Artikuj të shfaqur nga tag'et: ACQUIS E BE SË E CERTIIKUAR
-
Lexo Dokumentin
31.7.2007
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 199/30
RREGULLORE (KE) NR. 863/2007 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 11 KORRIK 2007, "PËR PËRCAKTIMIN E NJË MEKANIZMI PËR KRIJIMIN E SKUADRAVE TË NDËRHYRJES SË SHPEJTË NË KUFI DHE QË NDRYSHON RREGULLOREN E KËSHILLIT (KE) NR. 2007/2004 QË LIDHET ME KËTË MEKANIZËM DHE QË RREGULLON DETYRAT DHE KOMPETENCAT E OFICERËVE TË FTUAR"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe, në veçanti, nenin 62, paragrafi 2, germa "a" dhe nenin 66 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Pas konsultimit me Komitetin Evropian Ekonomik dhe Social,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 251 të Traktatit1,
Meqë:
- Më 26 tetor 2004, Këshilli miratoi Rregulloren (KE) nr. 2007/2004 "Për themelimin e Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian"2 (Agjencia).
- Një shtet anëtar që përballet me rrethana që kërkojnë shtimin e asistencës teknike dhe operacionale në kufijtë e tij të jashtëm, pa cenuar nenin 64, paragrafi 2 të traktatit dhe në përputhje me nenet 7 dhe 8 të Rregullores (KE) nr. 2007/2004, mund t’i kërkojë Agjencisë asistencë në formën e koordinimit, ku përfshihen shtetet e tjera anëtare.
- Menaxhimi efikas i kufijve të jashtëm nëpërmjet kontrolleve dhe mbikëqyrjes ndihmon në luftën kundër imigracionit të jashtëligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe në parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së brendshme, politikave publike, shëndetit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të shteteve anëtare. Kontrolli i kufirit nuk është vetëm në interes të shtetit anëtar në kufijtë e jashtëm të të cilit ai ushtrohet, por edhe të të gjithë shteteve anëtare që kanë hequr kontrollet në kufijtë e brendshëm.
- Përgjegjësia për kontrollin e kufijve të jashtëm bie mbi shtetet anëtare. Duke pasur parasysh situatat kritike me të cilat duhet të përballen shtetet anëtare herë pas here në kufijtë e tyre të jashtëm, në veçanti mbërritja në pikat e kufijve të jashtëm e një numri të madh të shtetasve të vendeve të treta që mundohen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin e shteteve anëtare, mund të lindë nevoja që shtetet anëtare të mbështeten nëpërmjet burimeve të përshtatshme dhe të mjaftueshme, në veçanti me personel.
- Mundësitë aktuale për të ofruar asistencë praktike efikase për sa i përket kontrollit të personave në kufijtë e jashtëm dhe mbikëqyrjes së kufijve të jashtëm në nivel evropian nuk konsiderohen të mjaftueshme, në veçanti kur shtetet anëtare përballen me mbërritjen e një numri të madh të shtetasve të vendeve të treta që mundohen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin e shteteve anëtare.
- Për sa më sipër, një shtet anëtar duhet të ketë mundësi të kërkojë dërgimin në territorin e tij, në kuadër të Agjencisë, të skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi, që përfshijnë ekspertë të trajnuar nga shtetet e tjera anëtare për të ndihmuar rojat kufitare kombëtare për një periudhë të përkohshme. Dërgimi i skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi do të kontribuojë në rritjen e solidaritetit dhe asistencës së ndërsjellë ndërmjet shteteve anëtare.
- Dërgimi i skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi për të ofruar mbështetje për një periudhë të kufizuar duhet të kryhet në situata të veçanta dhe urgjente. Këto situata lindin kur një shtet anëtar përballet me një fluks masiv të shtetasve të vendeve të treta që përpiqen të hyjnë në territorin e tij në mënyrë të paligjshme, gjë e cila kërkon një reagim të menjëhershëm dhe kur dërgimi i skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi do të kontribuonte në ofrimin e një reagimi efikas. Skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë në kufi nuk synohen të ofrojnë asistencë afatgjatë.
- Skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë në kufi varen nga detyrat e planifikuara, disponueshmëria dhe shpeshtësia e dërgimit. Për të garantuar funksionimin efikas të skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi, shtetet anëtare duhet të vënë në dispozicion një numër të përshtatshëm të rojave kufitare (grupi i ndërhyrjes së shpejtë), i cili pasqyron në veçanti specializimin dhe përmasën e organizatave të rojave kufitare të vetë shteteve. Ndaj, shtetet anëtare duhet të krijojnë grupe kombëtare të ekspertëve për të ndihmuar në rritjen e efikasitetit të kësaj rregulloreje. Agjencia duhet të marrë në konsideratë përmasat e ndryshme të shteteve anëtare dhe specializimin teknik të organizatave të rojave kufitare të këtyre shteteve.
- Praktikat më të mira nga shumë shtete anëtare tregojnë se njohja e profileve (aftësive dhe kualifikimeve) të rojave kufitare të disponueshme përpara dërgimit të tyre kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në planifikimin efikas dhe kryerjen e operacioneve. Ndaj, Agjencia duhet të përcaktojë profilet dhe numrin e përgjithshëm të rojave kufitare që duhet të vihen në dispozicion për skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë në kufi.
- Duhet të përcaktohet një mekanizëm për krijimin e skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi, i cili i ofron Agjencisë dhe shteteve anëtare fleksibilitet të mjaftueshëm dhe garanton që operacionet të kryhen me efikasitet dhe efektivitet të lartë.
- Agjencia, ndër të tjera, duhet të koordinojë përbërjen, trajnimin dhe dërgimin e skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi. Ndaj, në Rregulloren (KE) nr. 2007/2004 duhet të përfshihen dispozita të reja që lidhen me rolin e Agjencisë në lidhje me këto skuadra.
- Kur një shtet anëtar përballet me një fluks masiv të shtetasve të vendeve të treta që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin e tij, ose me një situatë tjetër të veçantë që ndikon në mënyrë të konsiderueshme në përmbushjen e detyrave kombëtare, ai mund të mos i mbajë rojat e tij kufitare të disponueshme për dërgim.
- Në mënyrë që puna me rojat kufitare kombëtare të jetë efikase, anëtarët e skuadrave duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyra që lidhen me kontrollin e personave në kufijtë e jashtëm dhe me mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm, gjatë kohës që janë dërguar në territorin e shtetit anëtar që ka kërkuar asistencën e tyre.
- Gjithashtu, efikasiteti i operacioneve të përbashkëta të koordinuar nga agjencia duhet të përmirësohet më tej, duke i lejuar, përkohësisht, oficerëve të ftuar nga shtetet e tjera anëtare që të kryejnë detyra që lidhen me kontrollin e personave në kufijtë e jashtëm dhe me mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm.
- Ndaj, është gjithashtu e nevojshme që në Rregulloren (KE) nr. 2007/2004 të përfshihen dispozita të reja në lidhje me detyrat dhe kompetencat e oficerëve të ftuar të dërguar në territorin e një shteti anëtar, me kërkesë të këtij të fundit, në kuadër të agjencisë.
- Kjo rregullore kontribuon në zbatimin e saktë të Rregullores (KE) nr. 562/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 mars 2006, "Për themelimin e Kodit të Komunitetit për rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave përmes kufijve (Kodi i Kufijve Shengen)"3. Për këtë qëllim, anëtarët e skuadrave dhe oficerët e ftuar, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe mbikëqyrjes në kufi, nuk duhet të diskriminojnë personat bazuar në gjininë, racën, prejardhjen etnike, fenë ose besimin, aftësinë e kufizuar, moshën ose orientimin seksual të tyre. Çdo masë e marrë gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre duhet të jetë proporcionale me objektivat që kërkohen të arrihen nga këto masa.
- Kjo rregullore respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura në veçanti nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian. Ajo duhet të zbatohet në përputhje me detyrimet e shteteve anëtare që lidhen me mbrojtjen ndërkombëtare dhe moskthimin.
- Kjo rregullore duhet të zbatohet në respektim të plotë të detyrimeve që lindin nga e drejta ndërkombëtare e detit, në veçanti për sa i përket kërkimit dhe shpëtimit.
- Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 tetor 1995, "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe me lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave"4 zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga shtetet anëtare në zbatim të kësaj rregulloreje.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit Shengen sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit Shengen5 të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, pika A të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE6 për disa masa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
- Për sa i përket Zvicrës, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit Shengen, sipas kuptimit të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e kësaj të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit Shengen, që përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, pika A të Vendimit 1999/437/KE, i lexuar së bashku me nenin 4, paragrafi 1 të Vendimeve të Këshillit 2004/849/KE7 dhe 2004/860/KE8.
- Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur si shtojcë në Traktatin për Bashkimin Evropian dhe Traktatin themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj. Duke qenë se kjo rregullore mbështetet në tërësinë e legjislacionit Shengen, sipas dispozitave të titullit IV të pjesës tre të Traktatit themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka, në përputhje me nenin 5 të atij protokolli, duhet të vendosë, brenda një periudhe gjashtë mujore pas miratimit të kësaj rregulloreje, nëse ajo do ta transpozojë këtë rregullore në legjislacionin e saj të brendshëm.
- Kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit Shengen në të cilën Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa dispozita të tërësisë së legjislacionit Shengen"9. Ndaj, Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje, dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj.
- Kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit Shengen në të cilën Irlanda nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, në lidhje me kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa dispozita të tërësisë së legjislacionit Shengen10. Ndaj, Irlanda nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje, dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj.
- Në këtë rregullore, dispozitat e nenit 6, paragrafët 8 dhe 9 përbëjnë, deri ë masën që i referohen qasjes që jepet në sistemin e informacionit Shengen, dispozita që mbështeten në tërësinë e legjislacionit Shengen, ose që lidhen në ndonjë mënyrë tjetër me të, sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2003 dhe nenit 4, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2005.
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Objekti
- Kjo rregullore përcakton një mekanizëm me qëllim ofrimin e asistencës operacionale të shpejtë në formën e skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi (në vijim "skuadra"), për një periudhë të kufizuar, për një shtet anëtar kërkues i cili përballet me një situatë të presionit urgjent dhe të veçantë, veçanërisht me mbërritjen në pikat e kufijve të jashtëm të një numri të madh të shtetasve të vendeve të treta që mundohen të hyjnë në territorin e shtetit anëtar në mënyrë të paligjshme, Gjithashtu, kjo rregullore përcakton detyrat që do të kryejnë dhe kompetencat që do të ushtrojnë anëtarët e skuadrave gjatë operacioneve në një shtet anëtar të ndryshëm nga shteti i tyre.
- Kjo rregullore ndryshon Rregulloren (KE) nr. 2007/2004 si rezultat i ngritjes së mekanizmit të përmendur në paragrafin 1 dhe me qëllim përcaktimin e detyrave që do të kryejnë dhe kompetencat që do të ushtrojnë rojat kufitare të shteteve anëtare që marrin pjesë në operacione të përbashkëta dhe projekte pilot në një shtet tjetër anëtar.
- Një shteti anëtar kërkues i ofrohet asistenca teknike e nevojshme në përputhje me nenet 7 dhe 8 të Rregullores (KE) nr. 2007/2004.
Neni 2
Objekti
Kjo rregullore zbatohet pa cenuar të drejtat e refugjatëve dhe të personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, në veçanti në lidhje me moskthimin.
KREU I
SKUADRAT E NDËRHYRJES SË SHPEJTË NË KUFI
Neni 3
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj rregulloreje përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- "Agjenci" është Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian;
- "Anëtarë të skuadrës" janë rojat kufitare të shteteve anëtare që shërbejnë në skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë në kufi, të ndryshëm nga ata të shtetit anëtar pritës;
- "Shteti anëtar kërkues" është shteti anëtar autoritetet kompetente të të cilit i kërkojnë Agjencisë që të dërgojë në territorin e tij skuadra të ndërhyrjes së shpejtë në kufi;
- "Shteti anëtar pritës" është shteti anëtar në territorin e të cilit bëhet dërgimi i një skuadre të ndërhyrjes së shpejtë në kufi;
- "Shteti anëtar i origjinës" është shteti anëtar ku një anëtar i skuadrës shërben si rojë kufitare.
Neni 4
Përbërja dhe dërgimi i skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi
- Përbërja e skuadrave përcaktohet nga Agjencia në përputhje me nenin 8b të Rregullores (KE) nr. 2007/2004, e ndryshuar nga kjo rregullore. Dërgimi i tyre rregullohet nga neni 8d i asaj rregulloreje.
- Me propozim të drejtorit ekzekutiv të agjencisë, bordi drejtues i agjencisë vendos, me një shumicë tre të katërtat, për profilet dhe numrin e përgjithshëm të rojave kufitare që do të vihen në dispozicion të skuadrave (grupi i ndërhyrjes së shpejtë). E njëjta procedurë zbatohet në lidhje me çdo ndryshim pasues të profileve dhe të numrit të përgjithshëm të rojave kufitare të grupit të ndërhyrjes së shpejtë. Shtetet anëtare kontribuojnë në grupin e ndërhyrjes së shpejtë nëpërmjet një grupi të ekspertëve kombëtarë bazuar në profilet e ndryshme të përcaktuara duke emëruar roje kufitare që përkojnë me profilet e kërkuara.
- Shtetet anëtare vënë në dispozicion roja kufitare për zbarkim me kërkesë të Agjencisë, përveç se kur ato përballen me situata të veçanta që ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në përmbushjen e detyrave kombëtare. Autonomia e shtetit anëtar të origjinës në lidhje me përzgjedhjen e stafit dhe kohëzgjatjen e zbarkimit të tyre nuk cenohet.
- Kostot që lidhen me veprimtaritë që përmenden në paragrafin 1 mbulohen nga Agjencia në përputhje me nenin 8h të Rregullores (KE) nr. 2007/2004.
Neni 5
Udhëzime për skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë në kufi
- Gjatë dërgimit të skuadrave, udhëzimet për skuadrat jepen nga shteti anëtar pritës në përputhje me planin operacional që përmendur në nenin 8e të Rregullores (KE) nr. 2007/2004.
- Agjencia, nëpërmjet oficerit koordinues të përmendur në nenin 8g të Rregullores (KE) nr. 2007/2004, mund t’i komunikojë shtetit anëtar pritës këndvështrimet e saj për këto udhëzime. Kur e bën diçka të tillë, shteti anëtar pritës i merr këto këndvështrime në konsideratë.
- Në përputhje me nenin 8g të Rregullores (KE) nr. 2007/2004, shteti anëtar pritës i jep oficerit të koordinimit të gjithë asistencën e nevojshme, duke përfshirë qasjen e plotë në skuadra në çdo kohë përgjatë gjithë zbarkimit.
Neni 6
Detyrat dhe kompetencat e anëtarëve të skuadrave
- Anëtarët e skuadrave kanë kapacitetin për të kryer të gjitha detyrat dhe për të ushtruar të gjitha kompetencat për kontrollet kufitare ose mbikëqyrjen e kufirit në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 562/2006 dhe që janë të nevojshme për përmbushjen e objektivave të kësaj rregulloreje. Detajet për çdo zbarkim specifikohen në lanin operacional të atij zbarkimi në përputhje me nenin 8e të Rregullores (KE) nr. 2007/2004.
- Anëtarët e skuadrave, gjatë përmbushjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, respektojnë plotësisht dinjitetin njerëzor. Çdo masë e marrë në përmbushje të detyrave të tyre dhe në ushtrim të kompetencave të tyre është proporcionale me objektivat e synuara nga këto masa. Gjatë kryerjes së detyrave dhe gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, anëtarët e skuadrave nuk diskriminojnë personat për shkak të gjinisë, racës, origjinës etnike, fesë ose besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual.
- Anëtarët e skuadrave mund të përmbushin detyrat dhe të ushtrojnë kompetencat e tyre sipas udhëzimeve të dhëna nga dhe, si rregull i përgjithshëm, në prani të rojave kufitare të shtetit anëtar pritës.
- Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre anëtarët e skuadrave mbajnë veshur uniformat e tyre. Ato mbajnë në krah një fashë ngjyrë blu me shenjat identifikuese të Bashkimit Evropian dhe të Agjencisë mbi uniformat e tyre, gjë që i identifikon si pjesëmarrës në një nga skuadrat e zbarkuara. Për qëllime identifikimi përballë autoriteteve kombëtare të shtetit anëtar pritës dhe qytetarëve të atij shteti, anëtarët e skuadrave mbajnë gjithmonë me vete një dokument akreditimi, siç parashikohet në nenin 8, të cilin e paraqesin kur u kërkohet.
- Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, anëtarët e skuadrave mund të mbajnë armë shërbimi, municione dhe pajisje siç janë të autorizuar sipas legjislacionit të brendshëm të shtetit anëtar të origjinës së tyre. Megjithatë, shteti anëtar pritës mund të ndalojë mbajtjen e disa armëve të shërbimit, municioneve dhe pajisjeve, nëse legjislacioni i tij ndalon në të njëjtën mënyrë mbajtjen e tyre nga rojat kufitare të këtij shteti. Shteti anëtar pritës, përpara dërgimit të skuadrave, informon Agjencinë për armët e shërbimit, municionet dhe pajisjet e lejuara si edhe kushtet për përdorimin e tyre. Agjencia ia vë këtë informacion në dispozicion shteteve anëtare që marrin pjesë në zbarkim.
- Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, anëtarët e skuadrave janë të autorizuar të përdorin forcën, duke përfshirë armët e shërbimit, municionet dhe pajisjet, me miratimin e shtetit anëtar të origjinës dhe të shtetit anëtar pritës, në prani të rojave kufitare të shtetit anëtar pritës dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës.
- Duke deroguar nga paragrafi 6, armët e shërbimit, municionet dhe pajisjet mund të përdoren për vetëmbrojtje legjitime dhe për mbrojtjen legjitime të anëtarëve të skuadrave ose të personave të tjerë, në përputhje me legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës.
- Për qëllimet e kësaj rregulloreje, shteti anëtar pritës mund të autorizojë anëtarët e skuadrave që të konsultohen me bazat e saj të të dhënave kombëtare dhe evropiane që janë të nevojshme për kontrollet në kufi dhe mbikëqyrjen e kufirit. Anëtarët e skuadrave konsultohen vetëm me ato të dhëna që kërkohen për kryerjen e detyrave dhe ushtrimin e kompetencave të tyre. Shteti anëtar pritës, përpara zbarkimit të skuadrave, informon agjencinë për bazat e të dhënave kombëtare dhe evropiane që mund të konsultohen. Agjencia ia vë këtë informacion në dispozicion shteteve anëtare që marrin pjesë në zbarkim.
- Konsultimi, i përmendur në paragrafin 8, kryhet në përputhje me legjislacionin e Komunitetit dhe legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës në fushën e mbrojtjes së të dhënave.
- Vendimet për refuzimin e hyrjes, në përputhje me nenin 13 të Rregullores (KE) nr. 562/2006 merren vetëm nga rojat kufitare të shtetit anëtar pritës.
Neni 7
Statusi, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve të skuadrave
- Anëtarët e skuadrave vazhdojnë të jenë roja kufitare të shteteve anëtar të origjinës së tyre dhe paguhen prej tyre.
- Rojat kufitare që vihen në dispozicion të grupit të ndërhyrjes së shpejtë, sipas nenit 4, marrin pjesë në trajnimin paraprak që lidhet me detyrat dhe kompetencat e tyre si edhe në ushtrimet e rregullta që kryhen nga agjencia në përputhje me nenin 8c të Rregullores (KE) nr. 2007/2004.
- Rojat kufitare marrin një pagesë ditore për jetesën, duke përfshirë kostot e akomodimit, përgjatë kohëzgjatjes së pjesëmarrjes së tyre në trajnimin dhe ushtrimet e organizuar nga agjencia dhe të periudhës së zbarkimit të tyre në përputhje me nenin 8h të Rregullores (KE) nr. 2007/2004.
Neni 8
Dokumenti i akreditimit
- Agjencia, në bashkëpunim me shtetin anëtar pritës, lëshon një dokument në gjuhën zyrtare të shtetit anëtar pritës dhe në një gjuhë tjetër zyrtare të institucioneve të Bashkimit Evropian për anëtarët e skuadrave me qëllim identifikimin e tyre dhe si provë e së drejtës së mbajtësit për të kryer detyrat dhe për të ushtruar kompetencat e përmendura në nenin 6, paragrafi 1. Dokumenti përfshin tiparet e mëposhtme të anëtarit të skuadrës:
- a) emrin dhe kombësinë;
- b) gradën; dhe
- c) një fotografi të dixhitalizuar të kohëve të fundit.
- Në përfundim të zbarkimit të skuadrës, dokumenti i kthehet agjencisë.
Neni 9
Ligji i zbatueshëm
- Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të përmendura në nenin 6, paragrafi 1, anëtarët e skuadrave veprojnë në pajtim me legjislacionin e Komunitetit dhe legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës.
- Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të përmendura në nenin 6, paragrafi 1, anëtarët e skuadrave vazhdojnë t’i nënshtrohen masave disiplinore të shtetit anëtar të origjinës së tyre.
- Rregullat specifike në lidhje me mbajtjen dhe përdorimin e armëve të shërbimit, municioneve dhe pajisjeve si edhe përdorimin e forcës përcaktohen në nenin 6, paragrafët 5, 6 dhe 7.
- Rregullat specifike në lidhje me përgjegjësinë civile dhe penale përcaktohen përkatësisht në nenin 10 dhe 11.
Neni 10
Përgjegjësia civile
- Në rastet kur anëtarët e skuadrave veprojnë në një shtet anëtar pritës, ky shtet anëtar mban përgjegjësi, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, për çdo dëm të shkaktuar prej tyre gjatë operacioneve të tyre.
- Kur ky dëm shkaktohet nga pakujdesia e rëndë ose nga sjellje të qëllimshme, shteti anëtar pritës mund t’i drejtohet shtetit anëtar të origjinës me qëllim që t’i kërkojë këtij të fundit që të rimbursojë çdo shumë që shteti anëtar pritës ka paguar për viktimat ose personat e autorizuar prej tyre.
- Pa cenuar ushtrimin e të drejtave të tij kundrejt palëve të treta, çdo shtet anëtar heq dorë nga të gjitha pretendimet e tij kundrejt shtetit anëtar pritës ose ndonjë shteti tjetër anëtar për ndonjë dëm që ka pësuar, përveç se në rastin e pakujdesisë së rëndë ose sjelljes së qëllimshme.
- Për çdo mosmarrëveshje ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me zbatimin e paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, e cila nuk mund të zgjidhet nëpërmjet negociatave ndërmjet tyre, këto shtete i drejtohen Gjykatës së Drejtësisë të Komuniteteve Evropiane, në përputhje me nenin 239 të traktatit.
- Pa cenuar ushtrimin e të drejtave të saj kundrejt palëve të treta, agjencia mbulon kostot që lidhen me dëmet e shkaktuara nga pajisjet e agjencisë gjatë zbarkimit, përveç se në rastet e pakujdesisë së rëndë ose sjelljes së qëllimshme.
Neni 11
Përgjegjësia penale
Gjatë zbarkimit skuadrave në një mision, anëtarët e skuadrave trajtohen në të njëjtën mënyrë si zyrtarët e shtetit anëtar pritës për sa i përket shkeljeve penale që mund të kryhen kundër tyre ose prej tyre.
KREU II
NDRYSHIMET E RREGULLORES (KE) nr. 2007/2004
Neni 12
Ndryshimet
Rregullorja (KE) nr. 2007/2004 ndryshohet si më poshtë:
- Neni 1, paragrafi 4 fshihet;
- shtohet neni i mëposhtëm:
"Neni 1a
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj rregulloreje përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- "Kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare" janë kufijtë tokësorë dhe detarë të shteteve anëtare dhe aeroportet dhe portet e tyre detare, për të cilat zbatohen dispozitat e legjislacionit të Komunitetit për kalimin e kufijve të jashtëm nga njerëzit.
- "Shteti anëtar pritës" është shteti anëtar në territorin e të cilit bëhet dërgimi i një skuadre të ndërhyrjes së shpejtë në kufi, ose kryhet një operacion i përbashkët ose një projekt pilot;
- "Shteti anëtar i origjinës" është shteti anëtar ku një anëtar i skuadrës ose një oficer i ftuar shërben si rojë kufitare.
- "Anëtarë të skuadrës" janë rojat kufitare të shteteve anëtare që shërbejnë në skuadrën e ndërhyrjes së shpejtë në kufi, të ndryshëm nga ata të shtetit anëtar pritës;
- "Shteti anëtar kërkues" është shteti anëtar autoritetet kompetente të të cilit i kërkojnë Agjencisë që të dërgojë në territorin e tij skuadra të ndërhyrjes së shpejtë në kufi;
- "Oficerë të ftuar" janë oficerët e shërbimeve të rojës kufitare të shteteve anëtare, të ndryshme nga shteti anëtar pritës, që marrin pjesë në operacionet e përbashkëta ose në projektet pilot.";
- në nenin 2, paragrafi 1, shtohet pika e mëposhtme:
"(g) Të dërgojë skuadra të ndërhyrjes së shpejtë në kufi në shtetet anëtare, në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 863/2007 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 korrik 2007, "Për përcaktimin e mekanizmit për krijimin e skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi dhe ndryshon Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 2007/2004 që lidhet me këtë mekanizëm dhe që rregullon detyrat dhe kompetencat e oficerëve të ftuar"11.
- Neni 8, paragrafi 3 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"3. Agjencia mund të marrë pajisje teknike për kontrollet në dhe mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm, të cilat do të përdoren nga ekspertët e saj dhe në kuadër të skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë në kufi përgjatë zbarkimit të tyre.";
- shtohen nenet e mëposhtme:
"Neni 8a
Skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë në kufi
Me kërkesë të një shteti anëtar që përballet me një situatë të presionit urgjent dhe të veçantë, veçanërisht me mbërritjen, në pikat e kufijve të jashtëm, e një numri të lartë të shtetasve të vendeve të treta që përpiqen të hyjnë në territorin e atij shteti anëtar në mënyrë të paligjshme, Agjencia mund të zbarkojë, për një periudhë kohe të kufizuar, një ose më shumë skuadra të ndërhyrjes së shpejtë në kufi (në vijim "skuadra") në territorin e shtetit anëtar kërkues për një periudhë të përshtatshme në përputhje me nenin 4 të Rregullores (KE) nr. 863/2007.
Neni 8b
Përbërja e skuadrave
- Në rastin e një situate të tillë siç përshkruhet në nenin 8a, shtetet anëtare, me kërkesë të agjencisë, komunikojnë menjëherë numrin, emrat dhe profilet e rojave kufitare nga grupi i tyre kombëtar, që janë të gatshëm të vënë në dispozicion brenda pesë ditëve për të qenë anëtarë të një skuadre. Shtetet anëtare vënë në dispozicion roja kufitare për zbarkim me kërkesë të Agjencisë, përveç se kur ato përballen me situata të veçanta që ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në përmbushjen e detyrave kombëtare.
- Kur përcakton përbërjen e një skuadre për zbarkim, drejtori ekzekutiv merr në konsideratë rrethanat e veçanta me të cilat përballet shteti anëtar kërkues. Anëtarët e skuadrës zgjidhen në përputhje me planin operacional të përmendur në nenin 8e.
Neni 8c
Trajnimi dhe ushtrimet
Për rojat kufitare që janë pjesë e grupit të ndërhyrjes së shpejtë, siç përmendet në nenin 4, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 863/2007, Agjencia ofron trajnim të avancuar në lidhje me detyrat dhe kompetencat e tyre dhe kryen ushtrime të rregullta me këto roje në përputhje me trajnimin e avancuar dhe programin e ushtrimeve të përmendur në programin vjetor të punës së agjencisë.
Neni 8d
Procedura për marrjen e vendimit për zbarkimin e skuadrave
- Kërkesa për zbarkimin e skuadrave në përputhje me nenin 8a përfshin një përshkrim të situatës, synimet e mundshme dhe nevojat e parashikuara për zbarkim. Nëse i kërkohet, drejtori ekzekutiv mund të dërgojë ekspertë agjencisë për të vlerësuar situatën në kufijtë e jashtëm të shtetit anëtar kërkues.
- Drejtori ekzekutiv njofton menjëherë bordin drejtues për kërkesën e një shteti anëtar për të dërguar skuadrat.
- Kur merr vendimin për kërkesën e një shteti anëtar, drejtori ekzekutiv merr në konsideratë gjetjet e analizës së rrezikut nga agjencia si edhe çdo informacion tjetër përkatës të ofruar nga shteti anëtar kërkues ose nga ndonjë shtet tjetër anëtar.
- Drejtori ekzekutiv merr një vendim për kërkesën për dërgimin e skuadrave sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se pesë ditë pune nga marrja e kërkesës. Drejtori ekzekutiv, në të njëjtën kohë, njofton me shkrim shtetin anëtar kërkues dhe bordin drejtues për vendimin. Në vendim deklarohen arsyet kryesore mbi të cilat ai bazohet.
- Nëse drejtori ekzekutiv vendos të dërgojë një ose më shumë skuadra, agjencia dhe shteti anëtar kërkues hartojnë menjëherë një plan operacional, në përputhje me nenin 8e.
- Sapo plani operacional të jetë miratuar, drejtori ekzekutiv informon shtetin anëtar për numrin e kërkuar dhe profilet e rojave kufitare që do të dërgohen nëpërmjet skuadrave. Ky informacion i jepet me shkrim pikave kombëtare të kontaktit, të emëruara sipas nenit 8f, dhe ai tregon datën në të cilën do të kryhet zbarkimi. Atyre u dërgohet edhe një kopje e planit operacional.
- Nëse drejtori ekzekutiv mungon ose e ka të pamundur të paraqitet në detyrë, vendimet për dërgimin e skuadrave merren nga zëvendës drejtori ekzekutiv.
- Shtetet anëtare vënë në dispozicion roja kufitare për zbarkim me kërkesë të Agjencisë, përveç se kur ato përballen me situata të veçanta që ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në përmbushjen e detyrave kombëtare.
- Zbarkimi i skuadrave bëhet jo më vonë se pesë ditë pas datës në të cilën drejtori ekzekutiv dhe shteti anëtar kërkues bien dakord për planin operacional.
Neni 8e
Plani operacional
- Drejtori ekzekutiv dhe shteti anëtar kërkues bien dakord për një plan operacional, i cili përcakton me detaje kushtet e dërgimit të skuadrave. Plani operacional përfshin sa më poshtë:
- a) përshkrimin e situatës me modus operandi dhe objektivat e zbarkimit, duke përfshirë synimin operacional;
- b) kohëzgjatjen e parashikueshme të zbarkimit të skuadrave;
- c) zonën gjeografike të përgjegjësisë në shtetin anëtar kërkues ku do të dërgohet skuadra;
- d) një përshkrim të detyrave dhe udhëzimeve të veçanta për anëtarët e skuadrave, duke përfshirë konsultimin e lejuar me bazat e të dhënave dhe armët e shërbimit, municionet dhe pajisjet e lejuara në shtetin anëtar pritës;
- e) përbërjen e skuadrave;
- f) emrat dhe gradat e rojave kufitare të shtetit anëtar pritës që janë përgjegjës për të bashkëpunuar me skuadrat, në veçanti ato roja kufitare që kanë komandën e skuadrave gjatë periudhës së zbarkimit dhe vendin që u takon skuadrave në zinxhirin e komandës;
- g) pajisjet teknike që duhet të dërgohen bashkë me skuadrat, në përputhje me nenin 8.
- Çdo ndryshim ose përshtatje e planit operacional kërkon miratimin e drejtorit ekzekutiv dhe të shtetit anëtar kërkues. Agjencia i dërgon menjëherë shteteve anëtare pjesëmarrëse një kopje e planit operacional të ndryshuar ose të përshtatur.
Neni 8f
Pika kombëtare e kontaktit
Shtetet anëtare emërojnë një pikë kontakti kombëtare për të komunikuar me agjencinë për të gjitha çështjet që lidhen me skuadrat. Pika kombëtare e kontaktit mund të kontaktohet në çdo kohë.
Neni 8g
Oficeri koordinues
- Drejtori ekzekutiv emëron një ose më shumë ekspertë nga stafi i agjencisë që të dërgohen në mision si oficer koordinues. Drejtori ekzekutiv njofton shtetin anëtar pritës për këtë emërim.
- Oficeri koordinues vepron në emër agjencisë për të gjitha aspektet që lidhen me dërgimin e skuadrave. Oficeri koordinues në veçanti:
- a) vepron si ndërlidhës ndërmjet agjencisë dhe shtetit anëtar pritës;
- b) vepron si ndërlidhës ndërmjet agjencisë dhe anëtarëve të skuadrave, duke ofruar asistencë, në emër të agjencisë, për të gjitha çështjet që lidhen me kushtet e dërgimit të këtyre skuadrave;
- c) monitoron zbatimin e saktë të planit operacional;
- d) i raporton agjencisë për të gjitha aspektet e dërgimit të skuadrave.
- Në përputhje me nenin 25, paragrafi 3, germa "f", drejtori ekzekutiv mund të autorizojë oficerin koordinues që të japë mbështetjen e tij në zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje për ekzekutimin e planit operacional dhe për dërgimin e skuadrave.
- Në përmbushjen e detyrave të tij, oficeri koordinues merr udhëzime vetëm nga agjencia.
Neni 8h
Shpenzimet
- Agjencia paguan plotësisht kostot e mëposhtme që mbulojnë shtetet anëtare për vënien në dispozicion të rojave të tyre kufitare për qëllimet e përmendura në nenet 8a dhe 8c:
- a) kostot e udhëtimit nga shteti anëtar i origjinës drejt shtetit anëtar pritës dhe nga shteti anëtar pritës drejt shtetit anëtar të origjinës;
- b) kostot që lidhen me vaksinimin;
- c) kostot që lidhen me nevojat për sigurim të veçantë;
- d) kostot që lidhen me kujdesin shëndetësor;
- e) shpenzimet ditore të jetesës, duke përfshirë kostot për akomodim;
- f) kostot që lidhen me pajisjet teknike të agjencisë.
- Bordi drejtues përcakton rregullat e detajuara në lidhje me pagesën e shpenzimeve ditore të jetesës për anëtarët e skuadrave.";
- Neni 10 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Neni 10
Detyrat dhe kompetencat e oficerëve të ftuar
- Oficerët e ftuar kanë kapacitetin që të kryejnë të gjitha detyrat dhe të ushtrojnë të gjitha kompetencat për kontrollet në ose mbikëqyrjen e kufijve në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 562/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 mars 2006, "Për themelimin e Kodit të Komunitetit për rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave përmes kufijve (Kodi i Kufijve Shengen)"12, dhe që janë të nevojshme për realizimin e objektivave të kësaj rregulloreje.
- Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, oficerët e ftuar veprojnë në pajtim me legjislacionin e Komunitetit dhe legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës.
- Oficerët e ftuar mund të përmbushin detyrat dhe të ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm sipas udhëzimeve të dhëna nga dhe, si rregull i përgjithshëm, në prani të rojave kufitare të shtetit anëtar pritës.
- Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre oficerët e ftuar mbajnë veshur uniformat e tyre. Ata mbajnë në krah një fashë ngjyrë blu me shenjat identifikuese të Bashkimit Evropian dhe të Agjencisë mbi uniformat e tyre, gjë që i identifikon si pjesëmarrës në një operacion të përbashkët ose një projekt pilot. Për qëllime identifikimi përballë autoriteteve kombëtare të shtetit anëtar pritës dhe qytetarëve të atij shteti, oficerët e ftuar mbajnë gjithmonë me vete një dokument akreditimi, siç parashikohet në nenin 10a, të cilin e paraqesin kur u kërkohet.
- Duke deroguar nga paragrafi 2, gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, oficerët e ftuar mund të mbajnë armë shërbimi, municione dhe pajisje siç janë të autorizuar sipas legjislacionit të brendshëm të shtetit anëtar të origjinës së tyre. Megjithatë, shteti anëtar pritës mund të ndalojë mbajtjen e disa armëve të shërbimit, municioneve dhe pajisjeve, nëse legjislacioni i tij ndalon në të njëjtën mënyrë mbajtjen e tyre nga rojat kufitare të këtij shteti. Shteti anëtar pritës, përpara dërgimit të oficerëve të ftuar, informon Agjencinë për armët e shërbimit, municionet dhe pajisjet e lejuara si edhe kushtet për përdorimin e tyre. Agjencia ia vë këtë informacion në dispozicion shteteve anëtare.
- Duke deroguar nga paragrafi 2, gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, oficerët e ftuar janë të autorizuar të përdorin forcën, duke përfshirë armët e shërbimit, municionet dhe pajisjet, me miratimin e shtetit anëtar të origjinës dhe të shtetit anëtar pritës, në prani të rojave kufitare të shtetit anëtar pritës dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës.
- Duke deroguar nga paragrafi 6, armët e shërbimit, municionet dhe pajisjet mund të përdoren për vetëmbrojtje legjitime dhe për mbrojtjen legjitime të oficerëve të ftuar ose të personave të tjerë, në përputhje me legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës.
- Për qëllimet e kësaj rregulloreje, shteti anëtar pritës mund të autorizojë oficerët e ftuar që të konsultohen me bazat e tij të të dhënave kombëtare dhe evropiane që janë të nevojshme për kontrollet në kufi dhe mbikëqyrjen e kufirit. Oficerët e ftuar konsultohen vetëm me ato të dhëna që kërkohen për kryerjen e detyrave dhe ushtrimin e kompetencave të tyre. Shteti anëtar pritës, përpara zbarkimit të oficerëve të ftuar, informon agjencinë për bazat e të dhënave kombëtare dhe evropiane që mund të konsultohen. Agjencia ia vë këtë informacion në dispozicion shteteve anëtare që marrin pjesë në zbarkim.
- Konsultimi, i përmendur në paragrafin 8, kryhet në përputhje me legjislacionin e Komunitetit dhe legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar pritës në fushën e mbrojtjes së të dhënave.
- Vendimet për refuzimin e hyrjes, në përputhje me nenin 13 të Rregullores (KE) nr. 562/2006 merren vetëm nga rojat kufitare të shtetit anëtar pritës.
Neni 10a
Dokumenti i akreditimit
- Agjencia, në bashkëpunim me shtetin anëtar pritës, lëshon një dokument, në gjuhën zyrtare të shtetit anëtar pritës dhe në një gjuhë tjetër zyrtare të institucioneve të Bashkimit Evropian, për oficerët e ftuar me qëllim identifikimin e tyre dhe si provë e së drejtës së mbajtësit për të kryer detyrat dhe për të ushtruar kompetencat e përmendura në nenin 10, paragrafi 1. Dokumenti përfshin tiparet e mëposhtme të oficerit të ftuar:
- a) emrin dhe kombësinë;
- b) gradën; dhe
- c) një fotografi të dixhitalizuar të kohëve të fundit.
- Në përfundim të operacionit të përbashkët ose projektit pilot, dokumenti i kthehet agjencisë.
Neni 10b
Përgjegjësia civile
- Në rastet kur oficerët e ftuar veprojnë në një shtet anëtar pritës, ky shtet anëtar mban përgjegjësi, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, për çdo dëm të shkaktuar prej tyre gjatë operacioneve të tyre.
- Kur ky dëm shkaktohet nga pakujdesia e rëndë ose nga sjellje të qëllimshme, shteti anëtar pritës mund t’i drejtohet shtetit anëtar të origjinës me qëllim që t’i kërkojë këtij të fundit që të rimbursojë çdo shumë që shteti anëtar pritës ka paguar për viktimat ose personat e autorizuar prej tyre.
- Pa cenuar ushtrimin e të drejtave të tij kundrejt palëve të treta, çdo shtet anëtar heq dorë nga të gjitha pretendimet e tij kundrejt shtetit anëtar pritës ose ndonjë shteti tjetër anëtar për ndonjë dëm që ka pësuar, përveç se në rastin e pakujdesisë së rëndë ose sjelljes së qëllimshme.
- Për çdo mosmarrëveshje ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me zbatimin e paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, e cila nuk mund të zgjidhet nëpërmjet negociatave ndërmjet tyre, këto shtete i drejtohen Gjykatës së Drejtësisë të Komuniteteve Evropiane, në përputhje me nenin 239 të traktatit.
- Pa cenuar ushtrimin e të drejtave të saj kundrejt palëve të treta, agjencia mbulon kostot që lidhen me dëmet e shkaktuara nga pajisjet e agjencisë gjatë zbarkimit, përveç se në rastet e pakujdesisë së rëndë ose sjelljes së qëllimshme.
Neni 10c
Përgjegjësia penale
Gjatë dërgimit në një operacion të përbashkët ose një projekt pilot, oficerët e ftuar trajtohen në të njëjtën mënyrë si zyrtarët e shtetit anëtar pritës për sa i përket shkeljeve penale që mund të kryhen kundër tyre ose prej tyre.
KREU III
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 13
Vlerësimi
Komisioni vlerëson zbatimin e kësaj rregulloreje një vit pas hyrjes së saj në fuqi dhe i paraqet Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport të shoqëruar, nëse është nevoja, me propozimet për ndryshimin e kësaj rregulloreje.
Neni 14
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërsëdrejti e zbatueshme në shtetet anëtare, në përputhje me Traktatin themelues të Komunitetit Evropian.
Nënshkruar në Strasburg, më 11 korrik 2007.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
H.-G. PÖTTERING
Për Këshillin
Presidenti
- LOBO ANTUNES
SHTOJCA
DEKLARATË NGA PARLAMENTI EVROPIAN, KËSHILLI DHE KOMISIONI
Parlamenti Evropian, Këshilli dhe Komisioni theksojnë se në një situatë të presionit urgjent dhe të veçantë në kufijtë e jashtëm që kërkon ndërhyrjen e një skuadre të ndërhyrjes së shpejtë në kufi, dhe të pamjaftueshmërisë së mundshme të mjeteve financiare në buxhetin e Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (FRONTEX) për ta kryer diçka të tillë, duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të siguruar financim. Komisioni do të verifikojë me urgjencë ekstreme nëse është e mundur një rishpërndarje e fondeve. Në rast se nevojitet një vendim i autoritetit buxhetor, Komisioni do të nisë një procedurë, në përputhje me dispozitat e rregullores financiare, përkatësisht nenin 23 dhe 24, me qëllim që të garantojë një vendimmarrje në kohë të të dy krahëve të autoritetit buxhetor për mënyrat e ofrimit të financimit shtesë në mënyrë që FRONTEX të dërgojë një skuadër të ndërhyrjes së shpejtë në kufi. Autoriteti buxhetor angazhohet që të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke marrë në konsideratë urgjencën e kërkuar.
- 1. Opinioni i Parlamentit Evropian i 26 prillit 2007 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 12 qershorit 2007.
- 2. Gazeta Zyrtare L 349, 25.11.2004, f. 1.
- 3. Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1.
- 4. Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31. Direktiva e ndryshuar me Rregulloren (KE) nr. 1882/2003 (Gazeta Zyrtare L 284, 31.10.2003, f. 1).
- 5. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- 6. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- 7. Vendimi i Këshillit 2004/849/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin, në emër të Bashkimit Evropian, dhe zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes së lidhur midis Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane, në lidhje me asociimin e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit Shengen" (Gazeta Zyrtare L 368, 15.12.2004, f. 26).
- 8. Vendimi i Këshillit 2004/860/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin, në emër të Komunitetit Evropian, dhe zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes së lidhur midis Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane, në lidhje me asociimin e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit Shengen" (Gazeta Zyrtare L 370, 17.12.2004, f. 78).
- 9. Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- 10. Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- 11. Gazeta Zyrtare L 199, 31.7.2007, f. 30.’
- 12. Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1.'
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 16 MARS 2007, "PËR PËRCAKTIMIN E KËRKESAVE TË RRJETIT PËR SISTEMIN INFORMATIV SHENGEN II (SHTYLLA E PARË)" (NJOFTUAR ME DOKUMENTIN NUMËR C(2007) 845)
-
Lexo Dokumentin
20.3.2007
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 79/20
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 16 MARS 2007, "PËR PËRCAKTIMIN E KËRKESAVE TË RRJETIT PËR SISTEMIN INFORMATIV SHENGEN II (SHTYLLA E PARË)"
(NJOFTUAR ME DOKUMENTIN NUMËR C(2007) 845)
(VETËM TEKSTI NË BULLGARISHT, ÇEKISHT, HOLANDISHT, GJERMANISHT, ESTONISHT, FINLANDISHT, FRËNGJISHT, GREQISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, LETONISHT, LITUANISHT, MALTISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT, RUMANISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT, SPANJISHT DHE SUEDISHT ËSHTË ORIGJINAL)
(2007/170/KE)
KOMISIONI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 2424/2001, datë 6 dhjetor 2001, "Për zhvillimin e brezit të dytë të Sistemit Informativ Shengen (SIS II)"1 dhe në veçanti nenin 4, germa "a" të saj,
Meqë:
- Për të zhvilluar SIS II duhet të përcaktohen specifikat teknike në lidhje me rrjetin e komunikimit, komponentët e tij dhe kërkesat specifike të rrjetit.
- Komisioni dhe shtetet anëtare duhet të nënshkruajnë marrëveshje të përshtatshme, në veçanti në lidhje me elementet e ndërfaqes kombëtare uniforme të vendosur në shtetet anëtare.
- Ky vendim nuk cenon miratimin e ardhshëm të vendimeve të tjera të Komisionit në lidhje me zhvillimin e SIS II, në veçanti për zhvillimin e kërkesave për sigurinë.
- Zhvillimi i SIS II rregullohet nga Rregullorja (KE) nr. 2424/2001 dhe Vendimi i Këshillit 2001/886/ÇBD2. Për të garantuar se do të ketë vetëm një proces të vetëm zbatues për zhvillimin e SIS II në tërësi, dispozitat e këtij vendimi duhet të pasqyrojnë dispozitat e vendimit të Komisionit që përcakton kërkesat për rrjetin për SIS II, i cili merret në zbatim të Vendimit 2001/886/ÇBD.
- Në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa dispozita të tërësisë së legjislacionit të Shengenit"3, Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrë pjesë në miratimin e Rregullores (KE) nr. 2424/2001 dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj, duke qenë se ajo përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit. Ndaj, ky vendim i Komisionit nuk i drejtohet Mbretërisë së Bashkuar.
- Në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa dispozita të tërësisë së legjislacionit të Shengenit"4, Irlanda nuk ka marrë pjesë në miratimin e Rregullores (KE) nr. 2424/2001 dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj, duke qenë se ajo përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit. Ndaj, ky vendim i Komisionit nuk i drejtohet Irlandës.
- Sipas nenit 5 të Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur si shtojcë në Traktatin për Bashkimin Evropian dhe Traktatin themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka ka vendosur të zbatojë Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 2424/2001 në legjislacionin danez. Ndaj, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, Rregullorja (KE) nr. 2424/2001 është detyruese për Danimarkën.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, Rregullorja (KE) nr. 2424/2001 dhe Vendimi 2001/886/ÇBD përbëjnë një zhvillim të dispozitave tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit5, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, pika B të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE, datë 17 maj 1999, "Për disa masa për zbatimin e marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikë së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit"6.
- Për sa i përket Zvicrës, Rregullorja (KE) nr. 2424/2001 dhe Vendimi 2001/886/ÇBD përbëjnë një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e kësaj të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, që përfshihen në fushën e përmendur në nenin 4, paragrafi 1 të vendimit të Këshillit për nënshkrimin, në emër të Bashkimit Evropian, dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të kësaj marrëveshjeje.
- Ky vendim përbën një akt të bazuar në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, ose që lidhet me të, sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 1 të Aktit të Anëtarësimit.
- Masat e parashikuara në këtë vendim janë në përputhje me opinionin e komitetit të ngritur nga neni 6, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 2424/2001.
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
Specifikat teknike që lidhen me projektimin e arkitekturës fizike të infrastrukturës së komunikimit të SIS II përcaktohen sipas parashtrimeve në shtojcë.
Neni 2
Ky vendim i drejtohet Mbretërisë së Belgjikës, Republikës së Bullgarisë, Rumanisë, Republikës Çeke, Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës së Estonisë, Republikës Helene, Mbretërisë së Spanjës, Republikës Franceze, Republikës Italiane, Republikës së Qipros, Republikës së Letonisë, Republikës së Lituanisë, Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Republikës së Hungarisë, Republikës së Maltës, Mbretërisë së Holandës, Republikës së Austrisë, Republikës së Polonisë, Republikës së Portugalisë, Republikës së Sllovenisë, Republikës së Sllovakisë, Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë.
Nënshkruar në Bruksel, më 16 mars 2007.
Për Komisionin
Franco FRATTINI
Zëvendës President
SHTOJCA
PËRMBAJTJA
- Hyrje …
1.1. Akronime dhe shkurtesa ...
- Panoramë e përgjithshme ...
- Mbulimi gjeografik ...
- Shërbimet e rrjetit …
4.1. Struktura e rrjetit …
4.2. Lloji i lidhjes për sistemin kryesor CS-SIS - sistemin mbështetës CS-SIS
4.3. Gjerësia e bandës ...
4.4. Kategoritë e shërbimit ...
4.5. Protokollet e mbështetura ...
4.6. Specifikat teknike
4.6.1. Adresimi i IP-së ...
4.6.2. Mbështetja për IPv6 ...
4.6.3. Injektimi i rrugës statike ...
4.6.4. Fluksi i përballueshëm ...
4.6.5. Specifika të tjera ...
4.7. Qëndrueshmëria ...
- Monitorimi ...
- Shërbime të përgjithshme ...
- Disponueshmëria ...
- Shërbimet e sigurisë ...
8.1. Inkriptimi i rrjetit ...
8.2. Tipare të tjera të sigurisë ...
- Ndihma teknike dhe struktura mbështetëse ...
- Ndërveprimi me sisteme të tjera ...
- Hyrje
Ky dokument përshkruan dizajnin e rrjetit të komunikimit, komponentët që përfshin ai dhe kërkesat specifike të rrjetit.
1.1. Akronime dhe shkurtime
Në këtë seksion përshkruhen akronimet që janë përdorur në dokument.
Akronime dhe shkurtime
Shpjegimi
BLNI
Ndërfaqja kombëtare lokale mbështetëse
CEP
Pika fundore qendrore
CNI
Ndërfaqja kombëtare qendrore
CS
Sistemi qendror
CS-SIS
Funksioni i mbështetjes teknike që përmban bazën e të dhënave SIS II
DNS
Emri i serverit të domenit
FCIP
Kanali i fibrave nëpërmjet IP-së
FTP
Protokolli për transportin e skedarëve
HTTP
Protokolli për transferimin e hiper tekstit
IP
Protokolli i internetit
LAN
Rrjeti i zonës lokale
LNI
Ndërfaqja kombëtare lokale
Mbps
Megabajt për sekondë
MDC
Zhvilluesi kryesor i kontraktuar
N.SIS II
Seksioni kombëtar në çdo shtet anëtar
NI-SIS
Një ndërfaqe kombëtare uniforme
NTP
Protokolli i orës në rrjet
SAN
Rrjeti i zonës së ruajtjes
SDH
Hierarkia digjitale sinkrone
SIS II
Sistemi Informativ Shengen, brezi i dytë
SMTP
Protokolli i thjeshtë për transportin e postës
SNMP
Protokolli i thjeshtë për menaxhimin e rrjetit
s-TESTA
Shërbimet e sigurta trans-evropiane për telematikën ndërmjet administratave është një masë e programit IDABC (lëvrimi ndërveprues i shërbimeve të qeverisjes elektronike në të gjithë Evropën për administratat publike, biznesin dhe qytetarët Vendimi i Parlamentit Evropian dhe Këshillit 2004/387/KE, datë 21.4.2004).
TCP
Protokolli për kontrollin e transmetimit
VIS
Sistemi i informacionit për vizat
VPN
Rrjeti virtual privat
WAN
Rrjeti i zonës së gjerë
- Panoramë e përgjithshme
SIS II përbëhet nga:
— Sistemi qendror (në vijim "SIS II qendror") përbëhet nga:
— një funksion i mbështetjes teknike (në vijim "CS-SIS"), që përmban bazën e të dhënave SIS II. CS-SIS kryesor kryen mbikëqyrjen teknike dhe administrimin dhe një CS-SIS mbështetës është në gjendje të garantojë të gjitha funksionet e CS-SIS kryesore në rast avarie në këtë sistem,
— një ndërfaqe kombëtare uniforme (në vijim "NI-SIS");
— Një seksion kombëtar (në vijim "N.SIS II") në secilin prej shteteve anëtare, që përbëhet nga sistemet kombëtare të të dhënave që komunikojnë me SIS II qendror. Një N.SIS II mund të përmbajë skedarë me të dhëna (në vijim "kopje kombëtare"), që përmban një kopje të plotë ose të pjesshme të bazës së të dhënave SIS II;
— Një infrastrukturë komunikimi ndërmjet CS-SIS dhe NI-SIS (në vijim "Infrastruktura e komunikimit") që ofron një rrjet virtual të inkriptuar të dedikuar për të dhënat e SIS II dhe për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet zyrave Sirene.
NI-SIS përbëhet nga:
— Një ndërfaqe kombëtare lokale (në vijim "LNI") në çdo shtet anëtar, e cila është ndërfaqja që lidh fizikisht shtetin anëtar me rrjetin e sigurt të komunikimit dhe përmban pajisjet e inkriptimit të posaçme për SIS II dhe trafikun Sirene. LNI ndodhet në ambientet e shtetit anëtar,
— Një ndërfaqe kombëtare lokale mbështetëse opsionale (në vijim "BLNI"), e cila ka përmbajtje dhe funksion të njëjtë me LNI.
LNI dhe BLNI duhet të përdoren vetëm nga sistemi SIS II dhe për shkëmbimet Sirene. Konfigurimi specifik i LNI dhe BLNI specifikohet nga dhe për të bihet dakord me çdo shtet anëtar individual me qëllim që të merren në konsideratë kërkesat për sigurinë, vendndodhja fizike dhe kushtet e instalimit, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve nga ofruesi i rrjetit, që nënkupton se lidhja fizike s-TESTA mund të përmbajë disa tunele VPN për sisteme të tjera, për shembull VIS dhe Eurodac.
— Një ndërfaqe kombëtare qendrore (në vijim "CNI"), i cili është një aplikim që siguron aksesin në CS-SIS. Çdo shtet anëtar ka pika logjike të ndara për akses në CNI nëpërmjet një muri mbrojtës qendror.
Infrastruktura e komunikimit ndërmjet CS-SIS dhe NI-SIS përbëhet nga:
— Rrjeti për shërbime trans-evropiane të sigurta për telematikën ndërmjet administratave (në vijim "s-TESTA") që ofron një rrjet të inkriptuar, virtual, pritat të posaçëm për të dhënat SIS II dhe trafikun Sirene.
- Mbulimi gjeografik
Infrastruktura e komunikimit duhet të mbulojë dhe të ofrojë shërbimet e kërkuara në të gjitha shtetet anëtare:
Të gjitha shtetet anëtare të BE-së (Belgjikë, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Estonia, Irlanda, Greqia, Spanja, Franca, Italia, Qipro, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda, Suedia, Mbretëria e Bashkuar) dhe Islanda, Norvegjia, Zvicra.
Gjithashtu, duhet të garantohet mbulimi i vendeve të sapo anëtarësuara, Rumani dhe Bullgari.
Në përfundim, infrastruktura e komunikimit duhet të jetë në gjendje të shtrihet në çdo vend tjetër ose entitet që anëtarësohet në SIS II qendror (p.sh. Europol, Eurojust).
- Shërbimet e rrjetit
Sa herë që përmendet një protokoll ose një arkitekturë, kjo duhet të kuptohet se teknologji, protokolle dhe arkitektura të ardhshme të njëjta janë gjithashtu të pranueshme.
4.1. Struktura e rrjetit
Arkitektura e SIS II shfrytëzon shërbimet e centralizuara të aksesueshme nga shtete të ndryshme anëtare. Për qëllime qëndrueshmërie, këto shërbime të centralizuara duplikohen në dy vendndodhje të ndryshme, përkatësisht në Strasburg të Francës dhe St. Johann im Pongau të Austrisë, përkatësisht CS-SIS, CU dhe CS-SIS dhe BCU mbështetës.
Njësitë kryesore, qendrore dhe mbështetëse, duhet të jenë të aksesueshme nga shtete anëtare të ndryshme. Vendet pjesëmarrëse mund të kenë shumë pika hyrëse në rrjet, një LNI dhe një BLNI për të ndërlidhur sistemet e tyre kombëtare me shërbimet qendrore.
Përveç lidhjes kryesore me shërbimet qendrore, infrastruktura e komunikimit duhet të mbështesë edhe shkëmbimin suplementar dypalësh të informacionit ndërmjet zyrave Sirene të shteteve anëtare të ndryshme.
4.2. Lloji i lidhjes për sistemin kryesor CS-SIS - sistemin mbështetës CS-SIS
Lloji i kërkuar i lidhjes për ndërlidhjen ndërmjet CS-SIS kryesor dhe CS-SIS mbështetës duhet të jetë një unazë SDH ose diçka ekuivalente, që do të thotë se duhet të jetë i hapur edhe për arkitekturat dhe teknologjitë e reja. Infrastruktura SDH do të përdoret për të zgjeruar rrjetet lokale të të dyja njësive qendrore për të krijuar një LAN të vetëm pa ndërprerje. Ky LAN më pas do të përdoret për sinkronizim të vazhdueshëm ndërmjet CU dhe BCU.
4.3. Gjerësia e bandës
Një kërkesë shumë e rëndësishme për infrastrukturën e komunikimit është gjerësia e bandës që ajo mund të ofrojë për vende të ndryshme të ndërlidhura dhe aftësia e saj për të mbështetur këtë gjerësi bande brenda rrjetit kryesor.
Gjerësia e bandës që nevojitet për LNI dhe BLNI potenciale do të jetë e ndryshme për çdo shtet anëtar, kryesisht në varësi të zgjedhjeve për të përdorur kopjet kombëtare, kërkimin qendror dhe shkëmbimin e të dhënave biometrike.
Përmasat reale që infrastruktura e komunikimit vendos të ofrojë nuk kanë rëndësi për sa kohë që përmbushin nevojat minimale të secilit shtet anëtar.
Secili nga llojet e vendeve të lartpërmendura mund të transferojë blloqe të mëdha të dhënash (alfanumerike, biometrike dhe dokumente të plota) në të dy drejtimet. Ndaj, infrastruktura e komunikimit duhet të ofrojë shpejtësi të mjaftueshme minimale të garantuara për ngarkim dhe shkarkim për çdo lidhje.
Infrastruktura e komunikimit duhet të ofrojë shpejtësi të lidhjes që shkojnë nga 2 Mbps deri në 155 Mbps ose më të larta. Rrjeti duhet të ofrojë shpejtësi minimale të garantuar të mjaftueshme për ngarkim dhe shkarkim për çdo lidhje dhe përmasa e tij duhet të mbështesë gjerësinë totale të bandës për pikat hyrëse të rrjetit.
4.4. Kategoritë e shërbimit
SIS II qendror do të mbështesë aftësinë e prioritizimit të ankesave/lajmërimeve. Si kërkesë rrjedhimore, infrastruktura e komunikimit gjithashtu mbështet mundësinë për prioritizimin e trafikut.
Parametrat e rrjetit për prioritizimin supozohen se përcaktohen nga SIS II qendror për të gjitha paketat që e kërkojnë diçka të tillë. Përdoret renditja e drejtë e rezervuar. Kjo nënkupton se infrastrukturat e komunikimit duhet të jenë në gjendje të kryejnë prioritizimin që është caktuar për paketat e të dhënave në LAN burimor dhe t’i trajtojë këto paketa siç duhet brenda rrjetit të vet kryesor. Gjithashtu, në vendin periferik, infrastruktura e komunikimit duhet të lëvrojë paketat fillestare që përmbajnë të njëjtin prioritizim, siç është përcaktuar në LAN burimor.
4.5. Protokollet e mbështetura
SIS II qendror do të shfrytëzojë disa protokolle të komunikimit në rrjet. Infrastruktura e komunikimit duhet të mbështesë një gamë të gjerë të protokolleve të komunikimit në rrjet. Protokollet standarde që duhet të mbështeten janë HTTP, FTP, NTP, SMTP, SNMP dhe DNS.
Përveç protokolleve standarde, infrastruktura e komunikimit duhet të përballojë edhe protokolle të ndryshme tunelimi, protokollet e replikimit SAN dhe protokollet pronësore të lidhjes Java-to-Java të BEA WebLogic. Protokollet e tunelimit, p.sh., IPsec në modalitetin e tunelimit, përdoren për të transferuar trafikun e inkruptuar drejt destinacionit të tij.
4.6. Specifikat teknike
4.6.1. Adresimi i IP-së
Infrastruktura e komunikimit duhet të ketë një gamë adresash IP të rezervuara që mund të përdoren vetëm brenda këtij rrjeti. Brenda gamës së IP-ve të rezervuara, SIS II qendror përdor një grup të posaçëm të adresave IP që nuk përdoren askund tjetër.
4.6.2. Mbështetja për IPv6
Mund të supozohet që protokolli që përdoret në rrjetet lokale të shteteve anëtare është TCP/IP. Megjithatë, disa faqe interneti bazohen në versionin 4, ndërsa disa të tjera bazohen në versionin 6. Pikat e qasjes në rrjet duhet të ofrojnë mundësinë për të vepruar si portë hyrëse dhe duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga protokollet e rrjetit që përdoren në SIS II qendror si edhe në N.SIS II.
