-
Lexo Dokumentin
29.6.2013
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 182/1
RREGULLORE (BE) NR. 610/2013 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 26 QERSHOR 2013, "PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES (KE) NR. 562/2006 TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE TË KËSHILLIT PËR VENDOSJEN E NJË KODI KOMUNITAR PËR RREGULLAT QË RREGULLOJNË LËVIZJEN E PERSONAVE PËRTEJ KUFIJVE (KODI PËR KUFIJTË E SHENGENIT), KONVENTËN QË ZBATON MARRËVESHJEN E SHENGENIT, RREGULLOREN E KËSHILLIT (KE) NR. 1683/95 DHE (KE) NR. 539/2001 DHE RREGULLOREN (KE) NR. 767/2008 DHE (KE) NR. 810/2009 TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE TË KËSHILLIT".
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 77, paragrafi 2 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projektaktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative (1),
Meqë:
- Politika e BE-së në fushën e kufijve të jashtëm synon menaxhimin e integruar për të garantuar një nivel të njëtrajtshëm dhe të lartë të kontrollit dhe mbikëqyrjes, e cila lind si nevojë e lëvizjes së lirë të personave brenda Bashkimit Evropian dhe përbën një element thelbësor të zonës së lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Për këtë qëllim duhet të përcaktohen rregulla të përbashkëta për standardet dhe procedurat e kontrollit të kufijve të jashtëm, duke marrë në konsideratë presionet specifike dhe joproporcionale me të cilat përballen disa shtete anëtare në kufijtë e tyre të jashtëm. Rregullat e vendosura duhet të udhëhiqen nga parimi i solidaritetit ndërmjet shteteve anëtare.
- Lëvizja e lirë e personave brenda zonës Shengen ka qenë një nga arritjet më të mëdha të integrimit evropian. Liria e lëvizjes është një e drejtë themelore, kushtet për ushtrimin e së cilës janë përcaktuar në Traktatin për Bashkimin Evropian (TBE) dhe Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) dhe në Direktivën 2004/38/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 29 prill 2004, "Për të drejtën e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të familjes së tyre për lirinë e lëvizjes dhe të banimit brenda territorit të shteteve anëtare"2.
- Heqja e kontrolleve në kufijtë e brendshëm kërkon besim të plotë të ndërsjellë ndërmjet shteteve anëtare, në cilësinë e tyre për të zbatuar plotësisht masat shoqëruese që lejojnë heqjen e këtyre kontrolleve.
- Rregullorja (KE) nr. 562/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 mars 2006, "Për vendosjen e një Kodi komunitar për rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave përtej kufijve (Kodi për Kufijtë e Shengenit)"3 ka hyrë në fuqi më 13 tetor 2006.
- Pas disa viteve zbatimi në praktikë ka lindur nevoja për një sërë ndryshimesh bazuar në përvojat praktike të shteteve anëtare dhe të Komisionit në zbatimin e Rregullores (KE) nr. 562/2006, në rezultatet e vlerësimeve të Shengenit, në raportet dhe kërkesat e dorëzuara nga shtetet anëtare dhe në zhvillimet në legjislacionin parësor dhe dytësor të BE-së, si edhe nevoja për sqarimin dhe identifikimin më efikas të çështjeve teknike kritike.
- Raporti i Komisionit i 21 shtatorit 2009 për përdorimin e dispozitave për vulosjen e dokumenteve të udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta, në përputhje me nenet 10 dhe 11 të Rregullores (KE) nr. 562/2006 si edhe raporti i Komisionit i 13 tetorit 2010 për zbatimin e titullit III (Kufijtë e brendshëm), të Rregullores (KE) nr. 562/2006, përmbajnë sugjerime konkrete për ndryshimet teknike të Rregullores (KE) nr. 562/2006.
- Aktet legjislative të BE-së të miratuara së fundmi, në veçanti Rregullorja (KE) nr. 810/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 korrik 2009, "Për vendosjen e një Kodi komunitar për Vizat (Kodi i Vizave)"4 dhe Direktiva 2008/115/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 dhjetor 2008, "Për standardet dhe procedurat e përbashkëta në shtetet anëtare për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme"5, kërkojnë disa ndryshime të Rregullores (KE) nr. 562/2006.
- Po ashtu, disa dispozita të Konventës që zbaton Marrëveshjen e Shengenit të 14 qershorit 1985 ndërmjet qeverive të shteteve të Bashkimit Ekonomik të Beneluksit, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Franceze për heqjen graduale të kontrolleve në kufijtë e tyre të përbashkët6 ("Konventa që zbaton Marrëveshjen e Shengenit") duhet të ndryshohen për të pasqyruar ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 562/2006 dhe situatën ligjore aktuale.
- Sipas çështjes C-241/05 Nicolae Bot v Préfet du Val-de-Marne7, ekziston nevoja për të ndryshuar rregullat që trajtojnë llogaritjen e kohëzgjatjes së autorizuar të qëndrimeve afatshkurtra në BE. Nga rregullat e qarta, të thjeshta dhe të harmonizuara në të gjitha aktet ligjore që trajtojnë këtë çështje, do të përfitonin si udhëtarët, ashtu edhe autoritetet kufitare dhe ato të vizave. Rrjedhimisht Rregullorja (KE) nr. 562/2006 dhe Konventa që zbaton Marrëveshjen e Shengenit, Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 1683/95, datë 29 maj 1995, "Për përcaktimin e një formati të njëtrajtshëm për vizat"8 dhe Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 539/2001, datë 15 mars 2001, "Për përcaktimin e vendeve të treta, shtetasit e të cilëve duhet të jenë të pajisur me viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe shtetet, shtetasit e të cilëve përjashtohen nga kjo kërkesë"9, Rregullorja (KE) nr. 767/2008, datë 9 korrik 2008, "Për Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet shteteve anëtare për vizat afatshkurtra (Rregullorja VIS)"10 dhe Rregullorja (KE) nr. 810/2009, duhet të ndryshohen për sa më lart.
- Miratimi i Rregullores (BE) nr. 1168/2011 së Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 25 tetor 2011, "Për ndryshimin e Rregullores së Këshillit (KE) nr. 2007/2004 për ngritjen e një Agjencie Evropiane për Menaxhimin dhe bashkëpunimin operacional në kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian"11 (Frontex) ("Agjencia") përmirëson menaxhimin e integruar të kufijve të jashtëm dhe ofron një përmirësim të mëtejshëm të rolit të agjencisë në përputhje me objektivin e Bashkimit Evropian për të zhvilluar një politikë që synon prezantimin gradual të konceptit të menaxhimit të integruar të kufijve.
