të siguruar vënien në zbatim të kësaj direktive. Ato e informojnë për këtë Komisionin, duke cilësuar çdo ndarje të detyrave.
2. Autoritetet e përmendura në paragrafin 1 janë autoritete publike ose organe të njohura nga legjislacioni i brendshëm ose nga autoritetet publike, dhe të cilave u jepen shprehimisht kompetencat për këtë qëllim nga legjislacioni i brendshëm. Ato nuk janë shoqëri ose shoqata sigurimi ose risigurimi, anëtarët e të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë përfshijnë shoqëritë e sigurimit ose risigurimit ose ndërmjetësit në sigurime ose risigurime, pa cenuar mundësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve kompetente dhe organeve të tjera kur kjo është parashikuar shprehimisht në nenin 3, paragrafi 1.
3. Autoriteteve kompetente u jepen të gjitha kompetencat e nevojshme për kryerjen e detyrave. Shtetet anëtare që në territorin e tyre kanë më shumë se një autoritet kompetent, sigurohen që këto autoritete të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që të kryejnë detyrat e tyre përkatëse me efektivitet.
Neni 13
Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare
1. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare të ndryshme bashkëpunojnë midis tyre dhe shkëmbejnë çdo informacion përkatës për shpërndarësit e sigurimeve dhe risigurimeve për të siguruar zbatimin e duhur të dispozitave të kësaj direktive.
2. Në veçanti, gjatë procesit të regjistrimit dhe në vazhdimësi, autoritetet kompetente shkëmbejnë informacion përkatës në lidhje me reputacionin e mirë, njohuritë profesionale dhe kompetencën e shpërndarësve të sigurimeve dhe risigurimeve.
3. Autoritetet kompetente shkëmbejnë gjithashtu informacion për shpërndarësit e sigurimeve dhe risigurimeve, të cilët i janë nënshtruar një sanksioni ose masave të tjera të përmendura në kreun VII dhe ky informacion mund të çojë në fshirjen e këtyre shpërndarësve nga regjistri.
4. Të gjithë personave që ju kërkohet të marrin ose të zbulojnë informacion në lidhje me këtë direktivë janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional në të njëjtën mënyrë siç përcaktohet në nenin 64 të Direktivës 2009/138/KE.
Neni 14
Ankesat
Shtetet anëtare garantojnë vendosjen e procedurave që lejojnë klientët dhe palët e tjera të interesuara, veçanërisht shoqatat e konsumatorit, të paraqesin ankesa për shpërndarësit e sigurimeve dhe risigurimeve. Në të gjitha rastet, ankesat marrin përgjigje.
Neni 15
Dëmshpërblimet jashtë gjykatës
1. Shtetet anëtare garantojnë që në përputhje me aktet legjislative përkatëse të BE-së dhe legjislacionin e brendshëm, të përcaktohen procedura të përshtatshme, efikase, të paanshme dhe të pavarura të ankesave jashtë gjykatës dhe të dëmshpërblimeve ndërmjet konsumatorëve dhe shpërndarësve të sigurimeve në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo direktivë, duke përdorur organet ekzistuese aty ku është e përshtatshme. Shtetet anëtare garantojnë zbatimin e këtyre procedurave dhe shtrirjen në mënyrë efektive të kompetencave të organit përkatës tek shpërndarësit e sigurimeve kundër të cilëve janë nisur procedurat.
2. Shtetet anëtare sigurohen që organet e përmendura në paragrafin 1 të bashkëpunojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkufitare që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet që lindin sipas kësaj direktive.
Neni 16
Kufizimet e përdorimit për ndërmjetësit
Shtetet anëtare sigurojnë që shoqëritë dhe ndërmjetësit në sigurime dhe risigurime të përdorin vetëm shërbimet e shpërndarjes së sigurimeve dhe risigurimeve të ndërmjetësve të regjistruar në sigurime, risigurime dhe sigurime ndihmëse duke përfshirë ata të përmendur në nenin 1, paragrafi 3.
KREU V
KËRKESAT PËR INFORMACION DHE RREGULLAT E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË
Neni 17
Parimi i përgjithshëm
1. Shtetet anëtare sigurohen që shpërndarësi i sigurimit të veprojë gjithmonë me ndershmëri, drejtësi dhe profesionalizëm në përputhje me interesat e klientëve të tij, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shpërndarjes së sigurimit.
2. Pa cenuar Direktivën 2005/29/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit14, shtetet anëtare sigurohen që i gjithë informacioni i marketimit lidhur me objektin e kësaj direktive, duke përfshirë komunikimet e drejta, të adresuara nga shpërndarësi i sigurimeve për konsumatorët ose konsumatorët e mundshëm të jetë i saktë, i qartë dhe joçorientues. Të identifikohen gjithmonë në mënyrë të qartë komunikimet e marketimit si të tilla.
3. Shtetet anëtare sigurohen që shpërndarësit e sigurimeve të mos kenë vendosur ose të mos vendosin nivele të tilla page apo të vlerësojnë performancën e punonjësve të tyre në mënyrë të tillë që do të binte ndesh me detyrimin e tyre për të vepruar në përputhje me interesin më të lartë të konsumatorëve të tyre. Në veçanti, shpërndarësi i sigurimeve nuk bën marrëveshje në bazë të pagës, objektivave të shitjes ose të tjera, të cilat do të nxisnin vetë atë ose punonjësit e tij që t’i rekomandonin konsumatorit një produkt të caktuar sigurimi, ndërkohë që shpërndarësi i sigurimit mund të ofrojë një produkt tjetër sigurimi, i cili plotëson më mirë nevojat e konsumatorit.
Neni 18
Informacioni i përgjithshëm që jep ndërmjetësi ose shoqëria e sigurimit
Shtetet anëtare garantojnë që:
a) në momentin e duhur përpara lidhjes së kontratës së sigurimit, ndërmjetësi në sigurime i jep konsumatorëve informacionet e mëposhtme:
I. identitetin dhe adresën e vet dhe faktin se është ndërmjetës në sigurime;
II. nëse ofron këshilla për produktet e shitura të sigurimit;
III. procedurat e përmendura në nenin 14 që i japin mundësi konsumatorëve dhe palëve të tjera të interesuara të regjistrojnë ankesa për ndërmjetësin në sigurime dhe për procedurat e ankesave jashtë gjykatës dhe të dëmshpërblimeve të përmendura në nenin 15;
IV. regjistrin ku është i regjistruar dhe mënyrën si mund të verifikohet që është i regjistruar; dhe
V. nëse ndërmjetësi në sigurime përfaqëson konsumatorin ose po vepron për dhe në emër të shoqërisë së sigurimit;
b) në momentin e duhur përpara lidhjes së kontratës së sigurimit, shoqëria e sigurimit i jep konsumatorëve informacionet e mëposhtme:
I. identitetin dhe adresën e vet dhe faktin se është shoqëri sigurimi;
II. nëse ofron këshilla për produktet e shitura të sigurimit;
III. procedurat e përmendura në nenin 14 që i japin mundësi konsumatorëve dhe palëve të tjera të interesuara të regjistrojnë ankesa për shoqërinë e sigurimit dhe për procedurat e ankesave jashtë gjykatës dhe të dëmshpërblimeve të përmendura në nenin 15.
Neni 19
Konfliktet e interesit dhe transparenca
1. Shtetet anëtare sigurohen që në momentin e duhur, përpara lidhjes së kontratës të sigurimit, ndërmjetësi në sigurime t’i ofrojë klientit të paktën informacionet e mëposhtme:
a) nëse ka pjesëmarrje, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që përfaqëson 10 % ose më shumë të të drejtave të votës ose të kapitalit në një shoqëri të caktuar sigurimi;
b) nëse një shoqëri e caktuar sigurimi ose një shoqëri mëmë e një shoqërie të caktuar sigurimesh ka pjesëmarrje, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që përfaqëson 10 % ose më shumë të të drejtave të votës ose të kapitalit në ndërmjetësin në sigurime;
c) lidhur me kontratat e propozuara ose këshilluara, nëse:
I. jep këshilla në bazë të një analize të drejtë dhe personale;
II. ka detyrim kontraktor për ta ushtruar veprimtarinë tregtare të ndërmjetësimit në sigurime vetëm për një ose më shumë shoqëri sigurimi. Në këtë rast, ai bën të ditur emrat e këtyre shoqërive të sigurimit; ose
III. nuk ka detyrim kontraktor për ta ushtruar veprimtarinë tregtare të ndërmjetësimit në sigurime vetëm për një ose më shumë shoqëri sigurimi dhe nuk jep këshilla në bazë të një analize të drejtë dhe personale. Në këtë rast, ai bën të ditur emrat e shoqërive të sigurimit për të cilat i lejohet ta ushtrojë dhe e ushtron veprimtarinë tregtare;
d) llojin e shpërblimit të marrë për kontratën e sigurimit;
e) nëse për kontratën e sigurimit, operon:
I. në bazë të një tarife, që është shpërblimi i paguar drejtpërdrejt nga konsumatori;
II. në bazë të komisionit të çdo lloji, që është shpërblimi i përfshirë në primin e sigurimit;
III. në bazë të çdo lloji tjetër shpërblimi, duke përfshirë përfitimet ekonomike të çdo lloji të ofruar ose të dhënë në lidhje me kontratën e sigurimit; ose
IV. në bazë të kombinimit të çdo lloji shpërblimi siç përcaktohet në pikat I, II dhe III.
2. Nëse tarifa paguhet drejtpërdrejt nga konsumatori, ndërmjetësi në sigurime e informon atë për totalin e tarifës ose, kur nuk është e mundur, për metodën e llogaritjes së tarifës.
3. Nëse pagesat, e ndryshme nga primet ekzistuese dhe pagesat e parashikuara, kryhen nga konsumatori në bazë të kontratës së sigurimit edhe pasi ajo të ketë përfunduar, ndërmjetësi në sigurime duhet të japë informacione për çdo pagesë të tillë në përputhje me këtë nen.
4. Shtetet anëtare sigurohen që në momentin e duhur, përpara lidhjes së kontratës së sigurimit, shoqëria e sigurimit t’i komunikojë konsumatorit llojin e shpërblimit të marrë nga punonjësit e saj në lidhje me kontratën e sigurimit.
5. Nëse pagesat, e ndryshme nga primet ekzistuese dhe pagesat e parashikuara, kryhen nga konsumatori në bazë të kontratës së sigurimit edhe pasi ajo të ketë përfunduar, ndërmjetësi i sigurimit duhet të japë informacione për çdo pagesë të tillë në përputhje me këtë nen.
Neni 20
Këshillat dhe standardet për shitjet pa këshillim
1. Përpara lidhjes së një kontrate të caktuar, shpërndarësi i sigurimeve specifikon, në bazë të informacioneve që jep klienti, kërkesat dhe nevojat e këtij klienti si dhe i jep konsumatorit informacione objektive rreth produktit të sigurimit në një formë të kuptueshme në mënyrë që klienti të marrë një vendim duke qenë i informuar.
Çdo kontratë e propozuar duhet të jetë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e sigurimit të konsumatorit.
Kur këshillat jepen përpara lidhjes së një kontrate specifike, shpërndarësi i sigurimeve i jep konsumatorit një rekomandim të personalizuar duke i shpjeguar se pse një produkt i caktuar do të përmbushte më mirë kërkesat dhe nevojat e tij.
2. Detajet e përmendura në paragrafin 1 modulohen sipas kompleksitetit të produktit të sigurimit që propozohet dhe llojit të konsumatorit.
3. Kur ndërmjetësi në sigurime e informon konsumatorin se këshillat i jep në bazë të një analize të drejtë dhe personale, ai është i detyruar t’i japë këto këshilla në bazë të një analize të një numri mjaftueshmërisht të madh kontratash sigurimi që ofrohen në treg, për t’i dhënë mundësi të japë një rekomandim personal, në përputhje me kriteret profesionale, se cila kontratë sigurimi do t’i përmbushte në mënyrë të mjaftueshme nevojat e klientit.
4. Pa cenuar nenet 183 dhe 184 të Direktivës 2009/138/KE, përpara lidhjes së një kontrate, qoftë nëse janë dhënë apo jo këshilla dhe pavarësisht nëse produkti i sigurimit është pjesë e paketës apo jo në përputhje me nenin 24 të kësaj direktive, shpërndarësi i ofron konsumatorit informacionin përkatës për produktin e sigurimit në një formë të kuptueshme në mënyrë që klienti të marrë një vendim duke qenë i informuar, duke marrë parasysh dhe kompleksitetin e produktit të sigurimit dhe llojin e klientit.
5. Për shpërndarjen e produkteve të sigurimit jojetë të renditura në shtojcën e Direktivës 2009/138/KE, informacioni i përmendur në paragrafin 4 të këtij neni duhet të jepet me anë të një dokumenti informacioni të standardizuar të produktit të sigurimit qoftë me shkrim ose me mjete të tjera të qëndrueshme.
6. Dokumenti i informacionit të produktit të sigurimit i përmendur në paragrafin 5 hartohet nga prodhuesi i produktit të sigurimit jojetë.
7. Dokumenti i informacionit të produktit të sigurimit:
a) është një dokument i shkurtër dhe i veçantë;
b) paraqitet dhe hartohet në një mënyrë të qartë dhe të lehtë për t’u lexuar, duke përdorur shkronja me madhësi të lexueshme;
c) nuk duhet të jetë më pak i kuptueshëm në rast se pas hartimit fillestar me ngjyrë, printohet ose fotokopjohet bardhë e zi;
d) është në gjuhët zyrtare ose në një nga gjuhët zyrtare të përdorura në pjesën e shtetit anëtar ku ofrohet produkti i sigurimit ose në një gjuhë tjetër, nëse pranohet nga konsumatori ose shpërndarësi;
e) duhet të jetë i saktë dhe joçorientues;
f) duhet të ketë titullin "dokumenti i informacionit të produktit të sigurimit" në pjesën e sipërme të faqes së parë;
g) duhet të përfshijë një deklaratë se në dokumentet e tjera është dhënë informacioni i plotë parakontraktual dhe kontraktual për produktin.
Shtetet anëtare mund të parashikojnë që dokumenti i informacionit të produktit të sigurimit të jepet së bashku me informacionin e nevojshëm në përputhje me aktet e tjera përkatëse legjislative ose legjislacionin e brendshëm, me kusht që të përmbushen të gjitha kërkesat e parashikuara në nënparagrafin e parë.
8. Dokumenti i informacionit të produktit të sigurimit përmban sa më poshtë:
a) informacion rreth llojit të sigurimit;
b) një përmbledhje të mbulimit të sigurimit, duke përfshirë rreziqet kryesore të siguruara, shumën e siguruar dhe, sipas rastit, shtrirjen gjeografike dhe një përmbledhje të rreziqeve që përjashtohen;
c) mënyrat e pagesës së primeve dhe kohëzgjatjen e pagesave;
d) përjashtimet kryesore për të cilat nuk mund të bëhen kërkesa për dëmshpërblim;
e) detyrimet në fillim të kontratës;
f) detyrimet gjatë kohëzgjatjes së kontratës;
g) detyrimet në rast se bëhet një kërkesë për dëmshpërblim;
h) kohëzgjatjen e kontratës, duke përfshirë datën e fillimit dhe përfundimit të kontratës;
i) mënyrat për zgjidhjen e kontratës.
9. EIOPA, pas konsultimit me autoritetet kombëtare dhe pas testimit tek konsumatorët, harton draftin e standardeve teknike zbatuese për formatin standard të paraqitjes së dokumentit të informacionit për produktin e sigurimit, duke specifikuar detajet e paraqitjes së informacionit të përmendur në paragrafin 8.
EIOPA ia dorëzon këtë draft të standardeve teknike zbatuese Komisionit përpara datës 23 shkurt 2017.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë të këtij paragrafi, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1094/2010.
Neni 21
Informacioni i dhënë nga ndërmjetësit e sigurimeve ndihmëse
Shtetet anëtare sigurohen që ndërmjetësit në sigurime ndihmëse të përmbushin pikat I, III dhe IV të nenit 18, germa "a" dhe germën "d" të nenit 19, paragrafi 1.
Neni 22
Përjashtimet për dhënien e informacionit dhe klauzola e fleksibilitetit
1. Nuk nevojitet dhënia e informacionit të përmendur në nenet 18, 19 dhe 20 kur shpërndarësi i sigurimit kryen veprimtaritë e shpërndarjes në lidhje me sigurimin e rreziqeve madhore.
Shtetet anëtare mund të parashikojnë që informacioni i përmendur në nenet 29 dhe 30 të kësaj direktive të mos t’i jepet klientit profesionist siç parashikohet në pikën 10 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE.
2. Shtetet anëtare mund të mbajnë në fuqi ose të miratojnë dispozita më të rrepta në lidhje me kërkesat për informacion të përmendura në këtë kre, me kusht që këto dispozita të jenë në përputhje me legjislacionin e BE-së. Shtetet anëtare i komunikojnë EIOPA-s dhe Komisionit këto dispozita kombëtare.
Shtetet anëtare marrin gjithashtu hapat e nevojshëm për të siguruar publikimin e duhur të informacionit nga autoritetet kompetente për faktin nëse shteti anëtar ka zgjedhur dhe se si ka zgjedhur të zbatojë dispozitat më të rrepta sipas këtij paragrafi.
Në veçanti, për shitjet e çdo produkti sigurimi ose për disa lloje produktesh sigurimi shtetet anëtare mund të bëjnë të detyrueshëm ofrimin e këshillave të përmendura në nënparagrafin e tretë të nenit 20, paragrafi 1. Në këtë rast, këto dispozita kombëtare më të rrepta duhet të respektohen nga shpërndarësit e sigurimeve, si dhe nga ata që operojnë sipas lirisë për të ofruar shërbime ose lirisë së themelimit, kur lidhin kontrata sigurimi me konsumatorët që kanë vendbanim e zakonshëm ose vendndodhjen në shtetin anëtar në fjalë.
3. Shtetet anëtare mund të kufizojnë ose ndalojnë pranimin ose marrjen e tarifave, të komisioneve, ose të çdo përfitimi monetar ose jomonetar, të paguar ose të siguruar për shpërndarësit e sigurimeve, nga palë të treta ose personat, të cilët veprojnë në emër të palës së tretë, në lidhje me shpërndarjen e produkteve të sigurimeve.
4. Për të arritur një nivel të lartë transparence përmes të gjitha mjeteve të duhura, EIOPA siguron që informacioni që merr në lidhje me dispozitat kombëtare t’u komunikohet edhe konsumatorëve dhe ndërmjetësve në sigurime dhe sigurime.
5. Shtetet anëtare sigurohen që, nëse shpërndarësi i sigurimeve është përgjegjës për ofrimin e skemave të detyrueshme të pensioneve profesionale dhe punonjësi bëhet anëtar i një skeme të tillë pa u marrë një vendim individual për t’u bërë pjesë e saj, informacioni i përmendur në këtë kre t’i sigurohet punonjësit menjëherë pas regjistrimit të tij në skemën në fjalë.
Neni 23
Kushtet për informimin
1. Të gjitha informacionet që u jepen konsumatorëve në përputhje me nenet 18, 19, 20 dhe 29 komunikohen:
a) në letër;
b) në mënyrë të qartë dhe të saktë dhe të kuptueshme për konsumatorin;
c) në gjuhën zyrtare të shtetit anëtar në të cilin paraqitet rreziku ose në gjuhën zyrtare të shtetit anëtar të angazhimit ose në një gjuhë tjetër për të cilën bien dakord palët.
d) pa pagesë.
2. Duke deroguar nga germa "a" e paragrafit 1 të këtij neni, informacionet e përmendura në nenet 18, 19, 20 dhe 29 mund t’i konsumatorit në një nga mjetet e mëposhtme:
a) në një mjet tjetër rezistent të ndryshëm nga letra, kur përmbushen kushtet e parashikuar në paragrafin 4 të këtij neni; ose
b) në një faqe interneti, kur përmbushen kushtet e parashikuar në paragrafin 5 të këtij neni.
3. Megjithatë, nëse informacioni i përmendur në nenet 18, 19, 20 dhe 29 jepet duke përdorur një mjet rezistent e jo në kopje fizike, ose nëpërmjet faqes së internetit, me kërkesë të konsumatorit dhe pa pagesë jepet edhe një kopje fizike.
4. Informacioni i përmendur në nenet 18, 19, 20 dhe 29 mund të jepet duke përdorur një mjet rezistent e jo në kopje fizike, nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:
a) është i përshtatshëm përdorimi i mjetit rezistent në kuadër të veprimtarisë së ushtruar ndërmjet shpërndarësit të sigurimit dhe konsumatorit; dhe
b) konsumatori ndërmjet informacionit në kopje fizike dhe në mjet rezistent ka zgjedhur këtë të fundit.
5. Informacioni i përmendur në nenet 18, 19, 20 dhe 29 mund të jepet me anë të një faqeje interneti, nëse i drejtohet personalisht konsumatorit ose nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:
a) është i përshtatshëm ofrimi i informacionit me anë të një faqeje interneti në kuadër të veprimtarisë së ushtruar ndërmjet shpërndarësit të sigurimit dhe konsumatorit;
b) konsumatori ka dhënë pëlqimin për ofrimin e informacionit me anë të një faqeje interneti;
c) konsumatori është njoftuar në mënyrë elektronike për adresën e faqes së internetit dhe se ku mund të aksesohet informacioni në faqen e internetit;
d) garantohet se ky informacion do të jetë i aksesueshëm në faqen e internetit për një periudhë kohore të arsyeshme që i nevojitet konsumatorit për ta konsultuar.
6. Për qëllime të paragrafëve 4 dhe 5, ofrimi i informacionit duke përdorur një mjet rezistent e jo kopje fizike, ose nëpërmjet një faqeje interneti konsiderohet i përshtatshëm në kuadër të veprimtarisë së ushtruar ndërmjet shpërndarësit të sigurimit dhe konsumatorit, nëse ka prova se klienti ka akses të rregullt në internet. Një provë e tillë konsiderohet dhënia e një adrese emaili nga konsumatori për qëllimet e veprimtarisë në fjalë.
7. Në rastin e shitjeve përmes telefonit, informacioni që i jepet konsumatorit nga shpërndarësi i sigurimeve para lidhjes së kontratës, duke përfshirë dokumentin e informacionit të produktit të sigurimit duhet të jepet në përputhje me rregullat e BE-së që zbatohen për marketingun në distancë të shërbimeve financiare të klientit. Gjithashtu, edhe nëse konsumatori ka zgjedhur të marrë informacion paraprak në një mjet rezistent e jo në kopje fizike në përputhje me paragrafin 4, informacioni i jepet klientit nga shpërndarësi i sigurimeve në përputhje me paragrafin 1 dhe 2 menjëherë pas lidhjes së kontratës së sigurimit.
Neni 24
Shitja e ndërthurur
1. Nëse produkti i sigurimit ofrohet së bashku me një produkt ose shërbim ndihmës që nuk përbën sigurim si pjesë e paketës ose e së njëjtës marrëveshje, shpërndarësi i sigurimit e informon konsumatorin nëse mund t’i blejë veçmas komponentët e ndryshëm dhe, nëse po, i jep një përshkrim të duhur të komponentëve të ndryshëm të marrëveshjes ose paketës, si dhe evidenca të veçanta lidhur me kostot dhe faturimet e secilit komponent.
2. Në rrethanat e përmendura në paragrafin 1 dhe nëse rreziku ose mbulimi i sigurimit që ofrohet për një konsumator nga një marrëveshje ose paketë e tillë e është i ndryshëm nga i komponentëve të marrë veçmas, shpërndarësi i sigurimit siguron një përshkrim të përshtatshëm të komponentëve të marrëveshjes ose paketës dhe të mënyrës në të cilën ndërveprimi i tyre ndryshon rrezikun ose sigurimin.
3. Nëse një produkt sigurimi është ndihmës për një mall ose shërbim që nuk përbën sigurim si pjesë e paketës ose e së njëjtës marrëveshje, shpërndarësi i sigurimit i jep konsumatorit mundësinë që të blejë veçmas mallin ose shërbimin. Ky paragraf nuk zbatohet nëse produkti i sigurimit është ndihmës për një shërbim ose veprimtari investimi, siç përcaktohet në pikën 2 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE, për një marrëveshje kredie siç përcaktohet në pikën 3 të nenit 4 të Direktivës 2014/17/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit15 ose për një llogari pagese siç përcaktohet në pikën 3 të nenit 2 të Direktivës 2014/92/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit16.
4. EIOPA mund të zhvillojë udhëzimet për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e praktikave të shitjeve të ndërthurura, duke treguar rrethanat, në të cilat praktikat e shitjeve të ndërthurura nuk përputhen me detyrimet e përcaktuara në nenin 17.
5. Ky nen nuk duhet të pengojë shpërndarjen e produkteve të sigurimit, të cilat sigurojnë mbulim për disa lloje rreziqesh (polica sigurimi që mbulojnë disa rreziqe).
6. Në rastet e përmendura në paragrafët 1 dhe 3, shtetet anëtare sigurohen që shpërndarësi i sigurimeve të specifikojë kërkesat dhe nevojat e konsumatorit në lidhjet me produktet e sigurimit që janë pjesë e paketës së përgjithshme ose të së njëjtës marrëveshje.
7. Shtetet anëtare mund të mbajnë në fuqi ose të miratojnë dispozita shtesë më të rrepta ose të ndërhyjnë rast pas rasti për të ndaluar shitjen e sigurimeve së bashku me shërbimin ose produktin ndihmës që nuk është sigurim, si pjesë e paketës ose e së njëjtës marrëveshje, kur mund të vërtetojnë se këto praktika janë në dëm të klientëve.
Neni 25
Kërkesat për mbikëqyrjen dhe rregullimin
1. Shoqëritë e sigurimit, si dhe ndërmjetësit që prodhojnë produkte sigurimi, të cilat ia shesin konsumatorit, duhet të mirëmbajnë, të vënë në përdorim dhe të rishikojnë procesin për miratimin e çdo produkti sigurimi ose përshtatjeje të rëndësishme të produkteve ekzistuese të sigurimit, përpara tregtimit dhe shpërndarjes së tyre te konsumatorët.
Procesi i miratimit të produktit duhet të jetë proporcional dhe i përshtatshëm për llojin e produktit të sigurimit.
Procesi i miratimit të produktit specifikon tregun e synuar të identifikuar të çdo produkti, garanton vlerësimin e të gjitha rreziqeve përkatëse të këtij tregu të synuar e identifikuar dhe konsistencën e strategjisë së shpërndarjes së planifikuar me tregun e synuar të identifikuar dhe marrjen e hapave të arsyeshme për garantimin e shpërndarjes në tregun objektiv të identifikuar.
Shoqëria e sigurimit kupton dhe rishikon rregullisht produktet e sigurimit të ofruara prej saj ose tregjet, duke marrë në konsideratë çdo rrethanë, që mund ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rrezikun e mundshëm të tregut objektiv të identifikuar, për vlerësimin të paktën të rastit kur produkti ruan konsistencën ndaj nevojave të tregut objektiv të identifikuar dhe kur strategjia e shpërndarjes së planifikuar mbetet e përshtatshme.
Shoqëritë e sigurimit, si dhe ndërmjetësit që prodhojnë produkte sigurimi, vënë në dispozicion të çdo shpërndarësi të gjithë informacionin e përshtatshëm në lidhje me produktin e sigurimit dhe procesin e miratimit të produktit, duke përfshirë tregun objektiv të identifikuar për produktin e sigurimit.
Nëse shpërndarësi i sigurimit këshillon ose propozon produkte sigurimi që nuk i prodhon vetë, ajo cakton masa të përshtatshme për marrjen e informacionit të përmendur në nënparagrafin e pestë, dhe për kuptimin e karakteristikave dhe të tregut objektiv të identifikuar për çdo produkt sigurimi.
2. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 38 për përcaktimin e parimeve të mëtejshme të përcaktuara në këtë nen, duke marrë parasysh në mënyrë proporcionale veprimtaritë e kryera, llojin e produkteve të shitura të sigurimit dhe llojin e shpërndarësit.
3. Politikat, proceset dhe masat e përmendura në këtë nen nuk cenojnë kërkesat e tjera sipas kësaj direktive, duke përfshirë ato në lidhje me publikimin, përshtatshmërinë, identifikimin dhe administrimin e konflikteve të interesit, dhe stimujt.
4. Ky nen nuk zbatohet për produktet e sigurimit që konsistojnë në sigurimin e rreziqeve madhore.
KREU VI
KËRKESA SHTESË NË LIDHJE ME PRODUKTET E INVESTIMIT TË LIDHURA ME SKEMËN E SIGURIMEVE
Neni 26
Fusha e zbatimit të kërkesave shtesë
Ky kre parashikon kërkesat shtesë të atyre që zbatohen për shpërndarjen e sigurimeve në përputhje me nenet 17, 18, 19 dhe 20, kur shpërndarja e sigurimit kryhet për shitjen e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve nga:
a) një ndërmjetës në sigurime;
b) një sipërmarrje sigurimi.
Neni 27
Parandalimi i konflikteve të interesit
Pa cenuar nenin 17, ndërmjetësi i sigurimeve ose shoqëria e sigurimeve që ushtron veprimtarinë e shpërndarjes së produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve mirëmban dhe zbaton masat efikase, organizative dhe administruese, në lidhje me marrjen e masave të arsyeshme, të projektuara për parandalimin e konflikteve të interesit, sipas përcaktimit në nenin 28, të cilat ndikojnë negativisht në interesin e konsumatorëve të saj. Këto masa janë proporcionale me veprimtaritë e kryera, produktet e shitura të sigurimit dhe llojin e shpërndarësit.
Neni 28
Konfliktet e interesit
1. Shtetet anëtare sigurohen që ndërmjetësit në sigurimeve dhe shoqëritë e sigurimeve të marrin hapat e përshtatshme për identifikimin e konflikteve të interesit ndërmjet tyre, duke përfshirë menaxherët dhe punëmarrësit e tyre ose çdo person i lidhur me ta përmes kontrollit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, dhe konsumatorëve e tyre, ose ndërmjet konsumatorëve, në rastin kur zhvillohen veprimtari të shpërndarjes së sigurimeve.
2. Nëse marrëveshjet organizative ose administrative, që lidhen nga ndërmjetësi i sigurimeve ose sipërmarrja e sigurimit në përputhje me nenin 27 për administrimin e konflikteve të interesit, nuk mjaftojnë për garantimin, me siguri të arsyeshme, të parandalimit të rreziqeve të dëmeve në interesat konsumatore, ndërmjetësi i sigurimeve ose shoqëria e sigurimit i komunikon qartësisht klientit natyrën e përgjithshme ose burimet e konfliktit, në momentin e duhur, përpara lidhjes së kontratës së sigurimit.
3. Duke deroguar nga neni 23, paragrafi 1, komunikimi i përmendur në paragrafin 2 të këtij neni:
a) realizohet me mjete rezistente; dhe
b) përfshin hollësi të mjaftueshme, duke marrë në konsideratë llojin e konsumatorit, për t’i lejuar marrjen e vendimit të informuar në lidhje me veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve, në kontekstin, sipas të cilit shfaqet konflikti i interesit.
4. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 38 për:
a) përcaktimin e hapave të mundshme dhe të arsyeshme, të marra nga ndërmjetësit e sigurimeve ose sipërmarrjet e sigurimeve për identifikimin, parandalimin, menaxhimin dhe bërjen publike të konflikteve të interesit gjatë zhvillimit të aktiviteteve të shpërndarjes së sigurimeve;
b) caktimin e kritereve të përshtatshme për përcaktimin e llojeve të konfliktit të interesit, ekzistenca e të cilave mund të dëmtojë interesat e konsumatorëve ose të konsumatorëve të mundshëm të shoqërisë së investimit.
Neni 29
Informacioni për konsumatorët
1. Pa cenuar nenin 18 dhe nenin 19, paragrafi 1 dhe 2, informacioni i përshtatshëm sigurohet në kohë të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, për konsumatorët ose konsumatorët e mundshëm, në lidhje me shpërndarjen e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve dhe në lidhje me të gjitha kostot dhe faturimet përkatëse. Ky informacion përfshin të paktën sa më poshtë:
a) në rastin kur ofron këshilla, qoftë ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimeve do t’i japë konsumatorit një vlerësim periodik të përshtatshmërisë së produktit të investimit të lidhur me skemat e sigurimeve që i është rekomanduar atij, siç përmendet në nenin 30;
b) për sa i përket informacionit për produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimeve dhe strategjitë e propozuara të investimit, udhëzimet e përshtatshme dhe paralajmërimet lidhur me rreziqet që shoqërojnë produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimeve ose në lidhje me strategjitë e caktuara të investimit të propozuara;
c) për sa i përket informacionit në lidhje me të gjitha kostot dhe faturimet përkatëse që duhet të jepen, informacioni në lidhje me shpërndarjen e produktit të investimit të lidhur me skemat e sigurimeve, duke përfshirë koston e këshillimit dhe sipas rastit, koston e produktit të investimit të lidhur me skemën e sigurimeve të rekomanduar ose të marketuar për klientin, dhe mënyrën e pagesës së mundshme të konsumatorit, gjithashtu me përfshirje të pagesave të palëve të treta.
Informacioni në lidhje me të gjitha kostot dhe faturimet, duke përfshirë kostot dhe faturimet në lidhje me shpërndarjen e produktit të investimit të lidhur me skemat e sigurimeve, të cilat nuk shkaktohen nga shfaqja e rrezikut bazë të tregut, janë në formë të agreguar duke i lejuar konsumatorit të kuptojë kostot e përgjithshme, si dhe efektin akumulues në lidhje me kthimin nga investimi, dhe sipas kërkesës së klientit, sigurimin e nënndarjeve të kostove dhe faturimeve sipas kategorive. Kur gjen zbatim, ky informacion i jepet rregullisht konsumatorit, të paktën një herë në vit, gjatë kohëzgjatjes së investimit.
Informacioni i përmendur në këtë paragraf sigurohet në mënyrë të kuptueshme, në mënyrë që konsumatorët ose konsumatorët e mundshëm të kenë aftësinë e arsyeshme për të kuptuar natyrën dhe rreziqet e produktit të investimit të lidhur me skemat e sigurimeve të ofruar, dhe rrjedhimisht, për marrjen e vendimeve të investimit në mënyrë të informuar. Shtetet anëtare mund të lejojnë dhënien e informacionit sipas formularit të standardizuar.
2. Pa cenuar germat "d" dhe "e" të nenit 19, paragrafi 1, nenin 19, paragrafi 3 dhe nenin 22, paragrafi 3, shtetet anëtare sigurohen që ndërmjetësit në sigurime dhe shoqëritë e sigurimit të konsiderohen si në përmbushje të detyrimeve të tyre sipas nenit 17, paragrafi 1, nenit 27 ose 28, në rastin kur ato paguajnë ose marrin tarifa ose komisione, ose ofrojnë ose marrin përfitim jomonetar në lidhje me shpërndarjen e produktit të investimit të lidhur me skemat e sigurimeve ose të shërbimit ndihmës, nga ose përmes çdo pale, përveç konsumatorit ose personit veprues në emër të klientit, vetëm kur pagesa ose përfitimi:
a) nuk ka ndikim negativ në cilësinë e shërbimit përkatës të konsumatorit; dhe
b) nuk dëmton zbatimin e detyrimit nga ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimeve për veprimin e ndershëm, të drejtë dhe profesional, në përputhje me interesat më të larta të konsumatorëve të saj.
3. Shtetet anëtare mund të vendosin kërkesa më të rrepta për shpërndarësit, në lidhje me çështjet e mbuluara nga ky nen. Në veçanti, shtetet anëtare gjithashtu mund të ndalojnë dhe të kufizojnë më tej ofrimin ose pranimin e tarifave, komisioneve ose përfitimeve jomonetare nga palët e treta në lidhje me ofrimin e këshillave për sigurimin.
Kërkesat më të rrepta mund të përfshijnë që çdo tarifë, komision apo përfitim jomonetar i tillë t’i kthehet konsumatorit ose t’i kompensohet sipas tarifës që ka paguar.
Për shitjet e çdo produkti investimi të lidhur me skemat e sigurimeve ose për disa lloje produktesh sigurimi, shtetet anëtare mund të bëjnë të detyrueshëm ofrimin e këshillave të përmendura në nenin 30.
Në rastet kur ndërmjetësi në sigurime informon klientin se këshillat i jep në mënyrë të pavarur, shtetet anëtare mund të kërkojnë që ndërmjetësi të vlerësojë një numër mjaftueshëm të madh produktesh sigurimi që ofrohen në treg, të cilat kanë shumëllojshmërinë e mjaftueshme në lidhje me llojin e tyre dhe ofruesit e produkteve, për garantimin e arritjes, në mënyrë të përshtatshme, të objektivave të klientit dhe pa u kufizuar në produktet e sigurimit të emetuara ose të ofruara nga subjektet që kanë lidhje të ngushta me ndërmjetësin.
Kërkesat më të rrepta të shtetit anëtar të përmendura në këtë paragraf duhet të respektohen nga të gjithë ndërmjetësit në sigurime ose shoqëritë e sigurimeve, si dhe nga ata që operojnë sipas lirisë për të ofruar shërbime ose lirisë së themelimit, kur lidhin kontrata sigurimi me konsumatorët që kanë vendbanimin e zakonshëm ose vendndodhjen në shtetin anëtar në fjalë.
4. Pa cenuar paragrafin 3 të këtij neni, Komisioni autorizohet të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 38 për të specifikuar:
a) kriteret për të vlerësuar nëse stimujt e paguar ose të marrë nga një ndërmjetës në sigurime ose shoqëri sigurimi kanë ndikim negativ në cilësinë e shërbimit përkatës të konsumatorit;
b) kriteret e vlerësimit të përputhshmërisë së ndërmjetësve në sigurime dhe shoqërive të sigurimeve që paguajnë ose marrin stimuj, me detyrimin për të vepruar me ndershmëri, drejtësi dhe profesionalizëm, në përputhje me interesat më të larta të konsumatorit.
5. Aktet e deleguara, të cilat përmenden në paragrafin 4, marrin në konsideratë:
a) natyrën e shërbimeve të ofruara ose të siguruara për konsumatorin ose konsumatorin e mundshëm, duke marrë në konsideratë natyrën, objektin, madhësinë dhe shpeshtësinë e transaksioneve;
b) natyrën e produkteve të ofruara ose të konsideruara, duke përfshirë llojet e ndryshme të produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve;
Neni 30
Vlerësimi i përshtatshmërisë dhe raportimi te konsumatorët
1. Pa cenuar nenin 20, paragrafi 1, gjatë dhënies së këshillave për një produkt investimi të lidhur me skemat e sigurimeve, ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit merr gjithashtu informacionin e nevojshëm, në lidhje me njohurinë dhe përvojën e konsumatorit ose konsumatorit të mundshëm në fushën e investimit me rëndësi në llojin e caktuar të produktit ose të shërbimit, gjendjen financiare të këtij personi, duke përfshirë aftësinë e tij për përballimin e humbjeve, dhe objektivat e tij investuese, duke përfshirë tolerancën e tij ndaj rrezikut me qëllim lejimin e rekomandimit, nga ndërmjetësi në sigurime dhe shoqëria e sigurimit për produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimeve të përshtatshme për klientin ose klientin e mundshëm, dhe në veçanti përputhjen e tyre me tolerancën ndaj rrezikut dhe aftësinë për përballimin e humbjeve.
Nëse ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit ofron këshilla për shërbime të investimit, përmes rekomandimit të paketës së shërbimeve ose produkteve të grupuara sipas nenit 24, shtetet anëtare garantojnë përshtatshmërinë e gjithë paketës së grupuar.
2. Pa cenuar nenin 20, paragrafi 1, shtetet anëtare sigurohen që ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit, kur ushtrojnë veprimtaritë e shpërndarjes së sigurimeve të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, në lidhje me shitjet ku nuk jepen këshilla, t’i kërkojnë konsumatorit ose konsumatorit të mundshëm të japë informacion në lidhje me njohjen ose përvojën e atij personi në fushën e investimit me rëndësi në llojin e caktuar të produktit ose të shërbimit që ofrohet ose kërkohet, në mënyrë që ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit të mund të vlerësojë nëse shërbimi apo produkti i parashikuar është i përshtatshëm për klientin. Nëse grupi i shërbimeve ose i produkteve parashikohet sipas nenit 24,, vlerësimi merr në konsideratë përshtatshmërinë e paketës së përgjithshme të grupuar.
Nëse ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit gjykon, në bazë të informacionit të marrë sipas nënparagrafit të parë, papërshtatshmërinë e produktit për konsumatorin ose konsumatorin e mundshëm, ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit paralajmëron konsumatorin ose konsumatorin e mundshëm. Ky paralajmërim mund të jepet përmes formularit standard.
Nëse konsumatorët ose konsumatorët e mundshëm nuk japin informacionin e përmendur në nënparagrafin e parë, ose nëse japin informacion të pamjaftueshëm lidhur me njohjen dhe përvojën e tyre, ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit i paralajmëron ata se ajo nuk është në gjendje të përcaktojë nëse produkti i parashikuar është i përshtatshëm për ta. Ky paralajmërim mund të jepet përmes formularit standard.
3. Pa cenuar nenin 20, paragrafi 1, kur nuk jepen këshilla për produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimeve, shtetet anëtare mund të derogojnë nga detyrimet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni, duke u mundësuar ndërmjetësve në sigurime ose shoqërive të sigurimit ushtrimin e veprimtarive të shpërndarjes së sigurimeve brenda territoreve të tyre pa qenë e nevojshme të marrin informacionin ose të dalin në përfundime, siç parashikohet në paragrafin 2, në rastin kur përmbushen kushtet e mëposhtme:
a) veprimtaritë i referohen një prej produkteve të mëposhtme të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve:
I. kontratat që ofrojnë vetëm ekspozimin e investimeve ndaj instrumenteve financiare të konsideruara jokomplekse sipas Direktivës 2014/65/BE dhe që nuk kanë një strukturë që është e vështirë për konsumatorin të kuptojë rreziqet e përfshira; ose
II. të tjera instrumente investime jokomplekse të lidhura me skemat e sigurimeve sipas qëllimit të këtij paragrafi;
b) veprimtaria e shpërndarjes së sigurimeve kryhet me nismën e konsumatorit ose konsumatorit të mundshëm;
c) konsumatori ose konsumatori i mundshëm është informuar qartësisht se, për ofrimin e veprimtarisë së shpërndarjes së sigurimit, ndërmjetësit në sigurime ose shoqërisë së sigurimit nuk i kërkohet vlerësimi i përshtatshmërisë së produktit të investimit të lidhur me skemat e sigurimeve ose i veprimtarisë së shpërndarjes së sigurimit të siguruar ose të ofruar, dhe se kështu ai nuk përfiton nga mbrojtja korresponduese e rregullave përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë. Ky paralajmërim mund të jepet përmes formularit standard;
d) ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit përmbush detyrimet e saj në përputhje me nenet 27 dhe 28.
Të gjithë ndërmjetësit në sigurime ose shoqëritë e sigurimit, duke përfshirë ato që operojnë sipas lirisë për të ofruar shërbime ose lirisë së themelimit, kur lidhin kontrata sigurimi me konsumatorët që kanë vendbanimin e zakonshëm ose vendndodhjen në një shtet anëtar që nuk derogon nga detyrimet e parashikuara në këtë paragraf duhet të përmbushin dispozitat e zbatueshme në shtetin anëtar në fjalë.
4. Ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit krijon regjistrin, që përfshin dokumentin ose dokumentet e rëna dakord ndërmjet ndërmjetësit në sigurime ose shoqërisë së sigurimit dhe konsumatorit, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, si dhe kushte të tjera, sipas të cilave ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit do t’i ofrojë shërbimet klientit. Të drejtat dhe detyrimet e palëve të kontratës mund të përfshihen, sipas referencës, në dokumente të tjera ose tekste ligjore.
5. Ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit i jep konsumatorit raportet e përshtatshme, në lidhje me shërbimin e ofruar, përmes mjeteve rezistente. Këto raporte përfshijnë komunikime periodike për konsumatorët, duke marrë në konsideratë llojin dhe kompleksitetin e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve të përfshira dhe natyrën e shërbimit të ofruar për klientin, dhe përfshijnë, sipas rastit, kostot e lidhura me transaksionet dhe shërbimet e kryera në emër të konsumatorit.
Gjatë dhënies së këshillave për një produkt investimi të lidhur me skemat e sigurimeve, përpara lidhjes së kontratës, ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit i jep konsumatorit, përmes mjeteve rezistente, një deklaratë përshtatshmërie e cila specifikon këshillën që jepet dhe sesi kjo këshillë përmbush preferencat, objektivat dhe karakteristika të tjera të konsumatorit. Në këtë rast zbatohet neni i përcaktuar në nenin 23, paragrafi 1 deri në 4.
Nëse marrëveshja lidhet përmes mjeteve të komunikimit në distancë, të cilat pengojnë dorëzimin paraprak të deklaratës së përputhshmërisë, ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit mund të ofrojë në mjete rezistente, deklaratën e përputhshmërisë, menjëherë pas lidhjes se çdo kontrate të konsumatorit, me kusht që të përmbushen të dyja kushtet si më poshtë:
a) konsumatori i jep miratimin e tij, pa vonesa të paarsyeshme, në lidhje me marrjen e deklaratës së përshtatshmërisë, pas përfundimit të kontratës; dhe
b) ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit i ka dhënë klientit mundësinë e shtyrjes së afatit të përfundimit të kontratës për të marrë paraprakisht deklaratën e përshtatshmërisë.
Nëse ndërmjetësi në sigurime ose shoqëria e sigurimit informon klientin se do të kryejë një vlerësim periodik të përshtatshmërisë, raporti periodik duhet të përmbajë një deklaratë të përditësuar, ku thuhet se si i përmbush produkti i investimit i lidhur me skemat e sigurimeve preferencat, objektivat dhe karakteristika të tjera të konsumatorit.
6. Gjatë kohës së ushtrimit të veprimtarive të shpërndarjes së sigurimeve për klientët e tyre, Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 38, për specifikimin e mëtejshëm të përputhjes së ndërmjetësit në sigurime ose shoqërisë së sigurimit me parimet e përcaktuara në këtë nen, duke përfshirë informacionin e marrë gjatë vlerësimit të përshtatshmërisë së shërbimeve dhe të produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve të klientëve të tyre, kriteret e vlerësimit të produkteve të investimit jokomplekse të lidhura me skemat e sigurimeve për qëllime të pikës II, germa "a", paragrafi 3 të këtij neni, përmbajtjen dhe formatin e regjistrave dhe të marrëveshjeve për ofrimin e shërbimeve për klientin, si dhe raportet periodike për konsumatorët në lidhje me shërbimet e ofruara. Aktet e deleguara marrin në konsideratë:
a) natyrën e shërbimeve të ofruara ose të siguruara për konsumatorin ose konsumatorin e mundshëm, duke marrë në konsideratë natyrën, objektin, madhësinë dhe shpeshtësinë e transaksioneve;
b) natyrën e produkteve të ofruara ose të konsideruara, duke përfshirë llojet e ndryshme të produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve;
c) natyrën e konsumatorit ose konsumatorit të mundshëm, nëse është individ apo profesionist.
7. Jo më vonë se data 23 gusht 2017, EIOPA duhet të zhvillojë udhëzimet dhe më pas t’i përditësojë në mënyrë periodike, për vlerësimin e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve kanë një strukturë, e cila e bën të vështirë për konsumatorin të kuptojë rreziqet e përfshira, siç përmendet në pikën I, germa "a" e paragrafit 3.
8. EIOPA zhvillon udhëzimet dhe më pas i përditëson në mënyrë periodike, për vlerësimin e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve të klasifikuara si jokomplekse, për qëllimet e pikës II, germa "a" e nënparagrafit 3, duke marrë në konsideratë aktet e deleguara sipas paragrafit 6.
KREU VII
SANKSIONET DHE MASAT E TJERA
Neni 31
Sanksionet administrative dhe masat e tjera
1. Pa cenuar kompetencat mbikëqyrëse të autoriteteve kompetente dhe të drejtën e shteteve anëtare për të parashikuar dhe vendosur sanksione penale, këto të fundit sigurohen që autoritetet e tyre kompetente të mund të vendosin sanksione administrative ose të marrin masa të tjera që zbatohen për të gjitha shkeljet e dispozitave kombëtare për zbatimin e kësaj direktive si dhe marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e tyre. Shtetet anëtare sigurohen që sanksionet e tyre administrative dhe masat e tjera të jenë efikase, proporcionale dhe shtrënguese.
2. Shtetet anëtare mund të vendosin moshartimin e rregullave të sanksioneve administrative sipas kësaj direktive për shkeljet, të cilat i nënshtrohen sanksioneve penale sipas legjislacionit të tyre të brendshëm. Në këtë rast, shteti anëtar i komunikon Komisionit dispozitat përkatëse të legjislacionit penal.
3. Autoritetet kompetente ushtrojnë kompetencat e tyre mbikëqyrëse, duke përfshirë kompetencat hetimore dhe ato për vendosjen e sanksioneve të përmendura në nenin në këtë kre, në përputhje me kuadrin e tyre të së drejtës së brendshme në një nga mënyrat e mëposhtme:
a) në mënyrë të drejtpërdrejtë;
b) në bashkëpunim me autoritete të tjera;
c) duke aplikuar tek autoritetet kompetente gjyqësore.
4. Shtetet anëtare sigurohen që, në rast se detyrimet për shkelje rëndojnë mbi shpërndarësit e sigurimeve dhe risigurimeve, sanksionet administrative dhe masat e tjera të zbatohen ndaj anëtarëve të organit drejtues dhe mbikëqyrës dhe personave të tjerë fizikë ose juridikë, të cilët sipas legjislacionit të brendshëm janë përgjegjës për shkeljet.
5. Shtetet anëtare sigurohen që sanksionet administrative dhe masat e tjera të marra në përputhje me këtë nen të jenë objekt i së drejtës për ankimim.
6. Autoriteteve kompetente u jepen të gjitha kompetencat investiguese, që janë të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tyre. Gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre për vendosjen e sanksioneve dhe masave të tjera, autoritetet kompetente bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë që të sigurojnë që këto sanksione ose masa administrative të japin rezultatet e dëshiruara dhe koordinojnë veprimet e tyre kur kanë të bëjnë me raste ndërkufitare, duke garantuar përmbushjen e kushteve për përpunimin e të dhënave legjitime në përputhje me Direktivën 95/46/KE dhe Rregulloren (KE) nr. 45/2001.
Nëse shtetet anëtare zgjedhin, në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, përcaktimin e sanksioneve penale për shkeljet e dispozitave të përmendura në nenin 33, ato garantojnë caktimin e masave të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet kompetente të kenë kompetencat e nevojshme:
a) për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore brenda territorit të tyre për marrjen e informacionit specifik në lidhje me hetimet penale ose procedimet e nisura për shkeljet e mundshme të kësaj direktive; dhe
b) për t’i siguruar këtë informacion autoriteteve të tjera kompetente dhe EIOPA-s me qëllim përmbushjen e detyrimit të tyre për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën për qëllimet e kësaj direktive.
Neni 32
Publikimi i sanksioneve dhe masave të tjera
1. Shtetet anëtare sigurohen që autoritetet kompetente të publikojnë çdo sanksion administrativ ose masa të tjera të cilat nuk i kanë ankimuar në kohë dhe që janë vendosur për shkelje të dispozitave të brendshme për zbatimin e kësaj direktive, duke përfshirë informacionin për llojin dhe natyrën e shkeljes dhe identitetin e personit përgjegjës. Megjithatë, nëse autoriteti kompetent konsideron si joproporcionale bërjen publike të identitetit të personave juridik ose të të dhënave personale të personave fizik, duke ndjekur vlerësimin rast pas rasti, të zhvilluar në lidhje me proporcionalitetin e publikimit të këtyre të dhënave, ose në rastin kur publikimi rrezikon qëndrueshmërinë e tregjeve financiare ose vazhdimësinë e hetimit, autoritetet kompetente mund të vendosin të shtyjnë ose të mos bëjnë publikimin ose t’i publikojnë sanksionet në mënyrë anonime.
2. Nëse legjislacioni i brendshëm parashikon shpalljen e një vendimi për caktimin e sanksionit ose të masës që i nënshtrohet ankimimit përpara autoriteteve përkatëse gjyqësore ose të tjera, autoritetet kompetente gjithashtu publikojnë menjëherë këtë informacion në faqen e tyre zyrtare të internetit, si dhe çdo informacion të mëtejshëm që lidhet me rezultatin e këtij ankimimi. Përveç kësaj, botohet çdo vendim që anulon vendimin e mëparshëm për caktimin e sanksionit ose të masës, i cili nuk është publikuar.
3. Autoritetet kompetente njoftojnë EIOPA-n në lidhje me sanksionet administrative dhe masat e tjera të vendosura, por të papublikuara në përputhje me paragrafin 1, duke përfshirë çdo ankimim në lidhje me to dhe pasojën për to.
Neni 33
Shkeljet, sanksionet dhe masat e tjera
1. Ky nen zbatohet të paktën për:
a) personat që nuk regjistrojnë veprimtaritë e shpërndarjes në përputhje me nenin 3;
b) shoqërinë e sigurimit ose risigurimit ose ndërmjetësin në sigurime ose risigurime që përdorin shërbimet e shpërndarjes së sigurimeve ose risigurimeve të personave të përmendur në germën "a";
c) ndërmjetësin në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse, i cili është regjistruar duke dhënë deklarata të rreme apo me mjete të tjera të parregullta në shkelje të nenit 3;
d) shpërndarësin e sigurimeve që nuk përmbush dispozitat e nenit 10;
e) shoqërinë e sigurimit ose ndërmjetësin në sigurime që nuk përmbush kërkesat e ushtrimit të veprimtarisë të parashikuara në krerët V dhe VI në lidhje me shpërndarjen e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve;
f) shpërndarësin e sigurimeve që nuk përmbush kërkesat e ushtrimit të veprimtarisë të parashikuara në kreun V në lidhje me çdo produkt sigurimi të ndryshëm nga ato të përmendura në germën "e’;
2. Në rastet e shkeljeve të përmendura në germën "e" të paragrafit 1, shtetet anëtare, sipas legjislacionit të brendshëm, sigurojnë kompetencat e autoriteteve kompetente për vendosjen, e të paktën të sanksioneve administrative dhe masave të tjera si më poshtë:
a) një deklaratë publike, e cila tregon personin fizik ose juridik përgjegjës dhe natyrën e shkeljes;
b) urdhrin që kërkon pushimin e sjelljes së personit fizik ose juridik përgjegjës, dhe mospërsëritjen e kësaj sjelljeje;
c) në rastin e një ndërmjetësi në sigurime, tërheqjen e regjistrimit të përmendur në nenin 3;
d) ndalimin e përkohshëm për ushtrimin e funksioneve drejtuese në shoqëritë e sigurimit ose ndërmjetësit në sigurime, për çdo anëtar të organit të administrimit të shoqërisë së sigurimit ose ndërmjetësit në sigurime që konsiderohet përgjegjës;
e) në rastin e personit juridik, sanksionet administrative në formë gjobe maksimale si më poshtë:
I. të paktën 5 000 000 euro ose deri në 5 % të totalit të xhiros vjetore sipas llogarive financiare të disponueshme më së fundmi, të miratuara nga organi drejtues ose, në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga Euro, në vlerën korresponduese në monedhën kombëtare në datën e hyrjes në fuqi të kësaj direktive. Në rastin kur personi juridik është shoqëri mëmë ose filial i shoqërisë mëmë, i cili duhet të përgatisë pasqyrat financiare të konsoliduara në përputhje me Direktivën 2013/34/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit17, totali përkatës i xhiros vjetore është xhiro vjetore sipas pasqyrave të konsoliduara të disponuara më së fundmi, që miratohen nga organi drejtues i shoqërisë mëmë që është në krye; ose
II. deri në dyfishin e shumës së fitimeve të marra ose humbjeve të shmangura për shkak të shkeljes, kur këto mund të përcaktohen;
f) në rastin e personit fizik, sanksionet administrative në formë gjobe maksimale si më poshtë:
I. të paktën 700 000 euro ose, në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga Euro, në vlerën korresponduese në monedhën kombëtare në datën e hyrjes në fuqi të kësaj direktive; ose
II. deri në dyfishin e shumës së fitimeve të marra ose humbjeve të shmangura për shkak të shkeljes, kur këto mund të përcaktohen.
3. Në rastet e shkeljeve të përmendura në germat "a" deri në "d" dhe "f" të paragrafit 1, shtetet anëtare, sipas legjislacionit të brendshëm, sigurojnë kompetencat e autoriteteve kompetente për vendosjen, e të paktën të sanksioneve administrative dhe masave të tjera si më poshtë:
a) urdhrin që kërkon pushimin e sjelljes së personit fizik ose juridik përgjegjës, dhe mospërsëritjen e kësaj sjelljeje;
b) në rastin e një ndërmjetësi në sigurime, risigurime ose sigurime ndihmëse, tërheqjen e regjistrimit të përmendur në nenin 3.
4. Shtetet anëtare mund të autorizojnë autoritetet kompetente të parashikojnë sanksione shtesë ose masa të tjera dhe nivele sanksionesh administrative në formë gjobe më të larta se ato të parashikuara në këtë nen
Neni 34
Zbatimi efikas i sanksioneve dhe masave të tjera
Shtetet anëtare sigurohen që, kur përcaktojnë llojin e sanksioneve administrative dhe të masave të tjera administrative dhe nivelin e sanksioneve administrative në vlerë monetare, autoritetet kompetente të marrin në konsideratë të gjitha rrethanat përkatëse, sipas rastit, duke përfshirë:
a) shkallën dhe kohëzgjatjen e shkeljes;
b) shkallën e përgjegjësisë së personit fizik ose juridik përgjegjës;
c) kapacitetin financiar të personit fizik ose juridik përgjegjës, të cilësuar përmes të ardhurave vjetore të personit fizik të përgjegjshëm ose përmes xhiros totale të personit juridik të përgjegjshëm;
d) rëndësinë e të ardhurave të fituara ose humbjeve të shmangura nga personi fizik ose juridik i përgjegjshëm, për aq kohë sa përcaktohet;
e) humbjet për konsumatorët dhe palët e treta të shkaktuara nga shkelja, deri në masën që ato mund të përcaktohen;
f) nivelin e bashkëpunimit të personit fizik ose juridik përgjegjës me autoritetin kompetent;
g) masat e marra nga personi fizik ose juridik përgjegjës për të parandaluar përsëritjen e shkeljes; dhe
h) çdo shkelje të mëparshme nga persona fizikë ose juridikë përgjegjës.
Neni 35
Raportimi i shkeljeve
1. Shtetet anëtare sigurohen që autoritetet kompetente të krijojnë mekanizma efektivë për të mundësuar dhe nxitur raportimin tek to të shkeljeve të mundshme ose faktike të dispozitave kombëtare për zbatimin e kësaj direktive.
2. Mekanizmat e përmendur në paragrafin 1 përfshijnë të paktën:
a) procedurat specifike për marrjen e raporteve dhe ndjekjen e tyre;
b) mbrojtjen e përshtatshme, të paktën ndaj hakmarrjes, diskriminimit, ose llojeve të tjera të trajtimit të padrejtë për punonjësit e shpërndarësve të sigurimeve dhe risigurimeve dhe sipas rastit, për personat e tjerë, të cilët raportojnë shkeljet e kryera brenda këtyre subjekteve; dhe
c) mbrojtjen e identitetit, si për personin raportues të shkeljeve, ashtu dhe për personin fizik, i cili pretendohet se përgjigjet për shkeljen, në të gjitha fazat procedurale, përveçse kur ky zbulim kërkohet sipas legjislacionit të brendshëm, sipas kontekstit të investigimit të mëtejshëm ose sipas procedimeve të mëtejshme administrative ose penale.
Neni 36
Dorëzimi i informacioneve te EIOPA në lidhje me sanksionet dhe masat e tjera
1. Autoritetet kompetente informojnë EIOPA-n në lidhje me sanksionet administrative dhe masat e tjera të vendosura, por të papublikuara në përputhje me nenin 32, paragrafi 1.
2. Autoritetet kompetente i sigurojnë EIOPA-s, një herë në vit, informacionin e agreguar në lidhje me çdo sanksion administrativ dhe masë tjetër të caktuar në përputhje me nenin 31.
EIOPA boton informacionin në raportin vjetor.
3. Nëse autoriteti kompetent nxjerr sanksionin administrativ ose masa të tjera për publikun, ai njëkohësisht i raporton këtë fakt EIOPA-s.
KREU VIII
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 37
Mbrojtja e të dhënave
1. Shtetet anëtare zbatojnë Direktivën 95/46/KE për përpunimin e të dhënave personale të kryer në shtetet anëtare në përputhje me këtë direktivë.
2. Rregullorja (KE) nr. 45/2001 zbatohet për përpunimin e të dhënave personale të kryer nga EIOPA në përputhje me këtë rregullore.
Neni 38
Aktet e Deleguara
Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 39 në lidhje me nenet 25, 28, 29 dhe 30.
Neni 39
Ushtrimi i delegimit
1. Kompetencat për të miratuar aktet e deleguara i delegohen Komisionit sipas kushteve të përcaktuara në këtë nen.
2. Kompetenca për të miratuar aktet e deleguara, që përmenden në nenet 25, 28, 29 dhe 30, i jepet Komisionit për një periudhë kohore të papërcaktuar, duke nisur nga 22 shkurti 2016.
3. Delegimi i kompetencave të përmendura në nenet 25, 28, 29 dhe 30 mund të revokohet në çdo kohë nga Parlamenti Evropian ose nga Këshilli. Vendimi i revokimit i jep fund delegimit të kompetencave të specifikuar në atë vendim. Ai hyn në fuqi një ditë pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian ose në një datë të mëvonshme të specifikuar në të. Ai nuk cenon vlefshmërinë e ndonjë akti të deleguar të hyrë tashmë në fuqi.
4. Kur miraton një akt të deleguar, Komisioni njofton për këtë njëkohësisht Parlamentin Evropian dhe Këshillin.
5. Një akt i deleguar i miratuar sipas neneve 25, 28, 29 dhe 30 hyn në fuqi vetëm nëse nuk është shprehur asnjë kundërshtim as nga Parlamenti Evropian dhe as nga Këshilli, brenda një periudhe tre mujore pasi Parlamenti Evropian ose Këshilli është njoftuar për këtë akt, ose nëse, përpara përfundimit të kësaj periudhe, Parlamenti Evropian dhe Këshilli kanë informuar Komisionin se nuk do të kundërshtojnë. Kjo periudhë shtyhet me tre muaj me nismën e Parlamentit Evropian ose të Këshillit.
Neni 40
Periudha kalimtare
Shtetet anëtare sigurohen që ndërmjetësit e regjistruar në përputhje me Direktivën 2002/92/KE të përmbushin dispozitat përkatëse të legjislacionit kombëtar në zbatim të nenit 10, paragrafi 1 i kësaj direktive deri më 23 shkurt 2019.
Neni 41
Rishikimi dhe vlerësimi
1. Komisioni, deri më 23 shkurt 2021, i paraqet një raport Parlamentit Evropian dhe Këshillit për zbatimin e nenit 1. Ky raport përfshin një vlerësim, në bazë të informacionit të marrë nga shtetet anëtare dhe EIOPA në përputhje me nenin 1, paragrafi 5, të faktit nëse fusha e zbatimit të kësaj direktive, duke përfshirë dhe përjashtimin në nenin 1, paragrafi 3, mbetet e përshtatshme për sa i përket nivelit të mbrojtjes së konsumatorit, proporcionalitetit të trajtimit ndërmjet shpërndarësve të ndryshëm të sigurimeve dhe barrës administrative të vendosur për autoritetet kompetente dhe kanalet e shpërndarjes së sigurimeve.
2. Komisioni duhet të rishikojë këtë direktivë përpara datës 23 shkurt 2021. Ky rishikim duhet të përfshijë një sondazh të përgjithshëm të zbatimit në praktikë të rregullave sipas kësaj direktive, duke marrë në konsideratë siç duhet zhvillimet në tregjet e produkteve të investimit për klientë individë si dhe përvojat e fituara në zbatimin në praktikë të kësaj direktive dhe të Rregullores (BE) nr. 1286/2014 dhe Direktivës 2014/65/BE. Rishikimi duhet të përfshijë një vlerësim nëse rregullat specifike të ushtrimit të veprimtarisë për shpërndarjen e produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve të përcaktuara në kreun VI të kësaj direktive, japin rezultate të duhura dhe proporcionale, duke marrë parasysh nevojën për të siguruar një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së konsumatorit në përputhje me standardet e mbrojtjes së investitorëve të zbatueshme sipas Direktivës 2014/65/BE dhe me karakteristikat specifike të produkteve të investimit të lidhura me skemat e sigurimeve dhe natyrën specifike të kanaleve të tyre të shpërndarjes. Rishikimi pasqyron gjithashtu zbatimin e mundshëm të dispozitave të kësaj Direktive për produktet që përfshihen në fushën e zbatimit të Direktivës 2003/41/KE. Ky rishikim duhet të përfshijë edhe një analizë të ndikimit të nenit 19 të kësaj direktive, duke marrë në konsideratë gjendjen e konkurrencës në tregun e shpërndarjes së sigurimeve për kontratat e ndryshme nga ato të klasave të specifikuara në shtojcën II të Direktivës 2009/138/KE si dhe ndikimin e detyrimeve të përmendura në nenin 19 të kësaj direktive për ndërmjetësit në sigurime që janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
3. Pas konsultimit me Komitetin e Përbashkët të Autoriteteve Mbikëqyrëse Evropiane, Komisioni i dorëzon raportin e parë Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
4. Deri më 23 shkurt 2020 dhe më pas të paktën çdo dy vjet, EIOPA përgatit një raport të mëtejshëm për zbatimin e kësaj direktive. Para hartimit të raportit të saj, EIOPA konsultohet me Autoritetin Evropian të Titujve dhe Tregjeve.
5. Në raportin e tretë që duhet të përgatitet jo më vonë se 23 shkurti 2018, EIOPA kryen një vlerësim të strukturës së tregjeve të ndërmjetësve në sigurime.
6. Raporti që përgatitet nga EIOPA jo më vonë se data 23 shkurt 2020, i përmendur në paragrafin 4, duhet të shqyrtojë nëse autoritetet kompetente të përmendura në nenin 12, paragrafi 1 kanë kompetenca të mjaftueshme dhe burime të përshtatshme për të kryer detyrat e tyre.
7. Raporti i përmendur në paragrafin 4 do të shqyrtojë të paktën çështjet e mëposhtme:
a) çdo ndryshim në strukturën e tregut të ndërmjetësve në sigurime;
b) çdo ndryshim në modelet e veprimtarive ndërkufitare;
c) përmirësimin e cilësisë së metodave të këshillimit dhe shitjes dhe ndikimin e kësaj direktive te ndërmjetësit në sigurime që janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
8. Raporti i përmendur në paragrafin 4 përfshin edhe një vlerësim të kryer nga EIOPA për ndikimin e kësaj direktive.
Neni 42
Transpozimi
1. Shtetet anëtare miratojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar përputhshmërinë me këtë Direktivë përpara datës 23 shkurt 2018. Ato i komunikojnë menjëherë Komisionit tekstin e këtyre dispozitave.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Gjithashtu, ato përfshijnë një deklaratë se referencat në ligjet, rregulloret dhe aktet administrative ekzistuese ndaj direktivës së shfuqizuar nga kjo direktivë, do të interpretohen si referencë për këtë direktivë. Mënyra sesi do të bëhet kjo referencë dhe formulimi i deklaratës përcaktohet nga vetë shtetet anëtare.
2. Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë.
Neni 43
Ndryshimi i Direktivës 2002/92/KE
Kreu IIIA i Direktivës 2002/92/KE shfuqizohet duke filluar nga 23 shkurti 2016.
Neni 44
Shfuqizimi
Direktiva 2002/92/KEE e ndryshuar nga direktivat e renditura në shtojcën II, pjesa A, shfuqizohet nga data 23 shkurt 2018, pa cenuar detyrimet e shteteve anëtare në lidhje me afatet kohore për transpozimin në të drejtën e brendshme të direktivave të përcaktuara në shtojcën II, pjesa B.
Referimet për direktivën e shfuqizuar interpretohen si referime për këtë direktivë dhe lexohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë të paraqitur në shtojcën III.
Neni 45
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi njëzetë ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 46
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Strasburg, më 20 janar 2016.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
M. SCHULZ
Për Këshillin
Presidenti
A.G. KOENDERS
SHTOJCA I
KËRKESAT MINIMALE PËR NJOHURITË DHE AFTËSITË PROFESIONALE
(siç përmendet në nenin 10, paragrafi 2)
I. Për rreziqet jojetë të klasifikuara në klasat 1 deri në 18 në pjesën A, shtojca I, të Direktivës 2009/138/KE:
a) njohuri të nevojshme minimale për kushtet e policave të ofruara, duke përfshirë rreziqet ndihmëse nëse mbulohen nga policat në fjalë;
b) njohuri të nevojshme minimale për legjislacionin që zbatohet për të rregulluar shpërndarjen e produkteve të sigurimeve, të tillë si legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit, legjislacioni përkatës tatimor, shoqëror dhe i punës;
c) njohuri të nevojshme minimale për trajtimin e pretendimeve;
d) njohuri të nevojshme minimale për trajtimin e ankesave;
e) njohuri të nevojshme minimale për vlerësimin e nevojave të konsumatorëve;
f) njohuri të nevojshme minimale për tregun e sigurimeve;
g) njohuri të nevojshme minimale për standardet e etikës së biznesit; dhe
h) kompetencë financiare të nevojshme minimale.
II. Për produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimeve:
a) njohuri të nevojshme minimale për produktet e investimit të lidhura me skemat e sigurimeve, si dhe për kushtet dhe primet neto dhe sipas rastit, për përfitimet e garantuara dhe të pagarantuara;
b) njohuri të nevojshme minimale për avantazhet dhe disavantazhet e mundësive të ndryshme të investimit për policëmbajtësit;
c) njohuri të nevojshme minimale për rreziqet financiare të mbuluara nga policëmbajtësit;
d) njohuri të nevojshme minimale për policat që mbulojnë rreziqet e jetës dhe produktet e tjera të kursimit
e) njohuri të nevojshme minimale për organizatën dhe përfitimet e garantuara nga sistemi i pensionit;
f) njohuri të nevojshme minimale për legjislacionin që zbatohet për të rregulluar shpërndarjen e produkteve të sigurimeve, të tillë si legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit dhe legjislacioni tatimor përkatës;
g) njohuri të nevojshme minimale për tregun e sigurimeve dhe produkteve të kursimit;
h) njohuri të nevojshme minimale për trajtimin e ankesave;
i) njohuri të nevojshme minimale për vlerësimin e nevojave të konsumatorëve;
j) menaxhimi i konflikteve të interesit;
k) njohuri të nevojshme minimale për standardet e etikës së biznesit; dhe
l) kompetencë financiare të nevojshme minimale.
III Për rreziqet e jetës të klasifikuara në shtojcën II të Direktivës 2009/138/KE:
a) njohuri të nevojshme minimale për policat, duke përfshirë kushtet, përfitimet e garantuara dhe sipas rastit, rreziqet plotësuese;
b) njohuri të nevojshme minimale për organizatën dhe përfitimet e garantuara nga sistemi i pensionit të shtetit anëtar përkatës;
c) njohuri për legjislacionin e kontratave të sigurimit, legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorit, legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave, legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe, sipas rastit, legjislacionin përkatës tatimor, shoqëror dhe të punës;
d) njohuri të nevojshme minimale për tregun e sigurimeve dhe shërbimeve të tjera përkatëse financiare;
e) njohuri të nevojshme minimale për trajtimin e ankesave;
f) njohuri të nevojshme minimale për vlerësimin e nevojave të konsumatorëve;
g) menaxhimi i konflikteve të interesit;
h) njohuri të nevojshme minimale për standardet e etikës së biznesit; dhe
i) kompetencë financiare të nevojshme minimale.
SHTOJCA II
PJESA A
Direktiva e shfuqizuar bashkë me listën e ndryshimeve vijuese
Direktiva 2002/92/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit (Gazeta Zyrtare L 9, 15.1.2003, f. 3).
Direktiva 2014/65/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit (Gazeta Zyrtare L 173, 12.6.2014, f. 349).
Direktiva (BE) 2016/97 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit (Gazeta Zyrtare L 26, 2.2.2016, f. 19).
PJESA B
AFATET KOHORE PËR TRANSPOZIMIN NË LEGJISLACIONIN E BRENDSHËM TË PËRMENDURA NË NENIN 44
Direktiva
Afati për transpozimin e direktivave ndryshuese
2014/65/BE
(BE) 2016/97
3.7.2016
22.2.2016 (për sa i përket ndryshimit të Direktivës 2002/92/KE, në përputhje me nenin 43 të kësaj direktive)
23.2.2018 (për sa i përket transpozimit të kësaj direktive në përputhje me nenin 42)
SHTOJCA III
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Direktiva 2002/92/KE
Kjo direktivë
Neni 1, paragrafi 1
Neni 1, paragrafi 1 dhe 2
Neni 1, paragrafi 2
Neni 1, paragrafi 3 dhe 4
Neni 1, paragrafi 3
Neni 1, paragrafi 6
Neni 2, pika 1
Neni 2, paragrafi 1, pika 6
Neni 2, pika 2
Neni 2, paragrafi 1, pika 7
Neni 2, pika 3
Neni 2, paragrafi 1, pika 1 dhe neni 2, paragrafi 2
Neni 2, pika 4
Neni 2, paragrafi 1, pika 2 dhe neni 2, paragrafi 2
Neni 2, pika 5
Neni 2, paragrafi 1, pika 3
Neni 2, pika 6
Neni 2, paragrafi 1, pika 5
Neni 2, pika 7
—
Neni 2, pika 8
Neni 2, paragrafi 1, pika 16
Neni 2, pika 9
Neni 2, paragrafi 1, pika 10
Neni 2, pika 10
Neni 2, paragrafi 1, pika 11
Neni 2, pika 11
—
Neni 2, pika 12
Neni 2, paragrafi 1, pika 18
Neni 2, pika 13
Neni 2, paragrafi 1, pika 17
Neni 3, paragrafi 1
Neni 3, paragrafi 1
Neni 3, paragrafi 2
Neni 3, paragrafi 2 dhe 3
Neni 3, paragrafi 3
Neni 3, paragrafi 4
Neni 3, paragrafi 4
—
Neni 3, paragrafi 5
—
Neni 3, paragrafi 6
Neni 16
Neni 4, paragrafi 1
Neni 10, paragrafi 1 dhe 2
Neni 4, paragrafi 2
Neni 10, paragrafi 3
Neni 4, paragrafi 3
Neni 10, paragrafi 4
Neni 4, paragrafi 4
Neni 10, paragrafi 6
Neni 4, paragrafi 5
—
Neni 4, paragrafi 6
—
Neni 4, paragrafi 7
Neni 10, paragrafi 7
Neni 5
Neni 40
Neni 6, paragrafi 1
Nenet 4 dhe 6
Neni 6, paragrafi 2
—
Neni 6, paragrafi 3
Neni 11, paragrafi 1
Neni 7
Neni 12
Neni 8
Neni 5, 7, 31 deri në 36
Neni 9
Neni 13
Neni 10
Neni 14
Neni 11
Neni 15
Neni 12, paragrafi 1, germa "a"
Neni 18, germa "a", pika I, germa "b", pika I
Neni 12, paragrafi 1, germa "b"
Neni 18, germa "a", pika IV
Neni 12, paragrafi 1, germa "c"
Neni 19, paragrafi 1, germa "a"
Neni 12, paragrafi 1, germa "d"
Neni 19, paragrafi 1, germa "b"
Neni 12, paragrafi 1, germa "e"
Neni 18, germa "a", pika III, germa "b", pika III dhe neni 19, paragrafi 1, germa "c"
Neni 12, paragrafi 2
Neni 20, paragrafi 3
Neni 12, paragrafi 3
Neni 20, paragrafi 1
Neni 12, paragrafi 4
Neni 22, paragrafi 1
Neni 12, paragrafi 5
Neni 22, paragrafi 2 dhe 4
Neni 13
Neni 23
Neni 14
—
Neni 15
—
Neni 16
—
Neni 17
—
<href="#ntc1-L_2016026EN.01001901-E0001">1. Gazeta Zyrtare C 44, 15.2.2013, f. 95.
<href="#ntc2-L_2016026EN.01001901-E0002">2. Qëndrimi i Parlamentit Evropian i 24 nëntorit 2015 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 14 dhjetorit 2015.
<href="#ntc3-L_2016026EN.01001901-E0003">3. Direktiva 2002/92/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 9 dhjetor 2002, "Për ndërmjetësimin në sigurim" (Gazeta Zyrtare L 9, 15.1.2003, f. 3).
<href="#ntc4-L_2016026EN.01001901-E0004">4. Direktiva 2014/65/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014, "Për tregjet e instrumenteve financiare dhe që ndryshon Direktivën 2002/92/KE dhe Direktivën 2011/61/BE (Gazeta Zyrtare L 173, 12.6.2014, f. 349).
<href="#ntc5-L_2016026EN.01001901-E0005">5. Rregullorja (BE) Nr. 1094/2010 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 nëntor 2010, "Për krijimin e Autoritetit Evropian të Mbikëqyrjes (Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale), që ndryshon Vendimin Nr. 716/2009/KE dhe shfuqizon Vendimin 2009/79/KE të Komisionit" (Gazeta Zyrtare L 331, 15.12.2010, f. 48).
<href="#ntc6-L_2016026EN.01001901-E0006">6. Rregullorja (BE) nr. 1286/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 nëntor 2014, "Për dokumentet e informacionit kryesor për shitjet me pakicë të ambalazhuara dhe produktet e investimeve të lidhura edhe me sigurimet (PRIIP)" (Gazeta Zyrtare L 352, 9.12.2014, f. 1).
<href="#ntc7-L_2016026EN.01001901-E0007">7. Direktiva 2000/31/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 8 qershor 2000, "Për disa aspekte ligjore të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, në veçanti të tregtisë elektronike, në tregun e brendshëm" ("Direktiva për tregtinë elektronike") (Gazeta Zyrtare L 178, 17.7.2000, f. 1).
<href="#ntc8-L_2016026EN.01001901-E0008">8. Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 tetor 1995, "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave" (Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31).
<href="#ntc9-L_2016026EN.01001901-E0009">9. Rregullorja (KE) Nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 18 dhjetor 2000, "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave" (Gazeta Zyrtare L 8, 12.1.2001, f. 1).
<href="#ntc10-L_2016026EN.01001901-E0010">10. Direktiva 2003/41/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 3 qershor 2003, "Për veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pensionit profesional" (Gazeta Zyrtare L 235, 23.9.2003, f. 10).
<href="#ntc11-L_2016026EN.01001901-E0011">11. Gazeta Zyrtare C 100, 6.4.2013, f. 12.
<href="#ntc12-L_2016026EN.01001901-E0012">12. Rregullorja (BE) Nr. 575/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 qershor 2013, "Për kushtet e kujdesit për institucionet kredituese dhe shoqëritë e investimit dhe që ndryshon Rregulloren (BE) Nr. 648/2012" (Gazeta Zyrtare L 176, 27.6.2013, f. 1).
<href="#ntc13-L_2016026EN.01001901-E0013">13. Direktiva 2009/138/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 nëntor 2009, "Për marrjen dhe ndjekjen e biznesit të Sigurimit dhe Risigurimit (Aftësia Paguese II)" (Gazeta Zyrtare L 335, 17.12.2009, f. 1).
<href="#ntc14-L_2016026EN.01001901-E0014">14. Direktiva 2005/29/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 11 maj 2005, "Për praktikat e padrejta biznes-konsumator në tregun e brendshëm", që ndryshon Direktivën e Këshillit 84/450/KEE, Direktivat 97/7/KE, 98/27/KE dhe 2002/65/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe Rregulloren (KE) nr. 2006/2004 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (Direktiva e praktikave tregtare të padrejta) (Gazeta Zyrtare L 149, 11.6.2005, f. 22).
<href="#ntc15-L_2016026EN.01001901-E0015">15. Direktiva 2014/17/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 4 shkurt 2014, "Për marrëveshjet e kredisë për konsumatorët, në lidhje me pasuritë e paluajtshme rezidenciale, dhe që ndryshon Direktivat 2008/48/KE dhe 2013/36/KE, dhe Rregulloren (BE) nr. 1093/2010" (Gazeta Zyrtare L 60, 28.2.2014, f. 34).
<href="#ntc16-L_2016026EN.01001901-E0016">16. Direktiva 2014/92/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 23 korrik 2014, "Për krahasueshmërinë e tarifave në lidhje me llogaritë e pagesave, kalimin e llogarisë së pagesave dhe aksesin në llogaritë e pagesave me tipare bazë" (Gazeta Zyrtare L 257, 28.8.2014, f. 214).
<href="#ntc17-L_2016026EN.01001901-E0017">17. Direktiva 2013/34/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 qershor 2013, "Për pasqyrat financiare vjetore, pasqyrat financiare të konsoliduara dhe raportet përkatëse të llojeve të caktuara të sipërmarrjeve", që ndryshon Direktivën 2006/43/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që shfuqizon Direktivat e Këshillit 78/660/KEE dhe 83/349/KEE (Gazeta Zyrtare L 182, 29.6.2013, f. 19).
?_RREGULLORE (BE) NR. 600/2014 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 15 MAJ 2014, "PËR TREGJET E INSTRUMENTEVE FINANCIARE DHE QË NDRYSHON RREGULLOREN (BE) NR. 648/2012"
-
Lexo Dokumentin
12.6.2014
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 173/84
RREGULLORE (BE) NR. 600/2014 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 15 MAJ 2014, "PËR TREGJET E INSTRUMENTEVE FINANCIARE DHE QË NDRYSHON RREGULLOREN (BE) NR. 648/2012"
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin "Për Funksionimin e Bashkimit Evropian" dhe në veçanti nenin 114 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projekt aktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke pasur parasysh opinionin e Bankës Qendrore Evropiane<href="#ntr1-L_2014173EN.01008401-E0001">1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social<href="#ntr2-L_2014173EN.01008401-E0002">2,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative<href="#ntr3-L_2014173EN.01008401-E0003">3,
Meqë:
1. Kriza financiare ka zbuluar pika të dobëta në transparencën e tregjeve financiare, të cilat mund të shtojnë efektet e dëmshme social ekonomike. Forcimi i transparencës është një nga parimet e përbashkëta për të forcuar sistemin financiar, siç është konfirmuar nga deklarata e udhëheqësve të G20 në Londër më 2 prill 2009. Për të forcuar transparencën dhe për të përmirësuar funksionimin e tregut të brendshëm të instrumenteve financiare, duhet të ngrihet një kuadër i ri që përcakton kërkesa të njëtrajtshme për transparencën e transaksioneve në tregjet e instrumenteve financiare. Ky kuadër duhet të përcaktojë rregulla gjithëpërfshirëse për një gamë të gjerë instrumentesh financiare. Ai duhet të veprojë si kuadër plotësues për transparencën e porosive dhe transaksioneve që lidhen me aksionet, të përcaktuara në Direktivën 2004/39/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit4.
2. Grupi i nivelit të lartë për mbikëqyrjen financiare i Bashkimit Evropian, i kryesuar nga Jacques de Larosière, ftoi Bashkimin Evropian që të zhvillojë një bashkësi më të harmonizuar të rregulloreve financiare. Në kontekstin e arkitekturës evropiane të mbikëqyrjes në të ardhmen, Këshilli i Evropës, datë 18 dhe 19 qershor 2009, theksoi nevojën e krijimit të një pakete të vetme rregullash që zbatohen për të gjitha institucionet financiare të tregut të brendshëm.
3. Për rrjedhojë, legjislacioni i ri duhet të përbëhet nga dy instrumente të ndryshme ligjore, një direktivë dhe kjo rregullore. Së bashku, të dy instrumentet ligjore duhet të përbëjnë kuadrin ligjor që rregullon kërkesat e zbatueshme për firmat e investimit, tregjet e rregulluara dhe ofruesit e shërbimeve të raportimit të të dhënave. Kështu, kjo rregullore duhet të lexohet së bashku me direktivën. Nevoja për të përcaktuar një paketë të vetme rregullash për të gjitha institucionet në lidhje me kërkesa të caktuara dhe për të shmangur arbitrazhin rregullator potencial si edhe për të ofruar më tepër siguri juridike dhe më pak kompleksitet rregullator për pjesëmarrësit e tregut kërkon përdorimin e një baze ligjore e cila mundëson krijimin e një rregulloreje. Për të eliminuar pengesat e mbetura për tregtinë dhe shtrembërimet e konsiderueshme të konkurrencës që vijnë nga kontradiktat ndërmjet legjislacioneve të brendshme dhe për të parandaluar krijimin e ndonjë pengesë të mundshme për tregtinë dhe shtrembërimeve të konsiderueshme të konkurrencës, duhet që të miratohet një rregullore e cila përcakton rregulla të njëtrajtshme të zbatueshme për të gjitha shtetet anëtare. Ky akt ligjor drejtpërdrejt i aplikueshëm synon të kontribuojë me sukses në mbarëvajtjen e tregut të brendshëm dhe për pasojë duhet të bazohet në nenin 114 të traktatit "Për funksionimin e Bashkimit Evropian" (TFBE), siç interpretohet në përputhje me praktikën gjyqësore konsistente të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
4. Direktiva 2004/39/KE ka përcaktuar rregullat për tregtimin e aksioneve të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar transparent para dhe pas tregtimit dhe për raportimin e transaksioneve të instrumenteve financiare të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar tek autoritetet kompetente. Kjo direktivë duhet të riformulohet për të pasqyruar siç duhet zhvillimet në tregjet financiare dhe për të trajtuar pikat e dobëta dhe për të plotësuar mangësitë të cilat u vunë në dukje, ndër të tjera, nga kriza e tregut financiar.
5. Dispozitat në lidhje me kërkesat për transparencë në tregti dhe kuadrin rregullator duhet të jenë në formën e ligjeve drejtpërdrejt të aplikueshme, të cilat zbatohen për të gjitha firmat e investimit, të cilat duhet të ndjekin rregulla të njëtrajtshme në të gjitha tregjet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të sigurojnë zbatimin e njëtrajtshëm të një kuadri rregullator të vetëm, të forcojnë besimin në transparencën e tregjeve në të gjithë Bashkimit Evropian, të zvogëlojnë kompleksitetin rregullator dhe kostot e pajtueshmërisë për firmat e investimit, në veçanti, për institucionet financiare që operojnë në një mjedis ndërkufitar, dhe të kontribuojnë në eliminimin e shtrembërimeve të konkurrencës. Miratimi i një rregulloreje që garanton zbatueshmërinë e drejtpërdrejtë është opsioni më i mirë për të arritur këto objektiva rregullatore dhe për të garantuar kushte të njëtrajtshme duke parandaluar kërkesat kombëtare kontradiktore si rezultat i transpozimit të një direktive.
6. Është e rëndësishme të garantohet që tregtimi i instrumenteve financiare të kryhet, sa më shumë që të jetë e mundur, në vende të organizuara dhe të gjitha këto vende të jenë rregulluar siç duhet. Në zbatim të Direktivës 2004/39/KE, janë zhvilluar disa sisteme tregtimi të cilat nuk janë mbuluar siç duhet nga regjimi rregullator. Çdo sistem tregtimi i instrumenteve financiare, siç janë subjektet që aktualisht njihen si rrjetet krahasuese të brokerave, në të ardhmen duhet të rregullohen siç duhet dhe të autorizohen si pjesë e njërit prej llojeve të vendeve të tregtimit shumëpalësh ose si një subjekt i brendshëm sistematik, sipas kushteve të përcaktuara në Direktivën 2014/65/BE5.
7. Përkufizimet për tregun e rregulluar dhe platformën shumëpalëshe të tregtimit (MTF) duhet të sqarohen dhe të jenë të harmonizuara ngushtë me njëri tjetrin në mënyrë që të pasqyrojnë faktin se ato përfaqësojnë me efektivitet të njëjtin funksion të tregtimit të organizuar. Përkufizimet nuk duhet të përfshijnë sistemet dypalëshe në të cilat një firmë investimi hyn në çdo tregtim për llogari të vet, qoftë edhe si një kundërpalë pa rrezik e vendosur ndërmjet blerësit dhe shitësit. Tregjet e rregulluara dhe MTF-të nuk duhet të lejohen që të ekzekutojnë porosi të klientëve kundrejt kapitalit të pronarit. Termi "sistem"përfshin të gjithë ato tregje që përbëhen nga një paketë rregullash dhe një platformë tregtimi si edhe tregjet që funksionojnë vetëm mbi bazën e një pakete rregullash. Tregjet e rregulluara dhe MTF-të nuk janë të detyruara që të përdorin një sistem "teknik" për përputhjen e porosive dhe duhet të jenë në gjendje të përdorin protokolle të tjera tregtimi, duke përfshirë sistemet që u mundësojnë përdoruesve të tregtojnë kundrejt kuotimeve që ata kërkojnë nga shumë ofrues. Një treg, i cili përbëhet vetëm nga një paketë rregullash që rregullon aspekte që lidhen me anëtarësinë, pranimin e instrumenteve për tregtim, tregtimin ndërmjet anëtarëve, detyrimet për raportim dhe, sipas rastit, për transparencë, është një treg i rregulluar ose një MTF sipas kuptimit të kësaj rregulloreje dhe transaksionet e kryera sipas këtyre rregullave konsiderohen se janë kryer sipas sistemeve të një tregu të rregulluar ose një MTF-je. Termi "interesa për blerje dhe shitje" duhet të merret në kuptimin e gjerë të tij dhe përfshin porositë, kuotimet dhe shprehjet e interesit.
Një nga kërkesat e rëndësishme lidhet me detyrimin që interesat duhet të përmblidhen në sistem sipas rregullave jodiskrecionale të përcaktuara nga operatori i sistemit. Kjo kërkesë nënkupton se këto interesa përmblidhen sipas rregullave të sistemit ose nëpërmjet protokolleve të sistemit ose rregulloreve të brendshme, duke përfshirë procedurat e integruara në softuerin kompjuterik. Termi "rregulla jodiskrecionale" nënkupton rregulla që nuk i japin tregut të rregulluar ose operatorit të tregut ose firmës së investimit që përdor një MTF asnjë liri për mënyrën se si mund të ndërveprojnë interesat. Përkufizimet kërkojnë që interesat të përmblidhen në një mënyrë të tillë që të rezultojë në një kontratë, gjë e cila ndodh në rastet kur ekzekutimi kryhet sipas rregullave të sistemit ose nëpërmjet protokolleve të sistemit ose rregulloreve të brendshme.
8. Me qëllim për t’i bërë tregjet financiare të BE-së më transparente dhe efiçente dhe për të garantuar rregulla të barabarta loje ndërmjet vendeve të ndryshme që ofrojnë shërbime të tregtimit shumëpalësh, duhet të prezantohet një kategori e re e vendeve të tregtimit për platformën e përbashkët të tregtimit (OTF) për obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet dhe të garantohet se kjo platformë është rregulluar siç duhet dhe zbaton rregulla jodiskriminuese në lidhje me qasjen në platformë. Kjo kategori e re është përcaktuar në vija të përgjithshme në mënyrë që tani dhe në të ardhmen të arrijë të përfshijë të gjitha llojet e ekzekutimit të organizuar dhe rregullimit të tregtisë, të cilat nuk përkojnë me funksionet ose specifikimet rregullatore të vendeve ekzistuese. Rrjedhimisht, duhet të zbatohen kërkesa organizative të përshtatshme dhe rregulla për transparencën të cilat mbështesin zbulimin efiçent të çmimit. Kategoria e re përfshin sistemet e kualifikuara për tregtimin e derivateve të përshtatshme për klering dhe mjaft likuide.
Këtu nuk duhet të përfshihen platformat ku nuk ekziston ekzekutimi i vërtetë i tregtisë ose ku sistemi është i parregulluar, siç janë tabelat e njoftimit që përdoren për reklamimin e interesave të shit-blerjes, subjekte të tjera që grumbullojnë ose bashkojnë interesat potencialë të shit-blerjes, shërbimet elektronike të konfirmimit pas tregtisë, ose ngjeshja e portofolit, e cila redukton rreziqet jotregtare në portofolat ekzistuese të derivateve pa ndryshuar rrezikun e tregut të portofolave. Ngjeshja e portofolit mund të ofrohet nga një sërë firmash të cilat nuk rregullohen si të tilla nga kjo Rregullore ose nga Direktiva 2014/65/BE, si p.sh., kundërpalët (CCP) qendrore, regjistrat e tregtimit, si dhe nga firmat e investimeve ose operatorët e tregut. Duhet të sqarohet se kur firmat e investimeve dhe operatorët e tregut kryejnë ngjeshjen e portofolit, disa dispozita të kësaj Rregulloreje dhe të Direktivës 2014/65/BE nuk gjejnë zbatim në lidhje me ngjeshjen e portofolit. Meqenëse regjistrat qendrorë të titujve (CSD) do t’i nënshtrohen të njëjtave kërkesa si firmat e investimeve kur ofrojnë shërbime të caktuara të investimeve ose kryejnë veprimtari të caktuara investimi, dispozitat e kësaj rregulloreje dhe të Direktivës 2014/65/BE nuk duhet të zbatohen për firmat që nuk rregullohen nga këto dy akte kur ato kryejnë ngjeshjen e portofolit.
