-
Lexo Dokumentin
18.2.2015
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 44/75
VENDIMI ZBATUES I KOMISIONIT (BE) 2015/219, DATË 29 JANAR 2015, "PËR ZËVENDËSIMIN E SHTOJCËS SË VENDIMIT ZBATUES 2013/115/BE "PËR MANUALIN SIRENE DHE MASA TË TJERA ZBATUESE PËR SISTEMIN INFORMATIV SHENGEN TË GJENERATËS SË DYTË (SIS II)"
(njoftuar me dokumentin C(2015) 326)
KOMISIONI EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren (KE) nr. 1987/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 dhjetor 2006, "Për ngritjen, funksionimin dhe përdorimin e Sistemit Informativ Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II)"1, dhe në veçanti nenin 8, paragrafi 4, nenin 9, paragrafi 1, nenin 20, paragrafi 3, germën "a" të nenit 22, nenin 36, paragrafi 4 dhe nenin 37, paragrafi 7 të tij,
Duke pasur parasysh Vendimin e Këshillit 2007/533/ÇBD, datë 12 qershor 2007, "Për ngritjen, funksionimin dhe përdorimin e Sistemit Informativ Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II)"2, dhe në veçanti nenin 8, paragrafi 4, nenin 9, paragrafi 1, nenin 20, paragrafi 4, germën "a" të nenit 22, nenin 51, paragrafi 4 dhe nenin 52, paragrafi 7 të tij,
Pas konsultimit me Mbikëqyrësin Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave,
Meqë:
- Sistemi Informativ Shengen i gjeneratës së dytë (SIS II) është vënë në funksionim më 9 prill 2013. Ai përmban informacion të mjaftueshëm për të lejuar identifikimin e një personi apo objekti, si dhe veprimet e nevojshme që duhet të ndërmerren. Krahas kësaj, për funksionimin në mënyrë efektive të SIS II, shtetet anëtare shkëmbejnë informacione plotësuese në lidhje me sinjalizimet. Ky shkëmbim i informacioneve plotësuese kryhet nga Zyrat Sirene.
- Për të lehtësuar punën e Zyrave Sirene dhe të përdoruesve të SIS II të përfshirë në operacionet Sirene në punën e tyre të përditshme, një Manual Sirene u miratua në vitin 2008 përmes një akti të mëparshëm ligjor të shtyllës së parë, përkatësisht Vendimi i Komisionit 2008/333/KE (3), si dhe përmes një akti të mëparshëm ligjor të shtyllës së tretë, përkatësisht Vendimi i Komisionit 2008/334/ÇBD4. Këto vendime u zëvendësuan me Vendimin Zbatues të Komisionit 2013/115/BE5 me qëllim për të pasqyruar më mirë nevojat operacionale të përdoruesve dhe personelit të përfshirë në operacionet e Sirene, për të përmirësuar njëtrajtshmërinë e procedurave të punës dhe për të garantuar që rregullat teknike të korrespondojnë me kërkesat bashkëkohore.
- Pas vitit të parë të funksionimit të SIS II, është me vend të ndryshohet Vendimi Zbatues 2013/115/BE, me qëllim për të pasqyruar sfidat dhe kërkesat operacionale të reja, si dhe për të parashikuar dispozita më të qarta në disa fusha që lidhen me përpunimin e të dhënave të SIS II. Kjo duhet të rrisë sigurinë juridike dhe të mbrojë më tej të drejtat themelore.
- Në përputhje me nenin 29, paragrafi 1 dhe nenin 30, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006, si dhe me nenin 44, paragrafi 1 dhe nenin 45, paragrafi 1 të Vendimit 2007/533/ÇBD, një sinjalizim i regjistruar në SIS II duhet të ruhet vetëm për kohën e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin ai është dhënë. Duke marrë në konsideratë praktikat e ndryshme të shteteve anëtare në lidhje me përcaktimin e kohës kur një sinjalizim përmbush qëllimin e tij, është me vend të vendosen kritere të hollësishme për çdo kategori sinjalizimi, për të përcaktuar se kur ai duhet të fshihet nga SIS II.
- Mbretëria e Bashkuar nuk merr pjesë në Rregulloren (KE) nr. 1987/2006, dhe për rrjedhojë nuk mund të kërkojë dhe të regjistrojë sinjalizime për refuzimin e hyrjes apo qëndrimit në lidhje me shtetas të vendeve të treta. Megjithatë, ajo vazhdon të ketë detyrimin për të zbatuar rregullat për përputhshmërinë dhe prioritetin e të gjitha kategorive të sinjalizimeve, duke qenë se SIS II përbën një sistem unik. Si rrjedhojë, është e nevojshme të përcaktohet procedura e konsultimit në rastet kur pretendohet një mospërputhshmëri ndërmjet një sinjalizimi të dhënë nga Mbretëria e Bashkuar dhe një sinjalizimi për refuzim të hyrjes apo qëndrimit të lëshuar nga një shtet tjetër anëtar.
- Është e domosdoshme të parashtrohet një procedurë e re e përshpejtuar për shkëmbimin e informacionit mbi sinjalizimet për kontrolle diskrete dhe specifike, me qëllim për të trajtuar një kërcënim të mundshëm në rritje që paraqesin disa persona, të përfshirë në terrorizëm apo në krime të tjera serioze, të cilat kërkojnë veprim të menjëhershëm të autoriteteve kompetente. Është e nevojshme që për përdoruesit fundorë të tregohet nëse një dokument i përdorur për qëllime udhëtimi është shfuqizuar nga autoritetet kombëtare lëshuese për të garantuar sekuestrimin e këtyre dokumenteve. Me qëllim për t'u dhënë përdoruesve fundorë udhëzime për raportimin e përshpejtuar dhe dokumentet e shfuqizuara të përdorura për qëllime udhëtimi, Aneksi 2 duhet të ndryshohet.
- Me qëllim për të përafruar praktikat kombëtare, duhet të bëhet rishikimi i procedurave të caktuara të detajuara. Duke marrë në konsideratë se gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë duhet t'u bashkëngjiten sinjalizimeve pas vënies së tyre në dispozicion ose mund të bashkëngjiten në formularë për t'iu ofruar shtetit anëtar dhënës, dispozita e procedurës Sirpit dhe Aneksi 5 duhet të fshihen.
- Statistikat në lidhje me ndërhyrjet e Personit të Kontaktit Sirene në çdo Zyrë Sirene duhet të grumbullohen me qëllim për të mundësuar një vlerësim më të mirë të efikasitetit të tyre. Për këtë qëllim, Aneksi 6 duhet të ndryshohet.
- Dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e të dhënave në SIS II janë parashtruar në Rregulloren (KE) nr. 1987/2006 dhe në Vendimin 2007/533/ÇBD. Në mungesë të dispozitave specifike në Rregulloren (KE) nr.1987/2006, Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit6 duhet të zbatohet për shkëmbimin e informacionit plotësues në lidhje me sinjalizimet e bazuara në nenin 24 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006. Në mungesë të dispozitave specifike në Vendimin 2007/533/ÇBD, Vendimi Kuadër I Këshillit 2008/977/ÇBD7 duhet të zbatohet për shkëmbimin e informacionit plotësues në lidhje me të gjitha sinjalizimet e tjera.
- Duke qenë se Rregullorja (KE) nr. 1987/2006 mbështetet në tërësinë e legjislacionit të Shengenit, Danimarka, në përputhje me nenin 5 të Protokollit për Qëndrimin e Danimarkës, bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit themelues të Komunitetit Evropian, njoftoi me anë të shkresës së datës 15 qershor 2007 transpozimin e tërësisë së këtij legjislacioni në legjislacionin e saj kombëtar. Danimarka merr pjesë në Vendimin 2007/533/ÇBD. Për rrjedhojë, ajo ka detyrimin të zbatojë këtë vendim.
- Mbretëria e Bashkuar merr pjesë në këtë vendim në masën që ai nuk lidhet me shkëmbimin e informacionit plotësues në lidhje me nenet 24 dhe 25 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006, në përputhje me nenin 5 të Protokollit për tërësinë e legjislacionit të Shengenit, të integruar në kuadrin e Bashkimit Evropian bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, si dhe me nenin 8, paragrafi 2 të Vendimit të Këshillit 2000/365/KE8.
- Irlanda merr pjesë në këtë vendim në masën që ai nuk lidhet me shkëmbimin e informacionit plotësues në lidhje me nenet 24 dhe 25 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006, në përputhje me nenin 5 të Protokollit për tërësinë e legjislacionit të Shengenit, të integruar në kuadrin e Bashkimit Evropian bashkëlidhur Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, si dhe me nenin 6, paragrafi 2 të Vendimit të Këshillit 2002/192/KE9.
- Për sa i përket Qipros, ky vendim përbën një akt që bazohet mbi tërësinë e legjislacionit të Shengenit, ose që lidhet me të sipas kuptimit të nenit 3, paragrafi 2 të Aktit të Aderimit 2003.
- Për sa i përket Kroacisë, ky vendim përbën një akt që bazohet mbi tërësinë e legjislacionit të Shengenit, ose që lidhet me të sipas kuptimit të nenit 4, paragrafi 1 të Aktit të Aderimit 2012.
- Për sa i përket Islandës dhe Norvegjisë, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit10, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "G" të Vendimit të Këshillit 1999/437/KE11.
- Për sa i përket Zvicrës, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për asociimin e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit12, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "G" të Vendimit 1999/437/KE, që lexohet i lidhur me nenin 4, paragrafi 1 të Vendimit të Këshillit 2004/860/KE13.
- Për sa i përket Lihtenshtejnit, ky vendim përbën një zhvillim të dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, sipas kuptimit të Protokollit ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtajnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtajnit në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për asociimin e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit14, të cilat përfshihen në fushën e përmendur në nenin 1, germa "G" t' Vendimit 1999/437/KE, që lexohet i lidhur me nenin 3 të Vendimit të Këshillit 2011/350/BE15.
- Masat e parashikuara në këtë vendim janë në përputhje me opinionin e Komitetit të ngritur në bazë të nenit 51 të Rregullores (KE) nr. 1987/2006 dhe nenit 67 të Vendimit 2007/533/ÇBD,
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
Shtojca e Vendimit Zbatues 2013/115/KE zëvendësohet me tekstin e shtojcës së këtij vendimi.
Neni 2
Aneksi 2 i Shtojcës së Vendimit Zbatues 2013/115/BE zbatohet deri më 31 janar 2015.
Aneksi 2 i Shtojcës së këtij vendimi hyn në fuqi më 1 shkurt 2015.
Neni 3
Ky vendim u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 29 janar 2015.
Për Komisionin
Dimitris AVRAMOPOULOS
Anëtar i Komisionit
SHTOJCA
MANUALI SIRENE DHE MASA TË TJERA ZBATUESE PËR SISTEMIN INFORMATIV SHENGEN TË GJENERATËS SË DYTË (SIS II)
TABELA E LËNDËS
HYRJE 82
- ZYRAT SIRENE DHE INFORMACIONI PLOTËSUES 84
1.1. Zyra Sirene 84
1.2. Manuali Sirene 84
1.3. Anekset e këtij Manuali Sirene 84
1.4. Katalogu i rekomandimeve për zbatimin e saktë të tërësisë së legjislacionit dhe praktikave më të mira të Shengenit (Sistemi Informativ Shengen). 85
1.5. Roli i Zyrave Sirene në bashkëpunimin policor në Bashkimin Evropian 85
1.5.1. Transferimi i të dhënave dhe informacioneve plotësuese të SIS II tek vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare 85
1.6. Marrëdhëniet ndërmjet Zyrave Sirene dhe Europolit 85
1.7. Marrëdhëniet ndërmjet Zyrave Sirene dhe Eurojust 85
1.8. Marrëdhëniet ndërmjet Zyrave Sirene dhe Interpolit 85
1.8.1. Përparësia e sinjalizimeve SIS II ndaj sinjalizimeve të Interpolit 85
1.8.2. Zgjedhja e kanalit të komunikimit 86
1.8.3. Përdorimi dhe shpërndarja e difuzioneve të Interpolit në shtetet e Shengenit 86
1.8.4. Zbulimi dhe fshirja e një sinjalizimi 86
1.8.5. Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet Zyrave Sirene dhe ZKQ-ve të Interpolit 86
1.9. Standardet 86
1.9.1. Disponueshmëria 86
1.9.2. Vazhdimësia 86
1.9.3. Konfidencialiteti 86
1.9.4. Aksesueshmëria 86
1.10. Komunikimet 86
1.10.1. Gjuha e komunikimit 86
1.10.2. Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet Zyrave Sirene 86
1.10.3. Rrejti, mesazhet dhe kutitë postare 87
1.10.4. Komunikimi në rrethana përjashtimore 87
1.11. Blloku i Adresave Sirene (BAS) 87
1.12. Sistemi Sirene i fluksit të punës 88
1.13. Afatet kohore për përgjigje 88
1.13.1. Njoftimi i urgjencës në formularët Sirene, duke përfshirë raportimin urgjent të një zbulimi 88
1.14. Rregullat e transliterimit/transkriptimit 88
1.15. Cilësia e të dhënave 88
1.16. Arkivimi 88
1.17. Stafi 89
1.17.1. Krerët e Zyrave Sirene 89
1.17.2. Personi i Kontaktit Sirene (PKSIR) 89
1.17.3. Njohuritë 89
1.17.4. Trajnimi 90
1.17.5. Shkëmbimi i personelit 90
- PROCEDURAT E PËRGJITHSHME 90
2.1. Përkufizime 90
2.2. Sinjalizime të shumëfishta (neni 34, paragrafi 6 i Rregullores SIS II dhe neni 49, paragrafi 6 i Vendimit SIS II) 91
2.2.1. Përputhshmëria e sinjalizimeve 91
2.2.2. Rendi i përparësisë së sinjalizimeve 92
2.2.3. Kontrolli i përputhshmërisë dhe regjistrimi i sinjalizimeve të shumëfishta 93
2.2.4. Pozita e veçantë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës 94
2.3. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi 94
2.4. Kur procedurat pas një zbulimi nuk mund të ndiqen neni 48 i Vendimit SIS II dhe neni 33 i Rregullores SIS II) 95
2.5. Përpunimi i të dhënave për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat ato janë regjistruar në SIS II (neni 46, paragrafi 5 i Vendimit SIS II) 95
2.6. Shënimi 96
2.6.1. Hyrje 96
2.6.2. Konsultimi me shtetet anëtare me synimin për të vendosur një shënim 96
2.6.3. Kërkesa për fshirjen e një shënimi 96
2.7. Të dhënat e konstatuara si të pasakta në aspektin ligjor ose faktik (neni 34 i Rregullores SIS II dhe neni 49 i Vendimit SIS II) 97
2.8. E drejta për të aksesuar dhe korrigjuar të dhënat (neni 41 i Rregullores SIS II dhe neni 58 i Vendimit SIS II) 97
2.8.1. Kërkesat për të aksesuar ose korrigjuar të dhënat 97
2.8.2. Shkëmbimi i informacionit mbi kërkesat për akses në sinjalizimet e dhëna nga shtete të tjera anëtare 97
2.8.3. Shkëmbimi i informacionit mbi kërkesat për korrigjim ose fshirje të të dhënave të regjistruara nga shtete të tjera anëtare 98
2.9. Fshirja kur rreshtin së u përmbushuri kushtet për ruajtjen e sinjalizimit 98
2.10. Regjistrimi i emrave të përveçëm 98
2..11. Kategoritë e ndryshme të identitetit 98
2.11.1. Identiteti i keqpërdorur (neni 36 i Rregullores SIS II dhe neni 51 i Vendimit SIS II) 98
2.11.2. Regjistrimi i një pseudonimi 99
2.11.3. Informacion i mëtejshëm për përcaktimin e identitetit të një personi 99
2,12. Shkëmbimi i informacionit në rastin e sinjalizimeve të ndërlidhura 99
2.12.1. Rregullat operacionale 100
2.13. Formati dhe cilësia e të dhënave biometrike në SIS II 100
2.13.1. Përdorimi i mëtejshëm i të dhënave të shkëmbyera, duke përfshirë arkivimin 100
2.13.2. Shkëmbimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive 100
2.13.3. Kërkesat teknike 100
2.13.4. Formati dhe cilësia e të dhënave biometrike 100
2,14. Llojet e veçanta të kërkimit 101
2.14.1. Kërkimi me fokus gjeografik 101
2.14.2. Kërkimi me pjesëmarrjen e njësive të veçanta policore për kërkim të fokusuar (FAST) 101
- SINJALIZIMET PËR ARRESTIMIN PËR QËLLIME DORËZIMI OSE EKSTRADIMI (NENI 26 I VENDIMIT SIS II) 101
3.1. Regjistrimi i një sinjalizimi 101
3.2. Sinjalizimet e shumëfishta 102
3.3. Identiteti i keqpërdorur 102
3.4. Regjistrimi i një pseudonimi 102
3.5. Informacioni plotësues që duhet t'u dërgohet shteteve anëtare 102
3.5.1. Informacioni plotësues që duhet të dërgohet në lidhje me arrestimin e përkohshëm 102
3.6. Vendosja e një shënimi 103
3.6.1. Kërkesa sistematike për vendosjen e një shënimi në sinjalizimet për persona të kërkuar për arrestim për qëllime ekstradimi, kur nuk zbatohet Vendimi Kuadër 2002/584/ÇBD 103
3.7. Veprimet e Zyrave Sirene pas marrjes së një sinjalizimi për arrestim 103
3.8. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi 103
3.9. Shkëmbimi i informacionit plotësues rreth dorëzimit ose ekstradimit 104
3.10. Shkëmbimi i informacionit plotësues rreth transitit përmes një shteti tjetër anëtar 104
3.11. Fshirja e sinjalizimeve pas dorëzimit ose ekstradimit 104
- SINJALIZIMET PËR REFUZIMIN E HYRJES OSE QËNDRIMIT (NENI 24 I RREGULLORES SIS II) 104
4.1. Regjistrimi i një sinjalizimi 104
4.2. Sinjalizimet e shumëfishta 105
4.3. Identiteti i keqpërdorur 105
4.4. Regjistrimi i një pseudonimi 105
4.5. Shkëmbimi i informacionit me lëshimin e lejeve të qëndrimit ose vizave 105
4.5.1. Procedura në rastet për të cilat zbatohet neni 5, paragrafi 4, germa "a" 106
4.5.2. Procedura në rastet për të cilat zbatohet neni 5, paragrafi 4, germa "c" 107
4.6. Rregullat e përbashkëta në lidhje me procedurat e përmendura në Seksionin 4.5 107
4.7. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi dhe me refuzimin e hyrjes apo dëbimin nga zona Shengen 107
4.8. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi për një shtetas të një vendi të tretë i cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë 108
4.9. Shkëmbimi i informacionit nëse, në mungesë të një zbulimi, një shtet anëtar konstaton se ekziston një sinjalizim për refuzimin e hyrjes së një shtetasi të një vendi të tretë i cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë 109
4.10. Fshirja e sinjalizimeve për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit 109
- SINJALIZIMET PËR PERSONAT E ZHDUKUR (NENI 32 I VENDIMIT SIS II) 109
5.1. Sinjalizimet e shumëfishta 109
5.2. Identiteti i keqpërdorur 109
5.3. Regjistrimi i një pseudonimi 109
5.4. Vendosja e një shënimi 109
5.5. Dhënia e detajeve përshkruese rreth të miturve të zhdukur dhe personave të tjerë të cilët konsiderohen në rrezik 109
5.6. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi 110
5.7. Fshirja e sinjalizimeve për personat e zhdukur 111
5.7.1. Të miturit 111
5.7.2. Të rriturit kur nuk kërkohen masa mbrojtëse 111
5.7.3. Të rriturit, masa mbrojtëse të kërkuara 111
- SINJALIZIMET PËR PERSONA TË KËRKUAR PËR NJË PROCEDURË GJYQËSORE (NENI 34 I VENDIMIT SIS II) 111
6.1. Sinjalizimet e shumëfishta 111
6.2. Identiteti i keqpërdorur 111
6.3. Regjistrimi i një pseudonimi 112
6.4. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi 112
6.5. Fshirja e sinjalizimeve për persona të kërkuar për një procedurë gjyqësore 112
- SINJALIZIMET PËR KONTROLLE DISKRETE DHE SPECIFIKE (NENI 36 I VENDIMIT SIS II) 112
7.1. Sinjalizimet e shumëfishta 112
7.2. Identiteti i keqpërdorur 112
7.3. Regjistrimi i një pseudonimi 112
7.4. Informimi i shteteve të tjera anëtare me dhënien e sinjalizimeve 112
7.5. Vendosja e një shënimi 113
7.6. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi 113
7.7. Fshirja e sinjalizimeve për kontrolle diskrete dhe specifike 113
7.8. Sistemet e Njohjes Automatike të Targës (SNAT) 113
- SINJALIZIMET PËR OBJEKTE PËR SEKUESTRIMIN OSE RUAJTJEN NË CILËSINË E PROVËS (NENI 38 I VENDIMIT SIS II) 113
8.1. Sinjalizimet e shumëfishta 113
8.2. Sinjalizimet e automjeteve 113
8.2.1. Kontrolli për sinjalizime të shumëfishta të një automjeti 113
8.2.2. NIA-të identike 114
8.3. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi 115
8.4. Fshirja e sinjalizimeve për objekte për sekuestrimin ose përdorimin në cilësinë e provës në procedura penale 115
- SISTEMET E NJOHJES AUTOMATIKE TË TARGËS (SNAT) 115
- STATISTIKAT 116
HYRJE
ZONA SHENGEN
Më 14 qershor 1985, qeveritë e Mbretërisë së Belgjikës, Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës së Francës, Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Mbretërisë së Holandës nënshkruan një marrëveshje në Shengen, një qytezë e vogël në Luksemburg, me qëllim për t'u mundësuar "(...) të gjithë shtetasve të shteteve anëtare të kalojnë lirisht kufijtë e brendshëm (...)" dhe për të mundësuar "qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve".
Pesë vendet themeluese nënshkruan Konventën për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit16 më 19 qershor 1990, dhe më vonë iu bashkuan edhe Republika e Italisë më 27 nëntor 1990, Mbretëria e Spanjës dhe Republika Portugeze më 25 qershor 1991, Republika Helenike më 6 nëntor 1992, Republika e Austrisë më 28 prill 1995 dhe Mbretëria e Danimarkës, Mbretëria e Suedisë dhe Republika e Finlandës më 19 dhjetor 1996.