- Me qëllim harmonizimin e dispozitave të Rregullores (KE) nr. 562/2006 me TFBE-në, Komisioni autorizohet, në përputhje me nenin 290 të TFBE-së, të miratojë masat shtesë që rregullojnë mbikëqyrjen, si edhe ndryshimet në shtojcat e Rregullores (KE) nr. 562/2006. Është shumë e rëndësishme që gjatë punës së tij përgatitore Komisioni të kryejë konsultimet e duhura, duke përfshirë ato në nivel ekspertësh. Komisioni, gjatë përgatitjes dhe hartimit të akteve të deleguara, duhet të sigurojë një transmetim të njëkohshëm, në kohën dhe mënyrën e duhur, të dokumenteve përkatëse pranë Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
- Duke qenë se objektivi i kësaj rregulloreje, përkatësisht parashikimi i ndryshimeve teknike të rregullave ekzistuese të Rregullores (KE) nr. 562/2006 dhe Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit si edhe Rregulloreve (KE) nr. 1683/95, (KE) nr. 539/2001, (KE) nr. 767/2008 dhe (KE) nr. 810/2009, mund të arrihet vetëm në nivel Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohen në nenin 5 të TBE-së. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin tërësisë së legjislacionit12 të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1 të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE, datë 17 maj 1999, "Për disa rregulla lidhur me zbatimin e marrëveshjes"13.
- Për sa i përket Zvicrës, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për asociimin e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit14 të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "A" të Vendimit 1999/437/KE, që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2008/146/KE15.
- Për sa i përket Lihtenshtajnit, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të Protokollit ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtajnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtajnit në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për asociimin e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit16 të Shengenit, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "A" të Vendimit 1999/437/KE, që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2011/350/BE17.
- Në përputhje me nenin 1 dhe 2 të Protokollit nr. 22 për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur TBE-së dhe TFBE-së, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të saj. Duke qenë se kjo rregullore bazohet mbi tërësinë e legjislacionit të Shengenit, Danimarka, në përputhje me nenin 4 të këtij protokolli dhe brenda gjashtë muajve pasi Këshilli ka marrë vendimin për këtë rregullore, vendos nëse do ta implementojë atë në legjislacionin e saj të brendshëm.
- Kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit ku Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në disa dispozita të tërësisë së legjislacionit të Shengenit"18; ndaj Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në miratimin e saj dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të saj.
- Kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit ku Irlanda nuk merr pjesë, në përputhje me Vendimin e Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa dispozita të tërësisë së legjislacionit të Shengenit"19; ndaj Irlanda nuk merr pjesë në miratimin e saj dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të saj,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 562/2006
Rregullorja (KE) nr. 562/2006 ndryshohet si më poshtë:
- Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
- a) në pikën 1, germa "c" zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"c) portet detare, lumore dhe liqenore të shteteve anëtare për lidhjet e rregullta të brendshme të tragetit;";
- b) paragrafi 4 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"4. ‧linja të rregullta të brendshme të tragetit‧ janë linjat e tragetit ndërmjet dy ose më shumë porteve të ngjashme që ndodhen në territorin e shteteve anëtare, që nuk ndalojnë në ndonjë port që ndodhet jashtë territorit të shteteve anëtare dhe që kryejnë transportin e udhëtarëve dhe automjeteve sipas një itinerari të shpallur;";
- c) pika 5 ndryshohet si më poshtë:
- pjesa e hyrjes zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"5. ‧personat që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zbatim të legjislacionit të BE-së‧ janë:";
- në pikën (a), referenca "neni 17 paragrafi 1" zëvendësohet me referencën "neni 20 paragrafi 1";
III. në pikën (b) fjala "Komuniteti" zëvendësohet me fjalën "BE-ja";
- d) në pikën 6, referenca "neni 17 paragrafi 1" zëvendësohet me referencën "neni 20 paragrafi 1";
- e) shtohet pika e mëposhtme:
"8a. ‧pikë e përbashkët e kalimit kufitar‧ është çdo pikë e kalimit kufitar që ndodhet ose në territorin e një shteti anëtar ose në territorin e një vendi të tretë ku rojet kufitare të shtetit anëtar dhe rojet kufitare të vendit të tretë kryejnë kontrollet e hyrjeve dhe të daljeve njëripas tjetrit, në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm dhe sipas një marrëveshjeje dypalëshe;";
- f) paragrafi 15 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"15. ‧leje qëndrimi‧ është:
- a) të gjitha lejet e qëndrimit të lëshuara nga shtetet anëtare sipas formatit të uniform të përcaktuar nga Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 1030/2002, datë 13 qershor 2002, "Për përcaktimin e një formati uniform të lejeve të qëndrimit për shtetas të vendeve të treta"20 dhe kartat e qëndrimit të lëshuara në përputhje me Direktivën 2004/38/KE;
- b) të gjitha dokumentet e tjera që lëshohen nga një shtet anëtar për shtetas të vendeve të treta dhe që autorizojnë qëndrimin në territorin e tij, që i janë nënshtrohen detyrimit të njoftimit dhe më pas botimit në përputhje me nenin 34, me përjashtim të:
- lejeve të përkohshme të lëshuara në pritje të shqyrtimit të aplikimit të parë për leje qëndrimi, siç përmendet në pikën (a) ose aplikimit për azil dhe
- vizat e lëshuara nga shtetet anëtare në formatin e unifikuar të përcaktuar nga Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 1683/95, datë 29 maj 1995, "Për përcaktimin e një formati të unifikuar për vizat"21;
- g) shtohet pika e mëposhtme:
"18a. ‧punëtor në det të hapur‧ është një person që punon në një instalim në det të hapur që ndodhet në ujërat territoriale ose në një zonë detare ekonomike ekskluzive të shteteve anëtare, siç përcaktohet nga legjislacioni detar ndërkombëtar dhe i cili kthehet rregullishtnë rrugë detare ose ajrore në territorin e shteteve anëtare;";
- në nenin 3 germa a zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"a) të drejtat e personave që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zbatim të legjislacionit të BE-së;";
- shtohet neni i mëposhtëm:
"Neni 3a
Të drejtat themelore
Kur zbatojnë këtë rregullore shtetet anëtare veprojnë në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin përkatës të BE-së, duke përfshirë Kartën e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore ("Karta e të Drejtave Themelore"); legjislacionin ndërkombëtar përkatës, duke përfshirë Konventën për statusin e refugjatëve, e nënshkruar në Gjenevë më 28 korrik 1951 ("Konventa e Gjenevës"); detyrimet që lidhen me aksesin në mbrojtjen ndërkombëtare, në veçanti, parimin e moskthimit; dhe të drejtat themelore. Në pajtim me parimet e përgjithshme të legjislacionit të BE-së, vendimet në zbatim të kësaj rregulloreje merren rast pas rasti.";
- Paragrafi 4 i nenit 2 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"2. Duke deroguar nga paragrafi 1, përjashtimet nga detyrimi për të kaluar kufijtë e jashtëm vetëm në pikat e kalimit kufitar dhe gjatë një orari të caktuar mund të lejohen:
- a) për individë ose grupe personash, në rastet kur ka një kërkesë të një natyre të veçantë për kalime rastësore të kufijve të jashtëm jashtë pikave të kalimit kufitar ose jashtë orarit të përcaktuar, me kusht që ata të zotërojnë lejet që kërkon legjislacioni i brendshëm dhe të mos dëmtohen interesat e politikave publike dhe siguria e brendshme e shteteve anëtare. Shtetet anëtare mund të vendosin rregulla specifike nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe. Përjashtimet e përgjithshme që parashikohen nga legjislacioni i brendshëm dhe marrëveshjet dypalëshe i njoftohen Komisionit sipas nenit 34;
- b) për individë ose grupe personash në rastin e një situate emergjente të paparashikuar;
- c) në përputhje me rregullat specifike të përcaktuara në nenet 18 dhe 19 në lidhje me shtojcat VI dhe VII.";
- Neni 5 ndryshohet si më poshtë:
- a) paragrafi 1 ndryshohet si më poshtë:
- pjesa e hyrjes zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"1. Për qëndrimet e synuara në territorin e shteteve anëtare me një kohëzgjatje jo më të madhe se 90 ditë gjatë një periudhe 180 ditore, e cila përfshin marrjen në konsideratë të periudhës 180 ditore që paraprin çdo ditë qëndrimi, kushtet e hyrjes për shtetasit e vendeve të treta janë si më poshtë:";
- germa a zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"a) të jenë të pajisur me dokument të vlefshëm udhëtimi ose një dokument që i autorizon të kalojnë kufirin që përmbush kriteret e mëposhtme:
- është i vlefshëm për të paktën tre muaj pas datës së synuar të largimit nga territori i shteteve anëtare. Në një rast emergjence të justifikuar, ky detyrim mund të shmanget;
- duhet të jetë lëshuar brenda 10 viteve të fundit;";
- b) shtohet paragrafi i mëposhtëm:
"1a. Për qëllimet e zbatimit të paragrafit 1, data e hyrjes konsiderohet si dita e parë e qëndrimit në territorin e shteteve anëtare dhe data e daljes konsiderohet si dita e fundit e qëndrimit në territorin e shteteve anëtare. Periudhat e qëndrimit të autorizuara me anë të një lejeje qëndrimi ose një vize afatgjatë nuk merren në konsideratë për llogaritjen e kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin e shteteve anëtare.";
- c) paragrafi 4 ndryshohet si më poshtë:
- germa a zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"(a) shtetasit e vendeve të treta, të cilët nuk përmbushin të gjitha kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 por që kanë një leje qëndrimi ose një vizë afatgjatë autorizohen që të hyjnë në territorin e shteteve të tjera anëtare, për qëllime transiti për të shkuar në territorin e shtetit anëtar që ka lëshuar lejen e qëndrimit ose vizën afatgjatë, nëse emrat e tyre nuk janë pjesë e listave kombëtare paralajmëruese të shtetit anëtar, kufirin e të cilit ata kërkojnë që të kalojnë dhe paralajmërimi shoqërohet me udhëzime për të refuzuar hyrjen ose transitin;";
- në germën b, paragrafi i parë dhe i dytë zëvendësohen me tekstin e mëposhtëm:
"b) shtetasit e vendeve të treta që përmbushin kushtet e përcaktuara në paragrafin 1, përveç kushtit të përcaktuar në germën b, dhe të cilët paraqiten në kufi mund të autorizohen që të hyjnë në territorin e shteteve anëtare, nëse në kufi lëshohet një vizë në përputhje me nenin 35 dhe 36 të Rregullores (KE) nr. 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13 korrik 2009, "Për vendosjen e një Kodi komunitar për vizat (Kodi i vizave)"22.
Shtetet anëtare përpilojnë statistika për vizat e lëshuara në kufi, në përputhje me nenin 46 të Rregullores (KE) nr. 810/2009 dhe shtojcën XII të saj.
- në nenin 6 paragrafi 1, nënparagrafi i parë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"1. Rojet kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, respektojnë plotësisht dinjitetin njerëzor, në veçanti për rastet që përfshijnë persona vulnerabël.";
- Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
- a) në paragrafin 2, nënparagrafi i dytë, i tretë dhe i katërt zëvendësohen me tekstin e mëposhtëm:
"Kontrolli minimal që përmendet në nënparagrafin e parë është rregull që zbatohet për personat që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë sipas legjislacionit të BE-së.
Megjithatë, rojet kufitare gjatë kryerjes së kontrolleve minimale të personave që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë sipas legjislacionit të BE-së dhe në mënyrë jo sistematike, mund të konsultohen me bazat e të dhënave kombëtare ose evropiane me qëllim që të sigurohen se këta persona nuk përbëjnë kërcënim të qenësishëm, aktual dhe mjaft serioz për sigurinë e brendshme, politikat publike, marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve anëtare apo një kërcënim për shëndetin publik.
Pasojat e këtyre konsultimeve nuk rrezikojnë të drejtën e hyrjes së personave që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, sipas legjislacionit të BE-së, në territorin e shtetit anëtar në fjalë siç përcaktohet në Direktivën 2004/38/KE.";
- b) në paragrafin 5, nënparagrafi i parë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Pa cenuar nënparagrafin e dytë, shtetasve të vendeve të treta që i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm të vijës së dytë, u jepet informacion me shkrim në një gjuhë që ata e kuptojnë, ose që në mënyrë të arsyeshme supozohet se e kuptojnë, ose në një mënyrë tjetër efikase, për qëllimin e këtij kontrolli dhe procedurën që ndiqet për të.";
- c) paragrafi 6 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"6. Kontrollet e një personi që gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, sipas legjislacionit të BE-së, kryhen në përputhje me Direktivën 2004/38/KE.";
- d) shtohet paragrafi i mëposhtëm:
"8. Në rastet kur zbatohen germa a ose b e nenit 4 paragrafi 2, shtetet anëtare mund të parashikojnë edhe derogime nga rregullat e përcaktuara në këtë nen.";
- Neni 9 ndryshohet si më poshtë:
- a) paragrafi 2 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"2. a) Personat që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, sipas legjislacionit të BE-së, kanë të drejtë të përdorin korsitë e shënuara me shenjën në pjesën A ("EU, EEA, CH") të shtojcës III. Ata gjithashtu mund të përdorin korsitë e shënuara me shenjën në pjesën B1 ("nuk kërkohen viza") dhe pjesën B2 ("të gjitha pasaportat") të shtojcës III.
Shtetasit e vendeve të treta, të cilët nuk janë të detyruar që të jenë të pajisur me vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare, në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 539/2001, dhe shtetasit e vendeve të treta që janë të pajisur me leje qëndrimi të vlefshme ose me vizë afatgjatë mund të përdorin korsitë e shënuara me shenjën në pjesën B1 ("nuk kërkohet vizë") të shtojcës III të kësaj rregulloreje. Ata gjithashtu mund të përdorin korsitë e shënuara me shenjën në pjesën B2 ("të gjitha pasaportat") të shtojcës III të kësaj rregulloreje.
- b) Të gjithë personat e tjerë përdorin korsitë e shënuara me shenjën në pjesën B2 ("të gjitha pasaportat") të shtojcës III.
Shënimet e shenjave të përmendura në germat a dhe b mund të jenë në gjuhën ose gjuhët e konsideruara si të përshtatshme nga shteti anëtar.
Ofrimi i korsive të veçanta të shënuara me shenjën në pjesën B1 ("nuk kërkohet vizë") të shtojcës III nuk është i detyrueshëm. Sipas nevojave të tyre praktike, shtetet anëtare vendosin nëse do ta bëjnë diçka të tillë dhe në cilën pikë të kalimit kufitar do ta bëjnë këtë.
