Artikuj të shfaqur nga tag'et: ACQUIS E BE SË E CERTIIKUAR
RREGULLORE ZBATUESE E KOMISIONIT (BE) NR. 1081/2012, DATË 9 NËNTOR 2012, PËR QËLLIMET E RREGULLORES SË KËSHILLIT (KE) NR. 116/2009, "PËR EKSPORTIN E ARTIKUJVE KULTURORË" (KODIFIKIMI)
-
Lexo Dokumentin
22.11.2012
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 324/1
RREGULLORE ZBATUESE E KOMISIONIT (BE) NR. 1081/2012, DATË 9 NËNTOR 2012, PËR QËLLIMET E RREGULLORES SË KËSHILLIT (KE) NR. 116/2009, "PËR EKSPORTIN E ARTIKUJVE KULTURORË" (KODIFIKIMI)
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 116/2009, datë 18 dhjetor 2008, "Për eksportin e të artikujve kulturorë"1 dhe në veçanti nenin 7 të saj,
Meqë:
- Rregullorja e Komisionit (KEE) nr. 752/93, datë 30 mars 1993", e cila përcakton dispozitat për zbatimin e Rregullores së Këshillit (KEE) nr. 3911/92 "Për eksportin e të artikujve kulturorë"2 është ndryshuar disa herë në mënyrë thelbësore3. Për të qenë e qartë dhe e arsyetuar, rregullorja në fjalë duhet kodifikuar.
- Nevojiten dispozita për zbatimin e Rregullores (KE) nr. 116/2009 e cila, ndër të tjera, parashikon krijimin e një sistemi për licencimin e eksportit të disa kategorive të artikujve kulturorë që renditen në shtojcën I të asaj rregulloreje.
- Për të garantuar uniformitetin e licencave të eksportit të parashikuara nga rregullorja në fjalë, nevojiten rregulla për hartimin, lëshimin dhe përdorimin e tyre. Për këtë qëllim, duhet të vihet në dispozicion një model i licencës.
- Për të eliminuar punën e panevojshme administrative, nevojitet konceptimi i licencave të hapura për eksportin e përkohshëm të artikujve kulturorë nga personat ose organizatat përgjegjëse, me qëllim përdorimin dhe/ose ekspozimin e tyre në shtete të treta.
- Shtetet anëtare që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi, duhet të jenë në gjendje ta bëjnë në lidhje me artikujt kulturorë, personat dhe organizatat e tyre. Kushtet që duhet të përmbushen ndryshojnë nga njëri shtet anëtar në tjetrin. Shteteve anëtare duhet t'u mundësohet që të zgjedhin nëse do të përdorin apo jo licencat e hapura, si dhe të përcaktojnë kushtet që duhen plotësuar për lëshimin e tyre.
- Licencat e eksportit duhet të hartohen në një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Masat e parashikuara në këtë rregullore janë në përputhje me opinionin e Komitetit të përmendur në nenin 8 të Rregullores (KE) nr. 116/2009,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
SEKSIONI I
FORMATI I LICENCËS
Neni 1
- Ekzistojnë tre lloje licencash për eksportimin e artikujve kulturorë, të cilat lëshohen dhe përdoren në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 116/2009 dhe me këtë rregullore:
- a) licenca standarde;
- b) licenca e hapur specifike;
- c) licenca e hapur e përgjithshme.
- Përdorimi i licencave të eksportit nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në detyrimet e lidhura me formalitetet e eksportit apo dokumentet përkatëse.
- Formularët e licencës së hapur ofrohen nga autoriteti ose autoritetet kompetente të përmendura në nenin 2, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr.116/2009.
Neni 2
- Për çdo eksport sipas Rregullores (KE) nr.116/2009, normalisht përdoret licencë standarde.
Megjithatë, çdo shtet anëtar në fjalë mund të vendosë nëse dëshiron apo jo të lëshojë ndonjë licencë specifike apo të përgjithshme të hapur që mund të përdoret në vend të licencës standarde, nëse plotësohen kushtet specifike në lidhje me to të përcaktuara në nenet 10 dhe 13.
- Licenca e hapur specifike mbulon eksportin e përkohshëm të përsëritur të një artikulli kulturor specifik, nga një person ose organizatë e caktuar siç përcaktohet në nenin 10.
- Licenca e hapur e përgjithshme mbulon çdo eksport të përkohshëm të secilit prej artikujve kulturorë që janë pjesë përbërëse e koleksionit të përhershëm të një muzeu ose të një institucioni tjetër, siç përcaktohet në nenin 13.
- Çdo shtet anëtar mund t'i anulojë në çdo kohë licencat e hapura specifike ose të përgjithshme, nëse nuk plotësohen më kushtet sipas të cilave janë lëshuar këto licenca. Ai njofton menjëherë Komisionin, nëse licenca e lëshuar nuk rikthehet dhe ka gjasa që të përdoret në mënyrë parregullt. Komisioni njofton menjëherë shtetet e tjera anëtare.
- Shtetet anëtare mund të marrin çdo masë të arsyeshme që e gjykojnë si të nevojshme në territorin e tyre kombëtar për të monitoruar përdorimin e licencave të tyre të hapura.
SEKSIONI II
LICENCA STANDARDE
Neni 3
- Licencat standarde lëshohen sipas formularit, një model i të cilit jepet në shtojcën I. Formulari do të printohet në letër të bardhë të prodhuar jo nga brumë mekanik, e përshtatshme për qëllime shkrimi në të dhe e cila peshon jo më pak se 55 g/m2.
- Formularët duhet të kenë përmasat 210 × 297 mm.
- Formularët përgatiten në formë të shtypur ose elektronike dhe plotësohen në një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian të caktuar nga autoritetet kompetente të shtetit anëtar lëshues.
Autoritetet kompetente të shtetit anëtar në të cilin paraqitet formulari mund të kërkojnë përkthimin e tij në gjuhën ose në një nga gjuhët zyrtare të atij shtetit anëtar në fjalë. Në këtë rast, kostoja e përkthimit mbulohet nga zotëruesi i licencës.
- Shtetet anëtare janë përgjegjëse për:
- a) printimin e formularëve, në të cilët do të vendoset edhe emri, adresa ose vula e printuesit;
- b) marrjen e çdo mase të nevojshme për shmangur falsifikimin e formularëve. Mënyrat e identifikimit të miratuara nga shtetet anëtare për këtë qëllim i njoftohen Komisionit, me qëllim që ky i fundit t'ia komunikojë ato autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare.
- Formularët mundësisht duhet të plotësohen me mjete mekanike ose elektronike. Megjithatë, aplikimi mund të plotësohet edhe me dorë, me shkrim të lexueshëm; në rastin e fundit ai plotësohet me bojë dhe me germa të mëdha.
Cilido qoftë procesi i përdorur, formularët nuk duhet të përmbajnë pjesë të fshira, fjalë të mbishkruara ose modifikime të tjera.
Neni 4
- Pa cenuar paragrafin 3, për çdo dërgesë artikujsh kulturorë lëshohet licencë e veçantë eksporti.
- Për qëllimet e paragrafit 1, dërgesë është një ose një sërë objektesh kulturore.
- Në rastin kur dërgesa përbëhet nga një sërë objektesh kulturore, është kompetencë e autoriteteve kompetente që të vendosin nëse për dërgesën enë fjalë duhet të lëshohet një ose disa licenca eksporti.
Neni 5
Formulari duhet të përmbajë tre fletë:
- a) një fletë, të shënuar me nr. 1, e cila do të përbëjë aplikimin;
- b) një fletë, të shënuar me nr. 2, për zotëruesin;
- c) një fletë, të shënuar me nr. 3, e cila do t'i kthehet autoritetit lëshues.
Neni 6
- Aplikanti plotëson kutitë 1, 3, 6-21, 24 dhe, nëse është e nevojshme, edhe kutinë 25 të aplikimit, si dhe fletët e tjera, përveç rastit kur autorizohet shtypja paraprakisht e kutisë ose kutive.
Megjithatë, shtetet anëtare mund të parashikojnë vetëm plotësimin e aplikimit.
- Aplikimi shoqërohet nga:
- a) dokumentacioni që ofron të gjitha informacionet përkatëse rreth objekteve kulturore dhe statusit ligjor të tyre në kohën e aplikimit, kur është rasti, me anë të çdo dokumenti mbështetës (fatura, vlerësime të ekspertëve etj.);
- b) fotografia vërtetësia e të cilës është verifikuar siç duhet ose, kur është rasti sipas gjykimit të autoriteteve kompetente, fotografitë bardhezi ose me ngjyra (me përmasa të paktën 8 me 12 cm) të artikujve kulturorë në fjalë.
Kur është rasti dhe sipas gjykimit të autoriteteve kompetent, kërkesa mund të zëvendësohet nga një listë e hollësishme e artikujve kulturorë.
- Për qëllime të lëshimit të një licence eksporti, autoritetet kompetente mund të kërkojnë paraqitjen fizike të artikujve kulturorë që do të eksportohen.
- Të gjitha kostot e kryera gjatë zbatimit të paragrafëve 2 dhe 3 mbulohen nga aplikanti që kërkon licencën e eksportit.
- Që të jepet një licencë eksporti, formulari i plotësuar saktë duhet të paraqitet te autoritetet kompetente të caktuara nga shtetet anëtare në përputhje me nenin 2, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr. 116/2009. Kur autoriteti e ka dhënë licencën e eksportit, fleta 1 mbahet nga ai, ndërsa fletët e tjera i kthehen mbajtësit të licencës së eksportit ose përfaqësuesit të autorizuar të tij.
Neni 7
Në mbështetje të deklaratës së eksportit, paraqiten dokumentet e mëposhtme:
- a) fleta për mbajtësin;
- b) fleta që i kthehet autoritetit lëshues.
Neni 8
- Zyra doganore, e cila është përgjegjëse për shqyrtimin e deklaratës së eksportit garanton që informacioni i dhënë në këtë deklaratë ose, kur është e rasti, "ATA carnet", të përkojë me informacionin e dhënë në licencën e eksportit dhe që në kutinë 44 të deklaratës ose në kundërfletën e "ATA carnet" të jepet një referencë për licencën e eksportit.
Ajo merr masat e përshtatshme për qëllimet e identifikimit. Masat mund të përfshijnë vendosjen e vulës së zyrës doganore. Fleta e formularit të licencës së eksportit e cila duhet t'i kthehet autoritetit lëshues duhet t'i bashkëngjitet kopjes 3 të dokumentit të vetëm administrativ.
- Pas plotësimit të kutisë 23 në fletët 2 dhe 3, zyra doganore e autorizuar për të pranuar deklaratën e eksportit i kthen deklaruesit ose përfaqësuesit të autorizuar të tij/saj fletën e që duhet të mbahet nga mbajtësi i objektit.
- Fleta e formularit të licencës, e cila duhet t'i kthehet autoritetit lëshues, duhet të shoqërojë dërgesën në zyrën doganore, në pikën e daljes nga territori doganor i Bashkimit Evropian.
Zyra doganore vendos vulën e saj në të kutinë 26 të formularit dhe ia rikthen atë autoritetit lëshues.
Neni 9
- Periudha e vlefshmërisë së licencave të eksportit nuk duhet të jetë më e gjatë se 12 muaj nga data e lëshimit.
- Në rastin e aplikimit për eksport të përkohshëm, autoritetet kompetente mund të specifikojnë kufirin kohor brenda të cilit artikujt kulturorë duhet të riimportohen në shtetin anëtar lëshues.
- Në rastet kur licenca e eksportit skadon pa u përdorur, mbajtësi i kthen autoritetit lëshues menjëherë fletët që zotëron
SEKSIONI III
LICENCAT SPECIFIKE TË HAPURA
Neni 10
- Licencat e hapura specifike mund të lëshohen për artikuj kulturorë specifikë të cilët kanë të ngjarë të eksportohen përkohësisht, rregullisht nga Bashkimi Evropian për t'u përdorur dhe/ose ekspozuar në një shtet të tretë. Artikulli kulturor duhet të zotërohet ose të jetë në zotërim legjitim të personit ose organizatës së veçantë që përdor dhe/ose ekspozon artikullin.
- Licenca mund të lëshohet vetëm me kusht që autoritetet të jenë të bindura që personi apo organizata në fjalë ofron të gjitha garancitë që konsiderohen të nevojshme për kthimin e artikullit në gjendje të mirë në Bashkimin Evropian dhe që artikulli të mund të përshkruhet ose shënohet se është në gjendje të mirë, në mënyrë të tillë që në momentin e eksportit të përkohshëm nuk do të ketë dyshime në lidhje me faktin se artikulli që po eksportohet është ai i përshkruar në licencën e hapur.
- Vlefshmëria e licencës nuk i kalon pesë vjet.
Neni 11
Licenca paraqitet në mbështetje të deklaratës me shkrim të eksportit ose në raste të tjera, vihet në dispozicion për prodhim me artikujt kulturorë për shqyrtim sipas kërkesës.
Autoritetet kompetente të shtetit anëtar në të cilin paraqitet licenca mund të kërkojnë përkthimin e saj në gjuhën ose në një nga gjuhët zyrtare të shtetit anëtar në fjalë. Në këtë rast, kostoja e përkthimit mbulohet nga mbajtësi i licencës.
Neni 12
- Zyra doganore e autorizuar për të pranuar deklaratën e eksportit garanton që artikujt e paraqitur janë ato që përshkruhen në licencën e eksportit dhe se është bërë referenca për këtë licencë në kutinë 44 të deklaratës së eksportit, në rast se kërkohet deklaratë me shkrim.
- Nëse kërkohet deklaratë me shkrim, atëherë licenca duhet t'i bashkëngjitet kopjes së 3-të të dokumentit të vetëm administrativ dhe duhet të shoqërojë artikullin në zyrën doganore, në pikën e daljes nga territori doganor i Bashkimit Evropian. Në rastet kur kopja e 3-të e dokumentit të vetëm administrativ vihet në dispozicion të eksportuesit ose përfaqësuesit të tij, licenca duhet t'i vihet në dispozicion edhe këtyre të fundit, për t'u përdorur në raste pasardhëse.
SEKSIONI IV
LICENCAT E HAPURA TË PËRGJITHSHME
Neni 13
- Licencat e hapura të përgjithshme mund t'u lëshohen muzeve ose institucioneve të tjera për të mbuluar eksportin e përkohshëm të ndonjë prej artikujve që janë pjesë e koleksionit të tyre të përhershëm dhe të cilët mund të eksportohen përkohësisht dhe mbi baza të rregullta nga Bashkimi Evropian për t'u ekspozuar në një shtet të tretë.
- Licenca mund të lëshohet vetëm nëse autoritetet kompetente janë të bindura që institucioni ofron të gjitha garancitë që konsiderohen si të nevojshme për kthimin e artikujve në gjendje të mirë në Bashkimin Evropian. Licenca mund të përdoret për të mbuluar çdo kombinim artikujsh në koleksionin e përhershëm në çdo rast eksporti të përkohshëm. Ajo mund të përdoret për të mbuluar një sërë kombinimesh të ndryshme artikujsh njëri pas tjetrit ose njëkohësisht.
- Vlefshmëria e licencës nuk i kalon pesë vjet.
Neni 14
Licenca paraqitet në mbështetje të deklaratës së eksportit,.
Autoritetet kompetente të shtetit anëtar në të cilin paraqitet licenca mund të kërkojnë përkthimin e saj në gjuhën ose në një nga gjuhët zyrtare të shtetit anëtar në fjalë. Në këtë rast, kostoja e përkthimit mbulohet nga mbajtësi i licencës.
Neni 15
- Zyra doganore, e cila është e autorizuar për të pranuar deklaratën e eksportit, sigurohet që licenca të paraqitet së bashku me listën e artikujve që do të eksportohen të përshkruar edhe në deklaratën e eksportit. Lista duhet të paraqitet në letrën me kokë të institucionit dhe secila faqe nënshkruhet nga një prej personave të institucionit, emri i të cilit jepet në licencë. Secila faqe vuloset edhe me vulën e institucionit të dhënë në licencë. Në kutinë 44 të deklaratës së eksportit duhet të jepet një referencë për licencën.
- Licencës i bashkëngjitet kopjes së 3-të të dokumentit të vetëm administrativ dhe duhet të shoqërojë dërgesën në zyrën doganore, në pikën e daljes nga territori doganor i Bashkimit Evropian. Në rastet kur kopja e 3-të e dokumentit të vetëm administrativ vihet në dispozicion të eksportuesit ose përfaqësuesit të tij, licenca duhet t'i vihet në dispozicion edhe këtyre të fundit, për t'u përdorur në raste pasardhëse.
SEKSIONI V
FORMULARËT PËR LICENCAT E HAPURA
Neni 16
- Licencat e hapura specifike lëshohen në formatin, një model i të cilit është dhënë në shtojcën II.
- Licencat e hapura të përgjithshme lëshohen në formatin, një model i të cilit është dhënë në shtojcën III.
- Formati i licencës përgatitet në formë të shtypur ose elektronike në një ose më shumë gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Licenca duhet të ketë përmasat 210 x 297 mm. Në gjatësi, lejohet një tolerancë deri në minus 5 mm ose plus 8 mm.
Letra e përdorur duhet të jetë e bardhë, jo prej brumi mekanik, e përshtatshme për të shkruar në të, dhe me peshë të paktën 55 g/m2. Ajo duhet të ketë sfond me strukturë arabeskash të shtypura me ngjyrë blu të zbehtë me qëllim që të evidentojë çdo falsifikim me mjete mekanike ose kimike.
- Fleta e dytë e licencës, e cila nuk duhet të ketë sfond me strukturë arabeskash është vetëm për përdorim nga eksportuesi ose për qëllime dokumentimi.
Formulari i aplikimit që do të përdoret përcaktohet nga shteti anëtar në fjalë.
- Shtetet anëtare mund ta rezervojnë të drejtën për të printuar formularët e licencës ose mund t'ua japin për printim subjekteve printues të miratuar. Në rastin e fundit, çdo formular duhet të përmbajë një referencë për këtë miratim.
Çdo formular duhet të përmbajë emrin dhe adresën e printuesit ose një shenjë me anë të të cilës mund të identifikohet ai. Ai duhet të përmbajë gjithashtu numrin serik me anë të të cilit mund të identifikohet, të shtypur ose të stampuar.
- Shtetet anëtare mbajnë përgjegjësi për marrjen e çdo mase të nevojshme për të shmangur falsifikimin e licencave.
Mënyrat e identifikimit të miratuara nga shtetet anëtare për këtë qëllim i njoftohen Komisionit, me qëllim që ky i fundit t'ia komunikojë ato autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare.
- Licencat duhet të plotësohen me mjete mekanike ose elektronike. Në rrethana të veçanta, ato mund të plotësohen me stilolaps të zi, me germa kapitale.
Ata nuk duhet të përmbajnë pjesë të fshira, fjalë të mbishkruara ose modifikime të tjera.
SEKSIONI VI
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 17
Rregullorja (KE) nr. 752/93 shfuqizohet.
Referimet ndaj rregullores së shfuqizuar interpretohen si referime të kësaj rregulloreje dhe shpjegohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën VI.
Neni 18
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi njëzetë ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 9 nëntor 2012.
Për Komisionin
Presidenti
José Manuel BARROSO
SHTOJCA I
MODELI I FORMULARIT TË LICENCËS STANDARDE TË EKSPORTIT
SHËNIME SHPJEGUESE
- Të përgjithshme
1.1. Licencat për eksportin e artikujve kulturorë kërkohen me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të shteteve anëtare në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 116/2009.
Rregullorja zbatuese (BE) nr. 1081/2012 përcakton formatin sipas të cilit duhen hartuar licencat e eksportit. Ajo synon të garantojë kontrolle të standardizuara për eksportin e artikujve kulturorë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.
Ajo parashikon dy lloje të tjera të licence eksporti, konkretisht:
— licencat e hapura specifike, të cilat lëshohen për artikujt kulturorë specifikë që mund të eksportohen përkohësisht, rregullisht, nga Bashkimi Evropian, për t'u përdorur dhe/ose ekspozuar në një shtet të tretë;
— licencat e hapura të përgjithshme, të cilat u lëshohen muzeve ose institucioneve të tjera për të mbuluar eksportin e përkohshëm të ndonjë prej artikujve që janë pjesë e koleksionit të përhershëm të tyre dhe të cilat mund të eksportohen përkohësisht, mbi baza të rregullta, nga Bashkimi Evropian për t'u ekspozuar në një shtet të tretë.
1.2. Tre fletët e formularit të licencës standarde të eksportit duhen plotësuar me shkrim të lexueshëm dhe me bojë që nuk fshihet, mundësisht me mjete mekanike ose elektronike. Nëse janë hartuar me shkrim dore, ato duhen plotësuar me bojë dhe germa të mëdha. Ata nuk duhet të përmbajnë në asnjë rrethanë pjesë të fshira, fjalë të mbishkruara ose modifikime të tjera.
1.3. Në çdo kuti të papërdorur duhet të shënohet vijë ose kryq, në mënyrë që të mos shtohet asgjë.
Fletët mund të identifikohen nëpërmjet vendosjes së numrave dhe të funksionit në anën e majtë të tyre. Rendi i tyre është si vijon:
— Fleta nr. 1: aplikimi që duhet mbajtur nga autoriteti lëshues (tregoni identitetin e autoritetit lëshues në çdo shtet anëtar); në rastin e listave shtesë, mund të përdoren aq lista nr. 1 sa të jetë e nevojshme; autoritetet kompetente lëshuese vendosin nëse duhet lëshuar më shumë se një licencë eksporti,
— Fleta nr. 2: paraqitet në mbështetje të deklaratës së eksportit në zyrën doganore kompetente të eksportit dhe, pasi vuloset nga kjo zyrë, mbahet nga zotëruesi i licencës;
— Fleta nr. 3: për t'u paraqitur pranë zyrës doganore kompetente të eksportit dhe për të shoqëruar më pas dërgesën deri në mbërritjen e saj në zyrën doganore në pikën e daljes nga territori doganor i Bashkimit Evropian; kjo fletë vuloset nga zyra doganore në pikën e daljes dhe i kthehet autoritetit lëshues.
- Titujt
Kutia 1: Aplikanti: Emri i individit ose shoqërisë dhe adresa e plotë e vendbanimit ose adresa e zyrave qendrore të shoqërisë.
Kutia 2: Licenca e eksportit: Për t'u plotësuar nga autoritetet kompetente.
Kutia 3: Marrësi: Emri dhe adresa e plotë e marrësit, duke përfshirë vendin e tretë në të cilin artikulli eksportohet përgjithmonë apo përkohësisht.
Kutia 4: Tregoni nëse eksporti është i përhershëm apo i përkohshëm.
Kutia 5: Autoriteti lëshues: Jepni emrin e autoritetit kompetent të shtetit anëtar që lëshon autorizimin.
Kutia 6: Përfaqësuesi i aplikantit: Duhet të plotësohet vetëm kur aplikanti përdor një përfaqësues të autorizuar.
Kutia 7: Zotëruesi i objektit(eve): Emri dhe adresa.
Kutia 8: Përshkrimi sipas termave të shtojcës I të Rregullores (KE) nr. 116/2009. Kategoria(të) e artikullit(jve) kulturorë: Këta artikuj klasifikohen në kategori nga 1 në 15. Jepni vetëm numrin përkatës.
Kutia 9: Përshkrimi i artikulli(jve) kulturorë: Tregoni natyrën e saktë të mallit(rave) (për shembull pikturë, skulpturë, basoreliev, matricë negative ose kopje pozitive në rastin e filmave, mobilie apo objekte, instrumente muzikore) dhe jepni një përshkrim objektiv të pamjes së artikulit(jve).
— Për objektet a kategorisë 13: tregoni llojin e koleksionit dhe/ose origjinën gjeografike.
— Për koleksionet dhe mostrat shkencore: jepni shkencor.
— Për koleksionet arkeologjike që përbëhen nga një numër i madh objektesh: mjafton të jepet një përshkrim i përgjithshëm, i cili duhet të shoqërohet nga një vërtetim ose certifikatë e lëshuar nga një organ ose institucion shkencor ose arkeologjik, si dhe një listë të objekteve.
Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të përshkruar të gjitha objektet, aplikanti duhet të shtojë aq faqe shtesë sa mund të nevojitet.
Kutia 10: Kodi NK: Si tregues, tregoni kodin e Nomenklaturës së Kombinuar.
Kutia 11: Numri/sasia: Tregoni numrin e artikujve, veçanërisht kur ato janë pjesë e një grupi.
Në rastin e filmave, tregoni numrin e bobinave, formatin dhe gjatësinë.
Kutia 12: Vlera në monedhën vendase: Tregoni vlerën e artikullit(jve) në monedhën vendase.
Kutia 13: Qëllimi i eksportit të artikullit(jve) kulturorë/arsyeja për të cilën kërkohet licenca: Tregoni nëse artikulli që do të eksportohet ka qenë shitur apo synohet të shitet, ekspozohet, vlerësohet, riparohet apo vendoset në ndonjë përdorim tjetër, dhe nëse rikthimi i tij është i detyrueshëm.
Kutia 14: Titulli ose subjekti: Nëse nuk ka një emër të saktë për punën, tregoni subjektin e saj me një përmbledhje të pamjes së objektit ose, në rastin e filmave, të subjektit.
Për instrumentet shkencore apo objekte të tjera për të cilat nuk është e mundur të specifikohet një titull apo subjekt, mjafton të plotësoni kutinë 9.
Kutia 15: Përmasat: Përmasat (në centimetra) të artikullit(jve) dhe të të gjitha mbështetëseve.
Në rastin e formave të ndërlikuara apo të pazakonta, tregoni përmasat sipas këtij rendi: H × L × D (lartësia, gjerësia, thellësia).
Kutia 16: Datimi: Nëse nuk njihet data e saktë, tregoni shekullin dhe pjesën e shekullit (çereku i parë, gjyma e parë) apo të mijëvjeçarit (kategoritë 1 deri në 7).
Për artikujt antikë për të cilët përdoren specifikime të vjetërsisë (më të vjetra se 50 apo 100-vjeçare apo midis 50 dhe 100-vjeçare) dhe për të cilët nuk mjafton të tregohet shekulli, specifikoni një vit, qoftë edhe të përafërt (për shembull, rreth vitit 1890, rreth vitit 1950).
Për sa u përket filmave, nëse nuk dihet data, specifikoni dekadën.
Në rastin e grupeve (arkivave dhe librarive), tregoni datën më të hershme dhe më të vonshme.
Kutia 17: Karakteristika të tjera: Jepni çdo informacion tjetër rreth aspekteve formale që mund të jenë të vlefshme për identifikimin e tyre; p.sh., pararendësit historikë, kushtet e ekzekutimit, zotëruesit e mëparshëm, gjendja e ruajtjes dhe restaurimit, bibliografia, kodi ose markimi elektronik.
Kutia 18: Dokumentet e bashkëngjitura/të dhëna specifike për qëllime identifikimi: Tregojini duke vendosur kryq në kutitë përkatëse.
Kutia 19: Autori, periudha, punishtja dhe/ose stili: Jepni emrin e autorit, nëse dihet dhe është i regjistruar. Në rastin e veprave të realizuara në bashkëpunim apo të riprodhuara, tregoni autorët apo riprodhuesin, nëse dihen. Nëse vepra i atribuohet një autori të vetëm, shënoni "I atribuohet […]":.
Nëse autori i veprës nuk njihet, cilësoni punishten, shkollën ose stilin (për shembull, punishtja e Velazquez, shkolla veneciane, periudha e Mingëve, stili i Luisit të CV ose stili viktorian).
Në rastin e një materiali të printuar, cilësoni emrin e botuesit, si dhe vendin dhe vitin e botimit.
Kutia 20: Materiali ose teknika: Informacioni i dhënë në këtë kuti duhet të jetë sa më i saktë që të jetë e mundur. Tregoni materialet e përdorura dhe specifikoni teknikën e përdorur (për shembull, pikturë në vaj, gravura në dru (ksilografi), vizatime me qymyr ose laps, derdhjet e shkrishme në parafinë, film nitrati etj.).
Kutia 21 (fleta 1): Zbatimi: Duhet të plotësohet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij/saj, i cili duhet të garantojë saktësinë e informacionit të dhënë në aplikim dhe në dokumentet mbështetëse.
Kutia 22: Nënshkrimi dhe vula e autoritetit lëshues: Duhet të vendosen nga autoriteti kompetent, së bashku me vendin dhe datën, në të tria fletët e licencës.
Kutia 23 (fleta 2 dhe 3): Duhet të plotësohet nga zyra doganore e eksportit: Duhet të plotësohet nga zyra doganore në të cilën kryhen transaksionet e eksportit dhe paraqitet licenca e eksportit.
"Zyra doganore e eksportit" është zyra ku paraqitet deklarata e eksportit dhe kryhen formalitetet e eksportit.
Kutia 24: Fotografia(të) e artikullit(jve) kulturor(ë): Duhet të ngjitet një fotografi me ngjyra (me përmasa minimale 9 × 12 cm). Për të lehtësuar identifikimin e objekteve në tri dimensione, mund të kërkohet fotografi të faqeve të ndryshme të tyre.
Autoriteti kompetent duhet të vërtetojë fotografinë duke vendosur nënshkrimin e tij dhe vulën e autoritetit lëshues.
Autoritetet kompetente mund të kërkojnë fotografi të tjera.
Kutia 25: Faqe shtesë: Tregoni numrin e faqeve shtesë të përdorura, nëse ka.
Kutia 26 (fleta 2 dhe 3): Zyra doganore në pikën e daljes: Duhet të plotësohet nga zyra doganore në pikën e daljes.
"Zyra doganore në pikën e daljes" është zyra e fundit doganore përpara se artikujt të dalin nga territori doganor i Bashkimit Evropian.
SHTOJCA II
MODELI I FORMULARIT TË LICENCAVE SPECIFIKE TË HAPURA DHE I FLETËVE TË TYRE
SHTOJCA III
MODELI I FORMULARIT TË LICENCAVE TË PËRGJITHSHME TË HAPURA DHE I FLETËVE TË TYRE
SHTOJCA IV
RREGULLORJA E SHFUQIZUAR ME LISTËN E NDRYSHIMEVE TË MËPASSHME TË SAJ
Rregullorja e Komisionit (KEE) nr. 752/93
Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 1526/98
Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 656/2004
SHTOJCA V
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Rregullorja (KEE) nr. 752/93
Kjo Rregullore
Neni 1, paragrafi 1, fjalia hyrëse
Neni 1, paragrafi 1, fjalia hyrëse
Neni 1, nënparagrafi 1, ndarja e parë, e dytë dhe e tretë
Neni 1, paragrafi 1, germat "a" "b" dhe "c"
Neni 1, paragrafi 2 dhe 3
Neni 1, paragrafi 2 dhe 3
Neni 2, paragrafi 1, fjalia e parë
Neni 2, paragrafi 1, nënparagrafi i parë
Neni 2, paragrafi 1, fjalia e dytë
Neni 2, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë
Neni 2 paragrafët 2 deri në 5
Neni 2 paragrafët 2 deri në 5
Neni 3, paragrafi 1 dhe 2
Neni 3, paragrafi 1 dhe 2
Neni 3, paragrafi 3, fjalia e parë
Neni 3, paragrafi 3, nënparagrafi i parë
Neni 3, paragrafi 3, fjalia e dytë dhe e tretë
Neni 3, paragrafi 3, nënparagrafi i dytë
Neni 3, paragrafi 4, fjalët hyrëse
Neni 3, paragrafi 4, fjalët hyrëse
Neni 3, paragrafi 4, ndarja e parë dhe e dytë
Neni 3, paragrafi 4, germat "a" dhe "b"
Neni 3, paragrafi 5, fjalia e parë dhe e dytë
Neni 3, paragrafi 5, nënparagrafi i parë
Neni 3, paragrafi 5, fjalia e tretë
Neni 3, paragrafi 5, nënparagrafi i dytë
Neni 4
Neni 4
Neni 5, fjalët hyrëse
Neni 5, fjalët hyrëse
Neni 5, nënndarja e parë, e dytë dhe e tretë
Neni 5, germat "a" "b" dhe "c"
Neni 6, paragrafi 1, fjalia e parë
Neni 6, paragrafi 1, nënparagrafi i parë
Neni 6, paragrafi 1, fjalia e dytë
Neni 6, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë
Neni 6, paragrafi 2, fjalët hyrëse
Neni 6, paragrafi 2, fjalët hyrëse
Neni 6, paragrafi 2, ndarja e parë dhe e dytë
Neni 6, paragrafi 2, germat "a" dhe "b"
Neni 6, paragrafi 3, 4 dhe 5
Neni 6, paragrafi 3, 4 dhe 5
Neni 7, fjalia hyrëse
Neni 7, fjalia hyrëse
Neni 7, ndarja e parë dhe e dytë
Neni 7, germat "a" dhe "b"
Neni 8, paragrafi 1 dhe 2
Neni 8, paragrafi 1 dhe 2
Neni 8, paragrafi 3, fjalia e parë
Neni 8, paragrafi 3, nënparagrafi i parë
Neni 8, paragrafi 3, fjalia e dytë
Neni 8, paragrafi 3, nënparagrafi i dytë
Neni 9
Neni 9
Nenet 10 deri në 15
Nenet 10 deri në 15
Neni 16, paragrafi 1, 2 dhe 3
Neni 16, paragrafi 1, 2 dhe 3
Neni 16, paragrafi 4, fjalia e parë dhe e dytë
Neni 16, paragrafi 4, nënparagrafi i parë
Neni 16, paragrafi 4, fjalia e tretë dhe e katërt
Neni 16, paragrafi 4, nënparagrafi i dytë
Neni 16, paragrafi 5
Neni 16, paragrafi 5
Neni 16, paragrafi 6, fjalia e parë dhe e dytë
Neni 16, paragrafi 6, nënparagrafi i parë
Neni 16, paragrafi 6, fjalia e tretë dhe e katërt
Neni 16, paragrafi 6, nënparagrafi i dytë
Neni 16, paragrafi 7, fjalia e parë
Neni 16, paragrafi 7, nënparagrafi i parë
Neni 16, paragrafi 7, fjalia e dytë
Neni 16, paragrafi 7, nënparagrafi i dytë
Neni 16, paragrafi 8, fjalia e parë dhe e dytë
Neni 16, paragrafi 8, nënparagrafi i parë
Neni 16, paragrafi 8, fjalia e tretë
Neni 16, paragrafi 8, nënparagrafi i dytë
—
Neni 17
Neni 17
Neni 18
Shtojcat I, II dhe III
Shtojcat I, II dhe III
—
Shtojca IV
—
Shtojca V
- 1. Gazeta Zyrtare L 39, 10.2.2009, f. 1.
- 2. Gazeta Zyrtare L 77, 31.3.1993, f. 24.
- 3. Shih shtojcën IV.
RREGULLORE E KËSHILLIT (KE) NR. 116/2009, DATË 18 DHJETOR 2008, "PËR EKSPORTIN E TË MIRAVE KULTURORE"
-
Lexo Dokumentin
10.2.2009
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 39/1
RREGULLORE E KËSHILLIT (KE) NR. 116/2009, DATË 18 DHJETOR 2008, "PËR EKSPORTIN E TË MIRAVE KULTURORE"
(Version i kodifikuar)
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 133 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Meqë:
- Rregullorja e Këshillit (KEE) nr. 3911/92, datë 9 dhjetor 1992, "Për eksportin e të mirave kulturore"1 është ndryshuar në mënyrë thelbësore disa herë2. Për të qenë e qartë dhe e arsyetuar, rregullorja në fjalë duhet kodifikuar.
- Me qëllim ruajtjen e tregut të brendshëm, nevojiten rregulla për tregtinë me vendet e treta për të garantuar mbrojtjen e të mirave kulturore.
- Është e nevojshme të merren masa veçanërisht për të garantuar që eksportet e të mirave kulturore t'i nënshtrohen kontrolleve uniforme në kufijtë e jashtëm të BE-së.
- Një sistem i tillë duhet të vendosë detyrimin e paraqitjes së një licence të lëshuar nga shteti anëtar kompetent përpara eksportimit të të mirave kulturore që mbulohen nga kjo rregullore. Për këtë qëllim nevojitet një përkufizim i qartë i fushës së zbatimit të këtyre masave dhe procedurave për zbatimin e tyre. Zbatimi i sistemit duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe efikas.
- Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj rregulloreje duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i delegohen Komisionit"3.
- Duke pasur parasysh përvojën e konsiderueshme të autoriteteve të shteteve anëtare në zbatimin e Rregullores së Këshillit (KE) nr. 515/97, datë 13 mars 1997, "Për ndihmën e ndërsjellë ndërmjet autoriteteve administrative të shteteve anëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet këtyre të fundit dhe Komisionit me qëllimin për të garantuar zbatimin e saktë të legjislacionit për doganat dhe çështjet bujqësore"4, ajo rregullore duhet të zbatohet edhe në këtë fushë.
- Qëllimi shtojcës I të kësaj rregulloreje synon të qartësojë kategoritë e të mirave kulturore që duhet të jenë objekt mbrojtjeje të veçantë në tregtinë me vendet e treta, pa cenuar përkufizimin, nga shtetet anëtare, të pasurive kombëtare sipas kuptimit të nenit 30 të traktatit,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Përkufizimi
Pa cenuar kompetencat e shteteve anëtare sipas nenit 30 të traktatit, termi "të mira kulturore", për qëllimet e kësaj rregulloreje, i referohet të mirave të renditura në shtojcën I.
Neni 2
Licenca e eksportit
- Eksporti i të mirave kulturore jashtë territorit doganor të BE-së duhet të jetë objekt i paraqitjes së një licence eksporti.
- Licenca e eksportit lëshohet me kërkesë të personit të interesuar:
- a) nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar në territorin e të cilit objekti kulturor në fjalë ndodhej ligjërisht dhe përfundimisht më 1 janar 1993;
- b) ose, më pas, nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar në territorin e të cilit ndodhet objekti pas transferimit në mënyrë të ligjshme dhe përfundimtare nga një shtet tjetër anëtar, pas importimit nga një shtet i tretë, ose pas riimportimit nga një shtet i tretë në të cilin ka qenë transferuar në mënyrë të ligjshme nga një shtet anëtar.
Megjithatë, pa cenuar paragrafin 4, shteti anëtar që ka kompetencat sipas germave "a" ose "b" të nënparagrafit të parë autorizohet që të mos kërkojë licenca eksporti për të mirat kulturore të specifikuara në ndarjen e parë dhe të dytë të kategorisë A.1 të shtojcës I në rastet kur këto të mira janë me interes të kufizuar arkeologjik ose shkencor dhe me kusht që ato të mos jenë produkt i drejtpërdrejtë i gërmimeve, gjetjeve ose zonave arkeologjike në një shtet anëtar, dhe që prania e tyre në treg të jetë e ligjshme.
Për qëllimet e kësaj rregulloreje, licenca e eksportit mund të refuzohet në rastet kur të mirat kulturore në fjalë mbulohen nga legjislacioni për mbrojtjen e pasurive kombëtare me vlerë artistike, historike ose arkeologjike në shtetin anëtar në fjalë.
Kur është e nevojshme, autoriteti i përmendur n germën "b" të nënparagrafit të parë kontakton me autoritetet kompetente të shtetit anëtar nga i cili ka ardhur objekti kulturor në fjalë dhe në mënyrë të veçantë me autoritetet kompetente sipas kuptimit të Direktivës së Këshillit 93/7/KEE, datë 15 mars 1993, "Për kthimin e objekteve kulturore të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga territori i një shteti anëtar"5.
- Licenca e eksportit është e vlefshme në të gjithë BE-në.
- Pa cenuar dispozitat e parashikuara në paragrafët 1, 2 dhe 3, eksporti i drejtpërdrejtë nga territori doganor i BE-së i pasurive kombëtare me vlerë artistike, historike ose arkeologjike, të cilat nuk janë të mira kulturore sipas kuptimit të kësaj rregulloreje, i nënshtrohet legjislacionit kombëtar të shtetit anëtar të eksportit.
Neni 3
Autoritetet kompetente
- Shtetet anëtare i vendosin Komisionit në dispozicion një listë të autoriteteve që kanë kompetenca për të lëshuar licenca eksporti për të mira kulturore.
- Komisioni boton listën e autoriteteve dhe çdo ndryshim në të në serinë "C" të Gazetës Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 4
Paraqitja e licencës
Licenca e eksportit paraqitet në mbështetje të deklaratës së eksportit në momentin e kryerjes së formaliteteve doganore të eksportit, në zyrën doganore ka kompetencën për të pranuar deklaratën.
Neni 5
Kufizimi i zyrave doganore kompetente
- Shtetet anëtare mund ta kufizojnë numrin e zyrave doganore kompetente për kryerjen e formaliteteve në lidhje eksportin e të mirave kulturore.
- Shtetet anëtare që vendosin të shfrytëzojnë mundësinë e parashikuar në paragrafin 1 i njoftojnë Komisionit zyrat doganore që janë të autorizuara për këtë qëllim.
Komisioni e boton këtë informacion në serinë "C" të Gazetës Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 6
Bashkëpunimi administrativ
Për qëllimet e zbatimit të kësaj rregulloreje, zbatohen rast pas rasti dispozitat e Rregullores (KE) nr. 515/97, dhe në veçanti dispozitat për konfidencialitetin e informacionit.
Krahas bashkëpunimit të parashikuar në paragrafin e parë, shtetet anëtare marrin të gjitha masat e nevojshme për të vendosur, në kontekstin e marrëdhënieve të tyre të ndërsjella, bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore dhe autoriteteve kompetente të përmendura në nenin 4 të Direktivës 93/7/KEE.
Neni 7
Masat zbatuese
Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj rregulloreje, në veçanti ato që lidhen me formën që do të përdoret (për shembull, modeli dhe veçoritë teknike) miratohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 8, paragrafi 2.
Neni 8
Komiteti
- Komisioni asistohet nga një komitet.
- Në lidhje me këtë paragraf, zbatohen nenet 3 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE.
Neni 9
Sanksionet
Shtetet anëtare përcaktojnë rregullat për sanksionet e zbatueshme për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje dhe marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e tyre. Sanksionet e parashikuara duhet të jenë efektive, proporcionale dhe shtrënguese.
Neni 10
Raportimi
- Shtetet anëtare informojnë Komisionin për masat e marra sipas kësaj rregulloreje.
Komisioni ia përcjell këtë informacion shteteve të tjera anëtare.
- Çdo tre vjet, Komisioni i paraqet Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social një raport për zbatimin e kësaj rregulloreje.
Këshilli, me propozim të Komisionit, shqyrton çdo tre vjet dhe, sipas rastit, përditëson shumat e treguara në shtojcën I, në bazë të treguesve ekonomikë dhe monetarë në BE.
Neni 11
Shfuqizimi
Rregullorja (KEE) nr. 3911/92, e ndryshuar me rregulloret e renditura në shtojcën V, shfuqizohet.
Referimet ndaj rregullores së shfuqizuar interpretohen si referime të kësaj rregulloreje dhe shpjegohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën III.
Neni 12
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 18 dhjetor 2008.
Për Këshillin
Presidenti
- BARNIER
SHTOJCA I
KATEGORITË E OBJEKTEVE KULTURORE TË MBULUARA NGA NENI 1
1.
Objektet arkeologjike me vjetërsi mbi 100-vjeçare, të cilat janë produkte të:
—
gërmimeve dhe gjetjeve në tokë ose nënujë
9705 00 00
—
zona arkeologjike
9706 00 00
—
koleksionet arkeologjike
2.
Elementet që janë pjesë përbërëse e monumenteve artistike, historike ose fetare të dëmtuara më të vjetër se 100 vjet
9705 00 00
9706 00 00
3.
Tablotë dhe pikturat e ndryshme nga ato të përfshira në kategoritë 4 ose 5, të cilat janë realizuar tërësisht manualisht në çfarëdo mediumi dhe materiali6
9701
4.
Akuarelet, guashet dhe pastelet e realizuara tërësisht manualisht dhe në çfarëdo materiali6
9701
5.
Mozaikët e realizuar tërësisht manualisht në çfarëdo materiali, të ndryshme nga ato të përfshira në kategoritë 1 ose 2, si dhe pikturat në çfarëdo mediumi të realizuara tërësisht manualisht me çfarëdo materiali6
6914
9701
6.
Gravurat, stampimet, serigrafitë dhe litografitë origjinale, së bashku me pllakat përkatëse, si dhe posterët origjinalë6
Kreu 49
9702 00 00
8442 50 99
7.
Skulpturat ose statujat origjinale dhe kopjet e realizuara me të njëjtin proces si origjinalet6, përveç atyre të përfshira në kategorinë 1
9703 00 00
8.
Fotografitë, filmat dhe negativët e tyre6
3704
3705
3706
4911 91 80
9.
Inkunabulat dhe dorëshkrimet, duke përfshirë hartat gjeografike dhe partiturat muzikore, individualisht ose në përmbledhje6
9702 00 00
9706 00 00
4901 10 00
4901 99 00
4904 00 00
4905 91 00
4905 99 00
4906 00 00
10.
Librat më të vjetër se 100 vjet, individualisht ose në përmbledhje
9705 00 00
9706 00 00
11.
Hartat e printuara mbi 200-vjeçare
9706 00 00
12.
Arkivat dhe të gjitha elementet e tyre, të çfarëdo lloji ose mediumi, të cilat janë mbi 50-vjeçare
3704
3705
3706
4901
4906
9705 00 00
9706 00 00
13.
a)
Koleksionet7 dhe ekzemplarë nga koleksionet zoologjike, botanike, mineralogjike ose anatomike;
9705 00 00
b)
Koleksionet7 me interes historik, palaeontologjik, etnografik ose numizmatik
9705 00 00
14.
Mjetet e transportit më të vjetra se 75 vjet
9705 00 00
Kryet 86-89
15.
Çdo objekt tjetër antik që nuk është përfshirë n kategoritë A.1 deri në A.14
a)
me vjetërsi 50 deri në 100 vjet
lodrat, lojërat
Kreu 95
artikujt prej qelqi
7013
artikujt prej qeramike të arpunuesve ose argjendarëve
7114
mobiliet
Kreu 94
aparate optike, fotografike ose kinematografike
Kreu 90
instrumente muzikore
Kreu 92
orët e murit dhe të dorës, dhe pjesët e tyre
Kreu 91
artikujt prej druri
Kreu 44
artikujt e qeramikës
Kreu 69
sixhadetë/tapiceritë
5805 00 00
tapetat
Kreu 57
letra murale
4814
armët
Kreu 93
b)
më të vjetra se 100 vjet
9706 00 00
Objektet kulturore të kategorisë A.1 deri në A.15 mbulohen nga kjo rregullore vetëm nëse vlera e tyre është e barabartë ose më e madhe se pragjet financiare të përcaktuara në B.
- Pragjet financiare të zbatueshme për disa nga kategoritë në A. (në euro)
Vlera:
Çfarëdo vlere
— 1 (Objektet arkeologjike)
— 2 (Monumentet e dëmtuara)
— 9 (Inkunabulat dhe dorëshkrimet)
— 12 (Arkivat)
15 000
— 5 (Mozaikët dhe pikturat)
— 6 (Gravurat)
— 8 (Fotografitë)
— 11 (Hartat e printuara)
30 000
— 4 (Akuarelet, guashet dhe pastelet)
50 000
— 7 (Statujat)
— 10 (Librat)
— 13 (Koleksionet)
— 14 (Mjetet e transportit)
— 15 (Çdo objekt tjetër)
150 000
— 3 (Pikturat)
Vlerësimi nëse përmbushen ose jo kushtet në lidhje me vlerën monetare duhet të kryhet në momentin e paraqitjes së kërkesës për licencë eksporti. Vlera financiare është vlera e objektit kulturor në shtetin anëtar të përmendur në nenin 2, paragrafi 2.
Për shtetet anëtare të cilat nuk e kanë miratuar euron si monedhën e tyre, vlerat e shprehura në uro në shtojcën I konvertohen dhe shprehen në monedhat kombëtare me kursin e këmbimit të datës 31 dhjetor 2001, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane. Kundërvlerat në monedhat kombëtare rishikohen çdo dy vjet, duke filluar nga data 31 dhjetor 2001. Llogaritja e kësaj kundërvlere bazohet në vlerën mesatare ditore të këtyre monedhave, të shprehura në euro, gjatë 24 muajve që përfundojnë ditën e fundit të gushtit para rishikimit që hyn në fuqi më 31 dhjetor. Kjo mënyrë llogaritjeje rishikohet, me propozim të Komisionit, nga Komiteti Këshillimor për të Mirat Kulturore, si parim dy vjet pas zbatimit të parë. Për çdo rishikim, vlerat e shprehura në euro dhe kundërvlerat e tyre në monedhën kombëtare publikohen periodikisht në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian ditët e para të muajit nëntor përpara datës në të cilën hyn në fuqi rishikimi.
SHTOJCA II
RREGULLORJA E SHFUQIZUAR ME NDRYSHIMET E MËVONSHME
Rregullorja e Këshillit (KEE), nr. 3911/92
Rregullorja e Këshillit nr. 2469/96 (KE)
Rregullorja e Këshillit nr. 974/2001 (KE)
Rregullorja e Këshillit nr. 806/2003 (KE)
Shtojca I, vetëm pika 2
SHTOJCA III
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Rregullorja (KEE), nr. 3911/92
Kjo rregullore
Neni 1
Neni 1
Neni 2, paragrafi 1
Neni 2, paragrafi 1
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i parë, fjalia hyrëse
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i parë, fjalia hyrëse
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i parë, ndarja e parë
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i parë, germa "a"
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i parë, ndarja e dytë
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i parë, germa "b"
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i dytë
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i dytë
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i tretë
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i tretë
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i katërt
Neni 2, paragrafi 2, nënparagrafi i katërt
Neni 2, paragrafi 3
Neni 2, paragrafi 3
Neni 2, paragrafi 4
Neni 2, paragrafi 4
Nenet 3 deri në 9
Nenet 3 deri në 9
Neni 10, paragrafi i parë
Neni 10, paragrafi 1, nënparagrafi i parë
Neni 10, paragrafi i dytë
Neni 10, paragrafi 1, nënparagrafi i dytë
Neni 10, paragrafi i tretë
Neni 10, paragrafi 2, nënparagrafi i parë
Neni 10, paragrafi i katërt
—
Neni 10, paragrafi i pestë
Neni 10, paragrafi 2, nënparagrafi i dytë
—
Neni 11
Neni 11
Neni 12
Shtojca, pikat A.1, A.2 dhe A.3
Shtojca I, pikat A.1, A.2 dhe A.3
Shtojca, pika A.3A
Shtojca I, pika A.4
Shtojca, pika A.4
Shtojca I, pika A.5
Shtojca, pika A.5
Shtojca I, pika A.6
Shtojca, pika A.6
Shtojca I, pika A.7
Shtojca, pika A.7
Shtojca I, pika A.8
Shtojca, pika A.8
Shtojca I, pika A.9
Shtojca, pika A.9
Shtojca I, pika A.10
Shtojca, pika A.10
Shtojca I, pika A.11
Shtojca, pika A.11
Shtojca I, pika A.12
Shtojca, pika A.12
Shtojca I, pika A.13
Shtojca, pika A.13
Shtojca I, pika A.14
Shtojca, pika A.14
Shtojca I, pika A.15
Shtojca, pika B
Shtojca I, pika B
—
Shtojca II
—
Shtojca III
- 1. Gazeta Zyrtare L 395, 31.12.1992, f. 1.
- 2. Shih shtojcën II.
- 3. Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
- 4. Gazeta Zyrtare L 82, 22.3.1997, f. 1.
- 5. Gazeta Zyrtare L 74, 27.3.1993, f. 74.
- 6. Të cilat janë më të vjetra se 50 vjet dhe nuk janë në pronësi të autorëve të tyre.
- 7. Sipas përkufizimit nga Gjykata e Drejtësisë në vendimin e saj për Çështjen 252/84, si më poshtë: "Objekte koleksioni" sipas kuptimit të titullit nr. 9705 të Tarifave të Përbashkëta Doganore janë artikujt që kanë karakteristikat e kërkuara për t'u përfshirë në një koleksion; d.m.th. artikujt të cilët janë relativisht të rrallë, normalisht nuk përdoren për qëllimin e tyre fillestar, janë objekt i transaksioneve të veçanta jashtë tregtisë së zakonshme të objekteve të përdorshme të ngjashme dhe kanë një vlerë të lartë".
DIREKTIVA 2004/48/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 29 PRILL 2004, "PËR ZBATIMIN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE"
-
Lexo Dokumentin
30.4.2004
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 157/45
DIREKTIVA 2004/48/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 29 PRILL 2004, "PËR ZBATIMIN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE"
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 95 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian1,
Pas konsultimit me Komitetin e Rajoneve,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 251 të Traktatit2,
Meqë:
- Realizimi i Tregut të Brendshëm nënkupton eliminimin e kufizimeve ndaj lirisë së lëvizjes dhe shtrembërimeve të konkurrencës, ndërkohë që krijon mjedisin e favorshëm për inovacion dhe investime. Në këtë kontekst, mbrojtja e pronësisë intelektuale mbetet një kusht thelbësor për suksesin e Tregut të Brendshëm. Mbrojtja e pronësisë intelektuale është e rëndësishme jo vetëm për promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, por edhe për zhvillimin e punësimit dhe përmirësimin e konkurrencës.
- Mbrojtja e pronësisë intelektuale duhet t'i mundësojë shpikësit ose krijuesit realizimin e fitimeve të ligjshme nga shpikja ose krijimi i tij. Ajo gjithashtu duhet të mundësojë përhapjen sa më të gjerë të veprave, ideve dhe njohurive të reja. Në të njëjtën kohë, ajo nuk duhet të pengojnë lirinë e shprehjes, lëvizjen e lirë të informacionit, ose mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë edhe në internet.
- Megjithatë, pa masat e duhura për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, risitë dhe kreativiteti ndrydhen, ndërsa investimet ulen. Prandaj është e nevojshme të garantohet që e drejta materiale e pronës intelektuale, e cila sot është pjesë e tërësisë së legjislacionit të BE-së, të aplikohet në mënyrë efektive në Komunitet. Në këtë aspekt, masat për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për suksesin e Tregut të Brendshëm.
- Në nivel ndërkombëtar, të gjitha Shtetet Anëtare, si edhe të vetë Komuniteti sa i përket çështjeve brenda kompetencës së tij, i nënshtrohen Marrëveshjes për Aspektet Tregtare të Pronësisë Intelektuale ("Marrëveshja TRIPS"), e miratuar, si pjesë e negociatave shumëpalëshe të Raundit të Uruguait, me Vendimin 94/800/KE të Këshillit3, dhe e përfunduar në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë.
