Artikuj të shfaqur nga tag'et: ACQUIS E BE SË E CERTIIKUAR
-
Lexo Dokumentin
KOMISIONI EVROPIAN
Bruksel, më 4.8.2011
C(2011) 5499, përfundimtar
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 4.8.2011, "PËR NDRYSHIMIN E VENDIMIT TË KOMISIONIT (C (2006) 2909 PËRFUNDIMTAR) "PËR PËRCAKTIMIN E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE PËR STANDARDET LIDHUR ME KARAKTERISTIKAT E SIGURISË DHE TË DHËNAT BIOMETRIKE NË PASAPORTAT DHE DOKUMENTET E UDHËTIMIT TË LËSHUARA NGA SHTETET ANËTARE"
(VETËM TEKSTET NË BULLGARISHT, ÇEKISHT, HOLANDISHT, ESTONISHT, FINLANDISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, GREQISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, SUEDISHT, LETONISHT, LITUANISHT, MALTISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT, RUMANISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT DHE SPANJISHT JANË ORIGJINALE)
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 2252/2004, datë 13 dhjetor 2004,"Për standardet mbi karakteristikat e sigurisë dhe elementet biometrike në pasaportat dhe dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga shtetet anëtare"1, dhe në veçanti nenin 2, germat "b" dhe "c" të saj,
Meqë:
- Rregullorja (KE) nr. 2252/2004 përcakton vetëm specifikimet teknike për pasaportat dhe dokumentet e udhëtimit me natyrë të përgjithshme dhe jo sekrete. Këto dokumente duhet të plotësohen me specifikime teknike shtesë, të cilat duhet të mbeten konfidenciale.
- Vendimi i Komisionit (KE) nr. C (2006)2909 ka përcaktuar specifikimet teknike për zbatimin dhe mbrojtjen e të dhënave biometrike në pasaportat e lëshuara nga shtetet anëtare; megjithatë, nevojiten më shumë sqarime për cilësinë e gjurmëve të gishtërinjve në momentin e regjistrimit, pasi nuk janë parashikuar dispozita për dërgimin e imazheve të gjurmëve të gishtërinjve të një cilësie të dobët.
- Kontrolli bazë i aksesit (BAC) në të dhënat biometrike është përmirësuar dhe specifikuar më tej nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, në një raport teknik me titull "Supplemental Access Control for Machine Readable Travel Documents -Kontrolli shtesë i aksesit për dokumentet e udhëtimit të lexueshme nga pajisjet", dhe për rrjedhojë specifikimet teknike duhet të përmirësohen përkatësish.
- Duke qenë se Rregullorja (KE) nr. 2252/2004 mbështetet në tërësinë e legjislacionit të Shengenit në përputhje me nenin 5 të Protokollit për Qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka njoftoi me anë të shkresës së datës 6 qershor 2005 transpozimin etërësisë së këtij legjislacioni në legjislacionin e saj kombëtar. Për rrjedhojë, ajo ka detyrimin të zbatojë këtë vendim në zbatim të legjislacionit ndërkombëtar.
- Ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në të cilin Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit"2. Për rrjedhojë, Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në miratimin e tij dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të tij.
- Ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në të cilin Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa prej dispozitave tëtërësisë së legjislacionit3 të Shengenit"; Ndaj, Irlanda nuk merr pjesë në zbatimin e tij, nuk ka detyrime ndaj tij dhe nuk mund të jetë objekt i zbatimit të tij.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave tëtërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimine tërësisë së legjislacionit të Shengenit4, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, pika B të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE, datë 17 maj 1999, "Për disa rregulla lidhur me zbatimin e marrëveshjes".5
- Për sa i përket Zvicrës, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për asociimin e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit6, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "B" të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE7 që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2008/146/KE8.
- Për sa i përket Lihtenshtajnit, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të Protokollit të nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtajnit për aderimin e kësaj të fundit në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për asociimin e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1 pika B të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2011/350/BE9.
- [Masat e parashikuara në këtë vendim janë në përputhje me opinionin e Komitetit të ngritur sipas nenit 6 të Rregullores (KE) 1683/95.]
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
Shtojca e Vendimit përfundimtar C (2006)2909 ndryshohet si më poshtë:
- Pikat 2.2.2 dhe 2.2.3 zëvendësohen me tekstin e mëposhtëm:
"2.2.2 Lloji
Shenjat e gishtërinjve që do të përfshihen në pasaportën evropiane do të jenë
Gjurma e thjeshtë e gishtit tregues të majtë dhe atij të djathtë.
Për cilëndo dorë, nëse gishti tregues është lënduar ose mungon, ose ka një vlerësim ISO/IEC 19794-4 0 deri në 25, regjistrohet gjurma e thjeshtë e gishtit të mesit, gishtit të unazës ose gishtit tregues të së njëjtës dorë, kur mund të merret një vlerësim më i lartë ISO. Nëse të gjithë gishtat e një dore kanë cilësi të ulët siç tregohet më lart, merret gjurma e thjeshtë e gishtit me cilësi më të mirë.
2.2.3 Formati dhe cilësia
Gjurmët e gishtërinjve duhet të ruhen si IMAZHE, në përputhje me [5] dhe [15].
Cilësia e imazheve të gjurmëve të gishtërinjve, maksimumi më 31 dhjetor 2014, cilësohet në përputhje me [5] dhe regjistrohet në çipin e bllokut të të dhënave biometrike të imazhit individual biometrik, duke përdorur vlerësimin e një matësi të përshtatshëm të cilësisë, dhe duke garantuar hartëzimin e rezultatit ISO (0-100).
Për të zvogëluar madhësinë e skedarit, DUHET të përdoret ngjeshja e imazheve me anë të algoritmit WSQ, në përputhje me [15].
- Udhëzuesi i regjistrimit bashkëlidhur këtij vendimi i bashkëngjitet shtojcës së Vendimit përfundimtar C (2006)2909.
- Në seksionin 3) të pikës 5.2, shtohet teksti i mëposhtëm:
"PACE v2 sipas pikës 21 duhet të zbatohet jo më vonë se 31 dhjetori 2014."
- Pika 7 ndryshohet si më poshtë:
Pika referencë 9 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"[9] Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ONAC), Machine Readable Travel Documents, Doc 9303, Part 1 Machine Readable Passports, Sixth Edition, 2006"
Pikat 10 dhe 11 fshihen.
Pika referencë 15 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"[15] ANSI/NIST-ITL 1-2007 Standard “Data Format for the Interchange of Fingerprint, Facial, Scarmark & Tattoo (SMT) Information”, FBI: Specifikim për algoritmin e ngjeshjes (WSQ), www.itl.nist.gov/iad"
Pika referencë 17 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"[17] Common Criteria Protection Profile for Machine Readable Travel Document with “ICAO Application”, Extended Access Control, Version 1.10 of 25 March 2009"
Shtohet pika referencë 21 si më poshtë:
"[21] Technical report: Supplemental Access Control for Machine Readable Travel Documents, Version - 1.00 of 23 March 2010."
Neni 2
Ky vendim i drejtohet Mbretërisë së Belgjikës, Republikës së Bullgarisë, Republikës Çeke, Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës së Estonisë, Republikës Helenike, Mbretërisë së Spanjës, Republikës së Francës, Republikës së Italisë, Republikës së Qipros, Republikës së Letonisë, Republikës së Lituanisë, Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Republikës së Hungarisë, Republikës së Maltës, Mbretërisë së Holandës, Republikës së Austrisë, Republikës së Polonisë, Republikës së Portugalisë, Rumanisë, Republikës së Sllovenisë, Republikës së Sllovakisë, Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë. Ai u përcillet Mbretërisë së Danimarkës, Republikës së Islandës, Mbretërisë së Norvegjisë, Principatës së Lihtenshtajnit dhe Konfederatës Ruse.
Nënshkruar në Bruksel, më 4.8.2011
Për Komisionin
Cecilia MALMSTRÖM
Anëtare e Komisionit
SHTOJCË
UDHËZUESI I REGJISTRIMIT
- Gazeta Zyrtare L 385, 29.12.2004, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 52.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 19.
-
Lexo Dokumentin
4.11.2011
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 287/9
VENDIM NR. 1105/2011/KE I PARLAMENTIT EVROPIAN DHE I KËSHILLIT, DATË 25 TETOR 2011, "PËR LISTËN E DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT QË LEJOJNË MBAJTËSIN TË KALOJË KUFIJTË E JASHTËM DHE QË MUND TË KONFIRMOHEN ME ANË TË NJË VIZE DHE PËR NGRITJEN E NJË MEKANIZMI PËR PËRCAKTIMIN E KËSAJ LISTE"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 77, paragrafi 2 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projekt-aktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative1,
Meqë:
- Mbi bazën e nenit 17, paragrafi 3, germa "a" të Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit të 14 qershorit 19852, Vendimet SCH/Com-ex (98)563 dhe SCH/Com-ex (99)144 krijuan Manualin për dokumentet e udhëtimit që lejojnë mbajtësin të kalojë kufijtë e jashtëm dhe që mund të konfirmohen me anë të një vize. Këto vendime duhet të përshtaten me kuadrin institucional dhe ligjor të Bashkimit Evropian.
- Lista e dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga vendet e treta duhet të monitorohet sistematikisht për të garantuar që autoritetet e shteteve anëtare që merren me përpunimin e aplikimeve për vizë dhe kontrollet kufitare të kenë në dispozicion informacion të saktë për dokumentet e udhëtimit që paraqiten nga qytetarët e vendeve të treta. Shkëmbimet e informacionit ndërmjet shteteve anëtare për dokumentet e udhëtimit të lëshuara dhe për njohjen e tyre nga shtetet anëtare, si dhe vënia e gjithë këtij informacioni në dispozicion të publikut, duhet të modernizohen dhe të bëhen më efikase.
- Qëllimi i listës së dokumenteve të udhëtimit është i dyfishtë: nga njëra anë, ajo u lejon autoriteteve të kontrollit kufitar të verifikojnë nëse një dokument udhëtimi i caktuar njihet në funksion të kalimit të kufirit, siç përcaktohet në nenin 5, paragrafi 1, germa "a" të Rregullores (KE) nr. 562/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 15 marsit 2006 "Për themelimin e Kodit Komunitar për rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave përmes kufijve" (Kodi i Kufijve Shengen)5; nga ana tjetër, ajo i lejon stafit konsullor të verifikojnë nëse shtetet anëtare e njohin një dokument të caktuar në funksion të vendosjes së një vize.
- Në zbatim të nenit 48, paragrafi 1, germa "c" të Rregullores (KE) nr. 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 13 korrikut 2009 "Për themelimin e Kodit Komunitar për Vizat" (Kodi i Vizave)6, në kuadrin e bashkëpunimit lokal në zonën Shengen duhet të hartohet një listë shteruese e dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga vendi pritës.
- Duhet të ngrihet një mekanizëm për të siguruar që lista e dokumenteve të udhëtimit të përditësohet vazhdimisht.
- Duke marrë parasysh rëndësinë e sigurisë së dokumenteve të udhëtimit në lidhje me njohjen e mundshme të tyre, Komisioni, i ndihmuar nga ekspertë të shteteve anëtare, duhet të kryejë një vlerësim teknik, aty ku është e përshtatshme.
- Shtetet anëtare kanë dhe duhet të vazhdojnë të kenë autoritetin për të njohur dokumentet e udhëtimit me qëllim lejimin e mbajtësit që të kalojë kufijtë e jashtëm dhe vendosjen e vizës.
- Shtetet anëtare duhet të njoftojnë qëndrimin e tyre në lidhje me të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe duhet të përpiqen të harmonizojnë qëndrimet e tyre ndaj llojeve të ndryshme të dokumenteve të udhëtimit. Meqenëse mosnjoftimi nga një shtet anëtar i qëndrimit të vet në lidhje me një dokument udhëtimi mund t’i shkaktojë probleme mbajtësit të atij dokumenti udhëtimi, duhet krijuar një mekanizëm që detyron vendet anëtare të shprehin qëndrimit e tyre për njohjen dhe mosnjohjen e këtyre dokumenteve. Ky mekanizëm nuk duhet t’i pengojë shtetet anëtare të njoftojnë, në çdo kohë, ndryshimin e qëndrimit të tyre.
- Për të lehtësuar punën e autoriteteve të kontrollit kufitar dhe stafit konsullor për kontrollin e një dokumenti të caktuar udhëtimi, duhet krijuar në terma afatgjata një bazë elektronike të dhënash, e cila përmban mostra të të gjitha dokumenteve të udhëtimit. Baza e të dhënave duhet përditësohet me çdo ndryshim për njohjen apo mosnjohjen e mëparshme nga shtetet anëtare të një dokumenti të caktuar udhëtimi.
- Për qëllime informimi, Komisioni duhet të përpilojë një listë jo domosdoshmërish shteruese të pasaportave të trilluara apo të kamufluara për të cilat është vënë në dijeni nga shtetet anëtare. Pasaportat e trilluara apo të kamufluara që ndodhen në listë nuk do të jenë objekt i njohjes apo mosnjohjes. Ato nuk duhet t’i japin të drejtë mbajtësit e tyre të kalojë kufijtë e jashtëm dhe mbi to nuk duhet të vendoset vizë.
- Për të siguruar kushte uniforme për përpilimin dhe përditësimin e listës së dokumenteve të udhëtimit, kompetencat zbatuese duhet t’i delegohen Komisionit. Këto kompetenca duhet të ushtrohen në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 182/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 16 shkurtit 2011 që përcakton rregullat dhe parimet e përgjithshme në lidhje me mekanizmat e kontrollit nga shtetet anëtare të ushtrimit të kompetencave zbatuese nga ana e Komisionit7.
- Duke qenë se lista përfshin vetëm dokumentet e lëshuara të udhëtimit, për hartimin dhe përditësimin e saj duhet të përdoret procedura këshillimore.
- Për sa i takon Islandës dhe Norvegjisë, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në kuptimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian, Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me asociimin e këtyre të fundit me implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit8, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, pikat A, B, dhe C të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE, të 17 majit 1999 për disa masa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje9.
- Për sa i takon Zvicrës, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në kuptimin e Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e Konfederatës Zvicerane me implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit10, që përfshihet në fushën e përmendur në nenin 1, pikat A, B dhe C, të Vendimit 1999/437/EC të lexuar në lidhje me Nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2008/146/KE11.
- Për sa i takon Lihtenshtejnit, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në kuptimin e Protokollit të nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës Zvicerane dhe Principatës së Lihtenshtejnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtejnit në Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e Konfederatës Zvicerane me implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, që përfshihet në fushën e përmendur në nenin 1, pikat A, B dhe C, të Vendimit 1999/437/KE i lexuar në lidhje me Nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2011/350/BE12.
- Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit (nr. 22) për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur si shtojcë Traktatit të Bashkimit Evropian dhe Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e këtij vendimi dhe nuk ka detyrime prej tij dhe nuk është objekt i zbatimit të tij. Duke qenë se ky vendim mbështetet në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, Danimarka, në përputhje me nenin 4 të këtij protokolli, duhet të vendosë, brenda një periudhe 6 mujore pasi Këshilli të ketë miratuar këtë vendim, nëse do ta zbatojë atë në legjislacionin e saj të brendshëm.
- Ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në të cilin Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE, të 29 majit 2000 në lidhje me kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit13; për rrjedhojë, Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në zbatimin e tij dhe nuk ka detyrime prej tij dhe nuk është objekt i zbatimit të tij.
- Ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në të cilin Irlanda nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE, të 28 shkurtit 2002 në lidhje me kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit14; për rrjedhojë, Irlanda nuk merr pjesë në zbatimin e tij dhe nuk ka detyrime prej tij dhe nuk është objekt i zbatimit të tij.
- Për sa i takon Qipros, ky vendim përbën një akt që bazohet në, ose lidhet me tërësinë e legjislacionit të Shengenit në kuptimin e nenit 3, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2003.
- Ky vendim përbën një akt që më bazohet në, ose lidhet me tërësinë e legjislacionit të Shengenit në kuptimin e nenit 4, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2005,
MIRATOJNË KËTË VENDIM:
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
- Ky vendim përcakton listën e dokumenteve të udhëtimit që i lejojnë mbajtësit të tyre të kalojë kufijtë e jashtëm dhe që mund të konfirmohen me anë të një vize (lista e dokumenteve të udhëtimit) dhe një mekanizëm për hartimin e saj.
- Ky vendim zbatohet për dokumentet e udhëtimit si pasaportat kombëtare (të zakonshme, diplomatike, të shërbimit/zyrtare apo pasaportat e veçanta), dokumentet emergjente të udhëtimit, dokumentet e udhëtimit të refugjatëve apo të personave pa shtetësi, dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga organizatat ndërkombëtare apo lejet e kalimit.
- Ky vendim nuk ndikon në kompetencat e shteteve anëtare për njohjen e dokumenteve të udhëtimit.
Neni 2
Hartimi i listës së dokumenteve të udhëtimit
- Komisioni, me ndihmën e shteteve anëtare, harton një listë të dokumenteve të udhëtimit bazuar në informacionin të mbledhur në kuadër të bashkëpunimit lokal në zonën e Shengenit, siç përmendet në nenin 48, paragrafi 1, germa "c" të Rregullores (KE) nr. 810/2009.
- Lista e dokumenteve të udhëtimit hartohet në përputhje me procedurën këshilluese të përmendur në nenin 8, paragrafi 2.
Neni 3
Struktura e listës së dokumenteve të udhëtimit
- Lista e dokumenteve të udhëtimit ndahet në tre pjesë.
- Pjesa I përmban dokumentet e udhëtimit të lëshuar nga vendet e treta dhe entitetet territoriale të paraqitura në shtojcat I dhe II të Rregullores së Këshillit (KE) nr. 539/2001, të 15 Marsit 2001 ku paraqiten vendet e treta shtetasit e të cilëve duhet të jenë të pajisur me viza gjatë kalimit të kufijve të jashtëm dhe vendet shtetasit e të cilëve përjashtohen nga ky detyrim15.
- Pjesa II përmban dokumentet e mëposhtme të udhëtimit të lëshuara nga shtetet anëtare, duke përfshirë ato të lëshuara nga shtetet anëtaret të Bashkimit Evropian që nuk marrin pjesë në miratimin e këtij Vendimi dhe nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk i zbatojnë plotësisht dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit:
- a) dokumentet e udhëtimit të lëshuara për shtetasit e vendeve të treta;
- b) dokumentet e udhëtimit të lëshuara për refugjatët në zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve, të 28 korrikut 1951;
- c) dokumentet e udhëtimit të lëshuara për personat pa shtetësi në zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Personave pa Shtetësi, të 28 shtatorit 1954;
- d) dokumentet e udhëtimit të lëshuara për personat që nuk kanë kombësinë e asnjë vendi dhe banojnë në një shtet anëtar;
- e) dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Mbretëria e Bashkuar për qytetarët britanikë që nuk janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për qëllimet e legjislacionit të Bashkimit Evropian.
- Pjesa III përmban dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga organizatat ndërkombëtare.
- Si rregull i përgjithshëm, paraqitja e një dokumenti udhëtimi të caktuar zbatohet për të gjitha seritë e këtij dokumenti udhëtimi që janë ende të vlefshme.
- Nëse një vend i tretë nuk lëshon një lloj të caktuar dokumenti udhëtimi, kjo evidentohet duke vendosur ‧nuk lëshohet‧ në listën e dokumenteve të udhëtimit.
Neni 4
Njoftimi i njohjes ose mosnjohjes së dokumenteve të listuara udhëtimit të paraqitura.
- Brenda tre muajve nga komunikimi i listës së dokumenteve të udhëtimit, shtetet anëtare njoftojnë Komision për qëndrimin e tyre për njohjen ose mosnjohjen e dokumenteve të udhëtimit të paraqitura.
- Nëse një shtet anëtar nuk arrin të njoftojë qëndrimin e tij brenda periudhës së përmendur në paragrafin 1, dokumenti i udhëtimit në fjalë konsiderohet si i njohur derisa shteti anëtar të njoftojë mosnjohjen e tij.
- Në kuadër të komitetit të përmendur në nenin 8, paragrafi 1, shtetet anëtare shkëmbejnë informacione për arsyet mbi të cilat bazohet njohja ose mosnjohja e dokumenteve specifike të udhëtimit, me qëllim që të dalin me një qëndrim të harmonizuar.
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për të gjitha ndryshimet për njohjen ose mosnjohjen e mëparshme të një dokumenti udhëtimi të caktuar.
Neni 5
Dokumentet e udhëtimit të lëshuara rishtazi
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për dokumentet e reja të udhëtimi të përmendura në nenin 3, paragrafi 3, germat "a" deri në "d".
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për dokumentet e reja të udhëtimit të lëshuara nga vendet e treta, shtetet anëtare dhe organizatat ndërkombëtare të përmendura në nenin 3, paragrafi 2, nenin 3, paragrafi 3, germa "e" dhe në nenin 3, paragrafi 4. Komisioni, në bashkëpunim me shtetet anëtare, përpiqet të mbledhë mostra të dokumenteve të reja të udhëtimit me qëllim për t’i shpërndarë ato.
- Komisioni përditëson listën e dokumenteve të udhëtimit në përputhje me njoftimet dhe informacionet e marra dhe u kërkon shteteve anëtare të njoftojnë qëndrimin e tyre për njohjen ose mosnjohjen në përputhje me nenin 4.
- Lista e përditësuar e dokumenteve të udhëtimit hartohet në përputhje me procedurën këshilluese të përmendur në nenin 8, paragrafi 2.
Neni 6
Informacion në lidhje me pasaportat e trilluara dhe ato të kamufluara të njohura
Komisioni gjithashtu harton dhe përditëson një listë të hapur të pasaportave të trilluara dhe të kamufluara që njihen, duke u bazuar në informacionin e marrë nga shtetet anëtare.
Neni 7
Vlerësimi i dokumenteve të udhëtimit
- Për të ndihmuar shtetet anëtare në vlerësimin teknik të dokumenteve të udhëtimit, Komisioni, me ndihmën e ekspertëve të shteteve anëtare, mund të ofrojë një analizë teknike të dokumenteve të udhëtimit, duke marrë parasysh në veçanti rekomandimet dhe standardet përkatëse të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.
- Aty ku është e përshtatshme, në këtë kuadër mund të analizohen edhe kushtet dhe procedurat për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.
- Rezultatet e vlerësimit të përmendur në paragrafët 1 dhe 2 u komunikohen shteteve anëtare.
Neni 8
Procedura e Komitetit
- Komisioni ndihmohet nga një komitet (Komiteti për Dokumentet e Udhëtimit). Ky Komitet është një komitet sipas kuptimit të Rregullores (BE) nr. 182/2011.
- Aty ku përmendet ky paragraf, gjen zbatim neni 4 i Rregullores (BE) nr. 182/2011.
Neni 9
Botimi i listave
Komisioni, nëpërmjet një botimi elektronik që përditësohet vazhdimisht, vë në dispozicion të shteteve anëtare dhe të publikut listën e dokumenteve të udhëtimit, duke përfshirë njoftimet e bëra sipas nenit 4, dhe listën e përmendur në nenin 6.
Neni 10
Shfuqizimet
Vendimet SCH/Com-ex (98)56 dhe SCH/Com-ex (99)14 shfuqizohen.
Neni 11
Hyrja në fuqi
- Ky Vendim hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Ky vendim zbatohet nga data e hyrjes së tij në fuqi, përveç nenit 10, i cili zbatohet nga data e botimit për herë të parë nga Komisioni i listës së dokumenteve të udhëtimit.
Neni 12
Marrësit
Ky vendim u drejtohet shteteve anëtare në përputhje me traktatet.
Nënshkruar në Strasburg, më 25 tetor 2011.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- BUZEK
Për Këshillin
Presidenti
- DOWGIELEWICZ
- Qëndrimi i Parlamentit Evropian, i 6 korrikut 2011 (ende i pabotuar në Fletoren Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit, i 23 shtatorit 2011.
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19.
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 207.
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 298.
- Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 243, 15.9.2009, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 55, 28.2.2011, f. 13.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 52.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 19.
- Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- Gazeta Zyrtare L 81, 21.3.2001, f. 1.
-
Lexo Dokumentin
19.7.2011
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 188/37
VENDIM I KËSHILLIT 2011/428/PPJS, DATË 18 KORRIK 2011, "PËR MBËSHTETJEN E VEPRIMTARIVE TË ZYRËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ÇËSHTJET E ÇARMATIMIT NË KUADËR TË PARANDALIMIT, LUFTIMIT DHE ELIMINIMIT SË TREGTISË SË PALIGJSHME TË ARMËVE TË VOGLA E TË LEHTA NË TË GJITHA ASPEKTET E SAJ"
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Bashkimin Evropian dhe në veçanti nenin 26, paragrafi 2 dhe nenin 31, paragrafi 1 të tij,
Meqë:
- Më 20 korrik 2001, shtetet pjesëmarrëse në konferencën e posaçme miratuan Programin e Veprimit të Kombeve të Bashkuara për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në të gjitha aspektet e saj (Programi i Veprimit). Më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një instrument ndërkombëtar që u mundëson shteteve të identifikojnë dhe gjurmojnë në kohë dhe në mënyrë të besueshme armët e vogla dhe armët e lehta të paligjshme (Instrumenti Ndërkombëtar i Gjurmimit). Që të dyja këto instrumente ndërkombëtare deklarojnë se shtetet, sipas rastit, do të bashkëpunojnë me Kombet e Bashkuara për të mbështetur zbatimin efektiv të tyre.
- Raporti përfundimtar i takimit të tretë dyvjeçar të shteteve për shqyrtimin e zbatimit të Programit të Veprimit, të mbajtur në vitin 2008, e vendosi theksin në rëndësinë e qasjeve rajonale për zbatimin e programit të veprimit dhe, për rrjedhojë, në dobinë e organizimit të takimeve rajonale me sponsorizim nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, rajonale e nënrajonale që kanë interes në zbatimin e tij. Po ashtu, raporti përfundimtar i nxiste shtetet që të mbështesnin dhe të shfrytëzonin plotësisht mekanizmat ekzistuese që mbështesin zbatimin e programit të veprimit dhe përshtatjen e nevojave me burimet, siç është Sistemi Mbështetës për Zbatimin e Programit të Veprimit.
- Më 15-16 dhjetor 2005, Këshilli Evropian miratoi strategjinë e BE-së për luftën kundër grumbullimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla e të lehta (SALW) dhe të municioneve të tyre (Strategjia e BE-së për SALW-të) Strategjia e BE-së për SALW-të e identifikon mbështetjen për Programin e Veprimit të OKB-së si fushën prioritare për veprim në nivel ndërkombëtar dhe kërkon miratimin e një instrumenti ligjor ndërkombëtar detyrues për gjurmimin dhe markimin e SALW-ve dhe municioneve.
- Pas miratimit të instrumentit ndërkombëtar të gjurmimit, Bashkimi Evropian mbështeti zbatimin e plotë të tij përmes miratimit dhe zbatimit të Veprimit të Përbashkët të Këshillit 2008/113/PPJS, datë 12 shkurt 2008, në mbështetje të instrumentit ndërkombëtar që u mundëson shteteve anëtare të identifikojnë dhe gjurmojnë në kohë dhe në mënyrë të besueshme armët e vogla dhe armët e lehta të paligjshme (SALW)1. Zbatimi i këtij veprimi të përbashkët është vlerësuar pozitivisht nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
- Më 2 dhjetor 2009, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën A/RES/64/50 në lidhje me tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe armëve të lehta në të gjitha aspektet e saj, e cila nxit çfarëdolloj nisme, përfshirë nismat e organizatave ndërkombëtare, rajonale dhe nënrajonale, për zbatimin me sukses të Programit të Veprimit dhe thekson se nismat e ndërmarra nga komuniteti ndërkombëtar në fushën e bashkëpunimit dhe asistencës ndërkombëtare mbeten thelbësore dhe plotësojnë masat kombëtare të zbatimit.
- Rezoluta A/RES/64/50 parashikonte gjithashtu se takimi i katërt dyvjeçar i shteteve për shqyrtimin e zbatimit të Programit të Veprimit duhet të mbahet në Nju-Jork, më 14-18 qershor 2010, dhe se brenda vitit 2012 do të mbahej një konferencë 2-javore për rishikimin e progresit të arritur në zbatimin e programit të veprimit, po ashtu në Nju-Jork.
- Gjithashtu, më 2 dhjetor 2009, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën A/RES/64/51 "Problemet që lindin nga akumulimi i stoqeve të municioneve konvencionale të tepërta", e cila i nxit shtetet që janë në kushtet për ta bërë këtë që të japin kontributin e tyre në zhvillimin, brenda Kombeve të Bashkuara, të udhëzimeve teknike për menaxhimin e stoqeve të municioneve konvencionale, me synimin për të ndihmuar shtetet që të përmirësojnë kapacitetet e tyre kombëtare të menaxhimit të stoqeve, për të parandaluar akumulimin e municioneve të tepërta konvencionale,
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
- Me synimin për të mbështetur përgatitjen e Konferencës për shqyrtimin e programit të veprimit për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në të gjitha aspektet e saj që do të mbahet në vitin 2012, BE do të ndjekë objektivat e mëposhtëm:
— nxitja e zbatimit të Programit të Veprimit të OKB-së për SALW në nivel global dhe rajonal,
— mbështetja e zbatimit të Instrumentit Ndërkombëtar të Gjurmimit (ITI),
— mbështetja e zhvillimit dhe zbatimit të udhëzimeve teknike të OKB-së për menaxhimin e stoqeve të municioneve konvencionale.
- Për të arritur objektivat e përcaktuara në paragrafin 1, BE merr masat e mëposhtme:
— zhvillimi i Sistemit Mbështetës për Zbatimin e Programit të Veprimit, si një instrument efektiv për koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare për zbatimin e programit të veprimit të OKB-së, duke përfshirë përmes mbështetjes së grupit jozyrtar të shteteve të interesuara për SALW-të,
— organizimi takimeve rajonale 2-ditore, maksimumi tetë të tilla, për të çuar përpara zbatimin e Programit të Veprimit në nivel rajonal,
— organizimi i kurseve rajonale për trajnimin e trajnuesve në lidhje me Instrumentin Ndërkombëtar të Gjurmimit për vendet e Afrikës së Jugut, si dhe ngritja e instalimeve dhe ekspertizës në vendet e rajonit të cilat nuk i disponojnë këto pajisje,
— mbështetja e zhvillimit të udhëzimeve teknike të OKB-së për menaxhimin e stoqeve të municioneve konvencionale,
— mbështetja e zbatimit të udhëzimeve përmes programeve rajonale të trajnimit të trajnuesve për zyrtarët ligjzbatues në rajonin e liqeneve të mëdha në Afrikë, në Amerikën Latine dhe në Karaibe,
— mbështetja e shteteve të veçanta në nevojë kritike për asistencë në fushën e menaxhimit të stoqeve të tyre të municioneve, përmes ofrimit të asistencës teknike, juridike dhe politike dhe përmes trajnimit të specializuar.
Një përshkrim i hollësishëm i këtyre masave paraqitet në shtojcë.
Neni 2
- Përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi është Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë (HL).
- Zbatimi i masave të përmendura në nenin 1, paragrafi 2 do të realizohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çarmatimit (në vijim referuar si UNODA).
- UNODA do ta kryejë detyrën e saj nën përgjegjësinë e HR-së. Për këtë qëllim, HR lidh marrëveshjet e nevojshme me UNODA.
Neni 3
- Shuma financiare referencë për zbatimin e masave të përmendura në nenin 1, paragrafi 2 është 2 150 000 Euro.
- Shpenzimet e financuara nga shuma e përcaktuar në paragrafin 1 menaxhohen në përputhje me procedurat dhe rregullat e zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të BE-së.
- Komisioni mbikëqyr menaxhimin e duhur të shpenzimit të shumës së përmendur në paragrafin 1. Për këtë qëllim, ai lidh një marrëveshje financimi me UNODA. Marrëveshja parashikon që UNODA do të garantojë vizibilitetin e kontributit të BE-së në proporcion me rëndësinë e tij.
- Komisioni do të përpiqet ta lidhë marrëveshjen e financimit të përmendur në paragrafin 3 sa më shpejt të jetë e mundur pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ai informon Këshillin për çdo vështirësi të hasur në këtë proces dhe për datën e nënshkrimit të marrëveshjes së financimit.
Neni 4
HR i raporton Këshillit mbi zbatimin e këtij vendimi mbi bazën e raporteve të rregullta dymujore të përgatitura nga UNODA. Këto raporte përbëjnë bazën e vlerësimit të kryer nga Këshillit. Komisioni raporton për aspektet financiare të zbatimit të masave të përmendura në nenin 1, paragrafi 2.
Neni 5
- Ky vendi hyn në fuqi në datën e miratimit të tij.
- Vendimi skadon 24 muaj pas datës së lidhjes së marrëveshjes së financimit të përmendur në nenin 3, paragrafi 3. Megjithatë, në rast marrëveshja e financimit nuk është lidhur deri në atë moment, vendimi skadon 6 muaj pas datës së hyrjes në fuqi.
Nënshkruar në Bruksel, më 18 korrik 2011.
Për Këshillin
Presidenti
- ASHTON
SHTOJCË
- Objektivat
Objektivat e përgjithshëm të këtij vendimi janë nxitja e zbatimit të Programit të Veprimit të OKB-së për Parandalimin, Luftimin dhe Eliminimin e Tregtisë së Paligjshme të Armëve të Vogla dhe të Armëve të Lehta në të gjitha aspektet e saj (PV i OKB-së për SALW-të) në kuadër të Konferencës së shqyrtimit e cila do të mbahet në 2012; nxitja e zbatimit të Instrumentit Ndërkombëtar të Gjurmimit; dhe hartimi dhe zbatimi i udhëzimeve teknike të OKB-së për menaxhimin e stoqeve të municioneve. Do të garantohet sinergji maksimale me instrumente të tjera përkatëse të BE-së.
- Përshkrimi i masave
2.1. Nxitja e zbatimit të Programit të Veprimit të OKB-së për SALW-të në nivel global dhe rajonal
2.1.1. Objektivi i masës
Nxitja e zbatimit të Programit të Veprimit të OKB-së nga shtetet e treta.
Mbështetja e zhvillimit të Sistemit Mbështetës për Zbatimin e Programit të Veprimit (ISS i PV), si një instrument efektiv për koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare për zbatimin e programit të veprimit të OKB-së, duke përfshirë përmes krijimit dhe mbështetjes së grupit jozyrtar të shteteve të interesuara për masa konkrete për çarmatimin (GIS).
2.1.2. Përshkrimi i masës
Organizimi nga UNODA, sipas rastit me ndihmën e qendrave të saj rajonale të çarmatimit, i maksimumi tetë takimeve rajonale 2-ditore mbi progresin e zbatimit të PV në nivel rajonal. Këto takime do të kenë si qëllim informimin e mëtejshëm e vendeve të treta përkatëse mbi aspektet rajonale të Programit të Veprimit të OKB-së dhe mbi rekomandimet e takimit të tretë dhe të katërt dyvjeçar të shteteve në përgatitje të Konferencës së Shqyrtimit të vitit 2012. Gjatë seminareve, vendet përfituese, ndër të tjera, do të vlerësojnë planet ekzistuese rajonale të zbatimit për periudhën 2010-2012 dhe do të nxiten të hartojnë plane rajonale zbatimi për periudhën 2013-2014, duke përfshirë objektiva të matshëm, të arritshëm dhe me afat të përcaktuar.
Zhvillimi dhe përmirësimi i PoA-ISS (Sistemi Mbështetës për Zbatimin e Programit të Veprimit), si një instrument efektiv për koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare për zbatimin e planit të veprimit të OKB-së, përmes integrimit në platformën PoA-ISS të një programi në internet për përputhjen e nevojave dhe burimeve në lidhje me SALW, zhvillimit të një funksioni raportimi elektronik për raportet kombëtare të Programit të Veprimit, zhvillimit të seksioneve rajonale dhe tematike në PoA-ISS dhe zhvillimit të versioneve shumëgjuhëshe të platformës ekzistuese të PoA-ISS. Mbështetja e GIS jozyrtar, si një forum që nxit koordinimin, informimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet donatorëve, sistemit të OKB-së dhe aktorëve të tjerë të PV-së, në lidhje me veprimtaritë e tyre në fushën e armëve të vogla, duke përfshirë për përmbledhjen e projektit të dorëzuar dhe për politikëbërjen (shih p.sh. Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme për Masat konkrete për çarmatimin, A/RES/63/62) do të përfshijë mbështetje për organizimin dhe mbajtjen e takimeve të rregullta të këtij grupi (dy deri në tre herë në vit).
2.1.3. Rezultatet e masës
Zbatim më i mirë i Programit të Veprimit të OKB-së, përgatitje efikase e shteteve përfituese për konferencën e shqyrtimit që do të organizohet në vitin 2012 dhe hedhja e bazave për zhvillimin e planeve rajonale të zbatimit që janë realiste, të realizueshme, të matshme dhe me afat të përcaktuar, për periudhën 2012-2014.
Informim më i mirë, në shumë gjuhë, në mënyrë më të thjeshtë dhe të besueshme mbi nevojat e lidhura me zbatimin e Programit të Veprimit, duke e bërë sistemin mbështetës të zbatimit instrumentin kryesor ndihmës për zbatimin e instrumentit ndërkombëtar; menaxhim i racionalizuar i ndihmës ndërkombëtare përmes fuqizimit të rolit koordinues të grupit të shteteve të interesuara.
2.1.4. Vendet ku do të zhvillohen seminaret
UNODA do të propozojë një listë të vendeve potenciale për organizimin e seminareve rajonale, e cila do të miratohet nga HR në konsultim me organet kompetente të Këshillit. Kriteret e përdorura për zgjedhjen e vendeve për organizimin e seminareve do të përfshijnë gatishmërinë dhe angazhimin e një shteti të një rajoni të caktuar për të organizuar një seminar, nivelin e angazhimit për zbatimin e Programit të Veprimit të OKB-së në rajon dhe, sipas rastit, angazhimin e një organizate përkatëse rajonale ose nënrajonale.
2.1.5. Përfituesit e masës
Shtetet në nevojë për mbështetje në drejtim të zbatimit të Programit të Veprimit të OKB-së. Në zgjedhjen e përfituesve të caktuar për të marrë pjesë në seminaret rajonale do të merren në konsideratë angazhimet dhe përpjekjet për zbatimin e masës nga ana e përfituesve potencialë në fushën e SALW-ve. UNODA do të propozojë një listë përfituesish të përzgjedhur, e cila do të miratohet nga HR në konsultim me organet kompetente të Këshillit.
2.2. Mbështetja e zbatimit të Instrumentit Ndërkombëtar të Gjurmimit (ITI)
2.2.1. Objektivi i masës
Mbështetja e zbatimit të ITI-së përmes përmirësimit të kompetencave të zyrtarëve përkatës shtetërorë të Afrikës së Jugut në lidhje me identifikimin, markimin, gjurmimin dhe regjistrimin e SALW-ve dhe sigurimi i pajisjeve të duhura.
2.2.2. Përshkrimi i masës
Organizimi i kurseve rajonale të trajnimit të trajnuesve mbi aspekte thelbësore të ITI-s për zyrtarë të zgjedhur në Afrikën e Jugut.
Ngritja e objekteve të markimit dhe e ekspertizës në vendet e rajonit që nuk disponojnë pajisje të tilla, duke përfshirë përmes blerjes së makinerive të markimit, ngritjes së objekteve të regjistrimit dhe trajnimit të zyrtarëve ligjzbatues në fushën e markimit dhe gjurmimit.
Këshillimi me HR dhe organet përkatëse të Këshillit dhe koordinimi me Nismën "Bregdeti i Afrikës Perëndimore" dhe me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, do të garantojë mungesën e mbivendosjes me programe të tjera të BE-së në Afrikën e Jugut.
2.2.3. Rezultatet e masës
Reduktimi i kërcënimeve ndaj sigurisë të paraqitura nga volumi i SALW-ve të paligjshme përmes rritjes së kontrollit për volumin dhe llojet e SALW-ve, rritjes së ekspertizës së agjencive të shumta në nivel kombëtar për luftimin e shpërndarjes së SALW-ve dhe "armëve artizanale" dhe rritjes së bashkëpunimit në sektorin e sigurisë ndërmjet shteteve palë të ITI.
2.2.4. Përfituesit e masës
Agjencitë ligjzbatuese e të 15 anëtarëve të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS); ECOWAS dhe programi i tij për armët e vogla ECOSAP; shoqëria civile dhe komunitetet lokale.
2.3. Mbështetje për zhvillimin dhe zbatimin e udhëzimeve teknike të OKB-së për menaxhimin e stoqeve të municioneve.
2.3.1. Objektivi i masës
Mbështetja e zhvillimit dhe zbatimit të udhëzimeve teknike të OKB-së për menaxhimin e stoqeve të municioneve.
2.3.2. Përshkrimi i masës
Përfundimi i zhvillimit të udhëzimeve teknike të OKB-së për menaxhimin e stoqeve të municioneve. Kjo do të përfshijë: organizimin e një takimi të panelit të rishikimit teknik me qëllim zhvillimin e udhëzimeve dhe përpunimin e përfshirjen e rezultateve të atij takimi në versionin përfundimtar të udhëzimeve, si dhe përkthimin dhe botimin e udhëzimeve.
Mbështetja e përdorimit operacional dhe e zbatimit të udhëzimeve përmes programeve rajonale të trajnimit të trajnuesve për zyrtarët ligjzbatues në rajonin e Liqeneve të Mëdha në Afrikë, në Amerikën Latine dhe në Karaibe, duke përfshirë përmes qendrave rajonale të çarmatimit të UNODA. Këto programe të përparuara trajnimi do të përfshijnë tema mbi parimet dhe elementet bazë të menaxhimit të stoqeve; menaxhimin e rreziqeve; kontabilizimin, transportin, sigurinë dhe shkatërrimin e municioneve. Programet e avancuara të trajnimit në Amerikën Latine/Karaibe do të bazohen në trajnimet e mëparshme të ofruara me mbështetjen e BE-së në këto rajone dhe do të jenë plotësuese të tyre.
Bazuar në gjetjet e këtyre programeve të avancuara të trajnimit, identifikimi i shteteve në nevojë urgjente për ndihmë në fushën e kontrollit dhe magazinimit të stoqeve të municioneve dhe ofrimi, (drejtpërdrejt apo përmes organizatave rajonale), i:
— asistencës së nevojshme teknike për zhvillimin e kuadrove thelbësore politike e ligjore për zbatimin e udhëzimeve, duke përfshirë mentorim gjatë punës,
— mbështetjes dhe asistencës për ngritjen e infrastrukturës së duhur për menaxhimin e stoqeve, në formën e udhëzimeve për zbatimin praktik të udhëzimeve teknike në lidhje me ambientet e përdorura për magazinimin e municioneve.
2.3.3. Rezultatet e masës
Udhëzime teknike plotësisht të zhvilluara dhe gati për zbatim.
Një kërcënim më i vogël ndaj sigurisë kombëtare e rajonale, përmes menaxhimit të përmirësuar të stoqeve në nivel kombëtar në dy rajone kryesore.
2.3.4. Përfituesit e masës
Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale; shoqëria civile dhe grupet e individët e prekur nga përhapja e pakontrolluar e SALW-ve.
Në zgjedhjen e shteteve që do të përfitojnë nga asistenca dhe trajnimi specifik do të merren në konsideratë nevojat specifike dhe angazhimet e ndërmarra nga përfituesit potencialë në fushën e menaxhimit të stoqeve të municioneve. UNODA do të propozojë një listë përfituesish të përzgjedhur, e cila do të miratohet nga HR në konsultim me organet kompetente të Këshillit.
- Kohëzgjatja
Kohëzgjatja totale e përllogaritur e masave do të jetë 24 muaj.
- Subjekti zbatues
Zbatimi teknik i këtij vendimi do t'i besohet UNODA-s, e cila do ta kryejë detyrën e saj nën përgjegjësinë e HR-së.
- Raportimi
UNODA do të përgatisë raporte të rregullta, si dhe pas përfundimit të secilit prej aktiviteteve të përshkruara. Raportet duhet t'i dorëzohen HR-së jo më vonë se 6 javë pas përfundimit të aktiviteteve përkatëse.
- Kostoja totale e parashikuar për masat dhe kontributi financiar i BE-së
Kostoja totale e masave është 2 150 000 Euro.
RREGULLORE (BE) NR. 439/2010 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 19 MAJ 2010, "PËR THEMELIMIN E ZYRËS EVROPIANE TË MBËSHTETJES PËR AZILIN"
-
Lexo Dokumentin
29.5.2010
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 132/11
RREGULLORE (BE) NR. 439/2010 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 19 MAJ 2010, "PËR THEMELIMIN E ZYRËS EVROPIANE TË MBËSHTETJES PËR AZILIN"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenet 74 dhe 78, paragrafi 1 dhe 2 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative1,
Meqë:
- Politika e BE-së për Sistemin e Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS) hartohet, sipas kushteve të Programit të Hagës, për të krijuar një zonë të përbashkët azili nëpërmjet një procedure efikase të harmonizuar të mbështetur në vlerat dhe traditën humanitare të Bashkimit Evropian.
- Falë prezantimit të standardeve minimale të përbashkëta, gjatë viteve të fundit është bërë shumë progres për ngritjen e CEAS. Megjithatë, ekzistojnë ende pabarazi të mëdha ndërmjet shteteve anëtare në dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe në formën që merr kjo mbrojtje ndërkombëtare. Këto pabarazi duhet të ulen.
- Në Planin e Politikave për Azilin, miratuar më qershor 2008, Komisioni shpalli qëllimin e tij për të zhvilluar CEAS duke propozuar rishikimin e instrumenteve ligjore ekzistuese me qëllim që të arrihej një harmonizim më i madh i standardeve të zbatueshme dhe duke fuqizuar mbështetjen për bashkëpunimin praktik ndërmjet shteteve anëtare, në veçanti nëpërmjet një propozimi legjislativ për të themeluar Zyrën Evropiane të Mbështetjes për Azilin (Zyra Mbështetëse) me qëllim që të rrisë koordinimin e bashkëpunimit operacional ndërmjet shteteve anëtare në mënyrë që rregullat e përbashkëta të zbatohen me efikasitet.
- Në Paktin Evropian për Imigracionin dhe Azilin, të miratuar në shtator 2008, Këshilli Evropian theksoi me solemnitet se çdo shtetas i huaj që ndiqet penalisht ka të drejtë të marrë ndihmë dhe mbrojtje në territorin e Bashkimit Evropian në zbatim të Konventës së Gjenevës, datë 28 korrik 1951, "Për Statusin e Refugjatëve, ndryshuar nga Protokolli i Nju-Jorkut, datë 31 janar 1967, dhe traktate të tjera përkatëse. Gjithashtu, u ra dakord shprehimisht se zyra evropiane e mbështetjes do të themelohej në vitin 2009.
- Bashkëpunimi praktik për azilin synon të rrisë konvergjencën dhe të garantojë cilësinë e vazhdueshme të procedurave vendimmarrëse në shtetet anëtare në atë fushë brenda kuadrit legjislativ evropian. Gjatë viteve të fundit është marrë një numër i konsiderueshëm masash për bashkëpunimin praktik, kryesisht miratimi i një qasjeje të përbashkët për informimin rreth vendeve të origjinës dhe krijimin e një kurrikule të përbashkët evropiane për azilin.
- Zyra mbështetëse duhet të themelohet me qëllim që të përforcojë dhe zhvillojë këto masa bashkëpunimi. Zyra mbështetëse duhet të marrë siç duhet në konsideratë këto masa bashkëpunimi dhe mësimet e nxjerra prej tyre.