4.6.3. Injektimi i rrugës statike
CU dhe BCU mund të përdorin një adresë të vetme dhe identike IP për komunikimin e tyre me shtetet anëtare. Ndaj, infrastruktura e komunikimit duhet të mbështesë injektimin e rrugës statike.
4.6.4. Fluksi i përballueshëm
Për sa kohë që lidhja CU ose BCU ka një nivel ngarkese nën 90%, një shtet anëtar i caktuar duhet të jetë në gjendje të përballojë vazhdimisht 100% të gjerësisë së specifikuar të bandës.
4.6.5. Specifika të tjera
Për të mbështetur CS-SIS infrastruktura e komunikimit duhet të jetë në pajtim me një grup minimal specifikash teknike:
Vonesa e transitit duhet të jetë (duke përfshirë oraret me ngarkesë të madhe) më e vogël se ose e barabartë me 150 ms në 95% të paketave dhe më e vogël se 200 ms në 100% të paketave.
Probabiliteti i humbjes së paketës duhet të jetë (duke përfshirë oraret me ngarkesë të madhe) më i vogël se ose i barabartë me 10-4 në 95 % të paketave dhe më i vogël se 10-3 në 100 % të paketave.
Specifikat e lartpërmendura duhet të merren në konsideratë për secilën pikë qasjeje në mënyrë të veçantë.
Lidhja e plotë ndërmjet CU dhe BCU duhet të ketë një vonesë më të vogël se ose të barabartë me 60 ms.
4.7. Qëndrueshmëria
CS-SIS është projektuar për të përmbushur kërkesën e disponueshmërisë së lartë. Për këtë arsye në sistem është integruar qëndrueshmëria kundër avarive të komponentëve duke duplikuar të gjitha pajisjet.
Komponentët e infrastrukturës së komunikimit duhet të jenë të qëndrueshme edhe ndaj avarive të komponentëve. Për infrastrukturën e komunikimit, kjo do të thotë se komponentët e mëposhtëm duhet të jenë të qëndrueshëm:
— rrjeti kryesor
— pajisjet e rrugëzimit
— pikat e prezencës
— lidhjet lokale (duke përfshirë vendosjen e kabllove fizike të mjaftueshme)
— pajisjet e sigurisë (pajisjet e kriptimit, muret mbrojtëse, etj.)
— të gjitha shërbimet e përgjithshme (DNS, NTP, etj.)
— LNI/BLNI.
Mekanizmi mbështetës në rast avarie për të gjitha pajisjet e rrjetit duhet të kryhet pa asnjë ndërhyrje manuale.
- Monitorimi
Për të lehtësuar monitorimin, instrumentet monitoruese të infrastrukturës së komunikimit duhet të integrohen me pajisjet monitoruese të organizatës përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror.
- Shërbime të përgjithshme
Përveç rrjetit të posaçëm dhe shërbimeve të sigurisë, infrastruktura e komunikimit duhet të ofrojë edhe shërbime të përgjithshme.
Shërbimet e posaçme duhet të integrohen në të dyja njësitë qendrore, me qëllim disponueshmërie të plotë.
Në infrastrukturën e komunikimit duhet të ofrohen shërbimet e përgjithshme opsionale si në vijim:
Shërbimi
Informacione shtesë
DNS
Aktualisht, procedura mbështetëse në rast avarie për të kaluar nga CU në BCU në rast avarie në rrjet bazohet në ndryshimin e adresës IP brenda serverit të përgjithshëm DNS.
Transmetimi i e-mailit
Përdorimi i një transmetimi të përgjithshëm të e-mailit mund të shërbejë për standardizimin e konfigurimit të email-it për shtete anëtare të ndryshme, dhe ndryshe nga një server i posaçëm, nuk shfrytëzon ndonjë prej burimeve të rrjetit nga CU/BCU.
Email-et që përdorin transmetimin e përgjithshëm të e-mailit sërish duhet të jenë në pajtim me shabllonin e sigurisë.
NTP
Ky shërbim mund të përdoret për të sinkronizuar orët e pajisjeve të rrjetit.
- Disponueshmëria
CS-SIS dhe LNI dhe BLNI duhet të jenë në gjendje të ofrojnë një disponueshmëri 99,99% përgjatë një periudhe 28-ditore, duke përjashtuar disponueshmërinë e rrjetit.
Disponueshmëria e infrastrukturës së komunikimit duhet të jetë 99,99%.
- Shërbimet e sigurisë
8.1. Inkriptimi i rrjetit
SIS II qendror nuk lejon që të dhënat me kërkesa mbrojtëse të larta ose shumë të larta të transferohen jashtë LAN pa inkriptim. Duhet të garantohet që ofruesi i rrjetit të mos ketë qasje, në asnjë mënyrë, në të dhënat operacionale të SIS II si edhe në shkëmbimet përkatëse në Sirene.
Për të ruajtur një nivel të lartë sigurie, infrastruktura e komunikimit duhet të lejojë menaxhimin e certifikatave/çelësave. Duhet të mundësohet administrimi në distancë dhe monitorimi në distancë i kutive të inkriptimit. Algoritmet e inkriptimit duhet që të jenë në pajtim të paktën me kërkesat në vijim:
— Algoritmet simetrike të inkriptimit:
— 3DES (128 bit) ose më shumë,
— gjenerimi i çelësit duhet të varet nga një vlerë e rastësishme që nuk lejon reduktimin e hapësirës së çelësit në rast sulmi,
— çelësat e inkriptimit ose informacioni që mund të përdoret për të përftuar çelësat mbrohen gjithmonë në ruajtjen 002E;
— Algoritmet asimetrike të inkriptimit:
— RSA (moduli 1 024 bit) ose më shumë,
— gjenerimi i çelësit duhet të varet nga një vlerë e rastësishme që nuk lejon reduktimin e hapësirës së çelësit në rast sulmi.
Përdoret protokolli për ngarkesat e dobishme të enkapsuluara të sigurisë (ESP, RFC2406). Ai përdoret në regjim tuneli. Ngarkesa e dobishme dhe kreu fillestar i IP-së inkriptohen.
Për shkëmbimin e çelësave të një sesioni, përdoret protokolli i shkëmbimit të çelësit të internetit (IKE).
Çelësat IKE nuk janë të vlefshëm për më shumë se një ditë.
Çelësat e një sesioni nuk zgjasin më shumë se një orë.
8.2. Tipare të tjera të sigurisë
Përveç mbrojtjes së pikave hyrëse në SIS II, infrastruktura e komunikimit duhet të mbrojë edhe shërbimet e përgjithshme opsionale. Këto shërbime duhet të plotësojnë të njëjtat masa mbrojtëse të krahasueshme me ato të CS-SIS. Ndaj, të gjitha shërbimet e përgjithshme, minimalisht, duhet të mbrohen me një mur mbrojtës, me antivirus dhe një sistem për dallimin e hyrjeve të paautorizuara. Gjithashtu, pajisjet e shërbimeve të përgjithshme dhe masat mbrojtëse të tyre duhet të jenë nën një mbikëqyrje sigurie të vazhdueshme (evidentimi dhe ndjekja).
Për të ruajtur një nivel të lartë sigurie, organizata përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror duhet të jetë në dijeni të çdo incidenti sigurie që ndodh në infrastrukturën e komunikimit. Ndaj, infrastruktura e komunikimit duhet të lejojë që të gjitha incidentet e mëdha të sigurisë të raportohen pa vonesë tek organizata përgjegjëse për menaxhimin operacional për SIS II qendror. Të gjitha incidentet e sigurisë duhet të trajtohen rregullisht, p.sh., në raportimet mujore dhe në mënyrë ad-hoc.
- Ndihma teknike dhe struktura mbështetëse
Ofruesi i infrastrukturës së komunikimit duhet të ofrojë ndihmë teknike që ndërvepron me organizatën përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror.
- Ndërveprimi me sisteme të tjera
Infrastruktura e komunikimit duhet të garantojë që informacioni nuk mund të dalë jashtë kanaleve të përcaktuara të komunikimit. Për zbatimin teknik, kjo nënkupton:
— Ndalohen rreptësisht të gjitha hyrjet e paautorizuara/ose të pakontrolluara në rrjetet e tjera. Kjo përfshin lidhjen me internetin.
— Nuk mund të ndodhë rrjedhja e informacionit drejt sistemeve të tjera në rrjet, p.sh., nuk lejohet lidhja me IP VPN të ndryshme.
Përveç kufizimeve teknike të lartpërmendura që kjo shkakton, ajo gjithashtu ndikon në ndihmën teknike të infrastrukturës së komunikimit. Ndihma teknike nuk mund të japë asnjë informacion në lidhje me SIS II qendror për asnjë palë të ndryshme nga pala përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror.
- 1. Gazeta Zyrtare L 328, 13.12.2001, f. 4. Rregullore e ndryshuar nga Rregullorja (KE) nr. 1988/2006 (Gazeta Zyrtare L 411, 30.12.2006, f. 1).
- 2. Gazeta Zyrtare L 328, 13.12.2001, f. 1.
- 3. Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43. Vendim i ndryshuar me Vendimin nr. 2004/926/KE (Gazeta Zyrtare L 395, 31.12.2004, f. 70).
- 4. Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- 5. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- 6. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
VENDIM I KËSHILLIT 2007/533/ÇBD, DATË 12 QERSHOR 2007, "PËR NGRITJEN, FUNKSIONIMIN DHE PËRDORIMIN E SISTEMIT INFORMATIV SHENGEN TË GJENERATËS SË DYTË (SIS II)"
-
Lexo Dokumentin
7.8.2007
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 205/63
VENDIM I KËSHILLIT 2007/533/ÇBD, DATË 12 QERSHOR 2007, "PËR NGRITJEN, FUNKSIONIMIN DHE PËRDORIMIN E SISTEMIT INFORMATIV SHENGEN TË GJENERATËS SË DYTË (SIS II)"
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Bashkimin Evropian dhe në veçanti nenin 30, paragrafi 1, germa "a" dhe "b", nenin 31, paragrafi 1, germa "a" dhe "b" dhe nenin 34, paragrafi 2, germa "c" të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian1,
Meqë:
- Sistemi Informativ Shengen (SIS) i krijuar në përputhje me dispozitat e titullit IV të Konventës së 19 qershorit 1990 për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit të 14 qershorit 1985 ndërmjet qeverive të shteteve të Bashkimit Ekonomik të Beneluksit, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës për shfuqizimin gradual të verifikimeve në kufijtë e tyre të përbashkët2 ("Konventa e Shengenit"), dhe zhvillimi i tij, SIS 1+, përbëjnë një mjet thelbësor për zbatimin e dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, të integruara në kuadrin e Bashkimi Evropian.
- Zhvillimi i gjeneratës së dytë të SIS (SIS II) i është besuar Komisionit në përputhje me Rregulloren e Komisionit (KE) nr. 2424/20013 dhe Vendimin e Këshillit 2001/886/ÇBD, datë 6 dhjetor 2001, "Për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II)4. SIS II do të zëvendësojë SIS-in si të krijuar në përputhje me Konventën e Shengenit.
- Ky vendim përbën bazën e nevojshme legjislative për rregullimin e SIS II në lidhje me çështjet që përfshihen në fushën e zbatimit të Traktatit të Bashkimit Evropian (Traktati i BE-së). Rregullorja (KE) nr. 1987/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 20 dhjetor 2006, "Për ngritjen, funksionimin dhe përdorimin e Sistemit të Informacionit Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II)5 përbën bazën e nevojshme legjislative për rregullimin e SIS II në lidhje me çështjet që përfshihen në fushën e zbatimit të Traktatit themelues të Komunitetit Evropian (Traktati i KE-së).
- Fakti që baza legjislative e nevojshme për rregullimin e SIS II përbëhet nga instrumente të veçanta nuk ndikon në parimin që SIS II përbën një sistem të vetëm informacioni që duhet të veprojë si i tillë. Prandaj, disa dispozita të këtyre instrumenteve duhet të jenë identike.
- SIS II duhet të përbëjë një masë kompensuese që kontribuon në mbajtjen e një niveli të lartë të sigurisë brenda fushës së lirisë, sigurisë dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, duke mbështetur bashkëpunimin operacional ndërmjet autoriteteve policore dhe autoriteteve gjyqësore në çështjet penale.
- Është e nevojshme të specifikohen objektivat e SIS II, arkitektura e tij teknike dhe financimi, për të përcaktuar rregulla në lidhje me funksionimin dhe përdorimin e tij dhe për të përcaktuar përgjegjësitë, kategoritë e të dhënave që duhet të futen në sistem, qëllimet për të cilat të dhënat duhet të futen, kriteret për futjen e tyre, autoritetet e autorizuara që duhet të hyjnë në të dhënat, ndërlidhjen e sinjalizimeve dhe rregullat e mëtejshme për përpunimin e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
- SIS II do të përfshijë një sistem qendror (SIS II qendror) dhe aplikacionet kombëtare. Shpenzimet e përfshira në funksionimin e SIS II qendror dhe infrastrukturën përkatëse të komunikimit duhet t’i faturohen buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
- Është e domosdoshme të krijohet një manual për të përcaktuar rregullat e detajuara për shkëmbimin e disa informacioneve shtesë lidhur me masat e parashikuara sipas sinjalizimeve. Autoritetet kombëtare në çdo shtet anëtar duhet të garantojnë shkëmbimin e këtij informacioni.
- Për një periudhë kalimtare, Komisioni duhet të jetë përgjegjës për menaxhimin operacional të SIS II qendror dhe të pjesëve të infrastrukturës së komunikimit. Megjithatë, për të garantuar një kalim pa probleme në SIS II, ai mund t’ja delegojë disa ose të gjitha këto përgjegjësi dy organeve kombëtare të sektorit publik. Në një plan afatgjatë dhe pas një vlerësim ndikimi, që përfshin një analizë thelbësore të alternativave nga perspektiva financiare, operacionale dhe organizative, si dhe pas propozimeve legjislative të Komisionit, duhet të krijohet një autoritet drejtues përgjegjës për këto detyra. Periudha kalimtare duhet të zgjasë jo më shumë se pesë vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- SIS II do të përmbajë sinjalizime mbi personat e kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi dhe ekstradimi. Përveç sinjalizimeve, është e përshtatshme të sigurohet dhe shkëmbimi i informacionit shtesë të nevojshëm për procedurat e dorëzimit dhe ekstradimit. Në veçanti, në SIS II duhet të përpunohen të dhënat e përmendura në nenin 8 të Vendimit Kuadër të Këshillit 2002/584/ÇBD, datë 13 qershor 2002, "Për mandat-arrestin evropian dhe procedurat e dorëzimit ndërmjet shteteve anëtare6.
- Duhet të mundësohet shtimi në SIS II i përkthimit të të dhënave shtesë të regjistruara për qëllime dorëzimi, sipas mandat-arrestit evropian, dhe për qëllime ekstradimi.
- Për të siguruar mbrojtjen e tyre ose për të parandaluar kërcënimet, SIS II duhet të përmbajë sinjalizime për personat e humbur, personat e kërkuar për procedura gjyqësore, personat dhe sendet për verifikime diskrete ose të veçanta dhe për sendet për sekuestrim ose përdorim si prova në procedimet penale.
- Sinjalizimet nuk duhet të mbahen në SIS II më gjatë se koha e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat ato janë dhënë. Si parim i përgjithshëm, sinjalizimet për personat duhet të fshihen automatikisht nga SIS II pas një periudhe trevjeçare. Sinjalizimet për sendet e regjistruara për verifikime diskrete ose të veçanta duhet të fshihen automatikisht nga SIS II pas një periudhe pesëvjeçare. Sinjalizimet për sendet për sekuestrim ose përdorim si prova në procedimet penale duhet të fshihen automatikisht nga SIS II pas një periudhe prej 10 vjetësh. Vendimet për të mbajtur sinjalizimet për personat duhet të bazohen në një vlerësim individual gjithëpërfshirës. Shtetet anëtare duhet të shqyrtojnë sinjalizimet për personat brenda periudhës së përcaktuar dhe të mbajnë statistika për numrin e sinjalizimeve për personat, periudha e ruajtjes së të cilave është zgjatur.
- SIS II duhet të lejojë përpunimin e të dhënave biometrike për të ndihmuar në identifikimin e saktë të individëve në fjalë. Sipas së njëjtës perspektivë, SIS II duhet të lejojë gjithashtu përpunimin e të dhënave në lidhje me individët, identiteti i të cilave është keqpërdorur, për të shmangur vështirësitë që lindin nga keqidentifikimi i tyre, duke iu nënshtruar masave të përshtatshme mbrojtëse, në veçanti pëlqimit të individit në fjalë dhe kufizimit të rreptë të qëllimeve për të cilat këto të dhëna mund të përpunohen në mënyrë të ligjshme.
- Shteti anëtar duhet të ketë mundësinë që në një sinjalizim të shtojë një tregues, të quajtur shënim, me qëllim që të tregojë se masat e ndërmarra për sinjalizimin nuk do të ndërmerren në territorin e tij. Nëse sinjalizimet lëshohen për arrestim për qëllime dorëzimi, asgjë e parashikuar në këtë vendim nuk duhet të interpretohet si shmangie nga ose pengesë për zbatimin e dispozitave të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD. Vendimi për të shtuar shënim në një sinjalizim duhet të bazohet vetëm në arsyet e refuzimit të përfshira në këtë vendim kuadër.
- Kur është shtuar një shënim dhe kur bëhet e ditur vendndodhja e personit të kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi, vendndodhja duhet t’i komunikohet gjithmonë autoritetit gjyqësor lëshues, i cili mund të vendosë t’i përcjellë një mandat-arresti evropian autoritetit kompetent gjyqësor në përputhje me dispozitat e Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD.
- Shtetet anëtare duhet të kenë mundësinë të krijojnë lidhje midis sinjalizimeve në SIS II. Krijimi i lidhjeve midis dy ose më shumë sinjalizimeve nga shteti anëtar nuk duhet të ndikojë në masat që duhet të merren dhe as në periudhën e ruajtjes së sinjalizimeve ose në të drejtat e aksesit në sinjalizime.
- Të dhënat e përpunuara në SIS II në zbatim të këtij vendimi nuk duhet të transferohen ose të vihen në dispozicion të vendeve të treta ose organizatave ndërkombëtare. Megjithatë, është e përshtatshme të forcohet bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Interpolit duke nxitur një shkëmbim efikas të të dhënave të pasaportës. Kur të dhënat personale transferohen nga SIS II në Interpol, ato duhet t’i nënshtrohen një niveli të përshtatshëm mbrojtjeje, të garantuar me një marrëveshje, duke siguruar masa mbrojtëse dhe kushte të rrepta.
- Të gjitha shtetet anëtare kanë ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës, datë 28 janar 1981, "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin automatik të të dhënave personale". Konventa lejon përjashtime dhe kufizime për të drejtat dhe detyrimet që ofron, brenda kufijve të caktuar. Të dhënat personale të përpunuara në kuadrin e zbatimit të këtij vendimi duhet të mbrohen në përputhje me parimet e Konventës. Parimet e përcaktuara në Konventë duhet të plotësohen ose të qartësohen në këtë vendim, aty ku është e nevojshme.
- Në përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet policore në zbatim të këtij vendimi, duhet të merren në konsideratë parimet e Rekomandimit R(87) 15 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të 17 shtatorit 1987 që rregullojnë përdorimin e të dhënave personale në sektorin e policisë.
- Komisioni i ka paraqitur Këshillit një propozim për një vendim kuadër për mbrojtjen e të dhënave personale të përpunuara në kuadrin e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në çështjet penale, i cili duhet të miratohet deri në fund të vitit 2006 dhe të zbatohet për të dhënat personale që përpunohen në kuadrin e gjeneratës së dytë të Sistemit të Informacionit Shengen dhe për shkëmbimin e informacionit shtesë në përputhje me këtë vendim.
- Rregullorja (KE) nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 18 dhjetor 2000,"Për mbrojtjen e individëve për sa i përket përpunimit të të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave"7 dhe në veçanti dispozitat e saj për konfidencialitetin dhe sigurinë e përpunimit zbatohen për përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit kur kryejnë përgjegjësitë e tyre për menaxhimin operacional të SIS II në ushtrimin e veprimtarive që, tërësisht ose pjesërisht, përfshihen në fushën e zbatimit të legjislacionit të BE-së. Një pjesë e përpunimit të të dhënave personale në SIS II përfshihet në fushën e zbatimit të legjislacionit të BE-së. Zbatimi i njëtrajtshëm dhe homogjen i rregullave për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale kërkon sqarim se, kur Komisioni përpunon të dhënat personale në zbatim të këtij vendimi, zbatohet Rregullorja (KE) nr. 45/2001. Parimet e përcaktuara në Rregulloren (KE) nr. 45/2001 duhet të plotësohen ose të qartësohen në këtë vendim, aty ku është e nevojshme.
- Për sa i përket konfidencialitetit, dispozitat përkatëse të Rregulloreve të Personelit të Zyrtarëve të Komuniteteve Evropiane dhe kushtet e punësimit të nëpunësve të tjerë të Komuniteteve Evropiane duhet të zbatohen për zyrtarët ose nëpunësit e tjerë të punësuar dhe që punojnë me SIS II.
- Është me vend që autoritetet kombëtare mbikëqyrëse të monitorojnë ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale nga shtetet anëtare, ndërsa Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, i emëruar në përputhje me Vendimin 2004/55/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 22 dhjetor 2003, "Për caktimin e organit të pavarur mbikëqyrës të parashikuar në nenin 286 të Traktatit të KE-së"8, duhet të monitorojë veprimtaritë e institucioneve dhe organeve të Komunitetit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në funksion të detyrave të kufizuara të institucioneve dhe organeve të Komunitetit në lidhje me vetë të dhënat.
- Shtetet anëtare dhe Komisioni duhet të hartojnë një plan sigurie për të lehtësuar zbatimin e detyrimeve të sigurisë dhe duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të trajtuar çështjet e sigurisë nga një perspektivë e përbashkët.
- Dispozitat e Konventës, datë 26 korrik 1995, "Për ngritjen e Zyrës Policore Evropiane"9 (në vijim referuar si "Konventa e Europolit") në lidhje me mbrojtjen e të dhënave zbatohen për përpunimin e të dhënave të SIS II nga Europol, duke përfshirë kompetencat e Organit të Përbashkët Mbikëqyrës, i krijuar sipas Konventës së Europolit, për të monitoruar veprimtaritë e Europolit dhe përgjegjësinë për çdo përpunim të paligjshëm të të dhënave personale nga Europoli.
- Dispozitat e Vendimit 2002/187/ÇBD, datë 28 shkurt 2002, "Për krijimin e Eurojust-it me qëllim forcimin e luftës kundër krimeve të rënda"10 lidhur me mbrojtjen e të dhënave zbatohen për përpunimin e të dhënave të SIS II nga Eurojust, duke përfshirë kompetencat e Organit të Përbashkët Mbikëqyrës, të ngritur sipas këtij vendimi, për të monitoruar veprimtaritë e jashtëligjshme Eurojust dhe detyrimin për çdo përpunim të të dhënave personale nga Eurojust.
- Për të siguruar transparencë, një raport për funksionimin teknik të SIS II qendror dhe infrastrukturën e komunikimit, duke përfshirë sigurinë e tij, dhe për shkëmbimin e informacionit shtesë duhet të hartohet çdo dy vjet nga Komisioni, ose, nëse është themeluar, nga autoriteti menaxhues. Çdo katër vjet duhet të bëhet një vlerësim i përgjithshëm nga Komisioni.
- Disa aspekte të SIS II siç janë rregullat teknike për futjen e të dhënave, duke përfshirë të dhënat e kërkuara për regjistrimin e një sinjalizimi, përditësimin, fshirjen dhe kërkimin e të dhënave, rregullat mbi përputhshmërinë dhe prioritetin e sinjalizimeve, shtimin e shënimeve, lidhjet midis sinjalizimeve dhe shkëmbimin e informacionit shtesë, për shkak të natyrës së tyre teknike, nivelit të detajeve dhe nevojës për përditësim të rregullt, nuk mund mbulohen në mënyrë të plotë nga dispozitat e këtij vendimi. Prandaj, kompetencat zbatuese në lidhje me këto aspekte duhet t’i delegohen Komisionit. Te rregullat teknike për kërkimin e sinjalizimeve duhet të merret parasysh funksionimi normal i aplikacioneve kombëtare. Duke iu nënshtruar një vlerësim nga ana e Komisionit, duhet të vendoset se deri në çfarë mase masat zbatuese mund të jenë përgjegjësi e autoritetit menaxhues, sapo ai të krijohet.
- Ky vendim duhet të përcaktojë procedurën e miratimit të masave të nevojshme për zbatimin e tij. Procedura për miratimin e masave zbatuese sipas këtij vendimi dhe Rregullores (KE) nr. 1987/2006 duhet të jetë e njëjtë.
- Është me vend të parashikohen dispozita kalimtare në lidhje me sinjalizimet e lëshuar në SIS 1+ që do të transferohen në SIS II. Disa dispozita të tërësisë së legjislacionit të Shengenit duhet të vazhdojnë të zbatohen për një periudhë të kufizuar kohore derisa shtetet anëtare të kenë shqyrtuar pajtueshmërinë e këtyre sinjalizimeve me kuadrin e ri ligjor. Pajtueshmëria e sinjalizimeve ndaj personave duhet të shqyrtohet si një çështje prioritare. Gjithashtu, çdo ndryshim, shtim, korrigjim ose përditësim i një sinjalizimi të transferuar nga SIS 1+ në SIS II, si dhe çdo zbulim nga ai, duhet të çojë në një shqyrtim të menjëhershëm të përputhshmërisë së tij me dispozitat e këtij vendimi.
- Është e nevojshme të parashikohen dispozita për pjesën e buxhetit të rezervuar për operacionet e SIS, pjesë e buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
- Duke qenë se objektivi i masave që duhen marrë, konkretisht krijimi dhe rregullimi i një sistemi të përbashkët informacioni nuk mund të arrihet plotësisht kur shtetet anëtare veprojnë në mënyrë të njëanshme dhe ku, për shkak të shkallës dhe efekteve të veprimit, mund të arrihet më mirë në nivelin e Bashkimit Evropian, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit të KE-së dhe siç përmendet në nenin 2 të Traktatit të BE-së. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në nenin 5 të Traktatit të KE-së, ky vendim nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave.
- Vendimi respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura veçanërisht nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian.
- Mbretëria e Bashkuar merr pjesë në këtë vendim në përputhje me nenin 5 të Protokollit për integrimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit në kuadrin e Bashkimit Evropian, bashkëlidhur Traktatit të BE-së dhe Traktatit të KE-së dhe në përputhje me nenin 8, paragrafi 2 të Vendimit të Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit11.
- Irlanda merr pjesë në këtë vendim në përputhje me nenin 5 të Protokollit për integrimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit në kuadrin e Bashkimit Evropian, bashkëlidhur Traktatit të BE-së dhe Traktatit të KE-së, dhe në përputhje me nenin 6, paragrafi 2 të Vendimit të Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit12.
- Ky vendim nuk cenon masat për pjesëmarrjen e pjesshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, siç përcaktohet përkatësisht në vendimet 2000/365/KE dhe 2002/192/KE.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit13 të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "g" të vendimit të Këshillit 1999/437/KE14 "Për disa masa të caktuara në lidhje me zbatimin e marrëveshjes".
- Për të lejuar që përfaqësuesit e Islandës dhe Norvegjisë të mund të lidhen me punën e komiteteve që ndihmojnë Komisionin në ushtrimin e kompetencave të tij zbatuese duhet bërë një marrëveshje. Një marrëveshje e tillë është parashikuar në shkëmbimet e shkresave ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me komitete që ndihmojnë Komisionin Evropian në ushtrimin e kompetencave të tij ekzekutive15, bashkëlidhur marrëveshjes së lartpërmendur.
- Për sa i përket Zvicrës, ky vendim përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit që i jepet në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, që përfshihen në fushën që përmendet në nenin 1, pika "g" të Vendimit 1999/437/KE që interpretohet së bashku me nenin 4, paragrafi 1, të vendimeve të Këshillit 2004/849/KE16 dhe 2004/860/KE17.
- Duhet të bëhet një marrëveshje që të lejojë përfaqësuesit e Zvicrës që të përfshihen në punën e komiteteve që ndihmojnë Komisionin në ushtrimin e kompetencave të tij zbatuese. Një marrëveshje e tillë është parashikuar në shkëmbimet e shkresave ndërmjet Komunitetit dhe Zvicrës, bashkëlidhur marrëveshjes së lartpërmendur.
- Ky vendim përbën një akt të hartuar në bazë të tërësisë së legjislacionit të Shengenit ose të lidhur me të sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 2 të Aktit të Aderimit të vitit 2003 dhe nenit 4, paragrafi 2 të Aktit të Aderimit të vitit 2005.
- Ky vendim duhet të zbatohet për Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Zvicrën në datat e përcaktuara në përputhje me procedurat e parashikuara në instrumentet përkatëse për zbatimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit në këto shtete,
VENDOS SI MË POSHTË:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Krijimi dhe qëllimi i përgjithshëm i SIS II
- Ky vendim krijon Sistemin e Informacionit Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II).
- Qëllimi i SIS II, në përputhje me këtë vendim, është të garantojë një nivel të lartë sigurie brenda fushës së lirisë, sigurisë dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë ruajtjen e sigurisë publike dhe të politikave publike dhe garantimin e sigurisë në territoret e shteteve anëtare, si dhe të zbatojë dispozitat e Titullit IV të Pjesës së Tretë të Traktatit të KE-së në lidhje me lëvizjen e personave në territoret e tyre, duke përdorur informacionin e komunikuar nëpërmjet këtij sistemi.
Neni 2
Objekti
- Ky vendim përcakton kushtet dhe procedurat për regjistrimin dhe përpunimin në SIS II të sinjalizimeve për personat dhe sendet, shkëmbimin e informacionit plotësues dhe të dhënave shtesë për qëllime bashkëpunimi policor dhe gjyqësor në çështjet penale.
- Ky vendim parashikon dispozita për platformën teknike të SIS II, përgjegjësitë e shteteve anëtare dhe të autoritetit menaxhues të përmendur në nenin 15, përpunimin e përgjithshëm të të dhënave, të drejtat dhe detyrimet e personave përkatës.
Neni 3
Përkufizime
- Për qëllimet e këtij vendimi përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- a) "sinjalizim" është një grup të dhënash të regjistruara në SIS II që u mundëson autoriteteve kompetente identifikimin e një personi ose sendi me qëllim marrjen e masave specifike;
- b) "informacion plotësues" është informacioni që nuk ruhet në SIS II, por lidhet me sinjalizimet e SIS II, i cili duhet të shkëmbehet:
- për të bërë të mundur konsultimin ose informimin mes shteteve anëtare kur ato regjistrojnë një sinjalizim;
- pas një zbulimi, për të mundësuar marrjen e masave të përshtatshme;
III. kur masa e nevojshme nuk mund të merret;
- kur trajtohet cilësia e të dhënave në SIS II;
- kur trajtohet pajtueshmëria dhe prioriteti i sinjalizimeve;
- kur trajtohen të drejtat e aksesit;
- c) "të dhëna shtesë" janë të dhënat e ruajtura në SIS II dhe të lidhura me sinjalizime të SIS II, të cilat duhet t’i vihen menjëherë në dispozicion autoriteteve kompetente kur, si rezultat i kërkimeve në këtë sistem, personi për të cilin janë regjistruar të dhënat gjendet në SIS II;
- d) "të dhëna personale" janë informacionet në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është ai i cili mund të identifikohet, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
- e) "përpunim i të dhënave personale" dhe (përpunim) është çdo veprim apo grup veprimesh që kryhet mbi të dhënat personale, qoftë në mënyrë automatike apo me mënyra të tjera, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, korrigjimi, konsultimi, përdorimi, përhapja përmes transferimit, shpërndarja ose vënia në dispozicion në mënyra të tjera, renditja ose kombinimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi.
- Çdo referencë në këtë vendim për dispozitat e Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD interpretohet duke përfshirë dispozitat përkatëse të Marrëveshjeve të lidhura ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të treta në bazë të neneve 24 dhe 38 të Traktatit të BE-së, për dorëzimin e personave në bazë të një mandat-arresti që parashikon transmetimin e mandat-arrestit nëpërmjet Sistemit të Informacionit Shengen.
Neni 4
Platforma teknike dhe mënyrat e funksionimit të SIS II
- SIS II përbëhet nga:
- a) një sistem qendror (SIS II qendror) i përbërë nga:
— një njësi për mbështetje teknike ("CS-SIS") që përmban një bazë të dhënash, "baza e të dhënave të SIS II",
— një ndërfaqe kombëtare uniforme (NI-SIS);
- b) një sistem kombëtar (N.SIS II) në secilin prej shteteve anëtare, i përbërë nga sisteme të të dhënave kombëtare që komunikojnë me SIS II qendror. Një N.SIS II mund të përmbajë një dosje të dhënash (një "kopje kombëtare"), që përmban një kopje të plotë ose të pjesshme të bazës së të dhënave të SIS II;
- c) një infrastrukturë komunikimi ndërmjet CS-SIS dhe NI-SIS (Infrastruktura e Komunikimit) që ofron një rrjet virtual të enkriptuar të dedikuar për të dhënat e SIS II dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet zyrave SIRENE të përmendura në nenin 7, paragrafi 2.
- Të dhënat në SIS II regjistrohen, përditësohen, fshihen dhe kërkohen përmes sistemeve N.SIS II. Në territorin e secilit shtet anëtar vendoset në dispozicion një kopje kombëtare për të kryer kërkime të automatizuara. Kërkimi i skedarëve të të dhënave të N.SIS II të shteteve të tjera anëtare nuk do të jetë i mundur.
- CS-SIS, i cili kryen funksione mbikëqyrëse dhe administrimi, vendoset në Strasburg (Francë) dhe një CS-SIS rezervë, në gjendje për të garantuar funksionet e CS-SIS kryesor në rast mosfunksionimi të sistemit të tij, vendoset në Sankt Johann im Pongau (Austri).
- CS-SIS siguron shërbimet e nevojshme për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave në SIS II, duke përfshirë kërkimet në bazën e të dhënave të SIS II. Për shtetet anëtare që përdorin një kopje kombëtare, CS-SIS:
- a) siguron përditësim elektronik të kopjeve kombëtare;
- b) garanton sinkronizim dhe konsistencë ndërmjet kopjeve kombëtare dhe bazës së të dhënave të SIS II;
- c) siguron veprimtarinë për inicimin dhe ripërtëritjen e kopjeve kombëtare.
Neni 5
Shpenzimet
- Shpenzimet për krijimin, funksionimin dhe mbarëvajtjen e SIS II qendror dhe infrastrukturën e komunikimit mbulohen nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian.
- Këto shpenzime përfshijnë punën e kryer për CS-SIS, që ofron shërbimet e përmendura në nenin 4, paragrafi 4.
- Shpenzimet për krijimin, funksionimin dhe mbarëvajtjen e çdo N.SIS II mbulohen nga shteti anëtar përkatës.
KREU II
PËRGJEGJËSITË E SHTETEVE ANËTARE
Neni 6
Sistemet kombëtare
Çdo shtet anëtar është përgjegjës për krijimin, funksionimin dhe mbarëvajtjen e N.SIS II dhe lidhjen e tij me NI-SIS.
Neni 7
Zyra e N.SIS II dhe SIRENE
- Çdo shtet anëtar cakton një autoritet (Zyra e N.SIS II), i cili ka përgjegjësi kryesore për N.SIS II e tij.
Ky autoritet është përgjegjës për funksionimin normal dhe sigurinë e N.SIS II, u garanton autoriteteve kompetente aksesin në SIS II dhe merr masat e nevojshme për të siguruar pajtueshmërinë me dispozitat e këtij vendimi.
Çdo shtet anëtar i komunikon sinjalizimet e veta përmes zyrës së tij N.SIS II.
- Çdo shtet anëtar cakton autoritetin që siguron shkëmbimin e të gjitha informacioneve plotësuese (Zyra SIRENE), në përputhje me dispozitat e manualit të SIRENE, siç përmendet në nenin 8.
Këto zyra koordinojnë edhe verifikimin e cilësisë së informacionit të regjistruar në SIS II. Për këtë qëllim, ato kanë akses në të dhënat e përpunuara në SIS II.
- Shtetet anëtare e vënë në dijeni autoritetin menaxhues për zyrën e tyre N.SIS II dhe SIRENE. Autoriteti menaxhues publikon listën e tyre së bashku me listën e përmendur në nenin 46, paragrafi 8.
Neni 8
Shkëmbimi i informacioneve plotësuese
- Informacioni plotësues shkëmbehet në përputhje me dispozitat e manualit të SIRENE dhe duke përdorur infrastrukturën e komunikimit. Nëse nuk disponohet infrastruktura e komunikimit, shtetet anëtare mund të përdorin mjete të tjera teknike të siguruara siç duhet për shkëmbimin e informacionit plotësues.
- Informacioni plotësues përdoret për qëllimin për të cilin ai është përcjellë.
- Kërkesat për informacion plotësues të bëra nga shtetet e tjera anëtare marrin përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur.
- Rregullat e detajuara për shkëmbimin e informacionit plotësues miratohen në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 67, në formën e një manuali të quajtur "Manuali i SIRENE", pa cenuar dispozitat e instrumentit për ngritjen e autoritetit menaxhues.
Neni 9
Pajtueshmëria teknike
- Për të siguruar transmetimin e shpejtë dhe efektiv të të dhënave, çdo shtet anëtar, gjatë krijimit të N.SIS II të saj, respekton protokollet dhe procedurat teknike të vendosura për të siguruar pajtueshmërinë e N-SIS II të tij me CS-SIS. Këto protokolle dhe procedura teknike përcaktohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 67, pa cenuar dispozitat e instrumentit për ngritjen e autoritetit menaxhues.
- Nëse një shtet anëtar përdor një kopje kombëtare ai sigurohet, me anë të shërbimeve të ofruara nga CS-SIS, që të dhënat e ruajtura në kopjen kombëtare, me anë të përditësimeve automatike të përmendura në nenin 4, paragrafi 4, të jenë identike dhe të përputhen me bazën e të dhënave të SIS II dhe që kërkimi në kopjen e tij kombëtare të japë një rezultat të njëjtë me atë të kërkimit në bazën e të dhënave SIS II.
Neni 10
Siguria – Shtetet anëtare
- Secili shtet anëtar, miraton masat e nevojshme për N.SIS II, duke përfshirë një plan sigurie, me qëllim:
- a) mbrojtjen e të dhënave në formë fizike, duke përfshirë krijimin e planeve të kontigjencës për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;
- b) mohimin e aksesit të personave të paautorizuar në pajisjet e përdorura për përpunimin e të dhënave (kontrolli i aksesit në pajisje);
- c) parandalimin e leximit, kopjimit, modifikimit ose heqjes së mjedisit të të dhënave (kontrolli i mjedisit të të dhënave);
- d) parandalimin e hedhjes së paautorizuar të të dhënave dhe inspektimit, modifikimit ose fshirjes së paautorizuar të të dhënave personale të ruajtura (kontrolli i ruajtjes);
- e) parandalimin e përdorimit të sistemeve të automatizuara të përpunimit të të dhënave nga persona të paautorizuar që përdorin pajisje të komunikimit të të dhënave (kontrolli i përdoruesve);
- f) garantimin e aksesit të personave të autorizuar për të përdorur një sistem të automatizuar të përpunimit të të dhënave, vetëm në të dhëna që mbulohen nga autorizimi i aksesit të tyre, nëpërmjet identiteteve përkatëse dhe unike të përdoruesve dhe mënyrave konfidenciale të aksesit (kontrolli i aksesit në të dhënat);
- g) garantimin që të gjitha autoritetet me të drejtë aksesi në SIS II ose në pajisjet e përpunimit të të dhënave të krijojnë profile që përshkruajnë funksionet dhe përgjegjësitë e personave të autorizuar për aksesin, regjistrimin, përditësimin, fshirjen dhe kërkimin e të dhënave, si dhe vënien e menjëhershme të këtyre profileve në dispozicion të autoriteteve kombëtare mbikëqyrëse të përmendura në nenin 60, sipas kërkesës së tyre (profilet e personelit).
- h) garantimin e mundësisë për të verifikuar dhe përcaktuar tek cilat organe mund të transferohen të dhënat personale duke përdorur pajisjet e komunikimit të të dhënave (kontrolli i komunikimit);
- garantimin e mundësisë për të verifikuar dhe përcaktuar në vijim cilat të dhëna personale janë hedhur në sisteme të automatizuara të përpunimit të të dhënave, si dhe nga kush janë hedhur dhe për çfarë qëllime janë hedhur ato (kontrolli i hedhjes);
- j) parandalimin e leximit, kopjimit, modifikimit ose fshirjes së paautorizuar të të dhënave personale gjatë transferimit të të dhënave personale ose gjatë transferimit të mjedisit të të dhënave, në veçanti përmes teknikave të enkriptimit (kontrolli i transportit);
- k) monitorimin e efikasitetit të masave të sigurisë të përmendura në këtë paragraf dhe marrjen e masave organizative lidhur me monitorimin e brendshëm për të garantuar pajtueshmërinë me këtë vendim (vetëauditim)
- Shtetet anëtare marrin masa të barasvlershme me ato të përmendura në paragrafin 1 për sa i përket sigurisë së shkëmbimit të informacionit plotësues.
Neni 11
Konfidencialiteti – Shtetet anëtare
Në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, çdo shtet anëtar zbaton rregullat e tij të sekretit profesional ose detyrime të tjera të barasvlershme konfidencialiteti për të gjithë personat dhe organet që kanë detyrimin të punojnë me të dhënat e SIS II dhe informacionet plotësuese. Ky detyrim zbatohet edhe pas lënies së mandatit ose detyrës nga këta persona ose pas përfundimit të veprimtarive të këtyre organeve.
Neni 12
Mbajtja e regjistrave në nivel kombëtar
- Shtetet anëtare që nuk përdorin kopje kombëtare sigurohen që çdo akses dhe shkëmbim i të dhënave personale në CS-SIS të regjistrohet në N.SIS II e tyre me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së kërkimeve, monitorimin e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave, vetëmonitorimin dhe sigurimin e funksionimit të duhur të N.SIS II, integritetin dhe sigurinë e të dhënave.
- Shtetet anëtare që përdorin kopje kombëtare garantojnë që çdo akses dhe të gjitha shkëmbimet e të dhënave të SIS II të regjistrohen për qëllimet e specifikuara në paragrafin 1. Kjo nuk zbatohet për proceset e përmendura në nenin 4, paragrafi 4.
- Regjistrat tregojnë, në veçanti, historikun e sinjalizimeve, datën dhe orën e transmetimit të të dhënave, të dhënat e përdorura për kryerjen e një kërkimi, referencën ndaj të dhënave të transmetuara dhe emrin e autoritetit kompetent dhe personit përgjegjës për përpunimin e të dhënave.
- Regjistrat mund të përdoren vetëm për qëllimet e përmendura në paragrafin 1 dhe 2, dhe fshihen jo më herët se një vit dhe jo më vonë se tre vjet pas krijimit të tyre. Regjistrat ku gjendet historiku i sinjalizimeve fshihen një deri në tre vjet pas fshirjes së sinjalizimeve.
- Regjistrat mund të mbahen më gjatë nëse nevojiten për procedura monitorimi që janë në zhvillim e sipër.
- Autoritetet kombëtare kompetente për verifikimin e ligjshmërisë së kërkimeve, monitorimin e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave, vetëmonitorimin dhe sigurimin e funksionimit të duhur të N.SIS II, integritetin dhe sigurinë e të dhënave, brenda kufijve të kompetencave të tyre dhe sipas kërkesës së tyre, kanë akses në këto të dhëna me qëllim përmbushjen e detyrave të tyre.
Neni 13
Vetëmonitorimi
Shtetet anëtare garantojnë që çdo autoritet me të drejtë aksesi në të dhënat e SIS II të marrë masat e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me këtë vendim dhe të bashkëpunojë, sipas rastit, me autoritetin kombëtar mbikëqyrës.
Neni 14
Trajnimi i personelit
Përpara se të autorizohet për të përpunuar të dhënat e ruajtura në SIS II, personeli i autoriteteve me të drejtë aksesi në SIS II trajtohet siç duhet për rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave dhe informohet për çdo vepër penale ose sanksion.
KREU III
PËRGJEGJËSITË E AUTORITETIT MENAXHUES
Neni 15
Menaxhimi operacional
- Pas një periudhe kalimtare, një autoritet menaxhues (Autoriteti Menaxhues), i financuar nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian është përgjegjës për menaxhimin operacional të SIS II qendror. Autoriteti Menaxhues, në bashkëpunim me shtetet anëtare, garanton që në çdo kohë të përdoret teknologjia më e mirë në dispozicion për SIS II qendror, objekt i një analize kosto-përfitim.
- Autoriteti Menaxhues është përgjegjës për kryerjen e detyrave të mëposhtme që lidhen me infrastrukturën e komunikimit:
- a) mbikëqyrjen
- b) sigurinë;
- c) koordinimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve anëtare dhe ofruesit.
- Komisioni është përgjegjës për të gjitha detyrat e tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën e komunikimit, në veçanti:
- a) detyrat lidhur me zbatimin e buxhetit;
- b) posedimin dhe rinovimin;
- c) çështjet kontraktuale.
- Gjatë periudhës kalimtare dhe para se Autoriteti Menaxhues të marrë përgjegjësitë e tij, Komisioni është përgjegjës për menaxhimin operacional të SIS II qendror. Komisioni, në përputhje me Rregulloren e Këshilli (KE, Euratom) nr. 1605/2002, datë 25 qershor 2002, "Për rregulloren financiare që zbatohet mbi buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane"18, mund t’ja delegojë këtë detyrë ose detyrat që kanë të bëjnë me zbatimin e buxhetit organeve të sektorit publik, në dy vende të ndryshme.
- Çdo organ kombëtar i sektorit publik, siç përmendet në paragrafin 4, duhet të përmbushë, në veçanti, kriteret e mëposhtme të përzgjedhjes:
- a) duhet të provojë se ka përvojë të gjatë në operimin e një sistemi informacioni masiv me funksionet e përmendura në nenin 4, paragrafi 4;
- b) duhet të ketë ekspertizë të konsiderueshme në kërkesat e shërbimit dhe sigurisë të një sistemi informacioni me funksione të krahasueshme me ato të përmendura në nenin 4, paragrafi 4;
- c) duhet të ketë personelin e nevojshëm në numër dhe me përvojë, me ekspertizën e duhur profesionale dhe aftësitë gjuhësore për të punuar në një mjedis bashkëpunimi ndërkombëtar, siç kërkohet për SIS II;
- d) duhet të ketë një infrastrukturë pajisjesh të sigurta dhe të posaçme në dispozicion, në veçanti, për të siguruar dhe garantuar funksionimin e vazhdueshëm të sistemeve të TI në shkallë të gjerë; dhe
- e) ambienti i tij administrativ duhet t’i mundësojë zbatimin e detyrave në mënyrën e duhur dhe shmangien e çdo konflikt interesi.
- Para çdo delegimi të tillë të përmendur në paragrafin 4 dhe më pas në intervale të rregullta, Komisioni informon Parlamentin Evropian dhe Këshillin për kushtet e delegimit, fushën e saktë të zbatimit dhe për organet të cilave u janë deleguar detyrat.
- Nëse Komisioni i delegon përgjegjësitë e tij gjatë periudhës kalimtare në përputhje me paragrafin 4, ai sigurohet që ky delegim të jetë në përputhje të plotë me kufizimet e përcaktuara në sistemin institucional i përcaktuar në Traktatin e KE-së. Në veçanti, ai sigurohet që ky delegim të mos ndikojë në mënyrë negative në mekanizmat e kontrollit efikas sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, qoftë të Gjykatës së Drejtësisë, Gjykatës së Audituesve ose të Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave.
- Menaxhimi operacional i SIS II qendror përfshin të gjitha detyrat e nevojshme për të mbajtur në funksionim SIS II qendror 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë në përputhje me këtë vendim si dhe veçanërisht punën e mirëmbajtjes dhe zhvillimet teknike të nevojshme për funksionimin pa probleme të sistemit.
Neni 16
Siguria
- Autoriteti Menaxhues për SIS II qendror dhe Komisioni për infrastrukturën e komunikimit miratojnë masat e nevojshme, duke përfshirë një plan sigurie, me qëllim:
- a) mbrojtjen e të dhënave në formë fizike, duke përfshirë krijimin e planeve të kontigjencës për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;
- b) mohimin e aksesit të personave të paautorizuar në pajisjet e përdorura për përpunimin e të dhënave (kontrolli i aksesit në pajisje);
- c) parandalimin e leximit, kopjimit, modifikimit ose heqjes së mjedisit të të dhënave (kontrolli i mjedisit të të dhënave);
- d) parandalimin e hedhjes së paautorizuar të të dhënave dhe inspektimit, modifikimit ose fshirjes së paautorizuar të të dhënave personale të ruajtura (kontrolli i ruajtjes);
- e) parandalimin e përdorimit të sistemeve të automatizuara të përpunimit të të dhënave nga persona të paautorizuar që përdorin pajisje të komunikimit të të dhënave (kontrolli i përdoruesve);
- f) garantimin e aksesit të personave të autorizuar për të përdorur një sistem të automatizuar të përpunimit të të dhënave, vetëm në të dhëna që mbulohen nga autorizimi i aksesit të tyre, nëpërmjet identiteteve përkatëse dhe unike të përdoruesve dhe mënyrave konfidenciale të aksesit (kontrolli i aksesit në të dhënat);
- g) krijimin e profileve që përshkruajnë funksionet dhe përgjegjësitë e personave të autorizuar për aksesin në të dhënat ose pajisjet e përpunimit të të dhënave, si dhe vënien e menjëhershme të këtyre profileve në dispozicion të Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave të përmendur në nenin 61, sipas kërkesës së tij (profilet e personelit);
- h) garantimin e mundësisë për të verifikuar dhe përcaktuar tek cilat organe mund të transferohen të dhënat personale duke përdorur pajisjet e komunikimit të të dhënave (kontrolli i komunikimit);
- garantimin e mundësisë për të verifikuar dhe përcaktuar në vijim cilat të dhëna personale janë hedhur në sisteme të automatizuara të përpunimit të të dhënave, si dhe kur dhe nga kush janë hedhur ato (kontrolli i hedhjes);
- j) parandalimin e leximit, kopjimit, modifikimit ose fshirjes së paautorizuar të të dhënave personale gjatë transferimit të të dhënave personale ose gjatë transferimit të mjedisit të të dhënave, në veçanti përmes teknikave të enkriptimit (kontrolli i transportit);
- k) monitorimin e efikasitetit të masave të sigurisë të përmendura në këtë paragraf dhe marrjen e masave organizative lidhur me monitorimin e brendshëm për të garantuar pajtueshmërinë me këtë vendim (vetëauditim)
- Autoriteti Menaxhues merr masa të barasvlershme me ato të përmendura në paragrafin 1 për sa i përket sigurisë së shkëmbimit të informacionit plotësues nëpërmjet infrastrukturës së komunikimit.
Neni 17
Konfidencialiteti – Autoriteti Menaxhues
- Pa cenuar nenin 17 të Rregulloreve të Personelit të zyrtarëve të Komuniteteve Evropiane, për të gjithë personelin e tij që duhet të punojë me të dhënat e SIS II Autoriteti Menaxhues zbaton rregullat e duhura të sekretit profesional ose të detyrimeve të tjera ekuivalente të konfidencialitetit, me standarde të krahasueshme me ato të parashikuara në nenin 11 të këtij vendimi. Ky detyrim zbatohet edhe pas lënies së mandatit ose detyrës nga këta persona ose pas përfundimit të veprimtarive të tyre.
- Autoriteti Menaxhues merr masa të barasvlershme me ato të përmendura në paragrafin 1 për sa i përket konfidencialitetit të shkëmbimit të informacionit plotësues nëpërmjet infrastrukturës së komunikimit.
Neni 18
Mbajtja e regjistrave në nivel qendror
- Autoriteti Menaxhues sigurohet që çdo akses dhe të gjitha shkëmbimet e të dhënave personale në CS-SIS të regjistrohet për qëllimet e përmendura në nenin 12, paragrafi 1 dhe 2.
- Regjistrat tregojnë, në veçanti, historikun e sinjalizimeve, datën dhe orën e të dhënave të transmetuara, të dhënat e përdorura për kryerjen e kërkimeve, referencën ndaj të dhënave të transmetuara dhe emrin e autoritetit kompetent për përpunimin e të dhënave.
- Regjistrat mund të përdoren vetëm për qëllimet e përmendura në paragrafin 1 dhe fshihen jo më herët se një vit dhe jo më vonë se tre vjet pas krijimit të tyre. Regjistrat ku gjendet historiku i sinjalizimeve fshihen një deri në tre vjet pas fshirjes së sinjalizimeve.
- Regjistrat mund të mbahen më gjatë nëse nevojiten për procedura monitorimi që janë në zhvillim e sipër.
- Autoritetet kompetente përgjegjëse për verifikimin e ligjshmërisë së një kërkimi, monitorimin e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave, vetëmonitorimin dhe garantimin e funksionimit të duhur të CS-SIS, brenda kufijve të kompetencave të tyre dhe sipas kërkesës së tyre, kanë akses në këto të dhëna me qëllim përmbushjen e detyrave të tyre.
Neni 19
Fushata e informimit
Komisioni, në bashkëpunim me autoritetet kombëtare mbikëqyrëse dhe Mbikëqyrësin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, e shoqërojnë fillimin e përdorimit të SIS II me një fushatë informimi për të vënë në dijeni publikun për objektivat, të dhënat e ruajtura, autoritetet që kanë akses dhe të drejtat e personave. Pas krijimit të tij, Autoriteti Menaxhues, në bashkëpunim me autoritetet kombëtare mbikëqyrëse dhe Mbikëqyrësin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, i përsërisin rregullisht këto fushata. Shtetet anëtare, në bashkëpunim me autoritetet kombëtare mbikëqyrëse, hartojnë dhe zbatojnë politikat e nevojshme për informimin e qytetareve të tyre rreth SIS II në përgjithësi.
KREU IV
KATEGORITË E TË DHËNAVE DHE SHËNIMI
Neni 20
Kategoritë e të dhënave
- Pa cenuar nenin 8, paragrafi 1 ose dispozitat e këtij vendimi që parashikon ruajtjen e të dhënave shtesë, SIS II përmban vetëm ato kategori të dhënash që ofrohen nga secili shtet anëtar, siç kërkohet për qëllimet e parashikuara në nenet 26, 32, 34, 36 dhe 38.
- Kategoritë e të dhënave janë si më poshtë:
- a) personi për të cilin është lëshuar një sinjalizim;
- b) sendet e përmendura në nenet 36 dhe 38.
- Informacioni mbi personat për të cilët është lëshuar një sinjalizim është jo më shumë se sa më poshtë:
- a) mbiemri (at) dhe emri (at), emri (at) në lindje dhe emrat e përdorur më parë dhe çdo pseudonim tjetër që mund të regjistrohet veçmas;
- b) çdo tipar specifik, objektiv, fizik që nuk ndryshon;
- c) vendi dhe data e lindjes;
- d) gjinia;
- e) fotografi;
- f) gjurmë gishtërinjsh;
- g) kombësia (të)
- h) nëse personi përkatës është i armatosur, i dhunshëm ose është arratisur;
- arsyeja e dhënies së sinjalizimit;
- j) autoriteti që lëshon sinjalizimin;
- k) referenca për vendimin e dhënies së sinjalizimit;
- l) masa që duhet të merret;
- m) lidhja(et) me sinjalizimet e tjera të lëshuara në SIS II në përputhje me nenin 52;
- n) lloji i veprës penale.
- Rregullat teknike të nevojshme për regjistrimin, përditësimin, fshirjen dhe kërkimin e të dhënave të përmendura në paragrafët 2 dhe 3 përcaktohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 67, pa cenuar dispozitat e instrumentit për krijimin e Autoritetit Menaxhues.
- Rregullat teknike të nevojshme për kërkimin e të dhënave të përmendura në paragrafin 3 janë të njëjta edhe për kërkimet në CS-SIS, në kopje kombëtare dhe teknike, siç përmendet në nenin 46, paragrafi 2.
Neni 21
Proporcionaliteti
Para lëshimit të një sinjalizimi, shtetet anëtare përcaktojnë nëse rasti është adekuat, relevant dhe i rëndësishëm sa duhet për të garantuar regjistrimin e sinjalizimit në SIS II.
Neni 22
Rregullat specifike për fotografitë dhe gjurmët e gishtave
Përdorimi i fotografive dhe gjurmëve të gishtave të përmendura në nenin 20, paragrafi 3, germa "e" dhe "f" bëhet në përputhje me dispozitat e mëposhtme:
- a) fotografitë dhe shenjat e gishtave regjistrohen vetëm pas një verifikimi të posaçëm të cilësisë për të garantuar përmbushjen e standardit minimal të cilësisë së të dhënave. Specifikimi i verifikimit të posaçëm të cilësisë përcaktohet në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 67, pa cenuar dispozitat e instrumentit për ngritjen e autoritetit menaxhues.
- b) fotografitë dhe shenjat e gishtave përdoren vetëm për të vërtetuar identitetin e një personi që është gjetur si rezultat i një kërkimi alfanumerik të kryer në SIS II.
- c) sapo të jetë teknikisht e mundur, shenjat e gishtave mund të përdoren gjithashtu për të identifikuar një person në bazë të identifikuesit të tij biometrik. Përpara zbatimit të këtij funksioni në SIS II, Komisioni paraqet një raport mbi disponueshmërinë dhe gatishmërinë e teknologjisë së nevojshme, për të cilin konsultohet me Parlamentin Evropian.
Neni 23
Kërkesa për regjistrimin e sinjalizimit
- Sinjalizimet për personat mund të regjistrohen pa të dhënat e përmendura në nenin 20, paragrafi 3, germa "a", "d", paragrafi l dhe, sipas rastit, germa "k".
- Kur disponohen, regjistrohen edhe të gjitha të dhënat e tjera të renditura në nenin 20, paragrafi 3.
Neni 24
Dispozitat e përgjithshme për shënimin
- Kur shteti anëtar konsideron se zbatimi i një sinjalizimi të regjistruar në përputhje me nenet 26, 32 ose 36 është në kundërshtim me legjislacionin e tij të brendshëm, detyrimet e tij ndërkombëtare ose interesat thelbësore kombëtare, atëherë ai mund të kërkojë që sinjalizimit t’i shtohet një shënim me qëllim që masa që do të merret për të, të mos ekzekutohet në territorin e tij. Shënimi shtohet nga zyra SIRENE e shtetit anëtar që ka regjistruar sinjalizimin.
- Me qëllim për t'u mundësuar shteteve anëtare të kërkojnë vendosjen e një shënimi në sinjalizimin e dhënë në përputhje me nenin 26, ato duhet të njoftohen automatikisht për çdo sinjalizim të ri të kësaj kategorie nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues.
- Nëse, në raste veçanërisht urgjente dhe serioze, shteti anëtar që jep sinjalizimin kërkon zbatimin e masës, shteti anëtar që bën ekzekutimin e sinjalizimit shqyrton nëse mund të tërhiqet apo jo shënimi i vendosur me urdhër të tij. Nëse po, ai ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme për të garantuar që masa të ekzekutohet në mënyrë të menjëhershme.
Neni 25
Shënimi lidhur me sinjalizimet për arrestim për qëllime dorëzimi
- Kur zbatohet Vendimi Kuadër 2002/584/ÇBD, shënimi që pengon arrestimin i shtohet sinjalizimit për arrestim për qëllime dorëzimi vetëm nëse autoriteti kompetent gjyqësor sipas legjislacionit të brendshëm për zbatimin e një mandat-arresti evropian ka refuzuar ekzekutimin e tij me arsye dhe nëse është kërkuar shtimi i shënimit.
- Megjithatë, me urdhër të një autoriteti gjyqësor kompetent sipas legjislacionit të brendshëm, qoftë në bazë të një udhëzimi të përgjithshëm ose në një rast specifik, mund të kërkohet gjithashtu që shënimi t’i shtohet një sinjalizimi për arrestim për qëllime dorëzimi, nëse bëhet e qartë se do të duhet të refuzohet ekzekutimi i mandat-arrestit evropian.
KREU V
SINJALIZIMET PËR PERSONAT E KËRKUAR PËR ARRESTIM DHE DORËZIM OSE EKSTRADIM
Neni 26
Objektivat dhe kushtet për lëshimin e sinjalizimeve
- Të dhënat për personat e kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi sipas një mandat-arresti evropian ose për personat e kërkuar për arrestim për qëllime ekstradimi regjistrohen me kërkesën e autoritetit gjyqësor të shtetit anëtar lëshues.
- Të dhënat për personat e kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi regjistrohen edhe në bazë të mandat-arresteve të lëshuara në përputhje me marrëveshjet e lidhura ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të treta në bazë të neneve 24 dhe 38 të Traktatit të BE-së, për dorëzimin e personave në bazë të një mandat-arresti që parashikon transmetimin e mandat-arrestit nëpërmjet Sistemit të Informacionit Shengen.
Neni 27
Të dhënat shtesë për personat e kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi
- Nëse një person kërkohet për t’u arrestuar për qëllime dorëzimi në bazë të një mandat-arresti evropian, shteti anëtar lëshues regjistron në SIS II një kopje origjinale të mandat-arrestit.