- b) paragrafi 5 fshihet;
- Neni 10 ndryshohet si më poshtë:
- a) titulli zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm: "Vulosja e dokumenteve të udhëtimit";
- b) paragrafi 2 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"2. Dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta që janë anëtarë të familjes së një shtetasi të BE-së, për të cilët zbatohet Direktiva 2004/38/KE, por të cilët nuk paraqesin kartën e qëndrimit të parashikuar nga kjo direktivë, vulosen në hyrje dhe në dalje.
Dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta që janë anëtarë të familjes së shtetasve të vendeve të treta që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, sipas legjislacionit të BE-së, por që nuk paraqesin kartën e qëndrimit, të parashikuara nga Direktiva 2004/38/KE, vulosen në hyrje dhe në dalje.
- c) paragrafi 3 ndryshohet si më poshtë:
- në nënparagrafin e parë shtohen pikat e mëposhtme:
"f) dokumentet e udhëtimit të ekuipazhit të trenave të udhëtarëve dhe të mallrave në linja ndërkombëtare;
- g) dokumentet e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta që paraqesin kartën e qëndrimit, të parashikuar në Direktivën 2004/38/KE.";
- nënparagrafi i dytë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Në raste përjashtimore, me kërkesën e një shtetasi të një vendi të tretë, vendosja e vulës së hyrjes ose të daljes mund të anashkalohet, nëse kjo do t'i shkaktonte vështirësi të mëdha këtij person. Në këtë rast, hyrja ose dalja regjistrohet në një fletë të veçantë ku tregohet emri dhe numri i pasaportës së këtij personi. Kjo fletë i jepet shtetasit të vendit të tretë. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare mund të mbajnë statistika për këto raste përjashtimore dhe mund t’ia japin këto statistika Komisionit.";
- Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
- a) paragrafi 3 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"3. Nëse prezumimi i përmendur në paragrafin 1 qëndron, shtetasi i vendit të tretë mund të kthehet, në përputhje me Direktivën 2008/115/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 16 dhjetor 2008, "Për standardet dhe procedurat e përbashkëta në shtetet anëtare për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme"23 dhe me legjislacionin e brendshëm që respekton këtë direktivë.
- b) shtohet paragrafi i mëposhtëm:
"4. Në mungesë të një vule për daljen zbatohen, rast pas rasti, dispozitat përkatëse të paragrafit 1 dhe 2.";
- Neni 12 ndryshohet si më poshtë:
- a) paragrafi 1 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"1. Qëllimi kryesor i mbikëqyrjes së kufijve është parandalimi i kalimeve kufitare të paautorizuara, lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar dhe marrja e masave kundër personave që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Një person i cili ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe i cili nuk ka të drejtë të qëndrojë në territorin e shtetit anëtar në fjalë, kapet dhe mund t’i nënshtrohet procedurave në zbatim të Direktivës 2008/115/KE";
- b) paragrafi 5 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"5. Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara, në përputhje me nenin 33 për masat shtesë që rregullojnë mbikëqyrjen.";
- Paragrafi 13 i nenit 5 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"5. Shtetet anëtare mbledhin statistika për numrin e personave të cilëve u është refuzuar hyrja, arsyet e refuzimit, kombësinë e personave të cilëve u është refuzuar hyrja dhe llojin e kufirit (tokësor, ajror, detar) ku atyre u është refuzuar hyrja dhe ia dorëzojnë këto statistika çdo vit Komisionit (Eurostat), në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 862/2007 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 korrik 2007, "Për statistikat e Komunitetit për migrimin dhe mbrojtjen ndërkombëtare"24.
- në nenin 15 paragrafi 1, nënparagrafi i tretë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Shtetet anëtare sigurohen që rojet kufitare të jenë profesionistë të specializuar dhe të trajnuar siç duhet, duke marrë në konsideratë kurrikulën bazë të përbashkët për rojet kufitare, të përcaktuar dhe të hartuar nga Agjencia Evropiane për menaxhimin e bashkëpunimit operacional në kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare, e themeluar nga Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 2007/2004. Kurrikulat e trajnimit përfshijnë trajnimin e specializuar për zbulimin dhe trajtimin e situatave që përfshijnë personat vulnerabël, si të miturit e pashoqëruar dhe viktimat e trafikimit. Shtetet anëtare, me mbështetjen e Agjencisë, nxisin rojet kufitare që të mësojnë gjuhët që u nevojiten për kryerjen e detyrave të tyre.";
- paragrafi i dytë i nenit 18 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Këto rregulla specifike mund të përmbajnë derogime nga neni 4 dhe 5 dhe nenet 7 deri në 13.";
- në nenin 19 paragrafi 1 ndryshohet si më poshtë:
- a) në nënparagrafin e parë, shtohen pikat e mëposhtme:
"g) shërbimet e shpëtimit, policia dhe zjarrfikëset dhe rojet kufitare;
- h) punëtorët në det të hapur.";
- b) nënparagrafi i dytë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Këto rregulla specifike mund të përmbajnë derogime nga neni 4 dhe 5 dhe nenet 7 deri në 13.";
- germa d e nenit 21 germa zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"d) mundësia e një shteti anëtar për të parashikuar me ligj detyrimin e shtetasve të vendeve të treta për të raportuar praninë e tyre në territorin e tij, sipas dispozitave të nenit 22 të Konventës së Shengenit.";
- Neni 32 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Neni 32
Ndryshimet e shtojcave
Komisioni ka kompetencën të miratojë aktet e deleguara, në përputhje me nenin 33, për ndryshimin e shtojcës III, IV dhe VIII.";
- Neni 33 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Neni 33
Ushtrimi i delegimit
- Kompetencat për të miratuar aktet e deleguara i delegohen Komisionit sipas kushteve të përcaktuara në këtë nen.
- Kompetenca për të miratuar aktet e deleguara, që përmenden në nenin 12 paragrafi 5 dhe në nenin 32, i jepen Komisionit për një periudhë kohore të papërcaktuar, duke nisur nga 19 korriku 2013.
- Delegimi i kompetencave që përmenden në nenin 12 paragrafi 5 dhe në nenin 32 mund të revokohet në çdo kohë nga Parlamenti Evropian ose nga Këshilli. Vendimi i revokimit i jep fund delegimit të kompetencave të specifikuara në atë vendim. Ai hyn në fuqi një ditë pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian ose në një datë të mëvonshme që specifikohet në vendim. Ai nuk cenon vlefshmërinë e ndonjë akti të deleguar të hyrë tashmë në fuqi.
- Kur miraton një akt të deleguar, Komisioni njofton për këtë njëkohësisht Parlamentin Evropian dhe Këshillin.