- Në veçanti, Marrëveshja TRIPS përmban dispozita për masat zbatuese të të drejtave të pronësisë intelektuale, të cilat përbëjnë standardet e përbashkëta të aplikueshme në nivel ndërkombëtar dhe të zbatuara në të gjitha Shtetet Anëtare. Kjo direktivë nuk cenon detyrimet ndërkombëtare të Shteteve Anëtare, duke përfshirë edhe ato në bazë të Marrëveshjes TRIPS.
- Njëkohësisht, Shtetet Anëtare janë palë edhe të konventave ndërkombëtare, të cilat përmbajnë dispozita për masat zbatuese të të drejtave të pronësisë intelektuale. Këto përfshijnë, në veçanti, Konventën e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale, Konventën e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike, dhe Konventën e Romës për Mbrojtjen e Interpretuesve, Prodhuesve te Fonogrameve dhe Organizatat Transmetuese.
- Nga konsultimet e realizuara nga Komisioni për këtë çështje rezulton se, në Shtetet Anëtare, edhe përkundër Marrëveshjes TRIPS, ende ekzistojnë pabarazi të theksuara në lidhje me masat për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Për shembull, masat për zbatimin e masave të përkohshme, të cilat përdoren në mënyrë të veçantë ruajtjen e provave, llogaritjen e dëmeve, ose masat për zbatimin e urdhrave të gjykatave, ndryshojnë shumë nga njëri Shtet Anëtar tek tjetri. Në disa Shtete Anëtare nuk ka masa, procedura dhe ndërhyrje ligjore, të tilla si e drejta e informacionit dhe e tërheqjes, me shpenzimet e cenuesit, të mallrave shkelëse të hedhura në treg.
- Pabarazitë mes sistemeve të Shteteve Anëtare në lidhje me masat për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale janë të dëmshme për funksionimin e duhur të Tregut të Brendshëm dhe vështirësojnë sigurimin e garancisë që të drejtat e pronësisë intelektuale të gëzojnë të njëjtin nivel mbrojtje në të gjithë Komunitetin. Kjo situatë nuk nxit lëvizjen e lirë në Tregun e Brendshëm ose krijon mjedis të favorshëm për konkurrencë të shëndetshme.
- Pabarazitë aktuale sjellin dobësimin e së drejtës materiale mbi pronësinë intelektuale dhe copëtimin e Tregut të Brendshëm në këtë fushë. Kjo shkakton humbje të besimit në Tregun e Brendshëm nga qarqet e biznesit, duke sjellë edhe ulje të investimeve në inovacion dhe krijimtari. Shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale shfaqen gjithnjë e më tepër të lidhura me krimin e organizuar. Rritja e përdorimit të internetit mundëson shpërndarjen e menjëhershme në të gjithë botën të produkteve pirate. Zbatimi efektiv i së drejtës materiale mbi pronësinë intelektuale sigurohet nga veprime specifike në nivel Komuniteti. Përafrimi i legjislacionit të Shteteve Anëtare në këtë fushë është, pra, një parakusht thelbësor për funksionimin e duhur të Tregut të Brendshëm.
- Qëllimi i kësaj direktive është përafrimi i sistemeve legjislative për të siguruar një nivel të lartë, të njëjtë dhe homogjen të mbrojtjes në Tregun e Brendshëm.
- Kjo direktivë nuk ka për qëllim të vendosë rregulla të harmonizuara për bashkëpunimin gjyqësor, juridiksionin, njohjen dhe zbatimin e vendimeve të çështjeve civile dhe tregtare, ose të merret me legjislacionin në fuqi. Ekzistojnë instrumente të Komunitetit që rregullojnë çështje të tilla në mënyrë të përgjithshme dhe, në parim, janë njëlloj të zbatueshme për pronësinë intelektuale.
- Kjo direktivë nuk cenon zbatimin e rregullave të konkurrencës dhe në veçanti nenet 81 dhe 82 të Traktatit. Masat e parashikuara në këtë direktivë nuk përdoren për të kufizuar konkurrencën në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me Traktatin.
- Është e nevojshme që qëllimi i kësaj Direktive të përcaktohet sa më mirë që të jetë e mundur në mënyrë që të përfshijë të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale të mbuluara nga dispozitat e Komunitetit në këtë fushë dhe/ose nga e drejta kombëtare e Shtetit Anëtar përkatës. Megjithatë, ky kusht nuk cenon mundësinë nga ana e atyre Shteteve Anëtare që dëshirojnë që, për qëllime të brendshme, të zgjerojnë shtrirjen e dispozitave të kësaj direktive për të përfshirë veprime që përfshijnë konkurrencën e pandershme, duke përfshirë kopjet parazitare ose aktivitete të ngjashme.
- Masat e parashikuara në nenin 6, pika 2; nenin 8, pika 1 dhe nenin 9, pika 2, aplikohen vetëm në lidhje me veprimet e kryera në rrafsh tregtar. Kjo nuk cenon mundësinë e Shteteve Anëtare për t'i aplikuar ato masa edhe në lidhje me veprime të tjera. Veprimet e kryera në rrafsh tregtar janë veprime që kryhen për përfitime ekonomike ose tregtare të drejtpërdrejta ose të tërthorta, dhe ato normalisht nuk përfshijnë veprimet e kryera në mirëbesim nga konsumatorët fundorë.
- Kjo direktivë nuk cenon të drejtën materiale për pronësinë intelektuale, Direktivën 95/46/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 24 tetor 1995, "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave"4, Direktivën 1999/93/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, 13 dhjetor 1999, "Për një kuadër komunitar të nënshkrimit elektronik"5 dhe Direktivën 2000/31/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 8 qershor 2000, "Për disa aspekte ligjore të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, në veçanti të tregtisë elektronike, në tregun e brendshëm"6.
- Dispozitat e kësaj direktive nuk cenojnë dispozitat e veçanta për zbatimin e të drejtave dhe për përjashtimet në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to të përcaktuara në instrumentet e Komunitetit dhe sidomos ato që gjenden në Direktivën 91/250/KEE të Këshillit, datë 14 maj 1991, "Për mbrojtjen ligjore të programeve kompjuterike"7 ose në Direktivën 2001/29/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 22 maj 2001, "Për harmonizimin e disa aspekteve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to në shoqërinë e informacionit"8.
- Masat, procedurat dhe ndërhyrjet ligjore të parashikuara në këtë direktivë përcaktohen sipas rastit, në një mënyrë të tillë që të merren parasysh karakteristikat e veçanta të rastit, duke përfshirë tiparet e veçanta të çdo të drejte të pronësisë intelektuale dhe, atje ku është e nevojshme, karakterin e qëllimshëm ose të paqëllimshëm të shkeljes.
- Personat që kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e atyre masave, procedurave dhe ndërhyrjeve ligjore duhet të jenë jo vetëm zotëruesit e të drejtave, por edhe persona të cilët kanë një interes të drejtpërdrejtë dhe pozicion ligjor në masën që lejohet nga ligjet dhe në përputhje me ligjet në fuqi, të cilat mund të përfshijnë organizatat profesionale të ngarkuara me menaxhimin e këtyre të drejtave ose për mbrojtjen e interesave kolektive dhe individuale për të cilat ato janë përgjegjëse.
- Pasi që e drejta e autorit ekziston që nga krijimi i një vepre dhe nuk kërkon regjistrim formal, është e nevojshme që të miratohet rregulli i përcaktuar në nenin 15 të Konventës së Bernës, i cili përcakton prezumimin se autori i një vepre letrare ose artistike konsiderohet si i tillë nëse emri i tij shfaqet në atë vepër. Një supozim i ngjashëm zbatohet edhe për pronarët e të drejtave të lidhura, pasi shpesh është zotëruesi i të drejtave të lidhura, siç është prodhuesi i fonogrameve, që kërkon mbrojtjen e të drejtave dhe angazhohet në veprime kundër piraterisë.
- Duke pasur parasysh se prova është një element i një rëndësie të jashtëzakonshme për vërtetimin e shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, është e nevojshme që të sigurohet se ekzistojnë masa efektive të paraqitjes, marrjes dhe ruajtjes së provave. Procedurat duhet të mbajnë parasysh të drejtat e mbrojtjes dhe të sigurojnë garancitë e duhura, duke përfshirë edhe ruajtjen e informacionit konfidencial. Për shkeljet e kryera në rrafsh tregtar është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të mund të urdhërojnë, atje ku është e nevojshme, akses tek dokumentet bankare, financiare ose tregtare nën kontrollin e shkelësit të dyshuar.
- Masa të tjera të parashikuara për të siguruar një nivel të lartë mbrojtje ekzistojnë në disa Shtetet Anëtare dhe ato duhet të jenë të aplikueshme në të gjitha Shtetet Anëtare. I tillë është rasti i së drejtës së informimit, që lejon marrjen e informacionit të saktë lidhur me origjinën e mallrave ose shërbimeve që shkelin të drejtat, kanalet e shpërndarjes dhe identitetin e çdo pale të tretë të përfshirë në atë shkelje.
- Është gjithashtu thelbësore sigurimi i masave të përkohshme për ndërprerjen e menjëhershme të shkeljeve, pa pritur vendimin për thelbin e çështjes, por duke respektuar të drejtat e mbrojtjes, duke garantuar proporcionalitetin e masave të përkohshme si të përshtatshme për karakteristikat e rastit në fjalë dhe duke siguruar garancitë e nevojshme për të mbuluar shpenzimet dhe dëmtimin e shkaktuar të paditurit nga një kërkesë e pajustifikuar. Masa të tilla janë të justifikuara veçanërisht kur çdo vonesë do t'i shkaktonte dëm të pariparueshëm zotëruesit të së drejtës së pronësisë intelektuale.
- Pa paragjykuar masat, procedurat dhe ndërhyrjet e tjera ligjore në fuqi, zotëruesit e të drejtave kanë mundësinë e aplikimit për një urdhër gjykate kundër një ndërmjetësi, shërbimet e të cilit janë duke u përdorur nga një palë e tretë për të shkelur të drejtën e pronësisë industriale të zotëruesit. Kushtet dhe procedurat në lidhje me urdhra të tilla janë subjekt i së drejtës kombëtare të Shteteve Anëtare. Sa i përket shkeljeve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to, një masë tërësore e harmonizimit është dhënë tashmë përmes Direktivës 2001/29/KE. Për këtë arsye, neni 8, pika 3, e Direktivës 2001/29/KE nuk cenohet nga kjo direktivë.
- Në varësi të rastit të veçantë, dhe nëse justifikohet nga rrethanat, masat, procedurat dhe ndërhyrjet ligjore që ofrohen duhet të përfshijë masa ndaluese që synojnë parandalimin e shkeljeve të mëtejshme të të drejtave të pronësisë intelektuale. Për më tepër, duhet të zbatohen edhe masa korrigjuese, nëse është e nevojshme duke ia ngarkuar ato shkelësit, të tilla si tërheqjen dhe heqjen e plotë nga tregu ose asgjësimin e mallrave që shkelin të drejtat dhe, në rastet e nevojshme, edhe të materialeve dhe të mjeteve të përdorura kryesisht në krijimin ose prodhimin e atyre mallrave. Masa të tilla korrigjuese mbajnë parasysh interesat e palëve të treta, duke përfshirë, në veçanti, konsumatorët dhe palët private që veprojnë në mirëbesim.
- Në rast të shkeljeve të kryera në mënyrë të paqëllimshme dhe pa neglizhencë, dhe në rast se masat korrigjuese ose urdhrat e gjykatave, të parashikuara në këtë direktivë, konsiderohen të tepruara, Shtetet Anëtare ruajnë të drejtën që, në rastet e nevojshme, të sigurojnë mundësinë e kompensimit financiar që i akordohet palës së dëmtuar si një masë alternative. Megjithatë, në rast se përdorimi për qëllime tregtare i mallrave të falsifikuara ose ofrimi i shërbimeve përbën shkelje të ligjit, përveç ligjit të pronësisë intelektuale, ose mund të sjellë dëmtimin e konsumatorëve, një përdorim ose ofrim i tillë mbetet i ndaluar.
- Me synimin për të kompensuar paragjykimin e pësuar si rezultat i një shkeljeje të kryer nga një shkelës, i cili, i angazhuar në një aktivitet për të cilin ka dijeni ose ka prova të arsyeshme se ka dijeni se do të sjellë një shkelje të tillë, shuma e zhdëmtimit të dhënë zotëruesit të të drejtave duhet të marrë parasysh të gjitha aspektet përkatëse, të tilla si humbja e të ardhurave nga ana e zotëruesit të të drejtave ose fitimet e padrejta të realizuara nga shkelësi dhe, atje ku është e nevojshme, çdo paragjykim moral të shkaktuar zotëruesit të të drejtave. Për shembull, si alternativë, atje ku përcaktimi i shumës për paragjykimin e vërtetë të pësuar është i vështirë, shuma e dëmeve mund të nxirret nga elemente të tilla si honorarët ose tarifat që duhet të ishin paguar nëse shkelësi do të kishte kërkuar autorizim për përdorimin e të drejtave mbi pronësinë intelektuale në fjalë. Qëllimi nuk është prezantimi i një detyrimi për të siguruar zhdëmtime të karakterit ndëshkues, por për të mundësuar kompensime në bazë të një kriteri objektiv, duke marrë parasysh edhe shpenzimet e bëra nga ana e zotëruesit të të drejtave, të tilla si shpenzimet e identifikimit dhe hulumtimit.
- Publikimi i vendimeve për rastet e shkeljes së pronësisë intelektuale është i nevojshëm me qëllim për të vepruar si një pengesë shtesë ndaj shkelësve të ardhshëm dhe për të kontribuar në ndërgjegjësimin e publikut të gjerë.
- Përveç masave civile dhe administrative, procedurave dhe ndërhyrjeve ligjore të parashikuara në këtë direktivë, edhe sanksionet penale përbëjnë, në rastet e nevojshme, një mjet për të siguruar zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
- Industria duhet të marrë pjesë aktive në luftën kundër piraterisë dhe falsifikimit. Zhvillimi i kodeve të sjelljes në qarqet e prekura drejtpërsëdrejti është një formë plotësuese për forcimin e kuadrit rregullator. Shtetet Anëtare, në bashkëpunim me Komisionin, duhet të inkurajojnë zhvillimin e kodeve të sjelljes në përgjithësi. Monitorimi i prodhimit të disqeve optike, veçanërisht me anë të një kodi identifikimi të ngulitur në disqet e prodhuara në Komunitet, ndihmon për kufizimin e shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale në këtë sektor, që vuan nga pirateria në shkallë të gjerë. Megjithatë, të tilla masa të mbrojtjes teknike nuk duhet të keqpërdoren për të mbrojtur tregjet dhe për të parandaluar importet paralele.
- Në mënyrë që të mundësohet zbatimi i njëjtë i kësaj direktive, është i nevojshëm sigurimi i sistemeve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Shteteve Anëtare nga njëra anë dhe mes Shteteve Anëtare dhe Komisionit nga ana tjetër, veçanërisht përmes krijimit të një rrjeti të korrespondentëve të caktuar nga Shtetet Anëtare dhe duke siguruar raporte të rregullta vlerësimi të zbatimit të kësaj direktive dhe të efikasitetit të masave të marra nga ana e organeve të ndryshme kombëtare.
- Meqenëse, për arsyet e përshkruara tashmë, objektivi i kësaj direktive mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti, Komuniteti mund të miratojë masa, në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, siç përcaktohet në po atë nen, kjo direktivë nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
- Kjo direktivë respekton të drejtat themelore të njeriut dhe zbaton parimet e njohura dhe të pranuara, veçanërisht nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian. Në veçanti, kjo direktivë synon të sigurojë respektimin e plotë të pronësisë intelektuale, në përputhje me nenin 17, pika 2, të kësaj Karte,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
KREU I
QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI
Neni 1
Objekti
Kjo direktivë ka të bëjë me masat, procedurat dhe ndërhyrjet e nevojshme ligjore për të siguruar zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Për qëllime të kësaj direktive, termi "të drejtat e pronësisë intelektuale" përfshin të drejtat e pronësisë industriale.
Neni 2
Fushëveprimi
- Pa cenuar masat që janë parashikuar ose që mund të parashikohen në legjislacionin e Komunitetit ose në të drejtën kombëtare, për aq kohë sa ato masa janë më të favorshme për zotëruesit e të drejtave, masat, procedurat dhe ndërhyrjet ligjore të parashikuara në këtë direktivë zbatohen, në përputhje me nenin 3, ndaj çdo shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, siç është paraparë në legjislacionin e Komunitetit dhe/ose në të drejtën kombëtare të Shtetit Anëtar në fjalë.
- Kjo direktivë nuk cenon dispozitat e veçanta mbi zbatimin e të drejtave dhe mbi përjashtimet e përfshira në legjislacionin e Komunitetit në lidhje me të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të drejtën e autorit, sidomos ato që gjenden në Direktivën 91/250/KEE dhe, në veçanti, në nenin 7 të saj, ose në Direktivën 2001/29/KE dhe, në veçanti, në nenet 2 deri në 6 dhe nenin 8 të saj.
- Kjo direktivë nuk ndikon në:
- a) dispozitat e Komunitetit që rregullojnë të drejtën materiale mbi pronësinë intelektuale, Direktiva 95/46/KE, Direktiva 1999/93/KE ose Direktiva 2000/31/KE, në përgjithësi, si edhe, në veçanti, nenet 12 deri në 15 të Direktivës 2000/31/KEE;
- b) detyrimet ndërkombëtare të Shteteve Anëtare dhe, në veçanti, Marrëveshjen TRIPS, duke përfshirë ato që lidhen me procedurat penale dhe dënimeve;
- c) çdo dispozitë kombëtare të Shteteve Anëtare në lidhje me procedurat penale ose dënimeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
KREU II
MASAT, PROCEDURAT DHE NDËRHYRJET LIGJORE
SEKSIONI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 3
Detyrime të përgjithshme
- Shtetet Anëtare sigurojnë masa, procedura dhe ndërhyrjet e nevojshme ligjore për të siguruar zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale që mbulohen nga kjo direktivë. Këto masa, procedura dhe ndërhyrje duhet të jenë të drejta dhe të barabarta dhe nuk duhet të jenë shumë të komplikuara apo të kushtueshme, ose të përcaktojnë afate kohore apo vonesa të pajustifikuara.
- Këto masa, procedura dhe ndërhyrje duhet të jenë efektive, proporcionale dhe frenuese dhe duhet të zbatohen në mënyrë të tillë që të shmangin krijimin e pengesave ndaj tregtisë së ligjshme dhe të sigurojnë masa mbrojtëse kundër shpërdorimit të tyre.
Neni 4
Personat që kanë të drejtë të aplikojnë për zbatimin e masave, procedurave dhe ndërhyrjeve ligjore
- Shtetet Anëtare njohin si persona që kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e masave, procedurave dhe ndërhyrjeve ligjore të përmendura në këtë kre:
- a) zotëruesit e të drejtave të pronësisë intelektuale, në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi,
- b) të gjithë personat e tjerë të autorizuar për t'i përdorur ato të drejta, në veçanti të licencuarit, për aq kohë sa lejohet nga dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi,
- c) organet e menaxhimit të të drejtave kolektive të pronësisë intelektuale, të cilët janë ligjërisht të njohur se kanë të drejtën e përfaqësimit të zotëruesit të të drejtave të pronësisë intelektuale, për aq kohë sa lejohet nga dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi,
- d) organet profesionale të mbrojtjes, të cilët janë ligjërisht të njohur se kanë të drejtën e përfaqësimit të zotëruesit të të drejtave të pronësisë intelektuale, për aq kohë sa lejohet nga dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi.
Neni 5
Prezumimi i autorësisë ose pronësisë
Për qëllime të zbatimit të masave, procedurave dhe ndërhyrjeve ligjore të përcaktuara në këtë direktivë,
- a) për autorin e një vepre letrare ose artistike, në mungesë të provave për të kundërtën, që të konsiderohet si e tillë dhe, si pasojë, të ketë të drejtë të iniciojë procedurat e shkeljes, është e mjaftueshme që emri i tij të paraqitet në vepër në format e zakonshme;
- b) dispozita në nënparagrafin "a" zbatohet rast pas rasti për zotëruesit e të drejtave të lidhura me të drejtën e autorit në lidhje me përmbajtjen e tyre të mbrojtur.
SEKSIONI 2
PROVAT
Neni 6
Provat
- Shtetet Anëtare sigurojnë që, me kërkesë të palës e cila ka paraqitur prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e saj, dhe, në bazë të atyre pretendimeve, ka përcaktuar edhe prova që gjenden nën kontrollin e palës kundërshtare, autoritetet kompetente gjyqësore të urdhërojnë që prova të tilla të paraqiten nga pala kundërshtare, me kushtin që informacioni konfidencial të jetë i mbrojtur. Për qëllime të këtij paragrafi, Shtetet Anëtare mund të parashikojnë që një mostër e arsyeshme e një numri të konsiderueshëm kopjesh të një vepre apo ndonjë objekti tjetër të mbrojtur të merren parasysh nga autoritetet kompetente gjyqësore si prova të arsyeshme.
- Sipas të njëjtave kushte, në rastin e një shkelje të kryer në rrafsh tregtar, Shtetet Anëtare marrin masa të tilla që janë të nevojshme për t'iu mundësuar autoriteteve kompetente gjyqësore të urdhërojnë, sipas rastit, me kërkesë të një pale, prezantimin e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare nën kontrollin e palës kundërshtare, me kushtin që informacioni konfidencial të jetë i mbrojtur.
Neni 7
Masat për ruajtjen e provave
- Shtetet Anëtare sigurojnë që, edhe para fillimit të procedurave për themelin e çështjes, autoritetet kompetente gjyqësore mund, me kërkesë të palës që ka paraqitur prova të arsyeshme në dispozicion për të mbështetur pretendimet e saj se e drejta e saj e pronësisë intelektuale është shkelur ose është gati për t'u shkelur, të urdhërojnë masa të përkohshme të shpejta dhe efektive për të ruajtur provat relevante në lidhje me shkeljen e pretenduar, me kushtin që informacioni konfidencial të jetë i mbrojtur. Masa të tilla mund të përfshijnë përshkrimin e hollësishëm, me ose pa marrjen e mostrave, ose bllokimin fizik të mallrave që shkelin, dhe, në rastet e nevojshme, edhe të materialeve dhe mjeteve të përdorura për prodhimin dhe/ose shpërndarjen e atyre mallrave dhe të dokumenteve që kanë të bëjnë to. Këto masa merren, nëse është e nevojshme, edhe pa u dëgjuar pala tjetër, veçanërisht në rast se çdo vonesë ka të ngjarë të shkaktojë dëm të pariparueshëm të zotëruesit ose në rast se ekziston rreziku i dukshëm i dëmtimit të provave.
Në rast se masat për ruajtjen e provave miratohen pa u dëgjuar pala tjetër, palët e prekura njoftohen, pa vonesë dhe jo më vonë se pas ekzekutimit të masave. Rishikimi, duke përfshirë edhe të drejtën për t'u dëgjuar, bëhet me kërkesë të palëve të prekura me qëllim marrjen e një vendimi, brenda një periudhe të arsyeshme pas njoftimit të masave, nëse masat do të ndryshohen, revokohen ose do të konfirmohen.
- Shtetet Anëtare sigurojnë që masat për ruajtjen e provave mund t'i nënshtrohen depozitimit nga ana e kërkuesit të sigurisë të përshtatshme ose të një sigurimi ekuivalent për të garantuar kompensimin e çdo dëmi të pësuar nga i padituri, siç parashikohet në paragrafin 4.
- Shtetet Anëtare sigurojnë që masat për ruajtjen e provave revokohen ose shfuqizohen, me kërkesën e të paditurit, pa cenuar dëmet që mund të pretendohen, nëse kërkuesi nuk ka iniciuar para autoritetit gjyqësor kompetent, brenda një periudhe të arsyeshme, procedurat që çojnë në një vendim mbi themelin e çështjes, periudhë kjo që përcaktohet nga autoriteti gjyqësor që urdhëron masat atje ku ligji i një Shteti Anëtar e lejon ose, në mungesë të një përcaktimi të tillë, brenda një periudhe që nuk i tejkalon 20 ditë pune ose 31 ditë kalendarike, cilado qoftë më e gjatë.
- Në rast se masat për ruajtjen e provave revokohen, ose në rast se ato skadojnë për shkak të ndonjë veprimi ose mosveprimi nga ana e kërkuesit, ose në rast se vërtetohet se nuk ka pasur shkelje ose kërcënim për shkeljen e një të drejte të pronësisë intelektuale, autoritetet gjyqësore kanë kompetencën për të urdhëruar kërkuesin, me kërkesën e të paditurit, që t'i sigurojë të paditurit kompensimin e nevojshëm për çdo dëm të shkaktuar nga ato masa.
- Shtetet Anëtare mund të marrin masa për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve.
SEKSIONI 3
E DREJTA PËR INFORMIM
Neni 8
E drejta për informim
- Shtetet Anëtare sigurojnë që, në kontekstin e procedimeve në lidhje me një shkelje të një të drejte të pronësisë intelektuale dhe në përgjigje të një kërkese të justifikuar dhe proporcionale të kërkuesit, autoritetet kompetente gjyqësore mund të urdhërojnë që informacioni për origjinën dhe rrjetin shpërndarës të mallrave ose shërbimeve që shkelin një të drejtë të pronësisë intelektuale nga shkelësi dhe/ose çdo person tjetër i cili:
- a) është gjetur në posedim të mallrave shkelës në shkallë tregtare;
- b) është gjetur në posedim të shërbimeve shkelës në shkallë tregtare;
- c) është gjetur duke ofruar shërbime në shkallë tregtare, që përdoren gjatë veprimtarive shkelëse; ose
- d) përcaktohet nga personi i përmendur në nënparagrafët "a", "b" ose "c" se është i përfshirë në prodhimin, përgatitjen ose shpërndarjen e mallrave ose ofrimin e shërbimeve.
- Informacioni i përmendur në paragrafin 1, sipas rastit, përmban:
- a) emrat dhe adresat e prodhuesve, të fabrikuesve, të shpërndarësve, të furnizuesve dhe të mbajtësve të tjerë të mëparshëm të mallrave ose shërbimeve, si edhe të tregtarëve me shumicë dhe pakicë;
- b) informacionin për sasitë e prodhuara, të fabrikuara, të shpërndara, të marra ose të porositura, si edhe çmimet e rëna dakord për mallrat ose shërbimet në fjalë.
- Paragrafët 1 dhe 2 aplikohen pa cenuar dispozitat e tjera ligjore të cilat:
- a) i njohin zotëruesit të drejta për marrjen e informacionit sa më të plotë;
- b) rregullojnë përdorimin, në procedurat civile ose penale, të informacionit të prezantuar në përputhje me këtë nen;
- c) rregullojnë përgjegjësinë për keqpërdorimin e së drejtës për informim; ose
- d) ofrojnë një mundësi për të refuzuar dhënien e informacionit që do ta detyronte personin e përmendur në paragrafin 1 të pranonte pjesëmarrjen e tij ose të të afërmve të tij të ngushtë në një shkelje të një të drejte të pronësisë intelektuale; ose
- e) rregullojnë mbrojtjen e konfidencialitetit të burimeve informuese ose përpunimin e të dhënave personale.
SEKSIONI 4
MASAT E PËRKOHSHME DHE PARANDALUESE
Neni 9
Masat e përkohshme dhe parandaluese
- Shtetet Anëtare sigurojnë që autoritetet gjyqësore, me kërkesë të kërkuesit, të kenë të drejtë:
- a) të nxjerrin, kundër shkelësit të pretenduar, një urdhër të ndërmjetëm me qëllimin për të parandaluar çdo shkelje të pritshme të një të drejte të pronësisë intelektuale, ose për të ndaluar, në baza të përkohshme dhe me kushtin, në rast se është e nevojshme, të një dënimi të ardhshëm kur kjo parashikohet nga e drejta kombëtare, vazhdimin e shkeljeve të pretenduara të asaj të drejte, ose për të bërë një vazhdim të tillë subjekt të depozitimit të garancive me qëllim sigurimin e kompensimit të zotëruesit të të drejtave; një vendim ndërmjetës mund të nxirret, në të njëjtat kushte, edhe kundër një ndërmjetësi, shërbimet e të cilit janë duke u përdorur nga një palë e tretë për shkeljen e së drejtës së pronësisë intelektuale; urdhrat e ndërmjetëm kundër ndërmjetësve shërbimet e të cilëve janë duke u përdorur nga një palë e tretë për shkeljen e të drejtës së autorit ose të një të drejte të lidhur me të mbulohen nga Direktiva 2001/29/KE;
- b) të urdhërojnë konfiskimin ose dorëzimin e mallrave që dyshohen se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale në mënyrë që të parandalohet hyrja e tyre në apo lëvizje e tyre brenda kanaleve të tregtisë.
- Në rast të një shkelje të kryer në shkallë tregtare, Shtetet Anëtare sigurojnë që, nëse pala e dëmtuar demonstron rrethana të tilla që vënë në rrezik mundësinë e zhdëmtimit, autoritetet gjyqësore të mund të urdhërojnë bllokimin e përkohshëm të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, duke përfshirë edhe bllokimin e llogarive të tij bankare dhe pasuritë e tjera. Për këtë qëllim, autoritetet kompetente urdhërojë paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare, ose aksesin e nevojshëm tek informacioni përkatës.
- Autoritetet gjyqësore, në lidhje me masat e përmendura në paragrafët 1 dhe 2, kanë autoritetin t'i kërkojnë kërkuesit që të ofrojë çdo provë të arsyeshme në dispozicion në mënyrë që të garantojnë një shkallë të mjaftueshme sigurie se kërkuesi është zotëruesi i së drejtës dhe se e drejta e kërkuesit është shkelur ose një shkelje e tillë është e pashmangshme.
- Shtetet Anëtare sigurojnë që masat e përkohshme të përmendura në paragrafët 1 dhe 2, në raste të nevojshme, të merren edhe pa u dëgjuar i padituri, veçanërisht në rast se çdo vonesë do t'i shkaktonte dëm të pariparueshëm të zotëruesit të të drejtave. Në këtë rast, palët informohen pa vonesë dhe jo më vonë se pas ekzekutimit të masave.
Rishikimi, duke përfshirë edhe të drejtën për t'u dëgjuar, bëhet me kërkesë të të paditurit me qëllim marrjen e një vendimi, brenda një periudhe të arsyeshme pas njoftimit të masave, nëse ato masa do të ndryshohen, revokohen ose do të konfirmohen.
- Shtetet Anëtare sigurojnë që masat e përkohshme të përmendura në paragrafët 1 dhe 2 revokohen ose shfuqizohen, me kërkesën e të paditurit, nëse kërkuesi nuk ka iniciuar para autoritetit gjyqësor kompetent, brenda një periudhe të arsyeshme, procedurat që çojnë në një vendim mbi themelin e çështjes, periudhë kjo që përcaktohet nga autoriteti gjyqësor që urdhëron masat atje ku ligji i një Shteti Anëtar e lejon ose, në mungesë të një përcaktimi të tillë, brenda një periudhe që nuk i tejkalon 20 ditë pune ose 31 ditë kalendarike, cilado qoftë më e gjatë.
- Autoritetet kompetence gjyqësore mund të vendosin që masat e përkohshme të përmendura në paragrafët 1 dhe 2 t'i nënshtrohen depozitimit nga ana e kërkuesit të sigurisë të përshtatshme ose të një sigurimi ekuivalent për të garantuar kompensimin e çdo dëmi të pësuar nga i padituri, siç parashikohet në paragrafin 7.
- Në rast se masat e përkohshme revokohen, ose në rast se ato skadojnë për shkak të ndonjë veprimi ose mosveprimi nga ana e kërkuesit, ose në rast se vërtetohet se nuk ka pasur shkelje ose kërcënim për shkeljen e një të drejte të pronësisë intelektuale, autoritetet gjyqësore kanë kompetencën për të urdhëruar kërkuesin, me kërkesën e të paditurit, që t'i sigurojë të paditurit kompensimin e nevojshëm për çdo dëm të shkaktuar nga ato masa.
SEKSIONI 5
MASAT QË REZULTOJNË NGA NJË VENDIM MBI THEMELIN E ÇËSHTJES
Neni 10
Masat korrigjuese
- Pa cenuar zhdëmtimet që i takojnë zotëruesit të së drejtës si rrjedhojë e shkeljes së pësuar, dhe pa kompensim të çdo lloji, Shtetet Anëtare sigurojnë që autoritetet kompetente gjyqësore të urdhërojnë, me kërkesë të kërkuesit, marrjen e masave të duhura në lidhje me mallrat që ata kanë identifikuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe, në rastet e nevojshme, edhe në lidhje me materialet dhe mjetet e përdorura kryesisht në krijimin ose prodhimin e atyre mallrave. Masa të tilla përfshijnë:
- a) tërheqjen nga kanalet e tregtisë,
- b) heqja e plotë nga kanalet e tregtisë, ose
- c) asgjësimin.
- Autoritetet gjyqësore urdhërojë që këto masa të merren në ngarkim të shkelësit, me përjashtim të rasteve kur ka arsye të veçanta për të mos ndërmarrë një veprim të tillë.
- Gjatë shqyrtimit të një kërkesë për masa korrigjuese, kushti i proporcionalitetit mes seriozitetit të shkeljes dhe masave të urdhëruara, si edhe interesat e palëve të treta, duhet të merren parasysh.
Neni 11
Urdhrat e ndërmjetëm
Shtetet Anëtare sigurojnë që, kur një vendim gjyqësor i marrë gjen një shkelje të një të drejte të pronësisë intelektuale, autoritetet gjyqësore mund të lëshojnë kundër shkelësit një urdhër të ndërmjetëm me qëllimin për të ndaluar vazhdimin e shkeljes. Në rast se parashikohet nga e drejta kombëtare, mospajtimi me një urdhër të ndërmjetëm, sipas rastit, është subjekt i një dënimi të ardhshëm, me synimin për të siguruar pajtueshmërinë. Shtetet Anëtare sigurojnë që zotëruesit e të drejtave të kenë mundësinë të kërkojnë një urdhër të ndërmjetëm kundër ndërmjetësve shërbimet e të cilëve janë përdorur nga një palë e tretë për shkeljen e së drejtës së pronësisë intelektuale, pa cenuar nenin 8, pika 3, të Direktivës 2001/29/KE.
Neni 12
Masat alternative
Shtetet Anëtare mund të parashikojnë që, në raste të nevojshme dhe me kërkesë të personit përgjegjës subjekt i masave të parashikuara në këtë nen, autoritetet kompetente gjyqësore të urdhërojnë që, në vend të zbatimit të masave të parashikuara në këtë nen, të kryhet kompensimi material i palës së dëmtuar, nëse ai person ka vepruar në mënyrë të paqëllimshme dhe pa neglizhencë, nëse ekzekutimi i masave në fjalë do t'i shkaktojë atij dëm joproporcional dhe nëse kompensimi monetar për palën e dëmtuar paraqitet në mënyrë të arsyeshme se është i kënaqshëm.
SEKSIONI 6
ZHDËMTIMI DHE SHPENZIMET LIGJORE
Neni 13
Zhdëmtimet
- Shtetet Anëtare sigurojnë që autoritetet gjyqësore kompetente, me kërkesë të palës së dëmtuar, të urdhërojnë shkelësin, i cili me dijeni ose me prova të arsyeshme për të pasur dijeni është angazhuar në një veprimtari shkelëse, të zhdëmtojë zotëruesin e së drejtës në masën e dëmit të pësuar prej tij si rezultat i shkeljes.
Në rastet kur autoritetet gjyqësore vendosin për dëmet:
- a) ata marrin parasysh të gjitha aspektet e nevojshme, të tilla si pasojat negative ekonomike, përfshirë fitimin e munguar, të cilat pala e dëmtuar i ka vuajtur, çdo fitim të padrejtë të nxjerrë nga shkelësi dhe, në rastet e nevojshme, edhe elementë të tjerë, përveç faktorëve ekonomikë, të tillë si dëmi moral i shkaktuar nga shkelja zotëruesit të të drejtave;
ose
- b) si alternativë përkundrejt germës "a", në raste të përshtatshme, ata vendosin masën e zhdëmtimit në formën e një shume të vetme, duke u bazuar tek elementë të tillë si të paktën shuma e honorarëve ose tarifave që do të ishin paguar nëse shkelësi do të kishte kërkuar autorizim për përdorimin e të drejtës së pronësisë intelektuale në fjalë.
- Në rast se shkelësi ka vepruar pa dijeni ose nuk ka pasur prova të arsyeshme për të pasur dijeni se ka kryer veprimtari shkelëse, Shtetet Anëtare përcaktojnë se autoritetet gjyqësore mund të urdhërojnë kthimin e fitimeve ose pagesën e dëmeve, të cilat mund të paracaktohen.
Neni 14
Shpenzimet ligjore
Shtetet Anëtare sigurojnë që kostot e arsyeshme dhe proporcionale ligjore dhe shpenzimet e tjera të kryera nga pala e suksesshme, si rregull i përgjithshëm, t'i ngarkohen palës së pasuksesshme, me përjashtim të rasteve kur paanësia nuk e lejon këtë.
SEKSIONI 7
MASAT PUBLIKUESE
Neni 15
Publikimi i vendimeve gjyqësore
Shtetet Anëtare sigurojnë që, gjatë procedurave ligjore të iniciuara për shkeljen e një të drejte të pronësisë intelektuale, autoritetet gjyqësore mund të urdhërojnë, me kërkesë të kërkuesit dhe në ngarkim të shkelësit, masat e duhura për përhapjen e informacionit në lidhje me vendimin, duke përfshirë edhe shpalljen e vendimit dhe publikimit e tij të plotë ose pjesërisht. Shtetet Anëtare mund të parashikojnë masa të tjera publikuese shtesë të cilat janë të përshtatshme për rrethanat e veçanta, duke përfshirë edhe reklamat e posaçme.
KREU III
SANKSIONET NGA SHTETET ANËTARE
Neni 16
Sanksionet nga Shtetet Anëtare
Pa cenuar masat civile dhe administrative, procedurat dhe ndërhyrjet ligjore të përcaktuara me këtë direktivë, Shtetet Anëtare mund të zbatojnë sanksione të tjera të përshtatshme, në rastet kur të drejtat e pronësisë intelektuale janë shkelur.
KREU IV
KODET E SJELLJES DHE BASHKËPUNIMI ADMINISTRATIV
Neni 17
Kodet e sjelljes
Shtetet Anëtare inkurajojnë:
- a) hartimin, nga shoqata ose organizata, të kodeve tregtare ose profesionale të sjelljes në nivel Komuniteti, me qëllimin për të kontribuar në drejtim të zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, në veçanti duke rekomanduar përdorimin në disqet optike të një kodi që mundëson identifikimin e origjinës së prodhimit të tyre;
- b) paraqitjen para Komisionit të projekt-kodeve të sjelljes në nivel kombëtar dhe në nivel Komunitetit dhe të çdo vlerësimi të zbatimit të këtyre kodeve të sjelljes.
Neni 18
Vlerësimi
- Tre vjet pas datës së parashikuar në nenin 20, paragrafi 1, secili Shtet Anëtar duhet t'i paraqesë Komisionit një raport mbi zbatimin e kësaj direktive.
Në bazë të këtyre raporteve, Komisioni harton raportin mbi zbatimin e kësaj direktive, duke përfshirë edhe vlerësimin e efektivitetit të masave të marra, si edhe një vlerësim të ndikimit të saj në inovacion dhe zhvillimin e shoqërisë së informacionit. Më pas, ky raport i transmetohet Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian. Ai shoqërohet, nëse është e nevojshme dhe nën dritën e zhvillimeve në rendin ligjor të Komunitetit, me propozime për ndryshime në këtë direktivë.
- Shtetet Anëtare i sigurojnë Komisionit të gjithë ndihmën dhe asistencën e nevojshme përgjatë hartimit të raportit të referuar në nënparagrafin e dytë të paragrafit 1.
Neni 19
Shkëmbimi i informacionit dhe korrespondentët
Me qëllim promovimin e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe shkëmbimin e informacionit mes Shteteve Anëtare dhe mes Shteteve Anëtare dhe Komisionit, çdo Shtet Anëtar caktojë një ose më shumë korrespondentë kombëtare për çdo çështje që lidhet me zbatimin e masave të parashikuara në këtë direktivë. Shtetet Anëtare i komunikojë detajet e korrespondentit/korrepondentëve kombëtarë Shteteve Anëtare të tjera dhe Komisionit.
KREU V
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 20
Zbatimi
- Shtetet Anëtare miratojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë deri më ...9. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
Shtetet Anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë Shtetet Anëtare.
- Shtetet Anëtare i komunikojnë Komisionit tekstet e dispozitave të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që rregullohet nga kjo direktivë.
Neni 21
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi njëzet ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 22
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet Shteteve Anëtare.
Përfunduar në Strasburg, më 29 prill 2004.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- COX
Për Këshillin
Presidenti
- McDOWELL
- 1. Gazeta Zyrtare C 32, 5.2.2004, f. 15.
- 2. Qëndrimi i Parlamentit Evropian i 9 marsit 2004 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit i 26 prillit 2004.
- 3. Gazeta Zyrtare L 336, 23.12.1994, f. 1.
- 4. Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31. Direktiva e ndryshuar me Rregulloren (KE) Nr. 1882/2003 (Gazeta Zyrtare L 284, 31.10.2003, f. 1).
- 5. Gazeta Zyrtare L 13, 19.1.2000, f. 12.
- 6. Gazeta Zyrtare L 178, 17.7.2000, f. 1.
- 7. Gazeta Zyrtare L 122, 17.5.1991, f. 42. Direktiva e ndryshuar me Direktivën 93/98/KEE (Gazeta Zyrtare L 290, 24.11.1993, f. 9).
- 8. Gazeta Zyrtare L 167, 22.6.2001, f. 10.
- 9. Njëzetekatër muaj pas miratimit të kësaj direktive.
-
Lexo Dokumentin
15.3.2016
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 69/1
RREGULLORE E DELEGUAR E KOMISIONIT (BE) 2016/341, DATA 17 DHJETOR 2015, "PËR PLOTËSIMIN E RREGULLORES (BE) NR. 952/2013 TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE TË KËSHILLIT NË LIDHJE ME DISA RREGULLA TË PËRKOHSHME PËR DISA DISPOZITA TË CAKTUARA TË KODIT DOGANOR TË BE-SË KUR SISTEMET ELEKTRONIKE PËRKATËSE ENDE NUK JANË FUNKSIONALE DHE PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË DELEGUAR (BE) 2015/2446"
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren (BE) nr. 952/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 9 tetor 2013, "Për përcaktimin e Kodit Doganor të BE-së ("Kodi")"1, dhe në veçanti nenet 6, 7, 131, 153, 156, dhe 279 të saj,
Meqë:
- Sipas nenit 290 të Traktatit, ky Kod i delegon Komisionit kompetencat për të plotësuar disa elementë jothelbësor të Kodit.
- Kodi promovon përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, të përcaktuara në Vendimin nr. 70/2008/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit 2, të cilat njihen si elementë kyç për garantimin e lehtësirave në tregtim dhe, njëkohësisht, të efiçencës së kontrolleve doganore. Në mënyrë më specifike, sipas nenit 6, paragrafi 1 të Kodit, i gjithë shkëmbimi i informacionit mes autoriteteve doganore dhe midis operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve doganore, si dhe ruajtja e këtij informacioni, duhet të kryhen duke përdorur teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave. Si rregull i përgjithshëm, sistemet e informacionit dhe të komunikimit duhet të ofrojnë të njëjtat lehtësira për operatorët ekonomikë në të gjitha shtetet anëtare.
- Bazuar në dokumentet ekzistuese të planifikimit që lidhen me të gjitha projektet doganore elektronike, të hartuara në përputhje me Vendimin 70/2008/KE, Vendimi Zbatues i Komisionit3 ("Programi i Punës") përmban një listë të sistemeve elektronike të cilat duhet të zhvillohen nga shtetet anëtare dhe, sipas rastit, në bashkëpunim të ngushtë mes shteteve anëtare dhe Komisionit, në mënyrë që ky Kod të mund të zbatohet në praktikë.
- Në këtë drejtim, neni 278 i Kodit parashikon që mënyrat e shkëmbimit dhe ruajtjes së informacionit, të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, mund të përdoren përkohësisht deri maksimumi në datë 31 dhjetor 2020, në ato raste kur sistemet kompjuterike që janë të nevojshme për zbatimin e këtyre dispozitave të Kodit nuk janë ende funksionale.
- Ndërkohë që në parim, masat e përkohshme që përmban kjo Rregullore duhet të zbatohen maksimumi deri më 31 dhjetor 2020, nisur nga aspektet praktike dhe administruese të Programit të Punës, nëse data e implementimit të sistemit kompjuterik përkon përpara datës përfundimtare të përcaktuar në Kod për zbatimin e dispozitave kalimtare, atëherë, me qëllim mbrojtjen e sigurisë ligjore të operatorëve, në vend të sistemit përkatës kompjuterik duhet të pranohet si alternativë përdorimi i mjeteve përkatëse për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit, të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave të parashikuara në këtë rregullore, në momentin kur implementohet ky sistem kompjuterik, dhe më pas të pezullohen.
- Për shkak të mungesës së këtij sistemi elektronik të nevojshëm për shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve doganore dhe mes operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve doganore, duhet të përcaktohen masat e përkohshme që lidhen me formën e këtyre aplikimeve dhe vendimeve. Çdo përpunim i të dhënave personale sipas kësaj rregulloreje duhet të jetë në përputhje të plotë me dispozitat e zbatueshme kombëtare dhe komunitare për mbrojtjen e të dhënave.
- Kur duhet të zhvillohen këshillime mes autoriteteve doganore dhe më shumë se një shteteve anëtare përpara miratimit të vendimit që lidhet me zbatimin e legjislacionit doganor, për sa kohë që ky këshillim lidhet me faktin që ende nuk është zhvilluar shkëmbimi dhe ruajtja e të dhënave përmes mjeteve elektronike, duhet të vendosen masa të përkohshme për të garantuar që këto konsultime të vazhdojnë të zhvillohen.
- Meqë sistemi elektronik që lidhet me informacionin tarifor të detyrueshëm ("ITD") ende ka nevojë të përditësohet, në mënyrë që t'u ofrojë tregtarëve ndihmë në përcaktimin e klasifikimit të saktë të tarifave, mjetet e përdorura së fundmi për vendimet dhe zbatimin e ITD, në formë shkresore dhe elektronike, duhet të vazhdojnë të përdoren deri në momentin kur sistemi të përditësohet plotësisht.
- Meqë ende duhet të përditësohet sistemi elektronik për zbatimin e dispozitave të Kodit që rregullon zbatimin dhe autorizimin që jep statusin e një operatori ekonomik të autorizuar ("AEO"), mjetet e përdorura aktualisht, në formë shkresore dhe elektronike duhet të vazhdojnë të përdoren deri sa të përditësohet ky sistem.
- Meqë për periudhën deri në përditësimin e Sistemeve të Importit Kombëtar, duhet të përdoret sistemi aktual i deklarimit të të dhënave në lidhje me vlerën doganore ("DV1"), në këtë rregullore duhet të përcaktohen dispozitat e përkohshme lidhur me komunikimin e disa elementëve të caktuar që kanë të bëjnë me vlerën doganore të mallrave.
- Neni 147 i Rregullores Zbatuese të Komisionit (BE) 2015/24474 i referohet sistemit elektronik të krijuar për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit që i përket garancive që mund të përdoren në më shumë se një shtet anëtar. Në mungesë të këtij sistemi elektronik, duhet të parashikohen mjete të tjera për ruajtjen dhe shkëmbimin e këtij informacioni.
- Meqë Sistemi i Kontrollit të Importit, i cili është i nevojshëm për zbatimin e dispozitave të Kodit që rregullojnë deklaratën përmbledhëse hyrëse, nuk është përditësuar ende plotësisht, duhet të vazhdojnë të përdoren mjetet e përdorura aktualisht për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit, të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, të përmendura në nenin 6, paragrafi 1 të Kodit.
- Po kështu, për shkak se Sistemi aktual i Kontrollit të Importit mund të marrë vetëm një deklaratë përmbledhëse të hyrjes përmes dërgimit të një grupi të dhënash, nenet që citojnë ofrimin e të dhënave në më shumë se një grup të dhënash, deri në momentin e përditësimit të ICS, duhet të pezullohen përkohësisht dhe duhet të përcaktohen kërkesa alternative.
- Për të mbështetur dhe garantuar formalitetet doganore lidhur me hyrjen e mallrave, në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së dhe të qytetarëve të saj dhe për të garantuar që mbikëqyrja doganore të fillojë në momentin e duhur dhe që të kryhet përpara implementimit të sistemeve për Njoftimin e Mbërritjes, Njoftimin e Prezantimit dhe Ruajtjes së Përkohshme, duhet të përcaktohen mjetet alternative për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit, që rregullojnë njoftimin e mbërritjes, njoftimin e devijimit, njoftimin e prezantimit dhe ruajtjen e përkohshme.
- Për të garantuar mirëfunksionimin e operacioneve që lidhen me vendosjen e mallrave nën regjime të caktuara doganore, duhet të lejohet përdorimi i deklaratave doganore në formë shkresore, krahas sistemeve elektronike të importit që përdoren në vend, për sa kohë që këta të fundit nuk janë të përditësuar.
- Duke marrë në konsideratë që formatet dhe databazat e reja që kërkohen nga Kodi dhe dispozitat e miratuara në zbatim të Kodit në lidhje me to nuk do të jenë të disponueshme deri në momentin kur të përditësohen Sistemet Kombëtare të Importit, duhet të parashikohet mundësia që deklaratat doganore të regjistrohen në një grup të dhënash të ndryshëm, me qëllim garantimin e sigurisë ligjore për operatorët.
- Gjatë përdorimit të deklaratës së thjeshtuar, dhe deri në përditësimin e Sistemit Automatik të Eksportit dhe Sistemit Kombëtar të Importit, operatorëve duhet t'u jepen afate kohore të ndryshme për depozitimin e deklaratave shtesë. Shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të vendosin afate kohore, të ndryshme nga ato të përcaktuara në nenin 146 të Rregullores së Deleguar të Komisionit (BE) 2015/24465.
- Po ashtu, gjatë periudhës transitore, shtetet anëtare duhet të lejohen të autorizojnë një deklaratë doganore të thjeshtuar, në formën e një dokumenti tregtar ose administrativ.
- Në rastet kur deklarata doganore depozitohet përpara paraqitjes së mallrave, pra përpara implementimit dhe përditësimit të sistemeve elektronike, njoftimi i prezantimit të mallrave duhet të lejohet të depozitohet pranë autoriteteve doganore përmes sistemeve kombëtare ekzistuese ose mjeteve të tjera.
- Detyrimi për të depozituar deklaratat doganore përmes shkëmbimit elektronik të informacionit, të parashikuar në nenin 6, paragrafi 1 të Kodit dhe ndalimi i heqjes dorë, që aktualisht është në fuqi, nga detyrimi për të depozituar deklaratat përmbledhëse për dërgesat postare, përbën sfida të konsiderueshme për operatorët postar. Mundësia e përdorimit të një deklarate me sasi të reduktuar të dhënash për disa dërgesa postare kërkon gjithashtu përshtatje në qarkullimin e të dhënave si dhe në infrastrukturën elektronike mbështetëse të operatorëve postarë dhe të autoriteteve doganore të shteteve anëtare. Për rrjedhojë, rregullat transitore janë të nevojshme për të mundësuar përshtatjen e lehtë të rregullave të përcaktuara në Rregulloren e Deleguar (BE) 2015/2446.
- Në mungesë të sistemit të Vendimeve Doganore UCC, i gjithë informacioni në lidhje me zbatimin dhe autorizimin e zhdoganimit të centralizuar duhet të vazhdojë të publikohet gjatë periudhës transitore në mënyrë që të aksesohet nga Komisioni dhe shtetet anëtare për qëllime monitorimi.
- Për të lejuar transitin normal dhe pa ndërprerje të mallrave me rrugë hekurudhore, përpara se të përditësohet Sistemi i Ri i Kompjuterizuar i Transitit ("NCTS"), duhet të përcaktohen rregullat për vijimin e procedurës shkresore komunitare për transitin e mallrave me hekurudhë.
- Duhet të vendosen rregullat për vijimin e përdorimit të manifesteve në formë shkresore dhe elektronike për të garantuar lëvizjen e vazhdueshme dhe efektive me linja ajrore dhe shoqëri transporti detar, deri në momentin e përmirësimit të sistemeve përkatëse të operatorëve ekonomikë.
- Për të garantuar operimin efektiv të marrëveshjeve transitore të përshkruara më sipër, duhet të ndryshohen në mënyrë të barasvlershme disa dispozita të caktuara në Rregulloren e Deleguar (BE) 2015/2446.
- Asnjë nga dispozitat e kësaj Rregulloreje nuk duhet të vendosë kërkesa për Komisionin dhe për Shtetet anëtare për të përditësuar ose implementuar sisteme teknike, përveçse në përputhje me datat e synuara të përcaktuara në Shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE.
- Dispozitat e kësaj Rregulloreje duhet të zbatohen që nga data 1 maj 2016 në mënyrë që të garantohet zbatimi i plotë i këtij Kodi.
MIRATON KËTË RREGULLORE:
KREU 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
- Kjo rregullore përcakton masat transitore lidhur me mënyrat për shkëmbimin dhe ruajtjen e të dhënave të përmendura në nenin 278 të Kodit derisa të vendosen në funksionim sistemet kompjuterike të cilat nevojiten për zbatimin e dispozitave të Kodit.
- Në shtojcat e kësaj rregulloreje përcaktohen kërkesat për të dhëna, formatet dhe kodet, të cilat duhet të zbatohen për periudhat transitore të përcaktuara në këtë rregullore, Rregulloren e Deleguar (BE) 2015/2446 që plotëson Rregulloren (BE) nr. 952/2013, dhe në Rregulloren Zbatuese (BE) 2015/2447 që përcakton rregullat e detajuara për zbatimin e disa dispozitave zbatuese të Rregullores (BE) nr. 952/2013.
SEKSIONI 1
VENDIMET QË LIDHEN ME ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT DOGANOR
Neni 2
Aplikimet dhe vendimet
Deri në datën e dorëzimit të sistemit të Vendimeve Doganore UCC të përmendur në Shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat elektronike të përpunimit të të dhënave, në lidhje me aplikimet dhe vendimet dhe për çdo ngjarje vijuese që mund të ndikojë në aplikimin ose vendimin fillestar që ka ndikim në një ose disa shtete anëtare.