- Për shtetet anëtare të cilat përballen me presione specifike dhe joproporcionale në sistemet e tyre të azilit dhe pritjes, veçanërisht, për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike ose demografike, zyra mbështetëse duhet të mbështesë zhvillimin e solidaritetit brenda BE-së për të nxitur një zhvendosje më të mirë të përfituesve të mbrojtjes ndërkombëtare në shtetet anëtare, duke garantuar mosabuzimin me sistemet e azilit dhe të pritjes.
- Për të përmbushur sa më mirë mandatin e saj, zyra mbështetëse duhet të jetë e pavarur për sa i përket çështjeve teknike dhe duhet të gëzojë autonomi ligjore, administrative dhe financiare. Për këtë qëllim, zyra mbështetëse duhet të jetë një organ i Bashkimit Evropian me personalitet juridik dhe që ushtron dhe zbaton kompetencat që i jepen nga kjo rregullore.
- Zyra mbështetëse duhet të punojë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e shteteve anëtare për azilin, me shërbimet kombëtare për imigracionin dhe azilin dhe shërbime të tjera, duke u mbështetur në kapacitetet dhe ekspertizën e këtyre shërbimeve, dhe me Komisionin. Shtetet anëtare duhet të bashkëpunojnë me zyrën mbështetëse për të garantuar se ajo është në gjendje të përmbushë mandatin e saj.
- Zyra mbështetëse, gjithashtu, duhet të veprojë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionarin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe, sipas rastit, me organizatat ndërkombëtare përkatëse me qëllim që të përfitojë nga ekspertiza dhe mbështetja e tyre. Për këtë qëllim, rojet e UNHCR-së dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse duhet të njihen plotësisht dhe këto organizata duhet të përfshihen plotësisht në punën e zyrës mbështetëse. Çdo burim financiar i vënë në dispozicion të UNHCR-së nga zyra mbështetëse, në përputhje me këtë rregullore, nuk duhet të çojë në financim të dyfishtë, bashkë me burime të tjera ndërkombëtare ose kombëtare, të veprimtarive të UNHCR-së.
- Gjithashtu, për të përmbushur qëllimin e saj dhe deri në masën e kërkuar për përmbushjen e detyrave të saj, zyra mbështetëse duhet të bashkëpunojë me organe të tjera të BE-së, në veçanti me Agjencinë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (Frontex), themeluar nëpërmjet Rregullores së Këshillit nr. 2007/20042, dhe Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) themeluar nëpërmjet Rregullores së Këshillit nr. 168/20073.
- Zyra mbështetëse duhet të bashkëpunojë me Rrjetin Evropian të Migracionit, themeluar nëpërmjet Vendimit të Këshillit 2008/381/KE4, me qëllim që të shmanget duplikimi i veprimtarive. Zyra mbështetëse duhet gjithashtu që të mbajë një dialog të ngushtë me shoqërinë civile me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe mbledhjen e njohurive në fushën e azilit.
- Zyra mbështetëse duhet të shërbejë si qendra evropiane e ekspertizës për azilin, përgjegjëse për lehtësimin, koordinimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit praktik ndërmjet shteteve anëtare për shumë aspekte të azilit, me qëllim që shtetet anëtare të jenë më të afta të ofrojnë mbrojtje ndërkombëtare për ata të cilëve u takon, ndërkohë që trajtojnë me ndershmëri dhe efikasitet ata që nuk kualifikohen për mbrojtje ndërkombëtare, sipas rastit. Mandati i zyrës mbështetëse duhet të përqendrohet në tri detyra kryesore, përkatësisht, kontributi në zbatimin e CEAS, mbështetja për bashkëpunimin praktik ndërmjet shteteve anëtare për azilin dhe mbështetja e shteteve anëtare që i nënshtrohen presionit të veçantë.
- Zyra mbështetëse nuk duhet të ketë asnjë kompetencë direkte ose indirekte në lidhje me marrjen e vendimeve nga autoritetet e shteteve anëtare për azilin për aplikimet individuale për mbrojtje ndërkombëtare.
- Për të ofruar dhe/ose koordinuar ofrimin e mbështetjes operacionale të shpejtë dhe efikase për shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë në sistemet e tyre të azilit dhe pritjes, zyra mbështetëse, me kërkesë të shteteve anëtare përkatëse, duhet të koordinojë veprimet për të mbështetur këto shtete anëtare, ndër të tjera, nëpërmjet dërgimit në territoret e tyre të skuadrave mbështetëse për azilin, të përbërë nga ekspertë për azilin. Këto skuadra, në veçanti, duhet të ofrojnë ekspertizë në lidhje me shërbimet e interpretimit, informacione për vendet e origjinës dhe njohuri për trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të azilit. Marrëveshjet për skuadrat mbështetëse për azilin duhet të rregullohen nga kjo rregullore me qëllim për të garantuar dërgimin e tyre efikas.
- Zyra mbështetëse duhet të përmbushë qëllimin e saj në kushte që i mundësojnë asaj të shërbejë si pikë referimi falë pavarësisë së saj, cilësisë shkencore dhe teknike të asistencës që ofron dhe informacionit që ajo shpërndan, transparencës së procedurave dhe metodave të operimit, dhe kujdesit që tregon në përmbushjen e detyrave që i caktohen.
- Komisioni dhe shtetet anëtare duhet të kenë përfaqësues në bordin drejtues të zyrës mbështetëse për të mbikëqyrur me efikasitet punën e saj. Bordi drejtues, kur është e mundur, duhet të përbëhet nga drejtuesit operacional të administratave të shteteve anëtare për azilin, ose përfaqësues të tyre. Ai duhet të ketë kompetencat e nevojshme, në veçanti për të përcaktuar buxhetin, për të verifikuar ekzekutimin e tij, për të miratuar rregulloret financiare të përshtatshme, për të vendosur procedura pune transparente për procesin e vendimmarrjes nga zyra mbështetëse, për të miratuar raportin vjetor për situatën e azilit në BE dhe dokumentet teknike për zbatimin e instrumenteve të BE-së për azilin dhe për të emëruar drejtorin ekzekutiv dhe, sipas rastit, komitetin ekzekutiv. Bazuar në ekspertizën që ka në fushën e Azilit, UNHCR duhet të përfaqësohet në bordin drejtues nga një anëtar pa të drejtë vote në mënyrë që të përfshihet plotësisht në punën e zyrës mbështetëse.
- Për shkak të natyrës së detyrave të zyrës mbështetëse dhe rolin e drejtorit ekzekutiv dhe me qëllim për t’i dhënë mundësi Parlamentit Evropian që të japë një mendim për kandidatin e përzgjedhur, përpara emërimit të tij si edhe përpara një shtyrjeje të mundshme të mandatit të tij, drejtori ekzekutiv duhet të ftohet për të bërë një deklaratë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të komitetit ose komiteteve kompetente të Parlamentit Evropian. Drejtori ekzekutiv gjithashtu duhet t’i paraqesë Parlamentit Evropian një raport vjetor. Gjithashtu, Parlamenti Evropian duhet të kenë mundësi të ftojnë drejtorin ekzekutiv që të raportojë për përmbushjen e detyrave të tij.
- Për të garantuar autonominë dhe pavarësinë e plotë të zyrës mbështetëse, ajo duhet të ketë buxhetin e saj, shumica e të cilit duhet të përbëhet nga një kontribut nga BE-ja. Financimi i zyrës mbështetëse duhet t’i nënshtrohet miratimit nga autoriteti buxhetor, siç përcaktohet në pikën 47 të Marrëveshjes Ndërinstitucionale të 17 majit 2006 ndërmjet Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit për disiplinën buxhetore dhe menaxhimin e shëndoshë financiar5. Procedura buxhetore e Bashkimit Evropian duhet të jetë e zbatueshme për kontributin nga BE-ja si edhe për çdo grant të marrë nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian. Auditimi i llogarive duhet të kryhet nga Gjykata e Audituesve.
- Zyra mbështetëse duhet të bashkëpunojë me autoritetet e vendeve të treta dhe organizatat ndërkombëtare kompetente për çështje që përfshihen në fushën e zbatimit të kësaj rregulloreje dhe vendet e treta në kuadër të marrëveshjeve të punës të lidhura në përputhje me dispozitat përkatëse të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE).
- Në përputhje me nenin 3 të Protokollit për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për sa i përket zonës së lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, bashkëlidhur si shtojcë në Traktatin për Bashkimin Evropian (TBE) dhe TFBE, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë njoftuar, nëpërmjet shkresave të 18 majit 2009, se dëshirojnë të jenë pjesë e miratimit dhe zbatimit të kësaj rregulloreje.
- Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur si shtojcë në TBE dhe TFBE, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj.
- Duke marrë parasysh se Danimarka, si shtet anëtar, deri më tani ka kontribuar për bashkëpunimin praktik ndërmjet shteteve anëtare brenda fushës së azilit, zyra mbështetëse duhet të lehtësojë bashkëpunimin operacional me Danimarkën. Për këtë qëllim, një përfaqësues nga Danimarka duhet të ftohet që të ndjekë të gjitha takimet e bordit drejtues, i cili duhet të jetë në gjendje të vendosë që të ftojë vëzhgues danezë në mbledhjet e komiteteve të punës, sipas rastit.
- Për të përmbushur qëllimin e saj, zyra mbështetëse duhet të jetë e hapur ndaj pjesëmarrjes nga vende që kanë lidhur marrëveshje e BE-në, sipas të cilave ata kanë miratuar dhe zbatojnë legjislacionin e BE-së në fushën që mbulohet nga kjo rregullore, në veçanti, Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra. Në marrëveshje me Komisionin, ai gjithashtu duhet të jetë në gjendje të lidhë marrëveshje pune në përputhje me TFBE-në me vende të ndryshme nga ata të cilët kanë lidhur marrëveshje me BE-në, sipas të cilave ata kanë miratuar dhe zbatojnë legjislacionin e BE-së. Megjithatë, në asnjë rrethanë kjo zyrë nuk duhet të formulojë ndonjë politikë të jashtme të pavarur.
- Rregullorja e Këshillit (KE, Euratom) nr. 1605/2002, datë 25 qershor 2002, "Për rregulloren financiare që zbatohet për buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane"6 (Rregullorja Financiare) dhe në veçanti nenit 185 të saj, duhet të zbatohet për zyrën mbështetëse.
- Rregullorja (KE) nr. 1073/1999 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 maj 1999, "Për hetimet e kryera nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)"7 duhet të zbatohet pa kufizime për zyrën mbështetëse, e cila duhet të anëtarësohet në Marrëveshjen Ndërinstitucionale të 25 majit 1999 ndërmjet Parlamentit Evropian, Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane për hetimet e brendshme nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit8.
- Rregullorja (KE) nr. 1049/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 30 maj 2001, "Për bërjen publike të dokumenteve të Parlamentit Evropian, të Këshillit dhe të Komisionit"9 duhet të zbatohet për zyrën mbështetëse.
- Rregullorja (KE) nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 18 dhjetor 2000, "Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi i të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave"10 duhet të zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga zyra mbështetëse.
- Dispozitat e nevojshme në lidhje me akomodimin e zyrës mbështetëse në shtetin anëtar ku do të ketë zyrat kryesore dhe rregulloret specifike që zbatohen për të gjithë stafin e zyrës mbështetëse dhe anëtarët e familjeve të tyre duhet të përcaktohen në një marrëveshje për zyrat qendrore. Gjithashtu, shteti anëtar pritës duhet të sigurojë kushtet më të mira të mundshme për të garantuar funksionimin pa probleme të zyrës mbështetëse, duke përfshirë shkolla dhe transport për fëmijët, me qëllim që të tërhiqen burime njerëzore me cilësi të lartë prej një zone gjeografike sa më të gjerë që të jetë e mundur.
- Meqenëse objektivat e kësaj rregulloreje, përkatësisht, nevoja për të përmirësuar zbatimin e CEAS, për të lehtësuar, koordinuar dhe forcuar bashkëpunimin praktik ndërmjet shteteve anëtare për azilin dhe për të ofruar dhe/ose koordinuar ofrimin e mbështetjes operacionale për shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë në sistemet e tyre të azilit dhe pritjes, nuk mund të arrihen sa duhet nga shtetet anëtare, dhe për pasojë, për shkak të shkallës dhe efektive të veprimit, mund të arrihen më mirë në nivel Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të TBE-së. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, siç përcaktohet në këtë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave.
- Kjo rregullore respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura sidomos nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian, dhe duhet të zbatohet në përputhje me të drejtën për azil, e njohur në nenin 18 të Kartës së të Drejtave Themelore.
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
KREU 1
NGRITJA DHE QËLLIMI I ZYRËS EVROPIANE TË MBËSHTETJES PËR AZILIN
Neni 1
Ngritja e Zyrës Evropiane të Mbështetjes për Azilin
Nëpërmjet kësaj rregulloreje, ngrihet Zyra Evropiane e Mbështetjes për Azilin me qëllim që të ndihmojë në përmirësimin e zbatimit të Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS), në forcimin e bashkëpunimit praktik për azilin ndërmjet shteteve anëtare dhe për ofrimin dhe/ose koordinimin e ofrimit të mbështetjes operacionale për shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë në sistemet e tyre të azilit dhe pritjes.
Neni 2
Qëllimi i Zyrës Mbështetëse
- Zyra mbështetëse lehtëson, koordinon dhe forcon bashkëpunimin praktik ndërmjet shteteve anëtare për shumë aspekte të azilit dhe ndihmon në zbatimin e CEAS. Në këtë drejtim, zyra mbështetëse përfshihet plotësisht në dimensionin e jashtëm të CEAS.
- Zyra mbështetëse ofron mbështetje operacionale efikase për shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë në sistemet e tyre të azilit dhe pritjes, duke shfrytëzuar të gjitha burimet e dobishme që ka në dispozicion, të cilat mund të përfshijnë koordinimin e burimeve të ofruara nga shtetet anëtare sipas kushteve të përcaktuara në këtë rregullore.
- Zyra mbështetëse ofron asistencë shkencore dhe teknike për sa i përket politikave dhe legjislacionit të BE-së në të gjitha fushat që kanë një ndikim direkt ose indirekt në azil, në mënyrë që të jetë në gjendje të japë mbështetjen e saj të plotë për bashkëpunimin praktik për azilin dhe të përmbushë detyrat e saj me efikasitet. Ajo shërben si burim i pavarur informacioni për të gjitha çështjet e këtyre fushave.
- Zyra mbështetëse duhet të përmbushë qëllimin e saj në kushte që i mundësojnë asaj të shërbejë si pikë referimi falë pavarësisë së saj, cilësisë shkencore dhe teknike të asistencës që ofron dhe informacionit që ajo shpërndan, transparencës së procedurave dhe metodave të operimit, kujdesit që tregon në përmbushjen e detyrave që i caktohen dhe mbështetjes me teknologji informacioni që i nevojitet për përmbushjen e mandatit të saj.
- Zyra mbështetëse punon ngushtë me autoritetet e shteteve anëtare për azilin, me shërbimet kombëtare për imigracionin dhe azilin dhe shërbime të tjera kombëtare dhe me Komisionin. Zyra mbështetëse kryen detyrat e saj pa cenuar ato që i caktohen organeve të tjera përkatëse të BE-së dhe punon ngushtë me ato organe dhe me UNHCR-në.
- Zyra mbështetëse nuk ka asnjë kompetencë në lidhje me marrjen e vendimeve nga autoritetet e shteteve anëtare për azilin për aplikimet individuale për mbrojtje ndërkombëtare.
KREU 2
DETYRAT E ZYRËS MBËSHTETËSE
SEKSIONI 1
MBËSHTETJA E BASHKËPUNIMIT PRAKTIK PËR AZILIN
Neni 3
Praktikat më të mira
Zyra mbështetëse organizon, promovon dhe koordinon veprimtaritë që mundësojnë shkëmbimin e informacionit dhe identifikimin dhe grumbullimin e praktikave më të mira ndërmjet shteteve anëtare për çështjet që lidhen me azilin.
Neni 4
Informacioni për vendet e origjinës
Zyra mbështetëse organizon, promovon dhe koordinon veprimtaritë që lidhen me informacionin për vendet e origjinës, në veçanti:
- a) mbledhjen, në mënyrë transparente dhe të paanshme, e informacioneve të rëndësishme, të besueshme, të sakta dhe të përditësuara për vendet e origjinës së personave që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare, duke shfrytëzuar të gjitha burimet përkatëse të informacionit, duke përfshirë informacionin e mbledhur nga organizatat qeveritare, joqeveritare dhe ndërkombëtare dhe institucionet dhe organet e BE-së;
- b) hartimin e raporteve për vendet e origjinës, bazuar në informacionin e mbledhur në pajtim me germën "a";
- c) menaxhimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të një portali për mbledhjen e informacionit për vendet e origjinës dhe mirëmbajtjen e tij me qëllim për të garantuar transparencën, në përputhje me rregullat e nevojshme për aksesin në këto informacione në zbatim të nenit 42;
- d) zhvillimin e një formati të përbashkët dhe një metodologjie të përbashkët për prezantimin, verifikimin dhe përdorimin e informacionit për vendet e origjinës;
- e) analizimin e informacionit për vendet e origjinës në mënyrë transparente me qëllim që të arrihet konvergjenca e kritereve të vlerësimit, dhe, sipas rastit, të shfrytëzohen rezultatet e takimeve të një ose më shumë komiteteve të punës. Kjo analizë nuk synon të japë udhëzime për shtetet anëtare për pranimin ose refuzimin e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare.
Neni 5
Mbështetja e zhvendosjes së përfituesve të mbrojtjes ndërkombëtare brenda Bashkimit Evropian.
Për shtetet anëtare që përballen me presione specifike dhe joproporcionale në sistemet e tyre të azilit dhe pritjes, veçanërisht për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike ose demografike, zyra mbështetëse nxit, lehtëson dhe koordinon shkëmbimet e informacionit dhe veprimtari të tjera që lidhen me zhvendosjen brenda Bashkimit Evropian. Zhvendosja brenda Bashkimit Evropian kryhet vetëm sipas kushteve të miratuara nga shtetet anëtare dhe me miratimin e përfituesit të ndihmës ndërkombëtare dhe, sipas rastit, në konsultim me UNHCR-në.
Neni 6
Mbështetje për trajnim
- Zyra mbështetëse përcakton dhe përgatit trajnimet e disponueshme për anëtarët e të gjitha administratave dhe gjykatave kombëtare dhe shërbimeve kombëtare përgjegjëse për çështjet e azilit në shtetet anëtare. Pjesëmarrja në trajnim nuk cenon sistemet dhe procedurat kombëtare.
Zyra mbështetëse përgatit këto trajnime duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e shteteve anëtare për azilin dhe, sipas rastit, shfrytëzon ekspertizën e institucioneve akademike dhe organizatave të tjera përkatëse.
- Zyra mbështetëse menaxhon dhe përgatit një kurrikul evropian për azilin duke marrë në konsideratë bashkëpunimin ekzistues të BE-së në këtë fushë.
- Trajnimi i ofruar nga zyra mbështetëse mund të jetë i përgjithshëm, specifik ose tematik dhe mund të përfshijë metodologjinë e "trajnimit të trajnuesve".
- Veprimtaritë e trajnimit specifik ose tematik për njohuri dhe aftësi në lidhje me çështjet e azilit përfshijnë dhe nuk kufizohen me sa më poshtë:
- a) tërësinë e legjislacionit ndërkombëtar të BE-së për të drejtat e njeriut dhe azilin, duke përfshirë çështje specifike ligjore dhe praktikat gjyqësore;
- b) çështjet që lidhen me trajtimin e aplikimeve për azil nga të miturit dhe personat vulnerabël me nevoja specifike;
- c) teknikat e intervistimit;
- d) përdorimin e ekspertit mjekësor dhe raporteve ligjore në procedurat e azilit;
- e) çështjet që lidhen me prodhimin dhe përdorimin e informacioneve për vendet e origjinës;
- f) kushtet e pritjes, duke përfshirë vëmendjen e veçantë që i kushtohen grupeve vulnerabël dhe viktimave të torturës.
- Trajnimi i ofruar ka cilësi të lartë dhe identifikon parimet kyçe dhe praktikat më të mira për të arritur një konvergjencë më të madhe të metodave dhe vendimeve administrative dhe praktikës ligjore, duke respektuar plotësisht pavarësinë e gjykatave kombëtare.
- Zyra mbështetëse ofron ekspertë që janë pjesë e grupit të ndërhyrjes për azilin, që përmendet në nenin 15, me trajnime të specializuara që lidhen me detyrat dhe funksionet e tyre dhe kryen ushtrime të rregullta me këta ekspertë në përputhje me trajnimin e specializuar dhe planin e ushtrimeve që përmendet në programin vjetor të punës.
- Zyra mbështetëse mund të organizojë veprimtari trajnimi në bashkëpunim me shtetet anëtare, në territorin e këtyre të fundit.
Neni 7
Mbështetje për dimensionet e jashtme të CEAS
Zyra mbështetëse, me miratimin e Komisionit, koordinon shkëmbimin e informacionit dhe veprime të tjera të ndërmarra për çështje që lindin nga zbatimi i instrumenteve dhe mekanizmave që lidhen me dimensionet e jashtme të CEAS.
Zyra mbështetëse koordinon shkëmbimin e informacionit dhe veprime të tjera për zhvendosjen e kryer nga shtetet anëtare me qëllim që të përmbushë nevojën e refugjatëve për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e treta dhe për të treguar solidaritet me vendet e tyre pritëse.
Sipas mandatit të saj dhe në përputhje me nenin 49, zyra mbështetëse mund të bashkëpunojë me autoritetet kompetente të vendeve të treta për çështje teknike, në veçanti me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e ngritjes së kapaciteteve në sistemet e vendeve të treta për azilin dhe pritjen dhe zbatimin e programeve të mbrojtjes rajonale dhe veprimeve të tjera që lidhen me zgjidhje të qëndrueshme.
SEKSIONI 2
MBËSHTETJA PËR SHTETET ANËTARE QË I NËNSHTROHEN PRESIONIT TË VEÇANTË
Neni 8
Presion i veçantë në sistemin e azilit dhe pritjes
Zyra mbështetëse koordinon dhe mbështet veprime mbështetëse të përbashkëta që i vijnë në ndihmë sistemeve të azilit dhe pritjes në shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë, i cili i vë mjediset e tyre të pritjes dhe sistemet e azilit përpara kërkesave të larta dhe urgjente. Ky presion mund të karakterizohet nga mbërritja e papritur e një numri të madh të shtetasve të vendeve të treta që mund të kenë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe mund të krijohet si pasojë e vendndodhjes gjeografike dhe demografike e shtetit anëtar.
Neni 9
Mbledhja dhe analizimi i informacionit
- Zyra mbështetëse, për të qenë në gjendje të vlerësojë nevojat e shteteve anëtare që përballen me presion të veçantë, grumbullon, veçanërisht duke u bazuar në informacionin e dhënë nga shtetet anëtare, UNHCR-ja dhe, sipas rastit, nga organizata të tjera përkatëse, informacionin përkatës për identifikimin, përgatitjen dhe formulimin e masave emergjente që përmenden në nenin 10, për të përballuar këtë presion.
- Zyra mbështetëse në mënyrë sistematike identifikon, mbledh dhe analizon, bazuar në të dhënat e ofruara nga shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë, informacionet që lidhen me strukturat dhe stafin e disponueshëm, veçanërisht për shërbimet e përkthimit dhe interpretimit, informacione për vendet e origjinës dhe për asistencën në trajtimin dhe menaxhimin e çështjeve të azilit dhe kapacitetit për të pritur azilkërkues të shteteve anëtare që përballen me presion të veçantë, me qëllim që të sigurojë informacione të shpejta dhe të besueshme të ndërsjella për autoritetet e ndryshme përgjegjëse për azilin në shtetet anëtare.
- Zyra mbështetëse analizon të dhënat për çdo mbërritje të papritur të një numri të madh të shtetasve të vendeve të treta që mund të shkaktojë presion të veçantë në sistemet e azilit dhe të pritjes dhe garanton shkëmbimin e shpejtë të informacioneve përkatëse ndërmjet shteteve anëtare dhe Komisionit. Zyra mbështetëse shfrytëzon sistemet dhe mekanizmat ekzistuese të paralajmërimit të hershëm dhe, nëse është e nevojshme, ngre një sistem të paralajmërimit të hershëm për qëllimet e saj.
Neni 10
Veprimet mbështetëse për shtetet anëtare
Me kërkesë të shteteve anëtare përkatëse, zyra mbështetëse koordinon veprimet për të mbështetur shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë në sistemet e tyre të azilit dhe të pritjes, duke përfshirë koordinimin e:
- a) veprimeve për të ndihmuar shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë në kryerjen e një analize paraprake të aplikimeve për azil që janë nën shqyrtim nga autoritetet kombëtare kompetente;
- b) veprimeve të hartuara për të garantuar vënien në dispozicion nga shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë të mjediseve të përshtatshme të pritjes, në veçanti akomodimin, transportin dhe asistencën mjekësore emergjente;
- c) skuadrave mbështetëse për azilin, rregulloret operative të të cilëve përcaktohen në kreun 3.
SEKSIONI 3
KONTRIBUTI NË ZBATIMIN E CEAS
Neni 11
Mbledhja dhe shkëmbimi i informacionit
- Zyra mbështetëse organizon, koordinon dhe nxit shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve të azilit në shtetet anëtare dhe ndërmjet Komisionit dhe autoriteteve të azilit në shtetet anëtare në lidhje me zbatimin e të gjitha instrumenteve përkatëse të tërësisë së legjislacionit të BE-së për azilin. Për këtë qëllim, zyra mbështetëse mund të krijojë baza të dhënash faktike, ligjore dhe të praktikave gjyqësore për instrumentet për azilin në nivel kombëtar, BE-je dhe ndërkombëtar, duke shfrytëzuar, ndër të tjera, marrëveshjet ekzistuese. Pa cenuar veprimtaritë e zyrës mbështetëse në zbatim të nenit 15 dhe 16, në këto baza të dhënash nuk ruhet asnjë e dhënë personale, përveç se kur këto të dhëna janë marrë nga zyra mbështetëse nga dokumente që janë publikisht të disponueshme.
- Zyra mbështetëse mbledh informacione veçanërisht për sa më poshtë:
- a) përpunimin e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare nga administratat dhe autoritetet kombëtare;
- b) legjislacioni i brendshëm dhe zhvillimet ligjore në fushën e azilit, duke përfshirë praktikat gjyqësore.
Neni 12
Raportet dhe dokumente të tjera të zyrës mbështetëse
- Zyra mbështetëse përgatit një raport vjetor për situatën e azilit në BE, duke marrë siç duhet në konsideratë informacionin tashmë të disponueshëm nga burime të tjera të lidhura. Si pjesë e këtij raporti, zyra mbështetëse vlerëson rezultatet e veprimtarive të kryera në zbatim të kësaj rregulloreje dhe bën një analizë krahasuese gjithëpërfshirëse të tyre me qëllim përmirësimin e situatës, konsistencës dhe efikasitetit të CEAS.
- Zyra mbështetëse, në përputhje me programin e saj të punës ose me kërkesë të bordit drejtues ose Komisionit, duke marrë në konsideratë pikëpamjet e shprehura nga shtetet anëtare ose Parlamenti Evropian, duke vepruar në konsultim me komitetet e saj të punës dhe Komisionin, mund të miratojë dokumente teknike për zbatimin e instrumenteve të BE-së për azilin, duke përfshirë udhëzimet dhe manualet e operimit. Në të gjitha rastet kur këto dokumente teknike i referohen pikave të së drejtës ndërkombëtare për refugjatët, vëmendje e veçantë i kushtohet udhëzimeve përkatëse të UNHCR-së. Dokumenti nuk synon të udhëzojë shtetet anëtare për pranimin ose refuzimin e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare.
KREU 3
SKUADRAT E MBËSHTETJES PËR AZILIN
Neni 13
Koordinimi
- Një shtet anëtar ose shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë mund t’i kërkojnë zyrës mbështetëse që të dërgojë një skuadër mbështetjeje për azilin. Shteti anëtar ose shtetet anëtare kërkuese ofrojnë në veçanti një përshkrim të situatës, tregojnë objektivat e kërkesës për dërgimin e ekipit dhe specifikojnë kërkesat e parashikuara për këtë dërgim, në përputhje me nenin 18, paragrafi 1.
- Në përgjigje të kësaj kërkese, zyra mbështetëse mund të koordinojë asistencën e nevojshme teknike dhe operacionale për shtetin anëtar ose shtetet anëtare kërkuese dhe dërgimin, për një periudhë të kufizuar, të një skuadre mbështetjeje për azilin në territorin e atij shteti anëtar ose atyre shteteve anëtare, sipas një plani operativ, siç përmendet në nenin 18.
Neni 14
Asistenca teknike
Skuadrat e mbështetjes për azilin ofrojnë ekspertizë, siç është rënë dakord në planin operativ të përmendur në nenin 18, në veçanti në lidhje me shërbimet e interpretimit, informacione për vendet e origjinës dhe njohuri për trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të azilit në kuadër të veprimeve për të mbështetur shtetet anëtare, siç përmendet në nenin 10.
Neni 15
Grupi i ndërhyrjes për azilin
- Me propozim të drejtorit ekzekutiv, bordi drejtues vendos me shumicë prej tre të katërtat e anëtarëve me të drejtë vote që të votojë për profilet dhe numrin e përgjithshëm të ekspertëve që do të vihen në gatishmëri për skuadrat e mbështetjes për azilin (Grupi i ndërhyrjes për azilin). Si pjesë e grupit të ndërhyrjes për azilin, zyra mbështetëse harton një listë të përkthyesve. E njëjta procedurë zbatohet në lidhje me çdo ndryshim pasues të profileve dhe numrit të përgjithshëm të ekspertëve që janë pjesë e grupit të ndërhyrjes për azilin.
- Shtetet anëtare kontribuojnë në grupin e ndërhyrjes për azilin nëpërmjet një grupi ekspertësh kombëtarë që kanë profilet e përcaktuara dhe propozojnë ekspertë që korrespondojnë me profilet e kërkuara.
Shtetet anëtare ndihmojnë zyrën mbështetëse që të identifikojë përkthyes për listën e përkthyesve.
Shtetet anëtare mund të zgjedhin që të dërgojnë përkthyes ose t’i vënë në dispozicion nëpërmjet video-konferencave.
Neni 16
Dërgimi
- Shteti anëtar i origjinës ruan autonominë e tij për sa i përket përzgjedhjes së numrit dhe profileve të ekspertëve (grupi kombëtar) dhe kohëzgjatjes së misionit të tyre. Shtetet anëtare i mbajnë këto ekspertë të gatshëm për mision me kërkesë të zyrës mbështetëse, përveç se kur ato përballen me një situatë që ndikon në mënyrë të konsiderueshme në përmbushjen e detyrave kombëtare, siç është numri i pamjaftueshëm i stafit për kryerjen e procedurave për të përcaktuar statusin e personave që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare. Me kërkesë të zyrës mbështetëse, shtetet anëtare komunikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur numrin, emrat dhe profilet e ekspertëve nga grupi i tyre kombëtar që mund të jenë të gatshëm sa më shpejt që të jetë e mundur për t’iu bashkuar skuadrës së mbështetjes për azilin.
- Kur përcakton përbërjen e një skuadre mbështetjeje për azilin, drejtori ekzekutiv merr në konsideratë rrethanat e veçanta me të cilat përballet shteti anëtar kërkues. Anëtarët e skuadrës së mbështetjes për azilin zgjidhen në përputhje me planin operativ të përmendur në nenin 18.
Neni 17
Procedurat për marrjen e vendimit për dërgim
- Nëse i kërkohet, drejtori ekzekutiv mund të dërgojë ekspertë të zyrës mbështetëse për të vlerësuar situatën në shtetin anëtar kërkues.
- Drejtori ekzekutiv njofton menjëherë bordin drejtues për çdo kërkesë që ka marrë për dërgimin e skuadrave të mbështetjes për azil.
- Drejtori ekzekutiv merr një vendim për kërkesën për dërgimin e skuadrave të mbështetjes për azilin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se pesë ditë pune nga marrja e kërkesës. Drejtori ekzekutiv njofton me shkrim në të njëjtën kohë shtetin anëtar kërkues dhe bordin drejtues për vendimin, duke deklaruar arsyet kryesore që qëndrojnë pas tij.
- Nëse drejtori ekzekutiv vendos të dërgojë një ose më shumë skuadra të mbështetjes për azilin, zyra mbështetëse dhe shteti anëtar kërkues hartojnë menjëherë një plan operativ, në përputhje me nenin 18.
- Sapo ky plan të miratohet, drejtori ekzekutiv informon shtetin anëtar që do të ofrojë ekspertët që do të dërgohen për numrin dhe profilet e kërkuara. Ky informacion i jepet me shkrim pikës kombëtare të kontaktit që përmendet në nenin 19 dhe ai specifikon datën e planifikuar të dërgimit. Atyre u dërgohet edhe një kopje e planit operativ.
- Nëse drejtori ekzekutiv mungon ose e ka të pamundur të paraqitet në detyrë, vendimet për dërgimin e skuadrave të mbështetjes për azilin merren nga drejtuesi i njësisë që komandohet në vend të tij.
Neni 18
Plani operativ
- Drejtori ekzekutiv dhe shteti anëtar kërkues bien dakord për një plan operativ, i cili përcakton me detaje kushtet e dërgimit të skuadrave të mbështetjes për azilin. Plani operativ përfshin:
- a) një përshkrim të situatës, me modus operandi dhe objektivat e dërgimit, duke përfshirë objektivin operacional;
- b) kohëzgjatjen e parashikuar të misionit të skuadrës;
- c) zonën gjeografike të përgjegjësisë në shtetin anëtar kërkues ku do të dërgohet skuadra;
- d) një përshkrim të detyrave dhe udhëzime të veçanta për anëtarët e skuadrave, duke përfshirë bazat e të dhënave me të cilat atyre u lejohet të konsultohen dhe pajisjet që ata mund të marrin me vete në shtetin anëtar kërkues; dhe
- e) përbërjen e skuadrave.
- Çdo ndryshim ose përshtatje e planit operativ kërkon miratimin e drejtorit ekzekutiv dhe të shtetit anëtar kërkues. Zyra mbështetëse u dërgon menjëherë shteteve anëtare pjesëmarrëse një kopje të planit operativ të ndryshuar ose të përshtatur.
Neni 19
Pika kombëtare e kontaktit
Çdo shtet anëtar emëron një pikë kontakti kombëtare për të komunikuar me zyrën mbështetëse për të gjitha çështjet që lidhen me skuadrat e mbështetjes për azil.
Neni 20
Pika e kontaktit në BE
- Drejtori ekzekutiv emëron një ose më shumë ekspertë të zyrës mbështetëse në cilësinë e pikës së kontaktit në BE për veprimtari koordinimi. Drejtori ekzekutiv njofton shtetin anëtar pritës për këto emërime.
- Pika e kontaktit në BE vepron në emër të zyrës mbështetëse në të gjitha aspektet e dërgimit të skuadrave të mbështetjes për azilin. Pika e kontaktit në BE në veçanti:
- a) vepron si ndërlidhës ndërmjet zyrës mbështetëse dhe shtetit anëtar pritës;
- b) vepron si ndërlidhës ndërmjet zyrës mbështetëse dhe anëtarëve të ekipeve të mbështetjes për azilin, duke ofruar asistencë, në emër të zyrës mbështetëse, për të gjitha çështjet që lidhen me kushtet e dërgimit të këtyre skuadrave;
- c) monitoron zbatimin e saktë të planit operativ; dhe
- d) i raporton zyrës mbështetëse për të gjitha aspektet e dërgimit të skuadrave të mbështetjes për azilin.
- Drejtori ekzekutiv mund të autorizojë pikën e kontaktit të BE-së që të jap mbështetjen e tij për të zgjidhur çdo marrëveshje në lidhje me zbatimin e planit operativ dhe dërgimin e skuadrave të mbështetjes për azilin.
- Në përmbushjen e detyrave të tij, pika e kontaktit në BE merr udhëzime vetëm nga zyra mbështetëse.
Neni 21
Përgjegjësia civile
- Në rastet kur anëtarët e një skuadre të mbështetjes për azil veprojnë në një shtet anëtar pritës, ky shtet anëtar mban përgjegjësi, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, për çdo dëm të shkaktuar prej tyre gjatë operacioneve të tyre.
- Kur ky dëm shkaktohet nga pakujdesia e rëndë ose nga sjellje të qëllimshme, shteti anëtar pritës mund t’i drejtohet shtetit anëtar të origjinës me qëllim që t’i kërkojë këtij të fundit që të rimbursojë çdo shumë që shteti anëtar pritës ka paguar për viktimat ose personat e autorizuar prej tyre.
- Pa cenuar ushtrimin e të drejtave të tij kundrejt palëve të treta, çdo shtet anëtar heq dorë nga të gjitha pretendimet e tij kundrejt shtetit anëtar pritës ose ndonjë shteti tjetër anëtar për ndonjë dëm që ka pësuar, përveç se në rastin e pakujdesisë së rëndë ose sjelljes së qëllimshme.
- Për çdo mosmarrëveshje ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me zbatimin e paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, e cila nuk mund të zgjidhet nëpërmjet negociatave ndërmjet tyre, këto shtete i drejtohen Gjykatës së Drejtësisë, në përputhje me nenin 273 të TFBE-së.
- Pa cenuar ushtrimin e të drejtave të saj kundrejt palëve të treta, zyra mbështetëse mbulon kostot që lidhen me dëmet e shkaktuara nga pajisjet e zyrës mbështetëse gjatë dërgimit të tyre, përveç se në rastet e pakujdesisë së rëndë ose sjelljes së qëllimshme.
Neni 22
Përgjegjësia penale
Gjatë zbarkimit të skuadrës së mbështetjes për azilin, anëtarët e skuadrës së mbështetjes për azilin trajtohen në të njëjtën mënyrë si zyrtarët e shtetit anëtar pritës për sa i përket shkeljeve penale që mund të kryhen kundër tyre ose prej tyre.
Neni 23
Shpenzimet
Kur shtetet anëtare vënë ekspertët e tyre në dispozicion të skuadrave të mbështetjes për azilin, zyra mbështetëse mbulon kostot që lidhen me sa më poshtë:
- a) udhëtimin nga shteti anëtar i origjinës drejt shtetit anëtar pritës dhe nga shteti anëtar pritës drejt shtetit anëtar të origjinës;
- b) vaksinimet;
- c) mbulimet e veçanta të sigurimit që kërkohen;
- d) kujdesin shëndetësor;
- e) shpenzimet ditore të jetesës, duke përfshirë akomodimin;
- f) pajisjet teknike të zyrës mbështetëse; dhe
- g) tarifat e ekspertëve.
KREU 4
ORGANIZIMI I ZYRËS MBËSHTETËSE
Neni 24
Struktura administrative dhe drejtuese e zyrës mbështetëse
Struktura administrative dhe drejtuese e zyrës mbështetëse përfshin:
- a) Bordin drejtues;
- b) Drejtorin ekzekutiv dhe stafin e zyrës mbështetëse.
Struktura administrative dhe drejtuese e zyrës mbështetëse mund të përfshijë një komitet ekzekutiv, nëse ngrihet në përputhje me nenin 29, paragrafi 2.
Neni 25
Përbërja e bordit drejtues
- Çdo shtet anëtar që i nënshtrohet detyrimeve të kësaj rregulloreje emëron një anëtar në bordin drejtues dhe Komisioni emëron dy anëtarë.
- Çdo anëtar i bordit drejtues mund të përfaqësohet ose të shoqërohet nga një zëvendësues; kur shoqëron anëtarin, anëtari zëvendësues merr pjesë në takime pa pasur të drejtë vote.
- Anëtarët e bordit drejtues emërohen mbi bazën e përvojës, përgjegjësisë profesionale dhe shkallës së lartë të ekspertizës që kanë në fushën e azilit.
- Një përfaqësues i UNHCR-së është anëtar i bordit drejtues pa të drejtë vote.
- Mandati i anëtarëve të bordit drejtues zgjat tre vjet. Ky mandat mund të rinovohet. Me mbarimin e mandatit të tyre ose në rastin dorëheqjeje, anëtarët vazhdojnë punën derisa emërimet e tyre të rinovohen ose derisa të zëvendësohen.
Neni 26
Kryetari i bordit drejtues
- Bordi drejtues zgjedh një kryetar dhe një zëvendës kryetar nga anëtarët e tij që kanë të drejtë vote. Zëvendës kryetari zëvendëson automatikisht kryetarin kur ai e ka të pamundur të përmbushë detyrat e tij.
- Mandati i kryetarit dhe zëvendës kryetarit zgjatë tre vjet dhe mund të rinovohet vetëm një herë. Megjithatë, nëse anëtarësimi i tyre në bordin drejtues përfundon gjatë kohës që mandati i tyre si kryetar ose zëvendës kryetar vazhdon, ky mandat përfundon automatikisht po në atë datë.
Neni 27
Mbledhjet e bordit drejtues
- Mbledhjet e bordit drejtues thirren nga kryetari i tij. Drejtori ekzekutiv merr pjesë në mbledhje. Përfaqësuesi i UNHCR-së nuk merr pjesë në takime kur bordi drejtues kryen funksionet e përcaktuara në germat "b", "h", "i", "j" dhe "m" të nenit 29, paragrafi 1 dhe në nenin 29, paragrafi 2 dhe kur bordi drejtues vendos të vërë në dispozicion burime financiare për të financuar veprimtari që i mundësojnë zyrës mbështetëse të përfitojë nga ekspertiza e UNHCR-së në çështje që lidhen me azilin, siç përmendet në nenin 50.
- Bordi drejtues bën të paktën dy mbledhje të zakonshme në vit. Gjithashtu, ai mblidhet me kërkesë të kryetarit ose me kërkesën e një të tretës së anëtarëve të tij.
- Bordi drejtues mund të ftojë çdo person, mendimi i të cilit mund të jetë me interes, që të ndjekë mbledhjet e tij në cilësinë e vëzhguesit.
Danimarka ftohet që të ndjekë mbledhjet e bordit drejtues.
- Anëtarët e bordit drejtues, duke iu nënshtruar dispozitave të rregullores së tij të brendshme, mund të mbështeten nga këshilltarë ose ekspertë.
- Sekretariati i bordit drejtues ofrohet nga zyra mbështetëse.
Neni 28
Votimi
- Përveç se kur parashikohet ndryshe, bordi drejtues i merr vendimet me shumicë absolute të anëtarëve me të drejtë vote. Çdo anëtar me të drejtë vote ka një votë. Në mungesë të një anëtari, zëvendësuesi i tij ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar.
- Drejtori ekzekutiv nuk voton.
- Kryetari merr pjesë në votim.
- Shtetet anëtare që nuk marrin pjesë plotësisht në tërësinë e legjislacionit të BE-së në fushën e azilit nuk votojnë kur bordi drejtues ftohet që të marrë vendime që janë në zbatim të germës "e" të nenit 29, paragrafi 1 dhe kur dokumenti teknik në fjalë lidhet ekskluzivisht me një instrument azili të BE-së, në zbatim të të cilit këto shtete nuk kanë asnjë detyrim.
- Rregullorja e brendshme e bordit drejtues përcakton rregulla më të detajuara për votimin, në veçanti, rrethanat kur një anëtar mund të veprojë në emër të një anëtari tjetër si edhe të gjitha kërkesat për kuorum, sipas rastit.
Neni 29
Funksionet e bordit drejtues
- Bordi drejtues sigurohet që zyra mbështetëse t'i kryejë të gjitha detyrat që i caktohen. Ai është organi planifikues dhe monitorues i zyrës mbështetëse. Ai, në veçanti:
- a) miraton procedurën e tij të brendshme, me një shumicë prej tre të katërtat e anëtarëve me të drejtë vote dhe pas marrjes së mendimit të Komisionit;
- b) emëron drejtorin ekzekutiv në përputhje me nenin 30, ushtron autoritet disiplinor mbi drejtorin ekzekutiv dhe, sipas rastit, e pezullon ose e shkarkon atë;
- c) miraton një raport të përgjithshëm vjetor për veprimtaritë e zyrës mbështetëse dhe ia dërgon atë, përpara datës 15 qershor të vitit pasues, Parlamentit Evropian, Këshillit, Komisionit dhe Gjykatës së Audituesve. Raporti i përgjithshëm vjetor bëhet publik;
- d) miraton një raport vjetor për situatën në lidhje me azilin në BE në përputhje me nenin 12, paragrafi 1. Ky raport prezantohet përpara Parlamentit Evropian. Këshilli dhe Komisioni mund të kërkojnë që ky raport të prezantohet edhe përpara tyre;
- e) miraton dokumentet teknike që përmenden në nenin 12, paragrafi 2;
- f) përpara 30 shtatorit të çdo viti, bazuar në një draft të paraqitur nga drejtori ekzekutiv dhe pasi të ketë marrë mendimin e Komisionit, miraton, me një shumicë prej tre të katërtat e anëtarëve të tij me të drejt vote, programin e punës së zyrës mbështetëse për vitin në vazhdim dhe ia dërgon atë Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit. Ky program pune miratohet në përputhje me procedurën buxhetore vjetore të BE-së dhe programin legjislativ të punës së BE-së në fushën e azilit;
- g) ushtron përgjegjësitë e tij në lidhje me buxhetin e zyrës mbështetëse, siç përcaktohet në kreun 5;
- h) miraton rregullat e detajuara për zbatimin e Rregullores (KE) nr. 1049/2001 në përputhje me nenin 42 të kësaj rregulloreje;
- miraton politikat për stafin e zyrës mbështetëse, në përputhje me nenin 38;
- j) miraton, pasi ka kërkuar mendimin e Komisionit, planin shumëvjeçar të politikave për stafin;
- k) merr të gjitha vendimet me qëllim përmbushjen e mandatit të zyrës mbështetëse, siç përcaktohet në këtë rregullore;
- l) merr të gjitha vendimet për krijimin dhe, sipas rastit, zhvillimin e sistemeve të informacionit që parashikohen në këtë rregullore, duke përfshirë portalin e informacionit që përmendet në germën "c" të nenit 4; dhe
- m) merr të gjitha vendimet për ngritjen dhe, sipas rastit, modifikimin e strukturave të brendshme të zyrës mbështetëse.
- Bordi drejtues mund të ngrejë një komitet ekzekutiv për ta ndihmuar atë dhe drejtorin ekzekutiv për përgatitjen e vendimeve, programeve të punës dhe veprimtarive që do të miratohen nga bordi drejtues dhe, në raste urgjence, të marri vendime të caktuara të përkohshme në emër të bordit drejtues.
Ky komitet ekzekutiv përbëhet nga tetë anëtarë të emëruar nga anëtarët e bordit drejtues, mes të cilëve njëri është një nga anëtarët e bordit drejtues të emëruar nga Komisioni. Mandati i anëtarëve të komitetit ekzekutiv është i njëjtë me atë të anëtarëve të bordit drejtues.
Me kërkesë të komitetit drejtues, përfaqësuesit e UNHCR-së ose ndonjë person tjetër mendimi i të cilit mund të jetë me interes mund të ndjekin mbledhjet e komitetit ekzekutiv pa të drejtë vote.
Zyra mbështetëse përcakton procedurat operative të komitetit ekzekutiv brenda rregullores së zyrës mbështetëse dhe i bën publike këto procedura.