- Një akt ligjor i deleguar, i miratuar sipas nenit 12 paragrafi 5 dhe nenit 32, hyn në fuqi vetëm nëse nuk është shprehur asnjë kundërshtim as nga Parlamenti Evropian, as nga Këshilli, brenda një periudhe dymujore pasi Parlamenti Evropian ose Këshilli është njoftuar për këtë akt, ose nëse, përpara përfundimit të kësaj periudhe, Parlamenti Evropian dhe Këshilli kanë informuar Komisionin se nuk do të kundërshtojnë. Kjo periudhë shtyhet me dy muaj me nismën e Parlamentit Evropian ose të Këshillit.";
- në nenin 34 paragrafi 1 ndryshohet si më poshtë:
- a) germa a zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"a) lista e lejeve të qëndrimit, që bën dallimin ndërmjet atyre që mbulohen nga germa a e pikës 15 të nenit 2 dhe atyre që mbulohen nga germa b e pikës 15 të nenit 2 dhe e shoqëruar nga një model i lejeve, që mbulohen nga germa b e pikës 15 të nenit 2. Kartat e qëndrimit të lëshuara në përputhje me Direktivën 2004/38/KE theksohen specifikisht si të tilla dhe ofrohen modele për ato karta qëndrimi që nuk janë lëshuar në përputhje me formatin uniform të përcaktuar nga Rregullorja (KE) nr. 1030/2002.";
- b) shtohen pikat e mëposhtme:
"ea) përjashtimet nga rregullat që lidhen me kalimin e kufijve të jashtëm që përmenden në germën a të nenit 4 paragrafi 2;
- eb) statistikat e përmendura në nenin 10 paragrafi 3.";
- në nenin 37 paragrafi i parë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për dispozitat kombëtare në lidhje me nenin 21 germa c dhe d, sanksionet që përmenden në nenin 4 paragrafi 3 dhe marrëveshjet dypalëshe të autorizuara nga kjo rregullore. Ndryshimet e mëtejshme të këtyre dispozitave komunikohen brenda pesë ditëve pune.";
- Shtojcat III, IV, VI, VII dhe VIII të Rregullores (KE) nr. 562/2006 ndryshohen në përputhje me shtojcën I të kësaj rregulloreje.
Neni 2
Ndryshimet e Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit
Konventa për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit ndryshohet si më poshtë:
- në nenin 18 paragrafi 1, fjalët "tre muaj" zëvendësohen me fjalët "90 ditë";
- Neni 20 ndryshohet si më poshtë:
- a) në paragrafin 1, togfjalëshi "tre muaj gjatë periudhës gjashtë mujore nga data e hyrjes së parë" zëvendësohet me togfjalëshin "90 ditë gjatë çdo periudhe 180 ditore";
- b) në paragrafin 2, fjalët "tre muaj" zëvendësohen me fjalët "90 ditë";
- Neni 21 ndryshohet si më poshtë:
- a) në paragrafin 1, togfjalëshi "tre muaj gjatë çdo periudhe gjashtë mujore" zëvendësohet me togfjalëshin "90 ditë gjatë çdo periudhe 180 ditore";
- b) paragrafi 3 fshihet;
- Neni 22 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Neni 22
Të huajt që kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e njërës prej palëve kontraktuese mund të jenë të detyruar ta raportojnë këtë, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga secila palë kontraktuese, tek autoritetet kompetente të palës kontraktuese në territorin e së cilës ata hyjnë. Këta të huaj raportojnë ose sapo hyjnë ose brenda tre ditë pune nga hyrja, sipas gjykimit të palës kontraktuese në territorin e së cilës ata hyjnë.";
- Neni 136 fshihet.
Neni 3
Ndryshimi i Rregullores (KE) nr. 1683/95
Neni 5 i Rregullores (KE) nr. 1683/95 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Neni 5
Për qëllimet e kësaj rregulloreje, ‧vizë‧ është një vizë sipas përkufizimit në nenin 2, paragrafi 2, germa "a" të Rregullores (KE) nr. 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13 korrik 2009 "Për vendosjen e një Kodi komunitar për Vizat (Kodi i Vizave)"25.
Neni 4
Ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 539/2001
Rregullorja (KE) nr. 539/2001 ndryshohet si më poshtë:
- në nenin 1 paragrafi 2, nënparagrafi i parë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Shtetasit e vendeve të treta në listën e shtojcës II përjashtohen nga kërkesa e përcaktuar në paragrafin 1 për qëndrime jo më të gjata se 90 ditë për çdo periudhë 180 ditore.";
- Neni 2 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"Neni 2
Për qëllimet e kësaj rregulloreje, ‧vizë‧ është një vizë sipas përkufizimit në nenin 2 paragrafi 2 germa a të Rregullores (KE) nr. 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13 korrik 2009, "Për vendosjen e një Kodi komunitar për Vizat (Kodi i Vizave)"26.
Neni 5
Ndryshimi i Rregullores (KE) nr. 767/2008
Në nenin 12 paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 767/2008, pika IV zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"IV. i ka bërë 90 ditë qëndrim gjatë periudhës aktuale 180 ditore në territorin e shteteve anëtare, në bazë të vizës uniforme ose një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar;".
Neni 6
Ndryshimet në Rregulloren (KE) nr. 810/2009
Rregullorja (KE) nr. 810/2009 ndryshohet si më poshtë:
- Paragrafi 1 i nenit 1 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"1. Kjo rregullore përcakton procedurat dhe kushtet për lëshimin e vizave të transitit përmes territorit të shteteve anëtare ose për qëndrimet e synuara në territorin e shteteve anëtare, që nuk zgjasin më shumë se 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.";
- në nenin 2 paragrafi 2, germa a zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"a) transit përmes territorit të shteteve anëtare ose qëndrim i synuar në territorin e shteteve anëtare me kohëzgjatje jo më të madhe se 90 ditë gjatë çdo periudhe 180 ditore;";
- në nenin 25 paragrafi 1, germa b zëvendësohet si më poshtë:
"b) në rastet kur për arsye që konsullata i konsideron të justifikuara, lëshohet një vizë e re për një qëndrim gjatë të njëjtës periudhë 180 ditore për një aplikues i cili, përgjatë kësaj periudhe 180 ditore e ka konsumuar vizën uniforme ose vizën me vlefshmëri të kufizuar territoriale që lejon një qëndrim prej 90 ditësh.";
- në nenin 32 paragrafi 1 germa a, pika IV. zëvendësohet si më poshtë:
"IV. i ka bërë 90 ditë qëndrim gjatë periudhës aktuale 180 ditore në territorin e shteteve anëtare, në bazë të vizës uniforme ose një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar;";.
- Shtojcat VI, VII dhe XI të Rregullores (KE) nr. 810/2009 ndryshohen në përputhje me shtojcën II të kësaj rregulloreje.
Neni 7
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi më 19 korrik 2013.
Neni 1 paragrafi 5 germa a pika i, neni 1 paragrafi 5 germa b, neni 2 paragrafi 1 dhe 2, neni 2 paragrafi 3 germa a, nenet 3, 4, 5 dhe 6, pika 3 e shtojcës I dhe shtojca II hyjnë në zbatim nga 18 tetori 2013.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare, në përputhje me traktatet.