Rrjedhimisht, që prej 26 marsit 1995, tërësia e legjislacionit të Shengenit zbatohej plotësisht në Belgjikë, Gjermani, Francë, Luksemburg, Holandë, Spanjë dhe Portugali17. Që prej 31 marsit 1998, në Austri dhe në Itali18; që prej 26 marsit 2000 në Greqi19 dhe së fundmi, që prej 25 marsit 2001, tërësia e legjislacionit të Shengenit ishte plotësisht e zbatueshme në Norvegji, Islandë, Suedi, Danimarkë dhe Finlandë20.
Mbretëria e Bashkuar (MB) dhe Irlanda marrin pjesë vetëm në disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, përkatësisht në përputhje me Vendimin 2000/365/KE dhe Vendimin 2002/192/KE.
Në rastin e MB, dispozitat në të cilat Mbretëria e Bashkuar shprehu dëshirën të merrte pjesë (me përjashtim të SIS) janë të zbatueshme që prej 1 janarit 200521.
Tërësia e legjislacionit të Shengenit u përfshi në kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian përmes protokolleve të bashkëlidhur në Traktatin e Amsterdamit22 më 1999. Më 12 maj 1999 u miratua një Vendim i Këshillit për përcaktimin e bazës ligjore për secilën prej dispozitave ose vendimeve që përbëjnë tërësinë e legjislacionit të Shengenit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Traktatit themelues të Bashkimit Evropian dhe Traktatit për Bashkimin Evropian.
Prej 1 majit 2004, tërësia e legjislacionit të Shengenit, siç përfshihet në kuadrin e Bashkimit Evropian nga Protokolli i bashkëlidhur në Traktatin për Bashkimin Evropian dhe në Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian (referuar në vijim si Protokolli i Shengenit), si dhe në aktet e bazuar apo të lidhur me të, ka fuqi detyruese ndaj Republikës Çeke, Republikës së Estonisë, Republikës së Letonisë, Republikës së Lituanisë, Hungarisë, Republikës së Maltës, Republikës së Polonisë, Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Sllovakisë. Këto shtete anëtare u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen më 21 dhjetor 2007.
Qipro është palë nënshkruese e Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit, por përfiton një shmangie në bazë të Aktit të saj të Aderimit të 2003.
Republika e Bullgarisë dhe Rumania kanë aderuar në Bashkimin Evropian më 1 janar 2007; që prej kësaj date tërësia e legjislacionit të Shengenit dhe aktet e bazuara apo të lidhura me të kanë fuqi detyruese ndaj tyre, me shmangien e parashikuar në Aktin e tyre të Aderimit të 2005.
Kroacia ka aderuar në Bashkimin Evropian më 1 korrik 2013. Ajo zbaton tërësinë e legjislacionit të Shengenit me shmangien e parashikuar nga Akti i saj i Aderimit i 2011.
Disa prej dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit zbatohen me aderimin e shteteve të reja anëtare në BE. Dispozita të tjera zbatohen në këto shtete anëtare vetëm në bazë të një vendimi të Këshillit për këtë qëllim. Përfundimisht, Këshilli merr një vendim për eliminimin e kontrollit kufitar, pas verifikimit se në shtetin anëtar në fjalë janë përmbushur kushtet e nevojshme për zbatimin e tërësisë së legjislacionit përkatës, në përputhje me procedurat e zbatueshme të vlerësimit të Shengenit dhe pas konsultimit me Parlamentin Evropian.
Disa vende të tjera evropiane i janë bashkuar zonës Shengen. Mbretëria e Norvegjisë dhe Republika e Islandës nënshkruan një Marrëveshje Asociimi me shtetet anëtare më 18 maj 1999,23 me qëllim për t'u asociuar në Konventën e Shengenit.
Në vitin 2004, Konfederata e Zvicrës nënshkroi një Marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Komunitetin Evropian në lidhje me përfshirjen e saj në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit24, mbi bazën e të cilit ai u bë anëtar i zonës Shengen më 12 dhjetor 2008.
Mbi bazën e Protokollit ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtajnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtajnit në Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për përfshirjen e kësaj të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit25, të nënshkruar në vitin 2008, Principata e Lihtenshtajnit u bë anëtare e zonës Shengen më 19 dhjetor 2011.
Sistemi Informativ Shengen i gjeneratës së dytë (SIS II)
SIS II, i ngritur në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 1987/2006 dhe me Vendimin 2007/533/ÇBD (Vendimi SIS II) "Për ngritjen, funksionimin dhe përdorimin e Sistemit të Informacionit të Gjeneratës së Dytë (SIS II) (së bashku: aktet ligjore SIS II), si dhe me Rregulloren (KE) nr. 1986/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit26 përbën një sistem të përbashkët informacioni, i cili i lejon autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të informacionit, dhe është një mjet thelbësor për zbatimin e dispozitave të tërësisë së legjislacionit të Shengenit, siç përfshihet në kuadrin e Bashkimit Evropian. Këto akte, në zbatim që prej 9 prillit 2013, shfuqizuan Titullin IV të Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit. SIS II zëvendëson Sistemin Informativ Shengen të gjeneratës së parë, që hyri në punë në vitin 1995 dhe u zgjat në vitin 2005 dhe 2007.
Qëllimi i SIS II, siç parashtrohet në nenin 1 të akteve ligjore SIS II është "(...) të garantojë një nivel të lartë sigurie brenda fushës së lirisë, sigurisë dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë ruajtjen e sigurisë publike dhe të politikave publike dhe garantimin e sigurisë në territoret e shteteve anëtare, si dhe të zbatojë dispozitat e Titullit IV të Pjesës së Tretë të Traktatit (KE) (referuar në vijim si Traktati i KE) në lidhje me lëvizjen e personave në territoret e tyre, duke përdorur informacionin e komunikuar nëpërmjet këtij sistemi".
Në përputhje me aktet ligjore SIS II, përmes një procedure automatike të konsultimit, SIS II u ofron autoriteteve të mëposhtme akses në sinjalizimet për persona dhe objekte:
- a) autoriteteve përgjegjëse për kontrollet kufitare, në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 562/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit27;
- b) autoriteteve që kryejnë dhe koordinojnë kontrolle të tjera policore dhe doganore brenda vendit;
- c) autoriteteve gjyqësore kombëtare dhe autoriteteve të tyre koordinuese;
- d) autoriteteve përgjegjëse për lëshimin e vizave, autoriteteve qendrore përgjegjëse për shqyrtimin e aplikimeve për vizë, autoriteteve përgjegjëse për lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe për administrimin e legjislacionit për shtetasit e vendeve të treta në drejtim të zbatimit të legjislacionit komunitar në lidhje me lëvizjen e personave;
- e) autoriteteve përgjegjëse për lëshimin e certifikatave të regjistrimit të automjeteve (në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 1986/2006).
Në përputhje me Vendimin SIS II, Europol dhe Eurojust kanë akses në kategori të caktuara të sinjalizimeve.
SIS II përbëhet nga elementët e mëposhtëm:
- një sistem qendror (SIS II qendror) i përbërë nga:
- a) një funksion i mbështetjes teknike (CS-SIS) që përmban një bazë të dhënash (baza e të dhënave SIS II);
- b) një ndërfaqe kombëtare uniforme (NI-SIS);
- një sistem kombëtar (N.SIS II) në secilin prej shteteve anëtare, i përbërë nga sisteme kombëtare të të dhënave që komunikojnë me SIS II qendror. Një N.SIS II mund të përmbajë një skedar të dhënash (një kopje kombëtare), që përmban një kopje të plotë ose të pjesshme të bazës së të dhënave të SIS II;
- një infrastrukturë komunikimi ndërmjet CS-SIS dhe NI-SIS që ofron një rrjet virtual të enkriptuar, të dedikuar për të dhënat e SIS II dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Zyrave Sirene, siç parashikohet më poshtë.
- ZYRAT SIRENE DHE INFORMACIONI PLOTËSUES
1.1. Zyra Sirene
SIS II përmban vetëm informacionin e domosdoshëm (p.sh. të dhënat e sinjalizimit) për të lejuar identifikimin e një personi apo objekti, si dhe veprimet e nevojshme që duhet të ndërmerren. Krahas kësaj, sipas akteve ligjore të SIS II, shtetet anëtare shkëmbejnë informacion plotësues lidhur me sinjalizimin e kërkuar për zbatimin e dispozitave të caktuara të parashikuara në aktet ligjore SIS II, dhe për funksionimin e duhur të SIS II, në baza qoftë dypalëshe apo shumëpalëshe.
Kjo strukturë, e ngritur për të trajtuar shkëmbimin e informacionit plotësues, është emërtuar "Sirene", i cili është akronimi i emërtimit të strukturës në gjuhën angleze: Supplementary Information Request at the National Entries (Kërkesa për Informacione Plotësuese në Kufijtë Kombëtarë).
Çdo shtet anëtar ngre një zyrë kombëtare "Sirene", në përputhje me nenin 7, paragrafi 2, të përbashkët për të gjithë aktet ligjore të SIS II. Kjo zyrë shërben si një pikë e vetme kontakti për shtetet anëtare, plotësisht funksionale gjatë 24 orëve të çdo dite të javës, për qëllime të shkëmbimit të informacioneve plotësuese në lidhje me regjistrimin e sinjalizimeve dhe për të lejuar marrjen e masave duhura në rastet kur personat dhe objektet janë regjistruar në SIS II dhe janë gjetur si rezultat i një zbulimi. Detyrat kryesore të Zyrave Sirene përfshijnë28 garantimin se shkëmbimi i të gjithë informacionit plotësues është në përputhje me kërkesat e këtij Manuali Sirene, siç parashikohet në nenin 8 të përbashkët për të gjithë aktet ligjore SIS II, për qëllimet e mëposhtme:
- a) për t'u lejuar shteteve anëtare të konsultohen apo të informojnë njëri-tjetri gjatë regjistrimit të një sinjalizimi (p.sh. kur regjistrohen sinjalizime për arrestimin);
- b) pas një zbulimi, për të mundësuar marrjen e masave të duhura (p.sh. bashkërendimin e një sinjalizimi);
- c) kur masa e nevojshme nuk mund të merret (p.sh. vendosja e një shënimi);
- d) gjatë trajtimit të cilësisë së të dhënave të SIS II (p.sh. kur të dhënat janë regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme ose janë të pasakta në aspektin faktik), duke përfshirë verifikimin e sinjalizimeve hyrëse, nëse kjo parashikohet nga legjislacioni kombëtar;
- e) kur trajtohet përputhshmëria dhe përparësia e sinjalizimeve (p.sh. kur kontrollohet për sinjalizime të shumëfishta);
- f) kur trajtohen të drejtat e subjekteve të të dhënave, veçanërisht e drejta për akses në të dhëna.
Shtetet anëtare nxiten të organizojnë të gjitha organet kombëtare përgjegjëse për bashkëpunimin policor ndërkombëtar, duke përfshirë Zyrat Sirene, në një mënyrë të strukturuar, me qëllim për të parandaluar mosmarrëveshjet e kompetencës dhe dyfishimin e punës.
1.2. Manuali Sirene
Manuali Sirene është një grup udhëzimesh që përshkruajnë me hollësi rregullat dhe procedurat që rregullojnë shkëmbimin dypalësh ose shumëpalësh të informacionit plotësues.
1.3. Anekset e këtij Manuali Sirene
Duke qenë se rregulla të caktuara të natyrës teknike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në punën e përdoruesve në shtetet anëtare, duke përfshirë Zyrat Sirene, është e përshtatshme që këto rregulla të përfshihen në Manualin Sirene. Për rrjedhojë, anekset e këtij manuali parashikojnë, ndër të tjera, rregulla për transliterimin, tabela të koduara, formularë për komunikimin e informacionit plotësues dhe masa të tjera zbatuese teknike për përpunimin e të dhënave.
1.4. Katalogu i rekomandimeve për zbatimin e saktë të tërësisë së legjislacionit dhe praktikave më të mira të Shengenit (Sistemi Informativ Shengen)
Katalogu shërben për të ofruar rekomandime dhe praktika më të mira pa fuqi ligjore të detyrueshme për shtetet anëtare, në kuadër të përvojës. Ai shërben gjithashtu si një mjet reference për vlerësimin e zbatimit të saktë të akteve ligjore të SIS II. Për rrjedhojë, ai duhet të merret për bazë për aq sa është e mundur.
1.5. Roli i Zyrave Sirene në bashkëpunimin policor në Bashkimin Evropian
Shkëmbimi i informacionit plotësues nuk cenon detyrat që i janë ngarkuar Zyrave Sirene në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar nga legjislacioni kombëtar, në zbatim të akteve të tjera ligjore të Bashkimit Evropian.
Detyra të tjera mund t'i ngarkohen Zyrave Sirene, veçanërisht nga legjislacioni kombëtar në zbatim të Vendimit Kuadër 2006/960/ÇBD, neneve 39 dhe 46 të Konventës së Shengenit, për aq sa ato nuk janë zëvendësuar nga Vendimi Kuadër 2006/960/ÇBD, si dhe nenit 40 ose 41 të Konventës së Shengenit, ose nëse informacioni përfshihet në fushën e zbatimit të ndihmës juridike të ndërsjellë.
Nëse një Zyrë Sirene merr nga një tjetër Zyrë Sirene një kërkesë që sipas legjislacionit kombëtar nuk është në kompetencën e saj, ajo ia dërgon atë menjëherë autoritetit kompetent dhe njofton Zyrën Sirene kërkuese lidhur me këtë veprim. Nëse është e nevojshme, ajo i ofron Zyrës Sirene kërkuese mbështetje për lehtësimin e komunikimit.
1.5.1. Transferimi i të dhënave dhe informacioneve plotësuese të SIS II tek vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare
Sipas nenit 39 të Rregullores SIS II dhe nenit 54 të Vendimit SIS II, të dhënat e përpunuara në SIS II në zbatim të këtyre dy akteve ligjore nuk transferohen apo vihen në dispozicion të vendeve të treta apo të organizatave ndërkombëtare. Ky ndalim zbatohet për transferimin e informacionit plotësues tek vendet e treta apo tek organizatat ndërkombëtare. Neni 55 i Vendimit SIS II parashikon shmangien nga ky rregull i përgjithshëm në lidhje me shkëmbimin e të dhënave mbi pasaportat e vjedhura, të përvetësuara, të humbura ose të zhvlerësuara me Interpolin, sipas kushteve të parashtruara në këtë nen.
1,6. Marrëdhëniet ndërmjet Zyrave Sirene dhe Europolit
Europoli ka të drejtë të aksesojë dhe të kërkojë në mënyrë të drejtpërdrejtë të dhënat e regjistruara në SIS II, sipas neneve 26, 36 dhe 38 të Vendimit SIS II. Europoli mund të kërkojë informacion plotësues nga shtetet anëtare përkatëse, në përputhje me dispozitat e Vendimit të Europolit29. Në përputhje me legjislacionin e brendshëm, rekomandohet fuqimisht vendosja e bashkëpunimit me Njësinë Kombëtare të Europolit (NjKE), me qëllim për të garantuar që Zyra Sirene të njoftohet për çdo shkëmbim të informacionit plotësues ndërmjet Europolit dhe NjKE-së në lidhje me sinjalizimet në SIS II. Në raste përjashtimore kur komunikimi në nivel kombëtar në lidhje me sinjalizimet SIS II bëhet nga NjKE, të gjitha palët në komunikim, dhe veçanërisht Zyra Sirene, duhet të vihen në dijeni të këtij fakti për të shmangur ngatërresat.
1,7. Marrëdhëniet ndërmjet Zyrave Sirene dhe Eurojust
Anëtarët kombëtarë të Eurojust dhe asistentët e tyre kanë të drejtë të aksesojnë dhe të kërkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të dhënat e regjistruara në SIS II, sipas neneve 26, 32, 34 dhe 38 të Vendimit SIS II. Në përputhje me legjislacionin e brendshëm, duhet të vendoset bashkëpunimi me ta me qëllim për të garantuar shkëmbimin e lehtë të informacionit në rast të një zbulimi. Në veçanti, Zyra Sirene duhet të jetë pika e kontaktit për shtetet anëtare të Eurojust dhe asistentët e tyre për informacionin plotësues që lidhet me sinjalizimet në SIS II.
1,8. Marrëdhëniet ndërmjet Zyrave Sirene dhe Interpolit30
Roli i SIS II nuk është të zëvendësojë apo të kopjojë rolin e Interpolit. Edhe pse mund të ketë mbivendosje të detyrave, parimet udhëheqëse për veprimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare në bazë të Shengenit ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga ato në bazë të Interpolit. Për rrjedhojë, është e nevojshme të vendosen rregulla për bashkëpunimin ndërmjet Zyrave Sirene dhe ZKQ-ve (Zyrave Kombëtare Qendrore) në nivel kombëtar.
Zbatohen parimet e mëposhtme:
1.8.1. Përparësia e sinjalizimeve SIS II ndaj sinjalizimeve të Interpolit
Në rastin e sinjalizimeve të dhëna nga shtetet anëtare, sinjalizimet SIS II dhe shkëmbimi i të gjithë informacionit mbi këto sinjalizime kanë gjithnjë përparësi ndaj sinjalizimeve dhe informacionit të shkëmbyer përmes Interpolit. Kjo është me rëndësi të veçantë në rastin e konfliktit të sinjalizimeve.
1.8.2. Zgjedhja e kanalit të komunikimit
Parimi i përparësisë së sinjalizimeve të Shengenit ndaj sinjalizimeve të Interpolit të dhëna nga shtetet anëtare respektohet dhe garantohet që NKQ-të e shteteve anëtare ta zbatojnë këtë parim. Me krijimin e sinjalizimit SIS II, të gjitha komunikimet në lidhje me sinjalizimin dhe qëllimin për krijimin e tij, dhe ekzekutimi i veprimeve që duhet të ndërmerren, sigurohen nga Zyrat Sirene. Nëse një shtet anëtar dëshiron të ndryshojë kanalet e komunikimit, duhet të konsultohet paraprakisht me palët e tjera. Ky ndryshim i kanalit është i mundur vetëm në raste specifike.
1.8.3. Përdorimi dhe shpërndarja e difuzioneve të Interpolit në shtetet e Shengenit
Duke pasur parasysh përparësinë e sinjalizimeve SIS II ndaj sinjalizimeve të Interpolit, përdorimi i këtyre të fundit kufizohet në raste përjashtimore (d.m.th. kur nuk ka asnjë parashikim, qoftë në aktet ligjore të SIS II apo në aspektin teknik, për të regjistruar një sinjalizim në SIS II, ose kur jo i gjithë informacioni i nevojshëm është i disponueshëm në sinjalizimin SIS II). Sinjalizimet paralele në SIS II dhe përmes Interpolit në zonën Shengen duhet të shmangen. Sinjalizimet e shpërndara përmes kanaleve të Interpolit dhe të cilat mbulojnë gjithashtu zonën Shengen ose pjesë të saj, shoqërohen me shënimin e mëposhtëm: "me përjashtim të shteteve të Shengenit".
1.8.4. Zbulimi dhe fshirja e një sinjalizimi
Me qëllim për të garantuar rolin e Zyrës Sirene si një koordinator i verifikimit të cilësisë së informacionit të regjistruar në SIS II, shtetet anëtare garantojnë që Zyrat Sirene dhe ZKQ-të të njoftojnë njëra-tjetrën për zbulimet dhe fshirjen e sinjalizimeve.
1.8.5. Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet Zyrave Sirene dhe ZKQ-ve të Interpolit
Në përputhje me legjislacionin e brendshëm, çdo shtet anëtar merr të gjitha masat e duhura për të siguruar shkëmbimin efektiv të informacionit në nivel kombëtar ndërmjet Zyrës së tij Sirene dhe ZKQ-ve.
1.9. Standardet
Standardet mbi të cilat mbështetet bashkëpunimi përmes Zyrave Sirene janë si më poshtë:
1.9.1. Disponueshmëria
Çdo Zyrë Sirene është plotësisht funksionale gjatë 24 orëve të ditës, shtatë ditë në javë, me qëllim që të jetë e aftë të përgjigjet brenda afatit kohor, siç kërkohet në Seksionin 1.13. Ofrimi i analizës teknike dhe ligjore, mbështetjes dhe zgjidhjeve është gjithashtu i disponueshëm 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
1.9.2. Vazhdimësia
Çdo Zyrë Sirene ngre një strukturë të brendshme e cila garanton vazhdimësinë e menaxhimit, personelit dhe infrastrukturës teknike.
1.9.3. Konfidencialiteti
Në përputhje me nenin 11, të përbashkët për të gjithë aktet ligjore të SIS II, rregullat kombëtare përkatëse të sekretit profesional ose detyrime të tjera të barasvlershme të konfidencialitetit zbatohen për të gjithë personelin e Sirene. Ky detyrim zbatohet gjithashtu edhe pasi anëtarët e personelit lënë mandatin ose largohen nga puna.
1.9.4. Aksesueshmëria
Me qëllim për të përmbushur kërkesën për dhënien e informacionit plotësues, personeli i Sirene ka akses të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në të gjithë informacionin kombëtar përkatës, si dhe në këshillat e ekspertëve.
1.10. Komunikimet
1.10.1. Gjuha e komunikimit
Me qëllim për të arritur efikasitetin maksimal në komunikimin dypalësh ndërmjet Zyrave Sirene, përdoret një gjuhë e njohur nga të dy palët.
1.10.2. Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet Zyrave Sirene
Specifikimet teknike në lidhje me shkëmbimin e informacionit ndërmjet Zyrave Sirene parashtrohen në dokumentin: "Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet Zyrave Sirene (SHDHNZS)". Këto udhëzime respektohen.
1.10.3. Rrejti, mesazhet dhe kutitë postare
Zyrat Sirene përdorin një rrjet virtual të enkriptuar, i dedikuar ekskluzivisht për të dhënat e SIS II dhe për shkëmbimin e informacionit plotësues ndërmjet Zyrave Sirene, siç parashikohet në nenin 4, paragrafi 1, germa "c" dhe në nenin 8, paragrafi 1, të përbashkët për të gjithë aktet ligjore SIS II. Vetëm në rast se ky kanal është i padisponueshëm, mund të përdoret një tjetër mjet komunikimi, i përshtatshëm dhe mjaftueshëm i sigurt. Mundësia për të zgjedhur kanalin nënkupton se ai përcaktohet rast pas rasti, sipas mundësive teknike, sigurisë dhe kërkesave të cilësisë që duhet të përmbushin komunikimet.
