-
Lexo Dokumentin
25.7.2014
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 219/10
RREGULLORE ZBATUESE E KOMISIONIT (BE) NR. 800/2014, DATË 24 KORRIK 2014, "PËR VENDOSJEN E PROCEDURAVE TË RAPORTIMIT DHE MASAVE TË TJERA PRAKTIKE PËR FINANCIMIN E MBËSHTETJES OPERATIVE NË ZBATIM TË PROGRAMEVE KOMBËTARE DHE NË KUADËR TË SKEMËS SË POSAÇME TË TRANSITIT" SIPAS RREGULLORES (BE) NR. 515/2014 TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE TË KËSHILLIT "PËR NGRITJEN E INSTRUMENTIT PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE PËR KUFIJTË E JASHTËM DHE VIZAT, SI PJESË E FONDIT TË SIGURISË SË BRENDSHME"
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren (BE) nr. 515/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 16 prillit 2014 "Për ngritjen e instrumentit për mbështetjen financiare për kufijtë e jashtëm dhe vizat, si pjesë e Fondit për Sigurinë e Brendshme"1, dhe në veçanti nenet 10, paragrafi 6 dhe 11, paragrafi 6 të saj,
Meqë:
- Sipas nenit 19 të Rregullores (BE) nr. 515/2014, Rregullorja (BE) nr. 514/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit2 zbatohet për instrumentin për mbështetje financiare për kufijtë e jashtëm dhe vizat. Prandaj çdo rregullore e deleguar dhe zbatuese e Komisionit e miratuar në bazë të Rregullores (BE) nr. 514/2014 zbatohet për instrumentin e mbështetjes financiare për kufijtë e jashtëm dhe vizat.
- Rregulloret zbatuese të Komisionit (BE) nr. 802/20143 dhe (BE) nr. 799/20144, në veçanti, përcaktojnë kushtet për sistemin e shkëmbimit të të dhënave elektronike midis Komisionit dhe shteteve anëtare, modelet për programet kombëtare dhe modelet për raportet vjetore dhe përfundimtare të zbatimit.
- Neni 10, paragrafi 1 i Rregullores (BE) nr. 515/2014 i lejon shtetet anëtare të alokojnë deri në 40% të shumës së dhënë në zbatim të instrumentit për mbështetje financiare për kufijtë e jashtëm dhe vizat për të financuar mbështetjen operative për autoritetet publike përgjegjëse për realizimin e detyrave dhe shërbimeve që përbëjnë një shërbim publik për BE-në. Para miratimit të programit kombëtar, shtetit anëtar që dëshiron të financojë mbështetjen financiare operative në zbatim të programit të tij kombëtar duhet t’i kërkohet që të ofrojë informacione specifike veçanërisht për të mundësuar që Komisioni të vlerësojë kushtet e përcaktuara në nenin 10, paragrafi 2 të Rregullores (BE) nr. 515/2014. Po ashtu, duhet të përcaktohen kërkesat shtesë për raportim në lidhje me mbështetjen operative.
- Neni 11, paragrafi 2 i Rregullores (BE) nr. 515/2014 i alokon burime Lituanisë si mbështetje shtesë operative shtesë në kontekstin e Skemës së Posaçme të Transitit ndërmjet Lituanisë dhe Komisionit. Lituanisë duhet t’i kërkohet që të japë informacione specifike në këtë drejtim, në veçanti që të mundësojë që Komisioni të vlerësojë përshtatshmërinë e kostove të përmendura në nenin 11, paragrafi 3 të Rregullores (BE) nr. 515/2014 që Lituania planifikon të tarifojë sipas instrumentit. Po ashtu, duhet të përcaktohen kërkesat shtesë për raportimin në lidhje me mbështetjen operative për Skemën e Posaçme të Transitit.
- Në përputhje me nenet 1 dhe 2 të Protokollit nr. 22 për qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Danimarka nuk merr pjesë në miratimin e kësaj rregulloreje dhe nuk është e detyruar ta zbatojë atë apo të jetë objekt i zbatimit të saj. Duke qenë se kjo rregullore bazohet mbi tërësinë e legjislacionit të Shengenit, Danimarka, në përputhje me nenin 4 të këtij protokolli dhe brenda gjashtë muajsh pasi Këshilli ka marrë vendimin për këtë rregullore, vendos nëse do ta implementojë atë në legjislacionin e saj të brendshëm.