Nënshkruar në Bruksel, më 26 qershor 2013.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- SCHULZ
Për Këshillin
Presidenti
- SHATTER
SHTOJCA I
Shtojcat e Rregullores (KE) nr. 562/2006 ndryshohen si më poshtë:
- Shtojca III ndryshohet si më poshtë:
- a) Pjesa B zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"PJESA B1: NUK KËRKOHET VIZË;
PJESA B2: TË GJITHA PASAPORTAT.
- b) Në pjesën C, ndërmjet shenjave "EU, EAA, CH" dhe shenjave "TË GJITHA PASAPORTAT" futen shenjat e mëposhtme:
- në shtojcën IV pika 3, paragrafi i parë zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"3. Gjatë hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta që i nënshtrohen detyrimit për vizë, vula, si rregull i përgjithshëm, vendoset në faqen përballë faqes ku është vendosur viza.";
- në shtojcën V pjesa B, në formularin standard për refuzimin e hyrjes në kufi, germa (F) zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
" (F) i ka bërë 90 ditë qëndrim gjatë periudhës së mëparshme 180 ditore, në territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian";
- Shtojca VI ndryshohet si më poshtë:
- a) pika 1 ndryshohet si më poshtë:
- në pikën 1.1, shtohet pika e mëposhtme:
"1.1.4. Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar
1.1.4.1. Shtetet anëtare mund të nënshkruajnë ose të ruajnë marrëveshje dypalëshe me vende të treta fqinje në lidhje me ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ku rojat kufitare të shtetit anëtar dhe rojet kufitare të vendit të tretë kryejnë kontrollet për hyrjen dhe daljen, njëri pas tjetrit, në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm, në territorin e palës tjetër. Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar mund të vendosen ose në territorin e një shteti anëtar ose në territorin e një vendi të tretë.
1.1.4.2. Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar që ndodhen në territorin e shtetit anëtar: Marrëveshjet dypalëshe për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar që ndodhen në territorin e shtetit anëtar përmbajnë një autorizim që rojet kufitare të vendit të tretë të ushtrojnë detyrat e tyre në shtetin anëtar, duke respektuar parimet e mëposhtme:
- a) Mbrojtja ndërkombëtare: Një shtetasi të vendit të tretë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare në territorin e shtetit anëtar, i nënshtrohet procedurave përkatëse të shtetit anëtar, në përputhje me tërësinë e legjislacionit të BE-së për azilin.
- b) Arrestimi i një personi ose konfiskimi i pronës: Në rast se rojet kufitare të vendit të tretë vihen në dijeni të fakteve që justifikojnë arrestimin ose marrjen në mbrojtje të një personi ose konfiskimin e pronës, ata informojnë autoritetet e shtetit anëtar për këto fakte dhe autoritetet e shtetit anëtar garantojnë një ndjekje të përshtatshme në përputhje me legjislacionin e brendshëm, legjislacionin e BE-së dhe atë ndërkombëtar, pavarësisht nga kombësia e personit në fjalë.
- c) Personat që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zbatim të legjislacionit të BE-së, të cilët hyjnë në territorin e BE-së: Rojet kufitare të vendit të tretë nuk ndalojnë personat të cilët gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, në zbatim të legjislacionit të BE-së, që të hyjnë në territorin e BE-së. Nëse ka arsye që justifikojnë refuzimin e daljes nga vendi i tretë në fjalë, rojet kufitare të vendit të tretë informojnë autoritetet e shtetit anëtar për këto arsye dhe autoritetet e shtetit anëtar garantojnë një ndjekje të përshtatshme në përputhje me legjislacionin e brendshëm, legjislacionin e BE-së dhe atë ndërkombëtar.
1.1.4.3. Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar që ndodhen në territorin e vendit të tretë: Marrëveshjet dypalëshe për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar që ndodhen në territorin e vendit të tretë përmbajnë një autorizim që rojet kufitare të shtetit anëtar të ushtrojnë detyrat e tyre në vendin e tretë. Për qëllimet e kësaj rregulloreje çdo kontroll që kryhet nga rojet kufitare të shtetit anëtar në një pikë të përbashkët të kalimit kufitar që ndodhet në territorin e një vendi të tretë konsiderohet se është kryer në territorin e shtetit anëtar në fjalë. Rojet kufitare të shtetit anëtar ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 562/2006 dhe duke respektuar parimet e mëposhtme:
- a) Mbrojtja ndërkombëtare: Një shtetasi i vendit të tretë, i cili ka kaluar kontrollin në hyrje nga roja kufitare e vendit të tretë dhe më pas i kërkon mbrojtje ndërkombëtare rojeve kufitare të shtetit anëtar të pranishëm në vendin e tretë, i nënshtrohet procedurave përkatëse të shtetit anëtar, në përputhje me tërësinë e legjislacionit të BE-së për azilin. Autoritetet e vendit të tretë pranojnë transferimin e këtij personi në territorin e shtetit anëtar.
- b) Arrestimi i një personi ose konfiskimi i pronës: Nëse rojet kufitare të shtetit anëtar vihen në dijeni të fakteve që justifikojnë arrestimin ose marrjen në mbrojtje të një personi ose konfiskimin e pronës, ata veprojnë në përputhje me legjislacionin e brendshëm, legjislacionin e BE-së dhe atë ndërkombëtar. Autoritetet e vendit të tretë pranojnë transferimin e këtij personi ose objekti në territorin e shtetit anëtar.
- c) Aksesi në sistemet e TI-së. Rojet kufitare të shtetit anëtar janë në gjendje të përdorin sistemet e informacionit për përpunimin e të dhënave personale në përputhje me nenin 7. Shteteve anëtare u lejohet që të vendosin masa të sigurisë teknike dhe organizative, të cilat kërkohen nga legjislacioni i BE-së për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi i paqëllimshëm ose i paligjshëm, ose humbja e paqëllimshme, ndryshimi, publikimi ose aksesimi i paautorizuar, duke përfshirë aksesimin nga autoritetet e vendit të tretë.
1.1.4.4. Përpara se të lidhë ose ndryshojë një marrëveshje dypalëshe për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar me një vend të tretë fqinj, shteti anëtar në fjalë konsultohet me Komisionin për sa i përket përputhshmërisë së marrëveshjes me legjislacionin e BE-së. Marrëveshjet dypalëshe ekzistuese i njoftohen Komisionit deri më 20 janar 2014.
Nëse Komisioni gjykon se marrëveshja nuk përputhet me legjislacionin e BE-së, ai njofton shtetin anëtar në fjalë. Shteti anëtar ndërmerr të gjithë hapat e përshtatshëm për të ndryshuar marrëveshjen brenda një periudhe të arsyeshme, në mënyrë të tillë që të eliminohen papërputhshmëritë e gjetura.";
- në pikën 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.2 zëvendësohen me tekstin e mëposhtëm:
"1.2.1. Për trenat që kalojnë kufijtë e jashtëm, duke përfshirë trenat e mallrave ose trenat bosh, verifikimet kryhen si për udhëtarët e trenit, ashtu edhe për stafin e hekurudhës. Shtetet anëtare mund të lidhin marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe për mënyrën e kryerjes së këtyre kontrolleve, duke respektuar parimet e përcaktuara në pikën 1.1.4. Këto kontrolle kryhen sipas njërës prej mënyrave të mëposhtme:
— në stacionin e parë të mbërritjes ose në stacionin e fundit të nisjes në territorin e një shteti anëtar,
— në tren, gjatë transitit ndërmjet stacionit të fundit të nisjes në një vend të tretë dhe stacionit të parë të mbërritjes në territorin e një shteti anëtar, ose anasjelltas,
— në stacionin e fundit të nisjes ose në stacionin e parë të mbërritjes në territorin e një vendi të tretë.