Mesazhet e shkruara ndahen në dy kategori: tekst i lirë dhe formularë standardë. Aneksi 3 përshkruan formularët e shkëmbyer ndërmjet Zyrave Sirene dhe përcakton udhëzime për përmbajtjen e pritshme të fushave, duke përfshirë karakterin e tyre detyrues ose jodetyrues.
Në rrjetin e lartpërmendur ka katër kuti të ndryshme postare për mesazhe me test të lirë dhe formulare Sirene.
Kutia postare
Adresa e kutisë postare
Qëllimi
Operacional
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Përdorur për shkëmbimin e formularëve dhe bashkëngjitjeve ndërmjet Zyrave Sirene
Teknik
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Përdorur për shkëmbimin e emaileve ndërmjet personelit të mbështetjes teknike të Zyrave Sirene
Drejtuesi i Sirene
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Përdorur për shkëmbimin e emaileve me Drejtuesit e Zyrave Sirene
Email
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Përdorur për shkëmbimin e mesazheve me tekst të lirë ndërmjet Zyrave Sirene
Për qëllime testimi ekziston një fushë e dytë31 (testxx.sirenemail2.eu), brenda të cilës mund të kopjohet secila prej kutive postare në tabelën e mësipërme për qëllime testimi, pa ndërhyrë në shkëmbimin e mesazheve live dhe në mjedisin e fluksit të punës.
Zbatohen rregullat e detajuara për kutitë postare të Sirene dhe për transmetimin e formularëve Sirene të përshkruar në SHDHNZS.
Sistemi Sirene i fluksit të punës (shih Seksionin 1.12) monitoron kutitë postare operacionale dhe ato të postës elektronike ("oper" dhe "mesazh") për të konstatuar formularët hyrës dhe emailet dhe bashkëngjitjet e lidhura me to. Mesazhet urgjente dërgohen vetëm në kutinë postare operacionale.
1.10.4. Komunikimi në rrethana përjashtimore
Kur kanalet e zakonshme të komunikimit nuk janë të disponueshme dhe është e nevojshme që formularët standardë të dërgohen në mënyra të tjera, si për shembull përmes faksit, zbatohet procedura e përshkruar në SHDHNZS.
1.11. Blloku i Adresave Sirene (BAS)
Të dhënat e kontaktit të Zyrave të Sirene dhe informacioni përkatës për komunikimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mblidhen dhe paraqiten në Bllokun e Adresave Sirene (BAS). Komisioni do të përditësojë BAS. BAS e përditësuar lëshohet nga Komisioni të paktën dy herë në vit. Çdo Zyrë e Sirene garanton që:
- a) informacioni nga BAS të mos u jepet palëve të treta;
- b) BAS të njihet dhe përdoret nga personeli i Sirene;
- c) çdo përditësim i informacionit të renditur në BAS t'i jepet Komisionit pa vonesë.
1,12. Sistemi Sirene i fluksit të punës
Menaxhimi efektiv i fluksit të punës së Zyrave të Sirene mund të arrihet më së miri përmes zotërimit të një sistemi të kompjuterizuar të menaxhimit (sistem i fluksit të punës) nga çdo Zyrë e Sirene, i cili lejon shumë automatizimi në menaxhimin e fluksit të përditshëm të punës.
Zyra e Sirene mund të ketë një sistem kompjuterik dhe bazë të dhënash mbështetëse për fluksin e saj të punës në një faqe dytësore, në rast të një emergjence serioze në Zyrën e Sirene. Kjo duhet të përfshijë rezerva energjie dhe pajisje komunikimi të mjaftueshme.
Për të garantuar një disponueshmëri sa më të lartë të fluksit të punës së Sirene, asaj duhet t'i ofrohet mbështetja e duhur TI.
1.13. Afatet kohore për përgjigje
Zyra e Sirene u përgjigjet të gjitha kërkesave për informacion mbi kërkesat dhe procedurat e zbulimit, të marra nga shtetet e tjera anëtare përmes Zyrave të tyre të Sirene, sa më shpejt të jetë e mundur. Në çdo rast, përgjigja jepet brenda 12 orëve. (Shih Seksionin 1.13.1 për njoftimin e urgjencës në formularët e Sirene.)
Përparësitë në punën e përditshme bazohen në kategorinë e sinjalizimit dhe në rëndësinë e rastit.
1.13.1. Njoftimi i urgjencës në formularët Sirene, duke përfshirë raportimin urgjent të një zbulimi
Formularët Sirene që duhet të trajtohen me prioritet të lartë nga Zyra e kërkuar Sirene, mund të shënohen me fjalën "URGJENTE", në fushën 311 ("Njoftim i rëndësishëm"), të pasuar nga arsyeja për këtë urgjencë. Arsyeja për urgjencën shpjegohet në fushat e duhura të formularëve Sirene. Kur kërkohet një përgjigje urgjente, mund të përdoret gjithashtu edhe komunikimi ose njoftimi përmes telefonit.
Kur rrethanat e një zbulimi për një sinjalizim diktojnë një rast me urgjencë reale ose me rëndësi të konsiderueshme, Zyra Sirene e shtetit anëtar që ka bashkërenduar sinjalizimin, njofton sipas rastit Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës për zbulimin përmes telefonit, pas dërgimit të një formulari G.
1.14. Rregullat e transliterimit/transkriptimit
Përkufizimet dhe rregullat e transliterimit dhe transkriptimit parashikohen në Aneksin 1. Ato respektohen gjatë komunikimit ndërmjet Zyrave Sirene (shih gjithashtu Seksionin 2.10 për regjistrimin e emrave të posaçëm).
1.15. Cilësia e të dhënave
Në përputhje me nenin 7, paragrafi 2 të akteve ligjore të SIS II, Zyrat Sirene koordinojnë verifikimin e cilësisë së informacionit të regjistruar në SIS II. Zyrat Sirene duhet të kenë kompetencën e nevojshme kombëtare për të kryer këtë rol. Për rrjedhojë, duhet të parashikohet një formë e përshtatshme e kontrollit të cilësisë së të dhënave, duke përfshirë një shqyrtim të shpeshtësisë së sinjalizimeve/zbulimeve dhe të përmbajtjes së të dhënave.
Me qëllim për t'i lejuar çdo Zyre Sirene të kryejë rolin e saj të koordinuesit të verifikimit të cilësisë së të dhënave, duhet të vihet në dispozicion mbështetja e nevojshme TI dhe të drejtat e duhura brenda sistemit.
Standardet kombëtare për trajnimin e përdoruesve mbi parimet e cilësisë së të dhënave duhet të vendosen në bashkëpunim me Zyrën kombëtare Sirene. Shtetet anëtare mund të thërrasin personelin e Zyrave Sirene për t'u përfshirë në trajnimin e të gjithë autoriteteve që regjistrojnë sinjalizime, duke theksuar cilësinë e të dhënave dhe maksimizimin e përdorimit të SIS II.
1.16. Arkivimi
- a) Çdo shtet anëtar krijon kushtet për ruajtjen e informacionit.
- b) Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës vë të gjithë informacionin mbi sinjalizimet e saj në dispozicion të shteteve të tjera anëtare, duke përfshirë një referencë ndaj vendimit që ka shkaktuar sinjalizimin.
- c) Arkivat e çdo Zyre Sirene lejojnë akses të shpejtë në informacionin përkatës për të përmbushur afatet e shkurtra kohore për transmetimin e informacionit.
- d) Në përputhje me nenin 12, paragrafi 4 të akteve ligjore të SIS II, të dhënat personale të ruajtura në dosje nga Zyra Sirene si rezultat i shkëmbimit të informacionit, mbahen vetëm për aq kohë sa kërkohet për të arritur qëllimet për të cilat ato janë siguruar. Si rregull, ky informacion fshihet menjëherë pasi sinjalizimi i lidhur është fshirë nga SIS II, dhe në çdo rast jo më vonë se një vit pas kësaj fshirjeje. Megjithatë, të dhënat në lidhje me një sinjalizim të caktuar të regjistruar nga një shtet anëtar, apo me një sinjalizim në lidhje me të cilin janë ndërmarrë veprime në territorin e tij, mund të ruhen për periudha më të gjata, në përputhje me legjislacionin e brendshëm.
- e) Informacioni plotësues i dërguar nga shtete të tjera anëtare ruhet në përputhje me legjislacionin kombëtar të mbrojtjes së të dhënave në shtetin anëtar marrës. Zbatohet gjithashtu neni 12, i përbashkët për të gjithë aktet ligjore të SIS, Direktiva 95/46/KE dhe Vendimi Kuadër 2008/977/ÇBD.
- f) Informacioni për identitetin e keqpërdorur fshihet pas fshirjes së sinjalizimit përkatës.
- g) Aksesi në arkiva regjistrohet, kontrollohet dhe kufizohet për personelin e përcaktuar.
1,17. Stafi
Një nivel i lartë personeli të kualifikuar çon në një fuqi punëtore të aftë për të funksionuar me vetë iniciativën e saj, dhe për rrjedhojë, të aftë për të trajtuar çështjet në mënyrë efikase. Rrjedhimisht, do të ishte i dëshirueshëm një riorganizimi sa më i rrallë i personelit, i cili kërkon mbështetjen e qartë të administratës për të krijuar një mjedis pune të decentralizuar. Shtetet anëtare inkurajohen të marrin masat e duhura për të shmangur humbjen e kualifikimit dhe përvojës të shkaktuar nga riorganizimi i personelit.
1.17.1. Krerët e Zyrave Sirene
Krerët e Zyrave Sirene duhet të mblidhen të paktën dy herë në vit për të vlerësuar cilësinë e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të tyre, për të diskutuar masat e nevojshme teknike ose organizative në rast vështirësish dhe për të qartësuar procedurat kur kjo kërkohet. Mbledhja e Krerëve të Zyrave Sirene organizohet nga shteti anëtar që mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
1.17.2. Personi i Kontaktit Sirene (PKSIR)
Në rastet kur procedurat standarde mund të jenë të pamjaftueshme, Personi i Kontaktit Sirene (PKSIR) mund të trajtojë dosjet progresi i të cilave është kompleks, problematik ose i ndjeshëm, dhe për të cilat mund të kërkohet një shkallë e garantimit të cilësisë dhe/ose një kontratë me afat më të gjatë me një Zyrë tjetër Sirene, me qëllim për të zgjidhur problemin. PKSIR nuk është i destinuar për raste urgjente për të cilat në parim përdoren shërbimet e sportelit 24/7.
PKSIR mund të formulojë propozime për të rritur cilësinë dhe të përshkruajë alternativa për zgjidhjen e këtyre problemeve në terma afatgjatë.
Si rregull i përgjithshëm, PKSIR mund të kontaktohet nga një tjetër PKSIR gjatë orarit zyrtar.
Një vlerësim vjetor kryhet në kuadër të raportimit vjetor statistikor, siç parashikohet në Aneksin 5, bazuar në treguesit e mëposhtëm:
- a) numri i ndërhyrjeve të PKSIR për shtet anëtar;
- b) arsyeja e kontaktit;
- c) rezultati i ndërhyrjeve, bazuar në informacionin e disponueshëm gjatë periudhës së raportimit.
1.17.3. Njohuritë
Personeli i Zyrës Sirene ka aftësi gjuhësore që mbulojnë një gamë sa më të gjerë gjuhësh, dhe personeli në detyrë është i aftë të komunikojë me të gjitha Zyrat Sirene.
Ata kanë njohuri e nevojshme rreth:
— aspekteve ligjore kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare,
— autoriteteve të tyre kombëtare ligjzbatuese, dhe
— sistemet kombëtare dhe evropiane gjyqësore dhe të administrimit të emigracionit.
Ato duhet të kenë autoritetin për të trajtuar në mënyrë të pavarur çdo çështje që u paraqitet.
Operatorët në detyrë kanë të njëjtat kompetenca, njohuri dhe autoritete edhe jashtë orarit zyrtar, dhe duhet të kenë mundësinë t'u drejtohen ekspertëve në gatishmëri.
Ekspertiza ligjore që mbulon si rastet normale, ashtu edhe ato përjashtimore, duhet të jetë e disponueshme në Zyrën Sirene. Në varësi të rastit, kjo mund të ofrohet nga çdo personel me përvojën e nevojshme juridike ose nga ekspertë të autoriteteve gjyqësore.
1.17.4. Trajnimi
Niveli kombëtar
Në nivel kombëtar, trajnimi i mjaftueshëm garanton që personeli të përmbushë standardet e kërkuara që parashtrohen në këtë manual. Përpara se të autorizohet për të përpunuar të dhënat e ruajtura në SIS II, stafi merr trajnimin e duhur në lidhje me sigurinë e të dhënave dhe rregullat për mbrojtjen e të dhënave dhe informohet për çdo vepër penale ose sanksion përkatës.
Niveli evropian
Kurset e përbashkëta të trajnimit organizohen të paktën një herë në vit, për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet Zyrave Sirene duke u lejuar atyre të zhvillojnë takime më kolegë nga Zyra të tjera Sirene, të ndajnë informacion mbi metodat kombëtare të punës dhe të krijojnë një nivel të njëtrajtshëm dhe ekuivalent të njohurive. Për më tepër, kjo do ta bëjë personelin të vetëdijshëm për rëndësinë e punës së tyre dhe nevojën për solidaritet të ndërsjellë në lidhje me sigurinë e përbashkët të shteteve anëtare.
Dhënia e trajnimit duhet të jetë në përputhje me Manualin e Trajnuesve Sirene.
Neni 3 i Rregullores (BE) nr. 1077/2011 i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit32 parashikon që Agjencia Evropiane për menaxhimin operacional të sistemeve TI në shkallë të gjerë në zonën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë (Agjencia) të kryejë detyrat që lidhen me trajnimin mbi përdorimin teknik të SIS II, veçanërisht për personelin e Sirene.
1.17.5. Shkëmbimi i personelit
Për aq sa është e mundur, Zyrat Sirene duhet të parashikojnë organizimin e shkëmbimeve të personelit me Zyra të tjera Sirene, të paktën një herë në vit. Këto shkëmbime synojnë të ndihmojnë në rritjen e njohurive të personelit mbi metodat e punës, të tregojnë si janë të organizuara Zyrat Sirene dhe të vendosin kontakte personale me kolegët në shtete të tjera anëtare.
- PROCEDURAT E PËRGJITHSHME
Procedurat e përshkruara më poshtë janë të zbatueshme për të gjitha kategoritë e sinjalizimeve. Procedurat specifike për çdo kategori sinjalizimi mund të gjenden në pjesët përkatëse të këtij manuali.
2.1. Përkufizime
"Shteti anëtar dhënës": Shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin në SIS II;
"Shteti anëtar ekzekutues": Shteti anëtar që ndërmerr veprimet e kërkuara pas një zbulimi;
"Zyra Sirene Dhënëse": Zyra Sirene e një shteti anëtar e cila zotëron gjurmët e gishtërinjve ose fotografi të personit për të cilin është regjistruar sinjalizimi nga një tjetër shtet anëtar.
"Zbulim": një zbulim ndodh në SIS II kur:
- a) është kryer një kërkim nga një përdorues,
- b) kërkimi zbulon një sinjalizim të huaj në SIS II,
- c) të dhënat lidhur me sinjalizimin në SIS II përputhen me të dhënat e kërkimit, dhe
- d) kërkohen veprime të mëtejshme si rezultat i zbulimit
"Shënim": një pezullim i vlefshmërisë në nivel kombëtar që mund të vendoset mbi sinjalizimet për arrestim, sinjalizimet për persona të zhdukur dhe sinjalizimet për kontroll, kur një shtet anëtar vlerëson se dhënia efekt e një sinjalizimi është e papajtueshme me legjislacionin e tij të brendshëm, me detyrimet e tij ndërkombëtare ose me interesat kombëtare thelbësore. Kur sinjalizimi është shënuar, veprimi i kërkuar në bazë të sinjalizimit nuk ndërmerret në territorin e këtij shteti anëtar.
2.2. Sinjalizimet e shumëfishta (neni 34, paragrafi 6 i Rregullores SIS II dhe neni 49, paragrafi 6 i Vendimit SIS II)
Për një person ose objekt të caktuar, në SIS II mund të regjistrohet vetëm një sinjalizim për shtet anëtar.
Rrjedhimisht, sipas mundësisë dhe nevojës, sinjalizimet dytësore dhe të mëvonshme mbahen në dispozicion në nivel kombëtar, në mënyrë që ato të mund të paraqiten në rast të përfundimit të afatit apo fshirjes së sinjalizimit të parë.
Shtete të ndryshme anëtare mund të regjistrojnë disa sinjalizime për të njëjtit subjekte. Është thelbësore që kjo të mos shkaktojë ngatërresa tek përdoruesit, dhe për ta të jetë e qartë se cilat masa duhet të merren kur kërkohet regjistrimi i një sinjalizimi, dhe cila procedurë ndiqet kur ndodh një zbulim. Rrjedhimisht, vendosen procedura për zbulimin e sinjalizimeve të shumëfishta, si dhe një mekanizëm për regjistrimin e tyre në SIS II.
Kjo kërkon:
—
kontrolle përpara regjistrimit të një sinjalizimi, me qëllim për të përcaktuar nëse subjekti është tashmë në SIS II,
—
konsultimin me shtete të tjera anëtare, kur regjistrimi i një sinjalizimi shkakton sinjalizime të shumëfishta që janë të papërputhshme.
2.2.1. Përputhshmëria e sinjalizimeve
Disa shtete anëtare mund të regjistrojnë një sinjalizim për të njëjtin person ose objekt nëse sinjalizimet janë të përputhshme.
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË SË SINJALIZIMEVE PËR PERSONAT
Renditja në bazë të rëndësisë
Sinjalizimi për arrestim
Sinjalizimi për refuzim hyrjeje
Sinjalizimi për personin e zhdukur (mbrojtja)
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm - veprim i menjëhershëm
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm
Sinjalizimi për kontroll diskret - veprim i menjëhershëm
Sinjalizimi për kontroll diskret
Sinjalizimi për personin e zhdukur (vendndodhja)
Sinjalizimi për procedurën gjyqësore
Sinjalizimi për arrestim
po
po
po
jo
jo
jo
jo
po
po
Sinjalizimi për refuzim hyrjeje
po
po
jo
jo
jo
jo
jo
jo
jo
Sinjalizimi për personin e zhdukur (mbrojtja)
po
jo
po
jo
jo
jo
jo
po
po
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm - veprim i menjëhershëm
jo
jo
jo
po
po
jo
jo
jo
jo
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm
jo
jo
jo
po
po
jo
jo
jo
jo
Sinjalizimi për kontroll diskret - veprim i menjëhershëm
jo
jo
jo
jo
jo
po
po
jo
jo
Sinjalizimi për kontroll diskret
jo
jo
jo
jo
jo
po
po
jo
jo
Sinjalizimi për personin e zhdukur (vendndodhja)
po
jo
po
jo
jo
jo
jo
po
po
Sinjalizimi për procedurën gjyqësore
po
jo
po
jo
jo
jo
jo
po
po
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË SË SINJALIZIMEVE PËR OBJEKTE
Renditja në bazë të rëndësisë
Sinjalizimi për përdorim në cilësinë e provës
Dokumenti i shfuqizuar për qëllime udhëtimi
Sinjalizimi për kapje
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm - veprim i menjëhershëm
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm
Sinjalizimi për kontroll diskret - veprim i menjëhershëm
Sinjalizimi për kontroll diskret
Sinjalizimi për përdorim në cilësinë e provës
po
po
po
jo
jo
jo
jo
Dokumenti i shfuqizuar për qëllime udhëtimi
po
po
po
jo
jo
jo
jo
Sinjalizimi për kapje
po
po
po
jo
jo
jo
jo
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm - veprim i menjëhershëm
jo
jo
jo
po
po
jo
jo
Sinjalizimi për kontroll të posaçëm
jo
jo
jo
po
po
jo
jo
Sinjalizimi për kontroll diskret - veprim i menjëhershëm
jo
jo
jo
jo
jo
po
po
Sinjalizimi për kontroll diskret
jo
jo
jo
jo
jo
po
po
2.2.2. Rendi i përparësisë së sinjalizimeve
Në rast të sinjalizimeve të papërputhshme, rendi i përparësisë së sinjalizimeve për persona është si vijon:
— arrestimi me qëllim dorëzimin ose ekstradimin (neni 26 i vendimit),
— refuzimi i hyrjes ose qëndrimit në territorin e Shengenit (neni 24 i rregullores),
— marrja në mbrojtje (neni 32 i vendimit),
— kontrolli i posaçëm - veprimi i menjëhershëm (neni 36 i vendimit),
— kontrolli i posaçëm (neni 36 i vendimit),
— kontrolli diskret - veprimi i menjëhershëm (neni 36 i vendimit),
— kontrolli diskret (neni 36 i vendimit),
— komunikimi i vendndodhjes (nenet 32 dhe 34 të vendimit).
Rendi i përparësisë për sinjalizimet për objekte është si vijon:
— përdorimi në cilësinë e provës (neni 38 i vendimit),
— sekuestrimi i dokumenteve të shpallura të pavlefshme për qëllime udhëtimi (neni 38 i vendit),
— sekuestrimi (neni 38 i vendimit),
— kontrolli i posaçëm - veprimi i menjëhershëm (neni 36 i vendimit),
— kontrolli i posaçëm (neni 36 i vendimit),
— kontrolli diskret - veprimi i menjëhershëm (neni 36 i vendimit),
— kontrolli diskret (neni 36 i vendimit),
Devijimet nga ky rend përparësie mund të bëhen pas konsultimit ndërmjet shteteve anëtare nëse interesat thelbësore kombëtare janë në rrezik.
2.2.3. Kontrolli i përputhshmërisë dhe regjistrimi i sinjalizimeve të shumëfishta
Me qëllim për të shmangur sinjalizimet e shumëfishta të papërputhshme, është e rëndësishme të bëhet dallimi i qartë midis personave ose objekteve me karakteristika të ngjashme. Prandaj, konsultimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Zyrave Sirene është thelbësor, dhe çdo shtet anëtar vendos procedurat e duhura teknike për zbulimin e këtyre rasteve përpara regjistrimit.