Neni 30
Emërimi i drejtorit ekzekutiv
- Drejtori ekzekutiv emërohet për një periudhë pesë vjeçare nga bordi drejtues mes kandidatëve të përshtatshëm të identifikuar përmes një konkursi të hapur të organizuar nga Komisioni. Kjo procedurë përzgjedhjeje parashikon botimin në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera, të një ftese për shprehje interesi. Bordi drejtues mund të kërkojë një procedurë të re në rast se nuk është i kënaqur me asnjë nga kandidatët që përmban lista e parë. Drejtori ekzekutiv emërohet bazuar në meritat e tij personale, përvojën në fushën e azilit dhe në aftësitë administrative dhe menaxhuese. Përpara emërimit, kandidati i përzgjedhur nga bordi drejtues ftohet që të bëjë një deklaratë përpara komitetit ose komiteteve kompetente të Parlamentit Evropian dhe t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga anëtarët e tyre.
Pas kësaj deklarate, Parlamenti Evropian mund të lëshojë një opinion ku parashtron pikëpamjet e tij në lidhje me kandidatin e përzgjedhur. Bordi drejtues informon Parlamentin Evropian për mënyrën në të cilën është marrë në konsideratë opinioni i tij. Opinioni trajtohet si informacion personal dhe konfidencial deri në emërimin e kandidatit.
Gjatë nëntë muajve të fundit të mandatit pesë vjeçar të drejtorit ekzekutiv, Komisioni kryen një vlerësim që përqendrohet në:
— performancën e drejtorit ekzekutiv; dhe
— detyrat dhe kërkesat e zyrës mbështetëse për vitet në vazhdim.
- Bordi drejtues, duke marrë në konsideratë këtë vlerësim, mund të shtyjë mandatin e drejtorit ekzekutiv një herë për jo më shumë se tre vjet, por vetëm kur kjo shtyrje justifikohet nga qëllimi dhe kërkesat e zyrës mbështetëse.
- Bordi drejtues informon Parlamentin Evropian për qëllimin për të shtyrë mandatin e drejtorit ekzekutiv. Gjatë muajit përpara shtyrjes së mandatit të tij, drejtori ekzekutiv ftohet që të bëjë një deklaratë përpara komitetit ose komiteteve kompetente të Parlamentit Evropian dhe t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga anëtarët e tyre.
Neni 31
Detyrat e drejtorit ekzekutiv
- Zyra mbështetëse menaxhohet nga drejtori ekzekutiv, i cili është i pavarur në përmbushjen e detyrave të tij. Drejtori ekzekutiv jep llogari përpara bordit drejtues për veprimtaritë e tij.
- Pa cenuar kompetencat e Komisionit, bordit drejtues ose komitetit ekzekutiv, nëse është ngritur, drejtori i ekzekutiv nuk kërkon dhe as nuk merr udhëzime nga ndonjë qeveri apo nga ndonjë organ tjetër.
- Drejtori ekzekutiv, kur ftohet, i raporton Parlamentit Evropian për përmbushjen e detyrave të tij. Këshilli mund ta ftojë drejtorin ekzekutiv që të raportojë për përmbushjen e detyrave të tij.
- Drejtori ekzekutiv është përfaqësuesi ligjor i zyrës mbështetëse.
- Drejtori ekzekutiv mund të mbështetet nga një ose më shumë drejtues të njësive. Kur drejtori ekzekutiv mungon ose e ka të pamundur të paraqitet në detyrë, vendin e tij e zë një drejtues njësie.
- Drejtori ekzekutiv është përgjegjës për menaxhimin administrativ të zyrës mbështetëse dhe për zbatimin e detyrave që i ngarkon kjo rregullore. Në veçanti, drejtori ekzekutiv është përgjegjës për:
- a) administrimin e përditshëm të zyrës mbështetëse;
- b) krijimin e programit të punës së zyrës mbështetëse, pasi ka marrë mendimin e Komisionit;
- c) zbatimin e programeve të punës dhe të vendimeve të miratuara nga bordi drejtues;
- d) hartimin e raporteve për vendet e origjinës, siç parashikohet në germën "b" të nenit 4;
- e) përgatitjen e projekt rregullores financiare të zyrës mbështetëse për miratim nga bordi drejtues, sipas nenit 37, dhe të rregullave për zbatimin e saj;
- f) përgatitjen e projekt deklaratës së zyrës mbështetëse për parashikimet e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe për zbatimin e buxhetit të saj;
- g) ushtrimin e kompetencave të përcaktuara në nenin 38 në lidhje me stafin e zyrës mbështetëse;
- h) marrjen e të gjitha vendimeve për menaxhimin e sistemeve të informacionit që parashikohen në këtë rregullore, duke përfshirë portalin e informacionit që përmendet në germën "c" të nenit 4;
- marrjen e të gjitha vendimeve për menaxhimin e strukturave të brendshme të zyrës mbështetëse; dhe
- j) koordinimin dhe funksionimin e forumit konsultues që përmendet në nenin 51. Për këtë qëllim, drejtori ekzekutiv, në konsultim me organizatat përkatëse të shoqërisë civile, si fillim miraton një plan për ngritjen e forumit konsultues. Pas ngritjes formale të tij, drejtori ekzekutiv, në konsultim me forumin konsultues, miraton një plan operacional që përfshin rregullat për shpeshtësinë dhe natyrën e konsultimit dhe mekanizmat organizative për zbatimin e nenit 51. Gjithashtu, miratohen kritere transparente për pjesëmarrjen e vazhdueshme në forumin konsultues.
Neni 32
Komitetet e punës
- Si pjesë e mandatit të saj të përcaktuar në këtë rregullore, zyra mbështetëse mund të ngrejë komitete pune të përbëra nga ekspertë nga autoritetet kompetente të shteteve anëtare që operojnë në fushën e azilit, duke përfshirë gjyqtarë. Zyra mbështetëse ngre komitetet e punës për qëllimet e germës "e" të nenit 4 dhe nenit 12, paragrafi 2. Ekspertët mund të zëvendësohen nga zëvendësuesit e tyre, të emëruar në të njëjtën kohë me ta.
- Komisioni merr pjesë në komitetet e punës, siç i takon. Përfaqësuesit e UNHCR-së mund të ndjekin të gjitha ose një pjesë të takimeve të komiteteve të punës të zyrës mbështetëse, në varësi të çështjeve që diskutohen.
- Komitetet e punës mund të ftojnë çdo person mendimi i të cilit mund të jetë me interes, që të ndjekë takimet, duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile që punojnë në fushën e azilit.
KREU 5
DISPOZITAT FINANCIARE
Neni 33
Buxheti
- Parashikimet e të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të zyrës mbështetëse përgatitjen për çdo vit financiar që përkon me vitin kalendarik dhe tregohen në buxhetin e zyrës mbështetëse.
- Buxheti i zyrës mbështetëse është i balancuar për sa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Pa cenuar burimet e tjera, të ardhurat e zyrës mbështetëse përfshijnë:
- a) një kontribut nga Bashkimi Evropian, i përfshirë në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian;
- b) çdo kontribut vullnetar nga shtetet anëtare;
- c) tarifat për botimet dhe çdo shërbim tjetër të ofruar nga zyra mbështetëse;
- d) një kontribut nga vendet e asociuara.
- Shpenzimet e zyrës mbështetëse përfshijnë pagesat për stafin, shpenzimet administrative dhe infrastrukturore dhe kostot operative.
Neni 34
Përcaktimi i buxhetit
- Çdo vit, drejtori ekzekutiv harton një draft deklaratë për parashikimet e të ardhurave dhe shpenzimeve të zyrës mbështetëse për vitin financiar pasues, duke përfshirë planin e zbatimit, dhe ia dërgon atë bordit drejtues.
- Bordi drejtues, bazuar në këtë draft, përgatit një draft parashikim të përkohshëm për të ardhurat dhe shpenzimet e zyrës mbështetëse për vitin financiar pasues.
- Drafti i përkohshëm i parashikimit për të ardhurat dhe shpenzimet e zyrës mbështetëse i dërgohet Komisionit jo më vonë se 10 shkurti i çdo viti. Bordi drejtues, jo më vonë se 31 marsi, i dërgon Komisionit një draft përfundimtar të parashikimeve, i cili përfshin një draft të planit të zbatimit.
- Komisioni ia përcjell deklaratën e parashikimit Parlamentit Evropian dhe Këshillit (autoritetit buxhetor) së bashku me draftin e buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
- Mbi bazën e deklaratës së parashikimeve, Komisioni përfshin në draftin e buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian parashikimet që i konsideron të nevojshme për planin e zbatimit dhe shumën e subvencionit që do të merret nga buxheti i përgjithshëm, të cilin ia paraqet autoritetit buxhetor në përputhje me nenet 313 dhe 314 të TFBE-së.
- Autoriteti buxhetor autorizon shumat e subvencionit për zyrën mbështetëse.
- Autoriteti buxhetor miraton planin e zbatimit të zyrës mbështetëse.
- Buxheti i zyrës mbështetëse miratohet nga bordi drejtues. Ai bëhet përfundimtar pas miratimit të fundit të buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian. Kur është e nevojshme, ai axhustohet sipas rastit.
- Bordi drejtues njofton, sa më shpejt që të jetë e mundur, autoritetin buxhetor mbi qëllimin për të zbatuar ndonjë projekt që mund të ketë ndikime financiare të konsiderueshme për financimin e buxhetit të tij, në veçanti projektet që lidhen me pasuri të patundshme, si marrja me qira ose blerja e ndërtesave. Ai njofton Komisionin për këtë qëllim.
- Kur një degë e autoritetit buxhetor ka njoftuar synimin e tij për të dhënë një opinion, ai ia dërgon opinionin e tij bordit drejtues brenda një periudhe gjashtë javore nga data e njoftimit të projektit.
Neni 35
Zbatimi i buxhetit
- Drejtori ekzekutiv zbaton buxhetin e zyrës mbështetëse.
- Çdo vit, bordi drejtues i përcjell autoritetit buxhetor të gjitha informacionet që lidhen me gjetjet e procedurave të vlerësimit.
Neni 36
Prezantimi i llogarive kontabël dhe miratimi përfundimtar
- Përpara 1 marsit, në vijim të çdo viti ushtrimor, specialist kontabël i zyrës mbështetëse i komunikon specialistit kontabël të Komisionit llogaritë e përkohshme së bashku me një raport për menaxhimin buxhetor dhe financiar për atë vit ushtrimor. Specialisti kontabël i Komisionit konsolidon llogaritë e përkohshme të institucioneve dhe organeve të decentralizuara në përputhje me nenin 128 të rregullores financiare.
- Përpara 31 marsit, në vijim të çdo viti ushtrimor, specialist kontabël i Komisionit i përcjell Gjykatës së Audituesve llogaritë e përkohshme të zyrës mbështetëse, së bashku me një raport për menaxhimin buxhetor dhe financiar për atë vit ushtrimor. Raporti për menaxhimin buxhetor dhe financiar për atë vit ushtrimor i dërgohet edhe Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
- Sapo të marrë vëzhgimet e Gjykatës së Audituesve për llogaritë e përkohshme të zyrës mbështetëse, sipas nenit 129 të rregullores financiare, drejtori ekzekutiv përgatit llogaritë përfundimtare të zyrës mbështetëse, me përgjegjësinë e vet, dhe ia përcjell ato bordit drejtues për dhënien e opinionit.
- Bordi drejtues jep një opinion për llogaritë përfundimtare të zyrës mbështetëse.
- Përpara 1 korrikut, në vijim të çdo viti ushtrimor, drejtori ekzekutiv ia dërgon llogaritë përfundimtare, së bashku me opinionin e bordit drejtues, Parlamentit Evropian, Këshillit, Komisionit dhe Gjykatës së Audituesve.
- Llogaritë përfundimtare publikohen.
- Përpara 30 shtatorit, drejtori ekzekutiv i dërgon Gjykatës së Audituesve një përgjigje për vëzhgimet e saj. Ai ia dërgon përgjigjen e tij edhe bordit drejtues.
- Drejtori ekzekutiv i dorëzon Parlamentit Evropian, me kërkesë të këtij të fundit, çdo informacion të kërkuar për zbatimin pa probleme të procedurës së miratimit përfundimtar për vitin ushtrimor në fjalë, siç përcaktohet në nenin 146, paragrafi 3 të rregullores financiare.
- Me rekomandim të Këshillit që vepron sipas një shumice të cilësuar, Parlamenti Evropian, përpara 15 majit të vitit N +2, jep miratimin përfundimtar për drejtorin ekzekutiv në lidhje me zbatimin e buxhetit për vitin N.
Neni 37
Rregullorja financiare
Rregullorja financiare që zbatohet për zyrën mbështetëse miratohet nga bordi drejtues pasi ky i fundit konsultohet me Komisionin. Ajo nuk devijon nga Rregullorja e Komisionit (KE, Euratom) nr. 2343/2002, datë 19 nëntor 2002, "Për rregulloren financiare kuadër për organet e përmendura në nenin 185 të Rregullores së Këshillit (KE, Euratom) nr. 1605/2002 për rregulloren financiare që zbatohet për buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane"11 përveç rastit kur ky devijim kërkohet në mënyrë specifike për funksionimin e zyrës mbështetëse dhe Komisioni ka dhënë miratimin e tij paraprak.
KREU 6
DISPOZITAT PËR STAFIN
Neni 38
Stafi
- Rregulloret për stafin për zyrtarët e Komuniteteve Evropiane dhe kushtet e punësimit për nëpunësit e tjerë të Komuniteteve Evropiane, të përcaktuara në Rregulloren (KEE, Euratom, ECSC) nr. 259/6812 (rregulloret për stafin) dhe rregullat e miratuara bashkërisht nga institucionet e BE-së me qëllim zbatimin e këtyre rregulloreve për stafin dhe kushteve të punësimit zbatohen për stafin e zyrës mbështetëse, duke përfshirë drejtorin ekzekutiv.
- Bordi drejtues, me miratimin e Komisionit, miraton masat zbatuese të nevojshme që përmenden në nenin 110 të rregulloreve për stafin.
- Në lidhje me stafin e saj, zyra mbështetëse ushtron kompetencat që i janë deleguar autoritetit emërues nga rregulloret për stafin dhe autoritetit që ka të drejtë të lidhë kontrata nga kushtet e punësimit për nëpunësit e tjerë.
- Bordi drejtues mund të miratojë dispozita që i lejojnë ekspertëve kombëtarë nga shtetet anëtare që të dërgohen me mbështetje në zyrën mbështetëse.
Neni 39
Privilegjet dhe imunitetet
Për zyrën mbështetëse zbatohet protokolli për privilegjet dhe imunitetet i Bashkimit Evropian.
KREU 7
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 40
Forma ligjore
- Zyra mbështetëse është organ i Bashkimit Evropian. Ajo ka personalitet juridik.
- Në secilin prej shteteve anëtare zyra mbështetëse gëzon kapacitetin juridik më të gjerë që u jepet personave juridikë në zbatim të ligjit të secilit prej shteteve anëtare. Në veçanti, ajo mund të blejë ose të shesë pasuri të luajtshme ose të paluajtshme dhe mund të bëhet palë e proceseve ligjore.
- Zyra mbështetëse përfaqësohet nga drejtori ekzekutiv i saj.
Neni 41
Marrëveshjet për gjuhën
- Dispozitat e përcaktuara në Rregulloren nr. 1, datë 15 prill 1958, "Për përcaktimin e gjuhëve që do të përdoren në Komunitetin Ekonomik Evropian"13 zbatohen për zyrën mbështetëse.
- Pa cenuar vendimet e marra duke u bazuar në nenin 342 të TFBE-së, raporti i përgjithshëm vjetor për veprimtaritë dhe programin vjetor të punës së zyrës mbështetëse, përmendur në nenin 29, paragrafi 1, germa "c" dhe "f" përgatitet në të gjitha gjuhët zyrtare të institucioneve të Bashkimit Evropian.
- Shërbimet e përkthimit që kërkohen për funksionimin e zyrës mbështetëse ofrohen nga qendra e përkthimeve për organet e Bashkimit Evropian.
Neni 42
Aksesi në dokumente
- Për dokumentet e mbajtura nga zyra mbështetëse zbatohet Rregullorja (KE) nr. 1049/2001.
- Brenda gjashtë muajve nga data e mbledhjes së tij të parë, bordi drejtues miraton rregullat e detajuara për zbatimin e Rregullores (KE) nr. 1049/2001.
- Vendimet e marra nga zyra mbështetëse sipas nenit 8 të Rregullores (KE) nr. 1049/2001 mund të përdoren si përmbajtje e një ankese pranë avokatit të popullit ose e veprimeve ligjore të paraqitura pranë Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, sipas kushteve të përcaktuara përkatësisht në nenet 228 dhe 263 të TFBE-së.
- Përpunimi i të dhënave me natyrë personale nga ana e zyrës mbështetëse i nënshtrohet Rregullores (KE) nr. 45/2001.
Neni 43
Rregullat për sigurinë dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe informacionit delikat të paklasifikuar
- Zyra mbështetëse zbaton parimet e sigurisë që paraqiten në Vendimin e Komisionit 2001/844/KE, ECSC, Euratom, datë 29 nëntor 2001, "Për ndryshimin e rregulloreve të brendshme"14, ndër të tjera, dispozitat për shkëmbimin, përpunimin dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar.
- Zyra mbështetëse gjithashtu zbaton parimet e sigurisë në lidhje me përpunimin e informacionit delikat të paklasifikuar, siç miratohen dhe zbatohen nga Komisioni.
Neni 44
Lufta kundër mashtrimit
- Për të luftuar mashtrimin, korrupsionin dhe veprimtari të tjera të jashtëligjshme, Rregullorja (KE) nr. 1073/1999 zbatohen pa kufizime.
- Zyra mbështetëse bëhet palë e marrëveshjes ndërinstitucionale të 25 majit 1999 dhe nxjerr menjëherë dispozitat përkatëse të zbatueshme për të gjithë punonjësit e zyrës mbështetëse.
- Vendimet në lidhje me financimin dhe zbatimin e marrëveshjeve dhe instrumenteve që rrjedhin prej tyre parashikojnë qartë se Gjykata e Audituesve dhe OLAF mund të kryejnë, nëse është e nevojshme, kontrolle të befta te marrësit e fondeve të zyrës mbështetëse dhe tek agjentët përgjegjës për shpërndarjen e tyre.
Neni 45
Dispozitat për përgjegjësinë
- Përgjegjësia kontraktuale e zyrës së mbështetëse rregullohet nga legjislacioni i zbatueshëm për kontratën në fjalë.
- Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka juridiksionin për të dhënë vendime sipas çdo klauzole arbitrazhi që përfshihet në një kontratë të lidhur nga zyra mbështetëse.
- Në rastin e përgjegjësive jokontraktuale, zyra mbështetëse, në përputhje me parimet e përgjithshme të përbashkëta të legjislacioneve të shteteve anëtare, zhdëmton çdo dëm të shkaktuar nga departamentet ose stafi i saj gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
- Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka juridiksion për mosmarrëveshjet që lidhen me kompensimin e dëmeve të përmendura në paragrafin 3.
- Përgjegjësia personale e anëtarëve të stafit të saj kundrejt zyrës mbështetëse rregullohet nga dispozitat e përcaktuara në rregulloret për stafin që zbatohen për ata.
Neni 46
Vlerësimi dhe shqyrtimi
- Jo më vonë se 19 qershori 2014, zyra mbështetëse kërkon një vlerësim të jashtëm të pavarur për arritjet e saj bazuar në termat e referencës të lëshuar nga bordi drejtues, me miratimin e Komisionit. Ky vlerësim mbulon ndikimin e zyrës mbështetëse në bashkëpunimin praktik në fushën e azilit dhe për CEAS. Vlerësimi merr siç duhet në konsideratë progresin që zyra ka bërë, brenda mandatit të saj, duke përfshirë vlerësimin nëse nevojiten masa shtesë për të garantuar solidaritet efikas dhe ndarje të përgjegjësive me shtetet anëtare që përballen me presion të veçantë. Në veçanti, vlerësimi trajton nevojën që mund të ekzistojë për të modifikuar mandatin e zyrës mbështetëse, duke përfshirë implikimet financiare të ndonjë modifikimi të tillë, dhe gjithashtu shqyrton nëse struktura drejtues është e përshtatshme që zyra mbështetëse të përmbushë detyrat e saj. Vlerësimi merr në konsideratë pikëpamjet e grupeve të interesit, në nivel Bashkimi Evropian dhe nivel kombëtar.
- Bordi drejtues, me miratimin e komisionit, vendos kohën e kryerjes së vlerësimeve të ardhshme, duke marrë në konsideratë gjetjet e vlerësimit të përmendur në paragrafin 1.
Neni 47
Kontrollet administrative
Veprimtaritë e zyrës mbështetëse u nënshtrohen kontrolleve nga Zyra e Avokatit të Popullit, në përputhje me nenin 228 të TFBE-së.
Neni 48
Bashkëpunimi me Danimarkën
Zyra mbështetëse lehtëson bashkëpunimin operacional me Danimarkën, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira për çështjet që mbulohen nga veprimtaritë e saj.
Neni 49
Bashkëpunimi me vende të treta dhe vendet e asociiuara
- Zyra mbështetëse është e hapur për pjesëmarrjen e Islandës, Lihtenshtejnit, Norvegjisë dhe Zvicrës, si vëzhgues. Nënshkruhen marrëveshje, të cilat specifikojnë në veçanti, masën dhe mënyrën në të cilën këto vende duhet të marrin pjesë në punën e zyrës mbështetëse. Këto marrëveshje përfshijnë dispozita në lidhje me pjesëmarrjen në nismat e ndërmarra nga zyra mbështetëse, kontributet financiare dhe staf. Për sa i përket çështjeve që lidhen me stafin, këto marrëveshje, në çdo rast, janë në pajtim me rregulloret për stafin.
- Për çështje që lidhen me veprimtaritë e saj dhe deri në masën e kërkuar për përmbushjen e detyrave të saj, zyra mbështetëse, me miratimin e Komisionit dhe brenda kufijve të mandatit të saj, lehtëson bashkëpunimin operacional ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve të treta, të ndryshme nga ato që përmenden në paragrafin 1, brenda kuadrit të politikës së BE-së për marrëdhëniet e jashtme, dhe gjithashtu mund të bashkëpunojë me autoritetet e vendeve të treta që janë kompetente në aspektet teknike të fushave që mbulohen nga kjo rregullore, në kuadër të marrëveshjeve të punës të lidhura me këto autoritete, në përputhje me dispozitat përkatëse të TFBE-së.
Neni 50
Bashkëpunimi me UNHCR-në
Zyra mbështetëse bashkëpunon me UNHCR-në në fushat që rregullohen nga kjo rregullore brenda kuadrit të marrëveshjeve të punës që ka lidhur me të. Nga ana e zyrës mbështetëse, bordi drejtues vendos për marrëveshjet e punës, duke përfshirë implikimet e tyre buxhetore.
Gjithashtu, bordi drejtues mund të vendosë që zyra mbështetëse mund të vërë në dispozicion burime financiare për të mbuluar shpenzimet e UNHCR-së për veprimtari që nuk janë parashikuar në marrëveshjet e punës. Ato janë pjesë e marrëdhënieve të veçanta të bashkëpunimit të vendosura ndërmjet zyrës mbështetëse dhe UNHCR-së në përputhje me këtë nen dhe me nenin 2, paragrafi 5, nenin 5, nenin 9, paragrafi 1, nenin 25, paragrafi 4 dhe nenin 32, paragrafi 2. Në përputhje me nenin 75 të Rregullores (KE, Euratom) nr. 2343/2002, zbatohen dispozitat përkatëse të rregullores financiare dhe rregullat për zbatimin e saj.
Neni 51
Forumi konsultues
- Zyra mbështetëse mban një dialog të ngushtë me organizatat përkatëse të shoqërisë civile dhe organet kompetente përkatëse që operojnë në fushën e politikave për azilin në nivel lokal, rajonal, kombëtar, evropian ose ndërkombëtar dhe ngre një forum konsultues për këtë qëllim.
- Forumi konsultues përbën një mekanizëm për shkëmbimin e informacionit dhe grumbullimin e njohurive. Ai garanton që të ketë një dialog të ngushtë ndërmjet zyrës mbështetëse dhe grupeve përkatëse të interesit.
- Forumi konsultues është i hapur për grupet përkatëse të interesit në përputhje me paragrafin 1. Zyra mbështetëse i zgjedh anëtarët e forumit konsultues në përputhje me nevojat specifike që lidhen me fushat e identifikuara si prioritet për punën e zyrës mbështetëse.
UNHCR është një anëtar ex officio i forumit konsultues.
- Zyra mbështetëse e mbledh forumin konsultues, veçanërisht;
- a) për të dhënë sugjerime për bordin drejtues për programin vjetor të punës që duhet të miratohet sipas nenit 29, paragrafi 1, germa "f";
- b) për t’i dhënë informacione bordit drejtues dhe për t’i sugjeruar masa për ndjekjen e raportit vjetor që përmendet në nenin 29, paragrafi 1, germa "c", dhe raportin vjetor për situatën e azilit në BE, që përmendet në nenin 12, paragrafi 1; dhe
- c) për t’i komunikuar drejtorit ekzekutiv dhe bordit drejtues konkluzionet dhe rekomandimet e konferencave, seminareve dhe takimeve që lidhen me punën e zyrës mbështetëse.
- Forumi konsultues mblidhet të paktën një herë në vit.
Neni 52
Bashkëpunimi me Frontex, FRA, organe të tjera të BE-së dhe me organizatat ndërkombëtare
Zyra mbështetëse bashkëpunon me organet e BE-së që kanë veprimtari që lidhen me fushën e veprimtarive të saj dhe në veçanti me Frontex dhe FRA dhe me organizatat ndërkombëtare kompetente në çështjet që mbulohen nga kjo rregullore, brenda kuadrit të marrëveshjeve të punës të lidhura me këto organe në përputhje me TFBE-në dhe dispozitat për kompetencën e këtyre organeve.
Bashkëpunimi krijon sinergji ndërmjet organeve në fjalë dhe parandalon duplikimin e përpjekjeve të punës së kryer brenda mandatit të tyre.
Neni 53
Marrëveshja për selinë qendrore dhe kushtet operative
Masat e nevojshme në lidhje me akomodimin që duhet të ofrohet për zyrën mbështetëse në shtetin anëtar pritës dhe lehtësitë që duhet të vihen në dispozicion nga ky shtet anëtar së bashku me rregullat e zbatueshme në shtetin anëtar pritës të zyrës mbështetëse për drejtorin ekzekutiv, anëtarët e bordit drejtues, stafin e zyrës mbështetëse dhe anëtarët e familjeve të tyre, përcaktohen në marrëveshjen për selinë qendrore ndërmjet zyrës mbështetëse dhe shtetit anëtar pritës, që lidhet pasi është marrë miratimi nga bordi drejtues. Shteti anëtar pritës ofron kushtet më të mira të mundshme për të garantuar funksionimin e përshtatshëm të zyrës mbështetëse, duke përfshirë arsimin shumëgjuhësor, me orientim evropian dhe linjat e përshtatshme të transportit.
Neni 54
Nisja e veprimtarive të zyrës mbështetëse
Zyra mbështetëse bëhet plotësisht funksionale më 19 qershor 2011.
Komisioni është përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin fillestar të zyrës mbështetëse derisa ajo të ketë kapacitetin operacional për të zbatuar buxhetin e saj.
Për këtë qëllim:
— derisa drejtori ekzekutiv të marrë detyrat e tij pas emërimit nga bordi drejtues në përputhje me nenin 30, një zyrtar i Komisionit mund të veprojë si drejtor i përkohshëm dhe të ushtrojë detyrat që i caktohen drejtorit ekzekutiv;
— zyrtarë të Komisionit mund të kryejnë detyrat e caktuara për zyrën mbështetëse nën përgjegjësinë e drejtorit të saj të përkohshëm ose të drejtorit ekzekutiv.
drejtori i përkohshëm mund të autorizojë të gjitha pagesat e mbuluara nga shumat e subvencioneve të përfshira në buxhetin e zyrës mbështetëse pas miratimit nga bordi drejtues dhe mund të lidhë kontrata, duke përfshirë kontratat me stafin, pas miratimit të planit për ngritjen e zyrës mbështetëse.
Neni 55
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi njëzetë ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare, në përputhje me traktatet.
Nënshkruar në Strasburg, më 19 maj 2010.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- BUZEK
Për Këshillin
Presidenti
- LÓPEZ GARRIDO
- 1. Qëndrimi i Parlamentit Evropian i 7 majit 2009 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare), qëndrimi i Këshillit me lexim të parë i 25 shkurtit 2010 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare). Qëndrimi i Parlamentit Evropian i 18 majit 2010 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare).
- 2. Gazeta Zyrtare L 349, 25.11.2004, f. 1.
- 3. Gazeta Zyrtare L 53, 22.2.2007, f. 1.
- 4. Gazeta Zyrtare L 131, 21.5.2008, f. 7.
- 5. Gazeta Zyrtare C 139, 14.6.2006, f. 1.
- 6. Gazeta Zyrtare L 248, 16.9.2002, f. 1.
- 7. Gazeta Zyrtare L 136, 31.5.1999, f. 1.
- 8. Gazeta Zyrtare L 136, 31.5.1999, f. 15.
- 9. Gazeta Zyrtare L 145, 31.5.2001, f. 43.
- 10. Gazeta Zyrtare L 8, 12.1.2001, f. 1.
- 11. Gazeta Zyrtare L 357, 31.12.2002, f. 72.
- 12. Gazeta Zyrtare L 56, 4.3.1968, f. 1.
- 13. Gazeta Zyrtare 17, 6.10.1958, f. 385.
- 14. Gazeta Zyrtare L 317, 3.12.2001, f. 1.
VENDIMI I KËSHILLIT 2010/765/PPJS, DATË 2 DHJETOR 2010, "PËR VEPRIMIN E BE-SË KUNDËR TREGTISË SË PALIGJSHME TË ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)"
-
Lexo Dokumentin
11.12.2010
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 327/44
VENDIMI I KËSHILLIT 2010/765/PPJS, DATË 2 DHJETOR 2010, "PËR VEPRIMIN E BE-SË KUNDËR TREGTISË SË PALIGJSHME TË ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA (SALW)"
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Bashkimin Evropian dhe në veçanti nenin 26, paragrafi 2, germa "b" të tij,
Meqë:
- Më 13 dhjetor 2003, Këshilli miratoi një strategji të sigurisë evropiane, e cila identifikon pesë sfida kryesore me të cilat duhet të përballet BE-ja: terrorizmi, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, konfliktet rajonale, dështimi i shteteve dhe krimi i organizuar. Pasojat e prodhimit, transferimit dhe qarkullimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta (SALW), si dhe grumbullimi i tepërt dhe shpërndarja e paligjshme e tyre janë thelbësore për katër prej këtyre pesë sfidave.
- Më 15-16 dhjetor 2005, Këshilli miratoi Strategjinë e BE-së për luftën kundër grumbullimit dhe trafikimit të paligjshëm të SALW-ve dhe municionit për to (Strategjia e BE-së për SALW-të). Strategjia e BE-së "Për SALW-të" nxit zhvillimin e një politike për të luftuar në mënyrë aktive rrjetet e trafikimit të paligjshëm të SALW-ve (ndërmjetësit dhe transportuesit e paligjshëm) që shfrytëzojnë hapësirën ajrore, detare dhe tokësore të BE-së, përmes ngritjes së mekanizmave të sinjalizimit dhe bashkëpunimit.
- Plani i veprimit i strategjisë së BE-së për SALW-të thekson gjithashtu nevojën për përmirësimin e ndikimit të misioneve të menaxhimit të krizave përmes përfshirjes, në mandatin e tyre, të masave që synojnë vendosjen e kontrolleve kufitare (ose kontrolleve të hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të zonës në konflikt) dhe çarmatimin.
- Që prej vitit 2007, grupi i punës i Këshillit të Evropës për çarmatimin global dhe kontrollet e armëve (CODUN) dhe Qendra e Përbashkët e BE-së për situata (SitCen) kanë zhvilluar një nismë në nivel BE-je për të penguar trafikimin e paligjshëm të SALW-ve përmes transportit ajror, duke nxitur shkëmbimin, ndërmjet shteteve anëtare, të informacionit përkatës në lidhje me transportuesit ajrorë. Për ngritjen e këtij sistemi të shkëmbimit të informacionit, CODUN dhe SitCen kanë bashkëpunuar me Institutin Ndërkombëtar të Stokholmit për Kërkime mbi Paqen (SIPRI) dhe me Projektin për vlerësimin e mekanizmit të luftës kundër trafikut të paligjshëm (CIT-MAP). Në kuadër të kësaj nisme, CODUN ka rënë dakord së fundmi që të shqyrtojë mënyrat për ta bërë këtë nismë të BE-së më funksionale dhe efektive, duke garantuar përditësimin dhe përpunimin në kohë të informacionit përkatës.
- Rreziku ndaj sigurisë ndërkombëtar që paraqet tregtia e paligjshme e SALW-ve në rrugë ajrore është pranuar edhe organizata të njohura ndërkombëtare e rajonale. Forumi i OSBE-së për Siguri dhe Bashkëpunim mbajti një seancë të veçantë kushtuar kësaj teme në vitin 2007 dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së miratoi në vitin 2008 një rezolutë që kërkonte zhvillimin, miratimin dhe zbatimin e një udhëzuesi të praktikave të mira të OSBE për transportin e paligjshëm ajror të SALW-ve. Po ashtu, shtetet pjesëmarrëse në marrëveshjen e Wassenaar-it miratuan në 2007 "Praktikat më mira për parandalimin e transferimeve destabilizuese të SALW-ve përmes transportit ajror". Krahas kësaj, një sërë raportesh të Grupit të Ekspertëve të Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara mbi Afrikën e Jugut dhe rajonin e Liqeneve të Mëdha kanë dokumentuar vazhdimisht rolin kyç që kanë luajtur shoqëritë e transportit ajror të përfshira në trafikimin e paligjshëm të SALW-ve.
- Veprimi i parashikuar në këtë vendim nuk ndjek asnjë objektiv lidhur me rritjen e sigurisë së transportit ajror,
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
- Për qëllime të zbatimit të strategjisë së BE-së për luftën kundër grumbullimit dhe trafikimit të paligjshëm të SALW-ve dhe municioneve të tyre (Strategjia e BE-së për SALW-të), BE do të ndjekë objektivat e mëposhtëm:
- a) përmirësimi i mjeteve dhe teknikave në dispozicion të misioneve të menaxhimit të krizave, autoriteteve ndërkombëtare, autoriteteve kombëtare të vendeve të treta dhe shteteve anëtare, për të zbuluar dhe shënjestruar mjetet e transportit ajror që dyshohen si të përfshira në tregtinë e paligjshme të SALW-ve në rrugë ajrore, brenda, nga ose drejt shteteve të treta;
- b) rritja e ndërgjegjësimit dhe e njohurve teknike të personelit përkatës ndërkombëtar dhe kombëtar mbi "praktikat më të mira" në fushat e monitorimit, zbulimit dhe analizës së menaxhimit të rrezikut lidhur me mjetet e transportit ajror të dyshuara si të përfshira në trafikimin e SALW-ve në rrugë ajrore, brenda, nga ose drejt shteteve të treta.
- Për të arritur objektivat e përcaktuara në paragrafin 1, BE merr masat e mëposhtme:
- a) zhvillimi dhe testimi në terren i një softueri pilot për menaxhimin e rrezikut të trafikimit në rrugë ajrore, të dedikuar për misionet përkatëse të menaxhimit të krizave dhe për autoritetet ndërkombëtare e kombëtare, duke përfshirë një bazë të dhënash të përditësuar rregullisht, ndër të tjera, për kompanitë e transportit ajror, mjetet ajrore, numrat e regjistrimit dhe rrugët (itineraret) e transportit;
- b) zhvillimi dhe testimi në terren i një sistemi të sigurt pilot për menaxhimin e rrezikut dhe shpërndarjen e informacionit;
- c) zhvillimi dhe botimi i një manuali dhe i materialeve trajnuese shoqëruese, si dhe ofrimi i asistencës teknike për të lehtësuar përdorimin dhe përshtatjen e softuerit pilot dhe të sistemit të sigurt të menaxhimit të rrezikut dhe shpërndarjes së informacionit, përfshirë përmes organizimit të seminareve rajonale për trajnimin e misioneve përkatëse të menaxhimit të krizave dhe të autoriteteve ndërkombëtare e kombëtare.
Një përshkrim i hollësishëm i projektit paraqitet në shtojcë.
Neni 2
- Përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi është Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë (HL).
- Zbatimi teknik i projekteve të përmendura në nenin 1, paragrafi 2 realizohet nga SIPRI.
- SIPRI e kryen detyrën e saj nën përgjegjësinë e HR. Për këtë qëllim, HR lidh marrëveshjet e nevojshme me SIPRI-n.
Neni 3
- Shuma financiare referencë për zbatimin e projektit të përmendur në nenin 1, paragrafi 2 është 900 000 Euro.
- Shpenzimet e financuara nga shuma e përcaktuar në paragrafin 1 menaxhohen në përputhje me procedurat dhe rregullat e zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të BE-së.
- Komisioni mbikëqyr menaxhimin e duhur të shpenzimeve të përmendura në paragrafin 1. Për këtë qëllim, ai lidh një marrëveshje financimi me SIPRI. Marrëveshja parashikon që SIPRI do të garantojë vizibilitetin e kontributit të BE-së në proporcion me rëndësinë e tij.
- Komisioni do të përpiqet ta lidhë marrëveshjen e financimit të përmendur në paragrafin 3 sa më shpejt të jetë e mundur pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ai informon Këshillin për çdo vështirësi të hasur në këtë proces dhe për datën e nënshkrimit të marrëveshjes së financimit.
Neni 4
HR i raporton Këshillit mbi zbatimin e këtij vendimi, në bazë të raporteve të rregullta dymujore të përgatitura nga SIPRI. Këto raporte përbëjnë bazën e vlerësimit të kryer nga Këshillit. Komisioni do të japë informacion për aspektet financiare të zbatimit të projektit të përmendur në nenin 1, paragrafi 2.
Neni 5
- Ky vendim hyn në fuqi në datën e miratimit të tij.
- Ky vendim skadon 24 muaj pas datës së nënshkrimit të marrëveshjes së financimit të përmendur në nenin 3, paragrafi 3, ose 6 muaj pas datës së miratimit të këtij vendimi, në rast se nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje financimi brenda asaj periudhe.
Neni 6
Ky vendim botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 2 dhjetor 2010.
Për Këshillin
Presidenti
- WATHELET
SHTOJCË
- Kuadri i përgjithshëm
Ky vendim bazohet në nismën e CODUN për të trajtuar rreziqet e paraqitura nga trafikimi në rrugë ajrore i SALW-ve dhe mallrave të tjera destabilizuese. Në kontekstin e nismës së CODUN, ky vendim ndjek projektet e ndërmarra nga Këshilli në bashkëpunim me SitCen, Klubin e Budapestit dhe SIPRI-n. Ky vendim parashikon softuerin, sistemet pilot të zbatimit dhe programet e trajnimit dhe informimit të destinuara për misionet përkatëse të menaxhimit të krizave dhe për autoritetet ndërkombëtare e kombëtare, me qëllim monitorimin, përditësimin dhe shpërndarjen më të mirë të informacionit mbi aktorët e dyshuar të transportit ajror që operojnë në Afrikë dhe nga rajone të tjera. Në zbatim të këtij vendimi, për të rritur ndikimin e veprimit të BE-së në parandalimin e tregtisë së paligjshme të SALW-ve, duhet të garantohet koordinimi i mirë me projekte të tjera përkatëse të financuara në kuadër të programeve të BE-së dhe të vendimeve të tjera të këshillit.
- Objektivat
Projektet e përshkruara më poshtë do të trajtojnë fushat e identifikuara nga CODUN dhe aktorë të tjerë të përfshirë në nismën e BE-së për të luftuar trafikimin e SALW-ve në rrugë ajrore:
- a) nevoja për zhvillimin e një sistemi të sigurt për përditësimin e kompanive dhe mjeteve të transportit ajror që riregjistrojnë asetet dhe ndryshojnë rregullisht vendndodhjen e biznesit të tyre në përpjekje për të mos u zbuluar;
- b) ofrimi i një softueri për menaxhimin e rreziqeve dhe i trajnimit për t'u mundësuar misioneve përkatëse të menaxhimit të krizave dhe autoriteteve ndërkombëtare e kombëtare të monitorojnë e kontrollojnë në mënyrë më efektive numrin në rritje të aktorëve të transportit ajror të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e SALW-ve ose në transportin e mallrave të tjera destabilizuese në rrugë ajrore;
- c) nevoja për ofrimin e trajnimit dhe mbështetjes teknike, si dhe rritja e ndërgjegjësimit të organizatave shumëpalëshe, misioneve, organeve rajonale dhe shteteve në Afrikë dhe rajone të tjera, me qëllim përforcimin e aftësisë së tyre për të monitoruar dhe zbuluar aktorët e përfshirë në trafikimin e SALW-ve ose transportin e mallrave të tjera destabilizuese në rrugë ajrore.
- Përshkrimi i projektit
3.1. Projekti 1: Krijimi i një pakete softuerike dhe zbatimi i një projekti pilot për monitorimin, përditësimin dhe shpërndarjen e informacionit në lidhje me aktorët e transportit të mallrave të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e paligjshëm të SALW-ve
3.1.1. Objektivi i projektit
Projekti ka për qëllim përmirësimin e instrumenteve dhe teknikave në dispozicion të misioneve të menaxhimit të krizave, autoriteteve ndërkombëtare dhe autoriteteve kombëtare të vendeve të treta dhe të shteteve anëtare, për të zbuluar dhe shënjestruar mjetet e transportit ajror që dyshohen si të përfshira në tregtinë e paligjshme të SALW-ve në rrugë ajrore, brenda, nga ose drejt shteteve të treta.
3.1.2. Përshkrimi i projektit
Në kuadër të këtij projekti, do të ndërmerren aktivitetet e mëposhtme:
- a) zhvillimi i një pakete softuerike për menaxhimin e rreziqeve të trafikimit ajror, për organizatat shumëpalëshe, misionet dhe vendet e treta të zgjedhura;
- b) zhvillimi i një sistemi të bazuar në një paketë të sigurt pilot për menaxhimin e rrezikut dhe shpërndarjen e informacionit;
- c) testimi në terren i paketës softuerike, në konsultim me HR dhe organet përkatëse të Këshillit;
- d) testimi në terren i sistemit të paketës softuerike për shpërndarjen e informacionit, në konsultim me HR dhe organet përkatëse të Këshillit;
- e) zhvillimi i një manuali dhe i materialeve trajnuese shoqëruese për të lehtësuar përdorimin dhe miratimin e sistemeve të përshkruara në germat "a" dhe "b" nga misionet përkatëse të menaxhimit të krizave, autoritetet ndërkombëtare, autoritetet kombëtare të vendeve të treta dhe shtetet anëtare;
- f) prezantimi i softuerit përfundimtar dhe i manualit dhe materialit trajnues shoqërues në një seminar përmbyllës, ku do të ftohen të marrin pjesë aktorët përkatës (deri në 80 persona).
Projekti do të zbatohet gjatë një periudhe të përshtatshme kohore, e cila do të marrë në konsideratë nevojën për konsultim dhe koordinim me aktorët përkatës, nën kontrollin e HR. Projekti do të zbatohet në gjashtë faza.
Fara parapërgatitore
SIPRI, në konsultim me organet përkatëse të Këshillit dhe nën kontrollin e HR-së, do të zhvillojë një paketë softuerike, instrumente të menaxhimit të rrezikut, si dhe një sistem për shpërndarjen e informacionit dhe të dhënave të ndara, duke përdorur opsionet përkatëse të teknologjisë së informacionit (TI).
Faza e regjistrimit të të dhënave
Duke përdorur vetëm informacion me burim të hapur, projekti do të regjistrojë të dhëna nga burimet përkatëse, për të krijuar databaza gjithëpërfshirëse që janë në gjendje të sigurojnë informacion të mjaftueshëm për mbështetjen e instrumenteve të duhura të menaxhimit, zbulimit dhe profilizimit të rrezikut.
Faza e vlerësimit
SIPRI, në konsultim me organet e Këshillit dhe nën kontrollin e HR, do të kryejë vlerësimin e vendeve, rajoneve, organizatave dhe misioneve të ndryshme në të cilat paketa pilot që përdor të dhëna nga burime të hapura mund të testohet në terren në kushte optimale.
Faza e testimit në terren
SIPRI, në konsultim me organet përkatëse të Këshillit dhe nën kontrollin e HR, do të zbatojë fazën e testimit në terren, në bashkëpunim me partnerët e identifikuar në fazën e vlerësimit.
Faza e vlerësimit dhe përshtatjes
Pas testimit në terren, SIPRI do të vlerësojë dhe përshtatë softuerin duke u bazuar në përvojën dhe mësimet e nxjerra nga faza e testimit në terren. Kjo do të rezultojë në një produkt përfundimtar që do të vihet në dispozicion me marrëveshjen e aktorëve të ndryshëm.
Faza e prezantimit
Versioni final i softuerit dhe i materialit trajnues do t'u prezantohet aktorëve përkatës (deri në 80 persona) të përfshirë në zhvillimin e tij dhe të identifikuar si përdorues fundorë të softuerit, në një event të posaçëm.
3.1.3. Rezultatet e projektit
Projekti do të:
- a) fuqizojë kapacitetet e misioneve përkatëse të menaxhimit të krizave, autoriteteve ndërkombëtare, autoriteteve kombëtare të vendeve të treta dhe shteteve anëtare në fushën e monitorimit të veprimtarive të aktorëve të transportit ajror të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e SALW-ve në rrugë ajrore;
- b) sigurojë mjetet dhe sistemet pilot të nevojshme për të rritur numrin e ndalimeve të dërgesave të SALW-ve të dyshuara si të paligjshme, të transportuara në rrugë ajrore nga organizatat ndërkombëtare, misionet dhe shtetet në Afrikë dhe në rajone të tjera;
- c) rrisë aftësinë e shteteve anëtare për të shkëmbyer në mënyrë të sigurt informacionin mbi aktorët e transportit ajror, përmes teknikave të ndarjes së të dhënave dhe mekanizmave të tjera të profilizimit.
3.1.4. Përfituesit e projektit
Përfitues i projektit do të jetë personeli përkatës i misioneve të menaxhimit të krizave dhe i autoriteteve kombëtare e ndërkombëtare. Zgjedhja e përfituesve të caktuar për testimin e paketës softuerike pilot do të marrë në konsideratë variabla si prania në terren e misioneve evropiane ose shumëpalëshe të menaxhimit të krizave, nevoja për maksimizimin e burimeve, disponueshmëria e asistencës në nivel lokal, vullneti politik dhe kapacitetet e autoriteteve lokale e kombëtare për të luftuar tregtinë e paligjshme të SALW-ve në rrugë ajrore. SIPRI do të propozojë një listë të përfituesve, e cila do të miratohet nga HR në konsultim me organet kompetente të Këshillit.
3.2. Projekti 2: Rritja e ndërgjegjësimit mbi praktikat e monitorimit, zbulimit dhe menaxhimit të rrezikut në lidhje me mjetet e transportit ajror të përfshira në trafikimin në rrugë ajrore të SALW-ve dhe në qarkullimin e mallrave të tjera destabilizuese, nëpërmjet botimeve, trajnimeve dhe informimit
3.2.1. Objektivi i projektit
Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë teknike të personelit përkatës ndërkombëtar dhe kombëtar mbi "praktikat më të mira" në fushat e monitorimit, zbulimit dhe analizës së menaxhimit të rrezikut lidhur me mjetet e transportit ajror të dyshuara si të përfshira në trafikimin e SALW-ve në rrugë ajrore.