Neni 3
Mënyrat e shkëmbimit dhe ruajtjes së informacionit
- Deri në datën e dorëzimit të sistemit të vendimeve doganore UCC të përmendura në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore sigurojnë disponueshmërinë e mjeteve të shkëmbimit dhe ruajtjes së informacionit në mënyrë që të sigurojnë konsultimet që duhet të zhvillohen në përputhje me nenin 14 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447.
- Secili autoritet doganor cakton pikat e kontaktit përgjegjëse për çdo shkëmbim informacioni mes tyre dhe autoriteteve të tjera doganore, si dhe mes tyre dhe Komisionit, dhe i përcjell Komisionit të dhënat e kontaktit të pikave të kontaktit.
- Komisioni publikon listën e personave të kontaktit në faqen e tij të internetit.
SEKSIONI 2
VENDIME LIDHUR ME ITD
Neni 4
Formulari i aplikimeve dhe vendimeve të ITD
- Deri në datat e përditësimit të sistemit ITD të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë mjete të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për aplikime dhe vendime që lidhen me ITD ose për çdo ngjarje vijuese që mund të ndikojë në aplikimin ose vendimin fillestar.
- Në rastet e përmendura në paragrafin 1 zbatohen sa më poshtë:
- a) deri në datën e fazës së parë të përditësimit të sistemit elektronik:
- aplikimet për një vendim ITD bëhen duke përdorur formularin tip të përcaktuar në shtojcën 2; dhe
- vendimi ITD duhet të merret duke përdorur formularin tip të përcaktuar në shtojcën 3;
- b) nga data e fazës së parë të përditësimit të sistemit elektronik deri në datën e fazës së dytë të përditësimit të sistemit elektronik:
- aplikimet për një vendim ITD bëhen duke përdorur formularin tip të përcaktuar në shtojcën 4; dhe
- vendimi ITD duhet të merret duke përdorur formularin tip të përcaktuar në shtojcën 5.
SEKSIONI 3
APLIKIMI PËR STATUSIN E AEO
Neni 5
Formulari i aplikimeve dhe autorizimeve
- Deri në datën e përditësimit të sistemit AEO të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë mjete të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për aplikime dhe vendime që lidhen me AEO ose për çdo ngjarje vijuese që mund të ndikojë në aplikimin ose vendimin fillestar.
- Në rastet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, zbatohen sa më poshtë:
- a) aplikimet për statusin e AEO duhet të regjistrohen duke përdorur formularin tip të përcaktuar në shtojcën 6; dhe
- b) autorizimet për statusin e AEO jepen duke përdorur formularin standard të përcaktuar në shtojcën 7.
KREU 2
VLERA E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE
Neni 6
Deklarimi i të dhënave lidhur me vlerën doganore
- Deri në datat e përditësimit të Sistemeve Kombëtare të Importit të përmendura në Shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, deklarata doganore për hedhje në qarkullim të lirë përmban të dhënat lidhur me vlerën doganore.
- Autoritetet doganore mund të lejojnë edhe përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, për paraqitjen e të dhënave të përmendura në paragrafin 1.
- Kur të dhënat e përmendura në paragrafin 1 paraqiten duke përdorur mjete të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, paraqitja e tyre bëhet duke përdorur formularin e përcaktuar në shtojcën 8.
- Autoritetet doganore mund të heqin dorë nga detyrimi për të siguruar veçoritë e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, kur vlera doganore e mallrave në fjalë nuk mund të përcaktohet në bazë të nenit 70 të Kodit.
- Përveç kur është thelbësore për përcaktimin e saktë të vlerës doganore, autoritetet doganore nuk e vendosin detyrimin për paraqitjen e të dhënave të përmendura në paragrafin 1 për secilën nga rastet e mëposhtme:
- a) kur vlera doganore e mallrave të importuara në një dërgesë nuk i tejkalon 20 000 euro, me kusht që kjo dërgesë të mos jetë pjesë e një ndarjeje apo dërgese të shumëfishtë nga i njëjti dërgues te i njëjti marrës;
- b) kur transaksioni për hedhjen në qarkullim të lirë të mallrave ka natyrë jo tregtare;
- c) kur për aplikimin e Tarifës Doganore të Përbashkët nuk është e nevojshme të paraqiten këto të dhëna;
- d) kur mund të ngarkohen detyrimet doganore të parashikuara për Tarifën Doganore të Përbashkët.
- Në rastin e trafikut të vazhdueshëm të mallrave nga i njëjti shitës te i njëjti blerës sipas kushteve të njëjta tregtare, autoritetet doganore mund të heqin dorë nga kërkesa e vazhdueshme për paraqitjen e të dhënave të përmendura në paragrafin 1.
KREU 3
GARANCIA PËR NJË BORXH DOGANOR TË MUNDSHËM OSE EKZISTUES
Neni 7
Mënyrat e shkëmbimit dhe ruajtjes së informacionit
- Deri në datën e dorëzimit të sistemit të Menaxhimit të Garancisë UCC (GUM) të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, të cilat duhet të përdoren për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit lidhur me këto garanci.
- Në rastin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, do të zbatohen sa më poshtë në lidhje me shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit lidhur me garancitë që mund të përdoren në më shumë se një shtet anëtar, siç përmendet në nenin 147 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447 dhe që regjistrohen për çdo lloj qëllimi tjetër përveç transitit:
- a) ruajtja e informacionit kryhet nga autoritetet doganore të secilit shtet anëtar në përputhje me sistemin kombëtar ekzistues, dhe
- b) për shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve doganore përdoret posta elektronike.
- Pika e kontaktit e caktuar në përputhje me nenin 3, paragrafi 2 është përgjegjëse për shkëmbimin e informacionit të përmendur në paragrafin 2, germa "b".
Neni 8
Monitorimi i vlerës referencë nga autoritetet doganore
- Deri në datën e dorëzimit të sistemit GUM të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, personi i përmendur në nenin 155, paragrafi 4 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447 specifikon në aplikimin për dhënien e garancisë gjithëpërfshirëse atë pjesë të vlerës referencë mes shteteve anëtare ku ai kryen operacionet, përveçse në lidhje me mallrat e vendosura sipas procedurës së transitit të BE-së, të cilat duhet të mbulohen nga garancia.
- Zyra doganore e garancisë që merr këtë aplikim konsultohet me shtetet e tjera anëtare të përmendura në aplikimin për pjesën e vlerës referencë të kërkuar nga personi që duhet të japë garancinë, në përputhje me nenin 14 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447.
- Në përputhje me nenin 157 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447, çdo shtet anëtar është përgjegjës për monitorimin e pjesës së vetë të vlerës referencë.
KREU 4
MBËRRITJA E MALLRAVE DHE RUAJTJA E PËRKOHSHME
Neni 9
Njoftimi i mbërritjes i një avioni apo mjeti lundrues në det
Deri në datën e dorëzimit të Njoftimit të Mbërritjes UCC, Njoftimit të Prezantimit dhe sistemeve të Ruajtjes së Përkohshme, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për depozitimin e njoftimit të mbërritjes së një anijeje ose një avioni, në përputhje me nenin 133 të Kodit.
Neni 10
Prezantimi i mallrave në doganë
Deri në datën e dorëzimit të Njoftimit të Mbërritjes UCC, Njoftimit të Prezantimit dhe sistemeve të Ruajtjes së Përkohshme, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për prezantimin e mallrave në doganë, në përputhje me nenin 139 të Kodit.
Neni 11
Deklarata e ruajtjes së përkohshme
Deri në datën e dorëzimit të Njoftimit të Mbërritjes UCC, Njoftimit të Prezantimit dhe sistemeve të Ruajtjes së Përkohshme, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat e përpunimit elektronik të të dhënave për depozitimin e deklaratës së ruajtjes së përkohshme, në përputhje me nenin 145 të Kodit.
KREU 5
STATUSI DOGANOR DHE VENDOSJA E MALLRAVE NËN NJË PROCEDURË DOGANORE
SEKSIONI 1
STATUSI DOGANOR I MALLRAVE
Neni 12
Prova e statusit doganor të mallrave të BE-së për mallrat që mbulohen nga një procedurë e thjeshtuar transiti e BE-së
Deri në datat e përditësimit të NCTS të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, kur përdoret procedura shkresore e transitit e BE-së për mallrat që transportohen në rrugë ajrore ose detare, në përputhje me nenin 24, paragrafi 1 të kësaj Rregulloreje, prova e statusit doganor të mallrave të BE-së jepet duke shënuar germën "C" (e barasvlershme me "T2L"), së bashku me zërat përkatës në manifest.
Neni 13
Formularët për provën e statusit doganor të mallrave të BE-së
- Deri në datën e dorëzimit të Provës UCC të Statusit të Bashkimit Evropian, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të tjera përveç teknikave të përpunimit elektronik të të dhënave, të cilat duhet të përdoren për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit që lidhet me provën e statusit doganor të mallrave të BE-së.
- Kur përdoren mjete të tjera, të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për të dëshmuar statusin doganor të mallrave të BE-së, paraqitet një dokument "T2L" ose "T2LF" duke përdorur formularin Kopja 4 ose Kopja 4/5 të përcaktuar në Titullin III të Shtojcës B-01 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446.
- Kur është e nevojshme, këtij formulari i shtohen edhe një ose më shumë formularë vijues, që përkojnë me Kopjen 4 ose Kopjen 4/5, të përcaktuar në Titullin IV të Shtojcës B-01 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446.
- Deri në datën e dorëzimit të sistemit PoUS të përmendur në Shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore lejojnë përdorimin e listave të ngarkimit të hartuara duke përdorur formularin e përcaktuar në pjesën II, kreu III të shtojcës 72-04 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447 në vend të formularëve vijues, si pjesë përshkruese e dokumentit "T2L" ose "T2LF".
- Kur teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave përdoren nga autoritetet doganore për të prodhuar dokumentin "T2L" ose "T2LF" dhe nuk lejojnë përdorimin e formularëve vijues, formularit të përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni i shtohen një ose më shumë formularë që përkojnë me Kopjen 4 ose Kopjen 4/5, të përcaktuar në titullin III të shtojcës B-01 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446.
- Kur një emetues i autorizuar përdor një vulën e posaçme të përmendur në nenin 129a, paragrafi 2, germa "e", pika II të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446, kjo vulë miratohet nga autoritetet doganore dhe përkon me specimenin e përcaktuar në kreun II të pjesës II të shtojcës 72-04 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446. Zbatohet seksioni 23 dhe 23.1 i shtojcës 72-04 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447.
SEKSIONI 2
VENDOSJA E MALLRAVE NËN NJË PROCEDURË DOGANORE
Neni 14
Mënyrat e shkëmbimit të të dhënave
Deri në datën e përditësimit të Sistemit Kombëtar të Importit të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të tjera, të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për depozitimin e deklaratave doganore për vendosjen e mallrave nën procedurat e mëposhtme doganore:
- a) vënia në qarkullim të lirë;
- b) magazinimi doganor;
- c) lejimi i përkohshëm;
- d) përdorimi fundor;
- e) përpunimi aktiv.
Neni 15
Formularët për deklaratat doganore
Deri në datën e përditësimit të Sistemeve Kombëtare të Importit të përmendura në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, kur përdoren mjete të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit për procedurat doganore të renditura në nenin 14, deklaratat doganore depozitohen duke përdorur formularët e parashikuar në aneksin 9, shtojcat B1-D1, sipas rastit.
Neni 16
Formularët për deklaratat doganore të thjeshtuara
- Deri në datën e përditësimit të Sistemeve Kombëtare të Importit të përmendura në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, kur një deklaratë e thjeshtë doganore e përmendur në nenin 166 të Kodit depozitohet duke përdorur mjete të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për një procedurë të përmendur në nenin 14 të kësaj rregulloreje, përdoren formularët përkatës të parashikuar në aneksin 9, shtojcat B1 deri në B5.
- Deri në datat e përditësimit të sistemeve të përmendura në paragrafin 1, kur një personi i është dhënë autorizimi që të përdorë rregullisht një deklaratë të thjeshtuar të përmendur në nenin 166, paragrafi 2 të Kodit, në lidhje me një procedurë të përmendur në nenin 14 të kësaj rregulloreje, autoritetet doganore mund të pranojnë një dokument tregtar ose administrativ si deklaratë të thjeshtuar, me kusht që ky dokument të përmbajë të paktën të dhënat e nevojshme për identifikimin e mallrave dhe të shoqërohet nga një aplikim për vendosjen e mallrave nën procedurën përkatëse doganore.
Neni 17
Depozitimi i një deklarate doganore përpara prezantimit të mallrave
Deri në datat e dorëzimit të Sistemit Automatik të Eksportit (SAE) UCC dhe përditësimit të Sistemeve Kombëtare të Importit të përmendura në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, kur një deklaratë doganore depozitohet përpara prezantimit të mallrave sipas nenit 171 të Kodit, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për depozitimin e njoftimit të prezantimit.
Neni 18
Mënyrat e shkëmbimit të informacionit për zhdoganimin e centralizuar
- Deri në datat përkatëse të dorëzimit të Zhdoganimit të Centralizuar UCC për sistemin e Importit (CCI) dhe SAE të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore të përfshira në autorizimin e zhdoganimit të centralizuar bashkëpunojnë për të vendosur rregulla për të garantuar përputhshmërinë me nenin 179, paragrafi 4 dhe 5 të Kodit.
- Autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave për shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve doganore dhe mes autoriteteve doganore dhe mbajtësve të autorizimeve për zhdoganim të centralizuar.
Neni 19
Ruajtja e informacionit
- Shtetet anëtare i japin Komisionit listën e aplikimeve dhe autorizimeve të zhdoganimit të autorizuar, të cilat ky i fundit i ruan në grupin përkatës në Qendrën e Komunikimit dhe të Burimeve të Informacionit për Administratat, Bizneset dhe Qytetarët (CIRCABC).
- Shtetet anëtare mbajnë të përditësuar listën e përmendur në paragrafin 1.
Neni 20
Refuzimi i një aplikimi për zhdoganimin e centralizuar
Deri në datat përkatëse të dorëzimit të CCI dhe SAE të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoriteti doganor kompetent për marrjen e një vendimi mund të refuzojë aplikimet për zhdoganimin e centralizuar kur autorizimi do të krijonte një barrë administrative joproporcionale.
Neni 21
Regjistrimi në të dhënat e deklaruesit
- Deri në datat përkatëse të përditësimit të Sistemeve Kombëtare të Importit dhe dorëzimit të SAE të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave që duhet të përdoren për depozitimin e njoftimit të prezantimit, përveç kur hiqet dorë nga detyrimi për të prezantuar mallrat në doganë, në përputhje me nenin 182, paragrafi 3 të Kodit.
- Deri në datën e dorëzimit të SAE, siç përmendet në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, për vendosjen e mallrave nën procedurën e eksportit ose rieksportit, autoritetet doganore mund të lejojnë që njoftimi i prezantimit të zëvendësohet nga një deklaratë, duke përfshirë edhe deklaratën e thjeshtuar.
KREU 6
PROCEDURAT E VEÇANTA
SEKSIONI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME PËR PROCEDURAT E VEÇANTA, PËRVEÇ ATYRE TË TRANSITIT
Neni 22
Formulari për aplikimet dhe autorizimet në lidhje me procedurat e veçanta
- Deri në datën e dorëzimit të sistemit të vendimeve doganore UCC të përmendura në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, kur aplikimi për një autorizim të përmendur në nenin 211, paragrafi 1 të Kodit nuk është i bazuar në deklaratat tatimore, dhe kur dorëzohet me mjete të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, ky aplikim duhet të bëhet duke përdorur formularin e përcaktuar në shtojcën 12 të kësaj rregulloreje.
- Kur autoritetet doganore kompetente për të vendosur për zbatimin e përmendur në paragrafin 1 vendosin të japin një autorizim, ata duhet ta bëjnë këtë duke përdorur formularin në shtojcën 12.
Neni 23
Mënyrat që duhet të përdoren për shkëmbimin e informacionit
- Deri në datën e dorëzimit të Fletëve të Informacionit UCC (INF) për Sistemin e Procedurave të Veçanta, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, të cilat duhet të përdoren për shkëmbimin e standardizuar të informacionit.
- Kur mjetet e ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave përdoren për shkëmbimin e standardizuar të informacionit, të përmendur në nenin 181 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446, duhet të përdoren fletët e informacionit të përcaktuara në shtojcën 13 të kësaj rregulloreje.
- Për qëllime të paragrafit 1, fletët e informacionit të përcaktuara në aneksin 13 lexohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën bashkëngjitur.
- Kur kërkohet një shkëmbim i standardizuar i informacionit të përmendur në nenin 181 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446 për rastin e biznesit të përmendur në nenin 1, paragrafi 27 të kësaj rregulloreje, mund të përdoret çdo metodë e shkëmbimit të standardizuar të informacionit.
SEKSIONI 2
TRANSITI
Neni 24
Dispozita të përgjithshme
- Deri në datën e përditësimit të NCTS të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, zbatohet procedura shkresore e transitit e BE-së për mallrat që transportohen në rrugë hekurudhore, ajrore ose detare, siç përmendet në nenet 25, 26 dhe 29 deri në 51 të kësaj rregulloreje.
- Deri më 1 maj 2018, procedurat e transitit të BE-së të bazuara në një manifest elektronik për mallrat e transportuara në rrugë ajrore ose detare të përmendura në nenet 27, 28, 29, 52 dhe 53 të kësaj rregulloreje zbatohen për ata operatorë ekonomikë që ende nuk kanë përditësuar sistemet e nevojshme për zbatimin e nenit 233, paragrafi 4, germa "e" të Kodit.
Deri në atë datë, procedurat e përmendura në nenet 27, 28, 29, 52 dhe 53 konsiderohen të barasvlershme me procedurën e përcaktuar në nenin 233, paragrafi 4, germa "e" të Kodit dhe nuk kërkohet asnjë garanci në përputhje me nenin 89, paragrafi 8, germa "d" të Kodit.
Neni 25
Autorizimi për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së, për mallrat që transportohen me hekurudhë
- Autorizimi për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë, i jepet aplikantit që plotëson kushtet e mëposhtme:
- a) është sipërmarrje hekurudhore;
- b) është i themeluar në territorin doganor të BE-së;
- c) përdor rregullisht procedurën e transitit të BE-së ose autoriteti doganor kompetent e di që ai mund të përmbushë detyrimet sipas kësaj procedure; dhe
- d) nuk ka kryer asnjë shkelje serioze ose të përsëritur të legjislacionit doganor ose tatimor.
- Autorizimi për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë, zbatohet në të gjitha shtetet anëtare.
Neni 26
Autorizimet për përdorimin e procedurave shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen në rrugë ajrore ose detare
- Autorizimi për përdorimin e procedurave shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen në rrugë ajrore ose detare i jepet aplikantit që plotëson kushtet e mëposhtme:
- a) është shoqëri ajrore, në rastin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara në rrugë ajrore;
- b) është shoqëri transporti detar, në rastin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara në rrugë detare;
- c) është i themeluar në territorin doganor të BE-së;
- d) përdor rregullisht procedurën e transitit të BE-së ose autoriteti doganor kompetent e di që ai mund të përmbushë detyrimet sipas kësaj procedure; dhe
- e) nuk ka kryer asnjë shkelje serioze ose të përsëritur të legjislacionit doganor ose tatimor.
- Autorizimi për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara në rrugë ajrore ose detare gjen zbatim vetëm në shtetet anëtare të specifikuara në autorizim.
Neni 27
Autorizimet për përdorimin e procedurës së transitit të BE-së, të bazuar në manifestin elektronik për mallrat e transportuara në rrugë ajrore
- Autorizimi për përdorimin e procedurës së transitit të BE-së, të bazuar në manifestin elektronik për mallrat e transportuara në rrugë ajrore i jepet aplikantit që plotëson kushtet e mëposhtme:
- a) është shoqëri ajrore që operon një numër të konsiderueshëm fluturimesh mes aeroporteve të BE-së;
- b) është i regjistruar në territorin doganor të BE-së ose e ka zyrën e regjistruar, zyrat qendrore ose një seli të përhershme biznesi në BE;
- c) përdor rregullisht procedurën e transitit të BE-së ose autoriteti doganor kompetent e di që ai mund të përmbushë detyrimet sipas kësaj procedure; dhe
- d) nuk ka kryer asnjë shkelje serioze ose të përsëritur të legjislacionit doganor ose tatimor.
- Me pranimin e aplikimit për atë autorizim, autoritetet doganore kompetente njoftojnë shtetet e tjera anëtare në territoret e të cilave ndodhen aeroportet e nisjes dhe të destinacionit që lidhen me sistemet elektronike që lejojnë shkëmbimin e informacionit.
Nëse nuk paraqitet asnjë kundërshtim brenda 60 ditëve nga data e njoftimit, autoritetet kompetente doganore lëshojnë autorizimin.
- Autorizimi për përdorimin e procedurës së transitit të BE-së, të bazuar në manifestin elektronik, për mallrat e transportuara në rrugë ajrore, zbatohet për operacionet e transitit në BE mes aeroporteve të specifikuara në autorizim.
Neni 28
Autorizimet për përdorimin e procedurës së transitit të BE-së, të bazuar në manifestin elektronik, për mallrat e transportuara në rrugë detare
- Autorizimi për përdorimin e procedurës së transitit të BE-së, të bazuar në manifestin elektronik, për mallrat e transportuara në rrugë detare, i jepet aplikantit që plotëson kushtet e mëposhtme:
- a) është shoqëri e transportit detar që operon një numër të konsiderueshëm lundrimesh mes porteve të BE-së;
- b) është i regjistruar në territorin doganor të BE-së ose e ka zyrën e regjistruar, zyrat qendrore ose një seli të përhershme biznesi në BE;
- c) përdor rregullisht procedurën e transitit të BE-së ose autoriteti doganor kompetent e di që ai mund të përmbushë detyrimet sipas kësaj procedure; dhe
- d) nuk kryen asnjë shkelje serioze ose të përsëritur të legjislacionit doganor ose tatimor
- Me pranimin e aplikimit për atë autorizim, autoritetet doganore kompetente njoftojnë shtetet e tjera anëtare në territoret e të cilave ndodhen portet e nisjes dhe të destinacionit që lidhen me sistemet elektronike që lejojnë shkëmbimin e informacionit.
Nëse nuk paraqitet asnjë kundërshtim brenda 60 ditëve nga data e njoftimit, autoritetet kompetente doganore lëshojnë autorizimin.
- Autorizimi për përdorimin e procedurës së transitit të BE-së, të bazuar në manifestin elektronik për mallrat e transportuara në rrugë detare, zbatohet për operacionet e transitit në BE mes porteve të specifikuara në autorizim.
Neni 29
Dispozitat që lidhen me autorizimet për përdorimin e procedurave shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen në rrugë hekurudhore, ajrore dhe detare për përdorimin e procedurave të transitit të BE-së, të bazuara në një manifest elektronik për mallrat e transportuara në rrugë ajrore ose detare
- Autorizimi i përmendur në nenet 25, 26, 27 dhe 28 jepet vetëm nëse:
- a) autoriteti kompetent doganor gjykon se është në gjendje të mbikëqyrë përdorimin e procedurës së transitit të BE-së dhe të kryejë kontrolle pa ndonjë përpjekje administrative në disproporcion me kërkesat e personit në fjalë;
- b) aplikanti mban të dhënat që i lejojnë autoriteteve doganore kompetente të kryejnë kontrolle efektive.
- Kur aplikanti ka një autorizim AEO të përmendur në nenin 38, paragrafi 2, germa "a" të Kodit, do të konsiderohen si të plotësuara kërkesat e përmendura në nenin 25, paragrafi 1, germa "d"; nenin 26, paragrafi 1, germa "e"; nenin 27, paragrafi 1, germa "d"; nenin 28, paragrafi 1, germa "d" dhe në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 30
Fletëngarkesa CIM si deklaratë e transitit për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen në rrugë hekurudhore
Me kusht që të përdoren për operacionet e transportit të kryera nga sipërmarrjet e autorizuara hekurudhore, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, fletëngarkesa CIM konsiderohet si deklaratë transiti për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë.
Neni 31
Mbajtësi i procedurës shkresore të transitit të BE-së në për mallrat që transportohen me hekurudhë dhe detyrimet e tij
- Mbajtësi i procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë është një nga sa më poshtë:
- a) një sipërmarrje e autorizuar hekurudhore, e regjistruar në një shtet anëtar dhe që pranon mallra për transport të mbuluara nga një fletëngarkesë CIM si deklaratë transiti për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë, dhe që plotëson kutinë 58b të fletëngarkesës CIM duke zgjedhur kutinë "po" dhe duke shënuar kodin UIC; ose
- b) kur një operacion transporti nis jashtë territorit doganor të BE-së dhe mallrat hyjnë në këtë territor doganor, çdo sipërmarrje tjetër e autorizuar hekurudhore e regjistruar në një shtet anëtar dhe në emër të së cilës plotësohet kutia 58b nga një sipërmarrje hekurudhore e një vendi të tretë.
- Mbajtësi i kësaj procedure bëhet përgjegjës për deklaratën e nënkuptuar që sipërmarrja hekurudhore pasuese ose zëvendësuese e përfshirë në përdorimin e dokumentacionit shkresor për transitin në BE, i ka plotësuar gjithashtu kërkesat e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë.
Neni 32
Detyrimet e sipërmarrjes së autorizuar hekurudhore
- Mallrat janë marrë në dorëzim me sukses dhe janë transportuar nga sipërmarrje të tjera të autorizuar hekurudhore në shkallë kombëtare dhe sipërmarrjet e autorizuara hekurudhore të përfshira e deklarojnë veten bashkërisht përgjegjëse ndaj autoritetit doganor për çdo borxh të mundshëm doganor.
- Pavarësisht mbajtësit të detyrimeve të procedurave, të përmendur në nenin 233, paragrafi 1 dhe 2 të Kodit, sipërmarrjet e tjera të autorizuara hekurudhore që marrin në dorëzim mallrat gjatë operacioneve të transportit dhe që shënohen në kutinë 57 të fletëngarkesës CIM janë përgjegjëse edhe për aplikimin e duhur të përdorimit të procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë.
- Sipërmarrjet hekurudhore në bashkëpunim me njëra tjetrën operojnë një sistem të miratuar bashkërisht për kontrollin dhe hetimin e parregullsive në lëvizjen e mallrave prej tyre, dhe janë përgjegjëse për sa më poshtë:
- a) për shlyerjen më vete të kostove të transportit në bazë të informacionit që duhet të mbahet në dispozicion për çdo operacion transiti të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë dhe për çdo muaj për sipërmarrjet e autorizuara, të pavarura, hekurudhore në çdo shtet anëtar;
- b) për zbërthimin e kostove të transportit për çdo shtet anëtar në territorin e të cilit hyjnë mallrat gjatë përdorimit të operacionit transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë; dhe
- c) për pagesën e pjesës përkatëse të kostove të shkaktuara nga secila prej sipërmarrjeve të autorizuara hekurudhore bashkëpunuese.
Neni 33
Formalitetet në zyrat doganore të nisjes
- Kur mallrat vendosen në një procedurë shkresore transiti të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë dhe operacioni i transitit nis dhe përfundon brenda territorit doganor të BE-së, mallrat dhe fletëngarkesa CIM dorëzohen në zyrën doganore të nisjes.
- Zyra doganore e nisjes shënon qartë në kutinë e rezervuar për doganat, në fletët 1, 2 dhe 3 të fletëngarkesës CIM:
- a) kodin "T1", kur mallrat lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 226, paragrafi 1 dhe nenin 226, paragrafi 2 të Kodit;
- b) kodin "T2", kur mallrat lëvizin sipas procedurës së brendshme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 227, paragrafi 1 të Kodit; ose
- c) kodin "T2F", në rastin e përmendur në nenin 188 të Rregullores së Deleguar (BE) nr. 2015/2446.
Kodet "T2" dhe "T2F" autentikohen me vulën e zyrës doganore të nisjes.
- Të gjitha kopjet e fletëngarkesës CIM i kthehen personit përkatës.
- Sipërmarrja e autorizuar hekurudhore bën të mundur që mallrat e transportuara sipas procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë, të identifikohen me etiketa ku shënohet një piktogram, specimeni i së cilës jepet në shtojcën 10. Etiketat ngjiten ose printohen drejtpërdrejtë në fletëngarkesën CIM dhe në vagonin përkatës hekurudhor në rastin e ngarkesës së plotë ose, në raste të tjera, në paketën ose paketat individuale. Etiketat mund të zëvendësohen me një pullë që riprodhon piktogramën e paraqitur në shtojcën 10.
- Kur operacioni i transportit fillon jashtë territorit doganor në BE-së dhe përfundon brenda këtij territori, zyra doganore kompetente për pikën kufitare nga ku mallrat hyjnë në territorin doganor të BE-së vepron si zyrë doganore e nisjes.
Në zyrën doganore të nisjes nuk është nevoja të kryhet asnjë formalitet.
Neni 34
Listat e ngarkimit
- Në rastin e fletëngarkesës CIM që përmban më shumë se një vagon ose kontejner, mund të përdoren listat e ngarkesës të parashikuara në formularin në shtojcën 11.
- Listat e ngarkesës përmbajnë numrin e vagonit të cilit i referohen fletëngarkesat CIM, ose, sipas rastit, numrin e kontejnerit që mban mallrat.
- Në rastin e operacioneve të transportit që nisin brenda territorit doganor të BE-së, të cilat përbëhen nga mallra që lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së dhe nga mallra që lëvizin sipas procedurës së brendshme të transitit të BE-së, duhet të hartohen lista të veçanta ngarkese.
Numrat serial të listave të ngarkesës që lidhen me secilën nga dy kategoritë e mallrave shënohen në kutinë e dedikuar për përshkrimin e mallrave në fletëngarkesën CIM.
- Listat e ngarkesës që shoqërojnë fletëngarkesën CIM janë pjesë përbërëse dhe e pandarë e tyre dhe kanë të njëjtat efekte ligjore.
- Kopja origjinale e listave të ngarkesës autentikohet me vulën e pikës së destinacionit.
Neni 35
Formalitetet në zyrën doganore të transitit
Kur zbatohet procedura shkresore e transitit të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë, nuk është nevoja të kryhen formalitete në zyrat doganore të transitit.
Neni 36
Formalitetet në zyrën doganore të destinacionit
- Kur mallrat e vendosura në një procedurë shkresore transiti të BE-së për mallrat që transportohen me hekurudhë, mbërrijnë në zyrën doganore të destinacionit, sipërmarrja e autorizuar hekurudhore duhet të paraqesë sa më poshtë në zyrën doganore:
- a) mallrat;
- b) fletët 2 dhe 3 të fletëngarkesës CIM.
Zyra doganore e destinacionit i kthen fletën 2 të fletëngarkesës CIM sipërmarrjes së autorizuar hekurudhore, pasi ta ketë vulosur atë, dhe mban fletën 3 të fletëngarkesës CIM.
- Zyra doganore kompetente për pikën e destinacionit vepron në cilësinë e zyrës doganore të destinacionit.
Megjithatë, nëse mallrat hidhen në qarkullim të lirë ose vendosen nën një procedurë tjetër doganore në një pikë të ndërmjetme, zyra doganore kompetente për këtë pikë vepron në cilësinë e zyrës doganore të destinacionit. Zyra doganore vulos fletët 2 dhe 3 të fletëngarkesës CIM dhe kopjen shtesë të fletës 3 të fletëngarkesës CIM të paraqitur nga sipërmarrja e autorizuar hekurudhore, dhe i nënshkruan ato me një nga treguesit e mëposhtëm:
— Zhdoganuar;
— Dédouané;
— Verzollt;
— Sdoganato;
— Vrijgemaakt;
— Toldbehandlet;
— Εκτελωνισμένο;
— Despachado de aduana;
— Desalfandegado;
— Tulliselvitetty;
— Tullklarerat;
— Propuštěno;
— Lõpetatud;
— Nomuitots;
— Išleista;
— Vámkezelve;
— Mgħoddija;
— Odprawiony;
— Ocarinjeno;
— Prepustené;
— Оформено; ose
— Vămuit.
Kjo zyrë doganore i kthen pa vonesë fletën 2 dhe 3 të fletëngarkesës CIM sipërmarrjes së autorizuar hekurudhore, pasi ta ketë vulosur atë, dhe mban kopjen shtesë të fletës 3 të fletëngarkesës CIM.
- Procedura e përmendur në paragrafin 2 të këtij neni nuk zbatohet për produktet që janë objekt i detyrimeve të akcizës, siç përcaktohet në nenin 1, paragrafi 1 të Direktivës së Këshillit 2008/118/KE6 datë 16 dhjetor 2008, "Për mekanizmat e përgjithshëm për detyrimet e akcizës dhe që shfuqizon Direktivën 92/12/KEE".
- Në rastin e përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, autoriteti doganor kompetent i shtetit anëtar të destinacionit mund të kërkojë një verifikim a posteriori të miratimeve të dhëna nga autoriteti doganor kompetent për pikën e ndërmjetme, në fletët 2 dhe 3 të fletëngarkesës CIM.
- Neni 33, paragrafët 1, 2 dhe 3 zbatohet për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së, për mallrat e transportuara me hekurudhë, kur operacioni i transportit fillon brenda territorit doganor të BE-së dhe përfundon jashtë këtij territori.
Zyra doganore kompetente për pikën kufitare përmes së cilës mallrat nën procedurën shkresore të transitit të BE-së, për mallrat e transportuara me hekurudhë, lënë territorin doganor të BE-së, vepron në cilësinë e zyrës doganore të destinacionit. Në zyrën doganore të destinacionit nuk është nevoja të kryhet asnjë formalitet.
Neni 37
Ndryshimet e kontratës së transportit
Kur kontrata e transportit ndryshohet në mënyrë të tillë që:
- a) një operacion transporti që duhet të përfundonte jashtë territorit doganor të BE-së përfundon brenda këtij territori, ose
- b) një operacion transporti që duhet të përfundonte brenda territorit doganor të BE-së përfundon jashtë këtij territori,
sipërmarrjet e autorizuara hekurudhore nuk e ekzekutojnë kontratën e ndryshuar pa rënë dakord paraprakisht me zyrën doganore të nisjes.
Në të gjitha rastet e tjera, sipërmarrjet e autorizuara hekurudhore mund ta ekzekutojnë kontratën e ndryshuar; ato njoftojnë pa vonesë zyrën doganore të nisjes për ndryshimet e kryera.
Neni 38
Procedura shkresore e transitit e BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë, kur transporti fillon dhe përfundon jashtë territorit doganor të BE-së
Kur zbatohet procedura shkresore e transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë dhe transporti fillon dhe përfundon jashtë territorit doganor të BE-së, zyrat doganore të cilat veprojnë në cilësinë e zyrës doganore të nisjes dhe zyrës doganore të destinacionit janë ato të përmendura në nenin 33, paragrafi 5 dhe në nenin 36, paragrafi 5, përkatësisht.
Në zyrat doganore të nisjes ose të destinacionit nuk është nevoja të kryhet asnjë formalitet.
Neni 39
Procedura e transitit të brendshëm
- Kur zbatohen dispozitat e Konventës për një procedurë të përbashkët transiti dhe mallrat e BE-së transportohen nëpërmjet një ose më shumë vendeve të përbashkëta transiti, mallrat duhet të vendosen nën një procedurë të brendshme transiti të BE-së për të gjithë udhëtimin nga pika e nisjes në territorin doganor të BE-së deri në pikën e destinacionit në territorin doganor të BE-së, në përputhje me mekanizmat e vendosura nga çdo shtet anëtar, pa paraqitur fletëngarkesën CIM dhe mallrat në zyrën doganore të nisjes, dhe pa qenë nevoja të ngjisin apo të printojnë etiketat e përmendura në nenin 33, paragrafi 4.
Në zyrën doganore të destinacionit nuk është nevoja të kryhet asnjë formalitet.
- Kur mallrat e BE-së transportohen me hekurudhë nga një pikë në një shtet anëtar në një pikë tjetër të një tjetër shteti anëtar, përmes një ose më shumë territoreve të një vendi të tretë, të ndryshme nga një vend transiti i përbashkët, zbatohet procedura e brendshme e transitit e BE-së. Në këtë rast, dispozitat e paragrafit 1 zbatohen rast pas rasti.
- Në rastin e përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, në territorin e një vendi të tretë pezullohet procedura shkresore e transitit e BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë.
Neni 40
Procedura e transitit të jashtëm
Në rastet e përmendura në nenin 33, paragrafi 5 dhe në neni 38, mallrat vendosen në një procedurë të jashtme transiti të BE-së, përveç rastit kur statusi doganor i mallrave të BE-së përcaktohet në përputhje me nenet 153, 154 dhe 155 të Kodit.
Neni 41
Zyrat e kontabilitetit të sipërmarrjeve të autorizuara hekurudhore dhe kontrolli doganor
- Sipërmarrjet e autorizuara hekurudhore mbajnë regjistrat kontabël në zyrat e tyre të kontabilitetit dhe përdorin sistemin e miratuar bashkërisht të zbatuar në ato zyra, për të hetuar parregullsitë.
- Autoriteti doganor i shtetit anëtar ku është regjistruar sipërmarrja e autorizuar hekurudhore gëzon akses në të dhënat në zyrën e kontabilitetit të asaj sipërmarrjeje.
- Për qëllime të kontrollit doganor në shtetin e destinacionit, sipërmarrja e autorizuar hekurudhore vendos në dispozicion të autoritetit doganor të shtetit anëtar të destinacionit, të gjitha fletëngarkesat CIM të përdorura si deklaratë transiti për përdorimin e procedurës shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë, në përputhje me çdo dispozitë të përcaktuar me marrëveshje të përbashkët me këtë autoritet.
Neni 42
Përdorimi i procedurës transit të BE-së
- Kur zbatohet procedura e transitit të BE-së, nenet 25 dhe 29 deri në 45 nuk pengojnë përdorimin e procedurës së përcaktuar në nenet 188, 189 dhe 190 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446 dhe në çdo rast zbatohen nenet 291 deri në 312 dhe shtojca 72-04, pika 19 të Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447, neni 33, paragrafi 4 dhe neni 41 i kësaj rregulloreje.
- Në rastet e përmendura në paragrafin 1 referimi në deklaratën e transitit të MRN duhet të shënohet qartë në kutinë e dedikuar për të dhënat e dokumenteve shoqëruese në momentin kur plotësohet fletëngarkesa CIM.
- Gjithashtu, fleta 2 e fletëngarkesës CIM duhet të autentikohet nga sipërmarrja hekurudhore kompetente për stacionin e fundit hekurudhor të përfshirë në operacionin e transitit të BE-së. Kjo sipërmarrje autentikon dokumentin pasi të ketë vërtetuar që transporti i mallrave mbulohet nga deklarata e transitit të BE-së.
Neni 43
Dërguesi i autorizuar
Kur prezantimi i fletëngarkesës CIM si deklaratë transiti dhe i mallrave në zyrën doganore të mbërritjes nuk kërkohet në lidhje me mallrat që duhet të vendosen nga një dërgues i autorizuar nën procedurën shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë, zyra doganore e nisjes merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që fletët 1, 2 dhe 3 të fletëngarkesës CIM të mbajnë kodin "T1", "T2" ose T2F", përkatësisht.
Neni 44
Marrësi i autorizuar
Kur mallrat arrijnë në vendin e marrësit të autorizuar të përmendur në nenin 233, paragrafi 4, germa "b" të Kodit, autoritetet doganore mund të parashikojnë që, duke deroguar nga neni 315 i Rregullores Zbatuese (BE) 2015/2447, fletët 2 dhe 3 të fletëngarkesës CIM të mos dorëzohen drejtpërdrejtë nga sipërmarrja e autorizuar hekurudhore ose nga sipërmarrja e transportit te zyra doganore e destinacionit.
Neni 45
Përdorimi i procedurave të tjera shkresore të transit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë
Me kusht që të garantohet zbatimi i masave të BE-së që aplikohen për mallrat e vendosura nën procedurën e transitit të BE-së:
- a) shtetet anëtare kanë të drejtën të vijojnë me zbatimin e procedurave të tjera shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë, të përcaktuara më parë përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe mes tyre; dhe
- b) çdo shtet anëtar ka të drejtën të vijojë me zbatimin e procedurave të tjera shkresore të transitit të BE-së për mallrat e transportuara me hekurudhë, për ato mallra që nuk është nevoja të transportohen në territorin e një tjetër shteti anëtar.
Neni 46
Manifesti si deklaratë e transitit për përdorimin e procedurës shkresore të transit të BE-së për mallrat e transportuara në rrugë ajrore
- Një shoqëri ajrore mund të autorizohet të përdorë manifestin e mallrave si deklaratë transiti kur ajo përkon në thelb me formularin e përcaktuar në Aneksin 3 të shtojcës 9 të Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar, të nënshkruar në Çikago më 7 dhjetor 1944.
- Në autorizimin e përmendur në nenin 26 cilësohet formulari i manifestit dhe aeroportet e nisjes dhe destinacionit për operacionet e transitit të BE-së. Shoqëria ajrore e autorizuar në përputhje me nenin 26 i dërgon autoriteteve kompetente doganore një kopje të njësuar me origjinalin të këtij autorizimi për secilin nga aeroportet në fjalë.
- Kur një operacion transporti përfshin mallrat, të cilat lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 226 të Kodit, ose mallra të cilat transportohen në përputhje me nenin 188 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446, këto mallra duhet të listohen në manifeste të veçanta.
Neni 47
Formalitetet që duhet të kryhen nga shoqëria ajrore
- Shoqëria ajrore plotëson në manifest informacionin e mëposhtëm:
- a) kodin "T1", kur mallrat lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 226 të Kodit;
- b) kodin "T2F", në rastin e përmendur në nenin 188 të Rregullores së Deleguar (BE) nr. 2015/2446;
- c) emrin e shoqërisë ajrore që transporton mallrat;
- d) numrin e fluturimit;
- e) datën e fluturimit;
- f) aeroportin e nisjes dhe aeroportin e destinacionit.
- Përveç informacionit të kërkuar në paragrafin 1, shoqëria ajrore plotëson në manifest informacionin e mëposhtëm për çdo dërgesë:
- a) numrin e faturës shoqëruese për transportin ajror;
- b) numrin e pakove;
- c) përshkrimin tregtar të mallrave duke përfshirë të gjitha të dhënat e nevojshme për identifikimin e tyre;
- d) masën bruto.
- Kur mallrat grupohen, përshkrimi i tyre në manifest zëvendësohet, sipas rastit, nga fjala "Konsolidim", e cila mund të shkruhet e shkurtuar. Në këtë rast, fatura shoqëruese për transportin ajror për dërgesat në manifest përmban përshkrimin tregtar të mallrave, duke përfshirë të gjitha të dhënat e nevojshme për identifikimin e tyre. Këto fatura shoqëruese për transportin ajror i bashkëlidhen manifestit.
- Shoqëria ajrore vendos datën dhe vulën në manifest.
- Të paktën dy kopje të manifestit i paraqiten autoriteteve kompetente doganore në aeroportin e nisjes, i cili mban një kopje të tij.
- Një kopje e manifestit i paraqitet autoriteteve kompetente doganore në aeroportin e destinacionit.
Neni 48
Verifikimi i listës së manifesteve të përdorura si deklaratë transiti shkresore për mallrat e transportuara në rrugë ajrore
- Një herë në muaj, autoritetet doganore kompetente në secilin aeroport të destinacionit identifikojnë një listë të manifesteve të hartuara nga shoqëritë ajrore, të cilat u janë paraqitur këtyre autoriteteve gjatë muajve të mëparshëm dhe ia përcjell atë autoriteteve doganore të çdo aeroporti të nisjes.
- Kjo listë përmban informacionet e mëposhtme për secilin manifest:
- a) numrin e manifestit;
- b) kodin që identifikon manifestin si deklaratë transiti, në përputhje me nenin 47, paragrafi 1, germat "a" dhe "b";
- c) emrin e shoqërisë ajrore që ka transportuar mallrat;
- d) numrin e fluturimit; dhe
- e) datën e fluturimit.
- Autorizimi i përmendur në nenin 26 mund të parashikojë gjithashtu që vetë shoqëritë e ajrore ta përcjellin listën e përmendur në paragrafin 1 te autoritetet kompetente doganore të secilit aeroport të nisjes.
- Në rastin e parregullsive të konstatuara në lidhje me informacionin e shënuar në manifestet e paraqitura në këtë listë, autoritetet kompetente doganore të aeroportit të destinacionit informojnë autoritetet kompetente doganore të aeroportit të nisjes dhe autoritetin doganor kompetent që ka dhënë autorizimin, duke iu referuar në veçanti faturës shoqëruese të transportit ajror për mallrat në fjalë.
Neni 49
Manifesti si deklaratë e transitit për përdorimin e procedurës shkresore të transit për mallrat e transportuara në rrugë detare
- Shoqëria e autorizuar e transportit detar, duke vepruar në përputhje me nenin 26, e përdor manifestin e mallrave si deklaratë transiti në formën e përcaktuar në autorizim.
- Në këtë autorizim shënohen portet e nisjes dhe të destinacionit për operacionet e transitit të BE-së. Shoqëria e autorizuar e transportit detar, duke vepruar në përputhje me nenin 26, u dërgon autoriteteve doganore të secilit port, një kopje të njësuar me origjinalin të këtij autorizimi.
- Kur një operacion transporti përfshin mallrat, të cilat lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 226 të Kodit, ose mallra të cilat transportohen në përputhje me nenin 188 të Rregullores së Deleguar (BE) 2015/2446, këto mallra duhet të listohen në manifeste të veçanta.
Neni 50
Formalitetet që duhet të kryhen nga shoqëria e transportit detar
- Shoqëria e transportit detar plotëson në manifest informacionin e mëposhtëm:
- a) kodin "T1", kur mallrat lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 226 të Kodit;
- b) kodin "T2F", në rastin e përmendur në nenin 188 të Rregullores së Deleguar (BE) nr. 2015/2446;
- c) emrin dhe adresën e plotë të shoqërisë së transportit detar që transporton mallrat;
- d) numrin e identifikimit të anijes;
- e) portin e nisjes;
- f) portin e destinacionit;
- g) datën e operacionit të transportit detar.
- Përveç informacionit të kërkuar në paragrafin 1, shoqëria e transportit detar plotëson në manifest informacionin e mëposhtëm për çdo dërgesë:
- a) numrin e fletëngarkesës;
- b) numrin, llojin, markimin dhe numrat e identifikimit të paketave;
- c) përshkrimin tregtar të mallrave duke përfshirë të gjitha të dhënat e nevojshme për identifikimin e tyre;
- d) masën bruto;
- e) sipas rastit, numrat identifikues të kontejnerëve.
- Shoqëria e transportit detar vendos datën dhe vulën në manifest.
- Të paktën dy kopje të manifestit i paraqiten autoriteteve kompetente doganore në portin e nisjes, i cili mban një kopje të tij.
- Një kopje e manifestit i paraqitet autoriteteve kompetente doganore në portin e destinacionit.
Neni 51
Verifikimi i listës së manifesteve të përdorura si deklaratë transiti shkresore për mallrat e transportuara në rrugë detare
- Një herë në muaj, autoritetet doganore kompetente në secilin port të destinacionit identifikojnë një listë të manifesteve të hartuara nga shoqëritë e transportit detar, të cilat u janë paraqitur këtyre autoriteteve gjatë muajve të mëparshëm dhe ia përcjell atë autoriteteve doganore kompetente të çdo porti të nisjes.
- Kjo listë përmban informacionet e mëposhtme për secilin manifest:
- a) numrin e manifestit;
- b) kodin që identifikon manifestin si deklaratë transiti, në përputhje me nenin 50, paragrafi 1, germat "a" dhe "b";
- c) emrin e shoqërisë së transportit detar që ka transportuar mallrat; dhe
- d) datën e operacionit të transportit detar.
- Autorizimi i përmendur në nenin 26 mund të parashikojë gjithashtu që vetë shoqëritë e transportit detar ta përcjellin këtë listë, të përmendur në paragrafin 1, te autoritetet kompetente doganore të secilit port të nisjes.
- Në rastin e parregullsive të konstatuara në lidhje me informacionin e shënuar në manifestet e paraqitura në këtë listë, autoritetet kompetente doganore të portit të destinacionit informojnë autoritetet kompetente doganore të portit ë nisjes dhe autoritetin që ka dhënë autorizimin, duke iu referuar në veçanti fletëngarkesës për mallrat në fjalë.
Neni 52
Manifesti elektronik si deklaratë e transitit për përdorimin e procedurës transit të BE-së për mallrat e transportuara në rrugë ajrore
- Shoqëria ajrore i përcjell aeroportit të destinacionit manifestin e hartuar në aeroportin e nisjes, duke përdorur një sistem elektronik që lejon shkëmbimin e informacionit.
- Shoqëria ajrore vendos një nga kodet e mëposhtme në zërat përkatës në manifest:
- a) "T1", kur mallrat lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 226 të Kodit;
- b) "T2F", në rastin e përmendur në nenin 188 të Rregullores së Deleguar (BE) nr. 2015/2446;
- c) "TD" për mallrat që tashmë lëvizin sipas procedurës së transitit të BE-së ose që transportohen sipas procedurës së përpunimit aktiv, magazinimit doganor ose lejimit të përkohshëm. Në këto raste, shoqëria ajrore shënon gjithashtu edhe kodin "TD" në faturën përkatëse të transportit ajror, si dhe një referencë për procedurën e përdorur, numrin dhe datën e deklaratës së transitit ose dokumentin e transferimit dhe emrin e zyrës që e ka lëshuar;
- d) "C" për mallrat e BE-së që nuk lëvizin sipas një procedure transiti të BE-së;
- e) "X" për mallrat e BE-së që duhet të eksportohen, që nuk lëvizin sipas një procedure transiti të BE-së.
- Manifesti përfshin gjithashtu edhe informacionin e përmendur në nenin 47, paragrafi 1, germa "c" deri në "f" dhe në paragrafin 2.
- Procedura e transitit e BE-së do të konsiderohet e përfunduar kur manifesti i përcjellë përmes sistemit elektronik që lejon shkëmbimin e informacionit vendoset në dispozicion të autoriteteve kompetente doganore të aeroportit të destinacionit dhe mallrat u janë paraqitur atyre.
- Të dhënat e mbajtura nga shoqëria ajrore në përputhje me nenin 29, paragrafi 1, germa "b" përmbajnë të paktën informacionin e përmendur në paragrafët 2 dhe 3.
Kur është e nevojshme, autoritetet kompetente doganore në aeroportin e destinacionit u përcjellin për verifikim autoriteteve kompetente doganore në aeroportin e mbërritjes, të dhënat përkatëse të manifesteve të marra përmes sistemit elektronik që lejon shkëmbimin e informacionit.
- Shoqëria ajrore njofton autoritetet kompetente doganore për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë.
- Autoritetet kompetente doganore në aeroportin e destinacionit njoftojnë, në mundësinë e parë, autoritetet kompetente doganore në aeroportin e nisjes dhe autoritetet kompetente doganore që kanë lëshuar autorizimin për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë.
Neni 53
Manifesti elektronik si deklaratë e transitit për përdorimin e procedurës së transitit të BE-së për mallrat e transportuara në rrugë detare
- Shoqëria e transportit detar i përcjell portit të destinacionit manifestin e hartuar në portin e nisjes, duke përdorur një sistem elektronik që lejon shkëmbimin e informacionit.
- Shoqëria e transportit detar mund të përdorë një manifest të vetëm për të gjitha mallrat e transportuara. Në këtë rast, ajo vendos një nga kodet e mëposhtme në zërat përkatës në manifest:
- a) "T1", kur mallrat lëvizin sipas procedurës së jashtme të transitit të BE-së, në përputhje me nenin 226 të Kodit;
- b) "T2F", në rastin e përmendur në nenin 188 të Rregullores së Deleguar (BE) nr. 2015/2446;
- c) "TD" për mallrat që tashmë lëvizin sipas procedurës së transitit të BE-së ose që transportohen sipas procedurës së përpunimit aktiv, magazinimit doganor ose lejimit të përkohshëm. Në këto raste, shoqëria e transportit detar shënon gjithashtu edhe kodin "TD" në fletëngarkesën përkatëse ose në dokumente të tjera tregtare, si dhe një referencë për procedurën e përdorur, numrin dhe datën e deklaratës së transitit ose dokumentin e transferimit dhe emrin e zyrës që e ka lëshuar;
- d) "C" për mallrat e BE-së që nuk lëvizin sipas një procedure transiti të BE-së;
- e) "X" për mallrat e BE-së që duhet të eksportohen, që nuk lëvizin sipas një procedure transiti të BE-së.
- Manifesti përmban edhe informacionin e parashikuar në nenin 50, paragrafi 1, germa "c" deri në "g" dhe në paragrafin 2.
- Procedura e transitit e BE-së do të konsiderohet e përfunduar kur manifesti i përcjellë përmes sistemit elektronik që lejon shkëmbimin e informacionit vendoset në dispozicion të autoriteteve kompetente doganore të portit të destinacionit dhe mallrat u paraqiten atyre.
- Të dhënat e mbajtura nga shoqëria e transportit detar, në përputhje me nenin 29, paragrafi 1, germa "b" përmbajnë të paktën informacionin e përmendur në paragrafët 2 dhe 3.
Kur është e nevojshme, autoritetet kompetente doganore në portin e destinacionit u përcjellin për verifikim autoriteteve kompetente doganore në portin e mbërritjes, të dhënat përkatëse të manifestit të marrë përmes sistemit elektronik që lejon shkëmbimin e informacionit.
- Shoqëria e transportit detar njofton autoritetin kompetent doganor për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë.
Autoritetet kompetente doganore në portin e destinacionit njoftojnë në mundësinë e parë autoritetet kompetente doganore në portin e nisjes dhe autoritetet kompetente doganore që kanë lëshuar autorizimin për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë.
KREU 7
MALLRAT E NXJERRA NGA TERRITORI DOGANOR I BE-SË
Neni 54
Dalja e mallrave
Deri në datën e dorëzimit të AES UCC të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të lejojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme nga teknikat kompjuterike të përpunimit të të dhënave, të cilat duhet të përdoren për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit që i përket daljes së mallrave jashtë territorit doganor të BE-së.
KREU 8
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 55
Ndryshimet në Rregulloren e Deleguar (BE) nr. 2015/2446
Rregullorja e Deleguar (BE) nr. 2015/2446 ndryshohet si vijon:
- në nenin 2, shtohen paragrafët e mëposhtëm:
‘3. Duke deroguar nga paragrafi 1 i këtij neni, deri në datën e implementimit të fazës së parë të përditësimit të sistemit të informacionit tarifor të detyrueshëm ("ITD") dhe të sistemit Mbikëqyrja 2, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, kolona 1a e shtojcës A të kësaj rregulloreje nuk zbatohet dhe zbatohen kërkesat përkatëse për të dhënat, të përcaktuara në shtojcat 2 deri në 5 të Rregullores së Deleguar të Komisionit (BE) 2016/341*.