Zyra Sirene, në përputhje me procedurën kombëtare, garanton që në SIS II të ekzistojë vetëm një sinjalizim, nëse një kërkesë për sinjalizim bie në kundërshtim me një sinjalizim të regjistruar nga i njëjti shtet anëtar.
Procedura e mëposhtme zbatohet me qëllim për të verifikuar ekzistencën e sinjalizimeve të shumëfishta mbi të njëjtin person ose objekt:
- a) Elementet e detyrueshme të përshkrimit të identitetit krahasohen gjatë përcaktimit të ekzistencës së sinjalizimeve të shumëfishta:
- për një person:
— mbiemri,
— emri,
— datëlindja,
— gjinia;
- për një automjet:
— NIA (numri i identifikimit të automjetit),
— numri i regjistrimit dhe vendi i regjistrimit,
— marka,
— llojin;
III. për një avion:
— kategoria e avionit,
— numri i regjistrimit ONAC;
- për një anije:
— kategoria e anijes,
— numri i trupit,
— numri i identifikimit të jashtëm të anijes (jo i detyrueshëm, por mund të përdoret);
- një kontejner:
— numri BIC33.
- b) Për regjistrimin e një sinjalizimi të ri për një automjet apo objekt tjetër me NIA ose numër regjistrimi, shih procedurat në Seksionin 8.2.1.
- c) Për objekte të tjera, fushat më të përshtatshme për identifikimin e sinjalizimeve të shumëfishta janë fushat e detyrueshme, të cilat duhet të përdoren të gjitha për krahasim automatik nga sistemi.
Procedurat e përshkruara në Seksionin 8.2.1 (kontrolli për sinjalizime të shumëfishta mbi një automjet) përdoren për të bërë dallimin ndërmjet kategorive të tjera të objekteve në SIS II, kur bëhet e qartë se dy objekte të ngjashme kanë të njëjtin numër serie.
Nëse rezultatet e kontrollit tregojnë se detajet lidhen me dy persona ose objekte të ndryshme, Zyra Sirene miraton kërkesën për regjistrimin e sinjalizimit të ri34.
Nëse kontrolli për sinjalizime të shumëfishta zbulon se detajet janë identike dhe lidhen me të njëjtin person ose objekt, Zyra Sirene e shtetit anëtar që synon të regjistrojë një sinjalizim të ri konsultohet me Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës nëse sinjalizimet janë të papërputhshme.
Procedura e mëposhtme zbatohet për verifikimin e përputhshmërisë së sinjalizimeve:
- a) përpara regjistrimit të një sinjalizimi, është e detyrueshme të kryhet një kontroll për të garantuar mungesën e sinjalizimeve të papërputhshme;
- b) nëse ekziston një sinjalizim tjetër i papërputhshëm, Zyrat Sirene nuk kanë nevojë të konsultohen me njëra-tjetrën. Megjithatë, nëse lind nevoja për të qartësuar nëse një sinjalizim lidhet me të njëjtin person, Zyra Sirene konsultohet me Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës, duke përdorur formularin L;
- c) nëse sinjalizimet janë të papërputhshme, Zyrat Sirene konsultohen me njëra-tjetrën duke përdorur një formular E, në mënyrë që në përfundim të regjistrohet vetëm një sinjalizim;
- d) sinjalizimet për arrestim regjistrohen menjëherë, pa pritur rezultatin e ndonjë konsultimi me shtete të tjera anëtare;
- e) nëse një sinjalizimi të papërputhshëm me sinjalizimet ekzistuese i është dhënë përparësi si rezultat i konsultimit, shtetet anëtare që kanë regjistruar sinjalizimet e tjera i fshijnë ato me regjistrimin e sinjalizimit të ri. Çdo mosmarrëveshje zgjidhet nga shtetet anëtare përmes Zyrave Sirene;
- f) Shtetet anëtare që nuk janë në gjendje të regjistrojnë një sinjalizim, mund të abonohen për t'u njoftuar nga CS-SIS në lidhje me fshirjen e një sinjalizimi;
- g) Zyra Sirene e shtetit anëtar i cili nuk ka qenë në gjendje të regjistrojë një sinjalizim mund të kërkojë që Zyra Sirene e shtetit anëtar që ka regjistruar sinjalizimin ta njoftojë atë në lidhje me një zbulim mbi këtë sinjalizim.
2.2.4. Pozita e veçantë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk marrin pjesë në Rregulloren SIS II, dhe për rrjedhojë nuk mund të kenë akses në sinjalizimet për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit (nenet 24 dhe 26 të Rregullores SIS II). Megjithatë, ata kanë detyrimin për të zbatuar rregullat për përputhshmërinë e sinjalizimeve, siç parashikohen në Seksionin 2.2, dhe zbatojnë veçanërisht procedurën e parashikuar në Seksionin 2.2.3.
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Nëse Mbretëria e Bashkuar ose Irlanda regjistrojnë një sinjalizim potencialisht të papërputhshëm me një sinjalizim ekzistues për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit, në përputhje me Seksionin 2.2.1, SIS II qendror njofton këta dy shtete anëtare mbi mospërputhshmërinë e mundshme, duke u komunikuar vetëm identifikuesin Shengen të sinjalizimit ekzistues.
- b) Nëse është njoftuar mospërputhshmëria e mundshme e një sinjalizimi të regjistruar nga Mbretëria e Bashkuar ose Irlanda me një sinjalizim për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit nga një shtet tjetër anëtar, Zyra Sirene e Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës nis një konsultim me shtetin anëtar dhënës duke përdorur mesazhe me tekst të lirë dhe fshin sinjalizimin potencialisht të papërputhshëm gjatë konsultimit.
- c) Në varësi të rezultatit të konsultimit, Mbretëria e Bashkuar ose Irlanda mund të rivendosin një sinjalizim për të cilin është provuar se është i përputhshëm.
2.3. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi
Nëse përdoruesi kërkon informacion plotësues pas një zbulimi, Zyra Sirene kontakton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës pa vonesë dhe kërkon informacionin e nevojshëm. Sipas rastit, Zyrat Sirene veprojnë si ndërmjetëse midis autoriteteve kombëtare, dhe japin dhe shkëmbejnë informacionin plotësues që lidhet me sinjalizimin në fjalë.
Me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe, shteti anëtar dhënës njoftohet për zbulimin dhe për rezultatin e tij (shihni gjithashtu Seksionin 1.13.1 mbi njoftimin e urgjencës)
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Pa cenuar Seksionin 2.4 të këtij manuali, një zbulim mbi një individ ose objekt për të cilin është regjistruar një sinjalizim, i komunikohet në parim Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës, duke përdorur një formular G.
- b) Gjatë njoftimit të shtetit anëtar dhënës në lidhje me një zbulim, neni i zbatueshëm i akteve ligjore SIS II tregohet në fushën 090 të formularit G, duke përfshirë informacionin plotësues, nëse ai është i nevojshëm (p.sh. MINOR).
Formulari G jep të gjithë informacionin e mundshëm mbi zbulimin, duke përfshirë veprimet e ndërmarra në fushën 088. Dhënia e informacionit plotësues mund të kërkohet nga shteti anëtar dhënës në fushën 089.
- c) Nëse Zyra Sirene e shtetit anëtar ekzekutues synon të japë informacion të mëtejshëm pas dërgimit të një formulari G, ai përdor një formular M.
- d) Nëse është e nevojshme, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës dërgon çdo informacion specifik përkatës dhe tregon çdo masë të veçantë që ajo kërkon të merret nga Zyra Sirene e shtetit anëtare ekzekutues.
Për procedurën e raportimit për zbulimet e bëra përmes Sistemeve të Njohjes Automatike të Targës (SNAT), shihni Seksionin 9.
2.4. Kur procedurat pas një zbulimi nuk mund të ndiqen (neni 48 i Vendimit SIS II dhe neni 33 i Rregullores SIS II)
Në përputhje me nenin 48 të Vendimit SIS II dhe nenin 33 të Rregullores SIS II, zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) shteti anëtar i cili në bazë të të gjithë informacionit të disponueshëm është përfundimisht i paaftë të ndjekë procedurën, njofton shtetin anëtar dhënës, përmes Zyrës së tij Sirene, se nuk është i aftë të kryejë veprimin e kërkuar, dhe jep arsyet në fushën 083 të një formulari H;
- b) shtetet anëtare në fjalë mund të bien dakord mbi veprimet që duhet të ndërmerren në përputhje me legjislacionet e tyre të brendshme dhe me aktet ligjore SIS II.
2.5. Përpunimi i të dhënave për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat ato janë regjistruar në SIS II (neni 46, paragrafi 5 i Vendimit SIS II)
Të dhënat në SIS II mund të përpunohen vetëm për qëllimet e parashtruara për çdo kategori sinjalizimi.
Megjithatë, nëse është marrë autorizimi paraprak i shtetit anëtar dhënës, të dhënat mund të përpunohen për një qëllim të ndryshëm nga ai për të cilin ato janë regjistruar, me qëllim për të parandaluar një kërcënim serioz të menjëhershëm ndaj politikës dhe sigurisë publikë, për arsye serioze të sigurisë kombëtare ose për qëllime të parandalimit të një vepre të rëndë penale.
Nëse një shtet anëtar synon të përpunojë të dhëna në SIS II për një qëllim të ndryshëm nga ai për të cilin ato janë regjistruar, shkëmbimi i informacionit kryhet në përputhje me rregullat e mëposhtme:
- a) përmes Zyrës së tij Sirene, shteti anëtar që synon të përdorë të dhënat për një qëllim të ndryshëm i shpjegon shtetit anëtar që ka regjistruar sinjalizimin arsyet e përpunimit të të dhënave për një qëllim tjetër, duke përdorur një formular I;
- b) shteti anëtar dhënës heton sa më shpejt të jetë e mundur nëse kjo kërkesë mund të përmbushet dhe njofton shtetin tjetër anëtar për vendimin e tij përmes Zyrës së tij Sirene, duke përdorur një formular M;
- c) nëse është e nevojshme, shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin mund të japë autorizimin e tij, në bazë të kushteve të caktuara, mbi mënyrën e përdorimit të të dhënave. Ky autorizim dërgohet duke përdorur një formular M.
Pasi shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin ka rënë dakord, shteti tjetër anëtar i përdor të dhënat vetëm për qëllimin për të cilin ai është autorizuar. Ai merr në konsideratë të gjitha kushtet e vendosura nga shteti anëtar dhënës.
2.6. Shënimi
2.6.1. Hyrje
- a) Neni 24 i Vendimit SIS parashikon rastet e mëposhtme në të cilat një shtet anëtar mund të kërkojë një shënim:
- Kur shteti anëtar konsideron se zbatimi i një sinjalizimi të regjistruar në përputhje me nenet 26, 32 ose 36 të Vendimit SIS II është në kundërshtim me legjislacionin e tij të brendshëm, detyrimet e tij ndërkombëtare ose interesat thelbësore kombëtare, atëherë ai mund të kërkojë vendosjen e një shënimi mbi sinjalizimin, me qëllim që masa që duhet të merret në bazë të sinjalizimit të mos merret në territorin e tij. Shënimi vendoset nga Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës.
- Me qëllim për t'u mundësuar shteteve anëtare të kërkojnë vendosjen e një shënimi në sinjalizimin e dhënë në përputhje me nenin 26, ato duhet të njoftohen automatikisht për çdo sinjalizim të ri të kësaj kategorie nëpërmjet shkëmbimit të informacionit plotësues.
III. Nëse, në raste veçanërisht urgjente dhe serioze, shteti anëtar që jep sinjalizimin kërkon zbatimin e masës, shteti anëtar që bën ekzekutimin e sinjalizimit shqyrton nëse mund të tërhiqet apo jo shënimi i vendosur me urdhër të tij. Nëse po, ai ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme për të garantuar që masa të merret në mënyrë të menjëhershme.
- b) Një procedurë alternative ekziston vetëm për sinjalizimet për arrestimin (shihni Seksionin 3.6).
- c) Kur mbi sinjalizimet për persona të zhdukur dhe mbi sinjalizimet për kontrolle diskrete ose specifike është vendosur një shënim, sinjalizimi nuk shfaqet në ekran kur përdoruesi i referohet sistemit.
- d) Pa cenuar Seksionin 3.6.1, shteti anëtar nuk kërkon një shënim duke u bazuar vetëm mbi faktin se një shtet i caktuar anëtar është shteti anëtar dhënës. Shënimet kërkohet vetëm rast pas rasti.
2.6.2. Konsultimi me shtetet anëtare me synimin për të vendosur një shënim
Një shënim vendoset vetëm me kërkesën ose pëlqimin e një shteti tjetër anëtar.
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Nëse një shtet anëtar kërkon vendosjen e një shënimi, ai ja kërkon shënimin shtetit anëtar dhënës përmes përdorimit të një formulari F, duke shpjeguar arsyet për shënimin. Fusha 071 përdoret për këtë qëllim, duke shpjeguar në fushën 080 arsyen për shënimin. Për informacione të tjera plotësuese në lidhje me sinjalizimin, përdoret fusha 083.
- b) Shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin vendos menjëherë shënimin e kërkuar.
- c) Pas shkëmbimit të informacionit, bazuar në informacionin e dhënë gjatë procesit të konsultimit nga shteti anëtar kërkues i shënimit, mund të nevojitet ndryshimi ose fshirja e sinjalizimit, ose mund të tërhiqet kërkesa, duke e lënë sinjalizimin të pandryshuar.
2.6.3. Kërkesa për fshirjen e një shënimi
Shtetet anëtare kërkojnë fshirjen e shënimit të kërkuar më parë në momentin kur arsyeja për shënimin nuk është më e vlefshme. I tillë mund të jetë rasti, në veçanti, nëse legjislacioni kombëtar ka ndryshuar ose nëse shkëmbimi i informacionit të mëtejshëm në lidhje me rastin zbulon se rrethanat e përmendura në nenin 24, paragrafi 1 ose në nenin 25 të Vendimit SIS II nuk ekzistojnë më.
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Zyra Sirene e cila ka kërkuar më parë vendosjen e shënimit i kërkon Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës fshirjen e shënimit, duke përdorur një formular F. Për këtë qëllim përdoret fusha 07535. Për më shumë detaje në lidhje me legjislacionin kombëtar përdoret fusha 080 dhe, sipas rastit, për shtimin e informacionit plotësues për të shpjeguar arsyen për fshirjen e shënimin dhe për informacione të tjera plotësuese në lidhje me sinjalizimin, përdoret fusha 083.
- b) Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës fshin menjëherë shënimin.
2.7. Të dhënat e konstatuara si të pasakta në aspektin ligjor ose faktik (neni 34 i Rregullores SIS II dhe neni 49 i Vendimit SIS II)
Nëse zbulohet se të dhënat janë të pasakta në aspektin faktik apo se ato janë ruajtur në SIS II në mënyrë të jashtëligjshme, shkëmbimi i informacionit plotësues bëhet në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 34, paragrafi 2 të Rregullores SIS II dhe në nenin 49, paragrafi 2 të Vendimit SIS II, të cilat parashikojnë se vetëm shteti anëtar që ka dhënë sinjalizimin mund të ndryshojë, shtojë, korrigjojë, përditësojë ose fshijë të dhëna.
Shteti anëtar i cili ka konstatuar se të dhënat përmbajnë një gabim apo se ato janë ruajtur në mënyrë të jashtëligjshme, njofton shtetin anëtar dhënës përmes Zyrës së tij Sirene sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 10 ditë kalendarike pas marrjes dijeni për provat që sugjerojnë gabimin. Shkëmbimi i informacionit duhet të kryhet duke përdorur një formular J.
- a) pas rezultatit të konsultimeve, shtetit anëtar dhënës mund t'i duhet të fshijë ose korrigjojë të dhënat, në përputhje me procedurat e tij të brendshme për korrigjimin e artikullit në fjalë;
- b) nëse nuk është arritur asnjë marrëveshje brenda dy muajve, Zyra Sirene e shtetit anëtar që ka zbuluar gabimin ose ruajtjen e jashtëligjshme të të dhënave këshillon autoritetin përgjegjës brenda vendit të tij për t'ia referuar çështjen Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili, së bashku me autoritetet e tjera kombëtare mbikëqyrëse, vepron si ndërmjetës.
2.8. E drejta për të aksesuar dhe korrigjuar të dhënat (neni 41 i Rregullores SIS II dhe neni 58 i Vendimit SIS II)
2.8.1. Kërkesat për të aksesuar ose korrigjuar të dhënat
Pa cenuar legjislacionin kombëtar, kur autoritetet kombëtare duhet të informohen mbi një kërkesë për të aksesuar ose korrigjuar të dhënat, shkëmbimi i informacionit do të bëhet në përputhje me rregullat e mëposhtme:
- a) Çdo Zyrë Sirene zbaton legjislacionin e saj të brendshëm për të drejtën e aksesit në të dhëna personale. Në varësi të rrethanave të rastit dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm, Zyrat Sirene përcjellin çdo kërkesë të marrë për akses ose korrigjim të të dhënave tek autoritetet kombëtare kompetente, ose shqyrtojnë këto kërkesa brenda kufijve të kompetencave të tyre.
- b) Nëse këtë e kërkojnë autoritetet kombëtare kompetente, Zyrat Sirene të shteteve anëtare në fjalë, në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm, u përcjellin atyre informacione për ushtrimin e të drejtës së aksesit në të dhëna.
2.8.2. Shkëmbimi i informacionit mbi kërkesat për akses në sinjalizimet e dhëna nga shtete të tjera anëtare
Informacioni mbi kërkesat për akses në sinjalizimet e regjistruara në SIS II nga një tjetër shtet anëtar shkëmbehen përmes Zyrave kombëtare Sirene, duke përdorur një formular K për personat ose një formular M për objektet.
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) kërkesa për akses i përcillet Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që ajo të mund të shprehë qëndrimin e saj mbi çështjen;
- b) Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar marrës të kërkesës për akses në lidhje me qëndrimin e saj;
- c) përgjigja e Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës merr në konsideratë çdo afat për përpunimin e kërkesës të vendosur nga Zyra Sirene e shtetit anëtar marrës të kërkesës për akses;
- d) Zyra Sirene e shtetit anëtar që merr një kërkesë nga një individ për akses, korrigjim ose fshirje, merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një përgjigje në kohën e duhur.
Nëse Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës i dërgon qëndrimin e saj Zyrës Sirene të shtetit anëtar marrës të kërkesës për akses, Zyra Sirene, sipas legjislacionit kombëtar dhe brenda kufijve të kompetencave të saj, merr në shqyrtim kërkesën ose garanton që qëndrimi t'i përcillet autoritetit përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës sa më shpejt të jetë e mundur.
2.8.3. Shkëmbimi i informacionit mbi kërkesat për korrigjim ose fshirje të të dhënave të regjistruara nga shtete të tjera anëtare
Kur një person kërkon korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të tij, kjo mund të bëhet vetëm nga shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin. Nëse personi i drejtohet një shteti anëtar të ndryshëm nga ai që ka regjistruar sinjalizimin, Zyra Sirene e shtetit anëtar marrës të kërkesës njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës përmes një formulari K dhe zbatohet procedura e përshkruar në 2.8.2.
2.9. Fshirja kur rreshtin së u përmbushuri kushtet për ruajtjen e sinjalizimit
Sinjalizimet e regjistruara në SIS II ruhen vetëm për kohën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat ato janë regjistruar.
Në momentin që kushtet për ruajtjen e sinjalizimit rreshtin së u përmbushuri, shteti anëtar dhënës fshin pa vonesë sinjalizimin. Kur sinjalizimi ka një datë përfundimi, fshirja bëhet automatikisht në CS-SIS. Në rastin e një zbulimi, zbatohen procedurat e veçanta të përshkruara në Seksionet 3.11, 4.10, 5.7, 6.5, 7.7 dhe 8.4.
Mesazhi i fshirjes CS-SIS përpunohet automatikisht nga N.SIS II.
Shtetet anëtare kanë mundësinë të abonohen për një njoftim automatik të fshirjes së një sinjalizimi.
2.10. Regjistrimi i emrave të përveçëm
Brenda kufizimeve të vendosura nga sistemet kombëtare për regjistrimin e të dhënave dhe disponueshmërinë e të dhënave, emrat e përveçëm (emrat dhe mbiemrat) regjistrohen në SIS II në një format (shkrim dhe shqiptim) në formatin e përdorur për dokumentet zyrtare të udhëtimit, në përputhje me standardet ONAC për dokumentet e udhëtimit, të cilat përdoren gjithashtu në funksionet e transliterimit dhe transkriptimit të SIS II qendror. Në shkëmbimin e informacionit plotësues, Zyrat Sirene i përdorin emrat e posaçëm ashtu si janë regjistruar në SIS II. Si përdoruesit, ashtu edhe Zyrat Sirene brenda shtetit anëtar dhënës, si rregull i përgjithshëm, përdorin germa latine për regjistrimin e të dhënave në SIS, pa cenuar rregullat e transliterimit dhe transkriptimit të parashtruara në Aneksin 1.
Kur është e nevojshme të shkëmbehet informacion plotësues mbi një person i cili nuk i nënshtrohet një sinjalizimi, por që mund të ketë lidhje me të (p.sh. personi që mund të jetë duke shoqëruar një minoren të zhdukur), atëherë paraqitja dhe shqiptimi i emrit bëhet sipas rregullave të parashtruara në Aneksin 1 dhe jepet në germa latine dhe në format origjinal, në rast se shteti anëtar që jep informacionin ka aftësinë të vendosë gjithashtu edhe germa të veçanta në formatin origjinal.
2.11. Kategoritë e ndryshme të identitetit
Identiteti i vërtetuar
Një identitet i vërtetuar nënkupton se identiteti është vërtetuar mbi bazën e dokumenteve të mirëfillta të identifikimit, përmes pasaportës ose përmes deklaratës së autoriteteve kompetente.
Identiteti i pavërtetuar
Një identitet i pavërtetuar nënkupton se nuk ka prova të mjaftueshme në lidhje me identitetin.
Identiteti i keqpërdorur
Keqpërdorimi i identitetit (mbiemër, emër, datëlindje) ndodh kur një person i regjistruar në SIS II përdor identitetin e një personi tjetër real. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur një dokument përdoret në dëm të pronarit të vërtetë.
Pseudonimi
Pseudonimi është një identitet i rremë i përdorur nga një person i njohur me identitete të tjera.