3.2.2. Përshkrimi i projektit
Në kuadër të këtij projekti, do të ndërmerren aktivitetet e mëposhtme:
- a) zhvillimi dhe botimi i një manuali dhe i materialeve trajnuese shoqëruese për t'iu shpërndarë maksimumi 250 individëve që punojnë për organizata shumëpalëshe, misione apo shtete;
- b) trajnimi dhe informimi i 80-100 personave që punojnë për departamente apo celula të caktuara të misioneve të menaxhimit të rreziqeve, për autoritete ndërkombëtare dhe për autoritete kombëtare të vendeve të treta, ku një efekt shumëfishues parashikohet të ketë shpërndarja e materialit "trajnimi i trajnuesve", përmes organizimit të maksimumi tri seminareve rajonale;
- c) përpunimi i rezultateve dhe vlerësimeve të siguruara nga veprimtaritë e trajnimit dhe informimit dhe zhvillimi, në bazë të tyre, i një modeli "praktikash më të mira" për shkëmbimin e informacionit rreth kësaj tematike ndërmjet personelit përkatës ndërkombëtar dhe kombëtar;
- d) prezantimi i rezultateve të modelit të "praktikave më të mira" në një seminar përmbyllës, ku do të ftohen të marrin pjesë aktorët përkatës (deri në 80 persona).
3.2.3. Rezultatet e projektit
Projekti do të:
- a) rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë teknike të personelit që shërben në organizata shumëpalëshe, misione dhe shtete në lidhje me "praktikat më të mira" në fushat e monitorimit, zbulimit dhe analizës së menaxhimit të rrezikut lidhur me mjetet e transportit ajror të dyshuara si të përfshira në trafikimin në rrugë ajrore të SALW-ve dhe në qarkullimin e mallrave të tjera destabilizuese;
- b) kontribuojë në standardizimin e "praktikave më të mira" në këtë fushë përmes botimit dhe shpërndarjes së një manuali mbi teknikat e monitorimit, zbulimit dhe analizës së menaxhimit të rreziqeve;
- c) pilotojë vendosjen e "praktikave më të mira" në fushën e koordinimit të informacionit përmes aktiviteteve trajnuese dhe informuese për personelin që punon për departamente ose celula të caktuara brenda organizatave shumëpalëshe, misioneve ose shteteve.
3.2.4. Përfituesit e projektit
Përfitues i projektit do të jetë personeli përkatës i misioneve të menaxhimit të krizave dhe i autoriteteve kombëtare e ndërkombëtare. Zgjedhja e përfituesve specifikë të trajnimit do të bëhet në bazë të një liste përfituesish të propozuar nga SIPRI, e cila miratohet nga HR në konsultim me organet kompetente të Këshillit.
- Vendndodhjet
Vendndodhjet për testimin në terren dhe seminarin përmbyllës të projektit 3.1, si dhe për trajnimin, aktivitetet informuese dhe seminarin përmbyllës të projektit 3.2 do të përcaktohen duke marrë në konsideratë kritere si maksimizimi i burimeve, minimizimi i gjurmëve të karbonit dhe asistenca e disponueshme në nivel lokal. SIPRI do të propozojë një listë të vendndodhjeve të rekomanduara, e cila do të miratohet nga HR në konsultim me organet kompetente të Këshillit.
- Kohëzgjatja
Kohëzgjatja totale e përllogaritur e projekteve do të jetë 24 muaj.
- Subjekti zbatues
Zbatimi teknik i këtij vendimi do t'i besohet SIPRI-t. SIPRI do të garantojë vizibilitetin e kontributit të BE-së dhe do ta kryejë detyrën e tij nën përgjegjësinë e HR-së.
- Raportimi
SIPRI do të përgatisë raporte të rregullta dymujore, si dhe pas përfundimit të secilit prej aktiviteteve të përshkruara. Raportet duhet t'i dorëzohen HR-së jo më vonë se 6 javë pas përfundimit të aktiviteteve përkatëse.
VENDIMI I KËSHILLIT, DATË 2 DHJETOR 2010, "PËR TË BËRË 4-METILMETKATINONIN (MEFEDRONIN) OBJEKT TË MASAVE TË KONTROLLIT" (2010/759/BE)
-
Lexo Dokumentin
8.12.2010
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 322/44
VENDIMI I KËSHILLIT, DATË 2 DHJETOR 2010, "PËR TË BËRË 4-METILMETKATINONIN (MEFEDRONIN) OBJEKT TË MASAVE TË KONTROLLIT"
(2010/759/BE)
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Vendimin e Këshillit 2005/387/ÇBD, datë 10 maj 2005, "Për shkëmbimin e informacionit, vlerësimin e rrezikut dhe kontrollin e substancave të reja psikoaktive"1 dhe në veçanti nenin 8, paragrafi 3 të tij,
Duke pasur parasysh nismën e Komisionit Evropian,
Meqë:
- Në një seancë të posaçme të Komitetit të zgjeruar Shkencor të Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësinë ndaj Drogave u hartua një raport i vlerësimit të rrezikut për 4-metilmetkatinonin (mefedronin), në përputhje me nenin 6 të Vendimit 2005/387/ÇBD, i cili iu përcoll Komisionit më 3 gusht 2010.
- Mefedroni është një katinon sintetik, i cili prodhohet dhe shpërndahet ligjërisht kryesisht në Azi, ndërsa paketimi përfundimtar i tij rezulton të jetë realizohet në Evropë. Mefedroni shitet kryesisht në formën e pluhurit, por edhe si kapsula apo tableta. Ai mund të blihet në internet, në dyqane të posaçme dhe nga shitës ambulantë. Në internet, mefedroni shpesh tregtohet si ushqim për bimët (pleh), "kripë për banjë" ose "kimikat për qëllime kërkimi". Në raste shumë të rralla, ajo tregtohet si substancë e ligjshme psikoaktive dhe shpesh nuk ka referenca apo informacion konkret rreth efekteve potenciale psikoaktive të saj.
- Efektet specifike të mefedronit janë të vështira për t'u vlerësuar, pasi ai përdoret kryesisht në kombinim me substanca si alkooli dhe stimulantë të tjerë. Mefedroni mendohet se ka efekte fizike të ngjashme me drogat e tjera stimuluese, në veçanti me ekstazinë (MDMA). Megjithatë, për nga kohëzgjatja relativisht e shkurtër e veprimit të tij, gjë që çon në marrjen e dozave të përsëritura, ngjan më shumë me kokainën. Disa të dhëna lënë të kuptohet se ai mund përdoret si alternativë ndaj stimulantëve të paligjshëm, se ka shumë gjasa të çojë në abuzim dhe të shkaktojë varësi. Nevojiten studime më të thella për të eksploruar me hollësi aftësinë e kësaj droge për të shkaktuar varësi.
- Në BE janë raportuar dy raste vdekjeje me shkaktar të vetëm mefedronin. Ka të paktën 37 raste të tjera vdekjeje ku autopsia ka zbuluar praninë e mefedronit.
- Njëzet e dy shtete anëtare kanë raportuar konfiskime të mefedronit në formën e pluhurit apo të tabletave. Informacioni që mund të sugjerojë përpunim apo shpërndarje masive të mefedronit dhe përfshirjen e krimit të organizuar, është i pakët. Disa të dhëna sugjerojnë se në shtetet ku mefedroni është vendosur nën kontroll, ai vazhdon të jetë i disponueshëm në tregun e zi.
- Mefedroni nuk ka asnjë vlerë apo përdorim mjekësor të konfirmuar ose të njohur në Bashkimin Evropian dhe nuk ka të dhëna se ai mund të përdoret për ndonjë qëllim tjetër të ligjshëm.
- Mefedroni nuk është dhe nuk ka qenë objekt i vlerësimit nga sistemi i Kombeve të Bashkuara. Njëmbëdhjetë shtete anëtare e kontrollojnë mefedronin në përputhje me legjislacionin kombëtar për barnat, në kuadër të detyrimeve të tyre sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1971 për lëndët psikotrope. Dy shtete anëtare e kanë bërë mefedronin objekt të masave të kontrollit në legjislacionin e tyre për barnat.
- Vlerësimi i rrezikut nxjerr në pah të dhëna të kufizuara shkencore dhe thekson se nevojiten studime në lidhje me rreziqet e përgjithshme shëndetësore dhe sociale të mefedronit. Megjithatë, për shkak të vetive stimuluese, aftësisë së tij për të shkaktuar varësi te përdoruesit, aftësisë potenciale tërheqëse, rrezikut ndaj shëndetit, mungesës së përfitimeve mjekësore dhe për rrjedhojë nevojës për të zbatuar masa parandaluese, mefedroni duhet të kontrollohet.
- Duke qenë se mefedroni kontrollohet aktualisht në njëmbëdhjetë shtete anëtare, vendosja e tij nën kontroll në të gjithë Bashkimin Evropian mund të ndihmojë në shmangien e problemeve në bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe shërbimeve gjyqësore,
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar, për të bërë 4-metilmetkatinonin (mefedronin) objekt të masave të kontrollit dhe sanksioneve penale, siç parashikohet në legjislacionin e tyre, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për lëndët psikotrope (1971).
Neni 2
Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas botimit të tij në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 2 dhjetor 2010.
Për Këshillin
Presidenti
- WATHELET
- 1. Gazeta Zyrtare L 127, 20.5.2005, f. 32.
VENDIM I KËSHILLIT 2010/450/PPJS, DATË 11 GUSHT 2010, "PËR EMËRIMIN E PËRFAQËSUESIT TË POSAÇËM TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR SUDANIN"
-
Lexo Dokumentin
12.8.2010
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 211/42
VENDIM I KËSHILLIT 2010/450/PPJS, DATË 11 GUSHT 2010, "PËR EMËRIMIN E PËRFAQËSUESIT TË POSAÇËM TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR SUDANIN"
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Bashkimin Evropian dhe në veçanti nenet 28, 31, paragrafi 2 dhe nenin 33 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë,
Meqë:
- Më datë 18 korrik 2005, Këshilli miratoi Veprimin e Përbashkët 2005/556/PPJS1 "Për emërimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian (në vijim "PPBE") për Sudanin.
- Znj. Rosalind MARSDEN do të emërohet si PPBE për Sudanin nga data 1 shtator 2010 deri më 31 gusht 2011. Megjithatë, mandati i PPBE-së mund të përfundojë më herët, nëse Këshilli vendos kështu, me një propozim nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë (në vijim "PL") pas hyrjes në fuqi të vendimit për themelimin e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.
- PPBE do të zbatojë mandatin e saj në kuadër të një situate e cila mund të përkeqësohet dhe mund të dëmtojë objektivat e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të përcaktuara në nenin 21 të Traktatit,
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
Emërimi
Znj. Rosalind MARSDEN emërohet si PPBE për Sudanin nga data 1 shtator 2010 deri më 31 gusht 2011. Mandati i PPBE-së mund të përfundojë më herët, nëse Këshilli vendos kështu, me propozimin të PL-së pas hyrjes në fuqi të vendimit për themelimin e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.
Neni 2
Objektivat e politikave
Mandati i PPBE-së bazohet në objektivat e politikave të Bashkimit Evropian (në vijim BE) në Sudan, duke punuar me palën sudaneze, Bashkimin Afrikan (BA) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) dhe grupe të tjera interesi kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për të arritur një tranzicion paqësor sipas Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Paqes (MGJP), duke përfshirë organizimin e referendumeve të besueshme për Abejin dhe për vetëvendosjen në Sudanin e Jugut në janar të 2011. Kjo përfshin kontributin aktiv për zbatimin e plotë dhe në kohë të MGJP-së dhe marrëveshjeve pas referendumit; mbështetjen për ndërtimin e institucioneve dhe nxitjen e qëndrueshmërisë, sigurisë dhe zhvillimit në Sudanin e Jugut pavarësisht nga rezultati i referendumit për vetëvendosjen; përmirësimin e sigurisë dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin në Darfur; mbështetjen për drejtësinë, pajtimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale; dhe përmirësimin e aksesit humanitar në të gjithë Sudanin.
Neni 3
Mandati
- Për të arritur objektivat e politikave, mandati i PPBE-së është që:
- a) të bashkëpunojë me Qeverinë e Sudanit, Qeverinë e Sudanit të Jugut, lëvizjet e armatosura të Darfurit dhe palë të tjera sudaneze si dhe me organizata të shoqërisë civile dhe joqeveritare dhe të ruajë një bashkëpunim të ngushtë me BA-në dhe OKB-në me qëllimin për të arritur objektivat e politikave të BE-së;
- b) të promovojë një qasje të qëndrueshme ndërkombëtare ndaj Sudanit duke ruajtur lidhje të ngushta me BA-në dhe në veçanti me Panelin e Zbatimit të Nivelit të Lartë të BA-së për Sudanin (BAPZN), me OKB-në, duke përfshirë konsultime të ngushta dhe të rregullta me Misionin e OKB-së në Sudan (MISOKB) dhe operacionin hibrid të BA/OKB në Darfur (UNAMID), Agjencinë Ndërqeveritare për Zhvillim (ANZH), Lidhjen e Shteteve Arabe (LSHA) dhe aktorët kryesorë rajonalë e të tjerë, përfshirë këtu të dërguarin e posaçëm të SHBA-së;
- c) të marrë pjesë në punën e Forumit Ndërkombëtar Konsultativ lidhur me përpjekjet ndërkombëtare koherente kundrejt Sudanit;
- d) të mbajë kontakte të rregullta politike të nivelit të lartë me ANZH-në dhe grupet kryesore rajonale të interesit, nisur nga zhvillimet e mëtejshme për zbatimin e MGJP-së dhe ndikimit të saj në integrimin e Sudanit në rajon për t'u angazhuar në mënyrë aktive me shtete rajonale dhe kryesore afrikane për të forcuar konsensusin pas zbatimit të MGJP-s,ë përfshirë pranimin e rezultatit të referendumit për vetëvendosjen e Sudanit të Jugut;
- e) të mbështesë punën e Ndërmjetësit të Përbashkët të OKB-së/BA-së dhe BAPZN-së në lidhje me përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje për Darfurin dhe të ndjekë nga afër procesin e negociatave, ndër të tjera të lehtësuar nga qeveritë e Katarit, Egjiptit, Libisë dhe të tjerëve;
- f) të ndjekë situatën dhe të mbajë kontakte të rregullta me autoritetet sudaneze, Zyrën e Prokurorit pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale, BA-në dhe OKB-në, në veçanti me Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe vëzhguesit e të drejtave të njeriut që veprojnë në rajon në lidhje me luftën kundër pandëshkueshmërisë në Sudan dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e fëmijëve dhe të grave;
- g) të përfaqësojë BE-në, sa herë që është e mundur, në Komisionin e Vlerësimit të MGJP-së;
- h) pa cenuar pavarësinë e misioneve të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve elektorale (MVZ e BE-së), të ndjekë nga afër përgatitjen dhe vendosjen e çdo MVZ-je në të ardhmen në Sudan dhe të nxisë ndjekjen e rekomandimeve të bëra; dhe
- të kontribuojë në mënyrë aktive në përgatitjen e një strategjie dhe angazhimi të ardhshëm të BE-së pas përfundimit të MGJP-së, edhe në drejtim të nxitjes së marrëdhënieve konstruktive midis Kartumit dhe Jubas, pavarësisht nga rezultati i referendumeve.
- Me qëllim të përmbushjes së mandatit të saj, PPBE, ndër të tjera:
- a) këshillon dhe raporton për vendosjen e pozitave të BE-së në forumet ndërkombëtare në mënyrë që të promovojë dhe forcojë në mënyrë proaktive një qasje të qëndrueshme të politikave të BE-së ndaj Sudanit;
- b) mban nën mbikëqyrje në përgjithësi të gjitha veprimtaritë e BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me delegacionin e BE-së në Kartum dhe delegacionin e BE-së pranë BA-së në Adis Abeba;
- c) mbështet procesin politik dhe aktivitetet që lidhen me zbatimin e MPGJ-së dhe negocimin e marrëveshjeve të nevojshme për periudhën pas referendumit si dhe përpjekjet në fushën e ndërtimit të institucioneve në Sudanin e Jugut;
- d) kontribuon në zbatimin e politikave të BE-së në lidhje me Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (RKSOKB) 1325 (2000) dhe 1820 (2008) për gratë, paqen dhe sigurinë, duke përfshirë kontributin nëpërmjet monitorimit dhe raportimit të zhvillimeve në këtë drejtim; dhe
- e) ndjek dhe raporton për pajtueshmërinë e palëve sudaneze Rezolutat përkatëse, veçanërisht 1556 (2004), 1564 (2004), 1590 (2005), 1591 (2005), 1593 (2005), 1612 (2005), 1663 (2006), 1672 (2006), 1679 (2006), 1769 (2007), 1778 (2007), 1881 (2009), 1882 (2009), 1891 (2009), 1919 (2010).
Neni 4
Zbatimi i mandatit
- PPBE-ja është përgjegjëse për zbatimin e mandatit duke vepruar nën autoritetin e PL-së.
- Komiteti Politik dhe i Sigurisë (në vijim "KPS") mban një lidhje të privilegjuar me PPBE-në dhe është pika kryesore e kontaktit të PPBE-së me Këshillin. KPS-ja i paraqet PPBE-së udhëzime strategjike dhe politike në kuadër të mandatit, pa cenuar kompetencat e PL-së.
Neni 5
Financimi
- Shuma e referencës financiare e destinuar për të mbuluar shpenzimet që lidhen me mandatin e PPBE-së për periudhën nga 1 shtatori 2010 deri më 31 gusht 2011, është 1 820 000 euro.
- Shpenzimet menaxhohen në përputhje me procedurat dhe rregullat e zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të BE-së.
- Menaxhimi i shpenzimeve është objekt i kontratës midis PPBE-së dhe Komisionit. PPBE-ja jep llogari përpara Komisionit për të gjithë shpenzimet.
Neni 6
Krijimi dhe përbërja e ekipit
- Brenda kufijve të mandatit të saj dhe mjeteve përkatëse financiare të disponueshme, PPBE është përgjegjëse për krijimin e ekipit të saj. Ekipi përfshin ekspertizën për çështje specifike të politikave siç kërkohet nga mandati. PPBE-ja informon menjëherë Këshillin dhe Komisionin për përbërjen e ekipit të saj.
- Shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së mund të propozojnë mbështetjen e stafit për të punuar me PPBE-në. Paga e stafit të mbështetur pranë PPBE nga një shtet anëtar ose nga një institucion i BE-së, mbulohet përkatësisht nga shteti anëtar ose institucioni përkatës i BE-së. Gjithashtu ekspertët e mbështetur nga shtetet anëtare pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit mund të emërohen pranë PPBE-së. Stafi ndërkombëtar i kontraktuar mban shtetësinë e një shteti anëtar.
- Të gjithë anëtarët e mbështetur të stafit mbeten nën autoritetin administrativ të shtetit anëtar dërgues ose institucionit të BE-së dhe kryejnë detyrat e tyre dhe veprojnë në interes të mandatit të PPBE-së.
- Zyrat e PPBE-së vendosen në Kartum dhe në Juba, duke përfshirë një këshilltar politik dhe stafin mbështetës administrativ dhe logjistik. Në përputhje me mandatin e PPBE-së, siç përshkruhet në nenin 3, mund të ngrihet edhe një zyrë dytësore në Darfur, nëse zyrat ekzistuese në Kartum dhe në Juba nuk mund të sigurojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për stafin e PPBE-së të dislokuar në rajonin e Darfurit.
Neni 7
Privilegjet dhe imunitetet e PPBE-së dhe stafit të saj
Privilegjet, imunitetet dhe garancitë e mëtejshme të nevojshme për përmbushjen dhe mbarëvajtjen e misionit të PPBE-së dhe anëtarëve të stafit të saj, dakordohen me palën/palët pritëse, sipas rastit. Shtetet anëtare dhe Komisioni japin të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë qëllim.
Neni 8
Siguria e informacionit të klasifikuar të BE-së
PPBE-ja dhe anëtarët e ekipit të saj respektojnë parimet e sigurisë dhe standardet minimale të saj të përcaktuara me Vendimin e Këshillit 2001/264/KE të 19 marsit 2001 "Për miratimin e rregullave të sigurisë së Këshillit"2, veçanërisht në menaxhimin e informacionit të klasifikuar të BE-së.
Neni 9
Aksesi në informacion dhe mbështetja logjistike
- Shtetet anëtare, Komisioni dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit sigurojnë që PPBE-së t'i jepet akses në çdo informacion përkatës.
- Sipas rastit, delegacioni i BE-së dhe/ose shtetet anëtare sigurojnë mbështetje logjistike në rajon.
Neni 10
Siguria
Në përputhje me politikën e BE-së për sigurinë e stafit të vendosur jashtë BE-së në cilësi operacionale sipas titullit V të Traktatit, PPBE-ja merr të gjitha masat e arsyeshme praktike, në përputhje me mandatin e saj dhe situatën e sigurisë në zonën e saj gjeografike të përgjegjësisë, për sigurinë e të gjithë stafit nën autoritetin e saj të drejtpërdrejtë, kryesisht duke:
- a) krijuar një plan sigurie specifik për misionin bazuar në udhëzimet e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit, duke përfshirë masat e sigurisë fizike, organizative dhe procedurale specifike për misionin, që rregullojnë menaxhimin e lëvizjes së sigurt të personelit në dhe brenda zonës së misionit, si dhe menaxhimin e incidenteve të sigurisë dhe përfshirjen e planit të emergjencës dhe evakuimit të misionit;
- b) siguruar që i gjithë personeli i vendosur jashtë BE-së të mbulohet nga sigurimi ndaj rrezikut të lartë, siç kërkohet nga kushtet në zonën e misionit;
- c) siguruar që të gjithë anëtarët e ekipit të saj që do të vendosen jashtë BE-së, duke përfshirë edhe personelin e kontraktuar në nivel lokal, të kenë marrë trajnim të përshtatshëm për sigurinë përpara ose pas arritjes në zonën e misionit, bazuar në vlerësimet e rrezikut të caktuara për zonën e misionit nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit;
- d) siguruar që të gjitha rekomandimet e bëra pas vlerësimeve të rregullta të sigurisë janë zbatuar dhe duke i dërguar PL-së, Këshillit dhe Komisionit raporte me shkrim për zbatimin e tyre dhe për çështje të tjera të sigurisë në kuadrin e raporteve afatmesme dhe raporteve për zbatimin e mandatit.
Neni 11
Raportimi
- PPBE-ja i paraqet rregullisht PL-së dhe KPS-së raporte verbale dhe me shkrim. Gjithashtu, PPBE-ja raporton sipas nevojës për grupet e punës së Këshillit. Raportet e rregullta me shkrim duhet të shpërndahen përmes rrjetit COREU. Me rekomandim të PL-së ose të KPS-së, PPBE-ja mund t'i paraqesë raporte Këshillit të Punëve të Jashtme.
- PPBE-ja i raporton rregullisht KPS-së mbi gjendjen në Darfur dhe situatën në Sudan në tërësi.
Neni 12
Koordinimi
- PPBE-ja promovon koordinimin e përgjithshëm politik të BE-së. Ajo ndihmon për të siguruar që të gjitha instrumentet e BE-së në këtë fushë të angazhohen në mënyrë koherente për të arritur objektivat e politikave të BE-së. Aktivitetet e PPBE-së koordinohen me ato të Komisionit, si dhe me ato të PPBE-ve të tjerë që punojnë në rajon. PPBE-ja u siguron informacione të rregullta misioneve të shteteve anëtare dhe delegacioneve të BE-së.
- Në këtë fushë, mbahet një lidhje e ngushtë me udhëheqësit e delegacioneve të BE-së, përfshirë ata në Kartum dhe në Adis Abeba dhe me Shefat e Misionit të shteteve anëtare. Ata bëjnë përpjekjet më të mira për të ndihmuar PPBE-në në zbatimin e mandatit. Gjithashtu PPBE-ja mban lidhje me aktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe rajonalë në këtë fushë.
Neni 13
Rishikimi
Zbatimi i këtij vendimi dhe konsistenca e tij me kontribute të tjera nga BE në rajon i nënshtrohen rishikimit të rregullt. PPBE-ja i paraqet PL-së, Këshillit dhe Komisionit një raport progresi para fundit të muajit shkurt 2011 dhe një raport gjithëpërfshirës për zbatimin e mandatit në fund të mandatit.
Neni 14
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi në datën e miratimit të tij.
Nënshkruar në Bruksel, më 11 gusht 2010.
Për Këshillin
Presidenti
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 4 MAJ 2010, "PËR PLANIN E SIGURISË PËR SISTEMIN QENDROR SIS II DHE INFRASTRUKTURËN E KOMUNIKIMIT" (2010/261/BE)
-
Lexo Dokumentin
5.5.2010
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 112/31
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 4 MAJ 2010, "PËR PLANIN E SIGURISË PËR SISTEMIN QENDROR SIS II DHE INFRASTRUKTURËN E KOMUNIKIMIT"
(2010/261/BE)
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren (KE) nr. 1987/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 dhjetor 2006, "Për ngritjen, funksionimin dhe përdorimin e sistemit të informacionit Shengen të brezit të dytë (SIS II)"1 dhe në veçanti nenin 16 të saj,
Duke pasur parasysh Vendimin e Këshillit 2007/533/ÇBD, datë 12 qershor 2007, "Për ngritjen, funksionimin dhe përdorimin e sistemit të informacionit Shengen të brezit të dytë (SIS II)"2 dhe në veçanti nenin 16 të tij,
Meqë:
- Neni 16 i Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe neni 16 i Vendimit 2007/533/ÇBD parashikojnë që autoriteti menaxhues, në lidhje me sistemin qendror SIS II dhe Komisioni, në lidhje me infrastrukturën e komunikimit, duhet të miratojnë masat e nevojshme, duke përfshirë një plan sigurie.
- Neni 15, paragrafi 4 i Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe neni 15, paragrafi 4 i Vendimit 2007/533/ÇBD parashikojnë se gjatë një periudhe kalimtare përpara se autoriteti menaxhues të marrë përsipër përgjegjësitë e tij, Komisioni duhet të jetë përgjegjës për menaxhimin operacional të sistemit qendror SIS II.
- Duke qenë se autoriteti menaxhues nuk është ngritur ende, plani i sigurisë që duhet të miratohet nga Komisioni duhet të zbatohet edhe për sistemin qendror SIS II për një periudhë kalimtare.
- Rregullorja (KE) nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit3 zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga Komisioni gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij për menaxhimin operacional të SIS II.
- Neni 15, paragrafi 7 i Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe neni 15, paragrafi 7 i Vendimit 2007/533/ÇBD parashikojnë që në rastet kur Komisioni delegon përgjegjësitë e tij gjatë periudhës kalimtare, përpara se autoriteti menaxhues të marrë përsipër përgjegjësitë e tij, ai garanton që ky delegim të mos ketë ndikime negative në ndonjë mekanizëm të kontrollit efektiv, sipas legjislacionit të BE-së, qoftë nga Gjykata e Drejtësisë, Gjykata e Audituesve apo Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të dhënave.
- Autoriteti menaxhues, pasi të ketë marrë përsipër përgjegjësitë e tij, duhet të miratojë planin e tij të sigurisë në lidhje me sistemin qendror SIS II. Ndaj, ky plan duhet të shfuqizohet, për aspektet që lidhet me sistemin qendror SIS II, kur autoriteti menaxhues të marrë përsipër përgjegjësitë e tij.
- Neni 4, paragrafi 3 i Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe neni 4, paragrafi 3 i Vendimit 2007/533/ÇBD parashikojnë që CS-SIS, që ushtron funksione të mbikëqyrjes teknike dhe të administrimit, të vendoset në Strasburg (Francë) dhe një CS-SIS mbështetës, i aftë për të garantuar të gjitha funksionet e CS-SIS kryesor në rast avarie në këtë sistem, vendoset në Sankt Johann im Pongau (Austri).
- Plani i sigurisë duhet të parashikojë një specialist për sigurinë e sistemit, i cili kryen detyra të lidhura me sigurinë si për sistemin qendror SIS II edhe për infrastrukturën e komunikimit dhe dy specialistë për sigurinë lokale që kryejnë detyra të lidhura me sigurinë përkatësisht për sistemin qendror SIS II dhe infrastrukturën e komunikimit. Rolet e specialistëve të sigurisë duhet të përcaktohen me qëllim që të garantohet një reagim efikas dhe i menjëhershëm ndaj incidenteve që lidhen me sigurinë dhe raportimin e tyre.
- Duhet të hartohet një politikë për sigurinë ku përshkruhen të gjitha detajet teknike dhe organizative në përputhje me dispozitat e këtij vendimi.
- Duhet të përcaktohen masa për të garantuar nivelin e përshtatshëm të sigurisë së përdorimit të sistemit qendror SIS II dhe infrastrukturës së komunikimit,
MIRATON KËTË VENDIM:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
- Ky vendim përcakton mënyrën e organizimit dhe masat në lidhje me sigurinë (plani i sigurisë) për mbrojtjen e sistemit qendror SIS II dhe të dhënat e përpunuara në këtë sistem nga kërcënimet ndaj disponueshmërisë, integritetit dhe konfidencialitetit të tyre, sipas kuptimit të nenit 16, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenit 16, paragrafi 1 të Vendimit 2007/533/ÇBD për vendosjen, funksionimin dhe përdorimin e sistemit të informacionit Shengen të brezit të dytë (SIS II) gjatë një periudhe kalimtare, derisa autoriteti menaxhues të marrë përsipër përgjegjësitë e tij.
- Ky vendim përcakton mënyrën e organizimit dhe masat në lidhje me sigurinë (plani i sigurisë) për mbrojtjen e infrastrukturës së komunikimit nga kërcënimet ndaj disponueshmërisë, integritetit dhe konfidencialitetit të saj, sipas kuptimit të nenit 16 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenit 16 të Vendimit 2007/533/ÇBD për vendosjen, funksionimin dhe përdorimin e sistemit të informacionit Shengen të brezit të dytë (SIS II).
KREU II
ORGANIZIMI, PËRGJEGJËSITË DHE MENAXHIMI I INCIDENTEVE
Neni 2
Detyrat për Komisionin
- Komisioni zbaton dhe monitoron efektivitetin e masave të sigurisë për sistemin qendror SIS II të përmendur në këtë vendim.
- Komisioni zbaton dhe monitoron efektivitetin e masave të sigurisë për infrastrukturën e komunikimit të përmendur në këtë vendim.
- Komisioni emëron një specialist për sigurinë e sistemit nga punonjësit e tij. Specialisti për sigurinë e sistemit emërohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Drejtësi, Liri dhe Siguri pranë Komisionit. Detyrat e specialistit për sigurinë e sistemit në veçanti përfshijnë:
- a) të përgatisë politikën për sigurinë, siç përshkruhet në nenin 7 të këtij vendimi;
- b) të monitorojë efektivitetin e zbatimit të procedurave të sigurisë për sistemin qendror SIS II;
- c) të monitorojë efektivitetin e zbatimit të procedurave të sigurisë për infrastrukturën e komunikimit;
- d) të kontribuojë për përgatitjen e raportimit në lidhje me sigurinë, siç përmendet në nenin 50 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe në nenin 66 të Vendimit 2007/533/ÇBD;
- e) të përmbushë detyrat në lidhje me koordinimin dhe mbështetjen për kontrollet dhe auditimet e kryera nga Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, siç përmendet në nenin 45 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe në nenin 61 të Vendimit 2007/533/ÇBD, si edhe të njoftojë incidentet sipas kuptimit të nenit 5, paragrafi 2 tek specialisti për mbrojtjen e të dhënave pranë Komisionit.
- f) të monitorojë zbatimin e duhur dhe të plotë të këtij vendimi dhe politike për sigurinë nga ana e çdo kontraktori, duke përfshirë nënkontraktorët, të përfshirë në ndonjë mënyrë në menaxhimin e sistemit qendror SIS II;
- g) të monitorojë zbatimin e duhur dhe të plotë të këtij vendimi dhe politike për sigurinë nga ana e çdo kontraktori, duke përfshirë nënkontraktorët, të përfshirë në ndonjë mënyrë në menaxhimin e infrastrukturës së komunikimit;
- h) të mbajë një listë të pikave kombëtare të kontaktit për sigurinë e SIS II dhe ta ndajë këtë listë me specialistin për sigurinë lokale për infrastrukturën e komunikimit;
- të ndajë listën e përmendur në germën "h" me specialistin për sigurinë lokale për sistemin qendror SIS II.
Neni 3
Specialisti për sigurinë lokale për sistemin qendror SIS II
- Pa cenuar nenin 8, Komisioni emëron, nga punonjësit e tij, një specialist për sigurinë lokale për sistemin qendror SIS II. Konfliktet e interesit ndërmjet detyrës si specialist i sigurisë lokale dhe çdo detyre tjetër zyrtare duhet të parandalohen. Specialisti i sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II emërohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Drejtësi, Liri dhe Siguri pranë Komisionit.
- Specialisti i sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II garanton zbatimin e masave të sigurisë që përmenden në këtë vendim dhe ndjekjen e procedurave të sigurisë për sistemin kryesor CS-SIS. Për sa i përket CS-SIS mbështetës, specialisti i sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II garanton më tej që të zbatohen masat e sigurisë që përmenden në këtë vendim, përveç atyre që përmenden në nenin 9, dhe që të ndiqen procedurat që lidhen me këto masa.
- Specialisti i sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II mund t’ia delegojë ndonjë prej detyrave të tij personelit që ka në vartësi. Konfliktet e interesit ndërmjet detyrës për t’i zbatuar këto detyra dhe çdo detyre tjetër zyrtare duhet të parandalohen. Duhet të jepet një numër telefoni dhe një adresë që mundësojnë kontaktimin në çdo kohë të specialistit të sigurisë lokale ose vartësin e tij.
- Specialisti i sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II kryen detyrat që rrjedhin nga masat e sigurisë që duhet të merren në ambientet ku ndodhen sistemi qendror CS-SIS dhe CS-SIS mbështetës, sipas kufizimeve të përcaktuara në paragrafin 1, duke përfshirë në veçanti:
- a) detyrat operacionale të sigurisë lokale duke përfshirë auditimin e murit mbrojtës, testimin e rregullt të sigurisë, auditimin dhe raportimin;
- b) të monitorojë efektivitetin e planit për vazhdimësinë e punës dhe të sigurohet për kryerjen e ushtrimeve të rregullta;
- c) të mbledhë prova dhe të raportojë pranë specialistit të sistemit të sigurisë për çdo incident në sistemin qendror SIS II që mund të ndikojë në sigurinë e sistemit qendror SIS II ose të infrastrukturës së komunikimit;
- d) të informojë specialistin për sigurinë e sistemit nëse politika për sigurinë duhet të ndryshohet;
- e) të monitorojë zbatimin e këtij vendimi dhe të politikës për sigurinë nga ana e kontraktorit, duke përfshirë nënkontraktorët, të përfshirë në ndonjë mënyrë në menaxhimin operacional të sistemit qendror SIS II;
- f) të sigurohet që stafi është vënë në dijeni për detyrat e tij dhe të monitorojë zbatimin e politikës për sigurinë;
- g) të monitorojë zhvillimet e sigurisë në sektorin IT dhe të sigurohet që stafi të trajnohet siç duhet;
- h) të përgatisë informacionin mbështetës dhe mundësitë për vendosjen, përditësimin dhe rishikimin e politikës për sigurinë, në përputhje me nenin 7.
Neni 4
Specialisti i sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit
- Pa cenuar nenin 8, Komisioni emëron, nga punonjësit e tij, një specialist për sigurinë lokale për infrastrukturën e komunikimit. Konfliktet e interesit ndërmjet detyrës si specialist i sigurisë lokale dhe çdo detyre tjetër zyrtare duhet të parandalohen. Specialisti i sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit emërohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Drejtësi, Liri dhe Siguri pranë Komisionit.
- Specialisti i sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit monitoron funksionimin e infrastrukturës së komunikimit dhe garanton zbatimin e masave të sigurisë dhe ndjekjen e procedurave të sigurisë.
- Specialisti i sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit mund t’ia delegojë ndonjë prej detyrave të tij personelit që ka në vartësi. Konfliktet e interesit ndërmjet detyrës për t’i zbatuar këto detyra dhe çdo detyre tjetër zyrtare duhet të parandalohen. Duhet të jepet një numër telefoni dhe një adresë që mundësojnë kontaktimin në çdo kohë të specialistit të sigurisë lokale ose vartësin e tij.
- Specialisti i sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit kryen detyrat që rrjedhin nga masat e sigurisë që duhet të merren për infrastrukturën e komunikimit, duke përfshirë në veçanti:
- a) të kryejë të gjitha detyrat operacionale të sigurisë që lidhen me infrastrukturën e komunikimit, duke përfshirë auditimin e murit mbrojtës, testimin e rregullt të sigurisë, auditimin dhe raportimin;
- b) të monitorojë efektivitetin e planit për vazhdimësinë e punës dhe të sigurohet për kryerjen e ushtrimeve të rregullta;
- c) të mbledhë prova dhe të raportojë pranë specialistit të sistemit të sigurisë për çdo incident në infrastrukturën e komunikimit që mund të ndikojë në sigurinë e sistemit qendror SIS II ose të infrastrukturës së komunikimit;
- d) të informojë specialistin për sigurinë e sistemit nëse politika për sigurinë duhet të ndryshohet;
- e) të monitorojë zbatimin e këtij vendimi dhe politikës për sigurinë nga ana e çdo kontraktori, duke përfshirë nënkontraktorët, të përfshirë në ndonjë mënyrë në menaxhimin e infrastrukturës së komunikimit;
- f) të sigurohet që stafi të vihet në dijeni për detyrat e tij dhe të monitorojë zbatimin e politikës për sigurinë;
- g) të monitorojë zhvillimet e sigurisë në sektorin IT dhe të sigurohet që stafi të trajnohet siç duhet;
- h) të përgatisë informacionin mbështetës dhe mundësitë për vendosjen, përditësimin dhe rishikimin e politikës për sigurinë, në përputhje me nenin 7.
Neni 5
Incidentet e sigurisë
- Çdo ngjarje që ndikon ose mund të ndikojë në sigurinë e SIS II dhe mund të shkaktojë dëme ose humbje për SIS II konsiderohet si incident sigurie, në veçanti kur mund të ketë pasur një qasje në të dhëna ose kur është ose mund të jetë kompromentuar disponueshmëria, integriteti dhe konfidencialiteti i të dhënave.
- Incidentet e sigurisë menaxhohen në mënyrë të tillë që garanton një reagim të shpejtë, efektiv dhe të përshtatshëm në përputhje me politikën për sigurinë. Duhet të përcaktohen procedurat për rikuperimin nga një incident.
- Shtetit anëtar përkatës i dërgohet informacioni në lidhje me një incident sigurie që ndikon ose mund të ndikojë në funksionimin e SIS II në një shtet anëtar ose në disponueshmërinë, integritetin dhe konfidencialitetin e të dhënave të futura ose të dërguara nga ai shtet anëtar. Incidentet e sigurisë i njoftohen specialistit për mbrojtjen e të dhënave pranë Komisionit.
Neni 6
Menaxhimi i incidentit
- Gjithë stafit dhe të gjithë kontraktorëve të përfshirë në zhvillimin, menaxhimin ose funksionimin e SIS II i kërkohet që të njoftojnë dhe të raportojnë pranë specialistit të sigurisë së sistemit ose specialistit të sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit, çdo dobësi të vëzhguar ose të dyshuar të sigurisë së infrastrukturës së komunikimit.
- Në rast se ai dikton ndonjë incident që ndikon ose mund të ndikojë në sigurinë e SIS II, specialisti i sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit njofton menjëherë specialistin e sigurisë së sistemit dhe, sipas rastit, pikën kombëtare të kontaktit për sigurinë e SIS II, nëse në shtetin anëtar në fjalë ekziston një pikë e tillë kontakti, me shkrim, ose në rast urgjence ekstreme, nëpërmjet kanaleve të tjera të komunikimit. Raporti përmban përshkrimin e incidentit të sigurisë, nivelin e rrezikut, pasojat e mundshme dhe masat që janë marrë, ose që duhet të ishin marrë për të zbutur rrezikun.
- Çdo provë në lidhje me incidentin e sigurisë sigurohet menjëherë nga specialisti i sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit. Këto prova i vihen në dispozicion, deri në shkallën që lejohet nga dispozitat e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave, specialistit të sigurisë së sistemit, me kërkesë të këtij të fundit.
- Politika për sigurinë përcakton proceset e reagimit për të garantuar që informacioni për llojin, trajtimin dhe pasojat e një incidenti sigurie t’i komunikohet specialistit për sigurinë e sistemit dhe specialistit të sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit, pasi incidenti të jetë mbyllur.
- Paragrafët 1 deri në 4 zbatohen rast pas rasti për incidentet në sistemin qendror SIS II. Në këtë mënyrë, çdo referencë për specialistin e sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit në paragrafët 1 deri në 4 lexohet si referencë për specialistin e sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II.
KREU III
MASAT E SIGURISË
Neni 7
Politika për sigurinë
- Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Drejtësi, Liri dhe Siguri përcakton, përditëson dhe rishikon rregullisht një politikë detyruese për sigurinë, në përputhje me këtë vendim. Politika për sigurinë parashikon procedurat dhe masat e detajuara për mbrojtjen kundër kërcënimeve ndaj disponueshmërisë, integritetit dhe konfidencialitetit të infrastrukturës së komunikimit, duke përfshirë planifikimi në rast emergjencash, me qëllim që të garantohet niveli i përshtatshëm i sigurisë, siç përshkruhet në këtë vendim. Politika për sigurinë është në pajtim me këtë vendim.
- Politika për sigurinë bazohet në një vlerësim të rreziqeve. Masat e përshkruara në politikën për sigurinë janë proporcionale me rrezikun e identifikuar.
- Vlerësimi i rrezikut dhe politika për sigurinë përditësohen nëse kjo lind si nevojë e ndryshimeve teknologjike, identifikimit të rreziqeve të reja ose ndonjë rrethane tjetër. Politika e sigurisë, në çdo rast, rishikohet çdo vit për të siguruar që ajo të vazhdojë t’i përgjigjet siç duhet vlerësimit më të fundit të rrezikut ose çdo ndryshimi teknologjik të identifikuar së fundmi, çdo rreziku ose çdo situate tjetër.
- Politika për sigurinë përgatitet nga specialisti i sigurisë së sistemit, në koordinim me specialistin e sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II dhe specialistin e sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit.
- Paragrafët 1 deri në 4 zbatohen rast pas rasti për politikën për sigurinë e sistemit qendror SIS II. Në këtë mënyrë, çdo referencë për specialistin e sigurisë lokale për infrastrukturën e komunikimit në paragrafët 1 deri në 4 lexohet si referencë për specialistin e sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II.
Neni 8
Zbatimi i masave të sigurisë
- Zbatimi i detyrave dhe kërkesave të përcaktuara në këtë vendim dhe në politikën për sigurinë, duke përfshirë detyrën për emërimin e specialistit të sigurisë lokale, mund të kontraktohen ose t’i besohen organeve private ose publike.
- Në këtë rast, Komisioni sigurohet, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjore detyruese, që të veprohet në pajtim të plotë me kërkesat e përcaktuara në këtë vendim dhe në politikën për sigurinë. Në rast delegimi ose kontraktimi të detyrës për emërimin e specialistit të sigurisë lokale, Komisioni sigurohet, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjore detyruese, se ai do të konsultohet për personin që do të emërohet si specialist i sigurisë lokale.
Neni 9
Kontrolli i qasjes në objekte
- Për të mbrojtur zonat që përmbajnë objektet për përpunimin e të dhënave përdoren perimetrat e sigurisë me barriera dhe kontrolle të përshtatshme për hyrjen.
- Brenda perimetrit të sigurisë përcaktohen zona të sigurta për të mbrojtur komponentët (asetet) fizikë, duke përfshirë harduerët, mediumet dhe panelet e të dhënave, planet dhe dokumentet e tjera për SIS II si edhe zyrat dhe vendet e tjera të punës së stafit të përfshirë në funksionimin e SIS II. Këto zona të sigurta mbrohen nëpërmjet kontrolleve të përshtatshme të hyrjes për të garantuar që hyrja t’i lejohet vetëm personelit të autorizuar. Puna në zonat e sigurta i nënshtrohet rregullave të detajuara të sigurisë, të përcaktuara në politikën për sigurinë.
- Parashikohet dhe instalohet siguria fizike e zyrave, sallave dhe objekteve. Pikat hyrëse, siç janë zonat e shkarkimit dhe ngarkimit dhe pika të tjera nga të cilat persona të paautorizuar mund të hyjnë në objekte kontrollohen dhe, nëse është e mundur, izolohen nga objektet e përpunimit të të dhënave për të shmangur qasjen e paautorizuar.
- Mbrojtja fizike e perimetrit të sigurisë nga dëmet nga katastrofat natyrore ose ato të shkaktuara nga njeriu hartohet dhe zbatohet në mënyrë proporcionale me rrezikun.
- Pajisjet mbrohen nga kërcënimet fizike dhe mjedisore dhe nga mundësitë për qasje të paautorizuar.
- Nëse ky informacion i vihet në dispozicion Komisionit, ai shton në listën e përmendur në nenin 2, paragrafi 3, germa "h" një pikë të vetme kontakti për monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij neni në mjediset ku ndodhet CS-SIS mbështetës.
Neni 10
Kontrolli i mediumeve të të dhënave dhe aseteve
- Mediumet portative që përmbajnë të dhëna mbrohen kundër qasjes së paautorizuar, keqpërdorimi ose korruptimi dhe lexueshmëria e tyre garantohet gjatë gjithë jetëgjatësisë së të dhënave.
- Mediumet asgjësohen në mënyrë të sigurt kur ato nuk nevojiten më, në përputhje me procedurat e detajuara që përcaktohen në politikën për sigurinë.
- Inventarët sigurojnë që të vihet në dispozicion informacioni për vendin e ruajtjes, për periudhën e zbatueshme të mbajtjes së të dhënave dhe autorizimet e qasjes.
- Të gjitha asetet e rëndësishme të infrastrukturës së komunikimit identifikohen në mënyrë që të mund të mbrohen sipas rëndësisë së tyre. Mbahet një regjistër i përditësuar për pajisjet përkatëse të IT-së.
- Ruhet një dokumentacion i disponueshëm për infrastrukturën e komunikimit. Ky dokumentacion duhet të mbrohet nga qasja e paautorizuar.
- Paragrafët 1 deri në 5 zbatohen rast pas rasti për sistemin qendror SIS II. Në këtë drejtim, çdo referencë për infrastrukturën e komunikimit lexohet si referencë për sistemin qendror SIS II.
Neni 11
Kontrolli i ruajtjes
- Merren masa të përshtatshme për të garantuar ruajtjen e përshtatshme të të dhënave dhe parandalimin e qasjes së paautorizuar tek këto të dhëna.
- Të gjitha pajisjet që përmbajnë mediume ruajtjeje kontrollohen për të garantuar se të dhënat sensitive janë hequr ose janë kopjuar plotësisht përpara se ato të asgjësohen ose të shkatërrohen në mënyrë të sigurt.
Neni 12
Kontrolli i fjalëkalimit
- Të gjitha fjalëkalimet ruhen në mënyrë të sigurt dhe trajtohen me konfidencialitet. Në rast se dyshohet se një fjalëkalim është bërë publik, fjalëkalimi duhet të ndryshohet menjëherë ose llogaria përkatëse duhet të çaktivizohet. Përdoren elemente identifikuese unike dhe individuale për përdoruesin.