9. Kategoria e re OTF do të plotësojë llojet ekzistuese të vendeve të tregtimit. Ndërsa tregjet e rregulluara dhe MTF-të kanë rregulla jodiskrecionale për ekzekutimin e transaksioneve, operatori i një OTF-je duhet të kryejë ekzekutimin e porosive mbi baza diskrecionale duke iu nënshtruar, sipas rastit, kërkesave për transparencë paraprake dhe detyrimeve për një ekzekutim sa më të mirë. Rrjedhimisht, detyrimet për respektimin e rregullave të biznesit, ekzekutimin sa më të mirë dhe për trajtimin e porosive duhet të zbatohen për transaksionet e kryera në një OTF të operuar nga një firmë investimesh ose një operator tregu. Përveç kësaj, çdo operator tregu i autorizuar për të operuar një OTF duhet të veprojë në pajtim me Kreun 1 të Direktivës 2014/65/BE për sa i përket kushteve dhe procedurave për autorizimin e firmave të investimeve. Firma e investimeve ose operatori i tregut që operon një OTF duhet të jetë në gjendje të ushtrojë diskrecion në dy nivele të ndryshme: së pari, kur të vendosë për të kryer një porosi në OTF ose ta tërheqë atë përsëri dhe së dyti kur vendos të mos kombinojë një porosi të caktuar me porositë e disponueshme në sistem në një pikë të caktuar në kohë, me kusht që kjo të jetë në pajtim me udhëzimet specifike të marra nga klientët dhe me detyrimet për ekzekutimin sa më të mirë.
Për sistemin që kombinon porositë e klientit, operatori duhet të jetë në gjendje të vendosë nëse ai dëshiron të kombinojë porositë brenda sistemit, kur ta bëjë diçka të tillë, dhe sa porosi, nga dy ose më shumë që mund të ketë, të kombinojë. Në përputhje me nenin 20, paragrafët 1, 2, 4 dhe 5 të Direktivës 2014/65/BE dhe pa cenuar nenin 20, paragrafi 3 të Direktivës 2014/65/BE, firma duhet të jetë në gjendje të lehtësojë negociatat ndërmjet klientëve për të bashkuar dy ose më shumë interesa tregtare potencialisht të pajtueshme në një transaksion. Në të dy nivelet diskrecionale, operatori i OTF-së duhet të veprojë sipas detyrimeve të përcaktuara në nenet 18 dhe 27 të Direktivës 2014/65/BE. Operatori i tregut ose firma e investimeve që operon një OTF duhet t’i sqarojë përdoruesve të vendit mënyrën në të cilën ajo do të ushtrojë diskrecionin. Duke qenë se një OTF përbën një platformë tregtare të vërtetë, operatori i platformës duhet të jetë neutral. Prandaj, firma e investimeve ose operatori i tregut që operon OTF-në duhet t’i nënshtrohen kërkesave që lidhen me ekzekutimin jodiskriminues dhe as firma e investimeve apo operatori i tregut që operon OTF-në dhe as ndonjë entitet që është pjesë e të njëjtit grup ose person juridik si firma e investimeve ose operatori i tregut nuk duhet të lejohen të ekzekutojnë porosi të klientëve në një OTF kundër kapitalit të pronarit.
Me qëllim lehtësimin e ekzekutimit të një ose më shumë porosive të klientëve në obligacione, produkte financiare të strukturuara, kuota shkarkimesh dhe derivate që nuk janë deklaruar në zbatim të detyrimit të kleringut në përputhje me nenin 5 të Rregullores (BE) nr. 648/2012 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit6, operatori i OTF-së lejohet të përdorë transaksion përkues për llogari të tij, sipas kuptimit të Direktivës 2014/65/BE, me kusht që klienti të ketë dhënë miratimin për atë proces. Në lidhje me instrumentet e borxhit sovran për të cilat nuk ekziston një treg likuid, një firmë investimesh ose operator tregu që operon një OTF duhet të jetë në gjendje të angazhohet në tregtim për llogari të tij të ndryshme nga transaksionet përkuese për llogari të tij. Kur përdoren transaksionet përkuese për llogari të vet, duhet të përmbushen të gjitha kërkesat për transparencë para dhe pas tregtimit si edhe detyrimet për ekzekutim sa më të mirë. Operatori i OTF-së ose ndonjë subjekt që është pjesë e të njëjtit grup ose person juridik, si firma e investimeve ose operatori i tregut, nuk duhet të veprojë si subjekt i brendshëm sistematik në OTF-në që operohet prej tij. Për më tepër, operatori i një OTF-je duhet t’u nënshtrohet detyrimeve të njëjta si një MTF në lidhje me menaxhimin e shëndoshë të konflikteve të mundshme të interesit.
10. Gjithë tregtimi i rregulluar duhet të kryhet në vende të rregulluara dhe të jetë plotësisht transparent, si para ashtu edhe pas tregtimit. Për këtë arsye, për të gjitha llojet e vendeve të tregtimit dhe për të gjitha instrumentet financiare të tregtuara duhet të zbatohen kërkesa transparence të përshtatura siç duhet.
11. Për të siguruar më shumë transaksione në vende tregtimi të rregulluara dhe subjektet e brendshme sistematike, në këtë rregullore duhet të futet një detyrim tregtar për firmat e investimeve në lidhje me aksionet e pranuara për tregtim në një treg të rregulluar ose të tregtuara në një vend tregtimi. Ky detyrim tregtar kërkon që firmat e investimeve të kryejnë të gjitha transaksionet, duke përfshirë transaksionet e kryera për llogari të vet dhe transaksionet e kryera gjatë ekzekutimit të porosive të klientëve, në një treg të rregulluar, një MTF, një subjekt të brendshëm sistematik ose një vend tregtimi të barasvlershëm në vendet e treta. Megjithatë, në rastet kur ekziston një arsye legjitime, duhet të ofrohet një përjashtim nga detyrimi për tregtim. Këto arsye legjitime janë rastet kur transaksionet janë josistematike, ad-hoc, të çrregullta dhe të rralla, ose janë transaksione teknike siç janë transaksionet me cedim, të cilat që nuk kontribuojnë në procesin e zbulimit të çmimit. Një përjashtim i tillë nga ky detyrim tregtar nuk duhet të përdoret për të anashkaluar kufizimet e vëna për heqjen dorë nga çmimi referencë dhe heqjen dorë nga çmimi i negociuar ose për të operuar një rrjet krahasues të brokerave ose një sistem tjetër krahasues.
Opsioni që transaksionet të kryhen në një subjekt të brendshëm sistematik nuk cenon regjimin e subjektit të brendshëm sistematik që përcaktohet në këtë rregullore. Qëllimi është që nëse vetë firma e investimeve plotëson kriteret përkatëse të përcaktuara në këtë Rregullore për t’u konsideruar si një subjekt i brendshëm sistematik në atë pjesë të caktuar, tregtia mund të kryhet në atë mënyrë; megjithatë, nëse ajo nuk konsiderohet si një subjekt i brendshëm sistematik në atë pjesë të caktuar, firma e investimeve duhet të jetë ende në gjendje të bëjë tregtinë në një tjetër subjekt të brendshëm sistematik, ku diçka e tillë përmbush detyrimet për ekzekutim sa më të mirë dhe ajo e ka një opsion të tillë. Gjithashtu, për të siguruar që tregtia shumëpalëshe në lidhje me aksionet, faturat e depozitarëve, fondet e tregtuara në bursë (ETF), certifikatat dhe instrumentet e tjera financiare të ngjashme është rregulluar siç duhet, një firmë investimesh që operon një sistem të brendshëm përputhjeje për shumë palë duhet të autorizohet si një MTF. Duhet të sqarohet se dispozitat më të forta për ekzekutimin, të përcaktuara në Direktivën 2014/65/BE duhet të zbatohen në mënyrë të tillë që të mos cenojnë detyrimet për tregtimin në zbatim të kësaj rregulloreje.
12. Tregtimi i faturave të depozitarëve, ETF-ve, certifikatave, instrumenteve financiare të ngjashme dhe aksioneve, të ndryshme nga ato që janë pranuar për t’u tregtuar në një treg të rregulluar, kryhet kryesisht në të njëjtën mënyrë dhe përmbush afërsisht një qëllim ekonomik identik me tregtimin e aksioneve të pranuara për t’u tregtuar në një treg të rregulluar. Ndaj dispozitat për transparencën, që zbatohen për aksionet e pranuara për t’u tregtuar në tregjet e rregulluara, duhet të mbulojnë edhe këto instrumente financiare.
13. Ndërkohë që, në parim, njihet nevoja për një regjim të akteve të heqjes dorë nga transparenca përpara tregtimit për të mbështetur funksionimin efikas të tregjeve, dispozitat aktuale për heqjen dorë, që zbatohen mbi bazën e Direktivës 2004/39/KE dhe të Rregullores së Komisionit (KE) nr. 1287/20067, duhet të shqyrtohen në mënyrë të imtësishme në lidhje me përshtatshmërinë e tyre të vazhdueshme për sa i përket fushës së zbatimit dhe kushteve të zbatueshme. Me qëllim për të garantuar një zbatim të njëtrajtshëm të akteve të heqjes dorë nga transparenca përpara tregtimit të aksioneve dhe me kalimin e kohës të instrumenteve të tjera financiare të ngjashme dhe produkteve jokapitale për modele specifike tregu dhe lloje dhe përmasa të caktuara të porosive, Autoriteti Mbikëqyrës Evropian (Autoriteti Evropian i Titujve dhe Tregjeve), i themeluar nëpërmjet Rregullores (BE) nr. 1095/2010 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit8 ("ESMA"), duhet të vlerësojë pajtueshmërinë e kërkesave individuale për të aplikuar për një akt heqjeje dorë me rregullat e përcaktuara në këtë rregullore dhe në aktet e deleguara të parashikuara në këtë rregullore. Vlerësimi i ESMA-s duhet të marrë formën e një opinioni në përputhje me nenin 29 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010. Gjithashtu, aktet ekzistuese të heqjes dorë për aksionet duhet të rishikohen nga ESMA brenda një periudhe kohore të përshtatshme dhe duhet të bëhet një vlerësim, sipas të njëjtës procedurë, nëse ato ende janë në pajtim me rregullat e përcaktuara në këtë rregullore dhe në aktet e deleguara të parashikuara në këtë rregullore.
14. Kriza financiare nxori në pah disa pika të dobëta specifike në mënyrën se si informacioni për mundësitë e tregtimit dhe çmimet e instrumenteve financiare, të ndryshme nga aksionet, i vihet në dispozicion pjesëmarrësve të tregut, përkatësisht për sa i përket, kohës, hollësive, qasjes së barabartë dhe besueshmërisë. Ndaj, duhet të vendosen kërkesa për transparencën në kohën e duhur përpara dhe pas tregtisë, duke marrë në konsideratë karakteristikat e ndryshme dhe strukturat e tregut për lloje specifike të instrumenteve financiare, të ndryshme nga aksionet, dhe ato duhet të përshtaten sipas llojeve të ndryshme të sistemeve të tregtimit, duke përfshirë sistemet e tregtimit sipas regjistrit të porosive, tregtimit të nxitur nga kuotimet, tregtimit nëpërmjet ankandeve periodike dhe tregtimit nëpërmjet negociatave zanore. Për të ofruar një kuadër transparence të shëndoshë për të gjitha instrumentet financiare përkatëse, këto duhet të zbatohen për obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet që tregtohen në një vend tregtimi. Rrjedhimisht, përjashtimet nga transparenca përpara tregtimit dhe përshtatjet e kërkesave në lidhje me shtyrjen e publikimit duhet të jenë të disponueshme vetëm në disa raste të përcaktuara.
15. Duhet që të prezantohet një nivel i përshtatshëm i transparencës së tregtimit në tregjet e obligacioneve, produkteve financiare të strukturuara dhe derivateve me qëllim që ai të ndihmojë në vlerësimin e produkteve si edhe në efiçencën e formimit të çmimeve. Produktet financiare të strukturuara, në veçanti, duhet të përfshijnë tituj të mbështetur nga asetet, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 5 të Rregullores së Komisionit (KE) nr. 809/20049, duke përfshirë, ndër të tjera, detyrimet për borxhin kolateral.
16. Me qëllim për të garantuar kushte të zbatueshme në mënyrë uniforme në vendet e tregtimit, për lloje të ndryshme vendesh duhet të zbatohen të njëjtat kërkesa për transparencë para dhe pas tregtimit. Kërkesat për transparencë duhet të përshtaten sipas llojeve të ndryshme të instrumenteve financiare, duke përfshirë kapitalin e vet, obligacionet dhe derivatet, duke marrë në konsideratë interesat e investitorëve dhe emetuesve, duke përfshirë emetuesit e obligacioneve qeveritare dhe likuiditetin e tregut. Kërkesat duhet të përshtaten sipas llojeve të ndryshme të tregtimit, duke përfshirë sistemet e tregtimit sipas regjistrit të porosive dhe sistemet e nxitura nga kuotimet, siç janë kërkesat për kuotim si edhe sistemet e brokerimit hibride dhe të negociatave zanore, dhe të marrin në konsideratë përmasën e transaksionit, duke përfshirë xhiron vjetore dhe kritere të tjera përkatëse.
17. Me qëllim për të shmangur çdo ndikim negativ në procesin e formimit të çmimit, duhet që të prezantohet një mekanizëm i përshtatshëm për vendosjen e një tavani të volumit për porositë e bëra në sisteme të bazuara në një metodologji tregtimi me anë të së cilës çmimi përcaktohet sipas një çmimi referencë dhe për transaksione të caktuara të negociuara. Ky mekanizëm duhet të ketë një tavan të dyfishtë, nëpërmjet së cilit duhet të vendoset një tavan volumi për çdo vend tregtimi që përdor këto akte të heqjes dorë në mënyrë që vetëm një përqindje e caktuar e tregtimit të mund të kryhet në secilin vend tregtimi, dhe përveç këtij, të vendoset një tavan volumi i përgjithshëm, i cili nëse tejkalohet, do të çonte në një pezullim të përdorimit të këtyre akteve të heqjes dorë në të gjithë Bashkimin Evropian. Për sa i përket transaksioneve të negociuara, ky mekanizëm duhet të zbatohet vetëm për ato transaksione që kryhen brenda përhapjes aktuale të ponderuar të vëllimit, e pasqyruar në regjistrin e porosive ose në kuotimet e zhvilluesve të tregut të vendit të tregtimit që përdor këtë sistem. Ai nuk duhet të përfshijë transaksionet e negociuara në aksione jolikuide, faturat e depozitarëve, ETF, certifikata ose instrumente financuare të ngjashme dhe ato transaksione që i nënshtrohen kushteve të ndryshme nga çmimi aktual i tregut, duke qenë se nuk kontribuojnë në procesin e formimit të çmimit.
18. Me qëllim për të garantuar që tregtimi mbi banak të mos rrezikojë zbulimin efikas të çmimit ose rregullat e barabarta dhe transparente të lojës ndërmjet mjeteve të tregtimit, për firmat e investimit të cilat tregtojnë instrumente financiare mbi banak për llogari të vet duhet të zbatohen kërkesa të përshtatshme për transparencën përpara tregtimit për sa kohë që ky tregtim kryhet në cilësinë e tyre si subjekte të brendshme sistematike në lidhje me aksionet, faturat e depozitarëve, ETF-të, certifikatat ose instrumente të tjera financiare të ngjashme, për të cilat ekziston një treg likuid, dhe obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet që tregtohen në një vend tregtimi dhe për të cilat ekziston një treg likuid.
19. Një firmë investimi që ekzekuton porositë e klientëve kundër kapitalit të vet si pronar duhet të konsiderohet si subjekt i brendshëm sistematik, përveç se kur transaksionet kryhen jashtë një vendi tregtimi në mënyrë të rastësishme, ad hoc dhe të çrregullt. Ndaj, subjektet e brendshme sistematike duhet të përkufizohen si firma investimi që tregtojnë për llogari të tyre, në mënyrë të organizuar, të shpeshtë, të rregullt dhe thelbësore gjatë ekzekutimit të porosive të klientit jashtë vendit të tregtimit. Kërkesat për subjektet e brendshme sistematike në këtë rregullore duhet të zbatohen për një firmë investimi vetëm në lidhje me çdo instrument të vetëm financiar, për shembull, në nivel kodi ISIN, në të cilin ai është një subjekt i brendshëm sistematik. Për të garantuar një zbatim objektiv dhe efektiv të përkufizimit të subjektit të brendshëm sistematik për firmat e investimit, duhet të vendoset një cak i paracaktuar për subjektet e brendshme sistematike, i cili përmban një specifikim të saktë për ato që nënkuptohet me mënyrë të shpejtë, sistematike dhe thelbësore.
20. Ndërsa një OTF është një sistem ose mjedis në të cilin palët e treta shumëpalëshe blerëse dhe shitëse të interesave ndërveprojnë në sistem, një subjekti të brendshëm sistematik nuk duhet t’i lejohet që të bashkojë palët e treta që blejnë dhe shesin interesa. Për shembull, e ashtuquajtura platformë me një tregtues, ku tregtimi kryhet gjithmonë kundër një firme të vetme investimi, duhet të konsiderohet si subjekt i brendshëm sistematik nëse vepron në pajtim me kërkesat e përfshira në këtë rregullore. Megjithatë, e ashtuquajtura platformë me tregtues të shumëfishtë, ku tregtues të shumtë ndërveprojnë për të njëjtin instrument financiar, nuk duhet të konsiderohet si një subjekt i brendshëm sistematik.
21. Subjektet e brendshme sistematike duhet të jenë në gjendje të vendosin, bazuar në politikën e tyre tregtare dhe në një mënyrë objektive dhe jodiskriminuese, se cilëve klientë t’u japin qasje në kuotimet e tyre, duke bërë dallim ndërmjet kategorive të klientëve, dhe gjithashtu duhet të kenë të drejtë të marrin në konsideratë ndryshimet ndërmjet klientëve, për shembull, në lidhje me rrezikun e kreditit. Subjektet e brendshme sistematike nuk duhet të detyrohen të publikojnë kuotimet e firmës, të ekzekutojnë porositë e klientëve dhe të japin qasje në kuotimet e tyre në lidhje me transaksionet e kapitalit që tejkalojnë përmasën standarde të tregut dhe transaksionet jokapitale që tejkalojnë përmasën specifike për instrumentin financiar. Pajtueshmëria e subjekteve të brendshme sistematike me detyrimet e tyre duhet të kontrollohet nga autoritetet kompetente, të cilat duhet të kenë në dispozicion informacionin që ua mundëson atyre diçka të tillë.
22. Kjo rregullore nuk ka si qëllim që të kërkojë zbatimin e rregullave për transparencën përpara tregtimit për transaksionet e kryera mbi bana, përveç se nëpërmjet një subjekt të brendshëm sistematik.
23. Të dhënat e tregut duhet të jenë lehtësisht të aksesueshme dhe të gatshme për përdoruesin në një format sa më të shtjelluar me qëllim që investitorët dhe ofruesit e shërbimit të të dhënave që u shërbejnë nevojave të tyre, të përshtatin zgjidhjet për të dhënat deri në shkallën më të mundshme. Ndaj, të dhënat për transparencën përpara dhe pas tregtimit duhet t’i vihen në dispozicion publikut në një mënyrë "të pagrupuar" me qëllim që të ulin kostot e pjesëmarrësve të tregut për blerjen e të dhënave.
24. Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit10 dhe Rregullorja (KE) nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit11 duhet të jetë plotësisht e zbatueshme për shkëmbimin, transmetimin dhe përpunimin e të dhënave personale për qëllimet e kësaj rregulloreje, në veçanti titullin IV, nga shtetet anëtare dhe ESMA.
25. Duke marrë në konsideratë marrëveshjen e arritur ndërmjet palëve në samitin e G20 në Pitsburg më 25 shtator 2009 për të zhvendosur tregtimin e kontratave të derivateve standarde mbi banak në bursa ose platforma elektronike të tregtimit, sipas rastit, duhet të përcaktohet një procedurë rregullatore formale për mandatimin e tregtimit ndërmjet kundërpalëve financiare dhe kundërpalëve të mëdha jofinanciare në të gjitha derivatet të cilat janë konsideruar të jenë të pranueshme për klering dhe të cilat janë aq likuide sa për t’u zhvilluar në një sërë vendesh tregtimi të cilat i nënshtrohen një rregullimi të krahasueshëm dhe që u mundëson pjesëmarrësve të tregtojnë me kundërpalë të shumta. Vlerësimi i likuiditetit të mjaftueshëm duhet të marrë parasysh karakteristikat e tregut në nivel kombëtar duke përfshirë elemente të tillë si numri dhe lloji i pjesëmarrësve të tregut në një treg të caktuar dhe karakteristikat e transaksionit, siç janë përmasa dhe shpeshtësia e transaksioneve në atë treg.
Tregu likuid i një kategorie produktesh të derivateve karakterizohet nga një numër i madh i pjesëmarrësve aktivë në treg, duke përfshirë një përzierje të përshtatshme të ofruesve të likuiditetit dhe marrësve të likuiditetit, në raport me numrin e produkteve të tregtuara, të cilët kryejnë tregti shpesh me ato produkte në përmasa të cilat nuk mund të quhen përmasa të një niveli të lartë. Një aktivitet i tillë i tregut duhet të tregohet nga një numër i madh i ofertave të vendosura në pritje për derivatin përkatës, të cilat çojnë në një shpërndarje të ngushtë për një transaksion në një treg me përmasa normale. Në vlerësimin e likuiditetit të mjaftueshëm duhet të pranohet se likuiditeti i një derivati mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme sipas kushteve të tregut dhe ciklit të tij jetësor.
26. Duke marrë në konsideratë marrëveshjen e arritur nga palët e G20 në Pitsburg më 25 shtator 2009 për të zhvendosur tregtinë e kontratave të derivateve standarde mbi banak në shkëmbime ose platformat elektronike të tregtimit kur është e përshtatshme nga njëra anë dhe likuiditetin relativisht më të ulët të derivateve të ndryshme të tregtuar mbi banak, nga ana tjetër, duhet që të ofrohet një gamë e përshtatshme e vendeve të përshtatshme në të cilat mund të zhvillohet tregtimi në përputhje me këtë angazhim. Të gjitha vendet e përshtatshme duhet t’i nënshtrohen kërkesave rregullatore të harmonizuara për sa i përket aspekteve organizative dhe operacionale, masave për zbutjen e konflikteve të interesit, mbikëqyrjes së të gjithë aktivitetit tregtar, transparencës para dhe pas tregtimit të përshtatur sipas instrumentit financiar dhe llojeve të sistemit të tregtimit, dhe për interesat tregtare të palëve të treta të shumta në mënyrë që ato të jenë në gjendje të ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, duhet të sigurohet që operatorët e vendeve të tregtimit të rregullojnë në mënyrë diskrecionale transaksionet në pajtim me angazhimin ndërmjet palëve të treta të shumta, me qëllim që të përmirësohen kushtet e ekzekutimit dhe të likuiditetit.
27. Detyrimi për të kryer transaksione të derivateve që i përkasin një kategorie të derivateve që është deklaruar sipas detyrimit të tregtimit në një treg të rregulluar, MTF, OTF ose vend tregtimi të një vendi të tretë, nuk duhet të zbatohet për komponentët e shërbimeve për uljen e rrezikut pas tregtisë, që nuk kontribuojnë në formimin e çmimit, të cilat ulin rreziqet jotregtare të portofolave të derivateve, duke përfshirë portofolat ekzistuese të derivateve të tregtuara mbi banak, në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 648/2012 pa ndryshuar rrezikun tregtar të portofolave. Përveç kësaj, ndërkohë që duhet të zhvillohen dispozita specifike për ngjeshjen e portofolit, kjo rregullore nuk synon të parandalojë përdorimin e shërbimeve të tjera për uljen e rrezikut pas tregtimit.
28. Detyrimi i tregtimit i përcaktuar për këto derivate duhet të lejojë konkurrencë efikase ndërmjet vendeve të kualifikuara të tregtimit. Ndaj, këto vende tregtimi nuk duhet të jenë në gjendje të pretendojnë të drejta ekskluzive në lidhje me ndonjë derivat, duke iu nënshtruar detyrimit të tregtimit që i ndalon vendet e tjera të tregtimit që të tregtojnë këto instrumente financiare. Për një konkurrencë efektive ndërmjet vendeve të tregtimit për derivatet është shumë e rëndësishme që vendet e tregtimit të kenë qasje jodiskriminuese dhe transparente në kundërpalët qendrore. Qasja jodiskriminuese në një CCP nënkupton që një vend tregtimi ka të drejtën për një trajtim jodiskriminues për sa i përket mënyrës se si trajtohen kontratat e tregtuara në platformën e tij në lidhje me kërkesat për kolateral dhe rrjetëzimin e kontratave ekonomikisht ekuivalente dhe marzhet e integruara me kontratat e lidhura të kleruara nga i njëjti CCP dhe tarifat jodiskriminuese të kleringut.
29. Kompetencat e autoriteteve kompetente duhet të plotësohen me një mekanizëm të qartë për të ndaluar ose kufizuar tregtimin, shpërndarjen dhe shitjen e ndonjë instrumenti financiar ose depozite të strukturuar që çon në shqetësime serioze në lidhje me mbrojtjen e investitorëve, mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare ose tregjeve të mallrave ose stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar, së bashku me kompetencat e përshtatshme për koordinim dhe kontigjencë për ESMA-në, ose, në rastin e depozitave të strukturuara, për Autoritetin Mbikëqyrës Evropian (Autoritetin Bankar Evropian) (ABE), themeluar nëpërmjet Rregullores (BE) nr. 1093/2010 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit12. Ushtrimi i këtyre kompetencave nga autoritetet kompetente, dhe në raste të veçanta, nga ESMA ose ABE, duhet t’i nënshtrohet nevojës për të përmbushur një sërë kushtesh specifike. Kur këto kushte plotësohen, autoriteti kompetent ose, në raste të veçanta, ESMA ose ABE duhet të jenë në gjendje të vendosin një ndalim ose kufizim si masë mbrojtëse përpara se një instrument financiar ose depozitë e strukturuar të tregtohet, shpërndahet ose shitet te klientët.
Këto kompetenca nuk nënkuptojnë ndonjë kërkesë për të prezantuar ose zbatuar një miratim ose licencim për një produkt nga autoriteti kompetent, ESMA ose ABE, dhe nuk i çlirojnë firmat e investimit nga përgjegjësia e tyre për të vepruar në pajtim me të gjitha kërkesat përkatëse të përcaktuara në këtë rregullore dhe në Direktivën 2014/65/BE. Mbarëvajtja dhe integriteti i tregjeve të komoditeteve duhet të përfshihen si kriter për ndërhyrje nga autoritetet kompetente me qëllim që të mundësojnë ndërmarrjen e veprimeve për të kundërshtuar ndikimet e mundshme negative në tregjet e komoditeteve nga veprimtaritë në tregjet financiare. Kjo qëndron, në veçanti, për tregjet e mallrave bujqësore qëllimi i të cilëve është që të garantojnë një furnizim të sigurt ushqimor për popullsinë. Në këto raste masat duhet të koordinohen me autoritetet kompetente për tregjet përkatëse të komoditeteve.
30. Autoritetet kompetente duhet të njoftojnë ESMA-n për detajet e çdo kërkese të tyre për të ulur një pozitë në lidhje me një kontratë të derivateve, për çdo kufizim rastësor ose kufizimex-ante të një pozite, me qëllim që të përmirësohet koordinimi dhe konvergjenca në mënyrën se si zbatohen këto kompetenca. Detajet kryesore të çdo kufizimi ex-ante të pozitës të vendosur nga një autoritet kompetent duhet të publikohen në faqen zyrtare të internetit të ESMA-s.
31. ESMA duhet të jetë në gjendje që të kërkojë informacione nga çdo person në lidhje me pozitën e tyre lidhur me një kontratë derivate, të kërkojë që kjo pozitë të ulet si edhe të kufizojë aftësinë e personave për të kryer transaksione individuale në lidhje me derivatet e komoditeteve. ESMA në vijim duhet të njoftojë autoritetet kompetente për masat që propozon të ndërmerren dhe duhet t’i publikojë këto masa.
32. Detajet e transaksioneve në instrumente financiare duhet t’i raportohen autoriteteve kompetente në mënyrë që ata të kenë mundësi të zbulojnë dhe hetojnë rastet e mundshme të abuzimit në treg, të monitorojnë funksionimin e drejtë dhe mbarëvajtjen e tregjeve si edhe veprimtaritë e firmave të investimit. Objektivi i kësaj mbikëqyrjeje përfshin të gjitha instrumentet financiare që tregtohen në një vend tregtimi dhe instrumentet financiare, kur instrumenti mbështetës është një instrument financiar i tregtuar në një vend tregtimi ose një indeks ose shportë e përbërë nga instrumente financiare të tregtuara në një vend tregtimi. Detyrimi zbatohet për faktin nëse këto transaksione të këtyre instrumenteve financiare janë kryer ose jo në një vend tregtimi. Për të shmangur një barrë administrative të panevojshme për firmat e investimit, instrumentet financiare që nuk mund të cenohen nga abuzimi në treg duhet të përjashtohen nga detyrimi i raportimit. Raportet duhet të përdorin një identifikues të subjektit juridik sipas angazhimeve të G-20. ESMA duhet t’i raportojë Komisionit për funksionimin e këtyre raportimeve për autoritetet kompetente dhe Komisioni duhet të ndërmarrë hapa për të propozuar ndonjë ndryshim, aty ku nevojitet.
33. Operatori i një vendi tregtimi duhet t’i ofrojë autoritetit të tij kompetent të dhënat referencë për instrumentin financiar përkatës. Autoritetet kompetente duhet t’ia transmetojnë menjëherë këto njoftime ESMA-s, e cila duhet t’i publikojë ata menjëherë në faqen e saj zyrtare të internetit, me qëllim që ESMA dhe autoritetet kompetente të kenë mundësi të përdorin, analizojnë dhe shkëmbejnë raportet për transaksionet.
34. Në shërbim të qëllimit të tyre si mjet për monitorimin e tregut, raportet për transaksionet duhet të identifikojnë personin që ka marrë vendimin për investim si edhe personat përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi. Përveç regjimit të transparencës parashikuar në Rregulloren (BE) nr. 236/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit13, sinjalizimi i shitjeve të zbuluara ofron informacione shtesë të dobishme që i mundësojnë autoriteteve kompetente që të monitorojnë nivelet e shitjeve të zbuluara. Autoritetet kompetente duhet të kenë qasje të plotë në të gjitha të dhënat në çdo fazë të procesit të ekzekutimit të porosive, nga vendimi fillestar në tregtim, deri në ekzekutimin e tij. Për rrjedhojë, firmat e investimit duhet të ruajnë të dhëna për të gjitha porositë e tyre dhe të gjitha transaksionet në instrumente financiare dhe operatorëve të platformave u kërkohet që të ruajnë të dhëna për të gjitha porositë e dorëzuara në sistemet e tyre. ESMA duhet të koordinojë shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve kompetente për të garantuar që ata të kenë qasje në të gjitha të dhënat për transaksionet dhe porositë, përfshirë ato që janë regjistruar në platforma që operojnë jashtë territorit të tyre, në instrumente financiare që mbikëqyren prej tyre.
35. Duhet të shmanget raportimi i dyfishtë i informacioneve të njëjta. Raportet e dorëzuara në regjistrat e tregtimit të regjistruar ose të njohur në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 648/2012 për instrumentet financiare përkatëse, të cilët përmbajnë të gjithë informacionin e kërkuar për qëllime të raportimit të transaksionit nuk kanë pse t’i raportohen autoriteteve kompetente, por duhet t’i transmetohen atyre nëpërmjet regjistrave të tregtimit. Në këtë drejtim, Rregullorja (BE) nr. 648/2012 duhet të ndryshohet.
36. Çdo shkëmbim ose transmetim informacioni nga autoritetet kompetente duhet të kryhet në përputhje me rregullat për transferimit e të dhënave personale, të përcaktuara në Direktivën 95/46/KE. Çdo shkëmbim ose transmetim informacioni nga ESMA duhet të kryhet në përputhje me rregullat për transferimin e të dhënave personale, siç përcaktohet në Rregulloren (KE) nr. 45/2001, të cilët duhet të jenë plotësisht të zbatueshëm për përpunimin e të dhënave personale për qëllimet e kësaj rregulloreje.
37. Rregullorja (BE) nr. 648/2012 përcakton kriteret sipas të cilëve kategoritë e derivateve të tregtuara mbi banak duhet t’i nënshtrohen detyrimit për klering. Ajo ndalon shtrembërimet e konkurrencës duke kërkuar qasje jodiskriminuese në kundërpalët qendrore që ofrojnë klering për derivatet e tregtuara mbi banak për vendet e tregtimit dhe qasje jodiskriminuese në flukset e transaksioneve të vendit të tregtimit për kundërpalët qendrore që ofrojnë klering të derivateve të tregtuara mbi banak. Duke qenë se derivatet e tregtuara mbi banak përkufizohen si kontrata derivate ekzekutimi i të cilave nuk bëhet në një treg të rregulluar, duhet të përgatiten kërkesa të ngjashme për tregjet e rregulluara në zbatim të kësaj rregulloreje. Derivatet e tregtuara në tregjet e rregulluara gjithashtu duhet të klerohen në nivel qendror.
38. Përveç kërkesave të përcaktuara në Direktivën 2004/39/KE dhe në Direktivën 2014/65/BE që ndalojnë shtetet anëtare që të kufizojnë me pa të drejtë qasjen në infrastrukturën pas tregtimit, siç janë kundërpalët qendrore dhe marrëveshjet e shlyerjes, duhet që kjo rregullore të eliminojë disa barriera t tjera tregtare që mund të përdoren për të penguar konkurrencën në kleringun e instrumenteve financiare. Për të shmangur çdo praktikë diskriminuese, kundërpalët kryesore duhet të pranojnë të kompensojnë transaksionet e ekzekutuara në vende të ndryshme tregtimi, për sa kohë që këto vende veprojnë në pajtim me kërkesat operacionale dhe teknike të përcaktuara nga kundërpala qendrore, duke përfshirë kërkesat për menaxhimin e rrezikut. Qasja duhet të jepet nga një kundërpalë qendrore nëse përmbushen disa kritere të caktuara për qasjen të specifikuara në standardet teknike rregullatore. Në lidhje me kundërpalët e sapo themeluara që janë autorizuar ose njohur për një periudhë jo më të gjatë se tre vjet me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, për sa i përket titujve të transferueshëm dhe instrumenteve të tregut monetar, duhet të ekzistojë mundësia që autoritetet kompetente të miratojnë një periudhë kalimtare deri në dy vjet e gjysmë përpara se këto kundërpalë të ekspozohen plotësisht ndaj qasjes jodiskriminuese lidhur me titujt e transferueshëm dhe instrumentet e tregut të parasë. Megjithatë, kur një kundërpalë qendrore zgjedh që të përdorë marrëveshjen kalimtare, ajo nuk duhet të përfitojë nga të drejtat e qasjes në një vend tregtimi sipas kësaj rregulloreje gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes kalimtare. Gjithashtu, asnjë vend tregtimi i lidhur ngushtë me një kundërpalë qendrore nuk duhet të përfitojë nga të drejtat e qasjes në një kundërpalë qendrore sipas kësaj rregulloreje gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes kalimtare.
39. Rregullorja (BE) nr. 648/2012 përcakton kushtet sipas të cilave duhet të jepet qasja jodiskriminuese ndërmjet kundërpalëve qendrore dhe vendeve të tregtimit për derivatet e tregtuara mbi banak. Rregullorja (BE) nr. 648/2012 i përkufizon derivatet e tregtuara mbi banak si derivate ekzekutimi i të cilave nuk kryhet në një treg të rregulluar ose në tregun e një vendi të tretë i konsideruar si ekuivalent me një treg të rregulluar në përputhje me nenin 19, paragrafi 6 të Direktivës 2004/39/KE. Për të shmangur çdo mangësi ose mbivendosje dhe për të garantuar konsistencë ndërmjet Rregullores (BE) nr. 648/2012 dhe kësaj rregulloreje, kërkesat e përcaktuara në këtë rregullore për qasjen jodiskriminuese ndërmjet kundërpalëve kryesore dhe vendeve të tregtimit zbatohet për derivatet e tregtuara në tregjet e rregulluara ose në tregjet e vendeve të treta që konsiderohen si ekuivalente me tregjet e rregulluara, në përputhje me Direktivën 2014/65/BE dhe të gjitha instrumentet financiare joderivate.
40. Vendeve të tregtimit duhet t’u kërkohet që të ofrojnë qasje, duke përfshirë flukset e të dhënave, në një mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, në kundërpalët që dëshirojnë të kompensojnë transaksionet e ekzekutuara në një vend tregtimi. Megjithatë, për këtë nuk nevojitet përdorimi i marrëveshjeve të ndërveprimit për të bërë klering të transaksioneve të derivateve ose për të krijuar fragmentim të tillë të likuiditetit që mund të kërcënojë mbarëvajtjen e tregjeve. Një vend tregtimi duhet të refuzojë qasjen vetëm nëse nuk përmbushen disa kritere të caktuara për qasjen të specifikuara në standardet teknike rregullatore. Për sa i përket derivateve të tregtuara në bursë, do të ishte joproporcionale që t’u kërkohen vendeve më të vogla të tregtimit, në veçanti atyre të lidhur ngushtë me kundërpalët kryesore, që të respektonin menjëherë kërkesat për qasje jodiskriminuese, nëse ata ende nuk kanë arritur kapacitetin teknologjik për t’u angazhuar me rregulla të barabarta loje me pjesën dërrmuese të tregut të infrastrukturës pas tregtimit. Ndaj, vendeve të tregtimit që nuk arrijnë kufirin përkatës, duhet t’u jepet mundësia që të përjashtohen, ata vetë si edhe kundërpalët qendrore shoqëruese, nga kërkesat për qasje jodiskriminuese për sa i përket derivateve të tregtuara në bursë për një periudhë prej 30 muajsh, me mundësinë e rinovimeve vijuese. Megjithatë, kur një vend tregtimi zgjedh që të përjashtohet, ai nuk duhet të përfitojë nga të drejtat e qasjes në një kundërpalë qendrore, sipas kësaj rregulloreje gjatë kohëzgjatjes së përjashtimit.
Gjithashtu, asnjë kundërpalë qendrore, lidhur ngushtë me një vend tregtimi, nuk duhet të përfitojë nga të drejtat e qasjes në një vend tregtimi sipas kësaj rregulloreje gjatë kohëzgjatjes së përjashtimit. Rregullorja (BE) nr. 648/2012 vë në dukje se kur të drejtat e pronësisë tregtare dhe intelektuale lidhen me shërbime financiare të lidhura me kontratat derivate, duhet të vihen në dispozicion licenca me kushte proporcionale, të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese. Ndaj, qasja në dhe informacionet që lidhen me licencën e niveleve referencë që përdoren për të përcaktuar vlerën e instrumenteve financiare duhet t’i jepet kundërpalëve qendrore dhe vendeve të tjera të tregtimit në mënyrë proporcionale, të drejtë, të arsyeshme dhe jodiskriminuese dhe çdo licencë duhet të jepet sipas kushteve tregtare të arsyeshme. Pa cenuar zbatimin e rregullave të konkurrencës, ku çdo nivel referencë i ri zhvillohet pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, detyrimi për një licencë duhet të nisë 30 muaj pasi ka nisur tregtimi ose është pranuar për tregtim një instrument financiar që i referohet atij niveli referencë. Qasja në licenca është shumë e rëndësishme për të lehtësuar qasjen ndërmjet vendeve të tregtimit dhe kundërpalëve kryesore sipas nenit 35 dhe 36, se përndryshe marrëveshjet e licencimit sërish mund të ndalojnë qasjen ndërmjet vendeve të tregtimit dhe kundërpalëve kryesore te të cilat kanë kërkuar qasje.
Eliminimi i barrierave dhe praktikave diskriminuese synohen të rrisin konkurrencën për kleringun dhe tregtimin e instrumenteve financiare me qëllim që të ulen kostot e investimit dhe huamarrjes, të rritet efiçenca dhe të nxitet inovacioni në tregjet e Bashkimit Evropian. Komisioni duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër evoluimin e infrastrukturës pas tregtimit dhe duhet të ndërhyjë, sipas rastit, me qëllim që të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës në tregun e brendshëm, në veçanti kur refuzimi i qasjes në infrastrukturë ose në nivele referencë bie në kundërshtim me nenet 101 ose 102 të TFBE-së. Detyrimet për licencim sipas kësaj rregulloreje nuk duhet të cenojnë detyrimin e përgjithshëm të zotëruesve të niveleve referencë sipas të drejtës tregtare të Bashkimit Evropian dhe në veçanti sipas neneve 101 dh 102 të TFBE-së, në lidhje me qasjen në nivelet referencë që janë të domosdoshme për të hyrë në një treg të ri. Miratimet nga autoritetet kompetente për të mos zbatuar të drejtat e qasjes për disa periudha kalimtare nuk janë autorizime apo ndryshime autorizimesh.
41. Ofrimi i shërbimeve në Bashkimin Evropian, nga firma të vendeve të treta, i nënshtrohet regjimeve dhe kërkesave kombëtare. Këto regjime ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri dhe firmat e autorizuara në përputhje me to, nuk gëzojnë lirinë e ofrimit të shërbimeve dhe të drejtën e themelimit në shtetet anëtare, të ndryshme nga ato të themelimit të tyre. Duhet të prezantohet një kuadër rregullator i përbashkët në nivel Bashkimi Evropian. Regjimi duhet të harmonizojë kuadrin ekzistues të fragmentuar, të garantojë siguri dhe trajtim të njëtrajtshëm për firmat e vendeve të treta që marrin akses në Bashkimin Evropian, të garantojë se Komisioni ka kryer vlerësimin e ekuivalencës efektive në lidhje me kuadrin e kujdesit dhe kodit të sjelljes në biznes të vendeve të treta dhe duhet të parashikojë një nivel mbrojtjeje të krahasueshëm të klientëve në Bashkimin Evropian që marrin shërbime nga firmat e vendeve të treta.
Për zbatimin e regjimit, Komisioni dhe shtetet anëtare duhet t’i japin përparësi zonave që mbulohen nga angazhimet dhe marrëveshjet e G-20 me partnerët tregtarë më të mëdhenj të Bashkimit Evropian dhe duhet të marrë në konsideratë rolin qendror që BE luan në tregjet financiare mbarëbotërore dhe të garantojë që zbatimi i kërkesave të vendeve të treta nuk pengon investitorët dhe emetuesit në BE që të investojnë në ose të marrin fonde nga vende të treta apo investitorët dhe emetuesit e vendeve të treta që të investojnë, të mbledhin kapital ose të marrin shërbime të tjera financiare në tregjet e BE-së, përveçse kur kjo është e nevojshme për arsye objektive dhe të kujdesshme të bazuara në prova. Gjatë kryerjes së vlerësimeve, Komisioni duhet të ketë parasysh objektivat e dhe parimet e Rregullores për Titujt të Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve të Titujve (IOSCO) dhe rekomandimet e saj, të ndryshuara dhe të interpretuara nga vetë IOSCO.
Kur nuk mund të merret një vendim që përcakton ekuivalencë reale, ofrimi i shërbimeve nga firmat e vendeve të treta në BE vazhdon të jetë objekt i regjimeve kombëtare. Komisioni, me nismën e vet, duhet të nisë vlerësimin e ekuivalencës. Shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të tregojnë interesin e tyre që një vend i tretë ose disa vende të treta të jenë objekt i vlerësimit të ekuivalencës të kryer nga Komisioni, pa qenë nevoja që ky tregim interesi të detyrojë Komisionin që të nisë procesin e ekuivalencës. Vlerësimi i ekuivalencës duhet të bazohet në rezultate; ai duhet të vlerësojë se deri në çfarë mase kuadri rregullator dhe mbikëqyrës i vendit të tretë përkatës arrin fuqi rregullatore të ngjashme dhe të përshtatshme dhe deri në çfarë mase ai përmbush të njëjtat objektiva si legjislacioni i BE-së. Kur nis këto vlerësime të ekuivalencës, Komisioni duhet të jetë në gjendje të vendosë juridiksionet e vendeve të treta sipas përparësisë, duke marrë në konsideratë rëndësinë që ka vlerësimi i ekuivalencës për firmat dhe klientët nga BE-ja, ekzistencën e marrëveshjeve të mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendit të tretë dhe shteteve anëtare, ekzistencën e një sistemi ekuivalent efektiv për njohjen e firmave të investimit të autorizuara sipas regjimeve të huaja si edhe interesin dhe gatishmërinë e vendit të tretë për t’u angazhuar në procesin e vlerësimit të ekuivalencës. Komisioni duhet të monitorojë çdo ndryshim të konsiderueshëm në kuadrin rregullator dhe mbikëqyrës të vendit të tretë dhe të rishikojë, sipas rastit, vendimet për ekuivalencën.
42. Në zbatim të kësaj rregulloreje, ofrimi i shërbimeve në mungesë të një dege duhet të kufizohet për kundërpalët e kualifikuara dhe klientët profesionalë në vetvete. Ky ofrim shërbimesh duhet të jetë objekt i regjistrimit nga ESMA dhe i mbikëqyrjes në vendin e tretë. Duhet të lidhen marrëveshje bashkëpunimi të përshtatshme ndërmjet ESMA-s dhe autoriteteve kompetente në vendin e tretë.
43. Dispozitat e kësaj rregulloreje që rregullojnë ofrimin e shërbimeve ose kryerjen e veprimtarive nga firmat e një vendi të tretë nuk duhet të përjashtojnë mundësinë që personat e themeluar në BE të marrin, me nismën e tyre ekskluzive, shërbime investimi nga një firmë e një vendi të tretë apo firmat e investimit ose institucionet e kreditit në BE të marrin, me nismën e tyre ekskluzive, shërbime ose veprimtari investimi nga një firmë e një vendi të tretë apo një klient të marrë, me nismën e tij ekskluzive, shërbime investimi nga një firmë e një vendi të tretë nëpërmjet ndërmjetësimit nga ky institucion krediti ose kjo firmë investimi. Kur një shoqëria e një vendi të tretë ofron shërbime sipas nismës ekskluzive të një personi të themeluar në Bashkimin Evropian, shërbimet nuk konsiderohen të ofruara në territorin e Bashkimit Evropian. Nëse një firmë e një veni të tretë mbështet klientët ose klientët e mundshëm në Bashkimin Evropian, apo nxit ose reklamon shërbimet ose aktivitetet investuese së bashku me shërbimet ndihmëse në Bashkimin Evropian, shërbimi nuk konsiderohet i ofruar sipas nismës ekskluzive të vetë klientit.
44. Për sa i përket njohjes së firmave të një vendi të tretë dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të BE-së në zbatim të marrëveshjes për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke përfshirë Marrëveshjen për Tregtinë dhe Shërbimet, vendimet që përcaktojnë se kuadri rregullator dhe mbikëqyrës i një vendi të tretë është ekuivalent me kuadrin rregullator dhe mbikëqyrës të BE-së duhet të miratohen vetëm nëse kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i vendit të tretë parashikon një sistem vërtet ekuivalent përnjohjen e firmave të investimit të autorizuara në zbatim të regjimeve juridike të huaja në përputhje, ndër të tjera, me objektivat dhe standardet rregullatore të përgjithshme të përcaktuara nga G-20 në shtator 2009 për përmirësimin e transparencës në tregjet e derivateve, zbutjen e rrezikut sistemik dhe mbrojtjen nga abuzimi në treg. Një sistem i tillë duhet të konsiderohet ekuivalent nëse ai garanton se rezultati substancial i kuadrit rregullator të zbatueshëm është i ngjashëm me kërkesat e BE-së dhe duhet të konsiderohet efektiv nëse këto rregulla zbatohen në mënyrë konsistente.
45. Tregjet sekondare të kursit aktual kanë shfaqur një sërë praktikash mashtrimi në lidhje me kuotat e shkarkimeve, të cilat mund të cenojnë besueshmërinë e skemave të kuotave të shkarkimeve, të ngritura sipas Direktivës 2003/87/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit14, si dhe po merren masa për forcimin e sistemit të regjistrave të kuotave të shkarkimeve dhe të kushteve të hapjes së llogarive për tregtimin e këtyre të fundit. Për përforcimin e integritetit dhe për ruajtjen e funksionimit efikas të këtyre tregjeve, përfshirë mbikëqyrjen e plotë të aktivitetit tregtar duhet që të plotësohen masat e marra sipas Direktivës 2003/87/KE, duke integruar plotësisht kuotat e shkarkimeve sipas fushës së zbatimit të kësaj rregulloreje dhe Direktivës 2014/65/BE dhe të Rregullores (BE) nr. 596/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit15 dhe Direktivës 2014/57/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit16, duke i klasifikuar ato si instrumente financiare.
46. Komisioni duhet të ketë kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 290 për: Në veçanti, aktet e deleguara duhet të miratohen në lidhje me shtrirjen e fushës së zbatimit të disa dispozitave të kësaj rregulloreje tek bankat qendrore të vendeve të treta, detajet specifike në lidhje me përkufizimet, dispozitat specifike të lidhura me koston lidhur me disponueshmërinë e të dhënave të tregut, qasja në kuotime, përmasat në ose nën të cilat një firmë duhet të hyjë në transaksione me cilindo klient tjetër të cilit i është vënë në dispozicion një kuotim, ngjeshja e portofolit dhe përcaktimi i mëtejshëm kur ka një shqetësim të qenësishëm për mbrojtjen e investitorëve ose një kërcënim për mbrojtjen e investitorëve, mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare ose tregjeve të komoditeteve ose stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar të Bashkimit Evropian mund të justifikojnë veprimin e ESMA-s, ABE-s ose të autoriteteve kompetente, të vendosin kompetencat e administrimit të ESMA-s, zgjatjen e periudhës kalimtare sipas nenit 35, paragrafi 5 kësaj Rregulloreje për një periudhë të caktuar kohore dhe në lidhje me përjashtimin e derivateve të tregtuara nëpërmjet këmbimit nga fusha e zbatimit të disa dispozitave të kësaj Rregulloreje për një periudhë të caktuar kohore Është shumë e rëndësishme që gjatë punës së tij përgatitore Komisioni të kryejë konsultimet e duhura, duke përfshirë ato në nivel ekspertësh. Komisioni, gjatë përgatitjes dhe hartimit të akteve të deleguara, duhet të sigurojë një transmetim të njëkohshëm, në kohën dhe mënyrën e duhur, të dokumenteve përkatëse pranë Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
47. Për të garantuar kushte të njëtrajtshme për zbatimin e kësaj rregulloreje, Komisionit duhet t’i delegohen kompetencat zbatuese në lidhje me miratimin e vendimit të ekuivalencës lidhur me kuadrin ligjor dhe mbikëqyrës të vendeve të treta për ofrimin e shërbimeve nga firmat e vendeve të treta ose vendet të tregtimit të vendeve të treta për qëllimin e kualifikimit si vende tregtimi për derivatet që i nënshtrohen detyrimit të tregtimit dhe qasjes së kundërpalëve qendrore të vendeve të treta dhe vendeve të tregtimit të vendeve të treta në vendet tregtare dhe kundërpalëve qendrore të themeluara në Bashkimin Evropian. Këto kompetenca duhet të ushtrohen në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 182/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit17.
48. Meqenëse objektivat e kësaj rregulloreje, përkatësisht, vendosja e kërkesave të njëtrajtshme në lidhje me instrumentet financiare lidhur me zbulimin e të dhënave tregtare, raportimin e transaksioneve tek autoritetet kompetente, tregtimin e derivateve dhe aksioneve në vende tregtimi të organizuara, qasjen jodiskriminuese për kundërpalët qendrore, vendet e tregtimit dhe pika referimi, kompetencat për ndërhyrje në produkt dhe kompetencat për menaxhimin e pozitës dhe kufijtë e pozitës, ofrimin e shërbimeve ose veprimtarive të investimeve nga firmat e vendeve të treta, nuk mund të arrihen në mënyrë të mjaftueshme nga shtetet anëtare, sepse edhe pse autoritetet kombëtare kompetente janë më të përshtatshme për të monitoruar zhvillimet e tregut, ndikimi i përgjithshëm i problemeve në lidhje me transparencën tregtare, raportimin e transaksioneve, tregtimin e derivateve dhe ndalimin e produkteve dhe praktikave mund të kuptohet plotësisht vetëm në një kontekst të gjerë në Bashkimin Evropian,dhe për shkak të shkallës dhe efekteve të tij, mund të arrihet më mirë në nivel Bashkimi Evropian, dhe ky i fundit mund të miratojë masa, në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit për Bashkimin Evropian Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave.
49. Asnjë veprim i marrë nga autoriteti përgjegjës ose ESMA gjatë zbatimit të detyrave të tyre nuk duhet të diskriminojë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi shtetin anëtar ose grupin e shteteve anëtare si një vend ofrues të shërbimeve dhe aktiviteteve investuese, si vendi i ofrimit, sipas çdo valute, të shërbimeve dhe aktiviteteve të investimit. Asnjë veprim i ndërmarrë nga ABE gjatë zbatimit të detyrave të tij në zbatim të kësaj rregulloreje nuk duhet të diskriminojë direkt ose indirekt ndonjë shtet anëtar ose grup të shteteve anëtare.
50. Standardet teknike të shërbimeve financiare duhet të garantojnë mbrojtjen e përshtatshme të depozituesve, investitorëve dhe konsumatorëve në të gjithë Bashkimin Evropian. Si organ me ekspertizë të specializuar, duhet që ESMA-s t’i besohet përpilimi i projektit rregullator dhe zbatimi i standardeve teknike rregullatore, të cilat nuk përfshijnë zgjedhjet e politikave, i cili i dorëzohet Komisionit.
51. Komisioni duhet të miratojë projekt standardet teknike rregullatore të përgatitura nga ESMA në lidhje me karakteristikat e sakta të kërkesave për transparencë tregtare, për sa i përket operacioneve për politikën e stabilitetit monetar, këmbimit valutor dhe financiar dhe llojeve të transaksioneve përkatëse sipas kësaj rregulloreje në lidhje me kushtet e detajuara për aktet e heqjes dorë nga transparenca përpara tregtimit, në lidhje me masat për publikimin e shtyrë pas tregtimit, në lidhje me detyrimin për vënien në dispozicion të të dhënave para dhe pas tregtimit në mënyrë të ndarë, në lidhje me kriteret për zbatimin e detyrimeve për transparencë përpara tregtimit për subjektet e brendshme sistematike, në lidhje me publikimin pas tregtimit nga firmat e investimit, në lidhje me përmbajtjen dhe shpeshtësinë e kërkesave për të dhëna për ofrimin e informacionit për qëllimet e transparencës dhe llogaritjeve të tjera, në lidhje me transaksionet që nuk kontribuojnë në procesin e zbulimit të çmimit, në lidhje me të dhënat për porosinë të cilat nuk duhet të jepen, në lidhje me përmbajtjen dhe specifikat e raportit për transaksionin, në lidhje me përmbajtjen dhe specifikimin e të dhënave referencë të instrumentit financiar, në lidhje me llojet e kontratave që kanë një ndikim direkt thelbësor dhe të parashikueshëm brenda Bashkimit Evropian dhe rastet kur detyrimi për tregtimin e derivateve është i nevojshëm, në lidhje me kërkesat për sisteme dhe procedura që garantojnë që transaksionet e derivateve të kleruara të dorëzohen dhe të pranohen për klerim, duke specifikuar llojet e masave indirekte për shërbimet e klerimit, në lidhje me derivatet që i nënshtrohen një detyrimi për tregtim në një vend tregtimi të organizuar, në lidhje me qasjen jodiskriminuese në një kundërpalë kryesore dhe në një vend tregtimi, në lidhje me qasjen jodiskriminuese në dhe detyrimin për të licencuar nivelet referencë dhe në lidhje me informacionin që firma aplikuese e vendit të tretë duhet t’i dorëzojë ESMA-s në aplikimin për regjistrim. Komisioni duhet të miratojë draft standardet teknike rregulltore, përmes akteve të deleguara sipas nenit 290 të TFBE-së, dhe në përputhje me nenet 10 deri 14 të Rregullores (BE) nr. 1093/2010.
52. Neni 95 i Direktivës 2014/65/BE parashikon një përjashtim kalimtar për disa kontrata C6 të derivateve energjetike. Ndaj duhet që standardet teknike që specifikojnë detyrimin për klering, të përgatitura nga ESMA në përputhje me nenin 5, paragrafi 2, germa "b" e Rregullores (BE) nr. 648/2012 të marrin këtë në konsideratë dhe të mos vendosin një detyrim kleringu për kontratat derivate të cilat në vijim do t’i nënshtroheshin përjashtimit kalimtar si kontrata C6 të derivateve energjetike.
53. Zbatimi i kërkesave në këtë rregullore duhet të shtyhet me qëllim që zbatueshmëria e tyre të harmonizohet me zbatimin e rregullave të transpozuara të direktivës së riformuluar për të vendosur të gjitha masat zbatuese thelbësore. Ndaj, e gjithë paketa rregullatore duhet të nisë të zbatohet në të njëjtën kohë. Vetëm zbatimi i kompetencave për masat zbatuese nuk duhet të shtyhet në mënyrë që hapat e nevojshme për hartimin dhe zbatimin e këtyre masave zbatuese të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.
54. Kjo rregullore respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura në veçanti nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian, në veçanti të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale (neni 8), lirinë e ushtrimit të aktivitetit (neni 16), të drejtën e mbrojtjes së konsumatorit (neni 38), të drejtën e zgjidhjes efikase dhe për gjykim të drejtë (neni 47), të drejtën për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë në një procedim penal për të njëjtën vepër penale (neni 50), dhe duhet të zbatohet në përputhje me këto të drejta dhe parime.
55. Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është këshilluar në përputhje me nenin 28, paragrafi 2 të Rregullores nr. 45/2001 dhe ka shprehur mendimin e tij më 10 shkurt 201218,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
TITULLI I
OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIME
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
1. Kjo rregullore përcakton kërkesa të njëtrajtshme në lidhje me sa më poshtë:
a) Publikimin e të dhënave tregtare;
b) Raportimin e transaksioneve tek autoritetet kompetente;
c) Tregtimin e derivateve në vendet e organizuara të tregtimit;
d) Qasjen jodiskriminuese në klering dhe qasjen jodiskriminuese në tregtimin në nivele reference.
e) Kompetencat për ndërhyrje në produkt nga autoritetet kompetente, ESMA dhe ABE dhe kompetencat e ESMA-s për kontrollet e administrimit të pozitës dhe kufizimet e pozitës;
f) Ofrimi i shërbimeve ose aktiviteteve të investimeve nga firmat e vendeve të treta sipas një vendimi të zbatueshëm ekuivalence nga Komisioni, që kanë ose jo një degë.
2. Kjo rregullore zbatohet për firmat e investimit, të autorizuara sipas Direktivës 2014/65/BE dhe institucionet e kreditit të autorizuara sipas Direktivës 2013/36/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit19 gjatë ofrimit të shërbimeve të investimit dhe/ose kryerjes së veprimtarive të investimit dhe për operatorët e tregut, duke përfshirë çdo vend tregtimi që ata përdorin.
3. Titulli V i kësaj rregulloreje gjithashtu zbatohet për të gjitha kundërpalët financiare, siç përmenden në nenin 2, paragrafi 8 të Rregullores (BE) nr. 648/2012 dhe për të gjitha kundërpalët jofinanciare që përfshihen në nenin 10, paragrafi 1, germa "b" të kësaj rregulloreje.
4. Titulli VI i kësaj rregulloreje gjithashtu zbatohet për kundërpalët kryesore dhe personat me të drejta pronësie për nivelet referencë.
5. Titulli VIII i kësaj rregulloreje zbatohet për firmat e vendeve të treta që ofrojnë shërbime ose veprimtari investimi brenda bashkimit evropian sipas një vendimi të zbatueshëm ekuivalence nga Komisioni, që kanë ose jo një degë.
6. Nenet 8, 10, 18 dhe 21 nuk zbatohen për tregjet e rregulluara, operatorët e tregut dhe firmat e investimeve për sa i përket një transaksioni ku kundërpala është një anëtar i Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (ESCB) dhe kur ky transaksion përfshihet në përmbushjen e politikës për stabilitetin monetar, këmbimit valutor dhe atij financiar, të cilën ky anëtar i ESCB-së ka kompetencat ligjore që të arrijë dhe në rastet kur ky anëtar ka njoftuar paraprakisht kundërpalën e tij se transaksioni përjashtohet.
7. Paragrafi 6 nuk zbatohet për sa i përket transaksioneve të kryera nga ndonjë anëtar i ESCB-së në përmbushje të operacioneve të tij të investimit.
8. Në bashkëpunim të ngushtë me ESCB-në, ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore që specifikojnë operacionet e politikës për stabilitetin monetar, këmbimit valutor dhe atë financiar dhe llojet e transaksioneve për të cilat zbatohen paragrafi 6 dhe 7.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohen kompetencat për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje procedurën e përcaktuar në nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
9. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 50 për zgjerimin e fushës së zbatimit të paragrafit 6 për bankat e tjera qendrore.
Për këtë qëllim, përpara datës 1 qershor 2015, Komisioni i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport ku vlerëson trajtimin e transaksioneve nga bankat qendrore të vendeve të treta, ku për qëllimet e këtij paragrafi, përfshihet Banka për Shlyerje Ndërkombëtare. Raporti përfshin një analizë të detyrave të tyre statutore dhe vëllimet e tregtimit të tyre në Bashkimin Evropian: Në këtë raport:
a) Identifikohen dispozitat e zbatueshme në vendet e treta përkatëse në lidhje me publikimin rregullator të transaksioneve të bankës qendrore, duke përfshirë transaksionet e ndërmarra nga anëtar të ESCB-së në këto vende të treta, dhe
b) Vlerësohet ndikimi potencial që kërkesat e publikimit rregullator në Bashkimin Evropian mund të kenë në transaksionet e bankës qendrore të një vendi të tretë.
Nëse raporti del në përfundimin se përjashtimi i parashikuar në paragrafin 6 është i nevojshëm për sa i përket transaksioneve ku kundërpalë është një bankë qendrore e një vendi të tretë që kryen operacione të politikës monetare, të këmbimit valutor ose të stabilitetit financiar, Komisioni parashikon që për bankën qendrore të këtij vendi të tretë të zbatohet përjashtimi.
Neni 2
Përkufizime
1. Për qëllimet e kësaj rregulloreje zbatohen përkufizimet e mëposhtme:
1. "Firmë investimi" është një firmë investimi siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
2. "Shërbime dhe veprimtari investimi" janë shërbimet dhe veprimtaritë e investimi siç përcaktohen në nenin 4(1), paragrafi 2 të Direktivës 2014/65/BE;
3. "Shërbime ndihmëse" janë shërbimet ndihmëse siç përcaktohen në nenin 4(1), paragrafi 3 të Direktivës 2014/65/BE;
4. "Ekzekutimi i porosive në emër të klientëve" është ekzekutimi në emër të klientëve siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 5 të Direktivës 2014/65/BE;
5. "Tregtimi për llogari të vet" është tregtimi për llogari të vet siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 6 të Direktivës 2014/65/BE;
6. "zhvillues tregu" është një zhvillues tregu siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 7 të Direktivës 2014/65/BE;
7. "klient" është një klient siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 9 të Direktivës 2014/65/BE;
8. "Klient profesional" është një klient profesional siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 10 të Direktivës 2014/65/BE;
9. "Instrument financiar" është një instrument financiar siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 15 të Direktivës 2014/65/BE;
10. "Operator tregu" është një operator tregu siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 18 të Direktivës 2014/65/BE;
11. "Sistem shumëpalësh" është një sistem shumëpalësh siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 19 të Direktivës 2014/65/BE;
12. "Subjekt i brendshëm sistematik" është një subjekt i brendshëm sistematik siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 20 të Direktivës 2014/65/BE;
13. "Treg i rregulluar" është një treg i rregulluar siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 21 të Direktivës 2014/65/BE;
14. "Platformë shumëpalëshe tregtimi" ose "MTF" është një platformë shumëpalëshe tregtimi siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 22 të Direktivës 2014/65/BE;
15. "Platformë e përbashkët tregtimi" ose "OTF" është një platformë e përbashkët tregtimi siç përcaktohet në nenin 4, paragrafët 1 dhe 23 të Direktivës 2014/65/BE;
16. "klient" është një klient siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 24 të Direktivës 2014/65/BE;
17. "Treg likuid" është:
a) për qëllimet e neneve 9, 11 dhe 18, tregu i një instrumenti financiar ose i një kategorie të instrumenteve financiare, ku ndodhen vazhdimisht blerësit dhe shitësit e gatshëm dhe në dispozicion, dhe kur tregu vlerësohet në përputhje me kriteret e mëposhtme, duke marrë në konsideratë strukturat specifike të tregut në lidhje me instrumentin e caktuar financiar ose me kategorinë e caktuar të instrumentit financiar:
I. shpeshtësia mesatare dhe përmasat e transaksioneve sipas gamës së kushteve të mundshme të tregut, duke marrë në konsideratë llojin dhe ciklin e jetës së produktit në kategorinë e instrumentit financiar;
II. numri dhe lloji i pjesëmarrësve në treg, duke përfshirë raportin e pjesëmarrësve në treg ndaj instrumenteve financiare të tregtuara në produktin e caktuar;
III. përmasa mesatare të marzheve, aty ku është e mundur;
b) për qëllimet e neneve 4, 5 dhe 14, një treg i një instrumenti financiar të tregtuar çdo ditë, në rastet kur tregu vlerësohet sipas kritereve të mëposhtme:
I. përqindjes së disponueshme në treg;
II. Numri mesatar i transaksioneve ditore në këto instrumente financiare;
III. Xhiroja mesatare ditore për këto instrumente financiare;
18. "autoritet kompetent" është autoriteti kompetent siç përcaktohet në nenin 2(1), paragrafi 26 të Direktivës 2014/65/BE;
19. "institucion krediti" është institucioni i kreditit siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 1 të Rregullores (BE) nr. 575/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit20;
20. "degë" është një degë siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 30 të Direktivës 2014/65/BE;
21. "Lidhje të ngushta" janë lidhjet e ngushta siç përcaktohen në nenin 4(1), paragrafi 35 të Direktivës 2014/65/BE;
22. "Organ drejtues" është organi drejtues siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 36 të Direktivës 2014/65/BE;
23. "Depozitë e strukturuar" është depozita e strukturuar siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 43 të Direktivës 2014/65/BE;
24. "Tituj të transferueshëm" janë titujt e transferueshëm siç përcaktohen në nenin 4(1), paragrafi 44 të Direktivës 2014/65/BE;
25. "Fatura të depozitarëve" janë faturat e depozitarëve siç përcaktohen në nenin 4(1), paragrafi 45 të Direktivës 2014/65/BE;
26. "Fond i tregtuar në bursë" ose "ETF" është një fond i tregtuar në bursë siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 46 të Direktivës 2014/65/BE;
27. "Certifikata" janë ato tituj që janë të negociueshëm në tregun kapital dhe të cilët në rastin e shlyerjes së një investimi nga emetuesi radhiten më lart se sa aksionet, por më poshtë se sa instrumentet e obligacioneve të pasiguruara dhe instrumente të tjera të ngjashme;
28. "Produkte financiare të strukturuara" janë ato tituj të krijuar për të titullzuar dhe transferuar rrezikun e kreditit që shoqëron një grup asetesh financiare që i japin të drejtë mbajtësit të titullit që të marrin pagesa të rregullta të cilat varen nga fluksi i parasë nga asetet mbështetëse;
29. "Derivate" janë instrumentet financiare që përcaktohen në paragrafin 44, germa "c" të nenit 4(1) të Direktivës 2014/65/BE dhe që përmenden në shtojcën I, seksioni C, paragrafi 4 deri në 10;
30. "Derivate të komoditeteve" janë instrumentet financiare që përcaktohen në paragrafin 44, germa "c" të nenit 4(1) të Direktivës 2014/65/BE; të cilat lidhen me një mall ose instrument mbështetës të përmendur në seksionin C, paragrafi 10 të shtojcës I të Direktivës 2014/65/BE; se në paragrafët 5, 6, 7 dhe 10 të seksionit C të shtojcës I;
31. "Kundërpalë kryesore" është një kundërpalë kryesore sipas kuptimit të nenit 2, paragrafi 1 të Rregullores (BE) nr. 648/2012;
32. "Derivat i tregtuar në bursë" është derivati që tregtohet në një treg të rregulluar ose në një treg të një vendi të tretë që konsiderohet si ekuivalent me një treg të rregulluar në përputhje me nenin 28 të kësaj rregulloreje, dhe si i tillë nuk përfshihet në përkufizimin e një derivati të tregtuar mbi banak, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 7 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
33. "Tregues aktiv interesi" është një mesazh nga një anëtar ose pjesëmarrës për një tjetër, brenda një sistemi tregtimi, në lidhje me interesin tregtar të disponueshëm, i cili përmban të gjitha informacionet e nevojshme për të rënë dakord për një tregti;
34. "Marrëveshje e miratuar publikimi" ose "APA" është një marrëveshje e miratuar publikimi siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 52 të Direktivës 2014/65/BE;
35. "Ofrues i qarkut të shiritit të kontrollit elektronik" ose "CTP" është ofruesi i qarkut të shiritit të kontrollit elektronik, siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 53 të Direktivës 2014/65/BE;
36. "Mekanizëm i miratuar raportimi" ose "ARM" është mekanizmi i miratuar i raportimit siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 54 të Direktivës 2014/65/BE;
37. "Shteti anëtar i origjinës" është shteti anëtar i origjinës siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 55 të Direktivës 2014/65/BE;
38. "Shteti anëtar pritës" është shteti anëtar pritës siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 56 të Direktivës 2014/65/BE;
39. "Nivel reference" është çdo normë, indeks ose shifër, e vënë në dispozicion të publikut ose e publikuar, e cila përcaktohet periodikisht ose rregullisht duke zbatuar një formulë, ose mbi bazën e vlerës së një ose më shumë aseteve mbështetëse ose çmimeve, duke përfshirë çmimet e parashikuara, normat reale ose të parashikuara të interesit ose vlera të tjera, ose sondazheve dhe mbi bazën e së cilës përcaktohet shuma që duhet të paguhet sipas një instrumenti financiar ose vlera e një instrumenti financiar.
40. "Marrëveshje ndërveprimi" është një marrëveshje ndërveprimi siç përcaktohen në nenin 2, paragrafi 12 të Rregullores (BE) nr. 648/2012;
41. "Institucion financiar i një vendi të tretë" është një subjekt, zyra kryesore e së cilit është themeluar në një vend të tretë dhe që është i autorizuar ose i licencuar sipas ligjeve të atij vendi të tretë të kryejë një prej shërbimeve ose veprimtarive të paraqitura në Direktivën 2013/36/BE, Direktivën 2014/65/BE; Direktivën 2009/138/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit21, Direktivën 2009/65/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit22, Direktivën 2003/41/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit23 ose Direktivën 2011/61/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit24;
42. "Firmë e një vendi të tretë" është një firmë e një vendi të tretë siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 57 të Direktivës 2014/65/BE;
43. "Produkt energjetik i shitjes me shumicë" është një produkt energjetik i shitjes me shumicë, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 4 të Rregullores (BE) nr. 1227/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit25;
44. "derivatet e mallrave bujqësore" janë kontratat e derivateve të lidhura me produktet e përmendura në nenin 1, dhe shtojcën I, pjesa I deri XX dhe XXIV/1, të Rregullores (BE) nr. 1308/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit26;
45. "Fragmentim i likuiditetit" është një situatë në të cilën:
a) Pjesëmarrësit në një vend tregtimi nuk janë në gjendje të kryejnë një transaksion me një ose më shumë pjesëmarrës në këtë vend për shkak të mungesës së marrëveshjeve të kleringut, në të cilat kanë akses të gjithë pjesëmarrësit; ose
b) Një anëtar i kleringut ose klientët e tij do të ishin të detyruar të ruanin pozitat e tyre në një instrument financiar në më shumë se një kundërpalë kryesore, gjë e cila do të kufizonte potencialin për rrjetëzimin e ekspozimeve financiare;
46. "Borxhi sovran" është borxhi sovran siç përcaktohet në nenin 4(1), paragrafi 61 të Direktivës 2014/65/BE;
47. "Ngjeshja e portofolit" është një shërbim për uljen e rrezikut, në të cilin një ose më shumë kundërpalë ndërpresë plotësisht ose pjesërisht disa ose të gjitha derivatet e dorëzuara nga këto kundërpalë për t’u përfshirë në ngjeshjen e portofolit dhe derivatet e ndërprera i zëvendësojnë me një derivat tjetër vlera imagjinare e të cilit është më i vogël se vlera imagjinare e kombinuar e derivateve të ndërprera.
2. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 50 për përcaktimin e disa elementeve teknike të përkufizimeve të përcaktuara në paragrafin 1 me qëllim që t’i përshtatë me zhvillimet e tregut.
TITULLI II
TRANSPARENCA PËR VENDET E TREGTIMIT
KREU I
TRANSPARENCA PËR INSTRUMENTET E KAPITALIT TË VET
Neni 3
Kërkesat për transparencë përpara tregtimit për vendet e tregtimit për sa i përket aksioneve, faturave të depozitarëve, ETF-ve, certifikatave dhe instrumenteve financiare të ngjashme
1. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi bëjnë publike çmimet e tenderimit aktual dhe të ofertës dhe shkallën e interesave të tregtimit me këto çmime që janë reklamuar nëpërmjet sistemeve të tyre për aksionet, faturat e depozitarëve, ETF-të, certifikatat dhe instrumentet financiare të ngjashme të tregtuara në një vend tregtimi. Kjo kërkesë zbatohet edhe për treguesin aktiv të interesit. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi ia vënë këtë informacion në dispozicion publikut në mënyrë të vazhdueshme gjatë orarit normal të tregtimit.
2. Kërkesat për transparencë që përmenden në paragrafin 1 përshtaten sipas llojeve të ndryshme të sistemeve të tregtimit, duke përfshirë sistemit e tregtimit sipas regjistrit të porosive, sistemin e tregtimit të nxitur nga kuotimet, sistemin hibrid dhe sistemin e tregtimit nëpërmjet ankandeve periodike.
3. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi japin qasje, sipas kushteve të arsyeshme tregtare dhe në mënyrë jodiskriminuese, në marrëveshjet që ata përdorin për të bërë publik informacionin e përmendur në paragrafin 1 për firmat e investimit të cilat janë të detyruara të publikojnë kuotimet e tyre për aksionet, faturat e depozitarëve, ETF-të, certifikatat dhe instrumentet financiare të ngjashme sipas nenit 14.
Neni 4
Aktet e heqjes dorë për instrumentet e kapitalit të vet
1. Autoritetet kompetente duhet të jenë në gjendje të heqin dorë nga detyrimi i vendosur për operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi për të bërë publike informacionin e përmendur në nenin 3, paragrafi 1 për:
a) Sistemet që përshtatin porositë bazuar në një metodologji tregtimi nëpërmjet së cilës çmimi i instrumentit financiar që përmendet në nenin 3, paragrafi 1 rrjedh prej vendit të tregtimit ku ky instrument financiar është pranuar për herë të parë për tregtim ose tregut më të rëndësishëm për sa i përket likuiditetit, ku ky çmim referencë publikohet gjerësisht dhe konsiderohet nga pjesëmarrësit në treg si një çmim referencë i besueshëm. Përdorimi i vazhdueshëm i këtij akti të heqjes dorë i nënshtrohet kushteve të përcaktuara në nenin 5.
b) Sistemet që formalizojnë transaksionet e negociuara, të cilat:
I. Zhvillohen në marzhin e ponderuar të vëllimit aktual të pasqyruar në regjistrin e porosive ose kuotimet e zhvilluesve të tregut të vendit të tregtimit që përdorin këtë sistem, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 5;
II. Paraqiten si një aksion jolikuide, faturë depozitarësh, ETF, certifikatë ose instrument financiar i ngjashëm që nuk përfshihet në kuptimin e tregut likuid dhe tregtohen brenda një përqindje të çmimit referencë të përshtatshëm, duke qenë një përqindje dhe një çmim referencë i vendosur paraprakisht nga operatori i sistemit;ose
III. I nënshtrohen kushteve të ndryshme nga çmimi aktual i tregut për atë instrument financiar;
c) Janë porosi të një niveli të lartë krahasuar me përmasat normale të tregut;
d) janë porosi që mbahen në një mjedis për administrimin e porosive në vendin e tregtimit në pritje të publikimit.
2. Çmimi referencë i përmendur në paragrafin 1, germa "a" përcaktohet duke përftuar:
a) Mesin e artë ndërmjet çmimeve të tenderit aktual dhe të ofertës në vendin e tregtimit ku ky instrument financiar është pranuar për herë të parë për tregtim ose në tregun më të rëndësishëm për sa i përket likuiditetit; ose
b) kur çmimi i përmendur në germën "a" nuk është i disponueshëm, çmimi i hapjes ose i mbylljes së seancës përkatëse të tregtimit.
Në porosi përmendet vetëm çmimi i përmendur në germën "b", jashtë fazës së vazhdueshme të tregtimit në seancën përkatëse të tregtimit.
3. Kur vendet e tregtimit përdorin sisteme që formalizojnë transaksionet e negociuara në përputhje me paragrafin 1, germa "b", pika (i):
a) Këto transaksione kryhen në përputhje me rregullat e vendit të tregtimit;
b) Vendi i tregtimit garanton që janë përgatitur marrëveshjet, sistemet dhe procedurat që parandalojnë dhe zbulojnë abuzimin në treg ose tentativat për abuzim në treg në lidhje me këto transaksione të negociuara, në përputhje me nenin 16 të Rregullores (BE) nr. 596/2014;
c) Vendi i tregtimit vendos, mirëmban dhe vë në zbatim sisteme për të zbuluar çdo përpjekje për të përdorur aktin e heqjes dorë për t’iu shmangur kërkesave të tjera të kësaj rregulloreje ose të Direktivës 2014/65/BE dhe për t’ia raportuar këto përpjekje autoritetit kompetent.
Në rastet kur një autoritet kompetent lejon një akt të heqjes dorë në përputhje me paragrafin 1, germa "b", pika I ose III, ky autoritet kompetent monitoron përdorimin e këtij akti nga vendi i tregtimit me qëllim që të garantojë respektimin e kushteve për përdorimin e aktit të heqjes dorë.
4. Përpara se të lejojnë një akt të heqjes dorë në përputhje me paragrafin 1, autoritetet kompetente njoftojnë ESMA-n dhe autoritetet e tjera kompetente për përdorimin e synuar të çdo akti individual dhe japin një shpjegim në lidhje me funksionimin e tij, duke përfshirë detaje për vendin e tregtimit ku është përcaktuar çmimi referencë, siç përmendet në paragrafin 1, germa "a". Njoftimi i synimit për të dhënë një akt të heqjes dorë bëhet jo më vonë se katër muaj përpara se akti i heqjes dorë synon të hyjë në fuqi. Dy muaj nga marrja e njoftimit, ESMA nxjerr një opinion jodetyrues për autoritetin kompetent në fjalë ku vlerëson pajtueshmërinë e çdo akti të heqjes dorë me kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 dhe të specifikuara në standardet teknike rregullatore të miratuara sipas paragrafit 6. Në rastet kur autoriteti kompetent lëshon një akt të heqjes dorë dhe autoriteti kompetent i një shteti tjetër anëtar nuk është dakord, ky autoritet kompetent mund t’ia referojë çështjen ESMA-s, e cila mund të veprojë në përputhje me kompetencat që i akordohen sipas nenit 19 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010. ESMA monitoron zbatimin e akteve të heqjes dorë dhe i dorëzon Komisionit një raport vjetor për mënyrën se si këto akte zbatohen në praktikë.
5. Një autoritet kompetent, ose me nismën e vet ose me kërkesë të një autoriteti tjetër kompetent, mund të tërheqë një akt të heqjes dorë të lëshuar sipas paragrafit 1, siç specifikohet në paragrafin 6, në rast se ai vë re se akti i heqjes dorë po përdoret në një mënyrë që devijon nga qëllimi i tij fillestar ose nëse ky autoritet beson se akti i heqjes dorë po përdoret për t’iu shmangur kërkesave të përcaktuara në këtë nen.
Autoritetet kompetente njoftojnë ESMA-n dhe autoritetet e tjera kompetente për këtë tërheqje, duke dhënë arsyet e plota të vendimit të tyre.
6. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar si më poshtë:
a) Gamën e çmimeve të tenderit dhe ofertës ose kuotimet e përcaktuara të zhvilluesve të tregut dhe masën e interesit tregtar me këto çmime, që duhet të bëhen publike për secilën kategori të instrumentit financiar përkatës në përputhje me nenin 3, paragrafi 1, duke marrë në konsideratë kalibrimin e nevojshëm sipas llojeve të ndryshme të sistemeve të tregtimit, siç përmenden në nenin 3, paragrafi 2;
b) Tregun më të rëndësishëm për sa i përket likuiditetit të një instrumenti financiar, në përputhje me paragrafin 1, germa "a";
c) Karakteristikat specifike të një transaksioni të negociuar në lidhje me mënyrat e ndryshme që një anëtar ose pjesëmarrës i vendit të tregtimit mund ta ekzekutojë një transaksion të tillë;
d) Transaksionet e negociuara që nuk kontribuojnë në formimin e çmimit që përdorin aktin e heqjes dorë të parashikuar në paragrafin 1, germa "b", pika III;
e) Përmasat e porosive të mëdha në shkallë dhe llojin dhe përmasat minimale të porosive që mbahen në një mjedis për administrimin e porosive të një vendi tregtimi, të cilat presin publikimin, në lidhje me të cilat mund të hiqet dorë nga publikimi përpara tregtimit sipas paragrafit 1 për çdo kategori të instrumentit financiar përkatës;
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
7. Aktet e heqjes dorë të lëshuara nga autoritetet kompetente në përputhje me nenin 29, paragrafi 2 dhe nenin 44, paragrafi 2 të Direktivës 2004/39/KE dhe nenet 18, 19 dhe 20 të Rregullores (KE) nr. 1287/2006 përpara datës 3 janar 2017 rishikohen nga ESMA përpara datës 3 janar 2019. ESMA jep një opinion për autoritetin kompetent në fjalë ku vlerëson pajtueshmërinë e vazhdueshme të secilit prej këtyre akteve me kërkesat e përcaktuara në këtë rregullore dhe çdo akt të deleguar dhe standard teknik rregullator të bazuar në këtë rregullore.
Neni 5
Mekanizmi i tavanit të vëllimit
1. Për të garantuar që përdorimi i akteve të heqjes dorë të parashikuara në nenin 4, paragrafi 1, germa "a" dhe nenin 4, paragrafi 1, germa "b", pika (i) nuk dëmton formimin e çmimit, tregtimi duke përdorur këto akte të heqjes dorë kufizohet si më poshtë:
a) Përqindja e tregtimit të një instrumenti financiar që kryhet në një vend tregtimi duke përdorur aktet e heqjes dorë kufizohet në 4% të vëllimit total të tregtimit të këtij instrumenti financiar në të gjitha vendet e tregtimit në të gjithë Bashkimin Evropian përgjatë 12 muajve të kaluar.
b) Tregtimi i përgjithshëm në Bashkimin Evropian i një instrumenti financiar që kryhet duke përdorur aktet e heqjes dorë kufizohet në 8 % të vëllimit total të tregtimit të këtij instrumenti financiar në të gjitha vendet e tregtimit në të gjithë Bashkimin Evropian përgjatë 12 muajve të kaluar.
Mekanizmi i tavanit të vëllimit nuk zbatohet për transaksionet e negociuara që janë në aksione, faturë depozitare, ETF, certifikatë ose instrumente financiare të tjera të ngjashme për të cilat nuk ekziston një treg likuid, siç përcaktohet në përputhje me nenin 2, paragrafi 1, pika 17, germa "b", dhe tregohen brenda një përqindjeje të çmimit referencë të përshtatshëm siç përmendet në nenin 4, paragrafi 1, germa "b", pika II ose për transaksionet e negociuara që i nënshtrohen kushteve të ndryshme nga çmimi aktual i tregut për këtë instrument financiar, siç përmendet në nenin 4, paragrafi 1, germa "b", pika III.
2. Kur përqindja e tregtimit në një instrument financiar, i kryer në një vend tregtimi sipas akteve të heqjes dorë, ka tejkaluar kufirin e përmendur në paragrafin 1, germa "a", autoriteti kompetent që ka autorizuar përdorimin e këtyre akteve nga ai vend tregtimi, brenda dy ditëve pune, pezullon, për një periudhë gjashtë mujore, përdorimin e këtyre akteve në atë vend tregtimi për instrumentin financiar në fjalë bazuar në të dhënat e publikuara nga ESMA, të cilat përmenden në paragrafin 4,
3. Kur përqindja e tregtimit të një instrumenti financiar, të kryer në të gjitha vendet e tregtimit në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas akteve të heqjes dorë, ka tejkaluar kufirin e përmendur në paragrafin 1, germa "b", të gjitha autoritetet kompetente, brenda dy ditëve pune, pezullojnë, për një periudhë gjashtë mujore, përdorimin e këtyre akteve të heqjes dorë në të gjithë Bashkimin Evropian.
4. Brenda 5 ditëve të fundit të punës së çdo muaji kalendarik, ESMA publikon vëllimin total të tregtimit në BE sipas instrumenteve financiare për 12 muajt e fundit, përqindjen e tregtimit të instrumenteve financiare të kryer në të gjithë BE-në sipas këtyre akteve të heqjes dorë, dhe në çdo vend tregtimi për 12 muajt e fundit dhe metodologjinë që përdoret për të përftuar këto përqindje.
5. Në rastet kur në raportin e përmendur në paragrafin 4 identifikohet ndonjë vend tregtimi ku tregtimi i ndonjë instrumenti financiar kryhet sipas akteve të heqjes dorë ka tejkaluar 3.75% të tregtimit total në BE për këtë instrument financiar, bazuar në tregtimin për 12 muajt e fundit, ESMA publikon një raport shtesë, brenda 5 ditëve pune pas datës 15 të muajit kalendarik në të cilin publikohet raporti i përmendur në paragrafin 4. Ky raport përmban informacionin e specifikuar në paragrafin 4 për sa i përket instrumenteve financiare që kanë tejkaluar 3,75%.
6. Në rastet kur në raportin e përmendur në paragrafin 4 tregohet se tregtimi i përgjithshëm në BE i ndonjë instrumenti financiar i kryer sipas akteve të heqjes dorë ka tejkaluar 7,75 % të tregtimit total në BE për këtë instrument financiar, bazuar në tregtimin për 12 muajt e fundit, ESMA publikon një raport shtesë, brenda 5 ditëve pune pas datës 15 të muajit kalendarik në të cilin publikohet raporti i përmendur në paragrafin 4. Ky raport përmban informacionin e specifikuar në paragrafin 4 për sa i përket instrumenteve financiare që kanë tejkaluar 7,75 %.
7. Për të garantuar një bazë të besueshme për të monitoruar tregtimin që kryhet sipas këtyre akteve të heqjes dorë dhe për të përcaktuar nëse janë tejkaluar kufijtë e përmendur në paragrafin 1, operatorët e vendeve të tregtimit detyrohen që të zhvillojnë sisteme dhe procedura që:
a) mundësojnë identifikimin e të gjitha transaksioneve që janë kryer në këtë vend tregtimi sipas akteve të heqjes dorë; dhe
b) sigurojnë që të mos tejkalohet, në asnjë rrethanë, përqindja e lejuar për tregtim sipas akteve të heqjes dorë, siç përmenden në paragrafin 1, germa "a".
8. Periudha kohore për publikimin e të dhënave të tregtimit nga ESMA dhe gjatë së cilës duhet të monitorohet tregtimi i një instrumenti financiar sipas akteve të heqjes dorë fillon më 3 janar 2016. Pa cenuar nenin 4, paragrafi 5, autoriteteve kompetente u jepet kompetenca që të pezullojnë përdorimin e këtyre akteve të heqjes dorë nga data e zbatimit të kësaj rregulloreje dhe çdo muaj në vijim.
9. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore që specifikojnë metodën, duke përfshirë shenjimin e transaksioneve, nëpërmjet së cilës ajo grumbullon, llogarit dhe publikon të dhënat e transaksionit, siç përcaktohet në paragrafin 4, me qëllim që të ofrojë një masë të saktë të vëllimit total të tregtimit sipas instrumenteve financiare dhe përqindjet e tregtimit që përdorin këto akte të heqjes dorë në të gjithë BE-në dhe sipas vendeve të tregtimit.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 6
Kërkesat për transparencë pas tregtimit për vendet e tregtimit për sa i përket aksioneve, faturave të depozitarëve, ETF-ve, certifikatave dhe instrumenteve financiare të ngjashme
1. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi bëjnë publike çmimin, vëllimin dhe kohën e transaksioneve të ekzekutuara në lidhje me aksionet, faturat e depozitarëve, ETF-të, certifikatat dhe instrumente financiare të ngjashme të tregtuara në atë vend tregtimi. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi japin detaje për të gjitha këto transaksione publike, në kohë reale, sa më shumë që të jetë e mundur.
2. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi japin qasje, sipas kushteve të arsyeshme tregtare dhe në mënyrë jodiskriminuese, në marrëveshjet që ata përdorin për të bërë publik informacionin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni për firmat e investimit të cilat janë të detyruara të publikojnë detaje për transaksionet e tyre në aksione, fatura të depozitarëve, ETF, certifikata dhe instrumente financiare të ngjashme sipas nenit 20.
Neni 7
Autorizim për shtyrjen e publikimit
1. Autoritetet kompetente mund të autorizojnë operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi që të sigurojnë publikimin e vonuar të detajeve të transaksioneve në varësi të llojit ose përmasave të tyre.
Në veçanti, autoritetet kompetente mund të autorizojnë publikimin e vonuar në lidhje me transaksionet e në shkalle të madhe krahasuar me përmasën normale të tregut për këtë aksion, faturë depozitare, ETF, certifikatë ose instrument financiar të ngjashëm ose atë kategori aksionesh, faturash të depozitarëve, ETF, certifikata ose instrumentesh financiare të tjera.
Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi duhet të marrin miratimin paraprak të autoritetit kompetent për marrëveshjet e propozuara në lidhje me publikimin e vonuar të tregtimit dhe publikojnë qartësisht këto marrëveshje për pjesëmarrësit në treg dhe publikun. ESMA monitoron zbatimin e marrëveshjeve për publikimin e vonuar të tregtimit dhe i dorëzon Komisionit një raport vjetor për mënyrën se si këto marrëveshje zbatohen në praktikë.
Në rastet kur autoriteti kompetent autorizon publikimin e vonuar dhe autoriteti kompetent i një shteti tjetër anëtar nuk bie dakord me shtyrjen ose me zbatimin efektiv të autorizimit të dhënë, ky autoritet kompetent mund t’ia referojë çështjen ESMA-s, e cila mund të veprojë në përputhje me kompetencat që i akordohen sipas nenit 19 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
2. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore që specifikojnë elementet e mëposhtme në një mënyrë që mundëson publikimin e informacionit të kërkuar sipas nenit 64 të Direktivës 2014/65/BE:
a) Detajet e transaksioneve që firmat e investimit, duke përfshirë subjektet e brendshme sistematike dhe operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi, vënë në dispozicion të publikut për çdo kategori të instrumentit financiar përkatës në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, duke përfshirë elementet identifikuese për llojet e ndryshme të transaksioneve të publikuar sipas nenit 6, paragrafi 1 dhe nenit 20, duke bërë një dallim ndërmjet atyre që përcaktohen nga faktorët që lidhen kryesisht me vlerësimin e instrumenteve financiare dhe atyre që përcaktohen nga faktorë të tjerë.
b) afatin kohor që do të konsiderohej si i pajtueshëm me detyrimin për të publikuar në kohë reale, për aq sa është e mundur, duke përfshirë rastet kur transaksionit ekzekutohen jashtë orarit normal të tregtimit.
c) kushtet për autorizimin e firmave të investimit, duke përfshirë subjektet e brendshme sistematike dhe operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi, që të garantojnë publikimin e shtyrë të detajeve të transaksioneve për çdo kategori të instrumenteve financiare përkatëse në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni dhe nenin 20, paragrafi 1;
d) Kriteret që duhet të zbatohen kur vendosen transaksionet për të cilat, për shkak të përmasave ose llojit të tyre, duke përfshirë profilin e likuiditetit të aksionit, faturës së depozitarëve, ETF-së, certifikatës ose instrumentit financiar të ngjashëm, lejohet publikimi i shtyrë për çdo kategori të instrumentit financiar përkatës.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
KREU II
TRANSPARENCA PËR INSTRUMENTET JOKAPITALE
Neni 8
Kërkesat për transparencë para tregtimit për vendet e tregtimit në lidhje me obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet
1. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi bëjnë publike çmimet e tenderimit aktual dhe të ofertës dhe shkallën e interesave të tregtimit me këto çmime që janë reklamuar nëpërmjet sistemeve të tyre për obligacionet dhe produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet e tregtuara në një vend tregtimi. Kjo kërkesë zbatohet edhe për treguesin aktiv të interesit. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi ia vënë këtë informacion në dispozicion publikut në mënyrë të vazhdueshme gjatë orarit normal të tregtimit. Ky detyrim për publikim nuk zbatohet për ato transaksione në derivate të kundërpalëve jofinanciare që janë objektivisht të matshme duke qenë se ulin rreziqet që lidhen direkt me aktivitetin tregtar ose veprimtarinë e financimit nga thesari të kundërpalës jofinanciare ose të atij grupi.