2.11.1. Identiteti i keqpërdorur (neni 36 i Rregullores SIS II dhe neni 51 i Vendimit SIS II)
Për shkak të karakterit kompleks të rasteve të identitetit të keqpërdorur, me marrjen dijeni se një person për të cilin ekziston një sinjalizim në SIS II është duke përdorur identitetin e dikujt tjetër, shteti anëtar dhënës kontrollon nëse është e nevojshme të ruhet identiteti i keqpërdorur në sinjalizimin SIS II.
Duke iu nënshtruar pëlqimit të shprehur të personit, dhe menjëherë pas konstatimit të keqpërdorimit të identitetit të një personi, sinjalizimit në SIS II i shtohen të dhëna plotësuese, me qëllim për të shmangur pasojat negative të keqidentifikimit. Personi identiteti i të cilit është keqpërdorur, sipas procedurave kombëtare, mund t'u japë autoriteteve kompetente informacionin e specifikuar në nenin 36, paragrafi 3 të Rregullores SIS II dhe në nenin 51, paragrafi 3 të Vendimit SIS II. Çdo person identiteti i të cilit është keqpërdorur ka të drejtën të tërheqë pëlqimin e tij/saj për përpunimin e informacionit.
Shteti anëtar dhënës është përgjegjës për vendosjen e shënimit "identitet i keqpërdorur" mbi sinjalizimin, dhe për regjistrimin e të dhënave plotësuese të viktimës së keqpërdorimit të identitetit, të tilla si fotografi, gjurmë të gishtërinjve dhe informacione mbi çdo dokument të vlefshëm identifikimi.
Kur një shtet anëtar zbulon se një sinjalizim mbi një person, i regjistruar nga një shtet tjetër anëtar, lidhet me rastin e identitetit të keqpërdorur, dhe kur është konstatuar se identiteti i personit është keqpërdorur, ai shtet njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës duke përdorur një formular Q, me qëllim që sinjalizimi në SIS II të zgjatet për shkak të identitetit të keqpërdorur.
Duke marrë në konsideratë qëllimin për regjistrimin e të dhënave të kësaj natyre, kur fotografitë dhe gjurmët e gishtërinjve të personit identiteti i të cilit është keqpërdorur janë të disponueshme, ato i bashkëngjiten sinjalizimit. Që të kemi të bëjmë me një rast të identitetit të keqpërdorur, të dhënat e një personi të pafajshëm duhet të përputhen me një identitet ekzistues në një sinjalizim. Formulari Q duhet të përmbajë të dhënat e identitetit nga sinjalizimi, duke përfshirë numrin pseudonim, në mënyrë që shteti anëtar dhënës të mund të përcaktojë se cilit identitet në sinjalizim i referohet formulari. Fushat e një formulari Q të detyrueshme për plotësim në këto raste përcaktohen në Aneksin 3.
Të dhënat e personit identiteti i të cilit është keqpërdorur janë të disponueshme vetëm për qëllimin e përcaktimit të identitetit të personit që po kontrollohet, dhe nuk duhet në asnjë rast të përdoren për qëllime të tjera. Informacioni mbi identitetin e keqpërdorur, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë, fshihet njëkohësisht me sinjalizimin ose më herët, nëse kjo kërkohet nga personi në fjalë.
2.11.2. Regjistrimi i një pseudonimi
Me qëllim për të shmangur sinjalizimet e papërputhshme të çdo kategorie për shkak të një pseudonimi që duhet të regjistrohet, për të shmangur problemet për viktimat e pafajshme dhe për të garantuar cilësinë e mjaftueshme të të dhënave, shtetet anëtare, brenda mundësive të tyre, njoftojnë njëri-tjetrin për pseudonimet dhe shkëmbejnë të gjithë informacionin përkatës në lidhje me identitetin e vërtetë të subjektit të kërkuar.
Shteti anëtar që ka regjistruar sinjalizimin është përgjegjës për vendosjen e pseudonimeve. Nëse një shtet tjetër anëtar zbulon një pseudonim, ai njofton shtetin anëtar dhënës duke përdorur një formular M.
2.11.3. Informacion i mëtejshëm për përcaktimin e identitetit të një personi
Nëse të dhënat në SIS II janë të pamjaftueshme, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës mund të japë informacione të mëtejshme edhe pas konsultimit, kryesisht ose me kërkesën e një shteti tjetër anëtar, për të ndihmuar në përcaktimin e identitetit të një personi. Për këtë qëllim përdoret një formular L (dhe bashkëngjitjet). Ky informacion mbulon në veçanti:
— origjinën e pasaportës ose dokumentit të identifikimit në zotërim të personit të kërkuar,
— numrin e referencës, datën, vendin dhe autoritetin lëshues, si dhe datën e skadimit të pasaportës ose dokumentit të identifikimit,
— përshkrimin e personit të kërkuar,
— mbiemrin dhe emrin e nënës dhe babait të personit të kërkuar,
— shqiptimet e tjera të mundshme të mbiemrin dhe emrave të personit të kërkuar,
— fotografitë dhe gjurmët e gishtërinjve, nëse janë të disponueshme,
— adresën e fundit të njohur.
Për aq sa është e mundur, ky informacion disponohet nga Zyrat Sirene, ose është i aksesueshëm prej tyre në mënyrë të menjëhershme dhe të përhershme për transmetim të shpejtë.
Objektivi i përbashkët është minimizimi i rrezikut të ndalimit të gabuar të një personi, të dhënat e identitetit të të cilit janë të ngjashme me ato të personit për të cilin është dhënë një sinjalizim.
2.12. Shkëmbimi i informacionit në rastin e sinjalizimeve të ndërlidhura
Çdo lidhje lejon vendosjen e një marrëdhënieje ndërmjet të paktën dy sinjalizimeve.
Një shtet anëtar mund të krijojë një lidhje ndërmjet sinjalizimeve që ai regjistron në SIS II, e cila mund të ndryshohet dhe fshihet vetëm nga ky shtet anëtar. Lidhjet janë të dukshme për përdoruesit vetëm kur ata kanë të drejta të aksesit të përdoruesit të cilat lejojnë që të paktën dy sinjalizime në lidhje të jenë të dukshme për ta. Shtetet anëtare garantojnë që të mundësohet vetëm aksesi i autorizuar në lidhje.
2.12.1. Rregullat operacionale
Ndërlidhjet midis sinjalizimeve nuk kërkojnë procedura të veçanta për shkëmbimin e informacionit plotësues. Megjithatë, respektohen parimet e mëposhtme:
Në rast se ka një zbulim mbi secilin prej dy apo më shumë sinjalizimeve të ndërlidhura, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues dërgon një formular G për secilin prej tyre, duke treguar në fushën 086 se do të përcillen formularë të tjerë G për sinjalizimet e lidhura.
Për sinjalizime të cilat, edhe pse lidhen me një sinjalizim për të cilin ka pasur një zbulim, nuk kanë qenë përkatësisht objekt i zbulimit, nuk dërgohen formularë. Megjithatë, nëse ka një sinjalizim të ndërlidhur për dorëzim/ekstradim ose për një person të zhdukur (për mbrojtjen e tyre ose me qëllim për të parandaluar kërcënimet) komunikimi i këtij zbulimi kryhet duke përdorur një formular M, sipas rastit dhe nëse informacioni është i disponueshëm.
2.13. Formati dhe cilësia e të dhënave biometrike në SIS II
Në përputhje me nenin 23, paragrafi 2 të Vendimit SIS II, fotografitë dhe gjurmët e gishtërinjve të personit i bashkëngjiten sinjalizimit nëse janë të disponueshme.
Zyra Sirene mund të shkëmbejë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë për qëllim të plotësimit të sinjalizimit dhe/ose për të ndihmuar në zbatimin e veprimit të kërkuar që duhet të ndërmerret. Kur një shtet anëtar ka një fotografi ose gjurmë të gishtërinjve të një personi për të cilin është dhënë një sinjalizim nga një shtet tjetër anëtar, ai mund t'i dërgojë këto fotografi dhe gjurmë të gishtërinjve si një bashkëngjitje, me qëllim për t'i lejuar shtetit anëtar dhënës të plotësojë sinjalizimin.
Ky shkëmbim kryhet pa cenuar shkëmbimet në kuadër të bashkëpunimit policor në zbatim në të Vendimit Kuadër 2006/960/ÇBD.
2.13.1. Përdorimi i mëtejshëm i të dhënave të shkëmbyera, duke përfshirë arkivimin
Kufizimet e përdorimit të të dhënave të siguruara për sinjalizimet në SIS II parashikohet në aktet ligjore SIS II. Çdo përdorim i mëtejshëm i fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve të shkëmbyera, duke përfshirë arkivimin, bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse të akteve ligjore SIS II, dispozitat kombëtare të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave, Direktivën 95/46/KE dhe Vendimin Kuadër 2008/977/ÇBD.
Çdo ruajtje e gjurmëve të gishtërinjve në nivel kombëtar respekton plotësisht rregullat për mbrojtjen e të dhënave të SIS. Shtetet anëtare i ruajnë të dhënat daktiloskopike të shkarkuara nga CS-SIS të veçuara nga bazat kombëtare të të dhënave daktiloskopike, dhe këto të dhëna fshihen në të njëjtën kohë me sinjalizimet korresponduese dhe informacionin plotësues.
2.13.2. Shkëmbimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Zyra Sirene dhënëse dërgon një formular L përmes rrugës së zakonshme elektronike, dhe përmend në fushën 083 të formularit L se gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë po dërgohen në SIS II për të plotësuar një sinjalizim;
- b) Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës i bashkëngjit sinjalizimit në SIS II gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë, ose ja dërgon ato autoritetit kompetent për plotësimin e sinjalizimit.
2.13.3. Kërkesat teknike
Gjurmët e gishtërinjve ose fotografitë mblidhen dhe transmetohen në përputhje me standardet që duhet të përcaktohen në rregullat zbatuese për regjistrimin e të dhënave biometrike në SIS II.
Çdo Zyrë Sirene përmbush këto standarde teknike.
2.13.4. Formati dhe cilësia e të dhënave biometrike
Të gjitha të dhënat biometrike të regjistruara në sistem i nënshtrohen një kontrolli të veçantë të cilësisë për të garantuar një standard minimal të cilësisë, të përbashkët për të gjithë përdoruesit e SIS II.
Përpara regjistrimit, kryhen kontrolle në nivel kombëtar për të garantuar që:
- a) të dhënat daktiloskopike të jenë në përputhje me formatin e specifikuar ANSI/NIST — ITL 1-2000, të përdorur për qëllime të Interpolit dhe të përshtatur për SIS II;
- b) fotografitë që duhet të përdoren vetëm për verifikimin e identitetit të një personi vendndodhja e të cilit është gjetur si rezultat i një kërkimi alfanumerik të bërë në SIS II të jenë në përputhje me kërkesat e mëposhtme: raporti i pamjes i fotografive ballore të të gjithë fytyrës është, brenda mundësive, 3:4 ose 4:5. Kur është e mundur, përdoret një rezolucion prej të paktën 480 x 600 piksel, me thellësi ngjyre 24 bit. Nëse imazhi duhet të përftohet përmes një skaneri, madhësia e imazhit është, brenda mundësive, më e vogël se 200 KB.
2.14. Llojet e veçanta të kërkimit
2.14.1. Kërkimi me fokus gjeografik
Kërkimi me fokus gjeografik është kërkimi që kryhet kur një shtet anëtar ka prova të sigurta mbi vendndodhjen e një personi apo objekti që është subjekt i një sinjalizimi, brenda një sipërfaqeje të kufizuar gjeografike.
Kërkimet me fokus gjeografik në zonën Shengen kryhen mbi bazën e një sinjalizimi në SIS II. Në rastet kur dihet vendndodhja e një personi apo objekti, fusha 311 (Njoftim i rëndësishëm) mund të plotësohet duke treguar një kërkim gjeografik dhe duke zgjedhur vendet e duhura. Gjithashtu, nëse vendndodhja dihet në momentin e dhënies së një sinjalizimi për arrestim, informacioni mbi vendndodhjen e personit të kërkuar përfshihet në fushën 061 të një formulari A. Në raste të tjera, duke përfshirë rastet për komunikimin e vendndodhjes së objekteve, përdoret një formular M (fusha 083). Për të garantuar zbatueshmërinë e menjëhershme të një kërkese për marrjen e një mase, regjistrohet një sinjalizim për personin e kërkuar në SIS II (neni 9, paragrafi 3 i Vendimit Kuadër të Këshillit 2002/584/ÇBD36).
Kur subjekti i një kërkimi gjeografik ndodhet në një vend të ndryshëm nga ai i treguar në kërkimin gjeografik, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës ia dëshmon këtë fakt shtetit apo shteteve anëtare të përfshira në kërkimin gjeografik përmes përdorimit të një formulari M, me qëllim që të ndërpriten të gjitha punët në lidhje me kërkimin.
2.14.2. Kërkimi me pjesëmarrjen e njësive të veçanta policore për kërkim të fokusuar (FAST)
Shërbimet e ofruara nga njësitë e veçanta që zhvillojnë kërkime të fokusuara (Ekipet Kërkimore Aktive të të Arratisurve, FAST) duhet të përdoren gjithashtu në raste të përshtatshme nga Zyrat Sirene në shtetet anëtare marrëse të kërkesave. Sinjalizimi në SIS II nuk duhet të zëvendësohet nga bashkëpunimi ndërkombëtar i njësive policore të lartpërmendura. Ky bashkëpunim nuk duhet t'i mbivendoset rolit të Zyrës Sirene, si një pikë kontakti për kërkimet për të cilat përdoret SIS II.
Bashkëpunimi duhet të vendoset sipas rastit për të garantuar që Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës të njoftohet nga njësia e tij kombëtare FAST në lidhje me çdo veprim që po kryhet në lidhje me një sinjalizim të regjistruar në SIS II. Sipas rastit, kjo Zyrë Sirene ja jep këtë informacion Zyrës tjetër Sirene. Çdo veprim i koordinuar i Enfast (Rrjeti Evropian i Ekipeve Kërkimore Aktive të të Arratisurve) që përfshin bashkëpunimin e Zyrës Sirene i raportohet paraprakisht kësaj të fundit.
Zyra Sirene garanton rrjedhjen e shpejtë të informacionit plotësues, duke përfshirë informacionin mbi një zbulim, tek njësia kombëtare FAST, nëse kjo e fundit është e përfshirë në kërkim.
- SINJALIZIMET PËR ARRESTIMIN PËR QËLLIME DORËZIMI OSE EKSTRADIMI (NENI 26 I VENDIMIT SIS II)
3.1. Regjistrimi i një sinjalizimi
Pjesa më e madhe e sinjalizimeve shoqërohen nga një Mandat-Arresti Evropian (MAE). Megjithatë, në bazë të një sinjalizimi për arrestim, është gjithashtu i mundur një arrestim i përkohshëm përpara marrjes së një kërkese për ekstradim (KE), sipas nenit 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin.
MAE/KE lëshohet nga autoriteti gjyqësor kompetent për kryerjen e këtij funksioni në shtetin anëtar dhënës.
Kur regjistrohet një sinjalizim për arrestim për qëllime dorëzimi, në SIS II regjistrohet një kopje e MAE-së origjinale. Mund të regjistrohet gjithashtu një përkthim i MAE-së në një apo disa prej gjuhëve zyrtare të institucioneve të BE-së.
Krahas kësaj, sinjalizimit i bashkëngjiten edhe fotografitë dhe gjurmët e gishtërinjve të personit, kur janë të disponueshme.
Informacioni përkatës që përfshin MAE ose KE, i dhënë në lidhje me persona të kërkuar për qëllime arrestimi ose ekstradimi, vihet në dispozicion të Zyrës Sirene me regjistrimin e sinjalizimit. Për të garantuar plotësinë dhe paraqitjen e saktë të informacionit, kryhet një kontroll.
Shtetet anëtare mund të regjistrojnë më shumë se një MAE për një sinjalizim për arrestim. Shteti anëtar dhënës ka përgjegjësinë të fshijë një MAE që nuk është më e vlefshme dhe të kontrollojë nëse ka ndonjë MAE tjetër të bashkëngjitur në sinjalizim, duke zgjatur sinjalizimin nëse është e nevojshme.
Krahas një MAE-je të cilën një shtet anëtar ja ka bashkëngjitur një sinjalizimi për arrestim, duhet të jetë e mundur të bashkëngjiten edhe përkthime të MAE-së, nëse është nevoja në skedarë të veçantë binarë.
Për dokumentet e skanuara që duhet t'i bashkëngjiten sinjalizimeve, për aq sa është mundur, përdoret një rezolucion minimal prej 150 DPI.
3.2. Sinjalizimet e shumëfishta
Për procedurat e përgjithshme shih Seksionin 2.2.
Zbatohen gjithashtu rregullat e mëposhtme:
Disa shtete anëtare mund të regjistrojnë një sinjalizim për arrestim për të njëjtin person. Nëse dy ose më shumë shtete anëtare kanë dhënë një sinjalizim për të njëjtin person, vendimi se cili mandat do të ekzekutohet në rast arrestimi merret nga autoriteti gjyqësor zbatues në shtetin anëtar në të cilin kryhet arrestimi. Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues i dërgon një formular G çdo shteti anëtar përkatës.
3.3. Identiteti i keqpërdorur
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.1.
3.4. Regjistrimi i një pseudonimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.2.
Në rastin e sinjalizimeve për arrestim, Zyra Sirene përdor fushën 011 të një formulari A37 (në kohën e regjistrimit të sinjalizimit) ose një formular M më pas, kur njofton shtetet e tjera anëtare për pseudonimet në lidhje me një sinjalizim për arrestim, nëse Zyra Sirene e disponon këtë informacion.
3.5. Informacioni plotësues që duhet t'u dërgohet shteteve anëtare
Kur regjistrohet një sinjalizim, informacioni plotësues në lidhje me sinjalizimin i dërgohet të gjithë shteteve anëtare.
Informacioni i përmendur në Seksionin 3.5.1 i dërgohet Zyrave të tjera Sirene përmes një formulari A, njëkohësisht me regjistrimin e sinjalizimit. Çdo informacion i mëtejshëm i kërkuar për qëllime identifikimi dërgohet pas konsultimit dhe/ose më kërkesë të një shteti tjetër anëtar.
Në rastin kur ekzistojnë disa MAE ose KE për të njëjtin person, plotësohen formularë A të veçantë për secilën prej MAE-ve apo KE-ve.
MAE/KE dhe formulari A duhet të përmbajnë të dhëna të mjaftueshme (në veçanti Seksioni "e" i MAE-së: "përshkrimi i rrethanave të kryerjes së veprës apo veprave penale, duke përfshirë kohën dhe vendin", fushat 042, 043, 044, 045: "përshkrimi i rrethanave") për verifikimin e sinjalizimit nga Zyrat e tjera Sirene. Aneksi 3 parashikon informacionin e kërkuar dhe lidhjen e tij me fushat e MAE-së.
Kur një MAE zëvendësohet ose anulohet, kjo tregohet në fushën 267 të një formulari A (neni 26 i Vendimit SIS II) ose në fushën 044 të një formulari A (Kërkesa për Ekstradim/Sinjalizimet e transferuara) duke përdorur tekstin e mëposhtëm: "Ky formular zëvendëson formularin (numri i referencës) që i referohet MAE-së (numri i referencës) të lëshuar në (data)".
3.5.1. Informacioni plotësues që duhet të dërgohet në lidhje me arrestimin e përkohshëm
3.5.1.1. Kur regjistrohet një sinjalizim i bazuar në një MAE dhe në një kërkesë ekstradimi (KE)
Kur regjistrohet një sinjalizim për qëllime ekstradimi, informacioni plotësues u dërgohet shteteve anëtare përmes përdorimit të një formular A. Nëse të dhënat e përfshira në sinjalizim dhe në informacionin plotësues të dërguar tek shtetet anëtare në lidhje me një MAE nuk janë të mjaftueshme për qëllimet e ekstradimit, jepet informacion i mëtejshëm.
Në fushën 239 tregohet se formulari lidhet edhe me një MAE, edhe me një KE.
3.5.1.2. Kur jepet një sinjalizim i bazuar vetëm në KE
Kur regjistrohet një sinjalizim për qëllime ekstradimi, informacioni plotësues u dërgohet shteteve anëtare përmes përdorimit të një formular A.
Në fushën 239 tregohet se formulari lidhet me një KE.
3.6. Vendosja e një shënimi
Për rregullat e përgjithshme shih Seksionin 2.6.
Nëse mund të zbatohet të paktën një prej MAE-ve të bashkëngjitura në sinjalizim, sinjalizimi nuk shënohet.
Nëse një MAE përmban më shumë se një vepër penale dhe nëse mund të kryhet dorëzimi në lidhje me të paktën një prej këtyre veprave penale, sinjalizimi nuk shënohet.
Siç theksohet në Seksionin 2.6, një sinjalizim i vendosur sipas nenit 26 të Vendimit SIS II, për kohëzgjatjen e shënimit, konsiderohet si i regjistruar për qëllime të komunikimit të vendndodhjes së personit për të cilin ai është dhënë.
3.6.1. Kërkesa sistematike për vendosjen e një shënimi në sinjalizimet për persona të kërkuar për arrestim për qëllime ekstradimi, kur nuk zbatohet Vendimi Kuadër 2002/584/ÇBD
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Në rastin e sinjalizimeve për persona të kërkuar për arrestim për qëllime ekstradimi, kur nuk zbatohet Vendimi Kuadër 2002/584/ÇBD, një Zyrë Sirene mund t'i kërkojë një apo disa Zyrave të tjera Sirene vendosjen sistematike të shënimeve për sinjalizimet e regjistruara sipas nenit 26 të Vendimit SIS II për shtetasit e tij;
- b) çdo Zyrë Sirene që dëshiron ta bëjë këtë i dërgon një apo disa Zyrave të tjera Sirene një kërkesë me shkrim;
- c) çdo Zyrë Sirene të cilës i drejtohet një kërkesë e tillë vendos një shënim për shtetin anëtar në fjalë menjëherë pas dhënies së sinjalizimit;
- d) shënimi ruhet deri në momentin kur Zyra Sirene kërkuese kërkon fshirjen e tij.