- Procedurat për hyrjen dhe daljen përcaktohen në politikën për sigurinë me qëllim që të parandalohet çdo qasje e paautorizuar.
Neni 13
Kontrolli i qasjes
- Politika për sigurinë përcakton vendosjen e një procedure formale për regjistrimin dhe çregjistrimin e stafit për të dhënë ose hequr të drejtën e qasjes në harduerin ose softuerin e SIS II për qëllime të menaxhimit operacional. Dhënia dhe përdorimi i informacioneve të përshtatshme për qasjen (fjalëkalime ose mënyra të tjera të përshtatshme) kontrollohet nëpërmjet një procesi formal menaxhimi, siç përcaktohet në politikën për sigurinë.
- Qasja në harduerin dhe softuerin SIS II në CS-SIS:
- kufizohet për personat e autorizuar;
- kufizohet për rastet kur mund të identifikohet një qëllim legjitim në përputhje me nenin 45 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenin 61 të Vendimit 2007/533/ÇBD ose nenin 50, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenin 66, paragrafi 2 të Vendimit 2007/533/ÇBD;
III. nuk tejkalon kohëzgjatjen dhe objektivin e nevojshëm të qëllimit të qasjes; dhe
- kryhet vetëm në përputhje me politikën për kontrollin e qasjes, e cila duhet të përcaktohet në politikën për sigurinë.
- Në CS-SIS përdoren vetëm panelet dhe softuerët e autorizuara nga specialisti i sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II. Përdorimi i programeve të sistemit që mund të anashkalojnë sistemin dhe kontrollet e aplikimit kufizohet dhe kontrollohet. Vendosen procedura për të kontrolluar instalimin e softuerëve.
Neni 14
Kontrolli i komunikimit
Infrastruktura e komunikimit monitorohet për të ofruar disponueshmëri, integritet dhe konfidencialitet gjatë shkëmbimeve të informacionit. Përdoren mjete kriptografike për të mbrojtur të dhënat e transmetuara në infrastrukturën e komunikimit.
Neni 15
Kontrolli i inputeve
Llogaritë e personave të autorizuar për të pasur qasje në softuerët e SIS II nga CS-SIS monitorohen nga specialisti i sigurisë lokale për sistemin qendror SIS II. Përdorimi i këtyre llogarive, duke përfshirë orën dhe identitetin e përdoruesit, regjistrohet.
Neni 16
Kontrolli i transportit
- Në politikën për sigurinë përcaktohen masa të përshtatshme për të parandaluar leximin, kopjimin, modifikimin ose fshirjen e paautorizuar të të dhënave personale gjatë transmetimit drejt ose nga SIS II ose gjatë transportimit të mediumeve të të dhënave. Në politikën për sigurinë përcaktohen dispozita në lidhje me llojet e pranueshme të shpërndarjes ose transportit si edhe në lidhje me procedurat e llogaridhënies për transportimin e artikujve dhe mbërritjen e tyre në destinacion. Mediumi i të dhënave nuk përmban asnjë të dhënë përveç të dhënave që duhet të dërgohen.
- Shërbimet e ofruara nga palë të treta që kanë të bëjnë me qasjen në, përpunimin, komunikimin ose menaxhimin e objekteve për përpunimin e të dhënave ose shtimin e produkteve ose shërbimeve në objektet për përpunimin e të dhënave kanë kontrolle sigurie të integruara e të përshtatshme.
Neni 17
Siguria e infrastrukturës së komunikimit
- Infrastruktura e komunikimit menaxhohet dhe kontrollohet si duhet me qëllim që të jetë e mbrojtur nga kërcënimet dhe të garantojë sigurinë e vetë infrastrukturës së komunikimit dhe të sistemit qendror SIS II, duke përfshirë të dhënat e shkëmbyera nëpërmjet tij.
- Tiparet e sigurisë, nivelet e shërbimit dhe kërkesat për menaxhimin e të gjithë shërbimeve të rrjetit identifikohen në marrëveshjen për shërbimin e rrjetit të lidhur me ofruesin e shërbimit.
- Përveç mbrojtjes së pikave hyrëse në SIS II, mbrohet edhe çdo shërbim tjetër që përdoret nga infrastruktura e komunikimit. Politika për sigurinë përcakton masat e përshtatshme.
Neni 18
Monitorimi
- Evidencat në të cilat regjistrohet informacioni i përmendur në nenin 18, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenin 18, paragrafi 1 të Vendimit 2007/533/ÇBD në lidhje me çdo qasje në dhe të gjitha shkëmbimet e të dhënave personale brenda CS-SIS ruhen në mënyrë të sigurt dhe mbahen të aksesueshëm nga mjediset ku ndodhen CS-SIS kryesor dhe CS-SIS mbështetës për periudhën maksimale që përmendet në nenin 18, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenin 18, paragrafi 3 të Vendimit 2007/533/ÇBD.
- Procedurat për monitorimin e përdorimit ose gabimet në objektet për përpunimin e të dhënave përcaktohen në politikën për sigurinë dhe rezultatet e veprimtarive të monitorimit rishikohen rregullisht. Nëse është e nevojshme, ndërmerren veprimet e përshtatshme.
- Objektet e evidentimit dhe evidencat mbrohen kundër ndryshimit dhe qasjes së paautorizuar me qëllim për të përmbushur kërkesat për mbledhjen dhe ruajtjen e evidencave për periudhën e mbajtjes.
Neni 19
Masat kriptografike
Masat kriptografike përdoren, kur është e nevojshme, për mbrojtjen e informacionit. Përdorimi i tyre, së bashku me qëllimet dhe kushtet e përdorimit, duhet të miratohet paraprakisht nga specialisti i sigurisë së sistemit.
KREU IV
SIGURIA E BURIMEVE NJERËZORE
Neni 20
Profilet e personelit
- Politika për sigurinë përcakton funksionet dhe përgjegjësitë e personave të autorizuar për qasje në sistemin qendror SIS II.
- Politika për sigurinë përcakton funksionet dhe përgjegjësitë e personave të autorizuar për qasje në infrastrukturën e komunikimit.
- Rolet dhe përgjegjësitë e lidhura me sigurinë për stafin e Komisionit, kontraktorët dhe stafin e përfshirë në menaxhimin operacional përcaktohen, dokumentohen dhe i komunikohen personave përkatës. Këto role dhe përgjegjësi për stafin e Komisionit deklarohen në përshkrimin e punës dhe në objektiva; për kontraktorët ato deklarohen në kontrata ose në marrëveshjen për nivelin e shërbimit.
- Me të gjithë personat për të cilët nuk zbatohen rregullat e shërbimit publik të Bashkimit Evropian ose të Shtetit anëtar, lidhe marrëveshjen për ruajtjen e konfidencialitetit dhe të fshehtësisë. Stafi që duhet të punojë me të dhënat e SIS II duhet të ketë certifikatën përkatëse të sigurisë në përputhje me procedurat e detajuara që do të përcaktohen në politikën për sigurinë.
Neni 21
Informimi i personelit
- Gjithë stafi dhe kontraktorët marrin trajnim të përshtatshëm për sigurinë, kërkesat ligjore, politikat dhe procedurat, deri në masën që e kërkojnë detyrat e tyre.
- Në përfundim të marrëdhënies së punës ose kontratës, përgjegjësitë në lidhje me ndryshimin e punës ose përfundimin e marrëdhënies së punës për stafin dhe kontraktorët përcaktohen në politikën për sigurinë, dhe kjo politikë përcakton procedurat për menaxhimin e kthimit të aseteve dhe heqjen e të drejtave të qasjes.
KREU V
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 22
Zbatueshmëria
- Ky vendim hyn në fuqi në datën e përcaktuar nga Këshilli në përputhje me nenin 55, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenin 71, paragrafi 2 të Vendimit 2007/533/ÇBD.
- Neni 1, paragrafi 1 dhe neni 2, paragrafi 1, neni 2, paragrafi 3, germat "b", "d", "f" dhe "i", neni 3, neni 6, paragrafi 5, neni 7, paragrafi 5, neni 10, paragrafi 6, neni 13, paragrafi 2 dhe 3, nenet 15 dhe 18 dhe neni 20, paragrafi 1 shfuqizohen kur autoriteti menaxhues merr përsipër përgjegjësitë e tij.
Nënshkruar në Bruksel, më 4 maj 2010.
Për Komisionin
Presidenti
José Manuel BARROSO
- 1. Gazeta Zyrtare L 381, 28.12.2006, f. 4.
- 2. Gazeta Zyrtare L 205, 7.8.2007, f. 63.
- 3. Gazeta Zyrtare L 8, 12.1.2001, f. 1.
RREGULLORE (KE) NR. 810/2009 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 13 KORRIK 2009, "PËR VENDOSJEN E NJË KODI KOMUNITAR PËR VIZAT" (KODI I VIZAVE)
-
Lexo Dokumentin
15.9.2009
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 243/1
RREGULLORE (KE) NR. 810/2009 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 13 KORRIK 2009, "PËR VENDOSJEN E NJË KODI KOMUNITAR PËR VIZAT" (KODI I VIZAVE)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin e themelimit të Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 62, paragrafi 2, germa "a" dhe germën "b", pika II të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 251 të Traktatit1,
Meqë:
- Në përputhje me nenin 61 të traktatit, krijimi i një zone ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm duhet të shoqërohet me masa në lidhje me kontrollet e kufijve të jashtëm, azilin dhe imigracionin.
- Sipas nenit 62, paragrafi 2 të traktatit, masat për kalimin e kufijve të jashtëm të shteteve anëtare përcaktojnë rregulla për vizat për qëndrime të parashikuara për jo më shumë se tre muaj, duke përfshirë procedurat dhe kushtet për lëshimin e vizave nga shtetet anëtare.
- Për sa i përket politikës së vizave, krijimi i një "korpusi të përbashkët" legjislacioni, në veçanti nëpërmjet konsolidimit dhe zhvillimit të tërësisë së legjislacionit të BE-së (dispozitat përkatëse të Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit të 14 qershorit 19852 dhe Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore3, është një nga elementet thelbësore të "zhvillimit të mëtejshëm të politikës së përbashkët të vizave si pjesë e një sistemi shumështresor që ka për qëllim lehtësimin e udhëtimit të rregullt dhe trajtimin e imigracionit të paligjshëm nëpërmjet harmonizimit të mëtejshëm të legjislacionit të brendshëm si dhe të praktikave të trajtimit në misionet konsullore vendore", siç përcaktohet në Programin e Hagës: për forcimin e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë në Bashkimin Evropian4.
- Shtetet anëtare duhet të jenë të pranishme ose të përfaqësuara, për qëllimin e lëshimit të vizave, në të gjitha vendet e treta shtetasit e të cilëve janë objekt i kërkesës për vizë. Shtetet anëtare që nuk kanë një konsullatë të tyren në një vend të tretë të caktuar ose në një pjesë të caktuar të një vendi të tretë duhet të përpiqen të nënshkruajnë marrëveshje përfaqësimi në mënyrë që të shmangin përpjekjet disproporcionale nga ana e aplikuesve për vizë, për të pasur akses në konsullata.
- Për të luftuar imigracionin e paligjshëm është e nevojshme të vendosen rregulla për transitin përmes zonave ndërkombëtare të aeroporteve. Për rrjedhojë, shtetasit që bëjnë pjesë në një listë të përbashkët të vendeve të treta duhet të pajisen me vizë për transit në aeroport. Megjithatë, në raste urgjente të flukseve masive të imigrantëve të paligjshëm, shteteve anëtare duhet t'u lejohet të vendosin një kërkesë të tillë për shtetasit e vendeve të treta të ndryshme nga ato të renditura në listën e përbashkët. Vendimet individuale të shteteve anëtare duhet të shqyrtohen çdo vit.
- Marrëveshjet për pritjen e aplikuesve duhet të bëhen duke respektuar siç duhet dinjitetin njerëzor. Përpunimi i aplikimeve për viza duhet të kryhet në një mënyrë profesionale dhe të respektueshme dhe të jetë proporcional me objektivat e synuara.
- Shtetet anëtare duhet të garantojnë që cilësia e shërbimit që i ofrohet publikut të jetë e një standardi të lartë dhe të zbatojë praktika të mira administrative. Ato duhet të caktojnë një numër të përshtatshëm personeli të trajnuar si dhe burime të mjaftueshme për të lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur procesin e aplikimit për viza. Shtetet anëtare duhet të garantojnë që për të gjithë aplikuesit të zbatohet parimi i "sportelit të vetëm".
- Nëse përmbushen disa kushte, duhet të lëshohen viza me shumë hyrje me qëllim për të pakësuar barrën administrative të konsullatave të shteteve anëtare dhe për të lehtësuar lëvizjen e lirshme të personave që udhëtojnë shpesh dhe rregullisht. Aplikuesve që njihen në konsullatë për integritetin dhe besueshmërinë e tyre duhet t'u mundësohet sa të jetë e mundur një procedurë e thjeshtësuar.
- Për shkak të regjistrimit të identifikuesve biometrikë në Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS), siç përcaktohet nga Rregullorja (KE) nr. 767/2008 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 9 korrik 2008, "Për Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet shteteve anëtare për vizat afatshkurtra (Rregullorja VIS)5, paraqitja personalisht e aplikuesit, të paktën për aplikimin e parë, duhet të jetë një nga kërkesat kryesore në aplikimin për vizë.
- Për të thjeshtësuar procedurën e aplikimit për vizë në aplikimet vijuese, duhet të mundësohet kopjimi i shenjave të gishtërinjve nga hyrja e parë në sistemin VIS, për një periudhë prej 59 muajsh. Menjëherë pas përfundimit të kësaj periudhe kohore, shenjat e gishtërinjve duhet të rimerren përsëri.
- Çdo dokument, informacion ose identifikues biometrik i marrë nga shtetet anëtare gjatë procesit të aplikimit për vizë konsiderohet dokument konsullor sipas Konventës së Vjenës për marrëdhëniet konsullore, të 24 prillit 1963 dhe trajtohet në mënyrë të përshtatshme.
- Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e 24 tetorit 1995, "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave"6 zbatohet në shtetet anëtare për përpunimin e të dhënave personale sipas kësaj rregulloreje.
- Për të lehtësuar procedurën, duhet të parashikohen forma të ndryshme bashkëpunimi, si përfaqësimi i kufizuar, kolokacioni, qendrat e përbashkëta të aplikimit, rekursi te konsujt e nderit dhe bashkëpunimi me ofruesit e jashtëm të shërbimit, duke marrë parasysh veçanërisht kërkesat për mbrojtjen e të dhënave, të përcaktuara në Direktivën 95/46/KE. Shtetet anëtare, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë rregullore, duhet të përcaktojnë llojin e strukturës organizative që do të përdorin në secilin prej vendeve të treta.
- Duhet të bëhen parashikime për situata në të cilat një shtet anëtar vendos të bashkëpunojë me një ofrues të jashtëm shërbimi për mbledhjen e aplikimeve. Ky vendim mund të merret nëse, në rrethana të caktuara ose për arsye që lidhen me situatën vendore, bashkëpunimi me shtetet e tjera anëtare në formën e përfaqësimit, përfaqësimit të kufizuar, kolokacionit ose një qendre të përbashkët aplikimi rezulton të jetë i papërshtatshëm për shtetin anëtar në fjalë. Këto masa duhet të përcaktohen në përputhje me parimet e përgjithshme të lëshimit të vizave dhe me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave të përcaktuara në Direktivën 95/46/KE. Gjithashtu, nevoja për të shmangur fenomenin "visa shopping" (përpjekja për të marrë vizë pranë një konsullate ku mendohet se kualifikimi për vizë është më i lehtë dhe jo pranë konsullatës së vendit të rezidencës), duhet të merret në konsideratë gjatë përcaktimit dhe zbatimit të këtyre masave.
- Në rastet kur një shtet anëtar ka vendosur të bashkëpunojë me një ofrues të jashtëm shërbimi, ai duhet t'u mundësojë të gjithë aplikuesve që t'i dorëzojnë aplikimet direkt pranë misioneve diplomatike apo posteve konsullore të tij.
- Shtetet anëtare duhet të bashkëpunojnë me një ofrues të jashtëm shërbimi në bazë të një instrumenti ligjor që duhet të përmbajë dispozita që përcaktojnë saktësisht përgjegjësitë e tij, aksesin e drejtpërdrejtë dhe të përgjithshëm në ambientet e tij, informacionin për aplikuesit, konfidencialitetin dhe rrethanat, kushtet dhe procedurat e pezullimit ose ndërprerjes së bashkëpunimit.
- Duke lejuar shtetet anëtare të bashkëpunojnë me ofruesit e jashtëm të shërbimeve për mbledhjen e aplikimeve ndërsa vendos parimin "e një sporteli të vetëm" për dorëzimin e aplikimeve, kjo rregullore krijon një derogim nga rregulli i përgjithshëm sipas të cilit një aplikues duhet të paraqitet personalisht në misionin diplomatik apo postet konsullore. Kjo nuk cenon mundësinë e thirrjes së aplikuesit për intervistë individuale.
- Bashkëpunimi lokal për Shengenin është thelbësor për zbatimin e harmonizuar të politikës së përbashkët të vizave dhe për vlerësimin e saktë të rreziqeve të migracionit dhe/ose të sigurisë. Duke marrë parasysh ndryshimet në rrethanat lokale, zbatimi operacional i dispozitave të veçanta legjislative duhet të vlerësohet nga misionet diplomatike dhe postet konsullore të shteteve anëtare në secilin prej vendeve, me qëllim garantimin e zbatimit të harmonizuar të dispozitave legjislative për të shmangur fenomenin "visa shopping" dhe trajtimin e diferencuar të aplikuesve për vizë.
- Të dhënat statistikore janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin e lëvizjeve migratore dhe mund të shërbejnë si mjet efikas menaxhimi. Kështu, këto të dhëna duhet të përpilohen rregullisht sipas një formati të përbashkët.
- Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj rregulloreje duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, të 28 qershorit 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i delegohen Komisionit"7.
- Në veçanti, Komisioni duhet të autorizohet për të miratuar ndryshime në shtojcat e kësaj rregulloreje. Duke qenë se ato masa kanë fushë të përgjithshme zbatimi dhe janë hartuar për të ndryshuar elementet jothelbësore të kësaj rregulloreje, ndër të tjera duke e plotësuar atë me elemente jothelbësore të reja, ato duhet të miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të parashikuar në nenin 5a të Vendimit 1999/468/KE.
- Për të garantuar zbatimin e harmonizuar të kësaj rregulloreje në nivel operacional, udhëzimet duhet të hartohen duke u bazuar në praktikën dhe procedurat që duhet të ndjekin shtetet anëtare gjatë përpunimit të aplikimeve për viza.
- Duhet të krijohet një faqe e përbashkët interneti për vizat Shengen në mënyrë që të përmirësohet vizibiliteti dhe imazhi uniform i politikës së përbashkët të vizave. Kjo faqe do të shërbejë si mjet për t'i ofruar publikut të gjerë të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me aplikimin për vizë.
- Duhet të miratohen masat e duhura për monitorimin dhe vlerësimin e kësaj rregulloreje.
- Rregullorja VIS dhe Rregullorja (KE) nr. 562/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 15 marsit 2006, "Për vendosjen e një Kodi komunitar për rregullat që rregullojnë lëvizjet e personave përmes kufijve (Kodi për Kufijtë e Shengenit)"8 duhet të ndryshohet për të marrë parasysh dispozitat e kësaj rregulloreje.
- Marrëveshjet dypalëshe të lidhura midis Komunitetit dhe vendeve të treta që kanë për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për vizë, mund të derogojnë nga dispozitat e kësaj rregulloreje.
- Kur një shtet anëtar është organizatori i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, duhet të zbatohet një skemë e posaçme për lehtësimin e lëshimit të vizave për anëtarët e familjes olimpike.
- Meqenëse objektivi i kësaj rregulloreje, përkatësisht përcaktimi i procedurave dhe kushteve për lëshimin e vizave transit përmes territorit të shteteve anëtare ose për qëndrimet e synuara në territorin e shteteve anëtare, që nuk zgjasin më shumë se tre muaj në çdo periudhë gjashtë mujore, nuk mund të arrihet plotësisht nga shtetet anëtare dhe për rrjedhojë mund të arrihet më mirë në nivel komunitar, Komuniteti mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
- Kjo rregullore respekton të drejtat themelore dhe zbaton parimet e njohura në veçanti nga Konventa e Këshillit Evropian për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian.
- Kushtet që rregullojnë hyrjen në territorin e shteteve anëtare ose lëshimin e vizave nuk ndikojnë në rregullat që rregullojnë aktualisht njohjen e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit.
- Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit për Qëndrimin e Danimarkës, që i bashkëlidhet si shtojcë Traktatit të Bashkimit Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje dhe nuk i nënshtrohet detyrimeve apo zbatimit të saj. Duke qenë se kjo rregullore bazohet në tërësinë e legjislacionit të Schengenit, sipas dispozitave të titullit IV të pjesës tre të Traktatit themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka, në përputhje me nenin 5 të këtij protokolli, vendos brenda një periudhe gjashtë mujore pas datës së miratimit të kësaj rregulloreje nëse ajo do ta zbatojë ose jo atë në legjislacionin e saj të brendshëm.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit9 të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "b" të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE10 për disa masa të caktuara në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.
- Duhet të bëhet një marrëveshje që të lejojë përfaqësuesit e Islandës dhe të Norvegjisë që të përfshihen në punën e komiteteve që ndihmojnë Komisionin në ushtrimin e kompetencave të tij zbatuese sipas kësaj rregulloreje. Një masë e tillë është parashikuar në shkëmbimin e shkresave ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian, Islandës dhe Norvegjisë në lidhje me komitetet që ndihmojnë Komisionin Evropian në ushtrimin e kompetencave të tij ekzekutive11, bashkëlidhur si shtojcë marrëveshjes së lartpërmendur. Komisioni i ka dorëzuar Këshillit një draft rekomandim me qëllim negocimin e kësaj mase.
- Për sa i përket Zvicrës, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit12 të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa B të Vendimit 1999/437/KE që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2008/146/KE13 për lidhjen e kësaj marrëveshjeje.
- Për sa i përket Lihtenshtejnit, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të protokollit të nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës Zvicerane dhe Principatës së Lihtenshtejnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtejnit në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa B, të Vendimit 1999/437/KE, që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2008/261/KE14 për nënshkrimin e këtij protokolli.
- Kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, ku Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE të 29 majit 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit15. Për rrjedhojë, Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në miratimin e saj dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të saj.
- Kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, ku Irlanda nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE të 28 shkurtit 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Schengenit16. Për rrjedhojë, Irlanda nuk merr pjesë në miratimin e rregullores dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të saj.
- Kjo rregullore, me përjashtim të nenit 3, përmban dispozita të hartuara në bazë të tërësisë së legjislacionit të Shengenit ose të lidhura me të, sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2003, dhe sipas kuptimit të nenit 4, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2005,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
TITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi
- Kjo rregullore përcakton procedurat dhe kushtet për lëshimin e vizave të transitit përmes territorit të shteteve anëtare ose për qëndrimet e synuara në territorin e shteteve anëtare, që nuk zgjasin më shumë se tre muaj në çdo periudhë 6 mujore.
- Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen për çdo shtetas të një vendi të tretë që duhet të jetë i pajisur me vizë gjatë kalimit të kufijve të jashtëm të shteteve anëtare sipas Rregullores së Këshillit (KE) nr. 539/2001 të 15 marsit 2001, "Për caktimin e vendeve të treta shtetasit e të cilave duhet të jenë të pajisur me vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe të vendeve shtetasit e të cilave përjashtohen nga kjo kërkesë"17, pa cenuar:
- a) të drejtat për lëvizjen e lirë që gëzojnë shtetasit e vendeve të treta që janë anëtarë të familjes së qytetarëve të Bashkimit Evropian;
- b) të drejtat ekuivalente që gëzojnë shtetasit e vendeve të treta dhe anëtarët e familjes së tyre, të cilët, në zbatim të marrëveshjes ndërmjet Komunitetit dhe shteteve anëtare të tij, nga njëra anë, dhe atyre vendeve të treta, nga ana tjetër, gëzojnë të drejta të lëvizjes së lirë të barasvlershme me ato të qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe të anëtarëve të familjes së tyre.
- Kjo rregullore rendit gjithashtu vendet e treta shtetasit e të cilave duhet të pajisen me vizë për transit në aeroport, nëpërmjet përjashtimit nga parimi i transitit të lirë të përcaktuar në shtojcën 9 të Konventës së Çikagos për Aviacionin Civil Ndërkombëtar si dhe përcakton procedurat dhe kushtet për lëshimin e vizave me qëllim transitin përmes zonave ndërkombëtare të transitit në aeroportet e shteteve anëtare.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj rregulloreje përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- "shtetas i një vendi të tretë" është çdo person që nuk është qytetar i Bashkimit Evropian sipas kuptimit të nenit 17, paragrafi 1 të traktatit;
- "viza" është një autorizim i lëshuar nga një shtet anëtar me qëllim:
- a) transitin përmes territorit të shteteve anëtare, ose qëndrimin e synuar në territorin e shteteve anëtare, që nuk zgjat më shumë se tre muaj në çdo periudhë 6 mujore nga data e hyrjes së parë në territorin e shteteve anëtare.
- b) transitin përmes zonave ndërkombëtare të transitit të aeroporteve të shteteve anëtare;
- "viza uniforme" është një vizë e vlefshme për të gjithë territorin e shteteve anëtare;
- "viza me vlefshmëri territoriale të kufizuar" është një vizë e vlefshme për territorin e një ose më shumë shteteve anëtare por jo për të gjitha;
- "viza për transit në aeroport" është një vizë e vlefshme për transitin përmes zonave ndërkombëtare të transitit të një ose më shumë aeroporteve të shteteve anëtare;
- "Viza pullë" është formati uniform për vizat siç përcaktohet nga Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 1683/95 e 29 majit 1995, "Për përcaktimin e një formati të unifikuar për vizat"18;
- "dokument i njohur udhëtimi" është një dokument udhëtimi i njohur nga një ose më shumë shtete anëtare për qëllimin e ngjitjes së vizave;
- "fletë e veçantë për ngjitjen e vizës" është një format uniform për formularët ku ngjiten vizat e lëshuara nga shtetet anëtare për personat që janë të pajisur me dokumente udhëtimi që nuk njihen nga shteti anëtar që harton formularin, sipas përcaktimit të Rregullores së Këshillit nr. 333/2002, datë 18 shkurt 2002, "Për një format të njëtrajtshëm të formularëve të ngjitjes së vizës së lëshuar nga shtetet anëtare për personat që janë të pajisur me dokumente udhëtimi që nuk njihen nga shteti anëtar që ka hartuar formularin"19;
- "Konsullatë" është misioni diplomatik ose posti konsullor i një shteti anëtar i autorizuar për të lëshuar viza dhe i drejtuar nga një nëpunës konsullor i karrierës, siç përcaktohet në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, e 24 prillit 1963;
- "aplikim" është aplikimi për vizë;
- "ndërmjetës tregtar" është një agjenci administrative, shoqëri transporti apo agjenci udhëtimi private (operator turistik ose shitës me pakicë).
TITULLI II
VIZË PËR TRANSIT NË AEROPORT
Neni 3
Shtetasit e vendeve të treta që duhet të pajisen me vizë për transit në aeroport
- Shtetasit e vendeve të treta të renditura në shtojcën IV duhet të pajisen me vizë për transit në aeroport gjatë kalimit në zonat për qarkullim ndërkombëtar të aeroporteve që ndodhen në territorin e shteteve anëtare.
- Në raste urgjente të flukseve masive të imigrantëve të paligjshëm, çdo shtet anëtar mund t’u kërkojë shtetasve të vendeve të treta të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin 1, që të jenë të pajisur me një vizë për transit në aeroport gjatë kalimit në zonat për qarkullim ndërkombëtar të aeroporteve që ndodhen në territorin e tyre. Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për këto vendime para hyrjes në fuqi dhe për tërheqjen e kësaj kërkese për vizë për transit në aeroport.
- Në kuadër të komitetit të përmendur në nenin 52, paragrafi 1, këto njoftime shqyrtohen çdo vit për qëllimin e transferimit të vendit të tretë në fjalë në listën e përcaktuar në shtojcën IV.
- Nëse vendi i tretë nuk transferohet në listën e përcaktuar në shtojcën IV, shteti anëtar në fjalë mund të mbajë në fuqi, nëse përmbushen kushtet e paragrafit 2, ose të tërheqë kërkesën për vizë për transit në aeroport.
- Kategoritë e mëposhtme të personave përjashtohen nga kërkesa për vizë për transit në aeroport, e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2:
- a) mbajtësit e një vize uniforme të vlefshme, vize kombëtare afatgjatë ose leje qëndrimi të lëshuar nga një shtet anëtar;
- b) shtetasit e vendeve të treta, mbajtës të lejeve të qëndrimit të renditura në shtojcën V, të lëshuara nga Andorra, Kanadaja, Japonia, San Marino ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës që garantojnë ripranimin e pakushtëzuar të mbajtësit;
- c) shtetasit e vendeve të treta, mbajtës të një vize të vlefshme për një shtet anëtar ose për një shtet që është palë e Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane, të 2 majit 1992, për Kanadanë, Japoninë ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose që kthehen nga këto vende pasi e kanë shfrytëzuar vizën;
- d) anëtarët e familjeve të qytetarëve të Bashkimit Evropian të përmendur në nenin 1, paragrafi 2, germa "a";
- e) mbajtësit e pasaportave diplomatike;
- f) anëtarët e ekuipazheve të mjeteve të fluturimit, shtetas të një vendi që është palë kontraktore në Konventën e Çikagos për Aviacionin Civil Ndërkombëtar.
TITULLI III
PROCEDURAT DHE KUSHTET PËR LËSHIMIN E VIZAVE
KREU I
AUTORITETET QË MARRIN PJESË NË PROCEDURAT E APLIKIMEVE
Neni 4
Autoritetet kompetente që marrin pjesë në procedurat e aplikimeve
- Shqyrtimi dhe miratimi i aplikimeve bëhet nga konsullatat.
- Duke deroguar nga paragrafi 1, shqyrtimi dhe miratimi i aplikimeve mund të bëhet në kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare nga autoritetet përgjegjëse për verifikimet e personave, në përputhje me nenet 35 dhe 36.
- Në territoret jo evropiane përtej kufijve të shteteve anëtare, aplikimet mund të shqyrtohen dhe miratohen nga autoritetet e përcaktuara nga shteti anëtar në fjalë.
- Një shtet anëtar mund të kërkojë përfshirjen e autoriteteve të ndryshme nga ato të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 në shqyrtimin dhe miratimin e aplikimeve.
- Një shtet anëtar mund të kërkojë të konsultohet me ose të informohet nga një shtet tjetër anëtar në përputhje me nenet 22 dhe 31.
Neni 5
Shteti anëtar kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e aplikimeve
- Shteti anëtar kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e aplikimeve për vizë uniforme është:
- a) shteti anëtar territori i të cilit përbën destinacionin e vetëm të vizitave;
- b) nëse vizita përfshin më shumë se një destinacion, shteti anëtar territori i të cilit përbën destinacionin kryesor të vizitave për sa i përket kohëzgjatjes apo qëllimit të qëndrimit; ose
- c) nëse nuk mund të përcaktohet një destinacion kryesor, shteti anëtar kufijtë e jashtëm të të cilit synon të kalojë aplikuesi për të hyrë në territorin e shteteve anëtare.
- Shteti anëtar kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e aplikimeve për vizë uniforme për qëllime transiti është:
- a) në rastin e transitit vetëm nëpërmjet një shteti anëtar, shteti anëtar në fjalë; ose
- b) në rastin e transitit nëpërmjet disa shteteve anëtare, shteti anëtar kufijtë e jashtëm të të cilit synon të kalojë aplikuesi për të filluar transitin.
- Shteti anëtar kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e aplikimeve për vizë për transit në aeroport është:
- a) në rastin e transitit vetëm nga një aeroport, shteti anëtar në territorin e të cilit ndodhet aeroporti; ose
- b) në rastin e transitit përmes dy ose shumë aeroporteve, shteti anëtar në territorin e të cilit ndodhet aeroporti i parë i transitit.
- Shtetet anëtare bashkëpunojnë për të parandaluar situata në të cilat aplikimet nuk mund të shqyrtohen dhe të miratohen sepse shteti anëtar kompetent në përputhje me paragrafët 1 deri në 3, nuk është i pranishëm dhe as i përfaqësuar në vendin e tretë ku aplikuesi ka dorëzuar aplikimin në përputhje me nenin 6.
Neni 6
Kompetenca territoriale konsullore
- Aplikimet shqyrtohen dhe miratohen nga konsullata e shtetit anëtar kompetent në juridiksionin e të cilit aplikuesi banon ligjërisht.
- Një konsullatë e shtetit anëtar kompetent shqyrton dhe miraton aplikimin e dorëzuar nga një shtetas i një vendi të tretë me qëndrim të ligjshëm por që nuk banon në juridiksionin e tij, nëse aplikuesi justifikon dorëzimin e aplikimit në atë konsullatë.
Neni 7
Kompetenca e lëshimit të vizave për shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të ligjshëm brenda territorit të një shteti anëtar
Shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të ligjshëm në territorin e një shteti anëtar që duhet të pajisen me vizë për të hyrë në territorin e një ose më shumë shteteve anëtare aplikojnë për vizë në konsullatën e shtetit anëtar kompetent në përputhje me nenin 5, paragrafi 1 ose 2.
Neni 8
Marrëveshjet e përfaqësimit
- Një shtet anëtar mund të pranojë të përfaqësojë një shtet tjetër anëtar kompetent në përputhje me nenin 5 për qëllimin e shqyrtimit të aplikimeve dhe lëshimit të vizave në emër të këtij shteti anëtar. Një shtet anëtar mund të përfaqësojë gjithashtu një shtet tjetër anëtar në mënyrë të kufizuar vetëm për marrjen e aplikimeve dhe regjistrimin e identifikuesve biometrikë.
- Kur konsullata e shtetit anëtar përfaqësues synon të refuzojë një vizë, ajo ia dorëzon aplikimin autoriteteve përkatëse të shtetit anëtar të përfaqësuar në mënyrë që të marrin një vendim përfundimtar për aplikimin brenda afatit të përcaktuar në nenin 23, paragrafi 1, 2 ose 3.
- Marrja dhe përcjellja e dosjeve dhe të dhënave drejt shtetit anëtar të përfaqësuar kryhet në përputhje me të rregullat përkatëse për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave.
- Shteti anëtar përfaqësues dhe ai i përfaqësuar nënshkruajnë midis tyre një marrëveshje dypalëshe që përmban elementet e mëposhtme:
- a) specifikon kohëzgjatjen e përfaqësimit, vetëm kur është i përkohshëm dhe procedurat për përfundimin e tij;
- b) mund të parashikojë, veçanërisht kur shteti anëtar i përfaqësuar ka një konsullatë në vendin e tretë në fjalë, sigurimin e ambienteve, personelit dhe pagesave nga shteti anëtar i përfaqësuar;
- c) mund të parashikojë që aplikimet nga kategori të caktuara të shtetasve të vendeve të treta t'i përcillen autoriteteve qendrore të shtetit anëtar të përfaqësuar nga shteti anëtar përfaqësues për konsultim paraprak, siç parashikohet në nenin 22;
- d) mund të autorizojë, duke deroguar nga paragrafi 2, konsullatën e shtetit anëtar përfaqësues për të refuzuar lëshimin e vizës pas shqyrtimit të aplikimit.
- Shtetet anëtare që nuk kanë një konsullatë të tyren në një vend të tretë përpiqen të lidhin marrëveshje përfaqësimi me shtetet anëtare që kanë konsullata në atë vend.
- Me qëllim që të sigurohet që një infrastrukturë e dobët transporti ose distancat e gjata në një rajon ose zonë gjeografike të caktuar nuk kërkojnë përpjekje joproporcionale nga ana e aplikuesve për të pasur akses në një konsullatë, shtetet anëtare që nuk kanë konsullatën e tyre në atë rajon apo zonë përpiqen të lidhin marrëveshje përfaqësimi me shtetet anëtare që kanë konsullata në atë rajon ose zonë.
- Shteti anëtar i përfaqësuar njofton Komisionin për marrëveshjet e përfaqësimit ose zgjidhjen e tyre para se ato të hyjnë në fuqi apo të zgjidhen.
- Në të njëjtën kohë, konsullata e shtetit anëtar përfaqësues informon konsullatat e shteteve të tjera anëtare dhe delegacionin e Komisionit në juridiksionin në fjalë në lidhje me marrëveshjet e përfaqësimit ose zgjidhjen e tyre para se ato të hyjnë në fuqi apo të zgjidhen.
- Nëse konsullata e shtetit anëtar përfaqësues vendos të bashkëpunojë me një ofrues të jashtëm shërbimi në përputhje me nenin 43, ose me ndërmjetës tregtarë të akredituar siç parashikohet në nenin 45, ky bashkëpunim përfshin aplikimet që mbulohen nga marrëveshjet e përfaqësimit. Autoritetet qendrore të shtetit anëtar të përfaqësuar informohen paraprakisht për kushtet e këtij bashkëpunimi.
KREU II
ZBATIMI
Neni 9
Metoda praktike për dorëzimin e një aplikimi
- Aplikimet dorëzohen jo më herët se tre muaj para fillimit të vizitës së synuar. Mbajtësit e një vize me shumë hyrje mund ta dorëzojnë aplikimin para skadimit të vizës së vlefshme për një periudhë prej të paktën gjashtë muajsh.
- Aplikuesve mund t'u kërkohet të lënë një takim për dorëzimin e aplikimit. Si rregull takimi zhvillohet brenda një periudhe prej dy javësh nga data kur është kërkuar.
- Në raste urgjente të justifikuara, konsullata mund t’i mundësojë aplikuesve që të dorëzojnë aplikimet pa nevojën e një takimi ose t’u caktojë një takim të menjëhershëm.
- Aplikimet mund të dorëzohen në konsullatë nga aplikuesi ose nga ndërmjetës tregtarë të akredituar, siç parashikohet në nenin 45, paragrafi 1, pa cenuar nenin 13 ose në përputhje me nenin 42 ose 43.
Neni 10
Rregulla të përgjithshme për dorëzimin e një aplikimi
- Pa cenuar dispozitat e neneve 13, 42, 43 dhe 45, aplikuesit janë personalisht të pranishëm kur dorëzojnë një aplikim.
- Konsullatat mund të heqin dorë nga kërkesa e përmendur në paragrafin 1 nëse e njohin aplikuesin për integritetin dhe besueshmërinë e tij.
- Kur dorëzon një aplikim, aplikuesi:
- a) paraqet një formular aplikimi në përputhje me nenin 11;
- b) paraqet një dokument udhëtimi në përputhje me nenin 12;
- c) paraqet një fotografi në përputhje me standardet e përcaktuara në Rregulloren (KE) nr. 1683/95, ose kur sistemi VIS është funksional sipas nenit 48 të Rregullores VIS, në përputhje me standardet e përcaktuara në nenin 13 të kësaj rregulloreje;
- d) lejon marrjen e shenjave të gishtërinjve në përputhje me nenin 13, sipas rastit;
- e) paguan tarifën e vizës në përputhje me nenin 16;
- f) siguron dokumentacion mbështetës në përputhje me nenin 14 dhe shtojcën II;
- g) sipas rastit, paraqet dëshmi për zotërimin e një sigurimi të saktë dhe të vlefshëm të shëndetit në udhëtim, në përputhje me nenin 15.
Neni 11
Formulari i aplikimit
- Të gjithë aplikuesit dorëzojnë një formular aplikimi të plotësuar dhe të nënshkruar, siç përcaktohet në shtojcën I. Personat e përfshirë në dokumentin e udhëtimit të aplikuesit dorëzojnë një formular aplikimi të veçantë. Të miturit dorëzojnë një formular aplikimi të nënshkruar nga një person që ushtron autoritet prindëror ose kujdestari ligjore të përhershme ose të përkohshme.
- Konsullatat vënë gjerësisht në dispozicion, pa pagesë, formularët e aplikimit dhe i bëjnë ato lehtësisht të aksesueshme për aplikuesit.
- Formulari është i disponueshëm në gjuhët e mëposhtme:
- a) gjuhët zyrtare të shtetit anëtar për të cilin kërkohet viza;
- b) gjuhët zyrtare të vendit pritës;
- c) gjuhët zyrtare të vendit pritës dhe gjuhët zyrtare të shtetit anëtar për të cilin kërkohet vizë; ose
- d) në rastin e përfaqësimit, gjuhët zyrtare të shtetit anëtar përfaqësues.
Përveç gjuhëve të përmendura në germën "a", formulari mund të vihet në dispozicion në një gjuhë tjetër zyrtare të institucioneve të Bashkimit Evropian.
- Nëse formulari i aplikimit nuk është i disponueshëm në gjuhët zyrtare të vendit pritës, një përkthim i tij në ato gjuhë mund të vihet veçmas në dispozicion të aplikuesve.
- Përkthimi i formularit të aplikimit në gjuhët zyrtare të vendit pritës përgatitet sipas bashkëpunimit lokal për Shengenin, të parashikuar në nenin 48.
- Konsullata informon aplikuesit në lidhje me gjuhët që mund të përdoren gjatë plotësimit të formularit të aplikimit.
Neni 12
Dokumenti i udhëtimit
Aplikuesi paraqet një dokument të vlefshëm udhëtimi që plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) vlefshmëria e tij vazhdon për të paktën tre muaj pas datës së synuar të largimit nga territori i shteteve anëtare ose, në rastin e vizitave të shumëfishta, pas datës së fundit të synuar të largimit nga territori i shteteve anëtare. Megjithatë, në një rast emergjence të justifikuar, ky detyrim mund të shmanget;
- b) përmban të paktën dy faqe bosh;
- c) të jetë lëshuar brenda 10 viteve të fundit.
Neni 13
Identifikuesit biometrikë
- Shtetet anëtare pranojnë identifikuesit biometrikë të aplikuesit duke përfshirë një fotografi të tij dhe 10 shenjat e gishtërinjve në përputhje me masat mbrojtëse të përcaktuara në Konventën e Këshillit Evropian për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës.
- Në kohën e dorëzimit të aplikimit të parë, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht. Në këtë kohë, mblidhen identifikuesit e mëposhtëm biometrikë të aplikuesit:
— një fotografi, e skanuar ose e bërë në kohën e aplikimit, dhe
— 10 shenjat e gishtërinjve të marra në mënyrë dixhitale.
- Kur shenjat e gishtërinjve që i janë marrë aplikuesit si pjesë e një aplikimi të mëparshëm janë futur në sistemin VIS për herë të parë më pak se 59 muaj para datës së aplikimit të ri, ato kopjohen në aplikimin e radhës.
Megjithatë, kur ekziston një dyshim i arsyeshëm në lidhje me identitetin e aplikuesit, konsullata i merr shenjat e gishtërinjve brenda periudhës së specifikuar në nënparagrafin e parë.
Gjithashtu, nëse në kohën kur dorëzohet aplikimi, nuk mund të konfirmohet menjëherë se shenjat e gishtërinjve janë marrë brenda periudhës së specifikuar në nënparagrafin e parë, aplikuesi mund të kërkojë që t’ia marrin ato.
- Në përputhje me nenin 9, paragrafi 5 të Rregullores VIS, fotografia e bashkëngjitur në çdo aplikim, regjistrohet në sistemin VIS. Aplikuesi nuk duhet të paraqitet personalisht për këtë qëllim.
Kërkesat teknike për fotografinë janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara në dokumentin 9303, pjesa 1, botimi i 6-të, të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ONAC).
- Shenjat e gishtërinjve merren në përputhje me standardet e ONAC dhe Vendimin e Komisionit 2006/648/KE të 22 shtatorit 2006, "Për përcaktimin e specifikimeve teknike për standardet e veçorive biometrike në lidhje me zhvillimin e Sistemit të Informacionit të Vizave"20.
- Identifikuesit biometrikë mblidhen nga një personel i kualifikuar dhe i autorizuar i autoriteteve kompetente në përputhje me nenin 4, paragrafi 1, 2 dhe 3. Nën mbikëqyrjen e konsullatave, identifikuesit biometrikë mund të mblidhen gjithashtu nga një personel i kualifikuar dhe i autorizuar i konsullit të nderit, siç përmendet në nenin 42, ose i një ofruesi të jashtëm të shërbimeve, siç përmendet në nenin 43. Shtetet anëtare në fjalë, kur kanë dyshime, ofrojnë mundësinë e verifikimit në konsullatë të shenjave të gishtërinjve që janë marrë nga ofruesi i jashtëm i shërbimit.
- Aplikuesit e mëposhtëm përjashtohen nga kërkesa e marrjes së shenjave të gishtërinjve:
- a) fëmijët nën moshën 12 vjeç;
- b) personat për të cilët është fizikisht e pamundur të merren shenjat e gishtërinjve. Nëse është e mundur të merren shenjat e më pak se 10 gishtërinjve, merret numri maksimal i tyre. Megjithatë, nëse kjo pamundësi është e përkohshme, aplikuesit duhet t’i merren shenjat e gishtërinjve në aplikimin pasardhës. Autoritetet kompetente, në përputhje me nenin 4, paragrafi 1, 2 dhe 3, kanë të drejtën të kërkojnë sqarime të mëtejshme për arsyet e pamundësisë së përkohshme. Shtetet anëtare sigurojnë ekzistencën e procedurave të duhura që garantojnë dinjitetin e aplikuesit në rast se ka vështirësi në regjistrim;
- c) kryetarët e shteteve ose të qeverive dhe anëtarët e qeverive kombëtare me bashkëshortët/bashkëshortet e tyre si dhe anëtarët e delegacioneve të tyre zyrtare, kur ftohen nga qeveritë e shteteve anëtare ose nga organizata ndërkombëtare për qëllime zyrtare;
- d) sovranët dhe anëtarët e tjerë të lartë të familjes mbretërore, kur ftohen nga qeveritë e shteteve anëtare ose nga organizata ndërkombëtare për qëllime zyrtare.
- Në rastet e përmendura në paragrafin 7, në sistemin VIS paraqitet shënimi "nuk zbatohet" në përputhje me nenin 8, paragrafi 5 të Rregullores VIS.
Neni 14
Dokumentet mbështetëse
- Kur aplikon për vizë uniforme, aplikuesi paraqet:
- a) dokumente që tregojnë qëllimin e udhëtimit;
- b) dokumente në lidhje me akomodimin ose dëshmi të mjeteve të mjaftueshme për mbulimin e kostove të akomodimit;
- c) dokumente që tregojnë se aplikuesi ka mjete të mjaftueshme jetese si për kohëzgjatjen e qëndrimit të synuar ashtu edhe për kthimin në vendin e origjinës ose të rezidencës ose për transitin drejt një vendi të tretë ku pranimi i tij është i sigurt ose se ai është në gjendje t’i përfitojë këto mjete në mënyrë të ligjshme, në përputhje me nenin 5, paragrafi 1, germa "c" dhe paragrafi 3 të Kodit për Kufijtë e Shengenit;
- d) informacion që mundëson vlerësimin e synimit të aplikuesit për t’u larguar nga territori i shteteve anëtare para skadimit të vizës për të cilën ka aplikuar.
- Kur aplikon për vizë për transit në aeroport, aplikuesi paraqet:
- a) dokumente në lidhje me vazhdimin e udhëtimit drejt destinacionit final pas transitit të synuar në aeroport;
- b) informacion që mundëson vlerësimin e synimit të aplikuesit për të mos hyrë në territorin e shteteve anëtare.