1.2.2. Gjithashtu, për të lehtësuar flukset e trafikut hekurudhor për trenat e udhëtarëve me shpejtësi të lartë, në itineraret e këtyre trenave nga vendet e treta, shtetet anëtare mund të vendosin gjithashtu, nëpërmjet një marrëveshjeje të përbashkët me këto vende të treta, e cila respekton parimet e përcaktuara në pikën 1.1.4, që të kryejnë kontrolle në hyrje të personave në trena që vijnë nga vende të treta, në një nga mënyrat e mëposhtme:
— në stacionet e një vendi të tretë ku personat hipin në tren,
— në stacionet ku personat zbresin brenda territorit të shtetit anëtar,
— në tren, gjatë transitit ndërmjet stacioneve në territorin e një vendi të tretë dhe stacioneve në territorin e shteteve anëtare, me kusht që personat të mos zbresin nga treni.";
- b) pika 3.1 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"3.1 Procedurat e përgjithshme të kontrollit për trafikun detar
3.1.1. Kontrollet e anijeve kryhen në portin e mbërritjes ose nisjes, ose në një zonë të përcaktuar për këtë qëllim, e cila ndodhet shumë pranë mjetit të lundrimit ose në anije në ujërat territoriale, siç përcaktohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara "Për të drejtën e detit". Shtetet anëtare mund të lidhin marrëveshje sipas të cilave kontrollet mund të kryhen edhe gjatë kalimeve, ose, menjëherë pas mbërritjes ose nisjes së anijes, në territorin e një vendi të tretë, duke respektuar parimet e përcaktuar në pikën 1.1.4.
3.1.2. Kapiteni, agjenti i anijes ose një person tjetër i autorizuar rregullisht nga kapiteni ose identiteti i të cilit konfirmohet në një mënyrë të pranueshme për autoritetin publik në fjalë (në të dyja rastet, në vijim i referuar si "kapiteni"), harton një listë të ekuipazhit dhe të çdo udhëtari, e cila përmban informacionin e kërkuar në formularët 5 (lista për ekuipazhin) dhe 6 (lista për udhëtarët) të Konventës për Lehtësimin e Trafikut Detar Ndërkombëtar (Konventa FAL) si edhe, sipas rastit, numrat e vizave ose lejeve të qëndrimit:
— të paktën njëzet e katër orë përpara mbërritjes në port, ose
— të paktën në kohën kur anija largohet nga porti i mëparshëm, kur kohëzgjatja e udhëtimit është më e shkurtër se njëzet e katër orë, ose
— kur porti i ndalimit nuk dihet, ose kur ai ndryshohet gjatë udhëtimit, sapo ky informacion të jetë i disponueshëm.
Kapiteni i komunikon listat rojeve kufitare, ose, nëse e parashikon legjislacioni i brendshëm, autoriteteve të tjera përkatëse të cilat ia përcjellin menjëherë listat rojeve kufitare.
3.1.3. Kapitenit i kthehet konfirmimi i marrjes (kopje e nënshkruar e listave ose një konfirmim elektronik i marrjes) nga rojet kufitare ose nga autoritetet e përmendura në pikën 3.1.2, të cilët e nxjerrin atë sipas kërkesës, kur anija është në port.
3.1.4. Kapiteni i raporton menjëherë autoritetit kompetent çdo ndryshim në përbërjen e ekuipazhit ose në numrin e udhëtarëve.
Gjithashtu, kapiteni njofton autoritetet kompetente menjëherë dhe brenda kufirit kohor të përcaktuar në pikën 3.1.2, për praninë e personave pa biletë në anije. Megjithatë, personat pa biletë në anije mbeten nën përgjegjësinë e kapitenit.
Duke deroguar nga nenet 4 dhe 7, për personat që qëndrojnë në anije nuk kryhet asnjë kontroll kufitar sistematik. Megjithatë, anija dhe personat që qëndrojnë në anije kontrollohen nga rojet kufitare vetëm kur kjo justifikohet mbi bazën e një vlerësimi të rreziqeve në lidhje me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e paligjshëm.
3.1.5. Kapiteni njofton menjëherë për nisjen e anijes, autoritetin kompetent, në përputhje me rregullat në fuqi në portin në fjalë";
- c) pika 3.2 ndryshohet si më poshtë:
- pika 3.2.1 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"3.2.1. Kapiteni i anijeve kryqëzore i transmeton autoritetit kompetent itinerarin dhe programin e kryqëzores sapo ato të jenë përcaktuar dhe jo më vonë se afati kohor i përcaktuar në pikën 3.1.2.";
- në pikën 3.2.2., paragrafi i dytë zëvendësohet si më poshtë:
Megjithatë, ekuipazhi dhe udhëtarët e këtyre anijeve kontrollohen vetëm kur ky kontroll justifikohet mbi bazën e një vlerësimi të rreziqeve, në lidhje me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e jashtëligjshëm.";
III. në pikën 3.2.3. germa a dhe b, referenca "pika 3.2.4." zëvendësohet nga referenca "pika 3.1.2.";
- në pikën 3.2.3. Germa e, nënparagrafi i dytë zëvendësohet si më poshtë:
Megjithatë, ekuipazhi dhe udhëtarët e këtyre anijeve kontrollohen vetëm kur ky kontroll justifikohet mbi bazën e një vlerësimi të rreziqeve, në lidhje me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e jashtëligjshëm.";
- pika 3.2.4. fshihet;
- në pikën 3.2.9, paragrafi i dytë fshihet;
VII. në pikën 3.2.10. shtohet pika e mëposhtme:
"I. pika 3.1.2. (detyrimi për të dorëzuar listat e udhëtarëve dhe të ekuipazhit) nuk zbatohet. Nëse lista e personave në bordin e anijes duhet të hartohet në përputhje me Direktivën e Këshillit 98/41/KE, datë 18 qershor 1998, "Për regjistrimin e personave që udhëtojnë në bordin e anijeve të udhëtarëve që operojnë drejt ose nga portet e shteteve anëtare të Komunitetit"27, kapiteni i përcjell një kopje të kësaj liste autoritetit kompetent të portit të mbërritjes në territorin e shteteve anëtare jo më vonë se tridhjetë minuta pas nisjes nga një port i një vendi të tretë.
VIII. shtohet pika e mëposhtme:
"3.2.11. Kur një traget që vjen nga një vend i tretë me më shumë se një ndalesë brenda territorit të shteteve anëtare, merr udhëtarë në bord vetëm për pjesën e mbetur të udhëtimit brenda këtij territori, këta udhëtarë i nënshtrohen një kontrolli në dalje në portin e nisjes dhe një kontrolli në hyrje në portin e mbërritjes.