- Për sa u përket Islandës dhe Norvegjisë, kjo rregullore përbën një zhvillim të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit5 të Shengenit, e cila përfshihet në fushën e përmendur në nenin 1 të germat "A" dhe "B" të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE6.
- Për sa i përket Zvicrës, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit7 të Shengenit, e cila përfshihet në fushën e përmendur në nenin 1, germat "A" dhe "B" të Vendimit 1999/437/KE që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2008/146/KE8.
- Për sa i përket Lihtenshtejnit, kjo rregullore përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit sipas kuptimit të Protokollit ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës Zvicerane dhe Principatës së Lihtenshtejnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtejnit në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit9 të Shengenit, e cila përfshihet në fushën e përmendur në nenin 1, germat "A"he "B" të Vendimit 1999/437/KE, që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2011/350/BE10.
- Për të lejuar zbatimin e menjëhershëm të masave të parashikuara në këtë rregullore dhe për të mos vonuar miratimin e programeve kombëtare, rregullorja duhet të hyjë në fuqi një ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
- Masat e parashikuara në këtë rregullore janë në përputhje me mendimin e Komitetit të Fondeve për Azilin, Migracionin dhe Integrimin e Sigurinë e Brendshme.
MIRATON KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Masat praktike për mbështetjen operative të financuar sipas programit kombëtar dhe sipas Skemës së Posaçme të Transitit
- Kur një shtet anëtar vendos të kërkojë mbështetje operative në përputhje me nenin 10 të Rregullores (BE) nr. 515/2014, përveç informacionit të kërkuar në shtojcën e Rregullores Zbatuese (BE) nr. 802/2014, ai i siguron Komisionit informacionin e listuar në shtojcën I të kësaj rregulloreje.
Shteti anëtar gjithashtu i dërgon Komisionit një formular tregues planifikimi të hartuar në përputhje me modelin e përcaktuar në shtojcën II të kësaj rregulloreje.
- Nëse Lituania vendos të përdorë mbështetjen operative të disponueshme për Skemën e Posaçme të Transitit në përputhje me nenin 11 të Rregullores (BE) nr. 515/2014, përveç informacionit të kërkuar në shtojcën e Rregullores Zbatuese (BE) nr. 802/2014, ajo i dërgon Komisionit informacionin e listuar në shtojcën I të kësaj rregulloreje.
- Informacioni dhe formularët e përmendur në këtë nen i dërgohen Komisionit nëpërmjet sistemit të shkëmbimit elektronik të të dhënave të ngritur nëpërmjet nenit 2 të Rregullores Zbatuese (BE) nr. 802/2014.
Neni 2
Modeli për raportimin e mbështetjes operative të financuar sipas programit kombëtar dhe sipas Skemës së Posaçme të Transitit
- Kur mbështetja operative financohet në zbatim të programit kombëtar, shteti anëtar në fjalë raporton për zbatimin e tij në raportin e zbatimit të përmendur në nenin 54 të Rregullores (BE) nr. 514/2014 të hartuar në përputhje me modelin e përcaktuar në shtojcën e Rregullores Zbatuese (BE) nr. 799/2014.
Përveç kësaj, kur paraqet raportin e tij të zbatimit në Komision, shteti anëtar jep informacionin e listuar në shtojcën IV të kësaj Rregulloreje.
- Kur mbështetja operative për Skemën e Posaçme të Transitit financohet në zbatim të programit kombëtar të Lituanisë, ajo raporton për zbatimin e tij në raportin e zbatimit të përmendur në nenin 54 të Rregullores (BE) nr. 514/2014 të hartuar në përputhje me modelin e përcaktuar në shtojcën e Rregullores Zbatuese (BE) nr. 799/2014.
Përveç kësaj, kur paraqet raportin e saj të zbatimit në Komision, Lituania jep informacionin e listuar në shtojcën V të kësaj Rregulloreje.
- Informacioni i përmendur në këtë nen i dërgohet Komisionit nëpërmjet sistemit të shkëmbimit elektronik të të dhënave, të ngritur nëpërmjet nenit 2 të Rregullores Zbatuese (BE) nr. 802/2014.