- Në shtojcën II është përcaktuar një listë joshteruese e dokumenteve mbështetëse që konsullata mund t’i kërkojë aplikuesit për të verifikuar se ai i përmbush kushtet e renditura në paragrafin 1 dhe 2, të përcaktuara në shtojcën II.
- Shtetet anëtare mund t'u kërkojnë aplikuesve të paraqesin një dëshmi sponsorizimi dhe/ose akomodimi privat duke plotësuar një formular të hartuar nga secili shtet anëtar. Ky formular tregon në veçanti:
- a) nëse qëllimi i tij është dëshmia e sponsorizimit dhe/ose akomodimit;
- b) nëse pritësi është një individ, një shoqëri apo një organizatë;
- c) identitetin e pritësit dhe të dhënat e kontaktit;
- d) aplikuesit e ftuar;
- e) adresën e akomodimit;
- f) kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit;
- g) lidhjet e mundshme familjare me pritësin.
Përveçse në gjuhët zyrtare të shtetit anëtar, formulari hartohet në të paktën një gjuhë tjetër zyrtare të institucioneve të Bashkimit Evropian. Formulari i jep personit që e nënshkruan informacionin e kërkuar sipas nenit 37, paragrafi 1 të Rregullores VIS. Një model i këtij njoftimi i përcillet Komisionit.
- Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin në çdo juridiksion vlerësohet nevoja për të plotësuar dhe harmonizuar listën e dokumenteve mbështetëse për të marrë parasysh rrethanat lokale.
- Konsullatat mund të heqin dorë nga një ose më shumë kërkesa të paragrafit 1 në rast se aplikuesi njihet nga ata për integritet dhe besueshmëri, në veçanti për përdorimin e ligjshëm të vizave të mëparshme, nëse nuk ka dyshime se do të përmbushë kërkesat e nenit 5, paragrafi 1 të Kodit për Kufijtë e Shengenit në kohën e kalimit të kufijve të jashtëm të shteteve anëtare.
Neni 15
Sigurimi i shëndetit në udhëtim
- Aplikuesit për vizë uniforme për një ose dy hyrje vërtetojnë se janë të pajisur me sigurim të saktë dhe të vlefshëm të shëndetit në udhëtim për të mbuluar çdo shpenzim që mund të hasin në lidhje me riatdhesimin për arsye shëndetësore, ndihmën mjekësore emergjente dhe/ose trajtimin spitalor emergjent, gjatë qëndrimit të tyre në territorin e shteteve anëtare.
- Aplikuesit për vizë uniforme për më shumë se dy hyrje (shumë hyrje) vërtetojnë se janë të pajisur me sigurim të saktë dhe të vlefshëm të shëndetit në udhëtim që mbulon periudhën e vizitës së parë të synuar.
Gjithashtu, këta aplikues nënshkruajnë deklaratën e përcaktuar në formularin e aplikimit, ku pohojnë se janë në dijeni të nevojës për të qenë të pajisur me sigurimin e shëndetit në udhëtim për qëndrimet e ardhshme.
- Sigurimi është i vlefshëm në të gjithë territorin e shteteve anëtare dhe mbulon të gjithë periudhën e qëndrimit të synuar ose transitit të personit. Mbulimi minimal është 30 000 euro.
Kur lëshohet një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar që mbulon territorin e më shumë se një shteti anëtar, mbulimi me sigurim është i vlefshëm të paktën në shtetet anëtare në fjalë.
- Në parim, aplikuesit e marrin sigurimin në vendin e tyre të rezidencës. Kur kjo nuk është e mundur, ata kërkojnë ta marrin sigurimin në një vend tjetër.
Kur sigurimi merret nga një person tjetër në emër të aplikuesit, zbatohen kushtet e përcaktuara në paragrafin 3.
- Për të vlerësuar nëse mbulimi i sigurimit është i përshtatshëm, konsullatat verifikojnë nëse dëmet e pretenduara ndaj shoqërisë së sigurimit do të ishin të rikuperueshme në një shtet anëtar.
- Kërkesa e sigurimit mund të konsiderohet e përmbushur kur vërtetohet se mund të supozohet një nivel i përshtatshëm sigurimi duke marrë parasysh gjendjen profesionale të aplikuesit. Përjashtimi nga paraqitja e vërtetimit të sigurimit të shëndetit në udhëtim mund të lidhet me grupe të caktuara profesionale, të tilla si marinarët, të cilët janë të mbuluar nga sigurimi i shëndetit në udhëtim për shkak të aktiviteteve të tyre profesionale.
- Mbajtësit e pasaportave diplomatike përjashtohen nga kërkesa për t'u pajisur me sigurimin e shëndetit në udhëtim.
Neni 16
Tarifa e vizës
- Aplikuesit paguajnë një tarifë për vizën prej 60 eurosh.
- Fëmijët nga mosha gjashtë deri në 12 vjeç paguajnë një tarifë vize prej 35 eurosh.
- Tarifa e vizës rishikohet rregullisht në mënyrë që të pasqyrojë kostot administrative.
- Tarifa e vizës hiqet për aplikuesit që i përkasin një nga kategorive të mëposhtme:
- a) fëmijët nën gjashtë vjeç;
- b) nxënësit e shkollave, studentët, studentët pasuniversitarë dhe mësuesit shoqërues që marrin përsipër qëndrime për qëllime studimi ose trajnimi arsimor;
- c) hulumtuesit nga vendet e treta që udhëtojnë me qëllim kryerjen e kërkimeve shkencore siç përcaktohet në Rekomandimin nr. 2005/761/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 28 shtator 2005, "Për lehtësimin e lëshimit të vizave uniforme afatshkurtra për hulumtuesit nga vendet e treta që udhëtojnë brenda Komunitetit me qëllim kryerjen e kërkimeve shkencore"21;
- d) përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse nën moshën 25 vjeç, pjesëmarrës në seminare, konferenca, ngjarje sportive, kulturore ose edukative të organizuara nga organizata jofitimprurëse.
- Tarifa e vizës mund të hiqet për:
- a) fëmijët nga mosha 6 deri në 12 vjeç;
- b) mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit;
- c) personat nën moshën 25 vjeç pjesëmarrës në seminare, konferenca, ngjarje sportive, kulturore ose edukative, të organizuara nga organizata jo fitimprurëse.
Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, shtetet anëtare synojnë të harmonizojnë zbatimin e këtyre përjashtimeve.
- Në raste të veçanta, tarifa totale e vizës mund të hiqet ose të reduktohet në rastet kur kjo gjë shërben për të promovuar interesat kulturore ose sportive si dhe interesat në fushën e politikës së jashtme, politikës së zhvillimit dhe fushat e tjera me interes të rëndësishëm publik ose për arsye humanitare.
- Tarifa e vizës paguhet në euro, në monedhën vendase të vendit të tretë ose në monedhën e përdorur zakonisht në vendin e tretë ku dorëzohet aplikimi dhe nuk rimbursohet përveç në rastet e përmendura në nenin 18, paragrafi 2 dhe në nenin 19, paragrafi 3.
Kur tarifohet në një monedhë të ndryshme nga euroja, totali i tarifës së vizës i faturuar në atë monedhë përcaktohet dhe rishikohet rregullisht në zbatim të normës së referencës së këmbimit valutor të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane. Shuma e tarifuar mund të rrumbullakoset dhe konsullatat garantojnë në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin që të faturohen tarifa të ngjashme.
- Aplikuesi merr faturë për pagesën e tarifës ë vizës.
Neni 17
Tarifa e shërbimit
- Ofruesi i jashtëm i shërbimeve, i përmendur në nenin 43, mund të vendosë një tarifë shërbimi shtesë. Tarifa e shërbimit është proporcionale me shpenzimet e ofruesit të jashtëm të shërbimeve gjatë kryerjes së një ose më shumë prej detyrave të përmendura në nenin 43, paragrafi 6.
- Tarifa e shërbimit përcaktohet në instrumentin ligjor të përmendur në nenin 43, paragrafi 2.
- Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, shtetet anëtare garantojnë që tarifa e shërbimit për një aplikues të pasqyrojë siç duhet shërbimet e ofruara nga ofruesi i jashtëm i shërbimit dhe të jetë e përshtatshme për rrethanat lokale. Gjithashtu, ato synojnë harmonizimin e tarifës së aplikuar të shërbimit.
- Tarifa e shërbimit nuk e tejkalon gjysmën e totalit së tarifës së vizës, të përcaktuar në nenin 16, paragrafi 1, pavarësisht nga reduktimet ose përjashtimet e mundshme nga tarifa e vizës siç parashikohet në nenin 16, paragrafi 2, 4, 5 dhe 6.
- Shtetet anëtare në fjalë u mundësojnë të gjithë aplikuesve që t'i dorëzojnë aplikimet direkt në konsullatat e tyre.
KREU III
SHQYRTIMI DHE MIRATIMI I NJË APLIKIMI
Neni 18
Verifikimi i kompetencës konsullore
- Kur aplikimi është dorëzuar, konsullata verifikon nëse është kompetente për ta shqyrtuar dhe miratuar atë në përputhje me dispozitat e neneve 5 dhe 6.
- Nëse konsullata nuk është kompetente, ajo kthen pa vonesa formularin e aplikimit dhe çdo dokument të dorëzuar nga aplikuesi, rimburson tarifën e vizës dhe tregon se cila konsullatë është kompetente.
Neni 19
Pranueshmëria
- Konsullata kompetente verifikon nëse:
— aplikimi është dorëzuar brenda periudhës së përmendur në nenin 9, paragrafi 1,
— aplikimi përmban elementet e përmendura në nenin 10, paragrafi 3, germa "a" deri në "c",
— të dhënat biometrike të aplikuesit janë mbledhur dhe
— është paguar tarifa e vizës.
- Kur konsullata kompetente del në përfundimin se kushtet e përmendura në paragrafin 1 janë përmbushur, aplikimi pranohet dhe konsullata:
— ndjek procedurat e përshkruara në nenin 8 të Rregullores VIS, dhe
— shqyrton më tej aplikimin.
Të dhënat regjistrohen në sistemin VIS vetëm nga personeli i autorizuar konsullor në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, nenin 7 dhe 9, paragrafi 5 dhe nenin 9, paragrafi 6, të Rregullores VIS.
- Kur konsullata kompetente del në përfundimin se kushtet e përmendura në paragrafin 1 nuk janë përmbushur, aplikimi refuzohet dhe konsullata, pa vonesa:
— kthen formularin e aplikimit dhe çdo dokument të dorëzuar nga aplikuesi,
— shkatërron të dhënat biometrike të mbledhura,
— rimburson tarifën e vizës, dhe
— nuk e shqyrton aplikimin.
- Me anë të derogimit, një aplikim që nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 mund të konsiderohet i pranueshëm për arsye humanitare ose për interesa kombëtare.
Neni 20
Vula që tregon se aplikimi është i pranueshëm
- Kur aplikimi është i pranueshëm, konsullata kompetente vulos dokumentet e udhëtimit të aplikuesit. Vula përputhet me modelin e përcaktuar në shtojcën III dhe vendoset sipas dispozitave të kësaj shtojce.
- Pasaportat diplomatike, të shërbimit/zyrtare dhe ato speciale nuk vulosen.
- Dispozitat e këtij neni zbatohen për konsullatat e shteteve anëtare deri në datën kur sistemi VIS bëhet plotësisht funksional në të gjitha rajonet, në përputhje me nenin 48 të Rregullores VIS.
Neni 21
Verifikimi i kushteve të hyrjes dhe vlerësimi i rrezikut
- Në shqyrtimin e një aplikimi për vizë uniforme, duhet të verifikohet nëse aplikuesi i përmbush kushtet e hyrjes të përcaktuara në nenin 5, paragrafi 1, germa "a", "c", "d" dhe "e" të Kodit për Kufijtë e Shengenit dhe i kushtohet rëndësi e veçantë vlerësimit nëse aplikuesi paraqet rrezik në lidhje me imigracionin e paligjshëm ose për sigurinë e shteteve anëtare dhe nëse aplikuesi synon të largohet nga territori i shteteve anëtare përpara skadimit të afatit të vizës për të cilën ka aplikuar.
- Sistemi VIS konsultohet për çdo aplikim, në përputhje me nenin 8, paragrafi 2 dhe nenin 15 të Rregullores VIS. Shtetet anëtare garantojnë që kriteret e kërkimit të përdoren plotësisht sipas nenit 15 të Rregullores VIS me qëllim shmangien e refuzimeve dhe identifikimeve të rreme.
- Gjatë kontrollit të përmbushjes së kushteve të hyrjes nga aplikuesi, konsullata verifikon:
- a) se dokumentet e udhëtimit të paraqitura nuk janë të rreme, të falsifikuara ose të imituara;
- b) se aplikuesi justifikon qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar dhe ka mjete të mjaftueshme jetese, si për kohëzgjatjen e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e tij të origjinës ose të rezidencës ose për të kaluar transit në një vend të tretë ku është i sigurt se do të pranohet ose është në gjendje t’i përfitojë këto mjete në mënyrë të ligjshme;
- c) nëse aplikuesi është një person për të cilin është lëshuar një sinjalizim në Sistemin Informativ Shengen (SIS) me qëllim refuzimin e hyrjes;
- d) se aplikuesi nuk konsiderohet si kërcënim për politikën publike, për sigurinë e brendshme ose për shëndetin publik, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 19 të Kodit për Kufijtë e Shengenit ose për marrëdhëniet ndërkombëtare të cilitdo shtet anëtar, veçanërisht kur në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare nuk është lëshuar asnjë sinjalizim me qëllim refuzimin e hyrjes për të njëjtat arsye;
- e) se aplikuesi është pajisur me sigurim të saktë dhe të vlefshëm të shëndetit në udhëtim, sipas rastit.
- Konsullata, sipas rastit, verifikon kohëzgjatjen e qëndrimeve të mëparshme të synuara për të verifikuar që aplikuesi nuk e ka tejkaluar kohëzgjatjen maksimale të qëndrimit të autorizuar në territorin e shteteve anëtare, pavarësisht nga qëndrimet e mundshme të autorizuara me anë të një vize kombëtare afatgjatë ose leje qëndrimi të lëshuar nga një shtet tjetër anëtar.
- Mjetet e jetesës për qëndrimin e synuar vlerësohen në përputhje me kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit dhe duke iu referuar çmimeve mesatare në shtetet anëtare në fjalë për ngrënie dhe strehim në akomodime ekonomike, shumëzuar me numrin e ditëve të qëndrimit në bazë të shumave referencë të përcaktuara nga shtetet anëtare në përputhje me nenin 34, paragrafi 1, germa "c" të Kodit për Kufijtë e Shengenit. Dëshmia e sponsorizimit dhe/ose e akomodimit privat mund të përbëjë gjithashtu vërtetim për mjete të mjaftueshme jetese.
- Në shqyrtimin e aplikimeve për vizë për transit në aeroport, konsullata verifikon në veçanti:
- a) se dokumentet e udhëtimit të paraqitura nuk janë të rreme, të falsifikuara ose të imituara;
- b) pikat e nisjes dhe destinacionit të shtetasve të vendeve të treta në fjalë si dhe koherencën e itinerarit të synuar dhe transitit në aeroport;
- c) vërtetimin e vazhdimit të udhëtimit drejt destinacionit përfundimtar.
- Shqyrtimi i aplikimeve bazohet në autenticitetin dhe besueshmërinë e dokumenteve të dorëzuara dhe në autenticitetin dhe besueshmërinë e deklaratave të bëra nga aplikuesi.
- Gjatë shqyrtimit të aplikimeve, konsullatat mund ta thërrasin aplikuesin për intervistë, në raste të justifikuara, dhe të kërkojnë dokumente shtesë.
- Refuzimi i mëparshëm i vizës nuk sjell refuzimin automatik të aplikimit të ri. Aplikimet e reja vlerësohen në bazë të të gjitha të dhënave të disponueshme.
Neni 22
Konsultimi paraprak me autoritetet qendrore të shteteve të tjera anëtare
- Një shtet anëtar mund t'u kërkojë autoriteteve qendrore të shteteve të tjera anëtare që të konsultohen me autoritetet e tyre qendrore gjatë shqyrtimit të aplikimeve të dorëzuara nga shtetas të vendeve të treta specifike ose nga kategori të veçanta të këtyre shtetasve. Ky konsultim nuk zbatohet për aplikimet për vizë për transit në aeroport.
- Autoritetet qendrore të konsultuara japin një përgjigje përfundimtare brenda shtatë ditëve kalendarike pas konsultimit. Mungesa e një përgjigjeje brenda këtij afati nënkupton se ata nuk kanë arsye për të kundërshtuar lëshimin e vizës.
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për paraqitjen ose tërheqjen e kërkesës për konsultim paraprak para se ajo të bëhet e zbatueshme. Ky informacion jepet gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin në juridiksionin në fjalë.
- Komisioni informon shtetet anëtare për këto njoftime.
- Nga data e zëvendësimit të Rrjetit të Konsultimit Shengen, siç përmendet në nenin 46 të Rregullores VIS, konsultimi paraprak kryhet në përputhje me nenin 16, paragrafi 2 të kësaj rregulloreje.
Neni 23
Vendimi për aplikimin
- Vendimi për aplikimet merret brenda 15 ditësh kalendarike nga data e paraqitjes së tyre, kur ato janë të pranueshme në përputhje me nenin 19.
- Në raste të veçanta, kjo periudhë mund të zgjatet deri në një maksimum prej 30 ditësh kalendarike, sidomos kur kërkohet shqyrtimi i mëtejshëm i aplikimit ose në rastet e përfaqësimit kur konsultohen autoritetet e shtetit anëtar të përfaqësuar.
- Në mënyrë përjashtimore, kur nevojitet dokumentacion shtesë për raste specifike, periudha mund të zgjatet deri në një maksimum prej 60 ditësh kalendarike.
- Përveç rasteve kur aplikimi tërhiqet, merret një vendim për:
- a) lëshimin e një vize uniforme në përputhje me nenin 24;
- b) lëshimin e një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar në përputhje me nenin 25;
- c) refuzimin e vizës në përputhje me nenin 32; ose
- d) ndërprerjen e shqyrtimit të aplikimit dhe për transferimin e tij tek autoritetet përkatëse të shtetit anëtar të përfaqësuar, në përputhje me nenin 8, paragrafi 2.
Fakti që marrja e shenjave të gishtërinjve është fizikisht e pamundur në përputhje me nenin 13, paragrafi 7, germa "b", nuk ndikon në lëshimin ose refuzimin e një vize.
KREU IV
LËSHIMI I VIZËS
Neni 24
Lëshimi i një vize uniforme
- Periudha e vlefshmërisë së një vize dhe kohëzgjatja e qëndrimit të autorizuar bazohet në shqyrtimin e kryer në përputhje me nenin 21.
Vizat mund të lëshohen për një, dy ose më shumë hyrje. Periudha e vlefshmërisë nuk i tejkalon 5 vjet.
Në rastin e transitit, kohëzgjatja e qëndrimit të autorizuar korrespondon me kohën e nevojshme për qëllimin e transitit.
Pa cenuar nenin 12, germa "a", periudha e vlefshmërisë së vizës përfshin një "periudhë faljeje" shtesë prej 15 ditësh.
Shtetet anëtare mund të vendosin të mos japin një periudhë faljeje për arsye të politikës publike ose për shkak të marrëdhënieve ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare.
- Pa cenuar nenin 12, germa "a", vizat me shumë hyrje lëshohen me një periudhë vlefshmërie nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
- a) aplikuesi vërteton nevojën ose justifikon qëllimin për të udhëtuar shpesh dhe/ose rregullisht, veçanërisht për shkak të statusit të tij profesional ose familjar, siç janë biznesmenët, nëpunësit civilë të angazhuar në kontakte të rregullta zyrtare me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së, përfaqësuesit e shoqërisë civile, organizatat që udhëtojnë për qëllime trajnimesh, seminaresh dhe konferencash, anëtarët e familjes së qytetarëve të BE-së, anëtarët e familjes së shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në shtetet anëtare dhe marinarët; dhe
- b) aplikuesi vërteton integritetin dhe besueshmërinë e tij, në veçanti përdorimin e ligjshëm të vizave të mëparshme uniforme ose me vlefshmëri territoriale të kufizuar, gjendjen e tij ekonomike në vendin e origjinës dhe synimin e tij të vërtetë për t'u larguar nga territori i shteteve anëtare para skadimit të vizës për të cilën ka aplikuar.
- Të dhënat e përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1 të Rregullores VIS regjistrohen në sistemin VIS pasi është marrë vendimi për lëshimin e vizës.
Neni 25
Lëshimi i një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar
- Një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar lëshohet në mënyrë përjashtimore, në rastet e mëposhtme:
- a) kur shteti anëtar në fjalë e konsideron të nevojshme për arsye humanitare, për arsye të interesit kombëtar ose për shkak të detyrimeve ndërkombëtare,
- për të deroguar nga parimi se duhet të përmbushen kushtet e hyrjes të përcaktuara në nenin 5, paragrafi 1, germa "a", "c", "d" dhe "e" të Kodit për Kufijtë e Shengenit;
- për të lëshuar një vizë pavarësisht kundërshtimit nga shteti anëtar i konsultuar, në përputhje me nenin 22 për lëshimin e një vizë uniforme; ose
III. për të lëshuar një vizë për arsye emergjence, ndonëse nuk është kryer konsultimi paraprak në përputhje me nenin 22;
ose
- b) kur për arsye që konsullata i konsideron të justifikuara, lëshohet një vizë e re qëndrimi për të njëjtën periudhë gjashtë mujore, gjatë së cilës aplikuesi e ka konsumuar vizën uniforme ose vizën me vlefshmëri territoriale të kufizuar që lejon një qëndrim tre mujor.
- Viza me vlefshmëri territoriale të kufizuar është e vlefshme për territorin e shtetit anëtar lëshues. Në raste të veçanta, ajo mund të jetë e vlefshme për territorin e më shumë se një shteti anëtar, me miratimin e secilit prej këtyre shteteve anëtare.
- Nëse aplikuesi është i pajisur me një dokument udhëtimi që nuk njihet nga një ose më shumë, por jo të gjitha shtetet anëtare, lëshohet një vizë e vlefshme për territorin e shteteve anëtare që e njohin këtë dokument udhëtimi. Nëse shteti anëtar lëshues nuk e njeh dokumentin e udhëtimit të aplikuesit, viza e lëshuar është e vlefshme vetëm për atë shtet anëtar.
- Kur një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar është lëshuar në rastet e përshkruara në paragrafin 1, germa "a", autoritetet qendrore të shtetit anëtar lëshues e qarkullojnë informacionin përkatës tek autoritetet qendrore të shteteve të tjera anëtare pa vonesa, me anë të procedurës së përmendur në nenin 16, paragrafi 3, të Rregullores VIS.
- Të dhënat e përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1 të Rregullores VIS regjistrohen në sistemin VIS pasi është marrë vendimi për lëshimin e vizës.
Neni 26
Lëshimi i një vize për transit në aeroport
- Viza për transit në aeroport është e vlefshme për transitin nëpër zonat ndërkombëtare të transitit të aeroporteve që ndodhen në territorin e shteteve anëtare.
- Pa cenuar nenin 12, germa "a", periudha e vlefshmërisë së vizës përfshin një "periudhë faljeje" shtesë prej 15 ditësh.
Shtetet anëtare mund të vendosin të mos japin një periudhë faljeje për arsye të politikës publike ose për shkak të marrëdhënieve ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare.
- Pa cenuar nenin 12, germa "a", vizat me shumë hyrje për transit në aeroport mund të lëshohen me një periudhë vlefshmërie prej maksimumi gjashtë muajsh.
- Vendimi për lëshimin e vizave me shumë hyrje për transit në aeroport bazohet veçanërisht në kriteret e mëposhtme:
- a) nevoja e aplikuesit për transit të shpeshtë dhe/ose të rregullt; dhe
- b) integriteti dhe besueshmëria e aplikuesit, në veçanti përdorimi i ligjshëm i vizave të mëparshme uniforme, vizave me vlefshmëri territoriale të kufizuar ose vizave për transit në aeroport, gjendja e tij ekonomike në vendin e origjinës dhe qëllimi i vërtetë për vazhdimin e udhëtimit.
- Nëse aplikuesi duhet të pajiset me vizë për transit në aeroport në përputhje me dispozitat e nenit 3, paragrafi 2, viza e transitit në aeroport është e vlefshme vetëm për transitin nëpër zonat ndërkombëtare të transitit të aeroporteve që ndodhen në territorin e shtetit anëtar në fjalë.
- Të dhënat e përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1 të Rregullores VIS regjistrohen në sistemin VIS pasi është marrë vendimi për lëshimin e vizës.
Neni 27
Plotësimi i vizës pullë
- Kur të jetë plotësuar viza pullë, futen shënimet e detyrueshme të përcaktuara në shtojcën VII dhe hapësira e lexueshme nga pajisjet, siç parashikohet në pjesën 2 të dokumentit 9303 të ONAC.
- Shtetet anëtare mund të shtojnë shënime kombëtare në seksionin "komente" të vizës pullë, të cilat nuk dyfishojnë shënimet e detyrueshme në shtojcën VII.
- Të gjitha shënimet në vizën pullë printohen dhe në të nuk bëhen ndryshime manuale.
- Vizat pullë mund të plotësohen manualisht vetëm në rast problemesh teknike të shkaktuara nga forca madhore. Në vizat pullë të plotësuara manualisht nuk bëhen ndryshime.
- Kur viza pullë plotësohet manualisht sipas paragrafit 4 të këtij neni, informacioni regjistrohet në sistemin VIS në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, germa "k" të Rregullores VIS.
Neni 28
Anulimi i vizës pullë të plotësuar
- Nëse konstatohet ndonjë gabim në vizën pullë që ende nuk është ngjitur në dokumentin e udhëtimit, ajo anulohet.
- Nëse konstatohet ndonjë gabim pas ngjitjes së vizave pullë në dokumentin e udhëtimit, ajo anulohet duke u vendosur sipër një kryq me bojë që nuk fshihet dhe vendoset një e re në një faqe tjetër.
- Nëse konstatohet ndonjë gabim pasi të dhënat përkatëse janë futur në sistemin VIS në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, të Rregullores VIS, gabimi korrigjohet në përputhje me nenin 24, paragrafi 1 të kësaj rregulloreje.
Neni 29
Ngjitja e vizës pullë
- Ngjitja në dokumentin e udhëtimit e vizës pullë të printuar, që përmban të dhënat e parashikuara në nenin 27 dhe në shtojcën VII, bëhet në përputhje me dispozitat e përcaktuara në shtojcën VIII.
- Kur shteti anëtar lëshues nuk e njeh dokumentin e udhëtimit të aplikuesit, përdoret fleta e veçantë për ngjitjen e vizës.
- Kur viza pullë është ngjitur në faqen e veçantë për ngjitjen e vizës, informacioni regjistrohet në sistemin VIS në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, germa "j" të Rregullores VIS.
- Vizat individuale që lëshohen për personat e përfshirë në dokumentin e udhëtimit të aplikuesit, ngjiten në këtë dokument udhëtimi.
- Kur dokumenti i udhëtimit në të cilin përfshihen këta persona nuk njihet nga shteti anëtar lëshues, secila nga pullat ngjitet në fletë të veçanta për ngjitjen e vizës.
Neni 30
Të drejtat që lindin nga lëshimi i vizës
Disponimi i një vize uniforme ose një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar nuk mjafton për të dhënë automatikisht të drejtën e hyrjes.
Neni 31
Informimi i autoriteteve qendrore të shteteve të tjera anëtare
- Një shtet anëtar mund të kërkojë që autoritetet e tij qendrore të informohen për vizat e lëshuara nga konsullatat e shteteve të tjera anëtare për shtetasit e vendeve të treta specifike ose për kategori të veçanta të këtyre shtetasve, përveç rasteve të vizave për transit në aeroport.
- Shtetet anëtare duhet të njoftojnë Komisionin për paraqitjen ose tërheqjen e kërkesës për informim para se ajo të bëhet e zbatueshme. Ky informacion jepet gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin në juridiksionin në fjalë.
- Komisioni informon shtetet anëtare për këto njoftime.
- Informacioni përcillet në përputhje me nenin 16, paragrafi 3 të kësaj rregulloreje, duke nisur nga data e përmendur në nenin 46 të Rregullores VIS.
Neni 32
Refuzimi i vizës
- Pa cenuar nenin 25, paragrafi 1, viza refuzohet:
- a) nëse aplikuesi:
- paraqet dokumente udhëtimi të rreme, të falsifikuara ose të imituara;
- nuk justifikon qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar;
III. nuk vërteton se ka mjete të mjaftueshme jetese, si për kohëzgjatjen e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e tij të origjinës ose të rezidencës ose për transitin në një vend të tretë ku është i sigurt se do të pranohet, ose se është në gjendje t’i përfitojë këto mjete në mënyrë të ligjshme;
- ka qëndruar për tre muaj gjatë periudhës aktuale gjashtë mujore në territorin e shteteve anëtare, në bazë të një vize uniforme ose vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar;
- është një person për të cilin është lëshuar një sinjalizim në SIS me qëllim refuzimin e hyrjes;
- konsiderohet si kërcënim për politikën publike, për sigurinë e brendshme ose për shëndetin publik, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 19 të Kodit për Kufijtë e Shengenit ose për marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare, veçanërisht kur në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare është lëshuar një sinjalizim me qëllim refuzimin e hyrjes për të njëjtat arsye; ose
VII. nuk vërteton se është i pajisur me sigurim të përshtatshëm dhe të vlefshëm të shëndetit në udhëtim, sipas rastit;
ose
- b) nëse ekzistojnë dyshime të arsyeshme për autenticitetin e dokumenteve mbështetëse të paraqitura nga aplikuesi ose për vërtetësinë e përmbajtjes së tyre, besueshmërinë e deklaratave të tij ose qëllimin e tij për t’u larguar nga territori i shteteve anëtare përpara skadimit të vizës për të cilën ka aplikuar.
- Vendimi për refuzimin dhe arsyet në të cilat bazohet duhet t'i përcillen aplikuesit me anë të formularit standard të përcaktuar në shtojcën VI.
- Aplikuesit të cilëve u është refuzuar viza kanë të drejtën e ankimit. Ankesat i drejtohen shtetit anëtar që ka marrë vendimin përfundimtar për aplikimin dhe bëhen në përputhje me legjislacionin kombëtar të shtetit anëtar. Shtetet anëtare u sigurojnë aplikuesve informacion në lidhje me procedurën që duhet ndjekur në rast ankimi, siç specifikohet në shtojcën VI.
- Në rastet e përmendura në nenin 8, paragrafi 2, konsullata e shtetit anëtar përfaqësues e informon aplikuesin për vendimin e marrë nga shteti anëtar i përfaqësuar.
- Informacioni për vizat e refuzuara regjistrohet në sistemin VIS në përputhje me nenin 12 të Rregullores VIS.
KREU V
MODIFIKIMI I NJË VIZE TË LËSHUAR
Neni 33
Zgjatja e afatit
- Periudha e vlefshmërisë dhe/ose kohëzgjatja e qëndrimit të vizës së lëshuar shtyhet nëse autoriteti kompetent i një shteti anëtar gjykon se mbajtësi i vizës ka dhënë prova për arsye madhore ose humanitare që e pengojnë atë të largohet nga territori i shteteve anëtare para mbarimit të afatit të vlefshmërisë ose të kohëzgjatjes së qëndrimit të autorizuar nga viza. Zgjatja e afatit garantohet pa pagesë.
- Periudha e vlefshmërisë dhe/ose kohëzgjatja e qëndrimit të një vize të lëshuar mund të shtyhet nëse mbajtësi i vizës provon se ka arsye të rëndësishme personale që justifikojnë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë ose të kohëzgjatjes së qëndrimit. Për një zgjatje të tillë të afatit ka një tarifë prej 30 eurosh.
- Nëse nuk vendoset ndryshe nga autoriteti për zgjatjen e afatit të vizës, vlefshmëria territoriale e vizës me afat të zgjatur mbetet e njëjtë me atë të vizës origjinale.
- Autoriteti kompetent për zgjatjen e afatit të vizës është ai i shtetit anëtar në territorin e të cilit ndodhet shtetasi i një vendi të tretë në momentin e aplikimit për zgjatje afati.
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për autoritetet kompetente të zgjatjes së afatit të vizave.
- Zgjatja e vizave bëhet në formën e vizës pullë.
- Informacioni për zgjatjen e afatit të vizës regjistrohet në sistemin VIS në përputhje me nenin 14 të Rregullores VIS.
Neni 34
Anulimi dhe revokimi
- Viza anulohet kur bëhet e qartë se kushtet për lëshimin e saj nuk ishin përmbushur në kohën kur është lëshuar, veçanërisht kur ekzistojnë arsye të forta për të menduar se viza është marrë me anë të mashtrimit. Në parim, një vizë anulohet nga autoritetet kompetente të shtetit anëtar që e ka lëshuar atë. Viza mund të anulohet nga autoritetet kompetente të një shteti tjetër anëtar dhe në këtë rast autoritetet e shtetit anëtar që ka lëshuar vizën informohen për këtë anulim.
- Viza revokohet kur bëhet e qartë se kushtet për lëshimin e saj nuk përmbushen më. Në parim, një vizë revokohet nga autoritetet kompetente të shtetit anëtar që e ka lëshuar atë. Viza mund të revokohet nga autoritetet kompetente të një shteti tjetër anëtar dhe në këtë rast autoritetet e shtetit anëtar që ka lëshuar vizën informohen për këtë revokim.
- Viza mund të revokohet me kërkesë të mbajtësit të vizës. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare që kanë lëshuar vizën informohen për këtë revokim.
- Paaftësia e mbajtësit të vizës për të paraqitur në kufi një ose më shumë nga dokumentet mbështetëse që përmenden në nenin 14 paragrafi 3, nuk çon automatikisht në vendimin për anulimin ose revokimin e vizës.
- Nëse një vizë anulohet ose revokohet, mbi të vendoset një vulë ku shkruhet "ANULUAR" ose "REVOKUAR" dhe tipari i ndryshueshëm optik i vizës pullë, tipari i sigurisë "efekti i imazhit latent" si edhe fjala "vizë" bëhen të pavlefshme duke i vendosur kryq.
- Vendimi për anulimin ose revokimin e vizës dhe arsyet në të cilat bazohet i përcillen aplikuesit me anë të formularit standard të përcaktuar në shtojcën VI.
- Mbajtësit e një vize të anuluar ose të revokuar, kanë të drejtën e ankimit, përveçse kur viza është revokuar me kërkesë të tyre në përputhje me paragrafin 3. Ankesat i drejtohen shtetit anëtar që ka marrë vendimin për anulimin ose revokimin dhe bëhen në përputhje me legjislacionin kombëtar të atij shteti anëtar. Shtetet anëtare u sigurojnë aplikuesve informacion në lidhje me procedurën që duhet ndjekur në rast ankimi, siç specifikohet në shtojcën VI.
- Informacioni për vizat e anuluara ose të revokuara regjistrohet në sistemin VIS në përputhje me nenin 13 të Rregullores VIS.
KREU VI
VIZAT E LËSHUARA NË KUFIJTË E JASHTËM
Neni 35
Vizat për të cilat aplikohet në kufijtë e jashtëm
- Në raste të jashtëzakonshme, vizat mund të lëshohen në pikat e kalimit kufitar, nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:
- a) aplikuesi përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 5, paragrafi 1, germa "a", "c", "d" dhe "e" të Kodit për Kufijtë e Shengenit;
- b) aplikuesi nuk ka pasur mundësi të aplikojë për vizë më parë dhe dorëzon, nëse është e nevojshme, dokumente mbështetëse që vërtetojnë arsye të paparashikueshme dhe të domosdoshme për hyrjen; dhe
- c) kthimi i aplikuesit në vendin e tij të origjinës ose të rezidencës apo transiti nëpër shtete të ndryshme nga shtetet anëtare që zbatojnë plotësisht tërësinë e legjislacionit të Shengenit, vlerësohet si i garantuar.
- Kur aplikimi për vizë bëhet në kufirin e jashtëm, kërkesa që aplikuesi të jetë i pajisur me sigurimin e shëndetit në udhëtim mund të hiqet, nëse ky sigurim nuk është i disponueshëm në atë pikë të kalimit kufitar ose për arsye humanitare.
- Vizat e lëshuara në kufirin e jashtëm janë viza uniforme, që i japin të drejtën mbajtësit të qëndrojë për një maksimum prej 15 ditësh, në varësi të qëllimit dhe kushteve të qëndrimit të synuar. Në rastin e transitit, kohëzgjatja e qëndrimit të autorizuar korrespondon me kohën e nevojshme për qëllimin e transitit.
- Kur kushtet e parashikuara në nenin 5, paragrafi 1, germa "a", "c", "d" dhe "e" të Kodit për Kufijtë e Shengenit nuk përmbushen, autoritetet përgjegjëse për lëshimin e vizës në kufi mund të lëshojnë një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar, në përputhje me nenin 25, paragrafi 1, germa "a" të kësaj rregulloreje, vetëm për territorin e shtetit anëtar lëshues.
- Një shtetasi të një vendi të tretë që përfshihet në një kategori personash për të cilët kërkohet konsultim paraprak në përputhje me nenin 22, në parim, nuk i lëshohet vizë në kufirin e jashtëm.
Megjithatë, në raste të veçanta, për këta persona, mund të lëshohet në kufi një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar për territorin e shtetit anëtar lëshues, në përputhje me nenin 25, paragrafi 1, germa "a".
- Përveç arsyeve për refuzim të vizës, siç parashikohet në nenin 32, paragrafi 1, viza refuzohet në pikën e kalimit kufitar nëse nuk përmbushen kushtet e përmendura në paragrafin 1, germa "b" të këtij.
- Zbatohen dispozitat për arsyetimin dhe njoftimin e refuzimeve dhe për të drejtën e ankimit të përcaktuara në nenin 32, paragrafi 3 dhe në shtojcën VI.
Neni 36
Vizat e lëshuara në kufirin e jashtëm për marinarët në transit
- Një marinari, i cili duhet të jetë i pajisur me vizë gjatë kalimit të kufijve të jashtëm të shteteve anëtare, mund t’i lëshohet një vizë me qëllim transiti në kufi ku:
- a) ai përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 35, paragrafi 1; dhe
- b) ai po kalon kufirin në fjalë me qëllim hipjen, rihipjen ose zbritjen nga një anije në të cilën do të punojë ose ka punuar si marinar.
- Përpara se të lëshojnë një vizë në kufi për një marinar në transit, autoritetet kompetente kombëtare respektojnë rregullat e përcaktuara në shtojcën IX, pjesa 1 dhe sigurojnë që informacioni i nevojshëm lidhur me marinarin në fjalë të jetë shkëmbyer me anë të një formulari të plotësuar siç duhet për marinarët në transit, siç përcaktohet në shtojcën IX, pjesa 2.
- Ky nen zbatohet pa cenuar nenin 35, paragrafi 3, 4 dhe 5.
TITULLI IV
MENAXHIMI ADMINISTRATIV DHE ORGANIZIMI
Neni 37
Organizimi i seksionit të vizave
- Shtetet anëtare janë përgjegjëse për organizimin e seksionit të vizave të konsullatave të tyre.
Për të parandaluar uljen e nivelit të vigjilencës dhe për të mbrojtur personelin nga ekspozimi ndaj presionit në nivel vendor, caktohen skema rotacioni për personelin që merret drejtpërdrejt me aplikuesit, sipas rastit. Vëmendje e veçantë i kushtohet qartësimit të strukturave të punës dhe një ndarjeje/caktimi të dallueshëm të përgjegjësive në lidhje me marrjen e vendimeve përfundimtare për aplikimet. Aksesi në konsultimin e sistemit VIS dhe SIS dhe informacioneve të tjera konfidenciale kufizohet me një numër të caktuar të personelit të autorizuar. Për të shmangur aksesin e paautorizuar në bazat e të dhënave merren masat e duhura.
- Ruajtja dhe trajtimi i vizave pullë u nënshtrohet masave përkatëse të sigurisë për të shmangur mashtrimin ose humbjen. Çdo konsullatë mban një llogari të rezervave të saj të vizave pullë dhe regjistron mënyrën e përdorimit të secilës prej tyre.
- Konsullatat e shteteve anëtare mbajnë arkiva të aplikimeve. Çdo dosje individuale përmban formularin e aplikimit, kopjet e dokumenteve mbështetëse përkatëse, një regjistër të kontrolleve të kryera dhe numrin e referencës së vizës së lëshuar, me qëllim që personeli të jetë në gjendje të rindërtojë, nëse është e nevojshme, dokumentacionin e aplikimit për të motivuar vendimin e marrë.
Dosjet individuale të aplikimit mbahen për një periudhë minimale prej dy vjetësh nga data e marrjes së vendimit për aplikimin, siç përmendet në nenin 23, paragrafi 1.
Neni 38
Burimet për shqyrtimin e aplikimeve dhe monitorimin e konsullatave
- Shtetet anëtare emërojnë një numër të mjaftueshëm personeli për të kryer detyrat në lidhje me shqyrtimin e aplikimeve, në mënyrë të tillë që të garantohet një cilësi e arsyeshme dhe e harmonizuar e shërbimit për publikun.
- Ambientet përmbushin kërkesat funksionale përkatëse të përshtatshmërisë dhe mundësojnë marrjen e masave të duhura të sigurisë.
- Autoritetet qendrore të shteteve anëtare garantojnë trajnime përkatëse si për personelin e jashtëm ashtu dhe për atë të brendshëm dhe janë përgjegjës për t'u ofruar atyre informacion të plotë, të saktë dhe të përditësuar për legjislacionin përkatës të Komunitetit dhe atë të brendshëm.
- Autoritetet qendrore të shteteve anëtare garantojnë monitorim të shpeshtë dhe të saktë të procesit të shqyrtimit të aplikimeve dhe marrin masa korrigjuese kur vihen re shmangie nga dispozitat e kësaj rregulloreje.
Neni 39
Sjellja e personelit
- Konsullatat e shteteve anëtare garantojnë që aplikuesit të priten me mirësjellje.
- Personeli konsullor, në përmbushje të detyrave të tij, respekton plotësisht dinjitetin njerëzor. Çdo masë e marrë është proporcionale me objektivat që kërkohen të arrihen nëpërmjet tyre.
- Gjatë kryerjes së detyrave të tij, personeli konsullor nuk i diskriminon personat mbi bazën e gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë ose besimit, aftësive të kufizuara, moshës ose orientimit seksual.
Neni 40
Format e bashkëpunimit
- Çdo shtet anëtar është përgjegjës për organizimin e procedurave të aplikimeve. Në parim, aplikimet dorëzohen në një konsullatë të një shteti anëtar.
- Shtetet anëtare:
- a) pajisin konsullatat e tyre dhe autoritetet përgjegjëse për lëshimin e vizave në kufi, me materialet e nevojshme për mbledhjen e identifikuesve biometrikë, si dhe zyrat e konsujve të tyre të nderit, kurdo që i përdorin ato, për të mbledhur identifikuesit biometrikë në përputhje me nenin 42; dhe/ose
- b) bashkëpunojnë me një ose më shumë shtete të tjera anëtare, në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin ose me anë të kontakteve të tjera të përshtatshme, në formën e përfaqësimit të kufizuar, kolokacionit ose qendrës së përbashkët të aplikimit në përputhje me nenin 41.
- Në rrethana të caktuara ose për arsye që lidhen me situatën vendore, si p.sh kur:
- a) numri i madh i aplikuesve nuk lejon organizimin në kohë dhe në kushtet e duhura të aplikimeve dhe të të dhënave të grumbulluara; ose
- b) nuk është e mundur të garantohet në mënyra të tjera një mbulim i mirë territorial i vendit të tretë në fjalë;
dhe kur format e bashkëpunimit të përmendura në paragrafin 2, germa "b", rezultojnë të papërshtatshme për shtetin anëtar në fjalë, si mundësi e fundit, ai mund të bashkëpunojë me një ofrues të jashtëm shërbimi në përputhje me nenin 43.
- Pa cenuar të drejtën për ta thirrur aplikuesin të paraqitet personalisht për intervistë, siç parashikohet në nenin 21, paragrafi 8, përzgjedhja e një forme organizimi nuk duhet ta detyrojë aplikuesin të paraqitet personalisht në më shumë se një vend për dorëzimin e aplikimit.
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për mënyrën në të cilën synojnë të organizojnë procedurat e aplikimeve në secilën konsullatë.
Neni 41
Bashkëpunimi mes shteteve anëtare
- Në rastet e "kolokacionit", personeli i konsullatave të një ose më shumë shteteve anëtare kryen procedurat e aplikimeve (duke përfshirë mbledhjen e identifikuesve biometrikë) drejtuar atyre në konsullatën e një shteti tjetër anëtar si dhe ndajnë pajisjet e këtij shteti anëtar. Shtetet anëtare në fjalë bien dakord për kohëzgjatjen dhe kushtet për ndërprerjen e kolokacionit si dhe për përqindjen e tarifës së vizës që do të merret nga shteti anëtar konsullata e të cilit po përdoret.
- Në rastet kur krijohen "qendra të përbashkëta aplikimi", personeli i konsullatave të dy ose më shumë shteteve anëtare mblidhet në të njëjtën ndërtesë, në mënyrë që aplikuesit të dorëzojnë aplikimet (duke përfshirë identifikuesit biometrikë). Aplikuesit i drejtohen shtetit anëtar kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e aplikimit. Shtetet anëtare bien dakord për kohëzgjatjen dhe kushtet e ndërprerjes së bashkëpunimit si dhe për ndarjen e kostove midis shteteve anëtare pjesëmarrëse. Një nga shtetet anëtare është përgjegjës për kontratat në lidhje me logjistikën dhe marrëdhëniet diplomatike me vendin pritës.
- Shtetet anëtare, në rastin e ndërprerjes së bashkëpunimit me shtete të tjera anëtare, garantojnë vazhdimësinë e shërbimit të plotë.
Neni 42
Rekursi tek konsujt e nderit
- Konsujt e nderit mund të autorizohen gjithashtu për të kryer disa ose të gjitha detyrat e përmendura në nenin 43, paragrafi 6. Për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave merren masat e përshtatshme.
- Në rastet kur konsulli i nderit nuk është nëpunës civil i një shteti anëtar, kryerja e këtyre detyrave përputhet me kërkesat e përcaktuara në shtojcën X, me përjashtim të dispozitave në pikën D, germa "c" të saj.
- Në rastet kur konsulli i nderit është nëpunës civil i një shteti anëtar, shteti anëtar në fjalë garanton që të zbatohen kërkesat e krahasueshme me ato që do të zbatoheshin nëse detyrat do të kryheshin nga konsullata e vet.
Neni 43
Bashkëpunimi me ofruesit e jashtëm të shërbimit
- Shtetet anëtare bëjnë përpjekje për të bashkëpunuar me një ofrues të jashtëm shërbimesh si dhe me një ose më shumë shtete anëtare, pa cenuar prokurimin publik dhe rregullat e konkurrencës.
- Bashkëpunimi me një ofrues të jashtëm shërbimesh bazohet në një instrument ligjor që përputhet me kërkesat e përcaktuara në shtojcën X.
- Shtetet anëtare, në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, shkëmbejnë informacion për përzgjedhjen e ofruesve të jashtëm të shërbimeve dhe përcaktimin e kushteve të instrumenteve ligjore përkatëse.
- Shqyrtimi i aplikimeve, intervistat (sipas rastit), miratimi i aplikimeve si dhe printimi dhe ngjitja e vizave pullë kryhen vetëm nga konsullata.