2. Kërkesat për transparencë që përmenden në paragrafin 1 përshtaten sipas llojeve të ndryshme të sistemeve të tregtimit, duke përfshirë sistemit e tregtimit sipas regjistrit të porosive, sistemin e tregtimit të nxitur nga kuotimet, sistemin hibrid, sistemin e tregtimit nëpërmjet ankandeve periodike, dhe sistemin e tregtimit nëpërmjet negociatave zanore.
3. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi japin qasje, sipas kushteve të arsyeshme tregtare dhe në mënyrë jodiskriminuese, në marrëveshjet që ata përdorin për të bërë publik informacionin e përmendur në paragrafin 1 për firmat e investimit të cilat janë të detyruara të publikojnë kuotimet e tyre obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet sipas nenit 18.
4. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi, në rastet kur akti i heqjes dorë lëshohet në përputhje me nenin 9, paragrafi 1, germa "b", publikojnë të paktën çmimet treguese të ofertës dhe kërkesës përpara tregtimit që janë më afër çmimit të interesave të tregtimit të reklamuara në sistemet e tyre për obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimit dhe derivatet e tregtuara në një vend tregtimi. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi ia vënë këtë informacion në dispozicion publikut, nëpërmjet mjeteve të përshtatshme elektronike,në mënyrë të vazhdueshme gjatë orarit normal të tregtimit. Këto masa garantojnë që informacioni të jepet sipas kushteve tregtare të arsyeshme dhe në mënyrë jodiskriminuese.
Neni 9
Aktet e heqjes dorë për instrumentet jokapitale
1. Autoritetet kompetente duhet të jenë në gjendje të heqin dorë nga detyrimi i vendosur për operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi për të bërë publike informacionin e përmendur në nenin 8, paragrafi 1 për:
a) porositë që janë në përmasa të mëdha krahasuar me përmasën normale të tregut dhe porositë që mbahen në një platformë për menaxhimin e porosive në vendin e tregtimit në pritje të publikimit;
b) treguesit veprues të interesit në kërkesën për kuotim dhe sistemet e tregtimit me negociata zanore, që janë mbi një përmasë specifike të instrumentit financiar, të cilat mund t’i ekspozojnë ofruesit e likuiditetit ndaj një rreziku të papërshtatshëm dhe merr në konsideratë nëse pjesëmarrësit përkatës në treg janë investues në tregun me pakicë apo me shumicë;
c) derivatet që nuk i nënshtrohen detyrimit për tregtim që specifikohet në nenin 28 dhe instrumente financiare të tjera për të cilat nuk ka treg likuid.
2. Përpara se të lëshojë një akt të heqjes dorë në përputhje me paragrafin 1, autoritetet kompetente njoftojnë ESMA-n dhe autoritetet e tjera kompetente për përdorimin e synuar të çdo akti individual dhe japin një shpjegim në lidhje me funksionimin e tij. Njoftimi i synimit për të dhënë një akt të heqjes dorë bëhet jo më vonë se katër muaj përpara se akti i heqjes dorë synon të hyjë në fuqi. Dy muaj nga marrja e njoftimit, ESMA nxjerr një opinion për autoritetin kompetent në fjalë ku vlerëson pajtueshmërinë e çdo akti të heqjes dorë me kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 dhe të specifikuara në standardet teknike rregullatore të miratuara sipas paragrafit 5. Në rastet kur autoriteti kompetent lëshon një akt të heqjes dorë dhe autoriteti kompetent i një shteti tjetër anëtar nuk është dakord, ky autoritet kompetent mund t’ia referojë çështjen ESMA-s, e cila mund të veprojë në përputhje me kompetencat që i akordohen sipas nenit 19 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010. ESMA monitoron zbatimin e akteve të heqjes dorë dhe i dorëzon Komisionit një raport vjetor për mënyrën se si këto akte zbatohen në praktikë.
3. Autoritetet kompetente, me nismën e vet ose me kërkesë të një autoriteteve të tjera kompetente, mund të tërheqin një akt të heqjes dorë të lëshuar sipas paragrafit 1, në rast se ata vënë re se akti i heqjes dorë po përdoret në një mënyrë që devijon nga qëllimi i tij fillestar ose nëse këto autoritete besojnë se akti i heqjes dorë po përdoret për t’iu shmangur kërkesave të përcaktuara në këtë nen.
Autoritetet kompetente njoftojnë ESMA-n dhe autoritetet e tjera kompetente për këtë tërheqje menjëherë dhe përpara se akti të hyjë në fuqi, duke dhënë arsyet e plota të vendimit të tyre.
4. Autoriteti kompetent përgjegjës për të monitoruar një ose më shumë vende tregtimi në të cilin tregtohet një kategori obligacionesh, produkti financiar të strukturuar, kuote shkarkimi ose derivati, kur likuiditeti i kësaj kategorie të instrumentit financiar është nën një cak të caktuar, pezullon përkohësisht detyrimet që përmenden në nenin 8. Caku i specifikuar përcaktohet bazuar në kritere objektive specifike për tregun e instrumentit financiar përkatës. Njoftimi i këtij pezullimi të përkohshëm publikohet në faqen zyrtare të internetit të autoritetit kompetent përkatës.
Pezullimi i përkohshëm është i vlefshëm për një periudhë fillestare që nuk tejkalon tre muaj nga data e publikimit të tij në faqen e internetit të autoritetit kompetent përkatës. Ky pezullim mund të rinovohet për periudha të mëtejshme që nuk tejkalojnë tre muaj të njëpasnjëshëm nëse arsyet e pezullimit të përkohshëm vazhdojnë të jenë të zbatueshme. Kur pezullimi i përkohshëm nuk rinovohet pas kësaj periudhe tremujore, ai ndërpritet automatikisht.
Përpara se të pezullohet ose rinovohet pezullimi i përkohshëm, sipas këtij paragrafi, për detyrimet e përmendura në nenin 8, autoriteti kompetent njofton ESMA-n për qëllimin e tij dhe i jep një shpjegim. ESMA lëshon një opinion për autoritetin kompetent sa më shpejt që të jetë e mundur për faktin nëse në këndvështrimin e saj pezullimi ose rinovimi i pezullimit të përkohshëm është i justifikuar në pajtim me nënparagrafin e parë dhe të dytë.
5. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar si më poshtë:
a) Parametrat dhe metodat për të llogaritur cakun e likuiditetit që përmendet në paragrafin 4 në lidhje me instrumentin financiar Parametrat dhe metodat sipas të cilave shtetet anëtare duhet të llogarisin cakun përcaktohen në mënyrë të tillë që arritja e cakut të përfaqësojë një ulje të konsiderueshme të likuiditetit në të gjitha vendet e tregtimit në BE për instrumentet financiare përkatëse, bazuar në kriteret e përdorura sipas nenit 2, paragrafi 1 dhe 17;
b) Gamën e çmimeve të tenderit dhe ofertës dhe nivelin i interesave të tregtimit me ato çmime, ose çmimet indikative të tenderit dhe ofertës para tregtimit të cilët janë të përafërt me çmimin e interesit të tregtimit, që duhet të bëhen publike për secilën kategori të instrumentit financiar përkatës në përputhje me nenin 8, paragrafi 1 dhe 4, duke marrë në konsideratë kalibrimin e nevojshëm sipas llojeve të ndryshme të sistemeve të tregtimit, siç përmenden në nenin 8, paragrafi 2;
c) Përmasat e porosive në shkallë të mëdha dhe llojin dhe përmasat minimale të porosive që mbahen në një mjedis për administrimin e porosive, të cilat presin publikimin, në lidhje me të cilat mund të hiqet dorë nga publikimi përpara tregtimit sipas paragrafit 1 për çdo kategori të instrumentit financiar përkatës;
d) Përmasat specifike për instrumentin financiar që përmendet në paragrafin 1, germa "b" dhe përkufizimin e kërkesës për kuotim dhe sistemet e tregtimit me negociata zanore, për të cilat mund të hiqet dorë publikimi përpara tregtimit sipas paragrafit 1;
Kur përcakton përmasën specifike për instrumentin financiar që do t’i ekspozonte ofruesit e likuiditetit ndaj një rreziku të papërshtatshëm dhe kur shqyrton nëse pjesëmarrësit përkatës të tregut janë investitorë me pakicë ose me shumicë, sipas paragrafit 1, germa "b", ESMA merr në konsideratë faktorët e mëposhtëm:
I. nëse, në këto përmasa, ofruesit e likuiditetit do të ishin në gjendje të mbulonin rreziqet e tyre;
II. Në rastet kur një treg i instrumentit financiar, ose një kategori instrumentesh financiare përbëhet pjesërisht nga investitorë me pakicë, vlerën mesatare të transaksioneve të kryera nga këta investitorë.
e) Instrumentet financiare ose kategoritë e instrumenteve financiare për të cilat nuk ka treg likuid, në rastet kur nga publikimi para tregtimit mund të hiqet dorë sipas paragrafit 1.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 10
Kërkesat për transparencë pas tregtimit për vendet e tregtimit në lidhje me obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet
1. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi bëjnë publike çmimin, vëllimin dhe kohën e transaksioneve të ekzekutuara në lidhje me obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimit dhe derivatet e tregtuara në atë vend tregtimi. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi japin detaje për të gjitha këto transaksione publike, në kohë reale, sa më shumë që të jetë e mundur.
2. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi japin qasje, sipas kushteve të arsyeshme tregtare dhe në mënyrë jodiskriminuese, në marrëveshjet që ata përdorin për të bërë publik informacionin e përmendur në paragrafin 1 për firmat e investimit të cilat janë të detyruara të publikojnë detajet e transaksioneve të tyre në obligacione, produkte financiare të strukturuara, kuota shkarkimesh dhe derivate sipas nenit 21.
Neni 11
Autorizim për shtyrjen e publikimit
1. Autoritetet kompetente mund të autorizojnë operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi që të sigurojnë publikimin e vonuar të detajeve të transaksioneve në varësi të llojit ose përmasave të transaksionit.
Në veçanti, autoritetet kompetente mund të autorizojnë shtyrjen e publikimit në lidhje me një transaksionet që:
a) Janë të mëdha krahasuar me përmasat normale të tregut të atij obligacioni, produkti financiar të strukturuar, kuote shkarkimi ose derivati të tregtuar në një vend tregtimi, ose për atë kategori obligacionesh, produktesh financiare të strukturuara, kuotash shkarkimi ose derivatesh të tregtuara në një vend tregtimi; ose
b) Janë të lidhura me një obligacion, produkt financiar të strukturuar, kuotë shkarkimi ose derivat të tregtuar në një vend tregtimi, ose një kategori obligacionesh, produktesh financiare të strukturuara, kuotash shkarkimi ose derivatesh të tregtuara në një vend tregtimi, për të cilat nuk ka treg likuid;
c) Kanë përmasa më të mëdha se përmasa specifike për atë obligacion, produkt financiar të strukturuar, kuotë shkarkimi ose derivat të tregtuar në një vend tregtimi, ose atë kategori obligacionesh, produktesh financiare të strukturuara, kuotash shkarkimi ose derivatesh të tregtuara në një vend tregtimi, që do t’i ekspozonte ofruesit e likuiditetit ndaj një rreziku të papërshtatshëm, duke marrë në konsideratë nëse pjesëmarrësit në treg janë investitorë me pakicë ose me shumicë.
Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi duhet të marrin miratimin paraprak të autoritetit kompetent për marrëveshjet e propozuara në lidhje me publikimin e vonuar të tregtimit dhe publikojnë qartësisht këto marrëveshje për pjesëmarrësit në treg dhe publikun. ESMA monitoron zbatimin e marrëveshjeve për publikimin e vonuar të tregtimit dhe i dorëzon Komisionit një raport vjetor për mënyrën se si këto marrëveshje përdoren në praktikë.
2. Autoriteti kompetent përgjegjës për të monitoruar një ose më shumë vende tregtimi ku tregtohet një kategori obligacionesh, produktesh financiare të strukturuara, kuotash shkarkimi ose derivatesh, në rastet kur likuiditeti i kësaj kategorie të instrumenteve financiare bie nën cakun e përcaktuar sipas metodologjisë së përendur në nenin 9, paragrafi 5, germa "a", mund të pezullojë përkohësisht detyrimin e përmendur në nenin 10. Caku përcaktohet bazuar në kritere objektive specifike për tregun e instrumentit financiar përkatës. Ky pezullim i përkohshëm publikohet në faqen zyrtare të internetit të autoritetit kompetent përkatës.
Pezullimi i përkohshëm është i vlefshëm për një periudhë fillestare që nuk tejkalon tre muaj nga data e publikimit të tij në faqen e internetit të autoritetit kompetent përkatës. Ky pezullim mund të rinovohet për periudha të mëtejshme që nuk tejkalojnë tre muaj të njëpasnjëshëm nëse arsyet e pezullimit të përkohshëm vazhdojnë të jenë të zbatueshme. Kur pezullimi i përkohshëm nuk rinovohet pas kësaj periudhe tremujore, ai ndërpritet automatikisht.
Përpara se të pezullohet ose rinovohet pezullimi i përkohshëm i detyrimeve që përmenden në nenin 10, autoriteti kompetent përkatës njofton ESMA-n për qëllimin e tij dhe jep një shpjegim. ESMA lëshon një opinion për autoritetin kompetent sa më shpejt që të jetë e mundur për faktin nëse në këndvështrimin e saj pezullimi ose rinovimi i pezullimit të përkohshëm është i justifikuar në pajtim me nënparagrafin e parë dhe të dytë.
3. Në lidhje me një autorizim për shtyrjen e publikimit, autoritetet kompetente mund:
a) Të kërkojnë publikimin e informacioneve të kufizuara për një transaksion, ose detajet e disa transaksioneve në formë të përmbledhur, ose një kombinim të të dyjave, gjatë periudhës së shtyrjes;
b) Të lejojnë mospublikimin e vëllimit të një transaksioni individual gjatë një periudhe të gjatë shtyrjeje;
c) Në lidhje me instrumentet jokapitale që nuk janë borxh sovran, mund të lejojnë publikimin e disa transaksioneve në formë të përmbledhur gjatë një periudhe të gjatë shtyrjeje;
d) Në lidhje me instrumente të borxhit sovran, të lejojnë publikimin e disa transaksioneve në formë të përmbledhur për një periudhë kohe të papërcaktuar.
Në lidhje me instrumente të borxhit sovran, germat "b" dhe "d" mund të përdoren ose veçmas, ose njëra pas tjetrës, sipas të cilave, pasi periudha e shtyrë e mospublikimit të vëllimit të kalojë, vëllimet mund të publikohen në formë të përmbledhur.
Në lidhje me të gjitha instrumentet e tjera financiare, pas përfundimit të periudhës së shtyrjes, detajet më të spikatura të transaksionit ose të gjitha detajet e transaksioneve publikohen në mënyrë individuale.
4. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore që specifikojnë elementet e mëposhtme në një mënyrë që mundëson publikimin e informacionit të kërkuar sipas nenit 64 të Direktivës 2014/65/BE:
a) Detajet e transaksioneve që firmat e investimit, duke përfshirë subjektet e brendshme sistematike dhe operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi, vënë në dispozicion të publikut për çdo kategori të instrumentit financiar përkatës në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, duke përfshirë elementet identifikuese për llojet e ndryshme të transaksioneve të publikuar sipas nenit 10, paragrafi 1 dhe nenit 21, paragrafi 1, duke bërë një dallim ndërmjet atyre që përcaktohen nga faktorët që lidhen kryesisht me vlerësimin e instrumenteve financiare dhe atyre që përcaktohen nga faktorë të tjerë;
b) afatin kohor që do të konsiderohej si i pajtueshëm me detyrimin për të publikuar në kohë reale, për aq sa është e mundur, duke përfshirë rastet kur transaksionet ekzekutohen jashtë orarit normal të tregtimit;
c) kushtet për autorizimin e firmave të investimit, duke përfshirë subjektet e brendshme sistematike dhe operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi, që të garantojnë publikimin e shtyrë të detajeve të transaksioneve për çdo kategori të instrumenteve financiare përkatëse në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni dhe nenin 21, paragrafi 4;
d) kriteret që duhet të zbatohen kur përcaktohet përmasa ose lloji i një transaksioni për të cilin, në zbatim të paragrafit 3, lejohet shtyrja e publikimit dhe publikimi i detajeve të kufizuara, ose publikimi i detajeve të disa transaksioneve në formë të përmbledhur, ose mospublikimi i vëllimit të transaksionit, duke lejuar një periudhë kohore të gjatë shtyrje për disa instrumente financiare të caktuara në varësi të likuiditetit të tyre.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
KREU III
DETYRIMI PËR TË OFRUAR TË DHËNA TREGTARE NË MËNYRË TË VEÇANTË DHE PËR ARSYE TREGTARE TË ARSYESHME
Neni 12
Detyrimi për të vënë në dispozicion të dhëna përpara tregtimit dhe pas tregtimit në mënyrë të ndarë
1. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi e bëjnë publik informacionin në përputhje me nenet 3, 4 dhe 6 deri në 11, duke dhënë veçmas të dhënat për transparencën para tregtimit dhe për transparencën pas tregtimit.
2. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore që specifikojnë ofrimin e të dhënave për transparencën para dhe pas tregtimit, duke përfshirë nivelin e disagregimit të të dhënave që duhet të bëhen publike, siç përmendet në paragrafin 1.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 13
Detyrimi për të vënë në dispozicion të dhëna përpara tregtimit dhe pas tregtimit për një arsye tregtare të arsyeshme
1. Operatorët e tregut dhe firmat e investimit që operojnë një vend tregtimi vënë informacionin e publikuar në përputhje me nenet 3, 4 dhe 6 deri në 11 në dispozicion të publikut mbi baza tregtare të arsyeshme dhe garantojnë qasje jodiskriminuese në këtë informacion. Informacioni vihet në dispozicion pa pagesë, 15 minuta pas publikimit.
2. Komisioni miraton aktet e deleguara në përputhje me nenin 50, duke qartësuar atë çka përbën bazë të arsyeshme tregtare për bërjen publike të informacionit të përmendur në paragrafin 1.
TITULLI III
TRANSPARENCA PËR SUBJEKTET E BRENDSHME SISTEMATIKE DHE FIRMAT E INVESTIMIT QË KRYEJNË TREGTIM MBI BANAK
Neni 14
Kërkesat që subjektet e brendshme sistematike të bëjnë publike kuotimet e firmës në lidhje me aksionet, faturat e depozitarëve, ETF-të, certifikatat dhe instrumentet financiare të ngjashme
1. Firmat e investimit publikojnë kuotimet e firmës në lidhje me këto aksione, fatura të depozitarëve, ETF, certifikata dhe instrumente financiare të ngjashme në një vend tregtimi për të cilët ka subjekte të brendshme sistematike dhe një treg likuid.
Në rastet kur nuk ekziston një treg likuid për instrumentet financiare që përmenden në nënparagrafin e parë, subjektet e brendshme sistematike publikojnë kuotimet për klientët e tyre, me kërkesë të këtyre të fundit.
2. Ky nen dhe nenet 15, 16 dhe 17 zbatohen për subjektet e brendshme sistematike, kur ata tregtojnë në përmasa që arrijnë deri në përmasën standarde të tregut. Subjektet e brendshme sistematike nuk i nënshtrohen këtij neni dhe neneve 15, 16 dhe 17, kur ato tregtojnë përmasa që tejkalojnë përmasën standarde të tregut.
3. Subjektet e brendshme sistematike mund të vendosin për përmasën ose përmasat në të cilat ata japin kuotime. Përmasa minimale e kuotimit është të paktën sa 10% e përmasës standarde të tregut të një aksioni, fature të depozitarëve, ETF, certifikate ose instrumenti financiar të ngjashëm që tregtohet në një vend tregtimi. Për një aksion, faturë depozitare, ETF, certifikatë ose instrument financiar të ngjashëm të tregtuar në një vend tregtimi, çdo kuotim përfshin një ofertë nga firma dhe çmimin ose çmimet e ofertës për një përmasë ose për përmasa që mund të arrijnë deri në përmasën standarde të tregut për kategorinë e aksioneve, faturave të depozitarëve, ETF, certifikatave ose instrumenteve financiare të ngjashme, së cilës i përket instrumenti financiar. Çmimi ose çmimet pasqyrojnë kushtet mbizotëruese të tregut për këtë aksion, faturë të depozitarëve, ETF, certifikatë ose instrument financiar të ngjashëm.
4. Aksionet, faturat e depozitarëve, ETF-të, certifikatat dhe instrumentet financiare të ngjashme grupohen në kategori mbi bazën e vlerës aritmetike mesatare të porosive të ekzekutuara në treg për këtë instrument financiar. Përmasa standarde e tregut për çdo kategori të aksioneve, faturave të depozitarëve, ETF, certifikatave dhe instrumenteve financiare të ngjashme është një përmasë përfaqësuese e vlerës aritmetike mesatare të porosive të ekzekutuara në tregu për instrumentin financiar të përfshirë në secilën kategori.
5. Tregu i çdo aksioni, fature depozitare, ETF, certifikate ose instrumenti financiar të ngjashëm përbëhet nga të gjitha porositë e ekzekutuara në BE në lidhje me atë instrument financiar, duke përjashtuar porositë e një shkalle të madhe krahasuar me përmasat normale të tregut.
6. Autoriteti kompetent i tregut më të rëndësishëm për nga likuiditeti, siç përcaktohet në nenin 26 për çdo aksion, faturë të depozitarëve, ETF, certifikatë dhe instrument financiar të ngjashëm, përcakton, të paktën një herë në vit, mbi bazën e një vlere aritmetike mesatare të porosive të ekzekutuara në treg në lidhje me atë instrument financiar, kategorinë së cilës i përket instrumenti. Ky informacion i jepet të gjithë pjesëmarrësve në treg dhe i komunikohet ESMA-s, e cila e publikon informacionin në faqen e saj të internetit.
7. Për të garantuar vlerësimin efikas të aksioneve, faturave të depozitarëve, ETF-ve, certifikatave dhe instrumenteve financiare të ngjashme dhe për të maksimizuar mundësinë që firmat e investimit të arrijnë marrëveshjen më të mirë për klientët e tyre, ESMA përgatit draft standardet teknike rregullatore ë specifikojnë masat e mëtejshme për publikimin e kuotimit të firmës, siç përendet në paragrafin 1, përcaktimin nëse çmimet pasqyrojnë kushtet mbizotëruese të tregut, siç përenden në paragrafin 3, dhe të përmasës standarde të tregut, siç përmendet në paragrafin 2 dhe 4.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 15
Ekzekutimi i porosive të klientëve
1. Subjektet e brendshme sistematike publikojnë kuotimet e tyre rregullisht dhe vazhdimisht gjatë orarit normal të tregtimit. Ata mund t’i përditësojnë kuotimet e tyre në çdo kohë. Në kushte të veçanta të tregut, atyre u lejohet që t’i tërheqin kuotimet e tyre.
Shtetet anëtare kërkojnë që firmat që i përshtaten përkufizimit të subjekteve të brendshme sistematike të njoftojnë autoritetin e tyre kompetent. Ky njoftim i transmetohet ESMA-s. ESMA krijon listën e të gjithë subjekteve të brendshme sistematike në Bashkimin Evropian.
Kuotimet publikohen në një mënyrë lehtësisht të aksesueshme për pjesëmarrësit e tjerë të tregut bazuar në arsye tregtare të arsyeshme.
2. Duke vepruar në pajtim me nenin 27 të Direktivës 2014/65/BE, subjektet e brendshme sistematike ekzekutojnë porositë që ata marrin nga klientët e tyre në lidhje me aksionet, faturat depozitare, ETF-të, certifikatat dhe instrumentet financiare të ngjashme për të cilat ata janë subjekte të brendshme sistematike me çmimet e kuotuara në kohën e marrjes së porosisë.
Megjithatë, në raste të justifikuara, ata mund t’i ekzekutojnë këto porosi me një çmim më të mirë nëse ky çmim përfshihet në një gamë publike të çmimeve që i afrohet kushteve të tregut.
3. Subjektet e brendshme sistematike mund të ekzekutojnë porositë që marrin nga klientët e tyre profesionalë me çmime të ndryshme nga të kuotuarat pa qenë nevoja që të veprojnë në pajtim me kërkesat e përcaktuara në paragrafin 2, në lidhje me transaksionet ku ekzekutimi në disa tituj është pjesë e një transaksioni ose në lidhje me porositë që i nënshtrohen kushteve të ndryshme nga çmimi aktual i tregut.
4. Në rastet kur një subjekt i brendshëm sistematik kryen vetëm një kuotim ose kuotimi më i lartë i të cilit është më i ulët se përmasa standarde e tregut merr një porosi nga një klient me përmasë më të madhe se përmasa e kuotimit të tij, por më të ulët se përmasa standarde e tregut, ai mund të vendosë të ekzekutojë atë pjesë të porosisë që tejkalon përmasën e kuotimit të tij, me kusht që ajo të ekzekutohet në çmimin e kuotuar, përveç se kur lejohet ndryshe në zbatim të kushteve të përcaktuara në paragrafët 2 dhe 3. Kur një subjekt i brendshëm sistematik kuoton në përmasa të ndryshme dhe merr një porosi në një prej këtyre përmasave, të cilën ai vendos ta ekzekutojë, ai ekzekuton porosinë në një nga çmimet e kuotuara në pajtim me nenin 28 të Direktivës 2014/65/BE, përveç se kur lejohet ndryshe sipas kushteve të paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni.
5. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 50, duke qartësuar atë çka përbën bazë të arsyeshme tregtare për bërjen publike të informacionit të përmendur në paragrafin 1.
Neni 16
Detyrimet e autoriteteve kompetente
Autoritetet kompetente kontrollojnë sa më poshtë:
a) nëse firmat e investimit përditësojnë rregullisht çmimet e ofertës dhe kërkesës të publikuara në përputhje me nenin 14 dhe ruajnë çmimet që pasqyrojnë kushtet mbizotëruese të tregut;
b) nëse firmat e investimit veprojnë në pajtim me kushtet për përmirësimin e çmimit, të përcaktuara në nenin 15, paragrafi 2.
Neni 17
Qasja në kuotime
1. Subjekteve të brendshme sistematike u lejohet të vendosin, mbi bazën e politikës së tyre tregtare dhe në mënyrë objektive dhe jodiskriminuese, për klientët të cilëve u japin qasje në kuotimet e tyre. Për këtë qëllim do të përcaktohen standarde të qarta që rregullojnë qasjen në kuotimet e tyre. Subjektet e brendshme sistematike mund të refuzojnë të nisin ose mund të vendosin të shkëpusin marrëdhëniet e biznesit me klientët bazuar në konsiderime tregtare si statusi i kredisë së klientit, rreziku i kundërpalës dhe zgjidhja përfundimtare e transaksionit.
2. Për të kufizuar rrezikun e ekspozimit ndaj transaksioneve të shumëfishta nga i njëjti klient, subjekteve të brendshme sistematike u lejohet të kufizojnë në mënyrë jodiskriminuese numrin e transaksioneve nga i njëjti klient të cilët ata pranojnë të kryejnë sipas kushteve të publikuara. Ata, në mënyrë jodiskriminuese dhe në përputhje me nenin 28 të Direktivës 2014/65/BE, mund të kufizojnë numrin e transaksioneve nga klientë të ndryshëm në të njëjtën kohë, nëse kjo është e lejueshme vetëm kur numri dhe/ose volumi i porosive të kërkuara nga klientët e tejkalon ndjeshëm normën e përcaktuar.
3. Për të garantuar vlerësimin efikas të aksioneve, faturave të depozitarëve, ETF-ve, certifikatave dhe instrumenteve financiare të ngjashme dhe për të maksimizuar mundësinë që firmat e investimit të marrin ofertën më të mirë për klientët e tyre, Komisioni miraton akte të deleguara në përputhje me nenin 50, ku specifikon:
a) kriteret që specifikojnë se kur publikohet mbi baza të rregullta dhe të vazhdueshme dhe është lehtësisht e aksesueshme, siç përmendet në nenin 15, paragrafi 1, si edhe si mënyrë me anë të së cilës firmat e investimit mund të përmbushin detyrimin e tyre për të publikuar kuotimet, që përfshin mundësitë e mëposhtme:
I. nëpërmjet platformave të një tregu të rregulluar që ka pranuar për tregtim instrumentin financiar në fjalë;
II. nëpërmjet një APA;
III. nëpërmjet marrëveshjeve pronësore;
b) kriteret që specifikojnë këto transaksione në rastet kur ekzekutimi në tituj të ndryshëm është pjesë e një transaksioni ose ato porosi që i nënshtrohen kushteve të ndryshme nga çmimi aktual i tregut, siç përmenden në nenin 15, paragrafi 3;
c) kriteret që specifikojnë se çfarë mund të konsiderohen si kushte të veçanta të tregut që lejojnë tërheqjen e kuotimeve si edhe kushtet për përditësimin e kuotimeve, siç përmenden në nenin 15, paragrafi 1;
d) kriteret që specifikojnë se kur numri dhe/ose vëllimi i porosive që kërkojnë klientët tejkalon ndjeshëm normën e përmendur në paragrafin 2.
e) kriteret që specifikojnë se kur çmimet janë renda gamës publike që i afrohet kushteve të tregut, siç përmenden në nenin 15, paragrafi 2.
Neni 18
Detyrimi i subjekteve të brendshme sistematike për të publikuar kuotimet e firmave në lidhje me obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet.
1. Firmat e investimit publikojnë kuotimet e firmës në lidhje me obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet e tregtuara në një vend tregtimi për të cilat ata janë subjekte të brendshme sistematike ose për të cilat ekziston një treg likuid, kur përmbushen kushtet e mëposhtme:
a) ato shtyhen të japin një kuotim nga një klient i subjektit të brendshëm sistematik;
b) ata bien dakord të japin një kuotim.
2. Në lidhje me obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet e tregtuara në një vend tregtimi për të cilat nuk ka treg likuid, subjektet e brendshme sistematike publikojnë kuotat për klientët e tyre me kërkesë të këtyre të fundit, nëse ata kanë rënë dakord për të dhënë një kuotim. Nga ky detyrim mund të hiqet dorë kur përmbushen kushtet e specifikuara në nenin 9, paragrafi 1.
3. Subjektet e brendshme sistematike mund t’i përditësojnë kuotimet e tyre në çdo kohë. Ata mund t’i tërheqin kuotimet e tyre në kushte të jashtëzakonshme të tregut.
4. Shtetet anëtare kërkojnë që firmat që i përshtaten përkufizimit të subjektit të brendshëm sistematik të njoftojnë autoritetin kompetent të tyre. Ky njoftim i transmetohet ESMA-s. ESMA krijon listën e të gjitha subjekteve të brendshme sistematike në Bashkimin Evropian.
5. Subjektet e brendshme sistematike i vënë në dispozicion klientëve të tjerë të tyre kuotimet e firmës të publikuar në përputhje me paragrafin 1. Megjithatë, atyre u lejohet të vendosin, bazuar në politikën e tyre tregtare dhe në mënyrë objektive dhe jodiskriminuese, për klientët të cilëve u japin qasje në kuotimet e tyre. Për këtë qëllim, subjektet e brendshme sistematike vendosin standarde të qarta që rregullojnë qasjen në kuotimet e tyre. Subjektet e brendshme sistematike mund të refuzojnë të nisin ose mund të vendosin të shkëpusin marrëdhëniet e biznesit me klientët bazuar në konsiderime tregtare si statusi i kredisë së klientit, rreziku i kundërpalës dhe zgjidhja përfundimtare e transaksionit.
6. Subjektet e brendshme sistematike marrin përsipër të bëhen pjesë e transaksioneve sipas kushteve të publikuara me çdo klient tjetër të cilit i vihet në dispozicion kuotimi në përputhje me paragrafin 5, kur përmasa e kuotuar është e barabartë me ose më e ulët se përmasa specifike për instrumentin financiar e specifikuar në përputhje me nenin 9, paragrafi 5, germa "d".
Subjektet e brendshme sistematike nuk i nënshtrohen detyrimit për të publikuar një kuotim firme sipas paragrafit 1 për instrumentet financiare që janë nën cakun e likuiditetit të përcaktuar në përputhje me nenin 9, paragrafi 4.
7. Subjekteve të brendshme sistematike u lejohet që të vendosin kufij jodiskriminues dhe transparentë për numrin e transaksioneve që marrin përsipër të kryejnë me klientët sipas çdo kuotimi të caktuar.
8. Kuotimet e publikuara sipas paragrafit 1 dhe 5 dhe ata që janë të barabartë me ose më të ulët se përmasa e përmendur në paragrafin 6 bëhen publike në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të aksesueshëm për pjesëmarrësit e tjetër në treg sipas kushteve tregtare të arsyeshme.
9. Çmimi ose çmimet e kuotuara janë të tilla që të garantojnë se subjekti i brendshëm sistematik vepron në pajtim me detyrimet e tij sipas nenit 27 të Direktivës 2014/65/BE, sipas rastit, dhe pasqyrojnë kushtet mbizotëruese të tregut në lidhje me çmimet me të cilat kryhen transaksionet për instrumente financiare të njëjta ose të ngjashme në një vend tregtimi.
Megjithatë, në raste të justifikuara, ata mund t’i ekzekutojnë këto porosi me një çmim më të mirë nëse çmimi përfshihet në një fashë publike të ngjashme me kushtet e tregut.
10. Subjektet e brendshme sistematike nuk i nënshtrohen këtij neni kur ato tregtojnë përmasa më të mëdha se përmasa specifike për instrumentin financiar, e përcaktuar në përputhje me nenin 9, paragrafi 5, germa "d".
Neni 19
Monitorimi nga ESMA
1. Autoritetet kompetente dhe ESMA monitorojnë zbatimin e nenit 18 në lidhje me përmasat për të cilat kuotimet i vihen në dispozicion klientëve të firmës së investimit dhe pjesëmarrësve të tjerë të tregut lidhur me veprimtari të tjera tregtimi të firmës, dhe shkallën deri në të cilën kuotimet pasqyrojnë kushtet mbizotëruese të tregut në lidhje me transaksionet në instrumente financiare të njëjta ose të ngjashme në një vend tregtimi. Deri më 3 janar 2019 ESMA i dorëzon Komisionit një raport për zbatimin e nenit 18. Në rast se ka kuotime dhe veprimtari tregtimi të konsiderueshme që kapërcejnë cakun e përmendur në nenin 18, paragrafi 6 ose që shkojnë përtej kushteve mbizotëruese të tregut, ESMA i dorëzon Komisionit një raport përpara kësaj date.
2. Komisioni miraton aktet e deleguara në përputhje me nenin 50, duke specifikuar përmasat e përmendura në nenin 18, paragrafi 6, në të cilat një firmë përfshihet në një transaksion me çdo klient tjetër të cilit i është vënë në dispozicion kuotimi. Përmasa specifike për instrumentin financiar përcaktohet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 9, paragrafi 5, germa "d".
3. Komisioni miraton aktet e deleguara në përputhje me nenin 50, duke qartësuar atë çka përbën bazë të arsyeshme tregtare për bërjen publike të kuotimeve të përmendur në nenin 18, paragrafi 8.
Neni 20
Publikimi pas tregtimit nga firmat e investimit, duke përfshirë subjektet e brendshme sistematike, për sa i përket aksioneve, faturave të depozitarëve, ETF-ve, certifikatave dhe instrumenteve financiare të ngjashme
1. Firmat e investimit, të cilat, ose për llogari të vet ose në emër të klientëve, kryejnë transaksione në aksione, fatura të depozitarëve, ETF, certifikata dhe instrumente financiare të ngjashme të tregtuara në një vend tregtimi, publikojnë vëllimin dhe çmimin e këtyre transaksioneve dhe kohën në të cilën ata janë kryer. Ky informacion publikohet nëpërmjet një APA.
2. Informacioni i bërë publik në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni dhe afatet kohore brenda të cilëve ai publikohet duhet të jenë në pajtim me kërkesat e miratuara sipas nenit 6, duke përfshirë standardet teknike rregullatore të miratuara në përputhje me nenin 7, paragrafi 2, germa "a". Kur masat e miratuara sipas nenit 7 parashikojnë shtyrjen e publikimit për disa kategori transaksionesh në aksione, fatura depozitarësh, ETF, certifikata dhe instrumente financiare të ngjashme të tregtuara në një vend tregtimi, kjo mundësi zbatohet edhe për ato transaksione që kryhen jashtë vendeve të tregtimit.
3. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar si më poshtë:
a) identifikuesit për llojet e ndryshme të transaksioneve të botuar sipas këtij neni, duke bërë një dallim ndërmjet atyre që përcaktohen nëpërmjet faktorëve që lidhen kryesisht me vlerësimin e instrumenteve financiare dhe atyre që përcaktohen nëpërmjet faktorëve të tjerë:
b) Zbatimin e detyrimit të parashikuar në paragrafin 1 për transaksionet që përfshijnë përdorimin e këtyre instrumenteve financiare si kolateral, huadhënie ose për qëllime të tjera, kur shkëmbimi i instrumenteve financiare përcaktohet nga faktorë të ndryshëm nga vlerësimi i instrumentit financiar në tregun aktual.
c) Palën në një transaksion, e cila duhet ta publikojë transaksionin në përputhje me paragrafin 1, në rast se të dyja palët në transaksion janë firma investimi.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 21
Publikimi pas tregtimit nga firmat e investimit, duke përfshirë subjektet e brendshme sistematike në lidhje me obligacionet, produktet financiare të strukturuara, kuotat e shkarkimeve dhe derivatet
1. Firmat e investimit, të cilat, ose për llogari të vet ose në emër të klientëve, kryejnë transaksione në obligacione, produkte financiare të strukturuara, kuota shkarkimi dhe derivate të tregtuara në një vend tregtimi, publikojnë vëllimin dhe çmimin e këtyre transaksioneve dhe kohën në të cilën ata janë kryer. Ky informacion publikohet nëpërmjet një APA.
2. Çdo transaksion individual bëhet publik pasi të ketë kaluar një APA të vetme.
3. Informacioni i bërë publik në përputhje me paragrafin 1 dhe afatet kohore brenda të cilëve ai publikohet duhet të jenë në pajtim me kërkesat e miratuara sipas nenit 10, duke përfshirë standardet teknike rregullatore të miratuara në përputhje me nenin 11, paragrafi 4, germa "a" dhe "b".
4. Autoritetet kompetente mund të autorizojnë firmat e investimit që të marrin masa për shtyrjen e publikimit, ose mund të kërkojnë publikimin e detajeve të kufizuara të një transaksioni ose të detajeve të transaksioneve të ndryshme në formë të përmbledhur, ose një kombinim të këtyre të dyjave, gjatë periudhës së shtyrjes ose mund të lejojnë mospublikimin e vëllimit për transaksionet individuale gjatë një periudhe të gjatë shtyrjeje, ose në rastin e instrumenteve financuare jokapitale që nuk janë borxh sovran, mund të lejojnë publikimin e disa transaksioneve në formë të përmbledhur gjatë një periudhe të gjatë shtyrjeje, ose në rastin e instrumenteve të borxhit sovran, mund të lejojnë publikimin e disa transaksioneve në formë të përmbledhur për një periudhë kohore të papërcaktuar dhe mund të pezullojnë përkohësisht detyrimet e përmendura në paragrafin 1, sipas të njëjtave kushte që përcaktohen në nenin 11.
Kur masat e miratuara sipas nenit 11 parashikojnë publikimin e shtyrë dhe publikimin e detajeve të kufizuara ose të detajeve në formë të përmbledhur, ose një kombinim të këtyre, ose mospublikimin e vëllimit për kategori të caktuara transaksionesh në obligacione, produkte financiare të strukturuara, kuota shkarkimi dhe derivate të tregtuara në një vend tregtimi, kjo mundësi zbatohet për këto transaksione edhe kur ato kryhen jashtë vendeve të tregtimit.
5. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore në një mënyrë që mundëson publikimin e informacionit të kërkuar sipas nenit 64 të Direktivës 2014/65/BE, për të specifikuar sa më poshtë:
a) identifikuesit për llojet e ndryshme të transaksioneve të botuar në zbatim të këtij neni, duke bërë një dallim ndërmjet atyre që përcaktohen nëpërmjet faktorëve që lidhen kryesisht me vlerësimin e instrumenteve financiare dhe atyre që përcaktohen nëpërmjet faktorëve të tjerë:
b) Zbatimin e detyrimit të parashikuar në paragrafin 1 për transaksionet që përfshijnë përdorimin e këtyre instrumenteve financiare si kolateral, huadhënie ose për qëllime të tjera, kur shkëmbimi i instrumenteve financiare përcaktohet nga faktorë të ndryshëm nga vlerësimi i instrumentit financiar në tregun aktual.
c) Palën në një transaksion, e cila duhet ta publikojë transaksionin në përputhje me paragrafin 1, në rast se të dyja palët në transaksion janë firma investimi.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 22
Ofrimi i informacionit për qëllime transparence dhe llogaritje të tjera
1. Me qëllim kryerjen e llogaritjeve për të përcaktuar kërkesat për transparencë përpara tregtimit dhe pas tregtimit dhe regjimet e detyrimit për tregtim të përcaktuara nga nenet 3 deri në 11, nenet 14 deri në 21 dhe neni 32, të cilat zbatohen për instrumentet financiare dhe për të përcaktuar nëse një firmë investimi është ose jo një subjekt i brendshëm sistematik, autoritetet kompetente mund të kërkojnë informacion nga:
a) Vendet e tregtimit;
b) APA; dhe
c) CTP.
2. Vendet e tregtimit, APA dhe CTP ruajnë të gjitha të dhënat e nevojshme për një periudhë kohore të mjaftueshme.
3. Autoritetet kompetente ia transmetojnë këtë informacion ESMA-s, duke qenë se ESMA kërkon të prodhojë raportet e përmendura në nenin 5, paragrafi 4, 5 dhe 6.
4. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore që specifikojnë përmbajtjen dhe shpeshtësinë e kërkesave për të dhëna dhe formatet dhe afatet kohore në të cilat vendet e tregtimit, APA dhe CTP duhet t’i përgjigjen këtyre kërkesave në përputhje me paragrafin 1, llojin e të dhënave që duhet të ruhen dhe periudhën kohore minimale gjatë së cilës vendet e tregtimit, APA dhe CTP duhet të ruajnë të dhënat me qëllim që të jenë në gjendje t’i përgjigjen këtyre kërkesave në përputhje me paragrafin 2.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në këtë paragraf, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 23
Detyrimi i tregtimit për firmat e investimit
1. Një firmë investimi garanton që tregtimi që ajo kryen në aksione të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar ose të tregtuara në një vend tregtimi të kryhet në një treg të rregulluar, MTF ose subjekt të brendshëm sistematik, ose një vend tregtimi të një vendi të tretë i vlerësuar si ekuivalent në përputhje me nenin 25, paragrafi 4, germa "a" e Direktivës 2014/65/BE, sipas rastit, përveç se kur karakteristikat e tyre përfshijnë që:
a) Janë josistematike, ad-hoc, të çrregullta dhe jo të shpeshta; ose
b) Kryhen ndërmjet kundërpalëve të kualifikuara dhe/ose profesionale dhe nuk kontribuojnë në procesin e zbulimit të çmimit.
2. Një firmë investimi që operon një sistem të brendshëm përputhjeje që ekzekuton porositë e klientëve në aksione, fatura të depozitarëve, ETF, certifikata dhe instrumente financiare të ngjashme në një platformë shumëpalëshe duhet të garantojë se është e autorizuar si MTF sipas Direktivës 2014/65/BE dhe është në pajtim me të gjitha dispozitat përkatëse në lidhje me këto autorizime.
3. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore për të specifikuar karakteristikat e veçanta të këtyre transaksioneve në aksione që nuk kontribuojnë në procesin e zbulimit të çmimit, siç përmendet në paragrafin 1, duke marrë në konsideratë raste të tilla si:
a) Tregtitë e likuiditetit të paadresueshme; ose
b) Kur shkëmbimi i këtyre instrumenteve financiare përcaktohet nga faktorë të ndryshëm nga vlerësimi i tregut aktual të instrumentit financiar.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
TITULLI IV
RAPORTIMI I TRANSAKSIONIT
Neni 24
Detyrimi për të ruajtur integritetin e tregjeve
Pa cenuar shpërndarjen e përgjegjësive për zbatimin e Rregullores (BE) nr. 596/2014, autoritetet kompetente të koordinuara nga ESMA në përputhje me nenin 31 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010 monitorojnë veprimtaritë e firmave të investimit për të garantuar që ato të veprojnë me ndershmëri, drejtësi dhe profesionalizëm dhe në një mënyrë që nxit integritetin e tregut.
Neni 25
Detyrimi për të mbajtur të dhëna
1. Firmat e investimit mbajnë në dispozicion të autoritetit kompetent, për pesë vjet, të dhënat përkatëse që lidhen me të gjitha porositë dhe të gjitha transaksionet në instrumente financiare që ato kanë kryer, qoftë për llogari të vet ose në emër të një klienti. Në rastin e transaksioneve të kryera në emër të klientëve, të dhënat përmbajnë të gjitha informacionet dhe detajet e identitetit të klientit dhe informacionet që kërkohen sipas Direktivës 2005/60/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit27. ESMA mund të kërkojë akses në këtë informacion, në përputhje me procedurën dhe sipas kushteve të përcaktuara në nenin 35 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
2. Operatori i një vendi tregtimi mban në dispozicion të autoritetit kompetent, për të paktën pesë vjet, të dhënat përkatëse që lidhen me të gjitha porositë në instrumente financiare, të cilat reklamohen nëpërmjet sistemeve të tyre. Të dhënat përmbajnë të dhënat përkatëse që përbëjnë karakteristikat e porosisë, duke përfshirë ato që e lidhin një porosi me transaksionet e ekzekutuara, të cilat rrjedhin nga ajo porosi dhe detajet e të cilëve raportohen në përputhje me nenin 26, paragrafi 1 dhe 3. ESMA kryen një rol ndërmjetësimi dhe koordinim në lidhje me qasjen nga autoritetet kompetente në informacionin e parashikuar në këtë paragraf.
3. ESMA përgatit projekt standardet teknike rregullatore që specifikojnë detajet e të dhënave përkatëse të porosisë që kërkohen të mbahen në zbatim të paragrafit 2 të këtij neni, të cilat nuk përmenden në nenin 26.
Këto projekt standarde teknike rregullatore përfshijnë kodin e identifikimit të anëtarit ose pjesëmarrësit që ka transmetuar porosinë, kodin e identifikimit të porosisë, datën dhe orën kur është transmetuar porosia, karakteristikat e porosisë, duke përfshirë llojin e porosisë, kufirin e çmimit, nëse ka, periudhën e vlefshmërisë, ndonjë udhëzim specifik për porosinë, detajet për ndonjë modifikim, anulim, ekzekutim të pjesshëm ose të plotë të porosisë, agjencinë ose kapacitetin kryesor.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 26
Detyrimi për të raportuar transaksionet.
1. Firmat e investimit që ekzekutojnë transaksione në instrumente financiare raportojnë detajet e plota dhe të sakta të këtyre transaksioneve tek autoriteti kompetent sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe përpara mbylljes së ditës pasuese të punës.
Autoritetet kompetente, në përputhje me nenin 85 të Direktivës 2014/65/BE, përcaktojnë masat e nevojshme për të garantuar që autoriteti kompetent i tregut më të përshtatshëm për sa i përket likuiditetit të këtyre instrumenteve financiare gjithashtu e merr këtë informacion.
Autoritetet kompetente i vënë në dispozicion ESMA-s, me kërkesë të tyre, çdo informacion të raportuar në përputhje me këtë nen.
2. Detyrimi i përcaktuar në paragrafin 1 gjen zbatim për:
a) Instrumentet financiare që janë pranuar për tregtim ose tregtohen në një vend tregtimi ose për të cilët është bërë një kërkesë për t’u pranuar për tregtim;
b) Instrumentet financiare, kur instrumenti mbështetës është një instrument financiar i tregtuar në një vend tregtimi; dhe
c) Instrumentet financiare, kur instrumenti mbështetës është një indeks ose një shportë e përbërë nga instrumente financiare të tregtuara në një vend tregtimi
Detyrimi zbatohet për transaksionet në instrumente financiare që përmenden në germat "a" deri në "c", pavarësisht nëse këto transaksione kryhen ose jo në vendin e tregtimit.
3. Në veçanti, raportet përfshijnë detaje për emrat dhe numrat e instrumenteve financiare që janë blerë ose shitur, sasinë, datat dhe orën e ekzekutimit, çmimet e transaksionit, identitetin e klientëve në emër të të cilëve firma e investimit e ka ekzekutuar atë transaksion, identitetin e personave dhe algoritmet kompjuterike brenda firmës së investimit përgjegjëse për vendimin e investimit dhe ekzekutimin e transaksionit, identitetin e aktit të zbatueshëm të heqjes dorë sipas të cilit është kryer tregtimi, mënyrat e identifikimit të firmave përkatëse të investimit, zbulimit të një shitjeje të zbuluar, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 1, germa "b" të Rregullores (BE) nr. 236/2012 në lidhje me ndonjë aksion dhe borxh sovran, sipas fushës së zbatimit të neneve 12, 13 dhe 17 të kësaj Rregulloreje. Për transaksionet që nuk kryhen në një vend tregtimi, raportet përfshijnë një element që identifikon llojet e transaksioneve në përputhje me masat që duhet të miratohen sipas nenit 20, paragrafi 3, germa "a" dhe nenit 21, paragrafi 5, germa "a". Për derivatet e komoditeteve, raporti tregon nëse transaksioni ul rrezikun në një mënyrë objektivisht të matshme në përputhje me nenin 57 të Direktivës 2014/65/BE.
4. Firmat e investimit që transmeton porosi përfshin në transmetimin e porosisë të gjitha detajet, siç specifikohen në paragrafët 1 dhe 3. Në vend që të përfshijnë detajet e përmendura gjatë transmetimit të porosive, një firmë investimi mund të zgjedhë të raportojë porosinë e transmetuar, nëse ajo është ekzekutuar, si transaksion në përputhje me kërkesat e paragrafit 1. Në këtë rast, në raportin për transaksionin nga firma e investimit deklarohet se ai i përket një porosie të transmetuar.
5. Operatori i një vendi tregtimi raporton detajet e transaksioneve në instrumente financiare që tregtohen në platformën e tij, të cilat ekzekutohen nëpërmjet sistemeve të tij nga një firmë që nuk i nënshtrohet kësaj rregulloreje, në përputhje me paragrafët 1 dhe 3.
6. Në raportimin e emërtimit të subjektit që do të identifikojë klientët, siç kërkohet nga paragrafët 3 dhe 4, firmat e investimit përdorin një subjekt juridik identifikues i themeluar për të identifikuar klientët që janë persona juridik.
Jo më vonë se data 3 janar 2016 ESMA përgatit udhëzimet në përputhje me nenin 16 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010 për të garantuar që përdorimi i subjekteve juridike identifikuese në BE të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare, në veçanti ato që janë përcaktuar nga Bordi për Stabilitetin Financiar.
7. Raportet për autoritetin kompetent bëhen ose nga vetë firma e investimit, një ARM që vepron në emër të saj, ose nga vendi i tregtimit, nëpërmjet sistemit të të cilit është përfunduar transaksioni, në përputhje me paragrafët 1, 3 dhe 9.
Firmat e investimit janë përgjegjëse për plotësimin, saktësinë dhe dorëzimin në kohë të raporteve që i dorëzohen autoritetit kompetent.
Duke deroguar nga kjo përgjegjësi, kur një firmë investimi raporton detaje të këtyre transaksioneve nëpërmjet një MRP-je që vepron në emër të saj, ose një vendi tregtimi, firma e investimit nuk mban përgjegjësi për mangësi në plotësimin, saktësinë ose dorëzimin në kohë të raporteve, gabime të cilat i atribuohen MRP-së ose vendit të tregtimit. Në këto raste dhe duke iu nënshtruar nenit 66, paragrafi 4, të Direktivës 2014/65/BE, përgjegjësinë për këto gabime e ka MRP ose vendi i tregtimit.
Megjithatë, firmat e investimit duhet të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të verifikuar plotësimin, saktësinë dhe dorëzimin në kohë të raporteve për transaksionet që janë dorëzuar në emër të tyre.
Shteti anëtar i origjinës i kërkon vendit të tregtimit, kur ky i fundit bën raporte në emër të firmës së investimit, që të vendosë mekanizma të shëndoshë sigurie të hartuar për të garantuar sigurinë dhe origjinalitetin e mënyrave të transferimit të informacionit me qëllim që të minimizohet rreziku i korruptimit të të dhënave dhe qasjes së paautorizuar dhe të parandalohet rrjedhja e informacionit, duke ruajtur në çdo kohë konfidencialitetin e të dhënave. Shteti anëtar i origjinës i kërkon vendit të tregtimit ruajtjen e burimeve të përshtatshme dhe krijimin e ambienteve rezervë, me qëllim ofrimin dhe ruajtjen e shërbimeve në çdo kohë.
Sistemet tregtare të përputhjes ose të raportimit, duke përfshirë regjistrat e tregtimit të regjistruar ose të njohur në përputhje me titullin VI të Rregullores (BE) nr. 648/2012, mund të miratohen nga autoriteti kompetent si ARM me qëllim që të transmetojë raportet për transaksionin drejt autoritetit kompetent në përputhje me paragrafët 1, 3 dhe 9.
Kur transaksionet janë raportuar te një regjistër tregtimi në përputhje me nenin 9 të Rregullores (BE) nr. 648/2012, i miratuar si ARM dhe kur këto raporte përmbajnë detajet që kërkohen sipas paragrafëve 1, 3 dhe 9 dhe i transmetohen autoritetit kompetent nga regjistri tregtar brenda afatit kohor të përcaktuar në paragrafin 1, detyrimi i firmës së investimit, i përcaktuar në paragrafin 1, konsiderohet si i përmbushur.
Kur raporti për transaksionin përmban gabime ose mangësi, MRP-ja, firma e investimit ose vendi i tregtimit që ka raportuar transaksionin korrigjon informacionin dhe ia dorëzon raportin e korrigjuar autoritetit kompetent.
8. Në rastet kur, në përputhje me nenin 35, paragrafi 8 të Direktivës 2014/65/BE, raportet e parashikuara sipas këtij neni i transmetohen autoritetit kompetent të shtetit anëtar pritës, ai ia transmeton këtë informacion autoriteteve kompetente të shtetit anëtar të origjinës së firmës së investimit, përveç se kur autoritetet kompetente të shtetit anëtar të origjinës vendosin se ata nuk dëshirojnë që ta marrin këtë informacion.
9. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar:
a) Standardet dhe formatet e të dhënave për informacionin që duhet të raportohet në përputhje me paragrafët 1 dhe 3, duke përfshirë metodat dhe masat për raportimin e transaksioneve financiare si edhe formën dhe përmbajtjen e këtyre raporteve;
b) Kriteret për të përcaktuar një treg të rëndësishëm, në përputhje me paragrafin 1;
c) Referencat për instrumentet financiare të blera ose të shituara, sasinë, datat dhe orën e ekzekutimit, çmimet e transaksionit, informacionin dhe detajet e identitetit të klientit, subjektin e emëruar për të identifikuar klientët në emër të të cilëve firma e investimit e ka ekzekutuar transaksionin, subjektin e emëruar për të identifikuar personat dhe algoritmet kompjuterike brenda firmës së investimit përgjegjëse për vendimin e investimit dhe ekzekutimin e transaksionit, subjektin e emëruar për të identifikuar aktin e heqjes dorë sipas të cilit është bërë tregtimi, mënyrat e identifikimit të firmave përkatëse të investimit, mënyrën në të cilën është ekzekutuar transaksioni, të dhënat e nevojshme për përpunimin dhe analizimin e raporteve për transaksionin në përputhje me paragrafin 3; dhe
d) Subjektin e emëruar për të identifikuar shitjet e shpejta të aksioneve dhe borxhit sovran, siç përmendet në paragrafin 3;
e) Kategoritë përkatëse të instrumentit financiar që duhet të raportohen në përputhje me paragrafin 2;
f) Kushtet sipas të cilave shtetet anëtare zhvillojnë, atribuojnë dhe mirëmbajnë subjektet juridike identifikuese, në përputhje me paragrafin 6 dhe kushtet sipas të cilëve këto subjekte juridike identifikuese përdoren nga firmat e investimit për të siguruar, sipas paragrafëve 3, 4 dhe 5, subjektin e emëruar për të identifikuar klientët në raportet për transaksionin që duhet të bëjnë sipas paragrafit 1;
g) Zbatimi i detyrimeve për raportimin e transaksionit në degët e firmave të investimit;
h) Çfarë përbën një transaksion dhe zbatim të një transaksioni për qëllimet e këtij neni.
i) rastet kur një firmë investimi konsiderohet se ka transmetuar një porosi për qëllimet e paragrafit 4.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
10. Përpara datës 3 janar 2019, ESMA i dorëzon Komisionit një raport për funksionimin e këtij neni, duke përfshirë ndërveprimin e tij me detyrimet përkatëse për raportim, në zbatim të Rregullores (BE) nr. 648/2012, dhe nëse përmbajtja dhe formati i raporteve për transaksionin, që janë marrë nga dhe janë shkëmbyer ndërmjet autoriteteve kompetente, mundëson plotësisht monitorimin e veprimtarive të firmave të investimit në përputhje me nenin 24 të kësaj rregulloreje. Komisioni mund të ndërmarrë hapa për të propozuar ndonjë ndryshim, duke përfshirë parashikimin që transaksionet, në vend të autoriteteve kompetente, t’i transmetohen vetëm një sistemi të vetëm të caktuar nga ESMA. Komisioni ka përcjell raportin e ESMA-s Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
Neni 27
Detyrimi për të ofruar të dhëna referencë për instrumentin financiar
1. Për sa i përket instrumenteve financiare të pranuara për tregtim në tregjet e rregulluara, ose që tregtohen në MTF ose OTF, vendet e tregtimit i dërgojnë autoriteteve kompetente të dhënat referencë identifikuese për qëllimet e raportimit të transaksionit sipas nenit 26.
Për sa i përket instrumenteve financiare të tjera që mbulohen nga neni 26, paragrafi 2, që tregtohen në sistemet e tij, çdo subjekt i brendshëm sistematik i dërgon autoritetit të tij kompetent të dhëna referencë në lidhje me këto instrumente financiare.
Të dhënat referencë identifikuese bëhen gati për t’iu dorëzuar autoritetit kompetent në një format elektronik dhe të standardizuar përpara se të nisë tregtimi i instrumentit financiar të cilave ato i referohen. Të dhënat referencë për instrumentin financiar përditësohen sa herë që ka ndryshime në këto të dhëna në lidhje me një instrument financiar. Autoritetet kompetente duhet t’i transmetojnë menjëherë këto njoftime drejt ESMA-s, e cila i publikon ato menjëherë në faqen e saj të internetit. ESMA u jep autoriteteve kompetente qasje në këto të dhëna reference.
2. Në mënyrë që autoriteteve kompetente t’u lejohet që të monitorojnë, sipas nenit 26, veprimtaritë e firmave të investimit për të garantuar që ato të veprojnë me ndershmëri, drejtësi dhe profesionalizëm dhe në një mënyrë që përmirëson integritetin e tregut, ESMA dhe autoritetet kompetente përcaktojnë masat e nevojshme për të garantuar që:
a) ESMA dhe autoritetet kompetente të marrin siç duhet të dhënat referencë për instrumentin financiar, sipas paragrafit 1;
b) Cilësia e të dhënave të marra të jetë e përshtatshme për qëllimet e raportimit të transaksionit sipas nenit 26;
c) Të dhënat referencë për instrumentin financiar të marra sipas paragrafit 1 të shkëmbehen pa probleme ndërmjet autoriteteve kompetente përkatëse.
3. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar:
a) Standardet dhe formatet e të dhënave referencë të instrumenteve financiare, në përputhje me paragrafin 1, duke përfshirë metodat dhe masat për ofrimin e të dhënave dhe çdo përditësim të tyre tek autoritetet kompetente dhe për transmetimin e tyre tek ESMA në përputhje me paragrafin 1, dhe formën dhe përmbajtjen e këtyre të dhënave.
b) Masat teknike që nevojiten në lidhje me masat që do të përgatiten nga ESMA dhe autoritetet kompetente sipas paragrafit 2.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
TITULLI V
DERIVATET
Neni 28
Detyrimi për të tregtuar në tregje të rregulluara, MTF ose OTF
1. Kundërpalët financiare, siç përcaktohen në nenin 2, paragrafi 8 të Rregullores (BE) nr. 648/2012 dhe kundërpalët jofinanciare që plotësojnë kushtet e përmendura në nenin 10, paragrafi 1, germa "b" të saj, kryejnë transaksione, të cilat nuk janë as transaksione brenda grupit siç përcaktohen në nenin 3 të kësaj rregulloreje dhe as transaksione që mbulohen nga dispozitat kalimtare në nenin 89 të kësaj rregulloreje me kundërpalë financiare të tjera ose me kundërpalë jofinanciare të tjera që përmbushin kushtet e përmendura në nenin 10, paragrafi 1, germa "b" të Rregullores (BE) nr. 648/2012 në derivate që i përkasin një kategorie derivatesh që është deklaruar se i nënshtrohet detyrimeve të tregtimit në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 32 dhe të renditura në regjistrin e përmendur në nenin 34 vetëm në:
a) Tregjet e rregulluara;
b) MTF;
c) OTF; ose
d) Vende tregtimi të vendeve të treta, nëse Komisioni ka miratuar një vendim në përputhje me paragrafin 4 dhe nëse ky vend i tretë garanton një sistem ekuivalent efektiv për njohjen e vendeve të tregtimit të autorizuara në zbatim të Direktivës 2014/65/BE për të pranuar për tregtim ose për të tregtuar derivate të deklaruara se i nënshtrohen një detyrimi për tregtim në atë vend të tretë sipas kushteve joekskluzive.
2. Detyrimi për tregtim zbatohet edhe për kundërpalët e përmendura në paragrafin 1 të cilat bëhen pjesë e transaksioneve në derivate që i përkasin një kategorie derivatesh që janë deklaruar se i nënshtrohen detyrimit për tregtim me institucione financiare të vendeve të treta ose me subjekte të tjera të vendeve të treta, të cilat, nëse do të ishin themeluar në BE, do t’i nënshtroheshin detyrimit për klering. Detyrimi për tregtim zbatohet edhe për subjektet e vendeve të treta që do t’i nënshtroheshin detyrimit për tregtim nëse do të ishin themeluar në BE, të cilat përfshihen në transaksione derivatesh që i përkasin një kategorie derivatesh që është deklaruar se i nënshtrohet detyrimit për tregtim, me kusht që kontrata të ketë një efekt direkt, substancial dhe të parashikueshëm brenda BE-së, në rastet kur ky detyrim është i nevojshëm ose i përshtatshëm për të parandaluar shmangien nga ndonjë dispozitë e kësaj rregulloreje.
ESMA monitoron vazhdimisht veprimtarinë në derivate që nuk janë deklaruar se i nënshtrohen detyrimit për tregtim që përshkruhet në paragrafin 1, me qëllim që të identifikojë rastet kur një kategori e caktuar kontratash mund të paraqesë një rrezik sistemik dhe për të parandaluar arbitrazhin rregullator ndërmjet transaksioneve në derivate që i nënshtrohen detyrimit për tregtim dhe transaksioneve në derivate që nuk i nënshtrohen detyrimit për tregtim.
3. Derivatet që janë deklaruar se i nënshtrohen detyrimit për tregtim sipas paragrafit 1, pranohen për tregtim në një treg të rregulluar ose në çdo vend tregtimi, siç përmendet në paragrafin 1, sipas kushteve joekskluzive dhe jodiskriminuese.
4. Komisioni, në përputhje me procedurën e ekzaminimit të përmendur në nenin 51, paragrafi 2, mund të miratojë vendime që përcaktojnë se kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i një vendi të tretë garanton që vendi i tregtimit i autorizuar në atë vend të tretë të veprojë në pajtim me kërkesat ligjore detyruese që janë ekuivalente me kërkesat për vendet e tregtimit, që përmenden në paragrafin 1, germat "a", "b" ose "c" të Këtij neni, të cilat rrjedhin nga kjo rregullore, nga Direktiva 2014/65/BE dhe Rregullorja (BE) nr. 596/2014 dhe të cilat mbikëqyrjen në mënyrë efektive dhe zbatohen në atë vend të tretë.
Këto vendime kanë si qëllim të vetëm që të përcaktojnë përshtatshmërinë e vendit të tregtimit për derivate që i nënshtrohen detyrimit për tregtim.
Kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i një vendi të tretë konsiderohet se ka efekte ekuivalente kur ky kuadër përmbush kushtet e mëposhtme:
a) Vendet e tregtimit në atë vend të tretë i nënshtrohen autorizimit dhe mbikëqyrjes efektive dhe zbatimit të ligjit në mënyrë të vazhdueshme;
b) Vendet e tregtimit kanë rregulla të qarta dhe transparente në lidhje me pranimin e instrumenteve financiare për tregtim, në mënyrë që këto instrumente financiare të mund të tregtohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe efikase dhe të jenë lehtësisht të negociueshme;
c) Emetuesit e instrumenteve financiare i nënshtrohen kërkesave periodike dhe të vazhdueshme për informacion duke garantuar një nivel të lartë mbrojtjeje për investitorët;
d) Ai garanton transparencë dhe integritet të tregut nëpërmjet rregullave që trajtojnë abuzimet në treg në formën e abuzimeve me informacione të privilegjuara dhe manipulimit të tregut;
Një vendim i Komisionit në zbatim të këtij paragrafi mund të kufizohet vetëm për një ose disa kategori të vendeve të tregtimit. Në një rast të tillë, vendi i tregtimit i një vendi të tretë përfshihet në paragrafin 1, germa "d" vetëm nëse ai përfshihet në një kategori që mbulohet nga vendimi i Komisionit.
5. Për të garantuar zbatimin konsistent të këtij neni, ESMA përgatit draft standardet teknike rregullatore për të specifikuar llojet e kontratave të përmendura në paragrafin 2 që kanë një efekt direkt, substancial dhe të parashikueshëm brenda BE-së dhe rastet kur detyrimi për tregtim është i nevojshëm ose i përshtatshëm për të parandaluar shmangien nga ndonjë dispozitë e kësaj rregulloreje.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Kur është e mundur dhe e përshtatshme, standardet teknike rregullatore që përmenden në këtë paragraf janë identike me ato që janë miratuar sipas nenit 4, paragrafi 4 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
Neni 29
Detyrimi për klering për derivatet e tregtuara në tregjet e rregulluara dhe koha e pranimit për klering
1. Operatori i një tregu të rregulluara garanton që të gjitha transaksionet në derivate që janë kryer në atë treg të rregulluar janë kleruar nga një CCP.
2. CCP, vendet e tregtimit dhe firmat e investimit që veprojnë si anëtarë kleringu në përputhje me nenin 2, paragrafi 14 të Rregullores (BE) nr. 648/2012 vendosin sisteme, procedura dhe masa në lidhje me derivatet e kleruara për të garantuar që transaksionet në derivate të kleruara të dorëzohen dhe të pranohen për klering sa më shpejt që të jetë e mundur, nga ana teknologjike, duke përdorur sisteme të automatizuara.
Në këtë paragraf "derivate të kleruara" janë
a) Të gjitha derivatet që duhet të klerohen sipas detyrimit për klering në zbatim të paragrafit 1 të këtij neni ose sipas detyrimit për klering në zbatim të nenit 4 të Rregullores (BE) nr. 648/2012;
b) Të gjitha derivatet për të cilat palët përkatëse bien dakord që të klerohen.
3. ESMA përgatit draft standardet teknike rregullatore për të specifikuar kërkesat minimale për sistemet, procedurat dhe masat, duke përfshirë afatet kohore për pranim, në zbatim të këtij neni, duke marrë në konsideratë nevojën për të garantuar menaxhimin e përshtatshëm të rreziqeve operacionale ose të tjera.
ESMA ka autoritet të vazhdueshëm për të përgatitur standarde teknike rregullatore të mëtejshme për të përditësuar standardet në fuqi, nëse ajo gjykon se diçka e tillë kërkohet me evoluimin e standardeve të industrisë.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore, të përmendura në nënparagrafin e parë.
Komisionit i delegohen kompetencat për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 30
Masat indirekte të kleringut
1. Masat indirekte të kleringut në lidhje me derivatet e tregtuara në bursë lejohen nëse këto masa nuk rrisin rrezikun e kundërpalës dhe garantojnë që asetet dhe pozitat e kundërpalës të përfitojnë nga mbrojtja me efekt ekuivalent me atë që përmendet në nenet 39 dhe 48 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
2. ESMA përgatit draft standardet teknike rregullatore për të specifikuar llojet e masave indirekte të shërbimit të kleringut, kur ato janë përcaktuar, të cilat përmbushin kushtet e përmendura në paragrafin 1, duke garantuar konsistencë me dispozitat e përcaktuara për derivatet e tregtuara mbi banak në zbatim të kreut II të Rregullores së Deleguar të Komisionit (BE) nr. 149/201328.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në këtë paragraf, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 31
Ngjeshja e portofolit
1. Kur ofrojnë ngjeshje të portofolit, firmat e investimit dhe operatorët e tregut nuk i nënshtrohen detyrimit për ekzekutimin më të mirë të nenit 27 të Direktivës 2014/65/BE, detyrimeve për transparencë të neneve 8, 10, 18 dhe 21 të kësaj Rregulloreje apo detyrimit të nenit 1, paragrafi 6 të Direktivës 2014/65/BE. Përfundimi ose zëvendësimi i derivateve përbërëse të portofolin e ngjeshur nuk i nënshtrohet nenit 28 të kësaj rregulloreje.
2. Firmat e investimit dhe operatorët e tregut që ofrojnë ngjeshje të portofolit publikojnë nëpërmjet një APA vëllimet e transaksioneve që i nënshtrohen ngjeshjes së portofolit dhe kohën kur përfunduar brenda afatit të specifikuar në nenin 10.
3. Firmat e investimit dhe operatorët e tregut që ofrojnë ngjeshje të portofolit mbajnë të dhëna të plota dhe të sakta për të gjitha ngjeshjet e portofolit që organizojnë ose në të cilat marrin pjesë. Këto të dhëna i vihen në dispozicion menjëherë autoritetit kompetent përkatës, ose ESMA-s, me kërkesë të kësaj të fundit.
4. Komisioni, me anë të akteve të deleguara, mund të miratojë në përputhje me nenin 50 masa që specifikojnë sa më poshtë:
a) elementet e ngjeshjes së portofolit
b) informacionin që duhet të publikohet sipas paragrafit 2,
në mënyrë të tillë që të shfrytëzohet sa më shumë që të jetë e mundur çdo kërkesë ekzistuese për mbajtjen e të dhënave, raportimin ose publikimin.
Neni 32
Procedura e detyrimit për tregtim
1. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar si më poshtë:
a) cila nga kategoritë e derivateve, të deklaruara se i nënshtrohen detyrimit për klering në përputhje me nenin 5, paragrafi 2 dhe 4 të Rregullores (BE) nr. 648/2012, ose një pjesë e konsiderueshme e tyre tregtohet në vendet e përmendura në nenin 28, paragrafi 1 të kësaj rregulloreje;
b) Datën ose datat në të cilat hyn në fuqi detyrimi për tregtim, duke përfshirë çdo fazë përgatitore dhe kategori të kundërpalëve për të cilat zbatohet detyrimi, kur kjo fazë përgatitore dhe këto kategori të kundërpalëve janë parashikuar në standardet teknike rregullatore në përputhje me nenin 5, paragrafi 2, germa "b" të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
ESMA ia dorëzon këto draft standarde teknike rregullatore Komisionit brenda gjashtë muajve pasi Komisioni miraton standardet teknike rregullatore në përputhje me nenin 5, paragrafi 2 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
Përpara se t’i dorëzojë Komisionit draft standardet teknike rregullatore për miratim, ESMA organizon një konsultim publik dhe, sipas rastit, mund të konsultohet me autoritetet kompetente të vendeve të treta.
Komisionit i delegohen kompetencat për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
2. Me qëllim që detyrimi për tregtim të hyjë në fuqi:
a) Kategoria e derivateve sipas paragrafit 1, germa "a", ose një nëngrup i saj duhet të pranohen për tregtim ose të tregtohen të paktën në një vend tregtimi, siç përmendet në nenin 28, paragrafi 1, dhe
b) Duhet të ekzistojë një interes i mjaftueshëm nga vendi i tretë për të blerë dhe shitur kategorinë e derivateve ose një pjesë të rëndësishme të saj, në mënyrë që një kategori derivatesh të konsiderohet mjaftueshëm likuide për t’u tregtuar vetëm në vendet e përmendura në nenin 28, paragrafi 1.
3. Për të përgatitur draft standardet teknike rregullatore që përmenden në paragrafin 1, ESMA e konsideron kategorinë e derivateve ose një pjesë të rëndësishme të saj si mjaftueshëm likuide sipas kritereve të mëposhtme:
a) Shpeshtësisë mesatare dhe përmasës së tregtimit sipas disa kushteve të tregut, duke marrë parasysh natyrën dhe ciklin jetësor të produkteve brenda kategorisë së derivateve;
b) numrit dhe llojit të pjesëmarrësve në treg, duke përfshirë raportin e pjesëmarrësve në treg ndaj produkteve/kontratave të tregtuara në tregun e caktuar të produktit;
c) Përmasës mesatare të marzheve.
Në përgatitjen e draft standardeve teknike rregullatore ESMA merr në konsideratë ndikimin e parashikuar që detyrimi për tregtim mund të ketë në likuiditetin e një kategorie derivatesh ose një pjese të rëndësishme të saj dhe në veprimtaritë tregtare të përdoruesve fundorë që nuk janë subjekte financiare.
ESMA përcakton nëse kategoria e derivateve ose një pjesë e rëndësishme e saj është mjaftueshëm likuide vetëm në transaksionet nën një përmasë të caktuar.
4. ESMA, me nismën e saj, në përputhje me kriteret e përcaktuara në paragrafin 2 dhe pas organizimit të një konsultimi publik, identifikon dhe njofton Komisionin për kategoritë e derivateve ose kontratave derivate individuale që duhet t’i nënshtrohen detyrimit për tregtim në vendet e përmendura në nenin 28, paragrafi 1, por për të cilat asnjë CCP ende nuk ka marrë autorizim sipas nenit 14 ose 15 të Rregullores (BE) nr. 648/2012 ose të cilat nuk janë pranuar për tregtim ose nuk janë tregtuar në një vend tregtimi, siç përmendet në nenin 28, paragrafi 1.
Pas njoftimit nga ESMA, që përmendet në nënparagrafin e parë, Komisioni mund të publikojë një ftesë për përgatitjen e propozimeve për tregtimin e këtyre derivateve në vendet e përmendura në nenin 28, paragrafi 1.
5. ESMA, në përputhje me paragrafin 1, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore që ndryshojnë, pezullojnë ose shfuqizojnë standardet teknike rregullatore ekzistuese, sa herë që ka ndonjë ndryshim thelbësor në kriteret e përcaktuara në paragrafin 2. Përpara se të kryejë një veprim të tillë, ESMA, sipas rastit, mund të konsultohet me autoritetet kompetente të vendeve të treta.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në këtë paragraf, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
6. ESMA zhvillon draft standardet e rregulloreve teknike, për të specifikuar kriteret e përmendura në paragrafin 2, germa "b".
Përpara 3 korrikut 2015, ESMA i dorëzon Komisionit draft standardet e rregulloreve teknike.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 33
Mekanizmat për të shmangur rregullat e duplikuara ose kundërshtuese
1. Komisioni, me mbështetjen e ESMA-s, monitoron dhe përgatit raporte, të paktën një herë në vit, për Parlamentin Evropian dhe Këshillin për zbatimin ndërkombëtar të parimeve të përcaktuara në nenet 28 dhe 29, në veçanti në lidhje me kërkesat për pjesëmarrësit në treg, që mund të jenë të duplikuara ose kundërshtuese, dhe rekomandon veprimet e mundshme.
2. Komisioni mund të miratojë akte zbatuese duke deklaruar se masat ligjore, mbikëqyrëse dhe zbatuese të vendit të tretë përkatës:
a) janë ekuivalente me kërkesat që rrjedhin nga nenet 28 dhe 29;
b) garantojnë mbrojtje të sekretit profesional ekuivalente me ato që përcaktohet në këtë rregullore;
c) po aplikohen dhe zbatohen me efektivitet në mënyrë të barabartë dhe joshtrembëruese me qëllim për të garantuar mbikëqyrjen dhe zbatimin efektiv në atë vend të tretë.
Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit që përmendet në nenin 51.
3. Një akt zbatues për ekuivalencën, që përmendet në paragrafin 2, ka fuqinë ligjore që kundërpalët që bëhen pjesë e një transaksioni sipas kësaj rregulloreje konsiderohen se kanë përmbushur detyrimin e përcaktuar në nenet 28 dhe 29, kur të paktën një prej kundërpalëve është themeluar në atë shtet të tretë dhe kundërpalët veprojnë në pajtim me masat ligjore, mbikëqyrëse dhe zbatuese të vendit të këtij vendi të tretë.
4. Komisioni, në bashkëpunim me ESMA-n, monitoron zbatimin efektiv nga vendet e treta, për të cilin është miratuar një akt zbatues për ekuivalencën, të kërkesave ekuivalente me ato që përcaktohen në nenet 28 dhe 29 dhe raportojnë rregullisht, të paktën një herë në vit, përpara Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
Brenda 30 ditëve kalendarike nga prezantimi i raportit, kur raporti zbulon një mangësi ose inkonsistencë të konsiderueshme në zbatimin e kërkesave ekuivalente nga autoritetet e një vendi të tretë, Komisioni mund të tërheqë njohjen si ekuivalent për kuadrin ligjor të vendit të tretë përkatës. Kur një akt zbatues për ekuivalencën tërhiqet, transaksionet nga kundërpalët automatikisht i nënshtrohen sërish të gjitha kërkesave të përcaktuara në nenet 28 dhe 29 të kësaj rregulloreje.
Neni 34
Regjistri i derivateve që i nënshtrohen detyrimit për tregtim
ESMA boton dhe mirëmban në faqen e saj të internetit, i cili specifikon, në mënyrë të plotë dhe pa ekuivok, derivatet që i nënshtrohen detyrimit për të tregtuar në vendet e përmendura në nenin 28, paragrafi 1, vendet ku janë pranuar për tregtim ose janë tregtuar dhe datat në të cilat detyrimi hyn në fuqi.
TITULLI VI
QASJA JODISKRIMINUESE NË KLERING PËR INSTRUMENTET FINANCIARE
Neni 35
Qasje jodiskriminuese në një CCP
1. Pa cenuar nenin 7 të Rregullores (BE) nr. 648/2012, një CCP pranon të kompensojë instrumente financiare mbi baza jodiskriminuese dhe transparente, duke përfshirë për sa i përket kërkesave për kolateral dhe tarifave që lidhen me qasjen, pavarësisht vendit të tregtimit ku ekzekutohet një transaksion. Kjo në veçanti garanton që një vend tregtimi të ketë të drejtën e trajtimit jodiskriminues të kontratave të tregtuara në atë vend tregtimi për sa i përket:
a) kërkesave për kolateral dhe konsolidimit të kontratave me vlerë ekonomike ekuivalente, kur përfshirja e këtyre kontratave në likuidimin total dhe procedura të tjera të konsolidimit të një CCP-je, bazuar në legjislacionin e zbatueshëm për paaftësinë paguese, nuk do të rrezikonte mbarëvajtjen, vlefshmërinë ose zbatueshmërinë e këtyre procedurave; dhe
b) marzheve të integruara me kontrata të lidhura të kleruara nga i njëjti CCP sipas një modeli rreziku që është në pajtim me nenin 41 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
Një CCP mund të kërkojë që vendi i tregtimit të veprojë në pajtim me kërkesat operacionale dhe teknike të përcaktuara nga CCP-ja, duke përfshirë kërkesat për menaxhimin e rrezikut. Kërkesa e paraqitur në këtë paragraf nuk zbatohet për kontratat derivate që tashmë janë objekt i detyrimeve të qasjes në zbatim të nenit 7 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
Një CCP nuk është e detyruar ta zbatojë këtë nen nëse ajo ka lidhje të ngushta me një vend tregtimi që ka dhënë njoftimin në zbatim të nenit 36, paragrafi 5.
2. Kërkesa për të pasur qasje në një CCP nga një vend tregtimi formalisht i dorëzohet CCP-së, autoritetit të saj kompetent dhe autoritetit kompetent të vendit të tregtimit. Kërkesa specifikon se në cilat lloje instrumentesh financiare kërkohet qasje.
3. CCP-ja i dërgon vendit të tregtimit një përgjigje brenda tre muajve, në rastin e titujve të transferueshëm dhe instrumenteve të tregut monetar, dhe brenda gjashtë muajve, në rastin e derivateve të tregtuar në bursë, e cila ose lejon qasjen me kusht që një autoritet kompetent përkatës të ketë dhënë qasjen sipas paragrafit 4, ose refuzon qasjen. CCP mund të refuzojë një kërkesë për qasje vetëm sipas kushteve të specifikuara në paragrafin 6, germa "a". Kur CCP-ja refuzon qasjen, ajo parashtron arsyet e plota në përgjigjen e saj dhe informon me shkrim autoritetin e saj kompetent për këtë vendim. Kur vendi i tregtimit është themeluar në një shtet anëtar të ndryshëm nga CCP-ja, kjo e fundit ia dërgon këtë njoftim dhe arsyetim edhe autoritetit kompetent të vendit të tregtimit. CCP-ja mundëson qasjen brenda tre muajve pas dhënies së një përgjigje pozitive për kërkesën për qasje.
4. Autoriteti kompetent i CCP-së ose vendit të tregtimit i jep vendit të tregtimit qasje në një CCP vetëm kur kjo qasje:
a) nuk do të kërkonte një marrëveshje ndërveprimi, në rastin e derivateve që nuk tregtohen mbi banak, sipas nenit 2, paragrafi 7 të Rregullores (BE) nr. 648/2012; ose
b) nuk do të rrezikonte mbarëvajtjen e tregjeve, në veçanti për shkak të fragmentizimit të likuiditetit, ose nuk do të kishte ndikime negative në rrezikun sistemik.
Asgjë nga ato që parashikohen në germën "a" të nënparagrafit të parë nuk pengojnë dhënien e qasjes kur kërkesa e përmendur në paragrafin 2 kërkon ndërveprim dhe vendi i tregtimit dhe të gjitha CCP-të palë të marrëveshjes së propozuar të ndërveprimit e kanë pranuar marrëveshjen dhe rreziqet, që lindin nga pozitat ndërmjet CCP-ve, ndaj të cilëve ekspozohet CCP-ja përgjegjëse, garantohen nga një palë e tretë.
Kur nevoja për një marrëveshje ndërveprimi është arsyeja, ose një nga arsyet për refuzimin e kërkesës, vendi i tregtimit këshillon CCP-në dhe informon ESMA-n për CCP-të e tjera që kanë qasje në vendin e tregtimit dhe ESMA e boton këtë informacion me qëllim që firmat e investimit të mund të zgjedhin të ushtrojnë të drejtat e tyre në zbatim të nenit 37 të Direktivës 2014/65/BE në lidhje me këto CCP me qëllim që të mundësojnë marrëveshje alternative për qasje.
Nëse një autoritet kompetent refuzon qasjen, ai e nxjerr vendimin e tij brenda dy muajve pas marrjes së kërkesës së përmendur në paragrafin 2 dhe i jep autoritetit tjetër kompetent, CCP-së dhe vendit të tregtimit arsyet e plota, duke përfshirë provat mbi të cilat është bazuar ky vendim.
5. Për sa i përket titujve të transferueshëm dhe instrumenteve të tregut monetar, një CCP që sapo është themeluar dhe autorizuar si CCP, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 1 të Rregullores (BE) nr. 648/2012 për të kompensuar, në zbatim të nenit 17 të Rregullores (BE) nr. 648/2012, ose është njohur në zbatim të nenit 25 të Rregullores nr. 648/2012 ose është autorizuar sipas një regjimi kombëtar të mëparshëm për një periudhë jo më të gjatë se tre vjet më 2 korrik 2014, mundet, përpara 3 janarit 2017 që t’i kërkojë autoritetit kompetent të tij që të përdorë masat kalimtare. Autoriteti kompetent mund të vendosë që ky nen nuk zbatohet për CCP-në për sa i përket titujve të transferueshëm dhe instrumenteve të tregut monetar, për një periudhë kalimtare deri më 3 korrik 2019.
Kur miratohet kjo periudhë kalimtare, CCP-ja nuk mund të përfitojë të drejtat e qasjes sipas nenit 36 ose këtij neni në lidhje me titujt e transferueshëm dhe instrumentet e tregut monetar përgjatë kohëzgjatjes së kësaj marrëveshjeje kalimtare. Pas miratimit të një periudhe kalimtare, autoriteti kompetent njofton anëtarët e kolegjit të autoriteteve kompetente për CCP-në, si edhe ESMA-n. ESMA boton listën e të gjitha njoftimeve që ajo merr.
Kur një CCP e autorizuar të përdorë masat kalimtare sipas këtij paragrafi ka lidhje të ngushta me një ose më shumë vende tregtimi, këta vende tregtimi nuk përfitojnë të drejtat e qasjes sipas nenit 36 ose sipas këtij neni për sa i përket titujve të transferueshëm dhe instrumenteve të tregut monetar përgjatë kohëzgjatjes së masës kalimtare.
Një CCP që është autorizuar gjatë periudhës trevjeçare përpara hyrjes në fuqi, por është formuar nga një shkrirje ose blerje që përfshin të paktën një CCP të autorizuar përpara kësaj periudhe, nuk lejohet që të kërkojë autorizim për të përdorur masat kalimtare sipas këtij paragrafi.
6. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar:
a) kushtet specifike sipas të cilave një CCP mund të refuzojë një kërkesë për qasje, duke përfshirë vëllimin e parashikuar të transaksioneve, numrin dhe llojin e përdoruesve, masat për menaxhimin e rrezikut operacional dhe kompleksitetin ose faktorë të tjerë që shkaktojnë rreziqe të panevojshme;
b) kushtet sipas të cilave një CCP duhet të lejojë qasjen, duke përfshirë konfidencialitetin e informacionit të ofruar në lidhje me instrumentet financiare gjatë fazës zhvillimore, bazat jodiskriminuese dhe transparente në lidhje me tarifat e kleringut, kërkesat për kolateral dhe kërkesat operacionale në lidhje me përcaktimin e marzheve;
c) kushtet sipas të cilave dhënia e qasjes do të kërcënojë mbarëvajtjen e tregjeve ose do të kishte ndikime negative në rrezikun sistemik;
d) procedurën e bërjes së njoftimit, sipas paragrafit 5;
e) kushtet për trajtim jodiskriminues për sa i përket mënyrës se si trajtohen kontratat e tregtuara në atë vend tregtimi në lidhje me kërkesat për kolateral dhe konsolidimin e kontratave ekonomikisht ekuivalente dhe marzhet e integruara me kontrata të lidhura të kleruara nga i njëjti CCP.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 36
Qasja jodiskriminuese në një vend tregtimi
1. Pa cenuar nenin 8 të Rregullores (BE) nr. 648/2012, një vend tregtimi ofron, sipas kërkesës, fluks transaksionesh mbi baza jodiskriminuese dhe transparente, duke përfshirë në lidhje me tarifat për qasjen, për çdo CCP të autorizuar ose të njohur nga Rregullorja (BE) nr. 648/2012 që dëshiron të kompensojë transaksionet e instrumenteve financiare që janë kryer në atë vend tregtimi. Kjo kërkesë nuk zbatohet për kontratat derivate që tashmë janë objekt i detyrimeve të qasjes në zbatim të nenit 8 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
Një vend tregtimi nuk është i detyruar ta zbatojë këtë nen nëse ai ka lidhje të ngushta me një CCP që ka njoftuar se po shfrytëzon masat kalimtare, sipas nenit 35, paragrafi 5.
2. Kërkesa nga një CCP për të pasur qasje në një vend tregtimi formalisht i dorëzohet vendit të tregtimit, autoritetit të tij kompetent dhe autoritetit kompetent të CCP-së.
3. Vendi i tregtimit i dërgon CCP-së një përgjigje brenda tre muajve, në rastin e titujve të transferueshëm dhe instrumenteve të tregut monetar, dhe brenda gjashtë muajve, në rastin e derivateve të tregtuar në bursë, e cila ose lejon qasjen me kusht që autoriteti kompetent përkatës të ketë dhënë qasjen sipas paragrafit 4, ose refuzon qasjen. Vendi i tregtimit mund të refuzojë qasjen vetëm sipas kushteve të specifikuara në paragrafin 6, germa "a". Kur vendi i tregtimit refuzon qasjen, ai parashtron arsyet e plota në përgjigjen e tij dhe informon me shkrim autoritetin e tij kompetent për këtë vendim. Kur CCP-ja është themeluar në një shtet anëtar të ndryshëm nga vendi i tregtimit, ky i fundit ia dërgon këtë njoftim dhe arsyetim edhe autoritetit kompetent të CCP-së. Vendi i tregtimit mundëson qasjen brenda tre muajve pas dhënies së një përgjigje pozitive për kërkesën për qasje.
4. Autoriteti kompetent i vendit të tregtimit ose ai i CCP-së i jep CCP-së qasje në një vend tregtimi vetëm kur kjo qasje:
a) nuk do të kërkonte një marrëveshje ndërveprimi, në rastin e derivateve që nuk tregtohen mbi banak, sipas nenit 2, paragrafi 7 të Rregullores (BE) nr. 648/2012; ose
b) nuk do të rrezikonte mbarëvajtjen e tregjeve, në veçanti për shkak të fragmentizimit të likuiditetit, dhe kur vend i tregtimit ka vendosur mekanizma të përshtatshme për të parandaluar një fragmentizim të tillë, ose nuk do të kishte ndikime negative në rrezikun sistemik.
Asgjë nga ato që parashikohen në germën "a" të nënparagrafit të parë nuk pengojnë dhënien e qasjes kur kërkesa e përmendur në paragrafin 2 kërkon ndërveprim dhe vendi i tregtimit dhe të gjitha CCP-të palë të marrëveshjes së propozuar të ndërveprimit e kanë pranuar marrëveshjen dhe rreziqet, që lindin nga pozitat ndërmjet CCP-ve, ndaj të cilëve ekspozohet CCP-ja përgjegjëse, garantohen nga një palë e tretë.
Kur nevoja për një marrëveshje ndërveprimi është arsyeja, ose një nga arsyet për refuzimin e kërkesës, vendi i tregtimit këshillon CCP-në dhe informon ESMA-n për CCP-të e tjera që kanë qasje në vendin e tregtimit dhe ESMA e boton këtë informacion me qëllim që firmat e investimit të mund të zgjedhin të ushtrojnë të drejtat e tyre në zbatim të nenit 37 të Direktivës 2014/65/BE në lidhje me këto CCP me qëllim që të mundësojnë marrëveshje alternative për qasje..
Nëse një autoritet kompetent refuzon qasjen, ai e nxjerr vendimin e tij brenda dy muajve pas marrjes së kërkesës së përmendur në paragrafin 2 dhe i jep autoritetit tjetër kompetent, vendit të tregtimit dhe CCP-së arsyet e plota, duke përfshirë provat mbi të cilat është bazuar ky vendim.
5. Për sa i përket derivateve që tregtohen në bursë, një vend tregtimi që nuk kap cakun përkatës në vitin kalendarik që paraprin hyrjen në zbatim të kësaj rregulloreje, përpara kësaj hyrjeje në zbatim, mund të njoftojë ESMA-n dhe autoritetin e tij kompetent se ai dëshiron të mos marrë pjesë në zbatimin e këtij neni për derivatet e tregtuara në bursë, duke përfshirë brenda këtij caku, për një periudhë prej tridhjetë muajsh nga zbatimi i kësaj rregulloreje. Një vend tregtimi që nuk kap cakun përkatës përgjatë një viti brenda kësaj periudhe tridhjetë mujore, ose çdo periudhe tjetër, në përfundim të kësaj periudhe mund të njoftojë ESMA-n dhe autoritetin e tij kompetent se ai dëshiron të vazhdojë të mos marrë pjesë në zbatimin e këtij neni për një periudhë tjetër tridhjetë mujore. Kur jep këtë njoftim, vendi i tregtimit nuk mund të përfitojë të drejtat e qasjes sipas nenit 35 ose sipas këtij neni për derivatet e tregtuara në bursë të përfshira brenda cakut përkatës, përgjatë periudhës së mospjesëmarrjes. ESMA boton listën e të gjitha njoftimeve që ajo merr.