3.7. Veprimet e Zyrave Sirene pas marrjes së një sinjalizimi për arrestim
Kur një Zyrë Sirene merr një formular A, ajo kërkon sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha burimet e disponueshme për të përcaktuar vendndodhjen e subjektit. Nëse informacioni i dhënë nga shteti anëtar dhënës nuk është i mjaftueshëm për t'u pranuar nga shteti anëtar marrës, kjo nuk pengon kryerjen e kërkimeve. Shtetet anëtare marrëse kryejnë kërkime në masën e lejuar nga legjislacioni i brendshëm.
Nëse është verifikuar sinjalizimi për arrestim dhe subjekti është gjetur apo arrestuar në një shtet anëtar, informacioni i përfshirë në një formular A mund t'i përcillet nga Zyra Sirene marrëse autoritetit kompetent të shtetit anëtar që zbaton MAE-në ose KE-në. Nëse është kërkuar MAE-ja ose KE-ja origjinale, autoriteti gjyqësor dhënës mund t'ia transmetojë atë drejtpërdrejt autoritetit gjyqësor zbatues (me përjashtim të rastit kur janë bërë rregullime alternative nga shteti anëtar dhënës dhe/ose zbatues).
3.8. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.3.
Zbatohet gjithashtu procedura e mëposhtme:
- a) në çdo rast, një zbulim mbi një individ për të cilin është dhënë një sinjalizim për arrestim i komunikohet menjëherë Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës. Për më tepër, pas dërgimit të një formulari G, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues ja komunikon gjithashtu zbulimin Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës përmes telefonit, sipas rastit;
- b) nëse është e nevojshme, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës dërgon çdo informacion specifik përkatës mbi masat e veçanta që duhet të merren nga Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues;
- c) autoriteti kompetent për marrjen e MAE-së ose KE-së, të dhënat e tij të plota të kontaktit (adresa postare, numri i telefonit dhe, nëse është e mundur, faksi dhe emaili), numri i referencës (nëse është e mundur), personi kompetent (nëse është e mundur), gjuha e kërkuar, afati kohor dhe forma e dërgimit, jepen në fushën 091 të një formulari G;
- d) përveç kësaj, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës njofton Zyrat e tjera Sirene për zbulimin, duke përdorur një formular M, kur është krijuar një lidhje e qartë me shtete të caktuara anëtare prej fakteve të çështjes dhe hetimeve të mëtejshme të iniciuara;
- e) Zyrat Sirene mund të transmetojnë informacione të mëtejshme mbi sinjalizimet sipas nenit 26 të Vendimit SIS II, dhe për këtë mund të veprojnë në emër të autoriteteve gjyqësore, nëse ky informacion përfshihet në fushën e zbatimit të ndihmës gjyqësore të ndërsjellë.
3.9. Shkëmbimi i informacionit plotësues rreth dorëzimit ose ekstradimit
Kur autoritetet gjyqësore kompetente i japin Zyrës Sirene të shtetit anëtar zbatues informacion mbi faktin nëse mund të bëhet dorëzimi ose ekstradimi i një personi për të cilin është dhënë një sinjalizim për arrestim, kjo Zyrë Sirene ja jep menjëherë këtë informacion Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës përmes një formulari M, të shënuar në fushën 083 me fjalët "DORËZIM" ose "EKSTRADIM"38. Marrëveshjet e detajuara të dorëzimit dhe ekstradimit, sipas rastit, komunikohen përmes Zyrës Sirene sa më shpejt të jetë e mundur.
3.10. Shkëmbimi i informacionit plotësues rreth transitit përmes një shteti tjetër anëtar
Nëse është i nevojshëm transiti i një personi, Zyra Sirene e shtetit anëtar përmes të cilit do të kalojë personi jep informacionin dhe mbështetjen e nevojshme, në përgjigje të një kërkese nga Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës ose nga autoriteti gjyqësor kompetent, përmes një formulari M të shënuar me fjalën "TRANSIT" të shkruar në krye të fushës 083.
3.11. Fshirja e sinjalizimeve pas dorëzimit ose ekstradimit
Fshirja e sinjalizimeve për arrestim për qëllime dorëzimi ose ekstradimi bëhet pasi personi është dorëzuar ose ekstraduar tek autoritetet kompetente të shtetit anëtar dhënës, por mund të bëhet gjithashtu edhe kur vendimi gjyqësor në të cilin bazohet sinjalizimi është anuluar nga autoriteti gjyqësor kompetent sipas legjislacionit kombëtar.
- SINJALIZIMET PËR REFUZIMIN E HYRJES OSE QËNDRIMIT (NENI 24 I RREGULLORES SIS II)
Hyrje
Shkëmbimi i informacioneve për shtetasit e vendeve të treta për të cilët është dhënë një sinjalizim sipas nenit 24 të Rregullores SIS II u lejon shteteve anëtare të marrin vendime në rast të hyrjes apo të aplikimit për vizë. Nëse individi ndodhet tashmë në territorin e shtetit anëtar, ai u lejon autoriteteve kombëtare të ndërmarrin veprimet e duhura për lëshimin e lejeve të qëndrimit, vizave afatgjata ose dëbimit. Aty ku përmenden vizat në këtë seksion, bëhet fjalë për vizat afatgjata, me përjashtim të rasteve kur shpjegohet qartë se bëhet fjalë për lloje të tjera vizash (p.sh. viza për rihyrje).
Kryerja e procedurave të informimit të parashtruara në nenin 5, paragrafi 4 të Kodit për Kufijtë e Shengenit dhe procedurave të konsultimit të parashtruara në nenin 25 të Konventës së Shengenit, përfshihen në kompetencën e autoriteteve përgjegjëse për kontrollet kufitare dhe për lëshimin e lejeve të qëndrimit ose vizave. Në parim, Zyrat Sirene përfshihen në këto procedura vetëm me qëllim për të transmetuar informacione plotësuese të lidhura drejtpërdrejt me sinjalizimet (p.sh. njoftimi i një zbulimi, qartësimi i identitetit) ose për të fshirë sinjalizime.
Megjithatë, Zyrat Sirene mund të përfshihen gjithashtu në transmetimin e informacionit plotësues të nevojshëm për dëbimin apo refuzimin e hyrjes së një shtetasi të një vendi të tretë; si dhe mund të përfshihet në transmetimin e çdo informacioni plotësues të mëtejshëm, të gjeneruar nga këto veprime.
Direktiva 2004/38/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit39 nuk është e zbatueshme në Zvicër. Për rrjedhojë, në rastin e një zbulimi mbi një shtetas të një vendi të tretë i cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, ndërmerren procedurat normale të konsultimit ndërmjet Zvicrës, shtetit anëtar dhënës dhe çdo shteti tjetër anëtar që mund të ketë informacione që lidhen me të drejtën e lëvizjes së lirë të shtetasit të vendit të tretë.
4.1. Regjistrimi i një sinjalizimi
Sipas nenit 25 të Rregullores SIS II, rregulla të veçanta zbatohen për shtetasit e vendeve të treta të cilët gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në kuptim të Direktivës 2004/38/KE. Zyra Sirene, për aq sa është e mundur, mund të vërë në dispozicion çdo informacion që është përdorur për të vlerësuar nëse për titullarin e të drejtës së lëvizjes së lirë është regjistruar një sinjalizim për refuzim të qëndrimit ose hyrjes40. Në rastin përjashtimor të regjistrimit të një sinjalizimi për shtetasin e një vendi të tretë që gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës u dërgon një formular M të gjithë shteteve të tjera anëtare, bazuar në informacionin e dhënë nga autoriteti që ka regjistruar sinjalizimin (shih Seksionet 4.6 dhe 4.7)
Krahas kësaj, neni 26 i Rregullores SIS II parashikon edhe regjistrimin në bazë të kushteve specifike të sinjalizimeve që lidhen me shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë subjekt i një mase shtrënguese që synon parandalimin e hyrjes ose transitit përmes territorit të shteteve anëtare, të marrë në përputhje me nenin 29 të Traktatit për Bashkimin Evropian41. Sinjalizimet regjistrohen dhe përditësohen nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar që mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në kohën e miratimit të masës. Nëse ky shtet anëtar nuk ka akses në SIS II ose në sinjalizime, sipas nenit 24 të Rregullores SIS II, përgjegjësia merret përsipër nga shteti anëtar që do të mbajë Presidencën e radhës dhe që ka akses në SIS II, duke përfshirë aksesin në sinjalizime sipas nenit 24 të Rregullores SIS II.
Shtetet anëtare vendosin procedurat e nevojshme për regjistrimin, përditësimin dhe fshirjen e këtyre sinjalizimeve.
4.2. Sinjalizimet e shumëfishta
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.2.
4,3. Identiteti i keqpërdorur
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.1.
Probleme të ndryshme mund të lindin kur një shtetas i një vendi të tretë i cili është subjekt i një sinjalizimi për refuzimin e hyrjes apo qëndrimit përdor në mënyrë të jashtëligjshme identitetin e një qytetari të një shteti anëtar, me qëllim për të kërkuar hyrjen. Nëse zbulohet një situatë e tillë, autoritetet kompetente të shteteve anëtare mund të njihen më përdorimin e saktë të funksionalitetit të identitetit të keqpërdorur në SIS II. Sinjalizimet për refuzimin e hyrjes nuk jepen për individin të cilit i përket identiteti i keqpërdorur, pra për qytetarin e një shteti anëtar.
4.4. Regjistrimi i një pseudonimi
Për rregullat e përgjithshme shih Seksionin 2.11.2.
4.5. Shkëmbimi i informacionit me lëshimin e lejeve të qëndrimit ose vizave
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) pa cenuar procedurën e posaçme në lidhje me shkëmbimin e informacionit, e cila kryhet në përputhje me nenin 25 të Konventës së Shengenit; dhe pa cenuar Seksionin 4.8, i cili ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit pas një zbulimi mbi një shtetas të një vendi të tretë, i cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lire (rast në të cilin konsultimi me Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës është i detyrueshëm); shteti anëtar zbatues mund të njoftojë shtetin anëtar dhënës se sinjalizimi për refuzimin e hyrjes është bashkërenduar gjatë procedurës për dhënien e një leje qëndrimi ose vize. Shteti anëtar dhënës mund të njoftojë më pas shtetet e tjera anëtare duke përdorur një formular M sipas rastit;
- b) nëse kërkohet, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, Zyrat Sirene të shteteve anëtare përkatëse mund të asistojnë në transmetimin e informacionit të nevojshëm tek autoritetet e duhura përgjegjëse për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe vizave.
Procedurat e veçanta të parashikuara në nenin 25 të Konventës së Shengenit
Procedura e parashikuar në nenin 25, paragrafi 1 i Konventës së Shengenit
Nëse një shtet anëtar që po merr në konsideratë dhënien e një leje qëndrimi ose vize zbulon se aplikanti përkatës është subjekt i një sinjalizimi për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit të dhënë nga një tjetër shtet anëtar, ai konsultohet me shtetin anëtar dhënës përmes Zyrës Sirene. Shteti anëtar që merr në konsideratë dhënien e një leje qëndrimi ose vize përdor një formular N për të njoftuar shtetin anëtar dhënës në lidhje me vendimin për dhënien e lejes së qëndrimit ose vizës. Nëse shteti anëtar vendos të japë lejen e qëndrimit ose vizën, sinjalizimi fshihet. Megjithatë, personi mund të vendoset në listën kombëtare të sinjalizimeve për refuzim hyrjeje të shtetit anëtar dhënës.
Procedura e parashikuar në nenin 25, paragrafi 2 i Konventës së Shengenit
Nëse një shtet anëtar që ka regjistruar një sinjalizim për refuzim të hyrjes apo qëndrimit konstaton se personit i cili është subjekt i sinjalizimit i është dhënë një leje qëndrimi apo vizë, ai nis një procedurë konsultimi me shtetin anëtar që ka dhënë lejen e qëndrimit ose vizën, përmes Zyrës Sirene. Shteti anëtar që ka dhënë lejen e qëndrimit ose vizën përdor një formular O për të njoftuar shtetin anëtar dhënës në lidhje me vendimin nëse do të tërhiqet apo jo leja e qëndrimit apo viza. Nëse ky shtet anëtar vendos të ruajë lejen e qëndrimit ose vizën, sinjalizimi fshihet. Megjithatë, personi mund të vendoset në listën kombëtare të sinjalizimeve për refuzim hyrjeje të një shteti anëtar.
Konsultimi përmes Zyrave Sirene duke përdorur një formular O bëhet gjithashtu nëse shteti anëtar që ka dhënë lejen e qëndrimit apo vizën zbulon më pas se për atë person ekziston një sinjalizim në SIS II për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit42.
Nëse një shtet anëtar i tretë (d.m.th. një shtet i ndryshëm nga ai që ka dhënë lejen e qëndrimit/vizën dhe nga ai që ka dhënë sinjalizimin) zbulon se ekziston një sinjalizim për një shtetas të një vendi të tretë i cili është i pajisur me leje qëndrimi apo vizë nga një prej shteteve anëtare, ai njofton si shtetin anëtar që ka dhënë lejen/vizën, ashtu edhe shtetit anëtar dhënës të sinjalizimit, përmes Zyrave Sirene, duke përdorur një formular H.
Nëse procedura e parashikuar në nenin 25 të Konventës së Shengenit përfshin fshirjen e një sinjalizimi për refuzim të hyrjes apo qëndrimit, Zyrat Sirene, duke respektuar legjislacionin e tyre kombëtar, ofrojnë mbështetjen e tyre kur ajo kërkohet.
Procedurat e veçanta të parashikuar në nenin 5, paragrafi 4, germa "a" dhe "c" i Kodit për Kufijtë e Shengenit
4.5.1. Procedura në rastet për të cilat zbatohet neni 5, paragrafi 4, germa "a"
Sipas nenit 5, paragrafi 4, germa "a" e Kodit për Kufijtë e Shengenit, një shtetasi të një vendi të tretë, i cili është subjekt i një sinjalizimi për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit, dhe është njëkohësisht i pajisur me një leje qëndrimi, vizë afatgjatë ose vizë rihyrjeje të dhënë nga një prej shteteve anëtare, i lejohet hyrja për qëllime transiti në shtetin anëtar që ka dhënë lejen e qëndrimit ose vizën për rihyrje, kur kalon kufirin e një shteti anëtar të tretë. Hyrja mund të refuzohet nëse ky shtet anëtar ka dhënë një sinjalizim kombëtar për refuzimin e hyrjes. Në të dy rastet, me kërkesë të autoritetit kompetent, Zyra Sirene e shtetit anëtar në të cilin personi kërkon të hyjë i dërgon Zyrave Sirene të dy shteteve anëtare në fjalë një mesazh (një formular H nëse transiti është lejuar/një formular G nëse hyrja është refuzuar) duke i informuar ata për kundërshtimin dhe duke u kërkuar të konsultohen me njëri-tjetrin me qëllim ose për të fshirë sinjalizimin në SIS II, ose për të tërhequr lejen e qëndrimit/vizën. Ajo mund të kërkojë gjithashtu të njoftohet mbi rezultatin e konsultimeve.
Nëse shtetasi i vendit të tretë në fjalë përpiqet të hyjë në shtetin anëtar që ka regjistruar sinjalizimin në SIS II, hyrja e tij/saj mund të refuzohet nga ky shtet anëtar. Megjithatë, me kërkesë të autoritetit kompetent, Zyra Sirene e atij shteti anëtar konsultohet me Zyrën Sirene të shtetit anëtar që ka dhënë lejen e qëndrimit ose vizën, me qëllim për t'i lejuar autoritetit kompetent të përcaktojë nëse ka arsye të mjaftueshme për të tërhequr lejen e qëndrimit/vizën. Shteti anëtar që ka dhënë lejen e qëndrimit ose vizën përdor një formular O për të njoftuar shtetin anëtar dhënës në lidhje me vendimin nëse do të tërhiqet apo jo leja e qëndrimit apo viza. Nëse ky shtet anëtar vendos të ruajë lejen e qëndrimit ose vizën, sinjalizimi fshihet. Megjithatë, personi mund të vendoset në listën kombëtare të sinjalizimeve për refuzim hyrjeje të një shteti anëtar.
Nëse ky person përpiqet të hyjë në shtetin anëtar që ka lëshuar lejen e qëndrimit apo vizën, atij duhet t'i lejohet hyrja në këtë territor, por Zyra Sirene e atij shteti anëtar, me kërkesë të autoritetit kompetent, konsultohet me Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës me qëllim për t'u mundësuar autoriteteve kompetente në fjalë të marrin një vendim për tërheqjen e lejes së qëndrimit apo vizës ose për fshirjen e sinjalizimit. Shteti anëtar që ka dhënë lejen e qëndrimit ose vizën përdor një formular O për të njoftuar shtetin anëtar dhënës në lidhje me vendimin nëse do të tërhiqet apo jo leja e qëndrimit apo viza. Në ky shtet anëtar vendos të ruajë vlefshmërinë e lejes së qëndrimit apo vizës, sinjalizimi fshihet. Megjithatë, personi mund të vendoset në listën kombëtare të sinjalizimeve për refuzim hyrjeje të një shteti anëtar.
4.5.2. Procedura në rastet për të cilat zbatohet neni 5, paragrafi 4, germa "c"
Sipas nenit 5, paragrafi 4, germa "c", një shtet anëtar mund të shmanget nga parimi se një personi për të cilin është dhënë një sinjalizim për refuzim të hyrjes i refuzohet hyrja për arsye humanitare, për arsye të interesit kombëtar, apo për shkak të detyrimeve ndërkombëtare. Me kërkesë të autoritetit kompetent, Zyra Sirene e shtetit anëtar që ka lejuar hyrjen njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës lidhur me këtë situatë, duke përdorur një formular H.
4.6. Rregullat e përbashkëta në lidhje me procedurat e përmendura në Seksionin 4.5
- a) Për çdo procedurë konsultimi, dërgohet vetëm një formular N ose formular O nga Zyra Sirene e shtetit anëtar që ka dhënë ose synon të japë apo të ruajë një leje qëndrimi ose një vizë afatgjatë, me qëllim për të njoftuar shtetin anëtar që ka dhënë apo që planifikon të japë një sinjalizim për refuzim hyrjeje në lidhje me vendimin përfundimtar për dhënien, ruajtjen ose revokimin e lejes së qëndrimit ose vizës.
- b) Procedura e konsultimit kryhet për qëllime të nenit 25, paragrafi 1 të Konventës së Shengenit, ose për qëllime të nenit 25, paragrafi 2 të kësaj konvente.
- c) Kur në kuadër të një procedure konsultimi dërgohet një formular M, G ose H, ai mund të shënohet me fjalët kyçe "procedurë konsultimi". (Formulari M: fusha 083; formulari G: fusha 086; formulari H: fusha 083).
4.7. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi dhe me refuzimin e hyrjes apo dëbimin nga zona Shengen
Pa cenuar procedurat e posaçme në lidhje me shkëmbimin e informacionit i cili kryhet në përputhje me nenin 5, paragrafi 4, germa "a" dhe "c" të Kodit për Kufijtë e Shengenit; dhe pa cenuar Seksionin 4.8, i cili ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit pas një zbulimi mbi një shtetas të një vendi të tretë, i cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lire (rast në të cilin konsultimi me Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës është i detyrueshëm), një shtet anëtar mund të kërkojë të njoftohet për çdo zbulim mbi sinjalizimet për refuzimin e hyrjes apo qëndrimit që ai ka regjistruar.
Zyrat Sirene të shteteve anëtare që kanë regjistruar sinjalizime për refuzimin e hyrjes nuk njoftohen domosdoshmërish në mënyrë automatike për zbulimet, por mund të njoftohen në rrethana përjashtimore. Në varësi të masave të marra, mund të dërgohet në çdo rast një formular G ose një formular H, për shembull nëse kërkohet informacion plotësues. Një formular G dërgohet në çdo rast kur ka një zbulim mbi një person që gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë.
Pavarësisht dispozitave të paragrafit të mësipërm, siç parashikohet në Seksionin 10, të gjitha Zyrat Sirene japin statistika për zbulimet mbi të gjitha sinjalizimet e huaja në territorin e tyre.
Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Një shtet anëtar mund të kërkojë të njoftohet për çdo zbulim mbi sinjalizimet që ai ka dhënë për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit. Çdo shtet anëtar që dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi, i bën shteteve të tjera anëtare një kërkesë me shkrim.
- b) Shteti anëtar zbatues mund të ndërmarrë nismën dhe të njoftojë shtetin anëtar dhënës se sinjalizimi është bashkërenduar dhe se shtetasit të vendit të tretë nuk i është lejuar hyrja, apo është dëbuar nga territori i Shengenit.
- c) Pasi është marrë një masë në bazë të një zbulimi, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues i dërgon një formular G Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës; formulari G dërgohet gjithashtu në rast të një zbulimi, kur nevojitet më shumë informacion për zbatimin e masës.
- d) Pas marrjes së informacionit të përmendur në germën "c" nga shteti anëtar dhënës:
- nëse masa është zbatuar, shteti anëtar zbatues njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës duke përdorur një formular M (jo një formular tjetër G për të njëjtin zbulim),
- nëse masa nuk është zbatuar, shteti anëtar zbatues njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës, duke përdorur një formular H, ose
III. nëse kërkohet konsultim i mëtejshëm, kjo kryhet përmes një formular M,
- për shkëmbimin përfundimtar të formularëve në një procedurë konsultimi, përdoret një formular N ose një formular O.
- e) Nëse një shtet anëtar zbulon në territorin e tij një shtetas të një vendi të tretë për të cilin është dhënë një sinjalizim, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës, në bazë të kërkesës, përcjell informacionin e nevojshëm për kthimin e personit përkatës. Në varësi të nevojave të shtetit anëtar zbatues, ky informacion, i dhënë në një formular M, përfshin si vijon:
— llojin dhe arsyetimin e vendimit,
— autoritetin dhënës të vendimit,
— datën e vendimit,
— datën e shërbimit (datën në të cilin është dhënë vendimi),
— datën e zbatimit,
— datën në të cilën skadon vendimi, ose kohëzgjatjen e vlefshmërisë,
— informacionin nëse personi ka qenë i dënuar më parë, dhe natyrën e dënimit.
Nëse një person për të cilin është dhënë një sinjalizim është kapur në kufi, ndiqen procedurat e parashikuara në Kodin për Kufijtë e Shengenit, si dhe ato të parashikuara nga shteti anëtar dhënës.
Në raste të veçanta mund të lindë një nevojë urgjente për shkëmbimin e informacionit plotësues përmes Zyrave Sirene, me qëllim për të bërë identifikimin e sigurt të një individi.