Neni 3
Kjo rregullore hyn në fuqi një ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare, në përputhje me traktatet.
Nënshkruar në Bruksel, më 24 korrik 2014.
Për Komisionin
Presidenti
José Manuel BARROSO
SHTOJCA I
PROGRAMIMI I MBËSHTETJES OPERATIVE SIPAS PROGRAMIT KOMBËTAR
Secili shtet anëtar duhet të konfirmojë pajtueshmërinë e tij me kushtet e përcaktuara në nenin 10, paragrafi 2 të Rregullores (BE) nr. 515/2014, kur mbështetja operative përfshihet në programin kombëtar.
Objektivi kombëtar: sigurimi i një treguesi të përgjithshëm për përdorimin e Mbështetjes Operative, përfshirë objektivat dhe synimet që duhet të arrihen si dhe treguesi i shërbimeve dhe detyrave që do të financohen në zbatim të mekanizmit të Mbështetjes Operative.
Më tej, kur programi kombëtar përfshin mbështetjen operative Viza ose Kufijtë, "Formulari tregues i planifikimit" duhet të plotësohet dhe t’i bashkëngjitet atij. "Formulari tregues i planifikimit" nuk do të jetë pjesë e vendimit të Komisionit për miratimin e programit kombëtar.
OBJEKTIVI SPECIFIK: Mbështetja operative/Neni 10, paragrafi 2 i Rregullores (BE) nr. 515/2014
konfirmon pajtueshmërinë e saj me tërësinë e legjislacionit të BE-së për kufijtë dhe vizat.
konfirmon pajtueshmërinë e saj me standardet e BE-së dhe udhëzimet për qeverisjen e mirë për kufijtë dhe vizat, në veçanti katalogun e Shengenit për kontrollin e kufijve të jashtëm, udhëzuesin praktik për rojet kufitare dhe atë për vizat.
Objektivi kombëtar: Mbështetja operative për vizat
Objektivi kombëtar: Mbështetja operative për Kufijtë
SHTOJCA II
FORMULARI TREGUES I PLANIFIKIMIT PËR MBËSHTETJEN OPERATIVE NË ZBATIM TË PROGRAMIT KOMBËTAR
Ky formular nuk do të jetë pjesë e vendimit të Komisionit për miratimin e programit kombëtar.
Për çdo lloj të mbështetjes operative (viza apo kufitare) paraqitet:
- Një listë treguese të përfituesve:
— emri i përfituesit (p.sh. Ministria e Punëve të Jashtme, seksioni i emigracionit në polici, roja bregdetare, autoriteti portual, seksioni i emigracionit i policisë, forcat e armatosura) dhe statusi i tij juridik (p.sh. autoritet publik, shoqëri me përgjegjësi publike, etj.)
— me përgjegjësitë e tyre statusore
— llojet kryesore të detyrave të kryera në lidhje me menaxhimin kufitar/vizat, përfshirë detyrat që priten të mbështeten;
Shtoni më shumë rreshta sipas nevojës.
- një listë treguese e detyrave: përshkruani llojet kryesore të detyrave të kryera nga përfituesi në lidhje me:
— lëshimin e vizave, përfshirë detyrat që priten të mbështeten sipas nenit 10 të Rregullores (BE) nr. 515/2014; ose.
— menaxhimin e kufirit, të cilat priten të mbështeten sipas nenit 10 të Rregullores (BE) nr. 515/2014; ose. Nuk është e nevojshme të përshkruhen të gjitha detyrat e kryera nga një përfitues, por vetëm ato që janë të lidhura me kontrollin e kufirit dhe kontrollin e emigracionit (p.sh. Forcat e Armatosura që kryejnë mbikëqyrje në det për të parandaluar hyrjet e paligjshme).
Detyrat duhet të mblidhen sipas vendndodhjes gjeografike ku do të kryhen (p.sh. Konsullata e Përgjithshme në Pekin ose Ministria e Punëve të Jashtme ose kufiri sllovak-ukrainas). Për aq sa është e mundur, përcaktoni seksionin kufitar për secilën detyrë të përshkruar sipas mbështetjes operative për kufijtë.
III. një numër tregues i stafit: sipas rastit, ju lutemi tregoni numrin e stafit në fjalë dhe që pritet të mbështetet për secilin përfitues dhe detyrë (si ekuivalent me orar të plotë për kohëzgjatjen totale të mbështetjes operacionale.