Caku përkatës për mospjesëmarrje është një sasi nocionale vjetore e tregtuar prej 1 000 000 milion euro. Shuma nocionale përmblidhet në një shumë të vetme dhe përfshin të gjitha transaksionet e derivateve të tregtuara në bursë të kryera sipas rregullave të vendit të tregtimit
Kur vendi i tregtimit është pjesë e një grupi të lidhur ngushtë, caku llogaritet duke mbledhur shumat nocionale vjetore të tregtuara të të gjitha vendeve të tregtimit të grupit në tërësi, që janë themeluar në BE.
Kur një vend tregtimi që ka bërë një njoftim sipas këtij paragrafi ka lidhje të ngushta me një ose më shumë CCP, këto CCP nuk përfitojnë të drejtat e qasjes sipas nenit 35 ose sipas këtij neni për sa i përket derivateve të tregtuara në bursë me caqet përkatëse, përgjatë kohëzgjatjes së mospjesëmarrjes.
6. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar:
a) kushtet specifike sipas të cilave një vend tregtimi mund të refuzojë një kërkesë për qasje, duke përfshirë kushtet që bazohen në vëllimin e parashikuar të transaksioneve, numrin e përdoruesve, masat për menaxhimin e rrezikut operacional dhe kompleksitetin ose faktorë të tjerë që shkaktojnë rreziqe të panevojshme;
b) kushtet sipas të cilave lejohet qasja, duke përfshirë konfidencialitetin e informacionit të ofruar në lidhje me instrumentet financiare gjatë fazës zhvillimore, bazat jodiskriminuese dhe transparente në lidhje me tarifat që lidhen me qasjen;
c) kushtet sipas të cilave dhënia e qasjes do të kërcënojë mbarëvajtjen e tregjeve ose do të kishte ndikime negative në rrezikun sistemik;
d) procedurën për bërjen e një njoftimi sipas paragrafit 5, duke përfshirë specifikat e mëtejshme për llogaritjen e shumës nocionale dhe metodën me anë të së cilës ESMA mund të verifikojë llogaritjen e vëllimeve dhe të miratojë mospjesëmarrjen.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 37
Qasja jodiskriminuese në treguesit e referencës dhe detyrimi i licencimit të tyre
1. Kur vlera e ndonjë instrumenti financiar llogaritet duke iu referuar treguesve të referencës, një person që ka të drejta pronësie për këta tregues sigurohet që CCP-të dhe vendet e tregtimit, për qëllime tregtimi dhe kleringu, të lejohen të kenë qasje jodiskriminuese në:
a) informacionet përkatëse për çmimin dhe flukset e të dhënave dhe në informacionin për përbërjen, metodologjinë dhe vendosjen e çmimit të këtyre treguesve të referencës për qëllime të kleringut dhe tregtimit; dhe
b) licenca.
Licenca që përfshin qasje në informacion jepet mbi baza të ndershme, të arsyeshme dhe jodiskriminuese brenda tre muajve pas kërkesës së një CCP-je ose një vendi tregtimi.
Qasja jepet me një çmim tregtar të arsyeshëm, duke marrë në konsideratë çmimin me të cilin jepet qasja në treguesit e referencës, ose me të cilin licencohen të drejtat e pronësisë intelektuale sipas kushteve ekuivalente për një CCP dhe vend tregtimi tjetër, ose për çdo person tjetër për qëllime të kleringut dhe tregtimit. Për CCP, vende tregtimi ose persona të tjerë të ndryshëm mund të vendosen çmime të ndryshme vetëm kur kjo justifikohet në mënyrë objektive duke marrë në konsideratë arsye tregtare të arsyeshme si sasia, qëllimi ose fusha për të cilën kërkohen të përdoren.
2. Kur zhvillohet një tregues i ri reference pas 3 janarit 2017, detyrimi për ta licencuar nis jo më vonë se 30 muaj pasi një instrument financiar që i referohet këtij treguesi reference ka nisur të tregtohet ose është pranuar për tregtim. Kur një person me të drejtë pronësie për një tregues reference të ri zotëron një tregues reference ekzistues, ky person përcakton se, krahasuar me treguesit referencë ekzistues, treguesi referencë i ri plotëson kriteret kumulative si në vijim:
a) treguesi referencë i ri nuk është thjesht një kopje ose përshtatje e ndonjë treguesi referencë ekzistues dhe metodologjia e treguesit referencë të ri, duke përfshirë të dhënat mbështetëse, është shumë e ndryshme nga ajo e treguesve referencë ekzistues; dhe
b) treguesi referencë i ri nuk zëvendëson ndonjë tregues referencë ekzistues.
Ky paragraf nuk cenon zbatimin e rregullave të konkurrencës dhe në veçanti të nenit 101 dhe 102 të TFBE-së.
3. Asnjë CCP, vend tregtimi ose subjekt tjetër nuk mund të lidhë me ofruesin e një treguesi referencë një marrëveshje që:
a) do të ndalonte çdo CCP ose vend tregtimi tjetër që të merrnin qasje në këto informacion ose këto të drejta, siç përmenden në paragrafin 1; ose
b) do të ndalonte çdo CCP ose vend tregtimi tjetër që të merrnin qasje në këtë licencë, siç përmendet në paragrafin 1.
4. ESMA zhvillon draft standardet teknike rregullatore, për të specifikuar:
a) informacionin e marrë gjatë licencimit që duhet të vihet në dispozicion sipas paragrafit 1, germa "a", për t’u përdorur vetëm nga CCP dhe vendi i tregtimit;
b) kushtet e tjera sipas të cilëve jepet qasja, duke përfshirë konfidencialitetin e informacionit të dhënë;
c) standardet për mënyrën se si mund të vërtetohet se një tregues referencë është i ri, në përputhje me paragrafin 2, germa "a" dhe "b".
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 38
Qasja në CCP-të dhe vendet e tregtimit të vendeve të treta
1. Një vend tregtimi i themeluar në një vend të tretë mund të kërkojë qasje në një CCP të themeluar në BE vetëm nëse Komisioni ka miratuar një vendim, në përputhje me nenin 28, paragrafi 4, në lidhje me këtë vend të tretë. Një CCP e themeluar në një vend të tretë mund të kërkojë qasje në një vend tregtimi të themeluar në BE vetëm nëse kjo CCP njihet sipas nenit 25 të Rregullores (BE) nr. 648/2012. CCP-të dhe vendet e tregtimit të themeluara në vendet e treta lejohen të përdorin të drejtat e qasjes të parashikuara në nenet 35 dhe 36 vetëm nëse Komisioni ka miratuar një vendim në përputhje me paragrafin 3 se kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i vendit të tretë konsiderohet se ofron një sistem ekuivalent efektiv që u lejon CCP-ve dhe vendeve të tregtimit të autorizuara sipas regjimeve të huaja që të kenë qasje në CCP-të dhe vendet e tregtimit të themeluara në atë vend të tretë.
2. CCP-të dhe vendet e tregtimit të themeluara në vendet e treta mund të kërkojë licencë dhe të drejta qasjeje në përputhje me nenin 37 vetëm nëse Komisioni ka miratuar një vendim në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni, se kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i atij vendi të tretë konsiderohet se ofron një sistem ekuivalent efektiv sipas të cilit CCP-ve dhe vendeve të tregtimit të autorizuara në juridiksione të huaja u lejohet qasja, mbi baza të ndershme dhe jodiskriminuese, në:
a) informacionet përkatëse për çmimin dhe flukset e të dhënave dhe në informacionin për përbërjen, metodologjinë dhe vendosjen e çmimit për treguesit referencë për qëllime të kleringut dhe tregtimit; dhe
b) licenca,
nga personat me të drejta pronësie, në treguesit referencë të krijuar në atë vend të tretë.
3. Komisioni, në përputhje me procedurën e ekzaminimit të përmendur në nenin 51, mund të miratojë vendime që përcaktojnë se kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i një vendi të tretë garanton që një vend tregtimi dhe një CCP i autorizuar në atë vend të tretë vepron në pajtim me kërkesat ligjore detyruese që janë ekuivalente me kërkesat e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni dhe që janë objekt i mbikëqyrjes efektive dhe zbatimit në atë vend të tretë.
Kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i një vendi të tretë konsiderohet se është ekuivalent kur ky kuadër përmbush kushtet e mëposhtme:
a) vendet e tregtimit në atë vend të tretë i nënshtrohen autorizimit dhe mbikëqyrjes efektive dhe zbatimit të ligjit në mënyrë të vazhdueshme;
b) ai parashikon një sistem ekuivalent efektiv që u lejon CCP-ve dhe vendeve të tregtimit të autorizuara nga regjimet e huaja që të kenë qasje në CCP-të dhe vendet e tregtimit të themeluara në atë vend të tretë;
c) Kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i atij vendi të tretë parashikon një sistem ekuivalent efektiv sipas të cilit CCP-ve dhe vendeve të tregtimit të autorizuara në juridiksione të huaja u lejohet qasja, mbi baza të ndershme dhe jodiskriminuese, në:
I. informacionet përkatëse për çmimin dhe flukset e të dhënave dhe në informacionin për përbërjen, metodologjinë dhe vendosjen e çmimit për treguesit referencë për qëllime të kleringut dhe tregtimit; dhe
II. licenca,
nga personat me të drejta pronësie, në treguesit referencë të krijuar në atë vend të tretë.
TITULLI VII
MASAT MBIKËQYRËSE PËR NDËRHYRJEN NË PRODUKTE DHE POZICIONET
KREU I
MONITORIMI DHE NDËRHYRJA NË PRODUKTE
Neni 39
Monitorimi i tregut
1. Në përputhje me nenin 9, paragrafi 2 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010, ESMA monitoron tregun për instrumentet financiare që tregtohen, shpërndahen ose shiten në BE.
2. Në përputhje me nenin 9, paragrafi 2 të Rregullores (BE) nr. 1093/2010, ABE monitoron tregun për depozitat e strukturuara që tregtohen, shpërndahen ose shiten në BE.
3. Autoritetet kompetente monitorojnë tregun për instrumentet financiare dhe depozitat e strukturuara që tregtohen, shpërndahen ose shiten në ose nga shteti i tyre anëtar.
Neni 40
Kompetencat për ndërhyrje të përkohshme nga ESMA
1. Në përputhje me nenin 9, paragrafi 5 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010, ESMA, kur plotësohen kushtet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3, ndalon ose kufizon përkohësisht në BE:
a) Tregtimin, shpërndarjen ose shitjen e instrumenteve financiare të caktuara ose të instrumenteve financiare me tipare të caktuara; ose
b) një lloj veprimtarie ose praktike financiare.
Një ndalim ose kufizim mund të zbatohet në rrethana ose sipas përjashtimeve të specifikuara nga ESMA.
2. ESMA merr një vendim sipas paragrafit 1 vetëm nëse përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme:
a) veprimi i propozuar trajton shqetësimin e konsiderueshëm për mbrojtjen e investitorëve ose një kërcënim për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare ose tregjeve të komoditeteve, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar në BE;
b) kërkesat rregulatore sipas legjislacionit të BE-së që janë të zbatueshme për instrumentin financiar ose aktivitetin përkatës nuk trajtojnë kërcënimin;
c) autoriteti kompetent ose autoritetet kompetente nuk kanë marrë masa për të trajtuar kërcënimin, ose masat që janë marrë nuk e trajtojnë siç duhet kërcënimin.
Kur përmbushen kushtet e përcaktuara në nënparagrafin e parë, ESMA mund të vendosë ndalimin ose kufizimin e përmendur në paragrafin 1, si masë parandaluese, përpara se një instrument financiar t’i tregtohet, t’i shpërndahet ose t’i shitet klientëve.
3. Kur ndërmerr veprime sipas këtij neni, ESMA siguron që veprimet:
a) nuk kanë ndikime negative jo proporcionale me përfitimet mbi efiçencën e tregjeve financiare ose mbi investitorët;
b) nuk krijojnë rrezikun e arbitrazhit rregullator, dhe
c) janë ndërmarrë pas konsultimit me organet publike kompetente për mbikëqyrjen, administrimin dhe rregullimin e tregjeve bujqësore fizike, sipas Rregullores (KE) nr. 1234/2007, kur masa lidhen me derivatet e mallrave bujqësore.
Kur autoriteti kompetent ose autoritetet kompetente kanë marrë një masë sipas nenit 42, ESMA mund të marrë një nga masat e përmendura në paragrafin 1 pa lëshuar opinionin e parashikuar në nenin 43.
4. Përpara se të vendosë për të ndërmarrë veprime sipas këtij neni, ESMA njofton autoritetet kompetente për veprimet që propozon.
5. ESMA publikon në faqen e saj të internetit një njoftim për çdo vendim për të ndërmarrë ndonjë veprim sipas këtij neni. Njoftimi specifikon hollësitë e ndalimit ose kufizimit dhe specifikon afatin pas publikimit të njoftimit pas të cilit masat hyjnë në fuqi. Një ndalim ose kufizim zbatohet për veprimet e ndërmarra pas hyrjes në fuqi të masave.
6. ESMA rishikon një ndalim ose kufizim të vendosur sipas paragrafit 1 në intervale kohore të përshtatshme dhe të paktën çdo tre muaj. Nëse ndalimi ose kufizimi nuk rinovohet pas kësaj periudhe tremujore, ai ndërpritet automatikisht.
7. Veprimet e miratuara nga ESMA sipas këtij neni kanë përparësi ndaj çdo veprimi të mëparshëm të ndërmarrë nga një autoritet kompetent.
8. Komisioni miraton aktet e deleguara në përputhje me nenin 50 duke specifikuar kriteret dhe faktorët që ESMA duhet të marrë në konsideratë kur përcakton se kur ekziston një shqetësim i konsiderueshëm për mbrojtjen e investitorëve ose një kërcënim për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare ose tregjeve të komoditeteve, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar të BE-së, që përmendet në paragrafin 2, germa "a".
Këto kritere dhe faktorë përfshijnë:
a) shkallën e kompleksitetit të një instrumenti financiar dhe lidhjen me llojin e klientit të cilit i marketohet dhe shitet;
b) përmasën ose vlerën nominale të një emetimi të instrumenteve financiare;
c) nivelin e inovacionit të një instrumenti financiar, veprimtarie ose praktike;
d) efektin e levës financiare që ofron një instrument financiar ose praktikë.
Neni 41
Kompetencat për ndërhyrje të përkohshme nga ABE
1. Në përputhje me nenin 9, paragrafi 5 të Rregullores (BE) nr. 1093/2010, ABE, kur plotësohen kushtet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3, ndalon ose kufizon përkohësisht në BE:
a) tregtimin, shpërndarjen ose shitjen e depozitave të strukturuara të caktuara ose të depozitave të strukturuara me tipare të caktuara; ose
b) një lloj veprimtarie ose praktike financiare.
Një ndalim ose kufizim mund të zbatohet në rrethana ose sipas përjashtimeve të specifikuara nga ABE.
2. ABE merr një vendim sipas paragrafit 1 vetëm nëse përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme:
a) veprimi i propozuar trajton shqetësimin e konsiderueshëm për mbrojtjen e investitorëve ose një kërcënim për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar në BE;
b) kërkesat rregullatore sipas legjislacionit të BE-së që zbatohen për depozitën e strukturuar ose veprimtarinë përkatëse nuk e trajtojnë rrezikun;
c) autoriteti kompetent ose autoritetet kompetente nuk kanë marrë masa për të trajtuar kërcënimin, ose masat që janë marrë nuk e trajtojnë siç duhet kërcënimin.
Kur kushtet e përcaktuara në nënparagrafin e parë përmbushen, ABE mund të vendosë ndalimin ose kufizimin e përmendur në paragrafin 1, si masë mbrojtëse, përpara se një depozitë e strukturuar të tregtohet, shpërndahet ose shitet te klientët.
3. Kur ndërmerr veprime sipas këtij neni, ABE siguron që veprimet:
a) nuk kanë ndikim negativ jo proporcional me përfitimet e tyre mbi efiçencën e tregjeve financiare ose mbi investitorët;
b) nuk krijojnë rrezikun e arbitrazhit rregullator.
Kur një autoritet kompetent ose autoritetet kompetente kanë marrë një masë sipas nenit 42, ABE mund të marrë një prej masave të përmendura në paragrafin 1 pa lëshuar opinionin e parashikuar në nenin 43.
4. Përpara se të vendosë të ndërmarrë ndonjë veprim sipas këtij neni, ABE njofton autoritetet kompetente për veprimet që propozon.
5. ABE e publikon në faqen e saj të internetit një njoftim për çdo vendim për të ndërmarrë ndonjë veprim sipas këtij neni. Njoftimi specifikon hollësitë e ndalimit ose kufizimit dhe specifikon afatin pas publikimit të njoftimit pas të cilit masat hyjnë në fuqi. Një ndalim ose kufizim zbatohet për veprimet e ndërmarra pas hyrjes në fuqi të masave.
6. ABE rishikon një ndalim ose kufizim të vendosur sipas paragrafit 1 në intervale kohore të përshtatshme dhe të paktën çdo tre muaj. Nëse ndalimi ose kufizimi nuk rinovohet pas kësaj periudhe tremujore, ai ndërpritet automatikisht.
7. Veprimet e miratuara nga ABE sipas këtij neni kanë përparësi ndaj çdo veprimi të mëparshëm të ndërmarrë nga një autoritet kompetent.
8. Komisioni miraton aktet e deleguara në përputhje me nenin 50 për të specifikuar kriteret dhe faktorët që ABE duhet të marrë në konsideratë kur përcakton se kur ekziston një shqetësim i konsiderueshëm për mbrojtjen e investitorëve ose një kërcënim për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar të BE-së, që përmendet në paragrafin 2, germa "a".
Këto kritere dhe faktorë përfshijnë:
a) shkallën e kompleksitetit të një depozite të strukturuar dhe lidhjen me llojin e klientit të cilit i tregtohet dhe shitet;
b) përmasën ose vlerën nominale të një emetimi të depozitave të strukturuara;
c) nivelin e inovacionit të një depozite të strukturuar, veprimtarie ose praktike;
d) efektin e levës financiare që ofron një depozitë e strukturuar ose praktikë.
Neni 42
Ndërhyrja në produkt nga autoritetet kompetente
1. Një autoritet kompetent mund të ndalojë ose kufizojë veprimet e mëposhtme drejt ose nga një shtet anëtar:
a) tregtimin, shpërndarjen ose shitjen e instrumenteve financiare ose depozitave të strukturuara të caktuara ose të instrumenteve financiare ose depozitave të strukturuara me tipare të caktuara; ose
b) një lloj veprimtarie ose praktike financiare.
2. Një autoritet kompetent mund të ndërmarrë veprimet e përmendura në paragrafin 1, nëse ai është i bindur, mbi baza të arsyeshme, se:
a) ose
I. një instrument financuar, depozitë e strukturuar, veprim ose praktikën çon në ngritjen e shqetësimit të konsiderueshëm për mbrojtjen e investitorëve, ose përbën një kërcënim për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare ose tregjeve të komoditeteve, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar brenda, të paktën, një shteti anëtar; ose
II. një derivat ka ndikim negativ në mekanizmin e formimit të çmimit në tregun përkatës;
b) kërkesat rregullatore ekzistuese sipas legjislacionit të BE-së që zbatohen për instrumentin financiar, depozitën e strukturuar, veprimtarinë ose praktikën nuk trajtojnë siç duhet rreziqet e përmendura në germën "a" dhe kjo çështje do të trajtohej më mirë me përmirësimin e mbikëqyrjes ose zbatimit të kërkesave ekzistuese;
c) veprimi është proporcional me natyrën e rreziqeve të identifikuara, nivelin e sofistikimit të investitorëve ose pjesëmarrësve përkatës të tregut dhe ndikimin e mundshëm të veprimit mbi investitorët dhe pjesëmarrësit në treg të cilët mund të zotërojnë, përdorin ose përfitojnë nga një instrument financiar, depozitë e strukturuar, veprimtari ose praktikë;
d) autoriteti kompetent është konsultuar siç duhet me autoritetet kompetente në shtetet e tjera anëtare që mund të preken ndjeshëm nga veprimi;
e) veprimi nuk ka pasoja diskriminuese për shërbimet dhe veprimtaritë e ofruara nga një shtet tjetër anëtar; dhe
f) ai është konsultuar siç duhet me organet publike kompetente për mbikëqyrjen, administrimin dhe rregullimin e tregjeve bujqësore fizike sipas Rregullores (KE) nr. 1234/2007, kur instrumenti financiar, veprimtaria ose praktika paraqet një kërcënim serioz për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregut bujqësor fizik.
Kur përmbushen kushtet e përcaktuara në nënparagrafin e parë, autoriteti kompetent mund të vendosë ndalimin ose kufizimin e përmendur në paragrafin 1, si masë mbrojtëse, përpara se një instrument financiar ose një depozitë e strukturuar të tregtohet, shpërndahet ose shitet te klientët.
Një ndalim ose kufizim mund të zbatohet në rrethanat, ose sipas përjashtimeve të specifikuara nga ABE.
3. Autoriteti kompetent nuk vendos një ndalim ose kufizim sipas këtij neni, nëse, jo më pak se një muaj përpara se masa të hyjë në fuqi, ai i ka njoftuar të gjitha autoriteteve kompetente dhe ESMA-s, me shkrim ose nëpërmjet një mediumi tjetër të miratuar nga autoritetet, hollësitë për:
a) instrumentin financiar, veprimtarinë ose praktikën me të cilën lidhet veprimi i propozuar;
b) Natyrën e saktë të ndalimit ose kufizimit të propozuar dhe kohën kur synohet të hyjë në fuqi; dhe
c) provat mbi të cilat ka bazuar vendimin e tij dhe të cilat e kanë bindur se janë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në paragrafin 2.
4. Në raste të veçanta, kur autoriteti kompetent e gjykon të nevojshme për të ndërmarrë veprime urgjente sipas këtij neni me qëllim parandalimin e ndikimeve negative që lindin nga instrumentet financiare, depozitat e strukturuara, praktikat ose veprimtaritë e përmendura në paragrafin 1, ky autoritet mund të ndërmarrë veprime mbi baza të përkohshme, duke njoftuar me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara se masa të hyjë në fuqi, të gjitha autoriteteve kompetente dhe ESMA-s, ose për depozitat e strukturuara ABE-s, nëse përmbushen të gjitha kriteret e përcaktuara në këtë nen dhe nëse gjithashtu nëse është e qartë se një periudhë njoftimi prej një muaji nuk do të ishte një zgjidhje e përshtatshme për shqetësimin ose kërcënimin specifik. Autoriteti kompetent nuk ndërmerr veprime mbi baza të përkohshme për një periudhë që i tejkalon tre muaj.
5. Autoriteti kompetent publikon në faqen e tij të internetit njoftim për çdo vendim për të vendosur ndonjë prej ndalimeve ose kufizimeve të përmendura në paragrafin 1. Njoftimi specifikon hollësitë e ndalimit ose kufizimit, afatin pas publikimit të njoftimit pas të cilit masat hyjnë në fuqi dhe provat që e bindin autoritetin kompetent se janë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në paragrafin 2. Ndalimi ose kufizimi zbatohet vetëm në lidhje me veprimet e ndërmarra pas publikimit të njoftimit.
6. Autoriteti kompetent e shfuqizon një ndalim ose kufizim nëse kushtet e përcaktuara në paragrafin 2 nuk gjejnë më zbatim.
7. Komisioni miraton aktet e deleguara në përputhje me nenin 50 duke specifikuar kriteret dhe faktorët që autoritetet kompetente duhet të marrin në konsideratë kur përcaktojnë se kur ekziston një shqetësim i konsiderueshëm për mbrojtjen e investitorëve ose një kërcënim për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare ose tregjeve të komoditeteve, ose për stabilitetin e sistemit financiar të paktën në një nga shtetet anëtare që përmendet në paragrafin 2, germa "a".
Këto kritere dhe faktorë përfshijnë:
a) shkallën e kompleksitetit të një instrumenti financiar ose depozitës së strukturuar dhe lidhjen me llojin e klientit të cilit i tregtohet, shpërndahet dhe shitet;
b) nivelin e novacionit të një instrumenti financiar ose depozite të strukturuar, veprimtarie ose praktike;
c) efektin e levës financiare që ofron një instrument financiar, depozitë e strukturuar ose praktikë.
d) në lidhje me mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare ose tregjeve të komoditeteve, përmasën ose vlerën nocionale të një emetimi të instrumenteve financiare ose depozitave të strukturuara.
Neni 43
Koordinimi nga ESMA dhe ABE
1. ESMA, ose për depozitat e strukturuara, ABE luan një rol lehtësimi dhe koordinimi në lidhje me veprimet e ndërmarra nga autoritetet kompetente sipas nenit 42. Në veçanti, ESMA, ose për depozitat e strukturuara, ABE garanton që veprimet e ndërmarra nga një autoriteti kompetent janë të justifikuara dhe proporcionale dhe, sipas rastit, që autoritetet kompetente kanë përdorur një qasje konsistente.
2. Pas marrjes së njoftimit, sipas nenit 42, për ndonjë veprim që duhet të ndërmerret sipas këtij neni, ESMA, ose për depozitat e strukturuara, ABE miratojnë një opinion për faktin nëse ndalimi ose kufizimi është i justifikuar ose proporcional. Nëse ESMA, ose për depozitat e strukturuara, ABE gjykon se marrja e një mase nga autoritetet kompetente është e nevojshme për të trajtuar rrezikun, ajo e deklaron këtë në opinionin e vet. Opinioni botohet në faqen zyrtare të internetit të ESMA-s, ose për depozitat e strukturuara, në atë të ABE-s.
3. Kur një autoritet kompetent propozon të ndërmarrë, ose ndërmerr, veprime në kundërshtim me një opinion të miratuar nga ESMA ose ABE sipas paragrafit 2, ose refuzon të ndërmarrë veprime në kundërshtim me këtë opinion, ai publikon menjëherë në faqen e tij të internetit një njoftim ku shpjegon plotësisht arsyet për një veprim të tillë.
KREU II
POZITAT
Neni 44
Koordinimi nga ESMA i masave kombëtare për menaxhimin dhe kufijtë e pozitave
1. ESMA luan një rol lehtësimi dhe koordinimi në lidhje me masat e marra nga autoritetet kompetente sipas nenit 69, paragrafi 2, germa "o" dhe "p" të Direktivës 2014/65/BE. Në veçanti, ESMA garanton se autoritetet kompetente ndjekin një qasje konsistente në lidhje me kohën kur ushtrohen këto kompetenca, natyrën dhe qëllimin e masave të vendosura dhe kohëzgjatjen dhe ndjekjen e çdo mase të marrë.
2. Pas marrjes së njoftimit për ndonjë masë sipas nenit 79, paragrafi 5 të Direktivës 2014/65/BE, ESMA regjistron masën dhe arsyet për vendosjen e saj. Në lidhje me masat e marra sipas nenit 69, paragrafi 2, germa "o" ose "p" të Direktivës 2014/65/BE, ESMA mirëmban dhe publikon në faqen e saj të internetit një bazë të dhënash me përmbledhje të masave në fuqi, duke përfshirë hollësitë për personin përkatës, instrumentet financiare të zbatueshme, çdo kufi për përmasën e pozitave që personat mund të mbajnë gjatë gjithë kohës, çdo derogim pasues që jepet në përputhje me nenin 57 të Direktivës 2014/65/BE dhe arsyet për këto derogime.
Neni 45
Kompetencat e ESMA-s për menaxhimin e pozitës
1. Në përputhje me nenin 9, paragrafi 5 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010, ESMA, kur përmbushen të dy kushtet e përcaktuara në paragrafin 2, merr një ose më shumë prej masave të mëposhtme:
a) i kërkon çdo personi të gjitha informacionet që lidhen me përmasën dhe qëllimin e një pozite ose një ekspozimi të marrë përsipër nëpërmjet një derivati;
b) pas analizimit të informacionit të marrë në përputhje me germën "A", i kërkon çdo personi të tillë që të ulë përmasën e, ose të eliminojë pozitën ose ekspozimin, në përputhje me aktin e deleguar që përmendet në paragrafin 10, germa "b";
c) si përpjekje e fundit, kufizon aftësinë e në personi për t’u bërë pjesë e një transaksioni që përfshin derivate të komoditeteve.
2. ESMA merr një vendim sipas paragrafit 1 vetëm nëse përmbushen të dy kushtet e mëposhtme:
a) masat e renditura në paragrafin 1 trajtojnë një kërcënim që i kanoset mbarëvajtjes dhe integritetit të tregjeve financiare, duke përfshirë tregjet e derivateve të komoditeteve, në përputhje me objektivat e renditura në nenin 57, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE dhe duke përfshirë në lidhje me marrëveshjet e lëvrimit të komoditeteve fizike, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar në BE;
b) autoriteti kompetent ose autoritetet kompetente nuk kanë marrë masa për të trajtuar kërcënimin, ose masat që janë marrë nuk e trajtojnë siç duhet kërcënimin;
ESMA vlerëson përmbushjen e kushteve të përmendura në germat "a" dhe "b" të nënparagrafit të parë të këtij paragrafi në përputhje me kriteret dhe faktorët e parashikuar në aktin e deleguar që përmendet në paragrafin 10, germa "a" të këtij neni.
3. Kur merr masat e përmendura në paragrafin 1, ESMA sigurohet që masa:
a) Trajton si duhet kërcënimin për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare, duke përfshirë tregjet e derivateve të komoditeteve në përputhje me objektivat e renditura në nenin 57, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE dhe duke përfshirë në lidhje me marrëveshjet e lëvrimit të komoditeteve fizike, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar në BE, ose përmirëson dukshëm aftësinë e autoriteteve kompetente për të monitoruar kërcënimin, siç matet në përputhje me kriteret dhe faktorët e parashikuar në aktin e deleguar që përmendet në paragrafin 10, germa "a" të këtij neni;
b) nuk i jep shkas rrezikut të arbitrazhit rregullator, siç matet në përputhje me paragrafin 10, germa "c" të këtij neni;
c) nuk ka asnjë nga ndikimet negative të mëposhtme për efiçencën e tregjeve financiare, të cilat janë joproporcionale me përfitimet nga masa: ulja e likuiditetit në këto tregje, kufizimi i kushteve për uljen e rreziqeve që lidhen drejtpërsëdrejti me veprimtarinë tregtare të një kundërpale jofinanciare ose krijimi i pasigurisë për pjesëmarrësit në treg.
ESMA konsultohet me Agjencinë për Bashkëpunimin e Rregullatorët e Energjisë, themeluar sipas Rregullores (KE) nr. 713/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit29 përpara se të marrë ndonjë masë në lidhje me produktet energjetike që shiten me shumicë.
ESMA konsultohet me organet publike për mbikëqyrjen, administrimin dhe rregullimin e tregjeve bujqësore fizike sipas Rregullores (KE) nr. 1234/2007 përpara se të marrë ndonjë masë që lidhet me derivatet e komoditeteve bujqësore.
4. Përpara se të vendosë të marrë ose rinovojë ndonjë prej masave të përmendura në paragrafin 1, ESMA njofton autoritetet kompetente përkatëse për masën që propozon. Në rastin e një kërkese të bërë sipas germave "a" dhe "b" të paragrafit 1, njoftimi përfshin identitetin e personit ose personave të cilëve i drejtohet kërkesa dhe hollësitë dhe arsyet e kësaj kërkese. Në rastin e një mase të marrë sipas paragrafit 1, germa "c", njoftimi përfshin hollësi për personin në fjalë, instrumentin financiar të zbatueshëm, masat sasiore përkatëse, si përmasa maksimale e një pozite që personi në fjalë mund të marrë dhe arsyet për një masë të tillë.
5. Njoftimi bëhet jo më pak se 24 orë përpara e masa synohet të hyjë në fuqi ose të rinovohet. Në rrethana të jashtëzakonshme, ESMA mund ta bëjë njoftimin më pak se 24 orë përpara se masa synohet të hyjë në fuqi, kur ajo e ka të pamundur të bëjë një njoftim 24 orë më përpara.
6. ESMA publikon në faqen e saj të internetit një njoftim për çdo vendim për të vendosur ndonjë prej masave të përmendura në paragrafin 1, germa "c". Njoftimi përfshin hollësi për personin në fjalë, instrumentin financiar të zbatueshëm, masat sasiore përkatëse, si përmasa maksimale e një pozite që personi në fjalë mund të marrë dhe arsyet për një masë të tillë.
7. Një masë që përmendet në paragrafin 1, germa "c" hyn në fuqi kur njoftimi publikohet ose në kohën e specifikuar në njoftim, e cila vjen pas publikimit dhe zbatohet vetëm për një transaksion që kryhet pasi masa hyn në fuqi.
8. ESMA rishikon masat e përmendura në paragrafin 1, germa "c" në intervale kohore të përshtatshme dhe të paktën çdo tre muaj. Nëse masa nuk rinovohet pas periudhës tre mujore, ajo skadon automatikisht. Për rinovimin e masave zbatohen paragrafët 2 dhe 8.
9. Një masë e miratuar nga ESMA sipas këtij neni ka përparësi mbi çdo masë tjetër të mëparshme të marrë nga një autoritet kompetent sipas nenit 69, paragrafi 2, germat "o" ose "p" të Direktivës 2014/65/BE.
10. Në përputhje me nenin 50, Komisioni miraton aktet e deleguara që specifikojnë kriteret dhe faktorët që përcaktojnë:
a) ekzistencën e një kërcënimin për mbarëvajtjen dhe integritetin e tregjeve financiare, duke përfshirë tregjet e derivateve të komoditeteve në përputhje me objektivat e renditura në nenin 57, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE dhe duke përfshirë në lidhje me marrëveshjet e lëvrimit të komoditeteve fizike, ose për stabilitetin e të gjithë ose një pjese të sistemit financiar në BE, siç përmendet në paragrafin 2, germa "a" duke marrë në konsideratë shkallën në të cilën pozitat përdoren për të mbuluar pozitat në komoditetet fizike ose kontratat e komoditeteve dhe shkallën në të cilën çmimet në tregjet mbështetëse përcaktohen duke iu referuar çmimeve të derivateve të komoditeteve;
b) uljen e përshtatshme të një pozite ose ekspozimi të marrë përsipër nëpërmjet një derivati që përmendet në paragrafin 1, germa "b" të këtij neni;
c) situatat në të cilat mund të lindë rreziku i arbitrazhit rregullator, siç përmendet në paragrafin 3, germa "b" të këtij neni.
Këto kritere dhe faktorë marrin në konsideratë standardet teknike rregullatore që përmenden në nenin 57, paragrafi 3 të Direktivës 2014/65/BE dhe ndryshojnë për situatat kur ESMA ndërmerr veprime për shkak se një autoritet kompetent nuk ka vepruar ose kur ESMA trajton një rrezik shtesë të cilin autoriteti kompetent nuk është në gjendje ta trajtojë siç duhet sipas nenit 69, paragrafi 2, germa "j" të Direktivës 2014/65/BE.
TITULLI VIII
OFRIMI I SHËRBIMEVE DHE KRYERJA E VEPRIMTARIVE NGA FIRMAT E NJË VENDI TË TRETË PAS NJË VENDIMI PËR EKUIVALENCËN, TË CILAT KANË OSE JO NJË DEGË
Neni 46
Dispozita të përgjithshme
1. Një firmë e një vendi të tretë mund të ofrojë shërbime investimi ose të kryejë veprimtari investimi me ose pa shërbime ndihmëse për kundërpalët e Pranueshme dhe për klientët profesionalë sipas kuptimit të seksionit I të shtojcës II të Direktivës 2014/65/BE të themeluar në të gjithë BE-në pa themelimin e një dege, kur kjo firmë është regjistruar në regjistrin e bizneseve të vendit të tretë që mbahet nga ESMA në përputhje me nenin 47.
2. ESMA regjistron një firmë të një vendi të tretë që ka aplikuar për ofrimin e shërbimeve të investimit ose kryerjen e veprimtarive në të gjithë BE-në në përputhje me paragrafin 1, vetëm kur përmbushen kushtet e mëposhtme:
a) Komisioni ka miratuar një vendim në përputhje me nenin 47, paragrafi 1;
b) firma është autorizuar në juridiksionin ku është themeluar zyra e saj qendrore për të ofruar shërbimet e investimit ose veprimtaritë që do të ofrojë në BE dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes dhe zbatimit efektiv që garanton një pajtueshmëri të plotë me kërkesat e zbatueshme në atë vend të tretë;
c) marrëveshjet e bashkëpunimit janë lidhur sipas nenit 47, paragrafi 2.
3. Kur një firmë e një vendi të tretë është regjistruar në përputhje me këtë nen, shtetet anëtare nuk vendosin asnjë kërkesë shtesë për këtë firmë të një vendi të tretë në lidhje me çështjet që mbulohen nga kjo rregullore ose nga Direktiva 2014/65/BE dhe nuk i trajton firmat e një vendi të tretë në mënyrë më të favorshme se firmat e BE-së.
4. Firma e një vendi të tretë që përmendet në paragrafin 1 ia dorëzon aplikimin e saj ESMA-s pasi komisioni miraton vendimin që përmendet në nenin 47 i cili përcakton se kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i vendit të tretë ku është autorizuar firma është ekuivalent me kërkesat e përshkruara në nenin 47, paragrafi 1.
Firma aplikuese e një vendi të tretë i jep ESMA-s të gjithë informacionin e nevojshëm për regjistrimin e saj. Brenda 30 ditëve pune pas marrjes së aplikimit, ESMA shqyrton nëse aplikimi është i plotë. Nëse aplikimi nuk është i plotë, ESMA përcakton një afat përpara të cilit firma aplikuese e një vendi të tretë duhet të dorëzojë informacionin shtesë.
Vendimi për regjistrim bazohet në kushtet e përcaktuara në paragrafin 2.
Brenda 180 ditëve pune nga dorëzimi i aplikimit të plotë, ESMA informon me shkrim firmën aplikuese të një vendi të tretë, me një shpjegim plotësisht të arsyetuar, nëse regjistrimi është kryer ose është refuzuar.
Shtetet anëtare mund t’i lejojnë firmat e një vendi të tretë që të ofrojnë shërbime investimi ose të kryejnë veprimtari investimi së bashku me shërbimet shtesë për kundërpalët e pranueshme dhe klientët profesionalë sipas kuptimit të seksionit I të shtojcës II të Direktivës 2014/65/BE në territoret e tyre në përputhje me regjimet kombëtare në mungesë të një vendimi të Komisionit të marrë në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 ose kur ky vendim nuk është më në fuqi.
5. Firmat e një vendi të tretë ë ofrojnë shërbime në përputhje me këtë nen informojnë klientët e themeluar në BE, përpara ofrimit të ndonjë shërbimi investimi, se atyre nuk u lejohet të ofrojë shërbime për klientë që nuk janë kundërpalë të pranueshme dhe klientë profesionalë sipas kuptimit të seksionit I të shtojcës II të Direktivës 2014/65/BE dhe që nuk i nënshtrohen mbikëqyrjes në BE. Ata tregojnë emrin dhe adresën e autoritetit kompetent përgjegjës për mbikëqyrjen në vendin e tretë.
Informacioni në nënparagrafin e parë ofrohet me shkrim dhe në mënyrë të dukshme.
Shtetet anëtare garantojnë se kur një kundërpalë e pranueshme ose klient profesional sipas kuptimit të seksionit I të shtojcës II të Direktivës 2014/65/BE, i themeluar ose i vendosur në Bashkimin Evropian, nis, me nismën e tij ekskluzive, ofrimin e shërbimit ose të veprimtarisë së investimit nga një firmë e një vendi të tretë, ky nen nuk zbatohet për ofrimin e këtij shërbimi ose veprimtarie nga firma e një vendi të tretë për atë person, duke përfshirë një marrëdhënie që lidhet specifikisht me ofrimin e këtij shërbimi ose veprimtarie. Një nismë e tillë nga këta klientë nuk i jep të drejtë firmës së një vendi të tretë që të tregtojë një kategori të re të produkteve të investimit ose shërbimeve të tregtimit për këtë individ.
6. Firmat e një vendi të tretë që ofrojnë shërbime ose kryejnë veprimtari në përputhje me këtë nen, përpara se të ofrojnë ndonjë shërbim ose të kryejnë ndonjë veprimtari në lidhje me një klient të themeluar në BE, pranojnë të paraqesin çdo mosmarrëveshje në lidhje me këto shërbime ose veprimtari në juridiksionin e një gjykate ose gjykate arbitrazhi në një shtet anëtar.
7. ESMA përgatit draft standardet teknike rregullatore ku specifikohet informacioni që firma aplikuese e një vendi të tretë i paraqet ESMA-s në aplikimin e saj për regjistrim, në përputhje me paragrafin 4 dhe formatin e informacionit që duhet të paraqitet në përputhje me paragrafin 5.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 47
Vendimi për ekuivalencën
1. Komisioni mund të miratojë, në përputhje me procedurën e shqyrtimit që përmendet në nenin 51, paragrafi 2, një vendim në lidhje me një vend të tretë ku deklaron se kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i atij shteti anëtar garantojnë që firmat e autorizuara në atë vend të tretë respektojnë kërkesat ligjërisht detyruese prudenciale dhe të kryerjes së biznesit, të cilat kanë fuqi ekuivalente me kërkesat e përcaktuara në këtë rregullore, në Direktivën 2013/36/BE dhe në Direktivën 2014/65/BE dhe në masat zbatuese të miratuara sipas kësaj rregulloreje dhe këtyre direktivave dhe se kuadri ligjor i këtij vendi të tretë parashikon një sistem efektiv ekuivalent për njohjen e firmave të investimit të autorizuara sipas regjimeve juridike të vendeve të treta.
Kuadri i kërkesave prudenciale dhe të kryerjes së biznesit në një vend të tretë mund të konsiderohet se ka fuqi ekuivalente kur ky kuadër përmbush kushtet e mëposhtme:
a) firmat që ofrojnë shërbime dhe veprimtari investimi në atë vend të tretë janë vazhdimisht objekt i autorizimit dhe mbikëqyrjes dhe zbatimit efektiv;
b) firmat që ofrojnë shërbime dhe veprimtari investimi në atë vend të tretë janë objekt i kërkesave të kapitalit të mjaftueshëm dhe kërkesave të zbatueshme për aksionarët dhe anëtarët e organeve të tyre drejtuese;
c) firmat që ofrojnë shërbime dhe veprimtari investimi janë objekt i kërkesave organizative të përshtatshme në fushën e funksioneve të kontrollit të brendshëm;
d) firmat që ofrojnë shërbime dhe veprimtari investimi janë objekt i rregullave të përshtatshme për kryerjen e biznesit;
e) ajo garanton transparencë dhe integritet të tregut duke parandaluar abuzimet në treg në formën e abuzimeve me informacione të privilegjuara dhe manipulimit të tregut
2. ESMA lidh marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet kompetente përkatëse të vendeve të treta kuadrot ligjore dhe mbikëqyrëse të të cilëve janë njohur realisht si ekuivalentë në përputhje me paragrafin 1. Këto marrëveshje specifikojnë të paktën:
a) mekanizmin për shkëmbimin e informacionit ndërmjet ESMA-s dhe autoriteteve kompetente të vendeve të treta përkatëse, duke përfshirë qasjen në të gjitha informacionet e kërkuara nga ESMA në lidhje me firmat jo BE të autorizuara në vendet e treta;
b) mekanizmin për njoftimin e menjëhershëm të ESMA-s kur autoriteti kompetent i një vendi të tretë gjykon se një firmë e një vendi të tretë, që ai po mbikëqyr dhe ESMA ka regjistruar në regjistrin e parashikuar në nenin 48, shkel kushtet e autorizimit të saj ose ndonjë legjislacion tjetër në të cilin është e detyruar të aderojë;
c) procedurat në lidhje me koordinimin e veprimtarive mbikëqyrëse, duke përfshirë, sipas rastit, inspektimet në terren.
3. Një firmë e një vendi të tretë e themeluar në një vend kuadri ligjor dhe mbikëqyrës i të cilit është njohur si realisht ekuivalent në përputhje me paragrafin 1 dhe e autorizuar në përputhje me nenin 39 të Direktivës 2014/65/BE është në gjendje të ofrojë shërbimet dhe veprimtaritë e mbuluara nga autorizimi për kundërpalët e pranueshme dhe klientët profesionalë sipas kuptimit të seksionit I të shtojcës II të Direktivës 2014/65/BE në shtetet e tjera anëtare të BE-së pa qenë nevoja të krijojë degë të reja. Për këtë qëllim, ajo vepron në pajtim me kërkesat për informacion për ofrimin ndërkufitar të shërbimeve dhe veprimtarive që përcaktohen në nenin 34 të Direktivës 2014/65/BE.
Dega vazhdon të jetë objekt i mbikëqyrjes nga shteti anëtar kur ajo themelohet në përputhje me nenin 39 të Direktivës 2014/65/BE. Megjithatë, pa cenuar detyrimet për bashkëpunim të përcaktuara në Direktivën 2014/65/BE, autoriteti kompetent i shtetit anëtar ku themelohet dega dhe autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi proporcionale me qëllim që të garantojë se dega e firmës së një vendi të tretë që ofron shërbime investimi brenda BE-së garanton një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së investitorëve.
4. Firma e një vendi të tretë nuk mund të përdorë më të drejtat e përcaktuara në nenin 46, paragrafi 1 kur Komisioni miraton një vendim në përputhje me procedurën e shqyrtimit që përmendet në nenin 51, paragrafi 2 për tërheqjen e vendimit të tij të marrë sipas paragrafit 1 të këtij neni në lidhje me këtë vend të tretë.
Neni 48
Regjistri
ESMA mban një regjistër të firmave të vendeve të treta të cilave u lejohet të ofrojnë shërbime investimi ose të kryejnë veprimtari investimi në BE në përputhje me nenin 46. Regjistri është publikisht i aksesueshëm në faqen e internetit të ESMA-s dhe përmban informacion për shërbimet ose veprimtaritë që firmave të vendeve të treta u lejohet që të ofrojnë ose të kryejnë dhe referencën për autoritetin kompetent përgjegjës për mbikëqyrjen e tyre në vendin e tretë.
Neni 49
Tërheqja e regjistrimit
1. ESMA tërheq regjistrimin e një firme të një vendi të tretë në regjistrin e krijuar në përputhje me nenin 48, kur:
a) ESMA ka arsye të forta të bazuara në prova të dokumentuara për të besuar se gjatë ofrimit të shërbimeve dhe veprimtarive të investimit në BE, firma e një vendi të tretë vepron në një mënyrë që qartësisht cenon interesin e investitorëve ose mbarëvajtjen e tregjeve; ose
b) ESMA ka arsye të forta të bazuara në prova të dokumentuara për të besuar se gjatë ofrimit të shërbimeve dhe veprimtarive të investimit në BE, firma e një vendi të tretë ka shkelur rëndë dispozitat që zbatohen për të në vendin e tretë dhe mbi bazat e të cilave Komisioni ka miratuar vendimin në përputhje me nenin 47, paragrafi 1.
c) ESMA ia ka referuar çështjen autoritetit kompetent të vendi të tretë dhe ky i fundit nuk ka marrë masat e përshtatshme që nevojiten për mbrojtjen e investitorëve dhe mbarëvajtjen e tregjeve në BE dhe nuk ka arritur të tregojë se kjo firmë e vendit të tretë vepron në pajtim me kërkesat e zbatueshme për këtë firmë në vendin e tretë; dhe
d) ESMA ka informuar autoritetin kompetent të një vendi të tretë për synimin e saj për të tërhequr regjistrimin e firmës së vendi të tretë të paktën 30 ditë përpara tërheqjes.
2. ESMA informon menjëherë Komisionin për çdo masë të miratuar në përputhje me paragrafin 1 dhe e publikon vendimin e saj në faqen e saj të internetit.
3. Komisioni shqyrton nëse kushtet sipas të cilave është miratuar një vendim në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 vazhdojnë të ekzistojnë në lidhje me vendin e tretë në fjalë.
TITULLI IX
AKTE TË DELEGUARA DHE ZBATUESE
KREU I
AKTET E DELEGUARA
Neni 50
Ushtrimi i delegimit
1. Kompetencat për të miratuar aktet e deleguara i delegohen Komisionit sipas kushteve të përcaktuara në këtë nen.
2. Kompetenca për të miratuar aktet e deleguara që përmenden në nenin 1, paragrafi 9; nenin 2, paragrafi 2; nenin 13, paragrafi 2; nenin 15, paragrafi 5; nenin 17, paragrafi 3; nenin 19, paragrafët 2 dhe 3; nenin 31, paragrafi 4; nenin 40, paragrafi 8; nenin 41, paragrafi 8; nenin 42, paragrafi 7; nenin 45, paragrafi 10 dhe nenin 52, paragrafët 10 dhe 12 transferohen për një periudhë kohore të pacaktuar duke nisur nga 2 qershori 2014.
3. Delegimi i kompetencës që përmendet në nenin 1, paragrafi 9; nenin 2, paragrafi 2; nenin 13, paragrafi 2; nenin 15, paragrafi 5; nenin 17, paragrafi 3; nenin 19, paragrafët 2 dhe 3; nenin 31, paragrafi 4; nenin 40, paragrafi 8; nenin 41, paragrafi 8; nenin 42, paragrafi 7; nenin 45, paragrafi 10 dhe nenin 52, paragrafët 10 dhe 12 mund të revokohet në çdo kohë nga Parlamenti Evropian ose nga Këshilli. Vendimi i revokimit i jep fund delegimit të kompetencave të specifikuar në atë vendim. Ai hyn në fuqi një ditë pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian ose në një datë të mëvonshme që specifikohet në vendim. Ai nuk cenon vlefshmërinë e ndonjë akti të deleguar të hyrë tashmë në fuqi.
4. Kur miraton një akt të deleguar, Komisioni njofton për këtë njëkohësisht Parlamentin Evropian dhe Këshillin.
5. Një akt i deleguar, i miratuar sipas nenit 1, paragrafi 9; nenit 2, paragrafi 2; nenit 13, paragrafi 2; nenit 15, paragrafi 5; nenit 17, paragrafi 3; nenit 19, paragrafët 2 dhe 3; nenit 31, paragrafi 4; nenit 40, paragrafi 8; nenit 41, paragrafi 8; nenit 42, paragrafi 7; nenit 45, paragrafi 10 dhe nenit 52, paragrafët 10 dhe 12, hyn në fuqi vetëm nëse nuk është shprehur asnjë kundërshtim as nga Parlamenti Evropian as nga Këshilli, brenda një periudhe tremujore pasi Parlamenti Evropian ose Këshilli është njoftuar për këtë akt, ose nëse, përpara përfundimit të kësaj periudhe, Parlamenti Evropian dhe Këshilli kanë informuar Komisionin se nuk do të kundërshtojnë. Kjo periudhë shtyhet me dy muaj me nismën e Parlamentit Evropian ose të Këshillit.
KREU II
AKTET ZBATUESE
Neni 51
Procedura e Komitetit
1. Komisioni ndihmohet nga Komiteti Evropian i Titujve i themeluar nga Vendimi i Komisionit 2001/528/KE30. Ky Komitet është një komitet sipas kuptimit të Rregullores (BE) nr. 182/2011.
2. Aty ku përmendet ky paragraf, gjen zbatim neni 5 i Rregullores (BE) nr. 182/2011.
TITULLI X
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 52
Raportimi dhe rishikimi
1. Përpara 3 marsit 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për ndikimin në praktikë të detyrimeve për transparencë të përcaktuara sipas neneve 3 deri në 13, në veçanti për ndikimin e mekanizmit të tavanit të volumit të përshkruar në nenin 5, duke përfshirë për koston e tregtimit për kundërpalët e pranueshme dhe klientët profesionalë dhe për tregtimin e aksioneve të shoqërive me tavan të ulët dhe mesatar dhe efektivitetin e tij për të garantuar se përdorimi i akteve të heqjes dorë nuk dëmton formimin e çmimit dhe mënyrën se si mund të funksionojë ndonjë mekanizëm i përshtatshëm për vendosjen e sanksioneve për shkeljen e tavanit të volumit dhe për zbatimin dhe përshtatshmërinë e vazhdueshme të akteve të heqjes dorë për detyrimet për transparencë përpara tregtimit të përcaktuara sipas nenit 4, paragrafët 2 dhe 3 dhe nenit 9, paragrafët 2 deri në 5
2. Raporti i përmendur në paragrafin 1 përfshin ndikimin në tregjet evropiane të kapitalit të përdorimit të aktit të heqjes dorë sipas nenit 4, paragrafi 1, germat "a" dhe "b" I, dhe mekanizmin e tavanit të volumit sipas nenit 5, duke iu referuar veçanërisht:
a) nivelin dhe tendencën e tregtimit në regjistrin e fshehur të porosive në BE pas prezantimit që nga prezantimi i kësaj rregulloreje;
b) ndikimin në marzhet e kuotuara për të cilat garantohet transparenca përpara tregtimit;
c) ndikimin në nivelin e likuiditetit në regjistrin e dukshëm të porosive;
d) ndikimin te konkurrenca dhe investitorët brenda BE-së;
e) ndikimin në tregtimin e aksioneve të shoqërive me tavan të ulët dhe mesatar;
f) zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe diskutimet me vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare.
3. Nëse raporti del në përfundimin se përdorimi i aktit të heqjes dorë sipas nenit 4, paragrafi 1, germat "a" dhe "b", pika I ndikon negativisht në formimin e çmimit ose tregtimin e aksioneve të shoqërive me tavan të ulët dhe mesatar, Komisioni, sipas rastit, bën propozime, duke përfshirë ndryshimet e kësaj rregulloreje, për përdorimin e këtyre akteve të heqjes dorë. Këto propozime përfshijnë vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve të propozuara dhe marrin në konsideratë objektivat e kësaj rregulloreje dhe ndikimet në shtrembërimin e tregut dhe konkurrencë dhe ndikimet e mundshme tek investitorët në BE.
4. Përpara 3 marsit 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për funksionimin e nenit 26, duke përfshirë faktin nëse përmbajtja dhe formati i raporteve për transaksionin që janë marrë dhe janë shkëmbyer ndërmjet autoriteteve kompetente mundësojnë monitorimin gjithëpërfshirës të veprimtarive të firmave të investimit në përputhje me nenin 26, paragrafi 1. Komisioni mund të bëjë propozimet e përshtatshme, duke përfshirë parashikimin që transaksionet, në vend që t’i raportohen autoriteteve kompetente, të raportohen në një sistem të caktuar nga ESMA, gjë e cila u mundëson autoriteteve kompetente përkatëse që të kenë qasje në të gjithë informacionin e raportuar sipas këtij neni për qëllimet e kësaj rregulloreje dhe të Direktivës 2014/65/BE dhe zbulimin e abuzimeve të tregut mbi bazën e informacioneve të privilegjuara në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 596/2014.
5. Përpara 3 marsit 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për zgjidhjet e përshtatshme për të ulur asimetritë e informacionit ndërmjet pjesëmarrësve në treg si edhe instrumentet në dispozicion të rregullatorëve për të kontrolluar më mirë veprimtaritë e kuotimit në vendet e tregtimit. Ky raport vlerëson të paktën fizibilitetin për zhvillimin e sistemit më të mirë evropian të ofertës dhe kërkesës për kuotimet e konsoliduara për të përmbushur këto objektiva.
6. Përpara 3 marsit 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për progresin e bërë për transferimin e tregtimit derivateve OTC të standardizuara në platformat e shkëmbimit ose tregtimit elektronik sipas neneve 25 dhe 28.
7. Përpara 3 korrikut 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për zhvillimin e çmimeve për të dhënat e nevojshme për transparencën para dhe pas tregtimit të mbledhura nga tregjet e rregulluara, MTF-të, OTF-të, APA-t dhe CTP-të.
8. Përpara 3 korrikut 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për rishikimin e dispozitave të ndërveprimit të nenit 36 të kësaj rregulloreje dhe nenit 8 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
9. Përpara 3 korrikut 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për zbatimin e neneve 35 dhe 36 të kësaj rregulloreje dhe neneve 7 dhe 8 të Rregullores (BE) nr. 648/2012.
Përpara 3 korrikut 2021, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për zbatimin e nenit 37.
10. Përpara 3 korrikut 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për ndikimin që kanë nenet 35 dhe 36 të kësaj rregulloreje në CCP-të e sapo themeluara dhe të autorizuara që përmenden në nenin 35, paragrafi 5 dhe vendet e tregtimit që lidhen ngushtë me këto CCP dhe për faktin nëse masa kalimtare e parashikuar në nenin 35, paragrafi 5 do të shtyhet ose jo, duke vlerësuar përfitimet që mund të kenë konsumatorët nga përmirësimi i konkurrencës dhe masën e zgjedhjeve që kanë në dispozicion pjesëmarrësit në treg kundrejt ndikimit të mundshëm disproporcional që këto dispozita mund të kenë në CCP-të e SAPO themeluara dhe të organizuara dhe kufizimet për pjesëmarrësit në tregun lokal për t’u qasur në CCP-të globale dhe në mbarëvajtjen e tregut.
Sipas konkluzioneve të këtij raporti, Komisioni mund të miratojë një akt të deleguar në përputhje me nenin 50 për të shtyrë periudhën kalimtare në përputhje me nenin 35, paragrafi 5 me një periudhë maksimale prej 30 muajsh.
11. Përpara 3 korrikut 2019, Komisioni, pasi konsultohet me ESMA-n, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për faktin nëse caku i përcaktuar në nenin 36, paragrafi 5 vazhdon të jetë i përshtatshëm dhe nëse mekanizmi i mospjesëmarrjes në respektim të derivateve të tregtuara në bursë duhet të vazhdojë të jetë i disponueshëm.
12. Përpara 3 korrikut 2016, Komisioni, bazuar në një vlerësim rreziku të kryer nga ESMA në konsultim me ESRB, i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport ku vlerëson nevojën për të përjashtuar përkohësisht derivatet e tregtuara në bursë nga fusha e zbatimit të neneve 35 dhe 36. Ky raport merr në konsideratë rreziqet, nëse ka, që rezultojnë nga dispozitat e qasjes së hapur në lidhje me derivatet e tregtuara në bursë për stabilitetin e përgjithshëm dhe mbarëvajtjen e tregjeve financiare në të gjithë BE-në.
Sipas konkluzioneve të këtij raporti, Komisioni mund të miratojë një akt të deleguar në përputhje me nenin 50 për të përjashtuar derivatet e tregtuara në bursë nga fusha e zbatimit të neneve 35 dhe 36 për një periudhë 30 mujore pas 3 janarit 2017.
Neni 53
Ndryshimi i Rregullores (BE) nr. 648/2012
Rregullorja (BE) nr. 648/2012 ndryshohet si vijon:
1. në nenin 5, paragrafi 2, shtohet nënparagrafi i mëposhtëm:
"Kur përgatit draft standardet teknike rregullatore sipas këtij paragrafi, ESMA nuk cenon dispozitën kalimtare në lidhje me kontratat e derivateve të energjisë të tipit C6 siç përcaktohen në nenin 95 të Direktivës 2014/65/BE31.
2. Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
a) paragrafi 1 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"1. Një CCP që është autorizuar për të kleruar kontrata derivate OTC pranon klerimin e këtyre kontratave mbi baza jodiskriminuese dhe transparente, duke përfshirë në lidhje me kërkesat për kolateral dhe tarifat që lidhen me qasjen, pavarësisht vendit të tregtimit. Kjo në veçanti garanton që një vend tregtimi të ketë të drejtën e trajtimit jodiskriminues në lidhje me mënyrën se si kontratat e tregtuara në atë vend tregtimi trajtohen për sa i përket:
a) kërkesave për kolateral dhe konsolidimit të kontratave me vlerë ekonomike ekuivalente, kur përfshirja e këtyre kontratave në likuidimin total dhe procedura të tjera të konsolidimit të një CCP-je, bazuar në legjislacionin e zbatueshëm për paaftësinë paguese, nuk do të rrezikonte mbarëvajtjen, vlefshmërinë ose zbatueshmërinë e këtyre procedurave; dhe
b) marzheve të integruara me kontrata të lidhura të kleruara nga i njëjti CCP sipas një modeli rreziku që është në pajtim me nenin 41.
Një CCP mund të kërkojë që vendi i tregtimit të veprojë në pajtim me kërkesat operacionale dhe teknike të përcaktuara nga CCP-ja, duke përfshirë kërkesat për menaxhimin e rrezikut.";
b) shtohet paragrafi i mëposhtëm:
"6. Kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 në lidhje me trajtimin jodiskriminues në lidhje me mënyrën se si kontratat e tregtuara në atë vend tregtimi trajtohen për sa u përket kërkesave për kolateral dhe konsolidimit të kontratave ekonomikisht ekuivalente dhe marzheve të integruara me kontrata të lidhura të kleruara nga i njëjti CCP specifikohen më tej nga standardet teknike të miratuara sipas nenit 35, paragrafi 6, germa "e" të Rregullores (BE) nr. 600/201432.’;
3. në nenin 81, paragrafi 3, shtohet nënparagrafi i mëposhtëm:
"Një regjistër tregtimi i transmeton të dhëna autoriteteve kompetente në përputhje me kërkesat sipas nenit 26 të Rregullores (BE) nr. 600/201432’.
Neni 54
Dispozita kalimtare
1. Firmat e vendeve të treta mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime dhe veprimtari në shtetet anëtare, në përputhje me regjimet kombëtare deri në tre vjet pasi Komisioni miraton një vendim në lidhje me vendin e tretë përkatës, në përputhje me nenin 47.
2. Nëse Komisioni vlerëson se nuk është e nevojshme që derivatet e tregtuara në bursë të përjashtohen nga fusha e zbatimit të neneve 35 dhe 36 në përputhje me nenin 52, paragrafi 12, një CCP ose një vend tregtimi, përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, aplikon pranë autoritetit të tij kompetent për leje për të përdorur masat kalimtare. Autoriteti kompetent, duke marrë në konsideratë rreziqet që lindin nga zbatimi i të drejtave të qasjes sipas nenit 35 ose 36 për sa i përket derivateve të tregtuara në bursë për mbarëvajtjen e CCP-së ose vendit përkatës të tregtimit, mund të vendosë se neni 35 ose 36 nuk zbatohen për CCP-në ose vendin e tregtimit përkatës, përkatësisht, në lidhje me derivatet e tregtuara në bursë, për një periudhë kalimtare deri më 3 korrik 2019. Kur kjo periudhë kalimtare miratohet, CCP-ja ose vendi i tregtimit nuk mund të përfitojnë nga të drejtat e qasjes në zbatim të nenit 35 ose 36 në lidhje me derivatet e tregtuara në bursë përgjatë kësaj periudhe kalimtare. Autoriteti kompetent njofton ESMA-n dhe, në rastin e një CCP-je, kolegjin e autoriteteve kompetente për atë CCP, kur miratohet një periudhë kalimtare.
Kur një CCP e autorizuar të përdorë masat kalimtare ka lidhje të ngushta me një ose më shumë vende tregtimi, këta vende tregtimi nuk përfitojnë të drejtat e qasjes sipas nenit 35 ose 36 për sa i përket derivateve të tregtuara në bursë përgjatë kësaj periudhe kalimtare.
Kur një vend tregtimi i autorizuar të përdorë masat kalimtare ka lidhje të ngushta me një ose më shumë CCP, këta CCP nuk përfitojnë të drejtat e qasjes sipas nenit 35 ose 36 për sa i përket derivateve të tregtuara në bursë përgjatë kësaj periudhe kalimtare.
Neni 55
Hyrja në fuqi dhe zbatimi
Kjo rregullore hyn në fuqi njëzet ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore zbatohet nga 3 janari 2017.
Pavarësisht paragrafit të dytë; neni 1, paragrafi 8 dhe 9; neni 2, paragrafi 2; neni 5, paragrafi 6 dhe 9; neni 7, paragrafi 2, neni 9, paragrafi 5; neni 11, paragrafi 4; neni 12, paragrafi 2; neni 13, paragrafi 2; neni 14, paragrafi 7; neni 15, paragrafi 5; neni 17, paragrafi 3; neni 19, paragrafi 2 dhe 3; neni 20, paragrafi 3; neni 21, paragrafi 5; neni 22, paragrafi 4; neni 23, paragrafi 3; neni 25, paragrafi 3; neni 26, paragrafi 9; neni 27, paragrafi 3; neni 28, paragrafi 4; neni 28, paragrafi 5; neni 29, paragrafi 3; neni 30, paragrafi 2; neni 31, paragrafi 4; neni 32, paragrafi 1, 5 dhe 6; neni 33, paragrafi 2; neni 35, paragrafi 6; neni 36, paragrafi 6; neni 37, paragrafi 4; neni 38, paragrafi 3; neni 40, paragrafi 8; neni 41, paragrafi 8; neni 42, paragrafi 7; neni 45, paragrafi 10; neni 46, paragrafi 7; neni 47, paragrafi 1 dhe 4; neni 52, paragrafi 10 dhe 12 dhe neni 54, paragrafi 1 zbatohen menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje.
Pavarësisht nga nënparagrafi i dytë, neni 37, paragrafi 1, 2 dhe 3 zbatohej që nga data 3 janar 2019.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 15 maj 2014.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
M. SCHULZ
Për Këshillin
Presidenti
D. KOURKOULAS
<href="#ntc1-L_2014173EN.01008401-E0001">1. Gazeta Zyrtare C 161, 7.6.2012, f. 3.
<href="#ntc2-L_2014173EN.01008401-E0002">2. Gazeta Zyrtare C 143, 22.5.2012, f. 74.
<href="#ntc3-L_2014173EN.01008401-E0003">3. Qëndrimi i Parlamentit Evropian, datë 15 prill 2014, (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit, datë 13 maj 2014..
<href="#ntc4-L_2014173EN.01008401-E0004">4. Direktiva 2004/39/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 21 prill 2004, "Për tregjet e instrumenteve financiare, që ndryshon Direktivat e Këshillit 85/611/KEE dhe 93/6/KEE dhe Direktivën 2000/12/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që shfuqizon Direktivën e Këshillit 93/22/KEE" (Gazeta Zyrtare L 145, 30.4.2004, f. 1).
<href="#ntc5-L_2014173EN.01008401-E0005">5. Direktiva 2014/65/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014 "Për tregjet e instrumenteve financiare, që ndryshon Direktivën 2002/92/KE dhe Direktivën 2011/61/BE" (Shih faqen 349 të kësaj Gazete Zyrtare).
<href="#ntc6-L_2014173EN.01008401-E0006">6. Rregullorja (BE) nr. 648/2012 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 4 korrik 2012, "Për derivatet e tregtuara mbi banak (OTC), kundërpalët qendrore dhe regjistrat e tregtimit" (Gazeta Zyrtare L 201, 27.7.2012, f. 1).
<href="#ntc7-L_2014173EN.01008401-E0007">7. Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 1287/2006, datë 10 gusht 2006 "Për zbatimin e Direktivës 2004/39/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me detyrimin për mbajtjen e të dhënave për firmat e investimit, raportimin e transaksioneve, transparencën e tregut, pranimin e instrumenteve financiare për tregtim dhe kushtet e përcaktuara për qëllimet e kësaj direktive" (Gazeta Zyrtare L 241, 2.9.2006, f. 1).
<href="#ntc8-L_2014173EN.01008401-E0008">8. Rregullorja (BE) nr. 1095/2010 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 nëntor 2010 "Për krijimin e Autoritetit Evropian të Mbikëqyrjes (Autoriteti Evropian I Titujve dhe Tregjeve), që ndryshon Vendimin nr. 716/2009/KE dhe që shfuqizon Vendimin e Këshillit 2009/77/KE" (Gazeta Zyrtare L 331, 15.12.2010, f. 84).
<href="#ntc9-L_2014173EN.01008401-E0009">9. Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 809/2004, datë 29 prill 2004 "Për zbatimin e Direktivës 2003/71/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me informacionin që përmbajnë prospektet si edhe formatin, përfshirjen me referencë dhe botimin e këtyre prospekteve dhe shpërndarjen e reklamave" (Gazeta Zyrtare L 149, 30.4.2004, f. 1).
<href="#ntc10-L_2014173EN.01008401-E0010">10. Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 tetor 1995, "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave" (Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31).
<href="#ntc11-L_2014173EN.01008401-E0011">11. Rregullorja (KE) nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 18 dhjetor 2000 "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave" (Gazeta Zyrtare L 8, 12.1.2001, f. 1).
<href="#ntc12-L_2014173EN.01008401-E0012">12. Rregullorja (BE) nr. 1093/2010 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 nëntor 2010, "Për krijimin e Autoritetit Evropian të Mbikëqyrjes (Autoriteti Evropian i Bankave), që ndryshon Vendimin nr. 716/2009/KE dhe që shfuqizon Vendimin e Këshillit 2009/78/KE" (Gazeta Zyrtare L 331, 15.12.2010, f. 12).
<href="#ntc13-L_2014173EN.01008401-E0013">13. Rregullorja (BE) nr. 236/2012 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 14 mars 2012, "Për shitjen e zbuluar dhe disa aspekte të kontratave për shkëmbimin e rrezikut të kredisë (credit default swaps)" (Gazeta Zyrtare L 86, 24.3.2012, f. 1).
<href="#ntc14-L_2014173EN.01008401-E0014">14. Direktiva 2003/87/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 tetor 2003 "Për krijimin e një skeme për tregtimin e kuotave të shkarkimit të gazit me efekt serrë brenda Komunitetit dhe që ndryshon Direktivën e Këshillit 96/61/KE" (Gazeta Zyrtare L 275, 25.10.2003, f. 32).
<href="#ntc15-L_2014173EN.01008401-E0015">15. Rregullorja (BE) nr. 596/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 prill 2014, "Për abuzimin e tregut (rregullorja për abuzimin e tregut) dhe që shfuqizon Direktivën 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe Direktivat e Komisionit 2003/124/KE, 2003/125/KE dhe 2004/72/KE (Shih faqen 1 të kësaj Gazete Zyrtare).
<href="#ntc16-L_2014173EN.01008401-E0016">16. Direktiva 2014/57/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014, "Për sanksionet penale për abuzimin me tregun (direktiva për abuzimin me tregun)" (Shih faqen 179 të kësaj Gazete Zyrtare).
<href="#ntc17-L_2014173EN.01008401-E0017">17. Rregullorja (BE) nr. 182/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 shkurt 2011, "Për përcaktimin e rregullave dhe parimeve të përgjithshme në lidhje me mekanizmat e kontrollit nga shtetet anëtare të ushtrimit të kompetencave zbatuese nga Komisioni" (Gazeta Zyrtare L 55, 28.2.2011, f. 13).
<href="#ntc18-L_2014173EN.01008401-E0018">18. Gazeta Zyrtare C 147, 25.5.2012, f. 1.
<href="#ntc19-L_2014173EN.01008401-E0019">19. Direktiva 2013/36/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 qershor 2013, "Për qasjen në aktivitetin e institucioneve të kreditit dhe për mbikëqyrjen e kujdesshme të institucioneve të kreditit dhe firmave të investimit, që ndryshon Direktivën 2002/87/KE dhe shfuqizon Direktivat 2006/48/KE dhe 2006/49/KE (Gazeta Zyrtare L 176, 27.6.2013, f. 338).
<href="#ntc20-L_2014173EN.01008401-E0020">20. Rregullorja (BE) nr. 575/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 qershor 2013, "Për kërkesat e kujdesshme për institutet e kreditit dhe firmat e investimit dhe që ndryshon Rregulloren (BE) nr. 648/2012 (Gazeta Zyrtare L 176, 27.6.2013, f. 1).
<href="#ntc21-L_2014173EN.01008401-E0021">21. Direktiva 2009/138/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 nëntor 2009, "Për ngritjen dhe ndjekjen e veprimtarive të sigurimit dhe risigurimit (Direktiva për Aftësinë Paguese II)" (Gazeta Zyrtare L 335, 17.12.2009, f. 1).
<href="#ntc22-L_2014173EN.01008401-E0022">22. Direktiva 2009/65/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 korrik 2009, "Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me sipërmarrjet e investimit kolektiv në tituj të transferueshëm (SIKTT" (Gazeta Zyrtare L 302, 17.11.2009, f. 32).
<href="#ntc23-L_2014173EN.01008401-E0023">23. Direktiva 2003/41/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 3 qershor 2003, "Për veprimtaritë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pensionit profesional" (Gazeta Zyrtare L 235, 23.9.2003, f. 10).
<href="#ntc24-L_2014173EN.01008401-E0024">24. Direktiva 2011/61/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 8 qershor 2011, "Për menaxherët e fondeve alternative të investimit dhe që ndryshon Direktivat 2003/41/KE dhe 2009/65/KE dhe Rregulloren (KE) nr. 1060/2009 dhe (BE) nr. 1095/2010 (Gazeta Zyrtare L 174, 1.7.2011, f. 1).
<href="#ntc25-L_2014173EN.01008401-E0025">25. Rregullorja (BE) nr. 1227/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 tetor 2011, "Për integritetin dhe transparencën e tregut me shumicë të energjisë" (Gazeta Zyrtare L 326, 8.12.2011, f. 1).
<href="#ntc26-L_2014173EN.01008401-E0026">26. Rregullorja (BE) nr. 1308/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 17 dhjetorit 2013 "Për themelimin e organizatës së përbashkët të tregjeve të produkteve bujqësore dhe që shfuqizon Rregulloret e Këshillit (KEE) nr. 922/72, (KEE) nr. 234/79, (KE) nr. 1037/2001 dhe (KE) nr. 1234/2007 (Gazeta Zyrtare L 347, 20.12.2013, f. 671).
<href="#ntc27-L_2014173EN.01008401-E0027">27. Direktiva 2005/60/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 tetor 2005, "Për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit" (Gazeta Zyrtare L 309, 25.11.2005, f. 15).
<href="#ntc28-L_2014173EN.01008401-E0028">28. Rregullorja e Deleguar e Komisionit (BE) nr. 149/2013, datë 19 dhjetor 2012 "Që plotëson Rregulloren (BE) nr. 648/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me standardet teknike rregullatore për marrëveshjet e kleringut indirekt, detyrimit të kleringut, regjistrin publik, qasjen në një vend tregtimi, kundërpalët jofinanciare dhe teknikat e zbutjes së rrezikut për kontratat derivate që tregtohen mbi banak që nuk kompensohen nga një CCP" (Gazeta Zyrtare L 52, 23.2.2013, f. 11).
<href="#ntc29-L_2014173EN.01008401-E0029">29. Rregullorja (KE) nr. 713/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 korrik 2009, "Për themelimin e Agjencisë për Bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë" (Gazeta Zyrtare L 211, 14.8.2009, f. 1).
31. Direktiva 2014/65/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014, "Për tregjet e instrumenteve financiare dhe që ndryshon Direktivën 2002/92/KE dhe Direktivën 2011/61/BE (Gazeta Zyrtare L 173, 12.6.2014, f. 349).’;"
<href="#ntc30-L_2014173EN.01008401-E0030">30. Vendimi i Komisionit 2001/528/KE, datë 6 qershor 2001, "Për themelimin e Komitetit Evropian të Titujve" (Gazeta Zyrtare L 191, 13.7.2001, f. 45).
<href="#ntc32-L_2014173EN.01008401-E0032">32. Rregullorja (BE) nr. 600/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014, "Për tregjet e instrumenteve financiare dhe që ndryshon Rregulloren (BE) nr. 648/2012" (Gazeta Zyrtare L 173, 12.6.2014, f. 84)
RREGULLORE (BE) NR. 596/2014 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 16 PRILL 2014, "PËR ABUZIMIN NË TREG (RREGULLORJA PËR ABUZIMIN NË TREG) DHE QË SHFUQIZON DIREKTIVËN 2003/6/KE TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE TË KËSHILLIT DHE DIREKTIVAT E KOMISION
-
Lexo Dokumentin
12.6.2014
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 173/1
32014R0596
RREGULLORE (BE) NR. 596/2014 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 16 PRILL 2014, "PËR ABUZIMIN NË TREG (RREGULLORJA PËR ABUZIMIN NË TREG) DHE QË SHFUQIZON DIREKTIVËN 2003/6/KE TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE TË KËSHILLIT DHE DIREKTIVAT E KOMISIONIT 2003/124/KE, 2003/125/KE DHE 2004/72/KE"
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 114 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projektaktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke pasur parasysh opinionin e Bankës Qendrore Evropiane<href="#ntr1-L_2014173EN.01000101-E0001">1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social<href="#ntr2-L_2014173EN.01000101-E0002">2,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative<href="#ntr3-L_2014173EN.01000101-E0003">3,
Meqë:
1. Një treg i brendshëm i unifikuar i shërbimeve financiare është thelbësor për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në BE.
2. Një treg financiar i integruar, efikas dhe transparent kërkon integritet të tregut. Funksionimi normal i tregjeve të titujve dhe besimi i publikut në to përbëjnë kushtet paraprake për rritjen ekonomike dhe mirëqenien. Abuzimi me tregun dëmton integritetin e tregjeve financiare dhe besimin e publikut në tituj dhe derivate.
3. Direktiva 2003/6/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit4 plotësoi dhe përditësoi kuadrin ligjor të BE-së për të mbrojtur integritetin e tregut. Megjithatë, duke pasur parasysh zhvillimet legjislative, të tregut dhe teknologjike që nga hyrja në fuqi e asaj direktive, të cilat kanë rezultuar në ndryshime të konsiderueshme në peizazhin financiar, kjo direktivë tani duhet të zëvendësohet. Gjithashtu, nevojitet një instrument i ri legjislativ për të siguruar që të ketë rregulla të njëtrajtshme dhe qartësi të koncepteve kyçe dhe një libër të vetëm rregullash në përputhje me konkluzionet e raportit të 25 shkurtit 2009 nga Grupi i nivelit të lartë mbikëqyrës financiar i BE-së, kryesuar nga Jacques de Larosière (Grupi "de Larosière").
4. Ekziston nevoja për të krijuar një kuadër më uniform dhe më të fortë për të ruajtur integritetin e tregut, për të shmangur arbitrazhin e mundshëm rregullator, për të siguruar llogaridhënien në rast të përpjekjeve për manipulim dhe për të ofruar më shumë siguri ligjore dhe pak kompleksitet rregullash për pjesëmarrësit në treg. Kjo rregullore synon të kontribuojë në mënyrë të përcaktuar në funksionimin e duhur të tregut të brendshëm dhe për rrjedhojë, duhet të bazohet në nenin 114 të Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE), siç interpretohet në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
5. Për të eliminuar pengesat që mbeten në tregtim dhe shtrembërimet e konkurrencës që rezultojnë nga divergjencat mes legjislacioneve të brendshme dhe për të parandaluar çdo pengesë të mundshme në tregti dhe shtrembërimet e konsiderueshme të konkurrencës, është e nevojshme të miratohet një rregullore për vendosjen e një interpretimi më uniform të kuadrit të BE-së për abuzimin me tregun, i cili i përcakton më qartë rregullat e zbatueshme në të gjithë shtetet anëtare. Hartimi i kërkesave të abuzimit në treg në formën e një rregulloreje do të garantonte që këto kërkesa të zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo duhet të garantojë kushte uniforme duke parandaluar devijimet nga kërkesat kombëtare si rezultat i transpozimit të një direktive. Kjo rregullore do të kërkojë që të gjithë personat të ndjekin të njëjtat rregulla në të gjithë BE-në. Ajo do të reduktojë edhe kompleksitetin rregullator dhe kostot e shoqërive për zbatueshmërinë e saj, veçanërisht për shoqëritë që operojnë në baza ndërkufitare, dhe do të kontribuojë në eliminimin e shtrembërimeve të konkurrencës.
6. Komunikimi i Komisionit i 25 qershorit 2008 "Për një "Akt të Biznesit të Vogël" për Evropën" i bën thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj të hartojnë rregulla për të reduktuar ngarkesat administrative, për të përshtatur legjislacionin me nevojat e emetuesve në tregjet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-të) dhe për të lehtësuar aksesin në financa për ata emetues. Një numër i dispozitave në Direktivën 2003/6/KE vendosin detyrime administrative për emetuesit, veçanërisht për ata, instrumentet financiare të të cilëve janë të pranuar në tregti në tregjet e rritjes së SME-ve, të cilat duhet të reduktohen.
7. Abuzimi në treg është një koncept që përfshin sjelljen e jashtëligjshme në tregjet financiare dhe, për qëllime të kësaj rregulloreje, duhet të kuptohet se përbëhet nga abuzimi me informacionet e privilegjuara, zbulimi i paligjshëm i informacionit të brendshëm dhe manipulimi i tregut. Kjo sjellje pengon transparencën e plotë dhe të përshtatshme të tregut, që është kusht i domosdoshëm tregtimi për të gjithë aktorët ekonomikë në tregjet financiare të integruara.
8. Fusha e veprimit e Direktivës 2003/6/KE e fokusuar në instrumentet financiarë të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar ose për të cilin është bërë një kërkesë për pranim për tregtimin në një treg të tillë. Megjithatë, në vitet e fundit instrumentet financiare janë tregtuar gjithnjë e më shumë në platformat shumëpalëshe të tregtimit (MTF-të). Ekzistojnë gjithashtu instrumente financiare të cilat tregtohen vetëm në llojet e tjera të platformave shumëpalëshe të tregtimit (OTF-të) ose vetëm mbi banak (OTC). Për këtë arsye, fushëveprimi i kësaj rregulloreje duhet të përfshijë çdo instrument financiar të tregtueshëm në një treg të rregulluar, një MTF ose një OTF dhe çdo sjellje apo veprim tjetër që mund të ketë efekt në një instrument financiar të tillë pavarësisht nëse ai ndodh në një vend tregtimi. Në rastin e llojeve të caktuara të MTF-ve të cilat, si tregjet e rregulluara, ndihmojnë kompanitë për të ngritur financimin e kapitalit, ndalimi kundër abuzimit në treg zbatohet gjithashtu kur është bërë një kërkesë për pranim për tregtimin në një treg të tillë. Prandaj, fushëveprimi i kësaj rregulloreje duhet të përfshijë instrumente financiare për të cilat është bërë një aplikim për pranim për tregtimin në një MTF. Kjo duhet të përmirësojë mbrojtjen e investitorëve, të ruajë integritetin e tregjeve dhe të sigurojë që abuzimi në treg i këtyre instrumenteve është i ndaluar në mënyrë të qartë.
9. Për qëllimet e transparencës, operatorët e një tregu të rregulluar, një MTF-je ose një OTF-je duhet të njoftojnë pa vonesë autoritetin e tyre kompetent për detajet e instrumenteve financiare të cilat ata kanë pranuar për tregtim, për të cilat ka pasur një kërkesë për pranim në tregtim ose që janë tregtuar në vendin e tyre të tregtimit. Kur instrumenti nuk pranohet më në tregtim, duhet të bëhet një njoftim i dytë. Këto detyrime duhet të zbatohen edhe për instrumentet financiare për të cilët ka pasur një kërkesë për pranim në tregtim në vendin e tyre të tregtimit dhe instrumentet financiare që janë pranuar në tregtim përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje. Njoftimet duhet t'i dorëzohen Autoritetit Evropian të Titujve dhe Tregjeve (ESMA) nga autoritetet kompetente dhe ESMA duhet të publikojë një listë të të gjitha instrumenteve financiare të njoftuara. Kjo rregullore zbatohet për instrumente financiare pavarësisht nëse ato janë të përfshira në listën e publikuar nga ESMA apo jo.
10. Ka mundësi që disa instrumente financiare të cilat nuk tregtohen në një vend tregtimi të përdoren për abuzimin në treg. Kjo përfshin instrumentet financiare, çmimi ose vlera e të cilave varet ose ka efekt në instrumentet financiare të tregtuara në një vend tregtimi, ose tregtimi i të cilave ndikon në çmimin ose vlerën e instrumenteve të tjerë financiarë të tregtueshëm në një vend tregtimi. Shembuj se ku mund të përdoren instrumente të tilla për abuzimin në treg përfshijnë informacionin e brendshëm në lidhje me një aksion ose obligacion, i cili mund të përdoret për të blerë një derivat të atij aksioni ose obligacioni ose një indeks vlera e të cilit varet nga ai aksion ose obligacion. Kur një instrument financiar përdoret si çmim referencë, mund të përdoret një derivat i tregtueshëm me OTC për të përfituar nga çmimet e manipuluara ose për të manipuluar çmimin e një instrumenti financiar të tregtueshëm në një vend tregtimi. Një shembull i mëtejshëm është emetimi i planifikuar i një kësti të ri të titujve që nuk janë pjesë e fushëveprimit të kësaj rregulloreje, por kur tregtimi i këtyre titujve mund të ndikojë në çmimin ose vlerën e titujve ekzistues të listuar që përfshihen në fushëveprimin e kësaj rregulloreje. Kjo rregullore mbulon gjithashtu situatën kur çmimi ose vlera e një instrumenti të tregtuar në një vend tregtimi varet nga një instrument i tregtueshëm me OTC. I njëjti parim duhet të zbatohet për kontratat e mallrave me çmime të cilat bazohen në atë të një derivati dhe në blerjen e kontratave spot të mallrave me të cilat referohen instrumente financiare.
11. Tregtimi me tituj apo instrumente të lidhura me ta për stabilizimin e titujve ose tregtimi në aksionet vetjake në programet e riblerjes mund të jetë e ligjshme për arsye ekonomike dhe prandaj, në rrethana të caktuara, duhet të përjashtohet nga ndalimet ndaj abuzimit në treg me kusht që veprimet të kryhen me transparencën e duhur, ku zbulohet informacioni përkatës që lidhet me stabilizimin ose programin e riblerjes.
12. Tregtia në aksione vetjake në programet e riblerjes dhe stabilizimi i një instrumenti financiar që nuk do të përfitonte nga përjashtimet sipas kësaj rregulloreje nuk do të konsiderohej në vetvete si një abuzim në treg.
13. Shtetet anëtare, anëtarët e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ), ministritë dhe agjencitë e tjera dhe automjetet që kanë qëllime të veçanta të një ose disa shteteve anëtare dhe Bashkimit Evropian dhe disa organe të tjera publike ose persona që veprojnë në emër të tyre, nuk duhet të kufizohen në ndjekjen e politikës monetare, të kursit të këmbimit ose të menaxhimit të borxhit publik, për aq sa ato ndërmerren në interesin publik dhe vetëm në ndjekje të këtyre politikave. Po kështu as transaksionet ose urdhrat e kryer ose sjellja nga Bashkimi Evropian, nga një mjet për qëllime të veçanta të një ose disa shteteve anëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit ose një institucion financiar ndërkombëtar i krijuar nga dy ose më shumë shtete anëtare, nuk duhet të kufizohen në mobilizimin e financimit dhe në ofrimin e ndihmës financiare në dobi të anëtarëve të tyre. Një përjashtim i tillë nga fushëveprimi i kësaj rregulloreje, në përputhje me këtë rregullore, mund të përfshijë edhe organe të caktuara publike të ngarkuara me ose që ndërhyjnë në menaxhimin e borxhit publik dhe banka qendrore të vendeve të treta. Në të njëjtën kohë, përjashtimet për politikën monetare, kursin e këmbimit ose politikat e administrimit të borxhit publik nuk duhet të përfshijnë rastet kur këto organe angazhohen në transaksione, urdhra ose sjellje të ndryshme nga ato që ndjekin këto politika ose kur personat që punojnë për ato organe angazhohen në transaksione, urdhra apo sjellje për llogari të tyre.
14. Investitorët e arsyeshëm bazojnë vendimet e tyre të investimit në informacionin që tashmë është në dispozicion për ta, domethënë, në informacionin paraprakqë është në dispozicion. Prandaj, pyetja nëse, gjatë marrjes së një vendimi për investime, një investitor i arsyeshëm ka të ngjarë të marrë parasysh një informacion të caktuar duhet të vlerësohet në bazë të informacionit paraprak që është në dispozicion. Një vlerësim i tillë duhet të marrë në konsideratë ndikimin e parashikuar të informacionit në kuadër të aktivitetit të emetuesit përkatës në tërësi, besueshmërinë e burimit të informacionit dhe çdo variabli tjetër tregu që ka gjasa të ndikojë te instrumentet financiare, kontratat përkatëse spot të mallrave, ose produktet e ankanduara bazuar në kuotat e emetimeve në rrethana të caktuara.
15. Informacioni i mëpasshëm mund të përdoret për të kontrolluar supozimin që informacioni paraprak ishte i ndjeshëm ndaj çmimeve, por nuk duhet të përdoret për të vepruar kundër personave që kanë nxjerrë përfundime të arsyeshme nga informacioni paraprak në dispozicion të tyre.
16. Kur informacioni i brendshëm ka të bëjë me një proces që ndodh në faza, secila fazë e procesit, si dhe procesi i përgjithshëm mund të përbëjnë informacionin e brendshëm. Një hap i ndërmjetëm në një proces të zgjatur mund të përbëjë në vetvete një grup rrethanash ose një ngjarje që ekziston ose kur ekziston një mundësi reale që ato do të krijohen ose ndodhin, në bazë të një vlerësimi të përgjithshëm të faktorëve ekzistues në kohën e caktuar. Megjithatë, ky nocion nuk duhet të interpretohet në kuptimin që madhësia e ndikimit të atij grupi rrethanash ose e asaj ngjarjeje mbi çmimet e instrumenteve financiare në fjalë, duhet të merret në konsideratë. Një hap i ndërmjetëm duhet të konsiderohet si informacion i brendshëm nëse ai, në vetvete, plotëson kriteret e përcaktuara në këtë rregullore për informacionin e brendshëm.
17. Informacioni që lidhet me një ngjarje ose një grup rrethanash që është një hap i ndërmjetëm në një proces të zgjatur, mund të lidhet, për shembull, me gjendjen e negociatave të kontratë, kushtet e dakorduara përkohësisht në negociatat e kontratës, mundësinë e vendosjes së instrumenteve financiare, kushtet sipas të cilave do të tregtohen instrumentet financiare, kushtet e përkohshme për vendosjen e instrumenteve financiare, ose mundësia për përfshirjen e një instrumenti financiar në një indeks të madh apo fshirjen e një instrumenti financiar nga një indeks i tillë.
18. Siguria ligjore për pjesëmarrësit e tregut duhet të rritet përmes një përkufizimi më të afërt të dy elementeve thelbësore për përcaktimin e informacionit të brendshëm, përkatësisht natyrën e saktë të atij informacioni dhe rëndësinë e efektit të saj të mundshëm mbi çmimet e instrumenteve financiare, kontratat e mallrave, ose produktet e ankanduara bazuar në kuotat e emetimeve. Për derivatet të cilat janë produkte energjetike të tregtuara me shumicë, informacioni që kërkohet të zbulohet në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1227/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit5 duhet të konsiderohet në veçanti si informacion i brendshëm.
19. Kjo rregullore nuk ka për qëllim të ndalojë diskutimet e një natyre të përgjithshme në lidhje me zhvillimet e biznesit dhe të tregut midis aksionarëve dhe menaxhimit në lidhje me një emetues. Marrëdhëniet e tilla janë thelbësore për funksionimin efikas të tregjeve dhe nuk duhet të ndalohen me këtë rregullore.
20. Tregjet spot dhe tregjet përkatëse derivative janë shumë të ndërlidhura dhe globale, dhe abuzimi në treg mund të ndodhë në tregje si dhe në kufijtë të cilat mund të çojnë në rreziqe të mëdha sistemike. Kjo vlen si për abuzimin me informacionet e privilegjuara dhe për manipulimin e tregut. Në veçanti, informacioni i brendshëm nga një treg spot mund t'i shërbejë një personi që tregton në një treg financiar. Informacioni i brendshëm në lidhje me derivatin e një malli duhet të përkufizohet si informacion i cili plotëson përkufizimin e përgjithshëm të informacionit të brendshëm në lidhje me tregjet financiare dhe që duhet të publikohet në përputhje me dispozitat ligjore ose rregullatore të BE-së ose në nivel kombëtar, me rregullat e tregut, kontratat ose doganat në derivatin përkatës të mallit ose tregun spot. Shembuj të dukshëm të rregullave të tilla përfshijnë Rregulloren (BE) nr. 1227/2011 "Për tregun e energjisë dhe bazën e të dhënave për Iniciativën e Bazës së të Dhënave të Organizatave të Bashkuara (JODI) për naftën". Informacioni i tillë mund të shërbejë si bazë e vendimeve të pjesëmarrësve të tregut për të hyrë në derivatet e mallrave ose kontratat përkatëse spot të mallrave dhe për këtë arsye duhet të konsiderohen si informacion i brendshëm i cili duhet të bëhet publik, ku ka të ngjarë të ketë një efekt të rëndësishëm në çmimet e këtyre derivateve ose kontratat përkatëse spot të mallrave.
Për më tepër, strategjitë manipuluese mund të shtrihen edhe nëpër tregjet spot dhe ato të derivateve. Tregtimi i instrumenteve financiare, përfshirë derivatet e mallrave, mund të përdoret për të manipuluar kontratat përkatëse spot të mallrave dhe kontratat spot të mallrave mund të përdoren për të manipuluar instrumentet financiare përkatëse. Ndalimi i manipulimit të tregut duhet të përfshijë këto ndërlidhje. Megjithatë, nuk është e përshtatshme ose praktike të zgjerohet fushëveprimi i kësaj rregulloreje ndaj sjelljes që nuk përfshin instrumente financiare, për shembull, tregtimin e kontratave spot të mallrave që ndikon vetëm në tregun spot. Në rastin specifik të produkteve energjetike të tregtuara me shumicë, autoritetet kompetente duhet të marrin parasysh karakteristikat specifike të përkufizimeve të Rregullores (BE) nr. 1227/2011 kur ato zbatojnë përkufizimet e informacionit të brendshëm, abuzimit me informacionin e privilegjuar dhe manipulimin e tregut sipas kësaj rregulloreje ndaj instrumenteve financiare që lidhen me produktet energjetike të tregtuara me shumicë.