- Ofruesit e jashtëm të shërbimeve, në asnjë rrethanë, nuk kanë akses në sistemin VIS. Aksesi në VIS është i rezervuar ekskluzivisht për personelin e autorizuar të konsullatave.
- Kryerja e një ose më shumë prej detyrave të mëposhtme mund t'i besohet një ofruesi të jashtëm shërbimesh:
- a) dhënia e informacionit të përgjithshëm në lidhje me kërkesat për vizë dhe me formularët e aplikimit;
- b) informimi i aplikuesve për dokumentet e domosdoshme mbështetëse në bazë të një liste;
- c) mbledhja e të dhënave dhe e aplikimeve (duke përfshirë mbledhjen e identifikuesve biometrikë) dhe dërgimi i aplikimit në konsullatë;
- d) mbledhja e tarifës së vizës;
- e) menaxhimi i takimeve me aplikuesit që duhet të paraqiten personalisht në konsullatë ose tek ofruesi i jashtëm i shërbimeve;
- f) mbledhja e dokumenteve të udhëtimit, duke përfshirë njoftimin e refuzimit, sipas rastit, nga konsullata dhe rikthimin e tyre tek aplikuesi.
- Kur zgjedhin një ofrues të jashtëm shërbimesh, shtetet anëtarë në fjalë shqyrtojnë imtësisht aftësinë paguese dhe besueshmërinë e shoqërisë, duke përfshirë licencat e nevojshme, regjistrimin në regjistrin tregtar, statutet e shoqërisë, kontratat bankare dhe garantojnë që të mos ketë konflikt interesi.
- Shtetet anëtare në fjalë garantojnë që ofruesi i jashtëm i shërbimeve, që është përzgjedhur, të përmbushë kushtet që i janë caktuar në instrumentin ligjor të përmendur në paragrafin 2.
- Shtetet anëtare në fjalë janë përgjegjëse për përmbushjen e rregullave të mbrojtjes së të dhënave gjatë përpunimit të tyre dhe janë objekt i mbikëqyrjes në përputhje me nenin 28 të Direktivës 95/46/KE.
Bashkëpunimi me një ofrues të jashtëm të shërbimeve nuk kufizon apo përjashton asnjë përgjegjësi që lind nga legjislacioni kombëtar i shteteve anëtare në fjalë për shkeljet e detyrimeve në lidhje me të dhënat personale të aplikuesve ose me kryerjen e një ose më shumë detyrave të përmendura në paragrafin 6. Kjo dispozitë nuk cenon asnjë nga masat që mund të merren drejtpërdrejtë ndaj ofruesit të jashtëm të shërbimeve sipas legjislacionit kombëtar të vendit të tretë në fjalë.
- Shtetet anëtare në fjalë sigurojnë trajnim për ofruesit e jashtëm të shërbimeve, në përputhje me njohuritë e nevojshme për të ofruar shërbimin e duhur dhe informacionet e domosdoshme për aplikuesit.
- Shtetet anëtare në fjalë monitorojnë nga afër zbatimin e instrumentit ligjor të përmendur në paragrafin 2, duke përfshirë:
- a) informacionin e përgjithshëm në lidhje me kërkesat për vizë dhe formularët e aplikimit që ofruesi i jashtëm i shërbimeve u siguron aplikuesve;
- b) të gjitha masat e duhura teknike dhe organizative të nevojshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental apo i paligjshëm ose nga humbja aksidentale, modifikimi, zbulimi ose aksesi i paautorizuar, veçanërisht kur bashkëpunimi përfshin dërgimin e dosjeve dhe të dhënave në konsullatën e shteteve anëtare në fjalë si dhe nga të gjitha format e tjera të paligjshme të përpunimit të të dhënave personale;
- c) mbledhjen dhe transmetimin e identifikuesve biometrikë;
- d) masat e marra për garantimin e përputhshmërisë me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave.
Për këtë qëllim, konsullatat e shteteve anëtare në fjalë, kryejnë rregullisht kontrolle në ambientet e ofruesit të jashtëm të shërbimeve.
- Në rastin e ndërprerjes së bashkëpunimit me ofruesin e jashtëm të shërbimeve, shtetet anëtare garantojnë vazhdimësinë e shërbimit të plotë.
- Shtetet anëtare i sigurojnë Komisionit një kopje të instrumentit ligjor të përmendur në paragrafin 2.
Neni 44
Enkriptimi dhe transferimi i sigurt i të dhënave
- Në rastin e marrëveshjeve të përfaqësimit ndërmjet shteteve anëtare, bashkëpunimit të këtyre të fundit me një ofrues të jashtëm të shërbimeve dhe rekursit te konsujt e nderit, shtetet anëtare të përfaqësuara ose shtetet anëtare në fjalë garantojnë që të dhënat të jenë plotësisht të enkriptuara, si për transferimet elektronike ashtu dhe për ato fizike, në një pajisje ruajtëse elektronike nga autoritetet e shtetit anëtar përfaqësues drejt atyre të shteteve anëtare të përfaqësuara ose nga ofruesi i jashtëm i shërbimit apo nga konsulli i nderit drejt autoriteteve të shteteve anëtare në fjalë.
- Në vendet e treta, të cilat ndalojnë enkriptimin e të dhënave që do të transferohen në formë elektronike, nga autoritetet e shtetit anëtar përfaqësues tek ato të shtetit anëtar të përfaqësuar ose nga ofruesi i jashtëm i shërbimeve apo nga konsulli i nderit tek autoritetet e shteteve anëtare në fjalë, shtetet anëtare të përfaqësuara ose ato në fjalë nuk lejojnë që shteti anëtar përfaqësues, ofruesi i jashtëm i shërbimeve ose konsulli i nderit të transferojnë të dhëna në formë elektronike.
Në këto raste, shtetet anëtare të përfaqësuara ose shtetet anëtare në fjalë garantojnë që të dhënat elektronike të transferohen fizikisht në formë plotësisht të enkriptuar në një pajisje ruajtëse elektronike nga autoritetet e shtetit anëtar përfaqësues tek autoritetet e shteteve anëtare të përfaqësuara ose nga ofruesi i jashtëm i shërbimeve apo nga konsulli i nderit tek autoritetet e shteteve anëtare në fjalë nga një nëpunës konsullor i një shteti anëtar ose, nëse ky transferim do të kërkonte marrjen e masave joproporcionale ose të paarsyeshme, në një mënyrë tjetër të sigurt, për shembull duke përdorur operatorë të caktuar me përvojë në transportimin e dokumenteve dhe të dhënave sensitive në vendin e tretë në fjalë.
- Në të gjitha rastet, niveli i sigurisë së transferimit përshtatet me natyrën sensitive të të dhënave.
- Shtetet anëtare ose Komuniteti bëjnë përpjekje për arritjen e marrëveshjeve me vendet e treta në fjalë me qëllim heqjen e ndalimit të enkriptimit të të dhënave që do të transferohen në formë elektronike, nga autoritetet e shtetit anëtar përfaqësues tek autoritetet e shteteve anëtare të përfaqësuara ose nga ofruesi i jashtëm i shërbimit apo nga konsulli i nderit tek autoritetet e shteteve anëtare në fjalë.
Neni 45
Bashkëpunimi i shteteve anëtare me ndërmjetësit tregtarë
- Shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë me ndërmjetësit tregtarë për dorëzimin e aplikimeve, përveçse për mbledhjen e identifikuesve biometrikë.
- Ky bashkëpunim bazohet në akreditimin nga autoritetet përkatëse të shteteve anëtare. Në veçanti, akreditimi bazohet në verifikimin e aspekteve të mëposhtme:
- a) statusit aktual të ndërmjetësit tregtar: licencën aktuale, regjistrimin në regjistrin tregtar, kontratat bankare;
- b) kontratat ekzistuese me partnerët tregtarë të vendosur në shtete anëtare që ofrojnë akomodim dhe shërbime të tjera të paketave turistike;
- c) kontratat me kompanitë e transportit, të cilat duhet të përfshijnë udhëtimin e vajtjes si dhe udhëtimin e garantuar dhe të pandryshueshëm të ardhjes.
- Ndërmjetësit e akredituar tregtarë monitorohen rregullisht nga kontrolle në terren që përfshijnë intervista personale ose telefonike me aplikuesit, verifikimin e udhëtimeve dhe akomodimit, verifikimin se sigurimi i shëndetit në udhëtim është i përshtatshëm dhe i mbulon të gjithë udhëtarët dhe, sa herë që konsiderohet e nevojshme, verifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me kthimin në grup.
- Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, shkëmbehen informacione për performancën e ndërmjetësve të akredituar tregtarë në lidhje me parregullsitë e konstatuara dhe refuzimin e aplikimeve të paraqitura nga ta si dhe për format e konstatuara të mashtrimit me dokumentet e udhëtimit dhe mosrealizimin e udhëtimeve të planifikuara.
- Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, konsullatat shkëmbejnë listat e ndërmjetësve tregtarë që kanë akredituar dhe të ndërmjetësve tregtarë të cilëve ua kanë anuluar akreditimin, së bashku me arsyet për këtë anulim.
Çdo konsullatë garanton që publiku të informohet rreth listës së ndërmjetësve të akredituar tregtarë me të cilët bashkëpunon.
Neni 46
Përpilimi i statistikave
Shtetet anëtare përpilojnë statistika vjetore për vizat, në përputhje me tabelën e përcaktuar në shtojcën XII. Këto statistika dorëzohen deri më 1 mars për vitin kalendarik paraardhës.
Neni 47
Informimi i publikut të gjerë
- Autoritetet qendrore dhe konsullatat e shteteve anëtare i ofrojnë publikut të gjerë të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me aplikimin për vizë, në veçanti në lidhje me:
- a) kriteret, kushtet dhe procedurat e aplikimit për vizë;
- b) mënyrat e lënies së një takimi, sipas rastit;
- c) vendin e dorëzimit të aplikimit (konsullata kompetente, qendra e përbashkët e aplikimit ose ofruesi i jashtëm i shërbimit);
- d) ndërmjetësit e akredituar tregtarë;
- e) faktin se vula, siç parashikohet në nenin 20, nuk ka implikime ligjore;
- f) afatet kohore për shqyrtimin e aplikimeve, të parashikuara në nenin 23, paragrafi 1, 2 dhe 3;
- g) vendet e treta shtetasit e të cilave ose kategori specifike të vendeve shtetasit e të cilëve janë objekt i konsultimit ose informimit paraprak;
- h) faktin se aplikuesit duhet t’i përcillen vendimet negative për aplikimet, se këto vendime duhet të theksojnë arsyet ku janë bazuar dhe se aplikuesit të cilëve u janë refuzuar aplikimet kanë të drejtën e ankimit, duke u informuar për procedurat vijuese në një rast të tillë, duke përfshirë autoritetin kompetent si dhe afatin kohor për dorëzimin e ankesës;
- faktin se disponimi i një vize nuk mjafton për të dhënë automatikisht të drejtën e hyrjes dhe se mbajtësit e vizës duhet të vërtetojnë përmbushjen e kushteve të hyrjes në kufirin e jashtëm, siç parashikohet në nenin 5 të Kodit për Kufijtë e Shengenit.
- Shteti anëtar përfaqësues dhe ai i përfaqësuar informojnë publikun e gjerë në lidhje me marrëveshjet e përfaqësimit, siç përmendet në nenin 8, para se këto marrëveshje të hyjnë në fuqi.
TITULLI V
BASHKËPUNIM LOKAL PËR SHENGENIN
Neni 48
Bashkëpunimi lokal për Shengenin midis konsullatave të shteteve anëtare
- Me qëllim garantimin e zbatimit të harmonizuar të politikës së përbashkët të vizave, duke marrë parasysh, sipas rastit, rrethanat lokale, konsullatat e shteteve anëtare dhe Komisioni bashkëpunojnë brenda secilit juridiksion dhe vlerësojnë nevojën për të përcaktuar në veçanti:
- a) një listë të harmonizuar të dokumenteve mbështetëse që duhet të dorëzojnë aplikuesit, duke marrë parasysh nenin 14 dhe shtojcën II;
- b) kriteret e përbashkëta për shqyrtimin e aplikimeve për sa i përket përjashtimeve nga pagesa e tarifës së vizës në përputhje me nenin 16, paragrafi 5 dhe çështjeve në lidhje me përkthimin e formularit të aplikimit në përputhje me nenin 11, paragrafi 5;
- c) një listë joshteruese të dokumenteve të udhëtimit nga vendi pritës, e cila duhet përditësuar rregullisht.
Nëse, në lidhje me një ose më shumë nga germat "a" deri në "c", vlerësimi në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin konfirmon nevojën për një qasje të harmonizuar vendore, masat për një qasje të tillë miratohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 52, paragrafi 2.
- Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, përcaktohet një fletë e përbashkët informacioni për vizat uniforme, vizat me vlefshmëri territoriale të kufizuar dhe vizat për transit në aeroport, përkatësisht, të drejtat që lindin nga viza dhe kushtet për aplikimin për vizë, duke përfshirë, sipas rastit, listën e dokumenteve mbështetëse siç përmendet në paragrafin 1, germa "a".
- Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, shkëmbehet informacioni i mëposhtëm:
- a) statistikat mujore për vizat uniforme, vizat me vlefshmëri territoriale të kufizuar dhe vizat për transit në aeroport që janë lëshuar si dhe numri i vizave të refuzuara;
- b) në lidhje me vlerësimin e rreziqeve të migracionit dhe/ose sigurisë, informacion për:
- strukturën social-ekonomike të vendit pritës;
- burimet e informacionit në nivel lokal, duke përfshirë sigurinë sociale, sigurimet shëndetësore, regjistrat fiskalë dhe regjistrimet e hyrje-daljeve;
III. përdorimin e dokumenteve të rreme, të falsifikuara ose të imituara;
- rrugët e imigracionit të paligjshëm;
- refuzimet;
- c) informacion për bashkëpunimin me kompanitë e transportit;
- d) informacion për kompanitë e sigurimit që japin sigurim të përshtatshëm të shëndetit në udhëtim, duke përfshirë verifikimin e llojit të mbulimit dhe shumën e mundshme të tejkalimit.
- Shtetet anëtare dhe Komisioni organizojnë rregullisht takime në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, me qëllim trajtimin e çështjeve operacionale në lidhje me zbatimin e politikës së përbashkët të vizave. Këto takime thirren në juridiksionin e Komisionit, përveçse kur është rënë dakord ndryshe me kërkesë të Komisionit.
Mund të organizohen takime monotematike dhe të caktohen nëngrupe për studimin e çështjeve specifike në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin.
- Në kuadër të bashkëpunimit lokal për Shengenin, duhet të hartohen rregullisht dhe të shpërndahen në nivel lokal raporte përmbledhëse të takimeve. Komisioni mund t'ia delegojë hartimin e raporteve një shteti anëtar. Konsullatat e çdo shteti anëtar ia përcjellin raportet autoriteteve të tyre qendrore.
Në bazë të këtyre raporteve, Komisioni harton brenda secilit juridiksion, një raport vjetor që do t'i dorëzohet Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
- Përfaqësuesit e konsullatave të shteteve anëtare që nuk zbatojnë tërësinë e legjislacionit të Komunitetit në lidhje me vizat ose të vendeve të treta, mund të ftohen në mënyrë të posaçme për të marrë pjesë në takimet për shkëmbimin e informacioneve për çështje që kanë të bëjnë me vizat.
TITULLI VI
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 49
Masat në lidhje me Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike
Shtetet anëtare që organizojnë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike zbatojnë procedura dhe kushte specifike që lehtësojnë lëshimin e vizave të përcaktuara në shtojcën XI.
Neni 50
Ndryshimet e shtojcave
Masat e përcaktuara për ndryshimin e elementeve jothelbësore të kësaj rregulloreje dhe për ndryshimin e shtojcave I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII dhe XII miratohen sipas procedurës rregullatore me shqyrtimin e përmendur në nenin 52, paragrafi 3.
Neni 51
Udhëzime për zbatimin praktik të kodit të vizave
Udhëzimet operacionale për zbatimin praktik të dispozitave të kësaj rregulloreje hartohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 52, paragrafi 2.
Neni 52
Procedura e Komitetit
- Komisioni asistohet nga një komitet (Komiteti i vizave).
- Aty ku përmendet ky paragraf, zbatohen nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke marrë parasysh dispozitat e nenit 8 të tij dhe me kusht që masat zbatuese të miratuara në përputhje me këtë procedurë të mos modifikojnë dispozitat kryesore të kësaj rregulloreje.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
- Aty ku përmendet ky paragraf zbatohet neni 5a, paragrafi 1 deri në 4 dhe paragrafi 7 i Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Neni 53
Njoftimi
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për:
- a) marrëveshjet e përfaqësimit të përmendura në nenin 8;
- b) vendet e treta shtetasit e të cilëve, me kërkesë të disa shteteve anëtare, duhet të jenë të pajisur me vizë për transit në aeroport gjatë kalimit në zonat për qarkullim ndërkombëtar të aeroporteve që ndodhen në territorin e tyre, siç përmendet në nenin 3;
- c) formularin kombëtar për dëshminë e sponsorizimit dhe/ose akomodimit privat të përmendur në nenin 14, paragrafi 4, sipas rastit;
- d) listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet konsultimi paraprak i përmendur në nenin 22, paragrafi 1;
- e) listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet informacioni i përmendur në nenin 31, paragrafi 1;
- f) shënimet kombëtare shtesë në seksionin "komente" të vizës pullë, siç përmendet në nenin 27, paragrafi 2;
- g) autoritetet kompetente për zgjatjen e afatit të vizave, siç përmenden në nenin 33, paragrafi 5;
- h) format e zgjedhura të bashkëpunimit, siç përmenden në nenin 40;
- statistikat e përpiluara në përputhje me nenin 46 dhe shtojcën XII.
- Komisioni e vë informacionin e përcjellë në përputhje me paragrafin 1, në dispozicion të shteteve anëtare dhe të publikut nëpërmjet një botimi elektronik që përditësohet vazhdimisht.
Neni 54
Ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 767/2008
Rregullorja (KE) nr. 767/2008 ndryshohet si më poshtë:
- Neni 4, paragrafi 1 ndryshohet si më poshtë:
- a) germa "a" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"a) "viza uniforme" siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 13 korrikut 2009, "Për përcaktimin e një kodi komunitar për vizat (kodi i vizave)"22;
- b) germa "b" hiqet;
- c) germa "c" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"c) "vizë për transit në aeroport" siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 5, të Rregullores (KE) nr. 810/2009;
- d) germa "d" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"d) "viza me vlefshmëri territoriale të kufizuar" siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 4, të Rregullores (KE) nr. 810/2009;
- e) germa "e" hiqet;
- në nenin 8, paragrafi 1, fjalët "Pas marrjes së një aplikimi", zëvendësohen me tekstin e mëposhtëm:
"Kur aplikimi është i pranueshëm sipas nenit 19 të Rregullores (KE) nr. 810/2009";
- Neni 9 ndryshohet si më poshtë:
- a) titulli zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Të dhënat që do të përfshihen në aplikim";
- b) paragrafi 4 ndryshohet si më poshtë:
- germa "a" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"a) mbiemri, mbiemri në lindje, emri; datëlindja, qyteti dhe shteti i lindjes, gjinia;";
- germa "e" hiqet;
III. germa "g" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"g) Shtetet anëtare të destinacionit dhe kohëzgjatja e qëndrimit të synuar ose transitit;";
- germa "h" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"h) qëllimet kryesore të udhëtimit;";
- v) pika I zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
- data e synuar e mbërritjes në zonën Shengen dhe data e synuar e nisjes nga kjo zonë;";
- germa "j" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"j) Shteti anëtar i hyrjes së parë;";
VII. germa "k" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"k) adresa e banimit të aplikuesit;";
VIII. në germën "l", fjala "shkollë" zëvendësohet me: "institucion arsimor";
- në germën "m", fjalët "babai dhe nëna" zëvendësohen me "autoritet prindëror ose kujdestar ligjor";
- në nenin 10, paragrafi 1, shtohet pika e mëposhtme:
"k) sipas rastit, informacioni që tregon se viza pullë është plotësuar manualisht.";
- në nenin 11, paragrafi hyrës zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Në rastet kur autoriteti i vizave që përfaqëson një shtet tjetër anëtar ndërpret shqyrtimin e aplikimit, ai shton të dhënat e mëposhtme në dosjen e aplikimit:";
- Neni 12 ndryshohet si më poshtë:
- a) në paragrafin 1, germa "a" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"a) informacioni për statusin që tregon se viza është refuzuar dhe faktin nëse autoriteti e ka refuzuar në emër të një shteti tjetër anëtar;";
- b) paragrafi 2 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"2. Dosja e aplikimit tregon gjithashtu arsyet për refuzimin e vizës, që duhet të jenë një ose më shumë nga sa më poshtë:
- a) aplikuesi:
- paraqet dokumente udhëtimi të rreme, të falsifikuara ose të imituara;
- nuk justifikon qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar;
III. nuk vërteton se ka mjete të mjaftueshme jetese, si për kohëzgjatjen e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e tij të origjinës ose të rezidencës ose për transitin në një vend të tretë ku është i sigurt se do të pranohet, ose se është në gjendje t’i përfitojë këto mjete në mënyrë të ligjshme;
- ka qëndruar për tre muaj gjatë periudhës aktuale gjashtë mujore në territorin e shteteve anëtare, në bazë të një vize uniforme ose vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar;
- është një person për të cilin është lëshuar një sinjalizim në SIS me qëllim refuzimin e hyrjes;
- konsiderohet si kërcënim për politikën publike, për sigurinë e brendshme ose për shëndetin publik, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 19 të Kodit për Kufijtë e Shengenit, ose për marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare, veçanërisht kur në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare është lëshuar një sinjalizim me qëllim refuzimin e hyrjes për të njëjtat arsye;
VII. nuk vërteton se është i pajisur me sigurim të përshtatshëm dhe të vlefshëm të shëndetit në udhëtim, sipas rastit;
- b) informacioni i dorëzuar në lidhje me justifikimin për qëllimet dhe kushtet e qëndrimit të synuar nuk është i besueshëm;
- c) synimi i aplikuesit për t'u larguar nga territori i shteteve anëtare para skadimit të vizës nuk mund të vërtetohet.
- d) nuk janë dhënë dëshmi të mjaftueshme për pamundësinë e aplikuesit për të aplikuar paraprakisht për vizë duke justifikuar kështu aplikimin për vizë në kufi.";
- Neni 13 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Neni 13
Të dhënat që duhet të shtohen në rastin e anulimit ose revokimit të vizës
- Kur është marrë një vendim për anulimin ose revokimin e një vize, autoriteti i vizave që e ka marrë këtë vendim shton në dosjen e aplikimit të dhënat e mëposhtme:
- a) informacion për statusin që tregon që viza është anuluar ose revokuar;
- b) autoritetin që ka anuluar ose revokuar vizën, duke përfshirë vendndodhjen e tij;
- c) vendin dhe datën e vendimit.
- Dosja e aplikimit tregon gjithashtu arsyet për anulimin ose revokimin, të cilat duhet të jenë:
- a) një ose më shumë arsye të renditura në nenin 12, paragrafi 2;
- b) kërkesa e mbajtësit të vizës për ta revokuar atë.";
- Neni 14 ndryshohet si më poshtë:
- a) paragrafi 1 ndryshohet si më poshtë:
- paragrafi hyrës zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"1. Kur është marrë një vendim për zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë dhe/ose kohëzgjatjes së qëndrimit të një vize të lëshuar, autoriteti i vizave kompetent për zgjatjen e afatit, shton në dosjen e aplikimit të dhënat e mëposhtme:";
- germa "d" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"d) numri i pullës së vizës me afat të zgjatur;";
III. germa "g" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"g) territori ku mbajtësi i vizës ka të drejtë të udhëtojë, nëse vlefshmëria territoriale e vizës me afat të zgjatur ndryshon nga ajo e vizës origjinale;";
- b) në paragrafin 2, hiqet germa "c";
- në nenin 15, paragrafi 1, fjalët "zgjat ose shkurton vlefshmërinë e vizës" zëvendësohen me "ose zgjat vizën";
- Neni 17 ndryshohet si më poshtë:
- a) paragrafi 4 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"4. Shteti anëtar i hyrjes së parë;";
- b) paragrafi 6 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"6. lloji i vizës së lëshuar;’;
- c) paragrafi 11 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"11. qëllimet kryesore të udhëtimit;";
- në nenin 18, paragrafi 4, germa "c", nenin 19, paragrafi 2, germa "c", nenin 20, paragrafi 2, germa "d", nenin 22, paragrafi 2, germa "d", hiqen fjalët "ose shkurtohet";
- në nenin 23, paragrafi 1, germa "d", hiqet fjala "shkurtohet".
Neni 55
Ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 562/2006
Shtojca V, pjesa A e Rregullores (KE) nr. 562/2006 ndryshohet si më poshtë:
- a) pika 1, germa "c" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"(c) anulon ose revokon vizat, sipas rastit, në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 34 të Rregullores (KE) nr. 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13 korrik 2009, "Për përcaktimin e një kodi komunitar për vizat (kodi i vizave)"23;
- b) paragrafi 2 hiqet.
Neni 56
Shfuqizimet
- Nenet 9 deri në 17 të Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit të 14 qershorit 1985 shfuqizohen.
- Shfuqizohen sa më poshtë:
- a) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Shengenit i 28 prillit 1999, "Për versionet përfundimtare të Manualit të Përbashkët dhe Udhëzimeve të Përbashkëta Konsullore (SCH/Com-ex (99) 13" (Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore, duke përfshirë shtojcat);
- b) Vendimet e Komitetit Ekzekutiv të Shengenit, datë 14 dhjetor 1993, "Për zgjatjen e afatit të vizës uniforme (SCH/Com-ex (93) 21) dhe për parimet e përbashkëta të anulimit, shfuqizimit ose shkurtimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së vizës uniforme (SCH/Com-ex (93) 24)", Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Shengenit, datë 22 dhjetor 1994, "Për shkëmbimin e informacioneve statistikore në lidhje me lëshimin e vizave uniforme (SCH/Com-ex (94) 25)", Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Shengenit, datë 21 prill 1998, "Për shkëmbimin e statistikave në lidhje me vizat e lëshuara (SCH/Com-ex (98) 12)" dhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Shengenit, datë 16 dhjetor 1998, "Për prezantimin e një formulari të harmonizuar që dëshmon ftesën, sponsorizimin dhe akomodimin (SCH/Com-ex (98) 57)";
- c) Veprimi i Përbashkët 96/197/ÇBD, datë 4 mars 1996, "Për marrëveshjet e transitit në aeroport"24;
- d) Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 789/2001 e 24 prillit 2001, që i rezervon Këshillit kompetencat zbatuese në lidhje me disa dispozita të detajuara dhe procedura praktike për shqyrtimin e aplikimeve për vizë25;
- e) Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 1091/2001 e 28 majit 2001, "Për lirinë e lëvizjes me vizë afatgjatë"26;
- f) Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 415/2003 e 27 shkurtit 2003, "Për lëshimin e vizave në kufi, duke përfshirë lëshimin e këtyre vizave për marinarët në transit"27;
- g) Neni 2 i Rregullores (KE) nr. 390/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 23 prill 2009, "Për ndryshimin e Udhëzimeve të Përbashkëta Konsullore për vizat e posteve diplomatike dhe konsullore në lidhje me prezantimin e elementeve biometrike, duke përfshirë dispozitat për organizimin e pranimit dhe përpunimit të aplikimeve për vizë28.
- Referencat ndaj instrumenteve të shfuqizuara interpretohen si referenca ndaj kësaj rregulloreje dhe lexohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën XIII.
Neni 57
Monitorimi dhe vlerësimi
- Dy vite pas zbatimit të të gjitha dispozitave të kësaj rregulloreje, Komisioni kryen një vlerësim të këtij zbatimi. Ky vlerësim i përgjithshëm përfshin një shqyrtim të rezultateve të arritura në raport me objektivat dhe të zbatimit të dispozitave të kësaj rregulloreje, pa cenuar raportet e përmendura në paragrafin 3.
- Komisioni ia përcjell vlerësimin e përmendur në paragrafin 1 Parlamentit Evropian dhe Këshillit. Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni dorëzon, nëse është e nevojshme, propozimet përkatëse me synim ndryshimin e kësaj rregulloreje.
- Tre vjet pas hyrjes në fuqi të VIS dhe në vijim çdo katër vite, Komisioni i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për zbatimin e neneve 13, 17, 40 deri në 44 të kësaj rregulloreje, duke përfshirë zbatimin e mbledhjes dhe përdorimit të identifikuesve biometrikë, përshtatshmërinë e standardit të zgjedhur të ONAC, përputhshmërinë me rregullat e mbrojtjes së të dhënave, përvojën me ofruesit e jashtëm të shërbimeve, duke iu referuar në veçanti mbledhjes së të dhënave biometrike, zbatimin e rregullit të 59 muajve për kopjimin e shenjave të gishtërinjve dhe organizimin e procedurave në lidhje me aplikimet. Raporti përfshin gjithashtu, në bazë të nenit 17, paragrafi 12, 13 dhe 14 dhe të nenit 50, paragrafi 4 të Rregullores VIS, rastet kur ka qenë e pamundur marrja e shenjave të gishtërinjve për arsye faktike ose kur ato nuk janë kërkuar për arsye ligjore, në krahasim me numrin e rasteve kur janë marrë. Raporti përfshin informacion për rastet kur një personi që nuk ka mundur t'i japë shenjat e gishtërinjve për arsye faktike, i është refuzuar viza. Raporti shoqërohet, sipas rastit, me propozimet përkatëse për ndryshimin e kësaj rregulloreje.
- Raporti i parë i përmendur në paragrafin 3 trajton gjithashtu çështjen e besueshmërisë së mjaftueshme për qëllimet e identifikimit dhe verifikimit të shenjave të gishtërinjve të fëmijëve nën moshën 12 vjeç dhe, në veçanti, mënyrën se si ato evoluojnë me moshën, në bazë të rezultateve të një studimi të kryer nën përgjegjësinë e Komisionit.
Neni 58
Hyrja në fuqi
- Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Zbatimi i saj fillon nga data 5 prill 2010.
- Neni 52 dhe neni 53, paragrafi 1, germa "a" deri në "h"dhe paragrafi 2, zbatohen nga data 5 tetor 2009.
- Për sa i përket Rrjetit të Konsultimit Shengen (Specifikimet teknike),neni 56, paragrafi 2, germa "d" zbatohet nga data e përmendur në nenin 46 të Rregullores VIS.
- Neni 32, paragrafi 2 dhe 3, neni 34, paragrafi 6 dhe 7 dhe neni 35, paragrafi 7 zbatohen nga data 5 prill 2011.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare në përputhje me Traktatin themelues të Komunitetit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 13 korrik 2009.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
H.-G. PÖTTERING
Për Këshillin
Presidenti
- ERLANDSSON
SHTOJCA I
SHTOJCA II
LISTA JOSHTERUESE E DOKUMENTEVE MBËSHTETËSE
Dokumentet mbështetëse të përmendura në nenin 14, që duhet të dorëzojnë aplikuesit për vizë, mund të përfshijnë sa më poshtë:
- DOKUMENTACIONI NË LIDHJE ME QËLLIMIN E UDHËTIMIT
- për udhëtime pune:
- a) një ftesë nga një firmë ose një autoritet për të ndjekur mbledhje, konferenca ose evenimente që lidhen me tregtinë, industrinë ose punën;
- b) dokumente të tjera që tregojnë ekzistencën e marrëdhënieve tregtare ose marrëdhënieve për qëllime pune;
- c) biletat e hyrjes për në panaire dhe kongrese, sipas rastit;
- d) dokumente që vërtetojnë veprimtaritë e biznesit të shoqërisë;
- e) dokumente që vërtetojnë statusin e punësimit të aplikuesit në shoqëri;
- për udhëtimet e ndërmarra për qëllime studimi ose trajnime të llojeve të tjera:
- a) një certifikatë regjistrimi në një institut arsimor për qëllimet e frekuentimit të kurseve profesionale ose teorike në kuadër të trajnimit bazë ose të mëtejshëm;
- b) karta ose certifikata studenti për kurset që do të ndiqen;
- për udhëtimet e ndërmarra për qëllime turizmi ose për arsye private:
- a) dokumente në lidhje me akomodimin:
— një ftesë nga pritëse, nëse qëndroni me dikë të tillë,
— një dokument nga subjekti që ofron akomodimin ose ndonjë dokument tjetër i përshtatshëm që tregon akomodimin e parashikuar;
- b) dokumente në lidhje me itinerarin:
— konfirmimi i rezervimit të një udhëtimi të organizuar ose çdo dokument tjetër i përshtatshëm që tregon planet e parashikuara të udhëtimit,
— në rastin e transitit: viza ose leje tjetër hyrjeje për vendin e tretë të destinacionit; bileta për vazhdimin e udhëtimit;
- për udhëtimet e ndërmarra për evenimente politike, shkencore, kulturore, sportive ose fetare ose arsye të tjera:
— ftesat, biletat e hyrjes, regjistrimet ose programet ku tregohet (sa herë që është e mundur), emri i organizatës pritëse dhe kohëzgjatja e qëndrimit ose çdo dokument tjetër i përshtatshëm që tregon qëllimin e vizitës;
- për udhëtimet e anëtarëve të delegacioneve zyrtare të cilët, me ftesë zyrtare drejtuar qeverisë së vendit të tretë në fjalë, marrin pjesë në takime, konsultime, negociata ose programe shkëmbimi, si dhe në evente të organizuara në territorin e shtetit anëtar nga organizatat ndërqeveritare:
— një letër e lëshuar nga autoriteti i vendit të tretë në fjalë, ku konfirmohet se aplikuesi është anëtar i delegacionit zyrtar që po udhëton drejt një shteti anëtar për të marrë pjesë në eventin e sipërpërmendur, shoqëruar nga një kopje e ftesës zyrtare;
- për udhëtimet e ndërmarra për arsye mjekësore:
— një dokument zyrtar nga institucionit mjekësor, ku konfirmohet nevoja për kujdes mjekësor në atë institucion dhe dëshmi e mjeteve të mjaftueshme financiare për të paguar trajtimin mjekësor.
- DOKUMENTACIONI QË LEJON VLERËSIMIN E QËLLIMIT TË APLIKUESIT PËR T'U LARGUAR NGA TERRITORI I SHTETEVE ANËTARE
- bileta e kthimit ose bileta vajtje-ardhje dhe rezervimi përkatës;
- dëshmia e mjeteve financiare në vendin e rezidencës;
- dëshmia e punësimit: pasqyrat bankare;
- dëshmia e pasurisë së paluajtshme;
- vërtetim i integrimit në vendin e rezidencës: lidhjet familjare; statusi profesional.
- DOKUMENTACIONI NË LIDHJE ME GJENDJEN FAMILJARE TË APLIKUESIT
- miratimi i autoritetit prindëror ose kujdestarit ligjor (kur i mituri nuk udhëton me ta);
- vërtetim i lidhjeve familjare me personin pritës ose personin që ka bërë ftesën.
SHTOJCA III
FORMATI UNIFORM DHE PËRDORIMI I VULËS QË TREGON SE APLIKIMI PËR VIZË ËSHTË I PRANUESHËM
… viza …29
xx.xx.xxxx 30
…31
Shembull:
Viza C FR
22.4.2009
Konsullata e Francës
Xhibuti
Vula vendoset në faqen e parë të dokumentit të udhëtimit pa shënime ose vula.
SHTOJCA IV
LISTË E PËRBASHKËT E VENDEVE TË TRETA TË RENDITURA NË SHTOJCËN I TË RREGULLORES (KE) NR. 539/2001, SHTETASIT E TË CILAVE DUHET TË JENË TË PAJISUR ME VIZË PËR TRANSIT NË AEROPORT GJATË KALIMIT NË ZONAT PËR QARKULLIM NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE QË NDODHEN NË TERRITORIN E SHTETEVE ANËTARE
AFGANISTANI
BANGLADESHI
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS
ERITREA
ETIOPIA
GANA
IRANI
IRAKU
NIGERIA
PAKISTANI
SOMALIA
SRI-LANKA
SHTOJCA V
LISTA E LEJEVE TË QËNDRIMIT QË I JAPIN MBAJTËSIT TË DREJTËN PËR TRANSIT PËRMES AEROPORTEVE TË SHTETEVE ANËTARE PA NEVOJËN PËR TË QENË TË PAJISUR ME VIZË PËR TRANSIT NË AEROPORT
ANDORRA:
— Tarjeta provisional de estancia y de trabajo (leje provizore qëndrimi dhe pune) (e bardhë). Ato u lëshohen punonjësve sezonalë; periudha e vlefshmërisë varet nga kohëzgjatja e punësimit por nuk i tejkalon gjashtë muajt. Kjo leje është e parinovueshme,
— Tarjeta de estancia y de trabajo (leje qëndrimi dhe leje pune) (e bardhë). Kjo leje lëshohet për gjashtë muaj dhe mund të rinovohet për një vit tjetër,
— Tarjeta de estancia (leje qëndrimi) (e bardhë). Kjo leje lëshohet për gjashtë muaj dhe mund të rinovohet për një vit tjetër,
— Tarjeta temporal de residencia (leje e përkohshme qëndrimi) (rozë). Kjo leje lëshohet për një vit dhe mund të rinovohet dy herë, çdo herë për një vit tjetër,
— Tarjeta ordinaria de residencia (leje e përgjithshme qëndrimi) (e verdhë). Kjo leje lëshohet për tre vjet dhe mund të rinovohet për tre vjet të tjera,
— Tarjeta privilegiada de residencia (leje e posaçme qëndrimi) (e gjelbër). Kjo leje lëshohet çdo pesë vjet dhe është e rinovueshme, çdo herë për pesë vjet të tjera
— Autorización de residencia (autorizim qëndrimi) (i gjelbër). Kjo leje lëshohet për një vit dhe është e rinovueshme, çdo herë për tre vjet të tjera,
— Autorización temporal de residencia y de trabajo (autorizim i përkohshëm qëndrimi dhe pune) (rozë). Kjo leje lëshohet për dy vjet dhe mund të rinovohet për dy vjet të tjera,
— Autorización ordinaria de residencia y de trabajo (autorizim i përgjithshëm qëndrimi dhe pune) (i verdhë). Kjo leje lëshohet për pesë vjet,
— Autorización privilegiada de residencia y de trabajo (autorizim i posaçëm qëndrimi dhe pune) (i gjelbër). Kjo leje lëshohet çdo 10 vjet dhe është e rinovueshme, çdo herë për 10 vjet të tjera
KANADA:
— Kartë e rezidentit të përhershëm (kartë plastike).
JAPONI:
— Leje e rihyrjes në Japoni.
SAN MARINO:
— Permesso di soggiorno ordinario (validità illimitata) (leje e përgjithshme qëndrimi (vlefshmëri e pakufizuar)),
— Permesso di soggiorno continuativo speciale (validità illimitata) (leje e posaçme dhe e përhershme qëndrimi (vlefshmëri e pakufizuar)),
— Carta d’identità de San Marino (validità illimitata) (kartë identiteti e San Marinos (vlefshmëri e pakufizuar)).
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS:
— Formulari I-551 Karta e rezidentit të përhershëm (e vlefshme për 2 deri në 10 vjet),
— Formulari I-551 Karta e pranimit të regjistrimit për të huajt (e vlefshme për 2 deri në 10 vjet),
— Formulari I-551 Karta e pranimit të regjistrimit për të huajt (vlefshmëri e pakufizuar),
— Formulari I-327 Dokumenti i rihyrjes (i vlefshëm për dy vjet — i lëshohet mbajtësve të një formulari I-551),
— Karta për rezidentët e huaj (e vlefshme për 2 deri në 10 vjet ose me vlefshmëri të pakufizuar. Ky dokument garanton kthimin e mbajtësit të tij vetëm në rast se qëndrimi i tij jashtë SHBA-së nuk ka tejkaluar një vit),
— Leja për rihyrje (e vlefshme për dy vjet. Ky dokument garanton kthimin e mbajtësit të tij vetëm në rast se qëndrimi i tij jashtë SHBA-së nuk ka tejkaluar dy vjet),
— Vula e vlefshme e rezidencës së përkohshme në një pasaportë të vlefshme (e vlefshme për një vit nga data e lëshimit).
SHTOJCA VI
SHTOJCA VII
PLOTËSIMI I VIZËS PULLË
- Seksioni i shënimeve të detyrueshme
1.1. Rubrika "E VLEFSHME PËR":
Kjo rubrikë tregon territorin ku mbajtësi i vizës ka të drejtë të udhëtojë.
Kjo rubrikë mund të plotësohet vetëm në një nga mënyrat e mëposhtme:
- a) Shtetet e Shengenit;
- b) Shteti ose shtetet e Shengenit me territorin e të cilëve vlefshmëria e vizës është e kufizuar (në këtë rast përdoren shkurtimet e mëposhtme):
BE BELGJIKË
CZ REPUBLIKA ÇEKE
DK DANIMARKË
DE GJERMANI
EE ESTONI
GR GREQI
ES SPANJË
FR FRANCË
IT ITALI
LV LETONI
LT LITUANI
LU LUKSEMBURG
HU HUNGARI
MT MALTË
NL HOLANDË
AT AUSTRI
PL POLONI
PT PORTUGALI
SI SLLOVENI
SK SLLOVAKI
FI FINLANDË
SE SUEDI
IS ISLANDË
NO NORVEGJI
CH ZVICËR
1.2. Në rastet kur pulla përdoret për të lëshuar një vizë uniforme, kjo rubrikë plotësohet duke përdorur fjalët "Shtetet e Shengenit", në gjuhën e shtetit anëtar që e lëshon atë.
1.3. Në rastet kur pulla përdoret për të lëshuar një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar, në përputhje me nenin 25, paragrafi 1 të kësaj rregulloreje, kjo rubrikë plotësohet me emrat e shteteve anëtare me të cilat qëndrimi i mbajtësit të vizës është i kufizuar dhe në gjuhën e shtetit anëtar që e lëshon vizën.
1.4. Në rastet kur pulla përdoret për të lëshuar një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar, në përputhje me nenin 25, paragrafi 3 të kësaj rregulloreje, për kodet që duhet të vendosen mund të përdoren opsionet e mëposhtme:
- a) regjistrimi i kodeve për shtetet anëtare në fjalë;
- b) regjistrimi i shënimit "Shtetet e Shengenit", e ndjekur në kllapa me simbolin e minusit dhe kodet e shteteve anëtare në territoret e të cilave viza nuk është e vlefshme;
- c) në rast se fusha "e vlefshme për" nuk është e mjaftueshme për të vendosur të gjitha kodet e shteteve anëtare që e njohin ose jo dokumentin e udhëtimit në fjalë, zvogëlohet madhësia e shkronjave të përdorura.
- Rubrika "NGA ... DERI MË":
Kjo rubrikë tregon periudhën e qëndrimit të mbajtësit të vizës, të autorizuar në këtë të fundit.
Pas fjalës "NGA", shkruhet data nga e cila mbajtësi i vizës mund të hyjë në territorin për të cilin viza është e vlefshme, si më poshtë:
— data shkruhet duke përdorur dy shifra, ku e para është zero nëse ajo datë është njëshifrore,
— vijë horizontale,
— muaji shkruhet duke përdorur dy shifra, ku e para është zero nëse ajo datë është njëshifrore,
— vijë horizontale,
— viti shkruhet duke përdorur dy shifra, të cilat korrespondojnë me dy shifrat e fundit të vitit.
Për shembull: 05-12-07 = 5 dhjetor 2007.
Data e ditës së fundit të periudhës së autorizuar të qëndrimit të mbajtësit të vizës vendoset pas fjalës "DERI MË" dhe shkruhet në të njëjtën formë si data e parë. Mbajtësi i vizës duhet të jetë larguar nga territori për të cilin viza është e vlefshme deri në mesnatën e asaj dite.
- Rubrika "NUMRI I HYRJEVE":
Kjo rubrikë tregon se sa herë mbajtësi i vizës mund të futet në territorin për të cilin ajo është e vlefshme, pra i referohet numrit të periudhave të qëndrimeve që mund të shpërndahen në të gjithë periudhën e vlefshmërisë, shihni pikën 4.
Numri i hyrjeve mund të jetë një, dy ose më shumë. Ky numër shkruhet në anën e djathtë të pjesës së printuar paraprakisht, duke përdorur "01", "02" ose shkurtimin "MULT", kur viza autorizon më shumë se dy hyrje.
Në rastet kur viza me shumë hyrje për transit në aeroport lëshohet në përputhje me nenin 26, paragrafi 3 të kësaj rregulloreje, vlefshmëria e vizës llogaritet si në vijim: data e parë e nisjes plus gjashtë muaj.
Viza nuk është më e vlefshme kur numri total i daljeve të mbajtësit të vizës është i barabartë me numrin e hyrjeve të autorizuara, edhe nëse mbajtësi i vizës nuk e ka shfrytëzuar numrin e ditëve të autorizuara nga viza.
- Rubrika "KOHËZGJATJA E VIZITËS... DITËT":
Kjo rubrikë tregon numrin e ditëve gjatë të cilave mbajtësi i vizës mund të qëndrojë në territorin për të cilin viza është e vlefshme. Ky qëndrim mund të jetë i pandërprerë ose në varësi të numrit të ditëve të autorizuara, i shpërndarë nëpër periudha të ndryshme ndërmjet datave të përmendura në pikën 2, duke pasur parasysh numrin e hyrjeve të autorizuara sipas pikës 3.
Numri i ditëve të autorizuara shkruhet në hapësirën bosh midis "KOHËZGJATJA E VIZITËS" dhe "DITËT", me dy shifra, ku e para është zero nëse numri i ditëve është më pak se 10.
Numri maksimal i ditëve që mund të vendoset në këtë rubrikë është 90.
Kur viza është e vlefshme për më shumë se gjashtë muaj, kohëzgjatja e qëndrimit është 90 ditë për çdo periudhë gjashtë mujore.
- Rubrika "LËSHUAR MË ... MË DATË":
Kjo rubrikë përmban emrin e vendit ku ndodhet autoriteti lëshues. Data e lëshimit tregohet pas "MË DATË".
Data e lëshimit shkruhet në të njëjtën formë si data e përmendur në pikën 2.
- Rubrika "NUMRI I PASAPORTËS":
Kjo rubrikë tregon numrin e dokumentit të udhëtimit në të cilin ngjitet viza pullë.
Në rast se personi për të cilin lëshohet viza, përfshihet në pasaportën e bashkëshortit, autoritetit prindëror ose kujdestarit ligjor, atëherë tregohet numri i dokumentit të udhëtimit të këtij personi.
Në rast se dokumenti i udhëtimit të aplikuesit nuk njihet nga shteti anëtar lëshues, për ngjitjen e vizës përdoret formati uniform i fletës së veçantë.
Numri që duhet vendosur në këtë rubrikë, nëse viza pullë është ngjitur në faqen e veçantë, nuk është numri i pasaportës por i njëjti numër tipografik, i përbërë prej gjashtë shifrash, që figuron në formular.