Kontrollet për personat të cilët gjatë këtyre ndalesave janë në bordin e tragetit dhe nuk kanë hipur në territorin e shteteve anëtare, kryhen në portin e mbërritjes. Kur shteti i destinacionit është një vend i tretë, zbatohet procedura e anasjelltë.";
- shtohet pika e mëposhtme me titull:
"Linjat për transport mallrash ndërmjet shteteve anëtare
3.2.12. Duke deroguar nga neni 7, nuk kryhet asnjë kontroll kufitar për linjat e transportit të mallrave ndërmjet dy ose më shumë porteve të njëjta që ndodhen në territorin e shteteve anëtare, të cilat nuk ndalojnë në porte jashtë territorit të shteteve anëtare dhe që konsistojnë në transportin e mallrave.
Megjithatë, ekuipazhi dhe udhëtarët e këtyre anijeve kontrollohen vetëm kur ky kontroll justifikohet mbi bazën e një vlerësimi të rreziqeve, në lidhje me sigurinë e brendshme dhe imigracionin e jashtëligjshëm.";
- Shtojca VII ndryshohet si më poshtë:
- a) në pikën 3, pikat 3.1 dhe 3.2 zëvendësohen me tekstin e mëposhtëm:
"Duke deroguar nga nenet 4 dhe 7, shtetet anëtare mund të autorizojnë detarët, që kanë dokument identifikimi si detarë, të lëshuar në përputhje me Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për Dokumentet e Identifikimit të Detarëve, nr. 108 (1958) ose nr. 185 (2003), Konventën për Lehtësimin e Trafikut Detar Ndërkombëtar (Konventa FAL) dhe legjislacionin e brendshëm përkatës, që të hyjnë në territorin e shteteve anëtare duke dalë në breg për të qëndruar në zonën e portit ku ndalojnë anijet e tyre ose në bashkitë në afërsi, ose të dalin nga territori i shteteve anëtare duke u kthyer në anijet e tyre pa u paraqitur në pikat e kalimit kufitar, me kusht që ata të jenë pjesë e listës së ekuipazhit të anijes së cilës i përkasin dhe që është dorëzuar paraprakisht për kontroll tek autoritetet kompetente.
Megjithatë, mbi bazën e një vlerësimi të rreziqeve për sigurinë e brendshme dhe emigracionin e paligjshëm, përpara se të dalin në breg detarët i nënshtrohen një kontrolli nga rojet kufitare në përputhje me nenin 7.";
- b) në pikën 6, shtohen pikat e mëposhtme:
"6,4. Shtetet anëtare caktojnë pikat kombëtare të kontaktit për t’u konsultuar për të miturit dhe njoftojnë Komisionin për këtë. Komisioni u vë në dispozicion shteteve anëtare një listë të këtyre pikave kombëtare të kontaktit.
6,5. Kur ka dyshime për ndonjë nga rrethanat e parashikuara në pikat 6.1. dhe 6.3., rojet kufitare përdorin listën e pikave kombëtare të kontaktit për t’u konsultuar për të miturit.";
- c) shtohen pikat e mëposhtme:
"7. Shërbimet e shpëtimit, policia, zjarrfikëset dhe rojet kufitare
Rregullat për hyrjen dhe daljen e anëtarëve të shërbimeve të shpëtimit, policisë dhe zjarrfikësve që veprojnë në situata emergjence, si edhe të rojeve kufitare që kalojnë kufirin gjatë ushtrimit të detyrave të tyre profesionale, parashtrohen në legjislacionin e brendshëm. Shtetet anëtare mund të lidhin marrëveshje dypalëshe me vende të treta për hyrjen dhe daljen e personave të këtyre kategorive. Këto rregulla dhe marrëveshje dypalëshe mund të parashikojnë derogime nga nenet 4, 5 dhe 7.
- Punëtorët në det të hapur
Duke deroguar nga nenet 4 dhe 7, punëtorët në det të hapur, siç përcaktohet në nenin 2 pika 18a, të cilët kthehen rregullisht në rrugë detare ose ajrore në territorin e shteteve anëtare pa qëndruar në territorin e një vendi të tretë nuk kontrollohen sistematikisht.
Megjithatë, një vlerësim i rreziqeve të emigracionit të paligjshëm, veçanërisht, kur vija detare e një vendi të tretë është në afërsi të një platforme detare, merret në konsideratë për të përcaktuar shpeshtësinë e kontrolleve që do të kryhen.";
- në shtojcën VIII, formulari standard ndryshohet si më poshtë:
- a) fjalët "vulë për hyrje" zëvendësohen me fjalët "vulë për hyrje ose dalje";
- b) fjala "hyri" zëvendësohet me fjalët "hyri ose doli".
SHTOJCA II
Shtojcat e rregullores (ke) nr. 810/2009 ndryshohen si më poshtë:
- në shtojcën VI në "Formularin standard për njoftimin dhe arsyetimin e refuzimit, anulimit ose revokimit të vizës", pika 4 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"4. i keni bërë 90 ditë qëndrim gjatë periudhës aktuale 180 ditore, në territorin e shteteve anëtare, në bazë të vizës uniforme ose një vize me vlefshmëri territoriale të kufizuar";
- në shtojcën VII pika 4, paragrafi i katërt zëvendësohet si më poshtë:
"Kur një vizë është e vlefshme për më shumë se gjashtë muaj, kohëzgjatja e qëndrimit është 90 ditë për çdo periudhë 180 ditore.";
- në shtojcën XI neni 5 paragrafi 2 zëvendësohet me tekstin e mëposhtëm:
"2. Viza e lëshuar është një vizë uniforme me shumë hyrje që autorizon një qëndrim jo më të gjatë se 90 ditë për kohëzgjatjen e Lojërave Olimpike dhe/ose Paraolimpike.".
- Qëndrimi i Parlamentit Evropian i 12 qershorit 2013 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe vendimi i Këshillit i 20 qershorit 2013.
- Gazeta Zyrtare L 158, 30.4.2004, f. 77.
- Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 243, 15.9.2009, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 348, 24.12.2008, f. 98.
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19.
- [2006] ECR I-9627.
- Gazeta Zyrtare L 164, 14.7.1995, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 81, 21.3.2001, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 218, 13.8.2008, f. 60.
- Gazeta Zyrtare L 304, 22.11.2011, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 52.
- Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 21.
- Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 19.
- Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43.
- Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20.
- Gazeta Zyrtare L 157, 15.6.2002, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 164, 14.7.1995, f. 1.";
- Gazeta Zyrtare L 243, 15.9.2009, f. 1.";
- Gazeta Zyrtare L 348, 24.12.2008, f. 98.";
- Gazeta Zyrtare L 199, 31.7.2007, f. 23.";
- Gazeta Zyrtare L 243, 15.9.2009, f. 1.".
- Gazeta Zyrtare L 243, 15.9.2009, f. 1.".
- Gazeta Zyrtare L 188, 2.7.1998, f. 35.";