- Shteti anëtar lëshues mund të lëshojë një kopje të përkthimit të mandat-arrestit evropian në një ose më shumë gjuhë të tjera zyrtare të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Neni 28
Informacionet plotësuese për personat e kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi
Shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin në SIS II për arrestim për qëllime dorëzimi i komunikon informacionin e përmendur në nenin 8, paragrafi 1 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD të gjitha shteteve anëtare nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues.
Neni 29
Informacionet plotësuese për personat e kërkuar për arrestim për qëllime ekstradimi
- Shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin në SIS II për qëllime ekstradimi u komunikon të gjitha shteteve anëtare nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues të dhënat e mëposhtme:
- a) autoritetin që ka lëshuar kërkesën për arrestim;
- b) nëse ekziston një mandat-arresti ose dokument që ka të njëjtin efekt ligjor ose një vendim gjyqësor të zbatueshëm;
- c) natyrën dhe klasifikimin ligjor të veprës;
- d) një përshkrim të rrethanave në të cilën është kryer vepra, përfshirë kohën, vendin dhe shkallën e pjesëmarrjes në vepër të personit për të cilin është lëshuar sinjalizimi;
- e) për aq sa është e mundur, pasojat e veprës;
- f) çdo informacion tjetër i dobishëm ose i nevojshëm për ekzekutimin e sinjalizimit.
- Të dhënat e përmendura në paragrafin 1 nuk komunikohen nëse të dhënat e përmendura në nenet 27 ose 28 janë ofruar dhe konsiderohen të mjaftueshme për ekzekutimin e sinjalizimit nga shteti anëtar në fjalë.
Neni 30
Konvertimi i sinjalizimeve për personat e kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi ose ekstradimi
Nëse nuk mund të bëhet arrestimi, qoftë sepse shteti anëtar të cilit i është drejtuar kërkesa refuzon në përputhje me procedurat për shënimin të parashikuara në nenet 24 ose 25 ose sepse, në rastin e një sinjalizimi për arrestim për qëllime ekstradimi, nuk ka përfunduar hetimi, shteti anëtar të cilit i është drejtuar kërkesa duhet ta trajtojë sinjalizimin si mjet komunikimi për vendndodhjen e personit përkatës.
Neni 31
Marrja e masave në bazë të sinjalizimit për një person të kërkuar për arrestim për qëllime dorëzimi ose ekstradimi
- Sinjalizimi i regjistruar në SIS II në përputhje me nenin 26, së bashku me të dhënat shtesë të përmendura në nenin 27, përbëjnë dhe kanë të njëjtin efekt si mandat-arresti evropian i lëshuar në përputhje me Vendimin Kuadër 2002/584/ÇBD, aty ku zbatohet ai.
- Nëse nuk zbatohet Vendimi Kuadër 2002/584/ÇBD, sinjalizimi i regjistruar në SIS II në përputhje me nenin 26 dhe 29 ka të njëjtën fuqi ligjore si kërkesa për arrestim të përkohshëm, sipas nenit 16 të Konventës Evropiane të 13 dhjetorit 1957 për ekstradimin ose nenit 15 të Traktatit të Beneluksit të 27 qershorit 1962 për ekstradimin dhe ndihmën e ndërsjellë në çështjet penale.
KREU VI
SINJALIZIMET PËR PERSONAT E HUMBUR
Neni 32
Objektivat dhe kushtet për lëshimin e sinjalizimeve
- Të dhënat për personat e humbur që duhet t’u garantohet mbrojtje dhe/ose vendndodhja e të cilëve duhet të përcaktohet futen në SIS II me kërkesë të autoritetit kompetent të shtetit anëtar që lëshon sinjalizimin.
- Mund të regjistrohen kategoritë e mëposhtme të personave të humbur:
- a) personat e humbur që duhet t’u garantohet mbrojtje
- për mbrojtjen e tyre;
- për të parandaluar kërcënime;
- b) personat e humbur që nuk duhet t’u garantohet mbrojtje.
- Paragrafi 2, germa "a" zbatohet për personat që duhet të internohen pas marrjes së një vendimi nga autoriteti kompetent.
- Paragrafët 1, 2 dhe 3 zbatohen në veçanti për të miturit.
- Shtetet anëtare sigurohen që të dhënat e regjistruara në SIS II të tregojnë se në cilën nga kategoritë e përmendura në paragrafin 2 bën pjesë personi i humbur.
Neni 33
Zbatimi i masës në bazë të sinjalizimit
- Nëse personi i përmendur në nenin 32 gjendet, autoritetet kompetente, në përputhje me paragrafin 2, i komunikojnë vendndodhjen e tij shtetit anëtar që lëshon sinjalizimin. Në rastet e përmendura në nenin 32, paragrafi 2, germa "a" dhe nëse parashikohet nga legjislacioni i brendshëm, autoritetet kompetente mund ta dërgojnë personin në një vend të sigurt për të ndaluar lëvizjen e tij.
- Përveç se mes autoriteteve kompetente, komunikimi i të dhënave për personin e humbur që është gjetur dhe i cili është në moshë madhore, bëhet me miratimin nga ana e tij. Megjithatë, autoritetet kompetente mund t’i komunikojnë personit që ka raportuar humbjen e personit faktin se sinjalizimi është fshirë pasi personi është gjetur.
KREU VII
SINJALIZIMET PËR PERSONAT E KËRKUAR PËR T’U PARAQITUR NË PROCEDURA GJYQËSORE
Neni 34
Objektivat dhe kushtet për lëshimin e sinjalizimeve
Me qëllim komunikimin e vendit të qëndrimit ose banimit të tyre, sipas kërkesës së autoritetit kompetent, shtetet anëtare regjistrojnë në SIS II të dhëna për:
- a) dëshmitarët;
- b) personat e thirrur ose personat që kërkohen të thirren për t’u paraqitur para organeve gjyqësore në lidhje me procedimet penale, për të dhënë llogari për veprimet për të cilat janë duke u ndjekur penalisht;
- c) personat që do t’ju njoftohet një vendim penal ose dokumente të tjera në lidhje me procedimet penale, për të dhënë llogari për veprimet për të cilat janë duke u ndjekur penalisht;
- d) personat që do t’ju përcillet një thirrje për paraqitje për t’iu nënshtruar një dënimi me heqje lirie.
Neni 35
Zbatimi i masës në bazë të sinjalizimit
Informacioni i kërkuar i komunikohet shtetit anëtar kërkues nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues.
KREU VIII
SINJALIZIMET PËR PERSONAT DHE SENDET PËR VERIFIKIME DISKRETE OSE SPECIFIKE
Neni 36
Objektivat dhe kushtet për lëshimin e sinjalizimeve
- Të dhënat për personat ose automjetet, anijet, avionët dhe kontejnerët regjistrohen në përputhje me legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar që lëshon sinjalizimin, për qëllime të verifikimeve diskrete ose specifike në përputhje me nenin 37, paragrafi 4.
- Këto sinjalizime mund të lëshohen për ndjekjen e veprave penale dhe për parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike:
- a) kur ka tregues të qartë se një person ka për qëllim të kryejë ose po kryen një vepër penale të rëndë, siç janë veprat penale të përmendura në nenin 2, paragrafi 2 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD; ose
- b) kur një vlerësim i përgjithshëm për një person, në veçanti në bazë të veprave penale të kaluara, jep arsye për të supozuar se ai person gjithashtu do të kryejë vepra të rënda penale në të ardhmen, siç janë veprat penale të përmendura në nenin 2, paragrafi 2 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD.
- Përveç kësaj, sinjalizimi mund të lëshohet në përputhje me legjislacionin e brendshëm, me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kombëtare, kur ka tregues konkretë se informacioni i përmendur në nenin 37, paragrafi 1 është i domosdoshëm për të parandaluar një kërcënim serioz nga personi në fjalë ose kërcënime të tjera serioze ndaj sigurisë kombëtare të brendshme ose të jashtme. Shteti anëtar që lëshon sinjalizimin në përputhje me këtë paragraf informon për të shtetet e tjera anëtare. Çdo shtet anëtar përcakton autoritetet të cilave u përcillet ky informacion.
- Njoftimet për automjetet, anijet, avionët dhe kontejnerët mund të lëshohen kur ka tregues të qartë se ato kanë të bëjnë me veprat e rënda penale të përmendura në paragrafin 2 ose kërcënimet serioze të përmendura në paragrafin 3.
Neni 37
Zbatimi i masës në bazë të sinjalizimit
- Për qëllime të verifikimeve diskrete dhe specifike, të gjitha ose disa nga informacionet e mëposhtme mblidhen dhe i komunikohen autoritetit që lëshon sinjalizimin kur kryhen kontrolle kufitare ose verifikime të tjera policore dhe doganore brenda një shteti anëtar:
- a) fakti se është gjendur personi, ose automjeti, anija, avioni apo kontejneri, për të cilin është lëshuar një sinjalizim;
- b) vendi, ora dhe arsyeja e verifikimit;
- c) itinerari dhe destinacioni i udhëtimit;
- d) personat që shoqërojnë personat në fjalë ose pasagjerët e automjetit, anijes ose avionit, të cilët në mënyrë të arsyeshme mendohet të kenë lidhje me personat në fjalë;
- e) automjeti, anija, avioni ose kontejneri i përdorur;
- f) sendet e transportuara;
- g) rrethanat në të cilat është gjetur personi ose automjeti, anija, avioni ose kontejneri.
- Informacioni i përmendur në paragrafin 1 komunikohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues.
- Për mbledhjen e informacionit të përmendur në paragrafin 1, shtetet anëtare ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mos rrezikuar natyrën diskrete të verifikimit.
- Gjatë verifikimeve të veçanta, personat, automjetet, anijet, avionët, kontejnerët dhe sendet e transportuara mund të kërkohen në përputhje me legjislacionin e brendshëm për qëllimet e përmendura në nenin 36. Nëse verifikimet e veçanta nuk janë të autorizuara në bazë të legjislacionit të shtetit anëtar, ato zëvendësohen automatikisht në këtë shtet anëtar, nëpërmjet verifikimeve diskrete.
KREU IX
SINJALIZIMET PËR SENDET PËR SEKUESTRIM OSE PËRDORIM SI PROVA NË PROCEDIMET PENALE
Neni 38
Objektivat dhe kushtet për lëshimin e sinjalizimeve
- Të dhënat për sendet e kërkuara për qëllime sekuestrimi ose përdorimi si prova në procedimet penale regjistrohen në SIS II.
- Regjistrohen kategoritë e mëposhtme të sendeve lehtësisht të identifikueshme:
- a) automjetet motorike me cilindratë mbi 50cc, anijet dhe avionët;
- b) rimorkiot me peshë pa ngarkesë mbi 750 kg, karavanët, pajisjet industriale, motorët e jashtëm dhe kontejnerët;
- c) armët e zjarrit;
- d) dokumentet zyrtare bosh që janë vjedhur, përvetësuar ose humbur;
- e) dokumentet e lëshuara të identifikimit si p.sh. pasaportat, letërnjoftimet, lejet e drejtimit, lejet e qëndrimit dhe dokumentet e udhëtimit që janë vjedhur, përvetësuar, humbur ose zhvleftësuar;
- f) certifikatat e regjistrimit të automjeteve dhe numrat e targave të automjeteve që janë vjedhur, përvetësuar, humbur ose zhvleftësuar;
- g) kartëmonedhat (kartëmonedhat e regjistruara)
- h) letrat me vlerë dhe mjetet e pagesës të tilla si çeqet, kartat e kreditit, obligacionet, stoqet dhe aksionet të cilat janë vjedhur, përvetësuar, humbur ose zhvleftësuar.
- Rregullat teknike të nevojshme për regjistrimin, përditësimin, fshirjen dhe kërkimin e të dhënave të përmendura në paragrafin 2 përcaktohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 67, pa cenuar dispozitat e instrumentit për krijimin e Autoritetit Menaxhues.
Neni 39
Zbatimi i masës në bazë të sinjalizimit
- Nëse nga një kërkim rezulton një sinjalizim për një send i cili është gjendur, autoriteti i cili ka krahasuar dy zërat e të dhënave kontakton me autoritetin që ka lëshuar sinjalizimin, në mënyrë që të bien dakord për masat që duhen marrë. Për këtë qëllim, të dhënat personale mund të komunikohen gjithashtu në përputhje me këtë vendim
- Informacioni i përmendur në paragrafin 1 komunikohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues.
- Shteti anëtar që ka gjetur objektin merr masa në përputhje me legjislacionin e brendshëm.
KREU X
E DREJTA PËR AKSESIN DHE RUAJTJEN E SINJALIZIMEVE
Neni 40
Autoritetet me të drejtë aksesi në sinjalizime
- Aksesi në të dhënat e regjistruara në SIS II dhe e drejta për t’i kërkuar këto të dhëna direkt ose në një kopje të të dhënave të SIS II u përkasin ekskluzivisht autoriteteve përgjegjëse për:
- a) kontrollin kufitar, në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 562/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 mars 2006, "Për vendosjen e një Kodi komunitar për rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave përtej kufijve (Kodi për Kufijtë e Shengenit)"19;
- b) verifikimet e tjera policore dhe doganore të kryera brenda shtetit anëtar në fjalë, koordinimin e këtyre verifikimeve nga autoritetet e caktuara.
- Megjithatë, e drejta për të pasur akses në të dhënat e regjistruara në SIS II dhe e drejta për t’i kërkuar këto të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të ushtrohen edhe nga autoritetet gjyqësore kombëtare, duke përfshirë edhe ato që janë përgjegjës për fillimin e ndjekjeve penale publike në procedimet penale dhe për hetimet gjyqësore para akuzës, në kryerjen e detyrave të tyre, siç parashikohet në legjislacionin kombëtar, dhe nga autoritetet e tyre koordinuese.
- Autoritetet e përmendura në këtë nen përfshihen në listën e përmendur në nenin 46, paragrafi 8.
Neni 41
Aksesi i Europolit në të dhënat e SIS II
- Zyra Policore Evropiane (Europol), brenda mandatit të saj, ka të drejtën e aksesit dhe kërkimit të drejtpërdrejtë të të dhënave të regjistruara në SIS II, në përputhje me nenet 26, 36 dhe 38.
- Kur një kërkim nga Europoli zbulon ekzistencën e një sinjalizimi në SIS II, Europoli informon për të shtetin anëtar që ka lëshuar sinjalizimin, nëpërmjet kanaleve të përcaktuara nga Konventa e Europolit.
- Përdorimi i informacionit të marrë nga një kërkim në SIS II është subjekt i miratimit të shtetit anëtar në fjalë. Nëse shteti anëtar lejon përdorimin e këtij informacioni, trajtimi i tij rregullohet nga Konventa e Europolit. Europol mund t’ia komunikojë këtë informacion vendeve të treta dhe organeve të treta vetëm me miratimin e shtetit anëtar në fjalë.
- Europoli mund të kërkojë informacione të mëtejshme nga shteti anëtar në fjalë në përputhje me dispozitat e Konventës së Europolit.
- Europoli:
- a) regjistron çdo akses dhe kërkim të bërë nga ai, në përputhje me dispozitat e nenit 12;
- b) pa cenuar paragrafët 3 dhe 4, nuk lidh pjesë të SIS II dhe as transferon të dhënat e përfshira në të, ku ka akses në çdo sistem kompjuterik për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të operuara nga ose në Europol dhe as shkarkon ose kopjon ndonjë pjesë të SIS II;
- c) kufizon aksesin në të dhënat e regjistruara në SIS II vetëm për personelin e Europolit të autorizuar në mënyrë të veçantë;
- d) miraton dhe zbaton masat e parashikuara në nenin 10 dhe 11;
- e) i lejon Organit të Përbashkët Mbikëqyrës, i ngritur sipas nenit 24 të Konventës së Europolit, të shqyrtojë veprimtaritë e Europolit në ushtrimin e të drejtës së tij për akses dhe kërkim të të dhënave të regjistruara SIS II.
Neni 42
Aksesi i Eurojust në të dhënat e SIS II
- Anëtarët kombëtarë të Eurojustit dhe ndihmësit e tyre, brenda mandatit të tyre, kanë të drejtën e aksesit dhe kërkimit të drejtpërdrejtë të të dhënave të regjistruara në SIS II, në përputhje me nenet 26, 32, 34 dhe 38.
- Nëse nga kërkimi, anëtari kombëtar i Eurojustit zbulon ekzistencën e një sinjalizimi në SIS II, ai informon për të shtetin anëtar që ka lëshuar sinjalizimin. Çdo komunikim i informacionit të marrë nga një kërkim i tillë mund t’u komunikohet vendeve të treta dhe organeve të treta vetëm me pëlqimin e shtetit anëtar që ka lëshuar sinjalizimin.
- Asgjë në këtë nen nuk interpretohet se ndikon në dispozitat e Vendimit 2002/187/ÇBD për mbrojtjen e të dhënave dhe përgjegjësinë për çdo përpunim të paautorizuar ose të pasaktë të këtyre të dhënave nga anëtarët kombëtarë të Eurojustit ose ndihmësit e tyre, ose se ndikon në kompetencat e Organit të Përbashkët Mbikëqyrës i krijuar në përputhje me këtë vendim.
- Çdo akses dhe kërkim i kryer nga një anëtar kombëtar i Eurojustit ose një asistent mbahet në përputhje me dispozitat e nenit 12, si dhe regjistrohet çdo përdorim i të dhënave të aksesuara nga ata.
- Pjesët e SIS II nuk janë të lidhura dhe as të dhënat që ai përmban, ku anëtarët kombëtarë ose asistentët e tyre kanë akses, nuk transferohen në ndonjë sistem kompjuterik për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të menaxhuara nga ose në Eurojust, dhe asnjë pjesë e SIS II nuk do të shkarkohet.
- Aksesi në të dhënat e regjistruara në SIS II kufizohet në anëtarët kombëtarë dhe asistentët e tyre dhe nuk përfshin personelin e Eurojustit.
- Miratohen dhe zbatohen masat për garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetit të parashikuara në nenet 10 dhe 11.
Neni 43
Fusha e aksesit
Përdoruesit, duke përfshirë Europol-in, anëtarët kombëtarë të Eurojust-it dhe asistentët e tyre, kanë akses vetëm në të dhënat që ju nevojiten për të kryer detyrat e tyre.
Neni 44
Periudha e ruajtjes së sinjalizimeve për personat
- Sinjalizimet për personat të regjistruara në SIS II në përputhje me këtë vendim ruhen vetëm për kohën që nevojitet për të arritur qëllimet për të cilat ato janë regjistruar.
- Shteti anëtar që lëshon sinjalizimin, brenda tre viteve nga regjistrimi në SIS II, shqyrton nëse ai duhet të ruhet. Periudha në rastin e sinjalizimeve për personat, sipas nenit 36, është një vit.
- Secili shtet anëtar, sipas rastit, cakton periudha më të shkurtra shqyrtimi në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm.
- Gjatë periudhës së shqyrtimit, shteti anëtar që lëshon sinjalizimin, pas një vlerësimi individual gjithëpërfshirës, i cili regjistrohet, mund të vendosë të mbajë sinjalizimin më të gjatë, nëse është e nevojshme për qëllimet për të cilat është lëshuar sinjalizimi. Në këtë rast, zbatohet edhe paragrafi 2 për zgjatjen e afatit. Çdo zgjatje e afatit të sinjalizimit i komunikohet CS-SIS.
- Sinjalizimet fshihen automatikisht pas periudhës së shqyrtimit të përmendur në paragrafin 2, përveç nëse shteti anëtar që ka lëshuar njoftimin ka komunikuar zgjatjen e afatit të sinjalizimit në CS-SIS, në përputhje me paragrafin 4. CS-SIS informon automatikisht shtetet anëtare për fshirjen e planifikuar të të dhënave nga sistemi katër muaj para.
- Shtetet anëtare mbajnë statistika për numrin e sinjalizimeve të periudhës së ruajtjes që është zgjatur në përputhje me paragrafin 4.
Neni 45
Periudha e ruajtjes së sinjalizimeve për sendet
- Sinjalizimi për sendet të regjistruara në SIS II në përputhje me këtë vendim ruhen vetëm për kohën që nevojitet për të arritur qëllimet për të cilat ato janë regjistruar.
- Sinjalizimet për sendet, të regjistruara në përputhje me nenin 36, ruhen maksimumi për pesë vjet.
- Sinjalizimet për sendet, të regjistruara në përputhje me nenin 38, ruhen maksimumi për 10 vjet.
- Periudhat e ruajtjes të përmendura në paragrafët 2 dhe 3 mund të shtyhen nëse është e nevojshme për qëllimet e lëshimit të sinjalizimit. Në këtë rast, zbatohet edhe paragrafi 2 dhe 3 për zgjatjen e afatit.
KREU XI
RREGULLAT E PËRGJITHSHME TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE
Neni 46
Përpunimi i të dhënave të SIS II
- Shtetet anëtare mund të përpunojnë të dhënat e përmendura në nenet 20, 26, 32, 34, 36 dhe 38 vetëm për qëllimet e parashikuara për çdo kategori sinjalizimi të përmendur në këto nene.
- Të dhënat mund të kopjohen vetëm për qëllime teknike, me kusht që ky kopjim t’u nevojitet autoriteteve të përmendura në nenin 40 për të kryer kërkime të drejtpërdrejta. Për këto kopje zbatohen dispozitat e këtij vendimi. Sinjalizimet e lëshuara nga një shtet anëtar nuk mund të kopjohen nga N.SIS II e tij në dosje të tjera kombëtare të të dhënave.
- Kopjet teknike, siç përmenden në paragrafin 2, të cilat çojnë në bazat e të dhënave jashtë linjës mund të mbahen për një periudhë jo më shumë se 48 orë. Kjo periudhë mund të zgjatet në situata emergjente dhe deri në përfundim të tyre.
Shtetet anëtare mbajnë një inventar të përditësuar të këtyre kopjeve, e vendosin këtë inventar në dispozicion të autoritetit kombëtar mbikëqyrës dhe garantojnë zbatimin e dispozitave të këtij vendimi, veçanërisht ato të nenit 10, në lidhje me këto kopje.
- Aksesi në të dhëna i jepet autoriteteve kombëtare, vetëm brenda kufijve të kompetencave të tyre të përmendura në nenin 40 dhe personelit të autorizuar në mënyrë të rregullt.
- Për sa i përket sinjalizimeve të parashikuara në nenet 26, 32, 34, 36 dhe 38 të këtij vendimi, çdo përpunim i informacionit të tyre për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë regjistruar në SIS II duhet të lidhet me një rast specifik dhe të arsyetuar nga nevoja për të parandaluar një kërcënim serioz i pashmangshëm për politikat publike dhe sigurinë publike, për arsye serioze të sigurisë kombëtare ose për qëllime të parandalimit të një vepre të rëndë penale. Për këtë qëllim duhet të merret autorizimi paraprak nga shteti anëtar që lëshon sinjalizimin.
- Të dhënat nuk mund të përdoren për qëllime administrative.
- Çdo përdorim të dhënash që nuk është në përputhje me paragrafin 1 deri në 6 konsiderohet si keqpërdorim sipas legjislacionit të brendshëm të secilit shtet anëtar.
- Çdo shtet anëtar i dërgon Autoritetit Menaxhues një listë të autoriteteve kompetente të saj, të cilat janë të autorizuara të kërkojnë drejtpërdrejt të dhënat në SIS II në përputhje me këtë vendim, si dhe çdo ndryshim të listës. Në listë duhet të specifikohet, për çdo autoritet, të dhënat që mund të kërkohen dhe për çfarë qëllime. Autoriteti Menaxhues garanton publikimin vjetor të listës në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Për sa kohë që nuk parashikohen dispozita specifike në legjislacion evropian për të dhënat e regjistruara në N.SIS II secili shtet anëtar zbaton legjislacionin e tij.
Neni 47
Të dhënat në SIS II dhe dosjet kombëtare
- Neni 46, paragrafi 2 nuk cenon të drejtën e shtetit anëtar për të ruajtur në dosjet e tij kombëtare të dhënat e SIS II në lidhje me masat që janë marrë në territorin e tij. Këto të dhëna ruhen në dosjet kombëtare për një periudhë maksimale prej tre vitesh, përveç nëse dispozitat e legjislacionit të brendshëm parashikojnë një periudhë më të gjatë ruajtjeje.
- Neni 46, paragrafi 2 nuk cenon të drejtën e shtetit anëtar për të ruajtur në dosjet e tij kombëtare të dhënat e një sinjalizimi përkatës të lëshuar në SIS II nga ai.
Neni 48
Informacioni në rast mosekzekutimi të sinjalizimit
Nëse nuk mund të ndërmerret masa e kërkuar, shteti anëtar që i kërkohet masa informon menjëherë shtetin anëtar që lëshon sinjalizimin.
Neni 49
Cilësia e të dhënave të përpunuara në SIS II
- Shteti anëtar që lëshon një sinjalizim është përgjegjës për të siguruar saktësinë, përditësimin dhe regjistrimin në SIS II në mënyrë të ligjshme.
- Vetëm shteti anëtar që lëshon sinjalizimin është i autorizuar të ndryshojë, shtojë, korrigjojë, përditësojë ose fshijë të dhënat që ka regjistruar.
- Nëse një shtet anëtar tjetër, i ndryshëm nga ai që ka lëshuar sinjalizimin, ka prova që sugjerojnë se një zë të dhënash është i pasaktë ose është ruajtur në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues, ai duhet të njoftojë për të shtetin anëtar që ka lëshuar sinjalizimin, sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 10 ditë pasi ka marrë dijeni për provat në fjalë. Shteti anëtar që ka lëshuar sinjalizimin verifikon komunikimin dhe, nëse është e nevojshme, korrigjon ose fshin menjëherë zërin në fjalë.
- Nëse shtetet anëtare nuk janë në gjendje të arrijnë marrëveshje brenda dy muajve, shteti anëtar që nuk ka lëshuar sinjalizimin, ia paraqet çështjen Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili, së bashku me autoritetet mbikëqyrëse kombëtare, vepron si ndërmjetës.
- Shtetet anëtare shkëmbejnë informacionin plotësues nëse një person ankohet se nuk është personi i kërkuar sipas një sinjalizimi. Nëse nga verifikimi rezulton se në fakt janë dy persona të ndryshëm, ankuesi informohet për dispozitat e nenit 51
- Kur një person është objekt i një sinjalizimi në SIS II, shteti anëtar që regjistron një sinjalizim tjetër arrin marrëveshje për regjistrimin e sinjalizimit në shtetin anëtar që ka regjistruar sinjalizimin e parë. Marrëveshja arrihet në bazë të shkëmbimit të informacionit plotësues.
Neni 50
Dallimi i personave me tipare të ngjashme
Nëse kur regjistrohet një sinjalizim i ri vihet re se tashmë ekziston një person në SIS II me të njëjtin element përshkrimi të identitetit, ndiqet procedura e mëposhtme:
- a) zyra e SIRENE kontakton autoritetin kërkues për të qartësuar nëse sinjalizimi është apo jo për të njëjtin person;
- b) nëse nga verifikimi i tërthortë zbulohet se personi i sinjalizimit të ri dhe personi që është tashmë në SIS II është i njëjti person, zyra e SIRENE zbaton procedurën për regjistrimin e sinjalizimeve të shumëfishta të parashikuar në nenin 49, paragrafi 6. Nëse nga verifikimi rezulton në fakt se janë dy persona të ndryshëm, zyra e SIRENE miraton kërkesën për regjistrimin e sinjalizimit të dytë duke shtuar elementë të nevojshëm për të shmangur ndonjë identifikim të gabuar.
Neni 51
Të dhënat shtesë për trajtimin e rasteve të identiteteve të keqpërdorura
- Në rast se ngatërrohet personi që në të vërtetë ka qenë objekt i një sinjalizimi me personin identiteti i të cilit është keqpërdorur, shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin, me pëlqimin e shprehur të personit, shton të dhënat për këtë të fundit në sinjalizim për të shmangur pasojat negative të identifikimit të gabuar.
- Të dhënat për personin, identiteti i të cilit është keqpërdorur, përdoren vetëm për qëllimet e mëposhtme:
- a) për t’i mundësuar autoritetit kompetent dallimin ndërmjet personit, identiteti i të cilit është keqpërdorur dhe personit që realisht është objekt i sinjalizimit të ri;
- b) për t’i mundësuar personit, identiteti i të cilit është keqpërdorur, të vërtetojë identitetin e tij dhe të përcaktojë se identiteti i tij është keqpërdorur.
- Për qëllimet e këtij neni, në SIS II mund të regjistrohen dhe përpunohen më tej të dhënat personale në vijim:
- a) mbiemri (at) dhe emri (at), emri (at) në lindje dhe emrat e përdorur më parë dhe çdo pseudonim tjetër që mund të regjistrohet veçmas;
- b) çdo tipar specifik, objektiv dhe fizik që nuk ndryshon;
- c) vendi dhe data e lindjes;
- d) gjinia;
- e) fotografi;
- f) gjurmë gishtërinjsh;
- g) kombësia (të)
- h) numri(at) e dokumentit (ve) të identifikimit dhe data e lëshimit.
- Rregullat teknike të nevojshme për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave të përmendura në paragrafin 3 përcaktohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 67, pa cenuar dispozitat e instrumentit për krijimin e Autoritetit Menaxhues.
- Të dhënat e përmendura në paragrafin 3 fshihen njëkohësisht me sinjalizimin përkatës ose nëse kërkohet nga personi.
- Vetëm autoritetet që kanë të drejtë aksesi në sinjalizimin përkatës mund të aksesojnë të dhënat e përmendura në paragrafin 3. Ato mund ta bëjnë këtë vetëm për të shmangur identifikimin e gabuar.
Neni 52
Lidhjet midis sinjalizimeve
- Shteti anëtar mund të krijojë lidhje midis sinjalizimeve që regjistron në SIS II. Qëllimi i saj është të vendoset një lidhje midis dy ose më shumë sinjalizimeve.
- Krijimi i një lidhjeje nuk cenon masat specifike që duhet të merren në bazë të çdo sinjalizimi të lidhur dhe as në periudhën e ruajtjes së tyre.
- Krijimi i lidhjes nuk cenon të drejtat e aksesit të parashikuar në këtë vendim. Autoritetet me të drejtë aksesi në kategori të caktuara të sinjalizimeve nuk duhet të jenë në gjendje të shohin lidhjen e një sinjalizimi në të cilin nuk kanë akses.
- Shteti anëtar krijon një lidhje ndërmjet sinjalizimeve vetëm kur ekziston një nevojë e qartë operacionale.
- Lidhjet mund të krijohen nga shteti anëtar në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, me kusht që të respektohen parimet e përcaktuara në këtë nen.
- Nëse një shtet anëtar konsideron se krijimi nga një shtet tjetër anëtar i një lidhjeje ndërmjet sinjalizimeve është në kundërshtim me legjislacionin e tij të brendshëm ose me detyrimet ndërkombëtare, ai mund të marrë masat e nevojshme për të siguruar mosaksesimin në lidhje nga territori i tij kombëtar ose nga autoritetet e tij që ndodhen jashtë territorit të tij.
- Rregullat teknike për lidhjen e sinjalizimeve miratohen në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 67, pa cenuar dispozitat e instrumentit për ngritjen e Autoritetit Menaxhues.
Neni 53
Qëllimi dhe periudha e ruajtjes së informacionit plotësues
- Shtetet anëtare mbajnë një referencë për vendimet për sinjalizime në zyrën SIRENE për të mbështetur shkëmbimin e informacionit plotësues.
- Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, të dhënat personale të mbajtura në dosje nga zyra e SIRENE ruhen vetëm për kohën që nevojitet për të arritur qëllimet për të cilat ato janë ofruar. Në çdo rast, ato fshihen të paktën një vit pas fshirjes së sinjalizimit përkatës nga SIS II.
- Paragrafi 2 nuk cenon të drejtën e shtetit anëtar për të mbajtur në dosje kombëtare të dhënat lidhur me një sinjalizim përkatës të lëshuar nga ai ose për një sinjalizim për të cilin janë marrë masa në territorin e tij. Periudha për mbajtjen e këtyre të dhënave në këto dosje rregullohet nga legjislacioni i brendshëm.
Neni 54
Transferimi i të dhënave personale tek palët e treta
Të dhënat e përpunuara në SIS II në zbatim të këtij vendimi nuk duhet të transferohen ose të vihen në dispozicion të vendeve të treta ose organizatave ndërkombëtare.
Neni 55
Shkëmbimi i të dhënave për pasaportat e vjedhura, përvetësuara, humbura dhe zhvleftësuara me Interpolin
- Duke deroguar nga neni 54, numri i pasaportës, vendi i lëshimit dhe lloji i dokumentit të pasaportës së vjedhur, përvetësuar, humbur ose zhvleftësuar të regjistruar në SIS II mund t’u komunikohen anëtarëve të Interpolit duke krijuar një lidhje ndërmjet SIS II dhe bazës së të dhënave të Interpolit për dokumentet e vjedhura ose të humbura të udhëtimit, objekt i një marrëveshje ndërmjet Interpolit dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja parashikon që transmetimi i të dhënave të regjistruara nga shteti anëtar të bëhen me miratimin e këtij të fundit.
- Marrëveshja e përmendur në paragrafin 1 parashikon që të dhënat e ndara të jenë të aksesueshme vetëm për anëtarët e Interpolit nga vende që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje të të dhënave personale. Para lidhjes së kësaj marrëveshjeje, Këshilli kërkon mendimin e Komisionit për përshtatshmërinë e nivelit të mbrojtjes së të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale nga Interpoli dhe nga vendet që kanë anëtarë të deleguar në Interpol.
- Marrëveshja e përmendur në paragrafin 1 mund të përmbajë edhe dispozita që lejojnë shtetet anëtare të kenë akses, nëpërmjet SIS II, në të dhënat e bazave të të dhënave të Interpolit për dokumentet e vjedhura ose të zhdukura të udhëtimit, në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij vendimi që rregullon sinjalizimet për pasaportat e vjedhura, të përvetësuara, të humbura ose të zhvleftësuara, të regjistruara në SIS II.
KREU XII
MBROJTJA E TË DHËNAVE
Neni 56
Përpunimi i kategorive delikate të të dhënave
Ndalohet përpunimi i kategorive të të dhënave të renditura në fjalinë e parë të nenit 6 të Konventës së Këshillit të Evropës "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale", datë 28 janar 1981.
Neni 57
Zbatimi i Konventës së Këshillit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave
Të dhënat e përpunuara në zbatim të këtij vendimi mbrohen në përputhje me Konventën e Këshillit të Evropës, datë 28 janar 1981, "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale", dhe me çdo ndryshim të mëtejshëm të saj.
Neni 58
E drejta për akses, korrigjimi i të dhënave të pasakta dhe fshirja e të dhënave të ruajtura në mënyrë të jashtëligjshme
- E drejta e personave për të pasur akses në të dhënat që kanë të bëjnë me ta dhe të regjistruara në SIS II në përputhje me këtë vendim, ushtrohet në përputhje me legjislacionin e shtetit anëtar ku ata e kërkojnë këtë të drejtë.
- Nëse e parashikon legjislacioni i brendshëm, autoriteti kombëtar mbikëqyrës vendos nëse duhet të komunikohet informacioni dhe me cilat procedura.
- Çdo shtet anëtar, i ndryshëm nga ai që ka lëshuar sinjalizimin, mund të japë informacione për këto të dhëna vetëm pasi t’i ketë dhënë shtetit anëtar që lëshon sinjalizimin mundësinë për të shprehur qëndrimin e tij. Kjo bëhet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues.
- Informacioni nuk i komunikohet subjektit të të dhënave nëse kjo është e domosdoshme për kryerjen e një detyre të ligjshme në lidhje me një sinjalizim ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të palëve të treta.
- Çdo person ka të drejtën t’i korrigjohen të dhënat e pasakta në aspektin faktit dhe t’i fshihen të dhënat që janë ruajtur në mënyrë të jashtëligjshme.
- Individi në fjalë informohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast jo më vonë se 60 ditë nga data që ai aplikon për akses ose më herët nëse parashikohet nga legjislacioni i brendshëm.
- Individi duhet të informohet për masat e marra si rezultat i ushtrimit të së drejtës së tij për korrigjimin dhe fshirjen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në çdo rast jo më vonë se tre muaj nga data në të cilën ai kërkon korrigjimin ose fshirjen ose më herët nëse parashikohet nga legjislacioni i brendshëm.
Neni 59
Zgjidhjet ligjore
- Çdo person mund t’i drejtohet gjykatave ose autoritetit kompetent sipas legjislacionit të çdo shteti anëtar për të aksesuar, korrigjuar ose fshirë informacione ose për të përfituar dëmshpërblim për një sinjalizim në lidhje me të.
- Shtetet anëtare marrin përsipër të zbatojnë bashkërisht vendimet përfundimtare të dhëna nga gjykatat ose autoritetet e përmendura në paragrafin 1, pa cenuar dispozitat e nenit 64.
- Rregullat për zgjidhjet ligjore të parashikuara në këtë nen vlerësohen nga Komisioni jo më vonë se 23 gushti 2009.
Neni 60
Mbikëqyrja e N.SIS II
- Çdo shtet anëtar garanton që një autoritet i pavarur (autoriteti mbikëqyrës kombëtar) të monitorojë në mënyrë të pavarur ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale të SIS II në territorin e tyre dhe transmetimin e tyre nga territori i tyre, si dhe shkëmbimin dhe përpunimin e mëtejshëm të informacionit plotësues.
- Autoriteti kombëtar mbikëqyrës sigurohet që të kryhet një auditim i veprimeve të përpunimit të të dhënave në N.SIS II e tij, të paktën çdo katër vjet, në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit.
- Shtetet anëtare sigurohen që autoriteti i tyre kombëtar mbikëqyrës të ketë burime të mjaftueshme për të përmbushur detyrat që i janë besuar sipas këtij vendimi.
Neni 61
Mbikëqyrja e Autoritetit Menaxhues
- Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave verifikon që veprimtaritë për përpunimin e të dhënave personale të Autoritetit Menaxhues të kryhen në përputhje me këtë vendim. Zbatohen përkatësisht detyrat dhe kompetencat e përmendura në nenin 46 dhe 47 të Rregullores (KE) nr. 45/2001.
- Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave sigurohet që të kryhet një auditim i veprimtarive të Autoritetit Menaxhues për përpunimin e të dhënave në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të paktën çdo katër vjet. Raporti i këtij auditimi i dërgohet Parlamentit Evropian, Këshillit, Autoritetit Menaxhues, Komisionit dhe Autoriteteve Kombëtare Mbikëqyrëse. Para se të miratohet raporti Autoritetit Menaxhues i jepet mundësia të bëjë komente.
Neni 62
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kombëtare mbikëqyrëse dhe Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave
- Autoritetet kombëtare mbikëqyrëse dhe Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, secili duke vepruar brenda fushës së kompetencave të tyre përkatëse, bashkëpunojnë në mënyrë aktive në kuadër të përgjegjësive të tyre dhe sigurojnë mbikëqyrje të koordinuar të SIS II.
- Duke vepruar brenda fushës së kompetencave të tyre përkatëse, shkëmbejnë informacione përkatëse, ndihmojnë njëri-tjetrin në kryerjen e auditimeve dhe inspektimeve, shqyrtojnë vështirësitë e interpretimit ose zbatimit të këtij vendimi, studiojnë problemet që kanë të bëjnë me ushtrimin e mbikëqyrjes së pavarur ose ushtrimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave, hartojnë propozime të harmonizuara për zgjidhje të përbashkëta të çdo problemi dhe nxisin ndërgjegjësimin për të drejtat e mbrojtjes së të dhënave, sipas rastit.
- Për këtë qëllim autoritetet kombëtare mbikëqyrëse dhe Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave mblidhen të paktën dy herë në vit. Shpenzimet dhe organizimi i këtyre takimeve i ngarkohen Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave. Rregullorja e brendshme miratohet në mbledhjen e parë. Metodat e mëtejshme të punës zhvillohen bashkërisht, sipas nevojës. Një raport i përbashkët i veprimtarive i dërgohet Parlamentit Evropian, Këshillit, Komisionit dhe Autoritetit Menaxhues çdo dy vjet.
Neni 63
Mbrojtja e të dhënave gjatë periudhës kalimtare
Kur Komisioni ia delegon përgjegjësitë e tij gjatë periudhës kalimtare një organi ose organeve të tjetra, sipas nenit 15, paragrafi 4, ai sigurohet që Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave të ketë të drejtën e ushtrimit të detyrave të tij dhe t’i ushtrojë ato plotësisht, duke përfshirë dhe verifikimet në terren dhe ushtrimin e çfarëdo kompetence tjetër që i është dhënë nga neni 47 i Rregullores (KE) nr. 45/2001.
KREU XIII
PËRGJEGJËSITË DHE SANKSIONET
Neni 64
Përgjegjësia
- Në përputhje me legjislacionin e brendshëm çdo shtet anëtar është përgjegjës për çdo dëm që i shkaktohet personave nga përdorimi i N.SIS II. Kjo vlen edhe për dëmet e shkaktuara nga shteti anëtar që ka lëshuar sinjalizimin, ku ky i fundit ka regjistruar të dhëna të pasakta ose ka regjistruar të dhënat në mënyrë të jashtëligjshme.
- Nëse shteti anëtar kundër të cilit është marrë një masë nuk është shteti anëtar që lëshon sinjalizimin, këtij të fundit i kërkohet të rimbursojë, sipas kërkesës, shumat e paguara si kompensim, përveç nëse përdorimi i të dhënave nga shteti anëtar që kërkon rimbursim është në shkelje të këtij vendimi.
- Nëse mospërmbushja e detyrimeve nga shteti anëtar në përputhje me këtë vendim i shkakton dëm SIS II, ky shtet anëtar mban përgjegjësi për dëmin në fjalë, përveç dhe për sa kohë që Autoriteti Menaxhues ose një shtet tjetër anëtar që merr pjesë në SIS II nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshme për të parandaluar dëmin ose për të minimizuar ndikimin e tij.
Neni 65
Sanksionet
Shtetet anëtare garantojnë që çdo keqpërdorim i të dhënave të regjistruara në SIS II ose çdo shkëmbim i informacionit plotësues në kundërshtim me këtë vendim të jetë objekt i sanksioneve efektive, proporcionale dhe parandaluese në përputhje me legjislacionin e brendshëm.
KREU XIV
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 66
Monitorimi dhe statistikat
- Autoriteti Menaxhues garanton vendosjen e procedurave për monitorimin e funksionimit të SIS II në raport me objektivat që kanë të bëjnë me rezultatet, efektivitetin e kostos, sigurinë dhe cilësinë e shërbimit.
- Për qëllime të mirëmbajtjes teknike, raportimit dhe statistikave, Autoriteti Menaxhues ka akses në informacionin që ka të bëjë me veprimet e përpunimit të kryera në SIS II qendror.
- Çdo vit, Autoriteti Menaxhues publikon statistikat që tregojnë numrin e regjistrimeve për kategori sinjalizimi, numrin e rezultateve për kategori sinjalizimi dhe se sa herë është aksesuar SIS II në total dhe për çdo shtet anëtar.
- Dy vjet pas përdorimit të SIS II dhe më pas çdo dy vjet, Autoriteti Menaxhues i paraqet Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për funksionimin teknik të SIS II qendror dhe të infrastrukturës së komunikimit, duke përfshirë sigurinë e tyre, dhe për shkëmbimin dypalësh dhe shumëpalësh të informacionit plotësues mes shteteve anëtare.
- Tre vjet pas përdorimit të SIS II dhe më pas çdo katër vjet, Komisioni harton një vlerësim të përgjithshëm të SIS II qendror dhe të shkëmbimit dypalësh dhe shumëpalësh të informacionit plotësues ndërmjet shteteve anëtare. Ky vlerësim i përgjithshëm përfshin një shqyrtim të rezultateve të arritura në raport me objektivat dhe një vlerësim të vazhdimësisë së vlefshmërisë së parimeve bazë, të zbatimit të këtij vendimi në lidhje me SIS II qendror, të sigurisë së SIS II qendror dhe të çdo ndërlikimi për operacionet e ardhshme. Komisioni i përcjell vlerësimin Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
- Shtetet anëtare i ofrojnë Autoritetit Menaxhues dhe Komisionit informacionin e nevojshëm për të hartuar raportet e përmendura në paragrafët 3, 4 dhe 5.
- Autoriteti Menaxhues i ofron Komisionit informacionin e nevojshëm për të hartuar vlerësimet e përgjithshme të përmendura në paragrafin 5.
Neni 67
Komiteti rregullator
- Aty ku përmendet ky nen, Komisioni asistohet nga një Komitet rregullator që përbëhet nga përfaqësues të shteteve anëtare dhe që kryesohet nga përfaqësuesi i Komisionit. Përfaqësuesi i Komisionit i dorëzon komitetit një draft me masat që duhen ndërmarrë. Komiteti jep opinion e tij për draftin brenda afatit kohor që kryetari mund të caktojë sipas urgjencës së çështjes. Opinioni njoftohet nga shumica e parashikuar në nenin 205, paragrafi 2 të Traktatit të KE-së në rastin e vendimeve që Këshilli duhet të miratojë me propozim nga Komisioni. Votat e përfaqësuesve të shteteve anëtare brenda komitetit vlerësohen sipas mënyrës së përcaktuar në atë nen. Kryetari nuk voton.
- Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme me propozim të Kryetarit duke u bazuar në rregulloret e brendshme standarde që janë botuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Komisioni miraton masat e parashikuara nëse ato janë në përputhje me opinionin e Komitetit. Nëse masat e parashikuara nuk janë në përputhje me opinionin e komitetit ose nëse nuk është dhënë asnjë opinion, Komisioni i dorëzon Këshillit pa vonesë, një propozim lidhur me masat që duhen ndërmarrë.
- Këshilli, me shumicë të cilësuar, mund të marrë vendim për propozimin brenda dy muajve nga data e referimit tek ai. Nëse brenda kësaj periudhe Këshilli, me shumicë të cilësuar, ka deklaruar se është kundër propozimit, propozimi rishqyrtohet nga Komisioni. Komisioni mund t’i paraqesë Këshillit një propozim të ndryshuar, ta paraqesë përsëri atë ose të dorëzojë një propozim legjislativ. Komisioni miraton aktin zbatues të propozuar, nëse pas përfundimit të kësaj periudhe Këshilli nuk ka miratuar aktin zbatues të propozuar dhe as nuk ka deklaruar kundërshtimin e tij në lidhje me propozimin për masat zbatuese.
- Komiteti i përmendur në paragrafin 1 ushtron funksionin e tij duke filluar nga 23 gushti 2007.
Neni 68
Ndryshimi i dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit
- Për qëllime të fushës së zbatimit të Traktatit të BE-së, ky vendim në datën e përmendur në nenin 71, paragrafi 2 zëvendëson dispozitat e neneve 64 dhe 92 deri në 119 të Konventës së Shengenit, me përjashtim të nenit 102, germa "A" e tij.
- Për qëllime të çështjeve që bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të Traktatit të BE-së, ky vendim, në datën e përmendur në nenin 71, paragrafi 2, zëvendëson dispozitat e mëposhtme të tërësisë së legjislacionit të Shengenit për zbatimin e këtyre neneve20:
- a) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 14 dhjetor 1993, "Për Rregulloren Financiare në lidhje me kostot e instalimit dhe përdorimit të sistemit të informacionit Shengen" (C.SIS) (SCH/Com-ex (93) 16);
- b) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 7 tetor 1997, "Për zhvillimin e SIS" (SCH/Com-ex (97) 24);
- c) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 15 dhjetor 1997, "Për ndryshimin e Rregullores Financiare të C.SIS" (SCH/Com-ex (97) 35);
- d) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 21 prill 1998, "Për C.SIS me lidhje 15/18" (SCH/Com-ex (98) 11);
- e) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 25 prill 1997, "Për shpalljen fituese të kontratës për studimin paraprak të SIS II" (SCH/Com-ex (97) 2 rev. 2);
- f) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 28 prill 1999, "Për shpenzimet e instalimit të C.SIS" (SCH/Com-ex (99) 4);
- g) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 28 prill 1999, "Për përditësimit e manualit të SIRENE" (SCH/Com-ex (99) 5);
- h) Deklarata e Komitetit Ekzekutiv, datë 18 prillit 1996, "Për përcaktimin e konceptit "I huaj" (SCH/Com-ex (96) decl. 5);
- Deklarata e Komitetit Ekzekutiv, datë 28 prill 1999, "Për strukturën e SIS" (SCH/Com-ex (99) decl. 2 rev.);
- j) Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 7 tetor 1997, "Për kontributet e Norvegjisë dhe Islandës lidhur me kostot e instalimit dhe funksionimit të C.SIS" (SCH/Com-ex (97) 18).
- Për qëllime të fushës së zbatimit të Traktatit të BE-së, referencat për nenet e zëvendësuara të Konventës së Shengenit dhe dispozitat përkatëse të tërësisë së legjislacionit të Shengenit për zbatimin e këtyre neneve interpretohen si referenca për këtë vendim.
Neni 69
Shfuqizimi
Vendimi 2004/201/ÇBD, Vendimi 2005/211/ÇBD, Vendimi 2005/719/ÇBD, Vendimi 2005/727/ÇBD, Vendimi 2006/228/ÇBD, Vendimi 2006/229/ÇBD, dhe Vendimi 2006/631/ÇBD shfuqizohen në datën e përmendur në nenin 71, paragrafi 2.
Neni 70
Periudha kalimtare dhe buxheti
- Sinjalizimet transferohen nga SIS 1+ në SIS II. Duke iu dhënë prioritet sinjalizimeve ndaj personave, shtetet anëtare garantojnë që përmbajtja e sinjalizimeve të transferuar nga SIS 1+ në SIS II të plotësojë dispozitat e këtij vendimi, sa më shpejt të jetë e mundur dhe maksimumi brenda tre vjetëve pas datës së përmendur në nenin 71, paragrafi 2. Gjatë periudhës kalimtare, shtetet anëtare mund të vazhdojnë të zbatojnë dispozitat e neneve 94, 95, dhe 97 deri në100 të Konventës së Shengenit për përmbajtjen e sinjalizimeve që transferohen nga SIS 1+ në SIS II, sipas rregullave të mëposhtme:
- a) në rast ndryshimi, shtimi, korrigjimi ose përditësimi të përmbajtjes së një sinjalizimi të transferuar nga SIS 1+ në SIS II, shtetet anëtare sigurohen që sinjalizimi të jetë në përputhje me dispozitat e këtij vendimi që nga momenti i këtij ndryshimi, shtimi, korrigjimi ose përditësimi;
- b) në rast të një zbulimi në sinjalizimin e transferuar nga SIS 1+ në SIS II, shtetet anëtare shqyrtojnë menjëherë përputhshmërinë e tij me dispozitat e këtij vendimi, por pa vonuar masat që do të ndërmerren në bazë të sinjalizimit.
- Pjesa e mbetur e buxhetit në datën e përcaktuar në përputhje me nenin 71, paragrafi 2, që është miratuar në përputhje me dispozitat e nenit 119 të Konventës së Shengenit i kthehet mbrapsht shteteve anëtare. Shumat që duhet të paguhen llogariten në bazë të kontributeve nga shtetet anëtare, siç parashikohet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv, datë 14 dhjetor 1993, "Për rregulloren financiare për kostot e instalimit dhe funksionimit të Sistemit të Informacionit Shengen".
- Gjatë periudhës kalimtare të përmendur në nenin 15, paragrafi 4, referencat në këtë vendim për Autoritetin Menaxhues interpretohen si referenca për Komisionin.
Neni 71
Hyrja në fuqi, zbatimi dhe migracioni
- Ky vendim hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të tij në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Ai zbatohet për shtetet anëtare që marrin pjesë në SIS 1+ në datat që do të caktohen nga Këshilli, duke vepruar me unanimitet të anëtarëve të tij që përfaqësojnë Qeveritë e Shteteve Anëtare që marrin pjesë në SIS 1+.
- Datat e përmendura në paragrafin 2 përcaktohen pasi:
- a) të jenë miratuar masat e nevojshme zbatuese;
- b) të gjitha shtetet anëtare që marrin pjesë në SIS 1+ të kenë njoftuar Komisioni se i kanë marrë masat e nevojshme teknike dhe ligjore për përpunimin e të dhënave në SIS II dhe shkëmbimin e informacionit plotësues;
- c) Komisioni të ketë deklaruar përfundimin me sukses të një testi të plotë të SIS II, i cili do të kryhet nga Komisioni së bashku me shtetet anëtare dhe pasi organet përgatitore të Këshillit të kenë vërtetuar rezultatin e propozuar të testimit dhe të kenë konfirmuar se niveli i performancës së SIS II është të paktën ekuivalent me atë të arritur me SIS 1+;
- d) Komisioni të ketë marrë masat e nevojshme teknike për t’i mundësuar SIS II qendror lidhjen me N.SIS II të shteteve anëtare përkatëse.
- Komisioni informon Parlamentin Evropian për rezultatet e testeve të kryera në përputhje me paragrafin 3, germa "c".
- Çdo vendimi i Këshillit i marrë në përputhje me paragrafin 2 botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nënshkruar në Luksemburg, më 12 qershor 2007.
Për Këshillin,
Presidenti
- SCHÄUBLE
- Opinion i 25 tetorit 2006 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare).
- 2. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19. Konventa e ndryshuar me Rregulloren (KE) nr. 1160/2005 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 191, 22.7.2005, f. 18).
- 3. Gazeta Zyrtare L 328, 13.12.2001, f. 4.
- 4. Gazeta Zyrtare L 328, 13.12.2001, f. 1.
- 5. Gazeta Zyrtare L 381, 28.12.2006, f. 4.
- 6. Gazeta Zyrtare L 190, 18.7.2002, f. 1.
- 7. Gazeta Zyrtare L 8, 12.1.2001, f. 1.
- 8. Gazeta Zyrtare L 12, 17.1.2004, f. 47.
- 9. Gazeta Zyrtare C 316, 27.11.1995, f. 2.
- 10. Gazeta Zyrtare L 63, 6.3.2002, f. 1.
- 11. Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- 12. Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- 13. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- 14. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- 15. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 53.
- Vendimi i Këshillit 2004/849/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin në emër të Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit" (Gazeta Zyrtare L 368, 15.12.2004, f. 26).
- Vendimi i Këshillit 2004/860/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin në emër të Komunitetit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit" (Gazeta Zyrtare L 370, 17.12.2004, f. 78).
- 18. Gazeta Zyrtare L 248, 16.9.2002, f. 1.
- 19. Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1.
- 20. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 439.
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 16 MARS 2007, "PËR PËRCAKTIMIN E KËRKESAVE TË RRJETIT PËR SISTEMIN INFORMATIV SHENGEN II (SHTYLLA E TRETË)" (2007/171/KE)
-
Lexo Dokumentin
20.3.2007
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 79/29
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 16 MARS 2007, "PËR PËRCAKTIMIN E KËRKESAVE TË RRJETIT PËR SISTEMIN INFORMATIV SHENGEN II (SHTYLLA E TRETË)"
(2007/171/KE)
KOMISIONI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh Traktatin për Bashkimin Evropian,
Duke pasur parasysh Vendimin e Këshillit 2001/886/ÇBD, datë 6 dhjetor 2001, "Për zhvillimin e Sistemit Informativ Shengen të brezit të dytë (SIS II)"1, dhe në veçanti nenin 4, germa "a" të tij,
Meqë:
- Për të zhvilluar SIS II duhet të përcaktohen specifikat teknike në lidhje me rrjetin e komunikimit, komponentët e tij dhe kërkesat specifike të rrjetit.
- Komisioni dhe shtetet anëtare duhet të nënshkruajnë marrëveshje të përshtatshme, në veçanti në lidhje me elementet e ndërfaqes kombëtare uniforme të vendosur në shtetet anëtare.
- Ky vendim nuk cenon miratimin e ardhshëm të vendimeve të tjera të Komisionit në lidhje me zhvillimin e SIS II, në veçanti për zhvillimin e kërkesave për sigurinë.
- Zhvillimi i SIS II rregullohet nga Rregullorja e Këshillit nr. 2424/20012 dhe Vendimi i Këshillit 2001/886/ÇBD Për të garantuar se do të ketë vetëm një proces të vetëm zbatues për zhvillimin e SIS në tërësi, dispozitat e këtij vendimi duhet të pasqyrojnë dispozitat e vendimit të Komisionit që përcakton kërkesat për rrjetin për SIS II, i cili merret në zbatim të Rregullores (KE) nr. 2424/2001.
- Mbretëria e Bashkuar merr pjesë në këtë vendim në përputhje me nenin 5 të protokollit që integron tërësinë e legjislacionit të Shengenit në kuadrin e Bashkimit Evropian, bashkëlidhur si shtojcë në Traktatin e BE-së dhe në Traktatin e KE-së, dhe me nenin 8, paragrafi 2 të Vendimit të Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa dispozita të tërësisë së legjislacionit të Shegenit"3.
- Irlanda merr pjesë në këtë vendim në përputhje me nenin 5 të protokollit që integron tërësinë e legjislacionit të Shengenit, në kuadrin e Bashkimit Evropian, bashkëlidhur si shtojcë në Traktatin e BE-së dhe Traktatin e KE-së dhe ME NENIN 5, paragrafi 1 dhe nenin 6, paragrafi 2 të Vendimit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit"4.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, që përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, pika "g" të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE5 "Për disa masa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje".
- Për sa i përket Zvicrës, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e kësaj të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, që përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, pika "g" të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE, i lexuar së bashku me nenin 4, paragrafi 1 të Vendimit të Këshillit 2004/849/KE për nënshkrimin, në emër të Bashkimit Evropian, dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të kësaj marrëveshjeje6.
- Ky vendim përbën një akt të bazuar në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, ose që lidhet me të, sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 1 të Aktit të Anëtarësimit.
- Masat e parashikuara në këtë vendim janë në përputhje me opinionin e komitetit të ngritur nga neni 5, paragrafi 1 i Vendimit 2001/886/ÇBD.
VENDOS SI MË POSHTË:
Neni 1
Specifikat teknike që lidhen me projektimin e arkitekturës fizike të infrastrukturës së komunikimit të SIS II përcaktohen sipas parashtrimeve në shtojcë.
Nënshkruar në Bruksel, më 16 mars 2007.
Për Komisionin
Franco FRATTINI
Zëvendës President
SHTOJCA
PËRMBAJTJA
- Hyrje …
1.1. Akronime dhe shkurtesa ...
- Panoramë e përgjithshme ...
- Mbulimi gjeografik ...
- Shërbimet e rrjetit …
4.1. Struktura e rrjetit …
4.2. Lloji i lidhjes për sistemin kryesor CS-SIS - sistemin mbështetës CS-SIS
4.3. Gjerësia e bandës ...
4.4. Kategoritë e shërbimit ...
4.5. Protokollet e mbështetura ...
4.6. Specifikat teknike
4.6.1. Adresimi i IP-së ...
4.6.2. Mbështetja për IPv6 ...
4.6.3. Injektimi i rrugës statike ...
4.6.4. Fluksi i përballueshëm ...
4.6.5. Specifika të tjera ...
4.7. Qëndrueshmëria ...
- Monitorimi ...
- Shërbime të përgjithshme ...
- Disponueshmëria ...
- Shërbimet e sigurisë ...
8.1. Inkriptimi i rrjetit ...
8.2. Tipare të tjera të sigurisë ...
- Ndihma teknike dhe struktura mbështetëse ...
- Ndërveprimi me sisteme të tjera ...
- Hyrje
Ky dokument përshkruan dizajnin e rrjetit të komunikimit, komponentët që përfshin ai dhe kërkesat specifike të rrjetit.
1.1. Akronime dhe shkurtime
Në këtë seksion përshkruhen akronimet që janë përdorur në dokument.
Akronime dhe shkurtime
Shpjegimi
BLNI
Ndërfaqja kombëtare lokale mbështetëse
CEP
Pika fundore qendrore
CNI
Ndërfaqja kombëtare qendrore
CS
Sistemi qendror
CS-SIS
Funksioni i mbështetjes teknike që përmban bazën e të dhënave SIS II
DNS
Emri i serverit të domenit
FCIP
Kanali i fibrave nëpërmjet IP-së
FTP
Protokolli për transportin e skedarëve
HTTP
Protokolli për transferimin e hiper tekstit
IP
Protokolli i internetit
LAN
Rrjeti i zonës lokale
LNI
Ndërfaqja kombëtare lokale
Mbps
Megabajt për sekondë
MDC
Zhvilluesi kryesor i kontraktuar
N.SIS II
Seksioni kombëtar në çdo shtet anëtar
NI-SIS
Një ndërfaqe kombëtare uniforme
NTP
Protokolli i orës në rrjet
SAN
Rrjeti i zonës së ruajtjes
SDH
Hierarkia digjitale sinkrone
SIS II
Sistemi Informativ Shengen, brezi i dytë
SMTP
Protokolli i thjeshtë për transportin e postës
SNMP
Protokolli i thjeshtë për menaxhimin e rrjetit
s-TESTA
Shërbimet e sigurta trans-evropiane për telematikën ndërmjet administratave është një masë e programit IDABC (lëvrimi ndërveprues i shërbimeve të qeverisjes elektronike në të gjithë Evropën për administratat publike, biznesin dhe qytetarët Vendimi i Parlamentit Evropian dhe Këshillit 2004/387/KE, datë 21.4.2004).