- Rubrika "LLOJI I VIZËS":
Për të lehtësuar identifikimin nga autoritetet e kontrollit, kjo rubrikë specifikon llojin e vizës duke përdorur shkronjat A, C dhe D si më poshtë:
A: vizë për transit në aeroport (siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 5 të kësaj rregulloreje)
C: vizë (siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 2 të kësaj rregulloreje)
D: vizë afatgjatë
- Rubrika "MBIEMRI DHE EMRI":
Shkruhen, në këtë rend, fjala e parë në kutinë "mbiemri" e ndjekur nga fjala e parë në kutinë "emri" të dokumentit të udhëtimit të mbajtësit të vizës. Autoriteti lëshues verifikon që emri dhe mbiemri që figurojnë në dokumentin e udhëtimit dhe që duhet të vendosen në këtë rubrikë dhe në seksionin që do të skanohet elektronikisht, të jenë të njëjtat me ato që figurojnë në aplikimin për vizë. Nëse numri i karaktereve të mbiemrit dhe emrit është më shumë se numri i hapësirave në dispozicion, karakteret e tepërta zëvendësohen me një pikë (.).
- a) Shënimet e detyrueshme që duhet të shtohen në seksionin "KOMENTE"
— në rastin e një vize të lëshuar në emër të një shteti tjetër anëtar, në përputhje me nenin 8, shtohet shënimi i mëposhtëm: "R/[Kodi i shtetit anëtar të përfaqësuar]",
— në rastin e një vize të lëshuar për qëllime transiti, shtohet shënimi i mëposhtëm: "TRANSIT";
- b) Shënimet kombëtare në seksionin "KOMENTE"
Ky seksion përmban gjithashtu komente në gjuhën e shtetit anëtar lëshues në lidhje me dispozitat kombëtare. Megjithatë, këto komente nuk përsërisin komentet e detyrueshme të përmendura në pikën 1;
- c) Seksioni i fotografisë
Fotografia, me ngjyra, e mbajtësit të vizës vendoset në hapësirën e rezervuar për këtë qëllim.
Për fotografinë që do të vendoset në vizën pullë zbatohen rregullat e mëposhtme.
Lartësia e kokës nga mjekra deri në majë është midis 70 % dhe 80 % të përmasave vertikale të sipërfaqes së fotografisë.
Kërkesat minimale për rezolucionin janë:
— 300 pikselë për inç (ppi), të pangjeshur, për skanimin,
— 720 pika për inç (dpi) për printimin me ngjyra të fotove.
- Hapësira e lexueshme nga pajisjet
Ky seksion përbëhet nga dy rreshta prej 36 karakteresh (OCR B-10 cpi).
Rreshti i parë: 36 karaktere (i detyrueshëm)
Pozicionet
Numri i karaktereve
Përmbajtja e rubrikave
Specifikimet
1-2
2
Lloji i dokumentit
Karakteri i parë: V
Karakteri i dytë: kodi që tregon llojin e vizës (A, C ose D)
3-5
3
Shteti lëshues
Kodi alfabetik i ONAC me 3 karaktere: BEL, CHE, CZE, DNK, D<<, EST, GRC, ESP, FRA, ITA, LVA, LTU, LUX, HUN, MLT, NLD, AUT, POL, PRT, SVN, SVK, FIN, SWE, ISL, NOR
6-36
31
Mbiemri dhe emri
Mbiemri duhet të ndahet nga emrat e parë me dy simbole (<<); elementet e ndryshme të emrit duhet të ndahen nga një simbol (<); hapësirat e panevojshme duhet të plotësohen me një simbol (<)
Rreshti i dytë: 36 karaktere (i detyrueshëm)
Pozicionet
Numri i karaktereve
Përmbajtja e rubrikave
Specifikimet
1
9
Numri i vizës
Ky është numri i printuar në skajin e sipërm djathtas të pullës
10
1
Karakteri i kontrollit
Ky karakter është rezultat i një llogaritjeje komplekse, bazuar në hapësirën paraprake sipas një algoritmi të përcaktuar nga ONAC
11
3
Kombësia e aplikuesit
Kodimi alfabetik sipas kodeve të ONAC me 3 karaktere
14
6
Data e lindjes
Rendi që ndiqet është VVMMDD ku:
VV
=
viti (i detyrueshëm)
MM
=
muaji ose << nëse nuk dihet
DD
=
data ose << nëse nuk dihet
20
1
Karakteri i kontrollit
Ky karakter është rezultat i një llogaritjeje komplekse, bazuar në hapësirën paraprake sipas një algoritmi të përcaktuar nga ONAC
21
1
Gjinia
F
=
Femër,
M
=
Mashkull,
<
=
E paspecifikuar
22
6
Data kur përfundon vlefshmëria e vizës
Rendi që ndiqet është VVMMDD pa elemente plotësuese
28
1
Karakteri i kontrollit
Ky karakter është rezultat i një llogaritjeje komplekse, bazuar në hapësirën paraprake sipas një algoritmi të përcaktuar nga ONAC
29
1
Vlefshmëria territoriale
a)
Për vizat me vlefshmëri territoriale të kufizuar, vendosni shkronjën T
b)
Për vizat uniforme vendosni elementin plotësues <
30
1
Numri i hyrjeve
1, 2 ose M
31
2
Kohëzgjatja e qëndrimit
a)
Qëndrim i shkurtër: numri i ditëve duhet të vendoset në pjesën e lexueshme me sy të lirë
b)
Qëndrim i gjatë: <<
33
4
Fillimi i vlefshmërisë
Struktura është MMDD pa elemente plotësuese.
SHTOJCA VIII
NGJITJA E VIZËS PULLË
- Viza pullë ngjitet në faqen e parë të dokumentit të udhëtimit pa shënime ose vula, të ndryshme nga vula që tregon se aplikimi është i pranueshëm.
- Pulla bashkërendohet dhe ngjitet në fund të faqes së dokumentit të udhëtimit. Hapësira e pullës, e lexueshme nga pajisjet, bashkërendohet me fundin e faqes.
- Vula e autoriteteve lëshuese vendoset në seksionin "KOMENTE" në mënyrë të tillë që të dalë përtej pullës në faqen e dokumentit të udhëtimit.
- Kur është e nevojshme të përjashtohet plotësimi i seksionit që do të skanohet në formë elektronike, vula mund të pozicionohet në këtë seksion për ta bërë atë të papërdorshëm. Përmasat dhe përmbajtja e vulës që do të përdoret përcaktohen nga rregullat kombëtare të shtetit anëtar.
- Për të parandaluar ripërdorimin e vizës pullë të ngjitur në faqen e veçantë, vula e autoriteteve lëshuese stampohet në të djathtë, midis pullës dhe faqes së veçantë, në mënyrë të tillë që as të mos pengojë leximin e rubrikave dhe komenteve dhe as të mos prekë hapësirën e lexueshme nga pajisjet.
- Zgjatja e vizës, sipas nenit 33 të kësaj rregulloreje, bëhet në formën e vizës pullë. Vula e autoriteteve lëshuese vendoset në vizën pullë.
SHTOJCA IX
PJESA 1
RREGULLAT PËR LËSHIMIN E VIZAVE NË KUFI PËR MARINARËT NË TRANSIT QË JANË OBJEKT I KËRKESAVE PËR VIZË
Këto rregulla lidhen me shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare për sa i përket marinarëve në transit, të cilët janë objekt i kërkesave për vizë. Për sa kohë që viza lëshohet në kufi, në bazë të informacionit të shkëmbyer, përgjegjësia bie mbi shtetin anëtar që e lëshon vizën.
Për qëllimet e këtyre rregullave:
"Port i shtetit anëtar": është një port që përbën një kufi të jashtëm të një shteti anëtar;
"Aeroport i shtetit anëtar": është një aeroport që përbën një kufi të jashtëm të një shteti anëtar.
- Regjistrimi në një anije të ankoruar ose që pritet në portin e një shteti anëtar (hyrja në territorin e shteteve anëtare)
— shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj informojnë autoritetet kompetente në portin e shtetit anëtar ku është ankoruar ose pritet anija, se marinarët që janë objekt i kërkesave për vizë do të futen nëpërmjet një kufiri ajror, tokësor ose detar të një shteti anëtar. Shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj nënshkruajnë një garanci për mbulimin nga ana e tyre të të gjitha shpenzimeve të qëndrimit dhe, nëse është e nevojshme, të riatdhesimit të këtyre marinarëve,
— autoritetet kompetente verifikojnë sa më shpejt të munden saktësinë e informacionit të dhënë nga shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj dhe shqyrtojnë nëse janë përmbushur kushtet e tjera për hyrjen në territorin e shteteve anëtare. Gjithashtu duhet të verifikohet itinerari i udhëtimit brenda territorit të shteteve anëtare, p.sh duke iu referuar biletave (të avionit),
— kur marinarët duhet të hyjnë nëpërmjet aeroportit të një shteti anëtar, autoritetet kompetente në portin e këtij shteti duhet të informojnë autoritetet kompetente në aeroportin e hyrjes, me anë të një formulari të plotësuar siç duhet për marinarët në transit të cilët janë objekt i kërkesave për vizë (siç përcaktohet në pjesën 2), të dërguar me faks, postë elektronike ose mjete të tjera, për rezultatet e verifikimit dhe sqarojnë nëse parimisht viza mund të lëshohet në kufi. Kur marinarët duhet të hyjnë nëpërmjet një kufiri tokësor ose detar, autoritetet kompetente në postën kufitare ku marinarët në fjalë hyjnë në territorin e shteteve anëtare, informohen me të njëjtën procedurë,
— në rast se verifikimi i të dhënave në dispozicion është pozitiv dhe rezultati është qartësisht konsistent me deklaratën ose dokumentet e marinarit, autoritetet kompetente në aeroportin e hyrjes ose daljes të shtetit anëtar mund të lëshojnë një vizë në kufi, qëndrimi i autorizuar nga e cila korrespondon me nevojat e qëllimit të transitit. Gjithashtu, në këto raste, në dokumentin e udhëtimit të marinarit vendoset një vulë hyrjeje ose daljeje e një shteti anëtar dhe ai i kthehet marinarit në fjalë.
- Lënia e shërbimit në një anije që ka hyrë në portin e një shteti anëtar (dalje nga territori i shteteve anëtare)
— shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj informojnë autoritetet kompetente në portin e atij shteti anëtar për hyrjen e marinarëve që janë objekt i kërkesave për vizë dhe që duhet të lënë shërbimin dhe të dalin nga territori i shteteve anëtare nëpërmjet kufirit ajror, tokësor ose detar të një shteti anëtar. Shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj nënshkruajnë një garanci për mbulimin nga ana e tyre të të gjitha shpenzimeve të qëndrimit dhe, nëse është e nevojshme, të riatdhesimit të këtyre marinarëve,
— autoritetet kompetente verifikojnë sa më shpejt të munden saktësinë e informacionit të dhënë nga shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj dhe shqyrtojnë nëse janë përmbushur kushtet e tjera për hyrjen në territorin e shteteve anëtare. Gjithashtu duhet të verifikohet itinerari i udhëtimit brenda territorit të shteteve anëtare, p.sh duke iu referuar biletave (të avionit),
— në rast se verifikimi i të dhënave të disponueshme është pozitiv, autoritetet kompetente mund të lëshojnë një vizë, qëndrimi i autorizuar nga e cila korrespondon me nevojat e qëllimit të transitit.
III. Transferimi nga anija që ka hyrë në portin e një shteti anëtar në një anije tjetër
— shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj informojnë autoritetet kompetente në portin e atij shteti anëtar për hyrjen e marinarëve që janë objekt i kërkesave për vizë dhe që duhet të lënë shërbimin dhe të dalin nga territori i shteteve anëtare nëpërmjet portit të një shteti tjetër anëtar. Shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj nënshkruajnë një garanci për mbulimin nga ana e tyre të të gjitha shpenzimeve të qëndrimit dhe, nëse është e nevojshme, të riatdhesimit të këtyre marinarëve,
— autoritetet kompetente verifikojnë sa më shpejt të munden saktësinë e informacionit të dhënë nga shoqëria e transportit detar ose agjenti i saj dhe shqyrtojnë nëse janë përmbushur kushtet e tjera për hyrjen në territorin e shteteve anëtare. Në kuadër të këtij verifikimi, kontaktohen autoritetet kompetente të portit të shtetit anëtar nga i cili marinarët do të largohen me anije nga territori i shteteve anëtare. Për të përcaktuar nëse anija ku ata po hipin është ankoruar apo pritet në port, kryhet një kontroll. Gjithashtu, duhet të verifikohet itinerari i udhëtimit brenda territorit të shteteve anëtare,
— në rast se verifikimi i të dhënave të disponueshme është pozitiv, autoritetet kompetente mund të lëshojnë një vizë, qëndrimi i autorizuar nga e cila korrespondon me nevojat e qëllimit të transitit.
PJESA 2
PËRSHKRIMI I DETAJUAR I FORMULARIT
Pikat 1-4: identiteti i marinarit
1.
A.
Mbiemrat
B.
Emrat
C.
Kombësia
D.
Kategoria/Grada
2.
A.
Vendlindja
B.
Data e lindjes
3.
A.
Numri i pasaportës
B.
Data e lëshimit
C.
Periudha e vlefshmërisë
4.
A.
Numri i librezës së marinarit
B.
Data e lëshimit
C.
Periudha e vlefshmërisë
Për sa i përket pikës 3 dhe 4: për qëllime identifikimi, në varësi të kombësisë së marinarit dhe shtetit anëtar ku ai do të hyjë, mund të përdoret një dokument udhëtimi ose një librezë detari.
Pikat 5-8: agjenti i shoqërisë së transportit detar dhe anija përkatëse
5.
Emri i agjentit detar (individi ose korporata që përfaqësojnë pronarin e anijes në vend për të gjitha çështjet që lidhen me detyrat e tij për kolaudimin e anijes) sipas pikës 5A dhe numri i telefonit (dhe detaje të tjera kontakti si numri i faksit, adresa e postës elektronike) sipas pikës 5B
6.
A.
Emri i anijes
B.
Numri i IMO-s (ky numër përbëhet nga 7 numra dhe njihet gjithashtu si "numri Lloyds")
C.
Flamuri (me të cilin lundron anija tregtare)
7.
A.
Data e mbërritjes së anijes
B.
Origjina (porti) e anijes
Shkronja "A" i referohet datës së mbërritjes në port të anijes ku do të imbarkohet marinari
8.
A.
Data e nisjes së anijes
B.
Destinacioni i anijes (porti tjetër)
Për sa i përket pikës 7A dhe 8A: treguesit në lidhje me kohën që mund të udhëtojë një marinar për t'u imbarkuar në anije.
Duhet të merret parasysh që itinerari i planifikuar është objekt i faktorëve të jashtëm dhe të papritur si stuhitë, avaritë etj.
Pikat 9-12: qëllimi i udhëtimit të marinarit dhe destinacioni i tij
- "Destinacioni përfundimtar" është fundi i udhëtimit të marinarit. Ai mund të jetë porti në të cilin do të imbarkohet ose vendi në të cilin po drejtohet nëse ka lënë shërbimin.
- Arsyet e aplikimit
- a) Në rastin e imbarkimit, destinacioni përfundimtar është porti ku do të imbarkohet marinari.
- b) Në rastin e transferimit në një anije tjetër brenda territorit të shteteve anëtare, është gjithashtu porti ku do të imbarkohet marinari. Transferimi në një anije që ndodhet jashtë territorit të shteteve anëtare duhet të konsiderohet si lënie e shërbimit.
- c) Lënia e shërbimit mund të ndodhë për shumë arsye, si për shkak të përfundimit të kontratës, aksidenteve në punë, arsyeve familjare emergjente etj.
- Mjetet e transportit
Lista e mjeteve të përdorura brenda territorit të shteteve anëtare nga marinari në transit, i cili është objekt i kërkesës për vizë, me qëllim arritjen e destinacionit të tij përfundimtar. Në formular, parashikohen tre mundësitë e mëposhtme:
- a) makinë (ose autobus);
- b) tren;
- c) avion.
- Data e mbërritjes (në territorin e shteteve anëtare)
Vlen kryesisht për marinarët në aeroportin e parë ose pikën e parë të kalimit kufitar (meqenëse mund të mos jetë gjithmonë aeroport) në kufirin e jashtëm nëpërmjet të cilit dëshirojnë të hyjë në territorin e shteteve anëtare.
Data e transitit
Kjo është data kur marinari zbarkon në një port në territorin e shteteve anëtare dhe drejtohet për në një port tjetër që gjendet gjithashtu në territorin e shteteve anëtare.
Data e nisjes
Kjo është data kur marinari zbarkon në një port në territorin e shteteve anëtare për t'u transferuar në një anije tjetër në një port që gjendet jashtë territorit të shteteve anëtare, ose data kur marinari zbarkon në një port në territorin e shteteve anëtare për t'u rikthyer në vendin e tij (jashtë territorit të shteteve anëtare).
Pas përcaktimit të tre mënyrave të udhëtimit, duhet të jepet gjithashtu informacioni në dispozicion në lidhje me këto mjete:
- a) makinë, autobus: numri i regjistrimit;
- b) tren: emri, numri etj.;
- c) të dhënat e fluturimit: data, ora, numri.
- Deklarata formale e nënshkruar nga agjenti detar ose pronari i anijes që konfirmon përgjegjësinë e tij për shpenzimet e qëndrimit dhe, nëse është e nevojshme, për riatdhesimin e marinarit.
SHTOJCA X
LISTA E KËRKESAVE MINIMALE QË DO TË PËRFSHIHEN NË INSTRUMENTIN LIGJOR NË RASTIN E BASHKËPUNIMIT ME OFRUESIT E JASHTËM TË SHËRBIMIT
- Për sa i përket kryerjes së veprimtarive të tij, në lidhje me mbrojtjen e të dhënave ofruesi i jashtëm i shërbimit:
- a) parandalon në çdo rast leximin, kopjimin, modifikimin ose fshirjen e paautorizuar të të dhënave, në veçanti gjatë transmetimit të tyre tek misioni diplomatik ose posti konsullor i shteteve anëtare kompetente për përpunimin e aplikimeve;
- b) në përputhje me udhëzimet e dhëna nga shtetet anëtare në fjalë, transmeton të dhënat,
— në formë elektronike, të enkriptuar, ose
— në formë fizike, në mënyrë të sigurt;
- c) transmeton të dhënat sa më shpejt të jetë e mundur:
— në rastin e të dhënave të transmetuara në formë fizike, të paktën një herë në javë,
— në rastin e të dhënave të transmetuara në formë elektronike, të paktën në fund të ditës kur janë mbledhur;
- d) fshin të dhënat menjëherë pas transmetimit të tyre dhe sigurohet që të dhënat e vetme që mund të ruhen janë emri dhe detajet e kontaktit të aplikuesit për qëllimet e planifikimit të takimeve si dhe numri i pasaportës, deri në kthimin e saj tek aplikuesi, sipas rastit;
- e) garanton të gjitha masat teknike dhe organizative të nevojshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental apo i paligjshëm ose nga humbja aksidentale, modifikimi, zbulimi ose aksesi i paautorizuar, veçanërisht kur bashkëpunimi përfshin dërgimin e dosjeve dhe të dhënave në misionin diplomatik ose postin konsullor të shteteve anëtare në fjalë si dhe nga të gjitha format e tjera të paligjshme të përpunimit të të dhënave personale;
- f) përpunon të dhënat vetëm për qëllimet e përpunimit të të dhënave personale të aplikuesve në emër të shteteve anëtare në fjalë;
- g) zbaton standarde të mbrojtjes së të dhënave të paktën ekuivalente me ato të përcaktuara në Direktivën 95/46/KE;
- h) u jep aplikuesve informacionin e nevojshëm sipas nenit 37 të Rregullores VIS.
- Për sa i përket kryerjes së veprimtarive të tij, në lidhje me sjelljen e personelit, ofruesi i jashtëm i shërbimit:
- a) garanton që personeli të trajnohet siç duhet;
- b) garanton që gjatë kryerjes së detyrave të tij, personeli;
— t'i presë aplikuesit me mirësjellje,
— të respektojë dinjitetin njerëzor dhe integritetin e aplikuesve,
— të mos diskriminojë personat mbi bazën e gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë ose besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual, dhe
— të respektojë rregullat e konfidencialitetit që zbatohen gjithashtu pasi anëtarët e personelit e kanë lënë punën ose pas ndërprerjes ose përfundimit të instrumentit ligjor;
- c) siguron në të gjitha rastet identifikimin e personelit që punon për ofruesin e jashtëm të shërbimeve;
- d) verifikon që personeli i tij të mos ketë dosje penale dhe të ketë ekspertizën e nevojshme.
- Për sa i përket verifikimit të kryerjes së veprimtarive të tij, ofruesi i jashtë i shërbimit:
- a) i siguron gjithmonë akses në ambientet e tij personelit të emëruar nga shtetet anëtare në fjalë, pa njoftim paraprak, në veçanti për qëllime inspektimi;
- b) siguron mundësinë e aksesit nga distanca në sistemin e tij të takimeve për qëllime inspektimi;
- c) garanton përdorimin e metodave përkatëse të monitorimit (p.sh testimi i aplikuesve; kamerat e uebit);
- d) siguron akses në vërtetimin e përmbushjes së kërkesave për mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë detyrimet e raportimit, auditet e jashtme dhe kontrollet e vazhdueshme në terren;
- e) i raporton shteteve anëtare në fjalë pa vonesa, shkelje të sigurisë apo ankesa nga aplikuesit për keqpërdorimin e të dhënave ose aksesin e paautorizuar në to, koordinohet me shtetet anëtare në fjalë për të gjetur një zgjidhje dhe u kthen menjëherë përgjigje shpjeguese aplikuesve që kanë ankesa.
- Për sa i përket kërkesave të përgjithshme, ofruesi i jashtëm i shërbimeve:
- a) vepron sipas udhëzimeve të shteteve anëtare kompetente për përpunimin e aplikimit;
- b) miraton masat e duhura antikorrupsion (p.sh masat për shpërblimin e personelit; bashkëpunimi në përzgjedhjen e anëtarëve të personelit të punësuar për detyrën përkatëse; kontrolli i kryqëzuar; parimi i rotacionit);
- c) zbaton plotësisht dispozitat e instrumentit ligjor, që duhet të përmbajnë një klauzolë ndërprerjeje ose përfundimi, si dhe një klauzolë rishikimi me qëllim garantimin e pasqyrimit të praktikës më të mirë nga instrumenti ligjor.
SHTOJCA XI
PROCEDURAT DHE KUSHTET SPECIFIKE QË LEHTËSOJNË LËSHIMIN E VIZAVE PËR ANËTARËT E FAMILJES OLIMPIKE QË MARRIN PJESË NË LOJËRAT OLIMPIKE DHE PARAOLIMPIKE
KREU I
QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Qëllimi
Procedurat dhe kushtet specifike të mëposhtme lehtësojnë aplikimin dhe lëshimin e vizave për anëtarët e familjes olimpike për periudhën e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të organizuara nga një shtet anëtar.
Gjithashtu, zbatohen dispozitat përkatëse të tërësisë së legjislacionit të Komunitetit në lidhje me procedurat e aplikimit dhe lëshimit të vizave.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllime të kësaj rregulloreje:
- "Organizatat Përgjegjëse" lidhen me masat e parashikuara për lehtësimin e procedurave për aplikimin dhe lëshimin e vizave për anëtarët e familjes olimpike që merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe/ose Paraolimpike dhe nënkuptojnë organizatat zyrtare, në aspektin e Kartës Olimpike, që kanë të drejtë të paraqesin listat e anëtarëve të familjes olimpike në Komitetin Organizativ të shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike me qëllim lëshimin e kartave të akreditimit për lojërat;
- "Anëtar i familjes olimpike" është çdo person që është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar, Federatave Ndërkombëtare, Komiteteve Olimpike dhe Paraolimpike Kombëtare, Komiteteve Organizative të Lojërave Olimpike dhe shoqatave kombëtare, si atletët gjyqtarët/arbitrat, trajnerët dhe teknikët e tjerë të sportit, personeli mjekësor së bashku me ekipet ose sportistët individualë dhe gazetarët e akredituar të mediave, drejtuesit e lartë, donatorët, sponsorët ose të ftuarit e tjerë zyrtarë, që bie dakord të drejtohet nga Karta Olimpike dhe të veprojë nën kontrollin dhe autoritetin suprem të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që përfshihet në listat e organizatave përgjegjëse dhe që është i akredituar nga Komiteti Organizativ i shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike si pjesëmarrës në Lojërat Olimpike dhe/ose Paraolimpike të [vitit];
- "Kartat e Akreditimit Olimpik" që lëshohen nga Komiteti Organizativ i shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në përputhje me legjislacionin e tij kombëtar, është një prej dy dokumenteve të sigurta, një për Lojërat Olimpike dhe një për Lojërat Paraolimpike, që përmban në secilin rast fotografinë e mbajtësit, përcakton identitetin e anëtarit të familjes olimpike dhe autorizon aksesin në mjediset ku zhvillohen garat dhe eventet e tjera të planifikuara gjatë gjithë periudhës së lojërave;
- "Periudha e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike" është periudha gjatë të cilës zhvillohen Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike;
- "Komiteti Organizativ i shtetit anëtar që pret Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike" është Komiteti i caktuar nga shteti anëtar pritës në përputhje me legjislacionin e tij kombëtar për të organizuar Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, i cili vendos për akreditimin e anëtarëve të familjes olimpike që marrin pjesë në këto lojëra;
- "Shërbimet përgjegjëse për lëshimin e vizave" janë shërbimet e përcaktuara nga shteti anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, për të shqyrtuar aplikimet dhe për të lëshuar vizat për anëtarët e familjes olimpike.
KREU II
LËSHIMI I VIZAVE
Neni 3
Kushtet
Vizat lëshohen në përputhje me këtë rregullore vetëm kur personi në fjalë:
- a) është caktuar nga një prej organizatave përgjegjëse dhe është akredituar nga Komiteti Organizativ i shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, si pjesëmarrës në këto lojëra;
- b) është pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi që autorizon kalimin e kufijve të jashtëm, siç përmendet në nenin 5 të Kodit për Kufijtë e Shengenit;
- c) nuk është një person për të cilin është lëshuar një sinjalizim me qëllim refuzimin e hyrjes;
- d) nuk konsiderohet se përbën kërcënim për politikën publike, sigurinë e brendshme ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjërit prej shteteve anëtare.
Neni 4
Depozitimi i aplikimit
- Kur një organizatë përgjegjëse përpilon një listë të personave të përzgjedhur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe/ose Paraolimpike, së bashku me aplikimin për lëshimin e një karte akreditimi olimpik për personat e përzgjedhur, ajo mund të dorëzojë një aplikim për vizë kolektive për ata persona të përzgjedhur të cilët duhet të jenë të pajisur me vizë në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 539/2001, përveç kur ata kanë një leje qëndrimi të lëshuar nga një shtet anëtar ose një leje qëndrimi të lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar ose Irlanda, në përputhje me Direktivën 2004/38/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 29 prill 2004, "Për të drejtën e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe të anëtarëve të familjeve të tyre për të lëvizur dhe qëndruar lirisht në territorin e shteteve anëtare"32.
- Aplikimi për vizë kolektive për personat në fjalë i përcillet, në të njëjtën kohë me aplikimet për lëshimin e kartës së akreditimit olimpik, Komitetit Organizativ të shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, në përputhje me procedurën e përcaktuar prej tij.
- Aplikimet për vizë individuale dorëzohen për çdo person që merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike.
- Komiteti Organizativ i shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike i përcjell shërbimeve përgjegjëse për lëshimin e vizave, sa më shpejt që të jetë e mundur, një aplikim për vizë kolektive së bashku me kopjet e aplikimeve për lëshimin e një karte akreditimi olimpik për personat në fjalë, me emrin e tyre të plotë, kombësinë, gjininë, datën dhe vendin e lindjes dhe numrin, llojin dhe datën e skadimit të dokumentit të tyre të udhëtimit.
Neni 5
Shqyrtimi i aplikimeve për vizë kolektive dhe lloji i vizës së lëshuar
- Vizat lëshohet nga shërbimet përgjegjëse përkatëse pas një shqyrtimi që synon garantimin e përmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 3.
- Viza e lëshuar është një vizë uniforme me shumë hyrje që autorizon një qëndrim jo më të gjatë se tre muaj për periudhën e Lojërave Olimpike dhe/ose Paraolimpike.
- Në rastet kur anëtari i familjes olimpike në fjalë nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në germën "c" ose "d" të nenit 3, shërbimet përgjegjëse për lëshimin e vizave mund të lëshojnë një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar në përputhje me nenin 25 të kësaj rregulloreje.
Neni 6
Forma e vizës
- Viza përbëhet nga dy numra të vendosur në kartën e akreditimit olimpik. Numri i parë është numri i vizës. Në rastin e një vize uniforme, numrat përbëhen nga shtatë (7) karaktere që përmbajnë gjashtë (6) shifra të paraprira nga shkronja "C". Në rastin e një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar, ky numër përbëhet nga tetë (8) karaktere që përmbajnë gjashtë (6) shifra të paraprira nga shkronjat "XX"33. Numri i dytë është numri i dokumentit të udhëtimit të personit në fjalë.
- Shërbimet përgjegjëse për lëshimin e vizave ia përcjellin numrat e vizës Komitetit Organizativ të shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike për qëllimin e lëshimit të kartave të akreditimit olimpik.
Neni 7
Heqja e tarifave
Shqyrtimi i aplikimeve për vizë dhe lëshimi i vizave nuk përfshin vendosjen e tarifave nga shërbimi përgjegjës për lëshimin e vizave.
KREU III
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 8
Anulimi i vizave
Kur lista e personave të paraqitur si pjesëmarrës në Lojërat Olimpike dhe/ose Paraolimpike ndryshohet para fillimit të lojërave, organizatat përgjegjëse informojnë pa asnjë vonesë Komitetin Organizativ të shtetit anëtar që organizon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, në mënyrë që kartat e akreditimit olimpik të personave të hequr nga lista të mund të anulohen. Komiteti Organizativ njofton në lidhje me këtë shërbimet përgjegjëse për lëshimin e vizave dhe i informon ato për numrat e vizave në fjalë.
Shërbimet përgjegjëse për lëshimin e vizave anulojnë vizat e personave në fjalë. Ato informojnë menjëherë në lidhje me këtë autoritetet përgjegjëse për kontrollin e kufijve dhe këto të fundit ia përcjellin informacionin, pa vonesa, autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare.
Neni 9
Kontrollet në kufirin e jashtëm
- Në rastet kur anëtarët e familjes olimpike, të cilëve u janë lëshuar vizat në përputhje me këtë rregullore, kalojnë kufirin e jashtëm të shteteve anëtare, kontrollet e hyrjeve që kryhen për ta kufizohen me verifikimin e përmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 3.
- Për periudhën e Lojërave Olimpike dhe/ose Paraolimpike:
- a) vulat e hyrjes dhe daljes vendosen në faqen e parë të lirë të dokumentit të udhëtimit për ata anëtarë të familjes olimpike për të cilët vendosja e vulave duhet të bëhet në përputhje me nenin 10, paragrafi 1 të Kodit për Kufijtë e Shengenit. Në hyrjen e parë, numri i vizës shënohet në të njëjtën faqe;
- b) kushtet për hyrjen, të parashikuara në nenin 5, paragrafi 1, germa "c" të Kodit për Kufijtë e Shengenit, supozohet të përmbushen pasi anëtarët e familjes olimpike të jenë akredituar siç duhet.
- Paragrafi 2 zbatohet për anëtarët e familjes olimpike të cilët janë shtetas të vendeve të treta, pavarësisht nëse janë ose jo objekt i kërkesës për vizë sipas rregullores (KE) nr. 539/2001.
SHTOJCA XII
STATISTIKAT VJETORE PËR VIZAT UNIFORME, VIZAT ME VLEFSHMËRI TERRITORIALE TË KUFIZUAR DHE VIZAT PËR TRANSIT NË AEROPORT
Të dhënat që do t'i dorëzohen Komisionit brenda afatit të përcaktuar në nenin 46 për çdo vendndodhje ku shtetet e ndryshme anëtare lëshojnë vizat:
— totali i vizave të kërkuara të tipit A (duke përfshirë vizat me shumë hyrje-dalje të tipit A),
— totali i vizave të lëshuara të tipit A (duke përfshirë vizat me shumë hyrje-dalje të tipit A),
— totali i vizave me shumë hyrje-dalje të tipit A që janë lëshuar,
— totali i vizave të refuzuara të tipit A (duke përfshirë vizat me shumë hyrje-dalje të tipit A),
— totali i vizave të kërkuara të tipit C (duke përfshirë vizat me shumë hyrje të tipit C),
— totali i vizave të lëshuara të tipit C (duke përfshirë vizat me shumë hyrje të tipit C),
— totali i vizave me shumë hyrje të tipit C që janë lëshuar,
— totali i vizave të refuzuara të tipit C (duke përfshirë vizat me shumë hyrje të tipit C),
— totali i vizave të lëshuara të tipit LTV.
Rregullat e përgjithshme për dorëzimin e të dhënave:
— të dhënat për gjithë vitin paraardhës përpilohen në një dosje të vetme,
— të dhënat komunikohen në formën e modelit të përbashkët të ofruar nga Komisioni,
— të dhënat, të grupuara sipas vendit të tretë, vihen në dispozicion të secilës prej vendndodhjeve ku shteti anëtar në fjalë lëshon viza,
— "E refuzuar" i referohet të dhënave për vizat dhe aplikimet e refuzuara, shqyrtimi i të cilave është ndërprerë siç parashikohet në nenin 8, paragrafi 2.
Në rast se të dhënat nuk disponohen ose nuk i përkasin asnjë prej kategorive përkatëse dhe vendeve të treta, shtetet anëtare e lënë bosh qelizën (dhe nuk vendosin (zero) "0"), "N.A" (nuk zbatohet) ose ndonjë vlerë tjetër).
SHTOJCA XIII
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Dispozitat e kësaj rregulloreje
Dispozitat e zëvendësuara të Konventës së Shengenit (CSA), Udhëzimeve të Përbashkëta Konsullore (UPK) ose të Komitetit Ekzekutiv të Shengenit (SCH/Com-ex)
TITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi
UPK, pjesa I.1. Fusha e zbatimit (CSA neni 9 dhe 10)
Neni 2
Përkufizime
(1)-(4)
UPK: Pjesa I. 2. Përkufizime dhe llojet e vizave
UPK: Pjesa IV "Baza ligjore"
CSA: Neni 11, paragrafi 2, neni 14, paragrafi 1, neni 15, neni 16
TITULLI II
VIZË TRANSITI NË AEROPORT
Neni 3
Shtetasit e vendeve të treta që duhet të pajisen me vizë për transit në aeroport
Veprimi i Përbashkët 96/197/ÇBD, UPK, pjesa I. 2.1.1
TITULLI III
PROCEDURAT DHE KUSHTET PËR LËSHIMIN E VIZAVE
KREU I
AUTORITETET QË MARRIN PJESË NË PROCEDURAT E APLIKIMEVE
Neni 4
Autoritetet kompetente që marrin pjesë në procedurat e aplikimeve
UPK pjesa II. 4., CSA, neni. 12, paragrafi 1, Rregullorja (KE) nr. 415/2003
Neni 5
Shteti anëtar kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e aplikimeve
UPK, pjesa II 1.1, germa "a)", "b", CSA neni 12, paragrafi 2
Neni 6
Kompetenca territoriale konsullore
UPK, pjesa II, 1.1 dhe 3
Neni 7
Kompetenca e lëshimit të vizave për shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të ligjshëm brenda territorit të një shteti anëtar
—
Neni 8
Kontratat e përfaqësimit
UPK, pjesa II, 1.2
KREU II
ZBATIMI
Neni 9
Metoda praktike për dorëzimin e një aplikimi
UPK, shtojca 13, shënim (neni 10, paragrafi 1)
Neni 10
Rregulla të përgjithshme për dorëzimin e një aplikimi
—
Neni 11
Formulari i aplikimit
UPK pjesa III. 1,1.
Neni 12
Dokumenti i udhëtimit
UPK pjesa III. 2. germa "a", CSA, neni 13, paragrafi 1 dhe 2
Neni 13
Identifikuesit biometrikë
UPK pjesa III. 1.2 germa "a" dhe "b"
Neni 14
Dokumentet mbështetëse
UPK, Pjesa III.2, germa "b" dhe pjesa V.1.4, Com-ex (98) 57
Neni 15
Sigurimi i shëndetit në udhëtim
UPK, pjesa V, 1.4
Neni 16
Tarifa e vizës
UPK pjesa VII. 4. dhe shtojca 12
Neni 17
Tarifa e shërbimit
UPK, pjesa VII, 1.7
KREU III
SHQYRTIMI DHE MIRATIMI I NJË APLIKIMI
Neni 18
Verifikimi i kompetencës konsullore
—
Neni 19
Pranueshmëria
—
Neni 20
Vula që tregon se aplikimi është i pranueshëm
UPK, pjesa VIII, 2
Neni 21
Verifikimi i kushteve të hyrjes dhe vlerësimi i rrezikut
UPK, pjesa III.4 dhe pjesa V.1.
Neni 22
Konsultimi paraprak me autoritetet qendrore të shteteve të tjera anëtare
UPK, pjesa II, 2.3 dhe pjesa V, 2.3, germat "a"-"d"
Neni 23
Vendimi për aplikimin
UPK, pjesa V. 2.1 (ndarja e dytë), 2.2, UPK
KREU IV
LËSHIMI I VIZËS
Neni 24
Lëshimi i një vize uniforme
UPK, pjesa V, 2.1
Neni 25
Lëshimi i një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar
UPK, pjesa V, 3, shtojca 14, CSA neni11, paragrafi 2, neni 14, paragrafi 1 dhe neni 16
Neni 26
Lëshimi i një vize për transit në aeroport
UPK, pjesa I, 2.1.1 — Veprimi i Përbashkët 96/197/ÇBD
Neni 27
Plotësimi i vizës pullë
UPK, pjesa VI.1-2-3-4
Neni 28
Anulimi i vizës pullë të plotësuar
UPK, pjesa VI, 5.2
Neni 29
Ngjitja e vizës pullë
UPK, pjesa VI, 5.3
Neni 30
Të drejtat që lindin nga lëshimi i vizës
UPK, pjesa I, 2.1, fjalia e fundit
Neni 31
Informimi i autoriteteve qendrore të shteteve të tjera anëtare
—
Neni 32
Refuzimi i vizës
—
KREU V
MODIFIKIMI I NJË VIZE TË LËSHUAR
Neni 33
Zgjatja e afatit
Com-ex (93) 21
Neni 34
Anulimi dhe revokimi
Com-ex (93) 24 dhe shtojca 14 e UPK-së
KREU VI
VIZAT E LËSHUARA NË KUFIJTË E JASHTËM
Neni 35
Vizat për të cilat aplikohet në kufijtë e jashtëm
Rregullorja (KE) nr. 415/2003
Neni 36
Vizat e lëshuara në kufirin e jashtëm për marinarët në transit
TITULLI IV
MENAXHIMI ADMINISTRATIV DHE ORGANIZIMI
Neni 37
Organizimi i seksionit të vizave
UPK, VII, 1-2-3
Neni 38
Burimet për shqyrtimin e aplikimeve dhe monitorimin e konsullatave
—
UPK, pjesa VII, 1A
Neni 39
Sjellja e personelit
UPK, pjesa III.5
Neni 40
Format e bashkëpunimit
UPK, pjesa VII, 1AA
Neni 41
Bashkëpunimi mes shteteve anëtare
Neni 42
Rekursi tek konsujt e nderit
UPK, pjesa VII, AB
Neni 43
Bashkëpunimi me ofruesit e jashtëm të shërbimit
UPK, pjesa VII, 1B
Neni 44
Enkriptimi dhe transferimi i sigurt i të dhënave
UPK, pjesa II, 1.2, pjesa VII, 1.6, nënparagrafi i gjashtë, i shtatë, i tetë dhe i nëntë
Neni 45
Bashkëpunimi i shteteve anëtare me ndërmjetësit tregtarë
UPK, VIII, 5.2
Neni 46
Përpilimi i statistikave
SCH Com-ex (94) 25 dhe (98) 12
Neni 47
Informimi i publikut të gjerë
—
TITULLI V
BASHKËPUNIM LOKAL PËR SHENGENIN
Neni 48
Bashkëpunimi lokal për Shengenin midis konsullatave të shteteve anëtare
UPK, VIII, 1-3-4
TITULLI VI
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 49
Masat në lidhje me Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike
—
Nenet 50
Ndryshimet e shtojcave
—
Neni 51
Udhëzime për zbatimin praktik të Kodit të Vizave
—
Neni 52
Procedura e Komitetit
—
Neni 53
Njoftimi
—
Neni 54
Ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 767/2008
—
Neni 55
Ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 562/2006
—
Neni 56
Shfuqizimet
—
Neni 57
Monitorimi dhe vlerësimi
—
Neni 58
Hyrja në fuqi
—
SHTOJCAT
SHTOJCA I
FORMULARI I HARMONIZUAR I APLIKIMIT
UPK, shtojca 16
SHTOJCA II
LISTA JOSHTERUESE E DOKUMENTEVE MBËSHTETËSE
UPK, V, 1.4, pjesërisht
SHTOJCA III
FORMATI UNIFORM DHE PËRDORIMI I VULËS QË TREGON SE APLIKIMI PËR VIZË ËSHTË I PRANUESHËM
UPK, VIII, 2
SHTOJCA IV
LISTË E PËRBASHKËT E VENDEVE TË TRETA, TË RENDITURA NË SHTOJCËN I TË RREGULLORES (KE) NR. 539/2001, SHTETASIT E TË CILËVE DUHET TË JENË TË PAJISUR ME VIZË PËR TRANSIT NË AEROPORT GJATË KALIMIT NË ZONAT PËR QARKULLIM NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE QË NDODHEN NË TERRITORIN E SHTETEVE ANËTARE
UPK, shtojca 3, pjesa I
SHTOJCA V
LISTA E LEJEVE TË QËNDRIMIT QË I JAPIN MBAJTËSIT TË DREJTËN PËR TRANSIT PËRMES AEROPORTEVE TË SHTETEVE ANËTARE PA NEVOJËN PËR TË QENË TË PAJISUR ME VIZË PËR TRANSIT NË AEROPORT
UPK, shtojca 3, pjesa III
SHTOJCA VI
FORMULARI STANDARD PËR NJOFTIMIN DHE ARSYETIMIN E REFUZIMIT, ANULIMIT OSE REVOKIMIT TË VIZËS
—
SHTOJCA VII
PLOTËSIMI I VIZËS PULLË
UPK, pjesa VI, 1-4, shtojca 10
SHTOJCA VIII
NGJITJA E VIZËS PULLË
UPK, pjesa VI, 5.3
SHTOJCA IX
RREGULLAT PËR LËSHIMIN E VIZAVE NË KUFI PËR MARINARËT NË TRANSIT QË JANË OBJEKT I KËRKESAVE PËR VIZË
Rregullorja (KE) nr. 415/2003, shtojcat I dhe II
SHTOJCA X
LISTA E KËRKESAVE MINIMALE QË DO TË PËRFSHIHEN NË INSTRUMENTIN LIGJOR NË RASTIN E BASHKËPUNIMIT ME OFRUESIT E JASHTËM TË SHËRBIMIT
UPK, shtojca 19
SHTOJCA XI
PROCEDURAT DHE KUSHTET SPECIFIKE QË LEHTËSOJNË LËSHIMIN E VIZAVE PËR ANËTARËT E FAMILJES OLIMPIKE QË MARRIN PJESË NË LOJËRAT OLIMPIKE DHE PARAOLIMPIKE
—
SHTOJCA XII
STATISTIKAT VJETORE PËR VIZAT UNIFORME, VIZAT ME VLEFSHMËRI TERRITORIALE TË KUFIZUAR DHE VIZAT PËR TRANSIT NË AEROPORT
—
- Opinioni i Parlamentit Evropian i 2 prillit 2009 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 25 qershorit 2009.
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19.
- Gazeta Zyrtare C 326, 22.12.2005, f. 1.
- Gazeta Zyrtare C 53, 3.3.2005, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 218, 13.8.2008, f. 60.
- Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31.
- Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
- Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 53.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 52.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 83, 26.3.2008, f. 3.
- Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- Gazeta Zyrtare L 81, 21.3.2001, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 164, 14.7.1995, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 53, 23.2.2002, f. 4.
- Gazeta Zyrtare L 267, 27.9.2006, f. 41.
- Gazeta Zyrtare L 289, 3.11.2005, f. 23.
- 22. Gazeta Zyrtare L 243, 15.9.2009, f. 1.
- 23. Gazeta Zyrtare L 243, 15.9.2009, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 63, 13.3.1996, f. 8.
- Gazeta Zyrtare L 116, 26.4.2001, f. 2.
- Gazeta Zyrtare L 150, 6.6.2001, f. 4.
- Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2003, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 131, 28.5.2009, f. 1.
- Kodi i shtetit anëtar që shqyrton aplikimin. Përdoren kodet e përcaktuara në shtojcën VII, pika 1.1.
- Data e aplikimit (tetë shifra: data xx, muaji xx, viti xxxx).
- Autoriteti që shqyrton aplikimin për vizë.
- Gazeta Zyrtare L 158, 30.4.2004, f. 77.
- Referenca tek kodi ISO i shtetit anëtar të organizimit.
-
Lexo Dokumentin
22.1.2009
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 17/4
RREGULLORE E KËSHILLIT (KE) NR. 45/2009, DATË 18 DHJETOR 2008, "PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES (KE) NR. 1339/2001, PËR SHTIRJEN E EFEKTEVE TË RREGULLORES (KE) NR. 1338/2001 PËR PËRCAKTIMIN E MASAVE TË NEVOJSHME PËR MBROJTJEN E EUROS NGA FALSIFIKIMI NË SHTETET ANËTARE QË NUK KANË MIRATUAR EURON SI MONEDHËN E TYRE TË VETME"
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 308 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian,
Duke pasur parasysh opinionin e Bankës Qendrore Evropiane,
Meqë:
- Me anë të Rregullores (KE) nr. 1339/20011 zbatimi i Rregullores (KE) nr. 1338/20012 u shtri në shtetet anëtare jopjesëmarrëse, sipas përkufizimit në Rregulloren (KE) nr. 974/98, datë 3 maj 1998, "Për futjen e euros"3.
- Rregullorja (KE) nr. 1338/2001 është shfuqizuar nga Rregullorja (KE) nr. 44/20094. Megjithatë, është e rëndësishme që euro të mbrohet edhe në ato shtete anëtare që nuk e kanë miratuar euron si monedhën e tyre të vetme dhe për këtë qëllim duhen marrë masat e nevojshme në përputhje me parimin e proporcionalitetit.
- Për rrjedhojë, Rregullorja (KE) nr. 1339/2001 duhet të ndryshohet në përputhje me sa më lart,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Neni 1 i Rregullores (KE) nr. 1339/2001 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
“Neni 1
Zbatimi i neneve 1 deri në 11 të Rregullores (KE) nr. 1338/2001, të ndryshuar nga Rregullorja (KE) nr. 44/20095 shtrihet edhe në ato shtete anëtare që nuk e kanë miratuar euron si monedhën e tyre të vetme.
Neni 2
Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 18 dhjetor 2008.
Për Këshillin
Presidenti
- BARNIER
- 1. Gazeta Zyrtare L 181, 4.7.2001, f. 11.
- 2. Gazeta Zyrtare L 181, 4.7.2001, f. 6.
- 3. Gazeta Zyrtare L 139, 11.5.1998, f. 1.
- 4. Shih faqen 1 të kësaj Gazete Zyrtare.
- 5. Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 44/2009, datë 18 dhjetor 2008, "Për ndryshimin e Rregullores (KE) nr. 1338/2001 "Për përcaktimin e masave të nevojshme për mbrojtjen e euros nga falsifikimi" (Gazeta Zyrtare L 17, 22.1.2009, f. 1).