21. Sipas Direktivës 2003/87/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit6, Komisioni, shtetet anëtare dhe organe të tjera të përcaktuara zyrtarisht janë, ndër të tjera, përgjegjëse për lëshimin teknik të kuotave të emetimit, alokimin e tyre falas për sektorët e duhur të industrisë dhe për pjesëtarët e rinj dhe më në përgjithësi zhvillimin dhe zbatimin e kuadrit të politikave klimatike të BE-së, i cili mbështet furnizimin me kuota emetimi për blerësit që përputhen me skemën e tregtimit të emetimeve të BE-së (ETS e BE-së). Në ushtrimin e këtyre detyrave, këto organe publike mund të kenë akses, ndër të tjera, në informacione të ndjeshme ndaj çmimeve dhe jo në publike dhe sipas Direktivës 2003/87/KE, mund të kenë nevojë të kryejnë operacione të caktuara të tregut në lidhje me kuotat e emetimeve. Si pasojë e klasifikimit të kuotave të emetimeve si instrumente financiare si pjesë e rishikimit të Direktivës 2004/39/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit7, ato instrumente gjithashtu përfshihen në fushëveprimin e kësaj rregulloreje.
Për të ruajtur aftësinë e Komisionit, shteteve anëtare dhe organeve të tjera të përcaktuara zyrtarisht për të zhvilluar dhe zbatuar politikën klimatike të BE-së, aktivitetet e atyre organeve publike, për sa kohë që ato janë ndërmarrë në interesin publik dhe në mënyrë të qartë në ndjekje të kësaj politike dhe në lidhje me kuotat e shkarkimeve, duhet të përjashtohen nga zbatimi i kësaj rregulloreje. Ky përjashtim nuk duhet të ketë një ndikim negativ në transparencën e përgjithshme të tregut, pasi që këto organe publike kanë detyrime ligjore për të vepruar në një mënyrë që siguron zbulimin e rregullt, të drejtë dhe jodiskriminues dhe aksesin në të gjitha vendimet, zhvillimet dhe të dhënat e reja që kanë një natyrë të ndjeshme ndaj çmimeve. Për më tepër, garancitë për zbulimin e drejtë dhe jodiskriminues të informacionit specifik të ndjeshëm ndaj çmimeve që mbahet nga autoritetet publike ekzistojnë nën Direktivën 2003/87/KE dhe masat zbatuese të miratuara në përputhje me to. Në të njëjtën kohë, përjashtimi për organet publike që veprojnë në ndjekje të politikës klimatike të BE-së nuk duhet të përfshijë rastet kur këto organe publike angazhohen në sjellje ose në transaksione që nuk ndjekin politikën klimatike të BE-së ose kur personat që punojnë për ato organe angazhohen në sjellje ose në transaksione për llogari të tyre.
22. Në përputhje me nenin 43 të TFBE-së dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura në kuadër të TFBE-së, Komisioni, shtetet anëtare dhe organet e tjera të përcaktuara zyrtarisht janë ndër të tjera, përgjegjëse për ndjekjen e Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB) dhe të Politikës së Përbashkët të Peshkimit (PPP). Në ushtrimin e këtyre detyrave, ato organe publike ndërmarrin aktivitete dhe masa që synojnë të menaxhojnë tregjet bujqësore dhe peshkimin, duke përfshirë ato të ndërhyrjes publike, duke imponuar ose pezulluar detyrimet e importit. Në dritën e fushëveprimit të kësaj rregulloreje, dispozitat e caktuara që zbatohen për kontratat spot të mallrave të cilat kanë ose mund të kenë ndikim në instrumentet financiare dhe instrumentet financiare vlera e të cilave varet nga vlera e kontratave spot të mallrave dhe që kanë ose mund të kenë një ndikim në kontratat spot të mallrave, duhet të sigurohet që nuk kufizohet veprimtaria e Komisionit, e shteteve anëtare dhe organeve të tjera të caktuara zyrtarisht për të ndjekur PPB-në dhe PPP-në. Për të ruajtur aftësinë e Komisionit, shteteve anëtare dhe organeve të tjera të përcaktuara zyrtarisht për të zhvilluar dhe ndjekur PPB-në dhe PPP-në, aktivitetet e tyre, për sa kohë që ato janë ndërmarrë në interesin publik dhe vetëm në ndjekje të këtyre politikave, duhet të përjashtohen nga zbatimi i kësaj rregulloreje. Ky përjashtim nuk duhet të ketë një ndikim negativ në transparencën e përgjithshme të tregut, pasi që këto organe publike kanë detyrime ligjore për të vepruar në një mënyrë që siguron zbulimin e rregullt, të drejtë dhe jodiskriminues dhe aksesin në të gjitha vendimet, zhvillimet dhe të dhënat e reja që kanë një natyrë të ndjeshme ndaj çmimeve. Në të njëjtën kohë, përjashtimi për organet publike që veprojnë sipas PPB-së dhe PPP-së nuk duhet të përfshijë rastet kur këto organe publike angazhohen në sjellje ose në transaksione që nuk ndjekin PPB-në dhe PPP-në ose kur personat që punojnë për ato organe angazhohen në sjellje ose në transaksione për llogari të tyre.
23. Karakteristika thelbësore e abuzimit me informacionin e privilegjuar konsiston në një avantazh të padrejtë që merret nga informacioni i brendshëm në dëm të palëve të treta që nuk janë në dijeni të një informacioni të tillë dhe, rrjedhimisht, në dëmtimin e integritetit të tregjeve financiare dhe besimit të investitorëve. Rrjedhimisht, ndalimi i abuzimit me informacionin e privilegjuar duhet të zbatohet kur një person i cili zotëron informacione të brendshme përfiton padrejtësisht nga ai informacion, duke hyrë në transaksione të tregut në përputhje me atë informacion duke blerë ose shitur, duke u përpjekur të blejë ose të shesë, me anulimin ose ndryshimin, ose duke u përpjekur të anulojë ose ndryshojë një urdhër blerjeje ose shitjeje për llogarinë e tij ose për llogari të një pale të tretë, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, instrumentet financiare me të cilat lidhet informacioni. Përdorimi i informacionit të brendshëm mund të konsistojë gjithashtu në tregtimin e kuotave të emetimeve dhe derivateve të tyre dhe produkteve të tjera të ankanduara të bazuara në to që janë mbajtur sipas Rregullores së Komisionit (BE) nr. 1031/20108.
24. Kur një person juridik ose fizik që zotëron informacione të brendshme, blen ose shet, ose përpiqet të blejë ose të shesë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për llogari të tij ose për llogari të një pale të tretë, instrumentet financiare me të cilat lidhet ai informacion, duhet të nënkuptohet se ai person e ka përdorur atë informacion. Ai supozim nuk cenon të drejtat e mbrojtjes. Pyetja nëse një person ka shkelur ndalimin për abuzimin me informacionin e privilegjuar ose është përpjekur të kryejë abuzim me informacionin e privilegjuar duhet të analizohet në kuadër të qëllimit të kësaj rregulloreje, që është mbrojtja e integritetit të tregut financiar dhe rritja e besimit të investitorëve, që bazohet, nga ana tjetër, në sigurimin se investitorët do të trajtohen njësoj dhe do të mbrohen nga keqpërdorimi i informacionit të brendshëm.
25. Urdhrat e bërë përpara se personi të ketë informacion të brendshëm nuk duhet të konsiderohet si abuzim me informacionin e privilegjuar. Megjithatë, kur personi zotëron informacion të brendshëm, duhet të supozohet se çdo ndryshim i mëvonshëm që lidhet me këtë informacion ndaj urdhrave të bërë përpara zotërimit të një informacion të tillë, përfshirë anulimin ose ndryshimin e një urdhri ose një përpjekje për të anuluar ose ndryshuar një urdhër, përbën abuzim me informacionin e privilegjuar. Megjithatë, supozimi mund të kundërshtohet nëse personi vërteton se ai ose ajo nuk ka përdorur informacionin e brendshëm gjatë kryerjes së transaksionit.
26. Përdorimi i informacionit të brendshëm mund të jetë blerja ose shitja e një instrumenti financiar, ose një produkt i ankanduar në bazë të kuotave të emetimit, anulimi ose ndryshimi i një urdhri, ose përpjekjes për të blerë ose shitur një instrument financiar ose për të anuluar ose ndryshuar një urdhër, nga një person i cili ka dijeni, ose duhet të ketë pasur dijeni se informacioni është informacion i brendshëm. Në këtë aspekt, autoritetet kompetente duhet të marrin në konsideratë se për çfarë ka dijeni ose duhet të ketë pasur dijeni në ato rrethana një person normal dhe i arsyeshëm.
27. Kjo rregullore duhet të interpretohet në përputhje me masat e miratuara nga shtetet anëtare për mbrojtjen e interesave të mbajtësve të titujve të transferueshëm që kanë të drejtë vote në një shoqëri (ose që mund të mbartin këto të drejta si pasojë e ushtrimit të të drejtave apo shndërrimit të tyre), kur shoqëria është objekt i një tenderi publik apo është propozuar për ndryshim kontrolli. Në veçanti, kjo rregullore duhet të interpretohet në përputhje me ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të miratuara në lidhje me ofertat e tenderave, transaksionet e përqendrimit dhe transaksionet e tjera që ndikojnë pronësinë ose kontrollin e shoqërive të rregulluara nga autoritetet mbikëqyrëse të emëruara nga shtetet anëtare sipas nenit 4 të Direktivës 2004/25/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit9.
28. Kërkimet dhe vlerësimet e bazuara në të dhënat publike në dispozicion, nuk duhet të konsiderohen në vetvete si informacion i brendshëm dhe vetëm fakti se një transaksion kryhet në bazë të kërkimeve ose vlerësimeve nuk duhet të konsiderohet si abuzim i informacionit të brendshëm. Megjithatë, për shembull, kur publikimi ose shpërndarja e informacionit pritet në mënyrë rutinore nga tregu dhe ku një publikim ose shpërndarje e tillë kontribuon në procesin e krijimit të çmimeve të instrumenteve financiare, ose informacioni jep pikëpamje nga një komentues ose institucion i njohur i tregut që mund të japë çmimet e instrumenteve financiare përkatëse, informacioni mund të përbëjë informacion të brendshëm. Aktorët e tregut duhet të marrin parasysh masën në të cilën informacioni është jopublik dhe ndikimin e mundshëm mbi instrumentet financiare të tregtuara përpara publikimit ose shpërndarjes së tij, për të përcaktuar nëse ato do të tregtonin në bazë të informacionit të brendshëm.
29. Në mënyrë që të shmangen forma të ndaluara të veprimtarisë financiare që janë të ligjshme, domethënë kur nuk ka efekt të abuzimit në treg, një sjellje e ligjshme e caktuar duhet të njihet. Kjo mund të përfshijë, për shembull, njohjen e rolit të personave që bëjnë tregun, kur veprojnë në cilësinë legjitime të ofrimit të likuiditetit të tregut.
30. Vetë fakti se personat që bëjnë tregun ose personat e autorizuar për të vepruar si palë të tjera e kufizojnë veten në ndjekjen e biznesit të ligjshëm të blerjes ose shitjes së instrumenteve financiare ose që personat e autorizuar për të ekzekutuar urdhrat në emër të palëve të treta me informacion të brendshëm kufizohen në kryerjen, anulimin ose ndryshimin e një urdhri siç duhet, nuk duhet të konsiderohet si përdorim i një informacioni të tillë të brendshëm. Megjithatë, mbrojtja, e përcaktuar në këtë rregullore, e personave që bëjnë tregun, organeve të autorizuara për të vepruar si palë të tjera ose persona të autorizuar për të ekzekutuar urdhrat në emër të palëve të treta me informacione të brendshme, nuk përfshihet në veprimtari të ndaluara qartë sipas kësaj rregulloreje, duke përfshirë, për shembull, praktikën e njohur zakonisht si "drejtim frontal". Aty ku personat juridikë kanë marrë të gjitha masat e arsyeshme për të parandaluar abuzimin në treg, por megjithatë personat fizikë brenda punësimit të tyre kryejnë abuzime në treg në emër të personit juridik, kjo nuk duhet të konsiderohet si abuzim në treg nga personi juridik. Një shembull tjetër që nuk duhet të konsiderohet si përdorim i informacionit të brendshëm janë transaksionet e kryera gjatë mbylljes së një detyrimi paraprak që duhet paguar. Aksesi në informacionin e brendshëm në lidhje me një kompani tjetër dhe përdorimi i tij për një tender publik me qëllim që të fitojë kontrollin e asaj kompanie apo propozimi për një bashkim me atë kompani nuk përbën abuzim me informacionet e privilegjuara.
31. Meqenëse blerja apo shitja e instrumenteve financiare domosdoshmërish parashikon që personi i cili ndërmerr ndonjë nga këto veprime të marrë një vendim paraprak për blerjen apo shitjen e tyre, kjo blerje apo shitje nuk konsiderohet si përdorim i informacionit të brendshëm. Veprimi në bazë të planeve dhe strategjive vetjake për tregti nuk duhet të konsiderohet si përdorim i informacionit të brendshëm. Megjithatë, asnjë nga personat juridikë ose fizikë nuk duhet të mbrohet për shkak të funksionit të tyre profesional; ata duhet të mbrohen vetëm nëse veprojnë në mënyrën e duhur dhe të përshtatshme, duke përmbushur si standardet që priten nga profesioni i tyre dhe si ato nga kjo rregullore, përkatësisht integriteti i tregut dhe mbrojtja e investitorëve. Mund të konsiderohet se ka ndodhur një shkelje nëse autoriteti kompetent konstaton se ka pasur një arsye të jashtëligjshme pas atyre transaksioneve ose urdhrave ose sjelljes, ose se personi ka përdorur informacion të brendshëm.
32. Sondazhet e tregut janë ndërveprimet ndërmjet një shitësi të instrumenteve financiare dhe një ose më shumë investitorëve potencialë, përpara shpalljes së një transaksioni, me qëllim që të vlerësohet interesi i investitorëve potencialë në një transaksion të mundshëm dhe çmimin, madhësinë dhe strukturimin e tyre. Sondazhet e tregut mund të përfshijnë një ofertë fillestare ose dytësore të titujve përkatës dhe dallojnë nga tregtia e zakonshme. Ato janë një mjet shumë i vlefshëm për të vlerësuar mendimin e investitorëve potencialë, për të rritur dialogun e aksionarëve, për të siguruar që marrëveshjet të funksionojnë normalisht dhe se pikëpamjet e emetuesve, aksionarëve ekzistues dhe investitorëve të rinj potencialë janë të përafërta. Ato mund të jenë veçanërisht të dobishme kur tregjet nuk kanë besim ose një pikë referimi përkatëse, ose janë të paqëndrueshme. Kështu, aftësia për të kryer sondazhe të tregut është e rëndësishme për funksionimin e duhur të tregjeve financiare dhe sondazhet e tregut nuk duhet të konsiderohen në vetvete si abuzime në treg.
33. Shembuj të sondazheve të tregut përfshijnë situata në të cilat firma shitëse ka qenë në diskutime me një emetues në lidhje me një transaksion të mundshëm dhe ka vendosur të vlerësojë interesin potencial të investitorit për të përcaktuar kushtet që do të përbëjnë një transaksion; ku një emetues ka për qëllim të shpallë një emetim të borxhit ose një ofertë shtesë të kapitalit dhe investitorët kryesorë janë kontaktuar nga një firmë shitëse dhe duke marrë parasysh kushtet e plota të marrëveshjes për të marrë një angazhim financiar për të marrë pjesë në transaksion; ose ku pala e shitjes po kërkon të shesë një sasi të madhe të titujve në emër të një investitori dhe kërkon të vlerësojë interesin potencial ndaj atyre titujve nga investitorë të tjerë potencialë.
34. Kryerja e sondazheve të tregut mund të kërkojë zbulimin e investitorëve potencialë të informacionit të brendshëm. Në përgjithësi do të jetë vetëm potenciali për të përfituar financiarisht nga tregtimi në bazë të informacionit të brendshëm të kaluar në një sondazh tregu ku ka një treg ekzistues në instrumentin financiar që është subjekt i sondazhit të tregut ose në një instrumenti financiar përkatës. Duke pasur parasysh kohën e diskutimeve të tilla, është e mundur që informacioni i brendshëm të zbulohet tek investitori potencial gjatë sondazhit të tregut pasi një instrument financiar është pranuar për tregtim në një treg të rregulluar ose është tregtuar në një MTF ose një OTF. Para se të përfshihet në sondazhi e tregut, pjesëmarrësi zbulues i tregut duhet të vlerësojë nëse ai do të përfshijë zbulimin e informacionit të brendshëm.
35. Informacioni i brendshëm duhet të konsiderohet si i zbuluar në mënyrë të ligjshme nëse zbulohet në rrjedhën normale të ushtrimit të punës, profesionit ose detyrave të një personi. Kur një sondazh tregu përfshin zbulimin e informacionit të brendshëm, pjesëmarrësi zbulues i tregut do të konsiderohet se vepron brenda rrjedhës normale të punës, profesionit ose detyrave të tij, kur, në kohën e zbulimit, ai njofton dhe merr pëlqimin e personit të cilit i bëhet zbulimi që atij mund t'i jepet informacionin i brendshëm; se ai do të kufizohet nga dispozitat e kësaj rregulloreje nga tregtimi ose veprimi sipas atij informacioni; që duhet të ndërmerren hapa të arsyeshëm për të mbrojtur konfidencialitetin e vazhdueshëm të informacionit; dhe se ai duhet të informojë pjesëmarrësin zbulues të tregut për identitetet e të gjithë personave fizikë dhe juridikë të cilëve u është dhënë informacioni gjatë zhvillimit të një sondazhi në treg. Pjesëmarrësi zbulues i tregut duhet gjithashtu të përmbushë detyrimet që do të përcaktohen me detaje në standardet teknike rregullatore, lidhur me mbajtjen e shënimeve të informacionit të zbuluar. Nuk duhet të ketë prezumim se pjesëmarrësit e tregut që nuk janë në përputhje me këtë rregullore gjatë kryerjes së një sondazhi tregu, kanë zbuluar në mënyrë të paligjshme informacionin e brendshëm, por nuk duhet të jenë në gjendje të përfitojnë nga përjashtimi që u është dhënë atyre që janë pajtuar me këto dispozita. Çështja nëse ata kanë shkelur ndalimin e zbulimit të paligjshëm të informacionit të brendshëm duhet të analizohet në kuadër të të gjitha dispozitave përkatëse të kësaj rregulloreje dhe të gjithë pjesëmarrësit zbulues të tregut duhet të jenë të detyruar të regjistrojnë me shkrim vlerësimin e tyre, para se të angazhohen në një sondazh tregu, nëse ky i fundit do të përfshijë zbulimin e informacionit të brendshëm.
36. Investitorët potencialë të cilët janë subjekt i një sondazhi tregu duhet, nga ana tjetër, të marrin në konsideratë nëse informacioni që u është zbuluar atyre përbën informacionin e brendshëm i cili do t'i ndalonte ata që të tregtonin në bazë të tij apo zbulimin e mëtejshëm të atij informacioni. Investitorët potencialë u nënshtrohen rregullave për abuzimi me informacionin e privilegjuar dhe zbulimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm, siç përcaktohet në këtë rregullore. Për të ndihmuar investitorët potencialë në konsideratat e tyre dhe në lidhje me hapat që duhet të ndërmarrin për të mos shkelur këtë rregullore, ESMA duhet të nxjerrë udhëzime.
37. Rregullorja (BE) nr. 1031/2010 parashikon dy regjime paralele të abuzimit në treg të zbatueshme për ankandet e kuotave të shkarkimeve. Megjithatë, si pasojë e klasifikimit të kuotës së emetimeve si instrumente financiare, kjo rregullore duhet të përbëjë një libër të vetëm rregullash mbi masat e abuzimit në tregu të zbatueshme në tërësinë e tregjeve kryesore dhe dytësore në kuotat e emetimeve. Kjo rregullore duhet të zbatohet gjithashtu për sjelljet ose transaksionet, duke përfshirë ofertat, në lidhje me nxjerrjen në një platformë ankandi të autorizuar si treg i rregulluar të kuotave të emetimeve ose të produkteve të tjera të nxjerra në ankand që bazohen në to, edhe kur këto produkte nuk janë instrumente financiare, sipas Rregullores (BE) nr. 1031/2010.
38. Kjo rregullore duhet të sigurojë masa për sa i përket manipulimit të tregut që mund të përshtaten në forma të reja të tregtimit ose strategji të reja që mund të jenë abuzive. Për të pasqyruar faktin se tregtimi në instrumente financiarë automatizohet gjithnjë e më shumë, është e dëshirueshme që përkufizimi i manipulimit të tregut të ofrojë shembuj të strategjive specifike abuzive që mund të kryhen nga çdo mjet i disponueshëm i tregtimit duke përfshirë tregtimin algoritmik dhe me frekuencë të lartë. Shembujt e ofruar nuk synojnë të jenë shterues dhe as të sugjerojnë se të njëjtat strategji të kryera me mjete të tjera nuk do të ishin gjithashtu abuzive.
39. Ndalimet kundër abuzimit në treg duhet të mbulojnë edhe ata persona që veprojnë në bashkëpunim për ta kryer atë. Shembujt mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në, brokerat që krijojnë dhe rekomandojnë një strategji tregtie të projektuar që të çojë në abuzim në treg, persona që inkurajojnë një person me informacion të brendshëm për ta zbuluar atë informacion në mënyrë të paligjshme ose për personat që zhvillojnë softuer në bashkëpunim me një tregtar me qëllim lehtësimin e abuzimit në treg.
40. Për të siguruar që përgjegjësia i jepet personit juridik dhe çdo personi fizik që merr pjesë në vendimmarrjen e personit juridik, është e nevojshme të njohësh mekanizmat e ndryshëm të legjislacionit të brendshëm në shtetet anëtare. Mekanizma të tillë duhet të lidhen drejtpërdrejt me metodat e atribuimit të përgjegjësisë në legjislacionin e brendshëm.
41. Për të plotësuar ndalimin e manipulimit të tregut, kjo rregullore duhet të përfshijë një ndalim kundër përpjekjes për t'u angazhuar në manipulimin e tregut. Një përpjekje për t'u angazhuar në manipulimin e tregut duhet të dallohet nga sjellja e cila ka gjasa të rezultojë në manipulimin e tregut pasi të dy aktivitetet janë të ndaluara sipas kësaj rregulloreje. Një përpjekje e tillë mund të përfshijë situata ku aktiviteti ka nisur, por nuk ka përfunduar, për shembull si rezultat i një teknologjie të dështuar ose një udhëzimi për të tregtuar sipas të cilit nuk është vepruar. Ndalimi i përpjekjeve për t'u angazhuar në manipulimin e tregut është i nevojshëm për t'u mundësuar autoriteteve kompetente të vendosin sanksione për përpjekje të tilla.
42. Pa cenuar qëllimin e kësaj rregulloreje dhe dispozitat e saj drejtpërdrejt të zbatueshme, një person i cili bën transaksione ose emeton urdhra për tregtim, të cilat janë elementë përbërës të manipulimit të tregut, mund të vërtetojë se arsyet e tij për të hyrë në të tilla transaksione ose për të emetuar urdhra të tillë për tregtim ishin të ligjshme dhe se transaksionet dhe urdhrat për tregtim ishin në përputhje me praktikën e pranuar në tregun e rregulluar në fjalë. Një praktikë e pranuar tregtimi mund të vendoset nga autoriteti kompetent përgjegjës për mbikëqyrjen e abuzimit në treg të tregut në fjalë. Një praktikë e pranuar në një treg të caktuar nuk mund të konsiderohet e zbatueshme për tregjet e tjera përveç nëse autoritetet kompetente të tregjeve të tjera të tilla e kanë pranuar zyrtarisht atë praktikë. Mund të konsiderohet se ka ndodhur një shkelje nëse autoriteti kompetent vërteton se ekzistonte një arsye tjetër e jashtëligjshme pas këtyre transaksioneve apo urdhrave për tregtim.
43. Kjo rregullore duhet gjithashtu të sqarojë se angazhimi në manipulimin e tregut ose përpjekjet për t'u angazhuar në manipulimin e tregut në një instrument financiar mund të marrë formën e përdorimit të instrumenteve financiare përkatëse, siç janë instrumentet derivative që tregtohen në një vend tjetër tregtar ose në një OTC.
44. Çmimi i një numri të madh instrumentesh financiare vendoset duke ju referuar pikave të referimit. Manipulimi aktual ose përpjekja për manipulimin e referencave, duke përfshirë normat e ofertës ndërbankare, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në besimin e tregut dhe mund të rezultojë në humbje të konsiderueshme për investitorët ose në shtrembërimin e ekonomisë reale. Prandaj, kërkohen dispozita specifike në lidhje me standardet e ruajtjes së integritetit të tregjeve dhe për të siguruar që autoritetet kompetente mund të zbatojnë një ndalim të qartë të manipulimit të kritereve. Këto dispozita duhet të mbulojnë të gjitha standardet e publikuara, duke përfshirë ato që janë të aksesueshme nëpërmjet internetit, qoftë falas ose jo, siç janë standardet e CDS-së dhe indekset e indekseve. Duhet të plotësohet ndalimi i përgjithshëm i manipulimit të tregut duke ndaluar manipulimin e vetë standardit dhe transmetimin e informacionit të rremë ose çorientues, dhënien e inputeve të rreme ose çorientuese, ose çdo veprim tjetër që manipulon llogaritjen e një pikë referimi, aty ku ajo llogaritje është përcaktuar gjerësisht për të përfshirë marrjen dhe vlerësimin e të gjitha të dhënave që lidhen me llogaritjen e atij standardi dhe të përfshijë në veçanti të dhënat e shkurta, dhe duke përfshirë metodologjinë e pikave të referimit, qoftë ajo algoritmike ose e bazuar në gjykimin tërësor apo të pjesshëm. Këto rregulla janë përveç Rregullores (BE) nr. 1227/2011 e cila ndalon ofrimin e qëllimshëm të informacionit të rremë për ndërmarrjet të cilat ofrojnë vlerësime të çmimeve ose raportet e tregut për produktet energjetike me shumicë me qëllim çorientimin e pjesëmarrësve të tregut që veprojnë në bazë të këtyre vlerësimeve të çmimeve ose raporteve të tregut.
45. Për të siguruar kushte të njëjta të tregut ndërmjet vendeve të tregtimit dhe objekteve që i nënshtrohen kësaj rregulloreje, çdo person që vepron në tregje të rregulluara, MTF dhe OTF, duhet të krijojë dhe të ruajë marrëveshje, sisteme dhe procedura efektive për parandalimin dhe zbulimin e manipulimit të tregut dhe praktikave abuzive.
46. Manipulimi ose përpjekja për të manipuluar instrumentet financiare mund të konsistojë në vendosjen e urdhrave që nuk mund të ekzekutohen. Për më tepër, një instrument financiar mund të manipulohet nëpërmjet sjelljes që ndodh jashtë një vendi tregtimi. Personat që rregullojnë ose ekzekutojnë transaksionet në mënyrë profesionale, duhet të krijojnë dhe ruajnë marrëveshje, sisteme dhe procedura efektive për zbulimin dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta. Ata gjithashtu duhet të raportojnë urdhra dhe transaksione të dyshimta që ndodhin jashtë një vendi tregtimi.
47. Manipulimi ose përpjekja për manipulimin e instrumenteve financiare mund të konsistojë në shpërndarjen e informacionit të rremë ose çorientues. Përhapja e informacionit të rremë ose çorientues mund të ndikojë ndjeshëm në çmimet e instrumenteve financiare në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Mund të konsistojë në shpikjen e informacionit të rremë, por edhe në lëshimin me paramendim të fakteve materiale, si dhe në raportimin e pasaktë të informacionit. Kjo formë e manipulimit të tregut është veçanërisht e dëmshme për investitorët, sepse bën ata të mbështesin vendimet e tyre për investimet në informacione të pasakta ose të shtrembëruara. Është gjithashtu e dëmshme për emetuesit, sepse zvogëlon besimin në informacionin e disponueshëm që lidhet me ta. Mungesa e besimit në tregu mund të rrezikojë aftësinë e një emetuesi për të nxjerrë instrumente të reja financiare ose për të siguruar kredi nga pjesëmarrësit e tjerë të tregut për të financuar operacionet e tij. Informacioni përhapet në treg shumë shpejt. Si rezultat, dëmi ndaj investitorëve dhe emetuesve mund të vazhdojë për një kohë relativisht të gjatë derisa informacioni të vërtetohet se është i rremë apo çorientues dhe të mund të korrigjohet nga emetuesi ose ata që janë përgjegjës për shpërndarjen e tij. Prandaj është e nevojshme që përhapja e informacionit të rremë ose çorientues, duke përfshirë thashethemet dhe lajmet e rreme ose çorientuese, të kualifikohet si shkelje e kësaj rregulloreje. Prandaj është e përshtatshme që të mos i lejojnë ata që veprojnë në tregjet financiare që të shprehin lirisht informacion në kundërshtim me mendimin e tyre ose gjykimin më të mirë, të cilin ata e dinë ose duhet ta dinë si të rremë apo çorientues, në dëm të investitorëve dhe emetuesve.
48. Duke pasur parasysh rritjen e përdorimit të faqeve të internetit, blogjeve dhe mediave sociale, është e rëndësishme të qartësohet se shpërndarja e informacionit të rremë ose çorientues nëpërmjet internetit, duke përfshirë faqet e mediave sociale ose blogjet jotransparente, duhet të konsiderohet, për qëllime të kësaj rregulloreje, si ekuivalent e bërjes së kësaj nëpërmjet kanaleve tradicionale të komunikimit.
49. Zbulimi i informacionit të brendshëm nga një emetues është thelbësor për të shmangur abuzimin me informacionin e privilegjuar dhe për të siguruar që investitorët të mos mashtrohen. Prandaj, emetuesit duhet të informojnë publikun sa më parë të jetë e mundur për informacionin e brendshëm. Megjithatë, ky detyrim, në rrethana të veçanta, mund të cenojë interesat e ligjshme të emetuesit. Në rrethana të tilla, zbulimi i vonuar duhet të lejohet me kusht që vonesa të mos ketë mundësi të çorientojë publikun dhe emetuesi të jetë në gjendje të sigurojë konfidencialitetin e informacionit. Emetuesi ka detyrimin të zbulojë informacionin e brendshëm vetëm nëse ka kërkuar ose ka miratuar pranimin e instrumentit financiar në tregtim.
50. Për qëllimet e zbatimit të kërkesave që kanë të bëjnë me zbulimin publik të informacionit të brendshëm dhe vonimit të publikimit të tillë, siç parashikohet në këtë rregullore, interesat e ligjshme mund të lidhen në veçanti me rrethanat e mëposhtme jo shteruese: a) negociatat e vazhdueshme, ose elementet përkatëse, ku rezultati ose modeli normal i këtyre negociatave ka gjasa të ndikohet nga publikimi. Në veçanti, në rast se qëndrueshmëria financiare e emetuesit është në rrezik të rëndë dhe të afërt, edhe pse nuk është në kuadër të legjislacionit për paaftësinë paguese, zbulimi i informacionit publik mund të shtyhet për një periudhë të kufizuar, kur një zbulim i tillë publik do të rrezikonte seriozisht interesin e aksionarëve ekzistues dhe potencialë duke minuar përfundimin e negociatave specifike të hartuara për të siguruar rikuperimin afatgjatë të emetuesit; b) vendimet e marra ose kontratat e bëra nga organi drejtues i një emetuesi që kanë nevojë për miratimin e një organi tjetër të emetuesit për të hyrë në fuqi, kur organizimi i një emetuesi të tillë kërkon ndarjen midis këtyre organeve, me kusht që zbulimi publik i informacioni përpara miratimit të tillë, së bashku me njoftimin e njëkohshëm se miratimi mbetet në pritje, do të rrezikonte vlerësimin e saktë të informacionit nga publiku.
51. Për më tepër, kërkesa për të zbuluar informacionin e brendshëm duhet t'u adresohet pjesëmarrësve në tregun e kuotave të emetimeve. Për të shmangur ekspozimin e tregut ndaj raportimit të padobishëm dhe për të ruajtur kosto-efikasitetin e masës së parashikuar, duket se është e domosdoshme të kufizohet ndikimi rregullator i kësaj kërkese vetëm ndaj atyre operatorëve të BE ETS-së nga të cilët, për shkak të madhësisë dhe veprimtarisë së tyre, mund të pritet që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në çmimin e kuotave emetimit, të produkteve të ankanduara në bazë të tij, ose të instrumenteve financiare derivative që lidhen me to dhe për të bërë oferta në ankand sipas Rregullores (BE) nr. 1031/2010. Komisioni duhet të miratojë masa që përcaktojnë një prag minimal për qëllimet e zbatimit të atij përjashtimi me anë të një akti të deleguar. Informacioni që do të zbulohet duhet të ketë të bëjë me operacionet fizike të palës që zbulon informacionin dhe jo të planeve ose strategjive të saj për tregtimin e emetimeve, produktet e ankanduara të bazuara në të, ose instrumentet financiare derivative që lidhen me to. Aty ku pjesëmarrësit e tregut të kuotave të emetimit janë në përputhje me kërkesat e barasvlershme të zbulimit të informacionit, sidomos në pajtim me Rregulloren (BE) nr. 1227/2011, detyrimi për të zbuluar informacionin e brendshëm në lidhje me kuotat e emetimit nuk duhet të çojë në dyfishimin e dhënies së informacioneve të detyrueshme që kanë përmbajtje të njëjtë në thelb. Në rastin e pjesëmarrësve në tregun e kuotave të emetimeve me emetime agregate ose të dhëna termike nominale në ose nën përcaktimin e pragut, pasi informacioni në lidhje me operacionet e tyre fizike konsiderohet jo-material për qëllime të zbulimit, gjithashtu duhet të konsiderohet sikur nuk ka një ndikim të rëndësishëm në çmimin e kuotave të emetimit, të produkteve të ankanduara në bazë të tyre, ose të instrumenteve financiare derivative që lidhen me to. Megjithatë, pjesëmarrësit e tillë në tregun e kuotave të emetimeve duhet të mbulohen nga ndalimi i abuzimit me informacionin e brendshëm në lidhje me çdo informacion tjetër në të cilin ata kanë akses dhe që është informacion i brendshëm.
52. Për të mbrojtur interesin publik, për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar dhe për shembull për të shmangur krizat e likuiditetit në institucionet financiare nga shndërrimi i tyre në kriza të aftësisë paguese për shkak të tërheqjes së papritur të fondeve, mund të jetë e përshtatshme të lejohet, në rrethana të jashtëzakonshme, vonesa e zbulimit të informacionit të brendshëm për institucionet e kredisë ose për ato financiare. Kjo mund të zbatohet në veçanti për informacionin që lidhet me problemet e përkohshme të likuiditetit, ku ata duhet të marrin hua nga banka qendrore duke përfshirë asistencën emergjente të likuiditetit nga një bankë qendrore ku zbulimi i informacionit do të kishte një ndikim sistemik. Kjo vonesë duhet të kushtëzohet me dhënien e pëlqimit nga autoriteti përkatës kompetent dhe duke qenë i qartë se interesi më i gjerë publik dhe ekonomik në shtyrjen e zbulimit tejkalon interesin e tregut në marrjen e informacionit që është subjekt i vonesës.
53. Për sa u përket institucioneve financiare, në veçanti kur ato marrin hua nga banka qendrore, duke përfshirë asistencën emergjente të likuiditetit, vlerësimi nëse informacioni është me rëndësi sistemike dhe nëse vonesa e zbulimit është në interes të publikut duhet të bëhet nga autoriteti kompetent, pas konsultimit me, sipas rastit, bankën qendrore kombëtare, autoritetin makroprudencial ose çdo autoritet tjetër përkatës kombëtar.
54. Përdorimi ose përpjekja për të përdorur informacionin e brendshëm për të tregtuar për llogarinë e tij ose për llogari të një pale të tretë, duhet të ndalohet në mënyrë të qartë. Përdorimi i informacionit të brendshëm mund të konsistojë gjithashtu në tregtimin e kuotave të emetimeve dhe derivateve të tyre dhe produkteve të tjera të ankanduara të bazuara në to që janë mbajtur sipas Rregullores së Komisionit (BE) nr. 1031/2010 nga persona të cilët kanë dijeni ose duhet të kenë dijeni, se informacioni që ata zotërojnë përbën informacion të brendshëm. Informacioni në lidhje me planet dhe strategjitë e vetë pjesëmarrësit të tregut për tregtinë, nuk duhet të konsiderohet si informacion i brendshëm, megjithëse informacioni në lidhje me planet dhe strategjitë e një tregtari të një pale të tretë mund të përbëjë informacion të brendshëm.
55. Kërkesa për të zbuluar informacionin e brendshëm mund të jetë e tepërt për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, siç përcaktohet në Direktivën 2014/65/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit10, instrumentet financiare të të cilave janë të pranuara në tregti në tregjet e rritjes së SME-ve, duke pasur parasysh kostot e monitorimit të informacionit që kanë në zotërim dhe duke kërkuar këshilla ligjore nëse dhe kur duhet të zbulohet informacioni. Megjithatë, zbulimi i menjëhershëm i informacionit të brendshëm është thelbësor për të siguruar besimin e investitorëve në ata emetues. Prandaj, ESMA duhet të jetë në gjendje të lëshojë udhëzime që i ndihmojnë emetuesit për të përmbushur detyrimin e zbulimit të informacionit të brendshëm pa kompromentuar mbrojtjen e investitorëve.
56. Listat e personave të brendshëm janë një mjet i rëndësishëm për rregullatorët kur hetojnë mundësinë e abuzimit të mundshëm në treg, por dallimet kombëtare në lidhje me të dhënat që përfshihen në ato lista imponojnë detyrime administrative të panevojshme ndaj emetuesve. Fushat e të dhënave të kërkuara për listat e personave të brendshëm duhet të jenë të njëtrajtshme në mënyrë që të zvogëlohen këto kosto. Është e rëndësishme që personat e përfshirë në listat e personave të brendshëm të informohen për këtë fakt dhe për implikimet e tij sipas kësaj rregulloreje dhe Direktivës 2014/57/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit11. Kërkesa për të mbajtur dhe përditësuar vazhdimisht listat e personave të brendshëm imponon detyrime administrative në mënyrë specifike për emetuesit në tregjet e rritjes së SME-ve. Duke qenë se autoritetet kompetente janë në gjendje të ushtrojnë mbikëqyrje efektive të abuzimit në treg pa i pasur këto lista në dispozicion gjatë gjithë kohës për ata emetues, ato duhet të përjashtohen nga ky detyrim me qëllim të reduktimit të shpenzimeve administrative të vendosura nga kjo rregullore. Megjithatë, emetuesit e tillë duhet të ofrojnë një listë të personave të brendshëm tek autoritetet kompetente sipas kërkesës.
57. Vendosja, nga emetuesit ose çdo person që vepron në emër ose për llogari të tyre, të listave të personave që punojnë për ta në bazë të një kontrate pune ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe që kanë akses në informacione të brendshme që lidhen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me emetuesit është një masë e vlefshme për mbrojtjen e integritetit të tregut. Listat e tilla mund t'u shërbejnë emetuesve ose personave të tillë për të kontrolluar rrjedhën e informacionit të brendshëm dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në menaxhimin e detyrave të tyre të konfidencialitetit. Për më tepër, listat e tilla mund të përbëjnë një mjet të dobishëm për autoritetet kompetente për të identifikuar çdo person që ka akses në informacionin e brendshëm dhe datën në të cilën ata kanë fituar akses. Aksesi në informatat e brendshme që lidhen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me emetuesit nga personat e përfshirë në një listë të tillë, nuk cenon ndalimet e përcaktuara në këtë rregullore.
58. Një tjetër masë parandaluese kundër abuzimit me tregun, në veçanti abuzimit me informacionin e brendshëm, është edhe vendosja e një transparencë më të madhe të transaksioneve të kryera nga persona me përgjegjësi drejtuese në nivel emetuesi dhe, kur është e zbatueshme, edhe nga persona të lidhur ngushtë me ta. Edhe publikimi i këtyre transaksioneve të paktën në baza individuale mund të jetë një burim shumë i vlefshëm i informacionit për investitorët. Është e nevojshme të qartësohet se detyrimi për të publikuar transaksionet e këtyre menaxherëve përfshin gjithashtu premtimin ose huadhënien e instrumenteve financiare, pasi zotimi i aksioneve mund të rezultojë në një ndikim material dhe potencialisht destabilizues ndaj kompanisë në rast të një humbje të papritur dhe të paparashikuar. Pa zbulimin, tregu nuk do të dinte se ekziston mundësia e rritur, për shembull, e një ndryshimi të rëndësishëm në aksione në të ardhmen, një rritje e ofertës së aksioneve në treg ose një humbje e të drejtave të votës në atë shoqëri. Për këtë arsye, njoftimi sipas kësaj rregulloreje kërkohet kur lënia peng e titujve është kryer si pjesë e një transaksioni më të gjerë në të cilin menaxherët vendosin titujt si kolateral për të fituar kredi nga një palë e tretë. Përveç kësaj, transparenca e plotë dhe e duhur e tregut është një parakusht për besimin e aktorëve të tregut dhe, në veçanti, besimin e aksionarëve të një shoqërie. Është gjithashtu e nevojshme të qartësohet se detyrimi për të publikuar transaksionet e këtyre menaxherëve përfshin transaksione nga një person tjetër që ushtron gjykimin për menaxherin. Në mënyrë që të sigurohet ekuilibri i duhur ndërmjet nivelit të transparencës dhe numrit të raporteve të njoftuara tek autoritetet kompetente dhe publiku, në këtë rregullore duhet të futen pragje nën të cilat nuk duhet të njoftohen transaksionet.
59. Njoftimi i transaksioneve të kryera nga personat me përgjegjësi drejtuese për llogari të tyre, ose nga një person i lidhur ngushtë me ta, nuk është vetëm informacion i vlefshëm për pjesëmarrësit në treg, por gjithashtu përbën një mjet shtesë për mbikëqyrjen e tregjeve për autoritetet kompetente. Detyrimi për të njoftuar transaksionet nuk cenon ndalimet e përcaktuara në këtë rregullore.
60. Njoftimi i transaksioneve duhet të jetë në përputhje me rregullat për transferimin e të dhënave personale të përcaktuara në Direktivën 95/46/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit12.
61. Personat me përgjegjësi drejtuese duhet të ndalohen të tregtojnë para shpalljes së raportit të përkohshëm financiar ose raportit të fundvitit që emetuesi përkatës është i detyruar të bëjë publik sipas rregullave të vendit të tregtimit ku aksionet e emetuesit janë pranuar për tregtim ose sipas legjislacionit të brendshëm, përveç nëse ekzistojnë rrethana specifike dhe të kufizuara që do të justifikonin një leje nga emetuesi duke lejuar një person me përgjegjësi drejtuese të tregtojë. Megjithatë, çdo leje e tillë nga emetuesi nuk cenon ndalimet e përcaktuara në këtë rregullore.
62. Një sërë mjetesh efektive, kompetencash dhe burimesh për autoritetin kompetent të secilit shtet anëtar garanton efektivitetin e mbikëqyrjes. Rrjedhimisht, kjo rregullore, në veçanti, parashikon një grup minimal të kompetencave mbikëqyrëse dhe hetuese të autoriteteve kompetente të cilat duhet t'u besohen shteteve anëtare, sipas legjislacionit të brendshëm. Këto kompetenca duhet të ushtrohen, aty ku ato lejohen sipas të drejtës së brendshme, përmes aplikimit pranë autoriteteve kompetente. Gjatë ushtrimit të kompetencave sipas kësaj rregulloreje, autoritetet kompetente duhet të veprojnë në mënyrë objektive dhe të paanshme, dhe duhet të qëndrojnë të pavarur gjatë marrjes së vendimeve.
63. Edhe ndërmarrjet e tregut dhe të gjithë aktorët ekonomikë duhet të kontribuojnë në integritetin e tregut. Në këtë kuptim, caktimi i një autoriteti të vetëm kompetent për abuzimet në treg nuk duhet të përjashtojë lidhje bashkëpunimi ose delegime nën përgjegjësinë e autoritetit kompetent, mes atij autoriteti dhe ndërmarrjeve në treg, me synim garantimin e një mbikëqyrjeje efikase të pajtueshmërisë me dispozitat e miratuara në zbatim të kësaj rregulloreje. Kur personat që prodhojnë ose shpërndajnë rekomandime për investime ose informacione të tjera që rekomandojnë ose sugjerojnë një strategji investimi në një ose më shumë instrumente financiare, gjithashtu tregtojnë për llogari të tyre instrumente të tilla, autoritetet kompetente duhet, ndër të tjera, të jenë në gjendje të kërkojnë nga këta persona informacionin e nevojshëm për të përcaktuar nëse rekomandimet e prodhuara ose të shpërndarë nga ai person përputhen me këtë rregullore.
64. Me qëllim të zbulimit të rasteve të abuzimit me informacionin e brendshëm dhe të manipulimit të tregut, është e nevojshme që autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, të kenë mundësinë të aksesojnë në ambientet e personave fizikë dhe juridikë me qëllim konfiskimin e dokumenteve. Aksesi në këto ambiente është i nevojshëm në rastin kur ka dyshime të arsyeshme mbi ekzistencën e dokumenteve dhe të dhënave të tjera dhe që lidhen me çështjen në fjalë të investigimit, si të rëndësishme për të provuar një çështje të abuzimit me informacionin e brendshëm ose të abuzimit në treg. Përveç kësaj, aksesi në këto ambiente është i nevojshëm në rastin kur personi, të cilit i është kërkuar informacioni, nuk arrin të veprojë në përputhje me këtë kërkesë, plotësisht ose pjesërisht; ose në rastin kur ka baza të arsyeshme për të besuar se kërkesa nuk do të përputhej me ose që dokumentet ose informacioni me të cilin lidhen kërkesat e informacionit do të hiqej, dëmtohej apo shkatërrohej. Nëse, në përputhje me të drejtën e brendshme, kërkohet autorizimi paraprak i autoritetit gjyqësor për shtetin anëtar përkatës, aksesi në ambiente duhet të ndodhë pas marrjes paraprake të autorizimit gjyqësor.
65. Regjistrimet ekzistuese të bisedave telefonike dhe të qarkullimit të të dhënave për shoqëritë e investimit, institucionet kredituese dhe ato financiare që ekzekutojnë dhe dokumentojnë ekzekutimin e transaksioneve, si dhe regjistrimet ekzistuese telefonike dhe qarkullimit të të dhënave për operatorët e telekomunikacionit, përbëjnë evidencën thelbësore dhe ndonjëherë të vetmen evidencë për zbulimin dhe për të provuar ekzistencën e abuzimit me informacionin e privilegjuar dhe manipulimin e tregut. Regjistrimet telefonike dhe ato të qarkullimit të të dhënave të trafikut mund të përcaktojnë identitetin e një personi përgjegjës për shpërndarjen e informacionit të rremë ose çorientues ose që personat kanë qenë në kontakt në një kohë të caktuar dhe se ekziston një marrëdhënie midis dy ose më shumë njerëzve. Kështu, autoritetet kompetente duhet të jenë të afta të kërkojnë regjistrime të bisedave telefonike, të komunikimeve elektronike dhe të qarkullimit të të dhënave të trafikut në dispozicion të një shoqërie investimi, të një institucioni kreditues ose të një financiar në përputhje me Direktivën 2014/65/BE. Aksesi në të dhënat dhe regjistrimet telefonike është i nevojshëm për të siguruar prova dhe për të hetuar pista mbi abuzimin e mundshëm me informacionin e privilegjuar ose manipulimin e tregut, dhe për këtë arsye për zbulimin dhe imponimin e sanksioneve për abuzimin në treg. Për prezantimin e rregullave të barabarta në Bashkimin Evropian, në lidhje me aksesin në regjistrimet telefonike ose ato ekzistuese të trafikut të të dhënave në dispozicion të operatorit të telekomunikacionit ose regjistrimet ekzistuese telefonike ose të qarkullimit të të dhënave në dispozicion të një shoqërie investuese, një institucioni kreditues ose financiar, autoritetet kompetente duhet, në përputhje me të drejtën e brendshme, të kërkojnë regjistrime ekzistuese telefonike ose të të dhënave të trafikut që disponohen nga operatori i telekomunikacioneve, në masën e lejuar sipas të drejtës së brendshme dhe regjistrimet apo bisedat telefonike ekzistuese, si dhe qarkullimin e të dhënave në dispozicion të shoqërisë së investimit, në rastet e ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm që këto regjistrime të lidhura me çështjen e hetimit mund të jenë të rëndësishme për të provuar një çështje të abuzimit me informacionin e brendshëm ose të abuzimit në treg. Aksesi në regjistrimet telefonike dhe qarkullimin e të dhënave në dispozicion të operatorit të telekomunikacionit nuk përfshin aksesin në përmbajtjen e komunikimeve zanore me anë të telefonit.
66. Ndërsa kjo rregullore specifikon grupin minimal të kompetencave të autoriteteve kompetente, këto kompetenca ushtrohen brenda sistemit të plotë të së drejtës së brendshme, e cila garanton respektimin e të drejtave themelore, duke përfshirë të drejtën e privatësisë. Për ushtrimin e këtyre kompetencave, të cilat mund të përbëjnë ndërhyrje serioze në të drejtën e respektimit të jetës private, familjare dhe të komunikimit, shtetet anëtare duhet të kenë mbrojtje të përshtatshme dhe efektive kundër çdo abuzimi, për shembull, sipas rastit, një kërkesë për të marrë autorizim paraprak nga autoritetet gjyqësore të një shteti anëtar në fjalë. Shtetet anëtare duhet t'i lejojnë autoriteteve kompetente mundësinë e ushtrimit të kompetencave të tilla ndërhyrëse, në masën e nevojshme për investigimin e duhur të rasteve serioze, në të cilat nuk disponohen mjete të barasvlershme për arritjen efikase të të njëjtit rezultat.
67. Meqenëse abuzimi në treg mund të ndodhë përtej kufijve dhe tregjeve, në të gjitha rastet, përveç atyre të jashtëzakonshme, autoritetet kompetente duhet të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion me autoritetet e tjera kompetente dhe rregullatore, dhe me ESMA-n, veçanërisht në lidhje me aktivitetet hetimore. Kur një autoritet kompetent është i bindur se abuzimi në treg është duke u kryer ose është kryer në një shtet tjetër anëtar ose ka ndikuar në instrumentet financiare të tregtuara në një shtet tjetër anëtar, ai duhet ta njoftojë këtë fakt tek autoriteti kompetent dhe ESMA. Në rastet e abuzimit në treg me efekte ndërkufitare, ESMA duhet të jetë në gjendje të koordinojë hetimin nëse kërkohet nga njëri prej autoriteteve kompetente përkatëse.
68. Është e nevojshme që autoritetet kompetente të kenë mjetet e nevojshme për mbikëqyrjen efektive të librit ndërtregtar të urdhrave. Në përputhje me Direktivën 2014/65/BE, autoritetet kompetente janë në gjendje të kërkojnë dhe të marrin të dhëna nga autoritetet e tjera kompetente në lidhje me librin e urdhrave për të ndihmuar në monitorimin dhe zbulimin e manipulimit të tregut në baza ndërkufitare.
69. Për të siguruar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e vendeve të treta në lidhje me zbatimin efektiv të kësaj rregulloreje, autoritetet kompetente duhet të përfundojnë marrëveshjet e bashkëpunimit me homologët e tyre në vendet e treta. Çdo transferim i të dhënave personale i kryer në bazë të këtyre marrëveshjeve duhet të përputhet me Direktivën 95/46/KE dhe me Rregulloren (KE) nr. 45/2001 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit13.
70. Një sjellje e matur dhe e kujdesshme e kuadrit të biznesit për sektorin financiar duhet të mbështetet në regjime të forta mbikëqyrëse, hetimore dhe sanksionuese. Për këtë qëllim, autoritetet mbikëqyrëse duhet të pajisen me kompetenca të mjaftueshme për të vepruar dhe duhet të jenë në gjendje të mbështeten në regjime të barabarta, të forta dhe parandaluese sanksionuese kundër të gjitha shkeljeve financiare dhe sanksionet duhet të zbatohen në mënyrë efektive. Megjithatë, Grupi "de Larosière" konsideroi që asnjë nga këto elemente nuk është aktualisht në fuqi. Në Komunikatën e Komisionit të 8 dhjetorit 2010 "Për përforcimin e regjimeve sanksionuese në sektorin financiar" është kryer rishikimi i kompetencave ekzistuese për të imponuar sanksione dhe zbatimin praktik të tyre që synojnë nxitjen e konvergjencës së sanksioneve në të gjithë aktivitetet mbikëqyrëse.
71. Prandaj, duhet të sigurohen një sërë sanksionesh dhe masash të tjera administrative për të garantuar një qasje të përbashkët në shtetet anëtare dhe për të rritur efektin e tyre pengues. Mundësia e ndalimit të ushtrimit të funksioneve të menaxhimit brenda firmave investuese duhet të jetë në dispozicion të autoritetit kompetent. Sanksionet e imponuara në raste specifike duhet të përcaktohen duke marrë parasysh faktorët e duhur si garantimi i çdo përfitimi financiar të identifikuar, rëndësia dhe kohëzgjatja e shkeljes, çdo faktor rëndues ose lehtësues, nevoja që gjobat të ketë efekt pengues dhe kur është e përshtatshme, të përfshijnë një zbritje për bashkëpunimin me autoritetin kompetent. Në veçanti, shuma aktuale e gjobave administrative që do të vendosen në një rast specifik mund të arrijë nivelin maksimal të parashikuar në këtë rregullore, ose nivelin më të lartë të parashikuar në të drejtën e brendshme, për shkelje shumë serioze, ndërsa gjobat dukshëm më të ulëta se niveli maksimal mund të vendosen për shkelje të vogla ose në rast zgjidhjeje të çështjes. Kjo rregullore nuk kufizon aftësinë e shteteve anëtare për të parashikuar sanksione më të larta ose masa të tjera administrative.
72. Pavarësisht se asgjë nuk i pengon shtetet anëtare që të parashikojnë rregulla për sanksione administrative dhe penale për të njëjtat shkelje, atyre nuk duhet t'u kërkohet të vendosin rregulla për sanksione administrative për shkeljet e kësaj rregulloreje të cilat tashmë i nënshtrohen të drejtës penale kombëtare që nga 3 korriku 2016. Në përputhje me të drejtën e brendshme, shtetet anëtare nuk detyrohen të vendosin njëkohësisht sanksione administrative dhe penale për të njëjtën shkelje, por kjo mund të bëhet kur e drejta e brendshme e lejon këtë veprim. Megjithatë, mbajtja e sanksioneve penale në vend të sanksioneve administrative, për shkeljet e kësaj rregulloreje ose të Direktivës 2014/57/BE nuk duhet të ulë ose të ndikojë në aftësinë e autoriteteve kompetente për të bashkëpunuar, për të pasur akses dhe për të shkëmbyer informacion në kohën e përshtatshme me autoritetet kompetente të shteteve të tjera anëtare, për qëllimet e kësaj rregulloreje, duke përfshirë çdo referim të shkeljeve përkatëse pranë autoriteteve kompetente juridike për ndjekje penale.
73. Për garantimin e efektit parandalues të vendimeve të marra nga autoritetet kompetente për publikun e gjerë, ato zakonisht duhet të publikohen. Publikimi i vendimeve gjithashtu shërben si mjet i rëndësishëm i autoriteteve kompetente për informimin e pjesëmarrësve në treg në lidhje me llojin e sjelljes, që konsiderohet si shkelje e kësaj rregulloreje, si dhe për promovimin e sjelljes pozitive të pjesëmarrësve në treg. Nëse ky publikim shkakton dëme joproporcionale te personat e përfshirë ose rrezikon stabilitetin e tregjeve financiare ose investimet e vazhdueshme, autoriteti kompetent duhet të publikojë, në mënyrë anonime, sanksionet dhe masat administrative në përputhje me të drejtën e brendshme ose të vonojë datën e publikimit të tyre. Autoriteteve kompetente duhet t'i jepet mundësia e mos publikimit të sanksioneve apo masave të tjera administrative, në rastin kur publikimi anonim ose i vonuar konsiderohet i pamjaftueshëm për garantimin e stabilitetit të tregjeve financiare. Autoriteteve kompetente gjithashtu nuk duhet të kërkohet të publikojnë masa të cilat konsiderohen të lehta dhe publikimi i të cilave do të ishte joproporcional.
74. Sinjalizuesit mund të sjellin informacione të reja në vëmendjen e autoriteteve kompetente që i ndihmojnë ata në zbulimin dhe vendosjen e sanksioneve në rastet e abuzimit me informacionin e privilegjuar dhe manipulimit të tregut. Megjithatë, sinjalizimi mund të pengohet nga frika e hakmarrjes, ose për shkak të mungesës së stimujve. Raportimi i shkeljeve të kësaj rregulloreje është i domosdoshëm për të siguruar që një autoritet kompetent të mund të zbulojë dhe të vendosë sanksione për abuzimin e në treg. Masat që lidhen me sinjalizimin janë të domosdoshme për të lehtësuar zbulimin e abuzimit në treg dhe për të siguruar mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të sinjalizuesit dhe personit të akuzuar. Prandaj, kjo rregullore duhet të sigurojë që ekzistojnë masa të përshtatshme për t'u mundësuar sinjalizuesve që të lajmërojnë autoritetet kompetente për shkeljet e mundshme të kësaj rregulloreje dhe për t'i mbrojtur ata nga hakmarrja. Shtetet anëtare duhet të lejohen të ofrojnë stimuj financiarë për ata persona që ofrojnë informata të rëndësishme rreth shkeljeve të mundshme të kësaj rregulloreje. Megjithatë, sinjalizuesit duhet të kenë të drejtë për këta stimuj financiarë, kur ata zbulojnë informacione të reja të cilat nuk janë të detyruar ligjërisht t'i njoftojnë dhe kur ky informacion rezulton në një sanksion për shkeljen e kësaj rregulloreje. Shtetet anëtare duhet gjithashtu të sigurojnë që skemat e sinjalizimit që zbatojnë përfshijnë mekanizma që sigurojnë mbrojtjen e duhur të një personi të akuzuar, veçanërisht në lidhje me të drejtën për mbrojtjen e të dhënave të tij personale dhe procedura për të siguruar të drejtën e personit të akuzuar për mbrojtje dhe për t'u dëgjuar para miratimit të një vendimi në lidhje me të, si dhe të drejtën për të kërkuar mjet efikas ankimi përpara gjykatës kundër një vendimi në lidhje me të.
75. Duke qenë se shtetet anëtare kanë miratuar legjislacionin për zbatimin e Direktivës 2003/6/Ke dhe se aktet e deleguara, standardet teknike rregullatore dhe standardet teknike të zbatimit të parashikuara në këtë rregullore duhet të miratohen përpara se kuadri që do të prezantohet të zbatohet me efektivitet, është e nevojshme të shtyhet zbatimi i dispozitave kryesore të kësaj rregulloreje për një periudhë të mjaftueshme kohore.
76. Për të bërë të mundur hyrjen e lehtë në zbatim të kësaj rregulloreje, praktikat e tregut ekzistues përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje dhe të pranuara nga autoritetet kompetente në përputhje me Rregulloren e Komisionit (KE) nr. 2273/200314 për qëllimin e zbatimit të pikës 2, germa "a" të nenit 1 të Direktivës 2003/6/KE, mund të vazhdojnë të jenë të zbatueshme me kusht që ato t'i njoftohen ESMA-s brenda një periudhe të caktuar kohore, derisa autoriteti kompetent të marrë një vendim lidhur me vazhdimin e këtyre praktikave në përputhje me këtë rregullore.
77. Rregullorja respekton të drejtat themelore dhe zbaton parimet e njohura në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (Karta). Rrjedhimisht, kjo rregullore duhet të zbatohet në përputhje me këto të drejta dhe parime. Në veçanti, kur kjo rregullore u referohet rregullave që rregullojnë lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në mediat e tjera dhe rregullave ose kodeve që rregullojnë profesionin e gazetarëve, duhet të merren parasysh ato liri siç garantohen në Bashkimin Evropian dhe në shtetet anëtare dhe siç njihen në nenin 11 të Kartës dhe të dispozitave të tjera përkatëse.
78. Për të rritur transparencën dhe për të informuar më mirë funksionimin e regjimeve të sanksioneve, autoritetet kompetente duhet të sigurojnë të dhëna anonime dhe të grumbulluara në ESMA në baza vjetore. Këto të dhëna duhet të përfshijnë numrin e hetimeve që janë hapur, numrin e atyre që janë në vazhdim dhe numrin e atyre që janë mbyllur gjatë periudhës përkatëse.
79. Direktiva 95/46/KE dhe Rregullorja (KE) nr. 45/2001 rregullon përpunimin e të dhënave personale që kryhet nga ESMA në kuadër të kësaj rregulloreje dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente të shteteve anëtare, sidomos të autoriteteve të pavarura publike të caktuara nga shtetet anëtare. Çdo shkëmbim ose transmetim i informacionit nga autoritetet kompetente duhet të përputhet me rregullat për transferimit e të dhënave personale, të përcaktuara në Direktivën 95/46/KE. Çdo shkëmbim ose transmetim i informacionit nga ESMA duhet të përputhet me rregullat për transferimit e të dhënave personale, të përcaktuara në Rregulloren (KE) nr. 45/2001.
80. Kjo rregullore, si dhe aktet e deleguara, aktet zbatuese, standardet teknike rregullatore, zbatimi i standardeve teknike dhe udhëzimet e miratuara në përputhje me to, nuk cenojnë zbatimin e rregullave të Bashkimit Evropian për konkurrencën.
81. Për të specifikuar kërkesat e përcaktuara në këtë rregullore, kompetenca për të miratuar akte në përputhje me nenin 290 të TFBE duhet t'i delegohet Komisionit në lidhje me përjashtimin nga fushëzbatimi i kësaj rregulloreje, të disa organeve publike dhe bankave qendrore të vendeve të treta dhe të disa organeve të caktuara publike të vendeve të treta që kanë një marrëveshje lidhëse me Bashkimin Evropian sipas kuptimit të nenit 25 të Direktivës 2003/87/KE; treguesit për sjelljen manipuluese të renditur në shtojcën I të kësaj rregulloreje; pragjet për përcaktimin e zbatimit të detyrimit të publikimit për pjesëmarrësit e tregut të kuotave të emetimit; rrethanat në të cilat është i lejuar tregtimi gjatë një periudhe të mbyllur; dhe llojet e transaksioneve të caktuara të kryera nga personat që kanë përgjegjësi drejtuese ose persona të lidhur ngushtë me ta që do të nxisnin një kërkesë për të njoftuar. Është shumë e rëndësishme që gjatë punës së tij përgatitore Komisioni të kryejë konsultimet e duhura, duke përfshirë ato në nivel ekspertësh. Komisioni, gjatë përgatitjes dhe hartimit të akteve të deleguara, duhet të sigurojë një transmetim të njëkohshëm, në kohën dhe mënyrën e duhur, të dokumenteve përkatëse pranë Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
82. Për të siguruar kushte të njëtrajtshme për zbatimin e kësaj rregulloreje në lidhje me procedurat për raportimin e shkeljeve të saj, Komisionit duhet t'i jepen kompetencat zbatuese për të specifikuar ato procedura, duke përfshirë masat në vijim të raporteve dhe masat për mbrojtjen e personave që punojnë me një kontratë pune dhe masat për mbrojtjen e të dhënave personale. Këto kompetenca duhet të ushtrohen në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 182/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit15.
83. Standardet teknike në shërbime financiare duhet të garantojnë kushte të njëtrajtshme përmes Bashkimit Evropian në çështje që mbulohen nga kjo rregullore. Si organ tepër i specializuar i ekspertizës, është efikase dhe e përshtatshme që ESMA-s t'i besohet përpunimi i draftit të standardeve teknike rregullatore dhe drafti i zbatimit të standardeve teknike, të cilat nuk përfshijnë zgjedhjet e politikave, që i dërgohen Komisionit.
84. Komisioni duhet të jetë i autorizuar të miratojë draftin e standardeve teknike rregullatore të zhvilluara nga ESMA për të specifikuar përmbajtjen e njoftimeve që duhet të kryhen nga operatorët e tregjeve të rregulluara, MTF-ve dhe OTF-ve në lidhje me instrumentet financiare që pranohen për tregtim, janë tregtuar ose për të cilat është bërë një kërkesë për t'u pranuar në tregtimin në vendin e tyre të tregtimit; mënyrën dhe kushtet e përpilimit, publikimit dhe mirëmbajtjes së listës së këtyre instrumenteve nga ESMA; kushtet që programet e blerjes dhe masat e stabilizimit duhet të plotësojnë duke përfshirë kushtet për tregtim, kufizimet kohore dhe të vëllimit, detyrimet e zbulimit dhe të raportimit dhe kushtet e çmimeve për stabilizimin; në lidhje me procedurat dhe masat, sistemet për vendet e tregtimit që kanë për qëllim parandalimin dhe zbulimin e abuzimeve në treg dhe të sistemeve dhe modeleve që do të përdoren nga personat me qëllim zbulimin dhe njoftimin e urdhrave dhe transaksioneve të dyshimta; masat, procedurat dhe kërkesat e duhura të mbajtjes së shënimeve në procesin e sondazheve të tregut; dhe në lidhje me masat teknike për kategoritë e personave për paraqitjen objektive të informacionit që rekomandon një strategji investimi dhe për zbulimin e interesave të veçantë ose treguesve të konfliktit të interesave me anë të akteve të deleguara në përputhje me nenin 290 TFBE dhe në përputhje me nenet 10 deri 14 të Rregullores (BE) nr. 1093/2010 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit16. Është shumë e rëndësishme që gjatë punës së tij përgatitore Komisioni të kryejë konsultimet e duhura, duke përfshirë ato në nivel ekspertësh.
85. Komisionit duhet gjithashtu t'i jepet kompetenca e miratimit të zbatimit të standardeve teknike përmes akteve zbatuese, sipas nenit 291 të TFBE-së dhe në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1093/2010. ESMA-s duhet t'i besohet draftimi i standardeve teknike të zbatimit për t'u dorëzuar në Komision sa i përket publikimit të informacionit të brendshëm, formateve të listave të personave të brendshëm dhe formateve dhe procedurave për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit të autoriteteve kompetente mes tyre dhe me ESMA-n.
86. Meqenëse qëllimi i kësaj rregulloreje, përkatësisht parandalimi i abuzimit në treg në formën e abuzimit me informacionin e privilegjuar, zbulimit të paligjshëm të informacionit të brendshëm dhe i manipulimit të tregut, nuk mund të përmbushet mjaftueshëm nga shtetet anëtare, për shkak të shkallës dhe efekteve të tij, mund të arrihet më mirë në nivelin e Bashkimit Evropian, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit për Bashkimin Evropian. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
87. Meqë dispozitat e Direktivës 2003/6/KE nuk janë më relevante ose të mjaftueshme, kjo direktivë duhet të shfuqizohet nga 3 korriku 2016. Kërkesat dhe ndalimet e kësaj rregulloreje janë të lidhura ngushtë me ato të Direktivës 2014/65/BE dhe prandaj duhet të hyjnë në fuqi në datën e hyrjes në fuqi të kësaj direktive.
88. Që kjo rregullore të zbatohet si duhet, është e nevojshme që shtetet anëtare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që legjislacioni i tyre i brendshëm të përputhet deri më 3 korrik 2016, me dispozitat e kësaj rregulloreje në lidhje me autoritetet kompetente dhe kompetencat e tyre, sanksionet dhe masat e tjera administrative, raportimin e shkeljeve dhe publikimin e vendimeve.
89. Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpreh mendimin e tij më 10 shkurt 201217,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Kjo rregullore përcakton një kuadër të përbashkët rregullator për abuzimin me informacionet e privilegjuara, zbulimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm dhe manipulimin e tregut (abuzimin në treg) si dhe masat për parandalimin e abuzimit në treg për të garantuar integritetin e tregjeve financiare në BE dhe për të fuqizuar mbrojtjen dhe besimin e investitorëve në këto tregje.
Neni 2
Objekti
1. Kjo rregullore zbatohet për sa më poshtë:
a) instrumentet financiare të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar ose për të cilat është bërë një kërkesë për pranim për tregtim në një treg të tillë;
b) instrumentet financiare që tregtohen, janë pranuar për tregtim ose për të cilat është bërë një kërkesë për pranim për tregtim një MTF;
c) instrumentet financiare të tregtuara në një platformë të përbashkët tregtimi;
d) instrumentet financiare që nuk mbulohen nga germa "a", "b", ose "c", çmimi ose vlera e të cilave varet ose ndikon në çmimin ose vlerën e një prej instrumenteve financiare të përmendura në këto germa, duke përfshirë por pa u kufizuar me "credit default swaps" dhe kontratat për diferencat.
Kjo rregullore zbatohet gjithashtu për sjelljet ose transaksionet, duke përfshirë ofertat, në lidhje me nxjerrjen në një platformë ankandi të autorizuar si treg i rregulluar të kuotave të emetimeve ose të produkteve të tjera të hedhura në ankand që bazohen në to, edhe kur këto produkte nuk janë instrumente financiare, sipas Rregullores (BE) nr. 1031/2010. Për ofertat e dorëzuara në kontekstin e një aksioni zbatohen të gjitha kërkesat dhe ndalimet e kësaj rregulloreje në lidhje me urdhrat për tregtim, pa cenuar dispozitat specifike që i referohen këtyre ofertave.
2. Nenet 12 dhe 15 zbatohen për:
a) kontratat spot të mallrave, të cilat nuk janë produkte energjetike të tregtuara me shumicë, nëse transaksioni, urdhri ose sjellja ka ose ka gjasa të ketë ndikim në çmimin ose vlerën e instrumentit financiar të përmendur në paragrafin 1;
b) llojet e instrumenteve financiare, duke përfshirë kontratat ose instrumentet derivative për transferimin e rrezikut të kredisë, nëse transaksioni, urdhri, oferta ose sjellja ka ose ka gjasa të ketë ndikim në çmimin ose vlerën e kontratës spot të mallrave kur çmimi ose vlera varen nga çmimi ose vlera e instrumenteve financiare; dhe
c) sjelljen në raport me referencat.
3. Kjo rregullore zbatohet për çdo transaksion, urdhër ose sjellje në lidhje me instrumentet financiare siç përmendet në paragrafët 1 dhe 2, pavarësisht nga fakti nëse këto transaksione, urdhra ose sjellje bëhen ose jo në një vend tregtimi.
4. Ndalimet dhe kërkesat në këtë rregullore zbatohen për veprimet dhe mosveprimet, në BE dhe në një vend të tretë, në lidhje me instrumentet e përmendura në paragrafët 1 dhe 2.
Neni 3
Përkufizime
1. Për qëllimet e kësaj rregulloreje zbatohen përkufizimet e mëposhtme:
1. "instrument financiar" është një instrument financiar sipas përkufizimit në pikën 15 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
2. "shoqëri investimi" është një shoqëri investimi sipas përkufizimit në pikën 1 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
3. "institucion krediti" është një institucion krediti siç përcaktohet në pikën 1 të nenit 4, paragrafi 1 të Rregullores (BE) nr. 575/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit18;
4. "institucion financiar"është një institucion financiar siç përcaktohet në pikën 26 të nenit 4, paragrafi 1 të Rregullores (BE) nr. 575/2013;
5. "operator tregu" është një operator tregu sipas përkufizimit në pikën 18 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
6. "treg i rregulluar" është një treg i rregulluar sipas përkufizimit në pikën 21 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
7. "platformë shumëpalëshe tregtimi" ose "MTF" është një platformë shumëpalëshe tregtimi, sipas përkufizimit në pikën 22 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
8. "platformë e përbashkët tregtimi" ose "OTF" është një sistem ose platformë në BE sipas përkufizimit në pikën 23 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
9. "praktikë e pranuar tregu" është një praktikë specifike e tregut e pranuar nga një autoritet kompetent në përputhje me nenin 13;
10. "vend tregtimi" është një vend tregtimi sipas përkufizimit në pikën 24 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
11. "treg në rritje i SME-ve" është tregu në rritje i SME-ve sipas përkufizimit në pikën 12 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
12. "autoriteti kompetent" është autoriteti, që caktohet në përputhje me nenin 22, përveçse kur përcaktohet ndryshe në këtë rregullore;
13. "person" është një person fizik ose juridik;
14. "mallra" janë mallrat sipas përcaktimit në pikën 1 të nenit 2 të Rregullores së Komisionit (KE) nr. 1287/200619;
15. "kontratë spot e mallrave" është një kontratë për furnizim me mallra të tregtuara në një treg spot që dorëzohen menjëherë pas pagesës së transaksionit dhe një kontratë për furnizimin me mallra që nuk janë instrumente financiare, duke përfshirë një kontratë të ardhshme që mund të parashikojë dorëzimin fizik;
16. "treg spot" është një treg ku mallrat shiten me kesh dhe dërgohen menjëherë pas pagesës së transaksionit dhe tregje të tjera jofinanciare, si tregjet e ardhshme për mallra;
17. "program i riblerjes" është tregtimi i aksioneve të veta në përputhje me nenin 21 deri në 27 të Direktivës 2012/30/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit20;
18. "tregti algoritmike" është një tregti algoritmike siç përcaktohet në pikën 39 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
19. "kuotë emetimi" është një kuotë emetimi siç përshkruhet në pikën 11 të seksionit C të shtojcës I të Direktivës 2014/65/BE;
20. "pjesëmarrës në tregun e kuotave të emetimit" është çdo person që hyn në transaksione, duke përfshirë kalimin e urdhrave për tregtim, në kuota emetimi, produkte të hedhura në ankand që bazohen në to ose derivate të tyre dhe që nuk përfiton nga ndonjë përjashtim sipas nënparagrafit të dytë të nenit 17, paragrafi 2;
21. "emetues" është një person juridik që rregullohet nga e drejta private ose publike, i cili lëshon ose propozon lëshimin e instrumenteve financiare, ku emetuesi, në rastin e faturave të depozitarit që përfaqësojnë instrumentet financiare, është emetuesi i instrumentit financiar të përfaqësuar;
22. "produkte energjetike të tregtuara me shumicë" janë produktet energjetike të tregtuara me shumicë, të përkufizuara në pikën 4 të nenit 2 të Rregullores (BE) nr. 1227/2011;
23. "autoritet kombëtar rregullator" është organi kombëtar rregullator, sipas përkufizimit në pikën 10 të nenit 2 të Rregullores (BE) nr. 1227/2011;
24. "derivate të mallrave" janë derivatet e mallrave siç përcaktohen në pikën 30 të nenit 2, paragrafi 1 të Rregullores (BE) nr. 600/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit21;
25. "personi që ushtron përgjegjësitë menaxheriale" është personi brenda një shoqërie emetuese, një pjesëmarrës në tregun e kuotave të emetimit ose një subjekt tjetër i përmendur në nenin 19, paragrafi 10, i cili është:
a) një anëtar i organit administrativ, drejtues ose mbikëqyrës të këtij subjekti; ose
b) një drejtues i lartë i cili nuk është anëtar i organeve të përmendura në germën "a", që ka akses të përhershëm në informacionin e brendshëm që lidhet drejtpërdrejtë ose tërthorazi me këtë subjekt si dhe kompetencat për të marrë vendime menaxheriale që ndikojnë në zhvillimet e ardhshme dhe perspektivat e biznesit të këtij subjekti;
26. "person i lidhur ngushtë" është:
a) bashkëshorti/bashkëshortja ose partneri që konsiderohet ekuivalent me bashkëshortin/bashkëshorten në përputhje me legjislacionin e brendshëm;
b) fëmija në varësi në përputhje me legjislacionin e brendshëm;
c) një i afërm që ka ndarë të njëjtën shtëpi për të paktën një vit në datën e transaksionit në fjalë; ose
d) një person juridik, trust ose partneritet, përgjegjësitë menaxheriale e të cilit bien mbi një person që ushtron përgjegjësitë menaxheriale ose mbi personin e përmendur në germën "a", "b" ose "c", që kontrollohet drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga ky person, që është ngritur për përfitimin e këtij personi ose interesat ekonomike të të cilit janë në thelb ekuivalente me ato të këtij personi;
27. "regjistrime të qarkullimit të të dhënave" janë regjistrimet e të dhënave të trafikut sipas përcaktimit në germën "b" të paragrafit të dytë të nenit 2 të Direktivës 2002/58/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit22;
28. "person që organizon ose ekzekuton transaksionet me profesionalizëm" është personi i përfshirë profesionalisht në marrjen dhe dërgimin e urdhrave ose në ekzekutimin e transaksioneve në instrumente financiare;
29. "referencë" është çdo normë, indeks apo shifër që publikohet ose vihet në dispozicion të publikut, që përcaktohet periodikisht ose rregullisht me anë të zbatimit të një formule ose në bazë të vlerës së një ose më shumë aktiveve primare ose çmimeve, duke përfshirë çmimet e parashikuara, normat aktuale ose të parashikuara të interesit ose vlerat apo sondazhet e tjera dhe me referencë ndaj të cilës përcaktohet shuma që do të paguhet sipas një instrumenti financiar ose vlera e këtij të fundit;
30. "krijues tregu" është një krijues i tregut sipas përkufizimit në pikën 7 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
31. "krijimi i kapitalit" është blerja e titujve në një shoqëri, e cila nuk nxit një detyrim ligjor ose rregullator për të komunikuar ofertat e marrjes nën kontroll në lidhje me këtë shoqëri;
32. "pjesëmarrës zbulues në treg" është personi që bën pjesë në një nga kategoritë e përcaktuara në germat "a" deri në "d" të nenit 11, paragrafi 1 ose të nenit 11, paragrafi 2 dhe që publikon informacionet gjatë sondazhit të tregut;
33. "tregtim me frekuencë të lartë" është teknika e tregtimit algoritmik me frekuencë të lartë sipas përcaktimit në pikën 40 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
34. "informacion që rekomandon ose sugjeron një strategji investimi" është informacioni:
I. i përpiluar nga një analist i pavarur, një firmë investimi, një institucion krediti apo çdo person tjetër, veprimtaria kryesore e të cilit është hartimi i rekomandimeve për investime ose një person fizik që punon për ta me kontratë pune ose në ndonjë mënyrë tjetër, i cili në mënyrë direkte ose indirekte shpreh një propozim të veçantë investimi në lidhje me një instrument financiar ose një emetues; ose
II. i përpiluar nga persona të ndryshëm nga ata që janë përmendur në pikën I, që propozon drejtpërdrejt një vendim të veçantë investimi në lidhje me një instrument financiar;
35. "rekomandim për investim" është informacioni i destinuar për kanalet e shpërndarjes ose për publikun i cili rekomandon ose sugjeron një strategji investimi, në mënyrë eksplicite ose implicite, në lidhje me një ose disa instrumente financiare ose emetuesit, duke përfshirë çdo opinion për vlerën aktuale apo të ardhshme ose çmimin e këtyre instrumenteve.
2. Për qëllimet e nenit 5 zbatohen përkufizimet e mëposhtme:
a) "tituj" janë:
I. aksionet dhe titujt e tjerë ekuivalent me aksionet;
II. obligacionet dhe format e tjera të borxhit të titullzuar; ose
III. borxhi i titullizuar i konvertueshëm ose i këmbyeshëm në aksione ose në tituj të tjerë ekuivalentë me këto aksione.
b) "instrumente të lidhura" janë instrumentet e mëposhtme financiare, duke përfshirë ato që nuk janë pranuar për tregtim ose nuk janë tregtuar në një vend tregtimi ose për të cilat nuk është bërë kërkesë për pranim për tregtim në një vend tregtimi:
I. kontratat ose të drejtat për nënshkrimin, blerjen ose shitjen e titujve;
II. derivatet financiare të titujve;
III. nëse titujt janë instrumente borxhi të konvertueshme ose të këmbyeshme, titujt në të cilat këto instrumente mund të konvertohen ose të këmbehen;
IV. instrumentet që janë lëshuar ose garantuar nga emetuesi ose garantuesi i titujve dhe çmimi i tregut i të cilave mund të ndikojë materialisht në çmimin e titujve ose e kundërta;
V. kur titujt janë ekuivalentë me aksionet, aksionet e përfaqësuara nga titujt dhe të gjithë titujt ekuivalentë me këto aksione;
c) "shpërndarje e konsiderueshme" është oferta fillestare ose dytësore e titujve e ndryshme nga tregtimi i zakonshëm si në aspektin e shumës në vlerë të titujve që ofrohen ashtu dhe në atë të metodës së shitjes që do të përdoret;
d) "stabilizim" është blerja apo oferta për të blerë tituj ose një transaksion në instrumente të lidhura ekuivalente me to, që ndërmerret nga një institucion krediti ose një firmë investimi në kontekstin e shpërndarjes së konsiderueshme të këtyre titujve ekskluzivisht për mbështetjen e çmimit të tyre të tregut për një periudhë të paracaktuar kohore, për shkak të presionit të shitjes së këtyre titujve.
Neni 4
Njoftimet dhe lista e instrumenteve financiare
1. Operatorët e tregut të tregjeve të rregulluara, shoqëritë e investimit dhe operatorët e tregut që operojnë në një MTF ose platformë të përbashkët tregtimi, njoftojnë pa vonesa autoritetin kompetent të vendit të tregtimit në lidhje me çdo instrument financiar të pranuar për tregtim ose të tregtuar për herë të parë, për të cilin bëhet një kërkesë për pranim për tregtim në vendin e tyre të tregtimit.
Ata njoftojnë gjithashtu autoritetin kompetent të vendit të tregtimit nëse ndërpritet tregtimi ose pranimi për tregtim i një instrumenti financiar, përveç nëse dita e ndërprerjes së tregtimit ose pranimit për tregtim të instrumentit financiar dihet dhe është komunikuar në njoftimin e bërë në përputhje me nënparagrafin e parë.
Njoftimet e përmendura në këtë paragraf përfshijnë, sipas rastit, emrat dhe identifikuesit e instrumenteve financiare në fjalë si dhe datën dhe kohën e kërkesës për pranim për tregtim, pranimin për tregtim dhe datën dhe orën e tregtimit të parë.
Operatorët e tregut dhe firmat e investimeve i transmetojnë autoritetit kompetent të vendit të tregtimit edhe informacionet e përcaktuara në nënparagrafin e tretë në lidhje me instrumentet financiare që kanë qenë objekt i kërkesës së pranimit për tregtim ose që janë pranuar për tregtim përpara datës 2 korrik 2014 dhe që pranohen ende për tregtim ose tregtohen në atë datë.
2. Autoritetet kompetente të vendit të tregtimit transmetojnë pa vonesa njoftimet që marrin në përputhje me paragrafin 1 të ESMA-s. Menjëherë pas marrjes së njoftimeve ESMA i publikon ato në faqen e saj të internetit në formën e një liste. ESMA e përditëson këtë listë menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një autoritet kompetent i vendit të tregtimit. Lista nuk e kufizon fushën e zbatimit të kësaj rregulloreje.
3. Lista përmban informacionin e mëposhtëm:
a) emrat dhe identifikuesit e instrumenteve financiare që janë objekt i kërkesës së pranimit për tregtim, janë pranuar për tregtim ose janë tregtuar për herë të parë, në tregje të rregulluara, MTF ose platforma të përbashkëta tregtimit;
b) datat dhe orët e kërkesave të pranimit për tregtimi, të pranimeve për tregtim ose të tregtimeve të para;
c) të dhënat e vendeve të tregtimit në të cilat instrumentet financiare janë objekt i kërkesës së pranimit për tregtim, janë pranuar për tregtim ose janë tregtuar për herë të parë; dhe
d) data dhe ora në të cilën është ndërprerë tregtimi ose pranimi për tregtim i instrumenteve financiare.
4. Me qëllim garantimin e harmonizimit e qëndrueshëm të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike rregullatore për përcaktimin e:
a) përmbajtjes së njoftimeve të përmendura në nenin 1; dhe
b) mënyrës dhe kushteve të përpilimit, publikimit dhe përditësimit të listës së përmendur në paragrafin 3.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit23.
5. Për të garantuar kushte uniforme të zbatimit të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike zbatuese për përcaktimin e kohës, formatit dhe modelit të dorëzimit të njoftimeve sipas paragrafëve 1 dhe 2.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2015, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 5
Përjashtimi për programet e riblerjes dhe stabilizimi
1. Ndalimet në nenet 14 dhe 15 të kësaj rregulloreje nuk zbatohen për tregtimin e aksioneve të veta në programet e riblerjes nëse:
a) të dhënat e plota të programit bëhen të ditura para fillimit të tregtimit;
b) tregtimet i raportohen autoritetit kompetent të vendit të tregtimit si pjesë e programit të riblerjes në përputhje me paragrafin 3 dhe bëhen më pas publike;
c) përmbushen kufizimet përkatëse në lidhje me çmimin dhe vëllimin; dhe
d) kryhet në përputhje me objektivat e përmendura në paragrafin 2 dhe me kushtet e përcaktuara në këtë nen dhe në standardet teknike rregullatore të përmendura në paragrafin 6.
2. Me qëllim përfitimin nga përjashtimi i parashikuar në paragrafin 1, programi i riblerjes ka si qëllim të vetëm:
a) reduktimin e kapitalit të emetuesit;
b) përmbushjen e detyrimeve që lindin nga instrumentet financiare të borxhit që mund të këmbehen në instrumente kapitali; ose
c) përmbushjen e detyrimeve që lindin nga programet e opsioneve të aksioneve ose ndarjet e tjera të aksioneve për punonjësit ose për anëtarët e organeve administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse të emetuesit ose të një shoqërie të lidhur.
3. Për të përfituar nga përjashtimi i parashikuar në paragrafin 1, emetuesi i raporton autoritetit kompetent të vendit të tregtimit ku aksionet janë pranuar për tregtim ose janë tregtuar, për çdo transaksion që lidhet me programin e riblerjes, duke përfshirë informacionin e specifikuar në nenin 25, paragrafi 1 dhe 2 dhe në nenin 26, paragrafi 1, 2 dhe 3 të Rregullores (BE) nr. 600/2014.
4. Ndalimet në nenet 14 dhe 15 të kësaj rregulloreje nuk zbatohen për tregtimin e titujve ose instrumenteve të ngjashme për stabilizimin e titujve nëse:
a) stabilizimi kryhet për një periudhë të kufizuar;
b) informacioni përkatës për stabilizimin zbulohet dhe i komunikohet autoritetit kompetent të vendit të tregtimit në përputhje me paragrafin 5;
c) përmbushen kufizimet përkatëse në lidhje me çmimin; dhe
d) tregtimi përmbush kushtet e stabilizimit të përcaktuara në standardet teknike rregullatore të përmendura në paragrafin 6.
5. Pa cenuar nenin 23, paragrafi 1, të dhënat e të gjitha transaksioneve të stabilizimit i komunikohen emetuesve, ofruesve ose subjekteve që ndërmarrin stabilizimin, pavarësisht nëse ata veprojnë ose jo në emër të këtyre personave dhe autoritetit kompetent të vendit të tregtimit jo më vonë sesa në përfundim të seancës së shtatë të tregtimit të përditshëm pas datës së ekzekutimit të këtyre transaksioneve.
6. Për të garantuar harmonizimin e vazhdueshëm të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike rregullatore për të specifikuar kushtet që duhet të përmbushin programet e riblerjes dhe masat e stabilizimit të përmendura në paragrafët 1 dhe 4, duke përfshirë kushtet për tregtim, kufizimet në lidhje me kohën dhe vëllimin, deklarimin dhe raportimin e detyrimeve dhe kushtet e çmimit.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 6
Përjashtimet për veprimtaritë e menaxhimit monetar dhe të borxhit publik dhe për veprimtaritë e politikës klimatike
1. Kjo rregullore nuk zbatohet për transaksionet, urdhrat ose sjelljet në ndjekje të politikës së menaxhimit monetar, kursit të këmbimit ose borxhit publik nga:
a) një shtet anëtar;
b) anëtarët e SEBQ-së;
c) ministritë, agjencitë ose mjetet me qëllime të veçanta të një ose disa shteteve anëtare ose nga një person që vepron në emër të tyre;
d) në rastin një shteti anëtar federal, një anëtar që është pjesë e kësaj federate.
2. Kjo Rregullore nuk zbatohet për transaksionet, urdhrat ose sjelljet e Komisionit ose ndonjë organi tjetër të caktuar zyrtarisht ose të cilido person që vepron në emër të tyre, në ndjekje të politikës së menaxhimit të borxhit publik.
Kjo Rregullore nuk zbatohet për transaksionet, urdhrat ose sjelljet e:
a) Bashkimit Evropian;
b) një mjeti për qëllime të veçanta të një ose disa shteteve anëtare;
c) Bankës Evropiane të Investimeve;
d) Institutit Evropian të Stabilitetit Financiar;
e) Mekanizmit Evropian të Stabilitetit;
f) institucionit financiar ndërkombëtar të themeluar nga dy ose më shumë shtete anëtare, me qëllim mobilizimin e fondeve dhe sigurimin e asistencës financiare në përfitim të anëtarëve të saj, të cilët përballen ose kërcënohen nga probleme të rënda financiare.
3. Kjo Rregullore nuk zbatohet për veprimtaritë e shteteve anëtare, Komisionit, organeve të tjera të caktuara zyrtarisht ose të çdo personi që vepron në emër të tyre, të cilat kanë të bëjnë me kuotat e emetimeve dhe që ndërmerren në ndjekje të politikës klimatike të Bashkimit Evropian në përputhje me Direktivën 2003/87/KE.
4. Kjo Rregullore nuk zbatohet për veprimtaritë e shteteve anëtare, Komisionit, organeve të tjera të caktuara zyrtarisht ose të çdo personi që vepron në emër të tyre, të cilat ndërmerren në ndjekje të Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian ose të Politikës së Përbashkët të Peshkimit të Bashkimit Evropian, në përputhje me aktet e miratuara ose me marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura në kuadër të TFBE-së.
5. Komisioni ka kompetencën të miratojë akte të deleguara në përputhje me nenin 35 për zgjerimin e përjashtimit të përmendur në paragrafin 1 tek organet e caktuara publike dhe bankat qendrore të vendeve të treta.
Për këtë qëllim, deri më 3 janar 2016, Komisioni përgatit dhe paraqet para Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport që vlerëson trajtimin ndërkombëtar të organeve publike përgjegjëse për menaxhimin e borxhit publik ose që ndërhyjnë në këtë të fundit dhe të bankave qendrore në vendet e treta.
Raporti përfshin një analizë krahasuese të trajtimit të këtyre organeve dhe bankave qendrore në kuadrin ligjor të vendeve të treta si dhe standardet e menaxhimit të rrezikut të zbatueshme për transaksionet e lidhura nga këto organe dhe banka qendrore në këto juridiksione. Nëse raporti arrin në përfundimin që, veçanërisht në lidhje me analizën krahasuese, përjashtimi i përgjegjësive monetare të bankave qendrore të vendeve të treta nga detyrimet dhe ndalimet e kësaj rregulloreje është i nevojshëm, Komisioni e zgjeron përjashtimin e përmendur në paragrafin 1 edhe për bankat qendrore të këtyre vendeve të treta.
6. Komisioni ka gjithashtu kompetencën për të miratuar akte të deleguara në përputhje me nenin 35 për të zgjeruar përjashtimin e përcaktuar në paragrafin 3 tek disa organe të caktuara publike të vendeve të treta që kanë lidhur marrëveshje me Bashkimin Evropian në përputhje me nenin 25 të Direktivës 2003/87/KE.
7. Ky nen nuk zbatohet për personat që punojnë në bazë të një kontrate pune ose forme tjetër për subjektet e përmendura në këtë nen, kur këta persona kryejnë transaksione apo urdhra ose përfshihen në sjellje, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për llogari të vet.
KREU II
INFORMACIONI I BRENDSHËM, ABUZIMI ME INFORMACIONIN E PRIVILEGJUAR, ZBULIMI I PALIGJSHËM I INFORMACIONIT TË BRENDSHËM DHE MANIPULIMI I TREGUT
Neni 7
Informacioni i brendshëm
1. Për qëllimet e kësaj rregulloreje, informacioni i brendshëm përfshin llojet e mëposhtme të informacionit:
a) informacioni i një natyre specifike që nuk është bërë publik dhe që lidhet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me një ose më shumë emetues ose me një ose më shumë instrumente financiare dhe i cili nëse do të ishte bërë publik, do të kishte pasur ndikim të konsiderueshëm në çmimet e këtyre instrumenteve financiare ose në çmimin e instrumenteve financiare derivative përkatëse;
b) në lidhje me derivatet e mallrave, informacioni i një natyre specifike që nuk është bërë publik dhe që lidhet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me një ose më shumë nga këto derivate ose që lidhet drejtpërdrejt me kontratën përkatëse spot të mallrave dhe i cili, nëse do të ishte bërë publik, mund të kishte pasur ndikim të konsiderueshëm në çmimet e këtyre derivateve ose në kontratat përkatëse spot të mallrave dhe kur është informacion që pritet ose kërkohet të zbulohet në përputhje me dispozitat ligjore ose rregullatore në nivel kombëtar ose BE-je, rregullat e tregut, kontratat, praktikat ose zakonet, në tregjet përkatëse të derivateve të mallrave ose në tregjet spot;
c) në lidhje me kuotat e emetimeve ose produktet e hedhura në ankand, informacioni i një natyre specifike që nuk është bërë publik dhe që lidhet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me një ose më shumë instrumente dhe i cili nëse do të ishte bërë publik, do të kishte pasur ndikim të konsiderueshëm në çmimet e këtyre instrumenteve financiare ose në çmimet e instrumenteve financiare derivative përkatëse;
d) për personat e ngarkuar me ekzekutimin e urdhrave në lidhje me instrumentet financiare, është gjithashtu informacioni i dhënë nga një klient që lidhet me urdhrat në pritje të klientit në instrumente financiare, i një natyre specifike, që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me një ose më shumë emetues apo me një ose më shumë instrumente financiare dhe i cili nëse do të ishte bërë publik, do të kishte ndikim të konsiderueshëm në çmimet e këtyre instrumenteve financiare, çmimin e kontratave përkatëse spot të mallrave ose në çmimin e instrumenteve financiare derivative përkatëse.