TCP
Protokolli për kontrollin e transmetimit
VIS
Sistemi i informacionit për vizat
VPN
Rrjeti virtual privat
WAN
Rrjeti i zonës së gjerë
- Panoramë e përgjithshme
SIS II përbëhet nga:
— Sistemi qendror (në vijim "SIS II qendror") përbëhet nga:
— një funksion i mbështetjes teknike (në vijim "CS-SIS"), që përmban bazën e të dhënave SIS II. CS-SIS kryesor kryen mbikëqyrjen teknike dhe administrimin dhe një CS-SIS mbështetës është në gjendje të garantojë të gjitha funksionet e CS-SIS kryesore në rast avarie në këtë sistem,
— një ndërfaqe kombëtare uniforme (në vijim "NI-SIS");
— një seksion kombëtar (në vijim "N.SIS II") në secilin prej shteteve anëtare, që përbëhet nga sistemet kombëtare të të dhënave që komunikojnë me SIS II qendror. Një N.SIS II mund të përmbajë skedarë me të dhëna (në vijim "kopje kombëtare"), që përmban një kopje të plotë ose të pjesshme të bazës së të dhënave SIS II.
— një infrastrukturë komunikimi ndërmjet CS-SIS dhe NI-SIS (në vijim "Infrastruktura e komunikimit") që ofron një rrjet virtual të inkriptuar të dedikuar për të dhënat e SIS II dhe për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet zyrave Sirene.
NI-SIS që përbëhet nga:
— një ndërfaqe kombëtare lokale (në vijim "LNI") në çdo shtet anëtar, e cila është ndërfaqja që lidh fizikisht shtetin anëtar me rrjetin e sigurt të komunikimit dhe përmban pajisjet e inkriptimit të posaçme për SIS II dhe trafikun Sirene. LNI ndodhet në ambientet e shtetit anëtar,
— një ndërfaqe kombëtare lokale mbështetëse opsionale (në vijim "BLNI"), e cila ka përmbajtje dhe funksion të njëjtë me LNI.
LNI dhe BLNI duhet të përdoren vetëm nga sistemi SIS II dhe për shkëmbimet Sirene. Konfigurimi specifik i LNI dhe BLNI specifikohet nga dhe për të bihet dakord me çdo shtet anëtar individual me qëllim që të merren në konsideratë kërkesat për sigurinë, vendndodhja fizike dhe kushtet e instalimit, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve nga ofruesi i rrjetit, që nënkupton se lidhja fizike s-TESTA mund të përmbajë disa tunele VPN për sisteme të tjera, për shembull VIS dhe Eurodac.
— një ndërfaqe kombëtare qendrore (në vijim "CNI"), i cili është një aplikim që siguron aksesin në CS-SIS. Çdo shtet anëtar ka pika logjike të ndara për akses në CNI nëpërmjet një muri mbrojtës qendror.
Infrastruktura e komunikimit ndërmjet CS-SIS dhe NI-SIS përbëhet nga:
— rrjeti për shërbime trans-evropiane të sigurta për telematikën ndërmjet administratave (në vijim "s-TESTA") që ofron një rrjet të inkriptuar, virtual, pritat të posaçëm për të dhënat SIS II dhe trafikun Sirene.
- Mbulimi gjeografik
Infrastruktura e komunikimit duhet të mbulojë dhe të ofrojë shërbimet e kërkuara në të gjitha shtetet anëtare:
Të gjitha shtetet anëtare të BE-së (Belgjikë, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Estonia, Irlanda, Greqia, Spanja, Franca, Italia, Qipro, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda, Suedia, Mbretëria e Bashkuar) dhe Islanda, Norvegjia, Zvicra.
Gjithashtu, duhet të garantohet mbulimi i vendeve të sapo anëtarësuara, Rumani dhe Bullgari.
Në përfundim, infrastruktura e komunikimit duhet të jetë në gjendje të shtrihet në çdo vend tjetër ose entitet që anëtarësohet në SIS II qendror (p.sh. Europol, Eurojust).
- Shërbimet e rrjetit
Sa herë që përmendet një protokoll ose një arkitekturë, kjo duhet të kuptohet se teknologji, protokolle dhe arkitektura të ardhshme të njëjta janë gjithashtu të pranueshme.
4.1. Struktura e rrjetit
Arkitektura e SIS II shfrytëzon shërbimet e centralizuara të aksesueshme nga shtete të ndryshme anëtare. Për qëllime qëndrueshmërie, këto shërbime të centralizuara duplikohen në dy vendndodhje të ndryshme, përkatësisht në Strasburg të Francës dhe St. Johann im Pongau të Austrisë, përkatësisht CS-SIS, CU dhe CS-SIS dhe BCU mbështetës.
Njësitë kryesore, qendrore dhe mbështetëse, duhet të jenë të aksesueshme nga shtete anëtare të ndryshme. Vendet pjesëmarrëse mund të kenë shumë pika hyrëse në rrjet, një LNI dhe një BLNI për të ndërlidhur sistemet e tyre kombëtare me shërbimet qendrore.
Përveç lidhjes kryesore me shërbimet qendrore, infrastruktura e komunikimit duhet të mbështesë edhe shkëmbimin suplementar dypalësh të informacionit ndërmjet zyrave Sirene të shteteve anëtare të ndryshme.
4.2. Lloji i lidhjes për sistemin kryesor CS-SIS - sistemin mbështetës CS-SIS
Lloji i kërkuar i lidhjes për ndërlidhjen ndërmjet CS-SIS kryesor dhe CS-SIS mbështetës duhet të jetë një unazë SDH ose diçka ekuivalente, që do të thotë se duhet të jetë i hapur edhe për arkitekturat dhe teknologjitë e reja. Infrastruktura SDH do të përdoret për të zgjeruar rrjetet lokale të të dyja njësive qendrore për të krijuar një LAN të vetëm pa ndërprerje. Ky LAN më pas do të përdoret për sinkronizim të vazhdueshëm ndërmjet CU dhe BCU.
4.3. Gjerësia e bandës
Një kërkesë shumë e rëndësishme për infrastrukturën e komunikimit është gjerësia e bandës që ajo mund të ofrojë për vende të ndryshme të ndërlidhura dhe aftësia e saj për të mbështetur këtë gjerësi bande brenda rrjetit kryesor.
Gjerësia e bandës që nevojitet për LNI dhe BLNI potenciale do të jetë e ndryshme për çdo shtet anëtar, kryesisht në varësi të zgjedhjeve për të përdorur kopjet kombëtare, kërkimin qendror dhe shkëmbimin e të dhënave biometrike.
Përmasat reale që infrastruktura e komunikimit vendos të ofrojë nuk kanë rëndësi për sa kohë që përmbushin nevojat minimale të secilit shtet anëtar.
Secili nga llojet e vendeve të lartpërmendura mund të transferojë blloqe të mëdha të dhënash (alfanumerike, biometrike dhe dokumente të plota) në të dy drejtimet. Ndaj, infrastruktura e komunikimit duhet të ofrojë shpejtësi të mjaftueshme minimale të garantuara për ngarkim dhe shkarkim për çdo lidhje.
Infrastruktura e komunikimit duhet të ofrojë shpejtësi të lidhjes që shkojnë nga 2 Mbps deri në 155 Mbps ose më të larta. Rrjeti duhet të ofrojë shpejtësi minimale të garantuar të mjaftueshme për ngarkim dhe shkarkim për çdo lidhje dhe përmasa e tij duhet të mbështesë gjerësinë totale të bandës për pikat hyrëse të rrjetit.
4.4. Kategoritë e shërbimit
SIS II qendror do të mbështesë aftësinë e prioritizimit të ankesave/lajmërimeve. Si kërkesë rrjedhimore, infrastruktura e komunikimit gjithashtu mbështet mundësinë për prioritizimin e trafikut.
Parametrat e rrjetit për prioritizimin supozohen se përcaktohen nga SIS II qendror për të gjitha paketat që e kërkojnë diçka të tillë. Përdoret renditja e drejtë e rezervuar. Kjo nënkupton se infrastrukturat e komunikimit duhet të jenë në gjendje të kryejnë prioritizimin që është caktuar për paketat e të dhënave në LAN burimor dhe t’i trajtojë këto paketa siç duhet brenda rrjetit të vet kryesor. Gjithashtu, në vendin periferik, infrastruktura e komunikimit duhet të lëvrojë paketat fillestare që përmbajnë të njëjtin prioritizim, siç është përcaktuar në LAN burimor.
4.5. Protokollet e mbështetura
SIS II qendror do të shfrytëzojë disa protokolle të komunikimit në rrjet. Infrastruktura e komunikimit duhet të mbështesë një gamë të gjerë të protokolleve të komunikimit në rrjet. Protokollet standarde që duhet të mbështeten janë HTTP, FTP, NTP, SMTP, SNMP dhe DNS.
Përveç protokolleve standarde, infrastruktura e komunikimit duhet të përballojë edhe protokolle të ndryshme tunelimi, protokollet e replikimit SAN dhe protokollet pronësore të lidhjes Java-to-Java të BEA WebLogic. Protokollet e tunelimit, p.sh., IPsec në modalitetin e tunelimit, përdoren për të transferuar trafikun e inkruptuar drejt destinacionit të tij.
4.6. Specifikat teknike
4.6.1. Adresimi i IP-së
Infrastruktura e komunikimit duhet të ketë një gamë adresash IP të rezervuara që mund të përdoren vetëm brenda këtij rrjeti. Brenda gamës së IP-ve të rezervuara, SIS II qendror përdor një grup të posaçëm të adresave IP që nuk përdoren askund tjetër.
4.6.2. Mbështetja për IPv6
Mund të supozohet që protokolli që përdoret në rrjetet lokale të shteteve anëtare është TCP/IP. Megjithatë, disa faqe interneti bazohen në versionin 4, ndërsa disa të tjera bazohen në versionin 6. Pikat e qasjes në rrjet duhet të ofrojnë mundësinë për të vepruar si portë hyrëse dhe duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga protokollet e rrjetit që përdoren në SIS II qendror si edhe në N.SIS II.
4.6.3. Injektimi i rrugës statike
CU dhe BCU mund të përdorin një adresë të vetme dhe identike IP për komunikimin e tyre me shtetet anëtare. Ndaj, infrastruktura e komunikimit duhet të mbështesë injektimin e rrugës statike.
4.6.4. Fluksi i përballueshëm
Për sa kohë që lidhja CU ose BCU ka një nivel ngarkese nën 90%, një shtet anëtar i caktuar duhet të jetë në gjendje të përballojë vazhdimisht 100% të gjerësisë së specifikuar të bandës.
4.6.5. Specifika të tjera
Për të mbështetur CS-SIS infrastruktura e komunikimit duhet të jetë në pajtim me një grup minimal specifikash teknike:
Vonesa e transitit duhet të jetë (duke përfshirë oraret me ngarkesë të madhe) më e vogël se ose e barabartë me 150 ms në 95% të paketave dhe më e vogël se 200 ms në 100% të paketave.
Probabiliteti i humbjes së paketës duhet të jetë (duke përfshirë oraret me ngarkesë të madhe) më i vogël se ose i barabartë me 10-4 në 95 % të paketave dhe më i vogël se 10-3 në 100 % të paketave.
Specifikat e lartpërmendura duhet të merren në konsideratë për secilën pikë qasjeje në mënyrë të veçantë.
Lidhja e plotë ndërmjet CU dhe BCU duhet të ketë një vonesë më të vogël se ose të barabartë me 60 ms.
4.7. Qëndrueshmëria
CS-SIS është projektuar për të përmbushur kërkesën e disponueshmërisë së lartë. Për këtë arsye në sistem është integruar qëndrueshmëria kundër avarive të komponentëve duke duplikuar të gjitha pajisjet.
Komponentët e infrastrukturës së komunikimit duhet të jenë të qëndrueshme edhe ndaj avarive të komponentëve. Për infrastrukturën e komunikimit, kjo do të thotë se komponentët e mëposhtëm duhet të jenë të qëndrueshëm:
— rrjeti kryesor,
— pajisjet e rrugëzimit,
— pikat e prezencës,
— lidhjet lokale (duke përfshirë vendosjen e kabllove fizike të mjaftueshme)
— pajisjet e sigurisë (pajisjet e kriptimit, muret mbrojtëse, etj.),
— të gjitha shërbimet e përgjithshme (DNS, NTP, etj.),
— LNI/BLNI.
Mekanizmi mbështetës në rast avarie për të gjitha pajisjet e rrjetit duhet të kryhet pa asnjë ndërhyrje manuale.
- Monitorimi
Për të lehtësuar monitorimin, instrumentet monitoruese të infrastrukturës së komunikimit duhet të integrohen me pajisjet monitoruese të organizatës përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror.
- Shërbime të përgjithshme
Përveç rrjetit të posaçëm dhe shërbimeve të sigurisë, infrastruktura e komunikimit duhet të ofrojë edhe shërbime të përgjithshme.
Shërbimet e posaçme duhet të integrohen në të dyja njësitë qendrore, me qëllim disponueshmërie të plotë.
Në infrastrukturën e komunikimit duhet të ofrohen shërbimet e përgjithshme opsionale si në vijim:
Shërbimi
Informacion shtesë
DNS
Aktualisht, procedura mbështetëse në rast avarie për të kaluar nga CU në BCU në rast avarie në rrjet bazohet në ndryshimin e adresës IP brenda serverit të përgjithshëm DNS.
Transmetimi i e-mailit
Përdorimi i një transmetimi të përgjithshëm të e-mailit mund të shërbejë për standardizimin e konfigurimit të e-mail-it për shtete anëtare të ndryshme, dhe ndryshe nga një server i posaçëm, nuk shfrytëzon ndonjë prej burimeve të rrjetit nga CU/BCU.
E-mail-et që përdorin transmetimin e përgjithshëm të e-mailit sërish duhet të jenë në pajtim me shabllonin e sigurisë.
NTP
Ky shërbim mund të përdoret për të sinkronizuar orët e pajisjeve të rrjetit.
- Disponueshmëria
CS-SIS dhe LNI dhe BLNI duhet të jenë në gjendje të ofrojnë një disponueshmëri 99,99% përgjatë një periudhe 28-ditore, duke përjashtuar disponueshmërinë e rrjetit.
Disponueshmëria e infrastrukturës së komunikimit duhet të jetë 99,99%.
- Shërbimet e sigurisë
8.1. Inkriptimi i rrjetit
SIS II qendror nuk lejon që të dhënat me kërkesa mbrojtëse të larta ose shumë të larta të transferohen jashtë LAN pa inkriptim. Duhet të garantohet që ofruesi i rrjetit të mos ketë qasje, në asnjë mënyrë, në të dhënat operacionale të SIS II si edhe në shkëmbimet përkatëse në Sirene.
Për të ruajtur një nivel të lartë sigurie, infrastruktura e komunikimit duhet të lejojë mundësinë për të menaxhuar certifikatat/çelësat. Duhet të mundësohet administrimi në distancë dhe monitorimi në distancë i kutive të inkriptimit. Algoritmet e inkriptimit duhet që të jenë në pajtim të paktën me kërkesat në vijim:
— algoritmet simetrike të inkriptimit:
— 3DES (128 bit) ose më shumë,
— gjenerimi i çelësit duhet të varet nga një vlerë e rastësishme që nuk lejon reduktimin e hapësirës së çelësit në rast sulmi,
— çelësat e inkriptimit ose informacioni që mund të përdoret për të përftuar çelësat mbrohen gjithmonë në storage002E;
— algoritmet asimetrike të inkriptimit:
— RSA (moduli 1 024 bit) ose më shumë,
— gjenerimi i çelësit duhet të varet nga një vlerë e rastësishme që nuk lejon reduktimin e hapësirës së çelësit në rast sulmi.
Përdoret protokolli për ngarkesat e dobishme të enkapsuluara të sigurisë (ESP, RFC2406). Ai përdoret në regjim tuneli. Ngarkesa e dobishme dhe kreu fillestar i IP-së inkriptohen.
Për shkëmbimin e çelësave të një sesioni, përdoret protokolli i shkëmbimit të çelësit të internetit (IKE).
Çelësat IKE nuk janë të vlefshëm për më shumë se një ditë.
Çelësat e një sesioni nuk zgjasin më shumë se një orë.
8.2. Tipare të tjera të sigurisë
Përveç mbrojtjes së pikave hyrëse në SIS II, infrastruktura e komunikimit duhet të mbrojë edhe shërbimet e përgjithshme opsionale. Këto shërbime duhet të plotësojnë të njëjtat masa mbrojtëse të krahasueshme me ato të CS-SIS. Ndaj, të gjitha shërbimet e përgjithshme, minimalisht, duhet të mbrohen me një mur mbrojtës, me antivirus dhe një sistem për dallimin e hyrjeve të paautorizuara. Gjithashtu, pajisjet e shërbimeve të përgjithshme dhe masat mbrojtëse të tyre duhet të jenë nën një mbikëqyrje sigurie të vazhdueshme (evidentimi dhe ndjekja).
Për të ruajtur një nivel të lartë sigurie, organizata përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror duhet të jetë në dijeni të çdo incidenti sigurie që ndodh në infrastrukturën e komunikimit. Ndaj, infrastruktura e komunikimit duhet të lejojë që incidentet e sigurisë të raportohen pa vonesë tek organizata përgjegjëse për menaxhimin operacional për SIS II qendror. Të gjitha incidentet e sigurisë duhet të trajtohen rregullisht, p.sh., në raportimet mujore dhe në mënyrë ad-hoc.
- Ndihma teknike dhe struktura mbështetëse
Ofruesi i infrastrukturës së komunikimit duhet të ofrojë ndihmë teknike që ndërvepron me organizatën përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror.
- Ndërveprimi me sisteme të tjera
Infrastruktura e komunikimit duhet të garantojë që informacioni nuk mund të dalë jashtë kanaleve të përcaktuara të komunikimit. Për zbatimin teknik, kjo nënkupton:
— ndalohen rreptësisht të gjitha hyrjet e paautorizuara/ose të pakontrolluara në rrjetet e tjera. Kjo përfshin lidhjen me internetin,
— nuk mund të ndodhë rrjedhja e informacionit drejt sistemeve të tjera në rrjet, p.sh., nuk lejohet lidhja me IP VPN të ndryshme.
Përveç kufizimeve teknike të lartpërmendura që kjo shkakton, ajo gjithashtu ndikon në ndihmën teknike të infrastrukturës së komunikimit. Ndihma teknike nuk mund të japë asnjë informacion në lidhje me SIS II qendror për asnjë palë të ndryshme nga pala përgjegjëse për menaxhimin operacional të SIS II qendror.
- 1. Gazeta Zyrtare L 328, 13.12.2001, f. 1.
- 2. Gazeta Zyrtare L 328, 13.12.2001, f. 4. Rregullorja e ndryshuar nga Rregullorja (KE) nr. 1988/2006 (Gazeta Zyrtare L 411, 30.12.2006, f. 1).
- 3. Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43. Vendim i ndryshuar me Vendimin nr. 2004/926/KE (Gazeta Zyrtare L 395, 31.12.2004, f. 70).
- 4. Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- 5. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- 6. Gazeta Zyrtare L 368, 15.12.2004, f. 26.
RREGULLORE (KE) NR. 1931/2006 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 20 DHJETOR 2006, "PËR RREGULLAT MBI TRAFIKUN LOKAL KUFITAR NË KUFIJTË E JASHTËM TOKËSORË TË SHTETEVE ANËTARE DHE QË NDRYSHON DISPOZITAT E KONVENTËS SË SHENGENIT"
-
Lexo Dokumentin
30.12.2006
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 405/1
RREGULLORE (KE) NR. 1931/2006 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 20 DHJETOR 2006, "PËR RREGULLAT MBI TRAFIKUN LOKAL KUFITAR NË KUFIJTË E JASHTËM TOKËSORË TË SHTETEVE ANËTARE DHE QË NDRYSHON DISPOZITAT E KONVENTËS SË SHENGENIT"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 62, paragrafi 2, germa "a" të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 251 të traktatit1,
Meqë:
- Në Komunikatën e Komisionit me titull "Drejt menaxhimit të integruar të kufijve të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian" u theksua nevoja për të hartuar rregulla mbi trafikun lokal kufitar me qëllim konsolidimin e kuadrit ligjor të BE-së për kufijtë e jashtëm. Kjo nevojë u konfirmua nga Këshilli më 13 qershor 2002, me miratimin e "Planit për menaxhimin e kufijve të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian", në vijim nënshkruar nga Këshilli Evropian në Sevilje më 21 dhe 22 qershor 2002.
- Është në interes të zgjerimit të Bashkimit Evropian të garantohet që kufijtë me fqinjët e tij të mos jenë pengesë për shkëmbimet tregtare, shoqërore dhe kulturore ose bashkëpunimin rajonal. Si rrjedhojë, duhet të zhvillohet një sistem efikas për trafikun lokal kufitar.
- Regjimi i trafikut lokal kufitar përbën një derogim nga rregullat e përgjithshme që rregullojnë kontrollin kufitar të personave që kalojnë kufijtë e jashtëm, të cilat janë parashikuar në Rregulloren (KE) nr. 562/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 mars 2006, "Për vendosjen e një Kodi komunitar për rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave përtej kufijve (Kodi për Kufijtë e Shengenit)"2.
- Komuniteti duhet të parashikojë kritere dhe kushte që duhet të përmbushen me qëllim lehtësimin e kalimit të kufirit të jashtëm tokësor të rezidentëve kufitarë, sipas regjimit të trafikut lokal kufitar. Këto kritere dhe kushte duhet të garantojnë një balancë mes, nga njëra anë, lehtësimit të kalimit kufitar për rezidentët e zonës kufitare në mirëbesim që kanë arsye të ligjshme për të kaluar rregullisht një kufi të jashtëm tokësor dhe, nga ana tjetër, nevojës për të parandaluar imigracionin e paligjshëm dhe kërcënimet e mundshme ndaj sigurisë të shkaktuara nga veprimtaritë kriminale.
- Si rregull i përgjithshëm, për të parandaluar abuzimet, lejet e trafikut lokal kufitar duhet t’ju lëshohen vetëm atyre personave që kanë qenë rezidentë të ligjshëm në zonën kufitare për të paktën një vit. Marrëveshjet dypalëshe të lidhura ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve të treta fqinje mund të parashikojnë një periudhë më të gjatë qëndrimi. Në raste të veçanta dhe të justifikuara, siç janë ato që kanë të bëjnë me të miturit, ndryshimet në gjendjen civile ose trashëgiminë e tokës, këto marrëveshje dypalëshe mund të parashikojnë gjithashtu një periudhë më të shkurtër qëndrimi.
- Lejet e trafikut lokal kufitar duhet t’u lëshohen rezidentëve kufitarë pavarësisht nëse janë ose jo objekt i kërkesave për vizë në përputhje me Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 539/2001, 15 mars 2001, "Për caktimin e vendeve të treta shtetasit e të cilave duhet të jenë të pajisur me vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe të vendeve shtetasit e të cilave përjashtohen nga kjo kërkesë"3. Si rezultat, kjo rregullore duhet të lexohet së bashku me Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 1932/2006, datë 21 dhjetor 2006, "Për ndryshimin e Rregullores (KE) nr. 539/2001"4, e cila është hartuar për të përjashtuar nga detyrimi i vizave rezidentët kufitarë që përfitojnë nga regjimi i trafikut lokal kufitar i parashikuar në këtë rregullore. Si rrjedhojë, kjo rregullore mund të hyjë në fuqi njëkohësisht me këtë rregullore ndryshuese.
- Komuniteti duhet të parashikojë kritere dhe kushte të veçanta për lëshimin e lejeve të trafikut lokal kufitar për rezidentët kufitarë. Këto kritere dhe kushte duhet të jenë në përputhje me kushtet e hyrjes të vendosura për rezidentët kufitarë që kalojnë një kufi të jashtëm tokësor sipas regjimi të trafikut lokal kufitar.
- E drejta për lëvizje të lirë që gëzohet nga qytetarët e Bashkimit Evropian dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe të drejtat e barasvlershme që gëzohen nga shtetasit e vendeve të treta dhe anëtarët e familjeve të tyre sipas marrëveshjeve ndërmjet BE-së dhe shteteve të saj anëtare, nga njëra anë, dhe vendeve të treta përkatëse, nga ana tjetër, nuk duhet të cenohen nga vendosja e rregullave për trafikun lokal kufitar në nivel BE-je. Megjithatë, kur lehtësohet kalimi kufitar sipas regjimit të trafikut lokal kufitar për rezidentët kufitarë dhe, nëse diçka e tillë përbën kontroll të rregullt më të pakët, kalimi i kufirit duhet të lehtësohet automatikisht për çdo person që gëzon të drejtën e lëvizjes në Komunitet dhe që qëndron në zonën kufitare përkatëse.
- Për zbatimin e regjimit të trafikut lokal kufitar, shtetet anëtare duhet të lejohen të mbajnë dhe nënshkruajnë, nëse është e nevojshme, marrëveshje dypalëshe me vendet e treta fqinje, me kusht që këto marrëveshje të jenë në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë rregullore.
- Kjo rregullore nuk cenon masat specifike që zbatohen në Seuta dhe Melijë, siç përmendet në Deklaratën e Mbretërisë së Spanjës për qytetet e Seutës dhe Melijës në Aktin Final të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Mbretërisë së Spanjës në Konventën që zbaton Marrëveshjen e Shengenit të 14 qershorit 1985, ndërmjet qeverive të shteteve të Bashkimit Ekonomik të Beneluksit, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës për shfuqizimin gradual të verifikimeve në kufijtë e tyre të përbashkët, e nënshkruar më 19 qershor 19905.
- Sanksionet e parashikuara në legjislacionin e brendshëm duhet të vendosen nga shtetet anëtare ndaj rezidentëve kufitarë që abuzojnë me regjimin e trafikut lokal kufitar të përcaktuar në këtë rregullore.
- Komisioni duhet t’i paraqesë një raport Parlamentit Evropian dhe Këshillit për zbatimin e kësaj rregulloreje. Raporti, kur është e nevojshme, duhet të shoqërohet me propozime legjislative.
- Kjo rregullore respekton të drejtat dhe liritë themelore dhe ndjek parimet e njohura veçanërisht nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian.
- Meqenëse objektivi i kësaj direktive, konkretisht parashikimi i kritereve dhe kushteve për krijimin e një regjimi të trafikut lokal kufitar në kufijtë e jashtëm tokësorë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në tërësinë e legjislacionit të BE-së për kufijtë e jashtëm dhe kështu ai nuk mund të arrihet mjaftueshëm kur shtetet anëtare veprojnë të vetme, dhe si rrjedhojë, për arsye të shkallës dhe të ndikimeve të kësaj rregulloreje mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit për themelimin e Bashkimit Evropian. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
- Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, që i bashkëlidhet si shtojcë Traktatit të Bashkimit Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj Rregulloreje dhe nuk i nënshtrohet detyrimeve apo zbatimit të saj. Duke qenë se kjo rregullore bazohet në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, sipas dispozitave të titullit IV të pjesës tre të Traktatit themelues të Bashkimit Evropian, Danimarka, në përputhje me nenin 5 të këtij protokolli, vendos brenda një periudhe gjashtë mujore pas datës së miratimit të kësaj rregulloreje nëse ajo do ta zbatojë ose jo atë në legjislacionin e saj të brendshëm.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë lidhur me asociimin e këtyre të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit6, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "A" të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE, datë 17 maj 19997 "Për disa rregulla lidhur me zbatimin e asaj marrëveshjeje".
- Kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, ku Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE, datë 29 majit 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit"8. Për rrjedhojë, Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në miratimin e këtij legjislacioni dhe nuk i nënshtrohet detyrimeve apo zbatimit të tij.
- Kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në të cilin Irlanda nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit9. Për rrjedhojë, Irlanda nuk merr pjesë në miratimin e këtij legjislacioni dhe nuk i nënshtrohet detyrimeve apo zbatimit të tij.
- Për sa i përket Zvicrës, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për asociimin e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "A", të Vendimit 1999/437/KE, që lexohet i lidhur me nenin 4, paragrafi 1, të Vendimit 2004/849/KE10 dhe nenin 4, paragrafi 1, të Vendimit 2004/860/KE11.
- Neni 4, germa "b" dhe neni 9, germa "c" të kësaj rregulloreje përbëjnë dispozitat të hartuara në bazë të tërësisë së legjislacionit të Shengenit ose të lidhura me të sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 2, të Aktit të Aderimit 2003,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
- Kjo rregullore krijon një regjim të trafikut lokal kufitar në kufijtë e jashtëm tokësorë të shteteve anëtare dhe paraqet për këtë qëllim një leje për trafikun lokal kufitar.
- Kjo rregullore autorizon shtetet anëtare të nënshkruajnë ose të ruajnë marrëveshje dypalëshe me vendet e treta fqinje me qëllim zbatimin e regjimit të trafikut lokal kufitar të përcaktuar nga kjo rregullore.
Neni 2
Objekti
Kjo rregullore nuk cenon dispozitat e legjislacionit të BE-së dhe kombëtar të zbatueshëm për shtetasit e vendeve të treta që kanë të bëjnë me:
- a) qëndrimet afatgjata;
- b) aksesin dhe ushtrimin e veprimtarisë ekonomike;
- c) çështjet doganore dhe tatimore.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj rregulloreje përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- "kufi i jashtëm tokësor" është kufiri i përbashkët tokësor ndërmjet një shteti anëtar dhe një vendi të tretë fqinjë;
- "zonë kufitare" është zona e cila ndodhet jo më larg se 30 kilometra nga vija kufiri. Njësitë vendore administrative që duhet të konsiderohen si pjesë e zonës kufitare duhet të specifikohen nga shtetet përkatëse në marrëveshjet e tyre dypalëshe të përmendura në nenin 13. Në rast se ndonjë pjesë e kësaj njësie ndodhet mbi 30 larg nga vija kufitare, por jo më larg se 50 km, ajo sërish konsiderohet si pjesë e zonës kufitare;
- "trafik lokal kufitar" është lëvizja e rregullt në një kufi të jashtëm tokësor që kryhet nga rezidentët kufitarë me qëllime qëndrimi në zonën kufitare, për shembull për arsye shoqërore, kulturore ose arsye ekonomike të arsyetuara ose për arsye familjare, për një periudhë që nuk kalon afatin kohor të parashikuar në këtë rregullore;
- "persona që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë" janë:
- qytetarë të Bashkimit Evropian sipas kuptimit që i jepet në nenin 17, paragrafi 1 të Traktatit themelues të Bashkimit Evropian dhe shtetas të vendeve të treta që janë anëtarë të familjes së një qytetari të Bashkimit Evropian që ushtron të drejtën e tij apo të saj për lëvizje të lirë, ndaj të cilit zbatohet Direktiva e Këshillit 2004/38/KE12;
- shtetasit e vendeve të treta dhe anëtarët e familjes së tyre, cilado qoftë shtetësia e tyre, të cilët, në zbatim të marrëveshjes ndërmjet Komunitetit dhe shteteve të tij anëtare, nga njëra anë, dhe atyre vendeve të treta, nga ana tjetër, gëzojnë të drejta të lëvizjes së lirë të barasvlershme me ato të qytetarëve të Bashkimit Evropian;
- "shtetas i një vendi të tretë" është çdo person që nuk është qytetar i Bashkimit Evropian sipas kuptimit të nenit 17, paragrafi 1 të traktatit themelues të Bashkimit Evropian dhe që nuk mbulohet nga pika 4;
- "rezidentë kufitarë" janë shtetasit e vendeve të treta që kanë qenë rezidentë legjitimë në zonën kufitare të një vendi fqinjë të shtetit anëtar, për një periudhë të specifikuar në marrëveshjet dypalëshe të përmendura në nenin 13, që duhet të jetë së paku një vit. Në raste të veçanta dhe të arsyetuara siç duhet në këto marrëveshje dypalëshe, periudha e qëndrimit prej më pak se një vit po ashtu mund të konsiderohet si e përshtatshme;
- "leje e trafikut lokal kufitar" është një dokument i veçantë, siç jepet në Kreun III, që u jep të drejtën rezidentëve kufitarë të kalojnë pikën e kalimit kufitar sipas regjimit të trafikut lokal kufitar;
- "Konventa e Shengenit" është Konventa për zbatimin e marrëveshjes së Shengenit, datë 14 qershor 1985, ndërmjet qeverive të shteteve të Bashkimit Ekonomik të Beneluksit, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës për eliminimin gradual të kontrolleve në kufijtë e tyre të përbashkët13.
KREU II
REGJIMI I TRAFIKUT LOKAL KUFITAR
Neni 4
Kushtet e hyrjes
Rezidentët kufitarë mund të kalojnë kufirin tokësor të shtetit anëtar fqinjë sipas regjimit të trafikut lokal kufitar, me kusht që ata:
- a) të posedojnë lejen e trafikut lokal kufitar dhe nëse kërkohet nga marrëveshja dypalëshe përkatëse e përmendur në nenin 13, dokumentin apo dokumentet e vlefshme të udhëtimit;
- b) të mos jenë persona për të cilët është lëshuar një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) me qëllim refuzimin e hyrjes së tyre;
- c) të mos konsiderohen si rrezik për politikën publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjërit prej shteteve anëtare dhe në veçanti kur në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare nuk është lëshuar asnjë alarm me qëllim refuzimin e hyrjes për të njëjtat arsye.
Neni 5
Kohëzgjatja e qëndrimit në zonën kufitare
Marrëveshjet dypalëshe të përmendura në nenin 13 specifikojnë kohëzgjatjen maksimale të lejueshme për çdo qëndrim të pandërprerë sipas regjimit të trafikut lokal kufitar, e cila nuk duhet të jetë më shumë se tre muaj
Neni 6
Verifikimet në hyrje dhe në dalje
- Shtetet anëtare kryejnë verifikime në hyrje dhe dalje për rezidentët kufitarë në mënyrë që të sigurohen se ata plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 4.
- Asnjë vulë për hyrje dhe dalje nuk duhet të vendoset në lejen e trafikut lokal kufitar sipas regjimit të trafikut lokal kufitar.
- Paragrafi 1 nuk cenon nenin 15.
KREU III
LEJA E TRAFIKUT LOKAL KUFITAR
Neni 7
Prezantimi i lejes së trafikut lokal kufitar
- Me anë të kësaj rregulloreje prezantohet leja e trafikut lokal kufitar.
- Vlefshmëria territoriale e lejes së trafikut lokal kufitar duhet të kufizohet në zonën kufitare të shtetit anëtar lëshues.
- Leja e trafikut lokal kufitar mban fotografinë e mbajtësit të lejes dhe duhet të përmbajë së paku të dhënat në vijim:
- a) emrin(at) mbiemrin(at), datën e lindjes, shtetësinë dhe vendin e qëndrimit të mbajtësit të lejes;
- b) autoritetin lëshues, datën e lëshimit dhe periudhën e vlefshmërisë;
- c) zonën kufitare në të cilën mbajtësi i lejes është i autorizuar të lëvizë;
- d) numrin(at) e dokumentit ose dokumenteve të vlefshme të udhëtimit, siç përmendet në nenin 9, germa "a", që i jep të drejtën mbajtësit të saj të kalojë kufijtë e jashtëm.
Në të tregohet qartë se mbajtësi i saj nuk është i autorizuar të lëvizë jashtë zonës kufitare dhe se çdo abuzim do të jetë objekt i sanksioneve të parashikuara në nenin 17.
Neni 8
Karakteristikat e sigurisë dhe specifikimet teknike të lejes së trafikut lokal kufitar
- Karakteristikat e sigurisë dhe specifikimet teknike të lejes së trafikut lokal kufitar janë në përputhje me dispozitat përkatëse të Rregullores së Këshillit (KE) nr. 1030/2002, datë 13 qershor 2002 "Për përcaktimin e një formati uniform për lejet e qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta"14.
- Shtetet anëtare i përcjellin Komisionit dhe shteteve të tjera anëtare një model të lejes së trafikut lokal kufitar të hartuar në përputhje me paragrafin 1.
Neni 9
Kushtet e lëshimit
Lejet e trafikut lokal kufitar mund t’u lëshohen rezidentëve të cilët:
- a) posedojnë dokument ose dokumente të vlefshme udhëtimi, siç përmendet në nenin 17, paragrafi 3, germa "a", të Konventës së Shengenit, që u jep atyre të drejtën të kalojnë kufirin;
- b) paraqesin dokumente që vërtetojnë statusin e tyre si rezidentë kufitarë dhe ekzistencën e arsyeve legjitime për kalimin e shpeshtë të kufirit të jashtëm tokësor sipas regjimit për trafikun lokal kufitar;
- c) nuk janë persona për të cilët është lëshuar një alarm në SIS me qëllim refuzimin e hyrjes së tyre;
- d) nuk konsiderohen si rrezik për politikën publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjërit prej shteteve anëtare dhe në veçanti kur në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare nuk është lëshuar asnjë alarm me qëllim refuzimin e hyrjes për të njëjtat arsye.
Neni 10
Vlefshmëria
Leja e trafikut lokal kufitar duhet të jetë e vlefshme minimumi një vit dhe maksimumi pesë vite.
Neni 11
Tarifat e lëshimit
Tarifat që korrespondojnë me koston administrative të përpunimit të aplikimeve për lejen e trafikut lokal nuk duhet të tejkalojnë tarifat e vendosura për përpunimin e aplikimeve për vizat afatshkurtra me hyrje të shumëfishta.
Leja e trafikut lokal kufitar mund të lëshohet pa pagesë.
Neni 12
Mënyrat e lëshimit
- Leja për trafikun lokal kufitar mund të lëshohet nga konsullata ose nga çdo autoritet administrativ i shtetit anëtar i caktuar në marrëveshjet dypalëshe të përmendura në nenin 13.
- Shtetet anëtare mbajnë një regjistër qendror për aplikimet, lëshimet, zgjatjen dhe anulimin ose tërheqjen e lejeve të trafikut lokal kufitar dhe caktojnë një pikë kombëtare kontakti përgjegjëse për dhënien e menjëhershme të informacionit për lejet e regjistruara në këtë regjistër, sipas kërkesës së shteteve të tjera anëtare.
KREU IV
ZBATIMI I REGJIMIT TË TRAFIKUT LOKAL KUFITAR
Neni 13
Marrëveshjet dypalëshe ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve të treta fqinje
- Për qëllim të zbatimit të regjimit të trafikut lokal kufitar, shtetet anëtare autorizohen të lidhin marrëveshje dypalëshe me vendet e treta fqinje në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë rregullore.
Shtetet anëtare mund të ruajnë gjithashtu marrëveshjet dypalëshe ekzistuese me vendet e treta fqinje për trafikun lokal kufitar. Në rastet kur këto marrëveshje janë në pajtim me këtë rregullore, shtetet anëtare përkatëse i ndryshojnë marrëveshjet, në një mënyrë të tillë që të eliminohen papajtueshmëritë e evidentuara.
- Përpara se të lidhë ose ndryshojë një marrëveshje dypalëshe për trafikun lokal kufitar me një vend të tretë fqinj, shtetet anëtare në fjalë konsultohen me Komisionin për sa i përket papajtueshmërisë së marrëveshjes me këtë rregullore.
Nëse Komisioni gjykon se marrëveshja nuk përputhet me këtë rregullore, ai njofton shtetin anëtar në fjalë. Shteti anëtar ndërmerr të gjithë hapat e përshtatshëm për të ndryshuar marrëveshjen brenda një periudhe të arsyeshme, në mënyrë të tillë që të eliminohen papajtueshmëritë e evidentuara.
- Nëse BE-ja ose shteti anëtar përkatës nuk ka lidhur një marrëveshje të përgjithshme ripranimi me një vend të tretë, në marrëveshjet dypalëshe për trafikun lokal kufitar me këtë vend të tretë parashikohet lehtësimi i ripranimit të personave që konstatohen se abuzojnë me regjimin e trafikut lokal kufitar siç përcaktohet nga kjo rregullore.
Neni 14
Krahasueshmëria e trajtimit
Në marrëveshjet dypalëshe të përmendura në nenin 13, shtetet anëtare sigurohen që vendet e treta t’u japin shtetasve të vendeve të treta që gëzojnë të e drejtën e lëvizjes së lirë në Komunitet dhe shtetasve të vendeve të treta që janë rezidentë të ligjshëm në zonën kufitare të shtetit anëtar përkatës, trajtim së paku të krahasueshëm me atë që u jepet rezidentëve kufitarë të vendit të tretë në fjalë.
Neni 15
Lehtësimi i kalimit kufitar
- Marrëveshjet dypalëshe të përmendura në nenin 13 mund të parashikojnë lehtësimin e kalimit të kufirit, atëherë kur shtetet anëtare:
- a) përcaktojnë pika specifike të kalimit kufitar të hapura vetëm për rezidentët kufitarë;
- b) mbajnë korsi specifike rezervë për rezidentët kufitarë në pikat e zakonshme të kalimit kufitar; ose
- c) marrin në konsideratë rrethanat lokale, dhe kur në raste të veçanta, ekziston një kërkesë me natyrë të veçantë, autorizojnë rezidentët kufitarë të kalojnë kufirin e tyre të jashtëm tokësor në vende të caktuara, përveç pikave të autorizuara për kalimin kufitar dhe jashtë orarit të caktuar të punës.
- Kur shteti anëtar vendos të lehtësojnë kalimin e kufirit për rezidentët kufitarë në përputhje me paragrafin 1, ai automatikisht lehtëson kalimin e kufirit për personat që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në Komunitet dhe qëndrojnë në zonën kufitare përkatëse.
- Në pikat e kalimit kufitar të përmendura në paragrafin 1, germa "a" dhe në korsitë e përmendura në paragrafin 1, germa "b", personat që kalojnë rregullisht kufirin e jashtëm tokësor dhe që, për shkak të kalimit të tyre të shpeshtë të kufirit, janë të njohur për rojat kufitare, zakonisht u nënshtrohen vetëm verifikimeve të rastit.
Këta persona u nënshtrohen herë pas here verifikimeve tërësore, pa paralajmërim dhe në intervale të çrregullta.
- Kurs shteti anëtar vendos të lehtësojë kalimin e kufirit për rezidentët kufitarë në përputhje me paragrafin 1, germa "c":
- a) Leja e trafikut lokal kufitar, përveç informacionit të kërkuar sipas nenit 7, paragrafi 3, përmban detaje të vendit dhe rrethanave sipas së cilave mund të kalohet kufiri i jashtëm tokësor;
- b) Shtetet anëtare në fjalë kryejnë verifikime të rastit dhe mbikëqyrje të rregullta për të parandaluar kalimet e paautorizuara të kufirit.
KREU V
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 16
Seuta dhe Melija
Dispozitat e kësaj rregulloreje nuk prekin rregullat e veçanta që zbatohen për qytetet e Seutës dhe Melijës, siç përcaktohet në Deklaratën e Mbretërisë së Spanjës për qytetet e Seutës dhe Melijës në Aktin Final të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Mbretërisë së Spanjës në Konventën që zbaton Marrëveshjen e Shengenit.
Neni 17
Sanksionet
- Shtetet anëtare sigurohen që çdo abuzim në lidhje me regjimin e trafikut lokal kufitar, siç përcaktohet në këtë rregullore dhe siç zbatohet nga marrëveshjet dypalëshe të përmendura në nenin 13, t’i nënshtrohet sanksioneve të parashikuara në legjislacionin e brendshëm.
- Këto sanksione janë efektive, proporcionale dhe parandaluese, dhe përfshijnë mundësinë e anulimit dhe revokimit të lejeve të trafikut lokal kufitar.
- Shtetet anëtare mbajnë një regjistër të të gjitha rasteve të abuzimeve në lidhje me trafikun lokal kufitar dhe të sanksioneve të vendosura në përputhje me paragrafin 1. Ky informacion i përcillet çdo gjashtë muaj shteteve të tjera anëtare dhe Komisionit.
Neni 18
Raporti për regjimin e trafikut lokal kufitar
Jo më vonë se 19 janari 2009, Komisioni i paraqet një raport Parlamentit Evropian dhe Këshillit për zbatimin dhe funksionimin e regjimit lokal kufitar, siç përcaktohet nga kjo rregullore dhe zbatohet nga marrëveshjet dypalëshe të lidhura dhe të mbajtura në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë rregullore. Raporti shoqërohet me propozime ligjore përkatëse, nëse është e nevojshme.
Neni 19
Njoftimi i marrëveshjeve dypalëshe
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për të gjitha marrëveshjet e përmendura në nenin 13 dhe për çdo denoncim ose ndryshim të tyre.
- Komisioni e vë informacionin e përcjellë në përputhje me paragrafin 1 në dispozicion të shteteve anëtare dhe të publikut, përmes botimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian dhe përmes çdo mjeti tjetër të përshtatshëm.
Neni 20
Ndryshimi i dispozitave të Konventës së Shengenit
Dispozitat e nenit 136, paragrafi 3, të Konventës së Shengenit zëvendësohen si më poshtë:
"3. Paragrafi 2 nuk zbatohet për marrëveshjet dypalëshe për trafikun lokal kufitar të përmendura në nenin 13 të Rregullores (KE) nr. 1931/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 dhjetor 2006, "Për rregullat mbi trafikun lokal kufitar në kufijtë e jashtëm tokësorë të shteteve anëtare"*.
Neni 21
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare në përputhje me Traktatin themelues të Komunitetit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 20 dhjetor 2006.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- BORRELL FONTELLES
Për Këshillin
Presidenti
- KORKEAOJA
- Opinioni i Parlamentit Evropian i 14 shkurtit 2006 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 5 tetor 2006.
- Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 81, 21.3.2001, f. 1. Rregullore e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 851/2005 (Gazeta Zyrtare L 141, 4.6.2005, f. 3).
- Shih në këtë Gazetë Zyrtare.
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 69.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- Vendimi i Këshillit 2004/849/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin në emër të Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit" (Gazeta Zyrtare L 368, 15.12.2004, f. 26).
- Vendimi i Këshillit 2004/860/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin në emër të Komunitetit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës në lidhje me përfshirjen e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit" (Gazeta Zyrtare L 370, 17.12.2004, f. 78).
- Direktiva 2004/38/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 29 prill 2004, "për të drejtën e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të familjes së tyre për lirinë e lëvizjes dhe të banimit brenda territorit të shteteve anëtare" (Gazeta Zyrtare L 158, 30.4.2004, f. 77). Versioni i korrigjuar në Gazeta Zyrtare L 229, 29.6.2004, f. 35.
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19. Konventa e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 1160/2005 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit (Gazeta Zyrtare L 191, 22.7.2005, f. 18).
- Gazeta Zyrtare L 157, 15.6.2002, f. 1.
* Gazeta Zyrtare L 405, 30.12.2006
RREGULLORE (KE) NR. 1920/2006 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 12 DHJETOR 2006, "PËR QENDRËN EVROPIANE TË MONITORIMIT TË DROGAVE DHE VARËSISË NDAJ DROGAVE (RIFORMULIM)"
-
Lexo Dokumentin
27.12.2006
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 376/1
RREGULLORE (KE) NR. 1920/2006 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 12 DHJETOR 2006, "PËR QENDRËN EVROPIANE TË MONITORIMIT TË DROGAVE DHE VARËSISË NDAJ DROGAVE (RIFORMULIM)"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin themelues të Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 152 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social1,
Pas konsultimit me Komitetin e Rajoneve,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 251 të Traktatit2,
Meqë:
- Në mbledhjen e tij në Luksemburg më 28 dhe 29 qershor 1991, Këshilli Evropian miratoi krijimin e Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogave. Ky organ, i quajtur Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë ndaj Drogave("Qendra"), u krijua nga Rregullorja e Këshillit (KEE) nr. 302/93, datë 8 shkurt 19933, e cila është ndryshuar në mënyrë thelbësore disa herë4. Meqë do të bëhen ndryshime të mëtejshme, kjo direktivë duhet të riformulohet për të qenë e qartë.
- Nevojitet informacion faktik, objektiv, i besueshëm dhe i krahasueshëm në lidhje me drogat, varësinë ndaj drogës dhe pasojat e tyre në nivel BE-je, për të ndihmuar BE-në dhe shtetet anëtare të kenë një pamje të përgjithshme dhe në këtë mënyrë për t’u jepet një vlerë të shtuar kur, në fushat e tyre përkatëse të kompetencës, marrin masa ose vendosin të marrin masa për të luftuar drogën.
- Fenomeni i drogës përfshin shumë aspekte të ndërthurura ngushtë dhe komplekse që nuk mund të veçohen lehtësisht. Prandaj, Qendrës duhet t’i besohet detyra e dhënies së informacioneve të përgjithshme, të cilat do të ndihmojnë BE-në dhe shtetet anëtare të saj të kenë një pamje të përgjithshme të fenomenit të drogës dhe varësisë ndaj drogës. Kjo detyrë nuk duhet të cenojë ndarjen e kompetencave midis BE-së dhe shteteve të saj anëtare në lidhje me dispozitat legjislative për ofertën dhe kërkesën e drogës.
- Me anë të vendimit nr. 2367/2002/KE, datë 16 dhjetor 20025, Parlamenti Evropian dhe Këshilli ngriti programin statistikor të BE-së për periudhën nga viti 2003 deri në 2007, ku përfshihen masat e BE-së për statistikat në fushën e shëndetit dhe sigurisë.
- Vendimi i Këshillit 2005/387/ÇBD, datë 10 maj 2005, "Për shkëmbimin e informacionit, vlerësimin e rrezikut dhe kontrollin e substancave të reja psikoaktive"6 përcakton rolin e Qendrës dhe të Komitetit të saj Shkencor në sistemin e informacionit të menjëhershëm dhe në vlerësimin e rreziqeve nga substancat e reja.
- Duhet të merren në konsideratë metodat e reja të përdorimit, veçanërisht të përdorimit të polidrogave, ku drogat e paligjshme merren në kombinim me drogat ose mjekimet e ligjshme.
- Një nga detyrat e Qendrës duhet të jetë ofrimi i informacionit për praktikat dhe udhëzimet më të mira në shtetet anëtare dhe lehtësimi i shkëmbimit të këtyre praktikave mes tyre.
- Rezoluta e Këshillit, datë 10 dhjetor 2001, për zbatimin e pesë treguesve kryesorë epidemiologjikë të drogave nxit shtetet anëtare të garantojnë, me anë të pikave kombëtare të kontaktit, disponimin e informacionit të krahasueshëm për këta tregues. Zbatimi i këtyre treguesve nga shtetet anëtare është një parakusht për kryerjen e detyrave nga Qendra siç përcaktohet në këtë rregullore.
- Preferohet që Komisioni të jetë në gjendje t’i besojë Qendrës drejtpërsëdrejti zbatimin e projekteve të asistencës strukturore të Komunitetit në lidhje me sistemet e informacionit për drogën në vendet e treta, si vendet kandidate apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë autorizuar nga Këshilli Evropian për të marrë pjesë në programet dhe agjencitë e Komunitetit.
- Mënyra në të cilën është organizuar Qendra dhe metodat e saj të punës duhet të jenë në përputhje me natyrën objektive të rezultateve të kërkuara, përkatësisht me krahasueshmërinë dhe përputhshmërinë e burimeve dhe metodave në lidhje me informacionin për drogën.
- Informacioni i përpiluar nga Qendra duhet të përfshijë fushat prioritare, përmbajtja, fushëveprimi dhe masat zbatuese të të cilave duhet të përcaktohen.
- Ekzistojnë organizata dhe organe kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare që tashmë ofrojnë informacione të këtij lloji dhe është e nevojshme që Qendra të jetë në gjendje të kryejë detyrat e saj në bashkëpunim të ngushtë me to.
- Rregullorja (KE) nr. 45/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 18 dhjetor 2000, "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet komunitare dhe organet, si dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave"7 duhet të zbatohet për përpunimin e të dhënave nga Qendra.
- Qendra gjithashtu duhet të zbatojë parimet dhe kufizimet e përgjithshme që rregullojnë të drejtën e aksesit në dokumentet e parashikuara në nenin 255 të Traktatit dhe të përcaktuara nga Rregullorja (KE) nr. 1049/2001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 30 maj 2001, "Për të drejtën e aksesit të publikut në dokumentet e Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit"8.
- Qendra duhet të ketë personalitet juridik.
- Duke pasur parasysh madhësinë e saj, Bordi Drejtues duhet të asistohet nga Komiteti Ekzekutiv.
- Me qëllim mirëinformimin e Parlamentit Evropian për gjendjen e fenomenit të drogave në Bashkimin Evropian, ai duhet të ketë të drejtën të marrë në pyetje Drejtorin e Qendrës.
- Puna e Qendrës duhet të kryhet në mënyrë transparente dhe administrimi i saj duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregullave ekzistuese të qeverisjes së mirë dhe kundër mashtrimit, në veçanti Rregullores (KE) nr. 1073/1999 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 25 maj 1999, "Për hetimet e kryera nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit" (ZEKM)"9 dhe marrëveshjes ndërinstitucionale, datë 25 maj 1999, mes Parlamentit Evropian, Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane lidhur me hetimet e brendshme nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit(OLAF)10, në të cilën Qendra ka aderuar dhe dispozitave zbatuese të nevojshme të miratuara për të.
- Duhet të kryhet rregullisht një vlerësim i jashtëm i punës së Qendrës dhe kjo rregullore duhet të përshtatet siç duhet, sipas rastit.
- Meqenëse objektivat e kësaj rregulloreje nuk mund të arrihen plotësisht kur shtetet anëtare veprojnë në mënyrë të njëanshme, por ku, për shkak të shkallës dhe efekteve të kësaj rregulloreje, mund të arrihet më mirë në nivel të Komunitetit, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave.
- Kjo rregullore respekton të drejtat themelore dhe ndjek parimet e njohura në veçanti nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Objektivi
- Kjo rregullore krijon Qendrën Evropiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësinë ndaj Drogave ("Qendra").
- Qëllimi i Qendrës është t’i sigurojë, në fushat e përmendura në nenin 3, BE-së dhe shteteve të saj anëtare informacion faktik, objektiv, të besueshëm dhe të krahasueshëm në nivel BE-je për drogat dhe varësinë ndaj drogave dhe pasojat e tyre.
- Informacioni statistikor, shkresor dhe teknik i përpunuar ose i nxjerrë synon të ndihmojë që BE-ja dhe shtetet anëtare të kenë një pamje të përgjithshme të situatës së drogës dhe varësisë ndaj drogës, kur marrin masa ose vendosin të marrin masa në fushën e tyre të kompetencës. Për të nxitur sinergjinë dhe për të shmangur dublikimet, elementi statistikor i këtij informacioni zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet statistikore duke përdorur, sipas nevojës, programin e statistikave të Komunitetit. Merren parasysh të dhënat e mëtejshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ("OKB") të disponueshme në mbarë botën.
- Pa cenuar nenin 2, germa "d", pika V, Qendra nuk mund të marrë asnjë masë që shkon përtej sferës së informacionit dhe përpunimit të tij.
- Qendra nuk mbledh asnjë të dhënë që bën të mundur identifikimin e një personi apo të një grupi të vogël personash. Ajo nuk përcjell asnjë informacion në lidhje me rastet specifike dhe konkrete.
Neni 2
Detyrat
Për të arritur objektivin e përcaktuar në nenin 1, brenda fushave të saj të veprimtarisë, Qendra kryen detyrat si më poshtë:
- a) Grumbullimin dhe analizimin e të dhënave ekzistuese
- mbledhjen, regjistrimin dhe analizimin e informacionit, duke përfshirë të dhënat që rezultojnë nga kërkimet, të komunikuara nga shtetet anëtare dhe të dhënat që vijnë nga burime të Komunitetit, burime joqeveritare kombëtare dhe organizatat ndërkombëtare kompetente, përfshirë Zyrën Policore Evropiane (Europol); sigurimin e informacionit për praktikat më të mira në shtetet anëtare dhe lehtësimin e shkëmbimit të këtyre praktikave mes tyre; kjo mbledhje, regjistrim, analizim dhe punë informuese mbulon gjithashtu të dhënat mbi tendencat e reja të përdorimit të polidrogave, duke përfshirë përdorimin e kombinuar të substancave psikoaktive të ligjshme dhe të paligjshme;
- kryerjen e anketave, studimeve përgatitore dhe studimeve të fizibilitetit, si dhe çdo projekt pilot që është i nevojshëm për të përmbushur detyrat e saj; organizimin e takimeve të ekspertëve dhe, kur është e nevojshme, krijimin e grupeve ad hoc të punës për këtë qëllim; ngritjen dhe vënien në dispozicion të burimeve të dokumentacionit shkencor të hapur dhe asistimin në nxitjen e veprimtarive informuese;
III. ofrimin e një sistemi organizativ dhe teknik në gjendje për të ofruar informacion për programe ose masa të ngjashme ose plotësuese të ndjekura nga shtetet anëtare;
- krijimin dhe koordinimin e rrjetit të përmendur në nenin 5, në konsultim dhe bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe organizatat në shtetet anëtare;
- lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mes vendimmarrësve, kërkuesve, specialistëve dhe atyre të përfshirë në çështjet që kanë të bëjnë me drogat në organizatat qeveritare dhe joqeveritare;
- b) Përmirësimin e metodave për krahasimin e të dhënave
- garantimin e krahasueshmërisë, objektivitetit dhe besueshmërisë së rritur të të dhënave, në nivel BE-je, duke vendosur tregues dhe kritere të përbashkëta të një natyre jodetyruese, pajtueshmëria e të cilave mund të rekomandohet nga Qendra, me qëllim garantimin e njëtrajtshmërisë më të lartë të metodave të matjes të përdorura nga shtetet anëtare dhe Komuniteti;në veçanti, Qendra zhvillon mjete dhe instrumente për të ndihmuar shtetet anëtare të monitorojnë dhe vlerësojnë politikat e tyre kombëtare dhe Komisionin për të monitoruar dhe vlerësuar politikat e BE-së;
- lehtësimin dhe strukturimin e shkëmbimit të informacionit, si për cilësinë ashtu dhe sasinë (bazat e të dhënave);
- c) Shpërndarjen e të dhënave
- vënien e informacionit të nxjerrë prej saj në dispozicion të BE-së, shteteve anëtare dhe organizatave kompetente;
- garantimin e përhapjes së gjerë të punës të kryer në çdo shtet anëtar dhe nga vetë BE-ja dhe, sipas rastit, nga vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare;
III. garantimin e shpërndarjes së gjerë të të dhënave të besueshme jokonfidenciale, duke publikuar në bazë të të dhënave që mbledh, një raport vjetor mbi gjendjen e problemit të drogës, duke përfshirë të dhëna për tendencat e reja;
- d) Bashkëpunimin me organet dhe organizatat evropiane dhe ndërkombëtare dhe vendet e treta
- dhënien e kontributit në përmirësimin e koordinimit të masave të brendshme dhe të BE-së në fushat e saj të veprimtarisë;
- pa cenuar detyrimet e shteteve anëtare në lidhje me përcjelljen e informacionit, sipas dispozitave të Konventave të Kombeve të Bashkuara për drogat, nxitjen e inkorporimit të të dhënave për drogat dhe varësinë ndaj drogës, të mbledhura në shtetet anëtare ose që vijnë nga Komuniteti sipas programeve ndërkombëtare për monitorimin dhe kontrollin e drogës, veçanërisht ato të themeluara nga OKB dhe agjencitë e saj të specializuara;
III. bashkëpunimin në mënyrë aktive me Europol-in për të ruajtur efikasitetin maksimal në monitorimin e problemit të drogës;
- bashkëpunimin në mënyrë aktive me organizatat dhe organet e përmendura në nenin 20;
- v) me kërkesën e Komisionit dhe me miratimin e Bordit Drejtues të përmendur në nenin 9, transferimin e ekspertizës në disa vende të treta si vendet kandidate ose vendet e Ballkanit perëndimor dhe asistimi në krijimin dhe forcimin e lidhjeve strukturore me rrjetin e përmendur në nenin 5, si dhe ngritjen dhe konsolidimin e pikave kombëtare të kontaktit të përmendura në këtë nen;
- e) Detyrimet për informacion
Në parim, nëse identifikon zhvillime të reja dhe tendenca në ndryshim, Qendra informon autoritetet kompetente të shteteve anëtare për to.
Neni 3
Fushat prioritare të veprimtarisë
Objektivat dhe detyrat e Qendrës, të përcaktuara në nenet 1 dhe 2, zbatohen duke ndjekur rendin e prioriteteve të treguar në Shtojcën I.
Neni 4
Metoda e punës
- Qendra në mënyrë progresive kryen detyrat e saj në kuadër të objektivave të miratuara në programet trevjeçare dhe vjetore të punës të përmendura në nenin 9, paragrafi 4 dhe 5, dhe duke marrë në konsideratë siç duhet burimet në dispozicion.
- Gjatë kryerjes së veprimtarive të saj, Qendra, për të shmangur dublikimet, merr parasysh veprimtaritë e kryera tashmë nga institucionet dhe agjencitë e tjera ekzistuese ose të ardhshme, kryesisht nga Europoli, dhe garanton që kjo të jetë një vlerë e shtuar.
Neni 5
Rrjeti Evropian i Informimit mbi Drogat dhe Varësinë ndaj Drogave (Reitox)
- Qendra ka në dispozicion Rrjetin Evropian të Informimit mbi Drogat dhe Varësinë ndaj Drogave (Reitox). Rrjeti përbëhet nga një pikë kontakti për çdo shtet anëtar dhe për çdo vend që ka lidhur një marrëveshje sipas nenit 21, si dhe nga një pikë kontakti për Komisionin. Caktimi i pikave kombëtare të kontaktit është përgjegjësia ekskluzive e vendeve në fjalë.