Duke deroguar nga paragrafi 1 i këtij neni, deri në datën e përditësimit të sistemit AEO, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, kolona 2 e shtojcës A të kësaj rregulloreje nuk zbatohet dhe zbatohen kërkesat përkatëse për të dhënat, të përcaktuara në shtojcat 6 deri në 7 të Rregullores së Deleguar (BE) 2016/341.
- Duke deroguar nga paragrafi 2 i këtij neni, për sistemet kompjuterike të renditura në shtojcën 1 të Rregullores së Deleguar (BE) 2016/341, deri në datat përkatëse të dorëzimit ose përditësimit të sistemeve përkatëse kompjuterike, të përmendura në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, nuk zbatohen kërkesat e përbashkëta për të dhënat, të përcaktuara në shtojcën B të kësaj rregulloreje.
Për sistemet kompjuterike të renditura në shtojcën 1 të Rregullores së Deleguar (BE) 2016/341, deri në datat përkatëse të implementimit ose përditësimit të sistemeve përkatëse kompjuterike, të përmendura në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, shkëmbimi dhe ruajtja e informacionit të nevojshëm për deklaratat, njoftimet dhe provat e statusit doganor do të bëhen sipas kërkesave për të dhënat, të përcaktuara në shtojcën 9 të Rregullores së Deleguar (BE) 2016/341.
Kur të dhënat e kërkuara për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacionit të nevojshëm për deklaratat, njoftimet dhe provat e statusit doganor nuk janë të përcaktuara në shtojcën 9 të Rregullores së Deleguar (BE) 2016/341, shtetet anëtare bëjnë të mundur që kërkesat për të dhënat përkatëse të jenë të tilla që të garantojnë zbatimin e dispozitave që rregullojnë këto deklarata, njoftime dhe prova të statusit doganor.
- Deri në datën e implementimit të sistemit të Vendimeve Doganore UCC, të përmendur në shtojcën e Vendimit Zbatues 2014/255/BE, autoritetet doganore mund të vendosin kërkesa alternative të të dhënave me ato të përcaktuara në shtojcën A të kësaj rregulloreje, të cilat do të zbatohen në lidhje me aplikimet dhe autorizimet e mëposhtme:
- a) Aplikimet dhe autorizimet që lidhen me thjeshtimin për përcaktimin e shumave që janë pjesë e vlerës doganore të mallrave;
- b) Aplikimet dhe autorizimet që lidhen me garancitë gjithëpërfshirëse;
- c) Aplikimet dhe autorizimet për shtyrjen e pagesës;
- d) Aplikimet dhe autorizimet për përdorimin e ambienteve të magazinimit të përkohshëm, të përmendura në nenin 148 të Kodit;
- e) Aplikimet dhe autorizimet për shërbimet e rregullta të transportit detar;
- f) Aplikimet dhe autorizimet për lëshuesin e autorizuar;
- g) Aplikimet dhe autorizimet për statusin e peshuesit të autorizuar të bananeve;
- h) Aplikimet dhe autorizimet për vetë-vlerësimin;
VENDIMI ZBATUES I KOMISIONIT (BE) 2016/578, DATA 11 PRILL 2016, "PËR PËRCAKTIMIN E PROGRAMIT TË PUNËS NË LIDHJE ME ZHVILLIMIN DHE VENDOSJEN NË FUNKSION TË SISTEMEVE ELEKTRONIKE, TË PARASHIKUARA NË KODIN DOGANOR TË BASHKIMIT EVROPIAN"
-
Lexo Dokumentin
15.4.2016
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 99/6
VENDIMI ZBATUES I KOMISIONIT (BE) 2016/578, DATA 11 PRILL 2016, "PËR PËRCAKTIMIN E PROGRAMIT TË PUNËS NË LIDHJE ME ZHVILLIMIN DHE VENDOSJEN NË FUNKSION TË SISTEMEVE ELEKTRONIKE, TË PARASHIKUARA NË KODIN DOGANOR TË BASHKIMIT EVROPIAN"
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren (BE) nr. 952/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 9 tetor 2013, "Për përcaktimin e Kodit Doganor të BE-së"1, dhe në veçanti nenin 281 të saj,
Meqë:
- Neni 280 i Rregullores (BE) nr. 952/2013 që përcakton Kodin Doganor të BE-së (në vijim "Kodi") parashikon që Komisioni duhet të hartojë një program pune në lidhje me zhvillimin dhe vendosjen në funksion të sistemeve elektronike (në vijim "programi i punës"). Programi i parë i punës është miratuar me anë të Vendimit Zbatues të Komisionit 2014/255/BE2. Ky program duhet të përditësohet. Duke parë numrin e ndryshimeve që duhet t’i bëhen Vendimit Zbatues 2014/255/BE dhe për arsye sqarimi, ky vendim duhet të zëvendësohet dhe të shfuqizohet.
- Programi i punës ka rëndësi veçanërisht për vendosjen e masave kalimtare në lidhje me sistemet elektronike dhe afatet kohore për vendosjen në funksion të sistemeve që ende nuk janë funksionale përpara datës së zbatimit të Kodit - 1 maj 2016. Rrjedhimisht, programi i punës duhet të përcaktojë periudhat kalimtare në lidhje me sistemet elektronike të përcaktuara në Rregulloren e Deleguar të Komisionit (BE) 2015/24463, Rregulloren e Deleguar të Komisionit (BE) 2016/3414 dhe Rregulloren Zbatuese të Komisionit (BE) 2015/24475.
- Kodi parashikon që i gjithë shkëmbimi i informacionit mes autoriteteve doganore dhe mes operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve doganore dhe ruajtja e këtij informacioni duhet të kryhet duke përdorur teknikat e përpunimit të të dhënave dhe këto sisteme informacioni dhe komunikimi duhet t'u ofrojnë operatorëve ekonomikë të njëjtat lehtësira në të gjitha shtetet anëtare. Rrjedhimisht, programi i punës duhet të përcaktojë një plan të gjerë për vënien në zbatim të sistemeve elektronike, me qëllim që të garantojë zbatimin e saktë të Kodit.
- Për sa më lart, programi i punës duhet të përmbajë një listë të sistemeve elektronike që duhet të përgatiten dhe të zhvillohen nga shtetet anëtare ("sistemet kombëtare") ose nga shtetet anëtare në bashkëpunim me Komisionin ("sistemet mbarë evropiane") me qëllim që Kodi të bëhet i zbatueshëm në praktikë. Kjo listë duhet të bazohet në dokumentin ekzistues të planifikimit që lidhet me të gjitha projektet doganore që lidhen me sistemet elektronike, të quajtura plani strategjik shumëvjeçar (PSSHV), i cili hartohet në përputhje me Vendimin nr. 70/2008/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit6 dhe në veçanti me nenin 4 dhe nenin 8, paragrafi 2 të tij. Sistemet elektronike që përmenden në programin e punës duhet t’i nënshtrohen të njëjtës qasje për menaxhimin e projektit dhe duhet të përgatiten dhe të zhvillohen siç përcaktohet në PSSHV.
- Plani i punës duhet të identifikojë sistemet elektronike si edhe bazën ligjore që lidhet me të, etapat kyçe dhe datat e parashikuara për nisjen e operacioneve. Datat e përmendura si "datat për nisjen e vendosjes në përdorim" duhet të jenë datat më të hershme në të cilat shtetet anëtare janë në gjendje të nisin vënien në funksionimin të sistemit të ri elektronik. Gjithashtu, programi i punës duhet të përcaktojë "datat e përfundimit të vendosjes në funksionim", si datat më të vona përpara të cilave të gjitha shtetet anëtare dhe të gjithë operatorët ekonomikë nisin të përdorin sistemin elektronik të ri dhe të përditësuar, siç kërkohet sipas Kodit. Këto hapësira kohore janë të nevojshme për vendosjen në përdorim të sistemit në nivel Bashkimi Evropian. Kohëzgjatja e hapësirës kohore duhet të marrë në konsideratë nevojat për vendosjen në përdorim të çdo sistemi.
- Kufijtë kohorë për vendosjen në përdorim të sistemeve mbarë evropiane duhet të përcaktohen duke caktuar data specifike, ose, kur është e nevojshme, hapësira kohore. Këto hapësira kohore duhet të jenë të kufizuara me aq kohë sa nevojitet për migrimin e sistemit aktual që përdorin shtetet anëtare dhe operatorët ekonomikë drejt sistemit të ri. Shteteve anëtare duhet t’u lejohet që të vendosin, brenda këtyre hapësirave kohore, se kur duhet të nisin dhe të përfundojnë migrimin e sistemeve të tyre dhe se kur operatorët nisin përdorimin dhe lidhen me sistemet e reja. Data e përfundimit e përcaktuar nga secili shtet anëtar duhet të përbëjë datën e përfundimit të vlefshmërisë së periudhës që lidhet me rregullat kalimtare për sistemet elektronike përkatëse të përcaktuara në Rregulloren e Deleguar (BE) 2015/2446, Rregulloren e Deleguar (BE) 2016/341 dhe Rregulloren Zbatuese (BE) 2015/2447.
- Kufijtë kohorë për vendosjen në përdorim dhe migrimin e sistemeve kombëtare duhet të përcaktohen në përputhje me projektin kombëtar dhe planet për migrim të shteteve anëtare, duke qenë se këto sisteme i përkasin mjediseve dhe rrethanave kombëtare specifike të teknologjisë së informacionit. Data e përfundimit e përcaktuar nga secili shtet anëtar duhet të përbëjë datën e përfundimit të periudhës kalimtare që lidhet me sistemet elektronike përkatëse të përcaktuara në Rregulloren e Deleguar (BE) 2015/2446, Rregulloren e Deleguar (BE) 2016/341 dhe Rregulloren Zbatuese (BE) 2015/2447. Për arsye transparence dhe sipas nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Deleguar (BE) 2016/341, shtetet anëtare duhet të dorëzojnë planin e tyre kombëtar pranë Komisionit dhe Komisioni duhet ta publikojë këtë plan në faqen e internetit Europa. Gjithashtu, shtetet anëtare duhet të bëjnë të mundur që operatorëve ekonomikë t'u transmetohet në kohë informacioni teknik që nevojiten për t’u mundësuar atyre bërjen e përditësimeve të nevojshme në sistemet e tyre dhe lidhjen e tyre me sistemet e reja ose të përditësuara, si dhe zbatimin prej tyre të rregullave dhe kërkesave të reja për të dhënat, ndërkohë që zbatojnë rekomandimet që japin shtetet anëtare në udhëzimet kombëtare për praktikat e mira të teknologjisë së informacionit.
- Sistemet elektronike që përmenden në programin e punës duhet të përzgjidhen duke pasur parasysh ndikimin e tyre të pritshëm për sa i përket prioriteteve të përcaktuara në Kod. Një nga prioritetet kryesore në këtë drejtim është që operatorëve ekonomikë të mund t'u ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh doganore elektronike në të gjithë territorin doganor. Gjithashtu, sistemet elektronike duhet të synojnë përmirësimin e efiçencës, efikasitetit dhe harmonizimit të proceseve doganore në të gjithë BE-në. Rendi dhe kalendari për vendosjen në përdorim të sistemeve të përfshira në programin e punës duhet të bazohet në aspekte praktike dhe aspekte që lidhen me menaxhimin e projektit, siç janë shpërndarja e përpjekjeve dhe e burimeve, ndërlidhja ndërmjet projekteve, kushtet paraprake specifike për çdo sistem dhe maturimi i projektit. Programi i punës duhet të organizojë zhvillimin e sistemeve elektronike në faza të ndryshme. Duke marrë në konsideratë numrin e konsiderueshëm të sistemeve dhe ndërfaqeve që duhet të zhvillohen, të vendosjen në përdorim dhe të mirëmbahen dhe kostot e larta të zbatimit t plotë të programit të punës përpara vitit 2020, duhet të sigurohet ndjekje dhe monitorim nga afër.
- Meqenëse, sistemet elektronike që përmenden në nenin 16, paragrafi 1 të Kodit duhet të zhvillohen, të vendosen në përdorim dhe të mirëmbahen nga shtetet anëtare në bashkëpunim me Komisionin, Komisioni dhe shtetet anëtare duhet të punojnë së bashku për të garantuar që përgatitja dhe implementimi i sistemeve elektronike të menaxhohen në përputhje me programin e punës dhe që të merren masat e përshtatshme për të planifikuar, projektuar, zhvilluar dhe vendosur në përdorim sistemet e identifikuara në një mënyrë të koordinuar dhe në kohën e duhur.
- Për të garantuar sinkroni ndërmjet programit të punës dhe PSSHV, programi i punës duhet të përditësohet në të njëjtën kohë me PSSHV dhe duhet të jetë në harmoni me PSSHV. Për të përcaktuar përditësimet e ardhshme të programit të punës duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë progresit që është arritur çdo vit në përmbushjen e objektivave të caktuara, për shkak të natyrës ambicioze dhe sfiduese të sistemeve elektronike që duhet të përfundohen në vitet 2019 dhe 2020 si edhe përqendrimit të punës që është planifikuar aktualisht për vitet 2019 dhe 2020.
- Masat e parashikuara në këtë vendim janë në përputhje me opinionin e Komitetit të Kodit Doganor,
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
Programi i punës
Miratohet programi i punës në lidhje me zhvillimin dhe vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike, që parashikohet në Kodin Doganor të BE-së (në vijim "programi i punës), siç përcaktohet në shtojcë.
Neni 2
Zbatimi
- Komisioni dhe shtetet anëtare bashkëpunojnë për zbatimin e programit të punës.
- Shtetet anëtare zhvillojnë dhe vendosin në përdorim sistemet elektronike përkatëse përpara datave të përfundimit të hapësirave kohore përkatëse për vendosjen në përdorim, të përcaktuara në programin e punës.
- Projektet e specifikuara në programin e punës dhe përgatitja dhe vënia në zbatim e sistemeve elektronike përkatëse menaxhohet në pajtim me programin e punës dhe planin strategjik shumëvjeçar ("PSSHV").
- Komisioni merr përsipër që të gjejë mirëkuptimin dhe miratimin e përbashkët të shteteve anëtare për qëllimin e projektit, dizajnin, kërkesat dhe arkitekturën e sistemeve elektronike me qëllim që të nisë projektet e programit të punës. Sipas rastit, Komisioni konsultohet edhe me operatorët ekonomikë dhe merr në konsideratë këndvështrimet e tyre.
Neni 3
Përditësime
- Programi i punës i nënshtrohet përditësimeve të rregullta për të garantuar harmonizimin dhe përshtatjen e tij me zhvillimet më të fundit në zbatimin e Rregullores (BE) nr. 952/2013 dhe për të marrë në konsideratë progresin real që është bërë në përgatitjen dhe zhvillimin e sistemeve elektronike, në veçanti në lidhje me disponueshmërinë e specifikimeve të miratuara bashkërisht dhe realizimin e vendosjes në funksion të sistemeve elektronike.
- Për të garantuar sinkronizim ndërmjet programit të punës dhe PSSHV, programi i punës përditësohet të paktën çdo vit.
Neni 4
Komunikimi dhe qeverisja
- Komisioni dhe shtetet anëtare shkëmbejnë informacione për planifikimin dhe progresin në vendosjen në zbatim të secilit prej sistemeve.
- Të paktën 6 muaj përpara datës së planifikuar për vendosjen në përdorin të një sistemi të caktuar kompjuterik, shtetet anëtare i dorëzojnë Komisionit projektin kombëtar dhe planet për migrimin. Këto plane përfshijnë informacionet e mëposhtme:
— datën e publikimit të specifikimeve teknike për komunikimin e jashtëm të sistemit elektronik,
— periudhën e testit të konformitetit me operatorët ekonomikë,
— datat e vendosjes në përdorim të sistemit elektronik, duke përfshirë fillimin e operacioneve dhe, sipas rastit, periudhën gjatë së cilëve operatorëve ekonomikë u lejohet që të kryejnë migrimin.
- Shtetet anëtare informojnë Komisionin për çdo përditësim të projektit kombëtar dhe planeve kombëtare për migrimin.
- Komisioni publikon projektin kombëtar dhe planet kombëtare për migrimin në faqen e tij të internetit.
- Shtetet anëtare i vënë në dispozicion në kohën e duhur operatorëve ekonomikë specifikimet teknike që lidhen me komunikimin e jashtëm të sistemit elektronik kombëtar.
Neni 5
Shfuqizimi
- Vendimi Zbatues 2014/225/BE shfuqizohet.
- Referencat ndaj vendimit të shfuqizuar interpretohen si referenca për këtë vendim.
Neni 6
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas botimit të tij në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nënshkruar në Bruksel, më 11 prill 2016.
Për Komisionin
Presidenti
Jean-Claude JUNCKER
SHTOJCA
PROGRAMI I PUNËS NË LIDHJE ME ZHVILLIMIN DHE VENDOSJEN NË PËRDORIM TË SISTEMEVE ELEKTRONIKE QË PARASHIKOHET NË KODIN DOGANOR TË BE-SË
- HYRJE NË PROGRAMIN E PUNËS
- Programi i punës parashikohet si instrument në mbështetje të zbatimit të Kodit në lidhje me zhvillimin dhe vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike të parashikuara në të.
- Qëllimi i programit të punës është gjithashtu që të specifikojë periudhat gjatë së cilave gjejnë zbatim masat kalimtare deri në vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike të reja ose të përmirësuara, siç përmenden në Rregulloren e Deleguar (BE) 2015/2446, Rregulloren e Deleguar (BE) 2016/341 dhe Rregulloren Zbatuese (BE) 2015/2447.
- "Etapa kyçe" në aspektin e datës së vendosur si objektiv për specifikimet teknike, është data përpara së cilës bëhet i disponueshëm një version përfundimtar i specifikimeve teknike. Për sistemet kombëtare ose komponentët e tyre, kjo datë komunikohet si pjesë e planit kombëtar të projektit që është publikuar.
- Programi i punës përcakton "datat për vendosjen në përdorim" për sistemet mbarë evropiane dhe kombëtare, si më poshtë:
- a) data e fillimit të hapësirës kohore për vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike, duhet të kuptohet si data më e hershme për të nisur operacionet e sistemit elektronik;
- b) data e përfundimit të hapësirës kohore për vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike duhet të kuptohet si
— data përpara së cilës sistemet duhet të vendosen në funksion nga të gjitha shtetet anëtare dhe të përdoren nga të gjithë operatorët ekonomikë, si edhe si
— data e përfundimit të vlefshmërisë së periudhës kalimtare.
Për qëllimet e germës "b", data është e njëjtë me datën e fillimit, në rast se nuk është parashikuar një hapësirë kohore reale (për vendosjen në përdorim ose migrimin).
- Për sistemet kombëtare ose komponentët specifikë kombëtarë të një projekti më të gjerë të BE-së, shtetet anëtare mund të vendosin "datat e vendosjes në përdorim" si edhe datat e fillimit dhe datat e mbarimit të një hapësire kohore për vendosjen në përdorim, në përputhje me planin kombëtar të projektit.
Sistemet kombëtare ose komponentët specifikë kombëtarë të mëposhtëm mbulohen nga paragrafi i parë:
- a) Komponenti 2 i UCC AES (përditësimi i sistemeve kombëtare të eksportit) (pika 10 e pjesës II);
- b) Procedurat e veçanta UCC (SP IMP/SP EXP) (pika 12 e pjesës II);
- c) Njoftimi i mbërritjes UCC, njoftimi i prezantimit, ruajtja e përkohshme (pika 13 e pjesës II);
- d) Përmirësimi i sistemeve kombëtare të importit UCC (pika 14 e pjesës II);
- e) Menaxhimi i garancisë UCC (GUM) - komponenti 2 (pika 16 e pjesës II).
- Për sistemet mbarëkombëtare me një hapësirë kohore reale për vendosjen në përdorim pa një datë të vetme për implementimin, shtetet anëtare mund të nisin vendosjen në përdorim në një datë të përshtatshme brenda kësaj hapësire kohore dhe mund të parashikojnë një periudhë kohore kur operatorët ekonomikë mund të migrojnë brenda kësaj hapësire për vendosjen në përdorim, kur kjo periudhë kohore konsiderohet e përshtatshme. Datat e fillimit dhe të përfundimit i komunikohen Komisionit. Duhet të kryhet një shqyrtimi i kujdesshëm i aspekteve të përbashkëta të domenit.
Sistemet e mëposhtme mbarë evropiane mbulohen nga paragrafi i parë:
- a) Prova e statusit të BE-së (PoUS) e UCC (pika 8 e pjesës II);
- b) Përmirësimi i sistemit të ri të kompjuterizuar transit (NCTS) i Kodit Doganor të BE-së (UCC) (pika 9 e pjesës II);
- c) Sistemi i automatizuar i eksportit (AES) i Kodit Doganor të BE-së (UCC) (komponenti 1) (pika 10 e pjesës II);
- Duke marrë parasysh zbatimin e programit të punës, Komisioni dhe shtetet anëtare duhet të menaxhojnë me kujdes kompleksitetin në lidhje me vartësitë, variablat dhe supozimet. Parimet e përcaktuara në PSSHV do të përdoren për të menaxhuar planin.
Projektet do të renditen në faza të ndryshme nga përpunimi deri në ndërtim, testimi dhe migrimi deri te operacionet finale. Roli i Komisionit dhe i shteteve anëtare gjatë këtyre fazave të ndryshme do të varet nga natyra dhe arkitektura e sistemeve dhe komponentëve ose shërbimeve të tij, siç përfshihet në informacionet e detajuara të projektit në PSSHV. Sipas rastit, specifikimet teknike të përbashkëta do të përcaktohen nga Komisioni në bashkëpunim të ngushtë me dhe duke iu nënshtruar shqyrtimit me shtetet anëtare, me qëllimin për t’i dhënë atyre 24 muaj kohë përpara datës së synuar për vendosjen në përdorim të sistemit elektronik. Specifikimet teknike të hartuara në nivel kombëtar për sistemet ose komponentët kombëtarë duhet të bëhen të disponueshme, të paktën në lidhje me pjesët që lidhen me komunikimin e jashtëm me operatorët ekonomikë, në kohën e duhur me qëllim që t’u mundësojnë operatorëve ekonomikë që të planifikojnë dhe të përshtatin siç duhet sistemet dhe ndërfaqet e tyre.
Shtetet anëtare dhe, sipas rastit, Komisioni angazhohen në zhvillimin dhe vendosjen në përdorim të sistemeve në përputhje me arkitekturën dhe specifikimet e përcaktuara të sistemit. Veprimtaritë do të kryhen sipas etapave dhe datave të caktuara në programin e punës. Komisioni dhe shtetet anëtare gjithashtu do të bashkëpunojnë me operatorët ekonomikë dhe grupet e tjera të interesit.
Operatorëve ekonomikë do t’u duhet që të ndërmarrin hapat e nevojshme që të jenë në gjendje të shfrytëzojnë sistemet pasi ata të vendosen dhe jo më vonë se datat e përfundimit të përcaktuara në këtë program pune, ose, sipas rastit, të përcaktuara nga shtetet anëtare si pjesë e planit të tyre kombëtar.
- LISTA E PROJEKTEVE QË LIDHEN ME ZHVILLIMIN DHE VENDOSJEN NË PËRDORIM TË SISTEMEVE ELEKTRONIKE
Lista e plotë
"Projektet UCC dhe Sistemet Elektronike të lidhura"
Lista e projekteve që lidhen me zhvillimin dhe dorëzimin e sistemeve elektronike të nevojshme për zbatimin e Kodit
Baza ligjore
Etapa Kyçe
Datat për vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike
Data e fillimit të hapësirës kohore për vendosjen në përdorim të sistemit elektronik7
Data e përfundimit të hapësirës kohore për vendosjen në përdorim të sistemit elektronik8
=
Data e përfundimit të periudhës kalimtare
1. Sistemi i eksportuesit të regjistruar (REX) i Kodit Doganor të BE-së (UCC)
Projekti synon të vërë në dispozicion informacione të përditësuara për eksportuesit e regjistruar të themeluar në shtetet e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencës (GSP) që eksportojnë mallra drejt BE-së. Sistemi do të jetë mbarë evropian dhe gjithashtu do të përfshijë të dhëna për operatorët ekonomikë me qëllim që të mbështeten eksportet drejt vendeve të GSP. Të dhënat e kërkuara do të futen në sistem në mënyrë graduale deri më datë 31 dhjetor 2017.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16 dhe 64 të Rregullores (BE) nr. 952/2013.
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 1, 2015
1.1.2017
1.1.2017
2. Informacion tarifor i detyrueshëm (ITD) i UCC
Ky projekt synon të ofrojë një përmirësim të sistemit ekzistues mbarë evropian EBTI-3 dhe sistemit Mbikëqyrja 2 për të garantuar sa më poshtë:
a)
harmonizimin e sistemit EBTI-3 me kërkesat e UCC;
b)
zgjerimin e të dhënave të deklaratës të cilat kërkohen që të monitorohen;
c)
monitorimin e përdorimit të detyrueshëm të ITD-së;
d)
monitorimin dhe menaxhimin e përdorimit të zgjeruar të ITD-së.
Projekti do të zbatohet në dy faza.
Faza e parë, së pari, do të sigurojë funksionalitetin për të marrë grupet e të dhënave të deklaratës që kërkohen nga UCC (hapi 1) që nga data 1 mars, 2017, në një mënyrë graduale deri në zbatimin e projekteve të radhitura në pikat 10 dhe 14 të këtij dokumenti (dhe jo më vonë se data 31 dhjetor 2020), dhe, së dyti, do të përmbushë detyrimin për kontrollin e përdorimit të ITD-së bazuar në grupet e të dhënave të deklaratës që kërkohen rishtazi dhe harmonizimin me procesin e vendimeve doganore (hapi 2).
Në fazën e dytë do të vihet në zbatim formulari elektronik i aplikimit për ITD dhe vendimit dhe do t’i ofrojë operatorëve ekonomikë një ndërfaqe tregtari të harmonizuar për të gjithë BE-në ku mund të dorëzojnë aplikimin për ITD dhe të marrin vendimin për ITD në formë elektronike.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16, 22, 23 26, 27, 28, 33 dhe 34 të Rregullores (BE) nr. 952/2013.
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 2 2016
(faza 1)
1.3.2017
(Faza 1 - hapi 1)
1.3.2017
(Faza 1 - hapi 1)
1.10.2017
(Faza 1 - hapi 2)
1.10.2017
(Faza 1 - hapi 2)
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 3 2016
(faza 2)
1.10.2018
(faza 2)
1.10.2018
(faza 2)
3. Vendimi Doganor i UCC
Projekti synon të harmonizojë proceset që lidhen me aplikimin për një vendim doganor, vendimmarrjen dhe menaxhimin e vendimit nëpërmjet standardizimit dhe menaxhimit elektronik të të dhënave të aplikimit dhe të vendimit/autorizimit në të gjithë BE-në. Projekti lidhet me vendimet kombëtare të shumë shteteve anëtare që përcaktohen nga Kodi dhe mbulojnë komponentët e sistemit që zhvillohen në nivel BE-je dhe mbulojnë integrimin me komponentët kombëtar, kur shtetet anëtare zgjedhin diçka të tillë. Ky sistem mbarë evropian do të lehtësojë konsultimet gjatë periudhës vendimmarrëse dhe menaxhimin e procesit të autorizimeve.
Ky sistem mbarë evropian përbëhet nga një portal tregtari i BE-së, një sistem për menaxhimin e vendimeve doganore dhe një sistem reference për klientin.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16, 22, 23, 26, 27 dhe 28 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 4 2015
2.10.2017
2.10.2017
4. Qasja e drejtpërdrejtë e tregtarit në sistemet evropiane të informacionit (menaxhim i njëtrajtshëm i përdoruesve dhe nënshkrimi digjital)
Objektivi i këtij projekti është që të ofrojë zgjidhje funksionale për një qasje të drejtpërdrejtë të tregtarit, të harmonizuar në të gjithë BE-në, si një shërbim i ndërfaqeve përdorues-sistem, i cili duhet të integrohet në sistemet elektronike doganore, siç përcaktohet në projektet specifike të UCC. Menaxhimi i njëtrajtshëm i përdoruesve dhe nënshkrimi digjital do të integrohen në portalet e sistemeve përkatëse dhe përfshin mbështetjen për menaxhimin e identifikimit/qasjes dhe përdoruesit në pajtim me politikat e nevojshme të sigurisë.
Vendosja e parë në përdorim është parashikuar që të bëhet së bashku me sistemin e vendimeve doganore të UCC.
Më pas, ky instrument teknik që shërben për konfirmimin dhe menaxhimin e përdoruesve do të bëhet i disponueshëm për përdorim në projekte të tjera të UCC, siç janë UCC ITD, përmirësimi i AEO-së së BCC, sistemi i UCC për provën e statusit të BE-së dhe ndoshta edhe për Fletët e informacionit (INF) të UCC-së për sistemin e procedurave të veçanta. Shih projektet e ndryshme për datat e vendosjes në përdorim.
Neni 6, paragrafi 1 dhe neni 16 i Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 4 2015
2.10.2017
2.10.2017
5. Përmirësimi i sistemit të operatorëve ekonomikë të autorizuar (AEO) të UCC
Ky projekt synon të përmirësojë proceset e biznesit që lidhen me aplikimet e AEO-ve dhe autorizimet, duke marrë në konsideratë ndryshimet e dispozitave ligjore të UCC.
Në fazën e parë, projekti synon të zbatojë përmirësimet kryesore në sistemin e AEO-ve, duke pasur parasysh harmonizimin me procedurën doganore të vendimmarrjes.
Në fazën e dytë, projekti do të vërë në zbatim formularin elektronik të aplikimit dhe vendimit për AEO-të dhe do t’i ofrojë operatorëve ekonomikë një ndërfaqe tregtari të harmonizuar për të gjithë BE-në ku mund të dorëzojnë aplikimin e AEO-së dhe të marrin vendimin për AEO-të në formë elektronike.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16, 22, 23, 26, 27, 28, 38 dhe 39 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 1 2016
1.3.2018
(faza 1)
1.3.2018
(faza 1)
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 3 2017
1.10.2019
(faza 2)
1.10.2019
(faza 2)
6. Përmirësimi i sistemit të UCC-së për regjistrimin dhe identifikimin e operatorit ekonomik (EORI 2)
Ky projekt synon të ofrojë një përmirësim të vogël të sistemit ekzistues mbarë evropian të EORI që mundëson regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve ekonomikë të BE-së dhe operatorëve të vendeve të treta dhe personave të ndryshëm nga operatorët ekonomikë, të cilët janë aktiv për çështje doganore në BE.
Neni 6, paragrafi 1 dhe neni 9 i Rregullores (BE) nr. 952/2013, ku përcaktohet Kodi Doganor i BE-së
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 2 2016
1.3.2018
1.3.2018
7. UCC Mbikëqyrja 3
Ky projekt synon të sigurojë një përditësim të sistemit Mbikëqyrja 2+ për të garantuar harmonizimin e tij me kërkesat e UCC, si për shembull shkëmbimi standard i informacionit përmes teknikave të përpunimit të të dhënave elektronike dhe krijimit të funksionaliteteve të duhura që nevojiten për përpunimin dhe analizimin e grupit të plotë të të dhënave të mbikëqyrjes nga shtetet anëtare.
Për rrjedhojë, ai do të përfshijë të dhëna të mëtejshme për kapacitetet e përpunimit të të dhënave dhe funksionalitetet e raportimit, të cilat duhet të vendosen në dispozicion të Komisionit dhe shteteve anëtare.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16 dhe 56, paragrafi 5 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 3 2016
1.10.2018
1.10.2018
8. Prova UCC e Statusit të BE-së (PoUS)
Projekti ka si objektiv krijimin e një sistemi të ri mbarë evropian për të ruajtur, menaxhuar dhe tërhequr provat elektronike të statusit të BE-së, si në vijim: T2L/F dhe manifesti doganor i mallrave (lëshuar nga një lëshues jo i autorizuar).
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16 dhe 153 të Rregullores (BE) nr. 952/2013.
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 1 2017
1.3.2019
1.10.2019
9. Përmirësim i sistemit të ri të kompjuterizuar transit (NCTS) të UCC
Synimi i këtij projekti është harmonizimi i sistemit ekzistues mbarë evropian të NCTS me kërkesat e reja të UCC, siç janë regjistrimi i ngjarjeve "en route" dhe harmonizimi i shkëmbimeve të informacionit me kërkesat për të dhëna të UCC dhe përmirësimi dhe zhvillimi i ndërfaqeve me sistemet e tjera.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16 dhe 226-236 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 3 2017
1.10.2019
2.3.2020
10. Sistemi Automatik i Eksportit UCC (SAE)
Ky projekt synon të zbatojë kërkesat e UCC-së për eksportin dhe daljen.
Komponenti 1 — "AES mbarë evropiane": objektivi i këtij projekti është që të zhvillojë më tej sistemin ekzistues mbarë evropian për kontrollin e eksportit me qëllim që të vërë në zbatim një AES të plotë që do të mbulonte kërkesat e biznesit për proceset dhe të dhënat që menaxhohen nga UCC, ndër të tjera, mbulimin e procedurave të thjeshtësuara, ndarjen e dorëzimeve në dalje dhe zhdoganimin e centralizuar për eksportet. Gjithashtu, ai është parashikuar të mbulojë zhvillimin e ndërfaqeve të harmonizuara me Sistemin për Lëvizjen e Akcizës (EMCS) dhe NCTS. Si i tillë, SAE do të bëjë të mundur automatizimin e plotë të procedurave të eksportit dhe formaliteteve të daljes. AES mbulon pjesët që duhet të zhvillohen në nivel qendror dhe kombëtar.
Komponenti 2 - "Përmirësimi i sistemeve kombëtare të eksportit": Gjithashtu, duke mos qenë pjesë e fushës së zbatimit të AES, por duke qenë të lidhura ngushtë, sistemet kombëtare të ndara duhet të përmirësohen për sa i përket elementeve kombëtare specifike që lidhen me eksportin dhe/ose formalitetet e daljes. Për sa kohë që këta elemente nuk kanë një ndikim në fushat e përbashkëta për AES, ata mund të mbulohen nga ky komponent.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16, 179 dhe 263-276 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 3 2017
(komponenti 1)
1.10.2019
(komponenti 1)
2.3.2020
(komponenti 1)
Data e synuar e specifikimeve teknike
= do të përcaktohen nga MS
(komponenti 2)
1.3.2017
(komponenti 2)
2.3.2020
(komponenti 2)
11. Fletët e Informacionit UCC (INF) për Procedurat e Veçanta
Objektivi i këtij projekti është që të zhvillojë një sistem të ri mbarë evropian për të mbështetur dhe integruar proceset e menaxhimit të të dhënave INF dhe trajtimin elektronik të të dhënave INF në domenin e procedurave të veçanta.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16, 215, 237-242 dhe 250-262 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 1 2018
2.3.2020
2.3.2020
12. Procedurat e veçanta UCC
Ky projekt synon përshpejtimin, lehtësimin dhe harmonizimin e Procedurave Speciale në të gjithë BE-në përmes ofrimit të modeleve të përbashkëta të procesit të biznesit. Sistemet kombëtare do të zbatojnë të gjitha ndryshimet e UCC që kërkohen për magazinimin doganor, përdorimin fundor, pranimin e përkohshëm, përpunimin në hyrje dhe në dalje.
Projekti do të zbatohet në dy pjesë.
Komponenti 1 — "SP EXP kombëtare": ofrimi i zgjidhjeve elektronike kombëtare që kërkohen për eksportin në lidhje me veprimtaritë e procedurave të veçanta.
Komponenti 2 — "SP IMP kombëtare": ofrimi i zgjidhjeve elektronike kombëtare që kërkohen për importin në lidhje me veprimtaritë e procedurave të veçanta.
Zbatimi i këtyre projekteve do të kryhet nëpërmjet projekteve të radhitura në pikat 10 dhe 14 të këtij dokumenti.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16, 215, 237-242 dhe 250-262 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= do të përcaktohet nga MS (për komponentin 1 dhe 2)
1.3.2017
(komponenti 1)
2.3.2020
(komponenti 1)
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
(komponenti 2)
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
(komponenti 2)
13. Njoftimi i Mbërritjes, Njoftimi i Prezantimit dhe Ruajtja e Përkohshme sipas UCC
Objektivi i këtij projekti është që të përcaktojë proceset për njoftimin e mbërritjes së mjeteve të transportit, prezantimin e mallrave (njoftimi i prezantimit) dhe deklarata për magazinimin e përkohshëm, siç përshkruhet në UCC dhe të mbështesë harmonizimin në këtë drejtim në të gjitha shtetet anëtare për sa i përket shkëmbimit të të dhënave midis sektorit tregtar dhe doganave.
Projekti mbulon automatizimin e proceseve në nivel kombëtar.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16 dhe 133-152 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= do të përcaktohen nga MS
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
14. Përmirësimi i sistemeve kombëtare të importit UCC
Projekti ka si objektiv që të vërë në zbatim të gjitha kërkesat për procesin dhe të dhënat që rrjedhin nga UCC në lidhje me fushën e importit (dhe të cilat nuk mbulohen nga një prej projekteve të tjera të përcaktuara në programin e punës). Ai lidhet kryesisht me ndryshimet për procedurën "hedhje në qarkullim të lirë" (procedurë standarde + thjeshtësime), por gjithashtu mbulon ndikimin që vjen nga migrimet e sistemeve të tjera. Ky projekt lidhet me fushën e importit kombëtar që mbulon sistemet e përpunimit të deklaratave doganore kombëtare si edhe sisteme të tjera, si sistemet kombëtare të kontabilitetit dhe pagesave.
Neni 6, paragrafi 1, neni 16, paragrafi 1 dhe nenet 53, 56, 77-80, 83-87, 101-105, 108-109, 158-187 dhe 194-195 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= do të përcaktohen nga MS
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
15. Zhdoganimi i Centralizuar UCC për Importin (CCI)
Ky projekt synon të lejojë që mallrat të vendosen në një procedurë doganore duke përdorur zhdoganimin e centralizuar, duke u lejuar operatorëve ekonomikë që të centralizojnë biznesin e tyre nga këndvështrimi doganor. Përpunimi i deklaratës doganore dhe çlirimi fizik i mallrave duhet të koordinohet mes zyrave doganore të lidhura. Ai lidhet me një sistem mbarë evropian që përmban komponentë të zhvilluar në nivel qendror dhe kombëtar.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16 dhe 179 të Rregullores (BE) nr. 952/2013.
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 2 2018
1.10.2020
Plani i prezantimit duhet të përcaktohet si pjesë e dokumentacionit të projektit CCI
16. Menaxhimi i Garancisë UCC (GUM)
Ky projekt synon të garantojë menaxhimin efektiv dhe efikas të llojeve të ndryshme të garancive.
Komponenti 1 — "GUM": Sistemi mbarë evropian do të mbulojë menaxhimin e garancive gjithëpërfshirëse që mund të përdoren në më shumë se sa një shtet anëtar dhe monitorimin e sasisë referencë për çdo deklaratë doganore, deklaratë plotësuese ose një informacioni të përshtatshëm për veçantitë që nevojiten për hyrjen në llogari për borxhet doganore ekzistuese për të gjitha procedurat doganore, siç parashikohet në Kodin Doganor të BE-së, përveç transitit, i cili trajtohet si pjesë e projektit NCTS.
Komponenti 2 — "Menaxhimi i garancive kombëtare": Gjithashtu, duhet të përmirësohen sistemet elektronike ekzistuese në nivel kombëtar që shërbejnë për të menaxhuar garancitë e vlefshme në një shtet anëtar.
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16 dhe 89-100 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 2 2018
(komponenti 1)
1.10.2020
(komponenti 1)
1.10.2020
(komponenti 1)
Data e synuar e specifikimeve teknike
= do të përcaktohen nga MS
(komponenti 2)
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
(komponenti 2)
Do të përcaktohet nga MS si pjesë e planit kombëtar
(komponenti 2)
17. Përmirësimi i sistemit të kontrollit të importit (ICS 2) të UCC
Synimi i këtij projekti është që të fuqizojë mbrojtjen dhe sigurinë e zinxhirit të furnizimit për të gjitha mënyrat e transportit dhe në veçanti ngarkesat ajrore, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së të dhënave, regjistrimit të të dhënave, disponueshmërisë së të dhënave dhe ndarjes së të dhënave për sa i përket deklaratës përmbledhëse të hyrjes dhe informacionit përkatës për rrezikun dhe kontrollin (ENS + cikli jetësor).
Projekti gjithashtu do të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare në procesin e analizës së rrezikut. Ai do të çojë në një arkitekturë të re të plotë të sistemit ekzistues mbarë evropian të informacionit dhe komunikimit (ICS).
Neni 6, paragrafi 1, nenet 16, 46 dhe 127-132 të Rregullores (BE) nr. 952/2013
Data e synuar e specifikimeve teknike
= tremujori 2 2018
1.10.2020
Plani i prezantimit duhet të përcaktohet si pjesë e dokumentacionit të projektit ICS2
- Përmbledhje e listës
Projektet e UCC në lidhje me sistemet elektronike
Datat e vendosjes në përdorim/hapësirat kohore për vendosjen në përdorim
Faza 1 2016
Faza 2 2016
Faza 1 2017
Faza 2 2017
Faza 1 2018
Faza 2 2018
Faza 1 2019
Faza 2 2019
Faza 1 2020
Faza 2 2020
1.
Sistemi i eksportuesit të regjistruar (REX) i Kodit Doganor të BE-së (UCC)
1.1.2017
2.
Sistemi i informacionit tarifor të detyrueshëm (ITD) të UCC
1.3.2017 (faza 1 — hapi 1)
1.10.2017 (faza 1 — hapi 2)
1.10.2018 (faza 2)
Faza 1 (hapi 1)
Faza 1 (hapi 2)
Faza 2
3.
Vendimi Doganor i UCC
2.10.2017
4.
Akses i drejtpërdrejtë e tregtarit në sistemet evropiane të informacionit (menaxhim i njëtrajtshëm i përdoruesve dhe nënshkrimi digjital)
2.10.2017
5.
Përmirësimi i sistemit të operatorëve ekonomikë të autorizuar (AEO) të UCC
1.3.2018 (faza 1)
1.10.2019 (faza 2)
Faza 1
Faza 2
6.
Përmirësimi i sistemit të UCC-së për regjistrimin dhe identifikimin e operatorit ekonomik (EORI 2)
1.3.2018
7.
UCC Mbikëqyrja 3
1.10.2018
8.
Prova UCC e Statusit të BE-së (PoUS)
1.3.2019-1.10.2019
9.
Përmirësim i sistemit të ri të kompjuterizuar transit (NCTS) të UCC
1.10.2019 - 2.3.2020
10.
Sistemi i automatizuar i eksportit (AES) i UCC
Komponenti 1: AES mbarë evropian
1.10.2019 - 2.3.2020
10.
Sistemi i automatizuar i eksportit (AES) i UCC
Komponenti 2: Përmirësimi i sistemeve kombëtare të eksportit
1.3.2017 - 2.3.2020
11.
Fletët e Informacionit UCC (INF) për Procedurat e Veçanta
2.3.2020
12.
Procedurat e veçanta të UCC —
Komponenti 1: SP EXP kombëtare
plani kombëtar
1.3.2017 - 2.3.2020 — shih edhe projektin 10
SP EXP
SP EXP
SP EXP
SP EXP
SP EXP
SP EXP
SP EXP
12.
Procedurat e veçanta të UCC —
Komponenti 2: SP IMP kombëtare
plani kombëtar për SP IMP - shih edhe projektin 14
SP IMP
SP IMP
SP IMP
SP IMP
SP IMP
SP IMP
SP IMP
SP IMP
SP IMP
SP IMP
13.
Njoftimi i mbërritjes, njoftimi i prezantimit dhe ruajtja e përkohshme sipas UCC
plani kombëtar
14.
Përmirësimi i sistemeve kombëtare të importit UCC
plani kombëtar
15.
Zhdoganimi i Centralizuar UCC për Importin (CCI)
1.10.2020 — plani i paraqitjes
16.
Menaxhimi i garancisë sipas UCC (GUM) —
Komponenti 1: GUM mbarë evropian
1.10.2020 — 1.10.2020
16.
Sistemi i menaxhimit të garancisë sipas UCC (GUM) —
Komponenti 2: Menaxhimi kombëtar i garancisë
plani kombëtar
17.
Përmirësimi i sistemit të kontrollit të importit (ICS 2) të UCC
1.10.2020 — plani i paraqitjes
- 1. Gazeta Zyrtare L 269, 10.10.2013, f. 1.
- 2. Vendimi Zbatues i Komisionit 2014/255/BE, datë 29 prill 2014, "Për krijimin e programit të punës për Kodin Doganor të BE-së" (Gazeta Zyrtare L 134, 7.5.2014, f. 46).
- 3. Rregullorja e Deleguar e Komisionit (BE) 2015/2446, datë 28 korrik 2015, "Për plotësimin e Rregullores (BE) nr. 952/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, në lidhje me rregullat e detajuara për disa dispozita të Kodit Doganor të BE-së" (Gazeta Zyrtare L 343, 29.12.2015, f. 1).
- 4. Rregullorja e Deleguar e Komisionit (BE) 2016/341, datë 17 dhjetor 2015, "Për plotësimin e Rregullores (BE) nr. 952/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, në lidhje me rregullat kalimtare për disa dispozita të Kodit Doganor të BE-së, në rastet kur sistemet elektronike përkatëse nuk janë ende funksionale dhe që ndryshon Rregulloren e Deleguar (BE) 2015/2446" (Gazeta Zyrtare L 69, 15.3.2016, f. 1).
- 5. Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 2015/2447, datë 24 nëntor 2015, "Për përcaktimin e rregullave të detajuara për zbatimin e disa dispozitave të Rregullores (BE) nr. 952/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit që përcakton Kodin Doganor të BE-së" (Gazeta Zyrtare L 343, 29.12.2015, f. 558).
- 6. Vendimi nr. 70/2008/KE i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit, datë 15 janar 2008, "Për një mjedis pa procedura shkresore për doganat dhe tregtinë" (Gazeta Zyrtare L 23, 26.1.2008, f. 21).
- 7. Data për fillimin e hapësirës kohore për vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike përkon me datën më të hershme kur shtetet anëtare duhet të nisin operacionet.
- 8. Data e përfundimit të hapësirës kohore për vendosjen në përdorim të sistemeve elektronike përkon me datën përpara së cilës sistemi duhet të jetë vendosur plotësisht në përdorim dhe datën përpara së cilës duhet të migrohen të gjithë operatorët ekonomikë. Data përcaktohet nga shtetet anëtare dhe përkon me datën e përfundimit të vlefshmërisë së periudhës kalimtare. Kjo datë nuk duhet të jetë më vonë se data 31 dhjetor 2020.
DIREKTIVË E KËSHILLIT 2011/96/BE, DATA 30 NËNTOR 2011, "PËR SISTEMIN E PËRBASHKËT TATIMOR TË ZBATUESHËM NË RASTIN E SHOQËRIVE MËMË DHE DEGËVE NË SHTETE TË NDRYSHME ANËTARE"
-
Lexo Dokumentin
29.12.2011
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 345/8
DIREKTIVË E KËSHILLIT 2011/96/BE, DATA 30 NËNTOR 2011, "PËR SISTEMIN E PËRBASHKËT TATIMOR TË ZBATUESHËM NË RASTIN E SHOQËRIVE MËMË DHE DEGËVE NË SHTETE TË NDRYSHME ANËTARE"
(riformulim)
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 115 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projekt aktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social2,
Duke vepruar në përputhje me një procedurë të veçantë legjislative,
Meqë:
- Direktiva e Këshillit 90/435/KEE, datë 23 korrik 1990, "Për sistemin e përbashkët tatimor të zbatueshëm në rastin e shoqërive mëmë dhe degëve në shtete të ndryshme anëtare"3 është ndryshuar disa herë në mënyrë thelbësore4. Meqë do të bëhen ndryshime të mëtejshme, kjo direktivë duhet të riformulohet për të qenë më e qartë.
- Nisur nga vendimi i Gjykatës së Drejtësisë, datë 6 maj 2008, për çështjen C-133/065, gjykohet i nevojshëm riformulimi i nënparagrafit të dytë të nenit 4, paragrafi 3, të Direktivës 90/435/KEE, me qëllim që të sqarohet se rregullat e përmendura në të janë miratuar nga Këshilli në përputhje me procedurën e parashikuar në Traktat. Veç kësaj është me vend që të përditësohen shtojcat e asaj direktive.
- Objektivi i kësaj direktive është që dividendët dhe shpërndarjet e tjera të fitimit nga degët te shoqëritë e tyre mëmë, të përjashtohen nga tatimi në burim dhe të eliminohet tatimin e dyfishtë i këtyre të ardhurave në nivelin e shoqërisë mëmë.
- Grupimi i shoqërive të shteteve të ndryshme anëtare, mund të jetë i nevojshëm për të krijuar brenda Bashkimit Evropian, kushte të ngjashme me ato të tregut të brendshëm dhe për të garantuar funksionimin efikas të këtij tregu të brendshëm. Këto operacione nuk duhen penguar nga kufizime, disavantazhe ose shtrembërime që lindin veçanërisht nga dispozitat tatimore të shteteve anëtare. Për rrjedhojë është e nevojshme që për këto grupime shoqërish të shteteve të ndryshme anëtare të parashikohen rregulla tatimore që janë asnjanëse nga pikëpamja e konkurrencës, në mënyrë që të lejohen sipërmarrjet të përshtatin kërkesat e tregut të brendshëm për të rritur produktivitetin e tyre dhe për të përmirësuar fuqinë konkurruese në nivel ndërkombëtar.
- Ky grupim mund të sjellë formimin e grupeve të shoqërive mëmë dhe degëve.
- Përpara hyrjes në fuqi të Direktivës 90/435/KEE, dispozitat tatimore që rregullojnë marrëdhënien midis shoqërive mëmë dhe degëve të shteteve të ndryshme anëtare varionin ndjeshëm nga njëri shtet anëtar në tjetrin dhe përgjithësisht kanë qenë më pak avantazhuese se ato të zbatuara për shoqëritë mëmë dhe degët në të njëjtin shtet anëtar. Në këtë mënyrë bashkëpunimi midis shoqërive të shteteve të ndryshme anëtare ka qenë i disavantazhuar krahasuar me bashkëpunimin midis shoqërive të të njëjtit shtet anëtar. Eliminimi i këtij disavantazhi duke futur një sistem të përbashkët u bë i nevojshëm në mënyrë që të lehtësohej grupimi i shoqërive në nivel Bashkimi Evropian.
- Kur shoqëria mëmë me anë të lidhjes me degën e saj merr fitimet e shpërndara, shteti anëtar i shoqërisë mëmë ose duhet t'i shmanget tatimit të këtyre fitimeve ose duhet t'i tatojë këto fitime duke autorizuar shoqërinë mëmë që të zbresë nga shuma e tatimit atë pjesë të tatimit të shoqërisë që është paguar nga dega e që lidhet me ato fitime.
- Gjithashtu, për të garantuar paanësinë fiskale, është e nevojshme që fitimet që një degë shpërndan për shoqërinë e saj mëmë, të përjashtohen nga tatimi në burim.
- Pagesa e shpërndarjeve të fitimit te selia e përhershme e një shoqërie mëmë dhe arkëtimi i kësaj pagese prej saj, duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë siç trajtohet po e njëjta pagesë mes degës dhe mëmës së saj. Këtu duhet të përfshihet situata ku një shoqëri mëmë dhe dega e saj janë në të njëjtin shtet anëtar dhe selia e përhershme është e vendosur në një shtet tjetër anëtar. Nga ana tjetër, rezulton që shtetet anëtare mund t'i trajtojnë në bazë të legjislacionit të tyre të brendshëm, por pa cenuar zbatimin e parimeve të traktatit, ato situata ku selia e përhershme dhe dega ndodhen në të njëjtin shtet anëtar.
- Për trajtimin e selive të përhershme, mund të nevojitet që shtetet anëtare të vendosin kushtet dhe instrumentet ligjore për të mbrojtur të ardhurat tatimore kombëtare dhe për të shmangur anashkalimin e ligjeve kombëtare, në përputhje me parimet e traktatit dhe duke marrë parasysh rregullat tatimore të njohura ndërkombëtarisht.
- Kur grupet e shoqërive janë të organizuara përmes zinxhirit të shoqërive dhe fitimet shpërndahen përmes zinxhirit të degëve te shoqëria mëmë, tatimi i dyfishtë duhet eliminuar përmes përjashtimit tatimor ose kreditimit të tatimit. Në rastin e kreditimit të tatimit, shoqëria mëmë duhet jetë në gjendje të zbresë çdo tatim të paguar nga çdo degë e saj në zinxhir, me kusht që të plotësohen kërkesat e përcaktuara në këtë direktivë.
- Kjo direktivë nuk duhet të cenojë detyrimin e shteteve anëtare për afatin kohor për transpozim në legjislacionin e brendshëm të direktivës së përcaktuar në pjesën B të shtojcës II,
MIRATON KËTË DIREKTIVË:
Neni 1
- Çdo shtet anëtar e zbaton këtë direktivë:
- a) për shpërndarjet e fitimeve te shoqëritë e atij shteti anëtar, nga degë të tyre në shtete të tjera anëtare;
- b) për shpërndarjet e fitimeve nga shoqëritë e atij shteti anëtar te shoqëritë e shteteve të tjera anëtare ku ato janë degë;
- c) për shpërndarjet e fitimeve të marra nga selitë e përhershme, që ndodhen në atë shtet anëtar, të shoqërive të shteteve të tjera anëtare, që vijnë nga degët e tyre në një shtet anëtar të ndryshëm nga ai ku ndodhet selia e përhershme;
- d) për shpërndarjet e fitimeve nga shoqëritë e atij shteti anëtar te selitë e përhershme, që ndodhen në një tjetër shtet anëtar, të shoqërive të të njëjtit shteti anëtar te i cili ato janë degë.
- Kjo direktivë nuk parandalon zbatimin e dispozitave vendase ose të atyre të parashikuara në marrëveshje, të cilat nevojiten për parandalimin e mashtrimit ose abuzimit.