2. Për qëllimet e paragrafit 1, informacioni konsiderohet të jetë i një natyre specifike nëse tregon një sërë rrethanash që ekzistojnë ose që në mënyrë të arsyeshme priten të ekzistojnë ose një ngjarje që ka ndodhur ose që në mënyrë të arsyeshme pritet të ndodhë, kur është mjaftueshëm specifik për të mundësuar nxjerrjen e një konkluzioni në lidhje me ndikimin e mundshëm të këtij grupi rrethanash ose ngjarjesh në çmimet e instrumenteve financiare ose të instrumentit financiar derivativ përkatës, të kontratave përkatëse spot të mallrave ose të produkteve të hedhura në ankand në bazë të kuotave të emetimit. Në këtë aspekt, në rastin e një procesi të zgjatur që ka për qëllim të sjellë apo të rezultojë në rrethana ose ngjarje të veçanta, këto rrethana ose ngjarje të ardhshme si dhe hapat e ndërmjetëm të këtij procesi që sjellin ose rezultojnë në këto rrethana ose ngjarje të ardhshme, mund të konsiderohen si informacion specifik.
3. Një hap i ndërmjetëm në një proces të zgjatur konsiderohet si informacion i brendshëm nëse, në vetvete, plotëson kriteret e informacionit të brendshëm të përmendura në këtë nen.
4. Për qëllimet e paragrafit 1, informacioni i cili nëse do të ishte bërë publik, do të mund të kishte pasur një ndikim të konsiderueshëm në çmimet e instrumenteve financiare, instrumenteve financiare derivative, kontratave përkatëse spot të mallrave ose produkteve të hedhura në ankand në bazë të kuotave të emetimit, është informacion që një investitor i arsyeshëm mund ta përdorte si pjesë të bazës së vendimeve të tij ose të saj të investimeve.
Në rastin e pjesëmarrësve në tregun e kuotave të emetimit me emetime agregate ose të dhëna termike nominale në ose nën përcaktimin e pragut të vendosur në përputhje me nënparagrafin e dytë të nenit 17, paragrafi 2, informacioni në lidhje me operacionet e tyre fizike konsiderohet të mos ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në çmimin e kuotave të emetimit, të produkteve të hedhura në ankand në bazë të tyre ose të instrumenteve financiare derivative.
5. ESMA nxjerr udhëzime për të krijuar një listë treguese jo-shteruese të informacionit që në mënyrë të arsyeshme pritet ose kërkohet të zbulohet në përputhje me dispozitat ligjore apo rregullatore të legjislacionit kombëtar ose atij të BE-së, rregullat e tregut, kontratën, praktikën ose zakonet, në lidhje me tregjet përkatëse të derivateve të mallrave ose me tregjet spot të përmendura në germën "b" të paragrafit 1. ESMA i merr në konsideratë specifikat e këtyre tregjeve.
Neni 8
Abuzimi me informacionin e privilegjuar
1. Për qëllimet e kësaj rregulloreje, abuzimi me informacionin e privilegjuar ndodh kur një person zotëron informacione të brendshme dhe e përdor atë duke blerë ose shitur, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për llogari të vet ose për llogari të një pale të tretë, instrumentet financiare me të cilat lidhet ky informacion. Përdorimi i informacionit të brendshëm duke anuluar ose ndryshuar urdhrat në lidhje me instrumentet financiare me të cilat ka lidhje informacioni, kur urdhri është caktuar përpara se personi në fjalë të zotëronte informacionin e brendshëm, konsiderohet gjithashtu si abuzim me informacionin e privilegjuar. Për sa i përket ankandeve të kuotave të emetimit ose të produkteve të tjera të hedhura në ankand, të cilat organizohen në pajtim me Rregulloren (BE) nr. 1031/2010, përdorimi i informacionit të brendshëm përfshin gjithashtu dorëzimin, modifikimin ose tërheqjen e ofertës nga një person për llogari të tij ose për llogari të një pale të tretë.
2. Për qëllimet e kësaj rregulloreje, rekomandimi ose nxitja e një personi tjetër për të abuzuar me informacionin e privilegjuar, lind kur personi zotëron informacion të brendshëm dhe:
a) rekomandon, mbi bazën e këtij informacioni, që një person tjetër të blejë ose të shesë instrumentet financiare me të cilat lidhet ky informacion ose nxit këtë person për të bërë këtë blerje apo shitje, ose
b) rekomandon, mbi bazën e këtij informacioni, që një person tjetër të anulojë ose të ndryshojë urdhrin në lidhje me instrumentin financiar me të cilin lidhet ky informacion ose nxit këtë person për të bërë këtë anulim ose ndryshim.
3. Përdorimi i rekomandimeve ose nxitjeve të përmendura në paragrafin 2 përbën abuzim me informacionin e privilegjuar në kuptimin e këtij neni, nëse personi që përdor rekomandimin ose nxitjen është ose duhet të jetë në dijeni se këto bazohen në informacione të brendshme.
4. Ky nen zbatohet për çdo person që zotëron informacion të brendshëm për shkak se:
a) është anëtar i organeve administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse të emetuesit ose pjesëmarrësit në tregun e kuotave të emetimit;
b) ka pjesëmarrje në kapitalin e emetuesit ose pjesëmarrësit në tregun e kuotave të emetimit;
c) ka akses në informacion nga ushtrimi i punës, profesionit ose detyrave; ose
d) është përfshirë në veprimtari kriminale.
Ky nen zbatohet gjithashtu për çdo person që zotëron informacion të brendshëm në rrethana të ndryshme nga ato të përmendura në nënparagrafin e parë, kur ky person është ose duhet të jetë në dijeni që ky informacion është i brendshëm.
5. Në rastin e një personi juridik, në përputhje me legjislacionin kombëtar, ky nen zbatohet gjithashtu për personat fizikë që marrin pjesë në vendimin për të kryer blerjen, shitjen, anulimin ose ndryshimin e një urdhri për llogari të personit juridik në fjalë.
Neni 9
Sjellje legjitime
1. Për qëllimet e neneve 8 dhe 14, thjesht fakti se personi juridik ka ose ka pasur informacion të brendshëm nuk mjafton që të konsiderohet se ky person e ka përdorur këtë informacion dhe është përfshirë rrjedhimisht në abuzimin me informacionin e privilegjuar në bazë të një blerjeje ose shitjeje, nëse ky person juridik:
a) ka krijuar, zbatuar dhe ruajtur masa dhe procedura të brendshme të përshtatshme dhe efikase që garantojnë në mënyrë efektive që as personi fizik që ka marrë vendimin në emër të tij për të blerë apo shitur instrumentet financiare me të cilat ka lidhje informacioni as ndonjë person tjetër fizik i cili mund të ketë pasur një ndikim në këtë vendim, të mos zotërojnë informacion të brendshëm; dhe
b) nuk ka inkurajuar, rekomanduar, nxitur apo influencuar në ndonjë mënyrë tjetër personin fizik i cili ka blerë ose shitur, në emër të personit juridik, instrumente financiare me të cilat lidhet ky informacion.
2. Për qëllimet e neneve 8 dhe 14, thjesht fakti se një person ka ose ka pasur informacion të brendshëm nuk mjafton që të konsiderohet se ky person e ka përdorur këtë informacion dhe është përfshirë rrjedhimisht në abuzimin me informacionin e privilegjuar në bazë të një blerjeje ose shitjeje, nëse ky person:
a) për instrumentin financiar me të cilin ka lidhje ky informacion, është një krijues tregu ose një person i autorizuar për të vepruar si kundërpalë dhe nëse blerja ose shitja e instrumenteve financiare me të cilat ka lidhje ky informacion bëhet në mënyrë të ligjshme në rrjedhën normale të ushtrimit të funksionit të tij si krijues i tregut ose si kundërpalë për këtë instrument financiar; ose
b) është i autorizuar të ekzekutojë urdhra në emër të palëve të treta dhe nëse blerja ose shitja e instrumenteve financiare me të cilat lidhet urdhri, bëhet për të ekzekutuar këtë urdhër në mënyrë të ligjshme në rrjedhën normale të ushtrimit të punës, profesionit ose detyrave të këtij personi.
3. Për qëllimet e neneve 8 dhe 14, thjesht fakti se një person ka ose ka pasur informacion të brendshëm nuk mjafton që të konsiderohet se ky person e ka përdorur këtë informacion dhe është përfshirë rrjedhimisht në abuzimin me informacionin e privilegjuar në bazë të një blerjeje ose shitjeje, nëse ky person kryen një transaksion për blerjen ose shitjen e instrumenteve financiare dhe nëse transaksioni kryhet në përmbushje të një detyrimi në mirëbesim dhe jo për të anashkaluar ndalimin ndaj abuzimit me informacionin e privilegjuar dhe:
a) nëse detyrimi rrjedh nga një urdhër i caktuar ose marrëveshje e lidhur para se personi në fjalë të zotëronte informacion të brendshëm; ose
b) nëse transaksioni është kryer për të përmbushur një detyrim ligjor ose rregullator që ka lindur para se personi në fjalë të zotëronte informacionin e brendshëm.
4. Për qëllimet e nenit 8 dhe 14, thjesht fakti se një person ka ose ka pasur informacion të brendshëm nuk mjafton që të konsiderohet se ky person e ka përdorur këtë informacion dhe është përfshirë rrjedhimisht në abuzimin me informacionin e privilegjuar, nëse ky person e ka marrë këtë informacion të brendshëm gjatë marrjes nën kontroll ose shkrirjes me një kompani dhe e përdor atë vetëm për qëllimin e procedimit me shkrirjen ose marrjen nën kontroll, me kusht që në momentin e miratimit të shkrirjes ose pranimit të ofertës nga aksionarët e kësaj shoqërie të gjitha këto informacione të jenë bërë publike ose të mos përbëjnë më informacione të brendshme.
Ky paragraf nuk zbatohet për krijimin e kapitalit.
5. Për qëllimet e nenit 8 dhe 14, thjesht fakti se një person përdor faktin se e di që ai ka vendosur të blejë ose të shesë instrumente financiare për blerjen ose shitjen e këtyre instrumenteve financiare nuk përbën në vetvete përdorim të informacionit të brendshëm.
6. Pavarësisht paragrafëve 1 deri 5 të këtij neni, shkelja e ndalimit të abuzimit me informacionin e privilegjuar e përcaktuar në nenin 14 mund të konsiderohet ende të ketë ndodhur, nëse autoriteti kompetent del në përfundimin se ka pasur një arsye të paligjshme për urdhrat për tregtim, transaksionet ose sjelljet në fjalë.
Neni 10
Zbulimi i paligjshëm i informacionit të brendshëm
1. Për qëllimet e kësaj rregulloreje, zbulimi i paligjshëm i informacionit të brendshëm ndodh kur personi zotëron informacion të brendshëm dhe e zbulon këtë informacion tek ndonjë person tjetër, përveçse kur zbulimi bëhet gjatë ushtrimit normal të punës, profesionit ose detyrës.
Ky paragraf zbatohet për çdo person fizik dhe juridik në situatat ose rrethanat e përmendura në nenin 8, paragrafi 4.
2. Për qëllimet e kësaj rregulloreje, zbulimi i mëtejshëm i rekomandimeve ose nxitjeve të përmendura në nenin 8, paragrafi 2 përbën zbulim të paligjshëm të informacionit të brendshëm sipas këtij neni nëse personi që e zbulon këtë rekomandim ose nxitje është ose duhet të jetë në dijeni që ato bazohen në informacionin e brendshëm.
Neni 11
Sondazhet e tregut
1. Sondazhi i tregut përfshin komunikimin e informacionit, përpara shpalljes së një transaksioni, me qëllim vlerësimin e interesit të investitorëve potencialë në një transaksion të mundshëm dhe kushteve që lidhen me të, të tilla si përmasat e mundshme ose çmimi, për një ose më shumë investitorë potencialë nga:
a) një emetues;
b) një ofrues dytësor i një instrumenti financiar, në një sasi ose vlerë të tillë që transaksioni të jetë i ndryshëm nga tregtimi i zakonshëm dhe të përfshijë një metodë shitjeje të bazuar në vlerësimin paraprak të interesit të mundshëm të investitorëve potencialë;
c) një pjesëmarrës në tregun e kuotave të emetimit; ose
d) një palë e tretë që vepron në emër ose në llogari të një personi të përmendur në germën "a", "b" ose "c".
2. Pa cenuar nenin 23, paragrafi 3, zbulimi i informacionit të brendshëm tek palët që gëzojnë të drejta mbi titujt nga një person që synon të bëjë një ofertë për marrjen nën kontroll të titujve të një shoqërie ose shkrirjen me një kompani, përbën gjithashtu një sondazh tregu, me kusht që:
a) informacioni të jetë i nevojshëm për të garantuar që palët që gëzojnë të drejta mbi titujt të krijojnë një opinion në lidhje me gatishmërinë e tyre për t'i ofruar këta tituj: dhe
b) gatishmëria e palëve që gëzojnë të drejta mbi titujt për t'i ofruar ato të jetë e nevojshme për vendimin e realizimit të ofertës së marrjes nën kontroll ose të shkrirjes.
3. Përpara se të zhvillojë një sondazh të tregut, pjesëmarrësi zbulues në treg, merr veçanërisht në konsideratë faktin nëse ky sondazh përbën zbulim të informacionit të brendshëm. Pjesëmarrësi zbulues në treg i mban me shkrim të dhënat e konkluzioneve të tij dhe arsyet përkatëse. Këto të dhëna me shkrim i jepen autoritetit kompetent, me kërkesë. Ky detyrim zbatohet për çdo zbulim informacioni përgjatë sondazhit të tregut. Rrjedhimisht, pjesëmarrësi zbulues në treg i përditëson të dhënat me shkrim të përmendura në këtë paragraf.
4. Për qëllimet e nenit 10, paragrafi 1, nëse pjesëmarrësi zbulues në treg përmbush kërkesat e paragrafëve 3 dhe 5 të këtij neni, zbulimi i informacionit të brendshëm gjatë një sondazhi të tregut konsiderohet të jetë bërë gjatë ushtrimit normal të punës, profesionit ose detyrave të një personi.
5. Për qëllimet e paragrafit 4, para zbulimit të informacionit, pjesëmarrësi zbulues në treg:
a) merr miratimin e personit për të cilin synohet sondazhi i tregut për të marrë këtë informacion të brendshëm;
b) informon personin për të cilin synohet sondazhi i tregut se ndalohet përdorimi ose tentativa e përdorimit të këtij informacioni, duke blerë ose shitur, për llogari të vet ose për llogari të një pale të tretë, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, instrumentet financiare me të cilat lidhet ky informacion;
c) informon personin për të cilin synohet sondazhi i tregut se ndalohet përdorimi ose tentativa e përdorimit të këtij informacioni, duke anuluar ose ndryshuar një urdhër që është caktuar tashmë në lidhje me një instrument financiar me të cilin lidhet ky informacion; dhe
d) informon personin për të cilin synohet sondazhi i tregut se duke rënë dakord për marrjen e këtij informacioni është i detyruar ta mbajë të fshehtë atë.
Pjesëmarrësi zbulues në treg krijon dhe mban një regjistër me të gjitha informacionet që i jepen personit për të cilin synohet sondazhi i tregut, duke përfshirë informacionin e dhënë në përputhje me germat "a" deri në "d" të nënparagrafit të parë dhe identitetin e investitorëve potencialë të cilëve u është zbuluar ky informacion, duke përfshirë por pa u kufizuar me personat juridikë dhe fizikë që veprojnë në emër të investitorit potencial si dhe datën dhe orën e çdo zbulimi. Pjesëmarrësi zbulues në treg ia jep këtë regjistër autoritetit kompetent, me kërkesë.
6. Nëse informacioni që është zbuluar gjatë sondazhit të tregut nuk është më informacion i brendshëm në vlerësimin e pjesëmarrësit zbulues në treg, ky i fundit rrjedhimisht njofton marrësin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pjesëmarrësi zbulues në treg mban një regjistër me informacionet e dhëna në përputhje me këtë paragraf dhe ia dërgon ato autoritetit kompetent, me kërkesë.
7. Pavarësisht nga dispozitat e këtij neni, personi për të cilin synohet sondazhi i tregut vlerëson vetë nëse zotëron apo ndalon së zotëruari informacione të brendshme.
8. Pjesëmarrësi zbulues në treg i ruan regjistrat e përmendur në këtë nen për një periudhë prej të paktën pesë vitesh.
9. Me qëllim garantimin e harmonizimit të vazhdueshëm të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike rregullatore për përcaktimin e masave, procedurave dhe kërkesave të ruajtjes së regjistrave, në mënyrë që këta persona të përmbushin kushtet e parashikuara nga paragrafët 4, 5, 6 dhe 8.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
10. Për të garantuar kushte të njëtrajtshme të zbatimit të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike zbatuese për të specifikuar sistemet dhe modelet e njoftimit që do të përdoren nga personat për të përmbushur kushtet e përcaktuara në paragrafët 4, 5, 6 dhe 8 të këtij neni, veçanërisht formatin specifik të të dhënave të përmendura në paragrafët 4 deri 8 dhe mjetet teknike për komunikimin e duhur të informacionit të përmendur në paragrafin 6 për personin për të cilin synohet sondazhi i tregut.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2015, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
11. ESMA nxjerr udhëzime në përputhje me nenin 16 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010, drejtuar personave për të cilët synohet sondazhi i tregut, në lidhje me:
a) faktorët që këta persona duhet të marrin në konsideratë kur informacioni u zbulohet si pjesë e një sondazhi tregu në mënyrë që ata të vlerësojnë nëse informacioni përbën informacion të brendshëm;
b) hapat që këta persona duhet të ndërmarrin nëse informacioni i brendshëm u është zbuluar për të përmbushur kërkesat e neneve 8 dhe 10 të kësaj rregulloreje; dhe
c) regjistrat që këta persona duhet të mbajnë për të vërtetuar përputhshmërinë me nenet 8 dhe 10 të kësaj rregulloreje.
Neni 12
Manipulimi i tregut
1. Për qëllimet e kësaj rregulloreje, manipulimi i tregut përfshin veprimtaritë e mëposhtme:
a) hyrjen në një transaksion, caktimin e një urdhri për tregtim ose çdo sjellje tjetër e cila:
I. përçon ose ka të ngjarë të përçojë sinjale të rreme ose çorientuese në lidhje me furnizimin, kërkesën ose çmimin e një instrumenti financiar, një kontrate spot të mallrave ose një produkti të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit; ose
II. fikson ose ka të ngjarë të fiksojë, çmimin e një ose disa instrumenteve financiare, një kontrate spot të mallrave ose një produkti të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit në një nivel jonormal ose artificial;
përveç nëse personi që hyn në një transaksion, që cakton një urdhër për tregtim ose që përfshihet në ndonjë sjellje tjetër, vërteton që ky transaksion, urdhër apo sjellje është kryer për arsye të ligjshme dhe është në përputhje me praktikën e pranuar të tregut të përcaktuar në përputhje me nenin 13;
b) hyrjen në një transaksion, caktimin e një urdhri për tregtim ose çdo veprimtari ose sjellje tjetër që ndikon apo ka të ngjarë të ndikojë në çmimin e një ose disa instrumenteve financiare, të një kontrate spot të mallrave ose të një produkti të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit, që përdor pajisje fiktive apo çdo formë tjetër mashtrimi apo sajimi;
c) shpërndarjen e informacionit nëpërmjet medias, përfshirë përmes internetit ose çdo mjeti tjetër që përçon ose ka të ngjarë të përçojë sinjale të rreme ose çorientuese për furnizimin, kërkesën ose çmimin e një instrumenti financiar, një kontrate spot të mallrave ose një produkti të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit apo fikson ose ka të ngjarë të fiksojë çmimin e një ose disa instrumenteve financiare, një kontrate spot të mallrave ose një produkti të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit në një nivel jonormal ose artificial, duke përfshirë edhe përhapjen e thashethemeve, në rastin kur personi që shpërndan informacionin ka pasur dijeni ose duhet të ketë pasur dijeni se informacioni ka qenë i rremë ose çorientues;
d) përcjelljen e informacioneve të rreme ose çorientuese ose sigurimin e të dhënave të rreme ose çorientuese në lidhje me një referencë nëse personi që ka përcjellë ose siguruar të dhënat ka pasur dijeni ose duhet të ketë pasur dijeni që ato kanë qenë të rreme ose çorientuese ose çdo sjellje tjetër që manipulon llogaritjen e referencave.
2. Sjelljet e mëposhtme konsiderohen ndër të tjera si manipulim i tregut:
a) sjellja e një personi ose personave që veprojnë në bashkëpunim, për të siguruar një pozitë dominuese në furnizimin ose kërkesën për një instrument financiar, kontratë spot të mallrave ose produkte të hedhura në ankand në bazë të kuotave të emetimit, që ka apo ka të ngjarë të ketë ndikim rregullues, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në çmimet e blerjes ose shitjes ose krijon apo ka të ngjarë të krijojë kushte të tjera të padrejta tregtimi;
b) blerja ose shitja e instrumenteve financiare, në hapjen ose mbylljen e tregut, që ka apo ka të ngjarë të ketë ndikim çorientues për investitorët që veprojnë në bazë të çmimeve të paraqitura, duke përfshirë çmimet e hapjes ose mbylljes;
c) caktimi i urdhrave në një vend tregtimi, duke përfshirë çdo anulim ose modifikim të tyre, me anë të çdo mjeti të disponueshëm tregtimi, duke përfshirë edhe mjetet elektronike, siç janë strategjitë e tregtimit algoritmik dhe me frekuencë të lartë dhe që ka një nga efektet e përmendura në paragrafin 1, germa "a" ose "b":
I. duke ndërprerë ose ngadalësuar funksionimin e sistemit tregtar të vendit të tregtimit ose duke pasur të ngjarë ta bëjë këtë;
II. duke vështirësuar identifikimin nga personat e tjerë të urdhrave të mirëfillta në sistemin e tregtimit të vendit të tregtimit ose duke pasur të ngjarë të bëjë këtë, si dhe duke caktuar urdhra që rezultojnë në mbingarkimin ose destabilizimin e librit të urdhrave; ose
III. duke krijuar ose duke pasur të ngjarë të krijojë një sinjal të rremë ose çorientues për furnizimin, kërkesën ose çmimin e një instrumenti financiar, në veçanti duke caktuar urdhra për të nisur ose intensifikuar një prirje;
d) përfitimi nga aksesi rastësor apo i rregullt në median tradicionale ose elektronike përmes shprehjes së mendimit mbi një instrument financiar, kontratë spot të mallrave ose produkt të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit (ose tërthorazi për emetuesin e tij) pasi të kenë siguruar paraprakisht pozita në këtë instrument financiar, kontratë spot të mallrave ose produkt të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit dhe duke përfituar rrjedhimisht nga ndikimi i mendimeve të dhëna për çmimin e këtij instrumenti financiar, kontrate spot të mallrave ose produkti të hedhur në ankand në bazë të kuotave të emetimit, pa e bërë njëkohësisht publik këtë konflikt interesi, në mënyrë të përshtatshme dhe efikase;
e) blerja ose shitja në tregun dytësor e kuotave të emetimit ose derivateve në lidhje me to, përpara ankandit të organizuar në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1031/2010, që ndikon në palëvizshmërinë e çmimit të mbylljes të ankandit për produktet e hedhura në ankand në një nivel jonormal ose artificial ose që çorienton ofertuesit që bëjnë ofertat në ankande.
3. Për qëllimet e zbatimit të paragrafit 1, germa "a" dhe "b" dhe pa cenuar format e sjelljes të përcaktuara në paragrafin 2, shtojca I përcakton treguesit jo-shterues në lidhje me përdorimin e pajisjeve fiktive ose të ndonjë forme tjetër të mashtrimit ose të sajimit si dhe treguesit jo-shterues në lidhje me sinjalet e rreme ose çorientuese dhe fiksimin e çmimit.
4. Në rastin e një personi juridik, në përputhje me legjislacionin kombëtar, ky nen zbatohet gjithashtu për personat fizikë që marrin pjesë në vendimin për të kryer veprimtari për llogari të personit juridik në fjalë.
5. Komisioni ka kompetencën të miratojë akte të deleguara në përputhje me nenin 35, duke specifikuar treguesit e përcaktuar në shtojcën I me qëllim qartësimin e elementeve të tyre dhe marrjen parasysh të zhvillimeve teknike në tregjet financiare.
Neni 13
Praktikat e pranuara të tregut
1. Ndalimi në nenin 15 nuk zbatohet për veprimtaritë e përmendura në nenin 12, paragrafi 1, germa "a", nëse personi që hyn në një transaksion, që cakton një urdhër për tregtim ose që përfshihet në ndonjë sjellje tjetër, vërteton që ky transaksion, urdhër ose sjellje është kryer për arsye legjitime dhe në përputhje me praktikën e pranuar të tregut, siç është përcaktuar në përputhje me këtë nen.
2. Autoriteti kompetent mund të vendosë një praktikë të pranuar tregu, duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme:
a) nëse praktika e tregut siguron një nivel të konsiderueshëm transparence në treg;
b) nëse praktika e tregut garanton një nivel të lartë masash mbrojtëse për funksionimin e forcave të tregut dhe bashkëveprimin e përshtatshëm të forcave të kërkesës dhe ofertës;
c) nëse praktika e tregut ka ndikim pozitiv në likuiditetin dhe efikasitetin e tregut;
d) nëse praktika e tregut merr parasysh mekanizmin e tregtimit të tregut përkatës dhe u mundëson pjesëmarrësve në treg që të reagojnë në mënyrë dhe në kohën e duhur në situatën e re të tregut të krijuar nga kjo praktikë;
e) nëse praktika e tregut nuk rrezikon integritetin e tregjeve të lidhura drejtpërdrejtë ose tërthorazi, të rregulluara ose jo, në instrumentin përkatës financiar brenda BE-së;
f) rezultatin e hetimeve të praktikës përkatëse të tregut nga autoritetet kompetente ose nga një autoritet tjetër, veçanërisht nëse praktika përkatëse e tregut ka shkelur rregullat ose rregulloret e hartuara për të parandaluar abuzimin në treg ose kodet e sjelljes, pavarësisht nëse ka të bëjë me tregun përkatës apo tregjet e lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi brenda BE-së; dhe
g) karakteristikat strukturore të tregut përkatës, ndër të tjera, nëse është i rregulluar apo jo, llojet e instrumenteve financiare të tregtuara dhe llojin e pjesëmarrësve në treg, duke përfshirë edhe shkallën e pjesëmarrjes së investitorëve individë në tregun përkatës.
Praktika e tregut e caktuar nga një autoritet kompetent si një praktikë e pranuar në një treg të caktuar, nuk konsiderohet të jetë e zbatueshme në tregjet e tjera përveç nëse autoritetet kompetente të këtyre tregjeve të tjera e kanë pranuar këtë praktikë në përputhje me këtë nen.
3. Përpara se të caktohet një praktikë e pranuar tregu në përputhje me paragrafin 2, autoriteti kompetent njofton ESMA-n dhe autoritetet e tjera kompetente për qëllimin e tij për të caktuar një praktikë të pranuar tregu dhe siguron të dhënat e këtij vlerësimi të bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara në paragrafin 2. Ky njoftim bëhet të paktën tre muaj para se praktika e pranuar e tregut të hyjë në fuqi.
4. Dy muaj nga marrja e njoftimit, ESMA i jep autoritetit kompetent njoftues një mendim ku vlerësohet përputhshmëria e praktikës së pranuar të tregut me paragrafin 2 dhe me standardet teknike rregullatore të miratuara sipas paragrafit 7. ESMA vlerëson gjithashtu nëse besimi në tregun financiar të BE-së do të kërcënohej nga caktimi i praktikës së pranuar të tregut. Opinioni botohet në faqen e internetit të ESMA-s.
5. Nëse një autoritet kompetent cakton një praktikë të pranuar tregu në kundërshtim me mendimin e dhënë nga ESMA në përputhje me paragrafin 4, ai publikon në faqen e tij të internetit, brenda 24 orëve nga caktimi i praktikës së pranuar të tregut një njoftim që shpjegon plotësisht arsyet përkatëse, duke përfshirë arsyen se pse praktika e pranuar e tregut nuk e kërcënon besimin në tregut.
6. Nëse një autoritet kompetent konsideron se një autoritet tjetër kompetent ka caktuar një praktikë të pranuar tregut që nuk plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 2, ESMA asiston autoritetet në fjalë për të arritur një marrëveshje në përputhje me kompetencat e saj sipas nenit 19 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Nëse autoritetet kompetente nuk arrijnë një marrëveshje, ESMA mund të marrë një vendim në përputhje me nenin 19, paragrafi 3, të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
7. Për të garantuar harmonizimin e vazhdueshëm të këtij neni, ESMA duhet të hartojë draft standarde teknike rregullatore që specifikojnë kriteret, procedurën dhe kërkesat për krijimin e një praktike të pranuar të tregut sipas paragrafëve 2, 3 dhe 4 si dhe kërkesat për vazhdimin, ndërprerjen ose modifikimin e kushteve për pranimin e saj.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
8. Autoritetet kompetente rishikojnë rregullisht dhe të paktën çdo dy vjet praktikat e pranuara të tregut që kanë caktuar, në veçanti duke marrë parasysh ndryshimet e konsiderueshme në mjedisin përkatës të tregut, siç janë ndryshimet në rregullat e tregtimit ose në infrastrukturat e tregut, me synimin për të vendosur nëse do ta vazhdojnë, ndërpresin apo do të modifikojnë kushtet për pranimin e saj.
9. ESMA publikon në faqen e saj të internetit një listë të praktikave të pranuara të tregut dhe të shteteve anëtare ku ato janë të zbatueshme.
10. ESMA monitoron zbatimin e praktikave të pranuara të tregut dhe i paraqet Komisionit një raport vjetor për mënyrën e zbatimit të tyre në tregjet në fjalë.
11. Autoritetet kompetente njoftojnë ESMA-n për praktikat e pranuara të tregut që kanë caktuar, para datës 2 korrik të vitit 2014, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e standardeve teknike rregullatore të përmendura në paragrafin 7.
Praktikat e pranuara të tregut të përmendura në nënparagrafin e parë të këtij paragrafi vazhdojnë të zbatohen në shtetin anëtar në fjalë derisa autoriteti kompetent të ketë marrë një vendim lidhur me vazhdimin e kësaj praktike duke respektuar mendimin e ESMA-s në përputhje me paragrafin 4.
Neni 14
Ndalimi i abuzimit me informacionin e privilegjuar dhe i zbulimit të paligjshëm të informacionit të brendshëm
Një person nuk mund:
a) të përfshihet ose të tentojë të përfshihet në abuzimin me informacionin e privilegjuar;
b) të rekomandojë ose të nxisë një person tjetër që të përfshihet në abuzimin me informacionin e privilegjuar; ose
c) të zbulojë në mënyrë të paligjshme informacione të brendshme.
Neni 15
Ndalimi i manipulimit të tregut
Një person nuk mund të përfshihet ose të përpiqet të përfshihet në manipulimin e tregut.
Neni 16
Parandalimi dhe zbulimi i abuzimit në treg
1. Operatorët e tregut dhe shoqëritë e investimit që operojnë në një vend tregtimi krijojnë dhe mbajnë masa, sisteme dhe procedura efikase që synojnë parandalimin dhe zbulimin e abuzimit me informacionin e privilegjuar, manipulimin e tregut dhe përpjekjet për abuzimin me informacionin e privilegjuar dhe manipulimin e tregut, në përputhje me nenet 31 dhe 54 të Direktivës 2014/65/BE.
Personi i përmendur në nënparagrafin e parë i raporton pa vonesa autoritetit kompetent të vendit të tregtimit urdhrat dhe transaksionet, duke përfshirë të gjitha anulimet ose modifikimet e tyre, të cilat mund të përbëjnë abuzim me informacionin e privilegjuar, manipulim të tregut ose përpjekje për abuzimin me informacionin e privilegjuar ose manipulimin e tregut.
2. Çdo person që rregullon ose ekzekuton në mënyrë profesionale transaksionet, krijon dhe mban masa, sisteme dhe procedura efikase për zbulimin dhe raportimin e urdhrave dhe transaksioneve të dyshimta. Kur ky person dyshon me arsye se një urdhër ose transaksion në ndonjë instrument financiar, qoftë i caktuar ose i ekzekutuar në ose jashtë një vendi tregtimi, mund të përbëjë abuzim me informacionin e privilegjuar, manipulim të tregut ose përpjekje për abuzim me informacionin e privilegjuar ose manipulim të tregut, ai njofton pa vonesa autoritetin kompetent siç përmendet në paragrafin 3.
3. Pa paragjykuar nenin 22, personat që rregullojnë ose ekzekutojnë në mënyrë profesionale transaksionet i nënshtrohen rregullave të njoftimit të shtetit anëtar në të cilin janë regjistruar ose kanë selinë e tyre ose në rastin e një dege shteti anëtar ku është vendosur kjo degë. Njoftimi i drejtohet autoritetit kompetent të këtij shteti anëtar.
4. Autoritetet kompetente të përmendura në paragrafin 3 që marrin njoftimin për urdhrat dhe transaksionet e dyshimta, ia transmetojnë këto informacione menjëherë autoriteteve kompetente të vendeve të tregtimit në fjalë.
5. Me qëllim garantimin e harmonizimit e qëndrueshëm të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike rregullatore për përcaktimin e:
a) masave, sistemeve dhe procedurave përkatëse në mënyrë që personat të përmbushin kushtet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2; dhe
b) modeleve të njoftimit që do të përdoren nga personat për të përmbushur kushtet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2.
ESMA ia dorëzon Komisionit këto draft standarde teknike rregullatore, jo më vonë se 3 korriku 2016.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
KREU III
KËRKESAT PËR ZBULIMIN E INFORMACIONIT
Neni 17
Zbulimi i informacionit të brendshëm për publikun
1. Emetuesi duhet të informojë publikun sa më shpejt të jetë e mundur për informacionin e brendshëm që përbën shqetësim direkt për emetuesin.
Emetuesi duhet të sigurohet që informacioni i brendshëm bëhet publik në mënyrë të atillë që mundëson akses të shpejtë dhe vlerësim të plotë, korrekt dhe në kohë të informacionit nga publiku dhe, kur është e mundur, në mekanizmin e përcaktuar zyrtarisht që përmendet në nenin 21 të Direktivës 2004/109/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit24. Emetuesi nuk duhet ta kombinojë zbulimin e informacionit të brendshëm për publikun me marketimin e aktiviteteve të tij. Emetuesi duhet të postojë dhe mbajë në faqen e tij të internetit për një periudhë prej të paktën pesë vitesh, të gjithë informacionin e brendshëm që i kërkohet të zbulojë publikisht.
Ky nen zbatohet për emetuesit të cilët kanë kërkuar ose miratuar pranimin për tregtim të instrumenteve të tyre financiare në një treg të rregulluar në një shtet anëtar ose, në rastin e instrumenteve që tregtohen vetëm në një MTF ose një OTF, emetuesit të cilët kanë miratuar tregtimin e instrumenteve të tyre financiare në një MTF ose OTF apo që kanë kërkuar pranim për tregtim të instrumenteve të tyre financiare në një MTF në shtetin anëtar.
2. Pjesëmarrësi në tregun e të drejtave të emetimit do të zbulojë publikisht, me efikasitet dhe në kohë informacionin e brendshëm për të drejtat e emetimit që mban lidhur me biznesin e tij, duke përfshirë aktivitetet e aviacionit siç specifikohen në shtojcën I të direktivës 2003/87/KE ose instalimet sipas kuptimit të nenit 3 germa "e" të asaj direktive që zotërohen ose kontrollohen nga pjesëmarrësi në fjalë apo nga shoqëria mëmë ose shoqëritë e lidhura me të, ose për çështjet operacionale për të cilat pjesëmarrësi apo shoqëria e tij mëmë ose shoqëria e lidhur me të është përgjegjëse plotësisht ose pjesërisht. Sa i përket instalimeve, ky zbulim do të përfshijë informacionin për kapacitetin dhe shfrytëzimin e instalimeve, duke përfshirë padisponueshmërinë e planifikuar ose të paplanifikuar të këtyre instalimeve.
Paragrafi i parë nuk do të zbatohet për pjesëmarrësin në tregun e të drejtave të emetimit në rastin kur instalimet ose veprimtaritë e aviacionit që ai zotëron, kontrollon ose është përgjegjës, në vitin paraardhës kanë pasur emetime që nuk e tejkalojnë pragun minimal të dyoksidit të karbonit ekuivalent dhe, kur kryejnë aktivitete djegieje, kanë pasur energji termike nominale që nuk e tejkalon pragun minimal.
Komisioni ka kompetencën të miratojë akte të deleguara në pajtim me nenin 35 që përcakton një prag minimal të dyoksidit të karbonit ekuivalent dhe pragun minimal të energjisë termike nominale për qëllime të zbatimit të përjashtimit që parashikohet në nënparagrafin e dytë të këtij paragrafi.
3. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 35 që specifikon autoritetin kompetent për njoftimet e paragrafëve 4 dhe 5 të këtij neni.
4. Emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e të drejtave të emetimit, me përgjegjësinë e tij vetjake, mund të vonojë zbulimin e informacionit të brendshëm për publikun me kusht që të përmbushen të gjitha kushtet vijuese:
a) zbulimi i menjëhershëm ka gjasa të cenojë interesat legjitime të emetuesit ose të pjesëmarrësit në tregun e të drejtave të emetimit;
b) vonesa në zbulim nuk ka gjasa të çorientojë publikun;
c) emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e të drejtave të emetimit ka aftësi të garantojë konfidencialitetin e atij informacioni.
Në rastin e një procesi të zgjatur që ndodh në faza dhe që ka për qëllim të sjellë apo të rezultojë në rrethana të caktuara apo ngjarje të caktuara, emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e të drejtave të emetimit me përgjegjësi të tij mund të vonojë zbulimin e informacionit të brendshëm për publikun që lidhet me këtë proces, në bazë të germave "a", "b" dhe "c" të paragrafit të parë.
Në rastin kur emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e të drejtave të emetimit ka vonuar zbulimin e informacionit të brendshëm sipas këtij paragrafi, ai duhet ta informojë autoritetin kompetent të specifikuar në paragrafin 3 se zbulimi i informacionit është vonuar dhe duhet të japë një shpjegim me shkrim për mënyrën se si janë përmbushur kushtet e parashtruara në këtë paragraf, menjëherë pasi informacioni të jetë zbuluar për publikun. Përndryshe, shtetet anëtare mund të parashikojnë se regjistri i këtij shpjegimi duhet të jepet vetëm me kërkesë të autoritetit kompetent të specifikuar në paragrafin 3.
5. Me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, emetuesi i cili është institucion krediti ose institucion financiar, me përgjegjësi të tij, mund ta vonojë zbulimin e informacionit të brendshëm për publikun, duke përfshirë informacionin i cili lidhet me probleme të përkohshme likuiditeti dhe, në veçanti, me nevojën për të marrë asistencë likuiditeti të përkohshëm nga banka qendrore ose huadhënësi i fundit, me kusht që të përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme:
a) zbulimi i informacionit të brendshëm përfshin rrezikun e cenimit të stabilitetit financiar të emetuesit dhe të sistemit financiar;
b) është në interes të publikut për të vonuar zbulimin e informacionit;
c) mund të garantohet konfidencialiteti i atij informacioni; dhe
d) autoriteti kompetent i specifikuar sipas paragrafit 3 ka dhënë miratimin për këtë vonesë me kusht që të përmbushen kushtet në germat "a", "b" dhe "c".
6. Për qëllime të germave "a" deri në "d" të paragrafit 5, emetuesi duhet të njoftojë autoritetin kompetent të specifikuar në paragrafin 3 për qëllimin e tij për të vonuar zbulimin e informacionit të brendshëm dhe të japë prova se kushtet e parashtruara në pikat "a", "b" dhe "c" të paragrafit 5 janë përmbushur. Autoriteti kompetent i specifikuar sipas paragrafit 3, sipas rastit, duhet të konsultohet me bankën qendrore ose autoritetin makroprudencial, në vendin e themelimit, ose në të kundërt, me autoritetet vijuese:
a) në rastin kur emetuesi është një institucion krediti ose një firmë investimi autoriteti i caktuar në pajtim me nenin 133 paragrafi 1 të Direktivës 2013/36/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit25;
b) në raste të ndryshme nga ato të përmendura në germën "a", çdo autoritet tjetër i brendshëm përgjegjës për mbikëqyrjen e emetuesit.
Autoriteti kompetent i specifikuar në paragrafin 3 duhet të sigurojë se zbulimi i informacionit të brendshëm vonohet vetëm për një periudhë të caktuar në favor të interesit publik. Autoriteti kompetent i specifikuar sipas paragrafit 3 duhet të vlerësojë të paktën çdo javë nëse vijojnë të përmbushen kushtet që parashtrohen në germat "a", "b" dhe "c" të paragrafit 5.
Nëse autoriteti kompetent i specifikuar në paragrafin 3 nuk jep miratimin për vonesën në zbulimin e informacionit të brendshëm, emetuesi duhet ta zbulojë menjëherë informacionin e brendshëm.
Ky paragraf zbatohet për rastet kur emetuesi nuk vendos të vonojë zbulimin e informacionit të brendshëm në pajtim me paragrafin 4.
Referenca në këtë paragraf për autoritetin kompetent të specifikuar në paragrafin 3 nuk cenon aftësinë e autoritetit kompetent për të ushtruar funksionet e tij në një nga mënyrat e përmendura në nenin 23 paragrafi 1.
7. Në rastin kur zbulimi i informacionit të brendshëm është vonuar në pajtim me paragrafin 4 ose 5 dhe konfidencialiteti i atij informacioni të brendshëm nuk garantohet më, emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e të drejtave të emetimit do ta zbulojë informacionin e brendshëm për publikun sa më shpejt të jetë e mundur.
Ky paragraf përfshin situatat kur një thashethem lidhet në mënyrë eksplicite me informacionin e brendshëm, zbulimi i të cilit është vonuar në pajtim me paragrafin 4 ose 5, në rastin kur ai thashethem është mjaftueshëm i saktë për të treguar se konfidencialiteti i atij informacioni tashmë nuk është më i garantuar.
8. Në rastin kur emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e të drejtave të emetimit, ose një person i cili vepron për llogari të tyre ose në emër të tyre, zbulon ndonjë informacion të brendshëm për çdo palë të tretë gjatë veprimtarisë normale të ushtrimit të punës, profesionit ose detyrave siç përmenden në nenin 10 paragrafi 1, ata duhet ta zbulojnë informacionin plotësisht dhe me efikasitet, njëkohësisht në rastin e një zbulimi të qëllimtë, dhe menjëherë në rastin e një zbulimi të paqëllimtë. Ky paragraf nuk zbatohet nëse personi që e merr i informacionin ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit, pavarësisht nëse ky detyrim bazohet në ligj, rregullore, akt themelimi ose kontratë.
9. Informacioni i brendshëm që lidhet me emetues instrumentet financiare të të cilëve pranohen për tregtim në një treg në rritje të SME-ve, mund të postohet në faqen e internetit të vendit të tregtimit në vend të postimit në faqen e internetit të emetuesit, gjithmonë në rastet kur vendi i tregtimit e ofron këtë instrument për emetuesit në atë treg.
10. Me qëllim garantimin e kushteve uniforme të zbatimit të këtij neni, ESMA do të hartojë draft standardet teknike zbatuese për të përcaktuar:
a) mjetet teknike për zbulimin e duhur të informacionit të brendshëm siç përmendet në paragrafët 1, 2, 8 dhe 9; dhe
b) mjetet teknike për të vonuar zbulimin e informacionit të brendshëm për publikun siç përmendet në paragrafët 4 dhe 5.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2016, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
11. ESMA nxjerr udhëzime për të përcaktuar listën treguese joshteruese të interesave legjitimë të emetuesve, siç përmenden në germën "a" të paragrafit 4 dhe të situatave në të cilat vonesa në zbulimin e informacionit të brendshëm ka gjasa ta çorientojë publikun siç përmendet në germën "b" të paragrafit 4.
Neni 18
Lista e personave të brendshëm
1. Emetuesit apo çdo person i cili vepron për llogarinë e tyre ose në emër të tyre, do
a) të hartojë një listë të të gjithë personave që kanë akses në informacionin e brendshëm dhe që punojnë për ta sipas një kontrate pune, apo që kryejnë detyra përmes të cilave ata kanë akses në informacionin e brendshëm, të tillë si këshilltarë, kontabilistë ose agjencitë e vlerësimit të kredive (lista e personave të brendshëm);
b) të përditësojë siç duhet listën e personave të brendshëm në pajtim me paragrafin 4; dhe
c) t'ia japë sa më shpejt të jetë e mundur listën e personave të brendshëm autoritetit kompetent me kërkesë të këtij të fundit.
2. Emetuesit ose çdo person që vepron për llogari të tyre ose në emër të tyre, duhet të marrë të gjitha hapat e arsyeshme për të garantuar që çdo person në listën e personave të brendshëm i njeh me shkrim detyrat ligjore dhe rregullatore që përfshihen dhe është i ndërgjegjshëm për sanksionet e zbatueshme lidhur me abuzimin me informacionin e privilegjuar dhe zbulimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm.
Në rastin kur personi që vepron për llogari ose në emër të emetuesit merr përsipër detyrën e hartimit dhe përditësimit të listës së personave të brendshëm, emetuesi mban përgjegjësi të plotë për pajtueshmërinë me këtë nen. Emetuesi duhet të mbajë gjithmonë të drejtën e aksesit në listën e personave të brendshëm.
3. Lista e personave të brendshëm duhet të përfshijë të paktën:
a) identitetin e çdo personi që ka akses në informacionin e brendshëm;
b) arsyen për përfshirjen e atij personi në listën e personave të brendshëm;
c) datën dhe orën në të cilën ai persona ka marrë aksesin në informacionin e brendshëm; dhe
d) datën në të cilën është hartuar lista e personave të brendshëm.
4. Emetuesit ose çdo person që vepron për llogari të tyre ose në emër të tyre duhet ta përditësojë siç duhet listën e personave të brendshëm, duke përfshirë datën e përditësimit, sipas rrethanave vijuese:
a) në rastin kur ka ndryshim në arsyen për përfshirjen e personave që tashmë gjenden në listën e personave të brendshëm;
b) në rastin kur ka një person të ri i cili ka akses në informacionin e brendshëm dhe, si rrjedhojë, duhet të shtohet në listën e personave të brendshëm; dhe
c) në rastin kur personi pushon së pasuri akses në informacionin e brendshëm.
Çdo përditësim duhet të specifikojë datën dhe orën kur ka ndodhur ndryshimi që ka nxitur përditësimin.
5. Emetuesit ose çdo person që vepron për llogari të tyre ose në emër të tyre duhet ta mbajë listën e personave të brendshëm për një periudhë të paktën pesë vjeçare pas hartimit ose përditësimit të saj.
6. Emetuesit, instrumentet financiare të të cilëve pranohen për tregtim në një treg në rritje të SME-ve, përjashtohen nga hartimi i listës së personave të brendshëm, me kusht që të përmbushen kushtet e mëposhtme:
a) emetuesit të ketë marrë të gjitha hapat e arsyeshme për të garantuar që çdo person me akses në informacionin e brendshëm t’i njohë me shkrim detyrat ligjore dhe rregullatore që përfshihen dhe të jetë i ndërgjegjshëm për sanksionet e zbatueshme lidhur me abuzimin me informacionin e privilegjuar dhe zbulimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm; dhe
b) emetuesi të jetë në gjendje të sigurojë, me kërkesë të autoritetit kompetent, listën e personave të brendshëm.
7. Ky nen zbatohet për emetuesit të cilët kanë kërkuar ose miratuar pranimin për tregtim të instrumenteve të tyre financiare në një treg të rregulluar në një shtet anëtar ose, në rastin e një instrumenti që tregtohet vetëm në një MTF ose një OTF, emetuesit kanë miratuar tregtimin e instrumenteve të tyre financiare në një MTF ose OTF apo kanë kërkuar pranim për tregtim të instrumenteve të tyre financiare në një MTF në shtetin anëtar.
8. Paragrafët 1 deri në 5 të këtij neni zbatohen edhe për:
a) pjesëmarrësit në tregun e kuotave të emetimeve, në lidhje me informacionin e brendshëm për kuotat e emetimeve, i cili rrjedh nga operacionet fizike të pjesëmarrësit në fjalë të tregut të kuotave të emetimeve;
b) çdo platformë ankandi, drejtues ankandi dhe monitorues ankandi në lidhje me ankandet e kuotave të emetimeve ose produktet e tjera të nxjerra në ankand të bazuara në to, të cilat mbahen sipas Rregullores së Komisionit (BE) nr. 1031/2010.
9. Me qëllim garantimin e kushteve uniforme të zbatimit të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike zbatuese për përcaktimin e formatit preciz të listave të personave të brendshëm dhe të formatit të përditësimit të listave të përmendura në këtë nen.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2016, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 19
Transaksionet e administratorëve
1. Personat me përgjegjësi administruese si dhe personat e lidhur ngushtë me ta, njoftojnë emetuesin ose pjesëmarrësin në tregun e kuotave të emetimeve dhe autoritetin kompetent të përmendur në nënparagrafin e dytë të paragrafit 2:
a) në lidhje me emetuesit, për çdo transaksion të kryer për llogari të tyre, në lidhje me aksionet ose instrumentet e borxhit të emetuesit në fjalë, ose për derivativët ose instrumentet e tjera financiare të lidhura me to.
b) në lidhje me pjesëmarrësit në tregun e kuotave të emetimeve, për çdo transaksion të kryer për llogari të tyre, në lidhje me kuotat e emetimeve, produktet e ankandit ose derivativët të lidhura me to.
Këto njoftime jepen menjëherë dhe jo më vonë se tri ditë pune pas datës së transaksionit.
Nënparagrafi i parë zbatohet pasi të jetë arritur kufiri i shumës totale të transaksioneve të përcaktuar në paragrafin 8 ose 9, sipas rastit, brenda një viti kalendarik.
2. Për qëllime të paragrafit 1 dhe pa cenuar të drejtën e shteteve anëtare për të parashikuar detyrime për dhënie njoftimi të ndryshme nga ato të përmendura në këtë nen, të gjitha transaksionet e kryera për llogari të personave të përmendur në paragrafin 1 i njoftohen autoriteteve kompetente nga vetë këta persona.
Rregullat e zbatueshme për dhënien e njoftimeve, të cilat duhet të respektohen nga personat e përmendur në paragrafin 1, janë ato të shtetit anëtar ku është regjistruar emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e kuotave të emetimeve. Njoftimet i jepen autoritetit kompetent të shtetit anëtar në fjalë brenda tre ditëve pune nga data e transaksionit. Nëse emetuesi nuk është i regjistruar në një shtet anëtar, njoftimi i jepet autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës në përputhje me pikën I të nenit 2, paragrafi 1, të Direktivës 2004/109/KE ose, në mungesë të tij, i jepet autoritetit kompetent të vendit të tregtimit.
3. Emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e kuotave të emetimeve sigurohet që informacioni i përcjellë në përputhje me paragrafin 1 të bëhet publik menjëherë dhe jo më vonë se tri ditë pune pas datës së transaksionit, në një mënyrë të tillë që mundësohet aksesi i shpejtë në informacionin në fjalë, mbi baza jodiskriminuese, në përputhje me standardet teknike zbatuese të përmendura në germën "a" të nenit 17, paragrafi 10.
Emetuesi ose pjesëmarrësi në tregun e kuotave të emetimeve përdor mjete të tilla komunikimi që mund të garantojnë përhapjen efikase në publik të informacionit kudo në BE dhe, sipas rastit, ai përdor mekanizmin e përcaktuar zyrtarisht të përmendur në nenin 21 të Direktivës 2004/109/KE.
Përndryshe, legjislacioni i brendshëm mund të parashikojë që autoriteti kompetent të bëjë vetë publik informacionin.
4. Ky nen zbatohet për emetuesit, të cilët:
a) kanë kërkuar ose miratuar pranimin për tregtim të instrumenteve të tyre financiare në një treg të rregulluar; ose
b) në rastin e një instrumenti që tregtohet vetëm në një MTF ose një OTF, kanë miratuar tregtimin e instrumenteve të tyre financiare në një MTF ose OTF ose kanë kërkuar pranim për tregtim të instrumenteve të tyre financiare në një MTF.
5. Emetuesit ose pjesëmarrësit në tregun e kuotave të emetimeve njoftojnë me shkrim personin me përgjegjësi administruese për detyrimet që ka në përputhje me këtë nen. Emetuesit ose pjesëmarrësit në tregun e kuotave të emetimeve hartojnë listën e të gjithë personave me përgjegjësi administruese dhe të personave të lidhur ngushtë me ta.
Personat me përgjegjësi administruese njoftojnë me shkrim personat e lidhur ngushtë me ta për detyrimet që kanë sipas këtij neni dhe mbajnë një kopje të këtij njoftimi.
6. Njoftimi për transaksionet të përmendura në paragrafin 1 përmban informacionin si më poshtë:
a) emrin e personit;
b) arsyen e dhënies së njoftimit;
c) emrin e emetuesit përkatës ose të pjesëmarrësit në tregun e kuotave të emetimeve;
d) përshkrimin dhe identifikuesin e instrumentit financiar;
e) natyrën e transaksioneve (p.sh. blerje ose shitje), duke treguar nëse ka të bëjë me përdorimin e programeve të opsioneve të aksioneve ose me shembujt specifikë të përcaktuar në paragrafin 7;
f) datën dhe vendin e transaksionit; dhe
g) çmimin dhe volumin e transaksioneve. Në rastin e një garancie kushtet e së cilës parashikojnë ndryshimin e vlerës së saj, ky ndryshim duhet të jepet bashkë me vlerën e tij në datën e dhënies së garancisë.
7. Për qëllime të paragrafit 1, transaksionet që duhet të njoftohen, përfshijnë edhe:
a) lënien si garanci ose huadhënien e instrumenteve financiare nga ose në emër të një personi me përgjegjësi administruese ose të personit të lidhur ngushtë me të, siç përmendet në paragrafin 1;
b) transaksionet e ndërmarra nga personat që organizojnë ose ekzekutojnë transaksione me profesionalizëm ose nga një person tjetër në emër të një personi me përgjegjësi administruese ose nga një person të lidhur ngushtë me të, siç përmendet në paragrafin 1, duke përfshirë rastet e ushtrimit të diskrecionit;
c) transaksionet e kryera sipas policës së sigurimit të jetës, të parashikuar në Direktivën 2009/138/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit26, kur:
I. mbajtësi i policës është një person me përgjegjësi administruese ose një person i lidhur ngushtë me të, siç përmendet në paragrafin 1,
II. risku i investimit mbulohet nga mbajtësi i policës dhe
III. mbajtësi i policës ka kompetencën ose diskrecionin të marrë vendime investimi lidhur me instrumentet specifike në policën në fjalë të sigurimit të jetës ose të kryejë transaksionet në lidhje me instrumentet specifike për policën në fjalë të sigurimit të jetës.
Për qëllime të germës "a", nuk është e nevojshme të bëhet e ditur garancia ose një interes i ngjashëm sigurie i instrumenteve financiare në lidhje me depozitimin e instrumenteve financiare në një llogari në kujdestari, përveç nëse dhe për sa kohë që garancia në fjalë ose interesi tjetër i sigurisë ka për qëllim sigurimin e një strukture të veçantë krediti.
Për sa kohë që mbajtësit të policës së kontratës së sigurimit i kërkohet të njoftojë për transaksionet sipas këtij paragrafi, shoqëria e sigurimeve nuk ka detyrimin për të njoftuar.
8. Paragrafi 1 zbatohet për çdo transaksion vijues pasi të jetë arritur shuma totale prej 5000 euro brenda një viti kalendarik. Kufiri prej 5000 euro llogaritet duke shtuar të gjitha transaksionet jo të netuara të përmendura në paragrafin 1.
9. Autoriteti kompetent mund të vendosë të rrisë kufirin e përcaktuar në paragrafin 8 deri në 20 000 euro dhe duhet të informojë ESMA-n për vendimin e tij dhe arsyet për marrjen e vendimit, duke iu referuar në mënyrë specifike kushteve të tregut për të miratuar kufirin më të lartë përpara zbatimit të vendimit. ESMA publikon në faqen e saj të internetit listën e kufijve që zbatohen në përputhje me këtë nen dhe arsyet e dhëna nga autoritetet kompetente për kufijtë në fjalë.
10. Ky nen zbatohet edhe për transaksionet e kryera nga personat me përgjegjësi administruese në çdo platformë ankandi, drejtues ankandi ose monitorues ankandi të përfshirë në ankandet e mbajtura në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1031/2010 dhe për personat e lidhur ngushtë me ta, për sa kohë që transaksionet e tyre kanë të bëjnë me kuotat e emetimeve, derivativët e tyre ose produktet e nxjerra në ankand të bazuara në to. Për transaksionet e tyre këta persona njoftojnë platformën përkatëse të ankandit, drejtuesin e ankandit dhe monitoruesin e ankandit dhe, sipas rastit, autoritetin kompetent ku është regjistruar platforma e ankandit, drejtuesi ose monitoruesi i ankandit, sipas rastit. Informacioni që përcillet në këtë mënyrë, bëhet publik nga platformat e ankandit, drejtuesit e ankandit, monitoruesi i ankandit ose autoriteti kompetent në përputhje me paragrafin 3.
11. Pa cenuar nenet 14 dhe 15, personi me përgjegjësi administruese në strukturën e një emetuesi nuk do të kryejë asnjë transaksion për llogari të vet ose për llogari të një pale të tretë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në lidhje me aksionet ose instrumentet e borxhit të emetuesit ose në lidhje me derivativët ose instrumentet e tjera financiare të lidhura me to, gjatë një periudhe të mbyllur prej 30 ditësh kalendarike përpara shpalljes së një raporti financiar të përkohshëm ose të një raporti fundviti që emetuesi është i detyruar ta bëjë publik sipas:
a) rregullave të vendit të tregtimit ku janë pranuar për tregtim aksionet e emetuesit; ose
b) legjislacionit të brendshëm.
12. Pa cenuar nenet 14 dhe 15, emetuesi mund të lejojë brenda strukturës së tij që një person me përgjegjësi administruese të kryejë tregti për llogari të vet ose për llogari të një pale të tretë, gjatë një periudhe të mbyllur siç përmendet në paragrafin 11, qoftë:
a) rast pas rasti, për shkak të ekzistencës së rrethanave të jashtëzakonshme, të tilla si vështirësi të rënda financiare, të cilat kërkojnë shitjen e menjëhershme të aksioneve; ose
b) për shkak të karakteristikave të tregtimit përkatës për transaksionet e kryera ose të lidhura me një skemë të aksioneve ose kursimeve të punonjësve, kualifikimit ose të drejtës së aksioneve ose transaksioneve ku interesi i përfitimit në sigurinë përkatëse nuk ndryshon.
13. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 35 që specifikon rrethanat sipas së cilave mund të lejohet tregtimi nga emetuesi gjatë një periudhe të mbyllur, siç përmendet në paragrafin 12, duke përfshirë rrethanat që do të konsideroheshin të jashtëzakonshme dhe llojet e transaksionit që do të arsyetonin lejen për tregtim.
14. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara në përputhje me nenin 35, që specifikon llojet e transaksioneve që do të nxiste kërkesën e përmendur në paragrafin 1.
15. Për të garantuar zbatimin uniform të paragrafit 1, ESMA harton draft standarde teknike zbatuese për formatin dhe modelin në të cilin do të përcillet dhe do të bëhet publik informacioni i përmendur në paragrafin 1.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2015, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 20
Rekomandimet dhe statistikat e investimeve
1. Personat që bëjnë ose shkëmbejnë rekomandime për investime ose informacione të tjera që rekomandojnë ose sugjerojnë një strategji investimi, duhet të tregojnë kujdesin e arsyeshëm në mënyrë që ky informacion të prezantohet në mënyrë objektive dhe të paraqesë interesat e tyre ose të identifikojë konfliktet e interesit në lidhje me instrumentet financiare me të cilat lidhet informacioni.
2. Institucionet publike që shpërndajnë statistika ose parashikime të cilat kanë gjasa të kenë një ndikim të konsiderueshëm në tregjet financiare, duhet t’i shpërndajnë ato në mënyrë objektive dhe transparente.
3. Për të garantuar harmonizimin e vazhdueshëm të këtij neni, ESMA harton draft standarde teknike rregullatore për të përcaktuar masat teknike për kategoritë e personave të përmendur në paragrafin 1, për prezantimin objektiv të rekomandimeve të investimit dhe të informacioneve të tjera që rekomandojnë ose sugjerojnë një strategji investimi si dhe për dhënien e informacionit për interesa të veçanta ose identifikime të konflikteve të interesit.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohet kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Masat teknike të përcaktuara në standardet teknike rregullatore të përmendura në paragrafin 3 nuk zbatohen për gazetarët të cilët janë subjekt i një rregullimi të përshtatshëm përkatës në një shtet anëtar, duke përfshirë vetërregullimin ekuivalent të përshtatshëm, me kusht që një rregullim i tillë të arrijë efekte të ngjashme me ato të masave teknike. Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e këtij rregullimi ekuivalent të përshtatshëm.
Neni 21
Përhapja dhe shpërndarja e informacionit në media
Për qëllime të nenit 10, nenit 12, paragrafi 1, germa "c" dhe nenit 20, nëse informacioni përhapet ose shpërndahet dhe nëse rekomandimet jepen ose shpërndahen për qëllime gazetarie ose formash të tjera të shprehjes në media, një përhapje apo shpërndarje e tillë e informacionit vlerësohet duke marrë parasysh rregullat që rregullojnë lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në mediat e tjera si dhe rregullat ose kodet që rregullojnë profesionin e gazetarëve, përveç nëse:
a) personat në fjalë ose personat e lidhur ngushtë me ta, përftojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një avantazh ose fitime nga përhapja ose shpërndarja e informacionit në fjalë; ose
b) përhapja ose shpërndarja bëhet me synimin për të çorientuar tregun në lidhje me furnizimin, kërkesën ose çmimin e instrumenteve financiare.
KREU IV
ESMA DHE AUTORITETET KOMPETENTE
Neni 22
Autoritetet kompetente
Pa cenuar kompetencat e autoriteteve juridike, çdo shtet anëtar cakton një autoritet kompetent të vetëm administrativ për qëllimet e kësaj direktive. Për sa më lart, shtetet anëtare informojnë Komisionin, ESMA-n dhe autoritetet e tjera kompetente të shteteve anëtare. Autoriteti kompetent garanton zbatimin e dispozitave të kësaj rregulloreje në territorin e tij, lidhur me masat e marra në të dhe për masat e marra jashtë territorit të tij lidhur me instrumentet e pranuara për tregtim në një treg të rregulluar, për të cilat është bërë një kërkesë për pranim tregtimi në një treg të tillë, të nxjerra në ankand në platformën e ankandit ose të cilat tregtohen në një MTF ose OTF ose për të cilat është bërë një kërkesë për tregtim në një MTF që operon brenda territorit të tij.
Neni 23
Kompetencat e autoriteteve kompetente
1. Autoritetet kompetente i ushtrojnë funksionet dhe kompetencat e tyre në një nga mënyrat e mëposhtme:
a) në mënyrë të drejtpërdrejtë;
b) në bashkëpunim me autoritete të tjera ose me ndërmarrje të tregut;
c) duke ua deleguar ato këtyre autoriteteve ose ndërmarrjeve të tregut, nën përgjegjësinë e tyre;
d) duke aplikuar tek autoritetet kompetente gjyqësore.
2. Për të përmbushur detyrat e tyre sipas kësaj rregulloreje, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, autoritetet kompetente kanë së paku kompetencat mbikëqyrëse dhe hetimore si më poshtë:
a) të aksesojnë të gjitha dokumentet dhe të dhënat e çfarëdolloji dhe të marrin ose të zotërojnë një kopje të tyre;
b) të kërkojnë informacion nga çdo person, duke përfshirë edhe ata që përfshihen në përcjelljen e urdhrave apo kryerjen e veprimeve përkatëse, si dhe drejtorët e tyre, dhe nëse është e nevojshme, të thërrasin dhe pyesin këta persona për të marrë informacione;
c) në lidhje me derivatet e mallrave, të kërkojnë informacion nga pjesëmarrësit e tregut në tregjet përkatëse spot sipas formateve të standardizuara, të marrin raporte për transaksionet dhe të kenë akses të drejtpërdrejtë në sistemet e tregtarëve;
d) të kryejnë inspektime dhe hetime në terren në vende të ndryshme nga banesat private të personave fizikë;
e) në përputhje me nënparagrafin e dytë, të hyjnë në ambientet e personave fizikë dhe juridikë me qëllim konfiskimin e dokumenteve dhe të dhënave në çdo formë, në rastin kur ka dyshime të arsyeshme se dokumentet ose të dhënat që kanë të bëjnë me rëndësinë e çështjes së inspektimit ose hetimit mund të jenë relevante për të provuar një rast të abuzimit me informacionet e privilegjuara apo të manipulimit të tregut që bie në kundërshtim me këtë rregullore;
f) të paraqesin çështje për hetim penal;
g) të kërkojnë regjistrimet ekzistuese të bisedave telefonike, komunikimet elektronike ose regjistrimet e qarkullimit të të dhënave të ruajtura nga shoqëritë e investimit, institucionet kredituese ose financiare;
h) të kërkojnë regjistrimet ekzistuese të qarkullimit të të dhënave, për aq kohë sa lejohet nga e drejta e brendshme, të cilat ruhen nga operatori i telekomunikacioneve, në rastin kur ka dyshime të arsyeshme për shkelje, dhe në rastin kur këto regjistra kanë rëndësi për hetimin lidhur me shkeljet e germës "a" ose "b" të nenit 14 ose 15;
i) të kërkojnë bllokimin ose sekuestrimin e aktiveve, ose të dyja bashkë;
j) të pezullojnë tregtimin e instrumenteve financiarë përkatës;
k) të kërkojnë ndërprerjen e përkohshme të çdo praktike që autoriteti kompetent e konsideron në kundërshtim me këtë rregullore;
l) të vendosin ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë profesionale; dhe
m) të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar që publiku të informohet saktë, ndër të tjera, duke korrigjuar informacionin e rremë ose çorientues, si dhe duke i kërkuar lëshuesit ose një personi tjetër që ka publikuar ose shpërndarë informacion të rremë ose çorientues që të publikojë një deklaratë korrigjuese.
Nëse, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, nevojitet autorizimi paraprak nga autoriteti gjyqësor i shtetit anëtar përkatës për të hyrë në mjediset e personave fizikë dhe juridikë të përmendur në germën "e" të nënparagrafit të parë, kompetencat e përmendura në këtë germë do të ushtrohen vetëm pas marrjes së këtij autorizimi paraprak.
3. Shtetet anëtare garantojnë caktimin e masave të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet kompetente të kenë të gjitha kompetencat mbikëqyrëse dhe hetimore të nevojshme për të kryer detyrat e tyre.
Kjo rregullore nuk cenon ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të miratuara në lidhje me ofertat e marrjes nën kontroll, transaksionet e përqendrimit dhe transaksionet e tjera që ndikojnë në pronësinë ose kontrollin e shoqërive të rregulluara nga autoritetet mbikëqyrëse të caktuara nga shtetet anëtare në përputhje me nenin 4 të Direktivës 2004/25/KE, të cilat përveç kërkesave të kësaj rregulloreje vendosin dhe kërkesa të tjera.
4. Personi që i vë në dispozicion autoritetit kompetent informacion në pajtim me këtë rregullore nuk konsiderohet se shkel ndonjë kufizim për dhënien e informacionit, i vendosur me kontratë ose nga ndonjë dispozitë ligjore, rregulluese ose administrative dhe nuk e ngarkon personin që njofton me asnjë përgjegjësi të çdo lloji që ka të bëjë me një njoftim të tillë.
Neni 24
Bashkëpunimi me ESMA
1. Për qëllime të kësaj rregulloreje, autoritetet kompetente bashkëpunojnë me ESMA-n në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1095/2010.
2. Autoritetet kompetente, pa vonesa, i sigurojnë ESMA-s të gjithë informacionin e nevojshëm për kryerjen e detyrave të saj, në përputhje me nenin 35 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
3. Për të garantuar kushte uniforme të zbatimit të këtij neni, ESMA mund të përgatisë draft standarde teknike zbatuese për të përcaktuar procedurat dhe mënyrat e shkëmbimit të informacionit të përmendur në paragrafin 2.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2016, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 25
Detyrimi i bashkëpunimit
1. Autoritetet kompetente bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe me ESMA, kur është e nevojshme për qëllimet e kësaj rregulloreje, përveç rasteve kur zbatohet një nga përjashtimet e paragrafit 2. Autoritetet kompetente u ofrojnë ndihmën e tyre autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare dhe ESMA-s. Në veçanti, ato shkëmbejnë informacion pa vonesa të panevojshme dhe bashkëpunojnë në veprimtaritë hetimore, mbikëqyrëse dhe zbatuese.
Detyrimi për të bashkëpunuar dhe asistuar i përcaktuar në nënparagrafin e parë zbatohet edhe për Komisionin në lidhje me shkëmbimin e informacionit që ka të bëjë me mallrat që janë produkte bujqësore të renditura në shtojcën I të TFBE.
Autoritet kompetente dhe ESMA bashkëpunojnë në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1095/2010, dhe në veçanti me nenin 35 të saj.
Nëse shtetet anëtare zgjedhin, në përputhje me nenin 30, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë, përcaktimin e sanksioneve penale për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje të përmendura në këtë nen, ato garantojnë caktimin e masave të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet kompetente të kenë të gjitha kompetencat e nevojshme të bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore brenda juridiksionit të tyre për marrjen e informacionit specifik në lidhje me hetimet penale ose procedimet e nisura për shkeljet e mundshme të kësaj rregulloreje dhe i sigurojnë po këtë informacion autoriteteve të tjera kompetente dhe ESMA-s, me qëllim përmbushjen e detyrimit të tyre për bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ESMA-n, për qëllime të kësaj rregulloreje.
2. Autoriteti kompetent mund të refuzojë veprimin sipas kërkesës për dhënie informacioni ose për të bashkëpunuar në një hetim vetëm në rrethanat përjashtimore si më poshtë, përkatësisht kur:
a) komunikimi i informacionit në fjalë mund të ndikojë negativisht në sigurinë e shtetit anëtar të cilit i drejtohet, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera të rënda;
b) përmbushja e kërkesës ka të ngjarë të ndikojë negativisht në hetimin e vet, aktivitetet e zbatimit ose, sipas rastit, në një hetim penal;
c) është nisur tashmë një proces gjyqësor të lidhje me të njëjtat veprime dhe kundër të njëjtëve persona përpara autoriteteve të shtetit anëtar të cilit i drejtohet; ose
d) është dhënë një vendim i formës së prerë në lidhje me këta persona për të njëjtat veprime në shtetin anëtar të cilit i drejtohet.
3. Autoritetet kompetente dhe ESMA bashkëpunojnë me Agjencinë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë Elektrike (ACER), e krijuar në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 713/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit27, si dhe me autoritetet rregullatore kombëtare të shteteve anëtare për të garantuar një qasje të koordinuar për zbatimin e rregullave përkatëse, në rastet kur transaksionet, urdhrat për tregtim apo veprimet ose sjelljet e tjera që kanë të bëjnë me një ose më shumë instrumente për të cilat zbatohet kjo rregullore dhe gjithashtu për një ose më shumë produkte energjetike të tregtuara me shumicë për të cilat zbatohet neni 3, 4 dhe 5 i Rregullores (BE) nr. 1227/2011. Autoritetet kompetente marrin në konsideratë karakteristikat specifike të përkufizimeve të nenit 2 të Rregullores (BE) nr. 1227/2011 dhe dispozitat e nenit 3, 4 dhe 5 të Rregullores (BE) nr. 1227/2011 kur zbatojnë nenet 7, 8 dhe 12 të kësaj rregulloreje për instrumentet financiare që kanë të bëjnë me produktet energjetike të tregtuara me shumicë.
4. Autoritet kompetente japin menjëherë çdo informacion që u kërkohet për qëllimet e përcaktuara në paragrafin 1.
5. Kur një autoritet kompetent është i bindur që ndërmerren, apo janë ndërmarrë veprime në kundërshtim me dispozitat e kësaj rregulloreje, brenda territorit të një shteti tjetër anëtar apo që këto veprime po cenojnë instrumentet financiare të tregtuara në vend tregtimi që gjendet në një shtet tjetër anëtar, ai njofton në mënyrë sa më specifike autoritetin kompetent të shtetit tjetër anëtar dhe ESMA-n për këtë fakt, dhe për produktet energjetike të tregtuara me shumicë, njofton ACER. Autoritetet kompetente të shteteve të ndryshme anëtare të përfshira konsultohen me njëri-tjetrin dhe ESMA, dhe për produktet energjetike të tregtuara me shumicë konsultohen me ACER, për të marrë masat e duhura dhe për të informuar njëra-tjetrën për zhvillimet e rëndësishme të përkohshme. Ato i koordinojnë veprimet e tyre, me qëllim që të shmangen dublikimet dhe mbivendosjet e mundshme kur zbatohen sanksionet administrative dhe masat e tjera administrative për rastet ndërkufitare në përputhje me nenet 30 dhe 31 dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në zbatimin e vendimeve të tyre.
6. Autoriteti kompetent i një shteti anëtar mund të kërkojë ndihmë nga autoriteti kompetent i një shteti tjetër anëtar në lidhje me inspektimet ose hetimet në terren.
Autoriteti kompetent që kërkon ndihmë mund të informojë ESMA-n për çdo kërkesë të përmendur në nënparagrafin e parë. Në rastin e një hetimi ose një inspektimi me efekt ndërkufitar, ESMA, nëse i kërkohet nga ndonjë prej autoriteteve kompetente, koordinon hetimin ose inspektimin.
Nëse autoriteti kompetent merr një kërkesë nga autoriteti kompetent i një shteti tjetër anëtar për të kryer një inspektim ose hetim në terren, ai mund të veprojë si më poshtë:
a) kryen vetë inspektimin ose hetimin në terren;
b) i mundëson autoritetit kompetent që ka paraqitur kërkesën pjesëmarrjen në inspektimin ose hetimin në terren;
c) i mundëson autoritetit kompetent që ka paraqitur kërkesën të kryejë vetë inspektimin ose hetimin në terren;
d) cakton auditues ose ekspertë për kryerjen e inspektimit ose hetimit në terren;
e) ndan detyrat specifike për veprimtaritë mbikëqyrëse me autoritetet e tjera kompetente.
Autoritetet kompetente gjithashtu mund të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente të shteteve të tjera anëtare, në lidhje me rikuperimin e gjobave.
7. Pa cenuar nenin 258 të Traktatit, autoriteti kompetent, kërkesa për informacion ose ndihmë e të cilit, në pajtim me paragrafët 1, 3, 4 dhe 5, nuk shqyrtohet brenda një kohe të arsyeshme apo refuzohet, mund ta sjellë këtë refuzim ose mosveprim në vëmendjen e ESMA-s brenda një periudhe kohore të arsyeshme.
Në situata të tilla, ESMA mund të veprojë në përputhje me nenin 19 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010, pa cenuar përgjegjësinë e ESMA-së për të vepruar në përputhje me nenin 17 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
8. Autoritetet kompetente bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion me autoritetet rregullatore përkatëse kombëtare dhe të vendeve të treta përgjegjëse për tregjet spot në rastet kur kanë baza të arsyeshme për të dyshuar se po kryhen ose se janë kryer veprime që përbëjnë abuzim me informacionet e privilegjuara, zbulim të paligjshëm të informacionit ose manipulim tregu në kundërshtim me këtë rregullore. Me anë të këtij bashkëpunimi sigurohet një përmbledhje e konsoliduar e tregjeve financiare dhe të çastit, zbulohen dhe vendosen sanksionet për abuzimet në tregjet e ndryshme dhe ato ndërkufitare.
Në lidhje me kuotat e emetimeve, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit të parashikuar në nënparagrafin e parë sigurohet edhe me:
a) monitoruesin e ankandit, në lidhje me ankandet e kuotave të emetimeve ose produktet e tjera të hedhura në ankand të bazuara në to, të mbajtura në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1031/2010; dhe
b) autoritetet kompetente, administratorët e regjistrave, si dhe Administratorin Qendror dhe organet e tjera publike të ngarkuara me mbikëqyrjen e përputhjes sipas Direktivës 2003/87/KE.
ESMA kryen rol lehtësues dhe koordinues në lidhje me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve kompetente dhe autoriteteve rregullatore në shtetet e tjera anëtare dhe vendet e treta. Sipas rastit, autoritetet kompetente lidhin marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet rregullatore të vendeve të treta përgjegjëse për tregjet përkatëse të çastit në përputhje me nenin 26.
9. Për të garantuar kushte uniforme të zbatimit të këtij neni, ESMA mund të përgatisë draft standarde teknike zbatuese për të përcaktuar procedurat dhe mënyrat e shkëmbimit të informacionit dhe ndihmës të përmendur në këtë nen.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2016, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 26
Bashkëpunimi me vendet e treta
1. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare, sipas rastit, lidhin marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet mbikëqyrëse të vendeve të treta për shkëmbimin e informacionit me autoritetet mbikëqyrëse të vendeve të treta dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo rregullore në vendet e treta. Këto marrëveshje bashkëpunimi sigurojnë së paku një shkëmbim efikas të informacionit që u mundëson autoriteteve kompetente të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me këtë rregullore.
Autoriteti kompetent informon ESMA dhe autoritetet e tjera kompetente për rastet kur propozon lidhjen e këtyre marrëveshjeve.
2. ESMA, sipas rastit, lehtëson dhe koordinon zhvillimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kompetente dhe autoriteteve mbikëqyrëse përkatëse të vendeve të treta.
Për të siguruar harmonizimin e vazhdueshëm të këtij neni, ESMA duhet të hartojë draft standardet teknike rregullatore që përmbajnë një dokument model për marrëveshjet e bashkëpunimit që duhet të përdoren nga autoritetet kompetente të shteteve anëtare, kur është e mundur.
ESMA, jo më vonë se 3 korriku 2015, i dorëzon Komisionit draft standardet teknike rregullatore.
Komisionit i delegohen kompetenca për të miratuar standardet teknike rregullatore të përmendura në nënparagrafin e dytë, në përputhje me nenet 10 deri në 14 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Gjithashtu, ESMA, sipas rastit, lehtëson dhe koordinon shkëmbimin ndërmjet autoriteteve kompetente të informacionit të marrë nga autoritetet mbikëqyrëse të vendeve të treta që mund të jetë relevant për marrjen e masave sipas neneve 30 dhe 31.
3. Autoritetet kompetente lidhin marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit me autoritetet mbikëqyrëse të vendeve të treta vetëm kur informacioni i nxjerrë i nënshtrohet garancive të sekretit profesional, të cilat janë të paktën të barasvlershme me ato të përcaktuara në nenin 27. Shkëmbimi i këtij informacioni kryhet me qëllim të performancës së detyrës së këtyre autoriteteve kompetente.
Neni 27
Sekreti profesional
1. Çdo informacion konfidencial i marrë, i shkëmbyer ose i transmetuar sipas kësaj rregulloreje i nënshtrohet kushteve të sekretit profesional të përcaktuara në paragrafët 2 dhe 3.
2. I gjithë informacioni i shkëmbyer mes autoriteteve kompetente sipas kësaj rregulloreje në lidhje me kushtet operacionale ose të biznesit dhe çështjet e tjera ekonomike ose personale konsiderohet konfidencial dhe i nënshtrohet kërkesave të sekretit profesional, përveç kur autoriteti kompetent deklaron në momentin e komunikimit të këtij informacioni se ky informacion mund të jepet ose rastet kur dhënia e këtij informacioni është e nevojshme për procedurat gjyqësore.
3. Detyrimi për ruajtjen e sekretit profesional zbatohet për të gjithë personat që punojnë ose kanë punuar më parë për autoritetin kompetent apo për çdo autoritet apo ndërmarrje tregtare, të cilës autoriteti kompetent i ka deleguar kompetencat, duke përfshirë audituesit dhe ekspertët e kontraktuar nga autoriteti kompetent. Informacioni i mbuluar nga sekreti profesional nuk mund t’i jepet një personi apo autoriteti tjetër përveçse në përputhje me dispozitat e përcaktuara nga legjislacioni i brendshëm ose i BE-së.
Neni 28
Mbrojtja e të dhënave
Për sa i përket përpunimit të të dhënave personale në kuadër të kësaj rregulloreje, autoritetet kompetente i kryejnë detyrat e tyre për qëllimet e kësaj rregulloreje në përputhje me ligjet, rregullat ose dispozitat administrative kombëtare që transpozojnë Direktivën 95/46/KE. Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në kuadër të kësaj rregulloreje, ESMA vepron në përputhje me dispozitat e Rregullores (KE) nr. 45/2001.
Të dhënat personale ruhen për një periudhë maksimale prej pesë vjetësh.
Neni 29
Dhënia e të dhënave personale ndaj vendeve të treta
1. Autoriteti kompetent i një shteti anëtar mund të transferojë të dhënat personale në një vend të tretë, vetëm rast pas rasti dhe me kusht që të përmbushen kërkesat e Direktivës 95/46/KE. Autoriteti kompetent sigurohet që transferimi të jetë i domosdoshëm për qëllimet e kësaj rregulloreje dhe që vendi i tretë të mos i transferojë të dhënat në një vend tjetër të tretë, përveç nëse i jepet autorizim i shprehur me shkrim dhe nëse diçka e tillë është në përputhje me kushtet e përcaktuara nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar.
2. Autoriteti kompetent i një shteti anëtar i jep autoritetit mbikëqyrës të një vendi të tretë të dhënat personale të marra nga një autoritet kompetent i një tjetër shteti anëtar vetëm kur autoriteti kompetent i shtetit anëtar në fjalë ka marrë shprehimisht pëlqimin e autoritetit kompetent që ka transmetuar të dhënat dhe, sipas rastit, këto të dhëna jepen vetëm për qëllimet që autoriteti kompetent ka dhënë pëlqimin e tij.
3. Kur marrëveshja e bashkëpunimit parashikon shkëmbimin e të dhënave personale, ajo duhet të jetë në përputhje me ligjet, rregullat ose dispozitat administrative kombëtare që transpozojnë Direktivën 95/46/KE.
KREU V
MASAT DHE SANKSIONET ADMINISTRATIVE
Neni 30
Sanksionet administrative dhe masat e tjera administrative
1. Pa cenuar sanksionet penale dhe kompetencat mbikëqyrëse të autoriteteve kompetente në përputhje me nenin 23, shtetet anëtare, në përputhje me legjislacionin e brendshëm parashikojnë që autoritetet kompetente të kenë kompetenca për të marrë dhe vendosur sanksione dhe masa të tjera administrative të përshtatshme, të paktën për shkeljet e mëposhtme:
a) shkeljen e nenit 14 dhe 15, nenit 16, paragrafi 1 dhe 2, nenit 17, paragrafi 1, 2, 4, 5, dhe 8, nenit 18, paragrafi 1 deri në 6, nenit 19, paragrafi 1, 2, 3, 5, 6, 7 dhe 11 dhe nenit 20, paragrafi 1; dhe
b) mungesën e bashkëpunimit ose mospërputhjen, në lidhje me hetimin, inspektimin ose me kërkesën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2.
Shtetet anëtare mund të vendosin parashikimin e rregullave për sanksionet administrative që përmenden në nënparagrafin e parë, kur shkeljet e përmendura në germën "a" ose "b" të këtij nënparagrafi tashmë u nënshtrohen sanksioneve penale të parashikuara në legjislacionin e tyre të brendshëm deri më 3 korrik 2016. Kur marrin këtë vendim, shtetet anëtare informojnë Komisionin dhe ESMA-n me detaje për pjesët përkatëse të legjislacionit të tyre penal.
Deri më 3 korrik 2016, shtetet anëtare i njoftojnë me detaje Komisionit dhe ESMA-s rregullat e përmendura në nënparagrafin e parë dhe të dytë. Ato i njoftojnë menjëherë Komisionit dhe ESMA-s çdo ndryshim të mëtejshëm të tyre.
2. Shtetet anëtare, në përputhje me legjislacionin kombëtar, sigurohen që autoritetet kompetente të kenë të drejtën të vendosin të paktën sanksionet administrative në vijim dhe të marrin të paktën masat e mëposhtme administrative në rastet e shkeljeve të përmendura në germën "a" të nënparagrafit të parë të paragrafit 1:
a) urdhrin që kërkon pushimin e sjelljes së personit përgjegjës për shkeljen dhe mospërsëritjen e kësaj sjelljeje;
b) garantimin e të ardhurave të fituara ose humbjeve të shmangura për shkak të shkeljes, për aq kohë sa mund të përcaktohen;
c) një paralajmërim publik, i cili tregon personin përgjegjës për shkeljen dhe natyrën e shkeljes;
d) tërheqjen ose pezullimin e autorizimit të një shoqërie investimi;
e) një përjashtim të përkohshëm nga ushtrimi i funksioneve drejtuese në një shoqëri investimi i çdo personi me përgjegjësi drejtuese në një shoqëri investimi ose i çdo personi tjetër fizik, i cili është përgjegjës për shkeljet;
f) në rastin e shkeljeve të përsëritura të nenit 14 ose 15, një përjashtim të përhershëm nga ushtrimi i funksioneve drejtuese në një shoqëri investimi i çdo personi me përgjegjësi drejtuese në një shoqëri investimi ose i çdo personi tjetër fizik, i cili është përgjegjës për shkeljet;
g) një përjashtim të përkohshëm nga ushtrimi për llogari të vet, në një shoqëri investimi, të çdo personi me përgjegjësi drejtuese në një shoqëri investimi ose i çdo personi tjetër fizik, i cili është përgjegjës për shkeljet;
h) sanksionet administrative në formë gjobe maksimale me vlerë monetare të paktën deri në trefishin e shumës së fitimeve të marra ose humbjeve të shmangura për shkak të shkeljes, kur këto mund të përcaktohen;
i) në rastin e personave fizikë, sanksionet administrative në formë gjobe maksimale prej të paktën:
I. 5 000 000 euro për shkeljet e nenit 14 dhe 15, ose në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga euro, vlerën korresponduese në monedhën kombëtare më 2 korrik 2014;
II. 1 000 000 euro për shkeljet e nenit 16 dhe 17, ose në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga euro, vlerën korresponduese në monedhën kombëtare më 2 korrik 2014; dhe
III. 500 000 euro për shkeljet e nenit 18, 19 dhe 20, ose në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga euro, vlerën korresponduese në monedhën kombëtare më 2 korrik 2014; dhe
j) në rastin e personave juridikë, sanksionet administrative në formë gjobe maksimale prej të paktën:
I. 15 000 000 euro ose 15 % të totalit të xhiros vjetore të personit juridik, sipas llogarive financiare të disponueshme më së fundmi, të miratuara nga organi drejtues ose, në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga euro, vlerën korresponduese në monedhën kombëtare më 2 korrik 2014, për shkeljet e nenit 14 dhe 15.
II. 2 500 000 euro ose 2 % të totalit të xhiros vjetore të tij, sipas llogarive financiare të disponueshme më së fundmi, të miratuara nga organi drejtues ose, në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga euro, vlerën korresponduese në monedhën kombëtare më 2 korrik 2014, për shkeljet e nenit 16 dhe 17; dhe
III. 1 000 000 euro për shkeljet e nenit 18, 19 dhe 20, ose në shtetet anëtare me monedha të ndryshme nga euro, vlerën korresponduese në monedhën kombëtare më 2 korrik 2014.
Referencat në këtë paragraf për autoritetin kompetent nuk cenojnë aftësinë e autoritetit kompetent për të ushtruar funksionet e tij në një nga mënyrat e përmendura në nenin 23, paragrafi 1.
Për qëllime të germave "j", pika I dhe II e nënparagrafit të parë, në rastin kur personi juridik është shoqëri mëmë ose filial i shoqërisë mëmë, i cili duhet të përgatisë pasqyrat financiare të konsoliduara në përputhje me Direktivën 2013/34/BE28, totali përkatës i xhiros vjetore është xhiroja vjetore ose lloji i të ardhurave korresponduese, në përputhje me direktivat përkatëse për kontabilitetin, Direktiva e Këshillit 86/635/KEE29 për bankat dhe Direktiva e Këshillit 91/674/KEE30 për shoqëritë e sigurimit, sipas pasqyrave të konsoliduara të disponuara më së fundmi, që miratohen nga organi drejtues i shoqërisë mëmë që është në krye.
3. Shtetet anëtare mund të parashikojnë që autoritetet kompetente të kenë kompetenca të tjera përveç atyre të përmendura në paragrafin 2 dhe mund të parashikojnë sanksione më të larta se ato të përcaktuara në këtë paragraf.
Neni 31
Ushtrimi i kompetencave mbikëqyrëse dhe vendosja e sanksioneve
1. Shtetet anëtare sigurojnë që, gjatë përcaktimit të llojit dhe nivelit të sanksioneve administrative, autoritetet kompetente të marrin parasysh të gjitha rrethanat përkatëse dhe, në rast se janë të zbatueshme, duke përfshirë edhe:
a) rëndësinë dhe kohëzgjatjen e shkeljes;
b) shkallën e përgjegjësisë së personit përgjegjës për shkeljen;
c) stabilitetin financiar të personit përgjegjës për shkeljen, siç tregohet, për shembull, nga xhiroja vjetore totale e personit juridik ose të ardhurat vjetore të një personi fizik;
d) rëndësinë e fitimeve të marra ose humbjeve të shmangura nga personi përgjegjës për shkeljen, deri në masën që ato mund të përcaktohen;
e) nivelin e bashkëpunimit me autoritetin kompetent, të personit përgjegjës për shkeljen, pa cenuar nevojën për garantimin e të ardhurave të fituara ose humbjeve të shmangura nga ky person;
f) shkeljet e mëparshme të kryera nga personi përgjegjës i shkeljes; dhe
g) masat e marra nga personi përgjegjës i shkeljes për të parandaluar përsëritjen e saj.
2. Gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre për vendosjen e sanksioneve dhe masave të tjera administrative në përputhje me nenin 30, autoritetet kompetente bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë që të sigurohen se ushtrimi i kompetencave të tyre mbikëqyrëse dhe hetimore, sanksionet administrative që vendosin dhe masat e tjera administrative që marrin, janë efektive dhe të përshtatshme sipas kësaj rregulloreje. Ato i koordinojnë veprimet e tyre në përputhje me nenin 25, me qëllim që të shmangen dublikimet dhe mbivendosjet gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre mbikëqyrëse dhe hetimore dhe gjatë vendosjes së sanksioneve administrative për rastet ndërkufitare.
Neni 32
Raportimi i shkeljeve
1. Shtetet anëtare sigurohen që autoritetet kompetente të vendosin mekanizma efektive për të mundësuar raportimin tek autoritetet kompetente të shkeljeve të mundshme ose aktuale të kësaj rregulloreje.
2. Mekanizmat e përmendur në paragrafin 1 përfshijnë të paktën:
a) procedurat specifike për marrjen e raporteve në lidhje me shkeljet dhe ndjekjen e tyre, duke përfshirë vendosjen e kanaleve të sigurta të komunikimit për këto raporte;
b) brenda punësimit të tyre, mbrojtjen e përshtatshme të personave që punojnë sipas një kontrate pune, të cilët raportojnë shkelje ose janë akuzuar për shkelje, minimalisht kundër hakmarrjes, diskriminimit ose llojeve të tjera të trajtimit të padrejtë; dhe
c) mbrojtjen e të dhënave personale në lidhje me personin që raporton shkeljet dhe personin fizik që pretendohet se ka kryer shkeljen, duke përfshirë mbrojtjen në lidhje me ruajtjen e konfidencialitetit të identitetit të tyre, në të gjitha fazat e procedurës, pa cenuar zbulimin e informacionit që kërkohet nga legjislacionit në kontekstin e hetimeve të mëtejshme ose procedurave gjyqësore vijuese.
3. Shtetet anëtare kërkojnë punonjës të cilët kryejnë veprimtari që rregullohen nga rregulloret e shërbimeve financiare për të pasur procedura të brendshme të përshtatshme që punonjësit e tyre të raportojnë shkeljet e kësaj rregulloreje.