- Pikat kombëtare të kontaktit formojnë një ndërfaqe mes vendeve pjesëmarrëse dhe Qendrës. Ato kontribuojnë në vendosjen e treguesve dhe të dhënave kyçe, si dhe në udhëzimet për zbatimin e tyre me qëllim marrjen e informacionit të besueshëm dhe të krahasueshëm në nivel të Bashkimit Evropian. Ato mbledhin dhe analizojnë në mënyrë objektive dhe në nivel kombëtar, duke sjellë përvojën nga sektorë të ndryshëm si shëndetësia, drejtësia, zbatimi i ligjit dhe në bashkëpunim me ekspertët dhe organizatat kombëtare aktive në fushën e politikave për drogën, të gjitha informacionet përkatëse mbi drogën dhe varësinë ndaj drogës, si dhe mbi politikat dhe zgjidhjet e zbatuara. Në veçanti, ato sigurojnë të dhëna për pesë treguesit epidemiologjik të specifikuar nga Qendra.
Çdo shtet anëtar sigurohet që përfaqësuesi i tij në rrjetin Reitox të sigurojë informacionin e përcaktuar në nenin 4, paragrafi 1, të Vendimit 2005/387/ÇBD.
Pikat kombëtare të kontaktit gjithashtu mund t’i ofrojnë Qendrës informacion mbi tendencat e reja në përdorimin e substancave ekzistuese psikoaktive dhe/ose të kombinimeve të reja të substancave psikoaktive që paraqesin një rrezik të mundshëm për shëndetin publik, si dhe informacion për masat e mundshme lidhur me shëndetin publik.
- Autoritetet kombëtare garantojnë funksionimin e pikës së tyre të kontaktit për mbledhjen dhe analizën e të dhënave në nivel kombëtar, në bazë të udhëzimeve të miratuara në Qendër.
- Detyrat specifike të caktuara për pikat kombëtare të kontaktit paraqiten në programin trevjeçar të Qendrës siç përmendet në nenin 9, paragrafi 4.
- Qendra, duke respektuar plotësisht epërsinë e pikave kombëtare të kontaktit dhe në bashkëpunim të ngushtë me to, mund të përdorë ekspertizë shtesë dhe burime informacioni në fushën e drogave dhe në varësinë nga droga.
Neni 6
Mbrojtja dhe konfidencialiteti i të dhënave
- Të dhënat për drogat dhe varësinë ndaj drogave të marra dhe të ofruara nga Qendra mund të publikohen në përputhje me rregullat e BE-së dhe kombëtare për shpërndarjen dhe konfidencialitetin e informacionit. Të dhënat personale nuk mund të publikohen ose të bëhen të aksesueshme për publikun.
Shtetet anëtare dhe pikat kombëtare të kontaktit nuk janë të detyruara të ofrojnë informacion të klasifikuar si konfidencial sipas legjislacionit të brendshëm.
- Rregullorja (KE) nr. 45/2001 zbatohet për Qendrën.
Neni 7
Aksesi në dokumente
- Rregullorja (KE) nr. 1049/2001 zbatohet për dokumentet e mbajtura nga Qendra.
- Bordi Drejtues i përmendur në nenin 9 miraton masat për zbatimin e Rregullores (KE) nr. 1049/2001.
- Vendimet e marra nga Qendra sipas nenit 8 të Rregullores (KE) nr. 1049/2001 mund t'i hapin rrugën depozitimit të një ankese tek Avokati i Popullit ose të jenë objekt i një akti përpara Gjykatës së Drejtësisë së Komuniteteve Evropiane, përkatësisht sipas neneve 195 dhe 230 të Traktatit.
Neni 8
Statusi ligjor dhe selia
- Qendra ka personalitet juridik. Në secilin nga shtetet anëtare, ajo gëzon zotësinë më të gjerë juridike që u jepet personave juridikë sipas legjislacionit të tyre. Në veçanti mund të përftojë ose heqë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe mund të jetë palë në procese gjyqësore.
- Selia e Qendrës është në Lisbonë.
Neni 9
Bordi Drejtues
- Bordi Drejtues i Qendrës përbëhet nga një përfaqësues i çdo shteti anëtar, dy përfaqësues nga Komisioni, dy ekspertë të pavarur, me njohuri të caktuara në fushën e drogave, të caktuar nga Parlamenti Evropian dhe një përfaqësues i çdo vendi që ka lidhur një marrëveshje sipas nenit 21.
Secili prej anëtarëve të Bordit Drejtues ka një votë, me përjashtim të përfaqësuesve të vendeve që kanë lidhur marrëveshje në përputhje me nenin 21, të cilët nuk kanë të drejtë vote.
Vendimet e Bordit Drejtues merren me shumicën prej dy të tretave të anëtarëve me të drejtë vote, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafin 6 të këtij neni dhe në nenin 20.
Çdo anëtar i Bordit Drejtues mund të ndihmohet ose të përfaqësohet nga një zëvendës. Në mungesë të një anëtari me të drejtë të plotë vote, zëvendësi i tij/saj ka të drejtë të ushtrojë këtë të drejtë.
Bordi Drejtues mund të ftojë si vëzhgues pa të drejtë vote, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare me të cilat Qendra bashkëpunon në përputhje me nenin 20.
- Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Bordit Drejtues zgjidhet ndër dhe nga anëtarët e tij për një periudhë trevjeçare. Mandatet e tyre rinovohen vetëm një herë.
Kryetari dhe Zëvendëskryetari kanë të drejtën të marrin pjesë në votim.
Bordi Drejtues harton vetë rregulloren e tij të brendshme.
- Mbledhjet e Bordit Drejtues thirren nga Kryetari i tij. Ai mban një mbledhje të zakonshme të paktën një herë në vit. Drejtori i Qendrës, siç përmendet në nenin 11, merr pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues, pa të drejtë vote, si dhe siguron sekretariatin e bordit në përputhje me nenin 11, paragrafi 3.
- Pas konsultimit me Komitetin Shkencor të përmendur në nenin 13 dhe marrjes së opinionit të Komisionit, Bordi Drejtues miraton një program pune trevjeçar bazuar në një draft të paraqitur nga Drejtori dhe ia përcjell atë Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit.
- Sipas programit trevjeçar të punës, Bordi Drejtues miraton çdo vit programin vjetor të punës së Qendrës në bazë të draftit të paraqitur nga Drejtori, pas konsultimit me Komitetin Shkencor dhe pas marrjes së opinionit të Komisionit. Programi i punës i përcillet Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit. Ai mund të përshtatet gjatë vitit në përputhje me të njëjtën rregullore.
- Kur Komisioni nuk bie dakord për programin trevjeçar ose vjetor të punës, Bordi Drejtues i miraton këto programe me një shumicë prej tre të katërtat e anëtarëve me të drejtë vote.
- Bordi Drejtues miraton raportin vjetor për veprimtaritë e Qendrës dhe jo më vonë se 15 qershori ia përcjell atë Parlamentit Evropian, Këshillit, Komisionit dhe Gjykatës së Audituesve dhe shteteve anëtare.
- Qendra i përcjell çdo vit autoritetit buxhetor çdo informacion që ka lidhje me rezultatet e procedurave të vlerësimit.
Neni 10
Komiteti Ekzekutiv
- Bordi Drejtues asistohet nga një Komitet Ekzekutiv. Komiteti Ekzekutiv përbëhet nga Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Bordit Drejtues, dy anëtarë të tjerë të Bordit Drejtues që përfaqësojnë shtetet anëtare dhe të emëruar nga Bordi Drejtues dhe dy përfaqësues të Komisionit. Drejtori merr pjesë në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv.
- Këshilli Ekzekutiv mblidhet të paktën dy herë në vit dhe sa herë që lind nevoja për të përgatitur vendimet e Bordit Drejtues dhe për të asistuar dhe këshilluar Drejtorin. Ai merr vendime në emër të Bordit Drejtues për ato çështje të parashikuara në rregullat financiare të miratuara në pajtim me nenin 15, paragrafi 10, të cilat nuk janë të rezervuara për Bordin Drejtues nga kjo rregullore. Vendimet miratohen me konsensus.
Neni 11
Drejtori
- Qendra kryesohet nga një Drejtor i emëruar nga Bordi Drejtues me propozim të Komisionit për një mandat pesëvjeçar, i cili është i rinovueshëm.
- Para marrjes së mandatit të parë nga maksimumi dy mandate, kandidati i zgjedhur nga Bordi Drejtues për pozicionin e Drejtorit ftohet pa vonesë për të bërë një deklaratë para Parlamentit Evropian dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve të ngritura nga anëtarët e këtij institucioni.
- Drejtori është përgjegjës për:
- a) përgatitjen dhe vënien në zbatim të vendimeve dhe programeve të miratuara nga Bordi Drejtues,
- b) administrimin e përditshëm,
- c) përgatitjen e programeve të punës së Qendrës,
- d) përgatitjen e projektit të parashikimit të të ardhurave dhe të shpenzimeve, dhe për vënien në zbatim të buxhetit;
- e) përgatitjen dhe publikimin e raporteve të parashikuara në këtë rregullore,
- f) administrimin e çështjeve që të kanë të bëjnë me personelin dhe, në veçanti, ushtrimin e kompetencave që i janë deleguar autoritetit emërues,
- g) përcaktimin e strukturës organizative të Qendrës dhe paraqitjen e saj për miratim tek Bordi Drejtues,
- h) kryerjen e detyrave të përmendura në nenin 1 dhe 2,
- i) kryerjen e një vlerësimi të rregullt për punën e Qendrës.
- Drejtori i raporton Bordit Drejtues për veprimtaritë e tij.
- Drejtori është përfaqësuesi ligjor i Qendrës.
Neni 12
Seanca dëgjimore e drejtorit dhe e kryetarit të Bordit Drejtues para Parlamentit Evropian
Drejtori i paraqet çdo vit Parlamentit Evropian raportin e përgjithshëm për veprimtaritë e Qendrës. Parlamenti Evropian mund të kërkojë gjithashtu një seancë dëgjimore me Drejtorin dhe Kryetarin e Bordit Drejtues për çdo çështje që ka të bëjë me veprimtaritë e Qendrës.
Neni 13
Komiteti Shkencor
- Bordi Drejtues dhe Drejtori asistohen nga Komiteti Shkencor, i cili, nëse parashikohet në këtë rregullore, jep një opinion për çdo çështje shkencore që mund t’i paraqitet nga Bordi Drejtues ose Drejtori në lidhje me veprimtaritë e Qendrës.
Opinionet e Komitetit Shkencor bëhen publike.
- Komiteti Shkencor përbëhet maksimumi nga pesëmbëdhjetë shkencëtarë të mirënjohur të emëruar në bazë të ekselencës shkencore dhe paanësinë së tyre nga Bordi Drejtues, pas publikimit të thirrjes për shprehje interesi në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian. Procedura e zgjedhjes garanton që fushat e specializuara të anëtarëve të Komitetit Shkencor të mbulojnë ato fusha shkencore më relevante që kanë të bëjnë me problemet e drogave dhe varësisë ndaj drogës.
Anëtarët e Komitetit Shkencor emërohen në cilësi personale dhe japin opinionet e tyre plotësisht të pavarura nga shtetet anëtare dhe institucionet e Komunitetit.
Përpara se të jap ndonjë opinion Komisioni Shkencor merr parasysh qëndrimet e ndryshme të shprehura nga opinionet e ekspertëve kombëtarë, nëse ka.
Me qëllim zbatimin e Vendimit 2005/387/ÇBD, Komiteti Shkencor mund të zgjerohet duke ndjekur procedurën e parashikuar në nenin 6, paragrafi 2 i këtij vendimi.
- Anëtarët i shërbejnë Komitetit Shkencor për një periudhë trevjeçare, e cila është e rinovueshme.
- Komiteti Shkencor zgjedh kryetarin e tij për një periudhë trevjeçare. Ai thirret nga kryetari i tij të paktën një herë në vit.
Neni 14
Hartimi i buxhetit
- Vlerësimet e të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të Qendrës përgatiten për çdo vit financiar, që korrespondojnë me vitin kalendarik, dhe pasqyrohen në buxhetin e Qendrës.
- Të ardhurat dhe shpenzimet e pasqyruara në buxhet janë të balancuara.
- Të ardhurat e Qendrës, pa cenuar burimet e tjera, përfshijnë një subvencion nga Komuniteti, të regjistruar në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian (Seksioni i Komisionit), nga pagesat për shërbimet e ofruara dhe nga çdo kontribut financiar nga organizatat, organet dhe vendet e treta të përmendura në nenet 20 dhe 21 përkatësisht.
- Te shpenzimet e Qendrës përfshihen:
- a) shpërblimi i personelit, shpenzimet administrative dhe infrastrukturore si dhe kostot operative;
- b) shpenzimet në mbështetje të pikave të kontaktit Reitox.
- Çdo vit, Bordi Drejtues përgatit një parashikim të të ardhurave dhe shpenzimeve për qendrën, në bazë të një drafti të hartuar nga drejtori, për vitin e ardhshëm financiar. Ky parashikim, i cili përfshin një draft plan organizativ, i përcillet Komisionit nga Bordi Drejtues jo më vonë se 31 marsi, së bashku me programin e punës së Qendrës. Komisioni ia përcjell këtë parashikim Parlamentit Evropian dhe Këshillit (në vijim referuar si "autoriteti buxhetor") së bashku me një projekt buxhet të përgjithshëm paraprak të Bashkimit Evropian.
- Në bazë të këtij parashikimi, Komisioni përfshin në projekt buxhetin e përgjithshëm paraprak të Bashkimit Evropian parashikimet që i konsideron të nevojshme për planin organizativ dhe shumën e subvencionit që do t'i shtohet buxhetit të përgjithshëm, të cilin ia paraqet autoritetit buxhetor, në përputhje me nenin 272 të Traktatit.
- Autoriteti buxhetor autorizon caktimin e fondeve për subvencion për Qendrën dhe miraton planin e organizativ për Qendrën.
- Buxheti miratohet nga Bordi Drejtues. Ai bëhet përfundimtar pas miratimit të fundit të buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian. Ai përshtatet përkatësisht sipas rastit.
- Bordi drejtues njofton, sa më shpejt të jetë e mundur, autoritetin buxhetor për qëllimin e tij për të zbatuar çdo projekt që mund të ketë implikime të mëdha financiare për financimin e buxhetit, në veçanti për çdo projektet në lidhje me prona, si p.sh. marrja me qira ose blerja e ndërtesave. Ai njofton Komisionin për këtë qëllim.
Kur një degë e autoritetit buxhetor ka njoftuar për qëllimin e saj për të dhënë një opinion, ajo ia përcjell opinionin e saj Bordit Drejtues brenda gjashtë javësh nga data e njoftimit të projektit.
Neni 15
Vënia në zbatim e buxhetit
- Drejtori zbaton buxhetin e Qendrës.
- Jo me vonë se 1 marsi pas çdo viti financiar, financieri i Qendrës i komunikon financierit të Komisionit llogaritë provizore, së bashku me një raport të menaxhimit buxhetor dhe financiar për atë vit financiar. Financieri i Komisionit konsolidon llogaritë provizore të institucioneve dhe të organeve të decentralizuara në përputhje me nenin 128 të Rregullores së Këshillit (KE, Euratom) nr. 1605/2002, datë 25 qershor 2002, "Për rregulloren financiare që zbatohet mbi buxhetin e përgjithshëm të Komuniteteve Evropiane"11 (në vijim referuar si "rregullorja e përgjithshme financiare").
- Jo më vonë se 31 marsi pas çdo viti financiar, financieri i Komisionit i përcjell llogaritë provizore Gjykatës së Audituesve, të shoqëruar nga një raport për menaxhimin buxhetor dhe financiar për atë vit financiar. Raporti për menaxhimin buxhetor dhe financiar për vitin financiar i përcillet gjithashtu Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
- Me marrjen e vërejtjeve të Gjykatës së Audituesve për llogaritë provizore të Qendrës, sipas nenit 129 të rregullores së përgjithshme financiare, drejtori harton llogaritë përfundimtare të Qendrës nën përgjegjësinë e tij dhe i dorëzon ato për opinion te Bordi Drejtues.
- Bordi Drejtues jep një opinion për llogaritë përfundimtare të Qendrës.
- Drejtori, jo më vonë se 1 korriku pas çdo viti financiar, ia përcjell llogaritë përfundimtare Parlamentit Evropian, Këshillit, Komisionit dhe Gjykatës së Audituesve, të shoqëruar me opinionin e Bordit Drejtues.
Llogaritë përfundimtare publikohen.
- Drejtori i dërgon Gjykatës së Audituesve një përgjigje për vërejtjet e tij, jo më vonë se 30 shtatori. Ai ia dërgon këtë përgjigje edhe Bordit Drejtues.
- Drejtori i dorëzon Parlamentit Evropian, me kërkesë të këtij të fundit, çdo informacion të kërkuar për zbatimin gradual të procedurës së lejes për vitin financiar në fjalë, siç parashikohet në nenin 146 paragrafi 3 të rregullores së përgjithshme financiare.
- Parlamenti Evropian, me një rekomandim nga Këshilli duke vepruar me një shumicë të cilësuar, përpara datës 30 prill të vitit N + 2, i jep leje Drejtorit lidhur me zbatimin e buxhetit për vitin N.
- Rregullat financiare të zbatueshme për Qendrën miratohen nga Bordi Drejtues pas konsultimit me Komisionin. Ato nuk mund të shmangen nga Rregullorja e Komisionit (KE Euroatom) nr. 2343/200212 "Për kuadrin e Rregullores Financiare për organet e përmendura në nenin 185 të Rregullores së Këshillit (KE, Euroatom) nr. 1605/2002", përveç rastit kur kërkohet në mënyrë specifike për funksionimin e Qendrës dhe me pëlqimin paraprak nga Komisioni.
Neni 16
Lufta kundër mashtrimit
- Me qëllim për të luftuar mashtrimin, korrupsionin dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme që prekin interesat financiare të Komuniteteve, dispozitat e rregullores (KE) nr. 1073/1999 zbatohen për Qendrën pa ndonjë kufizim.
- Vendimet në lidhje me financimet dhe marrëveshjet dhe instrumentet zbatuese që rrjedhin prej tyre, parashikojnë shprehimisht që Gjykata e Audituesve dhe ZEKM mund të kryejnë, sipas nevojës, kontrolle në terren në ambientet e përfituesve të financimit të Qendrës.
Neni 17
Privilegjet dhe imunitetet
Për Qendrën zbatohet protokolli për privilegjet dhe imunitetet e Komuniteteve Evropiane.
Neni 18
Rregulloret e Personelit
Rregulloret e Personelit të zyrtarëve të Komuniteteve Evropiane, Kushtet e Punësimit të nëpunësve të tjerë të Komuniteteve Evropiane dhe rregullat e miratuara bashkërisht nga institucionet e Komunitetit për qëllime të zbatimit të këtyre Rregulloreve të Personelit dhe Kushteve të Punësimit, zbatohen për personelin e Qendrës.
Qendra, kur angazhon personelin nga vendet e treta pas përfundimit të marrëveshjeve të përmendura në nenin 21, në çdo rast, vepron në përputhje me rregulloren e personelit dhe kushtet e punësimit të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni.
Në lidhje me personelin e saj, Qendra ushtron kompetencat që i janë deleguar nga autoriteti emërues.
Bordi Drejtues, në marrëveshje me Komisionin, miraton rregullat e duhura zbatuese në përputhje me rregulloren e personelit, nenin 110 dhe kushtet e punësimit të përmendura në paragrafin 1.
Bordi Drejtues mund të miratojë dispozita të cilat lejojnë ekspertët kombëtarë të shteteve anëtare të tjera të punësohen me transferim tek Qendra.
Neni 19
Përgjegjësia
- Detyrimi kontraktual i qendrës rregullohet nga ligji i zbatueshëm për kontratën në fjalë. Gjykata e Drejtësisë ka juridiksion sipas një klauzole arbitrazhi të një kontrate të nënshkruar nga Qendra.
- Në rastin e përgjegjësisë jashtëkontraktore, Qendra, në përputhje me parimet e përgjithshme të përbashkëta për legjislacionet e shteteve anëtare, dëmshpërblen çdo dëm të shkaktuar nga ajo ose nga personeli i saj gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Gjykata e Drejtësisë ka juridiksion për mosmarrëveshjet në lidhje me kompensimin e këtyre dëmeve.
- Përgjegjësia personale e personelit të saj ndaj Qendrës rregullohet nga dispozitat që zbatohen për personelin e Qendrës.
Neni 20
Bashkëpunimi me organizatat dhe organet e tjera
Pa cenuar marrëdhëniet që Komisioni mund të ruajë në përputhje me nenin 302 të Traktatit, Qendra kërkon në mënyrë aktive të bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare dhe organet e tjera, veçanërisht ato evropiane, qeveritare dhe joqeveritare kompetente në sektorin e drogave.
Ky bashkëpunim bazohet në marrëveshjet e punës të lidhura me organizatat dhe organet e përmendura në paragrafin e parë. Këto marrëveshje miratohen nga Bordi Drejtues mbi bazën e draftit të paraqitur nga Drejtori dhe pasi Komisioni të ketë dhënë një opinion. Kur Komisioni nuk bie dakord me këto marrëveshje, Bordi Drejtues i miraton ato me një shumicë prej tre të katërtat e anëtarëve me të drejtë vote.
Neni 21
Pjesëmarrja e vendeve të treta
Qendra është e hapur ndaj pjesëmarrjes së vendeve të treta që ndajnë interesat e Komunitetit dhe të shteteve anëtare në objektivat dhe punën e Qendrës, në bazë të marrëveshjeve të lidhura mes këtyre vendeve të treta dhe Komunitetit në bazë të nenit 300 të Traktatit.
Neni 22
Juridiksioni i Gjykatës së Drejtësisë
Gjykata e Drejtësisë ka juridiksion për pretendimet e ngritura kundër Qendrës sipas nenit 230 të Traktatit.
Neni 23
Raporti i vlerësimit
Komisioni ndërmerr një vlerësim të jashtëm të Qendrës çdo gjashtë vjet që përkon me përfundimin e dy programeve trevjeçare të Qendrës. Këto vlerësime bëhen edhe për sistemin Reitox. Komisioni i përcjell Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Bordit Drejtues raportin e vlerësimit.
Në këtë kontekst, Komisioni, sipas rastit, paraqet një propozim për rishikimin e dispozitave të kësaj rregulloreje në sajë të zhvillimeve të agjencive rregullatore, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 251 të Traktatit.
Neni 24
Shfuqizimi
Rregullorja (KEE) nr. 302/93 shfuqizohet.
Referimet ndaj rregullores së shfuqizuar interpretohen si referime të kësaj rregulloreje dhe shpjegohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën III.
Neni 25
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi njëzetë ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Strasburg, më 12 dhjetor 2006.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- BORRELL FONTELLES
Për Këshillin
Presidenti
- PEKKARINEN
SHTOJCA I
- a) Puna e Qendrës kryhet në përputhje me kompetencat përkatëse të Komunitetit dhe të shteteve anëtare të tij në fushën e drogave, siç janë përcaktuar nga Traktati. Ajo mbulon aspektet e ndryshme të fenomenit të drogës dhe varësisë nga droga, si dhe zgjidhjet e zbatuara. Për këtë, Qendra udhëhiqet nga Strategjitë e Drogave dhe Planet e Veprimit të miratuara nga Bashkimi Evropian.
Qendra fokusohet në fushat prioritare si më poshtë:
1) monitorimi i gjendjes së problemit të drogës, në veçanti duke përdorur treguesit epidemiologjikë ose tregues të tjerë, si dhe monitorimi i tendencave të reja, veçanërisht i atyre që përfshijnë përdorimin e polidrogës;
2) monitorimi i zgjedhjeve të zbatuara për problemet lidhur me drogën; ofrimi i informacionit për praktikat më të mira në shtetet anëtare dhe lehtësimi i shkëmbimit të këtyre praktikave mes tyre;
3) vlerësimi i rreziqeve të substancave të reja psikoaktive dhe mbajtja e një sistemi të menjëhershëm informacioni në lidhje me përdorimin e tyre dhe gjithashtu në lidhje me metodat e reja të përdorimit të substancave ekzistuese psikoaktive;
4) zhvillimi i mjeteve dhe instrumenteve për të ndihmuar shtetet anëtare të monitorojnë dhe vlerësojnë politikat e tyre kombëtare dhe Komisionin që të monitorojë dhe vlerësojë politikat e Bashkimit Evropian.
- b) Komisioni i vë në dispozicion Qendrës, për shpërndarje, informacionin dhe të dhënat statistikore që posedon sipas kompetencave të tij.
SHTOJCA II
RREGULLORJA E SHFUQIZUAR DHE NDRYSHIMET VIJUESE
Rregullorja e Këshillit (KEE), nr. 302/93
Rregullorja e Këshillit (KE), nr. 3294/94
Rregullorja e Këshillit (KE), nr. 2220/2000
Rregullorja e Këshillit (KE), nr. 1651/2003
SHTOJCA III
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Rregullorja e Këshillit (KEE), nr. 302/93
Kjo Rregullore
Neni 1
Neni 1
—
Neni 1 paragrafi 3, fjalia e dytë dhe e tretë
Neni 2, germa "a", nëntitulli
Neni 2, germa "a", nëntitulli
Neni 2, germa "a", paragrafi 1
Neni 2, germa "a" pika I, fjalia hyrëse
—
Neni 2, germa "a" pika I, fjalia e dytë dhe e tretë
Neni 2, germa "a", paragrafi 2 deri në 5
Neni 2, germa "a", pika II deri në V
Neni 2, germa "b", nëntitulli
Neni 2, germa "b", nëntitulli
Neni 2, germa "b" paragrafi 6, fjalia e parë
Neni 2, germa "b", pika I, fjalia e parë
—
Neni 2, germa "b", pika I, fjalia e dytë
Neni 2, germa "b", pika 7
Neni 2, germa "b", pika II
Neni 2, germa "C", nëntitulli
Neni 2, germa "c", nëntitulli
Neni 2, germa "c", paragrafi 8 deri në 10
Neni 2, germa "c", pika I dhe III
Neni 2, germa "d", nëntitulli
Neni 2, germa "d", nëntitulli
Neni 2, germa "d", paragrafi 11 deri në 13
Neni 2, germa "d", pika I, II dhe IV
—
Neni 2, germa "d", pika III dhe V
—
Neni 2, germa "e"
Neni 3
Neni 4
Neni 4
Neni 3
Neni 5, paragrafi 1
Neni 5, paragrafi 1
—
Neni 5, paragrafët 2, 3 dhe 4
Neni 5, paragrafi 4
Neni 5, paragrafi 5
Neni 6, paragrafët 2 dhe 3
Neni 6, paragrafi 1
—
Neni 6, paragrafi 2
Neni 6a
Neni 7
Neni 7
Neni 8
—
Neni 8, titulli
—
Neni 8, paragrafi 2
Neni 8, paragrafi 1
Neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi i parë, i katërt dhe i pestë
Neni 8, paragrafi 2
Neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë dhe i tretë;
Neni 9, paragrafi 2;
Neni 9, paragrafi 3, fjalia e dytë
—
Neni 9, paragrafi 3, fjalia e dytë dhe e tretë
Neni 8, paragrafi 3
Neni 9 paragrafi 4
Neni 8, paragrafi 4
Neni 9, paragrafi 5, fjalia e dytë dhe e tretë
—
Neni 9, paragrafi 5, fjalia e dytë
—
Neni 9, paragrafi 6
Neni 8, paragrafët 5 dhe 6
Neni 9, paragrafët 7 dhe 8
—
Neni 10
Neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi i parë
Neni 11 paragrafi 1
—
Neni 11, paragrafi 2
Neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë
Neni 11, paragrafi 3
Neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë, ndarja e parë deri në ndarjen e gjashtë
Neni 11, paragrafi 3, germa "a" deri në "f", fjalia e parë
—
Neni 11, paragrafi 3, germa "f", fjalia e dytë
—
Neni 11 paragrafi 3 germa g
Neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë, ndarja e shtatë
Neni 11, paragrafi 3, germa "h"
—
Neni 11, paragrafi 3, pika I
Neni 9, paragrafët 2 dhe 3
Neni 11, paragrafët 4 dhe 5
—
Neni 12
Neni 10, paragrafi 1
Neni 13, paragrafi 1
Neni 10, paragrafi 2
Neni 13, paragrafi 2, nënparagrafi i parë dhe i katërt
—
Neni 13, paragrafi 2, nënparagrafi i dytë dhe i tretë
Neni 10, paragrafët 3, 4 dhe 5
Neni 13, paragrafët 3 dhe 4
Neni 11 paragrafët 1 deri në 6
Neni 14 paragrafët 1 deri në 5
Neni 11 paragrafët 7 deri në 10
Neni 14 paragrafët 6 deri në 9
Neni 11a paragrafët 1 deri në 5
Neni 15 paragrafët 1 deri në 5
Neni 11a, paragrafi 6 dhe 7
Neni 15, paragrafi 6
Neni 11a paragrafët 8 deri në 11
Neni 15 paragrafët 7 deri në 10
—
Neni 16
Neni 12
Neni 20
—
Neni 20, nënparagrafi i dytë
Neni 13, paragrafi 1
Neni 21
Neni 13, paragrafi 2
—
Neni 14
Neni 17
Neni 15
Neni 18, nënparagrafi i parë, i tretë dhe i katërt
—
Neni 18, nënparagrafi i dytë dhe i pestë
Neni 16
Neni 19
Neni 17
Neni 22
Neni 18
Neni 23, nënparagrafi i parë, fjalia e parë dhe e tretë
—
Neni 23, nënparagrafi i parë, fjalia e dytë
—
Neni 23, nënparagrafi i dytë
—
Neni 24
Neni 19
Neni 25
Shtojca, paragrafi "a", nënparagrafi i parë
Shtojca I, paragrafi "a", nënparagrafi i parë, fjalia e parë
—
Shtojca I, paragrafi "a", nënparagrafi i parë, fjalia e dytë dhe e tretë
—
Shtojca I, paragrafi "a", nënparagrafi i dytë, pikat 1 deri në 4
Shtojca, paragrafi "a", nënparagrafi i dytë, pikat 1 deri në 5
—
Shtojca, paragrafi "b"
Shtojca I, paragrafi "b"
Shtojca, paragrafi "c"
—
—
Shtojca II
—
Shtojca III
- 1. Gazeta Zyrtare C 69, 21.3.2006, f. 22.
- 2. Opinioni i Parlamentit Evropian i 14 qershorit 2006 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare).
- 3. Gazeta Zyrtare L 36, 12.2.1993, f. 1. Rregullore e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 1651/2003 (Gazeta Zyrtare L 245, 29.9.2003, f. 30).
- 4. Shih shtojcën II.
- 5. Gazeta Zyrtare L 358, 31.12.2002, f. 1. Vendimi i ndryshuar me Vendimin nr. 787/2004/KE (Gazeta Zyrtare L 138, 30.4.2004, f. 12).
- 6. Gazeta Zyrtare L 127, 20.5.2005, f. 32.
- 7. Gazeta Zyrtare L 8, 12.1.2001, f. 1.
- 8. Gazeta Zyrtare L 145, 31.5.2001, f. 43.
- 9. Gazeta Zyrtare L 136, 31.5.1999, f. 1.
- 10. Gazeta Zyrtare L 136, 31.5.1999, f. 15.
- 11. Gazeta Zyrtare L 248, 16.9.2002, f. 1.
- 12. Gazeta Zyrtare L 357, 31.12.2002, f. 72.
RREGULLORE (KE) NR. 562/2006 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 15 MARS 2006, "PËR KRIJIMIN E KODIT TË KOMUNITETIT PËR RREGULLAT QË RREGULLOJNË LËVIZJEN E PERSONAVE PËRMES KUFIJVE (KODI PËR KUFIJTË E SHENGENIT)"
-
Lexo Dokumentin
13.4.2006
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 105/1
RREGULLORE (KE) NR. 562/2006 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 15 MARS 2006, "PËR KRIJIMIN E KODIT TË KOMUNITETIT PËR RREGULLAT QË RREGULLOJNË LËVIZJEN E PERSONAVE PËRMES KUFIJVE (KODI PËR KUFIJTË E SHENGENIT)"
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe, në veçanti, neni 62, paragrafi 1 dhe paragrafi 2, germa "a" të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 251 të traktatit1,
Meqë:
- Miratimi i masave në zbatim të nenit 62, paragrafi 1 të traktatit me qëllim që të garantohet mungesa e çdo kontrolli për personat që kalojnë kufijtë ndërkombëtar është pjesë e objektivit të BE-së për krijimin e një zone pa kufij të brendshëm ku garantohet lëvizja e lirë e personave, siç përcaktohet në nenin 14 të traktatit.
- Në përputhje me nenin 61 të traktatit, krijimi i një zone ku personat mund të lëvizin lirshëm duhet të shoqërohet me masa të tjera. Një masë e tillë është politika e përbashkët për kalimin e kufijve të jashtëm, siç parashikohet në nenin 62, paragrafi 2 të traktatit.
- Miratimi i masave të përbashkëta për kalimin e kufijve të brendshëm nga personat dhe për kontrollin kufitar në kufijtë e jashtëm duhet të pasqyrojë tërësinë e legjislacionit të Shengenit të përfshirë në kuadrin e Bashkimit Evropian, dhe në veçanti dispozitat përkatëse të Konventës për zbatimin e Marrëveshjes Shengen të 14 qershorit 1985 ndërmjet qeverive të shteteve të Bashkimit Ekonomik të Beneluksit, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës për shfuqizimin gradual të kontrolleve në kufijtë e tyre të përbashkët2 dhe Manualin e Përbashkët3.
- Për sa i përket kontrollit në kufijtë e jashtëm, krijimi i një "korpusi të përbashkët" legjislacioni, veçanërisht nëpërmjet konsolidimit dhe zhvillimit të tërësisë së legjislacionit, është një nga komponentët thelbësorë të politikës së përbashkët për menaxhimin e kufijve të jashtëm, siç përcaktohet në Komunikatën e Komisionit të 7 majit 2002 "Drejt menaxhimit të integruar të kufijve të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian". Kjo objektivë është përfshirë në "Planin për menaxhimin e kufijve të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian", miratuar nga Këshilli më 13 qershor 2002 dhe miratuar nga Këshilli Evropian i Seviljes më 21 dhe 22 qershor 2002 dhe nga Këshilli Evropian i Selanikut i 19 dhe 20 qershorit 2003.
- Përkufizimi i rregullave të përbashkëta për lëvizjen e personave përmes kufijve nuk vë në diskutim dhe nuk prek të drejtat për lëvizjen e lirë që gëzojnë qytetarët e Bashkimit Evropian dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe shtetasit e vendeve të treta dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët, në zbatim të marrëveshjeve ndërmjet Komunitetit dhe shteteve të tij anëtare, nga njëra anë, dhe këtyre vendeve të treta, nga ana tjetër, gëzojnë të drejtat e lëvizjes së lirë të barasvlershme me ato të qytetarëve të Bashkimit Evropian.
- Kontrolli kufitar nuk është vetëm në interes të shtetit anëtar në kufijtë e jashtëm të të cilit ai ushtrohet, por edhe të të gjithë shteteve anëtare që kanë hequr kontrollet në kufijtë e brendshëm. Kontrolli kufitar duhet të ndihmojë në luftën kundër imigrimit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe në parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së brendshme, politikave publike, shëndetit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të shteteve anëtare.
- Verifikimet kufitare duhet të kryhen në respektim të plotë të dinjitetit njerëzor. Kontrolli kufitar duhet të kryhet në mënyrë profesionale dhe të respektueshme dhe të jetë proporcional me objektivat e kërkuara.
- Kontrolli kufitar përfshin jo vetëm verifikimin e personave në pikat e kalimit kufitar dhe mbikëqyrjen ndërmjet këtyre pikave të kalimit kufitar por edhe një analizë të rreziqeve për sigurinë e brendshme dhe analizë të kërcënimeve që mund të cenojnë sigurinë e kufijve të jashtëm. Ndaj, duhet të përcaktohen kushtet, kriteret dhe rregullat e detajuara që rregullojnë verifikimet në pikat e kalimit kufitar dhe mbikëqyrjen.
- Duhet të merren masa për lehtësimin e verifikimeve në kufijtë e jashtëm në rastin e rrethanave të veçanta dhe të paparashikueshme me qëllim për të shmangur kohën e gjatë të pritjes në pikat e kalimit kufitar. Vulosja sistematike e dokumenteve të shtetasve të vendeve të treta mbetet një detyrim edhe në rastin e verifikimeve kufitare të lehtësuara. Vulosja mundëson përcaktimin me siguri të datës dhe vendit ku është kaluar kufiri, pa përcaktuar për të gjitha rastet se janë zbatuar të gjitha masat e kërkuara për kontrollin e dokumenteve të udhëtimit.
- Për të ulur kohën e pritjes për personat që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë, në pikat e kalimit kufitar, aty ku e lejojnë rrethanat, duhet të ofrohen korsi të veçanta që mbajnë tabela unifrome në të gjitha shtetet anëtare. Korsitë e veçanta duhet të vendosen në aeroportet ndërkombëtare. Aty ku konsiderohet e përshtatshme dhe ku e lejojnë rrethanat lokale, shtetet anëtare duhet të marrin në konsideratë vendosjen e korsive të veçanta në pikat e kalimit kufitar në det dhe në tokë.
- Shtetet anëtare duhet të sigurohen që procedurat e kontrollit në kufijtë e jashtëm të mos përbëjnë një barrierë për shkëmbimet tregtare, sociale dhe kulturore. Për këtë qëllim, ata duhet të vënë në dispozicion një numër të përshtatshëm personeli dhe burimesh.
- Shtetet anëtare duhet të emërojnë shërbimin ose shërbimet kombëtare përgjegjëse për detyrat e kontrollit kufitar, në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm. Kur në të njëjtin shtet anëtar ka më shumë se një shërbim përgjegjës, ndërmjet tyre duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
- Bashkëpunimi dhe asistenca operacionale ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me kontrollin kufitar duhet të menaxhohet dhe koordinohet nga Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare, e themeluar me anë të Rregullores (KE) nr. 2007/20044.
- Kjo rregullore nuk cenon verifikimet që kryhen sipas kompetencave të përgjithshme të policisë dhe verifikimeve që lidhen me sigurinë për personat, të cilat janë identike me verifikimet që kryhen për fluturimet e brendshme, mundësitë që shtetet anëtare të kryejnë verifikime të veçanta të bagazhit në përputhje me Rregulloren e Këshillit (KEE) nr. 3925/91, datë 19 dhjetor 1991, "Për eliminimin e kontrolleve dhe formaliteteve të kontrollit të bagazhit të ekuipazhit dhe bagazhit të dorës së personave që marrin fluturime brenda Komunitetit dhe të bagazhit të personave që kalojnë kufijtë detarë brenda Komunitetit"5, apo legjislacionin e brendshëm për të mbajtur me vete dokumente udhëtimi ose identifikimi ose për kërkesën që personat të njoftojnë autoritetet për praninë e tyre në territorin e shtetit anëtar në fjalë.
- Gjithashtu, shtetet anëtare duhet të kenë mundësi që të rinisin zbatimin e përkohshëm të kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm në rastin e një kërcënimi serioz për politikat e tyre publike ose sigurinë e brendshme. Kushtet dhe procedurat për diçka të tillë duhet të përcaktohen në mënyrë të tillë që të garantojnë se çdo masë e tillë është e veçantë dhe se respektohet parimi i proporcionalitetit. Qëllimi dhe kohëzgjatja e çdo rinisjeje të përkohshme të kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm duhet të kufizohet deri në minimumin e domosdoshëm për t’iu përgjigjur një kërcënimi të tillë.
- Në një zonë ku personat mund të lëvizin lirisht, rivendosja e kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm duhet të mbetet një përjashtim. Kontrolli kufitar nuk duhet të kryhet ose formalitetet nuk duhet të vendosen vetëm për shkak të kalimit të këtyre kufijve.
- Duhet të parashikohet një procedurë që i mundëson Komisionit të miratojë disa rregulla praktike të detajuara që rregullojnë kontrollin kufitar. Në këto raste, masat që nevojiten për të zbatuar këtë rregullore duhet të merren në zbatim të Vendimit të Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i janë deleguar Komisionit"6.
- Duhet të parashikohet edhe një procedurë që i mundëson shteteve anëtare që të njoftojnë Komisionin për ndryshimet e rregullave të tjera praktike të detajuara që rregullojnë kontrollin kufitar.
- Meqenëse objektivat e kësaj rregulloreje, përkatësisht, përcaktimi i rregullave të zbatueshme për lëvizjen e personave përmes kufijve nuk mund të arrihet siç duhet nga shtetet anëtare dhe, për pasojë, mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti, Komuniteti mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
- Kjo rregullore respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura në veçanti nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian. Ajo duhet të zbatohet në përputhje me detyrimet e shteteve anëtare që lidhen me mbrojtjen ndërkombëtare dhe moskthimin.
- Duke deroguar nga neni 299 i traktatit, territoret franceze dhe holandeze për të cilat zbatohet kjo rregullore janë vetëm ato që ndodhen në Evropë. Ajo nuk ndikon në marrëveshjet specifike që zbatohen në Seuta dhe Melijë, siç përcaktohet në Marrëveshjen për Anëtarësimin e Mbretërisë së Spanjës në Konventën që zbaton Marrëveshjen e Shengenit të 14 qershorit 19857.
- Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur si shtojcë në Traktatin për Bashkimin Evropian dhe Traktatin themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj. Duke qenë se kjo rregullore bazohet në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, sipas dispozitave të titullit IV të pjesës tre të Traktatit themelues të Komunitetit Evropian, Danimarka, në përputhje me nenin 5 të këtij protokolli, vendos brenda një periudhe gjashtë mujore pas datës së miratimit të kësaj rregulloreje, nëse ajo do ta zbatojë ose jo atë në legjislacionin e saj të brendshëm.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit8 të Shengenit, të cilat përfshihet në fushën e përmendur në nenin 1, pika A, të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE9 për disa rregulla lidhur me zbatimin e marrëveshjes.
- Për të lejuar që përfaqësuesit e Islandës dhe Norvegjisë të mund të lidhen me punën e komiteteve që ndihmojnë Komisionin në ushtrimin e kompetencave të tij zbatuese duhet bërë një marrëveshje. Një marrëveshje e tillë është parashikuar në shkëmbimet e shkresave ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me komitete që ndihmojnë Komisionin Evropian në ushtrimin e kompetencave të tij ekzekutive10, bashkëlidhur marrëveshjes së lartpërmendur.
- Për sa i përket Zvicrës, kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit që i jepet në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, që përfshihen në fushën që përmendet në nenin 1, pika "a" të Vendimit 1999/437/KE që interpretohet së bashku me nenin 4, paragrafi 1, të vendimeve të Këshillit 2004/849/KE11 dhe 2004/860/KE12.
- Duhet të përgatitet një marrëveshje që u lejon përfaqësuesve Zvicrës që të asociohen në punën e komiteteve që ndihmojnë Komisionin në ushtrimin e kompetencave të tij zbatuese. Kjo marrëveshje është parashikuar në letërkëmbimin midis Komunitetit dhe Zvicrës, bashkëngjitur marrëveshjes së lartpërmendur.
- Kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, ku Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit13. Ndaj, Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje, dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj.
- Kjo rregullore përfaqëson një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, ku Irlanda nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit14. Ndaj, Irlanda nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje, dhe nuk ka detyrime prej saj dhe as nuk i nënshtrohet zbatimit të saj.
- Në këtë rregullore, fjalia e parë e nenit 1, neni 5, paragrafi 4, germa "a", titulli II dhe shtojcat e saj që i referohen Sistemit Informativ Shengen (SIS) përfaqësojnë dispozita që bazohen në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, ose që lidhen me të, sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2003.
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
TITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe parimet
Kjo rregullore parashikon mungesën e kontrollit kufitar të personave që kalojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ajo përcakton rregullat që rregullojnë kontrollin kufitar të personave që kalojnë kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj rregulloreje përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- "Kufij të brendshëm" janë:
- a) kufijtë e përbashkët tokësorë, duke përfshirë kufijtë lumorë dhe liqenorë, të shteteve anëtare;
- b) aeroportet e shteteve anëtare për fluturime të brendshme;
- c) portet detare, lumore dhe liqenore të shteteve anëtare për linjat e rregullta me traget;
- "Kufij të jashtëm" janë kufijtë tokësorë të shteteve anëtare, duke përfshirë kufijtë lumorë dhe liqenorë, kufijtë detarë dhe aeroportet e tyre, portet lumore, portet detare dhe portet liqenore, me kusht që të mos jenë kufij të brendshëm;
- "fluturim i brendshëm" është çdo fluturim ekskluzivisht drejt ose nga territoret e shteteve anëtare dhe që nuk ulet në territorin e një vendi të tretë;
- "Linjë e rregullt me traget" është çdo linjë me traget ndërmjet dy ose më shumë porteve të njëjta që ndodhen në territorin e shteteve anëtare, e cila nuk ndalon në asnjë port jashtë territorit të shteteve anëtare dhe që përbëhet nga transporti i udhëtarëve dhe i automjeteve, sipas një orari të publikuar;
- "persona që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë" janë:
- a) Qytetarët e Bashkimit Evropian sipas nenit 17, paragrafi 1 të traktatit dhe shtetasit e vendeve të treta që janë pjesëtarë të familjes së një qytetari të Bashkimit Evropian, i cili ushtron të drejtën e tij të lëvizjes së lirë, për të cilin zbatohet Direktiva 2004/38/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 29 prillit 2004, "Për të drejtën e qytetarëve të BE-së dhe familjarëve të tyre për të lëvizur dhe banuar lirshëm brenda territorit të shteteve anëtare"15;
- b) Shtetasit e vendeve të treta dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, cilado qoftë kombësia e tyre, të cilët, sipas marrëveshjeve të lidhura ndërmjet Komunitetit dhe shteteve të tij anëtare, nga njëra anë, dhe këtyre vendeve të treta nga ana tjetër, gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë të barasvlershme me atë të qytetarëve të BE-së;
- "shtetas i një vendi të tretë" është çdo person, i cili nuk është qytetar i Bashkimit Evropian, sipas kuptimit të nenit 17, paragrafi 1 të traktatit, dhe i cili nuk mbulohet nga pika 5 e këtij neni;
- "persona për të cilët është nxjerrë një sinjalizim me qëllim refuzimin e hyrjes" është cilido shtetas i vendeve të treta për të cilin është nxjerrë një sinjalizim në Sistemi Informativ Shengen (SIS), në përputhje me dhe për qëllimet e përcaktuara në nenin 96 të Konventës Shengen;
- "Pikë e kalimit kufitar" është çdo pikë kalimi e autorizuar nga autoritetet kompetente për të kaluar kufijtë e jashtëm;
- "Kontroll kufitar" është veprimtaria që kryhet në kufi, në përputhje me dhe për qëllimet e kësaj rregulloreje, vetëm në përgjigje të një synimi për të kaluar ose të aktit të kalimit të këtij kufiri, pavarësisht ndonjë gjykimi tjetër, e cila përbëhet nga verifikimet kufitare dhe mbikëqyrja e kufirit;
- "verifikime kufitare" janë verifikimet që kryhen në pikat e kalimit kufitar për të garantuar se personat, duke përfshirë mjetet e tyre të transportit dhe sendet që kanë në zotërim, mund të autorizohen të hyjnë në territorin e shteteve anëtare ose të dalin prej tij;
- "mbikëqyrje kufitare" është mbikëqyrja që kryhet në segmentet e kufirit shtetëror midis pikave të kalimit kufitar dhe mbikëqyrja që kryhet në pikën e kalimit kufitar, jashtë orarit zyrtar, me qëllim që personat të mos shmangin verifikimet kufitare;
- "verifikim i vijës së dytë" është një verifikim i mëtejshëm, i cili mund të kryhet në një vend të posaçëm, larg vendndodhjes në të cilën kryhen verifikimet për të gjithë personat (vija e parë);
- "roja kufitare" është çdo punonjës publik i caktuar, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, në një pikë të kalimit kufitar, ose përgjatë apo në afërsi të kufirit shtetëror, për të kryer detyra të kontrollit kufitar, në përputhje me këtë rregullore dhe me legjislacionin e brendshëm;
- "transportues" është çdo person fizik ose juridik, profesioni i të cilit është të ofrojë transportin e personave;
- "Leje qëndrimi" është:
- a) Të gjitha lejet e qëndrimit të lëshuara nga shtetet anëtare sipas formatit uniform të përcaktuar nga Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 1030/2002, datë 13 qershor 2002, që përcakton formatin uniform të lejeve të qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta16;
- b) të gjitha dokumentet e tjera që një shtet anëtar lëshon për shtetasit e vendeve të treta, të cilat autorizojnë qëndrimin në, ose kthimin në territorin e tij, me përjashtim të lejeve të përkohshme që lëshohen në pritje të shqyrtimit të aplikimit të parë për leje qëndrimi, siç përmendet në germën "a", ose të aplikimit për azil;
- "anije turistike" është një anije e cila ndjek një itinerar të caktuar në përputhje me një program të paracaktuar, që përfshin një program të veprimtarive turistike në porte të ndryshme dhe e cila normalisht nuk merr udhëtarë gjatë udhëtimit dhe as nuk lejon udhëtarët të zbresin gjatë udhëtimit;
- "lundrim argëtues" është përdorimi i varkave argëtuese për qëllime sportive ose turistike;
- "Peshkim bregdetar" është peshkimi i kryer me anë të mjeteve lundruese që kthehen çdo ditë ose brenda 36 orësh në një port që ndodhet në territorin e një shteti anëtar, pa ndaluar në një port që ndodhet në një vend të tretë;
- "Kërcënim për shëndetin publik" është çdo sëmundje që ka potencial epidemik, siç përcaktohet nga Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe çdo sëmundje infektive ose sëmundje parazitare ngjitëse, nëse i nënshtrohen dispozitave mbrojtëse që zbatohen për shtetasit e shteteve anëtare.
Neni 3
Objekti
Kjo rregullore zbatohet për çdo person që kalon kufijtë e brendshëm ose të jashtëm të shteteve anëtare, pa cenuar:
- a) të drejtat e personave që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë:
- b) të drejtat e refugjatëve dhe personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, në veçanti në lidhje me moskthimin.
TITULLI II
KUFIJTË E JASHTËM
KREU I
KALIMI I KUFIJVE TË JASHTËM DHE KUSHTET E HYRJES
Neni 4
Kalimi i kufijve të jashtëm
- Kufijtë e jashtëm mund të kalohen vetëm në pikat e kalimit kufitar dhe gjatë orarit të caktuar të hapjes. Orari i hapjes tregohet qartësisht në pikat e kalimit kufitar që nuk janë të hapura 24 orë në ditë.
Shtetet anëtare i njoftojnë Komisionit, në përputhje me nenin 34, listën e pikave të kalimit kufitar.
- Duke deroguar nga paragrafi 1, përjashtimet nga detyrimi për të kaluar kufijtë e jashtëm vetëm në pikat e kalimit kufitar gjatë orarit të caktuar të hapjes mund të lejohen:
- a) në lidhje me lundrimin argëtues ose peshkimin bregdetar;
- b) për marinarët që dalin në breg për të qëndruar në zonën e portit ku ndalojnë anijet e tyre ose në bashkitë pranë tyre;
- c) për individë ose grupe personash, kur ekziston kërkesa e një natyre të veçantë, me kusht që të ata të zotërojnë lejet e kërkuara nga legjislacioni i brendshëm dhe të mos ketë konflikt me interesat e politikave publike dhe sigurisë së brendshme të shteteve anëtare;
- d) për individë ose grupe personash, në rastin e një situate emergjente të paparashikuar.
- Pa cenuar përjashtimet e parashikuara në paragrafin 2 ose detyrimet e tyre për mbrojtje ndërkombëtare, shtetet anëtare prezantojnë penalitete, në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm, për kalimin e paautorizuar të kufijve të jashtëm në vende të ndryshme nga pikat e kalimit kufitar ose në orare të ndryshme nga orari i caktuar i hapjes. Këto penalitete duhet të jenë efektive, proporcionale dhe shtrënguese.
Neni 5
Kushtet e hyrjes për shtetasit e vendeve të treta
- Për qëndrime jo më shumë se tre muaj gjatë një periudhe gjashtë mujore, kushtet e hyrjes për shtetasit e vendeve të treta janë si në vijim:
- a) të jenë të pajisur me dokument të vlefshëm udhëtimi ose një dokument që i autorizon të kalojnë kufirin;
- b) të jenë të pajisur me vizë të vlefshme, nëse kërkohet në zbatim të Rregullores së Këshillit (KE) nr. 539/2001, datë 15 mars 2001, "Për listimin e vendeve të treta shtetasit e të cilëve duhet të jenë të pajisur me vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe vendet e treta shtetasit e të cilëve përjashtohen nga kjo kërkesë"17, përveç rasteve kur janë të pajisur me leje qëndrimi;
- c) të justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar dhe të kenë burime të mjaftueshme si për kohëzgjatjes e qëndrimit të synuar ashtu edhe për kthimin drejt vendit të tyre të origjinës ose transitit përmes një vendi të tretë ku janë të sigurt se do të pranohen, ose të jenë në gjendje t’i përfitojnë këto mjete në mënyrë të ligjshme;
- d) të mos jenë persona për të cilët është nxjerrë një njoftim në SIS me qëllim refuzimin e hyrjes;
- e) të mos konsiderohen si rrezik për politikat publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare, në veçanti kur nuk është lëshuar asnjë njoftim në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare me qëllim refuzimin e hyrjes bazuar në të njëjtat arsye.
- Shtojca I përfshin një listë të hapur të dokumenteve mbështetëse që roja kufitare mund t’i kërkojë një shtetasi të vendit të tretë për të verifikuar se janë përmbushur kushtet e përcaktuara në paragrafin 1, germa "c".
- Mjetet e jetesës vlerësohen në përputhje me kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit dhe duke iu referuar çmimeve mesatare në shtetet anëtare përkatëse për ushqim dhe akomodim jo të kushtueshëm, shumëzuar me numrin e ditëve të qëndrimit.
Shumat referencë të përcaktuara nga shtetet anëtare i njoftohen Komisionit në përputhje me nenin 34.
Vlerësimi i mjeteve të mjaftueshme të jetesës mund të bazohet në paratë cash, çeqet e udhëtarit ose kartat e kreditit që ka në zotërim shtetasi i vendit të tretë. Deklaratat e sponsorizimit, kur këto deklarata parashikohen nga legjislacioni i brendshëm, dhe letrat e garancisë nga mikpritësit, siç përcaktohen nga legjislacioni i brendshëm, në rastet kur shtetasi i një vendi të tretë qëndron te një mikpritës, gjithashtu mund të shërbejnë si provë e mjeteve të mjaftueshme të jetesës.
- Duke deroguar nga paragrafi 1:
- a) shtetasit e vendeve të treta që nuk përmbushin të gjitha kushtet e përcaktuara në paragrafin 1, por zotërojnë një leje qëndrimi ose vizë për rihyrje të lëshuar nga një prej shteteve anëtare, ose, kur kërkohet, të dy dokumentet, autorizohet të hyjë në territoret e shteteve të tjera anëtare për qëllime transiti me qëllim që të arrijnë në territorin e shtetit anëtar që ka lëshuar lejen e qëndrimit ose vizës për ri-hyrje, përveç se kur emrat e tyre janë në listën kombëtare të njoftimeve të shtetit anëtar kufijtë e jashtëm të të cilit ata po përpiqen të kalojnë dhe njoftimi shoqërohet me udhëzime për të refuzuar hyrjen ose transitin;
- b) shtetasit e vendeve të treta që përmbushin kushtet e përcaktuara në paragrafin 1, përveç atyre që përcaktohen në germën "b", dhe të cilët paraqiten përpara kufirit mund të autorizohen të hyjnë në territoret e shteteve anëtare nëse lëshohet një vizë në kufi në përputhje me Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 415/2003, datë 27 shkurt 2003, "Për nxjerrjen e vizave në kufi, duke përfshirë nxjerrjen e vizave për marinarët në transit"18.
Vizat që lëshohen në kufi regjistrohen në një listë.
Nëse është e pamundur që viza të ngjitet në dokument, në raste të veçanta, ajo ngjitet në një fletë të ndarë e cila futet në dokument. Në këtë rast, përdoret formati uniform i formularëve për ngjitjen e vizës, i përcaktuar në Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 333/2002, datë 18 shkurt 2002, "Për një format uniform të formularëve për ngjitjen e vizës së lëshuar nga shtetet anëtare për personat që zotërojnë dokumente udhëtimi që nuk njihen nga shteti anëtar që harton formularin"19;
- c) shtetasit e vendeve të treta që nuk përmbushin njërin ose më shumë prej kushteve të përcaktuar në paragrafin 1 mund të autorizohen nga një shtet anëtar që të hyjnë në territorin e tij për arsye humanitare, për arsye të interesit kombëtar ose për shkak të detyrimeve ndërkombëtare. Kur shtetasi një vendi të tretë është subjekt i një njoftimi, siç përmendet në paragrafin 1, germa "d", shteti anëtar që e autorizon atë të hyjë në territorin e tij informon shtetet e tjera anëtare për sa më lart.
KREU II
KONTROLLI I KUFIJVE TË JASHTËM DHE REFUZIMI I HYRJES
Neni 6
Kryerja e verifikimeve kufitare
- Rojat kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, respektojnë plotësisht dinjitetin njerëzor.
Çdo masë e marrë në përmbushje të detyrave të tyre është proporcionale me objektivat e synuara nga këto masa.
- Gjatë kryerjes së verifikimeve kufitare, rojat kufitare nuk diskriminojnë personat për shkak të gjinisë, racës, origjinës etnike, fesë ose besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual.
Neni 7
Verifikimet e personave në kufi
- Lëvizja ndërkufitare në kufijtë e jashtëm i nënshtrohet verifikimeve nga rojat kufitare. Verifikimet kryhen në përputhje me këtë kre.
Verifikimet mund të mbulojnë edhe mjetet e transportit dhe objektet në zotërim të personave që kalojnë kufirin. Për çdo kontroll që kryhet zbatohet ligji i shtetit anëtar përkatës.
- Të gjithë personat i nënshtrohen një verifikimi minimal për të përcaktuar identitetin e tyre, përmes paraqitjes prej tyre të dokumenteve të udhëtimit. Ky verifikim minimal konsiston në një verifikim të shpejtë dhe të menjëhershëm të vlefshmërisë së dokumentit që autorizon mbajtësin legjitim të kalojë kufirin dhe të pranisë së shenjave të falsifikimit, duke përdorur, sipas rastit, pajisje teknike dhe duke u konsultuar, në bazat përkatëse të të dhënave, me informacionet që lidhen ekskluzivisht me dokumentet e vjedhura, të përvetësuara, të humbura dhe të zhvlerësuara.
Verifikimi minimal që përmendet në nënparagrafin e parë është rregulli që zbatohet për personat që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë.
Megjithatë, në mënyrë josistematike, gjatë kryerjes së verifikimeve minimale të personave që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë, rojat kufitare mund të konsultohen me bazat kombëtare dhe evropiane të të dhënave për t’u siguruar që këto persona nuk përfaqësojnë një kërcënim të pastër, aktual dhe mjaftueshëm serioz për sigurinë e brendshme, politikat publike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve anëtare, ose një kërcënim për shëndetin publik.
Pasojat e këtyre konsultimeve nuk vënë në rrezik të drejtën e hyrjes së personave që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë në territorin e shtetit anëtar përkatës, siç përcaktohet në Direktivën 2004/38/KE.
- Gjatë hyrjes dhe daljes, shtetasit e vendeve të treta i nënshtrohen verifikimeve të imtësishme.
- a) Verifikimet e imtësishme në hyrje përfshijnë verifikimin e kushteve që rregullojnë hyrjen, të përcaktuara në nenin 5, paragrafi 1 dhe, sipas rastit, të dokumenteve që autorizojnë banimin dhe kryerjen e një veprimtarie profesionale. Këtu përfshihet një shqyrtim i detajuar që mbulon aspektet e mëposhtme:
- verifikimin se shtetasi i vendit të tretë është i pajisur me një dokument të vlefshëm për kalimin e kufirit, që nuk ka skaduar, dhe se dokumenti shoqërohet, sipas rastit, me vizën ose lejen e qëndrimit që kërkohet;
- këqyrje e imtësishme e dokumentit të udhëtimit për shenja falsifikimi;
III. shqyrtimin e vulave hyrëse dhe dalëse në dokumentin e udhëtimit të këtij shtetasi të vendit të tretë, me qëllim që të verifikohet, duke krahasuar të dhënat e hyrjes dhe daljes, se personi nuk e ka tejkaluar kohëzgjatjen maksimale të qëndrimit të autorizuar në territorin e shteteve anëtare;
- verifikimin e pikës së nisjes dhe pikës së mbërritjes së shtetasit të një vendi të tretë dhe qëllimi i qëndrimit të synuar, duke verifikuar, nëse është e nevojshme, dokumentet mbështetëse përkatëse;
- verifikimin që ky shtetas i vendit të tretë ka mjete të mjaftueshme jetese për kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit, për kthimin në vendin e origjinës ose transitin në një vend të tretë ku ai ose ajo është e sigurt se do të pranohet, ose që ai ose ajo është në gjendje të përfitojë këto mjete në mënyrë të ligjshme;
- verifikimin se shtetasi i një vendi të tretë, mjetet e tij të transportit dhe objektet që ai transporton nuk kanë gjasa të vënë në rrezik politikat publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare. Ky verifikim përfshin konsultimin e drejtpërdrejtë me të dhënat dhe njoftimet për personat dhe, sipas rastit, objektet e përfshira në SIS dhe në skedarët kombëtarë të të dhënave dhe veprimet që duhet të kryhen, nëse ka, si rezultat i një njoftimi;
- b) verifikimet e imtësishme në dalje përfshijnë:
- verifikimin se shtetasi i vendit të tretë është i pajisur me një dokument të vlefshëm për kalimin e kufirit;
- Verifikimin e dokumentit të udhëtimit për shenja falsifikimi ose imitimi të jashtëligjshëm;
III. sa herë që është e mundur, verifikimin që shtetasi i vendit të tretë nuk konsiderohet se përbën kërcënim për politikën publike, sigurinë e brendshme ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjërit prej shteteve anëtare;
- c) Përveç verifikimeve të përmendura në germën "b", verifikimet e imtësishme në dalje gjithashtu mund të përfshijnë:
- verifikimin se ky person është i pajisur me vizë të vlefshme, nëse kërkohet, sipas Rregullores (KE) nr. 539/2001, me përjashtim të rastit kur ai ose ajo është pajisur me një leje qëndrimi të vlefshme;
- verifikimin se personi nuk ka shkelur afatin maksimal të qëndrimit në territorin e shteteve anëtare;
III. konsultimin me njoftimet për personat dhe sendet e përfshira në SIS dhe raportet në skedarët kombëtarë të të dhënave.