Neni 2
Për qëllimet e kësaj direktive përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- a) "shoqëri e një shteti anëtar" është çdo shoqëri që:
- merr njërën nga format e renditura në shtojcën I, pjesa A;
- sipas legjislacionit tatimor të një shteti anëtar, konsiderohet të jetë rezidente në atë shtet anëtar për qëllime tatimore dhe sipas kushteve të marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë të lidhur me një shtet të tretë, nuk konsiderohet se është rezidente për qëllime tatimore jashtë Bashkimit Evropian;
III. gjithashtu, i nënshtrohet njërit prej tatimeve të renditur në shtojcën I, pjesa B, pa mundësinë e të qenit e përjashtuar ose të një opsioni të tillë, ose i nënshtrohet çdo tatimi tjetër që mund të zëvendësohet me secilin nga ato tatime;
- b) "seli e përhershme" është një vend fiks biznesi që ndodhet në një shtet anëtar, përmes të cilit ushtrohet tërësisht ose pjesërisht veprimtaria tregtare e shoqërisë së një tjetër shteti anëtar, për sa kohë që fitimet e atij vendi biznesi janë objekt tatimi në shtetin anëtar në të cilin ai ndodhet, me anë të marrëveshjes tatimore dypalëshe përkatëse, ose në mungesë të një marrëveshjeje të tillë, me anë të legjislacionit kombëtar.
Neni 3
- Për qëllimet e zbatimit të kësaj direktive:
- a) statusi i shoqërisë mëmë i atribuohet:
- të paktën një shoqërie të shtetit anëtar që përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 2 dhe që zotëron të paktën 10 % të kapitalit të një shoqërie të një tjetër shteti anëtar që përmbush të njëjtat kushte;
- një shoqërie të një shteti anëtar, sipas po të njëjtave kushte, që zotëron të paktën 10 % të kapitalit të një shoqërie të të njëjtit shtet anëtar, të zotëruar tërësisht ose pjesërisht nga një seli e përhershme e shoqërisë së mëparshme që ndodhet në një tjetër shtet anëtar;
- b) "degë" është ajo shoqëri, kapitali i të cilës përfshin pjesën e zotëruar të përmendur në pikën "a".
- Duke bërë përjashtim nga paragrafi 1, shtetet anëtare kanë mundësinë:
- a) të zëvendësojnë, me anë të një marrëveshjeje dypalëshe, kriterin për zotërimin e kapitalit me atë për zotërimin e të drejtave të votës;
- b) të mos e zbatojnë këtë direktivë për shoqëritë e atij shteti anëtar, që për një periudhë të pandërprerë prej të paktën 2 vjetësh nuk mbajnë në zotërim atë pjesë që i kualifikon ato si shoqëri mëmë, ose për ato të shoqërive të tyre në të cilat një shoqëri e një tjetër shteti anëtar nuk e zotëron këtë pjesë për një periudhë të pandërprerë prej të paktën 2 vjetësh.
Neni 4
- Kur një shoqëri mëmë ose selia e saj e përhershme, me anë të lidhjes së shoqërisë mëmë me degën e saj, merr fitime të shpërndara, shteti anëtar i shoqërisë mëmë dhe shteti anëtar i selisë së saj të përhershme, me përjashtim të rasteve kur dega likuidohet, duhet ose:
- a) të përjashtohet nga tatimi i këtyre fitimeve; ose
- b) të tatojë këto fitime duke autorizuar shoqërinë mëmë dhe selinë e përhershme të zbresin nga vlera e tatimit atë pjesë të tatimit të shoqërisë që lidhet me ato fitime dhe që është paguar nga dega e saj dhe nga çdo degë në nivel më të ulët, me kusht që çdo nivel i shoqërisë dhe degët e saj në nivel më të ulët të jenë brenda përkufizimeve të parashikuara në nenin 2 dhe të plotësojnë kërkesat e parashikuara në nenin 3, deri në kufirin e shumës që i korrespondon tatimit që duhet paguar.
- Asgjë në këtë direktivë nuk e pengon shtetin anëtar të shoqërisë mëmë që ta konsiderojë degën si transparente për qëllime tatimore në bazë të vlerësimit nga ky shtet anëtar të karakteristikave ligjore të asaj dege, që rrjedhin nga ligji sipas të cilit ajo është themeluar, dhe për rrjedhojë të tatojë shoqërinë mëmë për pjesën e fitimeve të saj në degë, në momentin kur lindin këto fitime. Në këtë rast shteti anëtar i shoqërisë mëmë shmang tatimin e fitimeve të shpërndara të degës.
Shteti anëtar i shoqërisë mëmë kur vlerëson pjesën e fitimit të shoqërisë mëmë në degën e saj, në momentin që ky fitim lind, duhet ose t'i përjashtojë këto fitime ose të autorizojë shoqërinë mëmë të zbresë nga vlera e tatimit atë pjesë të tatimit të shoqërisë që lidhet me pjesën e fitimit të shoqërisë mëmë dhe që është paguar nga dega e saj dhe nga çdo degë në nivel më të ulët, me kusht që çdo nivel i shoqërisë dhe degët e saj në nivel më të ulët të jenë brenda përkufizimeve të parashikuara në nenin 2 dhe të plotësojnë kërkesat e parashikuara në nenin 3, deri në kufirin e shumës që i korrespondon tatimit që duhet paguar.
- Çdo shtet anëtar ka mundësinë të parashikojë që ndryshimet lidhur me pjesën e zotëruar dhe çdo humbje që rezulton nga shpërndarja e fitimeve të degës, të mos zbritet nga fitimet e tatueshme të shoqërisë mëmë.
Kur kostot e menaxhimit lidhur me pjesën e zotëruar në këtë rast janë në shkallë fikse, vlera fikse nuk duhet të jetë më e madhe se 5% e fitimeve të shpërndara nga dega.
- Paragrafët 1 dhe 2 zbatohen deri në datën e hyrjes në fuqi të sistemit të përbashkët të tatimit të shoqërisë.
- Këshilli duke vepruar unanimisht në përputhje me procedurën e veçantë legjislative dhe pasi të konsultohet me Parlamentin Evropian dhe Komitetin Ekonomik dhe Social duhet të miratojë, në një moment të përshtatshëm, rregullat që duhet të zbatohen duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të sistemit të përbashkët të tatimit të shoqërisë.
Neni 5
Fitimet që një degë i shpërndan shoqërisë së saj mëmë përjashtohen nga tatimi në burim.
Neni 6
Shteti anëtar i një shoqërie mëmë nuk mund të vendosë tatim në burim për fitimet që kjo shoqëri arkëton nga dega.
Neni 7
- Termi "tatim në burim" i përdorur në këtë direktivë nuk mbulon pagesën paraprake ose parapagimin (précompte) e tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë te shteti anëtar i degës, që është bërë në lidhje me shpërndarjen e fitimeve te shoqëria e saj mëmë.
- Kjo direktivë nuk cenon zbatimin e dispozitave vendase ose atyre të parashikuara në marrëveshje që synojnë eliminimin ose uljen e tatimit të dyfishtë të dividendëve, sidomos dispozitat që kanë të bëjnë me pagesën e kreditimeve të tatimit te përfituesit e dividendëve.
Neni 8
- Shtetet anëtare duhet të miratojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë deri më 18 janar 2012. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë së bashku me tabelën e përputhshmërisë midis tyre dhe kësaj direktive.
Neni 9
Direktiva 90/435/KEE e ndryshuar nga aktet e renditura në shtojcën II, pjesa A, shfuqizohet pa cenuar detyrimet e shteteve anëtare në lidhje me afatet kohore për transpozimin në legjislacionin e brendshëm të direktivave të përcaktuara në shtojcën II, pjesa B.
Referimet ndaj direktivës së shfuqizuar interpretohen si referime ndaj kësaj direktive dhe shpjegohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën III.
Neni 10
Kjo direktivë hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 11
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 30 nëntor 2011.
Për Këshillin
Presidenti
- VINCENT-ROSTOWSKI
SHTOJCA I
PJESA A
Lista e shoqërive të përmendura në nenin 2, germa "a", pika I
- a) shoqëritë e themeluara në bazë të Rregullores së Këshillit (KE) Nr. 2157/2001, datë 8 tetor 2001, "Për statutin e një shoqërie evropiane (SE)"6 dhe Direktivës së Këshillit 2001/86/KE, datë 8 tetor 2001, që shton edhe përfshirjen e punëmarrësve statutin e shoqërive evropiane7 dhe shoqëritë kooperative të themeluara sipas Rregullores së Këshillit (KE) Nr. 1435/2003, datë 22 korrik 2003, "Për statutin e shoqërive kooperative evropiane (SKE)8 dhe Direktivës së Këshillit 2003/72/KE, datë 22 korrik 2003, që shton edhe përfshirjen e punëmarrësve në statutin e shoqërive kooperative evropiane4;
- b) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit belg, të njohura si "société anonyme"/"naamloze vennootschap","société en commandite par actions"/"commanditaire vennootschap op aandelen", "société privée à responsabilité limitée"/"besloten vennootschap met beperkte aansprakelijkheid", "société coopérative à responsabilité limitée"/"coöperatieve vennootschap met beperkte aansprakelijkheid", "société coopérative à responsabilité illimitée"/"coöperatieve vennootschap met onbeperkte aansprakelijkheid", "société en nom collectif"/"vennootschap onder firma", "société en commandite simple"/"gewone commanditaire vennootschap", sipërmarrjet publike që janë përshtatur sipas njërës nga format ligjore të mësipërme, dhe shoqëritë e tjera të themeluara sipas legjislacionit belg e që i nënshtrohen tatimit mbi shoqërinë në Belgjikë;
- c) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit bullgar, të njohura si: "събирателно дружество", "командитно дружество", "дружество с ограничена отговорност", "акционерно дружество", "командитно дружество с акции", "неперсонифицирано дружество", "кооперации", "кооперативни съюзи", "държавни предприятия", të themeluara sipas legjislacionit bullgar dhe që kryejnë veprimtari tregtare;
- d) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit çek, të njohura si: "akciová společnost", "společnost s ručením omezeným";
- e) shoqëritë e themeluara sipas ligjit danez, të njohura si "aktieselskab" dhe "anpartsselskab". Shoqëri të tjera që i nënshtrohen tatimit, sipas Ligjit për tatimin mbi shoqërinë, për sa kohë që tatimi mbi të ardhurat e tyre llogaritet dhe tatohet në përputhje me legjislacionin e përgjithshëm tatimor, të zbatueshëm për "aktieselskaber";
- f) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit gjerman, të njohura si "Aktiengesellschaft", "Kommanditgesellschaft auf Aktien", "Gesellschaft mit beschränkter Haftung", "Versicherungsverein auf Gegenseitigkeit", "Erwerbs- und Wirtschaftsgenossenschaft", "Betriebe gewerblicher Art von juristischen Personen des öffentlichen Rechts", dhe shoqëri të tjera, të themeluara sipas legjislacionit gjerman e që i nënshtrohen tatimit mbi shoqërinë në Gjermani;
- g) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit estonez, të njohura si: "täisühing", "usaldusühing", "osaühing", "aktsiaselts", "tulundusühistu";
- h) shoqëritë e themeluara ose që ekzistojnë sipas legjislacionit irlandez, organet e regjistruara sipas Ligjit për shoqëritë industriale dhe shoqëritë e kursimit, shoqëritë e ndërtimit të themeluara sipas ligjeve për shoqëritë e ndërtimit dhe bankat e kursimit me kujdestari, në kuptim të ligjit për bankat e kursimit me kujdestari, të vitit 1989;
- i) shoqëritë sipas legjislacionit grek që njihen si ‘ανώνυμη εταιρεία’,·‘εταιρεία περιορισμένης ευθύνης (Ε.Π.Ε.)’·dhe shoqëri të tjera të themeluara sipas ligjit grek e që i nënshtrohen tatimit mbi shoqërinë në Greqi;
- j) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit spanjoll, të njohura si: "sociedad anónima", "sociedad comanditaria por acciones", "sociedad de responsabilidad limitada", organet sipas të drejtës publike që operojnë sipas së drejtës private. Subjekte të tjera të themeluara sipas legjislacionit spanjoll e që i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë në Spanjë ("Impuesto sobre Sociedades");
- k) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit francez, të njohura si "société anonyme", "société en commandite par actions", "société à responsabilité limitée", "sociétés par actions simplifiées", "sociétés d'assurances mutuelles", "caisses d'épargne et de prévoyance", "sociétés civiles", të cilat i nënshtrohen automatikisht tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë, "coopératives", "unions de coopératives", sipërmarrjet dhe subjektet publike tregtare dhe industriale, si dhe shoqëri të tjera të themeluara sipas legjislacionit francez e që i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë në Francë;
- l) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit italian, të njohura si "società per azioni", "società in accomandita per azioni", "società a responsabilità limitata", "società cooperative", "società di mutua assicurazione", dhe subjektet private dhe publike me veprimtari kryesisht ose tërësisht tregtare;
- m) sipas legjislacionit qipriot: "εταιρείες" sipas përkufizimit në ligjet për tatimin mbi të ardhurat;
- n) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit letonez, të njohura si: "akciju sabiedrība", "sabiedrība ar ierobežotu atbildību";
- o) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit lituanez;
- p) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit të Luksemburgut, të njohura si "société anonyme", "société en commandite par actions", "société à responsabilité limitée", "société coopérative", "société coopérative organisée comme une société anonyme", "association d'assurances mutuelles", "association d'épargne-pension", "entreprise de nature commerciale, industrielle ou minière de l'État, des communes, des syndicats de communes, des établissements publics et des autres personnes morales de droit public", si dhe shoqëri të tjera të themeluara sipas legjislacionit të Luksemburgut dhe që i nënshtrohen tatimit mbi shoqërinë në Luksemburg;
- q) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit hungarez, të njohura si: "közkereseti társaság", "betéti társaság", "közös vállalat", "korlátolt felelősségű társaság", "részvénytársaság", "egyesülés", "szövetkezet";
- r) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit maltez, të njohura si: "Kumpaniji ta’ Responsabilita’ Limitata", "Soċjetajiet en commandite li l-kapital tagħhom maqsum f’azzjonijiet";
- s) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit holandez, të njohura si "naamloze vennootschap", "besloten vennootschap met beperkte aansprakelijkheid", "pen commanditaire vennootschap", "coöperatie", "onderlinge waarborgmaatschappij", "fonds voor gemene rekening", "vereniging op coöperatieve grondslag", "vereniging welke op onderlinge grondslag als verzekeraar of kredietinstelling optreedt", si dhe shoqëri të tjera të themeluara sipas legjislacionit holandez e që i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë në Holandë;
- t) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit austriak, të njohura si "Aktiengesellschaft", "Gesellschaft mit beschränkter Haftung", "Versicherungsvereine auf Gegenseitigkeit", "Erwerbs- und Wirtschaftsgenossenschaften", "Betriebe gewerblicher Art von Körperschaften des öffentlichen Rechts", "Sparkassen", dhe shoqëri të tjera të themeluara sipas legjislacionit austriak e që i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë në Austri;
- u) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit polak, të njohura si: "spółka akcyjna", "spółka z ograniczoną odpowiedzialnością";
- v) shoqëritë tregtare ose shoqëritë e të drejtës civile që kanë formë tregtare si dhe kooperativat dhe sipërmarrjet publike të themeluara në përputhje me legjislacionin portugez;
- w) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit rumun, të njohura si: "societăți pe acțiuni", "societăți în comandită pe acțiuni", "societăți cu răspundere limitată";
- x) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit slloven, të njohura si: "delniška družba", "komanditna družba", "družba z omejeno odgovornostjo";
- y) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit sllovak, të njohura si: "akciová spoločnosť’, "spoločnosť s ručením obmedzeným", "komanditná spoločnosť’;
- z) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit finlandez, të njohura si "osakeyhtiö"/"aktiebolag", "osuuskunta"/"andelslag","säästöpankki"/"sparbank" dhe "vakuutusyhtiö"/"försäkringsbolag";
(aa) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit suedez, të njohura si "aktiebolag", "försäkringsaktiebolag", "ekonomiska föreningar", "sparbanker", "ömsesidiga försäkringsbolag", "försäkringsföreningar";
(ab) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar.
PJESA B
Lista e taksave të përmendura në nenin 2, germa "a", pika III
— impôt des sociétés/vennootschapsbelasting në Belgjikë,
— корпоративен данък në Bullgari,
— daň z příjmů právnických osob në Republikën Çeke,
— selskabsskat në Danimarkë,
— Körperschaftssteuer në Gjermani,
— tulumaks në Estoni,
— tatim shoqërie në Irlandë,
— φόρος εισοδήματος νομικών προσώπων κερδοσκοπικού χαρακτήρα në Greqi,
— impuesto sobre sociedades në Spanjë,
— impôt sur les sociétés në Francë,
— imposta sul reddito delle società në Itali,
— φόρος εισοδήματος në Qipro,
— uzņēmumu ienākuma nodoklis në Letoni,
— pelno mokestis në Lituani,
— impôt sur le revenu des collectivités në Luksemburg,
— társasági adó, osztalékadó në Hungari,
— taxxa fuq l-income në Maltë,
— vennootschapsbelasting në Holandë,
— Körperschaftssteuer në Austri,
— podatek dochodowy od osób prawnych në Poloni,
— imposto sobre o rendimento das pessoas colectivas në Portugali,
— impozit pe profit në Rumani,
— davek od dobička pravnih oseb në Slloveni,
— daň z príjmov právnických osôb në Sllovaki,
— yhteisöjen tulovero/inkomstskatten för samfund në Finlandë,
— statlig inkomstskatt në Suedi,
— tatim shoqërie në Mbretërinë e Bashkuar.
SHTOJCA II
PJESA A
Direktiva e shfuqizuar me listën e ndryshimeve vijuese
(përmendur në nenin 9)
Direktiva e Këshillit 90/435/KEE
Pika XI.B.I.3 e shtojcës I në Aktin e Aderimit, 1994
Direktiva e Këshillit 2003/123/KE
Pika 9.8.A e shtojcës II në Aktin e Aderimit, 2003
Direktiva e Këshillit 2006/98/KE
Shtojca, vetëm pika 7
PJESA B
Lista e afateve kohore për transpozim në legjislacionin e brendshëm
(përmendur në nenin 9)
Direktiva
Afati për transpozim
90/435/KEE
31 dhjetor 1991
2003/123/KE
1 janar 2005
2006/98/KE
1 janar 2007
SHTOJCA III
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Direktiva 90/435/KEE
Kjo direktivë
Neni 1, paragrafi 1, ndarja e parë deri në ndarjen e katërt
Neni 1, paragrafi 1, germat "a" deri në "d"
Neni 1, paragrafi 2
Neni 1, paragrafi 2
Neni 2, paragrafi 1, pjesa e parë e fjalisë hyrëse
Neni 2, fjalia hyrëse
Neni 2, paragrafi 1, pjesa e dytë e fjalisë hyrëse
Neni 2, germa "a", fjalia hyrëse
Neni 2, paragrafi 1, germa "a"
Neni 2, germa "a", pika I
Neni 2, paragrafi 1, germa "b"
Neni 2, germa "a", pika II
Neni 2, paragrafi 1, germa "c", fjalia hyrëse e nënparagrafit të parë dhe nënparagrafit të dytë
Neni 2, germa "a", pika III
Neni 2, paragrafi 1, germa "c", nënparagrafi i parë, ndarja e parë deri në ndarjen e njëzet e shtatë
Shtojca I, Pjesa B, ndarja e parë deri në ndarjen e njëzet e shtatë
Neni 2, paragrafi 2
Neni 2, germa "b"
Neni 3, paragrafi 1, fjalia hyrëse
Neni 3 paragrafi 1, fjalia hyrëse
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", nënparagrafi i parë, fjalët e para
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", fjalia hyrëse
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", nënparagrafi i parë, fjalët e fundit
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", pika I
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", nënparagrafi i dytë
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", pika II
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", nënparagrafi i tretë
—
Neni 3, paragrafi 1, germa "a", nënparagrafi i katërt
—
Neni 3, paragrafi 1, germa "b"
Neni 3, paragrafi 1, germa "b"
Neni 3, paragrafi 2, ndarja e parë dhe e dytë
Neni 3, paragrafi 2, germat "a" dhe "b"
Neni 4, paragrafi 1, ndarja e parë dhe e dytë
Neni 4, paragrafi 1, germat "a" dhe "b"
Neni 4, paragrafi 1a
Neni 4, paragrafi 2
Neni 4, paragrafi 2, fjalia e parë
Neni 4, paragrafi 3, nënparagrafi i parë
Neni 4, paragrafi 2, fjalia e dytë
Neni 4, paragrafi 3, nënparagrafi i dytë
Neni 4, paragrafi 3, nënparagrafi i parë
Neni 4, paragrafi 4
Neni 4, paragrafi 3, nënparagrafi i dytë
Neni 4, paragrafi 5
Nenet 5, 6 dhe 7
Nenet 5, 6 dhe 7
Neni 8, paragrafi 1
—
Neni 8, paragrafi 2
Neni 8
—
Neni 9
—
Neni 10
Neni 9
Neni 11
Shtojca
Shtojca I, Pjesa A:
—
Shtojca II
—
Shtojca III
- 1. Opinioni i dërguar më 4 maj 2011 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare).
- 2. Gazeta Zyrtare C 107, 6.4.2011, f. 73.
- 3. Gazeta Zyrtare L 225, 20.8.1990, f. 6.
- 4. Shih shtojcën II, pjesa A.
- 5. [2008] ECR I-03189.
- 6. Gazeta Zyrtare L 294, 10.11.2001, f. 1.
- 7. Gazeta Zyrtare L 294, 10.11.2001, f. 22.
- 8. Gazeta Zyrtare L 207, 18.8.2003, f. 1.
- 9. Gazeta Zyrtare L 207, 18.8.2003, f. 25.
DIREKTIVA E KËSHILLIT 2003/96/KE, DATA 27 TETOR 2003, "PËR RISTRUKTURIMIN E KUADRIT TË KOMUNITETIT PËR TATIMIN E PRODUKTEVE ENERGJETIKE DHE TË ENERGJISË ELEKTRIKE (TEKST KUPTIMI I TË CILIT LIDHET ME ZEE-NË)
-
Lexo Dokumentin
Njoftim i rëndësishëm ligjor
32003L0096
DIREKTIVA E KËSHILLIT 2003/96/KE, DATA 27 TETOR 2003, "PËR RISTRUKTURIMIN E KUADRIT TË KOMUNITETIT PËR TATIMIN E PRODUKTEVE ENERGJETIKE DHE TË ENERGJISË ELEKTRIKE (TEKST KUPTIMI I TË CILIT LIDHET ME ZEE-NË)
Gazeta Zyrtare L 283, 31/10/2003 f. 0051 - 0070
Direktiva e Këshillit 2003/96/KE
datë 27 tetor 2003
"Për ristrukturimin e kuadrit të Komunitetit për tatimin e produkteve energjetike dhe të energjisë elektrike"
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 93 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social,
Meqë:
- Qëllimi i Direktivës së Këshillit 92/81/KEE, datë 19 tetor 1992, "Për harmonizimin e strukturave të detyrimeve të akcizës për vajrat minerale"1 dhe i Direktivës së Këshillit 92/82/KEE, datë 19 tetor 1992, "Për përafrimin e normave të detyrimeve të akcizës për vajrat minerale"2 kufizohet vetëm në vajrat minerale.
- Mungesa e dispozitave të Komunitetit që përcaktojnë një normë minimale të tatimit për produktet energjetike dhe energjinë elektrike, të ndryshme nga vajrat minerale mund të ketë ndikim negativ në mbarëvajtjen e tregut të brendshëm.
- Mbarëvajtja e tregut të brendshëm dhe arritja e objektivave të politikave të tjera të Komunitetit kërkojnë që të vendosen nivele minimale tatimi në nivel Komuniteti për shumicën e produkteve energjetike, duke përfshirë energjinë elektrike, gazin natyror dhe qymyrin.
- Ndryshimet e konsiderueshme në nivelet kombëtare të tatimit të energjisë që zbatohet nga shtetet anëtare mund të kenë pasoja negative në mbarëvajtjen e tregut të brendshëm.
- Përcaktimi i niveleve tatimore minimale të përshtatshme në Komunitet mund të çojë në reduktimin e diferencave ekzistuese mes shkallëve tatimore kombëtare.
- Në përputhje me nenin 6 të Traktatit, kërkesat për mbrojtjen e mjedisit duhet të integrohen në përkufizimin dhe zbatimin e politikave të tjera të Komunitetit.
- Si palë e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Komuniteti ka ratifikuar Protokollin e Kiotos. Tatimi i produkteve të energjetike dhe, sipas rastit, i energjisë elektrike është një nga instrumentet e disponueshme për arritjen e objektivave të Protokollit të Kiotos.
- Komuniteti duhet të shqyrtojë periodikisht përjashtimet, reduktimet dhe nivelet minimale të tatimit, duke marrë në konsideratë mbarëvajtjen e tregut të brendshëm, vlerën reale të niveleve minimale të tatimit, konkurrueshmërinë e bizneseve të Komunitetit në kuadrin ndërkombëtar dhe objektivat më të gjera të traktatit.
- Shteteve anëtare duhet t’u ofrohet hapësira e nevojshme për të përcaktuar dhe zbatuar politika që u përshtaten rrethanave të tyre kombëtare.
- Shtetet anëtare dëshirojnë të futin ose të ruajnë lloje të ndryshme tatimi për produktet energjetike dhe energjinë elektrike. Për këtë qëllim, shtetet anëtare duhet të lejohen që të respektojnë nivelet minimale të tatimit në Komunitet duke marrë në konsideratë detyrimin total të ngarkuar për të gjitha tatimet indirekte, që ata kanë zgjedhur të aplikojnë (duke përjashtuar TVSH-në).
- Marrëveshjet fiskale të bëra në lidhje me zbatimin e këtij kuadri komunitar për tatimin e produkteve energjetike dhe energjisë elektrike janë çështje për të cilat vendimet i merr secili prej shteteve anëtare. Në këtë drejtim, shtetet anëtare mund të vendosin të mos e rrisin barrën tatimore të përgjithshme, nëse ata gjykojnë se zbatimi i parimit të neutralitetit tatimor do të kontribuonte në ristrukturimin dhe modernizimin e sistemeve të tyre tatimore, duke nxitur sjellje që çojnë në një mbrojtje më të madhe të mjedisit dhe në shfrytëzim më të madh të forcës punëtore.
- Çmimet e energjisë janë një element kyç i politikave të Komunitetit për energjinë, transportin dhe mjedisin.
- Çmimi i produkteve energjetike dhe energjisë elektrike diktohet pjesërisht nga tatimet.
- Nivelet minimale të tatimit duhet të pasqyrojnë pozicionin konkurrues të produkteve të ndryshme energjetike dhe të energjisë elektrike. Në këtë drejtim, është e këshillueshme që llogaritja e këtyre niveleve minimale të bazohet sa më shumë që të jetë e mundur në përmbajtjen e energjisë që kanë produktet. Megjithatë, kjo metodë nuk duhet të zbatohet për karburantet motorike.
- Mundësia për të zbatuar norma kombëtare të ndryshme tatimi për të njëjtin produkt duhet të lejohet në rrethana të caktuara ose në kushte të përhershme, me kusht që të respektohen nivelet minimale tatimore komunitare, si dhe rregullat e tregut të brendshëm dhe të konkurrencës.
- Duke qenë se ngrohja i nënshtrohet vetëm tregtisë shumë të kufizuar brenda Komunitetit, tatimi i prodhimit të ngrohjes nuk duhet të përfshihet në fushën e zbatimit të këtij kuadri të Komunitetit.
- Është e nevojshme të përcaktohen nivele minimale të ndryshme tatimi në Komunitet, sipas përdorimit të produkteve energjetike dhe të energjisë elektrike.
- Produktet energjetike që përdoren si karburante motorike për qëllime të caktuara industriale dhe tregtare dhe ato që përdoren si karburante për ngrohje normalisht tatohen në nivele më të ulëta se sa produktet energjetike që përdoren si lëndë shtytëse.
- Tatimi i naftës si karburant motorik që përdoret nga transportuesit, kryesisht ata që angazhohen në veprimtari brenda Komunitetit, duhet të marrë një trajtim specifik, duke përfshirë masat që lejojnë futjen e një sistemi të tarifave për përdoruesin e rrugës, me qëllim që të kufizohet shtrembërimi i konkurrencës me të cilën mund të përballen operatorët.
- Shteteve anëtare mund t’u duhet që të bëjnë dallimin ndërmjet naftës së përdorur për qëllime tregtare dhe jotregtare. Shtetet anëtare mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ngushtuar hendekun ndërmjet tatimit të naftës e gazit për përdorim jotregtar që përdoret si lëndë shtytëse dhe benzinës.
- Përdorimi i produkteve energjetike dhe energjisë elektrike për arsye biznesi dhe jo biznesi, mund të trajtohet ndryshe për qëllime tatimore.
- Produktet energjetike, kur përdoren si lëndë djegëse për ngrohje ose lëndë djegëse motorike, kryesisht duhet t’i nënshtrohen një kuadri të Komunitetit. Në këtë drejtim, është në natyrën dhe logjikën e sistemit tatimor që nga fusha e zbatimit të kuadrit ligjor të përjashtohen përdorimet e dyfishta dhe përdorimet jo si lëndë djegëse të produkteve energjetike si edhe proceset mineralogjike. Energjia elektrike e përdorur në të njëjtat mënyra duhet të trajtohet me të njëjtat kushte.
- Për shkak të detyrimeve ndërkombëtare ekzistuese dhe për të ruajtur pozicionin konkurrues të shoqërive të Komunitetit është e këshillueshme që të vazhdojë përjashtimi nga tatimi i produkteve energjetike që furnizohen për fluturimet në ajër dhe lundrimin në det, përveçse për qëllime private zbavitjeje, ndërkohë që shtetet anëtare duhet të kenë mundësi t’i kufizojnë këto përjashtime.
- Shteteve anëtare duhet t’u lejohet që të zbatojnë përjashtime të tjera të caktuara ose nivele më të ulëta tatimi, kur kjo nuk do të kishte ndikime negative në mbarëvajtjen e tregut të brendshëm dhe nuk do të çonte në shtrembërime të konkurrencës.
- Në veçanti, prodhimi i kombinuar i ngrohjes dhe energjisë, si dhe, me qëllim nxitjen e përdorimit të burimeve alternative të energjisë, format e rinovueshme të energjisë mund të kualifikohen për të përfituar trajtim preferencial.
- Synohet që të krijohet një kuadër komunitar që u lejon shteteve anëtare të bëjnë përjashtime nga ose të ulin detyrimet e akcizës për të nxitur biokarburantet, duke kontribuar kështu në një mbarëvajtje më të mirë të tregut të brendshëm dhe duke u lejuar shteteve anëtare dhe operatorëve ekonomikë një shkallë të mjaftueshme sigurie ligjore. Shtrembërimet e konkurrencës duhet të jenë të kufizuara dhe incentiva për uljen e kostove bazë për prodhuesit dhe shpërndarësit e biokarburanteve duhet të vazhdojë, ndër të tjera, përmes rregullimeve nga shtetet anëtare, ku merren në konsideratë ndryshimet e çmimeve të lëndëve të para.
- Kjo direktivë nuk cenon zbatimin e dispozitave përkatëse të Direktivës së Këshillit 92/12/KEE, datë 25 shkurt 1992, "Për mekanizmat e përgjithshëm për produktet që i nënshtrohen detyrimit të akcizës, si dhe për mbajtjen, lëvizjen dhe monitorimin e këtyre produkteve"3, dhe Direktivës së Këshillit 92/83/KEE, datë 19 tetor 1992, "Për harmonizimin e strukturave të detyrimeve të akcizës për alkoolin dhe pijet alkoolike"4, kur produkti i destinuar për përdorim, për t'u ofruar për shitje ose për t'u përdorur si lëndë djegëse motorike ose aditiv lëndësh djegëse, është alkool etilik, sipas përkufizimit në Direktivën 92/83/KEE.
- Mund të voliten disa përjashtime tatimore ose reduktime të shkallëve tatimore; kryesisht për shkak të mungesës së një harmonizimi më të fortë në nivel Komuniteti, për shkak të rreziqeve të humbjes së konkurrueshmërisë ndërkombëtare ose për shkak të konsiderimeve sociale ose mjedisore.
- Bizneset që lidhin marrëveshje për të rritur në mënyrë të konsiderueshme mbrojtjen e mjedisit dhe efiçencën e energjisë, meritojnë të marrin vëmendje; ndër këto biznese, ata me intensitet të lartë energjie meritojnë një trajtim specifik.
- Mund të nevojiten mekanizma dhe periudha kalimtare që t'u jepet mundësia shteteve anëtare të zbatojnë pa probleme nivelet e reja të tatimit, duke kufizuar kështu efektet anësore negative.
- Duhet që të parashikohet një procedurë që autorizon futjen nga ana e shteteve anëtare, për një periudhë të caktuar, të përjashtimeve të tjera tatimore ose të reduktimeve të niveleve tatimore. Këto përjashtime ose reduktime duhet të rishikohen rregullisht.
- Duhet të parashikohet që shtetet anëtare të njoftojnë Komisionin për masa të caktuara kombëtare. Ky njoftim nuk i çliron shtetet anëtare nga detyrimi i përcaktuar në nenin 88, paragrafi 3 i traktatit, për të njoftuar masa të caktuara kombëtare. Kjo direktivë nuk cenon rezultatin e asnjë procedure të ardhshme të ndihmës shtetërore, që mund të ndërmerret në përputhje me nenet 87 dhe 88 të traktatit.
- Fusha e zbatimit të Direktivës 92/12/KEE duhet të përfshijë, sipas rastit, edhe produktet dhe tatimet indirekte që mbulohen nga kjo direktivë.
- Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj direktive duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i delegohen Komisionit"5,
MIRATON KËTË DIREKTIVË:
Neni 1
Shtetet anëtare vendosin tatimin mbi produktet energjetike dhe energjinë elektrike, në përputhje me këtë direktivë.
Neni 2
- Për qëllime të kësaj direktive, termi "produkte energjetike" përdoret për produktet që:
- a) klasifikohen në kodet NK 1507 deri në 1518, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse për ngrohje ose lëndë djegëse motorike;
- b) klasifikohen në kodet NK 2701, 2702 dhe 2704 deri në 2715;
- c) klasifikohen në kodet NK 2901 dhe 2902;
- d) klasifikohen në kodin NK 2905 11 00, të cilat nuk kanë origjinë sintetike, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse për ngrohje ose lëndë djegëse motorike;
- e) klasifikohen në kodin NK 3403;
- f) klasifikohen në kodin NK 3811;
- g) klasifikohen në kodin NK 3817;
- h) klasifikohen në kodin NK 3824 90 99, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse për ngrohje ose lëndë djegëse motorike;
- Kjo direktivë zbatohet edhe për:
Energjinë elektrike që klasifikohet në kodin NK 2716.
- Kur janë të destinuara të përdoren, të ofrohen për shitje ose të përdoren si lëndë djegëse motorike ose lëndë djegëse për ngrohje, produktet energjetike, përveç atyre për të cilat është specifikuar një nivel tatimi në këtë direktivë, tatohen sipas përdorimit, në të njëjtin nivel tatimor me lëndën djegëse për ngrohje ose lëndën djegëse motorike ekuivalente.
Përveç produkteve të tatueshme të paraqitura në paragrafin 1, çdo produkt i destinuar për përdorim, për t'u ofruar për shitje ose për t'u përdorur si lëndë djegëse motorike ose si aditiv ose shtues në lëndët djegëse motorike, tatohet në të njëjtin nivel me lëndën djegëse motorike ekuivalente.
Përveç produkteve të tatueshme të paraqitura në paragrafin 1, çdo hidrokarbur tjetër, përveç torfës, i cili është i destinuar për përdorim, për t'u ofruar për shitje ose për t'u përdorur për qëllime ngrohjeje, tatohet në të njëjtin nivel me produktet energjetike ekuivalente.
- Kjo direktivë nuk zbatohet për:
- a) tatimin e prodhimit të ngrohjes dhe tatimin e produkteve që klasifikohen në kodet NK 4401 dhe 4402;
- b) përdorimet e mëposhtme të produkteve energjetike dhe të energjisë elektrike:
- produktet energjetike që përdoren për qëllime të tjera, jo si lëndë djegëse motorike ose si lëndë djegëse për ngrohje,
- përdorimin e dyfishtë të produkteve energjetike
Një produkt energjetik ka përdorim të dyfishtë kur ai përdoret edhe si lëndë djegëse për ngrohje edhe për qëllime të ndryshme nga lëndët djegëse motorike dhe lëndë djegëse për ngrohje. Përdorimi i produkteve energjetike për reduktim kimik dhe në procese elektrolitike dhe metalurgjike konsiderohet si përdorim i dyfishtë,
- energjia elektrike që përdoret kryesisht për reduktim kimik dhe në proceset elektrolitike dhe metalurgjike,
- energjia elektrike, kur ajo përfaqëson më tepër se 50% të kostos së një produkti. "Kostoja e një produkti" është shuma e blerjeve totale të mallrave dhe shërbimeve plus kostot e personelit plus konsumi i kapitalit fiks, në nivelin e një biznesi, siç përcaktohet në nenin 11. Kostoja llogaritet si kosto mesatare për njësi. "Kostoja e energjisë elektrike" është vlera reale e blerjes së energjisë elektrike ose kostoja e prodhimit të energjisë elektrike, kur ajo gjenerohet brenda biznesit,
- proceset mineralogjike
"Procese mineralogjike" janë proceset e klasifikuara në nomenklaturën NACE në kodin DI 26 "prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike" në Rregulloren e Këshillit (KEE) nr. 3037/90, datë 9 tetor 1990, "Për klasifikimin statistikor të veprimtarive ekonomike në Komunitetin Evropian"6.
Megjithatë, për këto produkte energjetike zbatohet neni 20.
- Referencat që i bëhen në këtë direktivë kodeve të nomenklaturës së kombinuar janë referencat për kodet e Rregullores së Komisionit (KE) nr. 2031/2001, datë 6 gusht 2001, "Për ndryshimin e shtojcës I të Rregullores së Këshillit (KEE) nr. 2658/87, "Për tarifën dhe nomenklaturën statistikore dhe për tarifat e përbashkëta doganore""7.
Për të përditësuar kodet e nomenklaturës së kombinuar për produktet e përmendura në këtë direktivë merret një vendim një herë në vit, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 27. Vendimi nuk duhet të rezultojë në asnjë ndryshim të shkallëve minimale tatimore, që zbatohen në këtë direktivë, apo në shtimin ose heqjen e ndonjë produkti energjetik ose të energjisë elektrike.
Neni 3
Referencat në Direktivën 92/12/KEE për "vajrat minerale" dhe "detyrimin e akcizës" deri në masën që ajo zbatohet për vajrat minerale, interpretohen se mbulojnë të gjitha produktet energjetike, energjinë elektrike dhe tatimet indirekte kombëtare, që përmenden përkatësisht në nenin 2 dhe në nenin 4, paragrafi 2 të kësaj direktive.
Neni 4
- Nivelet e tatimit që shtetet anëtare duhet të zbatojnë për produktet energjetike dhe për energjinë elektrike, që paraqiten në nenin 2, nuk mund të jenë më të ulëta se nivelet minimale tatimore, që përshkruhen në këtë direktivë.
- Për qëllimet e kësaj direktive "niveli tatimi" është detyrimi total i ngarkuar në lidhje me tatimet indirekte (përveç TVSH-së) të llogaritura direkt ose indirekt mbi sasinë e produkteve energjetike dhe të energjisë elektrike në momentin që hidhen për konsum.
Neni 5
Në rastet e mëposhtme shtetet anëtare mund të aplikojnë shkallë të ndryshme tatimore, nën kontrollin fiskal, me kusht që të respektohen nivelet minimale tatimore të përshkruara në këtë direktivë dhe që të veprohet në pajtim me të drejtën komunitare:
- kur shkallët e ndryshme tatimore lidhen drejtpërsëdrejti me cilësinë e produktit;
- kur shkallët e ndryshme tatimore varen nga nivelet sasiore të konsumit të energjisë elektrike dhe të produkteve energjetike që përdoren për qëllime ngrohjeje;
- për përdorimet e mëposhtme: transporti publik vendas të udhëtarëve (duke përfshirë taksitë), grumbullimin e mbetjeve, forcat e armatosura dhe administratën publike, personat me aftësi të kufizuara, ambulancat;
- ndërmjet përdorimit për arsye biznesi dhe jo biznesi, për produktet energjetike dhe energjinë elektrike, siç përmendet në nenin 9 dhe 10.
Neni 6
Shtetet anëtare janë të lira të miratojnë përjashtime tatimore dhe reduktime të nivelit tatimor të përshkruara në këtë direktivë, qoftë:
- a) në mënyrë të drejtpërdrejtë,
- b) nëpërmjet diferencimit të shkallëve tatimore,
ose
- c) nëpërmjet rimbursimit të të gjithë ose një pjese të shumës së tatimit.
Neni 7
- Duke nisur nga data 1 janar 2004 dhe nga data 1 janar 2010, nivelet minimale tatimore që zbatohen për lëndët djegëse motorike janë fikse, siç përcaktohen në shtojcën I, tabela A.
Përpara datës 1 janar 2012, Këshilli, duke vepruar në mënyrë unanime pas konsultimit me Parlamentin Evropian, merr vendim, mbi bazën e një raporti dhe një propozimi nga Komisioni, për nivelet minimale tatimore që zbatohen për naftën e gazin, për një periudhë të mëtejshme duke nisur nga data 1 janar 2013.
- Shtetet anëtare mund të bëjnë një dallim ndërmjet përdorimit tregtar dhe jotregtar të naftës e gazit që përdoret si lëndë shtytëse, me kusht që të respektohen nivelet minimale të Komunitetit dhe shkalla tatimore për gazoilin që përdoret si lëndë shtytëse të mos bjerë nën nivelin kombëtar të tatimit që është në fuqi më datë 1 janar 2003, pavarësisht ndonjë derogimi për këtë përdorim që përcaktohet në këtë direktivë.
- "Gazoili tregtar i përdorur si lëndë shtytëse" nënkupton gazin e përdorur si lëndë shtytëse për qëllimet e mëposhtme:
- a) transportin e mallrave si pjesë e punës ose në këmbim të shpërblimit, ose për llogari të vet, nëpërmjet automjeteve motorike ose kombinime të automjeteve të artikuluara që synohen ekskluzivisht për transportin e mallrave nëpërmjet rrugës dhe me një peshë maksimale bruto të lejuar prej jo më pak se 7,5 tonësh;
- b) transportin e udhëtarëve, nëpërmjet një shërbimi të përhershëm ose rastësor, nëpërmjet një automjeti motorik të kategorisë M2 ose M3, siç përcaktohet në Direktivën e Këshillit 70/156/KEE, datë 6 shkurt 1970, "Për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare që lidhen me miratimin e llojeve të automjeteve motorike dhe rimorkiove të tyre"8.
- Pavarësisht paragrafit 2, shtetet anëtare që futin një sistem të tarifave për përdoruesit e rrugës për automjetet ose kombinime të mjeteve të artikuluara që synohen ekskluzivisht për transportin e mallrave nëpërmjet rrugës mund të zbatojnë një shkallë tatimore të reduktuar për gazoilin që përdoret nga këto automjete, e cila është më e ulët se shkalla tatimore kombëtare, në fuqi më datë 1 janar 2003, për sa kohë që barra e përgjithshme tatimore mbetet kryesisht ekuivalente, me kusht që nivelet minimale të Komunitetit të respektohen dhe që shkalla tatimore kombëtare që është në fuqi më datë 1 janar 2003 për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse të jetë të paktën dy herë më e lartë sesa niveli minimal tatimor i zbatueshëm më datë 1 janar 2004.
Neni 8
- Duke nisur nga data 1 janar 2004, pavarësisht nenit 7, nivelet minimale tatimore që zbatohen për produktet që përdoren si lëndë djegëse motorike, për qëllimet e përcaktuara në paragrafin 2, duhet të jenë fikse, siç përcaktohen në shtojcën I, tabela B.
- Ky nen zbatohet për qëllimet industriale dhe tregtare të mëposhtme:
- a) punime në bujqësi, hortikulturë ose kulturë peshku dhe në pylltari;
- b) motorët stacionarë;
- c) pajisjet dhe makineritë që përdoren në ndërtime, inxhinieri ndërtimi dhe punë publike;
- d) mjetet motorike të destinuara për t'u përdorur në rrjetin rrugor publik ose që nuk kanë marrë autorizim për t’u përdorur kryesisht në rrjetin rrugor publik.
Neni 9
- Duke nisur nga data 1 janar 2004, nivelet minimale tatimore që zbatohen për lëndët djegëse për ngrohej janë fikse, siç përcaktohet në shtojcën I, tabela C.
- Shtetet anëtare të cilat më 1 janar 2003 janë autorizuar që të zbatojnë tarifën e monitorimit për gazoilin për ngrohje mund të vazhdojnë të zbatojnë një shkallë të reduktuar tatimore prej 10 Euro për 1000 litra për këtë produkt. Ky autorizim mund të shfuqizohet më 1 janar 2007 nëse Këshilli, duke vepruar në mënyrë unanime mbi bazën e një raporti dhe një propozimi nga Komisioni, vendos kështu, pasi është vënë re se niveli i shkallës së reduktuar tatimore është shumë i ulët për të shmangur problemet ose shtrembërimin e tregtisë ndërmjet shteteve anëtare.
Neni 10
- Duke nisur nga data 1 janar 2004, nivelet minimale tatimore që zbatohen për energjinë elektrike janë fikse, siç përcaktohen në shtojcën I, tabela C.
- Mbi nivelin minimal tatimor që përmendet në paragrafin 1, shtetet anëtare kanë mundësinë që të përcaktojnë bazën e tatimit të zbatueshëm, me kusht që ata të respektojnë Direktivën 92/12/KEE.
Neni 11
- Në këtë direktivë "përdorimi për biznes" është përdorimi nga një subjekt biznesi, i identifikuar në përputhje me paragrafin 2, i cili në mënyrë të pavarur kryen, në çdo vend, furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, çfarëdo qoftë qëllimi ose rezultatet e këtyre veprimtarive ekonomike.
Veprimtaritë ekonomike përfshijnë të gjitha veprimtaritë e prodhuesve, tregtarëve dhe personave që furnizojnë shërbime, duke përfshirë veprimtaritë minerare dhe ato bujqësore dhe veprimtaritë e profesioneve.
Shtetet, autoritetet rajonale dhe autoritetet e qeverive vendore dhe organe të tjera që rregullohen nga e drejta publike nuk konsiderohen si subjekte biznesi për sa i përket veprimtarive ose transaksioneve në të cilat ata angazhohen si autoritete publike. Megjithatë, kur ata angazhohen në veprimtari ose transaksione të tilla, ata konsiderohen si një biznes në lidhje me këto veprimtari ose transaksione në rastet kur trajtimi si jo-biznes do të çonte në shtrembërime të konsiderueshme të konkurrencës.
- Në lidhje me këtë direktivë, subjekti i biznesit nuk mund të konsiderohet si më i vogël se një pjesë e një sipërmarrjeje ose e një personi juridik, i cili, për nga pikëpamja organizative, përbën një biznes të pavarur, që do të thotë një subjekt i cili është në gjendje të funksionojë nëpërmjet burimeve të veta.
- Kur ka përdorim të përzier, tatimi zbatohet në proporcion me secilin lloj përdorimi, edhe pse kur përdorimi për biznes ose jo-biznes është i papërfillshëm, ai mund të trajtohet si zero.
- Shtetet anëtare mund të kufizojnë fushën e zbatimit të nivelit të reduktuar të tatimit për përdorim biznesi.
Neni 12
- Shtetet anëtare mund t’i shprehin nivelet kombëtare të tatimit në njësi të ndryshme nga ato që specifikohen në nenet 7 deri në 10, nëse nivelet përkatëse të tatimit, pas konvertimit në këto njësi, nuk janë më të ulëta se nivelet minimale që specifikohen në këtë direktivë.
- Për produktet energjetike që specifikohen në nenet 7, 8 dhe 9, ku nivelet e tatimit bazohen në volume, volumi matet në një temperaturë 15° C.
Neni 13
- Për shtetet anëtare që nuk përdorin monedhën euro, vlera e euros në monedhat kombëtare që do të zbatohet për vlerën e niveleve të tatimit përcaktohet një herë në vit. Kurset e këmbimit që zbatohen janë ato që merren në ditën e parë të punës të muajit tetor dhe botohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian dhe hyjnë në fuqi që nga data 1 janar e vitit kalendarik pasardhës.
- Shtetet anëtare mund të vazhdojnë të mbajnë sasitë e tatimit që janë në fuqi në kohën e rregullimit vjetor që parashikohet në paragrafin 1, nëse konvertimi i sasive të nivelit të tatimit të shprehura në euro do të çonin në një rritje prej jo më pak se 5% ose 5 Euro, cilado është më e ulët, në nivelin e tatimit të shprehur në monedhën kombëtare.
Neni 14
- Përveç dispozitave të përgjithshme që përcaktohen në Direktivën 92/12/KEE për rastet e përjashtimit të produkteve të tatueshme dhe pa cenuar dispozita të tjera komunitare, shtetet anëtare përjashtojnë sa më poshtë nga tatimi, sipas kushteve që ata vetë miratojnë për të bërë të mundur zbatimin e saktë dhe të menjëhershëm të këtyre përjashtimeve dhe për të parandaluar çdo evazion, shmangie, ose abuzim:
- a) produktet energjetike dhe energjinë elektrike që përdoret për të prodhuar energji elektrike dhe energjinë elektrike që përdoret për të ruajtur aftësinë për të prodhuar energji elektrike. Megjithatë, për arsye që lidhen me politikat mjedisore, shtetet anëtare mund t’i bëjnë këto produkte objekt tatimi, pa qenë nevoja të respektojnë nivelet minimale të tatimit që përcaktohen në këtë direktivë. Në këtë rast, tatimi i këtyre produkteve nuk merret në konsideratë në lidhje me respektimin e niveleve minimale të tatimit për energjinë elektrike, që përcaktohen në nenin 10;
- b) produktet energjetike të furnizuara për t’u përdorur si lëndë djegëse për fluturime, të ndryshme nga fluturimet private për argëtim.
Për qëllime të kësaj direktive, "fluturim privat për argëtim" nënkupton përdorimin e një avioni nga zotëruesi i tij ose personi fizik ose juridik që gëzon të drejtën e përdorimit ose duke e marrë me qira ose me mënyra të tjera, për qëllime të tjera jotregtare dhe në veçanti që nuk kanë lidhje me transportin e pasagjerëve apo të mallrave apo ofrimin e shërbimeve me pagesë apo për qëllime të autoriteteve publike;
Shtetet anëtare mund të kufizojnë fushën e zbatimit të këtij përjashtimi për furnizimet e karburantit për avion (kodi NK 2710 19 21);
- c) produktet energjetike të furnizuara për t’u përdorur si karburant për qëllime lundrimi në ujërat e Komunitetit (duke përfshirë peshkimin), përveç mjeteve lundruese private për argëtim, dhe energjinë elektrike të prodhuar në bordin e një mjeti lundrues.
Për qëllime të kësaj direktive, "mjet lundrues privat për argëtim" nënkupton çdo mjet lundrues të përdorur nga zotëruesi i tij ose personi fizik ose juridik që gëzon të drejtën e përdorimit, qoftë të marrë me qira ose me mënyra të tjera, për qëllime të tjera jotregtare dhe në veçanti që nuk kanë lidhje me transportin e pasagjerëve apo të mallrave apo ofrimin e shërbimeve me pagesë apo për qëllime të autoriteteve publike;
- Shtetet anëtare mund të kufizojnë fushën e zbatimit të përjashtimeve të parashikuara në paragrafin 1, germat "b" dhe "c" për transportin ndërkombëtar dhe brenda Komunitetit. Gjithashtu, kur një shtet anëtar ka lidhur një marrëveshje dypalëshe me një shtet tjetër anëtar, ai gjithashtu mund të heqë dorë nga përjashtimet e parashikuara në paragrafin 1, germat "b" dhe "c". Në këto raste, shtetet anëtare mund të zbatojnë një nivel tatimi nën nivelin minimal të përcaktuar në këtë direktivë.
Neni 15
- Pa cenuar dispozitat e tjera komunitare, shtetet anëtare mund të zbatojnë, nën kontrollin fiskal, përjashtime totale ose të pjesshme ose reduktime të nivelit tatimor për:
- a) produktet e tatueshme që përdoren, nën kontrollin fiskal, në fushën e projekteve pilot për zhvillime teknologjike ose për produkte më miqësore ndaj mjedisit ose në lidhje me lëndët djegëse nga burime të rinovueshme;
- b) energjinë elektrike:
- nga burime si dielli, era, dallgët, batica ose energjia gjeotermike;
- me origjinë hidraulike të prodhuar në instalime hidroelektrike;
- të gjeneruar nga biomasa ose nga produkte të prodhuara nga biomasa;
- të gjeneruar nga metali i nxjerrë nga minierat e braktisura të qymyrit;
- të gjeneruar nga qelizat e hidrogjenit;
- c) produktet energjetike dhe energjia elektrike që përdoret për gjenerimin e kombinuar të ngrohjes dhe energjisë;
- d) energjinë elektrike të prodhuar nga gjenerimi i kombinuar i ngrohjes dhe energjisë, nëse gjeneratorët e kombinuar janë miqësorë për mjedisin. Shtetet anëtare mund të zbatojnë përkufizimet kombëtare të bashkëprodhimit "miqësor për mjedisin" (ose me efiçencë të lartë) derisa Këshilli, mbi bazën e një raporti dhe propozimi nga Komisioni, të miratojë me unanimitet një përkufizim të përbashkët;
- d) produktet energjetike dhe energjinë elektrike që përdoren për transportin e mallrave dhe udhëtarëve nëpërmjet hekurudhës, metrosë, tramvajit dhe autobusëve elektrikë;
- f) produktet energjetike të furnizuara për t’u përdorur për qëllime lundrimi në ujërat e brendshme (duke përfshirë peshkimin), përveç mjeteve lundruese private për argëtim, dhe energjia elektrike e prodhuar në bordin e një mjeti lundrues.
- g) gazin natyror në shtetet anëtare ku përqindja e gazit natyror në konsumin përfundimtar të energjisë ishte më i ulët se 15% në vitin 2000;
Përjashtimet ose reduktimet totale ose të pjesshme mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej dhjetë vjetësh pas hyrjes në fuqi të kësaj direktive ose derisa përqindja kombëtare e gazit natyror në konsumin përfundimtar të energjisë të arrijë 25%, cilado të ndodhë më shpejt. Megjithatë, sapo përqindja kombëtare e gazit natyror në konsumin përfundimtar të energjisë të arrijë 20%, shtetet anëtare në fjalë duhet të zbatojnë një nivel pozitiv strikt tatimi, i cili do të rritet çdo vit me qëllim që të arrijë të paktën nivelin minimal në përfundim të periudhës së përmendur më lart.