4,8. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi mbi një shtetas të një vendi të tretë që cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë
Për një shtetas të një vendi të tretë që gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në kuptim të Direktivës 2004/38/KE43.
Nëse ka një zbulim mbi një shtetas të një vendi të tretë që gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në kuptim të Direktivës 2004/38/KE, zbatohen rregulla të veçanta (shih hyrjen e Seksionit 4 për qëndrimin e Zvicrës). Zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) me kërkesë të autoritetit kompetent, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues kontakton menjëherë Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës, duke përdorur një formular G, me qëllim për të marrë informacionin e nevojshëm për të vendosur pa vonesë mbi masat që duhen marrë;
- b) pas marrjes së një kërkese për informacion, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës nis menjëherë mbledhjen e informacionit të kërkuar, dhe ja dërgon atë sa më shpejt të jetë e mundur Zyrës Sirene të shtetit anëtar zbatues;
- c) Nëse informacioni nuk është ende i disponueshëm, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës, së bashku me autoritetin kompetent, kontrollon nëse sinjalizimi mund të ruhet në përputhje me Direktivën 2004/38/KE. Nëse autoriteti kompetent vendos të ruajë sinjalizimin, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës njofton të gjitha Zyrat e tjera Sirene për këtë, përmes një formulari M;
- d) shteti anëtar zbatues, përmes Zyrës së tij Sirene, njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës nëse masa që kërkohet të merret është marrë (duke përdorur një formular M) ose jo (duke përdorur një formular H)44.
4.9. Shkëmbimi i informacionit nëse, në mungesë të një zbulimi, një shtet anëtar konstaton se ekziston një sinjalizim për refuzimin e hyrjes për një shtetas të një vendi të tretë i cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë
Nëse, në mungesë të një sinjalizimi, një shtet anëtar konstaton se ekziston një sinjalizim për refuzimin e hyrjes për një shtetas të një vendi të tretë i cili gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, Zyra Sirene e këtij shteti anëtar, me kërkesë të autoritetit kompetent, i dërgon Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës një formular M, duke e njoftuar në lidhje me këtë.
Nëse informacioni nuk është ende i disponueshëm, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës, së bashku me autoritetin kompetent, kontrollon nëse sinjalizimi mund të ruhet në përputhje me Direktivën 2004/38/KE. Nëse autoriteti kompetent vendos të ruajë sinjalizimin, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës njofton të gjitha Zyrat e tjera Sirene për këtë, përmes një formulari M.
4.10. Fshirja e sinjalizimeve për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit
Pa cenuar procedurat e veçanta të parashikuara në nenin 25 të Konventës së Shengenit dhe nenin 5, paragrafi 4, germa "a" dhe "c" të Kodit për Kufijtë e Shengenit, sinjalizimet për refuzimin e hyrjes ose qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, fshihen me:
- a) përfundimin e afatit të sinjalizimit;
- b) vendimin e autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhënës për fshirjen e tyre;
- c) përfundimin e afatit kohor për refuzimin e hyrjes, kur autoriteti kompetent i shtetit anëtar dhënës ka vendosur një afat përfundimi në vendimin e tij; ose
- d) marrjen e shtetësisë së një prej shteteve anëtare. Nëse marrja e shtetësisë i njoftohet një Zyre Sirene të një shteti anëtar të ndryshëm nga ai dhënës, ky i fundit konsultohet me Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës dhe, nëse është e nevojshme, dërgon një formular J, në përputhje me procedurën për korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave që konstatohen të pasakta në aspektin ligjor ose faktik (shih Seksionin 2.7).
- SINJALIZIMET PËR PERSONAT E ZHDUKUR (NENI 32 I VENDIMIT SIS II)
5.1. Sinjalizimet e shumëfishta
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.2.
5.2. Identiteti i keqpërdorur
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.1.
5.3. Regjistrimi i një pseudonimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.2.
5.4. Vendosja e një shënimi
Mund të lindin rrethana në të cilat ndodh një zbulim mbi një sinjalizim për një person të zhdukur, dhe autoritetet kompetente brenda shtetit anëtar zbatues vendosin që masa e kërkuar nuk mund të merret dhe/ose nuk mund të merren masa të mëtejshme për sinjalizimin. Ky vendim mund të merret edhe nëse autoritetet kompetente të shtetit anëtar dhënës vendosin të ruajnë sinjalizimin në SIS II. Në këto rrethana, shteti anëtar zbatues mund të kërkojë një shënim pasi ka ndodhur zbulimi. Për të vendosur një shënim, ndiqen procedurat e përgjithshme të përshkruara në Seksionin 2.6.
Për sinjalizimet për persona të zhdukur nuk merret asnjë masë alternative.
5.5. Dhënia e detajeve përshkruese rreth të miturve të zhdukur dhe personave të tjerë të cilët konsiderohen në rrezik
Zyrat Sirene kanë akses të menjëhershëm në të gjithë informacionin plotësues përkatës në nivel kombëtar në lidhje me sinjalizimet për personat e zhdukur, me qëllim që Zyrat Sirene të mund të luajnë një rol të plotë në arritjen e një zgjidhjeje të suksesshme të rasteve, në lehtësimin e identifikimit të personit dhe në dhënien e menjëhershme të informacionit plotësues mbi çështje që lidhen me rastin. Informacioni plotësues përkatës mund të mbulojë, në veçanti, vendimet kombëtare për kujdestarinë e një fëmije apo të një personi të cenueshëm ose kërkesat për përdorimin e mekanizmave të "Sinjalizimit të të miturit".
Duke qenë se jo të gjithë personat e zhdukur të cenueshëm do të kalojnë kufijtë kombëtarë, vendimet për dhënien e informacionit plotësues (për të dhënat përshkruese) dhe për marrësit e tij merren rast pas rasti, duke mbuluar të gjitha rrethanat. Pas marrjes së një vendimi në nivel kombëtar mbi masën e informacionit plotësues që kërkohet të dërgohet, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës, në masën e përshtatshme, merr një prej masave të mëposhtme:
- a) ruan informacionin me qëllim për të qenë e aftë të dërgojë informacione plotësuese me kërkesën e një shteti tjetër anëtar;
- b) i dërgon Zyrës Sirene përkatëse një formular M, nëse hetimet konstatojnë një destinacion të mundshëm të personit të zhdukur;
- c) i dërgojnë të gjitha Zyrave Sirene përkatëse një formular M, bazuar në rrethanat e zhdukjes, me qëllim për të siguruar të gjitha të dhënat lidhur me personin brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Në rastin e një personi të zhdukur me rrezikshmëri të lartë, fusha 311 e formularit M fillon me fjalën "URGJENTE" dhe më një shpjegim të arsyes së urgjencës. (Kur i mituri i zhdukur është i pashoqëruar45, shënohet termi shpjegues "I mitur i pashoqëruar".) Kjo urgjencë mund të përforcohet përmes një telefonate që thekson rëndësinë e formularit M dhe natyrën urgjente të tij.
Për regjistrimin në mënyrë të rakorduar të informacionit plotësues të strukturuar mbi një person të zhdukur me rrezikshmëri të lartë, përdoret një metodë e përbashkët46. Kjo regjistrohet në fushën 083 të formularit M.
Pasi informacioni është marrë nga Zyra Sirene, me qëllim për të maksimizuar mundësitë e gjetjes së vendndodhjes së personit në mënyrë të fokusuar dhe të arsyetuar, ai i komunikohet në masën e përshtatshme:
- a) pikave kufitare përkatëse;
- b) autoriteteve administrative dhe policore kompetente për gjetjen e vendndodhjes dhe mbrojtjen e personave;
- c) autoriteteve konsullore përkatëse të shtetit anëtar dhënës, pasi është bërë një zbulim në SIS II.
5.6. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.3.
Zbatohen gjithashtu rregullat e mëposhtme:
- a) Brenda mundësive, Zyrat Sirene komunikojnë të dhënat e nevojshme mjekësore të personit apo personave të zhdukur përkatës, nëse duhet të merren masa për mbrojtjen e tyre.
Informacioni i transmetuar ruhet vetëm për aq kohë sa është absolutisht e nevojshme dhe përdoren ekskluzivisht për qëllime të trajtimit mjekësor që i jepet personit në fjalë.
- b) Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues komunikon në çdo rast vendndodhjen e Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës.
- c) Në përputhje me nenin 33, paragrafi 2 të Vendimit SIS II, komunikimi i vendndodhjes së personit të zhdukur, i cili është në moshë madhore, tek personi i cili ka raportuar zhdukjen e tij/saj, bëhet me pëlqimin e personit të zhdukur47. Pëlqimi jepet me shkrim, ose të paktën mbahet një procesverbal. Në rastet kur refuzohet dhënia e pëlqimit, ky refuzim bëhet me shkrim ose shënohet zyrtarisht në procesverbal. Megjithatë, autoritetet kompetente mund të komunikojnë faktin se sinjalizimi është fshirë pas një zbulimi, tek personi që ka raportuar zhdukjen.
5.7. Fshirja e sinjalizimeve për personat e zhdukur
Nëse ka ndonjë vonesë të konsiderueshme në fshirjen e sinjalizimit nga shteti anëtar dhënës, kjo vonesë i njoftohet Zyrës Sirene të shtetit anëtar zbatues, me qëllim që të zëvendësohet shënimi i vendosur mbi sinjalizimin, siç përshkruhet në Seksionin 5.4 të Manualit Sirene.
5.7.1. Të miturit
Një sinjalizim fshihet me:
- a) zgjidhjen e rastit (p.sh. i mituri është riatdhesuar; autoritetet kompetente në shtetin anëtar zbatues kanë marrë një vendim mbi kujdestarinë e fëmijës);
- b) përfundimin e afatit të sinjalizimit; ose
- c) vendimin e autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhënës.
5.7.2. Të rriturit kur nuk kërkohen masa mbrojtëse
Një sinjalizim fshihet me:
- a) zbatimin e masës që duhej marrë (është saktësuar vendndodhja nga shteti anëtar zbatues);
- b) përfundimin e afatit të sinjalizimit; ose
- c) vendimin e autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhënës.
5.7.3. Të rriturit, masa mbrojtëse të kërkuara
Një sinjalizim fshihet me:
- a) zbatimin e masës që duhej marrë (personi është marrë në mbrojtje);
- b) përfundimin e afatit të sinjalizimit; ose
- c) vendimin e autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhënës.
Në varësi të legjislacionit kombëtar, kur një person është marrë nën mbrojtje, sinjalizimi mund të ruhet derisa personi të jetë riatdhesuar.
- SINJALIZIMET PËR PERSONA TË KËRKUAR PËR NJË PROCEDURË GJYQËSORE (NENI 34 I VENDIMIT SIS II)
6.1. Sinjalizimet e shumëfishta
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.2.
6.2. Identiteti i keqpërdorur
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.1.
6.3. Regjistrimi i një pseudonimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.2.
6.4. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.3.
Zbatohen gjithashtu rregullat e mëposhtme:
- a) vendi i vërtetë i qëndrimit ose banimit gjendet përmes përdorimit të të gjitha masave të lejuara nga legjislacioni i brendshëm i shtetit anëtar në të cilin është gjetur personi;
- b) sipas rastit, vendosen procedura të brendshme për të garantuar që sinjalizimet të ruhen në SIS II vetëm për periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimeve për të cilat ato janë dhënë.
Zyrat Sirene mund të transmetojnë informacione të mëtejshme mbi sinjalizimet e regjistruara sipas nenit 34 të Vendimit SIS II, dhe për këtë mund të veprojnë në emër të autoriteteve gjyqësore, nëse ky informacion përfshihet në fushën e zbatimit të ndihmës gjyqësore të ndërsjellë.
6.5. Fshirja e sinjalizimeve për persona të kërkuar për një procedurë gjyqësore
Një sinjalizim fshihet me:
- a) komunikimin e vendndodhjes së personit tek autoriteti kompetent i shtetit anëtar dhënës. Kur nuk mund të kryhen veprime mbi informacionin e dërguar (p.sh. adresa është e pasaktë ose nuk ka një vendbanim të qëndrueshëm) Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar zbatues me qëllim për të zgjidhur problemin;
- b) përfundimin e afatit të sinjalizimit; ose
- c) vendimin e autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhënës.
Kur është bërë një zbulim në një shtet anëtar dhe të dhënat e adresës i janë dërguar shtetit anëtar dhënës, dhe një zbulim i mëvonshëm në atë shtet anëtar konstaton të njëjtat të dhëna të adresës, zbulimi regjistrohet në shtetin anëtar zbatues, por as të dhënat e adresës dhe as formulari G nuk i ridërgohen shtetit anëtar dhënës. Në këto raste, shteti anëtar zbatues njofton shtetin anëtar dhënës për zbulimet e përsëritura, dhe shteti anëtar dhënës merr në konsideratë nevojën për ruajtjen e sinjalizimit.
- SINJALIZIMET PËR KONTROLLE DISKRETE DHE SPECIFIKE (NENI 36 I VENDIMIT SIS II)
7.1. Sinjalizimet e shumëfishta
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.2.
7.2. Identiteti i keqpërdorur
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.1.
7.3. Regjistrimi i një pseudonimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.11.2.
7.4. Informimi i shteteve të tjera anëtare me dhënien e sinjalizimeve
Kur jep një sinjalizim, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës njofton të gjitha Zyrat e tjera Sirene duke përdorur një formular M në rastet e mëposhtme:
- a) kur është dhënë një sinjalizim për kontroll diskret ose të veçantë, me kërkesën që zbulimet t'i raportohen pa vonesë Zyrës Sirene dhënëse; në formularin M përdoret teksti "NENI 36, paragrafi 2 i Vendimit SIS II - veprim i menjëhershëm" ose "NENI 36, paragrafi 3 i Vendimit SIS II - veprim i menjëhershëm". Në fushën 083 të një formulari M jepet gjithashtu arsyetimi i masës së menjëhershme; ose
- b) kur një autoritet përgjegjës për sigurinë kombëtar kërkon lëshimin e një sinjalizimi në përputhje me nenin 36, paragrafi 3 të Vendimit SIS II; në formularin M përdoret teksti "NENI 36, paragrafi 3 i Vendimit SIS II".
Nëse sinjalizimi është dhënë sipas nenit 36, paragrafi 3 të Vendimit SIS II, formulari M përmban, në fushën 080, emrin e autoritetit që kërkon regjistrimin e sinjalizimit, fillimisht në gjuhën e shtetit anëtar dhënës dhe më pas edhe në gjuhën angleze, si dhe të dhënat e tij të kontaktit në fushën 081, në një format që nuk kërkon përkthim.
Konfidencialiteti i informacioneve të caktuara garantohet në përputhje me legjislacionin kombëtar, duke përfshirë ruajtjen e kontakteve ndërmjet Zyrave Sirene në mënyrë të veçuar nga çdo kontakt ndërmjet shërbimeve përgjegjëse për sigurinë kombëtare.
7.5. Vendosja e një shënimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.6.
Për kontrollet diskrete ose të veçanta nuk merret asnjë masë alternative.
Krahas kësaj, nëse autoriteti përgjegjës për sigurinë kombëtare në shtetin anëtar zbatues vendos se sinjalizimit duhet t'i vendoset një shënim, ai kontakton Zyrën e tij kombëtare Sirene dhe e njofton atë se masa e kërkuar nuk mund të merret. Zyra Sirene kërkon më pas vendosjen e një shënimi, duke i dërguar një formular F Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës. Arsyetimi i përgjithshëm jepet si në rastin e kërkesave të tjera për shënime. Megjithatë, çështjet e një natyre të ndjeshme nuk zbulohen (shih gjithashtu Seksionin 7.6, germa "b" më poshtë).
7.6. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.3.
Zbatohen gjithashtu rregullat e mëposhtme:
- a) Kur bëhet një zbulim mbi një sinjalizim të dhënë në përputhje me nenin 36, paragrafi 3 të Vendimit SIS II, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës mbi rezultatet (kontroll diskret ose kontroll i veçantë) përmes formularit G. Në të njëjtën kohë, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues njofton autoritetin e saj përgjegjës për sigurinë kombëtare.
- b) Për garantimin e konfidencialitetit të informacionit kërkohet një procedurë e veçantë. Për rrjedhojë, çdo kontakt midis autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kombëtare ruhet veçmas kontaktit midis Zyrave Sirene. Si pasojë, arsyet e detajuara për kërkimin e një shënimi diskutohen drejtpërdrejt ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kombëtare dhe jo përmes Zyrave Sirene.
- c) Kur ndodh një zbulim mbi një sinjalizim i cili kërkon që zbulimi të raportohet menjëherë, një formular G duhet t'i dërgohet pa vonesë Zyrës Sirene të shtetit anëtar lëshues.
7.7. Fshirja e sinjalizimeve për kontrolle diskrete dhe specifike
Një sinjalizim fshihet me:
- a) përfundimin e afatit të sinjalizimit; ose
- b) marrjen e një vendimi për fshirjen nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar dhënës.
7.8. Sistemet e Njohjes Automatike të Targës (SNAT)
Shih Seksionin 9.
- SINJALIZIMET PËR OBJEKTE PËR SEKUESTRIMIN OSE RUAJTJEN NË CILËSINË E PROVËS (NENI 38 I VENDIMIT SIS II)
8.1. Sinjalizimet e shumëfishta
Shih procedurën e përgjithshme në Seksionin 2.2.
8.2. Sinjalizimet e automjeteve
8.2.1. Kontrolli për sinjalizime të shumëfishta të një automjeti
Elementet e detyrueshme të përshkrimit të identitetit për kontrollin e sinjalizimeve të shumëfishta mbi një automjet përfshijnë:
- a) numrin e regjistrimit/targën, dhe/ose
- b) numrin e identifikimit të automjetit (NIA).
Të dy numrat mund të përfshihen në SIS II.
Nëse gjatë regjistrimit të një sinjalizimi të ri konstatohet se një NIA dhe/ose targë e njëjtë ekziston tashmë në SIS II, supozohet se sinjalizimi i ri do të rezultojë në sinjalizime të shumëfishta mbi të njëjtin automjet. Megjithatë, kjo mënyrë verifikimi është efektive vetëm kur janë përdorur të njëjtat elemente përshkruese. Për rrjedhojë, nuk është gjithmonë e mundur të bëhet krahasimi.
Zyra Sirene sjell në vëmendjen e përdoruesve problemet që mund të lindin kur është krahasuar vetëm njëri prej numrave, të tilla si ekzistenca e NIA-ve identike dhe ripërdorimi i targave. Një përgjigje pozitive nuk nënkupton automatikisht se ekziston një zbulim, dhe një përgjigje negative nuk nënkupton se nuk ekziston asnjë sinjalizim mbi automjetin.
Elementet e përshkrimit të identitetit të përdorura për të përcaktuar nëse dy të dhëna automjetesh janë identike përshkruhen në Seksionin 2.2.3.
Procedurat e konsultimit për kontrollin e sinjalizimeve të shumëfishta dhe të papërputhshme që duhet të zbatohen nga Zyrat Sirene për automjetet, janë të njëjta me ato që zbatohen për personat. Për procedurat e përgjithshme shih Seksionin 2.2.
Zyra Sirene e shtetit anëtar që jep një sinjalizim mban një regjistër të të gjitha kërkesave për regjistrimin e një sinjalizimi të mëtejshëm, të cilat, pas konsultimit, janë refuzuar në bazë të dispozitave të mësipërme, deri në momentin e fshirjes së sinjalizimit.
8.2.2. NIA-të identike
NIA-të identike i referohen një automjeti të regjistruar në SIS II, i të njëjtit lloj dhe me të njëjtin numër identifikimi të automjetit (NIA) si një automjet origjinal i prodhuar (në këtë kategori nuk përfshihen, p.sh., një traktor dhe një motoçikletë me të njëjtin NIA). Procedura e mëposhtme zbatohet për të shmangur pasojat negative të një sekuestrimi të përsëritur të automjetit origjinal të prodhuar me të njëjtën NIA.
- a) Kur ekziston mundësia e NIA-ve identike, Zyra Sirene, sipas rastit:
- garanton që të mos ketë asnjë gabim në sinjalizimin SIS II dhe që informacioni i sinjalizimit të jetë sa më i plotë;
- kontrollon rrethanat e rastit që kanë sjellë dhënien e një sinjalizimi në SIS II;
III. zbulon historikun e të dy automjeteve që prej prodhimit të tyre;
- kërkon një kontroll tërësor të automjetit të sekuestruar, veçanërisht të NIA-së së tij, për të verifikuar nëse ai është automjeti origjinal i prodhuar.
Të gjitha Zyrat Sirene të përfshira bashkëpunojnë ngushtësisht në marrjen e këtyre masave.
- b) Kur është vërtetuar ekzistenca e NIA-ve identike, shteti anëtar dhënës vlerëson nëse është e nevojshme që sinjalizimi të ruhet në SIS II. Nëse shteti anëtar vendos të ruajë sinjalizimin në SIS, shteti anëtar dhënës:
- vendos mbi sinjalizimin një shënim në lidhje me automjetin "Dyshim klonimi"48;
- fton pronarin e automjetit origjinal të prodhuar që, në bazë të pëlqimit të tij të shprehur dhe sipas legjislacionit kombëtar, t'i japë Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës të gjithë informacionin përkatës të kërkuar për shmangien e pasojave negative të keqidentifikimit.
III. Të dërgojë një formular M përmes Zyrës së tij Sirene tek të gjitha Zyrat e tjera, duke përfshirë, sipas rastit, shenjat ose tiparet përshkruese të automjetit origjinal të prodhuar, që e dallojnë atë nga automjeti i regjistruar në SIS II. Formulari M përmban në mënyrë të dukshme në fushën 083 fjalë të ngjashme me "AUTOMJET ORIGJINAL I PRODHUAR".
- c) Nëse gjatë konsultimit të SIS II, zbulohet shënimi "Dyshim klonimi" në lidhje me një automjet, përdoruesi që kryen kontrollin kontakton Zyrën kombëtare Sirene për të marrë informacione plotësuese me qëllim për të qartësuar nëse automjeti që po kontrollohet është automjeti i kërkuar ose automjeti origjinal i prodhuar.