- Kur ekzistojnë mjediset dhe nëse diçka e tillë kërkohet nga shtetasi i një vendi të tretë, këto verifikime të imtësishme kryen në një zonë private.
- Shtetasit e një vendi të tretë që i nënshtrohen një verifikimi të imtësishëm të vijës së dytë informohen për qëllimin e këtij verifikimi dhe procedurat që përdoren.
Ky informacion është i disponueshëm në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së dhe në gjuhët e vendit ose vendeve që janë në kufi me shtetin anëtar në fjalë dhe tregon se shtetasi i një vendi të tretë mund të kërkojë emrin ose numrin e identifikimit të shërbimit të rojave kufitare që kryejnë verifikimin e imtësishëm të vijës së dytë, emrin e pikës së kalimit kufitar dhe datën në të cilën është kaluar kufiri.
- Verifikimet për personat që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë kryhen në përputhje me Direktivën 2004/38/KE.
- Rregullat e detajuara që rregullojnë informacionin që duhet të regjistrohet përcaktohen në shtojcën II.
Neni 8
Lehtësimi i verifikimeve kufitare
- Verifikimet kufitare në kufijtë e jashtëm mund të lehtësohen si rezultat i rrethanave të veçanta dhe të paparashikuara. Situata të veçanta dhe të paparashikuara janë ato që sjellin ngarkesë në qarkullim në pikën e kalimit kufitar, duke shkaktuar pritje të gjata, dhe kur të gjitha burimet që lidhen me personelin, pajisjet, ambientet dhe organizimi janë shteruar.
- Kur verifikimet kufitare lehtësohen në përputhje me paragrafin 1, verifikimet kufitare të lëvizjeve në hyrje në parim kanë përparësi ndaj verifikimeve të lëvizjeve në dalje.
Vendimi për të lehtësuar verifikimet merret nga roja kufitare që ka komandën në pikën e kalimit kufitar.
Ky lehtësim i verifikimeve është i përkohshëm, i përshtatur sipas rrethanave që e justifikojnë atë dhe zbatohet gradualisht.
- Edhe në rastet ku verifikimet janë të lehtësuara, roja kufitare vulos dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta në hyrje dhe në dalje, në përputhje me nenin 10.
- Çdo shtet anëtar i transmeton një herë në vit Parlamentit Evropian dhe Komisionit një raport për zbatimin e këtij neni.
Neni 9
Korsitë e veçanta dhe informacioni që jepet në tabela
- Shtetet anëtare ofrojnë korsi të veçanta, sidomos në pikat e kalimit të kufirit ajror, për të kryer verifikime të personave, në përputhje me nenin 7. Këto korsi ndahen nëpërmjet tabelave që tregojnë informacionet e përcaktuara në shtojcën III.
Shtetet anëtare mund të ofrojnë korsi të ndara në pikat e kalimit kufitar në det dhe tokë dhe në kufijtë ndërmjet shteteve anëtare që nuk zbatojnë nenin 20 në kufijtë e tyre të përbashkët. Tabelat që përmbajnë informacionet e përcaktuara në shtojcën III, do të përdoren nëse shtetet anëtare ofrojnë korsi të ndara në këto kufij.
Shtetet anëtare garantojnë që këto korsi të shënjohen qartësisht, duke përfshirë rastet kur rregullat që lidhen me përdorimin e korsive të ndryshme anashkalohen, siç parashikohet në paragrafin 4, për të garantuar nivelet e qarkullimit optimal të personave që kalojnë kufirin.
- a) Personat që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë kanë të drejtën të përdorin korsitë që mbajnë tabelën e treguar në pjesën A të shtojcës III. Ata gjithashtu mund të përdorin korsitë që mbajnë tabelën e treguar në pjesën B të shtojcës III.
- b) Të gjithë personat e tjerë përdorin korsitë që mbajnë tabelën e treguar në pjesën B të shtojcës III.
Informacionet në tabelën e përmendur në germat "a" dhe "b" mund të shfaqen në gjuhët që konsiderohen si të përshtatshme nga secili shtet anëtar.
- Në pikat e kalimit të kufirit detar dhe tokësor, shtetet anëtare mund të ndajnë trafikun e automjeteve në dy korsi të ndryshme për automjete të lehta dhe automjete të rënda dhe autobusë duke përdorur tabelat e treguara në pjesën C të shtojcës III.
Shtetet anëtare mund të ndryshojnë informacionet në këto tabela, sipas rastit, duke iu përshtatur rrethanave lokale.
- Në rastin e çekuilibrimit të përkohshëm të qarkullimit në një pikë të caktuar të kalimit kufitar, autoritetet kompetente mund të shmangin zbatimin e rregullave për përdorimin e korsive të ndryshme për aq kohë sa është e nevojshme për të eliminuar këtë çekuilibrim.
- Përshtatja e tabelave ekzistuese sipas dispozitave të paragrafit 1, 2 dhe 3 përfundon përpara 31 majit 2009. Kur shtetet anëtare zëvendësojnë tabelat ekzistuese ose vendosin tabela të reja përpara kësaj date, ata veprojnë në pajtim me udhëzimet e parashikuara në këto paragrafë.
Neni 10
Vulosja e dokumenteve të udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta
- Dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta vulosen rregullisht në hyrje dhe në dalje të kufirit shtetëror. Specifikisht, vula e hyrjes ose e daljes vendoset në:
- a) dokumentet me vizë të vlefshme, që lejojnë shtetasit e vendeve të treta të kalojnë kufirin;
- b) dokumentet që lejojnë shtetasit e vendeve të treta të kalojnë kufirin shtetëror, pasi u është lëshuar një vizë në kufi;
- c) dokumentet që lejojnë të kalojnë kufirin shtetëror shtetasit e vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë.
- Dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta që janë anëtarë të familjes së një qytetari të BE-së, për të cilët zbatohet Direktiva 2004/38/KE, por që nuk paraqesin kartën e qëndrimit që parashikohet në nenin 10 të asaj direktive, vulosen në hyrje ose dalje.
Dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta që janë anëtarë të familjes së shtetasve të vendeve të treta që gëzojnë të drejtën komunitare të lëvizjes së lirë, por që nuk paraqesin kartën e qëndrimit që parashikohet në nenin 10 të Direktivës 2004/38/KE, vulosen në hyrje ose dalje.
- Nuk vendoset vulë në hyrje ose në dalje në:
- a) dokumentet e udhëtimit të krerëve të shteteve dhe personaliteteve, mbërritja e të cilëve është njoftuar paraprakisht në rrugë zyrtare, nëpërmjet kanaleve diplomatike;
- b) licencat e pilotëve ose certifikatat e anëtarëve të ekuipazhit të avionëve;
- c) dokumentet e udhëtimit të marinarëve që janë të pranishëm në territorin e një shteti anëtar vetëm kur anija e tyre ndalon dhe në zonën e portit të ndalimit;
- d) dokumentet e udhëtimit të ekuipazhit dhe udhëtarëve të anijeve turistike që nuk i nënshtrohen verifikimeve kufitare në përputhje me pikën 3.2.3 të shtojcës VI;
- e) dokumentet që i lejojnë shtetasve të Andorës, Monakos dhe San Marinos të kalojnë kufirin;
Në raste të veçanta, me kërkesë të një shtetasi të një vendi të tretë, vula në hyrje ose në dalje mund të mos vendoset, nëse vendosja e saj mund të shkaktojë vështirësi të rënda për atë person. Në këtë rast, hyrja ose dalja regjistrohet në një fletë të veçantë ku tregohet emri dhe numri i pasaportës. Kjo fletë i jepet shtetasit të vendit të tretë.
- Masat praktike për vulosjen përcaktohen në shtojcën IV.
- Kur është e mundur, shtetasit e vendeve të treta informohen për detyrimin e rojave kufitare për të vulosur dokumentet e tyre të udhëtimit në hyrje dhe në dalje, edhe kur verifikimet janë të lehtësuara, në përputhje me nenin 8.
- Komisioni i raporton Parlamentit Evropian dhe Këshillit në fund të vitit 2008 për funksionimin e dispozitave për vulosjen e dokumenteve të udhëtimit.
Neni 11
Prezumimi në lidhje me përmbushjen e kushteve të kohëzgjatjes së qëndrimit
- Nëse dokumenti i udhëtimit të një shtetasi të vendit të tretë nuk ka vulë hyrjeje, autoritetet kompetente kombëtare mund të prezumojnë se mbajtësi nuk ka përmbushur, ose nuk përmbush më, kushtet për kohëzgjatjen e qëndrimit, të zbatueshme brenda shtetit anëtar përkatës.
- Prezumimi i përmendur në paragrafin 1 mund të hidhet poshtë kur shtetasi i vendit të tretë ofron, në çfarëdo mënyre, prova të besueshme, të tilla si bileta transporti, ose prova për praninë e tij ose të saj jashtë territorit të shteteve anëtare, që tregojnë se ai ose ajo ka respektuar kushtet që lidhen me kohëzgjatjen e një qëndrimi të shkurtër.
Në këtë rast:
- a) kur shtetasi i vendit të tretë gjendet në territorin e një shteti anëtar që zbaton plotësisht tërësinë e legjislacionit të Shengenit, autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin dhe praktikat e brendshme, tregojnë në dokumentin e tij të udhëtimit datën dhe vendin ku ai ka kaluar kufirin e jashtëm të një prej shteteve anëtare që zbaton plotësisht tërësinë e legjislacionit të Shengenit;
- b) kur shtetasi i një vendi të tretë gjendet në territorin e një shteti anëtar në lidhje me të cilin vendimi i shqyrtuar në nenin 3, paragrafi 2 të Aktit të Anëtarësimit të vitit 2003 nuk është marrë, autoritetet kompetente tregojnë, në përputhje me legjislacionin dhe praktikën e brendshme, në dokumentin e tij të udhëtimit datën kur dhe vendin ku ai ka kaluar kufirin e jashtëm të këtij shteti anëtar.
Përveç vendosjes së datave, siç përmendet në germën "a" dhe "b", shtetasit të një vendi të tretë mund t’i jepet një formular, siç tregohet në shtojcën III.
Shtetet anëtare informojnë njëri tjetrin dhe Komisionin dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit për praktikat e tyre të brendshme në lidhje me informacionet e përmendura në këtë nen.
- Nëse prezumimi i përmendur në nenin 1 nuk anulohet, autoritetet kompetente mund ta dëbojnë shtetasin e vendit të tretë nga territori i shteteve anëtare përkatëse.
Neni 12
Mbikëqyrja e kufirit
- Qëllimi kryesor i mbikëqyrjes së kufirit është parandalimi i kalimeve të paautorizuara të kufirit, lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar dhe marrja e masave kundër personave që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
- Rojat kufitare përdorin njësi të përhershme ose të lëvizshme për të kryer mbikëqyrjen e kufirit.
Mbikëqyrja kryhet në mënyrë të tillë që të parandalojë dhe të mos u lejojë personave që të shmangin verifikimet në pikat e kalimit kufitar.
- Mbikëqyrja ndërmjet pikave të kalimit kufitar kryhet nga rojat kufitare, numri dhe metodat e të cilëve janë të përshtatura sipas rreziqeve dhe kërcënimeve ekzistuese apo atyre të parashikuara. Mbikëqyrja përfshin ndryshime të shpeshta dhe të papritura të periudhave të saj, në mënyrë të tillë që kalimet e paautorizuara të kufirit të jenë përherë në rrezik për t'u zbuluar.
- Mbikëqyrja kryhet me njësi stacionare ose të lëvizshme, të cilat kryejnë detyrën e tyre duke patrulluar ose duke u pozicionuar në vende të njohura apo të vlerësuara si me risk të lartë, duke pasur si qëllim zbulimin dhe kapjen e personave, që kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Mbikëqyrja mund të kryhet edhe me mjete teknike, duke përfshirë ato elektronike.
- Rregullat shtesë që rregullojnë mbikëqyrjen mund të miratohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 33, paragrafi 2.
Neni 13
Refuzimi i hyrjes
- Një shtetasi i një vendi të tretë që nuk përmbush kushtet e hyrjes që përcaktohen në nenin 5, paragrafi 1 dhe nuk i përket kategorive të personave të përmendur në nenin 5, paragrafi 4, i refuzohet hyrja në territoret e shteteve anëtare. Kjo nuk cenon zbatimin e dispozitave të veçanta në lidhje me të drejtën e azilit dhe të mbrojtjes ndërkombëtare ose me lëshimin e vizave afatgjata.
- Hyrja mund të refuzohet vetëm me anë të një vendimi të arsyetuar ku paraqiten arsyet specifike të refuzimit. Vendimi merret nga autoriteti i autorizuar nga legjislacioni i brendshëm. Ai hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi i arsyetuar ku paraqiten arsyet specifike të refuzimit jepet në formën e një formulari standard, siç përcaktohet në shtojcën V, pjesa B, i plotësuar nga autoriteti i autorizuar nga legjislacioni i brendshëm për të refuzuar hyrjen. Formulari standard i plotësuar i dorëzohet shtetasit të vendit të tretë në fjalë, i cili konfirmon marrjen e vendimit të refuzimit të hyrjes nëpërmjet atij formulari.
- Personat të cilëve u refuzohet hyrja kanë të drejtë të ankimojnë vendimin e refuzimit. Ankimimet trajtohen në përputhje me legjislacionin e brendshëm. Shtetasi i një vendi të tretë pajiset gjithashtu me një listë të shkruar të pikave të kontaktit që mund të japin informacione mbi përfaqësuesit kompetentë për të vepruar në emër të shtetasit të një vendi të tretë, në përputhje me legjislacionin e brendshëm.
Depozitimi i ankimimit nuk ka efekt pezullues të vendimit të refuzimit të hyrjes.
Pa cenuar asnjë kompensim që jepet në përputhje me legjislacionin e brendshëm, kur trupi gjykues i ankimit del në përfundimin se vendimi për të refuzuar hyrjen nuk ka qenë i mbështetur në arsye të mirëqena, shtetasi i vendit të tretë ka të drejtë të kërkojë nga shteti anëtar që i ka refuzuar hyrjen korrigjimin e vulës së hyrjes dhe çdo fshirje ose shtesë që i është bërë.
- Rojat kufitare sigurohen që shtetasi i një vendi të tretë, të cilit i është refuzuar hyrja, të mos hyjë në territorin e shtetit anëtar në fjalë.
- Shtetet anëtare mbledhin statistika për numrin e personave që u është refuzuar hyrja, arsyet e refuzimit, kombësinë e personave të refuzuar dhe llojin e kufirit (tokësor, ajror ose detar) ku u është refuzuar hyrja. Shtetet anëtare ia transmetojnë këto statistika një herë në vit Komisionit. Çdo dy vjet, Komisioni publikon një përmbledhje të statistikave të dhëna nga shtetet anëtare.
- Rregullat e detajuara që rregullojnë refuzimin e hyrjes janë paraqitur në pjesën A të shtojcës V.
KREU III
STAFI DHE BURIMET PËR KONTROLLIN KUFITAR DHE BASHKËPUNIMI NDËRMJET SHTETEVE ANËTARE
Neni 14
Stafi dhe burimet për kontrollin kufitar
Shtetet anëtare përdorin staf dhe burime të përshtatshme në një sasi të mjaftueshme për të kryer kontrollin kufitar në kufijtë e jashtëm, në përputhje me nenet 6 dhe 13, në një mënyrë të tillë që garanton një nivel efikas, të lartë dhe uniform kontrolli në kufijtë e jashtëm.
Neni 15
Zbatimi i kontrolleve
- Kontrolli kufitar i parashikuar në nenet 6 deri në 13 kryhet nga rojat kufitare në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe me legjislacionin e brendshëm.
Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar, kompetencat për të nisur procedurat penale, të cilat i jepen rojave kufitare nga legjislacioni i brendshëm dhe që shkojnë përtej objektivit të kësaj rregulloreje, mbeten të paprekura.
Shtetet anëtare sigurohen që rojat kufitare të jenë profesionistë të specializuar dhe të trajnuar siç duhet. Shtetet anëtare i nxisin rojat kufitare që të mësojnë gjuhë, në veçanti ato që janë të nevojshme për kryerjen e detyrave të tyre.
- Shtetet anëtare i njoftojnë Komisionit listën e shërbimeve kombëtare përgjegjëse për kontrollin kufitar në zbatim të legjislacionit të tyre të brendshëm, në përputhje me nenin 34.
- Për të kontrolluar kufijtë me efikasitet, çdo shtet anëtar siguron bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet shërbimeve kombëtare përgjegjëse për kontrollin kufitar.
Neni 16
Bashkëpunimi mes shteteve anëtare
- Shtetet anëtare mbështesin njëri tjetrin dhe ruajnë një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm për të pasur një zbatim efikas të kontrollit kufitar, në përputhje me nenet 6 deri në 15. Ata shkëmbejnë të gjitha informacionet përkatëse.
- Bashkëpunimi operacional ndërmjet shteteve anëtare në fushën e menaxhimit të kufijve të jashtëm koordinohet nga Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare (në vijim "Agjencia"), e themeluar nëpërmjet Rregullores (KE) nr. 2007/2004.
- Pa cenuar kompetencat e Agjencisë, shtetet anëtare mund të vazhdojnë bashkëpunimin operacional me shtetet e tjera anëtare dhe/ose vendet e treta në kufijtë e jashtëm, duke përfshirë shkëmbimin e oficerëve të ndërlidhjes, kur ky bashkëpunim plotëson veprimet e Agjencisë.
Shtetet anëtare nuk bëhen pjesë e asnjë veprimtarie që mund të rrezikojë funksionimin e Agjencisë ose arritjen e objektivave të saj.
Shtetet anëtare i raportojnë Agjencisë për bashkëpunimin operacional të përmendur në nënparagrafin e parë.
- Shtetet anëtare ofrojnë trajnim për rregullat e kontrollit kufitar dhe për të drejtat themelore. Në këtë drejtim, merren në konsideratë standardet e përbashkëta të trajnimit të përcaktuara dhe të zhvilluara më tej nga Agjencia.
Neni 17
Kontrolli i përbashkët
- Shtetet anëtare që nuk zbatojnë nenin 20 në kufijtë e përbashkët tokësor, deri në datën e zbatimit të këtij neni, mund të kryejnë kontrolle të përbashkëta të këtyre kufijve, dhe në këtë rast një person mund të ndalohet vetëm një herë për të kryer verifikimet e hyrjes dhe daljes, pa cenuar përgjegjësitë individuale të shteteve anëtare që lind nga nenet 6 deri në 13.
Për këtë qëllim, shtetet anëtare mund të lidhin marrëveshje dypalëshe ndërmjet tyre.
- Shtetet anëtare informojnë Komisionin për çdo marrëveshje të lidhur në përputhje me paragrafin 1.
KREU IV
RREGULLAT SPECIFIKE PËR VERIFIKIMET NË KUFI
Neni 18
Rregullat specifike për lloje të ndryshme kufijsh dhe mjete të ndryshme transporti që përdoren për të kaluar kufijtë e jashtëm
Rregullat specifike që përcaktohen në shtojcën VI zbatohen për verifikimet që kryhen në lloje të ndryshme kufijsh dhe për mjete të ndryshme transporti që përdoren për të kaluar pikat e kalimit kufitar.
Këto rregulla specifike mund të përmbajnë shmangie nga neni 5 dhe nenet 7 deri në 13.
Neni 19
Rregullat specifike për verifikimet e disa kategorive të personave
- Rregullat specifike të përcaktuara në shtojcën VII zbatohen për verifikimet e personave të kategorive të mëposhtme:
- a) krerët e shteteve dhe anëtarët e delegacioneve të tyre;
- b) pilotët e mjeteve të fluturimit dhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit;
- c) marinarët;
- d) mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të shërbimit dhe anëtarët e organizatave ndërkombëtare;
- e) punëtorët ndërkufitarë;
- f) të miturit.
Këto rregulla specifike mund të përmbajnë shmangie nga neni 5 dhe nenet 7 deri në 13.
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për kartat model që lëshohen nga ministritë e tyre të jashtme për anëtarët e akredituar të misioneve diplomatike dhe përfaqësive konsullore dhe anëtarët e familjeve të tyre, në përputhje me nenin 34.
TITULLI III
KUFIJTË E BRENDSHËM
KREU I
SHFUQIZIMI I KONTROLLIT KUFITAR NË KUFIJTË E BRENDSHËM
Neni 20
Kalimi i kufijve të brendshëm
Kufijtë e brendshëm mund të kalohen në çdo pikë pa kryer asnjë verifikim kufitar të personave, pavarësisht kombësisë së tyre.
Neni 21
Verifikimet brenda territorit
Shfuqizimi i kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm nuk prek:
- a) ushtrimin e kompetencave policore nga autoritetet kompetente të shteteve anëtare në zbatim të legjislacionit të brendshëm, për sa kohë që ushtrimi i këtyre kompetencave nuk ka një efekt të barasvlershëm me verifikimet kufitare; kjo gjen zbatim edhe në zonat kufitare. Sipas kuptimit të fjalisë së parë, ushtrimi i kompetencave policore, veçanërisht, nuk mund të konsiderohet i barasvlershëm me ushtrimin e verifikimeve kufitare kur masat policore:
- nuk kanë si objektiv kontrollin kufitar,
- bazohen në informacionet dhe përvojën e përgjithshme policore lidhur me kërcënimet e mundshme ndaj sigurisë publike dhe, synojnë veçanërisht të luftojnë krimin ndërkufitar;
III. janë krijuar dhe ekzekutohen në një mënyrë qartësisht të ndryshme nga verifikimet e rregullta të personave në kufijtë e jashtëm,
- kryhen mbi bazën e kontrolleve të befta;
- b) verifikimet e sigurisë për personat, të cilat kryhen në porte dhe aeroporte nga autoritetet kompetente në zbatim të legjislacionit të secilit prej shteteve anëtare, nga zyrtarët e portit ose aeroportit, ose transportuesit, me kusht që këto verifikime të kryhen për personat që udhëtojnë brenda një shteti anëtar;
- c) mundësinë që një shtet anëtar të parashikojë me ligj një detyrim për t’u pajisur ose për të mbajtur dokumente udhëtimi dhe dokumente të tjera identifikimi me vete;
- d) detyrimin për shtetasit e vendeve të treta që të raportojnë praninë e tyre në territorin e çdo shteti anëtar, sipas dispozitave të nenit 22 të Konventës Shengen.
Neni 22
Heqja e pengesave të trafikut në pikat e kalimit kufitar rrugor në kufijtë e brendshëm
Shtetet anëtare heqin të gjitha pengesat për qarkullimin e vazhdueshëm në pikat e kalimit rrugor në kufijtë e brendshëm, veçanërisht, çdo kufizim shpejtësie që nuk bazohet ekskluzivisht në rregullat e sigurisë rrugore.
Gjithashtu, shtetet anëtare përgatiten për të ofruar lehtësime të verifikimeve kufitare në rast të rivendosjes së kontrolleve në kufijtë e brendshëm.
KREU II
RIVENDOSJA E PËRKOHSHME E KONTROLLIT KUFITAR NË KUFIJTË E BRENDSHËM
Neni 23
Rivendosja e përkohshme e kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm
- Kur ka kërcënime serioze për politikat publike ose sigurinë e brendshme, një shtet anëtar, në raste përjashtimore, mund të rivendosë kontrollin kufitar në kufijtë e tij të brendshëm për një periudhë të kufizuar prej jo më shumë se 30 ditësh ose përgjatë kohëzgjatjes së parashikueshme të kërcënimit serioz, nëse kohëzgjatja e tij tejkalon periudhën prej 30 ditësh, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 24, ose, në raste urgjente, me procedurën e përcaktuar në nenin 25. Qëllimi dhe kohëzgjatja e rikthimit të përkohshëm të kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm nuk tejkalon minimumin e domosdoshëm për t’iu përgjigjur kërcënimit serioz.
- Nëse kërcënimi serioz për politikat e publike ose sigurinë e brendshme vazhdon përtej periudhës së parashikuar në paragrafin 1, shteti anëtar mund të zgjasë kontrollin kufitar për të njëjtat arsye me ato që përmenden në paragrafin 1 dhe duke marrë në konsideratë çdo element të ri, për periudha të rinovueshme deri në 30 ditë, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 26.
Neni 24
Procedura për ngjarjet e parashikueshme
- Kur një shtet anëtar planifikon të rikthejë kontrollin kufitarë në kufijtë e brendshëm sipas nenit 23, paragrafi 1, ai njofton, sa më shpejt që të jetë e mundur, shtetet e tjera dhe Komisionin për këtë fakt dhe jep informacionet e mëposhtme, sapo ato të jenë të disponueshme:
- a) arsyet për rikthimin e propozuar, duke dhënë detaje të ngjarjeve që përbëjnë një kërcënim serioz për politikat publike ose sigurinë e brendshme;
- b) qëllimin e rikthimit të propozuar, duke specifikuar vendin se ku do të rikthehet kontrolli kufitar;
- c) emrat e pikave të autorizuara të kalimit;
- d) datën dhe kohëzgjatjen e rikthimit të propozuar;
- e) sipas rastit, masat që duhet të marrin shtetet e tjera anëtare.
- Pas njoftimit nga shteti anëtar në fjalë, dhe duke marrë në konsideratë konsultimin e parashikuar në paragrafin 3, Komisioni mund të lëshojë një opinion pa cenuar nenin 64, paragrafi 1 të traktatit.
- Informacioni i përmendur në paragrafin 1`, si edhe mendimi që Komisioni mund të japë në përputhje me paragrafin 2, është subjekt i konsultimeve ndërmjet shtetit anëtar që planifikon të rikthejë kontrollin kufitar, shtetet anëtare të tjera dhe Komisionin, me qëllim që të organizohet, sipas rastit, bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet shteteve anëtare dhe për të shqyrtuar proporcionalitetin e masave për ngjarjet që çojnë në rikthimin e kontrollit kufitar dhe kërcënimet për politikat publike dhe sigurinë e brendshme.
- Konsultimi i përmendur në paragrafin 3 kryhet të paktën pesëmbëdhjetë ditë përpara datës së planifikuar për rikthimin e kontrollit kufitar.
Neni 25
Procedurat për rastet që kërkojnë veprim urgjent
- Kur konsiderimet e politikave publike ose sigurisë së brendshme në një shtet anëtar kërkojnë marrjen e veprimeve urgjente, shtetet anëtare në fjalë mund të rikthejnë, në raste përjashtimore dhe menjëherë, kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm.
- Shteti anëtar që rikthen kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm njoftojnë, menjëherë, shtetet anëtare dhe Komisionin për këtë rikthim dhe jep informacionin që përmendet në nenin 24, paragrafi 1 dhe arsyet që justifikojnë përdorimin e kësaj procedure.
Neni 26
Procedura për zgjatjen e kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm
- Shtetet anëtare mund ta zgjasin kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm vetëm në zbatim të nenit 23, paragrafi 2 pasi të kenë njoftuar shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin.
- Shteti anëtar që planifikon të zgjasë kontrollin kufitar i jep shteteve të tjera anëtare dhe Komisionit të gjithë informacionin në lidhje me arsyet për zgjatjen e kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm. Zbatohen dispozitat e nenit 24, paragrafi 2.
Neni 27
Informimi i Parlamentit Evropian
Shteti anëtar në fjalë, ose, sipas rastit, Këshilli informon, sa më shpejt që të jetë e mundur, Parlamentin Evropian për masat e marra në zbatim të neneve 24, 25 dhe 26. Për sa i përket zgjatjes së tretë të njëpasnjëshme sipas nenit 26, shteti anëtar në fjalë, nëse i kërkohet, i raporton Parlamentit Evropian për nevojën për kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm.
Neni 28
Dispozitat që duhet të zbatohen kur kontrolli kufitar rikthehet në kufijtë e brendshëm
Kur rivendoset kontrolli kufitar në kufijtë e brendshëm, zbatohen rast pas rasti dispozitat e Titullit II.
Neni 29
Raporti për rivendosjen e kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm
Shteti anëtar që ka rikthyer kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm në zbatim të nenit 23 konfirmon datën në të cilën ky kontroll hiqet dhe, në të njëjtën kohë ose menjëherë në vijim, i paraqet një raport Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit për rikthimin e kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm, duke parashtruar, në veçanti, funksionimin e verifikimeve dhe efikasitetin e rikthimit të kontrollit kufitar.
Neni 30
Informimi i publikut
Vendimi për rikthimin e kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm merret në mënyrë transparente dhe publiku informohet plotësisht për këtë rikthim, përveç se kur ekzistojnë arsye sigurie më të rëndësishme për të mos e bërë diçka të tillë.
Neni 31
Konfidencialiteti
Me kërkesë të shtetit anëtar në fjalë, shtetet e tjera anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni respektojnë konfidencialitetin e informacionit të dhënë në lidhje me rikthimin dhe zgjatjen e kontrollit kufitar dhe të raportit të hartuar në zbatim të nenit 29.
TITULLI IV
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 32
Ndryshimet e shtojcave
Shtojcat III, IV dhe VIII ndryshohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 33, paragrafi 2.
Neni 33
Komiteti
- Komisioni asistohet nga një komitet, në vijim "komiteti".
- Në rastet kur referohet ky paragraf, zbatohen nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 te tij dhe me kusht që masat zbatuese që miratohen në përputhje me këtë procedurë të mos ndryshojnë dispozitat thelbësore të kësaj rregulloreje.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
- Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
- Pa cenuar masat zbatuese të miratuara më parë, zbatimi i dispozitave të kësaj rregulloreje për zbatimin e rregullave teknike dhe vendimeve në përputhje me procedurën e përmendura në paragrafin 2 pezullohet katër vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje. Me propozim të Komisionit, Parlamenti Evropian dhe Këshilli mund të ripërtërijnë dispozitat në fjalë, sipas procedurës së parashikuar në nenin 251 të Traktatit dhe në këtë rast, ato procedojnë me këtë rishikim përpara përfundimit të periudhës katër vjeçare.
Neni 34
Njoftime
- Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për:
- a) listën e lejeve të qëndrimit;
- b) listën e pikave të tyre të kalimit kufitar;
- c) shumat referencë që kërkohen për kalimin e kufijve të tyre të jashtëm të përcaktuara në bazë vjetore nga autoritetet kombëtare;
- d) listën e shërbimeve kombëtare përgjegjëse për kontrollin kufitar;
- e) mostrën e modelit të kartave të lëshuara nga ministritë e jashtme.
- Komisioni e vë informacionin e njoftuar në konformitet me paragrafin 1 në dispozicion të shteteve anëtare dhe publikut nëpërmjet botimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, seria C dhe nëpërmjet çdo mjeti tjetër të përshtatshëm.
Neni 35
Trafiku lokal kufitar
Kjo rregullore nuk cenon rregullat e Komunitetit për trafikun lokal kufitar apo marrëveshjet dypalëshe ekzistuese për trafikun lokal kufitar
Neni 36
Seuta dhe Melija
Dispozitat e kësaj rregulloreje nuk prekin rregullat e veçanta që zbatohen për qytetet e Seutës dhe Melijës, siç përcaktohet në Deklaratën e Mbretërisë së Spanjës për qytetet e Seutës dhe Melijës në Aktin Final të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Mbretërisë së Spanjës në Konventën që zbaton Marrëveshjen e Shengenit të 14 qershorit 1985 (20).
Neni 37
Njoftimi i informacionit nga shtetet anëtare
Përpara 26 tetorit 2006, shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për dispozitat e brendshme që lidhen me nenin 21, germat "c" dhe "d", penalitetet që përmenden në nenin 4, paragrafi 3 dhe marrëveshjet dypalëshe të lidhura në përputhje me nenin 17, paragrafi 1. Ndryshimet pasuese të këtyre dispozitave njoftohen brenda pesë ditëve pune.
Informacioni i njoftuar nga shtetet anëtare botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, seria C.
Neni 38
Raporti për zbatimin e titullit III
Komisioni, përpara 13 tetorit 2009, i paraqet Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport për zbatimin e titullit III.
Komisioni i kushton vëmendje të veçantë çdo vështirësie që lind nga rikthimi i kontrollit kufitar në kufijtë e brendshëm. Sipas rastit, ai paraqet propozime që synojnë zgjidhjen e këtyre vështirësive.
Neni 39
Shfuqizimet
- Nenet 2 deri në 8 të Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit të 14 qershorit 1985 shfuqizohen duke nisur nga 13 tetori 2006.
- Aktet e mëposhtme shfuqizohen duke nisur nga data e përmendur në paragrafin 1:
- a) Manuali i përbashkët, duke përfshirë shtojcat e tij;
- b) vendimet e Komitetit Ekzekutiv të Shengenit të 26 prillit 1994 (SCH/Com-ex (94) 1, rev 2), 22 dhjetorit 1994 (SCH/Com-ex (94)17, rev. 4) dhe 20 dhjetorit 1995 (SCH/Com-ex (95) 20, rev. 2);
- c) shtojca 7 e Udhëzimeve të Përbashkëta Konsullore;
- d) Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 790/2001, datë 24 prill 2001, që i jep Këshillit kompetenca zbatuese në lidhje me disa dispozita të detajuara dhe procedura praktike për kryerjen e verifikimeve dhe mbikëqyrjes kufitare21;
- e) Vendimi i Këshillit 2004/581/KE, datë 29 prill 2004, që përcakton informacionet minimale që duhet të përdoren në tabelat në pikat e kalimit të kufirit të jashtëm22;
- f) Vendimi i Këshillit 2004/574/KE, datë 29 prill 2004, "Për ndryshimin e Manualit të Përbashkët"23;
- g) Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 2133/2004, datë 13 dhjetor 2004, "Për kërkesën që autoritetet kompetente të shteteve anëtare të vulosin sistematikisht dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta, kur këta të fundit kalojnë kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare dhe që ndryshon dispozitat e konventës që zbaton Marrëveshjen e Shengenit dhe manualin e përbashkët për këtë qëllim"24.
- Referencat për nenet e fshira dhe instrumentet e shfuqizuara interpretohen si referenca për këtë rregullore.
Neni 40
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi më 13 tetor 2006. Megjithatë, neni 34 hyn në fuqi ditën pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare në përputhje me Traktatin themelues të Komunitetit Evropian.
Nënshkruar në Strasburg, më 15 mars 2006.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- BORRELL FONTELLES
Për Këshillin
Presidenti
- WINKLER
SHTOJCA I
DOKUMENTET MBËSHTETËSE QË VERIFIKOJNË PËRMBUSHJEN E KUSHTEVE TË HYRJES
Dokumentet vërtetuese që përmenden në nenin 5, paragrafi 2 mund të përfshijnë sa më poshtë:
- a) për udhëtimet e punës:
- një ftesë nga një firmë ose një autoritet për të marrë pjesë në takime, konferenca ose evenimente që lidhen me tregtinë, industrinë ose punën;
- dokumente të tjera që provojnë ekzistencën e marrëdhënieve tregtare ose të marrëdhënieve për qëllime pune;
III. biletat e hyrjes për në panaire dhe kongrese, nëse do të frekuentohen të tillë;
- b) për udhëtimet që ndërmerren për qëllime studimi ose lloje të tjera trajnimi:
- një certifikatë regjistrimi në një institut mësimdhënieje për qëllimet e frekuentimit të kurseve profesionale ose teorike në kuadër të trajnimit bazë ose të mëtejshëm;
- kartat e studentëve ose certifikatat për kurset e ndjekura;
- c) për udhëtime që ndërmerren për qëllime turistike ose për arsye private:
- dokumente mbështetëse në lidhje me akomodimin:
— një ftesë nga pritësi, nëse qëndroni te një i tillë,
— një dokument mbështetës nga subjekti që ofron akomodimin ose ndonjë dokument tjetër të përshtatshëm që tregon akomodimin e parashikuar;
- dokumente mbështetëse në lidhje me itinerarin:
konfirmimi i rezervimit të një udhëtimi të organizuar ose çdo dokument tjetër i përshtatshëm që tregon planet e parashikuara të udhëtimit;
III. dokumente mbështetëse në lidhje me kthimin:
një biletë kthimi ose biletë vajtje-ardhje.
- d) për udhëtime që ndërmerren për evenimente politike, shkencore, kulturore, sportive ose fetare, ose për arsye të tjera:
ftesat, biletat e hyrjes, regjistrimet ose programet që tregojnë, kur është e mundur, emrin e organizatës pritëse dhe kohëzgjatjen e qëndrimit ose ndonjë dokument tjetër i përshtatshëm që tregon qëllimin e vizitës.
SHTOJCA II
REGJISTRIMI I INFORMACIONIT
Në çdo pikë të kalimit kufitar, të gjitha informacionet e shërbimit dhe çdo informacion tjetër me rëndësi të veçantë regjistrohen manualisht ose në formë elektronike. Informacioni që duhet të regjistrohet përfshin në veçanti:
- a) emrin e rojës kufitare përgjegjëse në nivel lokal për verifikimet kufitare dhe të oficerëve të tjerë në secilin ekip;
- b) lehtësirat për verifikimin e personave, që aplikohen sipas nenit 8;
- c) lëshimin, në kufi, të dokumenteve në vend të pasaportave dhe të vizave;
- d) personat e ndaluar dhe ankesat (veprat penale dhe shkeljet administrative);
- e) personat, të cilëve u është refuzuar hyrja në përputhje me nenin 13 (arsyet për refuzimin dhe kombësitë);
- f) kodet e sigurisë së vulave hyrëse dhe dalëse, identiteti i rojës kufitare të cilit i përket një vulë në çdo kohë ose turn të caktuar dhe informacioni në lidhje me vulat e humbura dhe të vjedhura;
- g) ankesat nga personat që u nënshtrohen verifikimeve;
- h) masa të tjera policore ose gjyqësore me rëndësi të veçantë;
- ngjarje të pazakonta.
SHTOJCA III
TABELAT MODEL QË TREGOJNË KORSITË NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
PJESA A
PJESA B
PJESA C
SHTOJCA IV
VENDOSJA E VULAVE
- Dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta vulosen rregullisht në hyrje dhe dalje, në përputhje me nenin 10. Specifikat e këtyre vulave përcaktohen në Vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Shengenit SCH/COM-EX (94) 16, i rishikuar dhe SCH/Gem-Handb (93) 15 (KONFIDENCIALE).
- Kodet e sigurisë në vula ndryshohen në intervale të rregullta që nuk tejkalojnë një muaj.
- Në hyrje dhe dalje të shtetasve të vendeve të treta që i nënshtrohen detyrimit për vizë, vula, kur është e mundur, vendoset në një vend të tillë që të mbulojë cepin e vizës, pa ndikuar në lexueshmërinë e informacioneve të vizës ose në tiparet e sigurisë së vizës së ngjitur. Nëse duhet të vendosen disa vula (për shembull në rastin e një vize me shumë kalime, kjo bëhet në faqen përballë faqes ku është vendosur viza.
Nëse kjo faqe nuk mund të përdoret, vula vendoset në faqen pasuese. Në zonën e lexueshme nga makineria nuk vendosen vula.
- Shtetet anëtare caktojnë pika kontakti kombëtare përgjegjëse për të shkëmbyer informacione për kodet e sigurisë së vulave të hyrjes dhe të daljes që përdoren në pikat e kalimit kufitar dhe njoftojnë shtetet e tjera anëtare, Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit dhe Komisionin për sa më lart. Këto pika kontakti kanë akses të menjëhershëm në informacionet që lidhen me vulat e përbashkëta të hyrjes dhe të daljes që përdoren në kufirin e jashtëm të shtetit anëtar në fjalë, dhe në veçanti, në informacionet që lidhen me sa më poshtë:
- a) pikën e kalimit kufitar të cilës i është caktuar një vulë;
- b) identitetin e rojës kufitare të cilit i është caktuar një vulë e caktuar në një kohë të caktuar;
- c) kodin e sigurisë së një vule të caktuar në një kohë të caktuar.
Çdo ankesë në lidhje me vulat e përbashkëta të hyrjes dhe daljes bëhet nëpërmjet këtyre pikave kombëtare të kontaktit.
Gjithashtu, pikat kombëtare të kontaktit i përcjellin menjëherë pikave të tjera të kontaktit, Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit dhe Komisionit informacionin që lidhet me një ndryshim të pikave të kontaktit si edhe me vulat e humbura dhe të vjedhura.
SHTOJCA V
PJESA A
PROCEDURAT PËR REFUZIMIN E HYRJES NË KUFI
- Në rastet kur refuzon hyrjen, roja kufitare kompetente:
- a) Plotëson formularin standard për refuzimin e hyrjes, siç tregohet në pjesën B. Shtetasi përkatës i vendit të tretë nënshkruan formularin dhe merr një kopje të formularit të nënshkruar. Në rastet kur shtetasi i një vendi të tretë refuzon të nënshkruajë, roja kufitare e tregon këtë refuzim në seksionin e formularit "komente";
- b) vendos një vulë hyrjeje në pasaportë, të anuluar me një kryq me bojë të zezë që nuk fshihet dhe shkruan përbri saj, në krahun e djathtë, po me bojë të zezë që nuk fshihet, shkronjat që përkojnë me arsyet për refuzimin e hyrjes, lista e të cilave paraqitet në formularin standard të lartpërmendur për refuzimin e hyrjes;
- c) anulon vizën duke vendosur një vulë ku thuhet "ANULOHET" në rastet e përmendura në paragrafin 2. Në këtë rast, tipari optik i ndryshueshëm i vizës, tipari i sigurisë "efekti i imazhit të fshehur" si edhe termi "viza" fshihen duke i vendosur një kryq për të parandaluar ndonjë keqpërdorim të mëvonshëm. Roja kufitare lajmëron menjëherë autoritetet e tij qendrore për këtë vendim;
- d) regjistron çdo refuzim të hyrjes në një regjistër ose në një listë duke deklaruar identitetin dhe kombësinë e shtetasit përkatës të një vendi të tretë, referencat e dokumentit që autorizon shtetasin e një vendi të tretë të kalojë kufirin dhe arsyet për dhe datën e refuzimit të hyrjes;
- Viza anulohet në rastet e mëposhtme:
- a) nëse mbajtësi i vizës është subjekt i një njoftimi në SIS që synon refuzimin e hyrjes, përveç se kur ai mban një vizë ose një vizë për rihyrje të lëshuar nga një prej shteteve anëtare dhe dëshiron të hyjë për qëllime transiti për të arritur në territorin e shtetit anëtar që ka lëshuar dokumentin;
- b) kur ka arsye serioze për të besuar se viza është marrë në mënyrë mashtruese.
Megjithatë, paaftësia e shtetasit të një vendi të tretë për të paraqitur në kufi një ose më shumë prej dokumenteve mbështetëse që përmenden në nenin 5, paragrafi 2 nuk çojnë automatikisht në një vendim për anulimin e vizës.
- Nëse shtetasi i një vendi të tretë të cilit i është refuzuar hyrja, sillet në kufi nga një transportues, autoriteti lokal përgjegjës:
- a) urdhëron transportuesin për të marrë në ngarkim shtetasin e vendit të tretë dhe ta transportojë atë pa vonesë në vendin e tretë nga i cili ai ka ardhur, në vendin e tretë që ka lëshuar dokumentin që e autorizon atë të kalojë kufirin ose në një vend tjetër të tretë ku atij i garantohet pranimi, ose për të gjetur mënyra për transport të mëtejshëm, në përputhje me nenin 26 të Konventës së Shengenit dhe Direktivën e Këshillit 2001/51/KE, datë 28 qershor 2001, që plotëson dispozitat e nenit 26 të Konventës për zbatimin e Marrëveshjes Shengen të 14 qershorit 198526;
- b) në pritje të transportit të mëtejshëm, merr masat e përshtatshme, në pajtim me legjislacionin e brendshëm dhe duke marrë në konsideratë rrethanat lokale, për të parandaluar që shtetasit e vendeve të treta, të cilëve i është refuzuar hyrja, të hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme.
- Nëse ka arsye për të refuzuar hyrjen për një shtetas të vendit të tretë dhe për ta arrestuar atë, roja kufitare kontakton autoritetet përgjegjëse për të marrë një vendim për masat që duhet të merren në përputhje me legjislacionin e brendshëm.
PJESA B
FORMULARI STANDARD PËR REFUZIMIN E HYRJES NË KUFI
SHTOJCA VI
RREGULLAT SPECIFIKE PËR LLOJET E NDRYSHME TË KUFIJVE DHE MJETET E NDRYSHME TË TRANSPORTIT QË PËRDOREN PËR KALIMIN E KUFIJVE TË JASHTME TË SHTETEVE ANËTARE
- Kufijtë tokësorë
1.1. Verifikimet në trafikun rrugor
1.1.1. Për të garantuar verifikime efikase të personave, ndërkohë që garantohet siguria dhe qarkullimi normal i trafikut rrugor, lëvizjet në pikat e kalimit kufitar rregullohen në mënyrë të përshtatshme. Kur është e nevojshme, shtetet anëtare mund të lidhin marrëveshje dypalëshe për të kanalizuar dhe bllokuar qarkullimin. Ata informojnë Komisionin për këtë, sipas nenit 37.
1.1.2. Në kufijtë tokësorë, shtetet anëtare, kur e gjykojnë të përshtatshme dhe nëse e lejojnë rrethanat, instalojnë ose përdorin korsi të ndara në disa pika të kalimit kufitar, në përputhje me nenin 9.
Korsitë e ndara mund të hiqen në çdo kohë nga autoritetet kompetente të shteteve anëtare, në rrethana përjashtimore dhe kur kjo bëhet e nevojshme për shkak të gjendjes së qarkullimit dhe kushteve të infrastrukturës.
Shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet fqinje për të vendosur korsi të ndara në pikat e kalimit të kufijve të jashtme.
1.1.3. Si rregull i përgjithshëm, personat që udhëtojnë me automjete mund të qëndrojnë brenda automjetit gjatë verifikimeve. Megjithatë, nëse kërkohet nga rrethanat, personave mund t’u kërkohet që të zbresin nga automjeti i tyre. Verifikimet e imtësishme, kur e lejojnë rrethanat lokale, kryhen në zonat e përcaktuara për këtë qëllim. Në interes të sigurisë së stafit, verifikimet kryhen nga dy roja kufitare kur kjo është e mundur.
1.2. Verifikimet në trafikun hekurudhor
1.2.1. Për trenat që kalojnë kufijtë e jashtëm, duke përfshirë trenat e mallrave ose trenat bosh, kryhen verifikimet e udhëtarëve dhe të stafit hekurudhor. Këto verifikime kryhen në një prej dy mënyrave të mëposhtme:
— në platformë, në stacionin e parë të mbërritjes ose të nisjes në territorin e një shteti anëtar,
— në bordin e trenit, gjatë transitit.
Shtetet anëtare mund të lidhin marrëveshje dypalëshe për mënyrën e kryerjes së këtyre verifikimeve. Ata informojnë Komisionin për këtë, sipas nenit 37.
1.2.2. Duke deroguar nga pika 1.2.1 dhe për të lehtësuar qarkullimin hekurudhor të trenave të shpejtësisë së lartë që transportojnë udhëtar, shtetet anëtare që janë në itinerarin e këtyre trenave që vijnë nga vendet e treta mund të vendosin, nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta me këto vende të treta, që të kryejnë verifikimin e personave në trenat që vijnë nga vendet e treta në një prej mënyrave të mëposhtme:
— në stacionet e një vendi të tretë ku personat hipin në tren,
— në stacionet ku personat zbresin brenda territorit të shteteve anëtare,
— në bordin e trenit, gjatë transitit ndërmjet stacioneve në territorin e shteteve anëtare, me kusht që personat të qëndrojnë në bordin e trenit në stacionet e mëparshme.
1.2.3. Për sa u përket trenave të shpejtësisë së lartë nga vende të treta që ndalojnë disa herë në territorin e shteteve anëtare, nëse transportuesi hekurudhor është në gjendje të marrë udhëtarë vetëm për pjesën e mbetur të udhëtimit brenda territorit të shteteve anëtare, këta udhëtarë i nënshtrohen verifikimeve të hyrjes, ose në tren ose në stacionin e vend mbërritjes, përveçse kur verifikimet janë kryer sipas pikave 1.2.1 ose 1.2.2, ndarja e parë.
Personat që dëshirojnë të marrin trenin vetëm për pjesën e mbetur të udhëtimit brenda territorit të shteteve anëtare, marrin një njoftim të qartë përpara nisjes së trenit se ata do t’i nënshtrohen verifikimit në hyrje gjatë udhëtimit ose në stacionin e mbërritjes.
1.2.4. Kur udhëtojnë në drejtim të kundërt, personat që janë në tren i nënshtrohen verifikimeve në dalje me të njëjtat masa.
1.2.5. Roja kufitare mund të urdhërojë inspektimin e hapësirave të bagazheve nëse është e nevojshme, me ndihmën e inspektorit të trenit, për t’u siguruar se aty nuk janë fshehur persona ose sende që janë objekt i verifikimeve kufitare.
1.2.6. Kur ka arsye për të besuar se në tren janë fshehur persona që janë raportuar ose dyshohen se kanë kryer një vepër penale, ose shtetasit e vendeve të treta që synojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme, roja kufitare, nëse nuk ka kompetencë për të vepruar, në përputhje me dispozitat e brendshme, njofton shtetin anëtar drejt të cilit ose brenda territorit të së cilit po lëviz treni.
- Kufijtë ajrorë
2.1. Procedurat për verifikimet në aeroportet ndërkombëtare
2.1.1. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare sigurohen që operatori i aeroportit të marrë masat e kërkuara për të ndarë fizikisht qarkullimin e udhëtarëve të fluturimeve të brendshme nga qarkullimi i udhëtarëve të fluturimeve të tjera. Për këtë qëllim, në të gjitha aeroportet ndërkombëtare ngrihet infrastruktura e përshtatshme.
2.1.2. Vendi ku kryhen verifikimet kufitare përcaktohet në përputhje me procedurën e mëposhtme:
- a) udhëtarët e fluturimeve nga një vend i tretë, të cilët marrin një fluturim të brendshëm i nënshtrohen një verifikimi në hyrje në aeroportin e mbërritjes së fluturimit nga vendi i tretë. Udhëtarët e një fluturimi të brendshëm, të cilët marrin një fluturim nga një vendi i tretë (udhëtarë të transferuar) i nënshtrohen një verifikimi në dalje në aeroportin nga ku niset fluturimi i fundit;
- b) për fluturimet nga ose drejt vendeve të treta ma udhëtarë të transferuar dhe fluturimet që bëjnë më shumë se një ndalesë të shkurtër në aeroportet e shteteve anëtare ku nuk ka ndryshim avioni:
- udhëtarët e fluturimeve nga ose drejt vendeve të treta ku nuk ka transferim paraprak ose pasues brenda territorit të shteteve anëtare i nënshtrohen një verifikimi në hyrje në aeroportin e hyrjes dhe një verifikimi në dalje në aeroportin e daljes;
- udhëtarët e fluturimeve nga ose drejt vendeve të treta me më shumë se një ndalesë të shkurtër në territorin e shteteve anëtare, kur nuk ka ndryshim avioni (udhëtarë transiti) dhe me kusht që udhëtarët të mos mund të hipin në avion për pjesën e mbetur të udhëtimit në territorin e shteteve anëtare, i nënshtrohen një verifikimi në hyrje në aeroportin e mbërritjes dhe një verifikimi në dalje në aeroportin e nisjes;
III. kur një linjë ajrore, për fluturimet nga vendet e treta me më shumë se një ndalesë brenda territorit të shteteve anëtare, mund të marrë udhëtarë vetëm për pjesën e mbetur të udhëtimit brenda atij territori, udhëtarët i nënshtrohen një verifikimi në dalje në aeroportin e nisjes dhe një verifikimi në hyrje në aeroportin e mbërritjes.
Verifikimet e udhëtarëve, të cilët, gjatë këtyre ndalesave, janë në bordin e avionit dhe nuk kanë hipur në territorin e shteteve anëtare, kryhen në përputhje me germën "b", pika (ii). Për kategorinë e fluturimeve kur vendi i mbërritjes është një vend i tretë zbatohet procedura e anasjelltë.
2.1.3. Verifikimet kufitare normalisht nuk kryhen në avion ose në portë, përveç se kur kjo është e justifikuar mbi bazën e një vlerësimi të rreziqeve që lidhen me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm. Për të garantuar që në aeroportet e përcaktuara si pika të kalimit kufitar personat të verifikohen në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenet 6 deri në 13, shtetet anëtare sigurohen që autoritetet aeroportuale të marrin masat e kërkuara për të drejtuar trafikun e udhëtarëve drejt mjediseve të rezervuara për verifikime.
Shtetet anëtare sigurohen që operatori aeroportual të marrë masat e nevojshme për të parandaluar që personat e paautorizuar të hyjnë dhe të largohen nga zonat e rezervuara, për shembull nga zona e transitit. Normalisht, verifikimet nuk kryhen në zonën e transitit, përveçse kur kjo justifikohet mbi bazën e një vlerësimi të rreziqeve që lidhen me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm; verifikimet në këtë zonë mund të kryhen veçanërisht për personat që duhet të pajisjen me një vizë transit në aeroport, për të verifikuar nëse e kanë një vizë të tillë.
2.1.4. Kur, në rastet e forcës madhore ose të rrezikut të pashmangshëm ose në zbatim të udhëzimeve të autoriteteve, avioni që vjen nga një vend i tretë duhet të ulet në një aeroport i cili nuk është pikë kalimi kufitar, ky avion mund të vazhdojë fluturimin e tij vetëm pasi ka marrë autorizimin nga rojat kufitare dhe nga doganat. E njëjta procedurë zbatohet edhe kur një avion që vjen nga një vend i tretë ulet pa leje. Në çdo rast, për verifikimin e personave në këta avionë zbatohen nenet 6 deri në 13.
2.2. Procedurat për verifikimet në aerodrome
2.2.1. Merren masa që personat të verifikohen, në përputhje me nenet 6 deri në 13, edhe në aeroporte që nuk kanë statusin e aeroportit ndërkombëtar sipas legjislacionit të brendshëm përkatës (aerodrome), por përmes të cilëve janë autorizuar fluturimet nga ose drejt vendeve të treta.
2.2.2. Duke deroguar nga pika 2.1.1, nuk është e nevojshme që të merren masat e përshtatshme në aerodrome për të garantuar që flukset e udhëtarëve nga fluturimet e brendshme ose fluturime të tjera të ndahen, pa cenuar Rregulloren (KE) nr. 2320/2002 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 16 dhjetor 2002, "Për përcaktimin e rregullave të përbashkëta në fushën e sigurisë së aviacionit civil"27. Gjithashtu, kur trafiku është i ulët, nuk është nevoja që rojat kufitare të jenë të pranishme gjatë gjithë kohës, nëse garantohet që personeli i nevojshëm mund të vihet në dispozicion brenda kohës së nevojshme.
2.2.3. Kur prania e rojave kufitare në aerodrom nuk garantohet gjatë gjithë kohës, drejtori i aerodromit i dërgon rojave kufitare një njoftim të përshtatshëm për mbërritjen ose nisjen e avionëve në fluturime nga ose drejt vendeve të treta.
2.3. Verifikimet e personave në fluturimet private
2.3.1. Në rastin e fluturimeve private nga ose drejt vendeve të treta, kapiteni i transmeton rojave kufitare të shtetit anëtar të mbërritjes dhe, sipas rastit, shtetit anëtar të hyrjes së parë, përpara ngritjes së avionit, një deklaratë të përgjithshme që përfshin, ndër të tjera, planin e fluturimit në përputhje me shtojcën 2 të Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar dhe informacionin në lidhje me identitetin e udhëtarëve.
2.3.2. Kur fluturimet private që vijnë nga një vend i tretë dhe shkojnë drejt një shteti anëtar bëjnë ndalesa në territorin e shteteve të tjera anëtare, autoritetet kompetente të shtetit anëtar të hyrjes kryejnë verifikimet kufitare dhe vendosin vulë në deklaratën e përgjithshme të përmendur në pikën 2.3.1.
2.3.3. Kur ka pasiguri në lidhje me faktin nëse një fluturim vjen ekskluzivisht nga dhe shkon vetëm drejt territoreve të shteteve anëtare pa ndalesa në territorin e një vendi të tretë, autoritetet kompetente i kryejnë verifikimet e personave në aeroporte dhe aerodrome në përputhje me pikat 2.1 dhe 2.2.
2.3.4. Masat për hyrjen dhe daljen e avionëve pa motor, avionëve të lehtë, helikopterëve, avionëve të vegjël që mund të fluturojnë vetëm në distanca të shkurtra dhe për balonat fluturuese përcaktohen në legjislacionin e brendshëm dhe, sipas rastit, në marrëveshjet dypalëshe.
- Kufijtë detarë
3.1. Procedurat e përgjithshme të verifikimit të trafikut detar
3.1.1. Verifikimet në anije kryhen në portin e mbërritjes ose të nisjes, në bordin e anijes ose në zonën e veçuar për këtë qëllim, që ndodhet në afërsi të mjetit të lundrimit. Megjithatë, në përputhje me marrëveshjet e arritura për këtë çështje, verifikimet mund të kryhen edhe gjatë kalimeve ose, gjatë mbërritjes ose nisjes së anijes në territorin e një vendi të tretë.
Qëllimi i verifikimeve është që të garantohet se ekuipazhi dhe udhëtarët përmbushin kushtet e përcaktuara në nenin 5, pa cenuar nenin 19, paragrafi 1, germa "c".
3.1.2. Kapiteni i anijes, ose në mungesë të tij, individi ose korporata që përfaqëson zotëruesin e anijes në të gjitha çështjet që lidhen me detyrat për përshtatshmërinë e anijes (agjenti i zotëruesit të anijes), harton një listë, në dy kopje, të ekuipazhit dhe të çdo udhëtari. Jo më vonë se gjatë mbërritjes në port, ai ia dorëzon listat rojave kufitare. Nëse, për arsye të forcës madhore, lista ose listat nuk mund t’i dërgohen rojave kufitare, një kopje i dërgohet postës kufitare përkatëse ose autoritetit portual, i cili ia përcjell ato menjëherë rojave kufitare.
3.1.3. Një kopje e dy listave të nënshkruara siç duhet nga roja kufitare i kthehet kapitenit të anijes, i cili e paraqet atë sipas kërkesës, kur të ndodhet në port.
3.1.4. Kapiteni i anijes, ose në mungesë të tij, agjenti i zotëruesit të anijes i raporton menjëherë autoritetit kompetent çdo ndryshim në përbërjen e ekuipazhit ose në numrin e udhëtarëve.
Gjithashtu, kapiteni njofton autoritetet kompetente, menjëherë dhe nëse është e mundur edhe përpara se anija të hyjë në port, për praninë e udhëtarëve pa biletë. Megjithatë, udhëtarët pa biletë mbesin nën përgjegjësinë e kapitenit të anijes.
3.1.5. Kapiteni i anijes njofton rojat kufitare për nisjen e anijes në kohë dhe në përputhje me rregullat në fuqi në portin përkatës; nëse ai nuk ka mundësi t’i njoftojë ata, ai këshillohet me autoritetin portual përkatës. Kopja e dytë e listave të plotësuara dhe të nënshkruara më parë i kthehet rojave kufitare ose autoriteteve portuale.
3.2. Procedurat specifike të verifikimit për lloje të caktuara anijesh
Anijet turistike
3.2.1. Kapiteni i anijeve turistike, ose në mungesë të tij, agjenti i zotëruesit të anijes, i transmeton rojave kufitare përkatëse itinerarin dhe programin e udhëtimit turistik, të paktën 24 orë përpara se të largohet nga porti i nisjes dhe përpara mbërritjes në secilin prej porteve në territorin e shteteve anëtare.
3.2.2. Nëse itinerari i një anijeje turistike përfshin vetëm portet që ndodhen në territorin e shteteve anëtare, duke deroguar nga nenet 4 dhe 7, nuk kryhet asnjë verifikim kufitar dhe anija turistike mund të ndalojë në porte që nuk janë pika të kalimit kufitar.
Megjithatë, bazuar në një vlerësim të rreziqeve që lidhen me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm, ekuipazhi dhe udhëtarët e këtyre anijeve mund të verifikohen.