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mund të zbatojnë përjashtimet ose reduktimet totale ose të pjesshme për gazin natyror veçmas për Irlandën e Veriut;
- h) energjia elektrike, gazi natyror, qymyri dhe lëndët djegëse të ngurta që përdoren nga familjet dhe/ose organizatat e njohura si organizata bamirësie nga shteti anëtar në fjalë. Në rastin e këtyre organizatave të bamirësisë, shtetet anëtare mund të kufizojnë përjashtimin ose reduktimin për përdorimin për qëllime të veprimtarive jo-biznes. Kur ka përdorim të përzier, tatimi zbatohet në proporcion me secilin lloj përdorimi. Nëse një përdorim është i papërfillshëm, ai mund të trajtohet si zero;
- i) gaz natyror dhe LPG që përdoren si lëndë shtytëse;
- j) lëndët djegëse motorike që përdoren në fushën e prodhimit, zhvillimit, testimit dhe mirëmbajtjes së avionëve dhe anijeve;
- k) lëndët djegëse motorike që përdoren për operacione të peshkimit me rrjetë në burimet ujore të lundrueshme dhe në porte;
- l) produktet që klasifikohen në kodin NK 2705 që përdoren për qëllime ngrohjeje.
- Shtetet anëtare gjithashtu mund të rimbursojnë prodhuesin për një pjesë ose të gjithë vlerën e tatimit që ka paguar konsumatori për energjinë e prodhuar nga produktet e specifikuara në paragrafin 1, germa "b".
- Shtetet anëtare mund të zbatojnë një nivel tatimi deri në zero për produktet energjetike dhe energjinë elektrike që përdoret për punë në bujqësi, hortikulturë ose kulturë peshku dhe në pylltari.
Mbi bazën e një propozimi nga Komisioni, përpara datës 1 janar 2008, Këshilli shqyrton nëse mundësia e zbatimit të nivelit të tatimit zero duhet të shfuqizohet.
Neni 16
- Pa cenuar paragrafin 5, shtetet anëtare mund të zbatojnë një përjashtim tatimor ose reduktim të shkallës tatimore, nën kontrollin fiskal, për produktet e tatueshme që përmenden në nenin 2, kur këto produkte prodhohen nga, ose përmbajnë, një ose më shumë prej produkteve të mëposhtme:
- produktet që klasifikohen në kodet NK 1507 deri në 1518;
- produktet që klasifikohen në kodet NK 3824 90 55 dhe 3824 90 80 deri në 3824 90 99 për komponentët e tyre të prodhuara nga biomasa;
- produktet që klasifikohen në kodet NK 2207 20 00 dhe 2905 11 00, të cilët nuk kanë origjinë sintetike;
- produktet e prodhuara nga biomasa, duke përfshirë produktet e klasifikuara në kodet NK 4401 dhe 4402.
Shtetet anëtare gjithashtu mund të zbatojnë një shkallë të reduktuar tatimore, nën kontrollin fiskal, për produktet e tatueshëm që përmenden në nenin 2, kur këto produkte përmbajnë ujë (kodet NK 2201 dhe 2851 00 10).
"Biomasë" është pjesa e biodegradueshme e produkteve, e mbetjeve nga agrikultura (duke përfshirë substancat bimore dhe shtazore), nga pylltaria dhe industri të ngjashme, si edhe pjesa e biodegradueshme e mbetjeve industriale dhe urbane;
- Përjashtimi tatimor ose reduktimi tatimor që rezulton nga zbatimi i shkallës së reduktuar tatimore, të përcaktuara në paragrafin 1, mund të mos jetë më i lartë se shuma e tatimeve të pagueshme për volumin e produkteve të përmendura në paragrafin 1, të pranishme në produktet e kualifikuara për të përfituar nga reduktimi tatimor.
Nivelet e tatimit që zbatohen nga shtetet anëtare për produktet e prodhuara nga ose që përmbajnë produktet e përmendura në paragrafin 1, mund të jenë më të ulëta se nivelet minimale të specifikuara në nenin 4.
- Përjashtimi tatimor ose reduktimi tatimor që zbatohet nga shtetet anëtare axhustohet për të marrë në konsideratë ndryshimet e çmimeve të lëndëve të para për të shmangur kompensimin e tepërt për kostot shtesë të prodhimit të produkteve të përmendura në paragrafin 1.
- Deri më 31 dhjetor 2003, shtetet anëtare mund të përjashtojnë ose të vazhdojnë të përjashtojmë produktet e përbëra krejtësisht nga ose pothuajse krejtësisht nga produktet e përmendura në paragrafin 1.
- Përjashtimi ose reduktimi tatimor i parashikuar për produktet e përmendura në paragrafin 1, mund të jepet në zbatim të një programi shumëvjeçar nëpërmjet një autorizimi të lëshuar nga një autoritet administrativ për një operator ekonomik për më shumë se një vit kalendarik. Përjashtimi ose reduktimi tatimor i autorizuar nuk mund të zbatohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë vite të njëpasnjëshme. Kjo periudhë mund të rinovohet.
Si pjesë e një programi shumëvjeçar të autorizuar nga një autoritet administrativ, përpara datës 31 dhjetor 2012, shtetet anëtare mund të zbatojnë përjashtimin ose reduktimin tatimor, sipas paragrafit 1, pas datës 31 dhjetor 2012 dhe deri në përfundim të programit shumëvjeçar. Kjo periudhë nuk mund të rinovohet.
- Nëse, në zbatim të legjislacionit komunitar, shteteve anëtare u kërkohet që të pajtohen me detyrimet ligjore për të hedhur në tregjet e tyre një përqindje minimale të produkteve të përmendura në paragrafin 1, paragrafët 1 deri në 5 nuk zbatohen më që nga data kur këto detyrime bëhen të detyrueshme për shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit, deri më 31 dhjetor 2004 dhe më pas 12 muaj, planin e reduktimeve ose përjashtimeve tatimore që zbatohet në përputhje me këtë nen.
- Jo më vonë se data 31 dhjetor 2009, Komisioni i raporton Këshillit mbi aspektet fiskale, ekonomike, bujqësore, energjetike, industriale dhe mjedisore të reduktimeve tatimore të akorduara në përputhje me këtë nen.
Neni 17
- Nëse nivelet minimale të tatimit që përshkruhen në këtë direktivë respektohen mesatarisht për secilin biznes, shtetet anëtare mund të zbatojnë ulje taksash për konsumin e produkteve energjetike që përdoren për qëllime ngrohjeje ose për qëllime të nenit 8, paragrafi 2, germat "b" dhe "c" dhe për energjinë elektrike në rastet e mëposhtme:
- a) në favor të bizneseve me intensitet të lartë energjie
Një "biznes me intensitet të lartë energjie" është një subjekt biznesi, siç përmendet në nenin 11, ku blerjet e produkteve energjetike dhe energjisë elektrike arrijnë të paktën 3,0% të vlerës së prodhimit ose taksa kombëtare që duhet paguar për energjinë arrin të paktën 0,5% të vlerës së shtuar. Sipas këtij përkufizimi, shtetet anëtare mund të zbatojnë koncepte më kufizuese, duke përfshirë përkufizimet për vlerën e shitjeve, procesin dhe sektorin.
"Blerje të produkteve energjetike dhe energjisë elektrike" është kostoja reale e energjisë së blerë ose të prodhuar brenda biznesit. Këtu përfshihen vetëm energjia elektrike, ngrohja dhe produktet energjetike që përdoren për qëllime ngrohjeje ose për qëllimet e nenit 8, paragrafi 2, germat "b" dhe "c". Përfshihen të gjitha taksat përveç TVSH-së së zbritshme.
"Vlera e prodhimit" është xhiroja vjetore, duke përfshirë subvencionet që lidhen direkt me çmimin e produktit, plus ose minus ndryshimet në stoqet e produkteve përfundimtare, punën në proces dhe mallrat dhe shërbimet e blera për rishitje, minus blerjen e mallrave dhe të shërbimeve për rishitje.
"Vlera e shtuar" është xhiroja vjetore totale që është objekt TVSH-je, duke përfshirë shitjet për eksport minus blerjet totale që janë objekt TVSH-je, duke përfshirë importet.
Shteteve anëtare, të cilat aktualisht zbatojnë sisteme kombëtare të tatimit të energjisë, ku bizneset me intensitet të lartë energjie përkufizohen sipas kritereve që nuk kanë të bëjnë me kostot e energjisë, në krahasim me vlerën e prodhimit dhe taksën kombëtare për energjinë që duhet të paguhet në krahasim me vlerën e shtuar, u lihet në dispozicion një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2007 për t’u përshtatur me përkufizimin e përcaktuar në germën "a", nënparagrafi i parë;
- b) në rastet kur lidhen marrëveshje me sipërmarrje ose shoqata sipërmarrjesh, ose kur zbatohen skema të lejeve të tregtueshme ose marrëveshje ekuivalente, për sa kohë që ato çojnë në arritjen e objektivave për mbrojtjen e mjedisit ose për përmirësimin e efiçencës së energjisë.
- Pavarësisht nenit 4, paragrafi 1, shtetet anëtare mund të zbatojnë një nivel tatimi deri në zero për produktet energjetike dhe energjinë elektrike, siç përcaktohet në nenin 2, kur përdoren nga bizneset me intensitet të lartë energjie, sipas përkufizimit në paragrafin 1 të këtij neni.
- Pavarësisht nenit 4, paragrafi 1, shtetet anëtare mund të zbatojnë një nivel tatimi deri në 50% të niveleve minimale të përcaktuara në këtë direktivë për produktet energjetike dhe energjinë elektrike, sipas përkufizimit në nenin 2, kur përdoren nga subjekte biznesi, sipas përkufizimit në nenin 11, të cilat nuk janë biznese me intensitet të lartë energjie, sipas përkufizimit që i jepet këtij termi në paragrafin 1 të këtij neni.
- Bizneset që përfitojnë nga mundësitë e përmendura në paragrafët 2 dhe 3 lidhin marrëveshje, bëhen pjesë e skemave të lejeve të tregtueshme ose e mekanizmave të barasvlershëm, që përmenden në paragrafin 1, germa "b". Marrëveshjet, skemat e lejeve të tregtueshme ose mekanizmat e barasvlershëm duhet të rezultojnë në arritjen e objektivave mjedisore ose në një efiçencë të lartë të energjisë, kryesisht ekuivalente me ato që do të arriheshin nëse do të respektoheshin nivelet minimale standarde të Komunitetit.
Neni 18
- Duke deroguar nga dispozitat e kësaj direktive, shtetet anëtare, me anë të kësaj direktive, autorizohen që të vazhdojnë të zbatojnë reduktimet e niveleve tatimore ose përjashtimet e përcaktuara në shtojcën II.
Duke iu nënshtruar një rishikimi paraprak nga Këshilli, mbi bazën e një propozimi nga Komisioni, ky autorizim skadon më datë 31 dhjetor 2006 ose në datën e specifikuar në shtojcën II.
- Pavarësisht periudhave të përcaktuara në paragrafët 3 deri në 12 dhe nëse kjo nuk shkakton shtrembërim të konsiderueshëm të konkurrencës, shteteve anëtare që kanë vështirësi në zbatimin e niveleve të reja minimale të tatimit u lihet në dispozicion një periudhë kalimtare deri më datë 1 janar 2007, veçanërisht për të shmangur rrezikimin e stabilitetit të çmimit.
- Mbretëria e Spanjës mund të zbatojë një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2007, për të axhustuar nivelin kombëtar të tatimit për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse, në nivelin minimal të ri prej 302 Euro dhe deri më 1 janar 2012 do të arrijë në 330 Euro. Deri më 31 dhjetor 2009, ajo mund të vazhdojë të zbatojë një shkallë të posaçme të reduktuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 287 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2003 nuk ulen. Nga data 1 janar 2010 deri më 1 janar 2012, ajo mund të zbatojë shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 302 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2010 nuk ulen. Shkalla e posaçme e reduktuar tatimore për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse mund të zbatohet edhe për taksitë deri më 1 janar 2012. Në lidhje me nenin 7, paragrafi 3, germa "a", deri më datë 1 janar 2008, ajo mund të zbatojë një peshë bruto maksimale të lejueshme prej jo më pak se 3,5 ton në përkufizimin e qëllimeve tregtare.
- Republika e Austrisë mund të zbatojë një periudhë kalimtare, deri më 1 janar 2007, për të axhustuar nivelin kombëtar të tatimit për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse, në nivelin minimal të ri prej 302 Euro dhe deri më 1 janar 2012 do të arrijë në 330 Euro. Deri më 31 dhjetor 2009, ajo mund të vazhdojë të zbatojë një shkallë të posaçme të reduktuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 287 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2003 nuk ulen. Nga data 1 janar 2010 deri më 1 janar 2012, ajo mund të zbatojë shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 302 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2010 nuk ulen.
- Mbretëria e Belgjikës mund të zbatojë një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2007, për të axhustuar nivelin kombëtar të tatimit për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse, në nivelin minimal të ri prej 302 Euro dhe deri më 1 janar 2012 do të arrijë në 330 Euro. Deri më 31 dhjetor 2009, ajo mund të vazhdojë të zbatojë një shkallë të posaçme të reduktuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 287 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2003 nuk ulen. Nga data 1 janar 2010 deri më 1 janar 2012, ajo mund të zbatojë shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 302 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2010 nuk ulen.
- Dukata e Madhe e Luksemburgut mund të zbatojë një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2009, për të axhustuar nivelin kombëtar të tatimit për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse, në nivelin minimal të ri prej 302 Euro dhe deri më 1 janar 2012 do të arrijë në 330 Euro. Deri më 31 dhjetor 2009, ajo mund të vazhdojë të zbatojë një shkallë të posaçme të reduktuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 272 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2003 nuk ulen. Nga data 1 janar 2010 deri më 1 janar 2012, ajo mund të zbatojë shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 302 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2010 nuk ulen.
- Republika e Portugalisë mund të zbatojë nivele tatimi për produktet energjetike dhe energjinë elektrike që konsumohen në Rajonet Autonome të Azoreve dhe Madeiras, më të ulëta se nivelet minimale të tatimit që përcaktohen në këtë direktivë, për të kompensuar kostot e transportit të shkaktuara si rezultat i natyrës ishullore dhe të shpërndarë të këtyre rajoneve.
Republika e Portugalisë mund të zbatojë një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2009, për të axhustuar nivelin kombëtar të tatimit për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse, në nivelin minimal të ri prej 302 Euro dhe deri më 1 janar 2012 do të arrijë në 330 Euro. Deri më 31 dhjetor 2009, ajo mund të vazhdojë të zbatojë një shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 272 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2003 nuk ulen. Nga data 1 janar 2010 deri më 1 janar 2012, ajo mund të zbatojë shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 302 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2010 nuk ulen. Shkalla tatimore e diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse mund të zbatohet edhe për taksitë deri më 1 janar 2012. Në lidhje me nenin 7, paragrafi 3, germa "a", deri më datë 1 janar 2008, ajo mund të zbatojë një peshë bruto maksimale të lejueshme, prej jo më pak se 3,5 ton në përkufizimin e qëllimeve tregtare.
Republika e Portugalisë mund të zbatojë përjashtime totale ose të pjesshme në nivelin e tatimit të energjisë elektrike deri më 1 janar 2010.
- Republika Helene mund të zbatojë nivele tatimi deri në 22 Euro për 1000 l, më të ulëta se nivelet minimale të përcaktuara në këtë direktivë për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse dhe për naftën e konsumuar në departamentet e Lesbosit, Kiosit, Samosit, Dodekanezit dhe Sikladesit dhe për ishujt e mëposhtëm në Detin Egje: Thasos, Sporades Veriore, Samotrace dhe Skiros.
Republika Helene mund të zbatojë një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2010, për të konvertuar sistemin aktual të tatimit të kreditueshëm për energjinë elektrike në një sistem tatimor të zbatueshëm dhe për të arritur një nivel të ri minimal tatimi për naftën.
Republika Helene mund të zbatojë një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2010, për të axhustuar nivelin kombëtar të tatimit për gazoilin e përdorur si lëndë shtytëse, në nivelin minimal të ri prej 302 Euro për 1000 l dhe deri më 1 janar 2012 do të arrijë në 330 Euro. Deri më 31 dhjetor 2009, ajo mund të zbatojë një shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 264 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2003 nuk ulen. Nga data 1 janar 2010 deri më 1 janar 2012, ajo mund të zbatojë shkallë të diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse, nëse kjo nuk rezulton në një tatim më të ulët se 302 Euro për 1000 l dhe nëse nivelet kombëtare të tatimit në fuqi më datë 1 janar 2010 nuk ulen. Shkalla tatimore e diferencuar për përdorimin tregtar të gazoilit të përdorur si lëndë shtytëse mund të zbatohet edhe për taksitë deri më 1 janar 2012. Në lidhje me nenin 7, paragrafi 3, germa "a", deri më datë 1 janar 2008, ajo mund të zbatojë një peshë bruto maksimale të lejueshme, prej jo më pak se 3,5 ton në përkufizimin e qëllimeve tregtare.
- Irlanda mund të zbatojë reduktime ose përjashtime totale ose të pjesshme të nivelit të tatimit për energjinë elektrike, deri më 1 janar 2008.
- Republika Franceze mund të zbatojë reduktime ose përjashtime tatimore totale ose të pjesshme për produktet energjetike dhe energjinë elektrike të përdorur nga shteti anëtar, autoritetet e qeverisë rajonale ose vendore ose organe të tjera që rregullohen nga e drejta publike, në lidhje me veprimtaritë ose transaksionet ku ata angazhohen si autoritete publike, deri më datë 1 janar 2009.
Republika Franceze mund të zbatojë një periudhë kalimtare deri më 1 janar 2009, për të përshtatur sistemin aktual të tatimit të energjisë elektrike me dispozitat e përcaktuara në këtë direktivë. Gjatë kësaj periudhe, për të vlerësuar nëse janë respektuar nivelet minimale të përcaktuara në këtë direktivë, duhet të merret në konsideratë niveli mesatar i përgjithshëm i tatimit aktual vendas për energjinë elektrike.
- Republika Italiane, deri më datë 1 janar 2008, mund të zbatojë një peshë bruto maksimale të lejueshme prej jo më pak se 3,5 ton në përkufizimin e qëllimeve tregtare, siç paraqiten në nenin 7, paragrafi 3, germa "a".
- Republika Federale e Gjermanisë, deri më datë 1 janar 2008, mund të zbatojë një peshë bruto maksimale të lejueshme prej 12 tonësh në përkufizimin e qëllimeve tregtare, siç paraqiten në nenin 7, paragrafi 3, germa "a".
- Mbretëria e Holandës, deri më datë 1 janar 2008, mund të zbatojë një peshë bruto maksimale të lejueshme prej 12 tonësh në përkufizimin e qëllimeve tregtare, siç paraqiten në nenin 7, paragrafi 3, germa "a".
- Brenda periudhave kalimtare të përcaktuara, shtetet anëtare duhet të zbusin në mënyrë progresive boshllëqet e tyre për sa i përket niveleve minimale të reja të tatimit. Megjithatë, kur ndryshimi ndërmjet nivelit kombëtar dhe nivelit minimal nuk tejkalon 3% të këtij niveli minimal, shteti anëtar në fjalë mund të presë deri në përfundim të periudhës për të axhustuar nivelin e tij kombëtar.
Neni 19
- Përveç dispozitave të përcaktuara në nenet e mësipërme, në veçanti në nenet 5, 15 dhe 17, Këshilli, duke vepruar në mënyrë unanime me propozim nga Komisioni, mund të autorizojë çdo shtet anëtar që të futë përjashtime ose reduktime të mëtejshme për konsiderime specifike të politikës.
Një shtet anëtar që dëshiron të futë këtë masë informon Komisionin për sa më lart dhe gjithashtu i ofron Komisionit të gjitha informacionet përkatëse dhe të nevojshme.
Komisioni e shqyrton kërkesën duke marrë në konsideratë, ndër të tjera, mbarëvajtjen e tregut të brendshëm, nevojën për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe politikat e Komunitetit në fushën e shëndetit, mjedisit, energjisë dhe transportit.
Brenda tre muajve pas marrjes të të gjitha informacioneve të përkatëse dhe të nevojshme, Komisioni ose paraqet një propozim për autorizimin e kësaj mase nga Këshilli, ose, në të kundërt, informon Këshillin për arsyet se pse nuk ka propozuar autorizimin e kësaj mase.
- Autorizimet e përmendura në paragrafin 1 jepen për një periudhë maksimale prej 6 vjetësh me mundësinë për t’u rinovuar në përputhje me procedurën e përcaktuar në paragrafin 1.
- Nëse Komisioni gjykon se përjashtimet ose reduktimet e parashikuara në paragrafin 1 nuk janë më të qëndrueshme, në veçanti për sa i përket konkurrencës së ndershme ose prishjes së funksionimit të tregut të brendshëm, ose për sa i përket politikave të Komunitetit në fushën e shëndetit, mbrojtjes së mjedisit, energjisë dhe transportit, ai i dorëzon Këshillit propozimet e përshtatshme. Këshilli merr një vendim unanim për këto propozime.
Neni 20
- Vetëm produktet e mëposhtme energjetike i nënshtrohen dispozitave për kontrollin dhe lëvizjen të Direktivës 92/12/KEE:
- a) produktet që klasifikohen në kodet NK 1507 deri në 1518, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse për ngrohje ose lëndë djegëse motorike;
- b) produktet që klasifikohen në kodet NK 2707 10, 2707 20, 2707 30 dhe 2707 50;
- c) produktet që klasifikohen në kodet NK 2710 11 deri në 2710 19 69. Megjithatë, për produktet që klasifikohen në kodet NK 2710 11 21, 2710 11 25 dhe 2710 19 29, dispozitat për kontrollin dhe lëvizjen zbatohen vetëm për lëvizjet tregtare me shumicë;
- d) produktet që klasifikohen në kodet NK 2711 (përveç 2711 11, 2711 21 dhe 2711 29);
- e) produktet që klasifikohen në kodin NK 2901 10;
- f) produktet që klasifikohen në kodet NK 2902 20, 2902 30, 2902 41, 2902 42, 2902 43 dhe 2902 44.
- g) produktet që klasifikohen në kodin NK 2905 11 00, të cilat nuk kanë origjinë sintetike, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse për ngrohje ose lëndë djegëse motorike;
- h) produktet që klasifikohen në kodin NK 3824 90 99, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse për ngrohje ose lëndë djegëse motorike.
- Nëse një shtet anëtar konstaton se ka produkte energjetike, përveç atyre të përmendura në paragrafin 1, të destinuara për t'u përdorur, për t'u ofruar për shitje ose për t'u përdorur si lëndë djegëse për ngrohje, lëndë djegëse motorike ose në ndonjë mënyrë tjetër që nxit evazionin, shmangien e tatimeve ose abuzimin, ai këshillohet me Komisionin për këtë. Kjo dispozitë zbatohet edhe për energjinë elektrike. Komisioni ia transmeton këtë komunikim shteteve të tjera anëtare brenda një muaji pas marrjes së tij. Më pas merret një vendim nëse produkti në fjalë duhet t’i nënshtrohet dispozitave të Direktivës 92/12/KEE për kontrollin dhe lëvizjen, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 27, paragrafi 2.
- Sipas marrëveshjeve dypalëshe, shtetet anëtare mund të heqin disa ose të gjitha masat e kontrollit të përcaktuara në Direktivën 92/12/KEE, në lidhje me disa prej ose të gjitha produktet e përmendura në paragrafin 1, për sa kohë që ato nuk mbulohen nga nenet 7 deri në 9 të kësaj direktive. Këto marrëveshje nuk prekin shtetet anëtare që nuk janë palë e këtyre marrëveshjeve. Të gjitha këto marrëveshje dypalëshe i njoftohen Komisionit, i cili informon shtetet e tjera anëtare.
Neni 21
- Përveç dispozitave të përgjithshme që përcaktojnë ngjarjet e tatueshme dhe dispozitave për pagesën që përcaktohen në Direktivën 92/12/KEE, shuma e tatimit për produktet energjetike bëhet e pagueshme edhe për çdo ngjarje të tatueshme që përmendet në nenin 2, paragrafi 3.
- Për qëllime të kësaj direktive, fjala "prodhim" në nenin 4, germa "c" dhe në nenin 5, paragrafi 1 të Direktivës 92/12/KEE konsiderohet se përfshin "nxjerrje", sipas rastit.
- Konsumi i produkteve energjetike brenda ambientit të një stabilimenti që prodhon produkte energjetike nuk konsiderohet si ngjarje e tatueshme, nga e cila lind detyrimi për të paguar tatime, nëse ato që konsumohen janë produkte energjetike të prodhuara brenda ambientit të stabilimentit. Edhe konsumin e energjisë elektrike dhe të produkteve të tjera energjetike që nuk prodhohen brenda ambientit të këtij stabilimenti, si dhe konsumin e produkteve energjetike dhe të energjisë elektrike brenda ambientit të një stabilimenti, i cili prodhon lëndë djegëse që përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, shtetet anëtare mund të mos e konsiderojnë si ngjarje të tatueshme. Kur konsumi bëhet për qëllime që nuk lidhen me prodhimin e produkteve energjetike dhe në veçanti për lëvizjen e automjeteve, kjo konsiderohet si ngjarje e tatueshme, nga e cila lind detyrimi për të paguar tatimet.
- Gjithashtu, shtetet anëtare mund të parashikojnë që tatimi për produktet energjetike dhe energjinë elektrike të paguhet kur konstatohet se kushti për përdorimin përfundimtar i përcaktuar në rregulloret kombëtare me qëllim uljen e nivelit të tatimit ose përjashtimin nga tatimi, nuk është përmbushur, ose nuk vazhdon të përmbushet.
- Me qëllim zbatimin e neneve 5 dhe 6 të Direktivës 92/12/KEE, energjia elektrike dhe gazi natyror tatohen dhe kthehen në produkte të tatueshme kur ato furnizohen nga shpërndarësi ose rishpërndarësi. Kur lëvrimi për konsum bëhet në një shtet anëtar në të cilin shpërndarësi ose rishpërndarësi nuk është themeluar, tatimi i lëvrimit në shtetet anëtare i ngarkohet një shoqërie, e cila duhet të regjistrohet në shtetin anëtar të lëvrimit. Tatimi, në të gjitha rastet, vilet sipas procedurave të përcaktuara nga secili shtet anëtar.
Pavarësisht nënparagrafit të parë, në rastet kur nuk ka lidhje ndërmjet gazsjellësve të një shteti anëtar dhe atyre të shteteve të tjera, një shtet anëtare ka të drejtë të përcaktojë ngjarjen e tatueshme.
Një subjekt që prodhon energji elektrike për përdorim të vetjak konsiderohet si shpërndarës. Pavarësisht nenit 14, paragrafi 1, germa "a", shtetet anëtare mund të përjashtojnë nga tatimi prodhues të vegjël të energjisë elektrike me kusht që ata të tatojnë produktet energjetike që përdoren për prodhimin e kësaj energjie elektrike.
Me qëllim zbatimin e neneve 5 dhe 6 të Direktivës 92/12/KEE, qymyrguri, koksi dhe linjiti i nënshtrohen tatimit dhe bëhen të tatueshëm në kohën e lëvrimit nga shoqëritë, të cilat duhet të jenë të regjistruara për këtë qëllim pranë autoriteteve përkatëse. Këto autoritete mund të lejojnë prodhuesin, tregtuesin, importuesin ose përfaqësuesin fiskal që të zëvendësojë shoqërinë e regjistruar për detyrimet fiskale të vendosura për këtë shoqëri. Tatimi, ngarkohet dhe vilet sipas procedurave të përcaktuara nga secili shtet anëtar.
- Nuk është e nevojshme që shtetet anëtare të trajtojnë si "prodhim të produkteve energjetike":
- a) operacionet gjatë të cilave përftohen, në mënyrë rastësore, sasi të vogla të produkteve energjetike;
- b) operacionet gjatë së cilave përdoruesi i një produkti energjetik mundëson ripërdorimin e këtij produkti në sipërmarrjen e tij, nëse tatimi i paguar për këtë produkt nuk është më i vogël se tatimi që do të paguhej nëse produkti i përdorur energjetik do t’i nënshtrohej sërish tatimit;
- c) një operacion që konsiston në përzierjen, jashtë një stabilimenti prodhimi ose një magazine tatimore, e produkteve energjetike, ose materialeve të tjera, me kusht që:
- Tatimi për komponentët të jetë paguar më parë; dhe
- Shuma e paguar të mos jetë më e vogël se shuma e tatimit që do të tatohej për përzierjen.
Kushti i përcaktuar në pikën I nuk zbatohet kur përzierja përjashtohet nga tatimi për një përdorim specifik.
Neni 22
Kur ndryshohet niveli i tatimit, stoqet e produkteve energjetike tashmë të hedhura për konsum mund t’i nënshtrohen një ngritjeje ose një uljeje të tatimit.
Neni 23
Shtetet anëtare mund të rimbursojnë shumat e tatimit të paguar për produktet energjetike të kontaminuara ose të përzierja në mënyrë aksidentale, të cilat kthehen në një magazinë tatimore për riciklim.
Neni 24
- Produktet energjetike të hedhura për konsum në një shtet anëtar, të cilat mbahen në serbatorët e zakonshëm të automjeteve tregtare dhe destinohen të përdoren si lëndë djegëse nga këto automjete, si edhe në kontejnerë të veçantë dhe që synohen të përdoren për vënien në funksionim, gjatë transportit, të sistemeve të këtyre kontejnerëve, nuk i nënshtrohen tatimit në asnjë shtet tjetër anëtar.
- Për qëllimet e këtij neni,
"serbatorë të zakonshëm" janë:
- serbatorët e vendosur në mënyrë të përhershme nga prodhuesi në gjithë automjetet e llojit të njëjtë me automjetin në fjalë, vendosja e përhershme e të cilëve lejon përdorimin e drejtpërdrejtë të karburantit, për lëvizjen e automjeteve si edhe, kur është e përshtatshme, për funksionimin gjatë transportit të sistemeve të ftohjes dhe të sistemeve të tjera, Serbatorë të zakonshëm konsiderohen edhe serbatorët e gazit të vendosur në automjete që lejojnë përdorimin direkt të gazit si lëndë djegëse, si dhe serbatorët që u përshtaten sistemeve të tjera, me të cilat është i pajisur automjeti,
- serbatorët e vendosur në mënyrë të përhershme nga prodhuesi në të gjitha depozitat e llojit të njëjtë me depozitën në fjalë, vendosja e përhershme e të cilave lejon përdorimin e drejtpërdrejtë të lëndës djegëse për funksionimin, gjatë transportit, të sistemeve të ftohjes dhe të sistemeve të tjera me të cilat është e pajisur depozita për përdorim të veçantë;
"Depozitë për përdorim të veçantë" është çdo depozitë, e pajisur me aparatura të veçanta për sistemet e ftohjes, oksigjenimit, të termoizolimit apo sisteme të tjera.
Neni 25
- Shtetet anëtare informojnë Komisionin për nivelet e tatimit që ata zbatojnë për produktet e paraqitura në nenin 2, më datë 1 janar të çdo vit dhe pas çdo ndryshimi në legjislacionin e brendshëm.
- Kur nivelet e tatimit që zbatohen nga shtetet anëtare shprehen në njësi matëse të ndryshme nga ato që janë specifikuar për secilin produkt në nenet 7 deri në 10, shtetet anëtare njoftojnë edhe nivelet përkatëse të tatimit pas konvertimit në këto njësi.
Neni 26
- Shtetet anëtare informojnë Komisionin për masat e marra sipas nenit 5, nenit 14, paragrafi 2, neneve 15 dhe 17.
- Masa të tilla si përjashtimet nga tatimi, ulja e tatimit, diferencimi në tatim dhe rimbursimi i tatimit, sipas kuptimit të kësaj direktive, mund të konsiderohen si ndihmë shtetërore dhe në këto raste duhet t’i njoftohen Komisionit sipas nenit 88, paragrafi 3 të traktatit.
Informacioni që i jepet Komisionit mbi bazën e kësaj direktive nuk i çliron shtetet anëtare nga detyrimi për të njoftuar sipas nenit 88, paragrafi 3 të traktatit.
- Detyrimi për të informuar Komisionin, sipas paragrafit 1, për masat e marra në zbatim të nenit 5, nuk i çliron shtetet anëtare nga detyrimet për dhënie njoftimi sipas Direktivës 83/189/KEE.
Neni 27
- Komisioni asistohet nga Komiteti për Detyrimet e Akcizës, i ngritur sipas nenit 24, paragrafi 1 të Direktivës 92/12/KEE.
- Aty ku përmendet ky, zbatohen nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
- Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
Neni 28
- Shtetet anëtare miratojnë dhe botojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar pajtueshmërinë me këtë direktivë, jo më vonë se data 31 dhjetor 2003. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
- Ato i zbatojnë këto dispozita që nga data 1 janar 2004, me përjashtim të dispozitave të përcaktuara në nenet 16 dhe 18, paragrafi 1, të cilat mund të zbatohen nga shtetet anëtare që nga data 1 janar 2003.
- Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të të drejtës së brendshëm që ato miratojnë në fushën që rregullohet nga kjo direktivë.
Neni 29
Këshilli, duke vepruar mbi bazën e një raporti dhe, sipas rastit, të një propozimi nga Komisioni, shqyrton ë mënyrë periodike përjashtimet nga tatimi dhe uljen e tatimit dhe nivelet minimale të tatimit të përcaktuara në këtë direktivë dhe, pasi të jetë konsultuar me Parlamentin Evropian, miraton në mënyrë unanime masat e nevojshme. Raporti nga Komisioni dhe konsiderimi nga Këshilli marrin parasysh mbarëvajtjen e tregut të brendshëm, vlerën reale të niveleve minimale të tatimit dhe objektivat më të gjera të traktatit.
Neni 30
Pavarësisht nenit 28, paragrafi 2, Direktivat 92/81/KEE dhe 92/82/KEE shfuqizohen që nga data 31 dhjetor 2003.
Neni 31
Kjo direktivë hyn në fuqi në datën e botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 32
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Luksemburg, më 27 tetor 2003.
Për Këshillin
Presidenti
- Matteoli
SHTOJCA I
Tabela A - Nivelet minimale të tatimit që zbatohen për lëndët djegëse motorike
>TABELA>
Tabela B - Nivelet minimale të tatimit që zbatohen për lëndët djegëse motorike, që përdoren për qëllimin e përcaktuar në nenin 8, paragrafi 2
>TABELA>
Tabela C - Nivelet minimale të tatimit që zbatohen për lëndët djegëse që përdoren për ngrohje dhe për energjinë elektrike
>TABELA>
SHTOJCA II
Shkallët e reduktuara tatimore dhe përjashtimet tatimore që përmenden në nenin 18, paragrafi 1
- BELGJIKË:
- për gazin e lëngshëm (LPG), gazin natyror dhe metanin;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për lundrime me mjete lundruese private për argëtim;
- për uljen e nivelit të detyrimit të akcizës për lëndët djegëse të lëngëta të rënda, për të nxitur përdorimin e lëndëve djegëse më miqësore për mjedisin. Kjo ulje lidhet specifikisht me përmbajtjen e squfurit dhe shkalla e reduktuar nuk duhet të bjerë në asnjë rast nën 6,5 euro për ton;
- për mbetjet e naftës që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për benzinën pa plumb me përmbajtje të ulët squfuri (50 ppm) dhe me pak aromë (35%);
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për naftën me përmbajtje të ulët squfuri (50 ppm).
- DANIMARKË:
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës, nga data 1 shkurt 2002 deri më 31 janar 2008, për lëndët djegëse të lëngëta të rënda dhe lëndët djegëse për ngrohje që përdoren nga firmat me intensitet të lartë energjie për ngrohje dhe ujë të ngrohtë. Shuma maksimale e diferencimit të autorizuar të detyrimit të akcizës është 0,0095 euro për kg për lëndët djegëse të lëngëta të rënda dhe 0,008 euro për litër për lëndët djegëse për ngrohje. Ulja e detyrimit të akcizës duhet të jetë në pajtim me kushtet e kësaj direktive dhe në veçanti me nivelet minimale;
- për një ulje të nivelit të detyrimit për naftën për të nxitur përdorimin e lëndëve djegëse më miqësore për mjedisin, me kusht që këto subvencione të lidhen me karakteristikat teknike të përcaktuara, duke përfshirë gravitetin specifik, përmbajtjen e squfurit, pikën e distilimit, numrin dhe indeksin e cetanit, dhe me kusht që këto nivele të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë;
- për zbatimin e niveleve të diferencuara të detyrimit të akcizës për benzinën që shpërndahet nga pikat e shpërndarjes së karburantit të pajisura me një sistem kapjeje për tymrat e benzinës dhe benzina e shpërndarë nga pika të tjera të shpërndarjes së karburantit, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës;
- për nivelet e diferencuara të detyrimeve të akcizës për benzinën, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve;
- për nivelet e diferencuara të detyrimeve të akcizës për gazoilin, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për rimbursimin e pjesshëm të sektorit tregtar, me kusht që tatimet në fjalë të jenë në përputhje me legjislacionin komunitar dhe me kusht që shuma e tatimit të paguar dhe të parimbursuar të respektojë gjatë gjithë kohës nivelet minimale të detyrimit ose tarifën e monitorimit për vajrat minerale, siç parashikohet në legjislacionin komunitar;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për zbatimin e një niveli të ulur të detyrimit të akcizës për një DKK maksimale prej 0,03 për litër, për benzinën e shpërndarë nga pikat e shpërndarjes së karburantit që plotësojnë standarde më shtrënguese për pajisjet dhe funksionimin e synuar për të ulur rrjedhjen e metil tert-butil eter në ujërat nëntokësore, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës.
- GJERMANI:
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për lëndët djegëse me përmbajtje squfuri maksimale prej 10 ppm që nga 1 janari 2003 deri më 31 dhjetor 2005;
- për përdorimin e mbetjeve të gazeve hidrokarbure si lëndë djegëse për ngrohje;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për vajrat minerale të përdorura si lëndë djegëse për automjetet e transportit publik të udhëtarëve, në pajtim me detyrimet e përcaktuara në Direktivën 92/82/KEE;
- për kampionët e vajrave minerale të destinuara për analiza ose testime për prodhimin ose për qëllime të tjera shkencore;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për vajrat për ngrohje që përdoren nga industritë prodhuese, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- GREQI:
- për përdorim nga forcat e armatosura vendase;
- për të dhënë lehtësi nga detyrimet e akcizës për vajrat minerale për lëndët djegëse që synohen të përdoren për automjetet zyrtare të presidencës dhe forcat e policisë vendase;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve;
- për nivelet e diferencuara të tatimit për benzinën pa plumb, për të pasqyruar kategoritë e ndryshme mjedisore, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për LPG dhe metanin që përdoren për qëllime industriale.
- SPANJË:
- për LPG që përdoret si lëndë djegëse për automjetet e transportit publik vendas;
- për LPG që përdoret si lëndë djegëse për taksitë;
- për nivelet e diferencuara të tatimit për benzinën pa plumb, për të pasqyruar kategoritë e ndryshme mjedisore, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- FRANCË:
- për nivelet e diferencuara të tatimit për naftën që përdoret në automjetet tregtare, deri më 1 janar 2005, të cilët nuk mund të jenë më të ulët se 380 euro për 1000 l që nga data 1 mars 2003;
- në kuadër të politikave të caktuara që synojnë të mbështesin zonat që vuajnë nga shpopullimi;
- për konsumin në ishullin e Korsikës, me kusht që nivelet e ulura të respektojnë gjatë gjithë kohës nivelet minimale të detyrimeve për vajrat minerale, siç parashikohet në legjislacionin komunitar;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për një lëndë djegëse të re që përbëhet nga emulsioni i ujit me lëng antingrirës/naftë që stabilizohet nga surfaktantë, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për benzinën premium pa plumb që përmban aditiv me bazë kaliumi për të përmirësuar rezistencën ndaj djegies së valvulit (ose çdo aditiv tjetër me efekt ekuivalent);
- për lëndën djegëse që përdoret për taksitë, brenda kufijve të një kuote vjetore;
- për përjashtimet nga detyrimi i akcizës për gazet që përdoren si lëndë djegëse për transportin publik sipas një kuote vjetore;
- për një përjashtim nga detyrimet e akcizës për gazet e përdorura si lëndë djegëse motorike në automjetet e grumbullimit të mbetjeve që punojnë me gaz;
- për uljen e nivelit të tatimit për lëndët djegëse të lëngëta të rënda për të nxitur përdorimin e lëndëve djegëse më miqësore për mjedisin; kjo ulje lidhet specifikisht me përmbajtjen e squfurit dhe shkalla e tatimit që vendoset për lëndët djegëse të lëngëta të rënda duhet të përkojë me nivelin minimal të tatimit për lëndët djegëse të lëngëta të rënda, siç parashikohet në të drejtën komunitare;
- për një përjashtim për lëndët djegëse të lëngëta të rënda që përdoren si lëndë djegëse për prodhimin e aluminit në rajonin e Gardenjës;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për gazolinën e lëvruar nga portet e Korsikës për mjetet lundruese private për argëtim;
- për mbetjet e naftës që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve, deri më 31 dhjetor 2005;
- për dhënien e lejeve për zbatimin e një niveli të diferencuar të detyrimit të akcizës për lëndën djegëse të përzierë "benzinë/derivate të alkoolit etilik, përbërësi alkoolik i të cilëve ka origjinë bujqësore" dhe për zbatimin e një niveli të diferencuar të detyrimit të akcizës për lëndën djegëse të përzierë "naftë/estere të vajit bimor". Për të lejuar uljen e detyrimit të akcizës për përzierje që përfshijnë estere të vajit bimor dhe derivate të alkoolit etilik që përdoren si lëndë djegëse sipas kuptimit të kësaj direktive, autoritetet franceze duhet të lëshojnë lejet e nevojshme për njësitë përkatëse të prodhimit të biokarburanteve, përpara datës 31 dhjetor 2003. Autorizimet janë të vlefshme për një periudhë maksimale prej gjashtë vitesh nga data e lëshimit. Reduktimi tatimor i specifikuar në autorizim mund të zbatohet pas datës 31 dhjetor 2003 deri në përfundimin e afatit të autorizimit. Reduktimet e detyrimeve të akcizës nuk duhet të tejkalojnë 35,06 euro/hl ose 396,64 euro/t për esteret e vajit bimor dhe 50,23 euro/hl ose 297,35 euro/ton për derivatet e alkoolit etilik që përdoren në përzierjet e përmendura. Reduktimet e detyrimeve të akcizës rregullohen për të marrë në konsideratë ndryshimet e çmimit të lëndëve të para për të shmangur mbikompensimin për kostot shtesë që përfshihen në prodhimin e biokarburanteve. Zbatimi i këtij vendimi fillon nga data 1 nëntor 1997. Afati i tij përfundon më 31 dhjetor 2003.
- për dhënien e lejeve për zbatimin e një niveli të diferencuar të detyrimit të akcizës për përzierjen "lëndë djegëse/esterë të vajit bimor për ngrohje familjare". Për të lejuar reduktimin e detyrimit të akcizës për përzierje që përfshijnë estere të vajit bimor që përdoren si lëndë djegëse, sipas kuptimit të kësaj direktive, autoritetet franceze duhet të lëshojnë lejet e nevojshme për njësitë përkatëse të prodhimit të biokarburanteve përpara datës 31 dhjetor 2003. Autorizimet janë të vlefshme për një periudhë maksimale prej gjashtë vitesh nga data e lëshimit. Reduktimi tatimor i specifikuar në autorizim mund të zbatohet pas datës 31 dhjetor 2003 deri në përfundimin e afatit të autorizimit, por nuk mund të shtyhet. Reduktimet e detyrimeve të akcizës nuk duhet të tejkalojnë 35,06 euro/hl ose 396,64 euro/t për esteret e vajit bimor që përdoren në përzierjet e përmendura. Reduktimet e detyrimeve të akcizës rregullohen për të marrë në konsideratë ndryshimet e çmimit të lëndëve të para për të shmangur mbikompensimin për kostot shtesë që përfshihen në prodhimin e biokarburanteve. Zbatimi i këtij vendimi fillon nga data 1 nëntor 1997. Afati i tij përfundon më 31 dhjetor 2003.
- IRLANDË:
- për LPG, gazin natyror dhe metanin kur përdoren si lëndë djegëse motorike;
- në automjetet që përdoren nga personat me aftësi të kufizuar;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve;
- për nivelet e diferencuara të tatimit për benzinën pa plumb, për të pasqyruar kategoritë e ndryshme mjedisore, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për një nivel të diferencuar të akcizës për naftën me përmbajtje të ulët squfuri;
- për prodhimin e aluminit në rajonin e Shenonit;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për lundrime me mjete lundruese private për argëtim;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- ITALI:
- për nivele të diferencuara të detyrimit të akcizës për përzierjet që përdoren si lëndë djegëse motorike, të cilat përmbajnë 5% ose 25% bionaftë, deri më 30 qershor 2004. Reduktimi i detyrimit të akcizës nuk mund të jetë më i lartë se shuma e detyrimit të akcizës që duhet të paguhet për volumin e bionaftës që gjendet në produktet e kualifikuara për të përfituar ulje. Reduktimi i detyrimit të akcizës rregullohet për të marrë në konsideratë ndryshimet e çmimit të lëndëve të para për të shmangur mbikompensimin për kostot shtesë që përfshihen në prodhimin e biokarburanteve.
- për uljen e nivelit të detyrimit të akcizës për karburantin që përdoret nga operatorët e transportit rrugor, deri më 1 janar 2005, i cili nuk mund të jetë më i ulët se 370 euro për 1000 l, që nga data 1 janar 2004;
- për mbetjet e gazeve hidrokarbure që përdoren si lëndë djegëse;
- për një nivel të ulur të detyrimit të akcizës për emulsionet ujë/naftë dhe emulsionet ujë/lëndë djegëse të lëngëta të rënda nga 1 tetori 2000 deri më 31 dhjetor 2005, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës;
- për metanin që përdoret si lëndë djegëse për automjetet;
- për forcat e armatosura vendase;
- për ambulancat;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve;
- për lëndët djegëse që përdoren për taksitë;
- në zona gjeografike të veçanta të disavantazhuara, për shkallët e reduktuara të detyrimit të akcizës për lëndët djegëse dhe LPG që përdoren për ngrohje në familje dhe shpërndahen nëpërmjet rrjeteve të këtyre zonave, me kusht që shkallët e reduktuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës;
- për konsumin në rajonet e Val d’Aosta dhe Goricia;
- për reduktimin e nivelit të detyrimit të akcizës për naftën që konsumohet në territorin e Friuli-Venecia Xhulia, me kusht që nivelet të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës;
- për reduktimin e nivelit të detyrimit të akcizës për vajrat minerale që përdoren në rajonet e Udines dhe Triestes, me kusht që nivelet të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë;
- për një përjashtim nga detyrimi i akcizës për vajrat minerale që përdoren si lëndë djegëse për prodhimin e aluminit në Sardenjë;
- për reduktimin e nivelit të detyrimit të akcizës për naftën, për prodhimin e avullit dhe për gazoilin që përdoret në furra për të tharë dhe aktivizuar sitat molekulare në Rexho Kalabria, me kusht që nivelet të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- LUKSEMBURG:
- për LPG, gazin natyror dhe metanin;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve;
- për uljen e nivelit të detyrimit të akcizës për lëndët djegëse të lëngëta të rënda, për të nxitur përdorimin e lëndëve djegëse më miqësore për mjedisin. Kjo ulje lidhet specifikisht me përmbajtjen e squfurit dhe shkalla e reduktuar nuk duhet të bjerë në asnjë rast nën 6,5 euro për ton;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- HOLANDË:
- për LPG, gazin natyror dhe metanin;
- për kampionët e vajrave minerale të destinuara për analiza ose testime për prodhimin ose për qëllime të tjera shkencore;
- për përdorim nga forcat e armatosura kombëtare;
- për zbatimin e niveleve të diferencuara të detyrimit të akcizës për LPG që përdoret si lëndë djegëse në transportin publik;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për LPG që përdoret si lëndë djegëse për automjetet e grumbullimit të mbetjeve, automjetet për tharjen dhe pastrimin e rrugëve;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për naftën me përmbajtje të ulët squfuri (50 ppm), deri më 31 dhjetor 2004;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për benzinën me përmbajtje të ulët squfuri (50 ppm), deri më 31 dhjetor 2004;
- AUSTRI:
- për gazin natyror dhe metanin;
- për LPG që përdoret si lëndë djegëse për automjetet e transportit publik vendas;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- PORTUGALI:
- për nivelet e diferencuara të tatimit për benzinën pa plumb, për të pasqyruar kategoritë e ndryshme mjedisore, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për përjashtimin nga detyrimi i akcizës për LPG, gazin natyror dhe metanin që përdoret si lëndë djegëse në transportin publik kombëtar të udhëtarëve;
- për një ulje të detyrimit të akcizës për naftën që konsumohet në rajonin autonom të Madeirës; kjo ulje nuk mund të jetë më e madhe se kostot shtesë për transportimin e lëndës djegëse të lëngët drejt atij rajoni;
- për uljen e nivelit të detyrimit të akcizës për lëndët djegëse të lëngëta të rënda për të nxitur përdorimin e lëndëve djegëse më miqësore për mjedisin; kjo ulje lidhet specifikisht me përmbajtjen e squfurit dhe niveli i detyrimit që vendoset për lëndët djegëse të lëngëta të rënda duhet të përkojë me nivelin minimal të detyrimit për lëndët djegëse të lëngëta të rënda, siç parashikohet në të drejtën komunitare;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- FINLANDË:
- për gazin natyror që përdoret si lëndë djegëse;
- për një përjashtim nga detyrimi i akcizës për metanin dhe LPG që përdoret për të gjitha qëllimet;
- për nivele të ulura të detyrimit të akcizës për naftën dhe gazoilin për ngrohje, me kusht që nivelet të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenet 7 deri në 9;
- për nivele të ulura të detyrimit të akcizës për naftën pa plumb dhe me plumb të riformuluar, me kusht që nivelet të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për lundrime me mjete lundruese private për argëtim;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- SUEDI:
- për nivele të ulura të tatimit për naftën, në përputhje me kategoritë mjedisore;
- për nivelet e diferencuara të tatimit për benzinën pa plumb, për të pasqyruar kategoritë e ndryshme mjedisore, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës;
- për një nivel të diferencuar të tatimit për energjinë për benzinën me bazë alkaline për motorët me dy goditje, deri më 30 qershor 2008, me kusht që detyrimi total i akcizës që zbatohet të jetë në pajtim me kushtet e kësaj direktive;
- për një përjashtim nga detyrimi i akcizës për metanin e prodhuar në mënyrë biologjike dhe mbetjet e tjera të gazeve;
- për një nivel të ulur të detyrimit të akcizës për vajrat minerale që përdoren për qëllime industriale, me kusht që nivelet të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë;
- për një nivel të ulur të detyrimit të akcizës për vajrat minerale që përdoren për qëllime industriale, duke futur një nivel më të ulët se niveli standard si edhe një nivel të ulur për sipërmarrjet me intensitet të lartë energjie, me kusht që këto nivele të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë dhe të mos shkaktojnë shtrembërime të konkurrencës;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- MBRETËRIA E BASHKUAR:
- për nivele të diferencuara të detyrimit të akcizës për lëndët djegëse që përdoren në transportin rrugor dhe që përmbajnë bionaftë ose për bionaftën që përdoret si lëndë djegëse e pastër për transportin rrugor, deri më 31 mars 2007. Nivelet minimale të komunitetit duhet të respektohen dhe nuk duhet të bëhet asnjë mbikompensim për kostot shtesë të përfshira në prodhimin e biokarburanteve;
- për LPG, gazin natyror dhe metanin kur përdoren si lëndë djegëse motorike;
- për uljen e nivelit të detyrimit të akcizës për naftën për të nxitur përdorimin e lëndëve djegëse më miqësore për mjedisin;
- për nivelet e diferencuara të tatimit për benzinën pa plumb, për të pasqyruar kategoritë e ndryshme mjedisore, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të tatimit të parashikuara në nenin 7 të saj;
- për automjetet e transportit publik të udhëtarëve;
- për një nivel të diferencuar të detyrimit të akcizës për emulsionin ujë/naftë, me kusht që nivelet e diferencuara të jenë në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë direktivë, dhe në veçanti me nivelet minimale të detyrimit të akcizës;
- për fluturime, përveç atyre që mbulohen nga neni 14, paragrafi 1, germa "b" të kësaj direktive;
- për lundrime me mjete lundruese private për argëtim;
- për mbetjet e vajrave që ripërdoren si lëndë djegëse, ose direkt pas rikuperimit ose pas procesit të riciklimit të mbetjeve të naftës, dhe kur ripërdorimi i nënshtrohet detyrimit të akcizës;
- Gazeta Zyrtare L 316, 31.10.1992, f. 12. Direktiva e ndryshuar me Direktivën 94/74/KE (Gazeta Zyrtare L 365, 31.12.1994, f. 46);
- Gazeta Zyrtare L 316, 31.10.1992, f. 19. Direktivë e ndryshuar me Direktivën 94/74/KE.
- Gazeta Zyrtare L 76, 23.3.1992, f. 1. Direktiva e ndryshuar me Direktivën 2000/47/KE (Gazeta Zyrtare L 193, 29.7.2000, f. 73);
- Gazeta Zyrtare L 316, 31.10.1992, f. 21.
- Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
- Gazeta Zyrtare L 293, 24.10.1990, f. 1. Rregullore e ndryshuar së fundmi me Rregulloren e Komisionit (KE) Nr. 29/2002 (Gazeta Zyrtare L 6, 10.1.2002, f. 3).
- Gazeta Zyrtare L 279, 23.10.2001, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 42, 23.2.1970, f. 1.
DIREKTIVA E KËSHILLIT 2003/49/KE, DATA 3 QERSHOR 2003, "PËR SISTEMIN E PËRBASHKËT TATIMOR TË ZBATUESHËM NË RASTIN E PAGESAVE TË INTERESAVE DHE TË HONORAREVE MIDIS SHOQËRIVE TË LIDHURA TË SHTETEVE TË NDRYSHME ANËTARE
-
Lexo Dokumentin
Njoftim i rëndësishëm ligjor
32003L0049
DIREKTIVA E KËSHILLIT 2003/49/KE, DATA 3 QERSHOR 2003, "PËR SISTEMIN E PËRBASHKËT TATIMOR TË ZBATUESHËM NË RASTIN E PAGESAVE TË INTERESAVE DHE TË HONORAREVE MIDIS SHOQËRIVE TË LIDHURA TË SHTETEVE TË NDRYSHME ANËTARE
Gazeta zyrtare L 157, 26/06/2003 f. 0049 - 0054
Direktiva e Këshillit 2003/49/KE
datë 3 qershor 2003
"Për sistemin e përbashkët tatimor të zbatueshëm në rastin e pagesave të interesit dhe të honorareve midis shoqërive të lidhura të shteteve të ndryshme anëtare
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 94 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian2,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social3,
Meqë:
- Në një treg të vetëm që ka karakteristikat e një tregu të brendshëm, transaksionet ndërmjet shoqërive të shteteve të ndryshme anëtare nuk duhet t’u nënshtrohen kushteve tatimore më pak të favorshme se ato që zbatohen për të njëjtat transaksione që kryhen ndërmjet shoqërive të të njëjtit shtet anëtar.