- d) Nëse gjatë kontrollit konstatohet se informacioni në formularin M nuk është më i përditësuar, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues kontakton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës me qëllim për të verifikuar pronësinë aktuale të ligjshme të automjetit. Kjo e fundit dërgon përkatësisht një formular M të ri, i cili përmban në mënyrë të dukshme në fushën 083 fjalë të ngjashme me "AUTOMJET ORIGJINAL I PRODHUAR".
8.3. Shkëmbimi i informacionit pas një zbulimi
Zyrat Sirene mund të transmetojnë informacione të mëtejshme mbi sinjalizimet sipas nenit 38 të Vendimit SIS II, dhe për këtë mund të veprojnë në emër të autoriteteve gjyqësore, nëse ky informacion përfshihet në fushën e zbatimit të ndihmës gjyqësore të ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin e brendshëm.
Zyrat Sirene dërgojnë informacione plotësuese sa më shpejt të jetë e mundur, përmes një formulari P, nëse kjo kërkohet në fushën 089 të një formulari G, kur bëhet një zbulim mbi një sinjalizim për sekuestrimin ose përdorimin në cilësinë e provës të një automjeti, avioni, anijeje, pajisjeje industriale ose kontejneri, në përputhje me nenin 38 të Vendimit SIS II.
Duke qenë se kërkesa është urgjente dhe se nuk do të jetë e mundur të mblidhet i gjithë informacioni njëkohësisht, nuk është e nevojshme të plotësohen të gjitha fushat e formularit P. Megjithatë, duhen bërë përpjekje për të mbledhur informacione në lidhje me fushat kryesore: 041, 042, 043, 162, 164, 165, 166, 167 dhe 169.
Kur është bërë një zbulim mbi një element të identifikueshëm të një objekti, Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës lidhur me rrethanat e zbulimit, duke përdorur një formular G, dhe duke shpjeguar në fushën 090 të tij (Informacion plotësues) se nuk sekuestrohet i gjithë objekti, por vetëm një apo disa elementë të tij. Kur janë gjetur disa elementë njëkohësisht, duke qenë se ato lidhen me të njëjtin sinjalizim, do të dërgohet vetëm një formular G. Çdo zbulim i mëvonshëm mbi sinjalizimin do t'i njoftohet Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës përmes një formulari G. Sinjalizimi nuk fshihet për sa kohë që nuk janë përmbushur kushtet e parashikuara në Seksionin 8.4.
8.4. Fshirja e sinjalizimeve për objekte për sekuestrimin ose përdorimin në cilësinë e provës në procedura penale
Një sinjalizim fshihet me:
- a) sekuestrimin e objektit ose me një masë ekuivalente, pasi është kryer shkëmbimi i nevojshëm pasues i informacionit plotësues ndërmjet Zyrave Sirene, ose kur objekti i është nënshtruar një procedure tjetër gjyqësore ose administrative (p.sh. një procedure gjyqësore për blerje me mirëbesim, mosmarrëveshje pronësie ose bashkëpunim gjyqësor për provat);
- b) përfundimin e afatit të sinjalizimit; ose
- c) vendimin e autoriteteve kompetente të shtetit anëtar dhënës për fshirjen e tij.
- SISTEMET E NJOHJES AUTOMATIKE TË TARGËS (SNAT)
Këto sisteme kanë lidhje me sinjalizimet sipas neneve 36 dhe 38 të Vendimit SIS II. Për shkak të përdorimit të gjerë të SNAT për qëllime të zbatimit të ligjit, ka kapacitet të mjaftueshëm teknik për të bërë zbulime të shumta mbi një automjet apo targë brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Duke qenë se disa faqe SNAT janë të pajisura me personel, ekziston mundësia e zbulimit të një automjeti dhe e marrjes së një mase të kërkuar. Në këtë rast, përpara marrjes së një mase, përdoruesit e sistemit SNAT verifikojnë nëse zbulimi i bërë përmes SNAT lidhet me një sinjalizim sipas nenit 36 ose 38 të Vendimit SIS II.
Megjithatë, disa prej faqeve të SNAT nuk janë të pajisura vazhdimisht me personel. Për rrjedhojë, edhe pse kalimi i automjetit do të regjistrohet në mënyrë automatike dhe do të bëhet një zbulim, masa e kërkuar mund të mos merret.
Për sinjalizimet e nenit 36 dhe 38, kur nuk ka mundur të merret masa e kërkuar, zbatohet procedura e përgjithshme e mëposhtme:
Për zbulimin e parë dërgohet një formular H. Nëse kërkohet më shumë informacion mbi lëvizjen e automjetit, i takon Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës të kontaktojë Zyrën Sirene të shtetit anëtar zbatues për të zhvilluar një diskutim dypalësh mbi nevojat për informacion.
Për sinjalizimet sipas nenit 36, zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) Zyra Sirene e shtetit anëtar që bën zbulimin njofton Zyrën Sirene dhënëse mbi rrethanat e zbulimit përmes një formulari G, duke përdorur fjalën "SNAT" në fushën 086. Nëse kërkohet më shumë informacion mbi lëvizjen e automjetit, i takon Zyrës Sirene të shtetit anëtar dhënës të kontaktojë Zyrën Sirene të shtetit anëtar zbatues;
- b) Zyra Sirene e shtetit anëtar që bën një zbulim mbi një sinjalizim për një kontroll të veçantë, e cila nuk ka mundur të marrë masën e kërkuar, njofton Zyrën Sirene dhënëse në lidhje me rrethanat e zbulimit, duke përdorur një formular H, me fjalën "SNAT" në fushën 083, të pasuar nga fjalë me kuptim të njëjtë me: "Ky zbulim është arritur përmes përdorimit të SNAT. Jeni të lutur të na njoftoni nëse vendi juaj dëshiron të informohet mbi zbulimet e mëtejshme të bëra përmes SNAT për këtë automjet apo targë, për të cilin nuk janë marrë dot masat e kërkuara";
- c) shteti anëtar lëshues vendos nëse sinjalizimi e ka përmbushur qëllimin e tij, nëse ai duhet të fshihet ose jo, dhe nëse duhet të zhvillohen diskutime dypalëshe mbi nevojat për informacion.
Për sinjalizimet sipas nenit 38, zbatohet procedura e mëposhtme:
- a) në rastet kur bëhet një zbulim dhe është marrë masa e kërkuar, Zyra Sirene e shtetit anëtar që ka bërë zbulimin, njofton Zyrën Sirene dhënëse në lidhje me rrethanat e zbulimit, duke përdorur një formular G;
- b) në rastet kur ndodh një zbulim dhe nuk është marrë masa e kërkuar, Zyra Sirene e shtetit anëtar që ka bërë zbulimin njofton Zyrën Sirene të shtetit anëtar dhënës në lidhje me rrethanat e zbulimit, duke përdorur një formular H dhe fjalën "SNAT" në fushën 083, të pasuar nga fjalë me kuptim të njëjtë me; "Ky zbulim është arritur përmes përdorimit të SNAT. Jeni të lutur të na njoftoni nëse vendi juaj dëshiron të informohet mbi zbulimet e mëtejshme të bëra përmes SNAT për këtë automjet apo targë, për të cilat nuk janë marrë dot masat e kërkuara";
- c) me marrjen e këtij formulari H, Zyra Sirene e shtetit anëtar dhënës konsultohet me autoritetet kompetente, të cilat kanë përgjegjësinë për të vendosur mbi domosdoshmërinë e marrjes së formularëve të tjerë H apo të informacionit të kaluar të mënyrë dypalëshe nga Zyra Sirene e shtetit anëtar zbatues.
- STATISTIKAT
Zyra Sirene jep një herë në vit statistika të cilat duhet t'i dërgohen Agjencisë dhe Komisionit. Statistikat i dërgohen gjithashtu, me kërkesë, Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe autoriteteve kombëtare kompetente për mbrojtjen e të dhënave. Statistikat përfshijnë numrin e formularëve të çdo lloji të dërguar tek secili prej shteteve anëtare. Statistikat tregojnë në veçanti numrin e zbulimeve dhe shënimeve. Bëhet një dallim i qartë midis zbulimeve të bëra mbi sinjalizimet e dhëna nga një shtet tjetër anëtar, dhe zbulimeve të bëra nga një shtet anëtar mbi sinjalizimet e dhëna nga vetë ai.
Aneksi 5 parashikon procedurat dhe formatet për dhënien e statistikave sipas këtij seksioni.
- 1. Gazeta Zyrtare L 381, 28.12.2006, f. 4.
- 2. Gazeta Zyrtare L 205, 7.8.2007, f. 63.
- 3. Vendimi i Këshillit 2008/333/ÇBD, datë 4 mars 2008, "Për miratimin e Manualit SIRENE dhe masave të tjera zbatuese për Sistemin Informativ Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II)" (Gazeta Zyrtare L 123, 8.5.2008, f. 1).
- 4. Vendimi i Këshillit 2008/334/ÇBD, datë 4 mars 2008, "Për miratimin e Manualit SIRENE dhe masave të tjera zbatuese për Sistemin Informativ Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II)" (Gazeta Zyrtare L 123, 8.5.2008, f. 39).
- 5. Vendimi Zbatues i Këshillit 2013/115/BE, datë 26 shkurt 2013, "Për Manualin Sirene dhe masa të tjera zbatuese për Sistemin Informativ Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II)" (Gazeta Zyrtare L 71, 14.3.2013, f. 1).
- 6. Direktiva 95/46/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 24 tetor 1995, "Për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave" (Gazeta Zyrtare L 281, 23.11.1995, f. 31).
- 7. Vendimi Kuadër 2008/977/ÇBD, datë 27 nëntor 2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale të përpunuara në kuadër të bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në çështjet penale" (Gazeta Zyrtare L 350, 30.12.2008, f. 60).
- 8. Vendimi i Këshillit 2000/365/KE, datë 29 maj 2000, "Për kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 131, 1.6.2000, f. 43).
- 9. Vendimi i Këshillit 2002/192/KE, datë 28 shkurt 2002, "Për kërkesën e Irlandës për të marrë pjesë në disa nga dispozitat e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 64, 7.3.2002, f. 20).
- 10. Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36.
- 11. Vendimi i Këshillit 1999/437/KE, datë 17 maj 1999, "Për marrëveshje të caktuara për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar nga Këshillit i Bashkimit Evropian dhe Republika e Islandës dhe Mbretëria e Norvegjisë në lidhje me përfshirjen e këtyre dy shteteve në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 31).
- 12. Gazeta Zyrtare L 53, 27.2.2008, f. 52.
- 13. Vendimi i Këshillit 2004/860/KE, datë 25 tetor 2004, "Për nënshkrimin në emër të Komunitetit Evropian dhe për zbatimin e përkohshëm të disa dispozitave të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës në lidhje me përfshirjen e Konfederatës së Zvicrës në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 370, 17.12.2004, f. 78).
- 14. Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 21.
- 15. Vendimi i Këshillit 2011/350/BE, datë 7 mars 2011, "Për nënshkrimin, në emër të Bashkimit Evropian, të Protokollit ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtajnit për aderimin e Principatës së Lihtenshtejnit në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian, Komunitetit Evropian dhe Konfederatës së Zvicrës për përfshirjen e kësaj të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit, në lidhje me eliminimin e kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe lëvizjen e personave" (Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 19).
- Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 19.
- Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, datë 22 dhjetor 1994, "Për miratimin e Konventës për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit të datës 19 qershor 1990" (SCH/Com-ex (94)29 rev. 2). (Gazeta Zyrtare L 239, 22.9.2000, f. 130).
- Vendimet e Komitetit Ekzekutiv të datës 7 tetor 1997 (SCH/com-ex 97(27) rev. 4) për Italinë dhe (SCH/com-ex 97(28)rev. 4) për Austrinë.
- Vendimi i Këshillit 1999/848/KE, datë 13 dhjetor 1999, "Për zbatimin e plotë të tërësisë së legjislacionit të Shengenit në Greqi" (Gazeta Zyrtare L 327, 21.12.1999, f. 58).
- Vendimi i Këshillit 2000/777/KE, datë 1 dhjetor 2000, "Për zbatimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit në Danimarkë, Finlandë dhe Suedi, si dhe në Islandë dhe Norvegji" (Gazeta Zyrtare L 309, 9.12.2000, f. 24).
- Vendimi i Këshillit 2004/926/KE, datë 22 dhjetor 2004, "Për zbatimin e disa pjesëve tërësisë së legjislacionit të Shengenit nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut" (Gazeta Zyrtare L 395, 31.12.2004, f. 70).
- Gazeta Zyrtare C 340, 10.11.1997.
- Marrëveshja e lidhur ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asociimin e kësaj të fundit në implementimin, zbatimin dhe zhvillimin e tërësisë së legjislacionit të Shengenit (Gazeta Zyrtare L 176, 10.7.1999, f. 36).
- Gazeta Zyrtare L 370, 17.12.2004, f. 78.
- Gazeta Zyrtare L 160, 18.6.2011, f. 3.
- Rregullorja (KE) nr. 1986/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 20 dhjetor 2006, "Për aksesin në Sistemin Informativ Shengen të gjeneratës së dytë (SIS II) nga shërbimet e shteteve anëtare përgjegjëse për dhënien e certifikatave për regjistrimin e automjeteve" (Gazeta Zyrtare L 381, 28.12.2006, f. 1).
- Rregullorja (KE) nr. 562/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 15 mars 2006, "Për vendosjen e një Kodi të Komunitetit për rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave ndërmjet kufijve (Kodi për Kufijtë e Shengenit)" (Gazeta Zyrtare L 105, 13.4.2006, f. 1).
- Kjo nuk cenon detyrat e tjera që i janë dhënë Zyrave Sirene në bazë të legjislacionit përkatës në kuadër të bashkëpunimit policor, p.sh. në zbatimin e Vendimit Kuadër të Këshillit 2006/960/ÇBD, datë 18 dhjetor 2006, "Për lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe inteligjencës ndërmjet autoriteteve ligjzbatuese të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian" (Gazeta Zyrtare L 386, 29.12.2006, f. 89).
- Vendimi i Këshillit 2009/371/ÇBD, datë 6 prill 2009, "Për krijimin e Zyrës Policore Evropiane (Europol)" (Gazeta Zyrtare L 121, 15.5.2009, f. 37).
- Shih gjithashtu katalogun, rekomandimet dhe praktikat më të mira të Shengenit.
- Kjo fushë e dytë ekziston në "mjedisin teknik të paraprodhimit".
- Rregullorja (BE) nr. 1077/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 25 tetor 2011, "Për ngritjen e një Agjencie Evropiane për menaxhimin operacionale të sistemeve TI në shkallë të gjerë në zonën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë" (Gazeta Zyrtare L 286, 1.11.2011, f. 1).
- Disa shoqëri transporti përdorin numra të tjerë reference. SIS II ka një dispozitë për regjistrimin e numrave serialë të ndryshëm nga BIC.
- Për shkak të mungesës së standardizimit të numrave seriale për objektet, është e pamundur që, për shembull, dy armë zjarri të markave të ndryshme të kenë të njëjtin numër serial. Është gjithashtu e mundur që dy objekte mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra të kenë të njëjtin numër serial, si për shembull, një dokument i lëshuar dhe një pjesë e një pajisjeje industriale. Kur është e qartë se numrat serialë janë identikë, por objektet janë qartazi jo të njëjta, nuk kërkohet konsultimi ndërmjet Zyrave Sirene. Përdoruesit mund të vihen në dijeni të situatës që mund të lindë. Për më tepër, është e mundur që një objekt, i tillë si një pasaportë apo makinë, të jetë vjedhur dhe raportuar në një shtet, dhe më pas të jetë raportuar në vendin e origjinës. Kjo mund të rezultojë në dy sinjalizime për të njëjtin objekt. Nëse kjo çështje del në pah, ajo mund të zgjidhet nga Zyrat Sirene përkatëse.
- Për zbatimin teknik shih dokumentin për Shkëmbimin e të Dhënave ndërmjet Zyrave Sirene, të përmendur në Seksionin 1.10.2.
- Vendimi Kuadër i Këshillit 2002/584/ÇBD, datë 13 qershor 2002, "Për mandat-arrestin evropian dhe procedurat e dorëzimit ndërmjet shteteve anëtare" (Gazeta Zyrtare L 190, 18.7.2002, f. 1).
- Për zbatimin teknik shih dokumentin për Shkëmbimin e të Dhënave ndërmjet Zyrave Sirene, të përmendur në Seksionin 1.10.2.
- Shih gjithashtu Seksionin 1.13.1 për njoftimin e urgjencës në formularët Sirene.
- Direktiva 2004/38/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 29 prill 2004, "Për të drejtën e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të familjeve të tyre për të lëvizur dhe qëndruar lirisht brenda territorit të shteteve anëtare" (Gazeta Zyrtare L 158, 30.4.2004, f. 77).
- Neni 30 i Direktivës 2004/38/KE parashikon se personi të cilit i është refuzuar hyrja njoftohet me shkrim për këtë, si dhe njoftohet plotësisht mbi arsyet për të cilat është marrë ky vendim, me përjashtim të rastit kur kjo bie në kundërshtim me interesat e sigurisë shtetërore.
- Neni 26 i Rregullores SIS II i referohet nenit 15 të Traktatit për Bashkimin Evropian. Megjithatë, pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, neni 15 u zëvendësua nga neni 29 në versionin e konsoliduar të Traktatit për Bashkimin Evropian.
- Në rastin e sinjalizimeve për refuzim të hyrjes që jepen për anëtarët e familjeve të qytetarëve të BE-së, është e nevojshme të rikujtohet se nuk është gjithnjë e mundur të bëhet konsultimi paraprak me SIS II përpara nxjerrjes së një karte qëndrimi për këtë person. Neni 10 i Direktivës 2004/38/KE rendit kushtet e nevojshme për fitimin e së drejtës së qëndrimit për më shumë se tre muaj në një shtet anëtar pritës nga anëtarët e familjes së qytetarëve evropianë, të cilët janë shtetas të vendeve të treta. Kjo listë, e cila është shteruese, nuk lejon konsultimin rutinë të SIS përpara nxjerrjes së kartave të qëndrimit. Neni 27, paragrafi 3 i kësaj direktive specifikon që shtetet anëtare, nëse e gjykojnë të nevojshme, mund të kërkojnë informacione nga shtete të tjera anëtare vetëm në lidhje me rekordet e mëparshme policore (që nuk përbëjnë tërësinë e të dhënave SIS II). Këto kërkesa nuk bëhen në çdo rast.
- Sipas Direktivës 2004/38/KE, një personi që gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë mund t'i refuzohet hyrja ose qëndrimi për arsye të politikave publike ose sigurisë publike, kur sjellja e tij paraqet një kërcënim real, të menjëhershëm dhe mjaftueshëm serioz, që prek një prej interesave themelore të shoqërisë, dhe kur respektohen kriteret e tjera të parashtruara në nenin 27, paragrafi 2 i direktivës në fjalë. Neni 27, paragrafi 2 parashikon se: "Masat e marra për arsye të politikave publike ose sigurisë publike janë në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe bazohen ekskluzivisht mbi sjelljen personale të individit në fjalë. Dënimet penale të mëparshme nuk përbëjnë në vetvete bazë për marrjen e këtyre masave. Sjellja personale e individit në fjalë duhet të paraqesë një kërcënim real, aktual dhe mjaftueshëm serioz, që prek një prej interesave themelore të shoqërisë. Arsyetimet që janë të veçuara nga rrethanat e çështjes dhe që mbështeten mbi vlerësime të parandalimit të përgjithshëm janë të papranueshme." Për më tepër, ekzistojnë kufizime shtesë për personat që gëzojnë të drejtën e qëndrimit të përhershëm, të cilëve mund t'u refuzohet hyrja apo qëndrimi vetëm për arsye serioze të politikave publike ose sigurisë publike, siç parashikohet në nenin 28, paragrafi 2 të Direktivës 2004/38/KE.
- Në përputhje me Direktivën 2004/38/KE, shteti anëtar zbatues nuk mund të kufizojë lëvizjen e lirë të shtetasve të vendeve të treta që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, për arsyen e vetme se shteti anëtar dhënës do të ruajë sinjalizimin nëse nuk përmbushen kushtet e përmendura në shënimin 28 në fund të faqes.
- Të miturit e pashoqëruar janë, siç parashikohet në nenin 1 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës të 20 nëntorit 1989 (KDF), fëmijë të cilët janë ndarë nga të dy prindërit dhe nga të afërmit e tjerë, dhe nuk ndodhen nën kujdestarinë e një të rrituri, i cili në bazë të ligjit ose zakonit ka përgjegjësinë të kujdeset për ta.
- Të dhënat e zhdukjes:
- a) Vendi, data dhe koha e zhdukjes.
- b) Rrethanat e zhdukjes.
Të dhënat e personit të zhdukur:
- c) Mosha në dukje.
- d) Gjatësia.
- e) Ngjyra e lëkurës.
- f) Ngjyra dhe forma e flokëve.
- g) Ngjyra e syve.
- h) Të dhëna të tjera fizike (p.sh. piercings, deformime, amputime, tatuazhe, shenja, plagë, etj.).
- Veçori psikologjike: në rrezik vetëvrasjeje, sëmundje mendore, sjellje agresive, etj.
- j) Të dhëna të tjera: trajtimi mjekësor i nevojshëm, etj.
- k) Rrobat e veshura në kohën e zhdukjes.
- l) Fotografi: të disponueshme ose jo.
- m) Formulari ante-mortem: i disponueshëm ose jo.
Informacion i lidhur:
- n) Personi/personat që mund ta shoqëronin atë (dhe numri i identifikimit Shengen, nëse është e mundur).
- o) Automjeti/automjetet që lidhen me rastin (dhe numri i identifikimit Shengen, nëse është e mundur).
- p) Nëse është e mundur: numri i telefonit/"hyrja" e fundit, kontakti përmes rrjeteve sociale online.
Në fushën 083 nuk duhet të përfshihen vetë titujt e nën-fushave të ndryshme, por vetëm letra e referencës. Kur të dhënat janë tashmë të disponueshme në fushat e një sinjalizimi, informacioni përfshihet në sinjalizim, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë.
- Për sqarime në lidhje me pëlqimin në çështjet për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave, shih nenin 2, germa "h" të Direktivës 95/46/KE.
- "dyshimi i klonimit" lidhet me raste kur, për shembull, dokumentet e regjistrimit të një automjeti janë vjedhur dhe janë përdorur për të regjistruar një automjet tjetër të së njëjtës markë, model dhe ngjyrë, i cili është gjithashtu i vjedhur.