3.2.3. Nëse itinerari i anijes turistike përfshin porte që ndodhen në territorin e shteteve anëtare dhe porte që ndodhen në vende të treta, duke deroguar nga neni 7, verifikimet kufitare kryhen si në vijim:
- a) kur anija turistike vjen nga një port që ndodhet në një vend të tretë dhe ndalon për herë të parë në një port që ndodhet në territorin e një shteti anëtar, ekuipazhi dhe udhëtarët i nënshtrohen verifikimeve në hyrje bazuar në listat emërore të ekuipazhit dhe udhëtarëve, siç përmenden në pikën 3.2.4.
udhëtarët që zbresin në breg i nënshtrohen verifikimeve në hyrje në përputhje me nenin 7, përveç se kur vlerësimi i rreziqeve në lidhje me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm tregon se nuk është nevoja që të kryhen këto verifikime;
- b) kur anija turistike vjen nga një port që ndodhet në një vend të tretë dhe ndalon sërish në një port që ndodhet në territorin e një shteti anëtar, ekuipazhi dhe udhëtarët i nënshtrohen verifikimeve në hyrje bazuar në listat emërore të ekuipazhit dhe udhëtarëve, siç përmenden në pikën 3.2.4, për aq sa këto lista janë modifikuar që kur anija turistike ka ndaluar në portin e mëparshëm që ndodhej në territorin e një shteti anëtar.
Udhëtarët që zbresin në breg i nënshtrohen verifikimeve në hyrje në përputhje me nenin 7, përveç se kur vlerësimi i rreziqeve në lidhje me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm tregon se nuk është nevoja që të kryhen këto verifikime;
- c) kur anija turistike vjen nga një port që ndodhet në një shtet anëtar dhe ndalon në një port të tillë, udhëtarët që zbresin në breg i nënshtrohen verifikimeve në përputhje me nenin 7, nëse diçka e tillë kërkohet nga vlerësimi i rreziqeve në lidhje me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm;
- d) kur një anije turistike nise nga një port që ndodhet në një shtet anëtar drejt një porti të një vendi të tretë, ekuipazhi dhe udhëtarët i nënshtrohen verifikimeve në dalje bazuar në listat emërore të ekuipazhit dhe udhëtarëve.
Kur diçka e tillë kërkohet nga një vlerësim i rreziqeve që lidhen me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm, udhëtarët që hipin në anije i nënshtrohen verifikimeve në dalje në përputhje me nenin 7;
- e) kur një anije turistike niset nga një port që ndodhet në një shtet anëtar drejt një porti po në një shtet anëtar, nuk kryhen verifikime në dalje
Megjithatë, bazuar në një vlerësim të rreziqeve që lidhen me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm, ekuipazhi dhe udhëtarët e këtyre anijeve mund të verifikohen.
3.2.4. Listat emërore të ekuipazhit dhe udhëtarëve përfshijnë:
- a) emrin dhe mbiemrin;
- b) datën e lindjes;
- c) kombësinë;
- d) numrin dhe llojin e dokumentit të udhëtimit dhe, sipas rastit, numrin e vizës.
Kapiteni i anijes turistike, ose në mungesë të tillë, agjenti i zotëruesit të anijes i transmeton rojave kufitare përkatëse listat emërore të paktën 24 orë përpara mbërritjes në secilin port në territorin e shteteve anëtare, ose kur udhëtimi drejt këtij porti zgjat më pak se 24 orë, menjëherë pasi embarkimi ka përfunduar në portin e mëparshëm.
Lista emërore vuloset në portin e parë të hyrjes në territorin e shteteve anëtare dhe në të gjitha rastet në vijim nëse lista modifikohet. Lista emërore merret në konsideratë për vlerësimin e rreziqeve, siç përmendet në pikën 3.2.3.
Lundrimi argëtues
3.2.5. Duke deroguar nga nenet 4 dhe 7, personat në bordin e mjeteve të lundrimit argëtues që vijnë nga ose nisen drejt një porti që ndodhet në një shtet anëtar, nuk i nënshtrohen verifikimeve kufitare dhe mund të futen në një port që nuk është pikë kalimi kufitar.
Megjithatë, sipas vlerësimit të rreziqeve të imigracionit të paligjshëm, dhe në veçanti kur vija bregdetare e një vendi të tretë ndodhet në afërsi të territorit të shtetit anëtar në fjalë, kryhen verifikimet e këtyre personave dhe/ose kontrolli fizik i mjetit të lundrimit argëtues.
3.2.6. Duke deroguar nga neni 4, një mjet lundrimi argëtues që vjen nga një vend i tretë, në raste të veçanta, hyn në një port që nuk është pikë e kalimit kufitar. Në këtë rast, personat në bord njoftojnë autoritetet portuale me qëllim që të autorizohen për të hyrë në atë port. Autoritetet portuale kontaktojnë autoritetet në portin më të afërt të caktuar si pikë e kalimit kufitar me qëllim që të raportojnë mbërritjen e mjetit të lundrimit. Deklarata në lidhje me udhëtarët bëhet duke i dorëzuar autoriteteve portuale listën e personave në bord. Kjo listë u vihet në dispozicion rojave kufitare menjëherë pas mbërritjes.
Gjithashtu, nëse për arsye të forcës madhore mjeti i lundrimit argëtues që vjen nga një vend i tretë duhet të ndalojë në një port që nuk është pikë e kalimit kufitar, autoritetet portuale kontaktojnë autoritetet në portin më të afërt të caktuar si pikë e kalimit kufitar me qëllim që të raportojnë praninë e mjetit të lundrimit.
3.2.7. Gjatë këtyre verifikimeve, dorëzohet një dokument që përmban të gjitha karakteristikat teknike të mjetit të lundrimit dhe emrat e personave në bord. Një kopje e këtij dokumenti i jepet autoriteteve të portit të hyrjes dhe të daljes. Për sa kohë që mjeti i lundrimit qëndron në ujërat territoriale të një shteti anëtar, një kopje e këtij dokumenti mbahet bashkë me dokumentet e anijes.
Peshkimi bregdetar
3.2.8. Duke deroguar nga nenet 4 deri në 7, ekuipazhet e anijeve të peshkimit bregdetar që kthehen çdo ditë ose brenda 36 orësh në portin e regjistrimit ose në çdo port tjetër që ndodhet në territorin e shteteve anëtare pa ndaluar në një port që ndodhet në territorin e një vendi të tretë, nuk verifikohen në mënyrë sistematike. Megjithatë, për të përcaktuar shpeshtësinë e verifikimeve që duhet të kryhen, merret në konsideratë vlerësimi i rreziqeve të imigracionit të jashtëligjshëm, dhe veçanërisht kur vija bregdetare e një vendi të tretë ndodhet në afërsi të territorit të këtij shteti anëtar. Sipas këtyre rreziqeve, kryhen verifikimet e personave dhe/ose kontrolli fizik i mjetit të lundrimit.
3.2.9. Anëtarët e ekuipazhit të anijeve të peshkimit bregdetar që nuk janë regjistruar në një port që ndodhet në territorin e një shteti anëtar, verifikohen në përputhje me dispozitat që lidhen me marinarët.
Kapiteni i anijes njofton autoritetet kompetente për çdo ndryshim të listës së ekuipazhit dhe për praninë e ndonjë udhëtari.
Linjat e trageteve
3.2.10. Verifikimet bëhen për personat që ndodhen në bordin e linjave të tragetit në portet që ndodhen në vende të treta. Zbatohen rregullat e mëposhtme:
- a) kur është e mundur, shtetet anëtare ofrojnë korsi të ndara, në përputhje me nenin 9;
- b) verifikimet e udhëtarëve këmbësorë kryhen individualisht;
- c) verifikimet për personat që udhëtojnë me automjet kryhen ndërkohë që ata janë në automjet;
- d) udhëtarët e tragetit që udhëtojnë me autobus konsiderohen si udhëtarë këmbësorë. Këta udhëtarë duhet të dalin nga autobusi gjatë verifikimeve;
- e) verifikimet e drejtuesve të automjeteve të rënda për transport mallrash dhe personat që i shoqërojnë kryhen ndërkohë që këta persona qëndrojnë në automjet. Në parim, këto verifikime organizohen të ndara nga verifikimet për udhëtarët e tjerë;
- f) për të garantuar që verifikimet të kryhen shpejt, vendoset një numër i përshtatshëm portash;
- g) për të zbuluar veçanërisht imigrantët e jashtëligjshëm, kryhen kontrolle të rastësishme në mjetet e transportit që përdoren nga udhëtarët dhe, sipas rastit, në ngarkesat dhe mallrat e tjera që ndodhen në mjetin e transportit;
- h) anëtarët e ekuipazhit të trageteve trajtohen në të njëjtën mënyrë si anëtarët e ekuipazhit të anijeve tregtare.
- Lundrimi në ujërat e brendshme
4.1. "Lundrimi në ujërat e brendshme që përfshin kalimin e një kufiri të brendshëm" mbulon përdorimin, për qëllime biznesi ose argëtimi, të të gjitha llojeve të varkave dhe mjeteve pluskuese në lumenj, kanale dhe liqene.
4.2. Për sa i përket varkave që përdoren për qëllime biznesi, kapiteni dhe personat e punësuar në bordin e saj, të cilët janë pjesë e listës së ekuipazhit dhe familjarë të atyre personave që jetojnë në bord konsiderohen si anëtarë të ekuipazhit ose si të barasvlershëm me ta.
4.3. Dispozitat përkatëse të pikave 3.1 deri në 3.2 zbatohen rast pas rasti për verifikimet në lundrimin në ujërat e brendshme.
SHTOJCA VII
RREGULLA TË VEÇANTA PËR DISA KATEGORI PERSONASH
- Krerët e shteteve
Duke deroguar nga neni 5 dhe nenet 7 deri në 13, krerët e shteteve dhe anëtarët e delegacioneve të tyre, mbërritja dhe largimi i të cilëve i janë njoftuar rojave kufitare përmes rrugëve diplomatike, nuk mund t’i nënshtrohen verifikimeve në kufi.
- Pilotët e avionëve dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit
2.1. Në shmangie të nenit 5, mbajtësit e një licence piloti ose të një certifikate të anëtarit të ekuipazhit, siç parashikohet në shtojcën 9 të Konventës së Aviacionit Civil të 7 dhjetorit 1944, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve, mund:
- a) të hipin dhe të zbresin në aeroportin e ndalesës ose në aeroportin e mbërritjes që ndodhet në territorin e një shteti anëtar;
- b) të hyjnë në territorin e bashkisë së aeroportit të ndalesës ose të aeroportit të mbërritjes, që ndodhet në territorin e një shteti anëtar;
- c) të shkojnë, me çdo lloj mënyre transporti, në një aeroport që ndodhet në territorin e një shteti anëtar me qëllim që të hipin në një avion që niset po nga ai aeroport.
Në të gjitha rastet e tjera, duhet të përmbushen kërkesat e parashikuara në nenin 5, paragrafi 1.
2.2. Për verifikimet e anëtarëve të ekuipazhit të avionit zbatohen nenet 6 deri në 13. Kur është e mundur, i jepet përparësi verifikimeve të ekuipazheve të avionëve. Në mënyrë specifike, ata verifikohen ose përpara udhëtarëve, ose në vende të veçanta të rezervuara për këtë qëllim. Në shmangie të nenit 7, anëtarët e ekuipazhit që janë të njohur për stafin përgjegjës për kontrollet kufitare, mund t’i nënshtrohen vetëm verifikimeve të rastësishme gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
- Marinarët
3.1. Duke deroguar nga nenet 4 dhe 7, shtetet anëtare mund të autorizojnë marinarët që zotërojnë një dokument identifikimi si marinar të lëshuar në përputhje me Konventën e Gjenevës së 19 qershorit 2003 (nr. 185), Konventën e Londrës së 9 prillit 1965 dhe legjislacionin e brendshëm përkatës, që të hyjnë në territorin e shteteve anëtare duke dalë në breg për të qëndruar në zonën e portit ku ndalojnë anijet e tyre ose në bashkitë e portit pa u paraqitur në pikat e kalimit kufitar, me kusht që ata të jenë pjesë e listës së ekuipazhit të anijes së cilës i përkasin, listë e cila është dorëzuar paraprakisht për t’u verifikuar nga autoritetet kompetente.
Megjithatë, sipas vlerësimit të rreziqeve për sigurinë e brendshme dhe të emigracionit të paligjshëm, përpara se të dalin në breg marinarët i nënshtrohen një verifikimi nga rojat kufitare sipas nenit 7.
Nëse një marinar përbën kërcënim për politikat publike, sigurinë e brendshme ose shëndetin publik, atij mund t’i refuzohet leja për të dalë në breg.
3.2. Marinarët që synojnë të qëndrojnë jashtë bashkive që ndodhen në afërsi të porteve, duhet të përmbushin kushtet për hyrjen në territorin e shteteve anëtare, siç përcaktohen në nenin 5, paragrafi 1.
- Mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare ose të shërbimit dhe anëtarët e organizatave ndërkombëtare
4.1. Duke marrë në konsideratë privilegjet e veçanta ose imunitetet që ata gëzojnë, mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare ose të shërbimit të lëshuara nga vendet e treta ose nga qeveritë e tyre dhe që njihen nga shtetet anëtare, si edhe mbajtësit e dokumenteve të lëshuara nga organizatat ndërkombëtare që paraqiten në pikën 4.4, të cilët udhëtojnë për të ushtruar detyrat e tyre, mund të kenë përparësi ndaj udhëtarëve të tjerë në pikat e kalimit kufitar, edhe pse, sipas rastit, ata vazhdojnë t’i nënshtrohen kërkesës për vizë.
Në shmangie të nenit 5, paragrafi 1, germa "c", personave që mbajnë këto dokumente nuk u kërkohet që të vërtetojnë se kanë mjete të mjaftueshme jetese.
4.2. Nëse një person që paraqitet në kufirin e jashtëm kërkon që t’i jepen privilegje, imunitete dhe përjashtime, roja kufitare mund t’i kërkojë që të paraqesë prova për statusin e tij duke treguar dokumentet e përshtatshme, në veçanti certifikata të lëshuara nga shteti akreditues ose një pasaportë diplomatike ose mjete të tjera. Nëse roja kufitare ka dyshime, në raste urgjente, ai mund t'i drejtohet direkt Ministrisë së Punëve të Jashtme.
4.3. Anëtarët e akredituar të misioneve diplomatike dhe përfaqësive konsullore dhe familjet e tyre mund të hyjnë në territorin e shteteve anëtare duke paraqitur kartën e përmendur në nenin 19, paragrafi 2 dhe dokumentin që i autorizon ata që të kalojnë kufirin. Gjithashtu, duke deroguar nga neni 13, rojat kufitare nuk mund t’i refuzojnë mbajtësve të pasaportave diplomatike, zyrtare ose të shërbimit hyrjen në territorin e shteteve anëtare pa u konsultuar më parë me autoritetet kombëtare përkatëse. Kjo zbatohet edhe kur për këtë person është regjistruar një njoftim në SIS.
4.4. Dokumentet e lëshuara nga organizatat ndërkombëtare për qëllimet e specifikuara në pikën 4.1 janë në veçanti sa më poshtë:
— Leje kalimi i Kombeve të Bashkuara që lëshohet për stafin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e kësaj organizate në zbatim të Konventës për Privilegjet dhe Imunitetet e Agjencive të Specializuara, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 21 nëntor 1947 në Nju-Jork,
— Leje kalimi nga Komuniteti Evropian (KE),
— Leje kalimi nga Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom),
— certifikatë legjitimiteti e lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës,
— dokumentet e lëshuara sipas paragrafit 2 të nenit III të marrëveshjes ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut Verior në lidhje me statusin e forcave të tyre (karta identiteti ushtarake të shoqëruara me një urdhër udhëtimi, ose një urdhër lëvizjeje individual ose kolektiv) si edhe dokumentet e lëshuara në kuadër të Partneritetit për Paqe.
- Punëtorët ndërkufitarë
5.1. Procedurat për kontrollin e punëtorëve ndërkufitarë rregullohen nga rregullat e përgjithshme për kontrollin kufitar, në veçanti nenet 7 dhe 13.
5.2. Duke deroguar nga neni 7, punëtorët ndërkufitarë që janë të njohur nga rojat kufitare për shkak të kalimit të shpeshtë të kufirit në të njëjtën pikë të kalimit kufitar dhe të cilët, nga një kontroll fillestar, nuk kanë rezultuar të jenë subjekt i një njoftimi në SIS ose në një skedar kombëtar të të dhënave, i nënshtrohen vetëm kontrolleve të rastësishme për t’u siguruar se ata zotërojnë dokumente që i autorizojnë të kalojnë kufirin dhe përmbushin kushtet e nevojshme të hyrjes. Këtyre personave u bëhen verifikime të imtësishme herë pas here, pa paralajmërim dhe në intervale të çrregullta.
5.3. Dispozitat e pikës 5.2 mund të mbulojnë edhe kategori të tjera të udhëtarëve të rregullt ndërkufitarë.
- Të miturit
6,1. Rojat kufitare i kushtojnë vëmendje të veçantë të miturve, të cilët udhëtojnë të shoqëruar ose të pashoqëruar. Të miturit që kalojnë një kufi të jashtëm në hyrje dhe në dalje i nënshtrohen verifikimeve të njëjta me të rriturit, siç parashikohet në këtë rregullore.
6.2. Në rastin e të miturve të shoqëruar, roja kufitare verifikon nëse personat që shoqërojnë të miturit kanë kujdestari prindërore ndaj tyre, në veçanti kur të miturit shoqërohen vetëm nga një i rritur dhe ka arsye serioze për të dyshuar se mund të jenë hequr në mënyrë të paligjshme nga kujdestaria e personave që ushtrojnë ligjërisht kujdesin prindëror ndaj tyre. Në këtë rast, roja kufitare kryen një hetim të mëtejshëm për të zbuluar ndonjë pasaktësi ose mospërputhje në informacionin e dhënë.
6.3. Në rastet kur të miturit udhëtojnë të pashoqëruar, rojat kufitare sigurohen, nëpërmjet verifikimeve të imtësishme të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve mbështetëse, që të miturit nuk po largohen nga territori kundër dëshirës së personave që kanë kujdesin prindëror ndaj tyre.
SHTOJCA VIII
- 1. Opinioni i Parlamentit Evropian i 23 qershorit 2005 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 21 shkurtit 2006.
- 2. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19. Konventa e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 1160/2005 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 191, 22.7.2005, f. 18).
- 3. Gazeta Zyrtare C 313, 16.12.2002, f. 97. Manuali i Përbashkët i ndryshuar nga Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 2133/2004 (Gazeta Zyrtare L 369, 16.12.2004, f. 5).
- 4. Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 2007/2004 e 26 tetorit 2004 për themelimin e Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (Gazeta Zyrtare L 349, 25.11.2004, f. 1).
- 5. Gazeta Zyrtare L 374, 31.12.1991, f. 4. Rregullore e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 1882/2003 e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 284, 31.10.2003, f. 1).
- 6. Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
- 7. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 69.
- 8. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- 9. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- 10. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 53.
- 11. Vendimi i Këshillit 2004/849/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin në emër të Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 368, 15.12.2004, f. 26).
- 12. Vendimi i Këshillit 2004/860/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin në emër të Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit" (Gazeta Zyrtare L 370, 17.12.2004, f. 78).
- 13. Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- 14. Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- 15. Gazeta Zyrtare L 158, 30.4.2004, f. 77.
- 16. Gazeta Zyrtare L 157, 15.6.2002, f. 1.
- 17. Gazeta Zyrtare L 81, 21.3.2001, f. 1. Rregullore e ndryshuar nga Rregullorja (KE) nr. 851/2005 (Gazeta Zyrtare L 141, 4.6.2005, f. 3).
- 18. Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2003, f. 1.
- 19. Gazeta Zyrtare L 53, 23.2.2002, f. 4.
- 20. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 73.
- 21. Gazeta Zyrtare L 116, 26.4.2001, f. 5. Rregullore e ndryshuar me Vendimin 2004/927/KE (Gazeta Zyrtare L 396, 31.12.2004, f. 45).
- 22. Gazeta Zyrtare L 261, 6.8.2004, f. 119.
- 23. Gazeta Zyrtare L 261, 6.8.2004, f. 36.
- 24. Gazeta Zyrtare L 369, 16.12.2004, f. 5.
- 25. Për Norvegjinë dhe Islandën nuk kërkohet asnjë logo.
- Gazeta Zyrtare L 187, 10.7.2001, f. 45.
- 27. Gazeta Zyrtare L 355, 30.12.2002, f. 1. Rregullore e ndryshuar nga Rregullorja (KE) nr. 849/2004 (Gazeta Zyrtare L 158, 30.4.2004, f. 1).
VENDIM KUADËR I KËSHILLIT 2006/960/ÇBD, DATË 18 DHJETOR 2006, "PËR LEHTËSIMIN E SHKËMBIMIT TË INFORMACIONIT DHE INTELIGJENCËS MIDIS AUTORITETEVE LIGJZBATUESE TË SHTETEVE ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN"
-
Lexo Dokumentin
29.12.2006
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 386/89
VENDIM KUADËR I KËSHILLIT 2006/960/ÇBD, DATË 18 DHJETOR 2006, "PËR LEHTËSIMIN E SHKËMBIMIT TË INFORMACIONIT DHE INTELIGJENCËS MIDIS AUTORITETEVE LIGJZBATUESE TË SHTETEVE ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN"
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Bashkimin Evropian dhe në veçanti nenin 30, paragrafi 1, germat "a" dhe b, nenin 34, paragrafi 2, germa "b" të tij,
Duke pasur parasysh nismën e Mbretërisë së Suedisë,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian,
Meqë:
- Një nga objektivat e Bashkimit Evropian është që t'u sigurojë shtetasve të tij një nivel të lartë sigurie në një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie.
- Ky objektiv duhet të arrihet duke parandaluar dhe luftuar krimin përmes një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet autoriteteve të zbatimit të ligjit në shtetet anëtare, duke respektuar parimet dhe rregullat në lidhje me të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe shtetin e së drejtës mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian dhe që janë të përbashkëta për shtetet anëtare.
- Shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës për krimin dhe veprimtaritë kriminale është baza për bashkëpunim në zbatimin e ligjit në BE që kontribuon në objektivin e përgjithshëm të përmirësimit të sigurisë së qytetarëve të BE-së.
- Aksesi në kohë në informacion dhe inteligjencë të saktë dhe të përditësuar është një element thelbësor për t’i mundësuar autoriteteve ligjzbatuese që të zbulojnë, parandalojnë dhe hetojnë krimin ose veprimtaritë kriminale, në veçanti në një zonë ku kontrollet e kufijve të brendshëm janë hequr. Ndërsa veprimtaritë e kriminelëve kryhen në mënyrë klandestine, ato duhet të kontrollohen dhe informacionet që lidhen me to duhet të shkëmbehen në mënyrë të shpejtë.
- Është e rëndësishme që mundësitë që autoritetet ligjzbatuese të marrin informacione dhe inteligjencë lidhur me krimet e rënda dhe aktet terroriste nga shtetet e tjera anëtare të shihen horizontalisht dhe jo sipas dallimeve në lidhje me llojin e krimit ose ndarjen e kompetencave ndërmjet autoriteteve ligjzbatuese ose gjyqësore.
- Aktualisht, shkëmbimi efektiv dhe i shpejtë i informacionit dhe inteligjencës ndërmjet autoriteteve ligjzbatuese vështirësohet shumë nga procedurat formale, strukturat administrative dhe pengesat ligjore të përcaktuara në legjislacionin e shteteve anëtare; një gjendje e tillë është e papranueshme për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye kërkon një siguri më të madhe dhe një zbatim sa më efikas të ligjit, duke mbrojtur të drejtat e njeriut.
- Është e nevojshme që autoritetet ligjzbatuese të jenë në gjendje të kërkojnë dhe të marrin informacione dhe inteligjencë nga shtetet e tjera anëtare në faza të ndryshme të hetimit, nga faza e mbledhjes së informacionit për veprimtaritë kriminale deri në fazën e hetimeve penale. Sistemet e shteteve anëtare janë të ndryshme në këtë drejtim, por ky vendim kuadër nuk ka për qëllim t'i ndryshojë këto sisteme. Megjithatë, për sa u përket llojeve të caktuara të informacionit dhe inteligjencës, ai kërkon të sigurojë që informacione të caktuara të rëndësishme për autoritetet ligjzbatuese të shkëmbehen në mënyrë të shpejtë brenda BE-së.
- Mungesa e një kuadri ligjor të përbashkët për shkëmbimin efektiv dhe të shpejtë të informacionit dhe inteligjencës midis autoriteteve ligjzbatuese të shteteve anëtare është një mangësi që do të duhet të zgjidhet; si rrjedhim, Këshilli i Bashkimit Evropian e gjykon të nevojshëm miratimin e një instrumenti ligjor detyrues për lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe inteligjencës. Ky vendim kuadër nuk duhet të ndikojë në instrumentet ekzistuese apo të ardhshme, të cilat mundësojnë zgjerimin e objektivave të këtij vendimi kuadër ose të cilat lehtësojnë procedurat e shkëmbimit të informacionit dhe inteligjencës, të tilla si Konventa e 18 dhjetorit 1997 e hartuar në bazë të nenit K.3 të Traktatit për Bashkimin Evropian për ndihmën e ndërsjellë dhe bashkëpunimin midis administratave doganore1.
- Për sa i përket shkëmbimit të informacionit, ky vendim kuadër nuk cenon interesat thelbësore të sigurisë kombëtare, nuk rrezikon suksesin e një hetimi aktual ose sigurinë e individëve ose aktiviteteve specifike të inteligjencës në fushën e sigurimit të shtetit.
- Është e rëndësishme të nxitet shkëmbimi i informacionit sa më gjerësisht të jetë e mundur, veçanërisht në lidhje me veprat penale të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me krimin e organizuar dhe terrorizmin, dhe në një mënyrë që nuk e ul nivelin e kërkuar të bashkëpunimit midis shteteve anëtare sipas masave ekzistuese.
- Interesi i përbashkët i shteteve anëtare në luftën kundër krimit me natyrë ndërkufitare duhet të arrijë një ekuilibër të përshtatshëm ndërmjet bashkëpunimit të shpejtë dhe efikas në zbatimin e ligjit dhe të parimeve dhe rregullave të miratuara për mbrojtjen e të dhënave, lirive themelore, të drejtave të njeriut dhe lirive individuale.
- Në deklaratën për luftën kundër terrorizmit, të miratuar nga Këshilli Evropian në mbledhjen e tij më 25 mars 2004, Këshilli Evropian udhëzoi Këshillin të shqyrtojë masat për lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe të inteligjencës midis autoriteteve ligjzbatuese të shteteve anëtare.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, ky vendim Kuadër përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit që përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1 të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE të 17 majit 1999 "Për disa masa për zbatimin e marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit"2. Procedurat e përcaktuara në marrëveshje janë ndjekur në lidhje me vendimin kuadër.
- Për sa i përket Zvicrës, ky vendim kuadër përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "H" të Vendimit 1999/437/KE që lexohet i lidhur me nenin 4, paragrafi 1 të Vendimit 2004/860/KE3 për nënshkrimin në emër të Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të asaj marrëveshjeje dhe me nenin 4, paragrafi 1 të Vendimit 2004/849/KE4 për nënshkrimin në emër të Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të asaj marrëveshjeje,
MIRATON KËTË VENDIM KUADËR:
TITULLI I
FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIME
Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi
- Qëllimi i këtij vendimi kuadër është të përcaktojë rregullat nën të cilat autoritetet ligjzbatuese të shteteve anëtare mund të shkëmbejnë informacionin dhe inteligjencën ekzistuese në mënyrë efektive dhe të shpejtë, me qëllim kryerjen e hetimeve penale ose operacioneve të zbulimit për veprimtaritë kriminale.
- Ky vendim kuadër nuk cenon marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe ose marrëveshjet midis shteteve anëtare dhe vendeve të treta dhe instrumentet e Bashkimit Evropian për ndihmën e ndërsjellë juridike ose njohjen reciproke të vendimeve në lidhje me çështjet penale, duke përfshirë çdo kusht të përcaktuar nga vendet e treta në lidhje me përdorimin e informacionit pasi ai jepet.
- Ky vendim kuadër mbulon të gjithë informacionin dhe/ose inteligjencën sipas përkufizimit në nenin 2, germa "d". Ai nuk i detyron shtetet anëtare për mbledhjen apo ruajtjen e informacionit dhe inteligjencës me qëllim dhënien e saj autoriteteve kompetente ligjzbatuese të shteteve të tjera anëtare.
- Ky vendim kuadër nuk i detyron shtetet anëtare të sigurojnë informacion dhe inteligjencë për t’i përdorur si provë përpara një autoriteti gjyqësor dhe as nuk jep asnjë të drejtë për ta përdorur këtë informacion ose inteligjencë për atë qëllim. Kur një shtet anëtar ka marrë informacion ose inteligjencë në përputhje me këtë vendim kuadër dhe dëshiron ta përdorë atë si dëshmi para një autoriteti gjyqësor, ai duhet të marrë pëlqimin e shtetit anëtar që e ka siguruar informacionin ose inteligjencën, kur është e nevojshme në zbatim të legjislacionit të brendshëm të shtetit anëtar që ka dhënë informacionin ose inteligjencën, nëpërmjet përdorimit të instrumenteve për bashkëpunimin gjyqësor që janë në fuqi ndërmjet shteteve anëtare. Një pëlqim i tillë nuk kërkohet kur shteti anëtar i kërkuar, në kohën e transmetimit të informacionit ose të inteligjencës, e ka dhënë tashmë pëlqimin për përdorimin e informacionit ose të inteligjencës si provë.
- Ky vendim kuadër nuk vendos ndonjë detyrim për të marrë informacion ose inteligjencë me anë të masave shtrënguese, të përcaktuara në përputhje me legjislacionin e brendshëm, në shtetin anëtar që pranon kërkesën për informacion ose inteligjencë.
- Shtetet anëtare, kur lejohet nga dhe në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm, ofrojnë informacion ose inteligjencë të marra më parë me anë të masave shtrënguese.
- Ky vendim kuadër nuk ka qëllim të ndryshojë detyrimin e respektimit të të drejtave themelore dhe të parimeve themelore juridike që sanksionohen në nenin 6 të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe nuk prek asnjë prej detyrimeve që u takojnë autoriteteve ligjzbatuese në këtë drejtim.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e këtij vendimi kuadër:
- a) "autoriteti kompetent ligjzbatues": një autoritet kombëtar policor, doganor ose autoritet tjetër që është i autorizuar nga legjislacioni i brendshëm për të zbuluar, parandaluar dhe hetuar veprat penale ose veprimtaritë kriminale dhe për të ushtruar autoritet dhe për të marrë masa shtrënguese në kuadër të këtyre veprimtarive. Agjencitë ose njësitë që merren veçanërisht me çështje të sigurisë kombëtare nuk mbulohen nga koncepti i autoritetit kompetent ligjzbatues. Çdo shtet anëtar, përpara 18 dhjetorit 2007, deklaron në një deklaratë të dorëzuar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit autoritetet që mbulohen nga koncepti i "autoritetit kompetent ligjzbatues". Një deklaratë e tillë mund të ndryshohet në çdo kohë.
- b) "hetim penal": një fazë procedurale brenda së cilës ndërmerren masa nga organet kompetente ligjzbatuese ose autoritetet gjyqësore, duke përfshirë prokurorët, me qëllim përcaktimin dhe identifikimin e fakteve, të dyshuarve dhe rrethanave lidhur me një ose disa vepra konkrete penale të identifikuara;
- c) "operacione të zbulimit për veprimtaritë kriminale": një fazë procedurale që nuk ka arritur ende fazën e hetimit penal, brenda të cilës një autoritet kompetent ligjzbatues ka të drejtë, sipas legjislacionit të brendshëm, të mbledhë, përpunojë dhe analizojë informacion për krime ose aktivitete kriminale me qëllim përcaktimin nëse janë kryer ose mund të kryhen në të ardhmen vepra konkrete penale;
- d) "informacion dhe/ose inteligjencë":
- çdo lloj informacioni ose të dhëna që ruhen nga autoritetet ligjzbatuese;
dhe
- çdo lloj informacioni ose të dhënash që ruhen nga autoritetet publike ose nga entitete private dhe të cilat janë të disponueshme për autoritetet ligjzbatuese pa marrjen e masave shtrënguese, në përputhje me nenin 1, paragrafi 5.
- e) "veprat penale të përmendura në nenin 2, paragrafi 2 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD "Për urdhër arrestin evropian5 (në vijim5 (në vijim "veprat penale të përmendura në nenin 2, paragrafi 2 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD"): veprat penale sipas legjislacionit të brendshëm të cilat korrespondojnë me ose janë ekuivalente me ato të përmendura në atë dispozitë.
TITULLI II
SHKËMBIMI I INFORMACIONIT DHE INTELIGJENCËS
Neni 3
Dhënia e informacionit dhe e inteligjencës
- Shtetet anëtare duhet të sigurojnë që informacioni dhe inteligjenca të mund t'u sigurohen autoriteteve kompetente ligjzbatuese të shteteve të tjera anëtare në përputhje me këtë vendim kuadër.
- Informacioni dhe inteligjenca jepen me kërkesën e një autoriteti kompetent ligjzbatues, duke vepruar në përputhje me kompetencat e dhëna nga legjislacioni i brendshëm, i cili po kryen një hetim penal ose një operacion zbulimi për veprimtaritë kriminale.
- Shtetet anëtare sigurojnë që të zbatohen kushte më pak strikte se ato që zbatohen në nivel kombëtar për dhënien dhe kërkimin e informacionit dhe inteligjencës, kur këto u jepen autoriteteve kompetente ligjzbatuese të shteteve të tjera anëtare. Në veçanti, një shtet anëtar, shkëmbimin, nga autoriteti i tij kompetent ligjzbatues me një autoritet kompetent ligjzbatues të një shteti tjetër, e informacionit ose inteligjencës të cilat në një procedurë të brendshme mund të aksesohen nga autoriteti kompetent ligjzbatues i kërkuar pa një marrëveshje gjyqësore apo autorizim, nuk e bën objekt të një marrëveshjeje ose autorizimi të tillë.
- Kur, sipas legjislacionit kombëtar të shtetit të kërkuar, autoriteti kompetent ligjzbatues i kërkuar mund të ketë qasje në informacionin ose inteligjencën e kërkuar vetëm me një marrëveshje ose autorizim nga një autoritet gjyqësor, autoriteti kompetent ligjzbatues i kërkuar është i detyruar t’i kërkojë autoritetit gjyqësor kompetent një marrëveshje ose autorizim për të pasur qasje në dhe për të shkëmbyer informacionin e kërkuar. Autoriteti gjyqësor kompetent i shtetit anëtar të kërkuar për vendimin e tij zbaton, pa cenuar nenin 10, paragrafët 1 dhe 2, të njëjtat rregulla si në një çështje të brendshme.
- Kur informacioni ose inteligjenca e kërkuar është marrë nga një shtet tjetër anëtar ose nga një vend i tretë dhe i nënshtrohet rregullit të specialitetit, transmetimi i tij tek autoriteti kompetent ligjzbatues i një shteti tjetër anëtar mund të kryhet vetëm me pëlqimin e shtetit anëtar ose të vendit të tretë që ka dhënë informacionin ose inteligjencën.
Neni 4
Afatet për dhënien e informacionit dhe inteligjencës
- Shtetet anëtare garantojnë se kanë përcaktuar procedura që u mundësojnë t’i përgjigjen brenda tetë orëve kërkesave urgjente për informacion dhe inteligjencë lidhur me shkeljet e përmendura në nenin 2, paragrafi 2 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD, kur informacioni ose inteligjenca e kërkuar mbahet në një bazë të dhënash në të cilën një autoritet ligjzbatues ka akses të drejtpërdrejtë.
- Nëse autoriteti kompetent ligjzbatues i kërkuar nuk është në gjendje të përgjigjet brenda tetë orëve, ai duhet të japë arsye për këtë në formularin e paraqitur në shtojcën A. Kur dhënia e informacionit ose e inteligjencës së kërkuar brenda periudhës prej tetë orësh do t’i ngarkonte autoritetit të kërkuar ligjzbatues një barrë joproporcionale, ai mund të shtyjë dhënien e informacionit ose të inteligjencës. Në këtë rast, autoriteti ligjzbatues i kërkuar informon menjëherë autoritetin ligjzbatues kërkues për këtë shtyrje dhe dërgon informacionin ose inteligjencën e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda tri ditëve. Përdorimi i dispozitave të këtij paragrafi shqyrtohet përpara 19 dhjetorit 2009.
- Shtetet anëtare sigurojnë që për rastet jo urgjente kërkesat për informacion dhe inteligjencë lidhur me veprat penale të përmendura në nenin 2, paragrafi 2 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD duhet të marrin përgjigje brenda një jave nëse informacioni ose inteligjenca e kërkuar ruhet në një bazë të dhënash në të cilën një autoritet ligjzbatues ka akses të drejtpërdrejtë. Nëse autoriteti kompetent ligjzbatues i kërkuar nuk është në gjendje të përgjigjet brenda një jave, ai jep arsye për këtë në formularin e paraqitur në shtojcën A.
- Në të gjitha rastet e tjera, shtetet anëtare sigurohen që informacioni i kërkuar t’i komunikohet autoritetit kompetent ligjzbatues që ka bërë kërkesën brenda 14 ditëve. Nëse autoriteti kompetent ligjzbatues i kërkuar nuk është në gjendje të përgjigjet brenda 14 ditëve, ai jep arsye për këtë në formularin e paraqitur në shtojcën A.
Neni 5
Kërkesat për informacion dhe inteligjencë
- Informacioni dhe inteligjenca mund të kërkohet me qëllim zbulimin, parandalimin ose hetimin e një vepre penale, kur ekzistojnë arsye faktike për të besuar se informacioni dhe inteligjenca përkatëse janë në dispozicion në një shtet tjetër anëtar. Kërkesa parashtron këto arsye faktike dhe shpjegon qëllimin për të cilin kërkohet informacioni dhe inteligjenca dhe lidhjen midis qëllimit dhe personit që është subjekt i informacionit dhe inteligjencës.
- Autoriteti kompetent ligjzbatues që paraqet kërkesën nuk kërkon më shumë informacione apo inteligjencë dhe as nuk vendos afate kohore më të shkurtra nga sa është e nevojshme për qëllimin e kërkesës.
- Kërkesat për informacion ose inteligjencë përmbajnë të paktën informacionin e paraqitur në shtojcën B.
Neni 6
Kanalet e komunikimit dhe gjuha
- Shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës sipas këtij vendimi kuadër mund të kryhet nëpërmjet kanaleve ekzistuese për bashkëpunimin në zbatimin e së drejtës ndërkombëtare. Gjuha e përdorur për kërkesën dhe shkëmbimin e informacionit është ajo që përdoret për kanalin. Kur bëjnë deklaratat e tyre në përputhje me nenin 2, germa "a", shtetet anëtare gjithashtu i japin Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit detaje për kontaktet të cilëve mund t’u dërgohen kërkesat në raste urgjente. Këto detaje mund të ndryshohen në çdo kohë. Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit njofton shtetet anëtare dhe Komisionin për deklaratat e marra.
- Informacioni ose inteligjenca shkëmbehen me Europolin në përputhje me Konventën bazuar në nenin K.3 të Traktatit të Bashkimit Evropian "Për themelimin e një Zyre Policore Evropiane (Konventa e Europolit)6 dhe me Eurojust-in në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/187/ÇBD, datë 28 shkurt 2002, "Për krijimin e Eurojust-it me qëllim forcimin e luftës kundër krimeve të rënda"7, për aq sa shkëmbimi i referohet një vepre apo aktiviteti kriminal brenda mandatit të tyre.
Neni 7
Shkëmbimi spontan i informacionit dhe inteligjencës
- Pa cenuar nenin 10, pa pasur nevojë për një kërkesë paraprake, autoritetet kompetente ligjzbatuese u japin informacion dhe inteligjencë autoriteteve kompetente ligjzbatuese të shteteve të tjera anëtare, në rastet kur ka arsye faktike për të besuar që informacioni dhe inteligjenca mund të ndihmojnë në zbulimin, parandalimin ose hetimin e veprave të përmendura në nenin 2, paragrafi 2 të Vendimit Kuadër 2002/584/ÇBD. Modalitetet e një shkëmbimi të tillë spontan rregullohen nga legjislacioni i brendshëm i shteteve anëtare që sigurojnë informacionin.
- Informacioni dhe inteligjenca e dhënë kufizohen në atë që konsiderohet e rëndësishme dhe e nevojshme për zbulimin, parandalimin dhe hetimin e suksesshëm të krimit apo aktivitetit kriminal në fjalë.
Neni 8
Mbrojtja e të dhënave
- Çdo shtet anëtar siguron që rregullat e vendosura për mbrojtjen e të dhënave të parashikuara gjatë përdorimit të kanaleve të komunikimit të përmendura në nenin 6, paragrafi 1, zbatohen edhe në kuadër të procedurës për shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës të parashikuar në këtë vendim kuadër.
- Përdorimi i informacionit dhe inteligjencës së shkëmbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë ose dypalëshe sipas këtij vendimi kuadër, i nënshtrohet dispozitave të brendshme për mbrojtjen e të dhënave në shtetin anëtar që merr të dhënat, ku informacioni dhe inteligjenca u nënshtrohen të njëjtave rregulla për mbrojtjen e të dhënave, sikur ato të ishin mbledhur nga shteti anëtar që i merr të dhënat. Të dhënat personale që përpunohen në kuadër të zbatimit të këtij vendimi kuadër duhet të mbrohen në përputhje me Konventën e Këshillit të Evropës, datë 28 janar 1981, "Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale", dhe për shtetet anëtare që e kanë ratifikuar, edhe në përputhje me protokollin shtesë të 8 nëntorit 2001 të kësaj Konvente, për organet mbikëqyrëse dhe fluksin ndërkufitar të të dhënave. Në përpunimin e të dhënave të siguruara sipas këtij vendimi kuadër, autoritetet ligjzbatuese duhet të marrin gjithashtu në konsideratë parimet e Rekomandimit nr. R(87) 15 të Këshillit të Evropës që rregullon përdorimin e të dhënave personale në sektorin e policisë.
- Informacioni dhe inteligjenca e dhënë sipas këtij vendimi kuadër mund të përdoren nga autoritetet kompetente ligjzbatuese të shtetit anëtar, të cilit i është dhënë vetëm për qëllimet për të cilat është ofruar në përputhje me këtë vendim kuadër ose për parandalimin e një kërcënimi të menjëhershëm dhe serioz ndaj sigurisë publike; përpunimi për qëllime të tjera lejohet vetëm me autorizimin paraprak të shtetit anëtar komunikues dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar marrës. Autorizimi mund të jepet deri në masën që e lejon legjislacioni i brendshëm i shtetit anëtar komunikues.
- Gjatë dhënies së informacionit dhe inteligjencës në përputhje me këtë vendim kuadër, autoriteti kompetent ligjzbatues dhënës mund të vendosë kushte për përdorimin e informacionit dhe inteligjencës nga autoriteti kompetent ligjzbatues marrës, në bazë të legjislacionit të tij të brendshëm. Gjithashtu mund të vendosen kushte mbi raportimin si rezultat i hetimit penal apo operacionit të zbulimit për veprimtaritë kriminale brenda të cilit ka ndodhur shkëmbimi i informacionit dhe i inteligjencës. Autoriteti ligjzbatues marrës ka detyrimin t'i zbatojë këto kushte, përveç në rastin konkret kur legjislacioni i brendshëm përcakton që kufizimet për përdorimin të hiqen për autoritete gjyqësore, organe legjislative apo gjithë organet e tjera të pavarura të krijuara sipas ligjit dhe përgjegjëse për mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente ligjzbatuese. Në raste të tilla, informacioni dhe inteligjenca mund të përdoren vetëm pas konsultimit paraprak me shtetin anëtar komunikues, interesat dhe mendimet e të cilit duhet të merren parasysh sa më shumë të jetë e mundur. Shteti anëtar komunikues mund t’i kërkojë, në raste të veçanta, shtetit anëtar marrës të japë informacion në lidhje me përdorimin dhe përpunimin e mëtejshëm të informacionit dhe inteligjencës së transmetuar.
Neni 9
Konfidencialiteti
Autoritetet kompetente ligjzbatuese marrin në konsideratë kërkesat e sekretit hetimor, për çdo rast specifik të shkëmbimit të informacionit ose inteligjencës. Për këtë qëllim, autoritetet kompetente ligjzbatuese, në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm, garantojnë konfidencialitetin e të gjithë informacionit dhe inteligjencës së dhënë, të përcaktuar si konfidenciale.
Neni 10
Arsye për refuzimin e dhënies së informacionit dhe inteligjencës
- Pa cenuar nenin 3, paragrafi 3, një autoritet kompetent ligjzbatues mund të refuzojë dhënien e informacionit ose të inteligjencës vetëm nëse ekzistojnë arsye faktike për të supozuar se dhënia e informacionit ose e inteligjencës do të:
- a) dëmtonte interesat thelbësore të sigurisë kombëtare të shtetit anëtar të kërkuar;
ose
- b) vinte në rrezik suksesin e një hetimi aktual apo një operacioni të zbulimit për veprimtaritë kriminale ose sigurinë e individëve;
ose
- c) ishte dukshëm në disproporcion ose jokonsistent në lidhje me qëllimet për të cilat është kërkuar.
- Kur kërkesa ka të bëjë me një shkelje të dënueshme me burgim prej një viti ose më pak sipas legjislacionit të shtetit anëtar të kërkuar, autoriteti kompetent ligjzbatues mund të refuzojë dhënien e informacionit ose të inteligjencës së kërkuar.
- Autoriteti kompetent ligjzbatues refuzon dhënien e informacionit ose inteligjencës nëse autoriteti gjyqësor kompetent nuk ka autorizuar aksesin në dhe shkëmbimin e informacionit të kërkuar sipas nenit 3, paragrafi 4.
TITULLI III
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 11
Zbatimi
- Përpara 19 dhjetorit 2006, shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me dispozitat e këtij vendimi kuadër.
- Shtetet anëtare i transmetojnë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit dhe Komisionit tekstin e dispozitave që transpozojnë në legjislacionin e tyre të brendshëm detyrimet që i janë vendosur në zbatim të këtij vendimi kuadër. Në bazë të këtij informacioni dhe informacioneve të tjera të ofruara nga shtetet anëtare sipas kërkesës, Komisioni, përpara 19 dhjetorit 2006, i dorëzon Këshillit një raport për funksionimin e këtij vendimi kuadër. Përpara 19 dhjetorit 2006, Këshilli vlerëson masën me të cilën shtetet anëtare kanë siguruar përputhshmërinë me dispozitat e këtij vendim kuadër.
Neni 12
Lidhja me instrumente të tjera
- Dispozitat e nenit 39, paragrafët 1, 2 dhe 3 dhe të nenit 46 të Konventës që zbaton Marrëveshjen e Shengenit8, deri në masën që ato lidhen me shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës për qëllime të kryerjes së hetimeve penale apo operacioneve të zbulimit për veprimtaritë kriminale sipas këtij vendimi kuadër, zëvendësohen nga dispozitat e këtij vendimi kuadër.
- Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Shengenit të 16 dhjetorit 1998 "Për bashkëpunimin ndërkufitar policor në fushën e parandalimit dhe zbulimit të krimit" (SCH/Com-ex (98) 51 rev 3)9 dhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Shengenit i 28 prillit 1999 "Për përmirësimin e bashkëpunimit policor në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale" (SCH/Com-ex (99) 18)10 shfuqizohen.
- Pas miratimit të këtij vendimi kuadër, shtetet anëtare mund të vazhdojnë të zbatojnë marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe në fuqi, për sa kohë që këto marrëveshje ose masa lejojnë zgjerimin e objektivave të këtij vendimi kuadër dhe ndihmojnë në thjeshtimin ose lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës që bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të këtij vendimi kuadër.
- Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi kuadër, shtetet anëtare mund të lidhin marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe për sa kohë që këto marrëveshje ose masa lejojnë zgjerimin e objektivave të këtij vendimi kuadër dhe ndihmojnë në thjeshtimin ose lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës që bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të këtij vendimi kuadër.
- Marrëveshjet dhe masat e përmendura në paragrafët 3 dhe 4 në asnjë rast nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet me shtetet anëtare që nuk janë palë e tyre.
- Përpara 19 dhjetorit 2006, shtetet anëtare njoftojnë Këshillin dhe Komisionin për marrëveshjet dhe masat ekzistuese të përmendura në paragrafin 3, për të cilat dëshirojnë të vazhdojnë zbatimin.
- Shtetet anëtare njoftojnë gjithashtu Këshillin dhe Komisionin për çdo marrëveshje ose masa të reja, siç përmendet në paragrafin 4, brenda tre muajve nga nënshkrimi i tyre, ose brenda tre muajve nga hyrja e tyre në fuqi për instrumentet që ishin nënshkruar para miratimit të këtij vendimi kuadër.
Neni 13
Hyrja në fuqi
Ky vendim kuadër hyn në fuqi një ditë pas botimit të tij në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 18 dhjetor 2006.
Për Këshillin
Presidenti
J.-E. ENESTAM
SHTOJCA A
SHKËMBIMI I INFORMACIONIT SIPAS VENDIMIT KUADËR 2006/960/ÇBD FORMULARI QË DO TË PËRDORET NGA SHTETI ANËTAR I KËRKUAR NË RAST TRANSMETIMI/VONESE/REFUZIMI TË INFORMACIONIT
Ky formular përdoret për të transmetuar informacionin dhe/ose inteligjencën e kërkuar, për të informuar autoritetin kërkues për pamundësinë e përmbushjes së afatit të rregullt, për nevojën e paraqitjes së kërkesës te një autoritet gjyqësor për autorizim, ose refuzimin për të transmetuar informacionin.
Ky formular mund të përdoret më shumë se një herë gjatë procedurës (p.sh. nëse kërkesa duhet të dorëzohet më parë te një autoritet gjyqësor dhe konstatohet që zbatimi i kërkesës duhet të refuzohet).
SHTOJCA B
SHKËMBIMI I INFORMACIONIT SIPAS VENDIMIT KUADËR 2006/960/ÇBD FORMULARI I KËRKESËS PËR INFORMACION DHE INTELIGJENCË QË DO TË PËRDORET NGA SHTETI ANËTAR KËRKUES
Ky formular përdoret kur kërkohet informacion dhe inteligjencë sipas Vendimit Kuadër 2006/960/ÇBD.
- 1. Gazeta Zyrtare C 24, 23.1.1998, f. 2.
- 2. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- 3. Gazeta Zyrtare L 370, 17.12.2004, f. 78.
- 4. Gazeta Zyrtare L 368, 15.12.2004, f. 26.
- 5. Gazeta Zyrtare L 190, 18.7.2002, f. 1.
- 6. Gazeta Zyrtare C 316, 27.11.1995, f. 2. Konventa e ndryshuar së fundmi nga Protokolli i hartuar në bazë të nenit 43, paragrafi 1 të Konventës së Europolit (Gazeta Zyrtare C 2, 6.1.2004, f. 3).
- 7. Gazeta Zyrtare L 63, 6.3.2002, f. 1. Vendim i ndryshuar së fundmi me Vendimin 2003/659/ÇBD (Gazeta Zyrtare L 245, 29.9.2003, f. 44).
- 8. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19. Konventa e ndryshuar me Rregulloren (KE) nr. 1160/2005 e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 191, 22.7.2005, f. 18).
- 9. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 407.
- 10. Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 421.
-
Lexo Dokumentin
22.9.2006
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 262/51
VENDIM I KËSHILLIT, DATË 24 KORRIK 2006, "PËR MIRATIMIN, NË EMËR TË BASHKIMIT EVROPIAN, TË PROTOKOLLIT PËR PARANDALIMIN, GODITJEN DHE NDËSHKIMIN E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, VEÇANËRISHT TË GRAVE DHE FËMIJËVE, I CILI PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR NË LIDHJE ME DISPOZITAT E PROTOKOLLIT, PËR SA KOHË QË DISPOZITAT E PROTOKOLLIT BËJNË PJESË NË FUSHËN E ZBATIMIT TË PJESËS III, TITULLI IV TË TRAKTATIT PËR THEMELIMIN E BASHKIMIT EVROPIAN"
(2006/619/KE)
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Bashkimit Evropian, dhe në veçanti nenin 62, pika 2, nenin 63, pika 3 dhe nenin 66, së bashku me nënparagrafin e parë të nenit 300, paragrafi 2 dhe nënparagrafin e parë të nenit 300, paragrafi 3 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian1,
Meqë:
- Elementet e Protokollit që janë në kompetencë të BE-së janë negociuar nga Komisioni, me miratimin e Këshillit, në emër të Komunitetit.
- Këshilli e udhëzoi Komisionin që të negocionte aderimin e BE-së në marrëveshjen ndërkombëtare në fjalë.
- Negociatat u mbyllën me sukses dhe instrumenti që rezultoi u nënshkrua nga BE më 12 dhjetor 2000, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2001/87/KE, datë 8 dhjetor 20002.
- Disa shtete anëtare janë palë të Protokollit, ndërsa në shtete të tjera anëtare procesi i ratifikimit është në proces.
- Ky vendim nuk cenon qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës sipas Protokollit për integrimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe Protokollit për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Bashkimit Evropian, dhe për rrjedhojë MB dhe Irlanda nuk janë të detyruara ta zbatojnë këtë vendim në masën që lidhet me ushtrimin e kompetencave të jashtme.
- Ky vendim nuk cenon qëndrimin e Danimarkës sipas Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Bashkimit Evropian, ndaj Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e vendimit dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë,
- Ratifikimi i konventës, në emër të BE-së, u miratua me Vendimin e Këshillit 2004/579/KE, datë 29 prill 20043, i cili është një kusht i domosdoshëm që BE të bëhet palë e protokollit, në përputhje me nenin 37, paragrafi 2 të konventës.
- Kushtet e tjera që e lejojnë Komunitetin të depozitojë instrumentin e miratimit të parashikuar në nenin 36, paragrafi 3 të Konventës dhe nenin 16, paragrafi 3 të protokollit janë përmbushur.
- Në masën që dispozitat e protokollit bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të pjesës III, titulli IV të traktatit, ratifikimi i protokollit duhet të miratohet në emër të BE-së.
- Në masën që dispozitat e protokollit bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të neneve 179 dhe 181a të traktatit, ratifikimi i protokollit në emër të BE-së duhet të miratohet me anë të një vendimi të veçantë të Këshillit4.
- Kur depoziton instrumentin e miratimit, BE depoziton edhe një deklaratë mbi nivelin e kompetencave të BE-së lidhur me çështjet e rregulluara nga protokolli, në përputhje me nenin 16, paragrafi 3 të Protokollit kundër trafikimit.
VENDOSI SI MË POSHTË:
Neni 1
Protokolli për parandalimin, goditjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, i cili plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar të përcaktuar në shtojcën I, miratohet në emër të Bashkimit Evropian.
Instrumenti i konfirmimit zyrtar i BE-së përfshin një deklaratë të kompetencës sipas nenit 16, paragrafi 3 të protokollit, siç përcaktohet në shtojcën II.
Neni 2
Ky vendim zbatohet në masën që dispozitat e protokollit bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të pjesës III, titulli IV të traktatit.
Neni 3
Presidenti i Këshillit ka kompetencën të caktojë personin e autorizuar për të depozituar instrumentin e konfirmimit zyrtar, me qëllim angazhimin e BE-së.
Ky vendim botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 24 korrik 2006.
Për Këshillin
Presidenti
- RAJAMÄKI
SHTOJCA I
PROTOKOLLI PËR PARANDALIMIN, GODITJEN DHE NDËSHKIMIN E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, VEÇANËRISHT TË GRAVE DHE FËMIJËVE, I CILI PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR
PREAMBULA
SHTETET PALË TË KËTIJ PROTOKOLLI
DUKE DEKLARUAR se ndërhyrja efikase për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të personave, veçanërisht të grave të fëmijëve, kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ndërkombëtare në shtetin e origjinës, transitit dhe destinacionit, e cila të përfshijë masa për parandalimin e trafikimit të tillë, për ndëshkimin e trafikantëve dhe për mbrojtjen e viktimave të këtij trafikimi, përfshirë respektimin e të drejtave të tyre themelore të njohura ndërkombëtarisht,
DUKE PASUR PARASYSH faktin se, pavarësisht ekzistencës së një shumëllojshmërie instrumentesh ndërkombëtare me rregulla dhe masa praktike për luftimin e shfrytëzimit të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, nuk ekziston asnjë instrument universal që të trajtojë të gjitha aspektet e trafikimit të personave,
Të shqetësuara se, në mungesë të një instrumenti të tillë, personat më të prekur nga trafikimi nuk do të jenë mjaftueshëm të mbrojtur,
DUKE RIKUJTUAR Rezolutën 53/111 të 9 dhjetorit 1998 të Asamblesë së Përgjithshme, ku kjo e fundit vendosi të krijojë një komitet të posaçëm të hapur ndërshtetëror përgjegjës për hartimin e një konvente gjithëpërfshirëse ndërkombëtare kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për shqyrtimin e zhvillimit, ndër të tjera, të një instrumenti ndërkombëtar kundër trafikimit të grave dhe fëmijëve.
TË BINDUR se plotësimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar me një instrument ndërkombëtar për parandalimin, goditjen dhe ndëshkimin trafikimit të personave, veçanërisht grave dhe fëmijëve, do të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e këtij krimi,
BIEN DAKORD PËR SA MË POSHTË:
- DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Lidhja me Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar
- Ky protokoll plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai interpretohet së bashku me konventën.
- Dispozitat e konventës zbatohen rast pas rasti për këtë protokoll, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe këtu.
- Veprat penale të përcaktuara në përputhje me nenin 5 të këtij protokolli konsiderohen si vepra penale të përcaktuara në përputhje me konventën.
Neni 2
Objektivat
Objektivat e këtij protokolli janë:
- a) parandalimi dhe luftimi i trafikimit të personave, duke i kushtuar vëmendje të veçantë grave dhe fëmijëve;
- b) mbrojtja dhe ofrimi i ndihmës për viktimat e trafikimit, duke respektuar plotësisht të drejtat e tyre njerëzore; dhe
- c) nxitja e bashkëpunimit ndërmjet shteteve palë, me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave.
Neni 3
Përdorimi i termave
Për qëllimet e këtij protokolli:
- a) "trafikim i personave" është rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave, nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit me pushtetin ose me pozicionin vulnerabël ose marrjes apo dhënies së pagesave apo përfitimeve për të siguruar miratimin e personit që ka kontroll mbi një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi. Shfrytëzimi përfshin, minimalisht, shfrytëzimin për prostitucion të të tjerëve ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual, shërbimet ose punën e detyruar, skllavërinë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë, robërinë ose shfrytëzimin e aktiviteteve kriminale ose heqjen e organeve.
- b) miratimi i viktimës së trafikimit të personave për shfrytëzimin e përcaktuar në nënparagrafin "a" të këtij neni nuk do të merret në konsideratë nëse është përdorur ndonjë nga mënyrat e përcaktuara në atë nënparagraf;
- c) rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e një fëmije për qëllime shfrytëzimi do të konsiderohet "trafikim i personave" edhe nëse nuk përfshin ndonjë nga mënyrat e përcaktuara në nënparagrafin "a" të këtij neni;
- d) "fëmijë" është çdo person nën 18 vjeç.
Neni 4
Fusha e zbatimit
Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në këtë dokument, ky protokoll zbatohet për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave të përcaktuara në përputhje me nenin 5 të këtij protokolli, në rastet kur këto vepra kanë karakter ndërkombëtar dhe përfshijnë një grup të organizuar kriminal, si dhe për mbrojtjen e viktimave të këtyre veprave.
Neni 5
Kriminalizimi
- Çdo shtet palë e këtij protokolli miraton masat ligjore dhe masat e tjera që mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar si vepër penale veprat e përcaktuara në nenin 3 të këtij protokolli, kur këto vepra janë të qëllimshme.
- Gjithashtu, çdo shtet palë e këtij protokolli miraton masat ligjore dhe masat e tjera që mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar si vepra penale:
- a) në zbatim të koncepteve bazë të sistemit të tij juridik, përpjekjet për të kryer një vepër të përcaktuar në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni;
- b) pjesëmarrjen si bashkëpunëtor në një vepër të përcaktuar në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni; dhe
- c) organizimin ose udhëzimin e personave të tjerë që të kryejnë një vepër të përcaktuar në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni.
- MBROJTJA E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT TË PERSONAVE
Neni 6
Asistimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit të personave
- Në rastet e duhura dhe në masën që e lejon legjislacioni i brendshëm, çdo shtet palë në protokoll do të mbrojë privatësinë dhe identitetin e viktimave të trafikimit të personave, duke përfshirë ndër të tjera, duke siguruar konfidencialitetin e procedurave ligjore në lidhje me një trafikim të tillë.
- Çdo shtet palë në protokoll garanton që sistemi i tij ligjor ose administrativ të përmbajë masa që u mundësojnë viktimave të trafikimit të personave, në rastet e duhura:
- a) informacion për procedurat përkatëse gjyqësore dhe administrative;
- b) asistencë për të mundësuar që pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre të paraqiten dhe shqyrtohen në hallkat e duhura të procedimit penal të autorëve të veprave penale, në një mënyrë që nuk cenon të drejtat e mbrojtjes.