- Kjo kërkesë aktualisht nuk është përmbushur për sa i përket pagesave të interesave dhe të honorareve; legjislacionet e brendshme tatimore të bashkuara me marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe, sipas rastit, jo gjithmonë mund të garantojnë eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe zbatimi i tyre shpesh shoqërohet me formalitete administrative të tepërta dhe u sjell probleme me fluksin e parasë shoqërive në fjalë.
- Duhet që të garantohet se pagesat e interesave dhe të honorareve t’i nënshtrohen tatimit vetëm në një shtet anëtar.
- Heqja e tatimit për pagesat e interesave dhe të honorareve në shtetin anëtar ku ato lindin si pagesa, qoftë kur vilen nëpërmjet mbajtjes në burim ose nëpërmjet vlerësimit, është mënyra më e përshtatshme për të eliminuar formalitetet dhe problemet e lartpërmendura dhe për të garantuar barazi në trajtimin tatimor midis transaksioneve të brendshme dhe atyre ndërkufitare; në veçanti është e nevojshme që të hiqen tatimet në lidhje me këto pagesa ndërmjet shoqërive të lidhura të shteteve të ndryshme anëtare si edhe ndërmjet selive të përhershme të këtyre shoqërive.
- Marrëveshjet zbatohen vetëm për shumën e pagesave të interesave ose të honorareve, nëse ka, e cila është miratuar nga paguesi dhe pronari përfitues në mungesë të një marrëdhënieje të veçantë.
- Gjithashtu, është e nevojshme që shtetet anëtare të mos pengohen për marrjen e masave të përshtatshme për të luftuar mashtrimin ose abuzimin.
- Për arsye buxhetore, Greqisë dhe Portugalisë duhet t’i vihet në dispozicion një periudhë kalimtare në mënyrë që ata të ulin gradualisht taksat, qoftë të vjela nga mbajtja në burim ose nëpërmjet vlerësimit, për pagesat e interesave ose të honorareve, derisa këto dy vende të jenë në gjendje të zbatojnë dispozitat e nenit 1.
- Spanja, e cila ka nisur një plan për rritjen e potencialit teknologjik në Spanjë, për arsye buxhetore, duhet të lejohet që gjatë një periudhe kalimtare të mos zbatojë dispozitat e nenit 1 për pagesat e honorareve.
- Komisioni duhet t’i raportojë Këshillit mbi ecurinë e zbatimit të direktivës deri në tre vjet pas datës së transpozimit të saj. Kjo kryesisht bëhet me synimin që të zgjerohet objekti i direktivës duke mbuluar edhe shoqëri ose sipërmarrje të tjera dhe që të rishikohet objekti i përkufizimit të interesave dhe honorareve në mënyrë që të arrihet konvergjenca e nevojshme e dispozitave që kanë të bëjnë me interesat dhe honoraret në legjislacionin e brendshëm dhe në traktatet dypalëshe ose shumëpalëshe për tatimin e dyfishtë.
- Meqenëse objektivi i veprimit të propozuar, përkatësisht ngritja e një sistemi të përbashkët tatimor të zbatueshëm për pagesat e interesave dhe honorareve për shoqëritë e lidhura të shteteve të ndryshme anëtare, nuk mund të arrihet mjaftueshëm nga shtetet anëtare dhe, për pasojë, mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti, Komuniteti mund të miratojë masa, në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, siç përcaktohet në këtë nen, kjo direktivë nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi,
MIRATON KËTË DIREKTIVË:
Neni 1
Fusha e zbatimit dhe procedura
- Pagesat e interesave ose të honorareve që lindin në një shtet anëtar përjashtohen nga çdo tatim i vendosur për këto pagesa në atë shtet anëtar, qoftë nëpërmjet mbajtjes në burim ose nëpërmjet vlerësimit, nëse pronari përfitues i interesave ose i honorareve është një shoqëri e një shteti tjetër anëtar ose një seli e përhershme e një shoqërie të themeluar në një tjetër shtet anëtar.
- Një pagesë e bërë nga një shoqëri e një shteti anëtar ose nga një seli e përhershme e vendosur në një shtet tjetër anëtar konsiderohet se ka lindur në atë shtet anëtar, në vijim i referuar si "shteti i burimit".
- Një seli e përhershme trajtohet si pagues i interesave ose i honorareve vetëm deri në masën që këto pagesa përfaqësojnë një shpenzim të zbritshëm për selinë e përhershme në shtetin anëtar ku ajo ndodhet.
- Një shoqëri e një shteti anëtar trajtohet si pronare përfituese e interesave ose honorareve vetëm nëse ajo i merr këto pagesa në favor të vet dhe jo në rolin e një ndërmjetësi, si agjent, i administrator ose nënshkrues i autorizuar, në emër të një personi tjetër.
- Një seli e përhershme trajtohet si pronare përfituese e interesave ose honorareve:
(a) nëse detyrimi i borxhit, e drejta ose përdorimi i informacionit për të cilin ka lindur detyrimi për pagesën e interesit ose të honorarit, është efektivisht i lidhur me atë seli të përhershme; dhe
(b) nëse pagesat e interesave ose të honorareve përfaqësojnë të ardhura në lidhje me të cilat kjo seli e përhershme tatohet në shtetin anëtar ku është e vendosur me njërën prej tatimeve të përmendura në nenin 3, germa "a", pika III ose në rastin e Belgjikës "impôt des non-résidents/belasting der niet-verblijfhouders", ose në rastin e Spanjës "Impuesto sobre la Renta de no Residentes", ose me një tatim që është identik ose në thelb i ngjashme me to dhe që ngarkohet pas hyrjes në fuqi të kësaj direktive, në shtesë ose në vend të tatimeve ekzistuese.
- Kur një seli e përhershme e një shoqërie të një shteti anëtar trajtohet si paguesi ose si pronari përfitues i interesave ose honorareve, asnjë pjesë tjetër e shoqërisë nuk trajtohet si paguesi ose pronari përfitues i këtyre interesave ose honorareve për qëllimet e këtij neni.
- Ky nen zbatohet vetëm nëse shoqëria e cila është paguesi, ose shoqëria, selia e përhershme e së cilës, trajtohet si paguesi i interesave ose honorareve është një shoqërie e lidhur me shoqërinë që është pronari përfitues ose selia e përhershme e së cilës trajtohet si pronar përfitues i këtyre interesave ose honorareve.
- Ky nen nuk gjen zbatim në rastet kur interesat ose honoraret paguhen nga ose për një seli të përhershme, të vendosur në një vend të tretë, të një shoqërie të një shteti anëtar, dhe kur veprimtaria e shoqërisë kryhet plotësisht ose pjesërisht nëpërmjet kësaj selie të përhershme.
- Asgjë e parashikuar në këtë nen nuk e pengon një shtet anëtar që të marrë në konsideratë, gjatë zbatimit të legjislacionit të tij tatimor, interesat ose honoraret që arkëtojnë shoqëritë e tij, selitë e përhershme të shoqërive të tij ose selitë e përhershme të vendosura në atë shtet anëtar.
- Një shtet anëtar mund të zgjedhë të mos e zbatojë këtë direktivë për një shoqëri të një shteti tjetër anëtar ose për një seli të përhershme të një shoqërie të një shteti tjetër anëtar kur kushtet e përcaktuara në nenin 3, germa "b" nuk janë respektuar për një periudhë të pandërprerë prej të paktën dy vitesh.
- Shteti i burimit mund të kërkojë që përmbushja kërkesave që përcaktohen në këtë nen dhe në nenin 3 të konfirmohet nëpërmjet një deklarate në kohën e pagesës së interesave ose të honorareve. Nëse në kohën e pagesës nuk është deklaruar përmbushja e kërkesave të përcaktuara në këtë nen, shtetit anëtar i lind e drejta që të kërkojnë mbajtjen e tatimit në burim.
- Shteti i burimit mund të vendosë si kusht për përfitimin nga përjashtimi sipas kësaj direktive, nxjerrjen e vendimit që lejon përjashtimin nga tatimet vetëm pasi të paraqitet një deklaratë, ku deklarohet se përmbushjen kërkesat e përcaktuara në këtë nen dhe në nenin 3. Vendimi për përjashtim nga tatimet nxirret maksimumi brenda tre muajve pasi të jetë bërë deklarata dhe të jenë ofruar informacionet mbështetëse që shteti i burimit mund të kërkojë në mënyrë të arsyeshme, dhe është i vlefshëm të paktën për një periudhë një vjeçare pas nxjerrjes së tij.
- Për qëllimet e paragrafëve 11 dhe 12, deklarata që duhet dhënë, në lidhje me çdo kontratë për pagesë, është e vlefshme të paktën për një vit por jo më shumë se tre vjet nga data e lëshimit të saj dhe duhet të përmbajë informacionet e mëposhtme:
- a) prova të rezidencës tatimore të shoqërisë marrëse dhe, sipas rastit, të ekzistencës së një selie të përhershme të certifikuar nga autoriteti tatimor i shtetit anëtar ku shoqëria marrëse është regjistruar për qëllime tatimore ose ku ndodhet selia e përhershme;
- b) pronësinë përfituese të shoqërisë marrëse, në përputhje me paragrafin 4, ose ekzistencën e kushteve në përputhje me paragrafin 5, kur marrësi i pagesës është një seli e përhershme;
- c) përmbushjen e kërkesave në përputhje me nenin 3, germa "a", pika III në rastin e shoqërisë marrëse;
- d) një pjesëmarrje minimale ose kriterin e një pjesëmarrje minimale në të drejtat e votës, në përputhje me nenin 3, germa "b";
- e) periudhën për të cilën ka ekzistuar pjesëmarrja e përmendur në germën "d".
Gjithashtu, shtetet anëtare mund të kërkojnë arsyetim ligjor për pagesat sipas kontratës (p.sh. marrëveshjen e qirasë ose kontratën e licencimit).
- Nëse kërkesat për përjashtim tatimor reshtin së përmbushuri, shoqëria marrëse ose selia e përhershme marrëse njofton menjëherë shoqërinë paguese ose selinë e përhershme paguese, dhe nëse e kërkon shteti i burimit, autoritetin kompetent të atij shteti.
- Nëse shoqëria paguese ose selia e përhershme paguese ka mbajtur tatim në burim, e cila duhet të ishte përjashtuar sipas këtij neni, mund të bëhet një kërkesë për rimbursim të këtij tatimi në burim. Shteti anëtar mund të kërkojë informacionin e specifikuar në paragrafin 13. Aplikimi për rimbursim mund të depozitohet brenda periudhës së përcaktuar. Kjo periudhë duhet të zgjasë të paktën dy vjet nga data kur janë paguar interesat ose honoraret.
- Shteti i burimit rimburson tatimin shtesë të mbajtur në burim brenda një viti pas marrjes së aplikimit dhe informacionit shtesë që ai mund të kërkojë në mënyrë të arsyeshme. Nëse tatimi i mbajtur në burim nuk rimbursohet brenda kësaj periudhe, shoqërisë marrëse ose selisë së përhershme marrëse i lind e drejta që me përfundimin e afatit një vjeçar në fjalë, të marrë interesa sipas një norme që përkon me normën kombëtare të interesit që zbatohet në raste të ngjashme sipas legjislacionit të brendshëm të shtetit të burimit.
Neni 2
Përkufizimi i interesave dhe honorareve
Për qëllimet e kësaj direktive:
(a) termi "interes" nënkupton të ardhurat nga detyrimet e borxhit të çdo lloji, i siguruar ose jo me hipotekë, dhe pavarësisht nëse mbart ose jo një të drejtë për të marrë pjesë në përfitimet e debitorit, në veçanti, të ardhurat nga titujt dhe të ardhurat nga obligacionet ose dëftesat e borxhit, duke përfshirë primet dhe çmimet që u bashkëlidhen këtyre titujve, obligacioneve ose dëftesave borxhi; tarifat e gjobës për vonesë pagese nuk do të konsiderohen si interesa;
(b) termi "honorare" nënkupton pagesa të çdo lloji të marra në lidhje me përdorimin ose të drejtën e përdorimit të çdo të drejte autori të veprave letrare, artistike ose shkencore, duke përfshirë filmat kinematografikë dhe softuerët, çdo patentë, markë tregtare, skicë ose model, plan, formulë sekrete apo proces, ose për informacionin në lidhje me përvojën industriale, tregtare ose shkencore; pagesat për përdorimin ose të drejtën e përdorimit të pajisjeve industriale, tregtare ose shkencore konsiderohen si honorare.
Neni 3
Përkufizimi i shoqërisë, shoqërisë së lidhur ose selisë së përhershme
Për qëllimet e kësaj direktive:
- a) termi "shoqëri e një shteti anëtar" nënkupton çdo shoqëri që:
- Është e organizuar sipas njërës prej formave të renditura në shtojcën e kësaj direktive; dhe
- Sipas legjislacionit tatimor të një shteti anëtar konsiderohet të jetë rezidente në atë shtet anëtar dhe sipas kuptimit të marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë për tatimet mbi të ardhurave, të lidhur me një shtet të tretë, nuk konsiderohet se është rezidente për qëllime tatimore jashtë Bashkimit Evropian;
III. Është objekt i njërit prej tatimeve të mëposhtme, pa përfituar përjashtim tatimor, ose i tatimeve të njëjta ose në thelb të ngjashme me tatimet ekzistuese, të cilat, pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj direktive, vendosen në shtesë ose në vend të tatimeve ekzistuese:
- impôt des sociétés/vennootschapsbelasting në Belgjikë,
- selskabsskat në Danimarkë,
- Körperschaftsteuer në Gjermani,
- Φόρος εισοδήματος νομικών προσώπων në Greqi,
- impuesto sobre sociedades në Spanjë,
- impôt sur les sociétés në Francë,
- corporation tax në Irlandë,
- imposta sul reddito delle persone giuridiche në Itali,
- impôt sur le revenu des collectivités në Luksemburg,
- vennootschapsbelasting në Holandë,
- Körperschaftsteuer në Austri,
- imposto sobre o rendimento da pessoas colectivas në Portugali,
- yhteisöjen tulovero/inkomstskatten för samfund në Finlandë,
- statlig inkomstskatt në Suedi,
- corporation tax në Mbretërinë e Bashkuar;
(b) një shoqëri është një "shoqëri e lidhur" e një shoqërie të dytë, nëse, të paktën:
- shoqëria e parë ka një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë minimale prej 25% në kapitalin e shoqërisë së dytë, ose
- shoqëria e dytë ka një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë minimale prej 25% në kapitalin e shoqërisë së parë, ose
III. një shoqëri e tretë ka një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë minimale prej 25% në kapitalin e shoqërisë së parë dhe në kapitalin e shoqërisë së dytë.
Pjesëmarrjet duhet të përfshijnë vetëm shoqëritë rezidente në territorin e Komunitetit Evropian.
Megjithatë, shtetet anëtare mund të zgjedhin të zëvendësojnë kriterin e pjesëmarrjes minimale në kapital me kriterin e pjesëmarrjes minimale në të drejtat e votës;
- c) termi "seli e përhershme" nënkupton një vend fiks të ushtrimit të veprimtarisë që ndodhet në një shtet anëtar, nëpërmjet të cilit kryhen të gjitha ose një pjesë e veprimtarive të një shoqërie të një shteti tjetër anëtar.
Neni 4
Përjashtimi nga pagesat për interesa ose honorare
- Shteti i burimit nuk është i detyruar të bëjë të mundur përfitimet nga kjo direktivë për rastet e mëposhtme:
- a) pagesat që trajtohen si shpërndarje e fitimit ose si rimbursim i kapitalit sipas legjislacionit të shtetit të burimit;
- b) pagesat për detyrimet e borxhit që përfshijnë të drejtën për të marrë pjesë në fitimet e debitorit;
- c) pagesat për detyrimet e borxhit që i japin të drejtë kreditorit të shkëmbejë të drejtën e tij për interesa me të drejtën për të marrë pjesë në fitimet e debitorit;
- d) pagesat për detyrimet e borxhit që nuk përmbajnë asnjë dispozitë për shlyerjen e shumës fillestare ose kur shlyerja duhet të kryhet pas më shumë se 50 vjetësh nga data e emetimit.
- Për shkak të një marrëdhënieje të veçantë ndërmjet paguesit dhe pronarit përfitues të interesave ose honorareve ose ndërmjet njërit prej tyre dhe ndonjë personi tjetër, shuma e interesave ose honorareve tejkalon shumën që do të ishte miratuar nga paguesi dhe pronari përfitues në mungesë të kësaj marrëdhënieje, dispozitat e kësaj dispozite zbatohen vetëm për këtë të fundit, nëse ka.
Neni 5
Mashtrimi dhe abuzimi
- Kjo direktivë nuk parandalon zbatimin e dispozitave vendase ose të atyre të parashikuara në marrëveshje, të cilat nevojiten për parandalimin e mashtrimit ose abuzimit.
- Shtetet anëtare, në rastin e transaksioneve, arsyeja kryesore e të cilëve ose një prej arsyeve kryesore të të cilëve është evazioni fiskal, shmangia e taksave ose abuzimi, mund të tërheqin përfitimet që lindin nga kjo direktivë ose mund të refuzojnë ta zbatojnë këtë direktivë.
Neni 6
Rregullat kalimtare për Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë
- Greqia dhe Portugalia autorizohen të mos zbatojnë dispozitat e nenit 1, deri në datën e zbatimit të përmendur në nenin 17, paragrafi 2 dhe 3, të Direktivës së Këshillit 2003/48/KE, datë 3 qershor 2003, "Për tatimin e të ardhurave nga kursimet në formën e pagesave të interesave"4. Gjatë një periudhe kalimtare prej tetë vitesh, që fillon në datën e sipërpërmendur, shkalla tatimore për pagesat e interesave ose honorareve ndaj një shoqërie të lidhur të një shteti tjetër anëtar ose ndaj një selie të përhershme të një shoqërie të lidhur të një tjetër shteti anëtar, nuk duhet të tejkalojë 10 % gjatë katër viteve të para dhe 5 % gjatë katër viteve të fundit.
Spanja autorizohet të mos zbatojë dispozitat e nenit 1, vetëm për pagesat e honorareve, deri në datën e zbatimit të përmendur në nenin 17, paragrafi 2 dhe 3, të Direktivës 2003/48/KE. Gjatë periudhës kalimtare gjashtë vjeçare që fillon në datën e sipërpërmendur, shkalla e tatimit mbi pagesat e honorarit ndaj një shoqërie të lidhur të një tjetër shteti anëtar ose ndaj një selie të përhershme në një tjetër shtet anëtar të një shoqërie të lidhur të një shteti anëtar, nuk duhet të tejkalojë 10 %.
Gjithsesi këto rregulla kalimtare mbeten objekt i zbatimit të vazhdueshëm të çdo shkalle tatimore, më i ulët se ato që përmenden në nënparagrafin e parë dhe të dytë, të parashikuar nga marrëveshjet dypalëshe të lidhura midis Greqisë, Spanjës ose Portugalisë dhe shteteve të tjera anëtare. Përpara përfundimit të secilës nga periudhat kalimtare të përmendura në këtë paragraf, Këshilli mund të vendosë në mënyrë unanime, me propozim nga Komisioni, për shtyrjen e mundshme të periudhave kalimtare të përmendura.
- Kur shoqëria e një shteti anëtar ose selia e përhershme në atë shtet anëtar e një shoqërie të një shteti anëtar:
– arkëton interesa ose honorare nga një shoqëri e lidhur e Greqisë ose Portugalisë,
– arkëton honorare nga një shoqëri e lidhur e Spanjës,
— arkëton interesa ose honorare nga një seli e përhershme, e vendosur në Greqi ose Portugali, e një shoqërie të lidhur të themeluar në një shtet anëtar, ose
— arkëton honorare nga një seli e përhershme e vendosur në Spanjë, e një shoqërie të lidhur të themeluar në një shtet anëtar,
shteti i parë anëtar lejon një shumë të barabartë me tatimin që paguhet në Greqi, Spanjë ose Portugali në përputhje me paragrafin 1, për ato të ardhura, si zbritje nga tatimi mbi të ardhurat e shoqërisë ose të selisë së përhershme që ka marrë ato të ardhura.
- Zbritja e parashikuar në paragrafin 2 nuk duhet të tejkalojë minimumin e:
- a) tatimit të pagueshëm në Greqi, Spanjë ose Portugali për këto të ardhura, mbi bazën e paragrafit 1, ose
- b) asaj pjese të tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë ose të selisë së përhershme që ka arkëtuar interesin ose honorarin, të llogaritur përpara se të jepet zbritja, që i atribuohet atyre pagesave që janë bërë sipas legjislacionit të brendshëm të shtetit anëtar nga i cili është shoqëria ose në të cilin ndodhet selia e përhershme.
Neni 7
Zbatimi
- Shtetet anëtare miratojnë, deri më 1 janar 2004, ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative që nevojiten për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë, së bashku me një tabelë që tregon përputhshmërinë e dispozitave të kësaj direktive me dispozitat kombëtare të miratuara.
Neni 8
Rishikimi
Deri më 31 dhjetor 2006, Komisioni i raporton Këshillit për funksionimin e kësaj direktive, veçanërisht me synimin për të zgjeruar objektin e saj, në mënyrë që të mbulojë edhe shoqëri ose sipërmarrje veç atyre që përmenden në nenin 3 dhe në shtojcë.
Neni 9
Klauzola për heqjen e kufizimeve
Kjo direktivë nuk ndikon në zbatimin e dispozitave të brendshme ose të bazuara në marrëveshje që shkojnë përtej dispozitave të kësaj direktive dhe janë projektuar për të eliminuar ose zbutur tatimin e dyfishtë për interesat ose honoraret.
Neni 10
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi në datën e botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 11
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Luksemburg, më 3 qershor 2003.
Për Këshillin
Presidenti
- Christodoulakis
SHTOJCA
LISTA E SHOQËRIVE QË MBULOHEN NGA NENI 3, GERMA "A" E KËSAJ DIREKTIVE
- a) Shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit belg, të njohura si: "naamloze vennootschap/société anonyme, commanditaire vennootschap op aandelen/société en commandite par actions, besloten vennootschap met beperkte aansprakelijkheid/société privée à responsabilité limitée" dhe ato organe të së drejtës publike që funksionojnë sipas të drejtës private;
- b) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit danez, të njohura si: "aktieselskab" dhe "anpartsselskab";
- c) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit gjerman, të njohura si: "Aktiengesellschaft, Kommanditgesellschaft auf Aktien, Gesellschaft mit beschränkter Haftung" dhe "bergrechtliche Gewerkschaft";
- d) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit grek, të njohura si: "ανώνυμη εταιρíα";
- e) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit spanjoll, të njohura si: "sociedad anónima, sociedad comanditaria por acciones, sociedad de responsabilidad limitada" dhe ato organe të së drejtës publike që funksionojnë sipas të drejtës private;
- f) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit francez, të njohura si: "société anonyme, société en commandite par actions, société à responsabilité limitée" dhe bizneset dhe sipërmarrjet industriale dhe tregtare publike;
- g) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit irlandez të njohura si shoqëri aksionare publike me përgjegjësi të kufizuar ose me garanci, shoqëri private të kufizuara nga aksionet ose garancitë, organe të regjistruara sipas Ligjit për shoqëritë industriale dhe shoqëritë e kursimit ose shoqëritë e ndërtimit të regjistruara sipas Ligjit për shoqëritë e ndërtimit;
- h) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit italian, të njohura si: "società per azioni, società in accomandita per azioni, società a responsabilità limitata" dhe subjektet publike dhe private që kryejnë veprimtari industriale dhe tregtare;
- i) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit luksemburgas, të njohura si: "société anonyme, société en commandite par actions" dhe "société à responsabilité limitée";
- j) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit holandez, të njohura si: "naamloze vennootschap" dhe "besloten vennootschap met beperkte aansprakelijkheid";
- k) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit austriak, të njohura si: "Aktiengesellschaft" dhe "Gesellschaft mit beschränkter Haftung";
- l) shoqëritë tregtare ose shoqëritë e të drejtës civile që kanë formë tregtare, si dhe kooperativat dhe sipërmarrjet publike të themeluara në përputhje me legjislacionin portugez;
- m) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit finlandez, të njohura si: "osakeyhtiö/aktiebolag, osuuskunta/andelslag, säästöpankki/sparbank" dhe "vakuutusyhtiö/försäkringsbolag";
- n) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit suedez, të njohura si: "aktiebolag" dhe "försäkringsaktiebolag";
- o) shoqëritë e themeluara sipas legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar.
- Gazeta Zyrtare C 123, 22.4.1998, f. 9.
- Gazeta Zyrtare C 313, 12.10.1998, f. 151.
- Gazeta Zyrtare C 284, 14.9.1998, f. 50.
- Shih faqen 38 të kësaj Gazete Zyrtare.
DIREKTIVA E KËSHILLIT 2003/48/KE, DATA 3 QERSHOR 2003, "PËR TATIMIN E TË ARDHURAVE NGA KURSIMET NË FORMËN E PAGESAVE TË INTERESIT
-
Lexo Dokumentin
Njoftim i rëndësishëm ligjor
32003L0048
DIREKTIVA E KËSHILLIT 2003/48/KE, DATA 3 QERSHOR 2003, "PËR TATIMIN E TË ARDHURAVE NGA KURSIMET NË FORMËN E PAGESAVE TË INTERESIT
Gazeta Zyrtare L 157, 26/06/2003 f. 0038 - 0048
Direktivë e Këshillit 2003/48/KE
datë 3 qershor 2003
"Për tatimin e të ardhurave nga kursimet në formën e pagesave të interesit"
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 94 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Duke pasur parasysh opinionin e Parlamentit Evropian2,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social3,
Meqë:
- Nenet 56 deri në 60 të traktatit garantojnë lëvizjen e lirë të kapitalit.
- Të ardhurat nga kursimet në formën e pagesave të interesit për detyrimet e borxhit përbëjnë të ardhura të tatueshme për rezidentët e të gjitha shteteve anëtare.
- Neni 58, paragrafi 1 i traktatit u jep të drejtë shteteve anëtare që të zbatojnë dispozitat përkatëse të legjislacionit të tyre tatimor, i cili bën dallim ndërmjet taksapaguesve që nuk janë në të njëjtën situatë për sa i përket vendbanimit të tyre ose për sa i përket vendit ku investohet kapitali i tyre, dhe të marrin të gjitha masat që kërkohen për të parandaluar shkeljet e legjislacionit të brendshëm dhe të rregulloreve, në veçanti në fushën e tatimeve.
- Në përputhje me nenin 58, paragrafi 3 të traktatit, dispozitat e legjislacionit tatimor të shteteve anëtare, të hartuara për të luftuar abuzimin ose mashtrimin, nuk duhet të përbëjnë një mënyrë për të ushtruar diskriminim arbitrar apo të shërbejnë si kufizim i fshehur i lëvizjes së lirë të kapitalit dhe pagesave, siç përcaktohet në nenin 56 të traktatit.
- Në mungesë të një koordinimi të sistemeve tatimore kombëtare për tatimin e të ardhurave nga kursimet në formën e pagesave të interesit, në veçanti në lidhje me trajtimin e interesave të marra nga jorezidentët, aktualisht, rezidentët e shteteve anëtare shpesh arrijnë që të shmangin çdo formë tatimi në shtetin anëtar ku banojnë për interesat që marrin në një shtet tjetër anëtar.
- Kjo situatë po krijon shtrembërime në lëvizjet e kapitalit ndërmjet shteteve anëtare, të cilat nuk përputhen me tregun e brendshëm.
- Kjo direktivë bazohet në konsensusin e arritur në Këshillin e Evropës në Santa Maria Da Feira më 19 dhe 20 qershor 2000 dhe takimet pasuese të Këshillit Ecofin të 26 dhe 27 nëntorit 2000, 13 dhjetorit 2001 dhe 21 janarit 2003.
- Qëllimi përfundimtar i kësaj direktive është që të ardhurat nga kursimet në formën e pagesave të interesit që bëhen në një shtet anëtar drejt pronarëve përfitues, të cilët janë individë rezidentë në një shtet tjetër anëtar, t’i nënshtrohen tatimit efektiv në përputhje me ligjet e shtetit anëtar ku individi është rezident.
- Qëllimi i kësaj direktive mund të arrihet më së mirë duke targetuar pagesat e interesit të bëra ose të siguruara nga operatorët ekonomikë të themeluar në shtetet anëtare ose të përfituara nga pronarët përfitues, të cilët janë individë rezidentë në një shtet tjetër anëtar.
- Meqenëse objektivi i kësaj direktive nuk mund të arrihet plotësisht nga shtetet anëtare në mënyrë individuale, por, për shkak të mungesës së koordinimit të sistemeve kombëtare për tatimin e të ardhurave nga kursimet, mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, siç përcaktohet në atë nen, kjo direktivë kufizohet me çka kërkohet minimalisht me qëllim për të arritur këto objektiva dhe nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për këtë qëllim.
- Agjenti pagues është operatori ekonomik që paguan interesin për ose siguron pagesën e interesit në përfitim të menjëhershëm për pronarin përfitues.
- Për të përcaktuar nocionin e mekanizmit të pagesës së interesit dhe agjentit pagues, duhet t’i referohemi, sipas rastit, Direktivës së Këshillit 85/611/KEE, datë 20 dhjetor 1985, "Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me sipërmarrjet e investimeve kolektive në tituj të transferueshëm (SIKTT)"4.
- Fusha e zbatimit të kësaj direktive duhet të kufizohet me tatimin e të ardhurave nga kursimet në formën e pagesave të interesit për detyrimet e borxhit, duke përjashtuar, ndër të tjera, çështjet që lidhen me tatimin e pensionit dhe përfitimet nga sigurimi.
- Qëllimi përfundimtar për të kryer tatimin efektiv të pagesave të interesit në shtetin anëtar të banimit të pronarit përfitues për qëllime tatimore mund të arrihet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me pagesat e interesit.
- Direktiva e Këshillit 77/799/KEE, datë 19 dhjetor 1977, "Për asistencën e ndërsjellë nga autoritetet kompetente të shteteve anëtare në fushën e tatimit direkt dhe indirekt"5, tashmë shërben si bazë për shkëmbimin e informacioneve ndërmjet shteteve anëtare për qëllime tatimore për të ardhurat që mbulohen nga kjo direktivë. Ajo duhet të vazhdojë të zbatohet për këto shkëmbime informacioni, bashkë me këtë direktivë, deri në masën që kjo direktivë nuk derogon prej saj.
- Shkëmbimi automatik i informacionit ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me pagesat e interesit që mbulohen nga kjo direktivë mundëson tatimin efektiv të këtyre pagesave në shtetin anëtar të rezidencës të pronarit përfitues për qëllime tatimore, në përputhje me legjislacionin e brendshëm të këtij shteti. Ndaj, duhet të parashikohet që shtetet anëtare që shkëmbejnë informacione në zbatim të kësaj direktive të mos lejohen të mbështeten në kufizimet për të shkëmbyer informacione, siç përcaktohet në nenin 8 të Direktivës 77/799/KEE.
- Duke marrë parasysh dallimet strukturore, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu nuk mund të zbatojnë shkëmbimin automatik të informacionit në të njëjtën kohë me shtetet e tjera anëtare. Gjatë një periudhe kalimtare, duke qenë se tatimi i mbajtur në burim mund të garantojë një nivel minimal tatimi efektiv, në veçanti në një nivel që rritet progresivisht në 35%, këto tre shtete anëtare duhet të aplikojnë tatimin në burim për të ardhurat nga kursimet që mbulohen nga kjo direktivë.
- Me qëllim për të shmangur dallimet në trajtim, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu nuk duhet të jenë të detyruar të zbatojnë shkëmbimin automatik të informacionit përpara se Konfederata e Zvicrës, Principata e Andorës, Principata e Lihtenshtejnit, Principata e Monakos dhe Republika e San Marinos të bëjnë të mundur shkëmbimin efektiv të informacionit, sipas kërkesës, në lidhje me pagesat e interesit.
- Këto shtete anëtare duhet të transferojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre nga tatimi në burim në shtetin anëtar të rezidencës të pronarit përfitues të interesit.
- Këto shtete duhet të parashikojnë një procedurë e cila lejon pronarët përfitues që janë rezidentë për qëllime tatimore në shtete të tjera anëtare, që të shmangin vendosjen e këtij tatimi në burim duke autorizuar agjentin e tyre pagues që të raportojë pagesat e interesit ose duke paraqitur një certifikatë të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të rezidencës së tyre për qëllime tatimore.
- Shteti anëtar i rezidencës për qëllime tatimore i pronarit përfitues duhet të bëjë të mundur eliminimin e çdo tatimi të dyfishtë të pagesave të interesit që mund të rezultojnë nga vendosja e këtij tatimi në burim, në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë direktivë. Këtë ai duhet ta bëjë duke e kredituar këtë tatim në burim, deri në shumën e detyrimit tatimor në territorin e tij dhe duke rimbursuar pronarin përfitues për çdo shumë të tepërt të tatimit në burim. Megjithatë, në vend që të zbatojë mekanizmin e kreditimit tatimor, ai mund të bëjë një rimbursim të tatimit në burim.
- Për të shmangur prishjen e tregut, kjo direktivë, gjatë periudhës kalimtare, nuk duhet të zbatohet për pagesat e interesit për disa tituj borxhi të negociueshme.
- Kjo direktivë nuk pengon shtetet anëtare që të vjelin lloje të tjera të tatimit në burim, të ndryshme nga ato që përmenden në këtë direktivë për interesin që lind në territoret e tyre.
- Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Andora, Lihtenshtejni, Monako, San Marino dhe territoret përkatëse vartëse ose të asociuara të shteteve anëtare nuk zbatojnë të gjithë masa të barasvlershme me, ose të njëjta me, ato që parashikohen nga kjo direktivë, kalimi i kapitalit drejt këtyre vendeve dhe territoreve mund të rrezikojë arritjen e objektivave të kësaj direktive. Ndaj, është e nevojshme që direktiva të zbatohet që nga e njëjta datë në të cilën të gjithë këto vende dhe territore zbatojnë këto masa.
- Komisioni duhet të raportojë çdo tre vjet për funksionimin e kësaj direktive dhe t’i propozojë Këshillit çdo ndryshim të nevojshëm me qëllim për të garantuar më mirë tatimin efektiv të të ardhurave nga kursimet dhe për të eliminuar shtrembërimet e padëshiruara të konkurrencës.
- Kjo direktivë respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura, veçanërisht, nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian.
MIRATON KËTË DIREKTIVË:
KREU I
DISPOZITA HYRËSE
Neni 1
Qëllimi
- Qëllimi përfundimtar i direktivës është që të ardhurat nga kursimet në formën e pagesave të interesit që bëhen në një shtet anëtar për pronarët përfitues, të cilët janë individë rezidentë për qëllime tatimore në një shtet tjetër anëtar t’i nënshtrohen tatimit efektiv në përputhje me ligjet e shtetit anëtar ku individi është rezident.
- Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që agjentët pagues të themeluar brenda territorit të tyre të kryejnë detyrat e nevojshme për zbatimin e kësaj direktive, pavarësisht vendit të themelimit të debitorit për detyrimin e borxhit që prodhon interesin.
Neni 2
Përkufizimi i pronarit përfitues
- Për qëllimet e kësaj direktive "pronar përfitues", është çdo individ që merr një pagesë interesi ose çdo individ për të cilin sigurohet një pagesë interesi, përveç se kur ai jep prova se kjo pagesë nuk është marrë ose nuk është siguruar në përfitim të tij, që do të thotë se:
- a) ai vepron si agjent pagues sipas kuptimit të nenit 4, paragrafi 1; ose
- b) ai vepron në emër të një personi juridik, një subjekti që tatohet për fitimet e tij sipas marrëveshjeve të përgjithshme për tatimin e biznesit, një SIKTT të autorizuar në përputhje me Direktivën 85/611/KEE ose një subjekt që përmendet në nenin 4, paragrafi 2 të kësaj direktive, dhe, në rastin e fundit, bën publik emrin dhe adresën e këtij subjekti për operatorin ekonomik që bën pagesën e interesit dhe ky i fundit ia komunikon këtë informacion autoritetit kompetent të shtetit anëtar të themelimit të tij, ose
- c) ai vepron në emër të një individi tjetër, i cili është pronari përfitues dhe i bën publik agjentit pagues identitetin e pronarit përfitues, në përputhje me nenin 3, paragrafi 2.
- Në rastet kur agjenti pagues ka informacione që sugjerojnë se individi që merr një pagesë interesi ose për të cilin sigurohet një pagesë interesi, mund të mos jetë pronari përfitues, dhe kur për këtë individ nuk zbatohet as paragrafi 1, germa "a" dhe as paragrafi 1, germa "b", ai ndërmerr hapat e arsyeshëm për të përcaktuar identitetin e pronarit përfitues, në përputhje me nenin 3, paragrafi 2. Në rastet kur agjenti pagues nuk është në gjendje të identifikojë pronarin përfitues, ai e trajton individin në fjalë si pronarin përfitues.
Neni 3
Identiteti dhe rezidenca e pronarëve përfitues
- Çdo shtet anëtar, brenda territorit të tij, miraton dhe garanton zbatimin e procedurave që nevojiten për t’i lejuar agjentit pagues që të identifikojë pronarët përfitues dhe rezidencën e tyre për qëllimet e neneve 8 deri në 12.
Këto procedura janë në pajtim me standardet minimale të përcaktuara në paragrafët 2 dhe 3.
- Agjenti pagues verifikon identitetin e pronarit përfitues mbi bazën e standardeve minimale që ndryshojnë për nga koha se kur janë vendosur marrëdhëniet ndërmjet agjentit pagues dhe marrësit të interesit, si në vijim:
- a) për marrëdhëniet kontraktuale të nisura përpara datës 1 janar 2004, agjenti pagues verifikon identitetin e pronarit përfitues, pra emrin dhe adresën e tij, duke përdorur informacionin që ka në dispozicion, veçanërisht në bazë të rregulloreve në fuqi në shtetin e tij të themelimit dhe në bazë të Direktivës së Këshillit 91/308/KEE, datë 10 qershor 1991, "Për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave"6;
- b) për marrëdhëniet kontraktuale të nisura, ose transaksionet e kryera në mungesë të marrëdhënieve kontraktuale, më ose pas datës 1 janar 2004, agjenti pagues verifikon identitetin e pronarit përfitues, d.m.th. emrin, adresën dhe NIPT-in, nëse ka, të dhënë nga shteti anëtar i rezidencës për qëllime tatimore. Këto detaje verifikohen me anë të pasaportës ose kartës së identitetit të paraqitur nga pronari përfitues. Nëse nuk paraqitet në pasaportë ose në kartën e identitetit, adresa verifikohet mbi bazën e provave të tjera shkresore të identifikimit, të paraqitura nga pronari përfitues. Nëse NIPT-i nuk jepet as në pasaportë, as në kartën e identitetit e as në ndonjë provë tjetër shkresore identifikuese, duke përfshirë, mundësisht, certifikatën e rezidencës për qëllime tatimore, të paraqitur nga pronari përfitues, atëherë si informacion plotësues për verifikimin e identitetit jepet data dhe vendi i lindjes së personit, të bazuara në pasaportën ose kartën e identitetit të tij.
- Agjenti pagues verifikon rezidencën e pronarit përfitues mbi bazën e standardeve minimale që ndryshojnë për nga koha se kur janë vendosur marrëdhëniet ndërmjet agjentit pagues dhe marrësit të interesit. Sipas kushteve të përcaktuara në vijim, rezidenca konsiderohet se ndodhet në vendin ku pronari përfitues ka adresën e tij të përhershme:
- a) për marrëdhëniet kontraktuale të nisura përpara datës 1 janar 2004, agjenti pagues verifikon rezidencën e pronarit përfitues duke përdorur informacionin që ka në dispozicion, veçanërisht në bazë të rregulloreve në fuqi në shtetin e tij të themelimit dhe në bazë të Direktivës 91/308/KEE;
- b) për marrëdhëniet kontraktuale të vendosura, ose transaksionet e kryera në mungesë të marrëdhënieve kontraktuale, më ose pas datës 1 janar 2004, agjenti pagues verifikon rezidencën e pronarit përfitues mbi bazën e adresës së përmendur në pasaportë, ose në kartën e identitetit, ose, nëse është e nevojshme, mbi bazën e çdo prove tjetër shkresore identifikuese të paraqitur nga pronari përfitues dhe sipas procedurave të mëposhtme: për individët që paraqesin pasaportë ose kartë identitetit të lëshuar nga një shtet anëtar, të cilët deklarojnë se janë rezidentë në një vend të tretë, rezidenca përcaktohet nëpërmjet një certifikate rezidence tatimore të lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit të tretë në të cilin individi pretendon se është rezident. Në mungesë të një vërtetimi të tillë, shteti anëtar që ka lëshuar pasaportën ose dokumentin zyrtar të identifikimit konsiderohet si vendi i rezidencës.
Neni 4
Përkufizimi i agjentit pagues
- Për qëllimet e kësaj direktive "agjenti pagues" është çdo operator ekonomik i cili paguan interesa për ose siguron pagesën e interesit për përfitim të menjëhershëm të pronarit përfitues, qoftë ai operatori debitor i detyrimit të borxhit që prodhon interesin ose operatori i ngarkuar nga debitori ose pronari përfitues për të paguar interesin ose për të siguruar pagesën e interesit.
- Çdo subjekt i themeluar në një shtet anëtar për të cilin paguhet interesi, ose për të cilin sigurohet interesi në përfitim të pronarit përfitues, gjithashtu konsiderohet si agjent pagues për këtë pagesë ose për sigurimin e kësaj pagese. Kjo dispozitë nuk gjen zbatim nëse operatori ekonomik ka arsye të besojë, mbi bazën e provave zyrtare të paraqitura nga ky subjekt, se:
- a) ai është një person juridik, me përjashtim të personave juridikë që përmenden në paragrafin 5; ose
- b) fitimet e tij tatohen sipas mekanizmave të përgjithshëm për tatimin e biznesit; ose
- c) ai është një SIKTT e njohur në përputhje me Direktivën 85/611/KEE.
Një operator ekonomik që paguan interesa për, ose siguron interesin për, një subjekt të tillë të themeluar në një shtet tjetër anëtar, i cili konsiderohet si agjent pagues sipas këtij paragrafi, i komunikon emrin dhe adresën e subjektit dhe shumën totale të interesit të paguar ose të siguruar për subjektin, autoritetit kompetent të shtetit anëtar të themelimit të tij, i cili i ka përcjell këtë informacion autoritetit kompetent të shtetit anëtar ku është themeluar subjekti.
- Megjithatë, subjekti i përmendur në paragrafin 2 ka opsionin që të trajtohet për qëllimet e kësaj direktive, si një SIKTT, siç përmendet në paragrafin 2, germa "c". Shfrytëzimi i këtij opsioni kërkon që të lëshohet një certifikatë nga shteti anëtar në të cilin është themeluar subjekti dhe subjekti t’ia paraqesë këtë certifikatë operatorit ekonomik.
Shtetet anëtare përcaktojnë rregullat e detajuara për këtë opsion, për subjektet e themeluara në territorin e tyre.
- Në rastet kur operatori ekonomik dhe subjekti i përmendur në paragrafin 2 janë themeluar në të njëjtin shtet anëtar, ky shtet anëtar merr masat e nevojshme për të garantuar që subjekti të jetë në pajtim me dispozitat e kësaj direktive, kur ai vepron në cilësinë e agjentit pagues.
- Personat juridikë të përjashtuar nga paragrafi 2, germa "a" janë:
- a) në Finlandë: avoin yhtiö (Ay) dhe kommandiittiyhtiö (Ky)/öppet bolag dhe kommanditbolag;
- b) në Suedi: handelsbolag (HB) dhe kommanditbolag (KB).
Neni 5
Përkufizimi i autoritetit kompetent
Për qëllimet e kësaj direktive, "autoriteti kompetent" është:
- a) për shtetet anëtare, secili prej autoriteteve të njoftuara nga shtetet anëtare për Komisionin;
- b) për vendet e treta, autoriteti kompetent për qëllimet e konventave tatimore dypalëshe ose shumëpalëshe, ose, në mungesë të tij, një autoritet tjetër që mund të jetë kompetent për lëshimin e certifikatave të rezidencës për qëllime tatimore.
Neni 6
Përkufizimi i pagesës së interesit
- Për qëllimet e kësaj direktive, "pagesa e interesit" është:
- a) interesi i paguar ose i kredituar në një llogari, në lidhje me detyrimet e borxhit të çdo lloji, qoftë i siguruara ose jo me hipotekë, dhe pavarësisht nëse mbart ose jo një të drejtë për të marrë pjesë në përfitimet e debitorit, në veçanti, të ardhurat nga titujt dhe të ardhurat nga obligacionet ose dëftesat e borxhit, duke përfshirë primet dhe çmimet që u bashkëngjiten këtyre titujve, obligacioneve ose dëftesave borxhi; tarifat e gjobës për vonesë pagese nuk do të konsiderohen si interesa;
- b) interesa të mbledhur ose të kapitalizuar me shitjen, rimbursimin ose kompensimin e detyrimeve të borxhit të përmendura në germën "a";
- c) të ardhurat që rrjedhin nga pagesat e interesit drejtpërdrejt ose nëpërmjet një subjekti të përmendur në nenin 4, paragrafi 2, të shpërndara nga:
- një SIKTT e autorizuar në përputhje me Direktivën 85/611/KEE,
- subjektet që kualifikohen për opsionin sipas nenit 4, paragrafi 3,
III. sipërmarrjet e investimeve kolektive të themeluara jashtë territorit të përmendur në nenin 7;
- d) të ardhurat e realizuara me shitjen, rimbursimin ose kompensimin e aksioneve ose njësive në ndërmarrjet dhe subjektet e mëposhtme, nëse ato investojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi, nëpërmjet sipërmarrjeve të tjera të investimeve kolektive ose subjekteve që përmenden më poshtë, më shumë se 40% të aktiveve të tyre në detyrime borxhi, siç përmendet në germën "a":
- një SIKTT e autorizuar në përputhje me Direktivën 85/611/KEE,
- subjektet që kualifikohen për opsionin sipas nenit 4, paragrafi 3,
III. sipërmarrjet e investimeve kolektive të themeluara jashtë territorit të përmendur në nenin 7.
Megjithatë, shtetet anëtare kanë në dispozicion opsionin që të përfshijnë të ardhurat e përmendura në germën "d" në përkufizimin e interesit vetëm deri në masën që këto të ardhura korrespondojnë me fitimet që vijnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga pagesat e interesit, sipas kuptimit të germës "a" dhe "b".
- Në lidhje me paragrafin 1, germa "c" dhe "d", kur një agjent pagues nuk ka informacion në lidhje me përqindjen e të ardhurave që burojnë nga pagesat e interesit, shuma totale e të ardhurave konsiderohet si pagesë interesi.
- Në lidhje me paragrafin 1, germa "d", kur agjenti pagues nuk ka asnjë informacion për përqindjen e aktiveve të investuara në detyrime borxhi ose në aksione ose njësi, siç përcaktohet në atë paragraf, kjo përqindje konsiderohet se është më e lartë se 40%. Në rastet kur ai nuk mund të verifikojë shumën e të ardhurave të realizuara nga pronari përfitues, të ardhurat konsiderohen se përkojnë me të ardhurat e realizuara nga shitja, rimbursimi ose kompensimi i aksioneve ose njësive.
- Kur interesi, siç përcaktohet në paragrafin 1, paguhet ose kreditohet në një llogari që zotërohet nga një subjekt që përmendet në nenin 4, paragrafi 2, kur ky subjekt nuk është kualifikuar për opsionin e parashikuar në nenin 4, paragrafi 3, ai konsiderohet si pagesë interesi nga ky subjekt.
- Në lidhje me paragrafin 1, germa "b" dhe "d", shtetet anëtare kanë opsionin që t’u kërkojnë agjentëve pagues në territorin e tyre që të anualizojë interesin përgjatë një periudhe kohore që nuk tejkalon një vit, dhe këto interesa të anualizuara t’i trajtojnë si pagesë interesi edhe nëse gjatë kësaj periudhe nuk bëhet asnjë shitje, kompensim apo rimbursim.
- Duke deroguar nga paragrafi 1, germa "c" dhe "d", shtetet anëtare kanë opsionin që të përjashtojnë nga përkufizimi i pagesës së interesit çdo të ardhur që përmendet në këto direktiva nga sipërmarrjet ose subjektet e themeluara brenda territorit të tyre kur investimi në pretendime për borxhe që përmendet në paragrafin 1, germa "a", i këtyre subjekteve nuk ka tejkaluar 15% të aktiveve të tyre. Gjithashtu, duke deroguar nga paragrafi 4, shtetet anëtare kanë opsionin që të përjashtojnë nga përkufizimi i pagesës së interesit në paragrafin 1, interesin e paguar ose të kredituar në një llogari të një subjekti që përmendet në nenin 4, paragrafi 2, i cili nuk është kualifikuar për opsionin e parashikuar në nenin 4, paragrafi 3, dhe është themeluar në territorin e tyre, kur investimi i këtij subjekti në detyrime borxhi, që përmendet në paragrafin 1, germa "a", nuk tejkalon 15% të aktiveve të tij.
Ushtrimi i këtij opsioni nga një shtet anëtar është detyrues për shtetet e tjera anëtare.
- Përqindja e përmendur në paragrafin 1, germa "d" dhe paragrafin 3, që nga data 1 janar 2011, është 25%.
- Përqindjet e përmendura në paragrafin 1, germa "d" dhe paragrafin 6 përcaktohen duke iu referuar politikës për investime, siç parashtrohet në rregulloret e fondeve ose instrumentet e themelimit të ndërmarrjeve ose subjekteve përkatëse, dhe, në mungesë të tyre, duke iu referuar përbërjes reale të aktiveve të ndërmarrjeve ose subjekteve në fjalë.
Neni 7
Shtrirja territoriale
Kjo direktivë zbatohet për interesat e paguara nga një agjent pagues i themeluar brenda territorit të tij për të cilin gjen zbatim traktati nëpërmjet nenit 299 të tij.
KREU II
SHKËMBIMI I INFORMACIONIT
Neni 8
Raportimi i informacionit nga agjenti pagues
- Në rastet kur pronari përfitues është rezident i një shteti anëtar të ndryshëm nga shteti anëtar ku është themeluar agjenti pagues, sasia minimale e informacionit që duhet t’i raportojë agjenti pagues autoritetit kompetent të shtetit anëtar ku ai është themeluar përfshin:
- a) identitetin dhe vendbanimin e pronarit përfitues të themeluar në përputhje me nenin 3;
- b) emrin dhe adresën e agjentit pagues;
- c) numrin e llogarisë së pronarit përfitues, ose, kur nuk ekziston një e tillë, identifikimin e detyrimit të borxhit nga i cili ka lindur interesi;
- d) informacione në lidhje me pagesën e interesit, në përputhje me paragrafin 2.
- Sasia minimale e informacionit në lidhje me pagesën e interesit që duhet të raportohet nga agjenti pagues duhet të ndahet sipas kategorive të mëposhtme dhe të tregojë:
- a) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "a": shumën e interesit të paguar ose të kredituar;
- b) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "b" ose "d": shumën e interesit ose të të ardhurave që përmenden në ato paragrafë ose shumën e plotë të të ardhurave nga shitjet, kompensimi ose rimbursimi;
- c) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "c": shumën e interesit ose të të ardhurave që përmenden në ato paragrafë ose shumën e plotë të shpërndarjes;
- d) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 4: shumën e interesit që i atribuohet secilit prej anëtarëve të subjektit, të përmendur në nenin 4, paragrafi 2, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 1, paragrafi 1 dhe në nenin 2, paragrafi 1;
- e) në rastet kur një shtet anëtar ushtron opsionin e parashikuar në nenin 6, paragrafi 5: shumën e interesit të anualizuar.
Megjithatë, shtetet anëtare mund të kufizojnë sasinë minimale të informacionit për pagesën e interesit që duhet të raportohet nga agjenti pagues në shumën totale të interesit ose të të ardhurave dhe në shumën totale të të ardhurave nga shitja, kompensimi ose rimbursimi.
Neni 9
Shkëmbimi automatik i informacionit
- Autoriteti kompetent i shtetit anëtar të agjentit pagues i komunikon autoritetit kompetent të shtetit anëtar të rezidencës së pronarit përfitues informacionin e përmendur në nenin 8.
- Komunikimi i informacionit është automatik dhe bëhet të paktën një herë në vit, brenda gjashtë muajve pas përfundimit të vitit fiskal të shtetit anëtar të agjentit pagues, për të gjitha pagesat e interesit të bëra gjatë atij viti.
- Dispozitat e Direktivës 77/799/KEE zbatohen për shkëmbimin e informacionit në zbatim të kësaj direktive, me kusht që dispozitat e kësaj direktive të mos derogojnë prej saj. Megjithatë, neni 8 i Direktivës 77/799/KEE nuk gjen zbatim për informacionet që duhet të jepen sipas këtij kreu.
KREU III
DISPOZITA KALIMTARE
Neni 10
Periudha kalimtare
- Gjatë një periudhe kalimtare që nis më datën e përmendur në nenin 17, paragrafi 2 dhe 3, dhe duke iu nënshtruar nenit 13, paragrafi 1, Belgjikës, Luksemburgut dhe Austrisë nuk u kërkohet që të zbatojnë dispozitat e kreut II.
Megjithatë, ato marrin informacione nga shtetet e tjera anëtare në përputhje me kreun II.
Qëllimi i kësaj direktive, gjatë periudhës kalimtare, është që të garantojnë tatimin minimal efektiv të kursimeve në formën e pagesave të interesit të bëra në një shtet anëtar për pronarët përfitues, të cilët janë individë rezidentë për qëllime tatimore në një shtet tjetër anëtar.