4. Shtetet anëtare mund të parashikojnë stimuj financiarë për personat që ofrojnë informata me rëndësi rreth shkeljeve të mundshme të kësaj rregulloreje, në përputhje me të drejtën e brendshme, kur personat e tillë nuk kanë detyrime të tjera ligjore apo kontraktuale të mëparshme për të raportuar informata të tilla dhe me kusht që informacioni të jetë i ri dhe që të rezultojë me vendosjen e një sanksioni administrativ ose penal ose marrjen e një mase tjetër administrative për shkeljen e kësaj rregulloreje.
5. Komisioni miraton akte zbatuese për të specifikuar procedurat e referuara në paragrafin 1, duke përfshirë masat për raportimin dhe raportet pasuese, si dhe masat për mbrojtjen e personave që punojnë me një kontratë pune dhe masat për mbrojtjen e të dhënave personale. Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e shqyrtimit të përmendur në nenin 36, paragrafi 2.
Neni 33
Shkëmbimi i informacionit me ESMA
1. Autoritetet kompetente i sigurojnë ESMA-s, një herë në vit, informacionin e agreguar në lidhje me çdo sanksion administrativ dhe masë tjetër të caktuar nga autoriteti kompetent në përputhje me nenet 30, 31 dhe 32. ESMA boton informacionin në raportin vjetor. Autoritetet kompetente i sigurojnë ESMA-s, një herë në vit, të dhënat anonime dhe të agreguara, në lidhje me hetimet administrative të ndërmarra në përputhje me këto nene.
2. Nëse shtetet anëtare, në përputhje me nënparagrafin e dytë të nenit 30, paragrafi 1, parashikojnë sanksione penale për shkeljet e përmendura në këtë nen, autoritetet e tyre kompetente i sigurojnë ESMA-s çdo vit të dhëna anonime dhe të agreguara, në lidhje me të gjitha hetimet penale të ndërmarra dhe dënimet penale të caktuara nga autoritetet gjyqësore në përputhje me nenet 30, 31 dhe 32. ESMA boton të dhënat në lidhje me sanksionet penale të vendosura në raportin vjetor.
3. Nëse autoriteti kompetent nxjerr sanksionet administrative ose penale ose masat e tjera administrative për publikun, ai njoftojnë njëkohësisht edhe ESMA-n.
4. Në rastet kur sanksioni i botuar penal ose administrativ ka të bëjë me shoqërinë e investimit të autorizuar në përputhje me Direktivën 2014/65/BE, ESMA shton një referencë në këtë sanksion ose masë të botuar në regjistrin e shoqërive të investimit të krijuara sipas nenit 5, paragrafi 3 të kësaj direktive.
5. Për të garantuar kushte uniforme të zbatimit të këtij neni, ESMA mund të përgatisë draft standarde teknike zbatuese për të përcaktuar procedurat dhe mënyrat e shkëmbimit të informacionit të përmendur në këtë nen.
ESMA i dorëzon Komisionit, jo më vonë se 3 korriku 2016, draft standardet teknike zbatuese.
I jepet Komisionit kompetenca për të miratuar standardet teknike zbatuese që përmenden në nënparagrafin e parë, në përputhje me nenin 15 të Rregullores (BE) nr. 1095/2010.
Neni 34
Botimi i vendimeve
1. Në përputhje me nënparagrafin e tretë, autoritetet kompetente botojnë në faqen e tyre të internetit çdo vendim që cakton një sanksion administrativ ose masë tjetër administrative për një shkelje të kësaj rregulloreje menjëherë pasi të jetë informuar për vendimin personi që është objekt i tij. Ky botim përfshin të paktën informacionin në lidhje me llojin dhe natyrën e shkeljes, dhe identitetin e personit që është objekt i vendimit.
Nënparagrafi i parë nuk zbatohet për masat e caktimit të vendimeve, që kanë natyrë hetimore.
Nëse autoriteti kompetent konsideron si joproporcionale bërjen publike të identitetit të personit juridik që është objekt i vendimit ose të të dhënave personale të personit fizik, pas një vlerësimi rast pas rasti, të kryer në lidhje me proporcionalitetin e publikimit të këtyre të dhënave, ose në rastin kur publikimi rrezikon vazhdimësinë e hetimit ose stabilitetin e tregjeve financiare, ai vepron si më poshtë:
a) shtyn publikimin e vendimit deri në momentin kur arsyet e mospublikimit të tij pushojnë së ekzistuari;
b) publikon vendimin në baza anonime dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm, nëse ky publikim anonim garanton mbrojtjen efikase të të dhënave personale përkatëse;
c) nuk publikon vendimin në rast se autoriteti kompetent është i mendimit se publikimi në përputhje me germën "a" ose "b)" nuk do të mund të sigurojë:
I. mosvënien në rrezik të stabilitetit të tregjeve financiare; ose
II. proporcionalitetin e publikimit të këtyre vendimeve, në lidhje me masat, që konsiderohen të papërfillshme.
Nëse autoriteti kompetent vendos të publikojë vendimin në baza anonime, siç përmendet në germën "b" të nënparagrafit të tretë, ai mund të shtyjë publikimin e të dhënave përkatëse për një periudhë të arsyeshme kohore, nëse parashikohet se arsyet për publikimin anonim do të pushojnë së ekzistuari gjatë kësaj periudhe.
2. Nëse vendimi i nënshtrohet apelimit përpara autoriteteve përkatëse gjyqësore ose të tjera, autoritetet kompetente gjithashtu publikojnë menjëherë këtë informacion në faqen e tyre të internetit, si dhe çdo informacion të mëtejshëm që lidhet me rezultatin e këtij apelimi. Përveç kësaj, çdo vendim që anulon vendimin që i nënshtrohet apelimit duhet të publikohet.
3. Autoritetet kompetente garantojnë që publikimet e çdo vendimi në përputhje me këtë nen, të mbeten të aksesueshme në faqen e tyre të internetit për një periudhë minimalisht pesë vjeçare pas momentit të publikimit. Të dhënat personale të përfshira në këto publikime ruhen vetëm në faqen e internetit të autoritetit kompetent, për periudhën kohore të nevojshme në përputhje me rregullat e mbrojtjes së zbatimit të të dhënave.
KREU VI
AKTE TË DELEGUARA DHE ZBATUESE
Neni 35
Ushtrimi i delegimit
1. Kompetencat për të miratuar aktet e deleguara i delegohen Komisionit sipas kushteve të përcaktuara në këtë nen.
2. Kompetenca për të miratuar aktet e deleguara, të përmendura në nenin 6 paragrafi 5 dhe 6, nenin 12 paragrafi 5, nënparagrafi i tretë i nenit 17, paragrafi 2, nenin 17 paragrafi 3 dhe neni 19, paragrafi 13 dhe 14, i jepet Komisionit për një periudhë kohore të papërcaktuar, që nis më 2 korrik 2014.
3. Delegimi i kompetencave, i përmendur në nenin 6, paragrafi 5 dhe 6, nenin 12. paragrafi 5, nënparagrafi i tretë i nenit 17, paragrafi 2, nenin 17 paragrafi 3 dhe neni 19, paragrafi 13 dhe 14 mund të revokohen në çdo kohë nga Parlamenti Evropian ose nga Këshilli. Vendimi i revokimit i jep fund delegimit të kompetencave të specifikuar në atë vendim. Ai hyn në fuqi një ditë pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian ose në një datë të mëvonshme të specifikuar në të. Ai nuk cenon vlefshmërinë e ndonjë akti të deleguar të hyrë tashmë në fuqi.
4. Pasi miraton një akt të deleguar, Komisioni njofton për këtë njëkohësisht Parlamentin Evropian dhe Këshillin.
5. Një akt i deleguar, i miratuar sipas nenit 6 paragrafi 5 dhe 6, nenit 12, paragrafi 5, nënparagrafi i tretë i nenit 17, paragrafi 2, nenit 17, paragrafi 3, ose nenit 19, paragrafët 13 ose 14, hyjnë në fuqi vetëm nëse nuk është shprehur asnjë kundërshtim as nga Parlamenti Evropian as nga Këshilli, brenda një periudhe tremujore pasi Parlamenti Evropian ose Këshilli është njoftuar për këtë akt, ose nëse, përpara përfundimit të kësaj periudhe, Parlamenti Evropian dhe Këshilli kanë informuar Komisionin se nuk do të kundërshtojnë. Kjo periudhë shtyhet me dy muaj me nismën e Parlamentit Evropian ose të Këshillit.
Neni 36
Procedura e Komitetit
1. Komisioni asistohet nga Komiteti Evropian i Titujve, i themeluar me Vendimin e Komisionit 2001/528/KE31. Ky Komitet është një komitet sipas kuptimit të Rregullores (BE) nr. 182/2011.
2. Aty ku përmendet ky paragraf, gjen zbatim neni 5 i Rregullores (BE) nr. 182/2011.
KREU VII
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 37
Shfuqizimi i Direktivës 2003/6/KE dhe i masave të saj zbatuese
Direktiva 2003/6/KE dhe Direktivat e Komisionit 2004/72/KE32, 2003/125/KE33 dhe 2003/124/KE34 dhe Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 2273/200335 shfuqizohen duke filluar nga data 3 korrik 2016. Referencat për Direktivën 2003/6/KE konsiderohen si referenca për këtë rregullore dhe lexohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë të paraqitur në shtojcën IV të kësaj rregulloreje.
Neni 38
Raportimi
Komisioni, deri më 3 korrik 2019, i paraqet një raport Parlamentit Evropian dhe Këshillit për zbatimin e kësaj rregulloreje, së bashku me një propozim legjislativ nëse është e përshtatshme. Ai raport vlerëson, ndër të tjera:
a) përshtatshmërinë e futjes së rregullave të përbashkëta mbi nevojën që të gjitha shtetet anëtare të parashikojnë sanksione administrative për abuzimin me informacionin e privilegjuar dhe manipulimin e tregut;
b) nëse përkufizimi i informacionit të brendshëm është i mjaftueshëm për të përfshirë të gjitha informacionet me rëndësi për autoritetet kompetente që të luftojnë në mënyrë efektive kundër abuzimit në treg;
c) përshtatshmërinë e kushteve sipas të cilave është i detyruar ndalimi për tregtim në përputhje me nenin 19, paragrafi 11 me qëllim identifikimin e rrethanave të tjera në të cilat duhet të zbatohet ndalimi;
d) mundësia e krijimit të një kuadri të Bashkimit Evropian për mbikëqyrjen e librit ndërtregtar të urdhrave në lidhje me abuzimin në treg, duke përfshirë rekomandimet për një kuadër të tillë; dhe
e) fushëveprimin e zbatimit të dispozitave të pikave të referencës.
Për qëllimet e germës "a" të nënparagrafit të parë, ESMA duhet të ndërmarrë një ushtrim hartëzimi të zbatimit të sanksioneve administrative dhe, kur shtetet anëtare kanë vendosur, në përputhje me nënparagrafin e dytë të nenit 30, paragrafi 1, të përcaktojnë sanksione penale siç përmendet aty, për shkelje të kësaj rregulloreje, të zbatimit të sanksioneve të tilla penale brenda shteteve anëtare. Ai ushtrim përfshin gjithashtu të gjitha të dhënat e vëna në dispozicion sipas nenit 33, paragrafët 1 dhe 2.
Neni 39
Hyrja në fuqi dhe zbatimi
1. Kjo rregullore hyn në fuqi njëzetë ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
2. Ai zbatohet nga 3 korriku 2016, përveç nenit 4, paragrafët 4 dhe 5, nenit 5, paragrafi 6, nenit 6, paragrafët 5 dhe 6, nenit 7, paragrafi 5, nenit 11, paragrafët 9, 10 dhe 11, nenit 12, paragrafi 5, nenit 13, paragrafët 7 dhe 11, nenit 16, paragrafi 5, nënparagrafit të tretë të nenit 17, paragrafi 2, nenit 17, paragrafët 3, 10 dhe 11, nenit 18, paragrafi 9, nenit 19, paragrafët 13, 14 dhe 15, nenit 20, paragrafi 3, nenit 24, paragrafi 3, nenit 25, paragrafi 9, nënparagrafët e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 26, paragrafi 2, nenit 32, paragrafi 5 dhe nenit 33, paragrafi 5, të cilët zbatohen më 2 korrik 2014.
3. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të përmbushur nenet 22, 23 dhe 30, nenin 31, paragrafi 1 dhe nenet 32 dhe 34 deri më 3 korrik 2016.
4. Referencat në këtë rregullore të Direktivës 2014/65/BE dhe të Rregullores (BE) nr. 600/2014, para 3 janarit 2017 duhet të lexohen si referenca në Direktivën 2004/39/KE në përputhje me tabelën e korrelacionit të përcaktuar në shtojcën IV të Direktivës 2014/65/BE, për sa kohë që kjo tabelë korrelacioni përmban dispozita që i referohen Direktivës 2004/39/KE.
Kur në dispozitat e kësaj Rregulloreje referohen OTF-të, tregjeve të rritjes së SME-ve, kuotave të emetimeve ose produkteve të ankanduara në bazë të tyre, këto dispozita nuk zbatohen për OTF-të, tregjet e rritjes së SME-ve, kuotave për emetimet ose produktet e ankanduara në bazë të tyre deri më 3 janar 2017.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Strasburg, më 16 prill 2014.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
M. SCHULZ
Për Këshillin
Presidenti
D. KOURKOULAS
SHTOJCA I
A. Treguesit e sjelljes manipuluese që lidhen me sinjalet false ose çorientuese dhe me sigurimin e çmimeve
Për qëllime të zbatimit të germës "a" të nenit 12, paragrafi 1 i kësaj rregulloreje dhe pa cenuar format e sjelljes të përcaktuara në paragrafin 2 të atij neni, treguesit e mëposhtëm jo-shterues, të cilët nuk do të konsiderohen domosdoshmërish, në vetvete, si manipulim i tregut, duhet të merren parasysh kur transaksionet ose urdhrat për tregti kontrollohen nga pjesëmarrësit e tregut dhe autoritetet kompetente:
a) shkalla në të cilën janë dhënë urdhrat e tregtimit ose janë ndërmarrë transaksione, përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të vëllimit të përditshëm të transaksioneve në instrumentin përkatës financiar, kontratën spot të mallrave të lidhura me to, ose produktin e ankandit bazuar në kuotat e emetimeve, veçanërisht kur ato aktivitete çojnë në një ndryshim të rëndësishëm në çmimet e tyre;
b) shkalla në të cilën janë dhënë urdhrat e tregtimit ose janë ndërmarrë transaksione nga personat me pozitë të konsiderueshme blerëse ose shitëse në një instrument financiar, një kontratë spot të mallrave të lidhur me to, ose një produkt i ankanduar bazuar në kuotat e emetimit, çojnë në ndryshime të rëndësishme në çmimin e atij instrumenti, në kontratën spot të mallrave të lidhur me to, ose produktin e ankanduar në bazë të kuotave të emetimit;
c) nëse transaksionet e ndërmarra nuk ndryshojnë pronësinë përfituese të një instrumenti financiar, një kontratë spot e mallrave të lidhur me to, ose një produkt të ankanduar në bazë të kuotave të emetimit;
d) shkalla në të cilën janë dhënë urdhrat e tregtimit ose janë ndërmarrë transaksione ose janë anuluar urdhra, përfshijnë kthimet e pozicionit në një periudhë të shkurtër dhe përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të vëllimit ditor të transaksioneve në instrumentin përkatës financiar, një kontratë spot të mallrave të lidhur me to ose një produkt i ankanduar në bazë të kuotave të emetimit, dhe mund të shoqërohet me ndryshime të rëndësishme në çmimin e një instrumenti financiar, një kontrate spot të mallrave të lidhur me to ose një produkti të ankanduar në bazë në kuotat e emetimit;
e) shkalla në të cilën janë dhënë urdhrat e tregtimit ose janë ndërmarrë transaksione janë përqendruar brenda një afati të shkurtër kohor në seancën tregtare dhe çojnë në një ndryshim të çmimit i cili më pas përmbyset;
f) shkalla në të cilën janë dhënë urdhrat e tregtimit ndryshojnë përfaqësimin e ofertës më të mirë ose çmimeve të ofertës në një instrument financiar, një kontratë spot të mallrave të lidhur me to ose një produkt i ankanduar në bazë të kuotave të emetimit ose në përgjithësi përfaqësimi i librit të urdhrave në dispozicion të pjesëmarrësve në treg dhe hiqen para se të ekzekutohen; dhe
g) shkalla në të cilën janë dhënë urdhrat e tregtimit ose janë ndërmarrë transaksione në ose rreth një kohe të caktuar kur çmimet e referencës, çmimet e shlyerjes dhe vlerësimet llogariten dhe çojnë në ndryshime të çmimeve të cilat kanë ndikim në çmime dhe vlerësime të tilla.
B. Treguesit e sjelljes manipuluese që lidhen me punësimin e një pajisjeje fiktive ose ndonjë forme tjetër të mashtrimit ose të sajimit
Për qëllime të zbatimit të germës "b" të nenit 12, paragrafi 1 i kësaj rregulloreje dhe pa cenuar format e sjelljes të përcaktuara në paragrafin 2 të atij neni, treguesit e mëposhtëm jo-shterues, të cilët nuk do të konsiderohen domosdoshmërish, në vetvete, si manipulim i tregut, duhet të merren parasysh kur transaksionet ose urdhrat për tregti kontrollohen nga pjesëmarrësit e tregut dhe autoritetet kompetente:
a) nëse urdhrat e dhënë për tregtim ose transaksionet e ndërmarra nga personat paraprihen ose pasohen nga shpërndarja e informacionit të rremë ose çorientues nga të njëjtët persona ose nga persona të lidhur me to; dhe
b) nëse urdhrat e dhënë për tregtim ose transaksionet e ndërmarra nga persona para ose pasi të njëjtët persona ose persona të lidhur me ta prodhojnë ose shpërndajnë rekomandime investimi të cilat janë të gabuara, të njëanshme ose të ndikuara dukshëm nga interesi material.
SHTOJCA II
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Kjo Rregullore
Direktiva 2003/6/KE
Neni 1
Neni 2
Neni 2, paragrafi 1, germa "a"
Neni 9, paragrafi i parë
Neni 2, paragrafi 1, germa "b"
Neni 2, paragrafi 1, germa "c"
Neni 2, paragrafi 1, germa "d"
Neni 9, paragrafi i dytë
Neni 2, paragrafi 3
Neni 9, paragrafi i parë
Neni 2, paragrafi 4
Neni 10 germa, "a'
Pika 1 e nenit 3, paragrafi 1
Neni 1, paragrafi 3
Pika 2 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 3 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 4 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 5 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 6 e nenit 3, paragrafi 1
Neni 1, paragrafi 4
Pika 7 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 8 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 9 e nenit 3, paragrafi 1
Neni 1, paragrafi 5
Pika 10 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 11 e nenit 3, paragrafi 1
Pika 12 e nenit 3, paragrafi 1
Neni 1, paragrafi 7
Pika 13 e nenit 3, paragrafi 1
Neni 1, paragrafi 6
Pikat 14 deri 35 të nenit 3, paragrafi 1
Neni 4
Neni 5
Neni 8
Neni 6, paragrafi 1
Neni 7
Neni 6, paragrafi 2
Neni 6, paragrafi 3
Neni 6, paragrafi 4
Neni 6, paragrafi 5
Neni 6, paragrafi 6
Neni 6, paragrafi 7
Neni 7, paragrafi 1, germa "a"
Neni 1, pika 1, paragrafi i parë
Neni 7, paragrafi 1, germa "b"
Neni 1, pika 1, paragrafi i dytë
Neni 7, paragrafi 1, germa "c"
Neni 7, paragrafi 1, germa "d"
Neni 1, pika 1, paragrafi i tretë
Neni 7, paragrafi 2
Neni 7, paragrafi 3
Neni 7, paragrafi 4
Neni 7, paragrafi 5
Neni 8, paragrafi 1
Neni 2, paragrafi 1, nënparagrafi i parë
Neni 8, paragrafi 2
Neni 8, paragrafi 2, germa "a"
Neni 3, germa "b"
Neni 8, paragrafi 2, germa "b"
Neni 8, paragrafi 3
Neni 8, paragrafi 4, germa "a"
Neni 2, paragrafi 1, germa "a"
Neni 8, paragrafi 4, germa "b"
Neni 2, paragrafi 1, germa "b"
Neni 8, paragrafi 4, germa "c"
Neni 2, paragrafi 1, germa "c"
Neni 8, paragrafi 4, germa "d"
Neni 2, paragrafi 1, germa "d"
Neni 8, paragrafi 4, nënparagrafi i dytë
Neni 4
Neni 8, paragrafi 5
Neni 2, paragrafi 2
Neni 9, paragrafi 1
Neni 9, paragrafi 2
Neni 9, paragrafi 3, germa "a"
Neni 2, paragrafi 3
Neni 9, paragrafi 3, germa "b"
Neni 2, paragrafi 3
Neni 9, paragrafi 4
Neni 9, paragrafi 5
Neni 9, paragrafi 6
Neni 10, paragrafi 1
Neni 3, germa "a"
Neni 10, paragrafi 2
Neni 11
Neni 12, paragrafi 1
Neni 12, paragrafi 1, germa "a"
Neni 1, paragrafi 2, germa "a"
Neni 12, paragrafi 1, germa "b"
Neni 1, paragrafi 2, germa "b"
Neni 12, paragrafi 1, germa "c"
Neni 1, paragrafi 2, germa "c"
Neni 12, paragrafi 1, germa "d"
Neni 12, paragrafi 2, germa "a"
Neni 1, paragrafi 2, ndarja e parë e paragrafit të dytë
Neni 12, paragrafi 2, germa "b"
Neni 1, paragrafi 2, ndarja e dytë e paragrafit të dytë
Neni 12, paragrafi 2, germa "c"
Neni 12, paragrafi 2, germa "d"
Neni 1, paragrafi 2, ndarja e tretë e paragrafit të dytë
Neni 12, paragrafi 2, germa "e"
Neni 12, paragrafi 3
Neni 12, paragrafi 4
Neni 12, paragrafi 5
Neni 1, pika 2, paragrafi i tretë
Neni 13, paragrafi 1
Neni 1, pika 2, germa "a", paragrafi i dytë
Neni 13, paragrafi 1
Neni 13, paragrafi 2
Neni 13, paragrafi 3
Neni 13, paragrafi 4
Neni 13, paragrafi 5
Neni 13, paragrafi 6
Neni 13, paragrafi 7
Neni 13, paragrafi 8
Neni 13, paragrafi 9
Neni 13, paragrafi 10
Neni 13, paragrafi 11
Neni 14, germa "a"
Neni 2, pika 1, paragrafi i parë
Neni 14, germa "b"
Neni 3, germa "b"
Neni 14, germa "c"
Neni 3, germa "a"
Neni 15
Neni 5
Neni 16, paragrafi 1
Neni 6, paragrafi 6
Neni 16, paragrafi 2
Neni 6, paragrafi 9
Neni 16, paragrafi 3
Neni 16, paragrafi 4
Neni 16, paragrafi 5
Neni 6 paragrafi 10, ndarja e shtatë
Neni 17, paragrafi 1
Neni 6, paragrafi 1
Neni 17, paragrafi 1, nënparagrafi i tretë
Neni 9, paragrafi i tretë
Neni 17, paragrafi 2
Neni 17, paragrafi 3
Neni 17, paragrafi 4
Neni 6, paragrafi 2
Neni 17, paragrafi 5
Neni 17, paragrafi 6
Neni 17, paragrafi 7
Neni 17, paragrafi 8
Neni 6, paragrafi 3, nënparagrafi i parë dhe i dytë
Neni 17, paragrafi 9
Neni 17, paragrafi 10
Neni 6, paragrafi 10, ndarja e parë dhe e dytë
Neni 17, paragrafi 11
Neni 18, paragrafi 1
Neni 6, paragrafi 3, nënparagrafi i tretë
Neni 18, paragrafi 2
Neni 18, paragrafi 3
Neni 18, paragrafi 4
Neni 18, paragrafi 5
Neni 18, paragrafi 6
Neni 18, paragrafi 7
Neni 9, paragrafi i tretë
Neni 18, paragrafi 8
Neni 18, paragrafi 9
Neni 6, paragrafi 10, ndarja e katërt
Neni 19, paragrafi 1
Neni 6, paragrafi 4
Neni 19, paragrafi 1, germa "a"
Neni 6, paragrafi 4
Neni 19, paragrafi 1, germa "b"
Neni 19, paragrafi 2
Neni 19, paragrafi 3
Neni 19, paragrafi 4, germa "a"
Neni 19, paragrafi 4, germa "b"
Neni 19, paragrafët 5 deri në 13
Neni 19, paragrafi 14
Neni 6, paragrafi 10, ndarja e pestë
Neni 19, paragrafi 15
Neni 6, paragrafi 10, ndarja e pestë
Neni 20, paragrafi 1
Neni 6, paragrafi 5
Neni 20, paragrafi 2
Neni 6, paragrafi 8
Neni 20, paragrafi 3
Neni 6 paragrafi 10, ndarja e gjashtë dhe neni 6, paragrafi 11
Neni 21
Neni 1, paragrafi 2, germa "c", fjalia e dytë
Neni 22
Neni 11, paragrafi i parë dhe neni 10
Neni 23, paragrafi 1
Neni 12, paragrafi 1
Neni 23, paragrafi 1, germa "a"
Neni 12, paragrafi 1, germa "a"
Neni 23, paragrafi 1, germa "b"
Neni 12, paragrafi 1, germa "b"
Neni 23, paragrafi 1, germa "c"
Neni 12, paragrafi 1, germa "c"
Neni 23, paragrafi 1, germa "d"
Neni 12, paragrafi 1, germa "d"
Neni 23, paragrafi 2, germa "a"
Neni 12, paragrafi 2, germa "a"
Neni 23, paragrafi 2, germa "b"
Neni 12, paragrafi 2, germa "b"
Neni 23, paragrafi 2, germa "c"
Neni 23, paragrafi 2, germa "d"
Neni 12, paragrafi 2, germa "c"
Neni 23, paragrafi 2, germa "e"
Neni 23, paragrafi 2, germa "f"
Neni 23, paragrafi 2, germa "g"
Neni 12, paragrafi 2, germa "d"
Neni 23, paragrafi 2, germa "h"
Neni 12, paragrafi 2, germa "d"
Neni 23, paragrafi 2, germa "i"
Neni 12, paragrafi 2, germa "g"
Neni 23, paragrafi 2, germa "j"
Neni 12, paragrafi 2, germa "f"
Neni 23, paragrafi 2, germa "k"
Neni 12, paragrafi 2, germa "e"
Neni 23, paragrafi 2, germa "l"
Neni 12, paragrafi 2, germa "h"
Neni 23, paragrafi 2, germa "m"
Neni 6, paragrafi 7
Neni 23, paragrafi 3
Neni 23, paragrafi 4
Neni 24, paragrafi 1
Neni 15a, paragrafi 1
Neni 24, paragrafi 2
Neni 15a, paragrafi 2
Neni 24, paragrafi 3
Neni 25, paragrafi 1, nënparagrafi i parë
Neni 16, paragrafi 1
Neni 25, paragrafi 2
Neni 16, paragrafi 2 dhe neni 16, paragrafi 4, nënparagrafi i katërt
Neni 25, paragrafi 2, germa "a"
Neni 16, paragrafi 2, ndarja e parë e nënparagrafit të dytë dhe neni 16, paragrafi 4, nënparagrafi i katërt
Neni 25, paragrafi 2, germa "b"
Neni 25, paragrafi 2, germa "c"
Neni 16, paragrafi 2, ndarja e dytë e nënparagrafit të dytë dhe neni 16, paragrafi 4, nënparagrafi i katërt
Neni 25, paragrafi 2, germa "d"
Neni 16, paragrafi 2, ndarja e tretë e nënparagrafit të dytë dhe neni 16, paragrafi 4, nënparagrafi i katërt
Neni 25, paragrafi 3
Neni 25, paragrafi 4
Neni 16, paragrafi 2, fjalia e parë
Neni 25, paragrafi 5
Neni 16, paragrafi 3
Neni 25, paragrafi 6
Neni 16, paragrafi 4
Neni 25, paragrafi 7
Neni 16, paragrafi 2, nënparagrafi i katërt dhe neni 16, paragrafi 4, nënparagrafi i katërt
Neni 25, paragrafi 8
Neni 25, paragrafi 9
Neni 16, paragrafi 5
Neni 26
Neni 27, paragrafi 1
Neni 27, paragrafi 2
Neni 27, paragrafi 3
Neni 13
Neni 28
Neni 29
Neni 30, paragrafi 1, nënparagrafi i parë
Neni 14, paragrafi 1
Neni 30, paragrafi 1, germa "a"
Neni 30, paragrafi 1, germa "b"
Neni 14, paragrafi 3
Neni 30, paragrafi 2
Neni 30, paragrafi 3
Neni 31
Neni 32
Neni 33, paragrafi 1
Neni 14, paragrafi 5, nënparagrafi i parë
Neni 33, paragrafi 2
Neni 33, paragrafi 3
Neni 14, paragrafi 5, nënparagrafi i dytë
Neni 33, paragrafi 4
Neni 14, paragrafi 5, nënparagrafi i tretë
Neni 33, paragrafi 5
Neni 34, paragrafi 1
Neni 14, paragrafi 4
Neni 34, paragrafi 2
Neni 34, paragrafi 3
Neni 35
Neni 36, paragrafi 1
Neni 17, paragrafi 1
Neni 36, paragrafi 2
Neni 37
Neni 20
Neni 38
Neni 39
Neni 21
Shtojca
<href="#ntc1-L_2014173EN.01000101-E0001">1. Gazeta Zyrtare C 161, 7.6.2012, f. 3.
<href="#ntc2-L_2014173EN.01000101-E0002">2. Gazeta Zyrtare C 181, 21.6.2012, f. 64.
<href="#ntc3-L_2014173EN.01000101-E0003">3. Qëndrimi i Parlamentit Evropian, datë 10 shtator 2013 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit, datë 14 prill 2014.
<href="#ntc4-L_2014173EN.01000101-E0004">4. Direktiva 2003/6/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 28 janar 2003 "Për abuzimin me informacionet e privilegjuara dhe manipulimin e tregut (abuzimi në treg)" (Gazeta Zyrtare L 96, 12.4.2003, f. 16).
<href="#ntc5-L_2014173EN.01000101-E0005">5. Rregullorja (BE) nr. 1227/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 tetor 2011, "Për integritetin dhe transparencën e tregut me shumicë të energjisë" (Gazeta Zyrtare L 326, 8.12.2011, f. 1).
<href="#ntc6-L_2014173EN.01000101-E0006">6. Direktiva 2003/87/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 tetor 2003 "Për krijimin e një skeme për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda Komunitetit", e cila ndryshon Direktivën e Këshillit nr. 96/61/KE" (Gazeta Zyrtare L 275, 25.10.2003, f. 32).
<href="#ntc7-L_2014173EN.01000101-E0007">7. Direktiva 2004/39/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 21 prill 2004, "Për tregjet e instrumenteve financiare, që ndryshon Direktivat 85/611/KEE dhe 93/6/KEE të Këshillit dhe Direktivën 2000/12/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe shfuqizon Direktivën 93/22/KEE të Këshillit" (Gazeta Zyrtare L 145, 30.4.2004, f. 1).
<href="#ntc8-L_2014173EN.01000101-E0008">8. Rregullorja e Komisionit (BE) nr. 1031/2010, datë 12 nëntor 2010, "Për orarin, administrimin dhe aspekte të tjera të ankandit të kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë, sipas Direktivës 2003/87/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, që përcakton skemën për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda Bashkimit Evropian" (Gazeta Zyrtare L 302, 18.11.2010, f. 1).
<href="#ntc9-L_2014173EN.01000101-E0009">9. Direktiva 2004/25/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 21 prill 2004 "Për ofertat e tenderave" (Gazeta Zyrtare L 142, 30.4.2004, f. 12).
<href="#ntc10-L_2014173EN.01000101-E0010">10. Direktiva 2014/65/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014 "Për tregjet e instrumenteve financiare dhe që ndryshon Direktivën 2002/92/KE dhe Direktivën 2011/67/BE (shihni faqen 349 të kësaj Gazete Zyrtare).
<href="#ntc11-L_2014173EN.01000101-E0011">11. Direktiva 2014/57/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 prill 2014, "Për sanksionet penale në lidhje me abuzimin në treg" (shih faqen 179 të kësaj Gazete Zyrtare).
<href="#ntc12-L_2014173EN.01000101-E0012">12. Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 tetor 1995, "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave"(Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31).
<href="#ntc13-L_2014173EN.01000101-E0013">13. Rregullorja (KE) Nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 18 dhjetor 2000, "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave" (Gazeta Zyrtare L 8, 12.1.2001, f. 1).
<href="#ntc14-L_2014173EN.01000101-E0014">14. Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 2273/2003, datë 22 dhjetor 2003 për zbatimin e Direktivës 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit "Për përjashtimet për programet e riblerjes dhe stabilizimin e instrumenteve financiare (Gazeta Zyrtare L 336, 23.12.2003, f. 33).
<href="#ntc15-L_2014173EN.01000101-E0015">15. Rregullorja (BE) nr. 182/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 16 shkurtit 2011 për përcaktimin e rregullave dhe parimeve të përgjithshme për mekanizmat e kontrollit nga shtetet anëtare për ushtrimin e kompetencave zbatuese nga Komisioni (Gazeta Zyrtare L 55, 28.2.2011, f. 13).
<href="#ntc16-L_2014173EN.01000101-E0016">16. Rregullorja (BE) nr. 1093/2010 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 nëntor 2010, "Për krijimin e Autoritetit Evropian të Mbikëqyrjes (Autoriteti Evropian Bankar), që ndryshon Vendimin nr. 716/2009/KE dhe shfuqizon Vendimin 2009/78/KE të Komisionit" (Gazeta Zyrtare L 331, 15.12.2010, f. 12).
<href="#ntc17-L_2014173EN.01000101-E0017">17. Gazeta Zyrtare C 177, 20.6.2012, f. 1.
<href="#ntc18-L_2014173EN.01000101-E0018">18. Rregullorja (BE) nr. 575/2013 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 qershor 2013, "Për kushtet e kujdesit për institucionet kredituese dhe shoqëritë e investimit dhe që ndryshon Rregulloren (BE) nr. 648/2012" (Gazeta Zyrtare L 176, 27.6.2013, f. 1).
<href="#ntc19-L_2014173EN.01000101-E0019">19. Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 1287/2006 datë 10 gusht 2006 për zbatimin e Direktivës 2004/39/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për sa u përket detyrimeve për mbajtjen e të dhënave për shoqëritë e investimit, raportimin e transaksioneve, transparencën e tregut, pranimin e instrumenteve financiare në tregtim dhe termat e përcaktuar për qëllimet e kësaj direktive (Gazeta Zyrtare L 241, 2.9.2006, f. 1).
<href="#ntc20-L_2014173EN.01000101-E0020">20. Direktiva 2012/30/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 tetor 2012, "Për koordinimin e masave mbrojtëse, të cilat kërkohen nga shtetet anëtare ose shoqëritë, me qëllim mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe të tjerë, në kuptimin e nenit 54, paragrafi i dytë i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, në lidhje me krijimin e shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar dhe mirëmbajtjen dhe ndryshimin e kapitalit të tyre, me synimin për t'i bërë këto masa mbrojtëse të barasvlershme" (Gazeta Zyrtare L 315, 14.11.2012, f. 74).
<href="#ntc21-L_2014173EN.01000101-E0021">21. Rregullorja (BE) nr. 600/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014, "Për tregjet e instrumenteve financiare dhe ndryshimin e Rregullores (BE) nr. 648/2012" (shih faqen 84 të kësaj gazete zyrtare)..
<href="#ntc22-L_2014173EN.01000101-E0022">22. Direktiva 2002/58/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 12 korrikut 2002 në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë në sektorin e komunikimeve elektronike (Direktiva për privatësinë dhe komunikimet elektronike) (Gazeta Zyrtare L 201, 31.7.2002, f. 37).
<href="#ntc23-L_2014173EN.01000101-E0023">23. Rregullorja (BE) nr. 1095/2010 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 nëntor 2010, "Për krijimin e Autoritetit Evropian të Mbikëqyrjes (Autoriteti Evropian i Titujve dhe Tregjeve), që ndryshon Vendimin Nr. 716/2009/KE dhe shfuqizon Vendimin 2009/77/KE të Komisionit" (Gazeta Zyrtare L 331, 15.12.2010, f. 84).
<href="#ntc24-L_2014173EN.01000101-E0024">24. Direktiva 2004/109/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 dhjetor 2004, "Për harmonizimin e kërkesave të transparencës në lidhje me informacionin mbi emetuesit, titujt e të cilëve pranohen për t'u tregtuar në tregun e rregulluar dhe që ndryshon Direktivën 2001/34/KE" (Gazeta Zyrtare L 390, 31.12.2004, f. 38).
<href="#ntc25-L_2014173EN.01000101-E0025">25. Direktiva 2013/36/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 qershor 2013, "Për aksesin në aktivitetin e institucioneve kredituese dhe për mbikëqyrjen e kujdesshme të institucioneve kredituese dhe të shoqërive të investimit, që ndryshon Direktivën 2002/87/KE dhe shfuqizon Direktivat 2006/48/KE dhe 2006/49/KE të Këshillit" (Gazeta Zyrtare L 176, 27.6.2013, f. 338).
<href="#ntc26-L_2014173EN.01000101-E0026">26. Direktiva 2009/138/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 nëntor 2009, "Për marrjen dhe ndjekjen e biznesit të Sigurimit dhe Risigurimit (Aftësia Paguese II (Gazeta Zyrtare L 335, 17.12.2009, f. 1).
<href="#ntc27-L_2014173EN.01000101-E0027">27. Rregullorja (KE) nr. 713/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit 13 korrikut 2009 "Për krijimin e një agjencie për bashkëpunimin e rregullatorëve energjetikë" (Gazeta Zyrtare L 211, 14.8.2009, f. 1).
<href="#ntc28-L_2014173EN.01000101-E0028">28. Direktiva 2013/34/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 qershor 2013, "Për pasqyrat financiare vjetore, pasqyrat financiare të konsoliduara dhe raportet përkatëse të llojeve të caktuara të sipërmarrjeve", që ndryshon Direktivën 2006/43/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që shfuqizon Direktivat e Këshillit 78/660/KEE dhe 83/349/KEE (Gazeta Zyrtare L 182, 29.6.2013, f. 19).
<href="#ntc29-L_2014173EN.01000101-E0029">29. Direktiva e Këshillit 86/635/KEE, datë 8 dhjetor 1986, "Për llogaritë vjetore dhe llogaritë e konsoliduara të bankave dhe të institucioneve të tjera financiare" (Gazeta Zyrtare L 372, 31.12.1986, f. 1).
<href="#ntc30-L_2014173EN.01000101-E0030">30. Direktiva e Këshillit 91/674/KEE, datë 19 dhjetor 1991, "Për bilancet vjetore dhe llogaritë e konsoliduara të shoqërive të sigurimit" (Gazeta Zyrtare L 374, 31.12.1991, f. 7).
<href="#ntc31-L_2014173EN.01000101-E0031">31. Vendimi i Komisionit 2001/528/KE, datë 6 qershor 2001 "Për krijimin e Komitetit Evropian të Titujve" (Gazeta Zyrtare L 191, 13.7.2001, f. 45).
<href="#ntc32-L_2014173EN.01000101-E0032">32. Direktiva e Komisionit 2004/72/KE datë 29 prill 2004 për zbatimin e Direktivës 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit "Për praktikat e pranuara të tregut, përkufizimin e informacionit të brendshëm në lidhje me derivativët mbi mallrat, hartimin e listave të personave të brendshëm, njoftimin e transaksioneve të menaxherëve dhe njoftimin e transaksioneve të dyshimta (Gazeta Zyrtare L 162, 30.4.2004, f. 70).
<href="#ntc33-L_2014173EN.01000101-E0033">33. Direktiva e Komisionit 2003/125/KE datë 22 dhjetor 2003 për zbatimin e Direktivës 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit "Për paraqitjen e drejtë të rekomandimeve të investimit dhe zbulimin e konflikteve të interesit (Gazeta Zyrtare L 339, 24.12.2003, f. 73).
<href="#ntc34-L_2014173EN.01000101-E0034">34. Direktiva e Komisionit 2003/124/KE datë 22 dhjetor 2003 për zbatimin e Direktivës 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit "Për përkufizimin dhe publikimin e informacionit të brendshëm dhe përkufizimin e manipulimit të tregut (Gazeta Zyrtare L 339, 24.12.2003, f. 70).
<href="#ntc35-L_2014173EN.01000101-E0035">35. Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 2273/2003, datë 22 dhjetor 2003 për zbatimin e Direktivës 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit "Për përjashtimet për programet e riblerjes dhe stabilizimin e instrumenteve financiare (Gazeta Zyrtare L 336, 23.12.2003, f. 33).
?_DIREKTIVA 2014/57/BE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 16 PRILL 2014, "PËR SANKSIONET PENALE PËR ABUZIMIN E TREGUT (DIREKTIVA E ABUZIMIT TË TREGUT)"
-
Lexo Dokumentin
12.6.2014
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 173/179
32014L0057
DIREKTIVA 2014/57/BE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 16 PRILL 2014, "PËR SANKSIONET PENALE PËR ABUZIMIN E TREGUT (DIREKTIVA E ABUZIMIT TË TREGUT)"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 83, paragrafi 2 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projekt aktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke pasur parasysh opinionin e Bankës Qendrore Evropiane<href="#ntr1-L_2014173EN.01017901-E0001">1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social<href="#ntr2-L_2014173EN.01017901-E0002">2,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative<href="#ntr3-L_2014173EN.01017901-E0003">3,
Meqë:
1. Një treg financiar i integruar dhe efikas dhe besimi më i fortë i investitorëve, kërkon integritet të tregut. Funksionimi normal i tregjeve të titujve dhe besimi i publikut në to përbëjnë kushtet paraprake për rritjen ekonomike dhe mirëqenien. Abuzimi i tregut dëmton integritetin e tregjeve financiare dhe besimin e publikut në tituj, derivate dhe standarde.
2. Direktiva 2003/6/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit4 plotësoi dhe përditësoi kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian për të ruajtur integritetin e tregut. Gjithashtu kërkohet që shtetet anëtare të sigurojnë që autoritetet kompetente të kenë fuqinë për të zbuluar dhe hetuar abuzimin e tregut. Pa cenuar të drejtën e shteteve anëtare për vendosjen e sanksioneve penale, Direktiva 2003/6/KE u kërkoi gjithashtu shteteve anëtare të sigurojnë marrjen e masave të duhura administrative ose vendosjen e sanksioneve administrative ndaj personave përgjegjës për shkelje të rregullave kombëtare që zbatojnë atë direktivë.
3. Raporti i 25 shkurtit 2009 i Grupit të Nivelit të Lartë për Mbikëqyrjen Financiare në BE, të kryesuar nga Jacques de Larosière (Grupi de Larosière), rekomandoi që një kuadër i kujdesshëm dhe zhvillimi i kuadrit të biznesit për sektorin financiar duhet të mbështetet mbi regjime të forta mbikëqyrëse dhe sanksionuese. Për këtë qëllim, Grupi de Larosière konsideroi se autoritetet mbikëqyrëse duhet të pajisen me kompetenca të mjaftueshme për të vepruar dhe gjithashtu duhet të ketë regjime sanksionuese të barabarta, të forta dhe të ashpra kundër të gjitha krimeve financiare, sanksione të cilat duhet të zbatohen në mënyrë efektive, me qëllim ruajtjen e integritetit të tregut. Grupi de Larosière arriti në përfundimin se regjimet sanksionuese të shteteve anëtare janë përgjithësisht të dobëta dhe heterogjene.
4. Një kornizë legjislative funksionale në lidhje me abuzimin e tregut kërkon zbatim efektiv. Një vlerësim i regjimeve kombëtare për sanksionet administrative sipas Direktivës 2003/6/KE tregoi se jo të gjitha autoritetet kombëtare kompetente kishin kompetenca të plota në dispozicion të tyre për të siguruar që mund të reagonin ndaj abuzimit të tregut me sanksionin e duhur. Në veçanti, jo të gjitha shtetet anëtare parashikojnë sanksione financiare monetare për abuzimin me informacionet e privilegjuara dhe manipulimin e tregut, dhe niveli i sanksioneve ndryshon shumë midis shteteve anëtare. Për këtë arsye, është i nevojshëm një akt i ri legjislativ për të siguruar rregulla minimale të përbashkëta në të gjithë Bashkimin Evropian.
5. Miratimi i sanksioneve administrative nga shtetet anëtare deri më sot, është provuar të jetë i pamjaftueshëm për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat për parandalimin dhe luftimin e abuzimit të tregut.
6. Është thelbësore që pajtueshmëria me rregullat e abuzimit të tregut të forcohet nga disponueshmëria e sanksioneve penale të cilat tregojnë një formë më të fortë të mosmiratimit social në krahasim me gjobat administrative. Vendosja e veprave penale për të paktën format serioze të abuzimit të tregut, përcakton kufijtë e qartë për llojet e sjelljes që konsiderohen si veçanërisht të papranueshme dhe i jep një mesazh publikut dhe autorëve potencialë që autoritetet kompetente e marrin një sjellje të tillë shumë seriozisht.
7. Jo të gjitha shtetet anëtare kanë parashikuar sanksione penale për disa forma të shkeljeve serioze të ligjit kombëtar që zbatojnë Direktivën 2003/6/KE. Qasjet e ndryshme të shteteve anëtare dëmtojnë uniformitetin e kushteve të veprimit në tregun e brendshëm dhe mund të shihen si nxitje për personat që të kryejnë abuzimin e tregut në shtetet anëtare të cilat nuk parashikojnë sanksione penale për ato vepra penale. Përveç kësaj, deri më tani nuk ka pasur një kuptim të përgjithshëm në të gjithë Bashkimin Evropian të sjelljes që konsiderohet si shkelje serioze e rregullave mbi abuzimin e tregut. Prandaj, duhet të vendosen rregulla minimale në lidhje me përkufizimin e veprave penale të kryera nga personat fizikë, përgjegjësitë e personave juridikë dhe sanksionet përkatëse. Rregullat e përbashkëta minimale gjithashtu do të bënin të mundur përdorimin e metodave më efektive të hetimit dhe mundësimin e bashkëpunimit më efektiv brenda dhe midis shteteve anëtare. Në kushtet e krizës financiare, është e qartë se manipulimi i tregut ka potencial për përhapjen e dëmtimeve në jetën e miliona njerëzve. Skandali Libor, i cili kishte të bënte me një rast serioz të manipulimit të referencës, tregoi se problemet e rëndësishme dhe boshllëqet, ndikojnë seriozisht në besimin e tregut dhe mund të arrijnë në humbje të mëdha për investitorët dhe në shtrembërimin e ekonomisë reale. Mungesa e regjimeve të përbashkëta për sanksionet kriminale në të gjithë Bashkimin Evropian krijon mundësi për autorët e abuzimit të tregut për të përfituar nga regjimet më të lehta në disa shtete anëtare. Vendosja e sanksioneve penale për abuzimin e tregut do të ketë një efekt parandalues mbi autorët potencialë.
8. Futja e sanksioneve penale nga të gjitha shtetet anëtare për shkelje të rënda të abuzimit të tregut është thelbësore për të siguruar zbatimin efektiv të politikës së Bashkimit Evropian për luftimin e abuzimit të tregut.
9. Në mënyrë që fushëveprimi i kësaj Direktive të jetë në linjë me atë të Rregullores (BE) nr. 596/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit5, tregtimi i aksioneve të veta në programet e blerjes dhe tregtimin e letrave me vlerë ose instrumenteve shoqëruese për stabilizimin e letrave me vlerë; transaksionet, urdhrat ose sjelljet në ndjekje të politikës monetare, të kursit të këmbimit ose politikës së administrimit të borxhit publik; aktivitetet në lidhje me lejimet e emetimit të ndërmarra në ndjekje të politikës klimaterike të Bashkimit Evropian; dhe aktivitetet e ndërmarra në ndjekje të Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe të Politikës së Përbashkët të Peshkimit të Bashkimit Evropian, duhet të përjashtohen nga kjo direktivë.
10. Shtetet anëtare duhet të sigurojnë që, të paktën për rastet serioze të abuzimit me informacione të privilegjuara, manipulimin e tregut dhe publikimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm, të përbëjnë vepra penale kur kryhen me dashje.
11. Për qëllimet e kësaj direktive, abuzimi me informacionin e privilegjuar dhe publikimi i paligjshëm i informacionit të brendshëm duhet të konsiderohen serioze në raste të tilla si ato kur ndikimi në integritetin e tregut, fitimi aktual ose potencial apo humbja e shmangur, niveli i dëmit që i është shkaktuar tregut, ose vlera e përgjithshme e instrumenteve financiare, është e lartë. Rrethana të tjera që mund të merren parasysh janë, për shembull, kur një vepër është kryer brenda kuadrit të një organizate kriminale ose kur personi e ka kryer në vepër të tillë dhe më parë.
12. Për qëllimet e kësaj direktive, manipulimi i tregut duhet të konsiderohet serioz në raste të tilla si ato ku ndikimi në integritetin e tregut, fitimi aktual ose potencial apo humbja e shmangur, niveli i dëmit që i është shkaktuar tregut, niveli i ndryshimit të vlerës së instrumentit financiar ose të kontratës për mallrat vendorë ose shuma e mjeteve të përdorura fillimisht është e lartë ose kur manipulimi kryhet nga një person i punësuar ose që punon në sektorin financiar ose në një autoritet mbikëqyrës ose rregullator.
13. Për shkak të efekteve të pafavorshme të përpjekjeve për abuzimin me informacionin e privilegjuar dhe përpjekjeve për manipulimin e tregut në integritetin e tregjeve financiare dhe në besimin e investitorëve në ato tregje, ato forma të sjelljes duhet gjithashtu të ndëshkohen si vepër penale.
14. Kjo direktivë duhet t'i detyrojë shtetet anëtare të parashikojnë në ligjin e tyre kombëtar dënimet penale në lidhje me abuzimin me informacionin e privilegjuar, manipulimin e tregut dhe publikimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm, për të cilat zbatohet kjo direktivë. Kjo direktivë nuk krijon asnjë detyrim për aplikimin e këtyre dënimeve dhe asnjë sistem tjetër të disponueshëm për zbatimin e ligjit për rastet individuale.
15. Kjo direktivë duhet gjithashtu t'u kërkojë shteteve anëtare të sigurojnë që nxitja, ndihma dhe mbështetja e veprave penale janë gjithashtu të dënueshme.
16. Në mënyrë që sanksionet për veprat penale të përmendura në këtë direktivë të jenë efektive dhe bindëse, duhet të përcaktohet një nivel minimal për afatin maksimal të dënimit me burgim.
17. Kjo direktivë duhet të zbatohet duke marrë parasysh kuadrin ligjor të vendosur nga Rregullorja (BE) nr. 596/2014 dhe masat e saj zbatuese.
18. Me qëllim sigurimin e zbatimit efektiv të politikës evropiane për sigurimin e integritetit të tregjeve financiare të përcaktuara në Rregulloren (BE) nr. 596/2014, shtetet anëtare duhet të zgjerojnë përgjegjësinë për veprat penale të parashikuara në këtë direktivë për personat juridikë nëpërmjet vendosjes së sanksioneve penale ose jo-penale ose masa të tjera të cilat janë efektive, proporcionale dhe bindëse, për shembull ato të parashikuara në Rregulloren (BE) nr. 596/2014. Sanksione të tilla ose masa të tjera mund të përfshijnë publikimin e një vendimi përfundimtar mbi një sanksion, përfshirë identitetin e personit juridik përgjegjës, duke marrë parasysh të drejtat themelore, parimin e proporcionalitetit dhe rreziqet për stabilitetin e tregjeve financiare dhe hetimet në vazhdim. Shtetet anëtarë, duhet sipas rastit dhe kur legjislacioni i brendshëm parashikon për përgjegjësinë penale të personave juridikë, ta zgjerojë një përgjegjësi të tillë, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, deri te veprat e parashikuara në këtë direktivë. Kjo direktivë nuk duhet të pengojë shtetet anëtare të publikojnë vendimet përfundimtare për përgjegjësinë ose sanksionet.
19. Shtetet anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që autoritetet e zbatimit të ligjit, autoritetet gjyqësore dhe autoritetet e tjera kompetente përgjegjëse për hetimin ose ndjekjen e veprave penale të parashikuara në këtë direktivë, kanë aftësinë për të përdorur mjete efektive hetimore. Duke marrë parasysh ndër të tjera, parimin e proporcionalitetit, përdorimi i këtyre mjeteve në përputhje me legjislacionin e brendshëm duhet të bëhet konform natyrës dhe seriozitetit të veprës penale nën hetim.
20. Duke qenë se kjo direktivë parashikon rregullat minimale, shtetet anëtare mund të miratojnë ose të përdorin rregulla më të rrepta penale për abuzimin e tregut.
21. Shtetet anëtare, për shembull, parashikojnë që manipulimet e tregut të kryera në mënyrë të pakujdesshme ose me neglizhencë të rëndë përbëjnë një vepër penale.
22. Detyrimet në këtë direktivë për të parashikuar ndëshkimet për personat fizikë dhe sanksionet ndaj personave juridikë në të legjislacionin e tyre të brendshëm nuk i përjashtojnë shtetet anëtare nga detyrimi për të parashikuar në legjislacionin e brendshëm sanksione administrative dhe masa të tjera për shkeljet e parashikuara në Rregulloren (BE) nr. 596/2014, përveç nëse shtetet anëtare kanë vendosur, në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 596/2014, të parashikojnë vetëm sanksione penale për shkelje të tilla në legjislacionin e tyre të brendshëm.
23. Fushëveprimi i kësaj direktive përcaktohet në mënyrë të tillë që të plotësojë dhe të sigurojë zbatimin efektiv të Rregullores (BE) nr. 596/2014. Ndërsa veprat penale duhet të ndëshkohen sipas kësaj direktive kur kryhen me dashje dhe të paktën në raste serioze, sanksionet për shkeljen e Rregullores (BE) nr. 596/2014 nuk kërkojnë që të provohet qëllimi ose që ato të kualifikohen si serioze. Në zbatimin e ligjit kombëtar për përafrimin e kësaj direktive, shtetet anëtare duhet të sigurojnë që vendosja e sanksioneve penale për veprat penale në përputhje me këtë direktivë dhe sanksionet administrative në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 596/2014 nuk çon në shkelje të parimi ne bis in idem.
24. Pa cenuar rregullat e përgjithshme të legjislacionit të brendshëm penal për zbatimin dhe ekzekutimin e dënimeve në përputhje me rrethanat konkrete në secilin rast individual, vendosja e sanksioneve duhet të jetë proporcionale, duke marrë parasysh fitimet e marra ose humbjet e shmangura nga personat përgjegjës si dhe dëmin ndaj personave të tjerë dhe, kur është e zbatueshme, funksionimit të tregjeve ose ekonomisë më të gjerë.
25. Meqenëse objektivi i kësaj direktive, përkatësisht për të garantuar mundësinë e sanksioneve penale për të paktën abuzimin serioz të tregut në të gjithë Bashkimin Evropian, nuk mund të arrihet plotësisht nga shtetet anëtare, por për shkak të shkallës dhe efekteve të kësaj Direktive, mund të arrihet më mirë në nivel Bashkimi Evropian, ky i fundit mund të miratojë masa, në përputhje me parimin e subsidiaritetit siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit për Bashkimin Evropian (TBE). Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo direktivë nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
26. Rritja e aktiviteteve ndërkufitare kërkon bashkëpunim efikas dhe efektiv midis autoriteteve kombëtare kompetente për hetimin dhe ndjekjen penale të shkeljeve të abuzimeve të tregut. Organizimi dhe kompetencat e atyre autoriteteve kombëtare në shtetet e ndryshme anëtare nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin e tyre.
27. Kjo direktivë respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (Karta) siç sanksionohen në Traktate. Në mënyrë të veçantë, ajo duhet të zbatohet me respektimin e duhur për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale (neni 8), lirinë e shprehjes dhe informacionit (neni 11), lirinë e drejtimit të biznesit (neni 16), të drejtën për kompensim efektiv dhe gjykim të drejtë (neni 47), prezumimin e pafajësisë dhe e drejta e mbrojtjes (neni 48), parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të veprave penale dhe dënimeve (neni 49) dhe të drejtën për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë në një procedim penal për të njëjtën vepër penale (neni 50).
28. Gjatë zbatimit të kësaj direktive shtetet anëtare duhet të garantojnë të drejtat procedurale të personave të dyshuar apo të akuzuar në procedurat penale. Detyrimet e tyre sipas kësaj direktive nuk cenojnë detyrimet e tyre sipas ligjit të Bashkimit Evropian për të drejtat procedurale në procedurat penale. Asgjë në këtë direktivë nuk synon të kufizojë lirinë e shtypit apo lirinë e shprehjes në media për sa kohë ato janë të garantuara në Bashkimin Evropian dhe shtete anëtare, veçanërisht sipas nenit 11 të Kartës dhe dispozitave përkatëse. Kjo duhet të theksohet veçanërisht për sa i përket zbulimit të informacionit të brendshëm në përputhje me dispozitat e kësaj direktive për një zbulim të tillë.
29. Pa cenuar nenin 4 të Protokollit nr. 21 për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës lidhur me fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, të bashkangjitur në TBE dhe në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE), Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në miratimin e kësaj direktive dhe prandaj nuk është e detyruar ose nuk do të jetë subjekt i zbatimit të saj.
30. Në përputhje me nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Protokollit nr. 21 për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës lidhur me fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, bashkëlidhur TBE-së dhe TFBE-së, Irlanda njoftuar dëshirën e saj për të marrë pjesë në miratimin dhe zbatimin e kësaj direktive.
31. Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit nr. 22 për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur TBE-së dhe TFBE-së, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj direktive dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të saj.
32. Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shprehu mendimin e tij më datë 10 shkurt 20126,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË;
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
1. Kjo direktivë përcakton rregullat minimale për sanksionet penale për abuzimin me informacionin e privilegjuar, për publikimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm dhe për manipulimin e tregut për të siguruar integritetin e tregjeve financiare në Bashkimin Evropian dhe për të përmirësuar mbrojtjen e investitorit dhe besimin në ato tregje.
2. Kjo direktivë zbatohet për sa vijon:
a) instrumentet financiare të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar ose për të cilat është bërë një kërkesë për pranim në tregtim në një treg të rregulluar;
b) instrumentet financiare të tregtuara në një platformë shumëpalëshe tregtimi (PST), të pranuara në tregtim në një PST ose për të cilat është bërë një kërkesë për pranim në tregtim në një PST;
c) instrumente financiare të tregtuara në një platformë të përbashkët tregtimi (PPT);
d) instrumente financiare që nuk mbulohen në pikat a, b ose c, çmimi dhe vlera e të cilëve varet nga, ose ka ndikim në, çmimin apo vlerën e instrumentit financiar të referuar në ato pika, duke përfshirë, por jo vetëm, swaps-et e mosshlyerjes së kredisë dhe kontratat për ndryshim.
Kjo direktivë zbatohet gjithashtu për sjelljen ose transaksionet, duke përfshirë ofertat, që lidhen me ankandin në platformën e ankandit të autorizuar si një treg i rregulluar i lejeve së emetimit ose produkteve të tjera të ankanduara në bazë të tyre, përfshirë kur produktet e ankanduara nuk janë instrumente financiare, sipas Rregullores së Komisionit (BE) nr. 1031/20107. Pa cenuar ndonjë dispozitë specifike që i referohet ofertave të dorëzuara në kontekstin e një ankandi, çdo dispozitë e kësaj direktive që i referohet urdhrave për tregti do të zbatohet për oferta të tilla.
3. Kjo direktivë nuk zbatohet për:
a) tregtimin e aksioneve të veta në programet e riblerjes, kur një tregti e tillë kryhet në përputhje me nenet 5 paragrafët 1, 2 dhe 3 të Rregullores (BE) nr. 596/2014;
b) tregtimi i titujve ose i instrumenteve të lidhura me ta siç referohet në pikat a dhe b të nenit 3, paragrafi 2 të Rregullores (BE) nr. 596/2014 për stabilizimin e titujve, kur tregtia e tillë kryhet në përputhje me nenin 5, paragrafët 4 dhe 5 të kësaj rregulloreje;
c) transaksionet, urdhrat ose sjelljet e kryera në ndjekje të politikës monetare, të kursit të këmbimit ose të administrimit të borxhit publik në përputhje me nenin 6, paragrafi 1 të Rregullores (BE) nr. 596/2014, rendit të transaksioneve ose sjelljeve të kryera në përputhje me nenin 6, paragrafi 2 të tij, veprimtaritë në ndjekje të politikës klimaterike të Bashkimit Evropian në përputhje me nenin 6, paragrafi 3 të tij, ose aktivitetet në ndjekje të Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian ose të Politikës së Përbashkët të Peshkimit të Bashkimit Evropian në përputhje me nenin 6, paragrafi 4 të tij;
4. Neni 5 zbatohet gjithashtu për:
a) kontratat spot të mallrave që nuk janë produkte energjetike të tregtuara me shumicë, ku transaksioni, rendi apo sjellja ndikon në çmimin ose vlerën e një instrumenti financiar të referuar në paragrafin 2 të këtij neni;
b) llojet e instrumenteve financiare, duke përfshirë kontratat derivative ose instrumentet derivative për transferimin e rrezikut të kredisë, ku transaksioni, rendi, oferta ose sjellja ndikon në çmimin ose vlerën e një kontrate spot të mallrave ku çmimi ose vlera varet nga çmimi ose vlera e atyre instrumenteve financiare;
c) sjellja në lidhje me referencat.
5. Kjo direktivë zbatohet për çdo transaksion, urdhër ose sjellje në lidhje me ndonjë instrument financiar siç referohet në paragrafët 2 dhe 4, pavarësisht nëse transaksioni, rendi apo sjellja ndodh në një vend tregtimi ose jo.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj direktive përdoren përkufizimet e mëposhtme:
1. "instrument financiar" është instrumenti financiar siç përcaktohet në pikën 15 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit8;
2. "kontratë spot e mallrave" është kontrata spot e mallrave siç përcaktohet pikën 15 të nenit 3(1) të Rregullores (BE) nr. 596/2014;
3. "program i riblerjes" është tregtimi me aksionet e veta në përputhje me nenet 21 deri 27 të Direktivës 2012/30/BE Parlamentit Evropian dhe të Këshillit9;
4. "informacion i brendshëm" është informacioni në kuptimin e nenit 7(1) deri (4) i Rregullores (BE) nr. 596/2014;
5. "kuota e lejuar e shkarkimit" është kuota e shkarkimit siç përshkruhet në pikën 11 të seksionit C të shtojcës së direktive 2014/65/BE;
6. "pika e referencës" është referenca siç përkufizohet në pikën 29 të nenit 3, paragrafi 1 i Rregullores (BE) nr. 596/2014;
7. "praktika e pranuar e tregut" është praktika specifike e tregut që pranohet nga autoriteti kompetent i një shteti anëtar në përputhje me nenin 13 të Rregullores (BE) nr. 596/2014;
8. "stabilizim" është stabilizimi i përkufizuar si në nenin 3, paragrafi 2, germa d të Rregullores (BE) nr. 596/2014;
9. "treg i rregulluar" është tregu i rregulluar i përcaktuar si në pikën 21 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
10. "platformë shumëpalëshe e tregtimit" ose "PST" është platforma tregtare e tregtimit, e përcaktuar si në pikën 22 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
11. "platformë e organizuar tregtimi" ose "POT" është platforma e organizuar e tregtimit, e përcaktuar si në pikën 23 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
12. "vendi i tregtimit" është vendi i tregtimit i përcaktuar si në pikën 24 të nenit 4, paragrafi 1 të Direktivës 2014/65/BE;
13. "produkt energjetik i tregtuar me shumicë" është produkti energjetik i tregtuar me shumicë, i përcaktuar si në pikën 4 të nenit 2 të Rregullores (BE) nr.1227/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit10;
14. "emetues" është emetuesi siç përcaktohet në pikën 21 të nenit 1 të Rregullores (BE) nr. 596/2014.
Neni 3
Abuzimi me informacionin e privilegjuar, rekomandimi apo nxitja e një personi tjetër për t'u angazhuar në abuzimin me informacionin e privilegjuar
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar që abuzimi me informacionet e privilegjuara, rekomandimi dhe nxitja e një personi tjetër për t'u angazhuar në abuzimin me informacionet e privilegjuara siç referohet në paragrafët 2 dhe 8, përbën vepër penale të paktën në rastet e rënda dhe kur kryhet ndërkombëtarisht.
2. Për qëllimet e kësaj direktive, abuzimi me informacionet e privilegjuara lind kur një person zotëron informacion të brendshëm dhe e përdor atë duke blerë apo shitur, për llogari të tij apo të nj pale tjetër, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, instrumente financiare me të cilat lidhet ai informacion.
3. Ky nen zbatohet për çdo person i cili zotëron informacion të brendshëm si rezultat i:
a) të qenurit anëtar i organeve administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse të emetuesit apo të pjesëmarrësit në tregun e kuotave të lejuara të shkarkimeve;
b) zotërimit të kapitalit të emetuesit ose të pjesëmarrësit në tregun e kuotave të lejuara të emetimit;
c) aksesit në informacion nëpërmjet ushtrimit të detyrave të tij funksionale ose profesionale; ose
d) përfshirjes në aktivitete kriminale.
Ky nen zbatohet gjithashtu për çdo person që ka marrë informacionin e brendshëm në rrethana të ndryshme nga ato të përmendura në nënparagrafin e parë, kur ai person e di se është informacion i brendshëm.
4. Përdorimi i informacionit të brendshëm duke anuluar ose ndryshuar një urdhër në lidhje me një instrument financiar me të cilin ka lidhje informacioni, kur urdhri është vendosur para se personi në fjalë të ketë informacionin e brendshëm, gjithashtu do të konsiderohet si abuzim me informacionin e privilegjuar.
5. Në lidhje me ankandet e kuotave të emetimeve të lejuara ose produktet e tjera të ankanduara bazuar në to, që kryhen sipas Rregullores (BE) nr. 1031/2010, përdorimi i informacionit të brendshëm që referohet në paragrafin 4 i këtij neni gjithashtu përfshin dorëzimin, ndryshimin apo tërheqjen e një oferte nga një person për llogari të tij ose për llogari të një pale të tretë.
6. Për qëllimet e kësaj direktive, rekomandimi i një personi tjetër për t'u angazhuar në abuzimin me informacionin e privilegjuar ose nxitja e një personi tjetër për t'u angazhuar në këtë abuzim, lind kur personi zotëron informacionin e brendshëm dhe:
a) rekomandon, në bazë të atij informacioni, që një person tjetër të blejë ose të shesë instrumente financiare me të cilat ka lidhje informacioni ose e nxit atë person për të bërë një blerje apo shitje të tillë; ose
b) rekomandon, në bazë të këtij informacioni, që një person tjetër të anulojë ose ndryshojë një urdhër të lidhur me instrumente financiare me të cilat ka lidhje informacioni, ose e nxit atë person për të bërë një anulim ose ndryshim të tillë.
7. Përdorimi i rekomandimeve ose nxitjeve të përmendura në paragrafin 6 përbën abuzim me informacionin e privilegjuar kur personi që përdor rekomandimin ose nxitjen e di se është i bazuar në informacionin e brendshëm.
8. Për qëllimet e këtij neni, vetëm fakti që një person është ose ka qenë në zotërim të informacioni të brendshëm, nuk konsiderohet që ai person e ka përdorur domosdoshmërish atë informacion dhe në këtë mënyrë ka marrë pjesë në abuzimin me informacionin e privilegjuar mbi bazat e një blerjeje apo shitjeje, kur sjellja e tij kualifikohet si sjellje e ligjshme sipas nenit 9 të Rregullores (BE) nr. 596/2014.
Neni 4
Publikimi i paligjshëm i informacionit të brendshëm
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar që publikimi i paligjshëm i informacionit të brendshëm, siç referohet në paragrafët 2 deri 5, të përbëjë një vepër penale, të paktën në raste serioze dhe kur kryhet me dashje.
2. Për qëllimet e kësaj direktive, publikimi i paligjshëm i informacionit të brendshëm lind kur personi zotëron informacion të brendshëm dhe e zbulon atë informacion tek çdo person tjetër, përveç kur zbulimi bëhet në ushtrimin normal të një punësimi, profesioni ose detyre, duke përfshirë aty ku zbulimi kualifikohet si një kërkim tregu që kryhet në përputhje me nenin 11, paragrafët 1 deri 8 të Rregullores (BE) nr. 596/2014.
3. Ky nen zbatohet për çdo person në situatat e referuara në nenin 3, paragrafi 3.
4. Për qëllimet e kësaj direktive, zbulimi i mëtejshëm i rekomandimeve ose nxitjeve të përmendura në nenin 3, paragrafi 6, përbën publikim të paligjshëm të informacionit sipas këtij neni, kur personi që publikon rekomandimin ose nxitjen e di se është bazuar në informacion të brendshëm.
5. Neni zbatohet bazuar në nevojën për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe të shprehjes.
Neni 5
Manipulimi i tregut
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar që manipulimi i tregut siç referohet në paragrafin 2 të përbëjë një vepër penale të paktën në raste serioze dhe kur kryhet me dashje.
2. Për qëllimet e kësaj direktive, manipulimi i tregut përfshin aktivitetet e mëposhtme:
a) hyrjen në një transaksion, duke dhënë një urdhër për tregti ose ndonjë sjellje tjetër që:
I. jep sinjale të rreme ose çorientuese në lidhje me furnizimin, kërkesën ose çmimin e një instrumenti financiar ose të një kontrate spot të mallrave; ose
II. siguron çmimin e një ose disa instrumenteve financiare ose të një kontrate spot të mallrave të lidhur me to në një nivel jo normal ose artificial;
përveç nëse arsyet e personit që ka nisur transaksionet apo ka dhënë urdhrat për tregti janë të ligjshme, dhe ato transaksione e urdhra janë në përputhje me praktikat e pranuara tregtare në vendet e tregtimit përkatëse;
b) nisjen e një transaksioni, kryerjen e një urdhri tregtie ose ndonjë aktivitet apo sjellje tjetër që ndikon në çmimin e një ose disa instrumenteve financiare ose një kontrate spot të mallrave, e cila përdor një pajisje fiktive ose ndonjë formë tjetër mashtrimi apo sajimi;
c) shpërndarjen e informacionit nëpërmjet mediave, duke përfshirë internetin ose me çdo mjet tjetër, i cili jep sinjale të rreme ose çorientuese në lidhje me furnizimin, kërkesën ose çmimin e një instrumenti financiar, ose një kontratë spot të mallrave, ose siguron çmimin e një ose disa instrumente financiare ose një kontratë spot të mallrave në një nivel anormal ose artificial, ku personat që kanë bërë shpërndarjen kanë për vete ose për një person tjetër, një avantazh ose fitim nga përhapja e informacionit në fjalë; ose
d) transmetimi i informacionit të rremë ose çorientues ose dhënien e inputeve të rreme ose çorientuese ose ndonjë sjellje tjetër që manipulon llogaritjen e një pikë referimi.
Neni 6
Nxitja, dhënia e ndihmës dhe mbështetjes dhe tentativa për të kryer këto vepra
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar ndëshkimin si vepër penale të nxitjes, mbështetjes dhe dhënies së ndihmës në një vepër të përmendur në nenet 3, paragrafi 2 deri 5 dhe nenet 4 dhe 5.
2. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar ndëshkimin si vepër penale të një prej veprave të përmendura në nenin 3, paragrafi 2, deri 5 dhe 7 dhe nenin 5.
3. Neni 3, paragrafi 8 zbatohet rast pas rasti.
Neni 7
Dënimet penale për personat fizikë
1. Çdo shtet anëtar merr masat e nevojshme për të garantuar që veprat e përmendura në nenet 3 deri në 6 të ndëshkohen me dënime penale efikase, proporcionale dhe shtrënguese.
2. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që veprat e përmendura në nenet 3 dhe 5 të dënohen me burgim të paktën për katër vjet.
3. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që vepra e përmendur në nenet 4 të dënohet me burgim të paktën për dy vjet.
Neni 8
Përgjegjësia e personave juridikë
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që personat juridikë të mbajnë përgjegjësi për veprat e përmendura në nenin 3 deri në 6 të kryera në përfitim të tyre nga një person, duke vepruar individualisht ose si pjesë e një organi të personit juridik, i cili ka pozicion drejtues brenda personit juridik, bazuar mbi:
a) kompetencën për të përfaqësuar personin juridik;
b) autoritetin për të marrë vendime në emër të personit juridik; ose
c) autoritetin për të ushtruar kontroll brenda personit juridik.
2. Shtetet anëtare marrin masa gjithashtu që një person juridik të mbajë përgjegjësi në rastet kur mungesa e mbikëqyrjes apo e kontrollit nga personi i përmendur në paragrafin 1, i ka mundësuar një personi nën autoritetin e personit juridik, kryerjen për llogari të personit juridik të veprave të përmendura në nenin 3 dhe 6.
3. Përgjegjësia e personave juridikë sipas paragrafëve 1 dhe 2 nuk përjashton procedimin penal të personave fizikë që kryejnë, nxisin ose ndihmojnë në kryerjen e veprave të përmendura në nenet 3 dhe 6.
Neni 9
Sanksionet për personat juridikë
Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që një person juridik që konsiderohet përgjegjës sipas nenit 8 t'i nënshtrohet sanksioneve efikase, proporcionale dhe shtrënguese, të cilat përfshijnë dënime penale ose jopenale, dhe mund të përfshijnë edhe sanksione të tjera, si:
a) përjashtimi nga e drejta e marrjes së ndihmës ose përfitimeve publike;
b) përjashtimi i përkohshëm ose i përhershëm nga ushtrimi i veprimtarive tregtare;
c) vendosja nën mbikëqyrje gjyqësore;
d) një urdhër gjyqësor likuidimi;
e) mbyllja e përkohshme ose e përhershme e objekteve që janë përdorur për kryerjen e veprës.
Neni 10
Juridiksioni
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për t'i vendosur veprat e përmendura në nenet 3 deri në 6 nën juridiksionin e tyre kur është kryer vepra:
a) plotësisht ose pjesërisht brenda territorit të tyre; ose
b) nga një shtetas i tyre, të paktën në rastet kur ky akt konsiderohet se është vepër penale në shtetin ku u krye.
2. Shteti anëtar informon Komisionin në rastet kur vendos të ketë juridiksion të mëtejshëm mbi veprat e përmendura në nenet 3 deri në 6 të kryera jashtë territorit të tij, në rastet kur:
a) autori i veprës banon zakonisht në territorin e tij; ose
b) vepra është kryer për llogari të një personi juridik të vendosur në territorin e tij.
Neni 11
Trajnimi
Pa cenuar pavarësinë gjyqësore dhe ndryshimet në organizimin e gjyqësorit në Bashkimin Evropian, shtetet anëtare u kërkojnë personave përgjegjës për trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve stafit gjyqësor dhe të autoriteteve kompetente të përfshirë në procedime penale dhe hetime që të ofrojnë trajnimin e duhur lidhur me objektivat e kësaj direktive.
Neni 12
Raportimi
Deri më 4 korrik 2018, Komisioni i raporton Parlamentit Evropian dhe Këshillit për funksionimin e kësaj direktive dhe, nëse është e nevojshme, për nevojën e ndryshimit të saj, duke përfshirë edhe interpretimin e rasteve të rënda siç referohet në nenin 3, paragrafi 1, nenit 4, paragrafi 1 dhe nenit 5, paragrafi 1, nivelin e sanksioneve të parashikuara nga shtetet anëtare dhe të masës në të cilën janë miratuar elementet opsionale të referuara në këtë direktivë.
Nëse është e përshtatshme, raporti i Komisionit shoqërohet me një propozim ligjor.
Neni 13
Transpozimi
1. Shtetet anëtare miratojnë dhe botojnë deri më 3 korrik 2016, ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë. Ato i komunikojnë menjëherë Komisionit tekstin e këtyre masave.
Ato i zbatojnë këto masa që nga data 3 korrik 2016 duke iu nënshtruar hyrjes në fuqi të Rregullores (BE) nr. 596/2014.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyra sesi do të bëhet kjo referencë përcaktohet nga shtetet anëtare.
2. Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë.
Neni 14
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi njëzet ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 15
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare në përputhje me traktatet.
Nënshkruar në Strasburg, më 16 prill 2014.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
M. SCHULZ
Për Këshillin
Presidenti
D. KOURKOULAS
<href="#ntc1-L_2014173EN.01017901-E0001">1. Gazeta Zyrtare C 161, 7.6.2012, f. 3.
<href="#ntc2-L_2014173EN.01017901-E0002">2. Gazeta Zyrtare C 181, 21.6.2012, f. 64.
<href="#ntc3-L_2014173EN.01017901-E0003">3. Qëndrimi i Parlamentit Evropian i 4 shkurtit 2014 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 14 prillit 2014.
<href="#ntc4-L_2014173EN.01017901-E0004">4. Direktiva 2003/6/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 28 janar 2003 "Për abuzimin me informacionet e privilegjuara dhe manipulimin e tregut (abuzimi me tregun)" (Gazeta Zyrtare L 96, 12.4.2003, p. 16).
<href="#ntc5-L_2014173EN.01017901-E0005">5. Rregullorja (BE) nr. 596/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 prill 2014, "Për abuzimin me tregun (rregullorja për abuzimin me tregun) dhe që shfuqizon direktivën 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe Direktivat e Komisionit 2003/124/KE, 2003/125/KE dhe 2004/72/KE" (shih faqen 1 të kësaj gazete zyrtare).
<href="#ntc6-L_2014173EN.01017901-E0006">6. Gazeta Zyrtare C 177, 20.6.2012, f. 1.
<href="#ntc7-L_2014173EN.01017901-E0007">7. Rregullorja e Komisionit (BE) nr. 1031/2010, datë 12 nëntor 2010, "Për orarin, administrimin dhe aspekte të tjera të ankandit të kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë, sipas direktivës 2003/87/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, që përcakton skemën për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda Komunitetit"(Gazeta Zyrtare L 302, 18.11.2010, f. 1).
<href="#ntc8-L_2014173EN.01017901-E0008">8. Direktiva 2014/65/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 maj 2014, "Për tregjet e instrumenteve financiare dhe që ndryshon Direktivën 2002/92/KE dhe Direktivën 2011/61/BE (shih faqen 349 të kësaj Gazete Zyrtare).
<href="#ntc9-L_2014173EN.01017901-E0009">9. Direktiva 2012/30/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 tetor 2012, "Për koordinimin e masave mbrojtëse, të cilat kërkohen nga shtetet anëtare ose shoqëritë, me qëllim mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe të tjerë, në kuptimin e nenit 54, paragrafi 2 të Traktit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, në lidhje me krijimin e shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar dhe mirëmbajtjen dhe ndryshimin e kapitalit të tyre, me synimin për t'i bërë këto masa mbrojtëse të barasvlershme" (Gazeta Zyrtare L 315, 14.11.2012, f. 74).
<href="#ntc10-L_2014173EN.01017901-E0010">10. Rregullorja (BE) nr. 1227/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 tetor 2011, "Për integritetin dhe transparencën e tregut me shumicë të energjisë"(Gazeta Zyrtare L 326, 8.12.2011, f. 1).
DIREKTIVA 2004/109/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 15 DHJETOR 2004, "PËR HARMONIZIMIN E KËRKESAVE PËR TRANSPARENCË, NË LIDHJE ME INFORMACIONIN RRETH EMETUESVE, TITUJT E TË CILËVE JANË PRANUAR PËR TREGTIM NË NJË TREG TË RREGULLUAR DHE
-
Lexo Dokumentin
31.12.2004
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 390/38
DIREKTIVA 2004/109/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 15 DHJETOR 2004, "PËR HARMONIZIMIN E KËRKESAVE PËR TRANSPARENCË, NË LIDHJE ME INFORMACIONIN RRETH EMETUESVE, TITUJT E TË CILËVE JANË PRANUAR PËR TREGTIM NË NJË TREG TË RREGULLUAR DHE QË NDRYSHON DIREKTIVËN 2001/34/KE"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenet 44 dhe 95 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social<href="#ntr1-L_2004390EN.01003801-E0001">1,
Duke pasur parasysh opinionin e Bankës Qendrore Evropiane<href="#ntr2-L_2004390EN.01003801-E0002">2,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 251 të Traktatit<href="#ntr3-L_2004390EN.01003801-E0003">3,
Meqë:
1. Tregjet efikase, transparente dhe të integruara të titujve kontribuojnë në një treg të vetëm të unifikuar në BE dhe nxisin zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës me anë të një shpërndarjeje më të mirë të kapitalit dhe reduktimit të kostove. Dhënia e informacioneve të sakta, gjithëpërfshirëse dhe në kohë rreth emetuesve të titujve krijon besim të vazhdueshëm tek investitorët dhe mundëson një vlerësim të informuar të performancës së veprimtarisë dhe të aseteve të tyre. Kjo përmirëson mbrojtjen e investitorit si dhe efikasitetin e tregut.
2. Për këtë qëllim, emetuesit e titujve duhet t'u garantojnë investitorëve transparencën e duhur nëpërmjet rrjedhjes së rregullt të informacionit. Për të njëjtin qëllim, aksionarët, personat fizikë ose juridikë që kanë të drejtën e votës ose instrumente financiare të cilat rezultojnë në të drejtën për të blerë aksione ekzistuese me të drejtat e votës, duhet gjithashtu t'i informojnë emetuesit për blerjen ose ndryshimet e tjera në pjesëmarrjet ndikuese të shoqërisë, në mënyrë që këta të fundit të mund ta mbajnë publikun të informuar.
3. Komunikata e Komisionit, datë 11 maj 1999, e titulluar "Implementimi i kuadrit të tregjeve financiare: plani i veprimit", identifikon një sërë veprimesh të nevojshme për plotësimin shërbimeve financiare të tregut të vetëm. Këshilli Evropian i Lisbonës i marsit 2000 kërkoi zbatimin e atij plani veprimi deri në vitin 2005. Plani i veprimit thekson nevojën për të hartuar një direktivë për përditësimin e kërkesave të transparencës. Kjo domosdoshmëri u konfirmua nga Këshilli Evropian në Barcelonë në mars 2002.
4. Kjo direktivë duhet të përputhet me detyrat që i delegohen Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe bankave qendrore të shteteve anëtare nga traktati dhe statuti i Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Në këtë drejtim, duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë bankave qendrore të shteteve anëtare, aksionet e të cilave janë pranuar aktualisht për tregtim në një treg të rregulluar, me qëllim garantimin e ndjekjes së objektivave kryesore ligjore të BE-së.
5. Përmirësimi i harmonizimit të dispozitave të legjislacionit kombëtar për kërkesat për informacion periodik dhe të vazhdueshëm për emetuesit e titujve duhet të çojë në një nivel të lartë të mbrojtjes së investitorëve në gjithë BE-në. Megjithatë, kjo direktivë nuk ndikon në legjislacionin ekzistues të BE-së për kuotat e emetuara nga sipërmarrjet e investimeve kolektive të ndryshme nga ato të tipit të mbyllur ose për kuotat e blera ose të shitura në këto sipërmarrje.
6. Mbikëqyrja e emetuesit të aksioneve ose të titujve të borxhit, prerja për njësi e të cilave është më pak se 1000 euro, për qëllimet e kësaj direktive, do të kryhej në mënyrë më efikase nga shteti anëtar ku ndodhet selia e regjistruar e emetuesit. Në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme të garantohet konsistenca me Direktivën 2003/71/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 4 nëntor 2003, "Për prospektin që do publikohet kur titujt të ofrohen për publikun ose të pranohen për tregtim"4. Duhet, në të njëjtën perspektivë, të tregohet një farë fleksibiliteti duke ia lënë zgjedhjen e shtetit anëtar të origjinës emetuesve të vendeve të treta dhe shoqërive në BE që emetojnë vetëm tituj të ndryshëm nga ato të sipërpërmendurat.
7. Një nivel i lartë i mbrojtjes së investitorëve në të gjithë BE-në, do të mundësonte heqjen e pengesave për pranimin e titujve në tregjet e rregulluara që ndodhen ose e ushtrojnë aktivitetin brenda një shteti anëtar. Shteteve anëtare të ndryshme nga shteti anëtar i origjinës nuk duhet t'u lejohet më kufizimi i pranimit të titujve në tregjet e tyre të rregulluara duke përcaktuar kërkesa më të rrepta për informacione periodike dhe të vazhdueshme në lidhje me emetuesit, titujt e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar.
8. Heqja e pengesave në bazë të parimit të shtetit anëtar të origjinës, sipas kësaj direktive, nuk duhet të ndikojë zonat që nuk mbulohen nga kjo e fundit, si të drejtat e aksionarëve për të ndërhyrë në drejtimin e emetuesit. Ajo nuk duhet të ndikojë as në të drejtën e shtetit anëtar të origjinës për t'i kërkuar gjithashtu emetuesit të botojë në gazeta të gjitha informacionet e rregulluara ose pjesë të tyre.
9. Rregullorja (KE) nr. 1606/2002 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 19 korrik 2002, "Për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit"5 i ka hapur rrugën konvergjencës së standardeve të raportimit financiar në gjithë BE-në për emetuesit titujt e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar dhe të cilëve u kërkohet përgatitja e llogarive të konsoliduara. Rrjedhimisht, për emetuesit e titujve është vendosur tashmë një regjim i veçantë përtej sistemit të përgjithshëm për të gjitha shoqëritë, siç përcaktohet në direktivat e ligjit për shoqëritë. Kjo direktivë bazohet në këtë përqasje për sa i përket raportimit financiar vjetor dhe të përkohshëm, duke përfshirë parimin e dhënies së një pamjeje të vërtetë dhe të saktë të aktiveve, pasiveve, gjendjes financiare dhe fitimeve apo humbjeve të një emetuesi. Përmbledhja e pasqyrave financiare, si pjesë e një raporti financiar gjashtëmujor, përbën gjithashtu një bazë të mjaftueshme për dhënien e një pamjeje të vërtetë dhe të saktë të gjashtë muajve të parë të vitit financiar të një emetuesi.
10. Raportet financiare vjetore duhet të sigurojnë të dhëna për të gjitha vitet pasi titujt e emetuesit janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar. Lehtësimi i krahasimit të raporteve financiare vjetore do t'u vinte në ndihmë vetëm investitorëve në tregjet e titujve nëse ata mund të sigurohen se ky informacion do të publikohet brenda një kohe të caktuar pas përfundimit të vitit financiar. Për sa i përket titujve të borxhit të pranuar për tregtim në një treg të rregulluar para 1 janarit 2005 dhe të lëshuar nga emetues të themeluar në një vend të tretë, shteti anëtar i origjinës mund t'i lejojë këta të fundit, sipas kushteve të caktuara, të përgatisin raporte financiare vjetore në përputhje me standardet e kërkuara nga kjo direktivë.
11. Kjo direktivë paraqet raporte financiare gjashtëmujore më gjithëpërfshirëse për emetuesit aksionet e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar. Kjo duhet t'u mundësojë investitorëve të kryejnë një vlerësim më të informuar të gjendjes së emetuesit.
12. Shteti anëtar i origjinës mund të parashikojë përjashtime nga raportimi gjashtëmujor për emetuesit e titujve të borxhit në rastet e:
— institucioneve të kreditit që veprojnë si emetues të vegjël të titujve të borxhit, ose
— emetuesve që ekzistojnë në datën e hyrjes në fuqi të kësaj direktive dhe që emetojnë ekskluzivisht tituj borxhesh të garantuar në mënyrë të pakushtëzuar dhe të pakthyeshme nga shteti anëtar i origjinës apo nga autoritetet rajonale apo vendore të tij, ose
— periudhave transitore prej dhjetë vjetësh, vetëm në lidhje me ato tituj borxhesh që janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar para 1 janarit 2005 dhe që mund të blihen vetëm nga investitorë profesionalë. Nëse shteti anëtar i origjinës e lejon këtë përjashtim, ky nuk është i vlefshëm për titujt e borxhit që pranohen në një treg të rregulluar në vijim.
13. Parlamenti Evropian dhe Këshilli mirëpresin angazhimin e Komisionit për të marrë në konsideratë sa më shpejtë rritjen e transparencës së politikave të shpërblimit, të totalit të shpërblimit të paguar, duke përfshirë çdo kompensim të kushtëzuar ose të shtyrë dhe të përfitimeve në natyrë që i jepen çdo anëtari të organeve administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse në përputhje me planin e tij të veprimit për "Modernizimin e ligjit për shoqëritë tregtare dhe përmirësimin e qeverisjes së korporatës brenda Bashkimit Evropian" të 21 majit 2003 dhe synimin e Komisionit për të bërë një rekomandim në lidhje me këtë temë në të ardhmen e afërt.
14. Shteti anëtar i origjinës duhet t'i inkurajojë emetuesit, aksionet e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar dhe veprimtaritë kryesore të të cilëve lidhen me industrinë nxjerrëse, që t'i bëjnë publike pagesat për qeveritë në raportet e tyre financiare vjetore. Shteti anëtar i origjinës duhet të nxisë gjithashtu rritjen e transparencës së këtyre pagesave brenda strukturës së përcaktuar në forumet e ndryshme financiare ndërkombëtare.
15. Gjithashtu, kjo direktivë do ta bëjë të detyrueshëm raportimin gjashtëmujor për emetuesit vetëm të titujve të borxhit në tregje të rregulluara. Përjashtimet duhet të lejohen vetëm për tregjet me shumicë në bazë të prerjeve për njësi që fillojnë nga 50 000 euro, sipas Direktivës 2003/71/KE. Në rast se titujt e borxhit janë emetuar në një valutë tjetër, përjashtimet duhet të mundësohen vetëm atëherë kur prerja për njësi në këtë valutë, në datën e emetimit, është të paktën 50 000 euro.
16. Sigurimi i informacioneve më të sakta dhe në kohë në lidhje me efikasitetin e emetuesve të aksioneve gjatë vitit financiar kërkon gjithashtu një shpeshtësi më të lartë të informacionit të përkohshëm. Për rrjedhojë, duhet të paraqitet një kërkesë për publikimin e një pasqyre të përkohshme të administrimit gjatë gjashtëmujorit të parë dhe e një pasqyre të dytë të përkohshme të drejtimit gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit financiar. Emetuesit e aksioneve që publikojnë raporte financiare tremujore nuk duhet të publikojnë pasqyra të përkohshme të administrimit.
17. Për emetuesit, organet e tij administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse apo për personat përgjegjës në radhët e emetuesve, duhet të zbatohen rregullat e duhura në fushën e përgjegjësisë, të përcaktuara nga çdo shtet anëtar në përputhje me legjislacionin ose rregulloret e tij të brendshme. Shtetet anëtare duhet të jenë të lira të përcaktojnë shtrirjen e përgjegjësisë.
18. Publiku duhet të informohet për ndryshimet në pjesëmarrjet ndikuese në shoqëritë aksionet e të cilave tregtohen në një treg të rregulluar që gjendet ose e ushtron veprimtarinë brenda BE-së. Ky informacion duhet t'u mundësojë investitorëve të blejnë ose shesin aksione duke qenë plotësisht në dijeni të ndryshimeve në strukturën e votimit. Gjithashtu, ai duhet të forcojë kontrollin efikas të emetuesve të aksioneve dhe transparencën e përgjithshme të tregut për lëvizjet e rëndësishme të kapitalit. Në rrethana të caktuara, duhet të sigurohet informacion për aksionet ose instrumentet financiare të vendosura si kolateral, ashtu siç përcaktohen në nenin 13.
19. Neni 9 dhe germa "c" e nenit 10 nuk zbatohen për aksionet e dhëna ose të marra nga anëtarët e SEBQ gjatë kryerjes së detyrave të tyre si autoritete monetare me kusht që të drejtat e votës lidhur me këto aksione të mos ushtrohen; referenca për "një periudhë të shkurtër" në nenin 11 duhet të kuptohet lidhur me operacionet kredituese të kryera në përputhje me traktatin dhe aktet ligjore të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në veçanti me udhëzimet e kësaj të fundit për instrumentet dhe procedurat e politikave monetare dhe sistemin TARGET si dhe me operacionet kredituese për qëllimin e kryerjes së funksioneve ekuivalente në përputhje me dispozitat kombëtare.
20. Për të shmangur barrat e panevojshme për pjesëmarrës të caktuar të tregut dhe për të qartësuar se kush ndikon aktualisht tek një emetues, nuk është e nevojshme të kërkohet njoftimi për pjesëmarrjet ndikuese në aksione ose instrumente të tjera financiare siç përcaktohen nga neni 13, të cilat rezultojnë në të drejtën për të blerë aksione në lidhje me krijuesit e tregut ose kujdestarët apo për zotërimet e aksioneve ose instrumenteve financiare të blera vetëm për qëllime klerimi dhe shlyerjeje, brenda kufizimeve dhe garancive që do të zbatohen në të gjithë BE-në. Shteti anëtar i origjinës duhet të autorizohet për të bërë përjashtime të kufizuara për sa i përket zotërimeve të aksioneve në portofolin tregtar të institucioneve të kreditit dhe firmave të investimit.