- Çdo shtet palë shqyrton masa zbatuese për të siguruar rikuperimin fizik, psikologjik dhe social të viktimave të trafikimit të personave, duke përfshirë, në rastet e duhura, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, organizatat e tjera përkatëse dhe eksponentët e tjerë të shoqërisë civile dhe, në veçanti, për t'u siguruar atyre:
- a) strehim të përshtatshëm;
- b) këshillim dhe informim, në veçanti lidhur me të drejtat ligjore të tyre, në një gjuhë të kuptueshme për viktimat e trafikimit të personave;
- c) asistencë mjekësore, psikologjike dhe materiale; dhe
- d) mundësi punësimi, arsimimi dhe trajnimi.
- Në zbatimin e dispozitave të këtij neni, çdo shtet palë merr në konsideratë moshën, gjininë dhe nevojat e veçanta të viktimave të trafikimit të personave, veçanërisht nevojat e veçanta të fëmijëve, duke përfshirë strehimin, arsimimin dhe kujdesin e duhur.
- Çdo shtet palë do të përpiqet të garantojë sigurinë fizike të viktimave të trafikimit të personave gjatë kohës së qëndrimit të tyre brenda territorit të tij.
- Çdo shtet palë garanton që sistemi i tij juridik të përmbajë masat që u sigurojnë viktimave të trafikimit të personave mundësinë e përfitimit të kompensimit për dëmet e pësuara.
Neni 7
Statusi i viktimave të trafikimit të personave në shtetet pritëse
- Përveç marrjes së masave sipas nenit 6 të këtij protokolli, çdo shtet palë merr në konsideratë miratimin e masave ligjore ose të masave të tjera të duhura që i lejojnë viktimat e trafikimit të personave të qëndrojnë në territorin e tij, përkohësisht ose përgjithmonë, kur është e përshtatshme.
- Në zbatimin e dispozitave të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, çdo shtet palë shqyrton siç duhet faktorët humanitarë dhe personalë.
Neni 8
Riatdhesimi i viktimave të trafikimit të personave
- Shteti palë shtetas i të cilit është një viktimë e trafikimit të personave ose në të cilin personi ka pasur të drejtën e qëndrimit të përhershëm në kohën e hyrjes në territorin e shtetit palë pritës do të lehtësojë dhe pranojë, duke garantuar sigurinë e duhur të atij personi, kthimin e atij personi pa vonesa të papërshtatshme apo të paarsyeshme.
- Kur një shtet palë kthen një viktimë të trafikimit të personave në një shtet palë shtetas i të cilit është viktima ose në të cilin ai apo ajo ka pasur, në kohën e hyrjes në territorin e shtetit palë pritës, të drejtën e qëndrimit të përhershëm, kthimi do të bëhet duke marrë siç duhet në konsideratë sigurinë e atij personi dhe statusin e çdo procedure ligjore të lidhur me faktin që personi është viktimë e trafikimit të personave dhe në mënyrë të preferueshme duhet të jetë vullnetar.
- Me kërkesë të shtetit palë pritës, shteti palë të cilit i drejtohet kërkesa verifikon pa vonesa të papërshtatshme apo të paarsyeshme nëse një person i cili është viktimë e trafikimit të personave është shtetas i tij apo nëse ka të drejtën e qëndrimit të përhershëm në territorin e tij në kohën e hyrjes në territorin e shtetit palë pritës.
- Për të lehtësuar kthimin e një viktime të trafikimit të personave e cila nuk disponon dokumentacionin e duhur, shteti palë shtetas i të cilit është personi apo në të cilin personi ka të drejtën e qëndrimit të përhershëm në kohën e hyrjes në territorin e shtetit palë pritës, bie dakord të lëshojë, me kërkesë të shtetit palë pritës, dokumentet e udhëtimit apo ndonjë autorizim tjetër që mund të jetë i nevojshëm për t'i mundësuar personit të udhëtojë dhe të rihyjë në territorin e tij.
- Ky nen nuk cenon asnjë të drejtë që viktimave të trafikimit të personave u garantohet nga ndonjë ligj i brendshëm i shtetit palë pritës.
- Ky nen nuk cenon asnjë marrëveshje tjetër të zbatueshme dypalëshe ose shumëpalëshe që rregullon, plotësisht apo pjesërisht, kthimin e viktimave të trafikimit të personave.
III. PARANDALIMI, BASHKËPUNIMI DHE MASA TË TJERA
Neni 9
Parandalimi i trafikimit të personave
- Shtetet palë vendosin politika, programe dhe masa të tjera gjithëpërfshirëse për:
- a) parandalimin dhe luftimin e trafikimit të personave; dhe
- b) mbrojtjen e viktimave të trafikimit të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, nga riviktimizimi.
- Shtetet palë përpiqen të marrin masa të tilla fushata kërkimore, fushata informuese dhe fushata në mediet e komunikimit masiv, si dhe nisma sociale dhe ekonomike për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e personave.
- Politikat, programet dhe masa të tjera të vendosura në përputhje me këtë nen, sipas rastit, përfshijnë bashkëpunimin me organizatat joqeveritare, me organizata të tjera përkatëse dhe me elementë të tjerë të shoqërisë civile.
- Shtetet palë marrin ose fuqizojnë, duke përfshirë përmes bashkëpunimit dypalësh ose shumëpalësh, masat për zbutjen e faktorëve që i bëjnë këta persona, veçanërisht gratë dhe fëmijët, vulnerabël ndaj trafikimit, të tillë si varfëria, zhvillimi jo i duhur dhe mungesa e mundësive të barabarta.
- Shtetet palë miratojnë ose fuqizojnë masat ligjore ose masat e tjera, të tilla si masat arsimore, sociale ose kulturore, duke përfshirë përmes bashkëpunimit dypalësh ose shumëpalësh, për të shkurajuar kërkesën që nxit të gjitha format e shfrytëzimit të personave, veçanërisht shfrytëzimin e grave dhe fëmijëve, që çon në trafikimin e tyre.
Neni 10
Shkëmbimi i informacionit dhe trajnimi
- Autoritetet ligjzbatuese, të imigrimit ose autoritetet e tjera përkatëse të shteteve palë, sipas rastit, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke shkëmbyer informacion, në përputhje me legjislacionin vendas, për t'u mundësuar që të vendosin:
- a) nëse individët që kapërcejnë apo që tentojnë të kapërcejnë një kufi ndërkombëtar me dokumente udhëtimi të personave të tjerë ose pa dokumente udhëtimi, janë autorë të ndonjë vepre penale apo viktima të trafikimit të personave;
- b) llojet e dokumenteve të udhëtimit që individët kanë përdorur apo kanë tentuar të përdorin për të kaluar kufirin ndërkombëtar për qëllime të trafikimit të personave; dhe
- c) mjetet dhe metodat e përdorura nga grupet e organizuara kriminale për trafikimin personave, duke përfshirë për rekrutimin dhe transportimin e viktimave, rrugët dhe lidhjet ndërmjet individëve dhe grupeve të përfshira në këtë trafik, si dhe masat e mundshme për zbulimin e tyre.
- Shtetet palë do të ofrojnë ose fuqizojnë trajnimin për zbatimin e ligjit, imigrimin dhe zyrtarët e tjerë përkatës për parandalimin e trafikimit të personave. Trajnimi duhet të fokusohet në metodat e përdorura për parandalimin e këtij trafikimi, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave, duke përfshirë mbrojtjen e viktimave nga trafikantët. Trajnimi duhet të marrë në konsideratë nevojën për marrjen në konsideratë të të drejtave të njeriut dhe çështjeve me ndjeshmëri gjinore, si dhe duhet të nxisë bashkëpunimin me organizatat joqeveritare, me organizata të tjera përkatëse dhe me elementë të tjerë të shoqërisë civile.
- Një shtet palë marrës i informacionit do të respektojë çdo kërkesë nga shteti palë përcjellës i informacionit, i cili ka vendosur kufizime në përdorimin e tij.
Neni 11
Masat kufitare
- Pa cenuar angazhimet ndërkombëtare lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzve, shtetet palë do të përforcojnë, për sa është mundur, këto kontrolle kufitare që mund të jenë të nevojshme për të parandaluar dhe zbuluar trafikimin e personave.
- Çdo shtet palë miraton masa ligjore dhe masa të tjera të përshtatshme për të parandaluar përdorimin, për sa është e mundur, të mjeteve të transportit të operuara nga transportues tregtarë për kryerjen e veprave të përcaktuara në përputhje me nenin 5 të protokollit.
- Sipas rastit dhe pa cenuar konventat e zbatueshme ndërkombëtare, këto masa përfshijnë vendosjen e detyrimit që transportuesit tregtarë, përfshirë kompanitë e transportit apo zotëruesit ose operatorët e çfarëdo mjeti transporti, të sigurohen që të gjithë pasagjerët zotërojnë dokumentet e udhëtimit që kërkohen për hyrjen në shtetin pritës.
- Çdo shtet palë merr masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, për të parashikuar sanksione në rast mospërmbushje të detyrimit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni.
- Çdo shtet palë merr në konsideratë marrjen e masave që mundësojnë, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, refuzimin e hyrjes së personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale të përcaktuara në përputhje me protokollin, ose revokimin e vizave të tyre
- Pa cenuar nenin 27 të konventës, shtetet palë marrin në konsideratë fuqizimin e bashkëpunimit mes agjencive të kontrollit kufitar, ndër të tjera, duke krijuar dhe mbajtur kanale të drejtpërdrejta komunikimi.
Neni 12
Siguria dhe kontrolli i dokumenteve
Çdo shtet palë merr, me mjetet që disponon, masat e nevojshme për të:
- a) garantuar që dokumentet e udhëtimit ose të identitetit të lëshuara prej tij të jenë të një cilësie të tillë që nuk mund të keqpërdoren dhe nuk falsifikohen lehtësisht ose që nuk mund të ndryshohen, riprodhohen apo lëshohen në mënyrë të paligjshme; dhe
- b) garantuar integritetin dhe sigurinë e dokumenteve të udhëtimit apo të dokumenteve të identitetit të lëshuara nga ose në emër të shtetit palë dhe për të parandaluar krijimin, lëshimin dhe përdorimin e paligjshëm të tyre.
Neni 13
Legjitimiteti dhe vlefshmëria e dokumenteve
Me kërkesë të një shteti tjetër palë, shteti palë të cilit i paraqitet kërkesa verifikon, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm dhe brenda një kohe të arsyeshme, legjitimitetin dhe vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit ose të identitetit që janë lëshuar ose pretendohet se janë lëshuar në emër të tij dhe që dyshohet se përdoren për trafikimin e personave.
- DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 14
Klauzola mbrojtëse
- Asgjë e parashikuar në këtë protokoll nuk cenon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shteteve dhe individëve sipas së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe në veçanti, sipas rastit, Konventën e 19515 dhe Protokollin e 19676 në lidhje me statusin e refugjatëve dhe parimin e moskthimit të përcaktuar në to.
- Masat e përcaktuara në këtë protokoll interpretohen dhe zbatohen në mënyrë jodiskriminuese ndaj personave që janë viktima të trafikimit të personave. Interpretimi dhe zbatimi i këtyre masave bëhet në përputhje me parimet e mosdiskriminimit të njohura në rang ndërkombëtar.
Neni 15
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
- Shtetet palë përpiqen t'i zgjidhin përmes negocimit mosmarrëveshjet e lidhura me interpretimin apo zbatimin e këtij protokolli.
- Çdo mosmarrëveshje ndërmjet një ose më shumë shteteve palë e lidhur me interpretimin apo zbatimin e këtij protokolli, e cila nuk mund të zgjidhet brenda një kohe të negocimit, i delegohet arbitrazhit me kërkesë të një prej këtyre palëve. Nëse, brenda gjashtë muajsh nga data e paraqitjes së kërkesës për arbitrazh, shtetet palë nuk bien dakord për organizimin e arbitrazhit, secili prej tyre mund t'ia paraqesë mosmarrëveshjen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëpërmjet një kërkese në përputhje me statutin e gjykatës.
- Çdo shtet palë mund të deklarojë, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, miratimit ose anëtarësimit në këtë protokoll, se nuk e konsideron veten të detyruar që të zbatojë paragrafin 2 të këtij neni. Shtetet e tjera palë nuk janë të detyruara të zbatojnë paragrafin 2 të këtij neni në lidhje me cilindo shtet palë që ka bërë një rezervë të tillë.
- Çdo shtet palë që ka bërë një rezervë në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni mund ta tërheqë atë në çdo kohë, duke njoftuar për këtë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Neni 16
Nënshkrimi, ratifikimi, pranimi, miratimi dhe anëtarësimi
- Ky protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim për të gjitha shtetet përgjatë 12-15 dhjetor 2000, në Palermo të Italisë dhe më pas në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork deri më 12 dhjetor 2002.
- Ky protokoll do të jetë hapur për t'u nënshkruar edhe nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik, me kusht që të paktën një shtet anëtar i këtyre organizatave të ketë nënshkruar protokollin në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni.
- Ky protokoll i nënshtrohet ratifikimit, pranimit dhe miratimit. Instrumentet e ratifikimit, pranimit ose miratimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Një organizatë rajonale e integrimit ekonomik mund të depozitojë instrumentin e saj të ratifikimit, pranimit ose miratimit nëse të paktën një nga shtetet anëtarë të saj ka bërë të njëjtën gjë. Në atë instrument ratifikimi, pranimi ose miratimi, organizata në fjalë deklaron nivelin e kompetencave të saj në lidhje me çështjet që rregullohen nga ky protokoll. Po ashtu, organizata informon depozitarin mbi çdo ndryshim thelbësor në shtrirjen e kompetencave të saj.
- Anëtarësimi në këtë protokoll është i hapur për çdo shtet apo organizatë rajonale integrimi ekonomik ku të paktën një shtet anëtar i saj është palë në këtë protokoll. Instrumentet e aderimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në momentin e aderimit, organizatat rajonale të integrimit ekonomik deklarojnë nivelin e kompetencave të tyre në lidhje me çështjet që rregullohen nga ky protokoll. Po ashtu, organizata informon depozitarin mbi çdo ndryshim thelbësor në shtrirjen e kompetencave të saj.
Neni 17
Hyrja në fuqi
- Ky protokoll hyn në fuqi 90 ditë pas depozitimit të instrumentit të 40-ë të ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit dhe nuk hyn në fuqi përpara hyrjes në fuqi të konventës. Për qëllimin e këtij paragrafi, çdo instrument i depozituar nga një organizatë rajonale e integrimit ekonomik nuk konsiderohet si shtesë i dokumenteve të depozituara nga shtetet anëtare të asaj organizate.
- Për çdo shtet apo organizatë rajonale integrimi ekonomik që ratifikon, pranon, miraton apo aderon në këtë protokoll pas depozitimit të instrumentit të 40-ë të tij, protokolli hyn në fuqi 30 ditë pas datës së depozitimit të instrumentit përkatës nga shteti apo organizata në fjalë ose në datën në të cilën hyrjes protokolli hyn në fuqi në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, cilado të ndodhë më vonë.
Neni 18
Ndryshimi
- Pas pesë vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij protokolli, një shtet palë në protokoll mund të propozojë një ndryshim dhe ta depozitojë atë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili më pas ia përcjell ndryshimin e propozuar shteteve palë dhe në konferencën e palëve të konventës me qëllim shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi në lidhje me propozimin. Shtetet palë të këtij protokolli të mbledhura në konferencën e palëve do të bëjnë përpjekje maksimale për arritjen e konsensusit për çdo ndryshim. Nëse janë bërë të gjitha përpjekjet për konsensus dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje, si përpjekje e fundit mund të kërkohet miratimi i tij me dy të tretat e votave të shteteve palë të protokollit që janë të pranishme dhe votojnë në mbledhjen e konferencës së palëve.
- Organizatat rajonale të integrimit ekonomik, për çështjet janë nën kompetencat e tyre, mund të ushtrojnë të drejtën e votës sipas këtij neni, me një numër votash të barabartë me numrin e shteteve anëtare të tyre që janë palë në këtë protokoll. Këto organizata nuk e ushtrojnë të drejtën për të votuar nëse shtetet e tyre anëtare ushtrojnë të drejtën e tyre dhe anasjelltas.
- Ndryshimet e miratuara në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni i nënshtrohen ratifikimit, pranimit ose miratimit nga shtetet anëtare.
- Ndryshimet e miratuara në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni hyjnë në fuqi për një shtet palë 90 ditë pas datës së depozitimit të një instrumenti ratifikimi, pranimi ose miratimi të këtij vendimi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
- Një vendim i hyrë në fuqi është detyrues për shtetet palë të cilat kanë shprehur miratimin për ta zbatuar atë. Shtetet e tjera palë do të vazhdojnë t'u nënshtrohen dispozitave të këtij protokolli dhe të gjitha ndryshimeve të mëparshme të ratifikuara, pranuara ose miratuara prej tyre.
Neni 19
Denoncimi
- Një shtet palë mund ta denoncojë këtë protokoll duke njoftuar me shkrim Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ky denoncim prodhon efekte një vit pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.
- Një organizatë rajonale integrimi ekonomik pushon që qeni palë e këtij protokolli në rastin kur ky i fundit është denoncuar nga të gjitha shtetet e saj anëtare.
Neni 20
Depozitimi dhe gjuhët
- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është caktuar depozitar i këtij Protokolli.
- Protokolli origjinal, tekstet e të cilit në gjuhën arabe, kineze, angleze, frënge, ruse dhe spanjolle janë njësoj autentike, depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
NË DËSHMI TË SA MË LART, të nënshkruarit e autorizuar për këtë qëllim nga shtetet e tyre përkatëse, kanë nënshkruar këtë protokoll.
SHTOJCA II
DEKLARATA E KOMPETENCAVE TË BASHKIMIT EVROPIAN NË LIDHJE ME ÇËSHTJET E RREGULLUARA NGA PROTOKOLLI PËR PARANDALIMIN, GODITJEN DHE NDËSHKIMIN E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, VEÇANËRISHT TË GRAVE DHE FËMIJËVE, E CILA PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR.
Neni 16, paragrafi 3 i protokollit për parandalimin, goditjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, parashikon se instrumenti i ratifikimit, pranimit apo miratimit të një organizate rajonale integrimi ekonomik duhet të përmbajë një deklaratë ku të specifikohen çështjet që rregullohen nga protokolli, kompetenca në lidhje me të cilat i është deleguar organizatës nga shtetet e saj anëtare që janë palë në këtë protokoll.
Për sa u përket kompetencave të deleguara Bashkimit Evropian, protokolli për parandalimin, goditjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, zbatohet në territoret në të cilat gjen zbatim Traktati themelues i Bashkimit Evropian dhe sipas kushteve të përcaktuara në atë traktat, veçanërisht në nenin 299 të tij, dhe në protokollet bashkëlidhur traktatit.
Kjo deklaratë nuk cenon qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës sipas Protokollit për integrimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe Protokollit për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian.
Ky vendim nuk cenon qëndrimin e Danimarkës sipas Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian.
Sipas nenit 299, kjo deklaratë nuk zbatohet as në territoret e shteteve anëtare në të cilat nuk zbatohet traktati në fjalë dhe nuk cenon aktet ose qëndrimet që mund të miratohen në bazë të Protokollit nga shtetet anëtare përkatëse, në emër dhe në interes të këtyre territoreve. Në përputhje me dispozitën e lartpërmendur, kjo deklaratë përcakton kompetencat që shtetet anëtare i kanë deleguar BE-së në zbatim të traktateve për çështje që rregullohen nga protokolli. Për nga natyra, fusha dhe ushtrimi i kompetencave të BE-së janë objekt i zhvillimit të vazhdueshëm, duke qenë se BE miraton të tjera rregulla dhe rregullore përkatëse dhe BE do të plotësojë ose ndryshojë këtë deklaratë në përputhje me nenin 16, paragrafi 3 të protokollit.
Bashkimi Evropian cilëson se ka kompetenca në lidhje me kalimin e kufijve të jashtëm të shteteve anëtare, përcaktimin e standardeve dhe procedurave për kryerjen e kontrolleve të personave në këta kufij dhe të rregullave për vizat e synuara qëndrime për një periudhë maksimale prej tre muajsh.
Po ashtu, BE është kompetente për masat mbi politikën e imigracionit në lidhje me kushtet e hyrjes dhe qëndrimit dhe masat kundër imigracionit dhe qëndrimit të paligjshëm, duke përfshirë riatdhesimin e klandestinëve. Për më tepër, ajo mund të marrë masa për të garantuar bashkëpunimin ndërmjet departamenteve përkatëse të administratave të shteteve anëtare, si dhe ndërmjet departamenteve dhe Komisionit, në fushat e lartpërmendura. Në këto fusha, BE ka miratuar rregulla dhe rregullore dhe, pasi miratimit, vetëm BE mund të hyjë në angazhime të jashtme me shtete të treta ose organizata ndërkombëtare kompetente.
Gjithashtu, politika e BE-së në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit plotëson politikat e ndjekura nga shtetet anëtare dhe përfshin dispozita për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.
- 1. I pabotuar ende në Gazetën Zyrtare.
- 2. Gazeta Zyrtare L 30, 1.2.2001, f. 44.
- 3. Gazeta Zyrtare L 261, 6.8.2004, f. 69.
- 4. Shih faqen 44 të kësaj Gazete Zyrtare.
- Kombet e Bashkuara, Seria e traktateve, vëllimi 189, nr. 2545.
- Ibid., vëll. 606, nr. 8791.
-
Lexo Dokumentin
22.9.2006
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 262/24
VENDIM I KËSHILLIT, DATË 24 KORRIK 2006, "PËR RATIFIKIMIN, NË EMËR TË KOMUNITETIT EVROPIAN, E PROTOKOLLIT KUNDËR KONTRABANDIMIT TË EMIGRANTËVE NË RRUGË TOKËSORE, DETARE DHE AJRORE, QË PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR NË LIDHJE ME DISPOZITAT E PROTOKOLLIT, DERI NË MASËN QË DISPOZITAT E PROTOKOLLIT BËJNË PJESË NË FUSHËN E ZBATIMIT TË NENEVE 179 DHE 181, GERMA "A" TË TRAKTATIT THEMELUES TË KOMUNITETIT EVROPIAN"
(2006/616/KE)
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian, dhe në veçanti nenet 179 dhe 181a, së bashku me nënparagrafin e parë të nenit 300, paragrafi 2 dhe nënparagrafin e parë të nenit 300, paragrafi 3 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian1,
Meqë:
- Elementet e Protokollit që janë në kompetencë të Komunitetit janë negociuar nga Komisioni, me miratimin e Këshillit, në emër të Komunitetit.
- Këshilli e udhëzoi Komisionin që të negocionte aderimin e Komunitetit në marrëveshjen ndërkombëtare në fjalë.
- Negociatat u mbyllën me sukses dhe instrumenti që rezultoi u nënshkrua nga Komuniteti më 12 dhjetor 2000, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2001/87/KE të 8 dhjetorit 20002.
- Disa shtete anëtare janë palë të Protokollit, ndërsa në shtete të tjera anëtare procesi i ratifikimit është në proces.
- Nënshkrimi i konventës, në emër të Komunitetit, u miratua me Vendimin e Këshillit 2004/579/KE të 29 prillit 20043, i cili është një kusht i domosdoshëm që Komunitetit të bëhet palë e protokollit, në përputhje me nenin 37, paragrafi 2 të konventës.
- Kushtet e tjera që e lejojnë Komunitetin të depozitojë instrumentin e miratimit të parashikuar në nenin 36, paragrafi 3 të konventës dhe nenin 21, paragrafi 3 të protokollit janë përmbushur.
- Në masën që dispozitat e protokollit bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të neneve 179 dhe 181a të traktatit, nënshkrimi i protokollit duhet të miratohet në emër të Komunitetit.
- Në masën që dispozitat e protokollit bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të pjesës III, titulli IV të traktatit, nënshkrimi i protokollit në emër të Komunitetit duhet të miratohet me anë të një vendimi të veçantë të Këshillit4.
- Kur depoziton instrumentin e miratimit, Komuniteti depoziton edhe një deklaratë për nivelin e kompetencave të Komunitetit lidhur me çështjet e rregulluara nga protokolli, në përputhje me nenin 21, paragrafi 3 të Protokollit kundër kontrabandimit,
VENDOS SI MË POSHTË:
Neni 1
Protokolli kundër kontrabandimit të emigrantëve në rrugë tokësore, ajrore dhe detare, i cili plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar të përcaktuar në shtojcën I, miratohet në emër të Komunitetit Evropian.
Instrumenti i konfirmimit zyrtar i Komunitetit përfshin një deklaratë të kompetencës sipas nenit 21, paragrafi 3 të protokollit, siç përcaktohet në shtojcën II.
Neni 2
Ky vendim zbatohet në masën që dispozitat e protokollit bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të neneve 179 dhe 181a të traktatit.
Neni 3
Presidenti i Këshillit ka kompetencën të caktojë personin e autorizuar për të depozituar instrumentin e konfirmimit zyrtar, me qëllim angazhimin e Komunitetit.
Ky vendim botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 24 korrik 2006.
Për Këshillin
Presidenti
- RAJAMÄKI
SHTOJCA I
PROTOKOLLI KUNDËR KONTRABANDIMIT TË EMIGRANTËVE NË RRUGË TOKËSORE, DETARE DHE AJRORE, QË PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR
PREAMBULA
SHTETET PALË TË KËTIJ PROTOKOLLI,
DUKE DEKLARUAR se ndërhyrja efikase për parandalimin dhe goditjen e kontrabandimit të emigrantëve në rrugë tokësore, detare dhe ajrore kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit dhe masave të tjera të përshtatshme, përfshirë masat social-ekonomike, në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar,
DUKE RIKUJTUAR Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 54/212 të 22 dhjetorit 1999, në të cilën Asambleja u bëri thirrje shteteve anëtare dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e emigracionit dhe zhvillimit ndërkombëtar në mënyrë që të adresojnë shkaqet që ushqejnë emigracionin, veçanërisht ato që lidhen me varfërinë, dhe për të maksimizuar përfitimet e emigracionit ndërkombëtar për të interesuarit dhe për të inkurajuar, aty ku është e përshtatshme, mekanizmat ndër-rajonale, rajonale dhe nënrajonale për të vazhduar të trajtojnë çështjen e emigracionit dhe të zhvillimit,
TË BINDUR për nevojën për t’i siguruar emigrantëve trajtim njerëzor dhe mbrojtje të plotë të të drejtave të tyre,
DUKE PASUR PARASYSH faktin se, pavarësisht punës së kryer në forume të tjera ndërkombëtare, nuk ekziston një instrument universal që trajton të gjithë aspektet e kontrabandimit të emigrantëve dhe çështjeve të lidhura me të,
TË SHQETËSUAR për rritjen e ndjeshme të aktiviteteve të grupeve të organizuara kriminale në kontrabandimin e emigrantëve dhe aktiviteteve të tjera kriminale të përcaktuara në këtë protokoll, të cilat dëmtojnë rëndë shtetet në fjalë,
TË SHQETËSUAR GJITHASHTU që kontrabandimi i emigrantëve mund të rrezikojë jetët ose sigurinë e emigrantëve të përfshirë në të,
DUKE RIKUJTUAR Rezolutën 53/111 të 9 dhjetorit 1998 të Asamblesë së Përgjithshme, ku kjo e fundit vendosi të krijojë një komitet të posaçëm të hapur ndërshtetëror përgjegjës për të hartuar një konventë ndërkombëtare gjithëpërfshirëse kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për të diskutuar zhvillimin ndër të tjera, të një instrumenti ndërkombëtar kundër trafikimit të paligjshëm dhe transportimit të emigrantëve, përfshirë në rrugë detare,
TË BINDUR se plotësimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar me një instrument ndërkombëtar kundër kontrabandimit të emigrantëve në rrugë tokësore, detare dhe ajrore do të ndihmojë në parandalimin e dhe luftën kundër krimi,
BIEN DAKORD PËR SA MË POSHTË:
- DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Lidhja me Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar
- Ky protokoll plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai interpretohet së bashku me konventën.
- Dispozitat e konventës zbatohen rast pas rasti, për këtë protokoll, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe këtu.
- Veprat penale të përcaktuara në përputhje me nenin 6 të këtij protokolli konsiderohen si vepra penale të përcaktuara në përputhje me konventën.
Neni 2
Deklarata e qëllimit
Qëllimi i këtij protokolli është parandalimi i dhe lufta kundër kontrabandimit të emigrantëve, si dhe promovimi i bashkëpunimit midis shteteve palë për këtë qëllim, duke mbrojtur të drejtat e emigrantëve të kontrabanduar.
Neni 3
Përdorimi i termave
Për qëllimet e këtij protokolli:
- a) "kontrabandimi i emigrantëve" është ofrimi, me qëllim përfitimin, e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një përfitimi financiar ose ndonjë përfitimi tjetër material, i hyrjes së jashtëligjshme të një personi në një shtet palë, në të cilin personi nuk është shtetas ose rezident i përhershëm;
- b) "hyrje e jashtëligjshme" është kalimi i kufijve pa plotësuar kërkesat e nevojshme për hyrjen e ligjshme në shtetin pritës;
- c) "dokument i rremë udhëtimi ose identifikimi" është çdo dokument udhëtimi ose identifikimi:
- që është i falsifikuar ose është ndryshuar thelbësisht nga dikush tjetër përveç një personi ose agjencie të autorizuar me ligj për të prodhuar ose lëshuar dokumentin e udhëtimit ose të identifikimit në emër të një shteti; ose
- që është lëshuar në mënyrë të papërshtatshme ose i marrë përmes deklarimit të rremë, korrupsionit ose detyrimit ose në çdo mënyrë tjetër të jashtëligjshme; ose
III. që po përdoret nga një person i ndryshëm nga mbajtësi i ligjshëm;
- d) "mjet lundrimi" është çdo lloj mjeti ujor, përfshirë anijet amfib dhe hidroplanët, që përdoren apo që mund të përdoren si mjet transporti në ujë, përveç anijeve luftarake, mjeteve detare ndihmëse dhe anijeve të tjera në pronësi ose që operohen nga një qeveri dhe që përdoren, për momentin, vetëm për shërbime qeveritare jotregtare.
Neni 4
Fusha e zbatimit
Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në këtë dokument, ky protokoll zbatohet për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të përcaktuara në përputhje me nenin 6 të këtij protokolli, në rastet kur veprat penale kanë karakter ndërkombëtar dhe përfshijnë një grup të organizuar kriminal, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të personave që kanë qenë subjekt të këtyre veprave.
Neni 5
Përgjegjësia penale e emigrantëve
Emigrantët nuk janë objekt i ndjekjes penale sipas këtij protokolli për faktin se ka qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli.
Neni 6
Kriminalizimi
- Çdo shtet palë miraton këto masa legjislative dhe të tjera sipas nevojës për të përcaktuar si vepra penale, kur ato kryhen me qëllim dhe për të marrë përfitim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë financiar apo tjetër:
- a) kontrabandimin e emigrantëve;
- b) kur kryhet me qëllim që të mundësohet kontrabandimi i emigrantëve:
- prodhimin e një dokumenti të rremë udhëtimi ose identiteti;
- ofrimin, sigurimin ose mbajtjen e një dokumenti të tillë;
- c) mundësimin e një personi, që nuk është shtetas apo rezident i përhershëm, për të qëndruar në shtetin përkatës pa përmbushur kërkesat e nevojshme për qëndrimin e ligjshëm në atë shtet me anë të mjeteve të përmendura në nënparagrafin "b" të këtij paragrafi apo mjeteve të tjera të jashtëligjshme.
- Gjithashtu, çdo shtet palë e këtij protokolli miraton masat ligjore dhe masat e tjera që mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar si vepra penale:
- a) në zbatim të koncepteve bazë të sistemit të tij juridik, përpjekjet për të kryer një vepër të përcaktuar në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni;
- b) pjesëmarrjen si bashkëpunëtor në një vepër penale të përcaktuar në përputhje me paragrafin 1, germat "a", "b", "i" ose "c" të tij dhe, në zbatim të koncepteve bazë të sistemit të tij juridik, pjesëmarrjen si bashkëpunëtor në një vepër penale të përcaktuar në përputhje me paragrafin 1, germa "b" "ii" të këtij neni;
- c) organizimin ose udhëzimin e personave të tjerë që të kryejnë një vepër të përcaktuar në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni.
- Çdo shtet palë miraton masa të tilla legjislative dhe të tjera sipas nevojës për të përcaktuar rrethanat rënduese për veprat penale të përcaktuara në përputhje me paragrafin 1, germat "a", "b", "i" dhe "c" të këtij neni dhe, në zbatim të koncepteve bazë të sistemit të tij juridik, për veprat penale të përcaktuara në përputhje me paragrafin 2, germat "b" dhe "c" të këtij neni, rrethanat:
- a) që rrezikojnë, ose mund të rrezikojnë, jetët ose sigurinë e emigrantëve në fjalë; ose
- b) që përfshijnë trajtim çnjerëzor dhe denigrues, përfshirë për shfrytëzim, të këtyre emigrantëve.
- Asgjë e parashikuar në këtë protokoll nuk e ndalon një shtet palë të marrë masa kundër një personi sjellja e të cilit përbën vepër penale sipas legjislacionit të tij të brendshëm.
- KONTRABADIMI I EMIGRANTËVE NË RRUGË DETARE
Neni 7
Bashkëpunimi
Shtetet palë bashkëpunojnë në masën më të plotë të mundshme për të parandaluar dhe ndaluar kontrabandimin e emigrantëve në rrugë detare, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të detit.
Neni 8
Masat kundër kontrabandimit të emigrantëve në rrugë detare
- Një shtet palë që ka arsye të forta për të dyshuar që një mjet lundrimi që valëvit flamurin e tij ose pretendon se është pjesë e regjistrit të tij, që nuk ka shtetësi ose që, pavarësisht se valëvit një flamur të huaj ose refuzon të tregojë një flamur, ka në të vërtetë shtetësinë e shtetit palë në fjalë, është i angazhuar në kontrabandimin e emigrantëve në rrugë detare, mund të kërkojë ndihmën e shteteve të tjera palë në ndalimin e përdorimit të mjetit të lundrimit për atë arsye. Nëse u kërkohet, shtetet palë japin këtë ndihmë brenda mundësive të tyre.
- Një shtet palë që ka arsye të forta për të dyshuar se një mjet lundrimi, që ushtron lirinë e lundrimit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe valëvit flamurin ose shfaq shenjat e regjistrit të një shteti tjetër palë, është i angazhuar në kontrabandimin e emigrantëve në rrugë detare, mund të njoftojë shtetin e flamurit, të kërkojë konfirmimin e regjistrit dhe, nëse konfirmohet, të kërkojë autorizim nga shteti i flamurit për të marrë masat e duhura në lidhje me atë mjet lundrimi. Shteti i flamurit mund ta autorizojë shtetin kërkues, ndër të tjera:
- a) të hipë në mjetin e lundrimit;
- b) ta kontrollojë mjetin e lundrimit; dhe
- c) nëse gjenden prova që mjeti i lundrimit është i angazhuar në kontrabandimin e emigrantëve në rrugë detare, të marrë masat e përshtatshme në lidhje me mjetin e lundrimit dhe për personat e ngarkesën në bord, sipas autorizimit të shtetit të flamurit.
- Një shtet palë që ka marrë masa në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, informon menjëherë shtetin përkatës të flamurit mbi rezultatin e asaj mase.
- Një shtet palë i përgjigjet me shpejtësi një kërkese nga një shtet tjetër palë për të përcaktuar nëse një mjet lundrimi që pretendon se është pjesë e regjistrit të tij ose që valëvit flamurin e tij ka të drejtë për ta bërë këtë dhe një kërkese për autorizim të bërë në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni.
- Shteti i flamurit, në përputhje me nenin 7 të këtij protokolli, mund të kërkojë që autorizimi i tij të jetë subjekt i disa kushteve që duhet të miratohen prej tij dhe shtetit kërkues, duke përfshirë kushtet në lidhje me përgjegjësinë dhe shtrirjen e masave efektive që duhen marrë. Një shtet palë nuk merr asnjë masë tjetër pa autorizimin e shprehur të shtetit të flamurit, përveç atyre që janë të nevojshme për të eliminuar rrezikun e menjëhershëm ndaj jetës së personave ose të atyre masave që rrjedhin nga marrëveshjet përkatëse dypalëshe ose shumëpalëshe.
- Çdo shtet palë cakton një autoritet ose, kur është e nevojshme, disa autoritete për të marrë dhe për t’iu përgjigjur kërkesave për ndihmë, për konfirmimin e regjistrit ose për të drejtën e një mjeti lundrimi për të valëvitur flamurin e tij dhe për autorizimin për të marrë masat e duhura. Ky caktim njoftohet nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm për të gjitha shtetet e tjera palë brenda një muaji nga data e caktimit.
- Një shtet palë që ka arsye të forta për të dyshuar se një mjet lundrimi është i angazhuar në kontrabandimin e emigrantëve në rrugë detare dhe nuk ka shtetësi ose mund të asimilohet në një mjet lundrimi pa shtetësi, mund të hipë në bord dhe të kontrollojë mjetin e lundrimit. Nëse gjenden prova që konfirmojnë dyshimin, ai shtet palë merr masat e përshtatshme në përputhje me legjislacionin përkatës të brendshëm dhe ndërkombëtar.
Neni 9
Klauzolat për masat mbrojtëse
- Kur një shtet palë merr masa kundër një mjeti lundrimi në përputhje me nenin 8 të këtij protokolli, ai:
- a) garanton sigurinë dhe trajtimin njerëzor të personave në bord;
- b) merr parasysh nevojën për të mos vënë në rrezik sigurinë e mjetit të lundrimit apo ngarkesës së tij;
- c) merr parasysh nevojën për të mos cenuar interesat tregtare ose ligjore të shtetit të flamurit apo asnjë shteti tjetër të interesuar;
- d) siguron, brenda mjeteve të disponueshme, që çdo masë e marrë në lidhje me mjetin e lundrimit të mos jetë e dëmshme për mjedisin.
- Nëse arsyet për masat e marra sipas nenit 8 të këtij protokolli rezultojnë të pabaza, mjeti i lundrimit kompensohet për çdo humbje apo dëm që mund t’i jetë shkaktuar, me kusht që mjeti i lundrimit të mos ketë kryer asnjë vepër që i justifikon masat e marra.
- Çdo masë e marrë, e miratuar apo e zbatuar në përputhje me këtë kre merr parasysh nevojën për të mos ndërhyrë në ose për të mos prekur:
- a) të drejtat dhe detyrimet dhe ushtrimin e juridiksionit të shteteve bregdetare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të detit; ose
- b) autoritetin e shtetit të flamurit për të ushtruar juridiksionin dhe kontrollin në çështjet administrative, teknike dhe sociale që përfshijnë mjetin e lundrimit.
- Çdo masë e marrë në det sipas këtij kreu kryhet vetëm nga anijet luftarake ose mjetet ushtarake të fluturimit, ose nga anije e mjete të tjera fluturimi që janë qartësisht të shënuar dhe të identifikueshëm si në shërbim të qeverisë dhe të autorizuar për këtë qëllim.
III. PARANDALIMI, BASHKËPUNIMI DHE MASA TË TJERA
Neni 10
Informacioni
- Pa cenuar nenet 27 dhe 28 të Konventës, shtetet palë, veçanërisht ato me kufij të përbashkët ose që ndodhen në rrugët përmes të cilave kontrabandohen emigrantët, për qëllimet e arritjes së objektivave të këtij protokolli, shkëmbejnë mes tyre, në përputhje me sistemet përkatëse ligjore dhe administrative të brendshme, informacione të rëndësishme për çështje të tilla si:
- a) pikat e hipjes dhe të destinacionit, si dhe rrugët, transportuesit dhe mjetet e transportit, që dihen ose dyshohen se përdoren nga një grup i organizuar kriminal i përfshirë në aktet e përmendura në nenin 6 të këtij protokolli;
- b) identitetin dhe metodat e organizatave ose grupeve të organizuara kriminale që dihen ose dyshohen se janë të përfshira në aktet e përmendura në nenin 6 të këtij protokolli;
- c) origjinalitetin dhe formën e duhur të dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga një shtet palë dhe vjedhjen ose keqpërdorimin e lidhur me dokumentet bosh të udhëtimit ose të identitetit;
- d) mjetet dhe metodat e fshehjes dhe transportimit të personave, ndryshimin e jashtëligjshëm, riprodhimin ose blerjen ose keqpërdorimin e dokumenteve të udhëtimit ose të identitetit të përdorur në aktet e përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli dhe mënyrat e zbulimit të tyre;
- e) përvojat legjislative dhe praktikat dhe masat për parandalimin dhe luftën kundër akteve të parashikuara në nenin 6 të këtij protokolli; dhe
- f) informacionin shkencor dhe teknologjik të dobishëm për zbatimin e ligjit, me qëllim rritjen e aftësisë së njëri-tjetrit për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar aktet e përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli dhe për të ndjekur penalisht personat e përfshirë.
- Një shtet palë marrës i informacionit përmbush çdo kërkesë nga shteti palë përcjellës i informacionit, për kufizimet në përdorimin e tij.
Neni 11
Masat kufitare
- Pa cenuar angazhimet ndërkombëtare lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzve, shtetet palë përforcojnë, për sa është mundur, kontrollet kufitare që mund të jenë të nevojshme për të parandaluar dhe zbuluar kontrabandimin e emigrantëve.
- Çdo shtet palë miraton masa ligjore dhe masa të tjera të përshtatshme për të parandaluar përdorimin, për sa është e mundur, të mjeteve të transportit të operuara nga transportues tregtarë për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në përputhje me nenin 6, paragrafi 1 të këtij protokolli.
- Sipas rastit dhe pa cenuar konventat e zbatueshme ndërkombëtare, këto masa përfshijnë vendosjen e detyrimit që transportuesit tregtarë, përfshirë kompanitë e transportit apo zotëruesit ose operatorët e çfarëdo mjeti transporti, të sigurohen që të gjithë pasagjerët zotërojnë dokumentet e udhëtimit që kërkohen për hyrjen në shtetin pritës.
- Çdo shtet palë merr masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, për të parashikuar sanksione në rast mospërmbushje të detyrimit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni.
- Çdo shtet palë merr në konsideratë marrjen e masave që mundësojnë, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, refuzimin e hyrjes ose shfuqizimin e vizave të personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale të përcaktuara në përputhje me këtë protokoll.
- Pa cenuar nenin 27 të konventës, shtetet palë marrin në konsideratë fuqizimin e bashkëpunimit mes agjencive të kontrollit kufitar, ndër të tjera, duke krijuar dhe mbajtur kanale të drejtpërdrejta komunikimi.
Neni 12
Siguria dhe kontrolli i dokumenteve
Çdo shtet palë merr, me mjetet që disponon, masat e nevojshme për të:
- a) garantuar që dokumentet e udhëtimit ose të identitetit të lëshuara prej tij të jenë të një cilësie të tillë që nuk mund të keqpërdoren dhe nuk falsifikohen lehtësisht ose që nuk mund të ndryshohen, riprodhohen apo lëshohen në mënyrë të paligjshme; dhe
- b) garantuar integritetin dhe sigurinë e dokumenteve të udhëtimit apo të dokumenteve të identitetit të lëshuara nga ose në emër të shtetit palë dhe për të parandaluar prodhimin, lëshimin dhe përdorimin e paligjshëm të tyre.
Neni 13
Legjitimiteti dhe vlefshmëria e dokumenteve
Me kërkesë të një shteti tjetër palë, një shtet palë verifikon, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm dhe brenda një kohe të arsyeshme, legjitimitetin dhe vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit ose të identitetit që janë lëshuar ose pretendohet se janë lëshuar në emër të tij dhe që dyshohet se përdoren për qëllimet e akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli.
Neni 14
Trajnimi dhe bashkëpunimi teknik
- Shtetet palë ofrojnë ose përforcojnë trajnime të specializuara për nëpunësit e emigracionit dhe nëpunës të tjerë në parandalimin e akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli dhe në trajtimin njerëzor të emigrantëve që kanë qenë objekt i një akti të tillë, duke respektuar të drejtat e tyre siç është përcaktuar në këtë protokoll.
- Shtetet palë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me organizatat ndërkombëtare kompetente, organizatat joqeveritare, organizatat e tjera përkatëse dhe elementët e tjerë të shoqërisë civile, sipas rastit, për të siguruar që personeli në territoret e tyre të trajnohet si duhet për të parandaluar, luftuar dhe çrrënjosur aktet e përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli dhe për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve që kanë qenë objekt i një akti të tillë. Ky trajnim përfshin:
- a) përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së dokumenteve të udhëtimit;
- b) njohjen dhe zbulimin e dokumenteve të rreme të udhëtimit ose të identitetit;
- c) Mbledhjen e informacioneve të inteligjencës për veprimtaritë kriminale, që lidhet veçanërisht me identifikimin e grupeve të organizuara kriminale që njihen ose dyshohen se janë të përfshira në sjelljen e përcaktuar në nenin 6 të këtij protokolli, metodat e përdorura për të transportuar emigrantët e kontrabanduar, keqpërdorimin e dokumenteve të udhëtimit ose të identitetit për qëllime të akteve të përcaktuara në nenin 6 dhe mënyrat e fshehjes të përdorura në kontrabandimin e emigrantëve;
- d) përmirësimin e procedurave për zbulimin e personave të kontrabanduar në pikat e zakonshme dhe jo të zakonshme të hyrjes dhe të daljes; dhe
- e) trajtimin njerëzor të emigrantëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre sipas këtij protokolli.
- Shtetet palë që kanë ekspertizën përkatëse marrin në konsideratë dhënien e asistencës teknike për shtetet që janë shpesh vende të origjinës ose transitit të personave që kanë qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli. Shtetet palë bëjnë çdo përpjekje për të siguruar burimet e nevojshme, të tilla si automjetet, sistemet kompjuterike dhe lexuesit e dokumenteve, për të luftuar aktet e përcaktuara në nenin 6.
Neni 15
Masa të tjera parandaluese
- Secili shtet palë duhet të marrë masa që garantojnë ofrimin ose përforcimin e programeve të informacionit për ndërgjegjësimin e publikut ndaj faktit se aktet e përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli, janë veprimtari kriminale që kryhen shpesh nga grupet e organizuara kriminale për përfitim dhe se ato paraqesin një rrezik serioz për emigrantët në fjalë.
- Në përputhje me nenin 31 të Konventës, shtetet palë bashkëpunojnë në fushën e informimit publik me qëllim që të parandalojnë emigrantët potencialë që të bëhen viktima të grupeve të organizuara kriminale.
- Çdo shtet palë promovon ose forcon, sipas nevojës, programet e zhvillimit dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, duke marrë parasysh realitetet social-ekonomike të emigracionit dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave me probleme ekonomike dhe sociale, në mënyrë që të luftojnë shkaqet social-ekonomike që ushqejnë kontrabandimin e emigrantëve, të tilla si varfëria dhe zhvillimi i ulët.
Neni 16
Masat mbrojtëse dhe ndihmëse
- Gjatë zbatimit të këtij protokolli, çdo shtet palë, në përputhje me detyrimet e tij sipas së drejtës ndërkombëtare, merr të gjitha masat e duhura, duke përfshirë edhe legjislacionin nëse është e nevojshme, për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e personave që kanë qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli sipas së drejtës ndërkombëtare të zbatueshme, në veçanti të drejtën e jetës dhe të drejtën për të mos iu nënshtruar torturës, trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose denigrues.
- Çdo shtet palë merr masat e duhura për t’u dhënë emigrantëve mbrojtjen e duhur kundër dhunës që mund të ushtrohet ndaj tyre, qoftë nga individë apo grupe, për shkak se janë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli.
- Çdo shtet palë u jep ndihmën e duhur emigrantëve, jeta ose siguria e të cilëve janë në rrezik për shkak se janë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli.
- Gjatë zbatimit të dispozitave të këtij neni, shtetet palë marrin parasysh nevojat e veçanta të grave dhe fëmijëve.
- Në rastin e ndalimit të një personi që ka qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli, çdo shtet palë duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore,5 aty ku është e zbatueshme, përfshirë atë të informimit pa vonesë të personit në fjalë lidhur me dispozitat që kanë të bëjnë me njoftimin dhe komunikimin me zyrtarët konsullorë.
Neni 17
Marrëveshjet dhe masat
Shtetet palë marrin në konsideratë lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe ose rajonale ose masave operative apo rregullimeve që synojnë:
- a) përcaktimin e praktikave dhe masave më efektive për parandalimin dhe luftën kundër akteve të parashikuara në nenin 6 të këtij protokolli; ose
- b) mbështetjen e dispozitave të këtij protokolli midis tyre.
Neni 18
Kthimi i emigrantëve të kontrabanduar
- Çdo shtet palë bie dakord të lehtësojë dhe pranojë, pa vonesa të papërshtatshme apo të paarsyeshme, kthimin e një personi i cili ka qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli dhe që është shtetas i tij ose që ka të leje të përhershme qëndrimi në territorin e tij në kohën e kthimit.
- Çdo shtet palë merr në konsideratë mundësinë e lehtësimit dhe pranimit të kthimit të një personi që ka qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli dhe i cili ka pasur lejen e përhershme të qëndrimit në territorin e tij në kohën e hyrjes në shtetin pritës në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm.
- Me kërkesë të shtetit palë pritës, një shtet palë i kërkuar, pa vonesë të panevojshme ose të paarsyeshme, verifikon nëse një person që ka qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli është shtetas i tij ose ka lejen e përhershme të qëndrimit në territorin e tij.
- Me qëllim që të lehtësohet kthimi i një personi i cili ka qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli dhe nuk ka dokumentacion e duhur, shteti palë, në të cilin ai person është shtetas ose në të cilin ai ose ajo ka leje të përhershme qëndrimi, bie dakord të lëshojë, me kërkesë të shtetit palë pritës, dokumente udhëtimi ose autorizime të tjera të nevojshme për t’i mundësuar personit të udhëtojë drejt dhe të ri-hyjë në territorin e tij.
- Çdo shtet palë i përfshirë në kthimin e një personi që ka qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të kryer kthimin në mënyrë të rregullt dhe me kujdesin e duhur ndaj sigurisë dhe dinjitetit të personit.
- Shtetet palë mund të bashkëpunojnë me organizatat përkatëse ndërkombëtare në zbatimin e këtij neni.
- Ky nen nuk cenon asnjë të drejtë që u jepet personave që kanë qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli, nga legjislacioni i brendshëm i shtetit palë pritës.
- Ky nen nuk do të ndikojë në detyrimet e marra përsipër në zbatim të ndonjë traktati tjetër të zbatueshëm, dypalësh ose shumëpalësh ose çdo marrëveshje tjetër operative të zbatueshme që rregullon, tërësisht ose pjesërisht, kthimin e personave që kanë qenë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli.
- DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 19
Klauzola mbrojtëse
- Asgjë e parashikuar në këtë protokoll nuk cenon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shteteve dhe individëve sipas së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe në veçanti, sipas rastit, Konventën e 1951 dhe Protokollin e 1967 në lidhje me statusin e refugjatëve dhe parimin e moskthimit të përcaktuar në to.
- Masat e përcaktuara në këtë protokoll interpretohen dhe zbatohen në një mënyrë që nuk është diskriminuese ndaj personave për shkak se ata janë objekt i akteve të përcaktuara në nenin 6 të këtij protokolli. Interpretimi dhe zbatimi i këtyre masave bëhet në përputhje me parimet e mosdiskriminimit të njohura në rang ndërkombëtar.
Neni 20
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
- Shtetet palë përpiqen që mosmarrëveshjet në lidhje me interpretimin apo zbatimin e këtij protokolli t’i zgjidhin përmes negocimit.
- Çdo mosmarrëveshje ndërmjet një ose më shumë shteteve palë në lidhje me interpretimin apo zbatimin e këtij protokolli, e cila nuk mund të zgjidhet nëpërmjet negocimit brenda një kohe të arsyeshme, i delegohet arbitrazhit me kërkesë të një prej këtyre palëve. Nëse, brenda gjashtë muajsh nga data e paraqitjes së kërkesës për arbitrazh, shtetet palë nuk bien dakord për organizimin e arbitrazhit, secili prej tyre mund t'ia paraqesë mosmarrëveshjen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëpërmjet një kërkese në përputhje me statutin e gjykatës.
- Çdo shtet palë mund të deklarojë, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, miratimit ose anëtarësimit në këtë protokoll, se nuk e konsideron veten të detyruar që të zbatojë paragrafin 2 të këtij neni. Shtetet e tjera palë nuk janë të detyruara të zbatojnë paragrafin 2 të këtij neni në lidhje me cilindo shtet palë që ka paraqitur një rezervë të tillë.
- Çdo shtet palë që ka paraqitur një rezervë në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni mund ta tërheqë atë në çdo kohë, duke njoftuar për këtë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Neni 21
Nënshkrimi, ratifikimi, pranimi, miratimi dhe aderimi
- Ky protokoll është i hapur për nënshkrim për të gjitha shtetet përgjatë 12-15 dhjetor 2000, në Palermo të Italisë dhe në vijim në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork deri më 12 dhjetor 2002.
- Ky protokoll është i hapur për t'u nënshkruar edhe nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik, me kusht që të paktën një shtet anëtar i këtyre organizatave të ketë nënshkruar protokollin në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni.
- Ky protokoll i nënshtrohet ratifikimit, pranimit ose miratimit. Instrumentet e ratifikimit, pranimit ose miratimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Një organizatë rajonale e integrimit ekonomik mund të depozitojë instrumentin e saj të ratifikimit, pranimit ose miratimit nëse të paktën një nga shtetet anëtarë të saj ka bërë të njëjtën gjë. Në atë instrument ratifikimi, pranimi ose miratimi, organizata në fjalë deklaron nivelin e kompetencave të saj në lidhje me çështjet që rregullohen nga ky protokoll. Po ashtu, organizata informon depozitarin mbi çdo ndryshim thelbësor në shtrirjen e kompetencave të saj.
- Anëtarësimi në këtë protokoll është i hapur për çdo shtet apo organizatë rajonale integrimi ekonomik kur të paktën një shtet anëtar i saj është palë në këtë protokoll. Instrumentet e aderimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në momentin e aderimit, organizatat rajonale të integrimit ekonomik deklarojnë nivelin e kompetencave të tyre në lidhje me çështjet që rregullohen nga ky protokoll. Po ashtu, organizata informon depozitarin mbi çdo ndryshim thelbësor në shtrirjen e kompetencave të saj.
Neni 22
Hyrja në fuqi
- Ky protokoll hyn në fuqi 90 ditë pas depozitimit të instrumentit të 40-ë të ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit dhe nuk hyn në fuqi përpara hyrjes në fuqi të konventës. Për qëllimin e këtij paragrafi, çdo instrument i depozituar nga një organizatë rajonale e integrimit ekonomik nuk konsiderohet si shtesë e instrumenteve të depozituara nga shtetet anëtare të asaj organizate.
- Për çdo shtet apo organizatë rajonale të integrimit ekonomik që ratifikon, pranon, miraton apo aderon në këtë protokoll pas depozitimit të instrumentit të 40-ë të tij, protokolli hyn në fuqi 30 ditë pas datës së depozitimit të instrumentit përkatës nga shteti apo organizata në fjalë ose në datën në të cilën protokolli hyn në fuqi në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, cilado të ndodhë më vonë.
Neni 23
Ndryshimi
- Pas pesë vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij protokolli, një shtet palë në protokoll mund të propozojë një ndryshim dhe ta depozitojë atë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili më pas ia përcjell ndryshimin e propozuar shteteve palë dhe në konferencën e palëve të konventës me qëllim shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi në lidhje me propozimin. Shtetet palë të këtij protokolli të mbledhura në konferencën e palëve bëjnë përpjekje maksimale për arritjen e konsensusit për çdo ndryshim. Nëse janë bërë të gjitha përpjekjet për konsensus dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje, si përpjekje e fundit mund të kërkohet miratimi i tij me dy të tretat e votave të shteteve palë të protokollit që janë të pranishme dhe votojnë në mbledhjen e konferencës së palëve.
- Organizatat rajonale të integrimit ekonomik, për çështjet që janë nën kompetencat e tyre, mund të ushtrojnë të drejtën e votës sipas këtij neni, me një numër votash të barabartë me numrin e shteteve anëtare të tyre që janë palë në këtë protokoll. Këto organizata nuk e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës nëse kjo e drejtë ushtrohet nga shtetet e tyre anëtare dhe anasjelltas.
- Ndryshimet e miratuara në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni i nënshtrohen ratifikimit, pranimit ose miratimit nga shtetet anëtare.
- Ndryshimet e miratuara në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni hyjnë në fuqi për një shtet palë 90 ditë pas datës së depozitimit të një instrumenti ratifikimi, pranimi ose miratimi të këtij ndryshimi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
- Kur një ndryshim hyn në fuqi, ai është detyrues për shtetet palë të cilat kanë shprehur pëlqimin e tyre për ta zbatuar atë. Shtetet e tjera palë do të vazhdojnë t’u nënshtrohen dispozitave të këtij protokolli dhe të gjitha ndryshimeve të mëparshme të ratifikuara, pranuara ose miratuara prej tyre.
Neni 24
Denoncimi
- Një shtet palë mund ta denoncojë këtë protokoll duke njoftuar me shkrim Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ky denoncim prodhon efekte një vit pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.
- Një organizatë rajonale integrimi ekonomik pushon që qeni palë e këtij protokolli në rastin kur ky i fundit është denoncuar nga të gjitha shtetet e saj anëtare.
Neni 25
Depozitari dhe gjuhët
- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është caktuar depozitar i këtij Protokolli.
- Protokolli origjinal, tekstet e të cilit në gjuhën arabe, kineze, angleze, frënge, ruse dhe spanjolle janë njësoj autentike, depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
NË DËSHMI TË SA MË LART, të nënshkruarit e autorizuar për këtë qëllim nga shtetet e tyre përkatëse, kanë nënshkruar këtë protokoll.
SHTOJCA II
DEKLARATA E KOMPETENCAVE TË BASHKIMIT EVROPIAN NË LIDHJE ME ÇËSHTJET E RREGULLUARA NGA PROTOKOLLI KUNDËR KONTRABANDIMIT TË EMIGRANTËVE NË RRUGË TOKËSORE, AJRORE DHE DETARE, I CILI PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR
Neni 21, paragrafi 3 i protokollit parashikon se instrumenti i aderimit të një organizate rajonale integrimi ekonomik duhet të përmbajë një deklaratë ku të specifikohen çështjet që rregullohen nga protokolli në lidhje me të cilat organizatës i janë transferuar kompetencat nga shtetet e saj anëtare që janë palë në këtë protokoll.
Protokolli kundër kontrabandimit të emigrantëve në rrugë tokësore, ajrore dhe detare zbatohet, për sa u përket kompetencave që i delegohen Bashkimit Evropian, në territoret në të cilat gjen zbatim Traktati themelues i Bashkimit Evropian dhe sipas kushteve të përcaktuara në atë traktat, veçanërisht në nenin 299 të tij, dhe në protokollet bashkëlidhur traktatit.
Kjo deklaratë nuk cenon qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës sipas Protokollit për integrimin etërësisë së legjislacionittë Shengenit në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe Protokollit për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian.
Ky vendim nuk cenon qëndrimin e Danimarkës sipas Protokollit për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian.
Sipas nenit 299, kjo deklaratë nuk zbatohet as në territoret e shteteve anëtare në të cilat nuk zbatohet traktati në fjalë dhe nuk cenon aktet ose qëndrimet që mund të miratohen në bazë të Protokollit nga shtetet anëtare përkatëse, në emër dhe në interes të këtyre territoreve. Në përputhje me dispozitën e lartpërmendur, kjo deklaratë përcakton kompetencat që shtetet anëtare i kanë deleguar Komunitetit në zbatim të traktateve për çështje që rregullohen nga protokolli. Për nga natyra, fusha dhe ushtrimi i kompetencave të Komunitetit janë objekt i zhvillimit të vazhdueshëm, duke qenë se Komuniteti miraton të tjera rregulla dhe rregullore përkatëse dhe Komuniteti do të plotësojë ose ndryshojë këtë deklaratë në përputhje me nenin 21, paragrafi 3 të protokollit.
Komuniteti cilëson se ka kompetenca në lidhje me kalimin e kufijve të jashtëm të shteteve anëtare, përcaktimin e standardeve dhe procedurave për kryerjen e verifikimeve të personave në këta kufij dhe të rregullave për vizat për qëndrime për një periudhë maksimale prej tre muajsh. Po ashtu, Komuniteti është kompetent për masat mbi politikën e imigracionit në lidhje me kushtet e hyrjes dhe qëndrimit dhe masat kundër imigracionit dhe qëndrimit të paligjshëm, duke përfshirë riatdhesimin e klandestinëve. Për më tepër, ai mund të marrë masa për të garantuar bashkëpunimin ndërmjet departamenteve përkatëse të administratave të shteteve anëtare, si dhe ndërmjet departamenteve dhe Komisionit, në fushat e lartpërmendura. Në këto fusha, Komuniteti ka miratuar rregulla dhe rregullore dhe, pasi miratimit, vetëm Komuniteti mund të hyjë në angazhime të jashtme me shtete të treta ose organizata ndërkombëtare kompetente.
Gjithashtu, politika e Komunitetit në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit plotëson politikat e ndjekura nga shtetet anëtare dhe përfshin dispozita për parandalimin dhe luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve.
- I pabotuar ende në Gazetën Zyrtare.
- Gazeta Zyrtare L 30, 1.2.2001, f. 44.
- Gazeta Zyrtare L 261, 6.8.2004, f. 69.
- Shih faqen 34 të kësaj Gazete Zyrtare.
- Ibid., vëll. 596, Nr. 8638 to 8640.