- një ndarje treguese e buxhetit sipas llojit të përfituesit në kategoritë e mëposhtme të kostos:
Kostot e stafit, përfshirë ato për trajnim
Kostot e shërbimit, të tilla si mirëmbajtja dhe riparimi
Përmirësimi/zëvendësimi i pajisjeve
Pasuri të paluajtshme (amortizimi, restaurimi)
Sistemet e IT-së (menaxhimi operacional i VIS-së, SIS-së dhe sistemeve të reja të IT-së, qiramarrja dhe restaurimi i mjediseve, infrastruktura e komunikimit dhe siguria)
Operacionet (kostot e papërfshira në kategoritë përmendura më lart)
Formulari tregues i planifikimit I: Mbështetja operative për vizat
Pjesa I.1: Listë treguese e detyrave
Detyrat
Përfituesi
Stafi
1.
Konsullatat dhe ente të tjera të ndodhura në vende të tjera
1.1
1.n
2.
Entitete qendrore dhe të tjera (shërbime të centralizuara të specializuara në lëshimin e vizave dhe ofrimi i të cilëve nuk është i lidhur me asnjë vendndodhje të caktuar (p.sh. Ministria e Punëve të Jashtme- Departamenti i Çështjeve të Vizave))
2.1
2.n
Pjesa I.2: Ndarja treguese e buxhetit
Totali për përfitues
Përfituesi:
1.1
kostot e stafit, përfshirë ato për trajnim
1.2
kostot e shërbimit, të tilla si mirëmbajtja dhe riparimi
1.3
përmirësimi/zëvendësimi i pajisjeve
1.4
pasuri të paluajtshme (amortizimi, restaurimi)
1.5
Sistemet e IT-së (menaxhimi operacional i VIS-së, SIS-së dhe sistemeve të reja të IT-së, qiramarrja dhe restaurimi i mjediseve, infrastruktura e komunikimit dhe siguria)
1.6
Operacionet (kostot e papërfshira në kategoritë përmendura më lart)
Totali:
Formulari tregues i planifikimit II: Mbështetja operative për kufijtë
Pjesa II.1: Listë treguese e detyrave
Detyra
Përfituesi
Stafi
1.
Kufijtë tokësorë
1.1
1.n
2.
Kufijtë detarë
2.1
2.n
3.
Kufijtë ajrorë
3.1
3.n
4.
Shërbime qendrore dhe të tjera (shërbime të centralizuara të specializuara në lëshimin e vizave dhe ofrimi i të cilëve nuk është i lidhur me asnjë vendndodhje të caktuar (p.sh. analiza e rrezikut e kryer në zyrat qendrore të Rojës Kufitare, aktivitetet trajnuese))
4.1
4.n
Pjesa II.2: Ndarja treguese e buxhetit
Totali për përfitues
1.
Përfituesi:
1.1
kostot e stafit, përfshirë ato për trajnim
1.2
kostot e shërbimit, të tilla si mirëmbajtja dhe riparimi
1.3
përmirësimi/zëvendësimi i pajisjeve
1.4
pasuri të paluajtshme (amortizimi, restaurimi)
1.5
Sistemet e IT-së (menaxhimi operacional i VIS-së, SIS-së dhe sistemeve të reja të IT-së, qiramarrja dhe restaurimi i mjediseve, infrastruktura e komunikimit dhe siguria)
1.6
Operacionet (kostot e papërfshira në kategoritë përmendura më lart)
Totali:
SHTOJCA III
PROGRAMIMI I MBËSHTETJES OPERATIVE SIPAS SKEMËS SË POSAÇME TË TRANSITIT
Mbështetja operative për Skemën e Posaçme të Transitit (Lituani): paraqisni strategjinë kombëtare për zbatimin e Skemës së Posaçme të Transitit, kërkesat nga ajo strategji dhe objektivat kombëtare të hartuara për të përmbushur këto kërkesa. Paraqisni rezultatet e dëshiruara me këtë strategji.
Llojet e kostove shtesë: jepni një tregues të llojeve të kostove shtesë që do të mbështeten në lidhje me zbatimin e Skemës së Posaçme të Transitit.