21. Për të qartësuar se kush është aktualisht një aksionar ndikues i aksioneve ose instrumenteve të tjera financiare për të njëjtin emetues në BE, sipërmarrjeve mëmë nuk duhet t'u kërkohet të bashkojnë aksionet e tyre me ato të menaxhuara nga sipërmarrjet e investimeve kolektive në tituj të transferueshëm (SIKTT) ose nga firmat e investimit, me kusht që këto sipërmarrje ose firma të ushtrojë të drejtat e votës në mënyrë të pavarur nga shoqëritë mëmë dhe të përmbushin disa kushte shtesë.
22. Informimi i vazhdueshëm i titullarëve të titujve të pranuar për tregtim në një treg të rregulluar duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e trajtimit të barabartë. Trajtimi i barabartë lidhet vetëm me aksionarët që kanë të njëjtin pozicion dhe rrjedhimisht nuk cenon çështjen e të drejtave të votës për një aksion të caktuar. Për të njëjtën arsye, titullarët e titujve të borxhit të të njëjtit nivel duhet të vazhdojnë të përfitojnë nga trajtimi i barabartë, edhe në rastin e borxhit sovran. Duhet të thjeshtësohet informimi i zotëruesve të aksioneve dhe/ose titullarëve të titujve të borxhit në asambletë e përgjithshme. Në veçanti, kërkohet pjesëmarrje më aktive e zotëruesve të aksioneve dhe/ose titullarëve të titujve të borxhit që ndodhen jashtë shtetit duke u lejuar të delegojnë përfaqësues për të vepruar në emër të tyre. Për të njëjtat arsye, në një asamble të përgjithshme të zotëruesve të aksioneve dhe/ose titullarëve të titujve të borxhit duhet të vendoset nëse duhet të vihen në përdorim teknologjitë moderne të informacionit dhe komunikimit. Në këtë rast, emetuesit duhet të marrin masa për informimin e duhur të zotëruesve të aksioneve dhe/ose titullarëve titujt e tyre të borxhit, për sa kohë që ata mund ti identifikojnë këta të fundit.
23. Eliminimi i pengesave dhe zbatimi efikas i kërkesave të reja të BE-së për informacion kërkon gjithashtu kontrollin e duhur nga autoritetet kompetente të shtetit anëtar të origjinës. Kjo direktivë duhet të parashikojë të paktën një garanci minimale për disponimin në kohë të këtij informacioni. Për këtë arsye, në çdo shtet anëtar duhet të ekzistojë të paktën një sistem regjistrimi dhe një sistem ruajtjeje.
24. Çdo detyrim i emetuesit për të përkthyer të gjitha informacionet e vazhdueshme dhe periodike në gjuhët përkatëse të shteteve anëtare ku titujt e tij janë pranuar për tregtim, nuk e nxit integrimin e tregjeve të titujve por ka efekte penguese në pranimin ndërkufitar të titujve për tregtim në tregje të rregulluara. Për rrjedhojë, në disa raste emetuesi duhet të ketë kompetencën për ta ofruar informacionin të hartuar në një gjuhë të zakonshme në sferën e financave ndërkombëtare. Meqenëse nevojiten përpjekje për tërheqjen e investitorëve nga vendet e treta dhe shtetet e tjera anëtare, këto të fundit nuk duhet t'i pengojnë më aksionarët, personat që ushtrojnë të drejtat e votës ose zotëruesit e instrumenteve financiare për t'i bërë njoftimet e kërkuara për emetuesin në një gjuhë të zakonshme në sferën e financave ndërkombëtare.
25. Aksesi i investitorëve tek informacionet rreth emetuesit duhet të jetë më i organizuar në nivel BE-je në mënyrë që të nxisë në mënyrë aktive integrimin e tregjeve evropiane të kapitalit. Investitorët që nuk ndodhen në shtetin anëtar të origjinës së emetuesit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me investitorët që ndodhen aty, nëse kërkojnë akses në këto informacione. Kjo mund të arrihet nëse shteti anëtar i origjinës garanton përputhshmërinë me standardet minimale të cilësisë për shpërndarjen e informacionit në gjithë BE-në, në mënyrë të shpejtë, jodiskriminuese dhe që varet nga lloji i informacionit të rregulluar në fjalë. Gjithashtu, informacioni i shpërndarë duhet të jetë i disponueshëm në shtetin anëtar të origjinës në mënyrë të centralizuar duke mundësuar ndërtimin e një rrjeti evropian, të aksesueshëm me çmime të arsyeshme për investitorët me pakicë, ndërkohë që nuk shkakton duplikimin e panevojshëm të kërkesave të regjistrimit për emetuesit. Emetuesit duhet të përfitojnë nga konkurrenca e lirë gjatë zgjedhjes së mjeteve të komunikimit ose të operatorëve për shpërndarjen e informacionit, në përputhje me këtë direktivë.
26. Për të lehtësuar më tej aksesin e investitorëve në informacionin e korporatave në të gjitha shtetet anëtare, përgjegjësia e hartimit të udhëzimeve për krijimin e rrjeteve elektronike duhet t'i lihet autoriteteve mbikëqyrëse kombëtare në konsultim të ngushtë me palët e tjera të interesuara, në veçanti me emetuesit e titujve, investitorët, pjesëmarrësit e tregut, operatorët e tregjeve të rregulluara dhe ofruesit e informacionit financiar.
27. Për të garantuar mbrojtjen efikase të investitorëve dhe funksionimin e duhur të tregjeve të rregulluara, rregullat në lidhje me informacionin që do të publikohet nga emetuesit titujt e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar duhet të zbatohen gjithashtu për emetuesit që nuk kanë një seli të regjistruar në një shtet anëtar dhe që nuk bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të nenit 48 të traktatit. Duhet të garantohet gjithashtu, që çdo informacion tjetër i rëndësishëm në lidhje me emetuesit në BE ose në vendet e treta, publikimi i të cilit kërkohet në një vend të tretë por jo në një shtet anëtar, të vihet në dispozicion të publikut në BE.
28. Në çdo shtet anëtar duhet të caktohet një autoritet i vetëm kompetent për të marrë përgjegjësinë përfundimtare për mbikëqyrjen e pajtueshmërisë me dispozitat e miratuara në zbatim të kësaj direktive si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky autoritet duhet të ketë natyrë administrative dhe në mënyrë që të shmangen konfliktet e interesit, është e nevojshme të garantohet pavarësia e tij nga aktorët ekonomikë. Megjithatë, shtetet anëtare mund të caktojnë një tjetër autoritet kompetent për të analizuar nëse informacioni i përmendur në këtë direktivë është hartuar në përputhje me strukturën përkatëse të raportimit dhe për të marrë masat e duhura në rastin e zbulimit të shkeljeve. Nuk është e nevojshme që ky autoritet të ketë natyrë administrative.
29. Shtimi i veprimtarive ndërkufitare kërkon përmirësim të bashkëpunimit mes autoriteteve kompetente kombëtare, duke përfshirë një sërë dispozitash gjithëpërfshirëse për shkëmbimin e informacionit dhe masat parandaluese. Organizimi i detyrave rregullatore dhe mbikëqyrëse në secilin shtet anëtar nuk duhet të pengojë bashkëpunimin efikas midis autoriteteve kompetente kombëtare.
30. Në takimin e tij të 17 korrikut 2000, Këshilli ngriti Komitetin e të Urtëve për rregullimin e tregjeve evropiane të titujve. Në raportin e tij përfundimtar, ky komitet propozoi prezantimin e disa teknikave të reja legjislative bazuar në një qasje me katër nivele, konkretisht parimet kuadër, masat teknike zbatuese, bashkëpunimin midis rregullatorëve kombëtarë në fushën e titujve dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së. Kjo direktivë duhet të kufizohet në përcaktimin e parimeve të përgjithshme "kuadër", ndërsa masat zbatuese që do të miratohen nga Komisioni me ndihmën e Komitetit Evropian të Titujve, të krijuar nga vendimi i Komisionit 2001/528/KE6 duhet të përcaktojnë detajet teknike.
31. Rezoluta e miratuar nga Këshilli Evropian i Stokholmit i marsit 2001 miratoi raportin përfundimtar të Komitetit të të Urtëve dhe qasjen e propozuar me katër nivele, për ta bërë më efikas dhe transparent procesin rregullues për legjislacionin e BE-së për titujt.
32. Sipas kësaj rezolute, masat zbatuese duhet të përdoren më shpesh për të garantuar që dispozitat teknike të mund të përditësohen në përputhje me zhvillimet e tregut dhe ato mbikëqyrëse si dhe duhet të vendosen afate për të gjitha fazat e rregullave zbatuese.
33. Rezoluta e Parlamentit Evropian, datë 5 shkurt 2002, "Për zbatimin e legjislacionit të shërbimeve financiare" miratoi edhe raportin e Komitetit të të Urtëve, në bazë të deklaratës solemne të mbajtur para Parlamentit Evropian në po atë datë nga Presidenti i Komisionit si dhe të shkresës së 2 tetorit 2001 që Komisioneri i Tregut të Brendshëm i drejtonte Kryetarit të Komitetit Parlamentar për Çështjet Ekonomike dhe Monetare në lidhje me garancitë për rolin e Parlamentit Evropian në këtë proces.
34. Parlamentit Evropian duhet t'i jepet një periudhë prej tre muajsh kohë nga prezantimi i parë i projektligjit për masat zbatuese, që të mund t'i shqyrtojë ato dhe të japë mendimin e tij. Megjithatë, në raste urgjente dhe të justifikuara, kjo periudhë mund të shkurtohet. Nëse brenda kësaj periudhe miratohet ndonjë rezolutë nga Parlamenti Evropian, Komisioni duhet të rishqyrtojë projekt masat.
35. Për të marrë në konsideratë zhvillimet e reja në tregjet e titujve, mund të jetë e nevojshme marrja e masave zbatuese teknike për rregullat e përcaktuara në këtë direktivë. Komisioni duhet të ketë kompetencën për të miratuar, sipas rastit, masa zbatuese, me kusht që ato të mos modifikojnë elementet thelbësore të kësaj direktive dhe që Komisioni të veprojë në përputhje me parimet e parashikuara në të, pasi të jetë këshilluar me Komitetin Evropian të Titujve.
36. Për ushtrimin e kompetencave zbatuese në përputhje me këtë direktivë, Komisioni duhet të respektojë parimet e mëposhtme:
— nevojën për të siguruar besimin në tregjet financiare mes investitorëve, duke promovuar standarde të larta transparence në tregjet financiare;
— nevojën për t'u ofruar investitorëve një gamë të gjerë investimesh konkurruese dhe një nivel zbulimi dhe mbrojtjeje të informacionit në përshtatje me rrethanat e tyre;
— nevojën për t'u siguruar që autoritetet e pavarura rregullatorë të zbatojnë rregullisht rregullat, veçanërisht në lidhje me luftën kundër krimit ekonomik;
— nevojën për një nivel të lartë transparence dhe këshillimi me të gjithë pjesëmarrësit në treg dhe me Parlamentin Evropian e Këshillin;
— nevojën për të nxitur risitë në tregjet financiare, nëse ato do të jenë dinamike dhe efikase;
— nevojën për të siguruar integritetin e tregut me anë të monitorimit të ngushtë dhe reagues ndaj risive financiare;
— rëndësinë e uljes së kostos dhe rritjes së aksesit në kapital;
— bilancin e kostove dhe përfitimeve për pjesëmarrësit në treg në terma afat-gjatë (duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe të mesme dhe investitorët e vegjël) për çdo masë zbatuese;
— nevojën për të nxitur konkurrencën ndërkombëtare të tregjeve financiare të BE-së, pa cenuar rritjen aq të nevojshme të bashkëpunimit ndërkombëtar;
— nevojën për të arritur kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në treg, duke vendosur rregullore për të gjithë territorin e BE-së, aty ku është e përshtatshme;
— nevojën për të respektuar dallimet mes tregjeve financiare kombëtare, kur ato nuk cenojnë padrejtësisht koherencën e tregut të vetëm;
— nevojën për të siguruar koherencë me ligjet e tjera të BE-së në këtë fushë, meqenëse pabarazitë në informim dhe mungesa e transparencës mund të rrezikojnë funksionimin e tregjeve dhe mbi të gjitha të dëmtojnë konsumatorët dhe investitorët e vegjël.
37. Për të garantuar përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në këtë direktivë ose të masave për zbatimin e saj, çdo shkelje e këtyre të fundit duhet të zbulohet menjëherë dhe, nëse është e nevojshme, t'i nënshtrohet sanksioneve. Për këtë qëllim, masat dhe sanksionet duhet të jenë mjaftueshëm shtrënguese, proporcionale dhe të zbatohen rregullisht. Shtetet anëtare duhet të garantojnë që vendimet e marra nga autoritetet kompetente kombëtare të jenë objekt i të drejtës për apelim në gjykatë.
38. Kjo direktivë ka për qëllim të përditësojë kërkesat aktuale të transparencës për emetuesit e titujve dhe investitorët që blejnë ose shesin pjesëmarrje ndikuese në shoqëri emetuese aksionet e të cilave janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar. Kjo direktivë zëvendëson disa nga kërkesat e përcaktuara në Direktivën 2001/34/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 28 maj 2001, "Për pranimin e titujve në listën zyrtare të bursës dhe për informacionin publikuar në lidhje me këto tituj"7. Me qëllim mbledhjen e kërkesave të transparencës në një akt të vetëm është e nevojshme që ai të ndryshohet përkatësisht. Megjithatë, ky ndryshim nuk duhet të ndikojë në kompetencën e shteteve anëtare për të vendosur kërkesa shtesë në përputhje me nenet 42 deri në 63 të Direktivës 2001/34/KE, të cilat mbeten të vlefshme.
39. Kjo direktivë është në linjë me Direktivën 95/46/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 24 tetor 1995, "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe qarkullimin e këtyre të dhënave"8.
40. Kjo direktivë respekton të drejtat themelore të njeriut dhe zbaton parimet e njohura veçanërisht nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian.
41. Meqenëse objektivat e kësaj direktive, përkatësisht garantimi i besimit të investitorëve nëpërmjet një transparence ekuivalente në të gjithë BE-në dhe rrjedhimisht plotësimi i tregut të brendshëm, nuk mund të arrihen mjaftueshëm nga shtetet anëtare në bazë të legjislacionit ekzistues të BE-së dhe për rrjedhojë, mund të arrihen më mirë në nivel BE-je, kjo e fundit mund të miratojë masa, në përputhje me parimin e subsidiaritetit siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, të përcaktuar në po atë nen, kjo direktivë nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave.
42. Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj direktive duhet të miratohen në përputhje me vendimin 1999/468/KE të Këshillit, datë 28 qershor 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i delegohen Komisionit"9,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
1. Kjo direktivë përcakton kërkesat në lidhje me dhënien e informacioneve periodike dhe të vazhdueshme rreth emetuesve titujt e të cilëve janë pranuar tashmë për tregtim në një treg të rregulluar që ndodhet ose e ushtron veprimtarinë brenda një shteti anëtar.
2. Kjo direktivë nuk zbatohet për kuotat e emetuara nga sipërmarrjet e investimeve kolektive të ndryshme nga ato të tipit të mbyllur ose për kuotat që janë blerë ose janë shitur, në këto sipërmarrje.
3. Shtetet anëtare mund të vendosin të mos i zbatojnë dispozitat e përmendura në nenin 16, paragrafi 3 dhe në paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 18 për titujt që janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar dhe që janë emetuar prej tyre ose prej autoriteteve të tyre rajonale ose vendore.
4. Shtetet anëtare mund të vendosin të mos e zbatojnë nenin 17 për bankat qendrore kombëtare në cilësinë e tyre si emetuese të aksioneve të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar, nëse janë pranuar para datës 20 janar 2005.
Neni 2
Përkufizime
1. Për qëllimet e kësaj direktive përdoren përkufizimet e mëposhtme:
a) "tituj" janë titujt e transferueshëm sipas përcaktimit në nenin 4, paragrafi 1, pika 18 të Direktivës 2004/39/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 21 prill 2004, "Për tregjet e instrumenteve financiare"10 me përjashtim të instrumenteve të tregut të parasë, siç përcaktohen në nenin 4, paragrafi 1, pika 19 të kësaj direktive, me afat maturimi prej më pak se 12 muaj, për të cilat mund të zbatohet legjislacioni kombëtar;
b) "titujt e borxhit" janë obligacione ose forma të tjera borxhesh të titullzuara dhe të transferueshme, me përjashtim të titujve që janë ekuivalentë me aksionet e shoqërisë ose që, nëse konvertohen apo nëse ushtrohen të drejtat e akorduara prej tyre, lind e drejta për të blerë aksione ose tituj ekuivalentë me aksionet;
c) "treg i rregulluar" është tregu sipas përcaktimit në nenin 4, paragrafi 1, pika 14 të Direktivës 2004/39/KE;
d) "emetues" është një person juridik që rregullohet nga e drejta private ose publike, duke përfshirë një shtet, titujt e të cilit janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar, ku emetuesi, në rastin e faturave të depozitarit që përfaqësojnë titujt, është emetuesi i këtyre titujve të përfaqësuar;
e) "aksionar" është çdo person fizik ose juridik që rregullohet nga e drejta private ose publike dhe që zotëron, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo:
I. aksione të emetuesit në emër dhe në llogari të vet;
II. aksione të emetuesit në emër të vet por për llogari të një personi tjetër fizik ose juridik;
III. fatura të depozitarit, rast në të cilin zotëruesi i tyre konsiderohet si aksionar i aksioneve themeluese të përfaqësuara nga faturat e depozitarit;
f) "shoqëri e kontrolluar" është çdo shoqëri
I. ku një person fizik ose juridik ka shumicën e të drejtave të votës; ose
II. ku një person fizik ose juridik ka të drejtën për të emëruar ose shkarkuar një pjesë të madhe të anëtarëve të organit administrativ, drejtues ose mbikëqyrës dhe që është në të njëjtën kohë një aksionar ose anëtar i shoqërisë në fjalë; ose
III. ku një person fizik ose juridik është aksionar ose anëtar dhe i vetëm kontrollon të drejtat e votës së një pjese të madhe të aksionarëve ose anëtarëve, përkatësisht në përputhje me një marrëveshje të nënshkruar me aksionarë apo anëtarë të shoqërisë në fjalë; ose
IV. mbi të cilën një person fizik ose juridik ka kompetencat për të ushtruar ose ushtron aktualisht një ndikim dominues ose kontroll;
g) "sipërmarrje e investimeve kolektive, përveç atyre të tipit të mbyllur" janë njësitë trust dhe shoqëritë e investimit:
I. objekti i të cilave është investimi kolektiv i kapitalit të dhënë nga publiku dhe që operojnë me parimin e shpërndarjes së riskut; dhe
II. kuotat e të cilave, me kërkesë të mbajtësit të tyre, riblihen ose shlyhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nga aktivet e këtyre sipërmarrjeve;
h) "kuota të një sipërmarrjeje investimesh kolektive" janë tituj të emetuar nga një sipërmarrje e investimeve kolektive, të cilët përfaqësojnë të drejtat e pjesëmarrësve të kësaj sipërmarrjeje mbi aktivet e saj;
i) "shtet anëtar i origjinës" është
I. për emetuesit e titujve të borxhit, prerja për njësi e të cilave është më pak se 1000 euro ose për emetuesit e aksioneve:
— kur emetuesi është themeluar në BE, shteti anëtar në të cilin ka selinë e regjistruar;
— kur emetuesi është themeluar në një vend të tretë, shteti anëtar në të cilin duhet të regjistrojë informacionin vjetor pranë autoritetit kompetent, në përputhje me nenin 10 të Direktivës 2003/71/KE.
Përkufizimi shteti anëtar "i origjinës" zbatohet për titujt e borxhit në valutë të ndryshme nga euroja, me kusht që vlera e prerjeve për njësi, në datën e emetimit, të jetë më pak se 1000 euro, përveçse kur është afërsisht ekuivalente me 1000 euro;
II. për çdo emetues që nuk mbulohet nga germa "i", shteti anëtar që ai ka zgjedhur midis shtetit anëtar ku ka selinë e regjistruar dhe atyre shteteve anëtare që i kanë pranuar titujt e tij për tregtim në një treg të rregulluar në territorin e tyre. Emetuesi mund të zgjedhë vetëm një shtet anëtar si shtet anëtar të origjinës. Kjo zgjedhje mbetet e vlefshme për të paktën tre vjet, përveç kur titujt e tij nuk pranohen më për tregtim në një treg të rregulluar në BE;
j) "shteti anëtar pritës" është shteti anëtar ku titujt pranohen për tregtim në një treg të rregulluar, nëse është i ndryshëm nga shteti anëtar i origjinës;
k) "informacion i rregulluar" janë të gjitha informacionet që duhet të sigurojë emetuesi ose çdo person tjetër i cili ka aplikuar për pranimin e titujve për tregtim në një treg të rregulluar pa miratimin e emetuesit, sipas kësaj direktive, sipas nenit 6 të Direktivës 2003/6/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 28 janar 2003, "Për abuzimin me informacionet e privilegjuara dhe manipulimin e tregut (abuzimi me tregun)"11 ose sipas ligjeve, rregulloreve ose dispozitave administrative të një shteti anëtar, të miratuara në përputhje me nenin 3, paragrafi 1 të kësaj direktive;
l) "mjete elektronike" janë pajisjet elektronike për përpunimin (duke përfshirë përpunimin dixhital), ruajtjen dhe transmetimin e të dhënave përmes kabllove, radios, teknologjive optike ose çdo mjeti tjetër elektromagnetik;
m) "shoqëri administruese" është një shoqëri sipas përkufizimit në nenin 1a, paragrafi 2 të Direktivës së Këshillit 85/611/KEE, datë 20 dhjetor 1985, "Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me sipërmarrjet e investimeve kolektive në tituj të transferueshëm (SIKTT)"12;
n) "krijues tregu" është personi i pranishëm vazhdimisht në tregjet financiare, sipas dëshirës për të tregtuar për llogari të tij në blerjen dhe shitjen e instrumenteve financiare kundër kapitalit të regjistruar të tij, me çmime të përcaktuara nga ai;
o) "institucion krediti" është një sipërmarrje sipas përkufizimit në nenin 1, paragrafi 1, germa "a" të Direktivës 2000/12/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 mars 2000, "Për krijimin dhe funksionimin e veprimtarisë tregtare të institucioneve kredituese"13;
p) "tituj të emetuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur" janë tituj borxhi të menjëhershëm nga i njëjti emetues ose të paktën dy emetime të ndara titujsh që janë të ngjashme në lloj dhe/ose klasë.
2. Për qëllimet e përkufizimit "shoqëri e kontrolluar" në germat "f" dhe "ii" të paragrafit 1, të drejtat e zotëruesit në lidhje me votën, emërimin dhe shkarkimin përfshijnë të drejtat e çdo shoqërie tjetër të kontrolluar nga aksionari dhe ato të çdo personi fizik ose juridik që vepron, pavarësisht se në emër të tij, për llogari të aksionarit ose çdo shoqërie tjetër të kontrolluar nga ky i fundit.
3. Me qëllim që të merren parasysh zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe që të sigurohet zbatimi uniform i paragrafit 1, Komisioni miraton masat zbatuese të përcaktuara në paragrafin 1, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2.
Në veçanti, Komisioni:
a) përcakton, për qëllimet e paragrafit 1, germa "i" dhe "ii", marrëveshjet procedurale në përputhje me të cilat emetuesi mund të zgjedhë shtetin anëtar të origjinës;
b) rregullon, sipas rastit, për qëllimet e zgjedhjes së shtetit anëtar të origjinës të përmendur në paragrafin 1, germa "i" dhe "ii", periudhën tre-vjeçare në lidhje me bazën e të dhënave të emetuesit, duke marrë parasysh të gjitha kërkesat e reja të legjislacionit të BE-së për sa i përket pranimit për tregtim në një treg të rregulluar;
c) përcakton, për qëllimet e paragrafit 1, germa "l", një listë treguese të mjeteve që nuk konsiderohen elektronike, duke marrë rrjedhimisht parasysh shtojcën V të Direktivës 98/34/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 22 qershor 1998, "Për përcaktimin e një procedure për sigurimin e informacionit në fushën e standardeve dhe rregulloreve teknike"14.
Neni 3
Integrimi i tregjeve të titujve
1. Shteti anëtar i origjinës mund ta bëjë emetuesin objekt të kërkesave më shtrënguese se ato që përcaktohen në këtë direktivë.
Shteti anëtar i origjinës mund t'i bëjë zotëruesit e aksioneve, personat fizikë ose juridikë të përmendur në nenet 10 ose 13, objekt të kërkesave më shtrënguese se ato që përcaktohen në këtë direktivë.
2. Një shtet anëtar nuk mund:
a) të vendosë kërkesa për dhënien e informacionit, për sa i përket pranimit të titujve në një treg të rregulluar në territorin e tij, më shtrënguese se sa ato që përcaktohen në këtë direktivë ose në nenin 6 të Direktivës 2003/6/KE;
b) t'i bëjë zotëruesit e aksioneve, personat fizikë ose juridikë të përmendur në nenet 10 ose 13, objekt të kërkesave më shtrënguese se ato që përcaktohen në këtë direktivë, për sa i përket njoftimit të informacionit.
KREU II
INFORMACION PERIODIK
Neni 4
Raportet financiare vjetore
1. Emetuesi publikon raportin e tij financiar vjetor të paktën katër muaj pas përfundimit të çdo viti financiar dhe garanton që të mbetet në dispozicion të publikut për të paktën pesë vjet.
2. Raporti financiar vjetor përfshin:
a) pasqyrat e audituara financiare;
b) raportin e administrimit; dhe
c) pasqyrat e përgatitura nga personat përgjegjës pranë emetuesit, emrat dhe funksionet e të cilëve tregohen qartë, që vërtetojnë se për aq sa kanë dijeni, pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me grupin e standardeve të zbatueshme të kontabilitetit japin një pamje të vërtetë dhe të saktë të aktiveve, pasiveve, gjendjes financiare dhe fitimeve apo humbjeve të emetuesit dhe të ndërmarrjeve të përfshira në konsolidim të marra së bashku dhe se raporti i administrimit përfshin një vlerësim të drejtë të ecurisë dhe performancës së veprimtarisë si dhe të pozicionit të emetuesit dhe të ndërmarrjeve të përfshira në konsolidim të marra së bashku, si dhe një përshkrim të rreziqeve parësore dhe pasigurive me të cilat ata përballen.
3. Kur emetuesi duhet të përgatisë llogari të konsoliduara në përputhje me Direktivën e shtatë të Këshillit 83/349/KEE, datë 13 qershor 1983, "Për llogaritë e konsoliduara"15, pasqyrat e audituara financiare përfshijnë llogaritë e konsoliduara të hartuara në përputhje me rregulloren (KE) nr. 1606/2002 dhe llogaritë vjetore të shoqërisë mëmë të hartuara në përputhje me legjislacionin kombëtar të shtetit anëtar ku është themeluar shoqëria mëmë.
Kur emetuesit nuk i kërkohet të përgatisë llogari të konsoliduara, pasqyrat e audituara financiare përfshijnë llogaritë e përgatitura në përputhje me legjislacionin kombëtar të shtetit anëtar ku është themeluar shoqëria.
4. Pasqyrat financiare auditohen në përputhje me nenet 51 dhe 51a të Direktivës së Katërt të Këshillit 78/660/KEE, datë 25 korrik 1978, "Për llogaritë vjetore të disa llojeve të caktuara shoqërish"16 dhe, nëse emetuesi duhet të përgatisë raporte të konsoliduara, në përputhje me nenin 37 të Direktivës 83/349/KEE.
Raporti i auditit, i nënshkruar nga personi apo personat përgjegjës për auditimin e pasqyrave financiare, publikohet i plotë për publikun së bashku me raportin financiar vjetor.
5. Raporti i administrimit hartohet në përputhje me nenin 46 të Direktivës 78/660/KEE dhe, nëse emetuesi duhet të përgatisë llogari të konsoliduara, në përputhje me nenin 36 të Direktivës 83/349/KEE.
6. Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese për të marrë në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe për të garantuar zbatimin uniform të paragrafit 1. Në veçanti, Komisioni specifikon kushtet teknike sipas të cilave do të mbetet në dispozicion të publikut një raport financiar vjetor si dhe një raport i auditit. Sipas rastit, Komisioni mund të miratojë periudhën pesë vjeçare të përmendur në paragrafin 1.
Neni 5
Raportet financiare gjashtëmujore
1. Emetuesi i aksioneve ose titujve të borxhit publikon një raport financiar gjashtëmujor për gjashtë muajt e parë të vitit financiar, sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të periudhës përkatëse, por maksimumi dy muaj pas saj. Emetuesi garanton që raporti financiar gjashtëmujor të mbetet në dispozicion të publikut për të paktën pesë vjet.
2. Raporti financiar gjashtëmujor përfshin:
a) përmbledhjen e pasqyrave financiare;
b) një raport të përkohshëm administrimi; dhe
c) pasqyrat e përgatitura nga personat përgjegjës pranë emetuesit, emrat dhe funksionet e të cilëve tregohen qartë, që vërtetojnë se për aq sa kanë dijeni, përmbledhja e pasqyrave financiare e përgatitur në përputhje me grupin e standardeve të zbatueshme të kontabilitetit jep një pamje të vërtetë dhe të saktë të aktiveve, pasiveve, gjendjes financiare dhe fitimeve apo humbjeve të emetuesit ose të ndërmarrjeve të përfshira në konsolidim të marra së bashku, sipas kërkesës së paragrafit 3, dhe se raporti i përkohshëm i administrimit përfshin një vlerësim të drejtë të informacionit të kërkuar sipas paragrafit 4.
3. Kur emetuesi duhet të përgatisë llogari të konsoliduara, përmbledhja e pasqyrave financiare përgatitet në përputhje me standardin ndërkombëtar të kontabilitetit të zbatueshëm për raportimin e përkohshëm financiar, të miratuar sipas procedurës së parashikuar sipas nenit 6 të rregullores (KE) nr. 1606/2002.
Kur emetuesi nuk duhet të përgatisë llogari të konsoliduara, përmbledhja e pasqyrave financiare përmban të paktën një përmbledhje të bilancit, të llogarisë së fitimeve dhe humbjeve si dhe shënime shpjeguese në lidhje me këto llogari. Gjatë përgatitjes së përmbledhjes së bilancit dhe të llogarisë së fitimeve dhe humbjeve, emetuesi ndjek të njëjtat parime të njohjes dhe matjes si ato të përdorura për përgatitjen e raporteve financiare vjetore.
4. Raporti i përkohshëm i administrimit përfshin të paktën një tregues të ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë gjashtë muajve të parë të vitit financiar dhe të ndikimit të tyre në përmbledhjen e pasqyrave financiare, së bashku me një përshkrim të rreziqeve dhe paqartësive kryesore për gjashtë muajt e mbetur të vitit financiar. Për emetuesit e aksioneve, raporti i përkohshëm i administrimit përfshin gjithashtu transaksionet e palëve kryesore të lidhura.
5. Nëse raporti financiar gjashtëmujor është audituar, raporti i auditimit paraqitet i plotë. E njëjta gjë vlen në rastin e shqyrtimit nga audituesit. Nëse raporti financiar gjashtëmujor nuk është audituar ose rishikuar nga audituesit, emetuesi e deklaron këtë në raportin e tij.
6. Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese për të marrë në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe për të garantuar zbatimin uniform të paragrafëve 1 deri në 5 të këtij neni.
Në veçanti, Komisioni:
a) specifikon kushtet teknike sipas të cilave do të mbetet në dispozicion të publikut një raport financiar gjashtëmujor si dhe shqyrtimi nga audituesit.
b) sqaron natyrën e shqyrtimit nga audituesit;
c) specifikon përmbajtjen minimale të përmbledhjes së bilancit dhe të llogarive të fitimeve dhe humbjeve si dhe të shënimeve shpjeguese në lidhje me këto llogari, nëse ato nuk janë përgatitur në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, të miratuara sipas procedurës së parashikuar në nenin 6 të rregullores (KE) nr. 1606/2002.
Sipas rastit, Komisioni mund të miratojë periudhën pesë vjeçare të përmendur në paragrafin 1.
Neni 6
Pasqyrat e përkohshme të administrimit
1. Pa cenuar nenin 6 të Direktivës 2003/6/KE, emetuesit aksionet e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar publikojnë një pasqyrë të administrimit gjatë periudhës së gjashtëmujorit të parë të vitit financiar si dhe një pasqyrë tjetër të administrimit gjatë periudhës së gjashtëmujorit të dytë të këtij viti. Kjo pasqyrë përgatitet në një periudhë midis dhjetë javësh pas fillimit dhe gjashtë javësh para përfundimit të periudhës përkatëse gjashtëmujore. Ajo duhet të përmbajë informacione që mbulojnë kohën midis fillimit të periudhës përkatëse gjashtëmujore dhe datës së publikimit të pasqyrës. Kjo pasqyrë jep:
— një shpjegim të ngjarjeve dhe transaksioneve materiale të kryera gjatë periudhës përkatëse dhe ndikimit të tyre në gjendjen financiare të emetuesit dhe shoqërive të kontrolluara nga ai, dhe
— një përshkrim të përgjithshëm të gjendjes financiare dhe efikasitetit të emetuesit dhe shoqërive të kontrolluara nga ai gjatë periudhës përkatëse.
2. Emetuesit të cilët, sipas legjislacionit kombëtar, sipas rregullave të tregut të rregulluar ose me iniciativën e tyre, publikojnë raporte financiare tremujore në përputhje me këtë legjislacion apo me këto rregulla, nuk duhet të publikojnë pasqyrat e administrimit që parashikohen në paragrafin 1.
3. Deri më 20 janar 2010, Komisioni i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit, një raport në lidhje me transparencën e raportimeve financiare tremujore dhe të pasqyrave të administrimit të emetuesve, për të shqyrtuar nëse informacioni i ofruar e përmbush objektivin për t'i mundësuar investitorëve kryerjen e një vlerësimi të informuar të gjendjes financiare të emetuesit. Ky raport përfshin një vlerësim të ndikimit në fushat ku Komisioni ka marrë në konsideratë të propozojë ndryshime për këtë nen.
Neni 7
Përgjegjësia dhe detyrimi
Shtetet anëtare garantojnë që përgjegjësia për informacionin e hartuar dhe të publikuar në përputhje me nenet 4, 5, 6 dhe 16 të bjerë mbi emetuesin ose organet e tij administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse dhe garantojnë që ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative për përgjegjësinë të zbatohen për emetuesit, organet e përmendura në këtë nen ose personat përgjegjës në radhët e emetuesve.
Neni 8
Përjashtimet
1. Nenet 4, 5 dhe 6 nuk zbatohen për emetuesit e mëposhtëm:
a) shtetin, autoritetet rajonale ose vendore të një shteti, organet publike ndërkombëtare në të cilin është anëtar të paktën një shtet anëtar, BQE-në dhe bankat qendrore kombëtare të shteteve anëtare pavarësisht nëse emetojnë apo jo aksione ose tituj të tjerë; dhe
b) emetuesit e titujve të borxhit që janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar dhe prerja për njësi e të cilëve është të paktën 50 000 euro ose, në rastin e titujve të borxhit në një monedhë të ndryshme nga euroja, vlera për njësi e të cilëve, në datën e emetimit, është ekuivalente me të paktën 50 000 euro.
2. Shteti anëtar i origjinës mund të zgjedhë të mos e zbatojë nenin 5 për institucionet e kreditit aksionet e të cilave nuk janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar dhe që, në mënyrë të vazhdueshme ose të përsëritur, kanë emetuar vetëm tituj borxhi, me kusht që totali i shumës nominale të të gjithë titujve të borxhit të mbetet nën 100 000 000 euro dhe që të mos jenë publikuar prospekte sipas Direktivës 2003/71/KE.
3. Shteti anëtar i origjinës mund të zgjedhë të mos e zbatojë nenin 5 për emetuesit që ekzistojnë në datën e hyrjes në fuqi të Direktivës 2003/71/KE dhe që emetojnë ekskluzivisht tituj borxhesh të garantuar në mënyrë të pakushtëzuar dhe të pakthyeshme nga shteti anëtar i origjinës apo nga autoritetet rajonale ose vendore të tij, në një treg të rregulluar.
KREU III
INFORMACION I VAZHDUESHËM
SEKSIONI I
INFORMACION PËR PJESËMARRJET NDIKUESE
Neni 9
Njoftim për blerjen ose shitjen e pjesëmarrjeve ndikuese
1. Shteti anëtar i origjinës garanton se, në rast se një aksionar blen apo shet aksionet e një emetuesi, aksionet e të cilit janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar dhe janë me të drejtë vote, ai e njofton këtë të fundit për përqindjen e të drejtave të votës së emetuesit që ai ka si rezultat i blerjes apo shitjes kur kjo përqindje arrin, tejkalon apo bie nën kufijtë e 5 %, 10 %, 15 %, 20 %, 25 %, 30 %, 50 % dhe 75 %.
Të drejtat e votës llogariten në bazë të të gjitha aksioneve me të drejtë vote, edhe nëse është pezulluar ushtrimi i tyre. Gjithashtu, ky informacion jepet edhe për të gjitha aksionet e së njëjtës klasë dhe me të drejtë vote.
2. Shtetet anëtare të origjinës garantojnë që aksionarët të njoftojnë emetuesin për përqindjen e të drejtave të votës, kur kjo përqindje arrin, tejkalon ose bie nën kufijtë e parashikuar në paragrafin 1, si rezultat i ngjarjeve që ndryshojnë ndarjen e të drejtave të votës dhe në bazë të informacionit të publikuar sipas nenit 15. Kur emetuesi është themeluar në një vend të tretë, njoftimi bëhet për ngjarje të barasvlershme.
3. Shteti anëtar i origjinës nuk duhet të zbatojë:
a) kufirin prej 30 %, në rastet kur zbaton kufirin e një të tret;
b) kufirin prej 75 %, në rastet kur zbaton kufirin e dy të tretës;
4. Ky nen nuk zbatohet për aksionet e blera për qëllimin e vetëm të klerimit dhe shlyerjes brenda ciklit të shkurtër dhe të zakonshëm të shlyerjes ose për zotëruesit e aksioneve në cilësinë e kujdestarit me kusht që të mund të ushtrojnë vetëm të drejtat e votës së këtyre aksioneve sipas udhëzimeve të dhëna me shkrim ose në formë elektronike.
5. Ky nen nuk zbatohet për blerjen ose shitjen e pjesëmarrjeve ndikuese që arrijnë ose tejkalojnë kufirin prej 5 % nga një krijues tregu që vepron në cilësinë e tij si i tillë, me kusht që:
a) të jetë i autorizuar nga shteti i tij anëtar i origjinës sipas Direktivës 2004/39/KE; dhe
b) të mos ndërhyjë në drejtimin e emetuesit në fjalë dhe të mos ushtrojë asnjë ndikim tek ky i fundit për të blerë aksionet ose për të financuar çmimin e aksionit.
6. Shtetet anëtare të origjinës, sipas nenit 2, paragrafi 1, germa "i", mund të parashikojnë që të drejtat e votës në dispozicion në portofolin tregtar, siç përkufizohet në nenin 2, paragrafi 6 të Direktivës 93/6/KEE, datë 15 mars 1993, "Për mjaftueshmërinë e kapitalit të firmave të investimit dhe institucioneve të kreditit"17, të një institucioni krediti ose firme investimi nuk llogariten për qëllimet e këtij neni, me kusht që:
a) të drejtat e votës në dispozicion në portofolin tregtar të mos i tejkalojnë 5 %, dhe
b) institucioni i kreditit ose firma e investimit të garantojë që të drejtat e votës që shoqërojnë aksionet e portofolit tregtar të mos ushtrohen dhe të mos përdoren për të ndërhyrë në drejtimin e emetuesit.
7. Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese për të marrë në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe për të garantuar zbatimin uniform të paragrafëve 2, 4 dhe 5 të këtij neni.
Në veçanti, Komisioni specifikon gjatësinë maksimale të "ciklit të shkurtër të shlyerjes" të përmendur në paragrafin 4, si dhe mekanizmat përkatës të kontrollit nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës. Gjithashtu, Komisioni harton një listë të ngjarjeve të përmendura në paragrafin 2.
Neni 10
Blerja ose shitja e përqindjeve kryesore të të drejtave të votës
Kërkesat për njoftim të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 9, zbatohen gjithashtu për personat fizikë ose juridikë deri në masën që lejohet të blejnë, shesin ose të ushtrojnë të drejtat e votës në secilin nga rastet e mëposhtme ose kombinimet e tyre:
a) të drejtat e votës zotërohen nga një palë e tretë me të cilën ky person apo subjekt ka lidhur një marrëveshje që i detyron të miratojnë, me anë të ushtrimit të bashkërenduar të të drejtave të votës që zotërojnë, një politikë të përbashkët afatgjatë ndaj drejtimit të emetuesit në fjalë;
b) të drejtat e votës zotërohen nga një palë e tretë në përputhje me një marrëveshjeje të lidhur me atë person apo subjekt, e cila parashikon transferimin e përkohshëm për marrjen në konsideratë të të drejtave të votës në fjalë;
c) të drejtat e votës shoqërojnë aksionet e vendosura si kolateral te ky person apo subjekt, me kusht që personi ose subjekti të kontrollojë të drejtat e votës dhe të deklarojë qëllimin e tij për ushtrimin e tyre;
d) të drejtat e votës shoqërojnë aksionet për të cilat ky person apo subjekt ka uzufruktin;
e) të drejtat e votës zotërohen ose mund të ushtrohen brenda kuptimit të germave "a" deri në "d", nga një shoqëri e kontrolluar nga ky person apo subjekt;
f) të drejtat e votës që shoqërojnë aksionet e depozituara te ky person apo subjekt, që mund të ushtrohen sipas gjykimit të këtyre të fundit në mungesë të udhëzimeve specifike nga aksionarët;
g) të drejtat e votës të zotëruara nga një palë e tretë në emër të saj dhe për llogari të një personi apo subjekti;
h) të drejtat e votës mund të ushtrohen nga ky person apo subjekt përfaqësues, në rastin kur ato mund të ushtrohen sipas gjykimit të këtyre të fundit në mungesë të udhëzimeve specifike nga aksionarët.
Neni 11
1. Neni 9 dhe neni 10, germa "c", nuk zbatohen për aksionet e dhëna ose të marra nga anëtarët e SEBQ gjatë kryerjes së detyrave të tyre si autoritete monetare, duke përfshirë aksionet e dhëna ose të marra nga anëtarët e SEBQ, në formën e një garancie, riblerjeje apo një marrëveshjeje të ngjashme për likuiditetin e garantuar për qëllime të politikës monetare ose brenda një sistemi pagese.
2. Përjashtimi zbatohet për transaksionet e mësipërme që zgjasin për një periudhë të shkurtër, me kusht që të drejtat e votës që shoqërojnë këto aksione të mos ushtrohen.
Neni 12
Procedurat për njoftimin dhe publikimin e pjesëmarrjeve ndikuese
1. Njoftimi i kërkuar në bazë të neneve 9 dhe 10, përfshin informacionin e mëposhtëm:
a) situatën që rezulton nga të drejtat e votës;
b) zinxhirin e shoqërive të kontrolluara nëpërmjet të cilave të drejtat e votës mbahen në mënyrë efikase, sipas rastit;
c) datën kur është arritur ose kaluar kufiri; dhe
d) identitetin e aksionarit, edhe nëse ai nuk është i autorizuar të ushtrojë të drejtat e votës sipas kushteve të përcaktuara në nenin 10 si dhe të personit fizik ose juridik të autorizuar për të ushtruar të drejtat e votës për llogari të atij aksionari.
2. Njoftimi i emetuesit kryhet sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se katër ditë tregtimi, nga të cilat e para është dita pas datës kur aksionari, personi fizik ose juridik i përmendur në nenin 10,
a) vihet në dijeni për blerjen, shitjen ose mundësinë e ushtrimit të të drejtave të votës, ose kur, duke pasur parasysh rrethanat, duhet të ishte vënë në dijeni për sa më sipër, pavarësisht datës kur hyn në fuqi blerja, shitja apo mundësia e ushtrimit të të drejtave të votës; ose
b) informohet për ngjarjen e përmendur në nenin 9, paragrafi 2.
3. Ndërmarrjet përjashtohen nga njoftimi i kërkuar në përputhje me paragrafin 1, nëse njoftimi bëhet nga sipërmarrja mëmë ose kur kjo e fundit është një shoqëri e kontrolluar nga sipërmarrja mëmë e saj.
4. Nuk është e nevojshme që sipërmarrja mëmë e një shoqërie administruese, në bazë të neneve 9 dhe 10, të bashkojë aksionet e saj me aksionet e administruara nga shoqëria administruese sipas kushteve të përcaktuara në Direktivën 85/611/KEE, me kusht që kjo e fundit të ushtrojë të drejtat e saj të votës në mënyrë të pavarur nga ndërmarrja mëmë.
Megjithatë, nenet 9 dhe 10 zbatohen në rastet kur sipërmarrja mëmë ose një shoqëri tjetër e kontrolluar e sipërmarrjes mëmë, ka investuar në aksione të administruara nga kjo shoqëri administruese dhe kur kjo e fundit nuk ka diskrecion për të ushtruar të drejtat e votës që shoqërojnë këto aksione dhe mund t'i ushtrojë këto të drejta vetëm sipas udhëzimeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga sipërmarrja mëmë ose një shoqëri tjetër e kontrolluar e sipërmarrjes mëmë.
5. Nuk është e nevojshme që sipërmarrja mëmë e një firme investimi të autorizuar sipas Direktivës 2004/39/KE, të bashkojë aksionet e saj, sipas neneve 9 dhe 10, me aksionet e administruara individualisht nga këto firma investimi, brenda kuptimit të nenit 4, paragrafi 1, pika 9 të Direktivës 2004/39/KE, me kusht që:
— firma e investimit të jetë e autorizuar për ofrimin e administrimit të portofolit, sipas pikës 4 të seksionit A të shtojcës I të Direktivës 2004/39/KE;
— ajo të mund të ushtrojë vetëm të drejtat e votës që shoqërojnë këto aksione sipas udhëzimeve të dhëna me shkrim apo në mënyrë elektronike ose të garantojë që shërbimet e administrimit të portofolit të ofrohen në mënyrë të pavarur nga çdo shërbim tjetër sipas kushteve të barasvlershme me ato të parashikuara sipas Direktivës 85/611/KEE, duke caktuar mekanizmat e duhur; dhe
— firma e investimit të ushtrojë të drejtat e saj të votës në mënyrë të pavarur nga sipërmarrja mëmë.
Megjithatë, nenet 9 dhe 10 zbatohen kur sipërmarrja mëmë ose një shoqëri tjetër e kontrolluar e sipërmarrjes mëmë, ka investuar në aksione të administruara nga kjo firmë investimi dhe kjo e fundit nuk ka diskrecion për të ushtruar të drejtat e votës që shoqërojnë këto aksione dhe mund t'i ushtrojë këto të drejta vetëm sipas udhëzimeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga sipërmarrja mëmë ose një shoqëri tjetër e kontrolluar e sipërmarrjes mëmë.
6. Pas marrjes së njoftimit sipas paragrafit 1, por jo më vonë se pas tre ditësh tregtimi, emetuesi publikon të gjitha informacionet e përmbajtura në këtë njoftim.
7. Shteti anëtar i origjinës i përjashton emetuesit nga kërkesa e paragrafit 6, nëse informacioni i përmbajtur në njoftim publikohet nga autoritetit i tij kompetent, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 21, pas marrjes së njoftimit, por jo më vonë se pas tre ditësh tregtimi.
8. Me qëllim që të merren parasysh zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe që të sigurohet zbatimi uniform i paragrafëve 1, 2, 4, 5 dhe 6 të këtij neni, Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese:
a) për përcaktimin e një formulari standard që do të përdoret në të gjithë BE-në për njoftimin e emetuesit për informacionin e kërkuar sipas paragrafit 1 ose për regjistrimin e informacionit sipas nenit 19, paragrafi 3;
b) për përcaktimin e një kalendari të "ditëve të tregtimit" për të gjitha shtetet anëtare;
c) për përcaktimin e rasteve kur aksionari, personi fizik ose juridik i përmendur në nenin 10 ose të dy, kryejnë njoftimin e nevojshëm të emetuesit;
d) për sqarimin e rrethanave sipas të cilave aksionari, personi fizik ose juridik i përmendur në nenin 10, janë vënë në dijeni të blerjes ose shitjes;
e) për sqarimin e kushteve të pavarësisë që duhet të përmbushen nga shoqëritë administruese dhe sipërmarrjet e tyre mëmë ose nga firmat e investimit dhe sipërmarrjet e tyre mëmë për të përfituar nga përjashtimet e paragrafit 4 dhe 5.
Neni 13
1. Kërkesat për njoftim të përcaktuara në nenin 9 zbatohen gjithashtu për personat fizikë ose juridikë që zotërojnë, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, instrumente financiare që rezultojnë në të drejtën për të blerë, vetëm me iniciativën e vetë zotëruesit, sipas një marrëveshjeje formale, aksione të shoqëruara nga të drejtat e votës, të emetuara më parë, të një emetuesi aksionet e të cilit janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar.
2. Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese për të marrë në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe për të garantuar zbatimin uniform të paragrafit 1. Ai përcakton në veçanti:
a) llojet e instrumenteve financiare të përmendura në paragrafin 1 dhe agregimin e tyre;
b) natyrën e marrëveshjes formale të përmendur në paragrafin 1;
c) përmbajtjen e njoftimit që do të bëhet, duke përcaktuar një formular standard që do të përdoret në të gjithë BE-në për këtë qëllim;
d) periudhën e njoftimit;
e) kush do të njoftohet.
Neni 14
1. Nëse një emetues aksionesh të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar blen ose shet aksionet e tij, vetë ose nëpërmjet një personi që vepron në emër të vet por për llogari të emetuesit, shteti anëtar i origjinës garanton që emetuesi të publikojë përqindjen e aksioneve të tij, sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se pas katër ditësh tregtimi nga blerja ose shitja kur përqindja arrin, tejkalon ose bie nën kufirin prej 5 % ose 10 % të të drejtave të votës. Përqindja llogaritet në bazë të numrit total të aksioneve të shoqëruara nga të drejtat e votës.
2. Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese për të marrë në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe për të garantuar zbatimin uniform të paragrafit 1.
Neni 15
Për qëllimin e llogaritjes së kufirit të parashikuar në nenin 9, shteti anëtar i origjinës kërkon të paktën që emetuesi të publikojë numrin total të të drejtave të votës dhe të kapitalit në fund të çdo muaji kalendarik gjatë të cilit ka pasur një rritje ose ulje të numrit total.
Neni 16
Informacion shtesë
1. Emetuesi i aksioneve të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar, publikon pa vonesa, çdo ndryshim të të drejtave që shoqërojnë kategoritë e ndryshme të aksioneve, duke përfshirë ndryshimet në të drejtat që shoqërojnë titujt derivativë të emetuar nga vetë emetuesi dhe që sigurojnë aksesin në aksionet e këtij emetuesi.
2. Emetuesi i titujve të ndryshëm nga aksionet e pranuara për tregtim në një treg të rregulluar, publikon pa vonesa, çdo ndryshim në të drejtat e titullarëve të titujve të ndryshëm nga aksionet, duke përfshirë ndryshimet në kushtet e këtyre titujve që mund të ndikojnë në mënyrë të tërthortë te këto të drejta, që vijnë në veçanti si rezultat i ndryshimeve në kushtet e huave ose në normat e interesit.
3. Emetuesi i titujve të pranuar për tregtim në një treg të rregulluar, publikon pa vonesa çdo emetim huaje dhe në veçanti çdo garanci ose titull në lidhje me të. Pa cenuar Direktivën 2003/6/KE, ky paragraf nuk zbatohet për organet publike ndërkombëtare në të cilat është anëtar të paktën një shtet anëtar.
SEKSIONI II
INFORMACIONE PËR TITULLARËT E TITUJVE TË PRANUARA PËR TREGTIM NË NJË TREG TË RREGULLUAR
Neni 17
Kërkesat për informacion për emetuesit aksionet e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar
1. Emetuesi i aksioneve të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar, garanton trajtim të barabartë për të gjithë zotëruesit e aksioneve që gjenden në të njëjtën situatë.
2. Emetuesi garanton që në shtetin anëtar të origjinës të disponohen të gjitha mjetet dhe informacionet e nevojshme për t'u mundësuar zotëruesve të aksioneve ushtrimin e të drejtave të tyre dhe që të ruhet integriteti i të dhënave. Aksionarëve nuk u ndalohet t'i ushtojnë të drejtat e tyre nëpërmjet përfaqësimit, në përputhje me legjislacionin e shtetit ku është themeluar emetuesi. Në veçanti, emetuesi:
a) siguron informacion për vendin, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjeve, për numrin total të aksioneve dhe të të drejtave të votës dhe për të drejtat e zotëruesve për të marrë pjesë në mbledhje;
b) vë në dispozicion një prokurë përfaqësimi, në formë shkresore ose, sipas rastit, në formë elektronike, për çdo person që gëzon të drejtën për të votuar në mbledhjet e aksionarëve, së bashku me njoftimin në lidhje me mbledhjen ose, me kërkesë, pas njoftimit të mbledhjes;
c) përcakton si agjent të saj, një institucion financiar nëpërmjet të cilit aksionarët mund të ushtrojnë të drejtat e tyre financiare; dhe
d) publikon njoftime ose shpërndan qarkore në lidhje me ndarjen dhe pagesën e dividentëve si dhe me emetimin e aksioneve të reja, duke përfshirë informacionet në lidhje me metodat e ndarjes, regjistrimit, anulimit ose konvertimit.
3. Për qëllimet e përcjelljes së informacionit tek aksionarët, shteti anëtar i origjinës u lejon emetuesve përdorimin e mjeteve elektronike, me kusht që ky vendim të merret në një asamble të përgjithshme dhe të përmbushë të paktën kushtet e mëposhtme:
a) përdorimi i mjeteve elektronike të mos varet në asnjë mënyrë nga vendndodhja e selisë apo vendqëndrimi i aksionarit ose, në rastet e përmendura në nenin 10, germa "a" deri në "h", i personave fizikë apo subjekteve juridike;
b) të vendosen metoda identifikimi në mënyrë që aksionarët, personat fizikë ose ose juridikë që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtat e votës ose të japin udhëzime në lidhje me ushtrimin e tyre, të informohen në mënyrë efikase;
c) të kontaktohen me shkrim, aksionarët, ose në rastet e përmendura në nenin 10, germa "a" deri në "e", personat fizikë ose subjektet juridike që kanë të drejtë të blejnë, shesin ose të ushtrojnë të drejtat e votës, për të kërkuar miratimin e tyre në lidhje me përdorimin e mjeteve elektronike për përcjelljen e informacionit dhe, nëse ata nuk refuzojnë brenda një periudhe të arsyeshme kohe, miratimi konsiderohet i dhënë. Ata mund të kërkojnë, në çdo moment në të ardhmen, që informacioni të përcillet me shkrim, dhe
d) çdo shpërndarje e kostove në lidhje me përcjelljen e këtij informacioni me anë të mjeteve elektronike përcaktohet nga emetuesi në përputhje me parimin e trajtimit të barabartë të përcaktuar në paragrafin 1.
4. Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese për të marrë në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe zhvillimet në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit si dhe për të garantuar zbatimin uniform të paragrafëve 1, 2 dhe 3. Në veçanti, ai specifikon llojet e institucioneve financiare nëpërmjet të cilave aksionarët mund të ushtrojnë të drejtat financiare të parashikuara në paragrafin 2, germa "c".
Neni 18
Kërkesat për informacion për emetuesit titujt e borxhit të të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar
1. Emetuesi i titujve të borxhit të pranuar për tregtim në një treg të rregulluar garanton që të gjithë titullarët e titujve të borxhit të të njëjtit nivel, të trajtohen në mënyrë të barabartë në lidhje me të gjitha të drejtat që shoqërojnë këto tituj borxhi.
2. Emetuesi garanton që në shtetin anëtar të origjinës të disponohen të gjitha mjetet dhe informacionet e nevojshme për t'u mundësuar titullarëve të titujve të borxhit ushtrimin e të drejtave të tyre dhe që të ruhet integriteti i të dhënave. Titullarëve të titujve të borxhit nuk u ndalohet t'i ushtrojnë të drejtat e tyre nëpërmjet përfaqësimit, në përputhje me legjislacionin e shtetit ku është themeluar emetuesi. Në veçanti, emetuesi:
a) publikon njoftime ose shpërndan qarkore në lidhje me vendin, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjeve të titullarëve të titujve të borxhit, pagesën e interesit, ushtrimin e të drejtave të konvertimit, këmbimit, regjistrimit ose anulimit dhe të shlyerjes, si dhe të drejtën e këtyre titullarëve për të marrë pjesë në to;
b) vë në dispozicion një prokurë përfaqësimi, në formë shkresore ose, sipas rastit, në formë elektronike, për çdo person që gëzon të drejtën për të votuar në mbledhjet e titullarëve të titujve të borxhit, së bashku me njoftimin në lidhje me mbledhjen ose, me kërkesë, pas njoftimit të mbledhjes;
c) përcakton si agjent të saj, një institucion financiar nëpërmjet të cilit titullarët e titujve të borxhit mund të ushtrojnë të drejtat e tyre financiare.
3. Nëse në mbledhje ftohen vetëm titullarët e titujve të borxhit, prerja për njësi e të cilave arrin të paktën 50 000 euro ose në rastin e titujve të borxhit në monedhë të ndryshme nga euroja, prerja për njësi e të cilave, në datën e emetimit, është ekuivalente me të paktën 50 000 euro, emetuesi mund të zgjedhë si vendndodhje cilindo shtet anëtar, me kusht që në atë shtet anëtar të vihen në dispozicion të gjitha mjetet dhe informacionet e nevojshme për t'u mundësuar këtyre titullarëve ushtrimin e të drejtave të tyre.
4. Për qëllimet e përcjelljes së informacionit tek titullarët e titujve të borxhit, shteti anëtar i origjinës ose shteti anëtar i zgjedhur nga emetuesi sipas paragrafit 3, u lejon këtyre të fundit përdorimin e mjeteve elektronike, me kusht që ky vendim të merret në një asamble të përgjithshme dhe të përmbushë të paktën kushtet e mëposhtme:
a) përdorimi i mjeteve elektronike të mos varet në asnjë mënyrë nga vendndodhja e selisë apo vendqëndrimi i titullarit të titullit të borxhit ose i përfaqësuesit të këtij titullari;
b) të vendosen metoda identifikimi në mënyrë që titullarët e titujve të borxhit të informohen në mënyrë efikase;
c) të kontaktohen me shkrim titullarët e titujve të borxhit për të kërkuar miratimin e tyre në lidhje me përdorimin e mjeteve elektronike për përcjelljen e informacionit dhe, nëse ata nuk refuzojnë brenda një periudhe të arsyeshme kohe, miratimi konsiderohet i dhënë. Ata mund të kërkojnë, në çdo moment në të ardhmen, që informacioni të përcillet me shkrim; dhe
d) çdo shpërndarje e kostove në lidhje me përcjelljen e informacionit me anë të mjeteve elektronike përcaktohet nga emetuesi në përputhje me parimin e trajtimit të barabartë të përcaktuar në paragrafin 1.
5. Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese për të marrë në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe zhvillimet në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit si dhe për të garantuar zbatimin uniform të paragrafëve 1 deri në 4. Në veçanti, ai specifikon llojet e institucioneve financiare nëpërmjet të cilave titullarët e titujve të borxhit mund të ushtrojnë të drejtat financiare të parashikuara në paragrafin 2, germa "c".
KREU IV
DETYRIME TË PËRGJITHSHME
Neni 19
Kontrolli i shtetit anëtar të origjinës
1. Sa herë që emetuesi ose çdo person që ka kërkuar, pa miratimin e emetuesit, pranimin e titujve të tij për tregtim në një treg të rregulluar, publikon informacion të rregulluar, ai duhet ta depozitojë këtë informacion, në të njëjtën kohë, pranë autoritetit kompetent të shtetit të tij anëtar të origjinës. Autoriteti kompetent mund të vendosë ta publikojë këtë informacion të depozituar, në faqen e tij të internetit.
Nëse një emetues propozon ndryshimin e instrumenteve të tij të themelimit ose të statuteve, ai ia komunikon draft ndryshimet autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës dhe tregut të rregulluar ku janë pranuar për tregtim titujt e tij. Ky komunikim bëhet pa vonesa, por maksimumi në datën e thirrjes së asamblesë së përgjithshme e cila do të votojë ndryshimin ose do të informohet në lidhje me të.
2. Shteti anëtar i origjinës mund t'i përjashtojë emetuesit nga kërkesa e paragrafit 1, për sa i përket informacionit të publikuar në përputhje me nenin 6 të Direktivës 2003/6/KE ose me nenin 12, paragrafi 6 të kësaj direktive.
3. Informacioni që do t'i përcillet emetuesit në përputhje me nenet 9, 10, 12 dhe 13 duhet të depozitohet në të njëjtën kohë pranë autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës.
4. Me qëllim që të merren parasysh zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe që të sigurohet zbatimi uniform i paragrafëve 1, 2 dhe 3, Komisioni miraton masa zbatuese, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2.
Në veçanti, Komisioni specifikon procedurën në përputhje me të cilën një emetues, një zotërues aksionesh apo instrumentesh financiare ose një person apo subjekt i përmendur në nenin 10, duhet të depozitojë informacion pranë autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës, në përputhje me paragrafët 1 ose 3, përkatësisht, me qëllim që:
a) të mundësojë depozitimin në formë elektronike në shtetin anëtar të origjinës;
b) të koordinojë depozitimin e raportit financiar vjetor të përmendur në nenin 4 të kësaj direktive me depozitimin e informacionit vjetor të përmendur në nenin 10 të Direktivës 2003/71/KE.
Neni 20
Gjuhët
1. Nëse titujt pranohen për tregtim në një treg të rregulluar vetëm në shtetin anëtar të origjinës, informacioni i rregulluar publikohet në një gjuhë të pranuar nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës.
2. Nëse titujt pranohen për tregtim në një treg të rregulluar si në shtetin anëtar të origjinës ashtu edhe në një ose më shumë shtete anëtare pritëse, informacioni i rregulluar publikohet:
a) në një gjuhë të pranuar nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës; dhe
b) në varësi të zgjedhjes së emetuesit, në një gjuhë të pranuar nga autoritetet kompetente të këtyre shteteve anëtare pritëse ose në një gjuhë të zakonshme në sferën e financave ndërkombëtare.
3. Nëse titujt pranohen për tregtim në një treg të rregulluar në një ose më shumë shtete anëtare pritëse, por jo në shtetin anëtar të origjinës, informacioni i rregulluar, në varësi të zgjedhjes së emetuesit, publikohet në një gjuhë të pranuar nga autoritetet kompetente të këtyre shteteve anëtare pritëse ose në një gjuhë të zakonshme në sferën e financave ndërkombëtare.
Gjithashtu, shteti anëtar i origjinës mund të përcaktojë në legjislacionin, rregulloret ose dispozitat e tij administrative se informacioni i rregulluar, në varësi të zgjedhjes së emetuesit, publikohet në një gjuhë të pranuar nga autoriteti i tij kompetent ose në një gjuhë të zakonshme në sferën e financave ndërkombëtare.
4. Nëse titujt pranohen për tregtim në një treg të rregulluar pa miratimin e emetuesit, detyrimet në përputhje me paragrafët 1, 2 dhe 3 nuk bien mbi emetuesin, por mbi personin i cili ka kërkuar pranimin pa miratimin e emetuesit.
5. Shtetet anëtare i lejojnë aksionarët dhe personat fizikë ose juridikë të përmendur në nenet 9, 10 dhe 13 t'ua përcjellin emetuesve informacionet sipas kësaj direktive, vetëm në një gjuhë të zakonshme në sferën e financave ndërkombëtare. Nëse emetuesi e merr këtë njoftim, shtetet anëtare nuk mund ta imponojnë atë të sigurojë një përkthim në një gjuhë të pranuar nga autoritetet kompetente.
6. Duke deroguar nga paragrafët 1 deri në 4, nëse titujt prerja për njësi e të cilëve është të paktën 50 000 euro ose në rastin e titujve të borxhit në një monedhë të ndryshme nga euroja, është ekuivalente me të paktën 50 000 euro në datën e emetimit, pranohen për tregtim në një treg të rregulluar në një ose më shumë shtete anëtare, informacioni i rregulluar publikohet në një gjuhë të pranuar nga autoritetet kompetente të shteteve anëtare pritëse dhe të origjinës ose në një gjuhë të zakonshme në sferën e financave ndërkombëtare, sipas zgjedhjes së emetuesit ose personit i cili ka kërkuar pranimin pa miratimin e emetuesit.
7. Nëse, pranë një gjykate ose trupi gjykues, paraqitet një vepër në lidhje me përmbajtjen e informacionit të rregulluar, përgjegjësia për pagesën e kostove të përkthimit të këtij informacioni për qëllimet e procedimeve, vendoset në përputhje me legjislacionin e atij shteti anëtar.
Neni 21
Aksesi në informacionin e rregulluar
1. Shteti anëtar i origjinës garanton që emetuesi ose personi që ka aplikuar për pranim për tregtim në një treg të rregulluar pa miratimin e emetuesit, të publikojë informacion të rregulluar në një mënyrë që siguron akses të shpejtë në këtë informacion në mënyrë jodiskriminuese dhe ta vërë atë në dispozicion të mekanizmit të përcaktuar zyrtarisht, të përmendur në paragrafin 2. Emetuesi ose personi që ka aplikuar për pranimin për tregtim në një treg të rregulluar pa miratimin e emetuesit nuk mund t'u imponojë investitorëve ndonjë kosto specifike për sigurimin e informacionit. Shteti anëtar i origjinës i kërkon emetuesit të përdorë mjete komunikimi që mund të garantojnë përhapjen efikase në publik të informacionit kudo në BE. Shteti anëtar i origjinës nuk mund të imponojë detyrimin e përdorimit vetëm të atyre mjeteve të komunikimit operatorët e të cilave gjenden në territorin e tij.
2. Shteti anëtar i origjinës garanton që ekziston të paktën një mekanizëm i përcaktuar zyrtarisht për arkivimin qendror të informacionit të rregulluar. Këto mekanizma përputhen me standardet minimale të cilësisë për sa i përket mbrojtjes, sigurisë së burimit të informacionit, regjistrimit të kohës dhe lehtësisë së aksesit nga përdoruesit fundorë dhe janë në harmoni me procedurën e depozitimit sipas nenit 19, paragrafi 1.
3. Nëse titujt pranohen për tregtim në një treg të rregulluar vetëm në një shtet anëtar pritës dhe jo në shtetin anëtar të origjinës, shteti anëtar pritës garanton publikimin e informacionit të rregulluar në përputhje me kërkesat e përmendura në paragrafin 1.
4. Me qëllim që të merren në konsideratë zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe zhvillimet në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit si dhe që të garantohet zbatimi uniform i paragrafëve 1, 2 dhe 3, Komisioni miraton masa zbatuese në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2.
Në veçanti, Komisioni specifikon:
a) standardet minimale për përhapjen e informacionit të rregulluar, siç përmendet në paragrafin 1;
b) standardet minimale për mekanizmin e arkivimit qendror, siç përmendet në paragrafin 2.
Gjithashtu, Komisioni mund të specifikojë dhe të përditësojë një listë të mjeteve të komunikimit për përhapjen në publik të informacionit.
Neni 22
Udhëzime
1. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare hartojnë udhëzimet përkatëse me synim lehtësimin e mëtejshëm të aksesit publik në informacionin që do publikohet sipas Direktivës 2003/6/KE, Direktivës 2003/71/KE dhe kësaj direktive.
Qëllimi i këtyre udhëzimeve është krijimi i:
a) një rrjeti elektronik që do të ngrihet në nivel kombëtar midis rregullatorëve kombëtarë në fushën e titujve, operatorëve të tregjeve të rregulluara dhe regjistrave kombëtarë të shoqërive të mbuluara nga Direktiva e parë e Këshillit 68/151/KEE, datë 9 mars 1968, "Për koordinimin e masave mbrojtëse që, për qëllime të mbrojtjes së interesave të anëtarëve dhe të palëve të treta, duhet të zbatohen nga shtetet anëtare të shoqërive në kuptimin e paragrafit të dytë të nenit 4818 të traktatit, me qëllimin për t'i bërë ato masa të barasvlershme në gjithë BE-në"19; dhe
b) një rrjet të vetëm elektronik ose një platformë rrjetesh elektronike në të gjitha shtetet anëtare.
2. Komisioni rishikon, deri më 31 dhjetor 2006, rezultatet e arritura në përputhje me paragrafin 1 dhe sipas procedurës së përmendur në nenin 27, paragrafi 2, mund të miratojë masa zbatuese për lehtësimin e përputhshmërisë me nenet 19 dhe 21.
Neni 23
Vendet e treta
1. Kur selia e regjistruar e emetuesit ndodhet në një vend të tretë, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës mund ta përjashtojë këtë emetues nga kërkesat e nenit 4 deri në 7, nenit12, paragrafi 6, nenit 14, 15 dhe nenit 16 deri në 18, me kusht që legjislacioni i vendit të tretë në fjalë të përcaktojë kërkesa ekuivalente ose që ky emetues të përmbushë kërkesat e legjislacionit të një vendi të tretë që autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës konsideron si ekuivalent.
Megjithatë, informacioni i mbuluar nga kërkesat e përcaktuara në vendin e tretë depozitohen në përputhje me nenin 19 dhe publikohen në përputhje me nenet 20 dhe 21.
2. Duke deroguar nga paragrafi 1, një emetues selia e regjistruar e të cilit ndodhet në një vend të tretë përjashtohet nga përgatitja e pasqyrave të tij financiare në përputhje me nenin 4 ose nenin 5 para vitit financiar që fillon në 1 janar 2007 ose më pas, me kusht që ky emetues t'i përgatisë pasqyrat e tij financiare në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht, të përmendura në nenin 9 të rregullores (KE) nr. 1606/2002.
3. Autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës garanton që informacioni i publikuar në një vend të tretë, që mund të jetë i rëndësishëm për publikun në BE, publikohet në përputhje me nenet 20 dhe 21, edhe nëse ky informacion nuk rregullohet brenda kuptimit të nenit 2, paragrafi 1, germa "k".
4. Për të garantuar zbatimin uniform të paragrafit 1, Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, miraton masa zbatuese
I. që ngrenë mekanizma që garantojnë ekuivalencën e informacionit të kërkuar sipas kësaj direktive, duke përfshirë pasqyrat dhe informacionin financiar dhe pasqyrat financiare që kërkohen në përputhje me legjislacionin, rregulloret ose dispozitat administrative të një vendi të tretë;
II. që theksojnë se, për shkak të legjislacionit, rregulloreve, dispozitave administrative ose praktikave apo procedurave të brendshme të bazuara në standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga organizatat ndërkombëtare, vendi i tretë ku emetuesi është i regjistruar garanton ekuivalencën e kërkesave për informacion të parashikuara në këtë direktivë.
Komisioni, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, merr vendimet e nevojshme në lidhje me ekuivalencën e standardeve të kontabilitetit që përdoren nga emetuesit e vendeve të treta sipas kushteve të përcaktuara në nenin 30, paragrafi 3, në pesë vitet e fundit pas datës së përmendur në nenin 31. Nëse Komisioni vendos që standardet e kontabilitetit të një vendi të tretë nuk janë ekuivalente, ai mund të lejojë që emetuesit në fjalë të vazhdojnë të përdorin këto standarde kontabiliteti gjatë një periudhe transitore.
5. Me qëllim garantimin e zbatimit uniform të paragrafit 2, Komisioni mund të miratojë, në përputhje me nenin 27, paragrafi 2, masa zbatuese që përcaktojnë llojin e informacionit të publikuar në një vend të tretë, me rëndësi për publikun në BE.
6. Sipërmarrjet selia e regjistruar e të cilave ndodhet në një vend të tretë dhe të cilave do t'i ishte kërkuar një autorizim në përputhje me nenin 5, paragrafi 1, të Direktivës 85/611/KEE ose për sa i përket administrimit të portofolit, në përputhje me pikën 4 të seksionit A, të shtojcës I, të Direktivës 2004/39/KE nëse do ta kishin selinë e regjistruar ose, vetëm në rastin e një shoqërie investimi, zyra qendrore e tyre do të ishte në BE, përjashtohen gjithashtu nga bashkimi i aksioneve me ato të sipërmarrjes mëmë sipas kërkesave të përcaktuara në nenin 12, paragrafi 4 dhe 5, me kusht që të përmbushin të njëjtat kushte të pavarësisë si shoqëritë administruese ose shoqëritë e investimit.
7. Me qëllim që të merren parasysh zhvillimet teknike në tregjet financiare dhe që të garantohet zbatimi uniform i paragrafit 6, Komisioni miraton, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 27, paragrafi 2, masa zbatuese që theksojnë se, për shkak të legjislacionit, rregulloreve ose dispozitave administrative të brendshme, një vend i tretë garanton ekuivalencën e kërkesave të pavarësisë të parashikuara nga kjo direktivë dhe masat e saj zbatuese.
KREU V
AUTORITETET KOMPETENTE
Neni 24
Autoritetet kompetente dhe kompetencat e tyre
1. Çdo shtet anëtar cakton autoritetin qendror të përmendur në nenin 21, paragrafi 1, të Direktivës 2003/71/KE si autoritet administrativ qendror kompetent, përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve sipas kësaj direktive dhe për garantimin e zbatimit të dispozitave të miratuara sipas kësaj direktive. Shtetet anëtare informojnë Komisionin përkatësisht.
Megjithatë, për qëllimet e paragrafit 4, germa "h", shtetet anëtare mund të caktojnë një autoritet kompetent të ndryshëm nga autoriteti kompetent qendror i përmendur në nënparagrafin e parë.
2. Shtetet anëtare mund t'i lejojnë autoritetit të tyre kompetent qendror të delegojë detyrat. Përveç detyrave të përmendura në paragrafin 4, germa "h", çdo delegim i detyrave në lidhje me detyrimet e parashikuara nga kjo direktivë dhe masat e saj zbatuese, rishikohet pesë vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj direktive dhe përfundon tetë vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj direktive. Çdo delegim detyrash bëhet në mënyrë specifike duke deklaruar detyrat që do të ndërmerren dhe kushtet sipas të cilave duhet të realizohen ato.
Këto kushte përfshijnë një klauzolë që detyron subjektin në fjalë të organizohet në mënyrë të tillë që të shmangë konfliktet e interesit dhe që informacioni i marrë gjatë ushtrimit të detyrave të deleguara të mos përdoret padrejtësisht apo për të penguar konkurrencën. Në çdo rast, përgjegjësia përfundimtare për të mbikëqyrur përputhshmërinë me dispozitat e kësaj direktive dhe me masat zbatuese të miratuara sipas saj i takon autoritetit kompetent të caktuar sipas paragrafit 1.
3. Shtetet anëtare informojnë Komisionin dhe autoritetet kompetente të shteteve të tjera anëtare për çdo marrëveshje të bërë në lidhje me delegimin e detyrave, duke përfshirë edhe kushtet precize që rregullojnë këto delegime.
4. Çdo shtet anëtar gëzon të gjitha kompetencat e nevojshme për kryerjen e funksioneve të tij. Ai ka të paktën kompetencën:
a) për t'i kërkuar audituesve, emetuesve, zotëruesve të aksioneve ose instrumenteve të tjera financiare apo personave ose subjekteve të përmendura në nenet 10 deri në 13 dhe personave që i kontrollojnë ose kontrollohen prej tyre, sigurimin e informacioneve dhe dokumenteve;
b) për t'i kërkuar emetuesit të publikojë informacionin e kërkuar sipas germës "a" me anë të mjeteve dhe brenda afateve kohore që autoriteti konsideron të nevojshme. Ai mund ta publikojë këtë informacion me iniciativën e tij në rastet kur emetuesi ose personat që e kontrollojnë ose kontrollohen nga ai, nuk arrijnë ta bëjnë këtë dhe pasi ka dëgjuar emetuesin;
c) për t'i kërkuar drejtuesve të emetuesve dhe të zotëruesve të aksioneve ose instrumenteve të tjera financiare apo të personave ose subjekteve të përmendura në nenet 10 deri në 13, të përcjellin informacionin e kërkuar sipas kësaj direktive ose sipas legjislacionit vendas të miratuar në përputhje me këtë direktivë dhe, nëse është e nevojshme, të sigurojnë informacione dhe dokumente shtesë;
d) për të pezulluar ose për t'i kërkuar tregut të rregulluar përkatës të pezullojë tregtinë e titujve për një maksimum prej dhjetë ditësh të njëpasnjëshme, nëse ka arsye që të dyshojë se dispozitat e kësaj direktive ose të legjislacionit kombëtar të miratuara në përputhje me këtë direktivë, janë shkelur nga emetuesi;
e) për të ndaluar tregtimin në një treg të rregulluar nëse zbulon se janë shkelur dispozitat e kësaj direktive ose të legjislacionit kombëtar të miratuara në përputhje me këtë direktivë ose nëse ka arsye që të dyshojë se janë shkelur dispozitat e kësaj direktive;
f) për të monitoruar që emetuesi i publikon në kohë informacionet me qëllim garantimin e aksesit efikas dhe të barabartë të publikut në të gjitha shtetet anëtare ku tregtohen titujt dhe për të marrë masat e duhura në rast të kundërt;
g) për të bërë publik faktin që një emetues, zotërues aksionesh apo instrumentesh të tjera financiare ose një person apo subjekt i përmendur në nenet 10 deri në 13, nuk po përmbush detyrimet e tij;
h) për të analizuar që informacioni i përmendur në këtë direktivë është hartuar në përputhje me kuadrin raportues përkatës dhe për të marrë masat përkatëse në rastet kur zbulohen shkelje; dhe
i) për të kryer inspektime në terren në territorin e tij, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, me qëllim vërtetimin e përputhshmërisë me dispozitat e kësaj direktive dhe masat e saj zbatuese. Kur është e nevojshme sipas legjislacionit të brendshëm, autoriteti/autoritetet kompetente mund ta përdorin këtë kompetencë duke iu drejtuar autoritetit gjyqësor përkatës dhe/ose në bashkëpunim me autoritete të tjera.
5. Paragrafët 1 deri në 4 nuk cenojnë mundësinë që një shtet anëtar të marrë masa të veçanta ligjore dhe administrative për territoret jashtë shteteve evropiane, për të cilat ai shtet anëtar ka përgjegjësinë e marrëdhënieve të jashtme.
6. Përcjellja nga audituesit tek autoritetet kompetente të ndonjë fakti ose vendimi në lidhje me kërkesat e bëra nga autoriteti kompetent sipas paragrafit 4, germa "a", nuk përbëjnë shkelje të kufizimeve për dhënien e informacionit të vendosura nga kontrata ose nga ndonjë ligj, rregullore apo dispozitë administrative dhe nuk sjell përgjegjësi të asnjë lloji për këta auditues.
Neni 25
Sekreti profesional dhe bashkëpunimi midis shteteve anëtare
1. Detyrimi i sekretit profesional zbatohet për të gjithë personat që punojnë ose kanë punuar për autoritetin kompetent dhe për subjekte, të cilave autoritetet kompetente mund t'u kenë deleguar detyra të caktuara. Informacioni i mbuluar nga sekreti profesional nuk mund t'i jepet asnjë personi apo autoriteti tjetër përveçse në përputhje me legjislacionin, rregulloret apo dispozitat administrative të një shteti anëtar.
2. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sa herë që lind nevoja, për kryerjen e detyrave të tyre, duke ushtruar kompetencat e tyre të përcaktuara në këtë direktivë apo në legjislacionin e brendshëm të miratuar sipas kësaj direktive. Autoritetet kompetente u ofrojnë ndihmën e tyre autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare.
3. Paragrafi 1 nuk i ndalon autoritetet kompetente të shkëmbejnë informacion konfidencial. Në këtë rast, informacioni i shkëmbyer mbulohet nga detyrimi për ruajtjen e sekretit profesional, të cilit i nënshtrohen punëmarrësit ose ish-punëmarrësit e autoriteteve kompetente që marrin informacionin.
4. Shtetet anëtare mund të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi që parashikojnë shkëmbimin e informacioneve me autoritetet ose organet kompetente të vendeve të treta të autorizuara nga legjislacioni i tyre përkatës për të kryer të gjitha detyrat që i janë caktuar autoriteteve kompetente nga kjo direktivë në përputhje me nenin 24. Ky shkëmbim informacioni është objekt i garancisë së sekretit profesional të paktën ekuivalente me ato të përmendura në këtë nen. Shkëmbimi i informacionit kryhet me qëllim që autoritetet apo organet e përmendura të kryejnë detyrën e mbikëqyrjes. Kur informacioni vjen nga një tjetër shtet anëtar, ai nuk nxirret pa miratimin e shprehur të autoriteteve kompetente që e kanë publikuar atë dhe në rast se nxirret, kjo bëhet vetëm për qëllimet e miratuara prej këtyre të fundit.
Neni 26
Masa paraprake
1. Në rastet kur autoriteti kompetent i shtetit anëtar pritës konstaton se ka parregullsi ose janë shkelur detyrimet nga ana e emetuesit, zotëruesit të aksioneve ose instrumenteve të tjera financiare apo personit ose subjektit të përmendur në nenin 10, ai ia raporton këto konstatim autoritetit kompetent të shtetit anëtar të origjinës.
2. Nëse, pavarësisht masave të marra nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës apo për shkak se këto masa kanë rezultuar të pamjaftueshme, emetuesi ose zotëruesi i aksioneve vazhdon të shkelë dispozitat ligjore ose rregullatore përkatëse, autoriteti kompetent i shtet anëtar pritës, pasi të ketë informuar autoritetin kompetent të shtetit anëtar të origjinës, merr të gjitha masat e duhura për të mbrojtur investitorët, në përputhje me nenin 3, paragrafi 2. Këto masa i komunikohen Komisionit sa më shpejt të jetë e mundur.
KREU VI
MASAT ZBATUESE
Neni 27
Procedura e Komitetit
1. Komisioni asistohet nga Komiteti Evropian i Titujve, i ngritur sipas nenit 1 të vendimit 2001/528/KE.
2. Kur përmendet ky paragraf, zbatohen nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të saj, me kusht që masat zbatuese të miratuara në përputhje me këtë procedurë të mos modifikojnë dispozitat kryesore të kësaj direktive.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
3. Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
4. Pa cenuar masat zbatuese që janë miratuar para 20 janarit 2009, zbatimi i dispozitave të kësaj direktive në lidhje me miratimin e rregullave teknike dhe vendimeve në përputhje me procedurën që përmendet në paragrafin 2, pezullohet. Me propozim nga Komisioni, Parlamenti Evropian dhe Këshilli mund të rinovojnë dispozitat përkatëse në përputhje me procedurën që përcaktohet në nenin 251 të traktatit, dhe, për këtë qëllim, i rishikon ato përpara përfundimit të periudhës katër vjeçare.
Neni 28
Sanksionet
1. Pa cenuar të drejtën e shteteve anëtare për vendosjen e sanksioneve penale, shtetet anëtare sigurojnë, sipas legjislacionit të tyre të brendshëm, se do të merren të paktën masat apo sanksionet e duhura civile dhe/ose administrative ndaj personave përgjegjës, kur nuk zbatohen dispozitat e miratuara në përputhje me këtë direktivë. Shtetet anëtare sigurohen që këto masa të jenë efikase, proporcionale dhe shtrënguese.
2. Shtetet anëtare sigurojnë që autoriteti kompetent të bëjë publike çdo masë të marrë ose sanksion të vendosur për shkeljen e dispozitave të miratuara në përputhje me këtë direktivë, me përjashtim të rasteve kur bërja publike e tyre mund të rrezikojë seriozisht tregjet financiare ose të dëmtojë në mënyrë jo proporcionale palët e përfshira.
Neni 29
E drejta për ankimim
Shtetet anëtare garantojnë që vendimet e marra sipas ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të miratuara në përputhje me këtë direktivë, janë objekt i të drejtës së ankimit në gjykata.
KREU VII
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 30
Dispozita kalimtare
1. Duke deroguar nga neni 5, paragrafi 3 i kësaj direktive, shteti anëtar i origjinës mund të përjashtojë nga publikimi i pasqyrave financiare, në përputhje me rregulloren (KE) nr. 1606/2002, emetuesit e përmendur në nenin 9 të kësaj rregulloreje për vitin ushtrimor që fillon më 1 janar 2006 ose pas kësaj date.
2. Pavarësisht nenit 12, paragrafi 2, një aksionar e njofton emetuesin të paktën dy muaj para datës së përmendur në nenin 31, paragrafi 1 për përqindjen e të drejtave të votës dhe të kapitalit që zotëron, në atë datë në këtë shoqëri emetuese, në përputhje me nenet 9, 10 dhe 13, përveç rasteve kur ka përcjellë para asaj date informacione ekuivalente.
Pavarësisht nenit 12, paragrafi 6, një emetues publikon më pas informacionin e marrë nga këto njoftime, jo më vonë se tre muaj pas datës së përmendur në nenin 31, paragrafi 1.
3. Kur shoqëria emetuese është themeluar në një vend të tretë, shteti anëtar i origjinës mund ta përjashtojë atë, vetëm në lidhje me titujt e borxhit që janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar në BE para 1 janarit 2005, nga hartimi i pasqyrave financiare në përputhje me nenin 4, paragrafi 3 dhe i raportit të administrimit në përputhje me nenin 4, paragrafi 5, për sa kohë që
a) autoriteti kompetent i shtetit anëtar të origjinës pranon që pasqyrat financiare vjetore të përgatitura nga emetuesit nga ky vend i tretë japin një pamje të vërtetë dhe të saktë të aktiveve dhe pasiveve, gjendjes financiare dhe rezultateve të emetuesit;
b) vendi i tretë ku është themeluar emetuesi nuk imponon zbatimin e detyrueshëm të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit të përmendura në nenin 2 të rregullores (KE) nr. 1606/2002; dhe
c) Komisioni nuk ka marrë asnjë vendim në përputhje me nenin 23, paragrafi 4, pika II në lidhje me ekzistencën e ekuivalencës midis standardeve të sipërpërmendura të kontabilitetit dhe
— standardeve të kontabilitetit të përcaktuara në legjislacionin, rregulloret ose dispozitat administrative të vendit të tretë ku është themeluar emetuesi, ose
— standardeve të kontabilitetit të një vendi të tretë të cilat ka vendosur të përmbushë ky emetues.
4. Shteti anëtar i origjinës mund t'i përjashtojë emetuesit, vetëm për sa i përket titujve të borxhit që janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar në BE para 1 janarit 2005, nga publikimi i raportit financiar gjashtëmujor në përputhje me nenin 5 për 10 vjet pas 1 janarit 2005, me kusht që shteti anëtar i origjinës të ketë vendosur t'u lejojë këtyre emetuesve të përfitojnë nga dispozitat e nenit 27 të Direktivës 2001/34/KE në momentin e pranimit të këtyre titujve.
Neni 31
Transpozimi
1. Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë deri më 20 janar 2007. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë shtetet anëtare.
2. Nëse shtetet anëtare miratojnë masa në përputhje me nenin 3, paragrafi 1, nenin 8, paragrafi 2, nenin 8, paragrafi 3, nenin 9, paragrafi 6 ose nenin 30 ato duhet t'ia komunikojnë menjëherë këto masa Komisionit dhe shteteve të tjera anëtare.
Neni 32
Ndryshimet
Direktiva 2001/34/KE ndryshohet si më poshtë, me efekt që nga data e përcaktuar në nenin 31, paragrafi 1:
1. Në nenin 1 hiqen germa "g" dhe "h";
2. Neni 4 hiqet;
3. Në nenin 6 hiqet paragrafi 2;
4. Në nenin 8, paragrafi 2 zëvendësohet si më poshtë:
"2. Shtetet anëtare mund t'i bëjnë emetuesit e titujve të pranuar në listimin zyrtar, objekt të detyrimeve shtesë, me kusht që këto detyrime të zbatohen për të gjithë emetuesit ose për kategori individuale emetuesish;
5. Nenet 65 deri në 97 hiqen;
6. Nenet 102 dhe 103 hiqen;
7. Në nenin 107, paragrafi 3 fshihet nënparagrafi i dytë;
8. Në nenin 108, paragrafi 2 ndryshohet si më poshtë:
a) në germën "a" fshihen fjalët "informacion periodik për publikim nga shoqëritë aksionet e të cilave janë pranuar";
b) germa "b" hiqet;
c) germa "c", pika "III" hiqet;
d) germa "d" hiqet;
Referencat e bëra për dispozitat e shfuqizuara interpretohen si referenca për dispozitat e kësaj direktive.
Neni 33
Rishikimi
Para 30 qershorit 2009, Komisioni i raporton Parlamentit Evropian dhe Këshillit në lidhje me funksionimin e kësaj direktive duke përfshirë përshtatshmërinë e përfundimit të përjashtimit për titujt ekzistues të borxhit pas një periudhe 10-vjeçare siç parashikohet nga neni 30, paragrafi 4 dhe ndikimit të mundshëm në tregjet financiare evropiane.
Neni 34
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi njëzetë ditë pas botimit të saj nëGazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 35
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Strasburg, më 15 dhjetor 2004.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
J. BORRELL FONTELLES
Për Këshillin
Presidenti
A. NICOLAÏ
<href="#ntc1-L_2004390EN.01003801-E0001">1. Gazeta Zyrtare C 80, 30.3.2004, f. 128.
<href="#ntc2-L_2004390EN.01003801-E0002">2. Gazeta Zyrtare C 242, 9.10.2003, f. 6.
<href="#ntc3-L_2004390EN.01003801-E0003">3. Opinioni i Parlamentit Evropian i 30 marsit 2004 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 2 dhjetorit 2004.
<href="#ntc4-L_2004390EN.01003801-E0004">4. Gazeta Zyrtare L 345, 31.12.2003, f. 64.
<href="#ntc5-L_2004390EN.01003801-E0005">5. Gazeta Zyrtare L 243, 11.9.2002, f. 1.
<href="#ntc6-L_2004390EN.01003801-E0006">6. Gazeta Zyrtare L 191, 13.7.2001, f. 45. Vendimi i ndryshuar me Vendimin 2004/8/KE (Gazeta Zyrtare L 3, 7.1.2004, f. 33).
<href="#ntc7-L_2004390EN.01003801-E0007">7. Gazeta Zyrtare L 184, 6.7.2001, f. 1. Direktivë e ndryshuar së fundmi me Direktivën 2003/71/KE.
<href="#ntc8-L_2004390EN.01003801-E0008">8. Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31. Direktivë e ndryshuar me rregulloren (KE) nr. 1882/2003 (Gazeta Zyrtare L 284, 31.10.2003, f. 1).
<href="#ntc9-L_2004390EN.01003801-E0009">9. Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
<href="#ntc10-L_2004390EN.01003801-E0010">10. Gazeta Zyrtare L 145, 30.4.2004, f. 1.
<href="#ntc11-L_2004390EN.01003801-E0011">11. Gazeta Zyrtare L 96, 12.4.2003, f. 16.
<href="#ntc12-L_2004390EN.01003801-E0012">12. Gazeta Zyrtare L 375, 31.12.1985, f. 3. Direktivë e ndryshuar së fundmi me Direktivën 2004/39/KE.
<href="#ntc13-L_2004390EN.01003801-E0013">13. Gazeta Zyrtare L 126, 26.5.2000, f. 1. Direktiva e ndryshuar së fundmi nga Direktiva e Komisionit 2004/69/KE (Gazeta Zyrtare L 125, 28.4.2004, f. 44).
<href="#ntc14-L_2004390EN.01003801-E0014">14. Gazeta Zyrtare L 204, 21.7.1998, f. 37. Direktiva e ndryshuar së fundmi me Aktin e Aderimit, 2003.
<href="#ntc15-L_2004390EN.01003801-E0015">15. Gazeta Zyrtare L 193, 18.7.1983, f. 1. Direktiva e ndryshuar me Direktivën 2003/51/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 178, 17.7.2003, f. 16).
<href="#ntc16-L_2004390EN.01003801-E0016">16. Gazeta Zyrtare L 222, 14.8.1978, f. 11. Direktivë e ndryshuar së fundmi me Direktivën 2003/51/KE.
<href="#ntc17-L_2004390EN.01003801-E0017">17. Gazeta Zyrtare L 141, 11.6.1993, f. 1. Direktivë e ndryshuar së fundmi me Direktivën 2004/39/KE.
<href="#ntc18-L_2004390EN.01003801-E0018">18. Shënim editorial: Titulli është përshtatur për të marrë në konsideratë rinumërimin e neneve të Traktatit themelues të Bashkimit Evropian, në përputhje me nenin 12 të Traktatit të Amsterdamit; reference fillestare ishte neni 58 i traktatit.
<href="#ntc19-L_2004390EN.01003801-E0019">19. Gazeta Zyrtare L 65, 14.3.1968, f. 8. Direktiva e ndryshuar me Direktivën 2003/58/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 221, 4.9.2003, f. 13).