- Periudha kalimtare përfundon në fund të vitit të parë të plotë fiskal, pas datës më të fundit nga dy datat e mëposhtme:
- data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes ndërmjet Komunitetit Evropian, në vijim të një vendimi unanim të Këshillit, dhe Konfederatës Zvicerane, Principatës së Lihtenshtejnit, Republikës së San Marinës, Principatës së Monakos dhe Principatës së Andoras, ku parashikohet shkëmbimi i informacionit, sipas kërkesës, siç përcaktohet në Marrëveshjen Model të OECD-së për Shkëmbimin e Informacionit për Çështje Tatimore, publikuar më 18 prill 2002 (në vijim "Marrëveshja Model e OECD-së) në lidhje me pagesat e interesit, siç përcaktohet në këtë direktivë, të bëra nga agjentët pagues të themeluar brenda territoreve të tyre përkatës, drejt pronarëve përfitues rezidentë në territorin në të cilin gjen zbatim kjo direktivë, së bashku me zbatimin e njëkohshëm nga këto vende të tatimit në burim për këto pagesa, në shkallën tatimore të përcaktuar për periudhat përkatëse të përmendura në nenin 11, paragrafi 1,
- data në të cilën Këshilli bie dakord unanimisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për të shkëmbyer informacione, sipas kërkesës, siç përcaktohet në Marrëveshjen Model të OECD-së, në lidhje me pagesat e interesit, siç përcaktohen në këtë direktivë, të bëra nga agjentët pagues të themeluar brenda territorit të tyre për pronarët përfitues rezidentë në territorin në të cilin zbatohet kjo direktivë.
- Në përfundim të periudhës kalimtare, Belgjikës, Luksemburgut dhe Austrisë u kërkohet që të zbatojnë dispozitat e kreut II dhe ato pushojnë së zbatuari tatimin në burim dhe ndarjen e të ardhurave, që parashikohen në nenet 11 dhe 12. Në rast se, gjatë periudhës kalimtare, Belgjika, Luksemburgu dhe Austria zgjedhin të zbatojnë dispozitat e kreut II, ato nuk do të zbatojnë më tatimin në burim dhe ndarjen e të ardhurave, që parashikohen në nenet 11 dhe 12.
Neni 11
Tatimi në burim.
- Gjatë periudhës kalimtare të përmendur në nenin 10, në rastet kur pronari përfitues është rezident në një shtet anëtar të ndryshëm nga ai ku është themeluar agjenti pagues, Belgjika, Luksemburgu dhe Austria vjelin një tatim në burim në shkallën 15% gjatë tre viteve të para të periudhës kalimtare, 20% për tre vitet pasuese dhe 35% më tej në vijim.
- Agjenti pagues e vjel tatimin në burim si më poshtë:
- a) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "a": mbi shumën e interesit të paguar ose të kredituar;
- b) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "b" ose "d": mbi shumën e interesit ose të të ardhurave që përmenden në ato paragrafë ose nëpërmjet një tatimi me efekt të barasvlershëm që i vendoset marrësit mbi shumën e plotë të të ardhurave nga shitjet, kompensimi ose rimbursimi;
- c) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "c": mbi shumën e të ardhurave që përmenden në atë paragraf;
- d) në rastin e pagesës së interesit sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 4: mbi shumën e interesit që i atribuohet secilit prej anëtarëve të subjektit, të përmendur në nenin 4, paragrafi 2, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 1, paragrafi 1 dhe në nenin 2, paragrafi 1;
- e) në rastet kur një shtet anëtar ushtron opsionin e parashikuar në nenin 6, paragrafi 5: mbi shumën e interesit të anualizuar.
- Për qëllimet e germave "a" dhe "b" të paragrafit 2, tatimi në burim vilet pro rata me periudhën e mbajtjes së detyrimeve të borxhit nga pronari përfitues. Kur agjenti pagues nuk është në gjendje të përcaktojë periudhën e mbajtjes mbi bazën e informacionit që ka në zotërim, ai e trajton pronarin përfitues sikur e ka mbajtur detyrimin e borxhit përgjatë gjithë periudhës së ekzistencës së tij, përveçse kur ai paraqet prova për datën e blerjes.
- Vendosja e tatimit në burim nga shteti anëtar i agjentit pagues nuk përjashton shtetin anëtar të rezidencës për qëllime tatimore të pronarit përfitues nga tatimi i të ardhurave, në bazë të legjislacionit të tij të brendshëm në zbatim të pajtueshmërisë me traktatin.
- Gjatë periudhës kalimtare, shtetet anëtare që vjelin tatimin në burim mund të parashikojnë se një operator ekonomik i cili i paguan interesat, ose siguron interesat për një subjekt që përmendet në nenin 4, paragrafi 2, të themeluar në një shtet tjetër anëtar, konsiderohet si agjenti pagues në vend të subjektit dhe vjel tatimin në burim për këtë interes, përveçse kur subjekti ka rënë dakord formalisht që emri dhe adresa e tij, dhe shuma totale e interesit që i është paguar atij ose që është siguruar për të, të komunikohen në përputhje me nënparagrafin e fundit të nenit 4, paragrafi 2.
Neni 12
Ndarja e të ardhurave
- Shtetet anëtare që vjelin tatimin në burim në përputhje me nenin 11, paragrafi 1, mbajnë 25% të të ardhurave dhe transferojnë 75% të të ardhurave drejt shtetit anëtar të rezidencës të pronarit përfitues të interesit.
- Shtetet anëtare që vjelin tatimin në burim, në përputhje me nenin 11, paragrafi 5, mbajnë 25% të të ardhurave dhe transferojnë 75% drejt shteteve të tjera anëtare në proporcion me transferimet e kryera sipas paragrafit 1 të këtij neni.
- Këto transferime bëhen jo më vonë se brenda një periudhe prej gjashtë muajsh pas përfundimit të vitit fiskal të shtetit anëtar të agjentit pagues, në rastin e paragrafit 1, ose të shtetit anëtar të operatorit ekonomik, në rastin e paragrafit 2.
- Shtetet anëtare që vjelin tatimin në burim marrin masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e sistemit të ndarjes së të ardhurave.
Neni 13
Përjashtimet nga procedura e mbajtjes së tatimit në burim
- Shtetet anëtare që vjelin tatimin në burim në përputhje me nenin 11, parashikojnë një prej ose të dy procedurat e mëposhtme për të garantuar që pronarët përfitues të kenë mundësi të kërkojnë që të mos mbahet asnjë tatim.
- a) një procedurë që i lejon pronarit përfitues shprehimisht që të autorizojë agjentin pagues që të raportojë informacione në përputhje me kreun II, ku ky autorizim mbulon të gjitha interesat që i janë paguar pronarit përfitues nga agjenti pagues; në këto raste zbatohen dispozitat e nenit 9;
- b) një procedurë që garanton se tatimi i mbajtur në burim nuk vilet kur pronari përfitues i paraqet agjentit pagues një certifikatë të përgatitur në emër të tij nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar të rezidencës së tij për qëllime tatimore, në përputhje me paragrafin 2.
- Me kërkesë të pronarit përfitues, autoriteti kompetent i shtetit anëtar të rezidencës së tij për qëllime tatimore lëshon një certifikatë, e cila përmban:
- a) emrin, adresën dhe numrin fiskal ose një numër tjetër identifikimi, ose në mungesë të tij, datën dhe vendin e lindjes së pronarit përfitues;
- b) emrin dhe adresën e agjentit pagues;
- c) numrin e llogarisë së pronarit përfitues, ose, kur nuk ekziston një e tillë, identifikimin e sigurisë.
Një certifikatë e tillë është e vlefshme për një periudhë jo më të gjatë se tre vjet. Certifikata i lëshohet pronarit përfitues, që e kërkon atë, brenda dy muajve nga paraqitja e kërkesës.
Neni 14
Eliminimi i tatimit të dyfishtë
- Shteti anëtar i rezidencës për qëllime tatimore i pronarit përfitues garanton eliminimin e çdo tatimi të dyfishtë që mund të rezultojë nga vendosja e tatimit në burim, që përmendet në nenin 11, në përputhje me dispozitat e paragrafëve 2 dhe 3.
- Nëse interesi i marrë nga pronari përfitues i është nënshtruar tatimit në burim në shtetin anëtar të agjentit pagues, shteti anëtar i rezidencës për qëllime tatimore i pronarit përfitues i jep atij një kreditim tatimi të barabartë me shumën e tatimit të mbajtur në burim, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm. Në rastet kur kjo shumë tejkalon shumën e tatimit që duhet paguar në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm, shteti anëtar i rezidencës për qëllime tatimore i kthen pronarit përfitues diferencën e shumës së tatimit të mbajtur në burim.
- Në rast se, përveç tatimit të mbajtur në burim, që përmendet në nenin 11, interesi i marrë nga një pronar përfitues i është nënshtruar ndonjë lloj tjetër tatimi të mbajtur në burim dhe shteti anëtar i rezidencës për qëllime tatimore jep një kreditim tatimi për këtë tatim të mbajtur në burim, në përputhje me legjislacionin e tij të brendshëm ose me konventat për tatimin e dyfishtë, ky tatim tjetër i mbajtur në burim kreditohet përpara se të zbatohet procedura e parashikuar në paragrafin 2.
- Shteti anëtar i rezidencës për qëllime tatimore i pronarit përfitues mund të zëvendësojë mekanizmin e kreditimit të tatimit, që përmendet në paragrafët 2 dhe 3 me një rimbursim të tatimit të mbajtur në burim, që përmendet në nenin 11.
Neni 15
Tituj borxhi të negociueshëm
- Gjatë periudhës kalimtare që përmendet në nenin 10, por jo më vonë se data 31 dhjetor 2010, obligacionet vendase dhe ndërkombëtare dhe titujt e tjerë të negociueshëm të borxhit që janë emetuar fillimisht përpara datës 1 mars 2001, ose për të cilat prospektet fillestare të emetimit janë miratuar përpara kësaj date nga autoritetet kompetente, sipas kuptimit të Direktivës së Këshillit 80/390/KEE7 ose nga autoritetet përgjegjëse në vendet e treta, nuk konsiderohen si detyrime borxhi, sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "a", me kusht që të mos bëhen më emetime të këtyre titujve të negociueshëm të borxhit më ose pas datës 1 mars 2002. Megjithatë, nëse periudha kalimtare që përmendet në nenin 10 vazhdon përtej datës 31 dhjetor 2010, dispozitat e këtij neni vazhdojnë të zbatohen vetëm në lidhje me titujt e negociueshëm të borxhit si më poshtë:
- ato që përmbajnë klauzola për kompensimet bruto dhe kompensimet e parakohshme dhe
- në rastet kur agjenti pagues siç përcaktohet në nenin 4, është themeluar në një shtet anëtar që aplikon tatimin në burim, që përmendet në nenin 11, dhe ky agjent pagues paguan interesa për, ose siguron pagesën e interesit për përfitim të drejtpërdrejtë të një pronari përfitues rezident në një shtet tjetër anëtar.
Nëse del ndonjë problem tjetër më ose pas datës 1 mars 2002 në lidhje me titullin e negociueshëm të borxhit, siç përmendet më lart, të emetuar nga një qeveri ose lidhur me një subjekt që vepron si një autoritet publik ose roli i të cilit njihet nga një traktat ndërkombëtar, siç përcaktohet në shtojcë, i gjithë problemi i këtij titulli, që lidhet me emetimin fillestar dhe çdo problem tjetër konsiderohet një pretendim borxhi, sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "a".
Nëse del ndonjë problem tjetër më ose pas datës 1 mars 2002 për titullin e negociueshëm të borxhit, siç përmendet më lart, të emetuar nga ndonjë emetues tjetër që nuk mbulohet nga nënparagrafi i dytë, ky problem tjetër konsiderohet si një detyrim borxhi, sipas kuptimit të nenit 6, paragrafi 1, germa "a".
- Asgjë nga ato që parashikohen në këtë nen nuk i pengon shtetet anëtare që të tatojnë të ardhurat nga titujt e negociueshëm të borxhit që përmenden në paragrafin 1, në përputhje me legjislacionet e tyre të brendshme.
KREU IV
DISPOZITAT TË TJERA DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 16
Tatime të tjera të mbajtura në burim
Kjo direktivë nuk pengon shtetet anëtare që të vjelin lloje të tjera të tatimit në burim të ndryshme nga ato që përmenden në nenin 11, në përputhje me legjislacionet e tyre të brendshme ose konventat për tatimin e dyfishtë.
Neni 17
Transpozimi
- Shtetet anëtare miratojnë dhe botojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë përpara datës 1 janar 2004. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
- Shtetet anëtare zbatojnë këto dispozita që nga data 1 janar 2005, me kusht që:
- Konfederata Zvicerane, Principata e Lihtenshtejnit, Republika e San Marinos, Principata e Monakos dhe Principata e Andorës të zbatojnë në të njëjtën datë masa të barasvlershme me ato që përcaktohen në këtë direktivë, në përputhje me marrëveshjet e lidhura prej tyre me Komunitetin Evropian, pas vendimeve unanime nga Këshilli;
- Janë lidhur të gjitha marrëveshjet, të cilat parashikojnë që të gjitha territoret përkatëse të varura ose të asociuara (Ishujt e Kanalit, Ishulli i Njeriut dhe territoret e varura ose të asociuara në Karaibe) të zbatojnë duke nisur nga e njëjta datë, shkëmbimin automatik të informacionit në të njëjtën mënyrë siç parashikohet në kreun II të kësaj direktive (ose gjatë periudhës kalimtare të përcaktuar në nenin 10, të aplikojnë tatim në burim sipas të njëjtave kushte që përcaktohen në nenet 11 dhe 12).
- Këshilli vendos me unanimitet, të paktën gjashtë muaj përpara datës 1 janar 2005, nëse do të përmbushen kushtet e përcaktuara në paragrafin 2, duke marrë parasysh datat e hyrjes në fuqi të masave përkatëse në vendet e treta ose në territoret e varura ose të asociuara përkatëse. Nëse Këshilli nuk vendos që kushtet do të përmbushen, ai, duke vepruar në mënyrë unanime sipas një propozimi nga Komisioni, miraton një datë të re për qëllimet e paragrafit 2.
- Shtetet anëtare, në miratimin e dispozitave të nevojshme për të vepruar në pajtim me këtë direktivë, i referohen kësaj direktive ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyra sesi do të bëhet kjo referencë përcaktohet nga shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare informojnë menjëherë Komisionin për këtë fakt dhe i komunikojnë Komisionit dispozitat kryesore të legjislacionit të brendshëm që ata miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë dhe tabelën e përputhshmërisë ndërmjet kësaj direktive dhe dispozitave të brendshme të miratuara.
Neni 18
Rishikimi
Komisioni i raporton Këshillit çdo tre vjet për funksionimin e kësaj direktive. Mbi bazën e këtyre raporteve, Komisioni, sipas rastit, i propozon Këshillit ndryshimet për direktivën të cilat janë të nevojshme për të garantuar sa më mirë tatimin efektiv të të ardhurave nga kursimet dhe për të eliminuar shtrembërimet e padëshiruara të konkurrencës.
Neni 19
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi njëzetë ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 20
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Luksemburg, më 3 qershor 2003.
Për Këshillin
Presidenti
- Christodoulakis
SHTOJCA
LISTA E SUBJEKTEVE TË LIDHURA TË PËRMENDURA NË NENIN 15
Për qëllimet e nenit 15, subjektet e mëposhtme do të konsiderohen si "subjekt i lidhur, që vepron në cilësinë e një autoriteti publik ose roli i të cilit njihet nga një traktat ndërkombëtar":
- subjektet brenda Bashkimit Evropian:
"TABELA"
- subjektet ndërkombëtare
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim
Banka Evropiane e Investimeve;
Banka Aziatike për Zhvillim
Banka Afrikane për Zhvillim
Banka Botërore/BNRZH/FMN
Korporata Ndërkombëtare Financiare
Banka Ndëramerikane e Zhvillimit
Fondi për Zhvillim Social i Këshillit të Evropës
Euratom
Komuniteti Evropian
Corporación Andina de Fomento (CAF) (Korporata për Zhvillim në Ande)
Eurofima
Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut
Banka Nordike e Investimeve
Banka e Karaibeve për Zhvillim
Dispozitat e nenit 15 nuk cenojnë asnjë detyrim ndërkombëtar që shtetet anëtare mund të kenë ndërmarrë në lidhje me subjektet ndërkombëtare të lartpërmendura.
- subjektet në vende të treta:
Subjektet që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Subjekti konsiderohet se është qartësisht një subjekt publik sipas kritereve kombëtare;
- Ky subjekt nuk është prodhues i tregut që administron dhe financon një grup veprimtarish, kryesisht për të ofruar të mira dhe shërbime jo për tregun, të synuara në të mirë të komunitetit dhe që kontrollohen me efektivitet nga qeveria e përgjithshme;
- Ky subjekt publik është një emetues i madh dhe i rregullt borxhi;
- Shteti në fjalë është në gjendje të garantojë se ky subjekt nuk do të ushtrojë kompensimin e hershëm në rastin e klauzolave të kompensimit bruto.
- Gazeta Zyrtare 270 E, 25.9.2001, f. 259.
- Gazeta Zyrtare 47 E, 27.2.2003, f. 553.
- Gazeta Zyrtare C 48, 21.2.2002, f. 55.
- Gazeta Zyrtare L 375, 31.12.1985, f. 3. Direktiva e ndryshuar së fundmi me Direktivën 2001/108/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 41, 13.2.2002, f. 35).
- Gazeta Zyrtare L 336, 27.12.1977, f. 15. Direktiva e ndryshuar së fundmi me Aktin e Aderimit, 1994.
- Gazeta Zyrtare L 166, 28.6.1991, f. 77. Direktiva e ndryshuar së fundmi me Direktivën 2001/97/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 344, 28.12.2001, f. 76).
- Gazeta Zyrtare L 100, 17.4.1980, f. 1. Direktiva e ndryshuar me Direktivën 2001/34/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Gazeta Zyrtare L 184, 6.7.2001, f. 1).
-
Lexo Dokumentin
5.11.2014
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 318/5
RREGULLORE ZBATUESE E KOMISIONIT (BE) NR. 1191/2014, DATË 30 TETOR 2014, "PËR PËRCAKTIMIN E FORMATIT DHE MËNYRAVE PËR DORËZIMIN E RAPORTIT TË PËRMENDUR NË NENIN 19 TË RREGULLORES (BE) NR. 517/2014 TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE KËSHILLIT "PËR GAZET E FLUORINUARA ME EFEKT SERRË""
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren (BE) nr. 517/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 16 prill 2014, "Për gazet e fluorinuara me efekt serrë dhe që shfuqizon Rregulloren (KE) nr. 842/2006"1, dhe në veçanti nenin 19, paragrafi 7 të saj,
Meqë:
- Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 1493/20072 përcaktoi formatin e raportit që duhet të dërgojnë prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e disa gazeve të fluorinuara me efekt serrë në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 842/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit3. Rregullorja (KEE) nr. 842/2006 është shfuqizuar nga Rregullorja (KE) nr. 517/2014. Neni 19 i rregullores (BE) nr. 517/2014 përcakton detyrime të reja raportimi për prodhimin, importin, eksportin, përdorimin si lëndë e parë dhe shkatërrimin e substancave të listuara në shtojcat I dhe II të Rregullores (BE) nr. 517/2014. Për rrjedhojë, kjo rregullore duhet të zëvendësojë Rregulloren (KE) nr. 1493/2007.
- Për të garantuar uniformitet dhe koherencë në mbledhjen e të dhënave dhe për të kufizuar barrën administrative, sipërmarrjet duhet ta dërgojnë informacionin e kërkuar sipas nenit 19 të Rregullores (BE) nr. 517/2014 nëpërmjet një instrumenti elektronik raportimi që përmban formularët përkatës për veprimtaritë individuale të tyre të ofruara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, të aksesueshëm nga faqja e internetit e Komisionit Evropian.
- Për të monitoruar ndikimet ekonomike të reduktimit të sasive të HFC-ve (Hidrofluorokarboneve) të vendosura në treg, mund të jetë e dobishme që të dërgohen mbi baza vullnetare të dhëna mbi sasitë e HFC-ve të eksportuara në pajisjet e prodhuara në BE për këtë qëllim, ndonëse këto të dhëna mund të mos jenë të rëndësishme për llogaritjen e vlerës referencë dhe të kuotës.
- Masat e parashikuara në këtë rregullore janë në përputhje me opinionin e Komitetit, të ngritur sipas nenit 24, paragrafi 1, të Rregullores (BE) nr. 517/2014,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Raportet e kërkuara në përputhje me nenin 19 të Rregullores (BE) nr. 517/2014 do të dërgohen elektronikisht përmes instrumenti të raportimit, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën e kësaj rregulloreje, të vendosur në dispozicion për këtë qëllim në faqen e internetit të Komisionit.
Neni 2
Rregullorja (KE) nr. 1493/2007 shfuqizohet.
Neni 3
Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 30 tetor 2014.
Për Komisionin
Presidenti
José Manuel BARROSO
SHTOJCË
SHPJEGIME TË PËRGJITHSHME
Përveç rastit kur parashikohet ndryshe në seksionet e raportimit të përcaktuara në këtë shtojcë, të dhënat e raportuara duhet të mbulojnë të gjitha veprimtaritë e ndërmarrjes gjatë vitit kalendarik për të cilin dorëzohet raporti.
Njësitë matëse, gazet e mbuluara, niveli i detajeve dhe viti në të cilin duhen raportuar për herë të parë veprimtaritë specifikohen veçantë, në çdo seksion raportimi.
Formati i përgjithshëm i instrumenti të raportimit përcaktohet në seksionet e raportimit në vijim. Numrat e seksioneve të mëposhtme nuk kanë lidhje me numrat e Rregullores (BE) nr. 517/2014 apo të instrumentit elektronik të raportimit, por përdoren në formula për qëllime të llogaritjes automatike të vlerave të caktuara.
Seksionet e raportimit
Seksioni 1: Duhet të plotësohet nga prodhuesit e gazeve - Neni 19, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 1, germa "a" dhe "c", e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo gaz të renditur në shtojcën I apo shtojcën II të Rregullores (BE) nr. 517/2014. Sasitë e përzierjeve që përmbajnë këto substanca të vendosura në treg raportohen, duke cilësuar edhe sasitë e përdorura si komponentë të këtyre përzierjeve nga burime të ndryshme nga prodhimi vetjak.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
1A
Sasia totale e prodhimit nga impiantet në Bashkimin Evropian
1B
—
sasia e prodhimit nga impiantet në Bashkimin Evropian që përbëhet nga nënprodukte të rikuperuara apo produkte të padëshiruara, kur këto nënprodukte apo produkte janë shkatërruar në impiante përpara se të vendosen në treg
Prodhuesit që shkatërrojnë këto produkte, deklarojnë sasinë totale të shkatërruar në seksionin 8
1C
—
sasia e prodhimit nga impiantet në Bashkimin Evropian që përbëhet nga nënprodukte të rikuperuara apo produkte të padëshiruara, kur këto nënprodukte apo produkte janë dërguar për t'u shkatërruar në ndërmarrje të tjera dhe nuk janë vendosur në treg më përpara
Cilësohet emri i sipërmarrjes që kryen shkatërrimin
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
1D
Sasia totale e prodhimit të vet të shkatërruar që nuk është vendosur më parë në treg
1D = 1B + 1C
1E
Prodhimi i disponueshëm për t'u shitur
1E = 1A – 1D
Seksioni 2: Duhet të plotësohet nga importuesit e gazeve - Neni 19, paragrafi 1, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 2, germa "a" e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo gaz të renditur në shtojcën I apo shtojcën II të Rregullores (BE) nr. 517/2014, për përzierjet që përmbajnë të paktën një nga këto gaze ose për secilin gaz apo përzierje të përmbajtur në poliolet e importuara të përziera paraprakisht.
Në këtë seksion raportohen vetëm importet në sasi të mëdha, duke përfshirë sasitë e transportuara bashkë me pajisjet për qëllime të mbushjes së tyre pas importimit, por jo sasitë që përmban pajisja. Importet e gazeve të përmbajtura në produkte apo pajisje raportohen në seksionin 11. Raportohen të gjitha importet, përveç importeve për transit përmes territorit doganor të Bashkimit Evropian apo importeve që u nënshtrohen procedurave të tjera që lejojnë lëvizjen e mallrave në territorin doganor, me kusht që në raste të tilla mallrat që mos qëndrojnë më shumë se 45 ditë në territorin doganor.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
2A
Sasia e importuar në Bashkimin Evropian
Seksioni 3: Duhet të plotësohet nga eksportuesit e gazeve - Neni 19, paragrafi 1 dhe 2, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 3, germa "a" dhe "b", e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo gaz të renditur në shtojcën I apo shtojcën II të Rregullores (BE) nr. 517/2014, për përzierjet që përmbajnë të paktën një nga këto gaze ose për secilin gaz apo përzierje të përmbajtur në poliolet e eksportuara të përziera paraprakisht.
Në këtë seksion raportohen vetëm importet e gazeve në sasi të mëdha, duke përfshirë të gjitha sasitë e transportuara bashkë me pajisjet për qëllime të mbushjes së tyre pas eksportimit.
Sasitë e prodhuara apo të importuara nga vetë sipërmarrja që i furnizohen sipërmarrjeve të tjera në Bashkimin Evropian për qëllime të eksportit të drejtpërdrejtë raportohen në seksionin 5.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
3A
Sasia totale e eksportuar nga Bashkimi Evropian
3B
Sasitë e eksportuara nga produktet apo importimet e veta
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
3C
Sasia e blerë nga sipërmarrje të tjera brenda Bashkimit Evropian që është eksportuar
3C = 3A – 3B
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
3D
Sasia e eksportuar për riciklim
3E
Sasia e eksportuar për rikuperim
3F
Sasia e eksportuar për shkatërrim
Seksioni 4: Duhet të plotësohet nga prodhuesit dhe importuesit e gazeve - Neni 19, paragrafi 1, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 1, germa "d"; pika 2, germa "b" dhe pika 2, germa "d" e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo gaz të renditur në shtojcën I apo shtojcën II të Rregullores (BE) nr. 517/2014 ose për përzierjet që përmbajnë të paktën një nga këto gaze ose për secilin gaz apo përzierje të përmbajtur në poliolet e përziera paraprakisht.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
4A
Totali i stoqeve më 1 janar
4B
—
nga të cilat: stoqet e importimeve apo produkteve të veta më 1 janar
4C
—
nga të cilat: Stoqet më 1 janar të sasive nga importi apo prodhimi i vet që nuk janë vendosur në treg më përpara
Në veçanti, prodhimi i vet i pashitur dhe importet e veta që nuk janë hedhur në qarkullim të lirë
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
4D
—
nga të cilat: Stoqet më 1 janar të sasive nga importi apo prodhimi i vet të vendosura më përpara në treg
Në veçanti importet e veta të hedhura në qarkullim të lirë
4D = 4B – 4C
4E
Stoqe të tjera më 1 janar
Në veçanti, nga blerjet brenda Bashkimit Evropian
4E = 4A – 4B
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
4F
Totali i stoqeve më 31 dhjetor
4G
—
nga të cilat: Stoqet e importuara apo të prodhuara vetë më 31 dhjetor
4H
—
nga të cilat: Stoqet më 31 dhjetor të sasive nga importi apo prodhimi i vet të pavendosura më përpara në treg
Në veçanti, prodhimi i vet i pashitur dhe importet e veta që nuk janë hedhur në qarkullim të lirë
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
4I
—
nga të cilat: Stoqet më 31 dhjetor të sasive nga importi apo prodhimi i vet, të vendosura më përpara në treg
Në veçanti importet e veta të hedhura në qarkullim të lirë
4I = 4G – 4H
4J
—
nga të cilat: Stoqe të tjera më 31 dhjetor
Në veçanti, nga blerjet brenda Bashkimit Evropian
4J = 4F-4G
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
4K
Sasia e rigjeneruar nga vetë sipërmarrja
4L
Sasia e ricikluar nga vetë sipërmarrja
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
4M
Sasia totale e vendosur fizikisht në treg
4M = 1E + 2A – 3B + 4C – 4H
Seksioni 5: Sasitë për përdorimet e përjashtuara në zbatim të nenit 15, paragrafi 2: për t'u plotësuar nga prodhuesit dhe importuesit e hidrofluorokarboneve - neni 19, paragrafi 1, 2, 3 dhe 4, i Rregullores (BE) nr. 517/2014, si dhe pika 1, germa "b" dhe pika 2, germa "a" e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo hidrofluorokarbon (për gazet e renditura në seksionin 1 të shtojcës I të Rregullores (BE) nr. 517/2014, për përzierjet ose poliolet e përziera paraprakisht që përmbajnë të paktën një nga këto gaze).
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
5A
Sasia e importuar në Bashkimin Evropian për t'u shkatërruar
Specifikohet sipërmarrja/et që kryejnë shkatërrimin.
Raportimet e sasive të shkatërruara nga vetë importuesit që po ashtu kryejnë shkatërrimin do të raportohen në seksionin 8.
5B
Sasia e përdorur nga një prodhues ose importues si lëndë e parë ose e furnizuar sipërmarrjeve direkt nga një prodhues apo importues, për t'u përdorur si lëndë e parë
Duhet specifikuar sipërmarrja/et që përdorin lëndën e parë
Raportimi i përdorimit të lëndës së parë prej prodhuesve ose importuesve të cilët janë në vetvete përdorues të lëndës së parë kryhet në seksionin 7.
5C
Sasia që i furnizohet drejtpërdrejt sipërmarrjeve për t'u eksportuar jashtë Bashkimit Evropian, kur këto sasi nuk i janë vendosur më pas në dispozicion ndonjë pale tjetër brenda Bashkimit Evropian përpara se të eksportohen
Mbi baza vullnetare, sasitë që i furnizohen direkt sipërmarrjeve për prodhimin e pajisjeve në Bashkimin Evropian, kur këto pajisje më pas eksportohen direkt jashtë Bashkimit Evropian
Duhet specifikuar sipërmarrja/et eksportuese. Duhet të jepen dokumentet verifikuese.
Raportohen vetëm hidrofluorokarbonet në sasi të mëdha, jo sasitë e përfshira në produkte apo pajisje.
Mund të jepen të dhëna mbi furnizimin e pajisjeve që transportohen direkt, për qëllime informimi, dhe duhet të specifikohet prodhuesi i pajisjes eksportuese dhe sasitë e eksportuara.
5D
Sasia e furnizuar direkt për përdorim në pajisjet ushtarake
Specifikohet sipërmarrja që merr sasinë për përdorim në pajisjet ushtarake.
5E
Sasia e furnizuar drejtpërdrejt një sipërmarrjeje që e përdor atë për gravimin e materialeve gjysmëpërçuese ose për pastrimin e dhomëzave të depozitimit të avujve kimikë në sektorin e prodhimit të gjysmëpërçuesve
Specifikohet prodhuesi marrës i gjysmëpërçuesit.
5F
Sasia e furnizuar direkt një sipërmarrjeje që prodhon inhalatorë me dozë fikse për administrimin e ingredientëve farmaceutikë
Specifikohet prodhuesi që merr inhalatorët me dozë fikse për administrimin e ingredientëve farmaceutikë.
Seksioni 6: Kategoritë e aplikimit të gazeve për tregun e BE-së; duhet të plotësohet nga prodhuesit dhe importuesit e gazeve — Neni 19, paragrafi 1 dhe 2 i Rregullores (BE) nr. 517/2014 pika 1, germa "a" dhe pika 2 germa "a" e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo gaz të renditur në shtojcën I ose II të Rregullores (BE) nr. 517/2014 apo përzierje që përmban të paktën një nga këto gaze.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
6A
Eksporti
Për sa u përket hidrofluorokarboneve, sasia e raportuar në këtë seksion [6A] duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe se sasia e raportuar në seksionin 5 që i furnizohet drejtpërdrejt sipërmarrjeve për eksportim jashtë Bashkimit Evropian, nëse këto sasi nuk janë vendosur në dispozicion të ndonjë pale tjetër brenda Bashkimit Evropian, përpara eksportimit [5C].
6B
Shkatërrimi
Për sa u përket hidrofluorokarboneve, sasia që raportohet në këtë seksion [6B] duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe se sasia e raportuar në seksionin 5 e importuar në Bashkimin Evropian me qëllimin për t'u shkatërruar [5A].
6C
Pajisje ushtarake
Për sa u përket hidrofluorokarboneve, sasia që raportohet në këtë seksion [6C] duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe se sasia e raportuar në seksionin 5 e furnizuar drejtpërdrejt për përdorim në pajisjet ushtarake [5D].
6D
Pajisje ftohëse, kondicionimi dhe ngrohëse
6E
Fluide të tjera për transferimin e nxehtësisë
6F
Prodhim i shkumave
6G
Prodhim i polioleve të përziera paraprakisht
6H
Pajisje kundër zjarrit
6I
Aerosolë - inhalator me dozë mjekësore
Për sa u përket hidrofluorokarboneve, sasia e raportuar në këtë seksion [6I] duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se sasia e raportuar në seksionin 5 e furnizuar drejtpërdrejt një sipërmarrjeje që prodhon pompa me dozë metrike për lëvrimin e ingredientëve farmaceutikë [5F].
6J
Aerosolë — përdorime të tjera
6K
Tretës
6L
Lëndë e parë
Për sa u përket hidrofluorokarboneve, sasia e raportuar në këtë seksion [6L] duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe se sasia e raportuar në seksionin 5 e përdorur nga një prodhues si lëndë e parë ose e furnizuar sipërmarrjeve direkt nga një prodhues apo importues, për përdorim si lëndë e parë [5B].
6M
Prodhim i gjysmëpërçuesve
Për sa u përket hidrofluorokarboneve, sasia që raportohet në këtë seksion [6M] duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe se sasia e raportuar në seksionin 5 që i furnizohet drejtpërdrejt një sipërmarrjeje e cila e përdor atë për gravimin e materialeve gjysmëpërçuese ose për pastrimin e dhomëzave të depozitimit të avujve kimikë brenda sektorit të prodhimit të gjysmëpërçuesve [5E].
6N
Prodhimi i produkteve fotovoltaike
6O
Prodhimi i pajisjeve të tjera elektronike
6P
Pajisjet elektrike komutative
6Q
Përshpejtues të grimcave
6R
Operacionet e derdhjes nën trysni të magnezit
6S
Anastezikë
6T
Përdorime të tjera ose të panjohura
Përdorimet e tjera duhet të specifikohen dhe përdorimet e panjohura duhet të sqarohen nga raportuesi.
6U
Rrjedhje gjatë magazinimit, transportimit apo transferimit
6V
Rregullime kontabël
Kur raportohen sasi të tilla, duhet të bëhet një shpjegim
LLOGARITJET AUTOMATIKE TË SASIVE
6W
Sasitë totale të kategorive të aplikimeve
6W = 6A + 6B + 6C + 6D + 6E + 6F + 6G + 6H + 6I + 6J + 6K + 6L + 6M + 6N + 6O + 6P + 6Q + 6R + 6S + 6T + 6U + 6V
Nëse të dhënat raportohen saktë, sasitë totale të kategorive të aplikimeve [6W] do të përkojnë me totalin e sasisë së përllogaritur të furnizuar në tregun e Bashkimit Evropian [6X].
6X
Sasia totale e furnizuar në tregun e Bashkimit Evropian
6X = 1E + 2A – 3B + 4B – 4G + 4K
Seksioni 7: Duhet të plotësohet nga përdoruesi e gazeve si lëndë e parë - Neni 19, paragrafi 3, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 5 e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo gaz të renditur në shtojcën I ose II të Rregullores (BE) nr. 517/2014 apo përzierje që përmban të paktën një nga këto gaze.
Në këtë seksion raportohen vetëm sasitë e përdorura si lëndë e parë.
Në rastin kur sipërmarrja prodhon ose importon hidrofluorokarbone (gazet e renditura seksionin 1 të shtojcës I të Rregullores (BE) nr. 517/2014 ose përzierjet që përmban të paktën një nga këto gaze) të cilat i përdor si lëndë e parë, sasitë e përdorura raportohen edhe në seksionin 5. Në rastin kur sipërmarrja ka prodhuar apo ka importuar gaze të tilla dhe ia ka shitur më pas ndërmarrjeve të tjera për t'u përdorur si lëndë e parë, sasitë e furnizuara raportohen vetëm në seksionin 5, duke specifikuar sipërmarrjen që përdor lëndën e parë.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
7A
Sasia e përdorur si lëndë e parë nga vetë sipërmarrja
Seksioni 8: Duhet të plotësohet nga ndërmarrjet që kanë shkatërruar gazet - Neni 19, paragrafi 2, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 4 e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo gaz të fluorinuar me efekt serrë të renditur në shtojcën I ose II të Rregullores (BE) nr. 517/2014 apo përzierje që përmban të paktën një nga këto gaze.
Duhet raportuar totali i sasive të shkatërruara nga vetë sipërmarrja raportuese. Sipërmarrjet prodhuese duhet të raportojnë edhe sasitë e prodhimit të tyre që janë shkatërruar, konkretisht në seksionin 1.
Sipërmarrjet importuese të hidrofluorokarboneve (gazeve të renditura në seksionin 1 të shtojcës I të Rregullores (BE) nr. 517/2014 një përzierje që përmban të paktën një nga këto gaze) raportojnë në seksionin 5 sasitë e produkteve të importuara që janë shkatërruar.
Sasitë e dërguara për t'u shkatërruar në sipërmarrje të tjera në BE nuk raportohen në këtë seksion. Sasitë e eksportuara për t'u shkatërruar jashtë BE-së raportohen në seksion 3F.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
8A
Sasia e shkatërruar nga shoqëria raportuese me djegie në temperaturë të lartë
8B
Sasia e shkatërruar nga shoqëria raportuese me metodën e absorbimit termik
8C
Sasia e shkatërruar nga shoqëria raportuese me teknologji të tjera
Duhet të specifikohen teknologjitë e shkatërrimit që janë përdorur
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
8D
Sasia totale e shkatërruar nga vetë sipërmarrja
8D = 8A + 8B + 8C
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
8E
Stoqet në pritje për t'u shkatërruar në datën 1 janar
8F
Stoqet e destinuara për shkatërrim që nuk janë shkatërruar ende në datën 31 dhjetor
Seksioni 9: Duhet të plotësohet nga prodhuesit ose importuesit që kanë autorizuar përdorimin e një kuote hidrofluorokarboni për sipërmarrjet që vendosin në treg pajisje ftohëse, të kondicionimit të ajrit dhe pompa nxehtësie të mbushura me hidrofluorokarbone — Neni 19, paragrafi 1, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 1, germa "e" dhe pika 2, germa "c" e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2015 (maksimumi deri më 31 mars 2016).
Sasitë raportohen në tonë CO2 ekuivalentë me saktësi deri në 1 tonë CO2 ekuivalent, pa bërë dallimin midis hidrofluorokarboneve të ndryshme.
Raportohen vetëm autorizimet e lëshuara gjatë vitit kalendarik për të cilin dorëzohet raporti.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
9A
Sasitë që i nënshtrohen autorizimeve për përdorimin e një kuote të dhënë prodhuesve ose importuesve të pajisjeve të mbushura paraprakisht sipas nenit 18, paragrafi 2, të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Specifikohet sipërmarrja që merr autorizimin.
Seksioni 10: Duhet të plotësohet nga sipërmarrjet që i kanë marrë kuotat e tyre vetëm mbi bazën e një deklarate sipas nenit 16, paragrafi 2, të Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe që kanë autorizuar përdorimin e një kuote hidrofluorokarboni për sipërmarrjet që vendosin në treg pajisje ftohëse, të kondicionimit të ajrit dhe pompa nxehtësie të mbushura me hidrofluorokarbone sipas nënparagrafit të dytë të nenit 18, paragrafi 2, të Rregullores (BE) nr. 517/2014 - nenit 19, paragrafi 1, të Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pikës 1, germa "e" dhe pikës 2, germa "c" të shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2015 (maksimumi deri më 31 mars 2016).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo hidrofluorkarbon (gazet e renditura në seksionin 1 të shtojcës I të Rregullores (BE) nr. 517/2014 apo përzierje që përmban të paktën një nga këto gaze).
Të gjitha furnizimet e hidrofluorokarbonit që lidhen me autorizimet e lëshuara gjatë vitit kalendarik për të cilin dorëzohet raporti, sipas specifikimit në seksionin 9, raportohen në këtë seksion. Ky informacion nevojitet për verifikimin e përputhshmërisë me nenin 18, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr. 517/2014.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
10A
Sasia e gazit që i furnizohet sipërmarrjeve të autorizuara për të vendosur në treg pajisje ftohëse, të kondicionimit të ajrit dhe pompa nxehtësie të mbushura me hidrofluorokarbone.
Duhet specifikuar sipërmarrja/et e autorizuara.
Së bashku me raportin, sipërmarrjet duhet të dorëzojnë prova shtesë për të gjitha furnizimet e raportuara në këtë seksion (si p.sh., fatura).
Seksioni 11: Duhet të plotësohet nga sipërmarrjet që kanë vendosur në treg gaze në përmbajtje të produkteve apo pajisjeve sipas nenit 19, paragrafi 4, të Rregullores (BE) nr. 517/2014 - Neni 19, paragrafi 4 e Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 6 e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2014 (maksimumi deri më 31 mars 2015).
Sasitë e gazeve të fluorinuara me efekt serrë të renditura në shtojcën II të Rregullores (BE) nr. 517/2014 ose të përzierjeve që përmbajnë të paktën një nga këto gaze të përfshirë në produkte dhe pajisje raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, sipas kategorisë. Përveç sasisë totale të gazeve, numri i njësive raportohet edhe sipas kategorisë, përveçse kur parashikohet ndryshe.
Prodhuesit e produkteve të prodhuara në Bashkimin Evropian nuk raportojnë për produktet dhe pajisjet kur gazet që ato përmbajnë janë importuar ose prodhuar më parë në Bashkimin Evropian. Kur një prodhues prodhon vetë gaz në masë në Bashkimin Evropian për qëllime të prodhimit të produkteve dhe pajisjeve të tij, kur të raportojë mbi prodhimin (seksioni nr. 1 për prodhimin) do të japë informacion edhe për sasitë përkatëse të gazit; pra edhe këto sasi nuk raportohen në këtë seksion.
Importuesit e produkteve apo pajisjeve që përmbajnë një nga gazet e fluorinuara me efekt serrë të renditura në shtojcën I ose II të Rregullores (BE) nr. 517/2014 raportojnë për të gjitha produktet e importuara që përmbajnë gaz, të çliruara nga dogana për qarkullim të lirë në Bashkimin Evropian. Importet e polioleve të përziera paraprakisht nuk raportohen në këtë seksion, por në seksionin 2. Kur hidrofluorokarbonet (gazet e renditura në seksionin 1 të shtojcës I të Rregullores (BE) nr. 517/2014 ose përzierjet që përmbajnë të paktën një nga këto gaze) e përmbajtura në pajisjet ftohëse, të kondicionimit të ajrit apo pompat e nxehtësisë janë eksportuar më parë nga Bashkimi Evropian dhe janë qenë objekt i kufizimit të kuotave të hidrofluorokarbonit për vendosje në treg, këto të dhëna raportohet në seksionin 12 për të vërtetuar përputhshmërinë me nenin 14 të Rregullores (BE) nr. 517/2014.
Kategoritë e produkteve apo pajisjeve të renditura më poshtë përfshijnë komponentët e synuar për kategoritë e specifikuara të produkteve apo pajisjeve.
Termi "dizajn i drejtpërdrejtë" i referohet në veçanti sistemeve ajër-ajër, ujë-ajër, ujë i kripur-ajër; termi "dizajn i tërthortë" i referohet në veçanti sistemeve ajër-ujë, ujë-ujë, ujë i kripur-ujë, duke përfshirë edhe pompat e nxehtësisë me rrymë uji.
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
KOMENTE
11A
Pajisje e palëvizshme ftohëse ose ngrohëse, për komoditet termik
11A = 11A1 + 11A2 + 11A3 + 11A4 + 11A5 + 11A6 + 11A7 + 11A8 + 11A9 + 11A10 + 11A11 + 11A12 + 11A13 + 11A14
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
11A1
Pajisje e palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë: Njësi të pavarura/njëblokëshe portative
11A2
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi të pavarura/njëblokëshe të llojit me çati
11A3
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi të pavarura/njëblokëshe të ndonjë lloji tjetër
Duhet specifikuar lloji/et e pajisjeve.
11A4
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi me një ndarje, të mbushura me 3 kilogramë ose më shumë gaz ftohës
11A5
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi me një ndarje, të mbushura me më pak 3 kilogramë gaz ftohës
11A6
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi me shumë ndarje
11A7
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i tërthortë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorim shtëpiak
11A8
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i tërthortë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorim tregtar ose industrial
11A9
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i tërthortë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorime të tjera
Duhet specifikuar përdorimi/et e synuar/a.
11A10
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i tërthortë: njësi të ndara për përdorim shtëpiak
11A11
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i tërthortë: njësi të ndara për përdorim tregtar ose industrial
11A12
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i tërthortë: njësi të ndara për përdorime të tjera
Duhet specifikuar përdorimi/et e synuar/a.
11A13
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë: njësi të pavarura/njëblokëshe
11A14
Pajisje të palëvizshme ftohëse/ngrohëse për komoditet termik, dizajn i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë: njësi të ndara
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
11B
Pajisje të palëvizshme ftohëse
11B = 11B1 + 11B2 + 11B3 + 11B4 + 11B5 + 11B6 + 11B7 + 11B8 + 11B9 + 11B10 + 11B11 + 11B12 + 11B13 + 11B14
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
11B1
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorim shtëpiak
11B2
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorim tregtar ose industrial
11B3
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorime të tjera
Duhet specifikuar përdorimi/et e synuar/a.
11B4
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi të ndara për përdorim tregtar ose industrial
11B5
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i drejtpërdrejtë: njësi të ndara për përdorime të tjera
Duhet specifikuar përdorimi/et e synuar/a.
11B6
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i tërthortë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorim tregtar ose industrial
11B7
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i tërthortë: njësi të pavarura/njëblokëshe për përdorime të tjera
Duhet specifikuar përdorimi/et e synuar/a.
11B8
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i tërthortë: njësi të ndara për përdorim tregtar ose industrial
11B9
Pajisje të palëvizshme ftohëse me dizajn të tërthortë: njësi të ndara për përdorime të tjera
Duhet specifikuar përdorimi/et e synuar/a.
11B10
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë: njësi të pavarura/njëblokëshe
11B11
Pajisje të palëvizshme ftohëse, dizajn i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë: njësi të ndara
11B12
Pajisje të palëvizshme për ftohjen ose ngrohjen e proceseve, në dizajn të drejtpërdrejtë
11B13
Pajisje të palëvizshme për ftohjen ose ngrohjen e proceseve, në dizajn të tërthortë
11B14
Pajisje të palëvizshme për ftohjen ose ngrohjen e proceseve, në dizajn të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë
11C
Tharëse me pompë nxehtësie
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
11D
Pajisje të palëvizshme ngrohëse/kondicionimi me pompa nxehtësie, dhe pajisje ftohëse (HACR) për çfarëdo qëllimi tjetër
11D = 11D1 + 11D2 + 11D3
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
11D1
Pajisje HACR të palëvizshme për çfarëdo qëllimi tjetër, dizajn i drejtpërdrejt
Duhet specifikuar llojet dhe qëllimet e pajisjeve.
11D2
Pajisje HACR të palëvizshme për çfarëdo qëllimi tjetër, dizajn i tërthortë
Duhet specifikuar llojet dhe qëllimet e pajisjeve.
11D3
Pajisje HACR të palëvizshme për çfarëdo qëllimi tjetër, dizajn i drejtpërdrejt dhe i tërthortë
Duhet specifikuar llojet dhe qëllimet e pajisjeve.
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
11E
Pajisje ftohëse portative
11E = 11E1 + 11E2 + 11E3 + 11E4
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
11E1
Pajisje ftohëse portative për automjetet frigoriferike të lehta (p.sh., furgonët)
11E2
Pajisje ftohëse portative për automjetet frigoriferike të rënda (duke përfshirë kamionët dhe rimorkiot)
11E3
Pajise ftohëse portative për anijet frigoriferike
11E4
Çdo pajisje ftohëse portative tjetër
Duhet specifikuar lloji/et e pajisjeve.
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
11F
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit
11F = 11F1 + 11F2 + 11F3 + 11F4 + 11F5 + 11F6 + 11F7 + 11F8 + 11F9
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
11F1
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për makinat e pasagjerëve
11F2
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për autobusët
11F3
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për furgonët (mjete të lehta)
11F4
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për kamionët dhe rimorkiot (mjete të rënda)
11F5
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për mjetet dhe makineritë bujqësore, të pylltarisë dhe ndërtimit
11F6
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për automjetet hekurudhore
11F7
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për autobusët
11F8
Pajisjet portative të kondicionimit të ajrit për avionët dhe helikopterët
11F9
Çdo pajisje tjetër portative për kondicionimin e ajrit
Duhet specifikuar lloji/et e pajisjeve.
VLERA E LLOGARITUR AUTOMATIKISHT
11G
Totali i pajisjeve ftohëse, të kondicionimit të ajrit ose të pompave të nxehtësisë
11G = 11A + 11B + 11C + 11D + 11E + 11F
11H
Produkte shkume
11H = 11H1 + 11H2 + 11H3 + 11H4
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
11H1
Pllaka izoluese prej polistireni të nxjerrë (XPS)
Sasitë e pllakave të XPX raportohen në metër kub (përbri sasive të gazeve të fluorinuara të përmbajtura, të shprehura në tonë metrikë)
11H2
Pllaka izoluese pre poliuretani (PU)
Sasitë e pllakave prej poliuretani raportohen në metër kub (përbri sasive të gazeve të fluorinuara të përmbajtura, të shprehura në tonë metrikë)
11H3
Shkumat me një komponent (OCF)
Si njësi matëse mund të përdoren numri i kutive OCF (përbri sasive të gazeve të fluorinuara të përmbajtura, të shprehura në tonë metrikë)
11H4
Produkte të tjera prej shkume
Specifikohet kategoria/kategoritë e produkteve.
Importet e polioleve të përziera paraprakisht (si p.sh., në sisteme/kontejnerë shkume) nuk raportohen në këtë seksion, por në seksionin 2.
Sasitë e produkteve prej shkume raportohen në metër kub, në tonë metrikë ose në pjesë të produktit/pajisjes (përbri sasive të gazeve të fluorinuara të përmbajtura, të shprehura në tonë metrikë)
11I
Pajisje kundër zjarrit (duke përfshirë sistemet e përfshira në pajisje)
11J
Aerosolë mjekësorë ose farmaceutikë
11K
Aerosolë jomjekësorë
11L
Pajisje mjekësore (pa aerosolë)
11M
Pajisje komutative për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike
11N
Pajisje të tjera për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike
11O
Përshpejtues të grimcave
11P
Produkte dhe pajisje të tjera që përmbajnë gazet e renditura në shtojcën I ose II të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Specifikohet kategoria e produkteve/pajisjeve.
Si njësi matëse mund të përdoret vëllimi, pesha ose njësitë e produktit/pajisjes.
(përbri sasive të gazeve të fluorinuara të përmbajtura, të shprehura në tonë metrikë)
SASITË E LLOGARITURA AUTOMATIKISHT
11Q
Totali i produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë gazet e fluorinuara të renditura në shtojcën I ose II të Rregullores (BE) nr. 517/2014
11Q = 11G + 11H + 11I + 11J + 11K + 11L + 11M + 11N + 11O + 11P
Seksioni 12: Duhet të plotësohet nga importuesit e pajisjeve ftohëse, të kondicionimit të ajrit apo të pompave të nxehtësisë të mbushura me hidrofluorokarbone, kur hidrofluorokarbonet e përmbajtura në pajisjen e importuar janë eksportuar më parë nga Bashkimi Evropian dhe janë blerë nga prodhuesit e pajisjeve direkt nga sipërmarrja eksportuese, si dhe kanë qenë objekt i kufizimit të kuotave të hidrofluorokarboneve për vendosje në tregun e Bashkimit Evropian - neni 19, paragrafi 5, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 6 e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në vitin 2017 (maksimumi deri më 31 mars 2018).
Sasitë raportohen në tonë metrikë me saktësi deri në tre shifra pas presjes dhjetore, veçantë për çdo hidrofluorkarbon (gazet e renditura në seksionin I të shtojcës I të Rregullores (BE) nr. 517/2014 apo përzierje që përmban të paktën një nga këto gaze).
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
KOMENTE
12A
Sasia e hidrofluorokarboneve në pajisjet e importuara për të cilat hidrofluorokarbonet janë eksportuar më parë nga Bashkimi Evropian dhe të cilat kanë qenë objekt i kufizimit të kuotës së hidrofluorokarboneve lidhur me vendosjen e tyre në tregun e Bashkimit Evropian
Duhet të specifikohet sipërmarrja/et që eksporton/jnë HCF dhe viti/vitet e eksportimit.
Seksioni 13: Duhet të plotësohet nga importuesit e pajisjeve ftohëse, të kondicionimit të ajrit apo të pompave të nxehtësisë të mbushura me hidrofluorokarbone, kur hidrofluorokarbonet në këto pajisje llogariten për qëllime të sistemit të kuotave përmes përdorimit të autorizimeve - neni 19, paragrafi 5, i Rregullores (BE) nr. 517/2014 dhe pika 6 e shtojcës VII të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Zbatohet për herë të parë për raportimin e veprimtarive të realizuara në 2017 (maksimumi deri më 31 mars 2018).
Sasitë raportohen në tonë CO2 ekuivalentë me saktësi deri në 1 ton CO2 ekuivalent, pa bërë dallimin midis hidrofluorokarboneve të ndryshme (gazet e renditura në seksionin 1 të shtojcës I të Rregullores (BE) nr. 517/2014 apo përzierjet që përmbajnë të paktën një nga këto gaze).
Sipërmarrjet raportojnë për të gjitha autorizimet e marra për përdorimin e kuotave të hidrofluorokarboneve, të cilat mbulojnë vendosjen në treg të hidrofluorokarboneve të përmbajtura në pajisjet ftohëse, të kondicionimit të ajrit apo të pompave të nxehtësisë gjatë vitit kalendarik për të cilin paraqitet raporti.
INFORMACIONI QË DUHET TË RAPORTOHET
SHËNIME
13A
Sasitë që i nënshtrohen autorizimeve për përdorimin e kuotave të hidrofluorokarboneve të marra sipas nenit 18, paragrafi 2, të Rregullores (BE) nr. 517/2014
Specifikohen sipërmarrja/et autorizuese dhe viti kur është dhënë autorizimi.
- Gazeta Zyrtare L 150, 20.5.2014, f. 195.
- Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 1493/2007, datë 17 dhjetor 2007 që përcakton, sipas Rregullores (KE) nr. 842/2006 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, formatin e raportit që duhet të dorëzohet nga prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e disa gazeve të fluorinuara me efekt serrë (Gazeta Zyrtare L 332, 18.12.2007, f. 7).
- 3. Rregullorja (KE) nr. 842/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 17 maj 2006, "Për disa gaze të fluorinuara me efekt serrë" (Gazeta Zyrtare L 161, 14.6.2006, f. 1).