Raste të veçanta: Mbështetja operative për Skemën e Posaçme të Transitit (Lituani)
Llojet e kostove shtesë
SHTOJCA IV
RAPORTIMI PËR MBËSHTETJEN OPERATIVE
Përmbledhje: Paraqisni një përmbledhje të progresit të kryer në zbatimin e mbështetjes operative gjatë vitit financiar në lidhje me situatën bazë, objektivat dhe synimet e arritura.
Masat: Listoni masat kryesore të marra gjatë vitit financiar, sukseset dhe problemet e identifikuara (dhe të zgjidhura).
OBJEKTIVI SPECIFIK: Përmbledhja e mbështetjes operative
Masat për mbështetjen operative për vizat
Mbështetja operative për kufijtë
SHTOJCA V
RAPORTIMI PËR MBËSHTETJEN OPERATIVE SIPAS SKEMËS SË POSAÇME TË TRANSITIT (SPT)
Skema e Posaçme e Transitit (siç përcaktohet në Rregulloret Specifike): paraqisni një përmbledhje të zbatimit të SPT-së.
Paraqisni çdo ndryshim të strategjisë apo të objektivave kombëtare ose faktorëve të tjerë që mund të çojnë në ndryshime në të ardhmen.
Përcaktoni të gjitha çështjet e rëndësishme të cilat ndikojnë në performancën e SPT-së.
— Objektivat kombëtare: Listoni masat kryesore të marra gjatë vitit, sukseset dhe problemet e identifikuara (dhe të zgjidhura).
OBJEKTIVI SPECIFIK: Përmbledhja e mbështetjes operative për Skemën e Veçantë të Transitit (Lituani)
Objektivi kombëtar: Masat e SPT-së
- 1. Gazeta Zyrtare L 150, 20.5.2014, f. 143.
- 2. Rregullorja (BE) nr. 514/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 16 prillit 2014 "Për vendosjen e dispozitave të përgjithshme për fondin e azilit, migracionit dhe integrimit dhe për instrumentin e mbështetjes financiare për bashkëpunimin policor, parandalimin dhe luftën ndaj krimit dhe menaxhimin e krizës" (Gazeta Zyrtare L 150, 20.5.2014, f. 112).
- 3. Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) nr. 802/2014 e 24 korrikut 2014 "Për vendosjen e modeleve të programeve kombëtare dhe vendosjen e kushteve për sistemin elektronik të shkëmbimit të të dhënave midis Komisionit dhe shteteve anëtare" sipas Rregullores (BE) nr. 514/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit "Për caktimin e dispozitave të përgjithshme për Fondin e Azilit, Emigracionit dhe Integrimit dhe për instrumentin e mbështetjes financiare për bashkëpunimin policor, parandalimin dhe luftën ndaj krimit dhe menaxhimin e krizës (shihni faqen 22 të kësaj Gazete Zyrtare).
- 4. Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) nr. 799/2014 e 24 korrikut 2014 "Për vendosjen e modeleve të raporteve vjetore dhe përfundimtare të zbatimit" sipas Rregullores (BE) nr. 514/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit "Për caktimin e dispozitave të përgjithshme për Fondin e Azilit, Emigracionit dhe Integrimit dhe për instrumentin e mbështetjes financiare për bashkëpunimin policor, parandalimin dhe luftën ndaj krimit dhe menaxhimin e krizës (shihni faqen 4 të kësaj Gazete Zyrtare).
- 5. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- 6. Direktiva e Këshillit 1999/437/KE, e 17 majit 1999, "Për marrëveshje të të caktuara për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë në lidhje me asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31).
- 7. Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 52.
- 8. Vendimi i Këshillit 2008/146/KE, i 28 janarit 2008 "Për nënshkrimin në emër të Komunitetit Evropian, të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane në lidhje me përfshirjen e Konfederatës Zvicerane në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 1).
- 9. Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 21.
- 10. Vendimi i Këshillit 2011/350/BE, i 7 marsit 2011, "Për nënshkrimin, në emër të Bashkimit Evropian, të Protokollit ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës Zvicerane dhe Principatës së Lihtenshtejnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtejnit në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës Zvicerane për asociimin e kësaj të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit, të Shengenit, në lidhje me heqjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe lëvizjen e personave" (Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 19).